Page 1


PËRMBAJTJA EDITORIALI Kryeredaktori

Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit ........... 2 BESIMI Fidan Xhelili

Obligueshmëria e besimit në Melaike ...................................... 4 Bali Sadiku Kryeredaktor:

Zejd Haziri Anëtarët e revistës:

Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka

E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij dhe e drejta e robërve ndaj Allahut .............................................................................. 6 PEJGAMBERI YNË DHE SHOKËT E TIJ Shuajb Rexha

Umer Ibnul ‐ Hattabi ................................................................ 9 KOMENTIME NGA KUR’ANI Zejd Haziri

Bashkëpunëtorët:

Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Redaktor gjuhësor:

Arian Koçi Redaktor Teknik:

Avni G. Gashi

Komenti i ajetit 102 nga Kaptina Alu Imran ............................. 16 HADITH Fidan Xhelili

Parathënja e “Sunenit” të Ibën Maxhes (II) ............................. 17 JURISPRUDENCË Adem Avdiu

Dy rekatet pas namazit të Ikindisë .......................................... 20 DËLIRJE & EDUKIM

Ballina/Dizajni:

Zejd Haziri

Avni G. Gashi

Ardhmëria i takon Islamit, por sipas të kuptuarit të Selefu Salih .......................................................................... 22

Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

FAMILJA Adem Avdiu

Kushtet e shkuarjes së femrës në xhami .................................. 24 MINBERI Lirim Sadiku

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës

Namazi me xhemat në Xhami ................................................. 26 KOLOSËT E UMETIT Sabahudin Selimi

Biografia e dijetarit Mukbil ibën Hadi El‐Vadii ......................... 32 TEMA Unejs Murati

Vrasja e njerëzve të pafajshëm nga Kamikazët ........................ 34 Libraria “ATIK”

Shpërndarja e Vitrave 2009 ..................................................... 39


Editorial

BIDATI I VEÇIMIT TË VIZITËS SË VARREVE NË DITËT E BAJRAMIT

F

alënderimi i takon Allahut, i Cili na e mundësoi ta arrijmë edhe këtë muaj të Ramazanit që sapo kaloi dhe na e bëri të mundur praktikën e adhurimeve të ndryshme sipas mundësive tona. Në muajin e kaluar muslimanët i kanë hijeshuar xhamitë me namazin e tyre të natës, me iftaret e përbashkëta e shumë shumë punë të mira të tjera. Mirëpo, shumica e tyre akoma nuk janë vetëdijesuar për disa vepra të shëmtuara, të cilat ata i kryejnë duke menduar se janë pjesë e fesë, ndërkohë që feja jonë e pastër është larg atyre shëmtimeve. Prej veprave të shpikura, të shëmtura, në Bajramin e Fitrit apo në Kurban Bajram, është vepra që nuk është vepruar as nga Pejgamberi ynë e as nga shokët e tij, të cilët e kanë njohur dhe praktikuar më së miri sheriatin e Allahut. Kjo vepër është veçimi i ditëve të Bajramit me vizitën e varreve. Në këto ditë, njerëzit, pasi falin namazin e Bajramit, shkojnë te varret dhe vizitojnë të afermit e tyre të vdekur dhe këtë e konsiderojnë prej fesë, saqë nëse dikush i këshillon ata që mos ta bëjnë këtë vepër, ata hidhërohen me të dhe e qortojnë në mënyrë të vrazhdë, a thua se je duke ua ndaluar atyre vizitën e varreve. Disa prej tyre nuk e falin namazin e Bajramit fare, por në kohën kur kryhet falja apo gjatë kohës së faljes shkojnë drejt e te varret dhe vizitojnë të afërmit e tyre me bindje se kjo është prej fesë. Disa të tjerë e bëjnë këtë vetëm sa për sy e faqe, për t'u lavdëruar te të afërmit e tyre të gjallë, kinse ata nuk i kanë haruar të vdekurit e tyre! Por, të mjerët kanë harruar se dashuria ndaj të afërmëve të tyre, e sidomos prindërve, shprehet duke e lutur Allahun për ta me falje, mëshirë e lehtësim, ngase Pejgamberi

2

ynë na ka lajmëruar se kur njeru vdes, çdo lidhje që ka me këtë botë humbet, këputet, përveçse tri gjërave: 1 - Vepra e mirë që ka lënë pas ai, me të cilën njerëzit punojnë akoma pas vdekjes së tij. 2 - Sadakaja rrjedhëse, si ndërtimi i ndonjë xhamie apo hapja e ndonjë pusi a çezmeje publike, që njerëzit të përfitojnë prej këtyre të mirave vazhdimisht pas vdekjes së tij. 3 - Fëmija i hairit, i devotshëm, i cili u ruhet harameve dhe zbaton urdhrat e Allahut dhe lutet për prindin e tij tek Allahu për falje e mëshirim pas vdekjes së prindit. Pra, kështu duhen përkujtuar të afërmit tanë, me lutje të shpeshta për ta e jo duke i harruar ata tërë vitin e pastaj shkon dhe i viziton një herë në vit duke mashtruar veten dhe të tjerët. Ky nuk është përkujtim, ti nuk je duke ua dashur të mirën të afërmëve të tu, sepse, siç e pe edhe vetë, shprehja e dashurisë dhe se ti ua do të mirën atyre bëhet duke lutur Allahun për ta gjatë tërë vitit dhe jo me një apo dy ditë të vitit me vepra që nuk i ka bërë të ligjshme Allahu në këtë fe. Veçimi i ditëve të Bajramit me vizitën ndaj të vdekurve nuk gjendet në fenë tonë dhe sigurisht që po të kishte qenë e pëlqyer tek Allahu dhe po të kishte shpërblim, patjetër që Muhamedi alejhis-selam dhe shokët e tij do ta kishin vepruar para nesh, siç e thamë edhe më lart. Perkundrazi, kjo vepër është e refuzuar nga vetë Pejgamberi ynë, i cili ka thënë: "Çdokush që bën vepra që nuk janë prej fesë sonë, ato janë të refuzuara"; dhe njëherazi kjo vepër përmban gjëra të rrezikshme, që mund ta largojnë praktikuesin e saj nga Islami! Fatkeqësisht, mëkati i kësaj vepre nuk u takon

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


vetëm atyre që e bëjnë atë, por edhe atyre hoxhallarëve që nxisin në të, disa prej tyre edhe përmes mediumeve, siç e kam dëgjuar edhe unë vetë dhe jam tronditur me ato fetva nxitëse të tyre, posaçërisht se "disa" prej tyre konsiderohen koka të hoxhallarëve në vendin tonë dhe prej prijësve fetarë të saj! Të vërtetën e ka thenë Pejgamberi ynë kur thotë: "Kur t'i jepet një pozitë atij që nuk e meriton, prite kijametin." Këta hoxhallarë jo vetëm që e konsiderojnë këtë vepër prej fesë dhe i nxisin të tjerët në të, por luftojnë kundër atyre që ndalojnë nga kjo risi në fe dhe i këshillojnë të tjerët që mos ta veçojnë këtë ditë me vizitën e varrezave. Madje ata pretendojnë se qortuesit e kësaj vepre të shëmtuar praktikojnë një fe tjetër dhe me këtë duan t'ia fusin frikën popullit se kinse ne jemi duke thirrur në një fe të re, jo në Islamin e tyre të njohur me shekuj. Ata këtë e bëjnë nga frika se mos humbasin ithtarët dhe me këtë humbin edhe pozitat në institucionet e tyre, pozita që nuk mund t'i mbajnë pa mbështetjen e popullit ose pa burokraci. Por, betohem në Allahun e Madhërishëm, se ata kanë një përgjegjësi të madhe për këtë para Allahut në Ditën e Gjykimit. Të mjerët ata ku janë në raport me fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: "Kush e hap një derë të sherrit, ai për këtë ka mëkat dhe mbi të janë mëkatet e të gjithë atyre që e bëjnë këtë vepër të keqe". Të mjerët ata… të mjerët ata! A thua vallë kanë harruar se fjalët e tyre janë të mbikëqyrura dhe se të shikuarit e tyre, të dëgjuarit e tyre dhe zemrat e tyre, të gjitha këto do të pyeten para Allahut.. A kanë harruar ata se për një fjalë të vogel që e thonë e nuk i kushtojnë rëndësi mund të futen në zjarr të xhehenemit? A kanë harruar se Pejgamberi ynë i ka thënë Muadhit radijallahu anhu, se gjëja që më së shumti i fut njerëzit në xhehenem është gjuha e tyre? Të mjerët ata, të mjerët ata…që u japin fetva njerëzve pa dije, të cilët flasin për Allahun pa dije… Sepse kur flasin në fe pa dije, ata sikur thonë: “kështu thotë Allahu”, kurse Allahu në të vërtetë nuk e ka thënë fare! Pra, ata njëherazi shpifin për Allahun fjalë që Ai nuk i ka thënë, e kjo është më e rëndë sesa shpifja ndaj njerëzve dhe aq është e rëndë, saqë dijetarët e Islamit këtë vepër të shëmtuar e kanë rreshtuar në librat e besimit dhe kanë qortuar nga

ajo me një qortim të madh sepse është prej çështjeve të besimit. Pra, kjo vepër nuk është prej fesë, përkundrazi, është kurth i shejtanit për t’i afruar njerëzit apo për t’i shpënë në adhurimin e çdokujt tjetër përveç Allahut. Dijetari i madh Ali Mahfudhi, Allahu e mëshiroftë (ka qenë anëtar i komisionit të ulemave të mëdhenj), në librin e tij “El-Ibda’a fi medarril-Ibtida’a”, faqe 243, thotë: “Prej bidateve të njerëzve pas namazit (të Bajramit) është edhe vizita e evlijave apo e varreve ose vizita e familjeve të tyre. Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem shkonte me shokët e tij në shkretëtirë për të falur namazin e Bajramit, shkonte nga një rrugë, ndërsa kthehej nga rruga tjetër. Mirëpo nuk është transmetuar diçka e saktë se ai ka vizituar ndonjë varr gjatë shkuarjes së tij apo kthimit të tij, edhe pse gjatë rrugës në të cilën ka ecur ka pasur varre. Përkundrazi, në festën e Kurban Bajramit ka thënë: “Gjëja e parë me të cilën fillojmë në këtë ditë është namazi e pastaj kthehemi dhe therim kurbanet. Kush e bën këtë, ai veçse ka praktikuar sunnetin tonë.” (Muttefekun alejhi). Kështu që (veçimi i ditës së Bajramit me vizitën e të vdekurve) është një kurth i shejtanit sepse ai nuk urdhëron në lënien e ndonjë sunneti derisa t’ua zëvendësojë atyre atë me një gjë duke i mashtruar ata se është afrim tek Allahu. Pra, ai kthimin e shpejtë te familjet ua zëvendëson me vizitën e varreve dhe ua zbukuron atyre se kjo vepër në këtë ditë është prej punëve të mira dhe shtimit të dashurisë mes tyre. Në ditët e tjera të rëndomta kur vizitohen varret nga njerëzit bëhen bidate dhe ndalesa të ndryshme, po si është puna kur ajo ndodh në këtë ditë, në të cilën janë liruar epshet dhe veprohen ndalesa të ndryshme?” Allahu i Madhërishëm na ruajtë nga gjërat e shëmtuara që nuk kanë vend në fenë tonë të pastër dhe na e mundësoftë të jemi njerëz që adhurojmë vetëm Allahun dhe ashtu të takohemi me Të. Pa dyshim që Ai është Dhuruesi i sukseseve!

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

Kryeredaktori

3


Besimi

OBLIGUESHMËRIA E BESIMIT NË MELAIKE PËRKUFIZIMI I MELAIKEVE GJUHËSISHT DHE ZANAFILLA E EMRIT TË TYRE

E

l melaike është shumësi i fjalës mele-ekun dhe melekun, ndërsa pa zanoren "e" është më i përdorur dhe më i njohur tek arabët, domethënë melekun, sepse ata thonë "melekun minel melaike", një melek nga melaiket . Ata ia heqin "hemzen - e", mirëpo kur e shndërrojnë në shumës, atëherë e kthejnë prapë në rrënjën e fjalës dhe thonë "melaike". Thuhet "elekenij-erselenij", d.m.th. më ka dërguar mua. Nisur nga kjo, emri i tyre nxirret nga "el eluketu", e ajo është "err-rrisale", që do të thotë mesazh, dërgesë. Pra, melaiket janë të Dërguarit e Allahut me atë që dëshiron Allahu te krijesat e Tij. Allahu kështu i ka quajtur në shumë citate, si p.sh: "E kur të dërguarit Tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!” Hud 77. Gjithashtu Allahu thotë: "Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?” Dharijat 31 Të këtij mendimi janë shumica e gjuhëtarëve dhe komentatorëve të Kur'anit. Thuhet se rrënja e këtij emri është nga "el melk", që do të thotë marrje me forcë, po ashtu është thënë se rrjedh nga fjala "malik". Thuhet se janë quajtur kështu për shkak të marrjes në përgjegjësi të punëve që u janë ngarkuar nga Allahu në çështjet e kozmosit, sikurse quhet mbret (melik) ai që merr përsipër çështjet e njerëzve në tokë. Mirëpo thënia se rrënja e emrit është nga el-eluketu, që do të thotë mesazhi është më e afërt dhe më e qëlluar gjuhësisht dhe kuptimisht, ndërsa dy thëniet e tjera që përmendëm janë nga cilësitë e melaikeve alejhimus-selam.[1]

Sqarimi i realitetit të melaikeve siç janë përmendur në Kur'an dhe Sunnet Ajo që tregon Kur'ani, Sunneti dhe konsensusi i muslimanëve është se melaiket janë krijesa nga krijesat e Allahut të Madhërishëm; i ka krijuar ato që ta adhurojnë Atë, siç i ka krijuar xhinët dhe njerëzit për adhurim. Melaiket janë qenie të gjalla, të mençura dhe flasin. Bota e melaikeve është botë që ndryshon nga bota e xhinëve dhe njerëzve, edhe pse të gjithë janë krijesa nga krijesat e Allahut, mirëpo melaiket janë krijesa të ndershme, të pastra. Allahu i ka zgjedhur në këtë botë që të jenë afër Tij dhe që të kryejnë urdhrat e Tij, si urdhrat në kozmos (el kevnije) ashtu edhe ato sheriatike (esh-sher'ije). Allahu i bëri melaiket të dërguar dhe ambasadorë të Tij, që ta çojnë shpalljen te krijesat e Tij, pra i nderoi me këtë vepër. Kështu i ka cilësuar Allahu në Kur'an: "E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Jo, ata janë robër të ndershëm! Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij. Ai (Allahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehenemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët." Enbija 26-29 Allahu me këto citate e qartësoi realitetin e melaikeve duke treguar se ato janë krijesa të ndershme, të cilat i krijoi për adhurim ndaj Tij. Ai e ngriti pozitën e tyre dhe

______________ [1] Shiko "El-Kamus", faqe 1229; "Besairu dhevit-temjiz"(4\524); "El-lisan"(10\392); "El Misbah el munir", faqe18.

4

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


i nderoi ato, mirëpo me gjithë këtë nderim ato nuk dolën nga pozita e të qenët robër të Allahut dhe nuk kanë mundësi për një gjë të tillë, edhe sikur të pretendonte ndonjë prej tyre Allahu do ta dënonte me zjarr. Më vonë do të sqarojmë realitetin e melaikeve dhe gjërat që i dallojnë ato nga bota e xhinëve dhe njerëzve. Pozita e besimit në melaike dhe gjykimi i mohimit të tyre Besimi në melaike është shtylla e dytë nga gjashtë shtyllat e besimit, pa të cilat besimi i njeriut nuk është i saktë dhe nuk është i pranuar. Kur'ani është i mbushur me përmendjen e melaikeve, llojeve të tyre, pozitave të tyre, urdhëron në besimin në to dhe tërheq vërejtjen nga mohimi i tyre, sqaron raportet e melaikeve me Allahun dhe me njerëzit, madje sqaron edhe detyrat që kanë, ndërkohë që një sure në Kur'an quhet me emrin e tyre.[2] Allahu nganjëherë emrin e Tij e bashkon me të melaikeve dhe besimin në Të e kushtëzon me besimin në melaike. Mirësia nuk arrihet ndryshe vetëm se duke besuar në melaike. Allahu thotë: "Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, librit, Pejgamberëve…" Bekare 177 Kur'ani tregon se Pejgamberi dhe ata që besuan me të janë besimtarë, vërtetues të asaj që është zbritur tek ata nga Zoti i tyre dhe këtu hyn edhe besimi në melaike. Allahu thotë: "I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të Dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të Dërguarit e Tij dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhrin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.” Bekare 285 Nganjëherë dëshminë e melaikeve Allahu e bashkon me dëshminë e Tij për të sqaruar madhështinë e dëshmisë së melaikeve. Allahu thotë: "Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët…" Alu Imran 18 Kështu, në shumë citate Allahu i përmendi melaiket, i

lavdëroi ato për punën, adhurimin, sinqeritetin dhe vendosmërinë në të vërtetën, ndërsa neve na urdhëroi që të besojmë në të gjithë këtë, prandaj ne jemi besimtarë në këtë dhe vërtetues të saj, i duam melaiket dhe i lavdërojmë ato me të gjitha fjalët. Kur'ani dhe Sunneti na tregojnë shumë gjëra rreth melaikeve, duke sqaruar atë që është përgjithësuar në Kur'an, duke urdhëruar të besohet në melaike siç urdhëroi Kur'ani. Këtu mund të përmendim hadithin e njohur të Xhibrilit, se "besimi është të besosh në Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin, të mirën dhe të keqen."[3] Ibën Ebil Izz el Hanefij, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Allahu i Lartësuar besimin e konsideroi të besuarit në këto gjëra dhe atë që beson në këto gjëra e quajti besimtar."[4] Hadithet në këtë kontekst janë të shumta dhe ne do të përmendim disa prej tyre në temat në vijim. Muslimanët unanimisht besojnë në melaike dhe e konsiderojnë besimin në to në mesin e besimeve obligative të muslimanëve. Allahu ka gjykuar me kufër (mosbesim) për ata të cilët mohojnë ekzistimin e tyre dhe mosbesimin në melaike e bëri mosbesim në Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: "Kush nuk i beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të Dërguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg." Nisa 136 Kush nuk beson në melaike, e mohon ekzistencën e tyre dhe i komenton ato si gjëra shpirtërore e mendore duke mohuar ekzistencën e tyre si trupa, vetëm se ka përgënjeshtruar Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Kush është në këtë gjendje, Allahu na ruajttë, është mohues i Allahut (qafir). Vijon …

E shkëputur nga libri "Bindjet e fraksioneve muslimane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershme" Autor: Dr. Muhamed ibën Abdulvehab El Akil Mësimdhënës në Universitetin Islamik të Medinës Përktheu: Fidan Xhelili

______________ [2] Ajo është surja Fatir, që ndryshe quhet edhe surja e melaikeve. Shiko tefsirin e Ibën Xhevziut, "Zadul mesir" (6\472) dhe "Ed-durr el-Menthur" (6\3). [3] Transmeton Muslimi (1\8) nga hadithi i Umerit radijallahu anhu. [4] "Sherhu akide Tahavije", faqe 314.

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

5


E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij dhe e drejta e robërve ndaj Allahut

F

alënderimet qofshin për Allahun. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin sallAllahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për shokët e tij të ndershëm e besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit. Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Dharijat 56 Që të më adhurojnë, do të thotë që ta veçojnë Allahun me ibadet, adhurim. Pra, urtësia e krijimit të njerëzve dhe xhinëve qenka adhurimi i Allahut dhe njësimi i Tij me ibadet. Po ashtu, Ai i krijoi ata që t'i sprovojë dhe të shohë se cili prej tyre është më vepërmirë. “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.” Mulk 2 Që të më adhurojnë është komentuar: 1. Që të më veçojnë mua me ibadet, adhurim dhe të mos më shoqërojnë Mua askënd. 2. Dhe që të më nënshtrohen Mua me një nënshtrim të plotë, duke i praktikuar urdhrat e Mia dhe duke u përmbajtur nga gjërat e ndaluara. E për këtë Allahu subhanehu ve teala njerëzve u dha mendje, u dërgoi atyre Pejgamberë dhe u zbriti libra. E sikur të ishte qëllimi i krijimit të njeriut sikurse edhe i kafshëve, atëherë urtësia e dërgimit të Pejgamberëve nuk do të ishte e qartë dhe e qëndrueshme. E tillë do të ishte edhe urtësia e zbritjes së librave, prandaj nuk mbetet për njerëzit tjetër vetëm se të punojnë atë që Ai e ka lejuar dhe të përmbahen nga ajo që Ai e ka ndaluar, me qëllim që t'u bëjnë dobi veprat e tyre nesër kur do të dalin para Allahut subhanehu ve teala, ngase Allahu në Kur’an thotë: “S’ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur’anin, Ai do të të kthejë ty aty nga erdhe.” Kasas 85 Ai është që ta zbriti Kur’anin dhe ka obliguar me

6

të disa dispozita dhe me zbritjen e tij bëri dallim mes hallallit dhe haramit, mes së kotës dhe së vërtetës. Gjithashtu na obligoi që t’ua kumtojmë atë njerëzve dhe t’ua shpjegojmë atë që gjendet në të. Për këtë arsye, nuk është e logjikshme që me përfundimin e kësaj bote të përfundojë çdo gjë, pa shpërblim apo ndëshkim, por patjetër njerëzit do të kthehen një ditë tek Allahu subhanehu ve teala dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; nëse ka punuar mirë, do të gjejë diçka që e kënaq dhe e gëzon atë, e nëse ka punuar keq, do të gjejë atë që e mërzit dhe e hidhëron atë. Ajo është një ditë shumë e vështirë, ditë ku nuk do të bëjë dobi asgjë përveç punës tënde të mirë, që ke bërë në këtë botë. Allahu në Kur’an thotë: “Dhe ruajuni një dite kur në të ktheheni tek Allahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” Bekareh 281 Dhe thotë: “E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmë ata një ditë për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrgjë e padrejtë." Alu Imran 25 Dhe: “Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët (bën dobi), vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.” Shuara 88-89 Kjo pra është ajo që i bën njeriut në Ditën e Gjykimit, kjo është ajo që të shpëton prej hidhërimit të Allahut subhanehu ve teala. Zemër e shëndoshë është ajo zemër në të cilën nuk zënë vend shirku, dyshimet, bidatet, mëkatet dhe dashuria ndaj të ligave. E nëse nuk gjenden në të këto cilësi, atëherë ajo zemër është e mbushur me sinqeritet, dashuri ndaj të mirave, dituri dhe bindje të thellë në Allahun subhanehu ve tela. Ta dini se Allahu subhanehu ve teala është i Plotfuqishëm, është Krijues dhe Furnizues, i ngarkoi njerëzit me obligime dhe i ndaloi nga disa gjëra të tjera, me qëllim që ta adhurojnë Allahun me

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


syçeltësi e për këtë Allahu subhanehu ve teala dërgoi Pejgamberë dhe u zbriti atyre libra, në mënyrë që ta kenë sa më të qartë hakun që kanë ndaj Allahut subhanehu ve teala. Allahu në Kur’an thotë: “Ne dërguam në çdo popull të Dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Nahl 36 Allahu subhanehu ve teala na lajmëron përmes këtij ajeti se i ka ngritur argumentet e Tij ndaj çdo ummeti dhe se nuk ka ummet që Allahu subhanehu ve teala të mos i ketë dërguar Pejgamberë dhe thirrja e tyre ka qenë e njëjtë, që ta adhurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shok Atij. Pra, urtësia e dërgimit të Pejgamberëve është e përqendruar në këto pika: 1. Ngritja e argumentit ndaj njerëzve dhe xhinëve në mënyrë që nesër kur të dalin para Allahut, të mos kenë asnjë arsyetim. Allahu subhanehu ve teala thotë: “Te Dërguarit që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të të Dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para Allahut.” Nisa 175 2. Mëshira e Allahut ndaj krijesave. Allahu subhanehu ve teala thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” Enbija 107 3. Shpjegim dhe qartësim i rrugës së lumturisë që të çon drejt Allahut, ngase njeriu nuk ka mundësi të dijë në mënyrë të thuktë se cilat janë obligimet e tij ndaj Allahut, vetëm se përmes Pejgamberëve. Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Ty ta zbritëm Kur’anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre…” Nahl: Ajeti i sipërpërmendur nga kaptina Nahl na jep të kuptojmë se thirrja e të gjithë Pejgamberëve ka qenë që ta adhurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shokë në ibadet. Allahu subhanehu ve teala thotë në Kur’an: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve, nëse njërin prej tyre ose që të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, por atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).” Isra 23

E ka bërë urdhër të prerë që të mos adhurohet kush përveç Tij, ngase vetëm Ai e meriton adhurimin dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta, as s’ka lindur kë, as nuk është i lindur dhe Atij askush nuk i është i barabartë. Më pas Allahu e përmendi bamirësinë ndaj prindërve, argument ky që tregon se haku ndaj prindërve vjen menjëherë pas hakut të Allahut, prandaj duhet të kemi kujdes ndaj tyre sepse obligimet ndaj tyre janë shumë të mëdha. Nuk ka ndonjë ajet që Allahu subhanehu ve teala të mos i urdhërojë besimtarët për ibadet ndaj Allahut dhe t'i ndalojë nga shirku e të mos ketë përmendur në të edhe bamirësinë ndaj prindërve. Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij askënd, silluni mirë ndaj prindërve...” Nisa 36 Dhe thotë: “Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapëta dhe të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t'i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit dhe zotimin e dhënë Allahut plotësoni. Këto janë me çka Ai ju porosit, kështu që të përkujtoni dhe se kjo është rruga (feja) më e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” En’am 151-153 Këto ajet ngërthejnë në vetvete: 1. Ndalimin nga shirku- të bërit shok Allahut. 2. Bamirësinë ndaj prindërve. 3. Ndalimin e vrasjes së fëmijëve (qofshin ata djem apo vajza, para ose pas lindjes, të mëdhenj apo të vegjël). 4. Ndalimin e afrimit ndaj punëve të liga, si zi-

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

7


naja, gibeti (përgojimi), vjedhja… 5. Ndalimin e vrasjes së njeriut, e cila nuk lejohet kurrsesi, vetëm atëherë kur është me vend. 6. Ndalimin e të vepruarit jo mirë me pasurinë e jetimit,[1] harxhimin e asaj pasurie pa nevojë dhe në gjëra me të cilat Allahu subhanehu ve teala nuk është i kënaqur. 7- 8. Urdhrin që të jemi të drejtë në matje dhe peshim. Allahu subhanehu ve teala thotë: “Të mjerët ata që mangët masin e peshojnë, ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, e kur u matin të tjerëve ose u peshojnë u lënë mangët. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? Në një ditë të madhe, në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.” Mutaffifin 1-6 9. Urdhrin që ta mbajmë besën, zotimin e dhënë Allahut, duke e besuar Atë si të vetëm që meriton të adhurohet dhe duke praktikuar urdhrat e Tij. Allahu subhanehu ve teala thotë në Kur’an : “Në të vërtetë Allahu pat marrë zotimin e beni israilëve dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. Allahu tha: “Unë jam (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, jepni zekatin, u besoni të Dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të Allahut hua të mirë..” Kjo sa i përket njeriut, të cilit, nëse i praktikon këto, atëherë Allahu subhanehu ve teala i premton dhe i thotë: “Ai patjetër do t’ju shlyejë mëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.” Maideh 12 10. Urdhrin për të mbajtur drejtësi, pra të flasim dhe të punojmë drejt. Thotë ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Kush dëshiron të shikojë në porosinë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, sikurse të ishte e vulosur, le t'i lexojë këto ajete: “Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj:Të mos i shoqëroni Atij asnjë send…[2]”

Transmetohet nga Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: “Isha i hipur në gomar pas Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur më tha: “O Muadh, a e di cila është e drejta (haku) e Allahut ndaj robërve të Tij dhe çka është e drejta (haku) e robërve ndaj Allahut?" Muadhi i tha: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Vërtet e drejta e Allahut ndaj robërve është që ata ta adhurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shok Atij, kurse e drejta e robërve ndaj Allahut është që mos t'i dënojë ata që nuk i shoqërojnë Atij asgjë.” E Muadhi i tha: "O i Dërguari I Allahut, a t'i përgëzoj njerëzit?" Tha: “Mos i përgëzo, që të mos mbështeten në të.”[3] Përgatiti: Bali Musli Sadiku

Referenca: 1. Sahihu el-Buharij, Ebu Abdillah Muhammed iben Ismail el-Buharij. 2. Sahihu Muslim, Ebu el-Husejn Muslim iben el-Haxhaxh en-Nejsaburij. 3. Sunen et-Tirmidhij, Ebu Isa Muhammed iben Isa etTirmidhij. 4. Tejsiru el-Kerimi err-Rrahman…, Abdurrahman ibn Nasir es-Sadij. 5. Sherh kitabu et-Tevhid, Abdulaziz iben Abdillah iben Baz. 6. el-Kavlu el-Mufid ala Kitabi et-Tevhid, Muhammed iben Salih el-Uthejmin.

______________ [1] Jetim është ai fëmijë të cilit i ka vdekur prindi (babai) dhe ende nuk e ka arritur moshën madhore, moshën e pjekurisë. [2] Transmeton Tirmidhiu, nr: 3070, dhe thotë se etheri është hasenun garib. [3] Transmeton Buhariu, nr: 2856, dhe Muslmi, nr: 30.

8

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


Pejgamberi ynë dhe shokët e tij

UMER IBNULHATTABI

A

i është Umer ibën el Hattab ibën Nufeil ibën Abdul Izza ibën Rabah nga fisi Beni Adij ibën Kab, një nga fiset kurejshite. Prejardhja e tij takohet me Pejgamberin sal-lAlahu alejhi ve sel-lem te gjyshi i shtatë, Kab ibën Lueji. Ishte prej parisë së kurejshëve dhe zotëri i nderuar. Ai pajtonte dhe shuante grindjet te kurejshët kur ata luftonin me njëritjetrin dhe në të njëjtën kohë ishte ambasador i kurejshëve kur hapnin luftë me të tjerët. Quhet edhe me emrin Ebu Hafsa ose me pseudonimin “el Faruk”, me të cilin e emërtoi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai lindi trembëdhjetë vite pas vitit të elefantit. Ishte i ashpër dhe i egër ndaj muslimanëve, por si rezultat i lutjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për të, ai e pranoi Islamin në vitin e gjashtë të shpalljes, në moshën 33-vjeçare, kur i kishin paraprirë në Islam dyzet burra.

ISLAMI I TIJ Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të ishte i fortë, autoritar, i pashëm, me personalitet dhe para se ta pranonte Islamin sillej shumë keq me muslimanët. Seid ibën Zejdi (djali i xhaxhait të Umerit) thotë: "Vallahi, Umeri është ai i cili më ka lidhur për shkak se kisha pranuar Islamin." Pra, kështu vepronte Umeri që t'i largonte muslimanët nga feja e tyre, por ashpërsia e tij e jashtme fshihte në vetvete mëshirë dhe butësi. Umu Abdullah bintu Hathemeh (e cila ishte prej emigrantëve të Etiopisë), thotë: "Po

bëheshim gati për të emigruar drejt Etiopisë, ndërkohë që po prisja burrin tim, Amirin, i cili doli për të mbledhur ca gjëra për ne, kur vjen Umeri, i cili në atë kohë ishte armik dhe lëndues ndaj nesh dhe thotë: "A do niseni oj Umu Abdullah?" Thashë: "Po, vallahi, do emigrojmë në token e Allahut, pasi na lënduat dhe munduat, derisa Allahu të na japë rrugëzgjidhje." Tha: "Allahu qoftë me ju!" Umu Abdullahu tha: "Aty vura re dhembshuri që nuk e kisha parë ndonjëherë tek ai. Më pas ai u largua dhe m'u duk i prekur nga largimi ynë. Pas pak kthehet i shoqi, Amiri, dhe ajo i thotë: "O Ebu Abdullah, sikur ta shihje Umerin pak më parë, i dhembshur dhe i mërzitur për ne që po largohemi." Tha: "Duket sikur lakmon të bëhet musliman?" Thashë: "Po." Tha: "Ai nuk do ta pranojë Islamin pa pranuar më parë Islamin gomari i Hattabit." Ajo tha: "E tha këtë nga mungesa e shpresës për shkak të ashpërsisë që ai shfaqte." Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem vazhdimisht lutej për Umerin që ta pranonte Islamin. Transmeton Ibën Umeri radijallahu anhuma, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “O Allah, përforcoje Islamin me atë që është më i dashur te Ti prej këtyre dy personave: Ebu Xhehlin ose Umer ibën el Hattabin." Tha: "Dhe ishte më i dashur Umeri."[1] Një ditë prej ditësh, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të u drejtua për te shtëpia ku mblidhej Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me shokët e tij. Te dera e shtëpisë qëndronte njëri nga sahabët, që

______________ [1] Transmeton Tirmidhiu nr.3681 dhe e ka saktësuar Albani në Sahihu Suneni Tirmidhij nr. 2907

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

9


të ruante. Kur e pa Umerin duke ardhur me shpatë në dorë, i tregoi Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Disa nga sahabët u frikësuan. Hamzai u afrua te dera dhe tha: "Nëse ka ardhur që të bëhet musliman, kjo është më e mirë për të, ndërsa nëse ka ardhur për diçka tjetër, vallahi do ta vras me shpatën e tij." Kur Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të deshi të hynte në shtëpi, doli Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem te dera, e largoi Hamzanë dhe kur hyri Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kapi atë dhe e shkundi fort, derisa ia nxorri të gjithë shejtanët dhe i tha: “Ose do të pranosh Islamin tani o i biri i Hattabit, ose Allahu i Madhërishëm do të lëshojë mbi ty fatkeqësi (shkatërrim)!" Kështu, pra, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të e pranoi Islamin, u plotësua duaja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe filluan të faleshin muslimanët në Qabe, gjë e cila nuk ishte e mundur më parë. Kjo gjë ndodhi menjëherë pas emigrimit të parë në Etiopi. Ibën Mesudi Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “Pasi Umeri e pranoi Islamin, kemi qenë gjithnjë krenarë. Para kësaj nuk mund të faleshim në Qabe, derisa Umeri e pranoi Islamin dhe luftoi me kurejshët që të na lejonin të faleshim atje. Me të vërtetë pranimi i Islamit nga ana e Umerit ishte fitore (çlirim) për ne."[2]

DISA HADITHE RRETH VLERAVE TË UMERIT RADIJALLAHU ANHU 1. Nga Aishja radiallahu anha, e cila thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “O Zot, forcoje Islamin me Umer ibnul-Hattabin!” [3] 2. Nga Ibnu Umeri, i cili thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “Me të vërtetë Allahu e ka vendosur të vërtetën në gjuhën dhe zemrën e Umerit.”[4] 3. Nga Ebu Seidi, i cili thotë: "Pejgamberi sal______________ [2] Transmeton Buhariu nr 3684 [3] Transmeton Ibën Maxheh nr. 105, e saktësoi Albani. [4] Transmeton Tirmidhiu nr 3682 dhe e ka saktësuar Albani. [5] Transmeton Ibën Maxheh nr 96, e saktësoi Albani. [6] Marrë nga libri el Imameh ves-sijaseh 1/25 të ed-Dijneverij

10

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë banorët e gradave të larta do të shihen nga poshtë nga ata që janë poshtë tyre ashtu siç shihet ylli i lartësuar në qiell dhe me të vërtetë Ebu Bekri dhe Umeri do të jenë prej tyre, bile prej më të mirëve të tyre”.[5]

MARRJA NË DORËZIM E HALI FATIT DHE BESATIMI I SAHABËVE Nëse për Ebu Bekrin ishte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ai i cili u bëri shenjë muslimanëve ta pranonin për kalif, në rastin e Umerit ishte Ebu Bekri Allahu qoftë i kënaqur me të ai i cili e la me porosi (me testament) që të zgjidhej Umeri si halif i muslimanëve. Në radhë të parë, Ebu Bekri u konsultua me njerëzit të cilët ia besuan Ebu Bekrit për të caktuar prijësin e muslimanëve, pastaj ai urdhëroi që të mblidheshin njerëzit dhe u tha atyre: "O ju njerëz, mua më erdhi caktimi i Allahut xheleshanuhu ashtu siç po e shikoni, ndaj patjetër duhet ta keni një njeri i cili merr përsipër çështjen tuaj, ju prin në namaz, ju urdhëron për çështjet e ndryshme, lufton së bashku me ju kundër armikut tuaj. Prandaj, nëse jeni dakord, unë do ju jap mendimin tim. Pasha Allahun, që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, nëse unë e di në veten time se diçka është e mirë për ju, unë nuk jua fsheh atë juve."Pastaj filloi të qante dhe së bashku me të edhe ata që ishin të pranishëm. Njerëzit thanë: "O zëvendësi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ti je më i dituri dhe më i miri prej nesh, prandaj zgjidh për ne kë të duash." Atëherë Ebu Bekri tha: "Unë do të bëj përpjekjen time që të zgjedh për ju më të mirin tuaj inshallah."[6] Ebu Bekri thërriti Uthmanin dhe i tha: "Shkruaj :Bismilahir-Rahmanir-Rahim! Kjo është ajo porosi të cilën Ebu Bekër ibën Ebi Kuhafe e la në momentin e fundit të tij nga kjo botë duke dalë prej saj dhe momenti i parë i tij


në lidhje me ahiretin duke u futur në të, momenti në të cilin beson edhe ai që është qafir, bindet plotësisht mëkatari dhe i mbushet mendja përgënjeshtruesit. Unë po ju lë si kalif tuajin pas meje Umer ibën el Hattabin, prandaj dëgjojeni atë dhe bindjuni atij. Nëse ai mban drejtësi, ky është mendimi dhe dija që kam unë për të, ndërsa nëse sillet ndryshe, çdo njeri ka përgjegjësi për mëkatet e tij. Unë ju dua të mirën juve, por nuk e di të fshehtën. “Më vonë do ta marrin vesh ata që bëjnë padrejtësi se çfarë përfundimi do të kenë” dhe es-selamu alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu (paqja, mëshira, bereqeti i Allahut qofshin mbi ju)."[7]

ministratës dhe financës. Ai planifikoi çlirimin e tokave të reja, ndoqi politikën e zonave të hapura (të lira), mundohej të plotësonte sa më shumë interesat e popullit dhe mbante drejtësi mes tyre. Nuk ia lejonte vetes të merrte nga Bejtul Mali (buxheti i shtetit) më shumë sesa një rrobë për dimër, një rrobë për verë, një deve për udhëtim dhe ushqim ditor mesatar aq sa merrte çdo muhaxhir tjetër. Hutbet e tij, letrat dhe mesazhet që ua dërgonte komandantëve të ushtrive dhe njerëzve të caktuar në krye të vendeve na tregojnë qartë për ndjenjën e thellë të përgjegjësisë, e shoqëruar kjo me mbështetje dhe besim të fortë në Allahun e Madhëruar.

RRUGA QË NDOQI UMERI PËR DREJTIMIN E SHTETIT

PUNËT MË TË RËNDËSISHME QË NDËRMORI UMERI RADIJALLAHU ANHU

Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të eci sipas së njëjtës mënyrë që ndoqi paraardhësi i tij, Ebu Bekri. Kur Ebu Bekri radijallahu anhu vdiq, Umeri u ngjit në minber dhe pasi falënderoi dhe lavdëroi Allahun xheleshanuhu, tha: "O ju njerëz, unë do bëj një lutje, prandaj thoni amin: "O Zot, unë jam i ashpër, prandaj më bëj që të jem i butë me ata që të binden Ty, duke iu përmbajtur të vërtetës, duke kërkuar Fytyrën Tënde, duke kërkuar botën tjetër! O Zot, më bëj të ashpër e të egër kundër armiqve të Tu, kundër munafikëve dhe njerëzve të prishur pa u bërë padrejtësi atyre nga ana ime! O Zot, unë jam koprrac, prandaj më bëj mua bujar (dorëdhënës) pa e tejkaluar në shpenzime, pa rija (syefaqësi) dhe mburrje! O Zot, më bëj që të kërkoj me këto vepra Fytyrën Tënde dhe botën tjetër! O Zot, më mundëso të jem modest dhe i përulur dhe të jem i butë me muslimanët!”[8] Pra, shihet qartë në këtë hutbe rruga që do ndiqte Umeri, hutbe e cila ishte e ngjashme me atë të Ebu Bekrit Allahu qoftë i kënaqur me të. Gjatë halifatit të tij u shfaq një politikë e mirë, një sistem i rregullt, një mirëorganizim i ad-

Umeri radijallahu anhu filloi të organizonte shtetin me një vullnet të pathyeshëm, gjë e cila e ndihmoi shumë në përballimin e problemeve të jetës, tė kërkesave të shumta në varësi të situatave të reja, sidomos me zgjerimin e shtetit islam nga të katër anët e horizontit. Disa nga punët më të rëndësishme janë: 1. Formimi për herë të parë i regjistrave, si p.sh. regjistri i ushtrisë, i cili në kohën e sotme i përngjason Ministrisë së Mbrojtjes, regjistri i pasurisë, i cili i ngjason Ministrisë së Financës. 2. Themeloi Bejtul Malin (buxhetin e shtetit), caktoi gjykatësit, shkruesit, vuri në përdorim paratë (kartëmonedhat), zhvilloi postën, sistemin e llogarisë, dërgonte njerëz në tokat e çliruara për t'u mësuar njerëzve Islamin si dhe bëri bazë për fillimin e kalendarit islam emigrimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke qenë se emigrimi i tij ishte fillimi real i ngritjes së shtetit islam. 3. I kushtonte rëndësi gjendjes së popullit dhe kjo shihet qartë në interesimin që tregonte për familjet e varfra dhe në udhëtimet e tij natën për të parë gjendjet dhe shqetësimet e njerëzve.

______________ [7] Marrë nga libri el Hulefa er-rashidun fq 46 të Eminul Kudah. [8] Marrë nga libri el Akdul ferid 4/65 të Ibën AbduRabuh el Andalusij.

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

11


4. E pa më të arsyeshme që t`i linte tokat e çliruara në pronësi të banorëve të këtyre tokave sesa t'ua shpërndante muxhahidëve, me kusht që pronarët e tokave të paguanin haraçin (taksën e tokës). 5. Bëri ndarjen e tokave të çliruara në krahina dhe caktoi në krye të çdo krahine një zëvëndës në atë vend, përgjegjës i cili paguhej me rrogë nga Bejtul Mali (arka e buxhetit të shtetit). Si përgjegjës zgjidheshin njerëz të mirë, të devotshëm dhe që ishin të aftë në drejtimin e punëve. 6. Urdhëroi ngritjen e një sërë qytetesh të reja në tokat e çliruara, si p.sh. Kufe dhe Basra në Irak, qyteti i Fistatës në Egjipt e të tjera qytete si këto, që do të shërbenin si qendra të shtetit islam në këto vende.

ÇLIRIMET NË KOHËN E UMERIT Ndër preokupimet e tij kryesore ishte vazhdimi i xhihadit, përhapja e Islamit dhe vazhdimi i çlirimeve që filloi Ebu Bekri Allahu qoftë i kënaqur me të, në tokat e persëve dhe bizantinëve.

ÇLIRIMI I IRAKUT DHE I TOKAVE PERSE 1) Pasi u qetësua për gjendjen e ushtrisë në Sham, Umeri e përqendroi vëmendjen e tij në çlirimin e Irakut dhe të tokave perse. Aq e rëndësishme ishte për kalifin çlirimi i këtyre tokave, saqë dëshiroi ta drejtonte vetë ushtrinë, mirëpo muslimanët e këshilluan që më mirë ishte të rrinte në Medinë dhe të caktonte një prej sahabëve të mëdhenj si komandant. Umeri ra dakort me këtë mendim dhe caktoi si komandant të ushtrisë Sead ibën Ebi Vekasin.

BETEJA E KADISIJES VITI 15 HIXHRI 2) Unis Sead ibën Ebi Vekasi drejt Irakut, që në atë kohë ishte pjesë e shtetit të madh pers.

12

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

Persët e ndjenë rrezikun që po u afrohej, prandaj mbreti i tyre, Jerdu Xhurd, mblodhi një ushtri të madhe, e cila numëronte rreth 80.000 ushtarë të stërvitur dhe të pajisur në formën më të mirë. Si komandant i ushtrisë perse u caktua një ushtarak me përvojë që quhej Rustum, gjithashtu ushtria shoqërohej nga 33 elefantë. Kur u ballafaquan dy ushtritë me njëra-tjetrën, Rustumi kërkoi nga Sead ibën Ebi Vekasi që të dërgonte një burrë të zgjuar e të dijshëm, që ta pyeste rreth disa çështjeve, sepse ai (Rustumi) çuditej se çfarë i bëri arabët të ndryshonin kaq shumë kur dihej se më parë ata kanë qenë gjithmonë të nënshtruar dhe pa kurrfarë peshe në krahasim me persët. Sead ibën Ebi Vekasi dërgoi disa persona njëri pas tjetrit tek Rustumi, mes tyre ishte Reb`ij bin Amiri. Hyri Reb`ije tek Rustumi, i cili kishte urdhëruar që dhoma ku do të bëhej takimi të zbukurohej me shtroja prej mëndafshi, me jastëkë të qëndisur me flori, të mbushej me perla, diamante dhe zbukurime të tjera. Rustumi ishte ulur në një krevat floriri dhe në kokë mbante kurorën e tij, e cila u merrte shikimet njerëzve. Ndërsa Reb`ija ishte i veshur me disa rroba të vjetra e të grisura, mbante me vete armët e tij, mburojën, përkrenaren dhe ishte i hipur mbi një kalë të vogël. Kur hyri dhe pa zbukurimet e tyre dhe mburrjen e tyre, deshi t'u tregonte se atij nuk i interesonin aspak dhe as që ua hidhte sytë zbukurimeve të tyre. Prandaj kur hyri brenda me kalin e tij, shkeli mirë e mirë shtrojat e shtrenjta, pastaj zbriti dhe e lidhi kalin e tij te disa jastëkë. U afrua me kokën lart, me hapa të vendosur, me armët ngjeshur. I thanë: "Lëri armët." Tha plot krenari: "Unë nuk erdha me dëshirën time, jeni ju ata që më thirrët, prandaj më lini kështu ose u ktheva." Rustumi tha: "Lëreni të afrohet." U afrua duke u mbështetur me shtizën e tij mbi jastëkët e shtrenjtë, derisa e grisi shumicën e tyre. Rustumi tha: "Çfarë ju ka sjellë ju këtu?" Tha: "Allahu na ka dërguar ne që të nxjerrim atë që Ai do nga adhurimi i njerëzve tek adhurimi i Allahut, nga ngushtica e kësaj bote te gjerësia e saj, nga padrejtësia e


feve në drejtësinë e Islamit. Gjithashtu na ka dërguar te njerëzit që t`i thërrasim ata tek feja e Allahut, prandaj kush e pranon këtë fe, ne tërhiqemi prej tij dhe kthehemi mbrapsht, ndërsa kush e refuzon këtë fe, do ta luftojmë derisa të arrijmë prentimin e Allahut." Tha: "Cili është premtimi i Allahut?" Tha: "Xheneti për atë i cili vritet në luftë ose fitorja për atë që ngelet gjallë." Rustumi kërkoi një afat derisa ta studionin këtë çështje, mirëpo Reb`ije nuk i dha afat më shumë se tri ditë duke i thënë: "Nuk na ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që t`i japim afat armikut më shumë se tri ditë kur të ballafaqohemi me të." Rustumi tha: "A ti je i pari i tyre?" Tha: "Jo, por muslimanët janë si një trup i vetëm." Reb`ije ibën Amiri u kthye, ndërsa Rustumi mblodhi më të zgjedhurit e popullit të tij duke diskutuar. Rustumi tha: "A keni dëgjuar ndonjëherë fjalë më të mençur dhe më krenare sesa fjala e këtij burri?" Thanë: "Ki kujdes, mos e lër fenë tënde dhe të anosh nga fjala e atij qeni, a nuk e pe se ç’rroba kishte veshur?" Rustumi tha: "Mjerë për ju, mos shikoni rrobat, por shikoni fjalën dhe mendimin. Me të vërtetë muslimanët nuk i japin rëndësi veshjes, ushqimit dhe prejardhjes." Pas kësaj Sead ibën Ebi Vekasi dërgoi një person tjetër, Mugira ibën Shu`beh. Kur hyri tek Rustumi, i tha atij: "Ju jeni fqinjët tanë dhe ne gjithmonë ju kemi mbrojtur dhe ju kemi bërë mirë, prandaj kthehuni në vendin tuaj dhe ju premtojmë se nuk do ta pengojmë tregtinë tuaj." Mugira tha: "Ne nuk e duam jetën e kësaj bote, qëllimi ynë dhe ajo që ne kërkojmë është bota tjetër. Allahu i Lartmadhëruar ka dërguar tek ne Pejgamber me fenë e vërtetë, nuk ka person që largohet nga kjo fe e nuk poshtërohet." Pas këtyre debateve u vendos të fillohej lufta. Dy ushtritë u takuan dhe u përplasn ashpër me luftime gjatë gjithë ditës dhe pjesën më të madhe të natës. Kjo gjendje vazhdoi për tri

ditë, por ajo që duhet të theksohet është se muslimanët vuajtën shumë nga elefantët, të cilët i frikësonin kuajt arabë, që nuk ishin mësuar të shihnin elefantë. Megjithatë luftëtarët trima muslimanë bënë durim dhe luftuan me guxim derisa arritën fitoren me ndihmën e Allahut dhe suksesin e Tij. Dikujt i lindi ideja e goditjes së elefantve me shigjeta në sy, që të zmbrapseshin si dhe ua mbyllën sytë kuajve të tyre, që të mos i shihnin elefantët. Në ditën e katërt, Allahu dërgoi një erë të fortë, e cila shkatërroi kampin e mexhusëve persë duke i bërë ata të shpartallohen dhe të arratiseshin nga të mundeshin. Në këtë betejë u vranë dhjetë mijë persë, mes tyre dhe komandanti Rustum, ndërsa nga muslimanët ranë shehida rreth dy mijë e pesëqind ushtarë. Me këtë betejë u forcua pozita e Islamit, u ngrit lart fjala e Allahut, u krijua autoritet i fortë i muslimanëve tek arabët dhe joarabët. Gjithashtu u përhap udhëzimi i Islamit dhe drejtësia e tij duke dëbuar errësirën e kufrit dhe të shirkut.[9]

ÇLIRIMI I SHAMIT 3) Bizantinët e morën vesh për shkeljen e muslimanëve në tokat e tyre, ndaj i shkruajtën Herakliut, i cili ndodhej në Kuds. Ai u tha: "Mendimi im është të bëni kompromis me muslimanët, sepse vallahi është më mirë t'u jepni gjysmën e Shamit dhe do ju mbetet juve gjysma tjetër së bashku me vendet bizantine sesa të mposhteni në Sham dhe në gjysmën e vendeve bizantine. Kjo këshillë i zemëroi komandantët e ushtrisë bizantine dhe menduan se kjo fjalë ishte pasojë e dobësisë në karakterin e perandorit bizant. Herakliu, kur pa këtë qëndrim të ushtrisë, u dorëzua para vendimit të tyre dhe hyri në luftë duke mbledhur të gjitha forcat dhe u përqendrua në qytetin e Himsit, ku përgatiti ushtri të madhe dhe të pajisur mirë.[10]

______________ [9] Marrë nga libri el Hulefa er-Rashidun ved-devletul emevijeh, botim i Universitetit el Imam në Rijad. [10] Marrë nga libri Xhevleh tarijiheh fi asril hulefa fq. 58 të Muhamed Sejid Vekil.

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

13


BETEJA E JERMUKUT VITI 15 HIXHRI 4) Pasi Herakliu pa fitoret e njëpasnjëshme të muslimanëve, i mblodhi të gjithë ushtarët që kishte në dispozicion për t'u përballur me ushtrinë muslimane. Këto forca ishin nën komandën e vëllait të Herakliut, i cili e përqendroi ushtrinë pranë lumit Jermuk, një prej lumenjve të vegjël që furnizon lumin Jordan. Ndërsa ushtria muslimane, e cila ishte nën komandën e Ebu Ubejdes, zbriti dhe u vendos përballë bizantinëve. Duke parë numrin e madh të bizantinëve, Ebu Ubejde ngarkoi Halid ibën Velidin që të organizonte ushtrinë në formacion lufte. Halid ibën Velidi i bëri ushtrisë një rregullim që nuk ishte parë kurrë nga arabët. Sulmuan kalorësit muslimanë me trimëri të rrallë derisa arritën ta ndanin ushtrinë bizantine në dy pjesë, kalorësit veç dhe këmbësorët veç. Kjo ndarje si dhe goditjet e kalorësve muslimanë bënë që kalorësia bizantine të tërhiqej duke lënë mijëra të vrarë në fushë betejë. Pas kësaj e gjithë ushtria muslimane u hodh mbi këmbësorinë bizantine, të cilët ose binin në tokë të vrarë ose mbyteshin në lumë. Kjo ishte një fitore e bujshme e muslimanëve dhe goditja kryesore shkatërruese ndaj Perandorisë së Bizantit. Në këtë betejë u vranë më shumë se njëqind mijë bizantinë dhe rreth tre mijë shehidë nga muslimanët.

ÇLIRIMI I EGJIPTIT 5) Egjipti në atë kohë ishte nën sundimin bizantin dhe me besim të krishterë si bizantinët. Megjithëse ishin të së njëjtës fe, bizantinët i shtypnin egjiptianët dhe u vendosnin taksa nga më të ndryshmet, saqë edhe nëse donin të varrosnin të vdekurit duhet të paguanin gjobë.

U nis Amru bin Asi në krye të katër mijë ushtarëve muslimanë nga Shami për në Egjipt. Me gjithë vështirësitë që hasën në kalimin e dunave të rërës, arritën në qytetin Arish, të cilin e çliuruan pa rezistencë. Kjo ndodhi në fund të vitit 18 hixhri. Pastaj vazhduan drejt qytetit Ferma, të cilin e çliruan pas një muaji e gjysmë rrethimi, pra në fillim të vitit 19 hixhri. Në çlirimin e këtij qyteti muslimanët u ndihmuan nga egjiptianët, të cilët ishin mërzitur nga regjimi bizantin. Pastaj vazhdoi përpara Amru ibën Asi derisa arriti në qytetin Belbis, të cilin e çliroi pas një lufte të ashpër e të pandërprerë, e cila zgjati një muaj rresht. Pastaj eci drejt qytetit Umu Denin, ku u ndez një luftë e egër, pasi bizantinët ishin mbyllur në kala mbrojtëse, të cilat njiheshin si më të fortifikuarat e asaj kohe, por me ndihmën e Allahut u bë i mundur çlirimi i këtij qyteti. Kështu vazhdoi çlirimi i qyteteve të njëpasnjëshme derisa u bë Egjipti krahinë muslimane.[11]

HISTORIA E SHEHIDLLËKUT TË UMER IBNULHATTABIT Umeri radijallahu anhu u vra nga dora e Feiruzit ose si quhej ndryshe Ebu Luëlu elMexhusi, skllavi i Mugira ibën Shu`beh. Ky mexhus ishte sjellë nga Iraku për t`u mësuar muslimanëve disa lloj zanatesh që posedonte, si p.sh.: zdrukthtarinë, gdhendjen, kovaçhanen etj. Ai kishte përgatitur një thikë të veçantë me dy maja, të helmuar, për të vrarë kalifin e muslimanëve, gjë të cilën e arriti në një namaz sabahu, pasi kishte filluar namazi. Ai e goditi Umerin gjashtë herë, njëra prej këtyre goditjeve ishte poshtë kërthizës dhe u bë shkak për vdekjen e tij. Kjo ndodhi më 23 Dhulhixhe të vitit 23 hixhri. Bashkë me Umerin vrasësi theri edhe 13 burra gjatë ikjes së tij mes safeve, shtatë prej të cilëve vdiqën. Në fund, ky kriminel, kur e kuptoi se do kapej, u vetëvra. Pas kësaj Umeri jetoi edhe tri ditë dhe ndërroi jetë më datë 26

______________ [11] Marrë nga libri el Hulefa er-Rashidun ved-devletul emevijeh, botim i Universitetit el Imam në Rijad.

14

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


të muajit Dhulhixhe. E lau, e qefinosi dhe ia fali namazin djali i tij Abdullahiu dhe u varros pranë dy shokëve të tij. Halifati i tij zgjati dhjetë vjet e gjashtë muaj. Transmeton Buhariu nga Amru ibën Mejmuni, i cili thotë: "Isha në këmbë afër Umerit Allahu qoftë i kënaqur me të, ku mes meje dhe tij ishte vetëm Abdullah ibën Abbasi në mëngjesin e asaj dite në të cilën u vra. Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të kalonte mes safeve dhe u thoshte: "Drejtohuni", derisa nuk shikonte boshllëqe. Atëherë dilte përpara dhe merrte tekbir. Lexoi në rekatin e parë suren Jusuf ose Nahël, që të priste njerëzit derisa të vinin. Kur mori tekbir (për ruku) e dëgjova të thoshte në momentin e therjes: "Më vrau qeni." Pastaj vrasësi u tërhoq duke kaluar mes safeve dhe therte kë të gjente majtas djathtas, duke therur kështu 13 burra, shtatë prej të cilëve vdiqën. Duke parë këtë situate një burrë prej muslimanëve i hodhi një rrobë përsipër kriminelit. Vrasësi, kur u bind se do kapej, atëherë vrau veten. Ndërkohë Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të kapi për dore AbduRrahman ibën Avfin dhe e nxori përpara. Ata që ishin prapa Umerit e panë se ç’ndodhi, ndërsa ata që ishin në cepa nuk morën vesh gjë, bile filluan të thonë Subhanallah kur humbi zëri i Umerit. AbduRrahman ibën Avfi e plotësoi namazin shpejt e shpejt dhe kur mbaruan, Umeri tha: "O Ibën Abbas, shiko se kush më vrau." Pas pak erdhi Ibën Abbasi dhe tha: "Ishte robi i Mugiras." Umeri tha: "Zoti e vraftë! Elhamdulilah që nuk ishte vrasësi im ndonjë musliman." Pas kësaj u vendos në shtëpinë e tij, pas pak i dhanë një lëng që ta pinte, por i doli nga plagët. Iu dha qumësht, por përsëri i doli nga vrimat, aty u kuptua se do të vdiste. Filluan ta vizitonin njerëzit dhe t`i shprehnin lavdërime nga më të ndryshmet, derisa erdhi një djalosh dhe tha: "Përgëzohu, o emir i besimtarëve, me përgëzimin e Allahut! Ti që shoqërove Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ti që ke pozitë të veçantë siç e di dhe vetë, e more kalifatin dhe mbajte drejtësi, ndërsa tani je shehid." Tha

Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të: "Do doja të dilja nga kjo botë as për mua e as kundër meje." Kur djaloshi iku, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të e pa rrobën e tij poshtë zogut të këmbës dhe tha: "O djalosh, ngrije rrobën tënde sepse kjo është më e mirë për rrobën tënde dhe më e devotshme për Zotin tënd." Tha: "O Abdullah, shiko se sa borxhe kam." Pasi i bënë llogarinë, gjetën se borxhi i tij arrinte 86.000 dërhemë. Pasi la porosi ta shlyenin borxhin, i tha Abdullahut: "Shko tek Aishja, bëji selam prej meje dhe mos i thuaj nga emiri i besimtarëve, sepse unë sot nuk jam më emir, por thuaji: "Të kërkon leje Umeri biri i Hattabit që të varroset pranë dy shokëve të tij." Hyri Abdullahu tek Aishja dhe e gjeti atë duke qarë." I tha asaj: "Të çon selam Umeri dhe të kërkon leje për t'u varrosur pranë shokëve të tij!" Aishja tha: "E kisha ruajtur atë vend për vete, por sot do t`i jap përparësi Umerit ndaj vetes time." Erdhi Abdullahu, i tregoi për lejen e Aishes dhe Umeri tha: "Elhamdulilah, nuk kisha gjë më të dashur sesa këtë. Kur unë të vdes, më merrni dhe më çoni atje, kërkojini leje përsëri Aishes Allahu qoftë i kënaqur me të. Nëse jep leje, më varrosni. Nëse jo, më ktheni në varrezat e muslimanëve." Pasi u përshëndet me njerëzit për herë të fundit dhe la porosinë e tij në lidhje me halifatin, vdiq Umeri Allahu qoftë i ,kënaqur me të halifi i dytë i muslimanëve, shoku i dytë i ngushtë i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Zoti e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej tij! Pregaditi: Shuajb Rexha

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

15


Komentime nga Kur’ani

KOMENTI I AJETIT 102 NGA KAPTINA ALU IMRAN "O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë"

F

rika prej Allahut të Lartmadhërishëm, pra të qenët i devotshëm, arrihet kur robi krijon mes tij dhe hidhërimit të Allahut një mburojë apo fortifikatë, me të cilën mbrohet prej Tij. Kjo realizohet duke bërë vepra të mira dhe duke iu larguar mëkateve. Ndërsa frika kulminante ndaj Allahut do të thotë që njerëzit t'i nënshtrohen Atij duke përfillur urdhrat e Tij dhe mos t'i bëjnë mëkat Atij, që Ai të përmendet (me dhikër dhe lutje) dhe të mos harrohet, t'i shprehet falënderim Atij (për të mirat e Tij të vazhdueshme ndaj njerëzve) dhe të mos tregohemi përbuzës. Të gjitha këto shpjegime të devotshmërisë i ka bërë Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, siç e ka rrëfyer Ibni Kethiri nga Ibën Ebi Hatimi me sened autentik. Disa nga dijetarët kanë thënë se ky ajet është abroguar me fjalën e Allahut: "Kini pra frikë Allahun sa të keni mundësi" Tegabun 16, dhe këtë mendim e ka rrëfyer Ibni Kethiri gjatë komentit të këtij ajeti nga Seid ibën Xhubejri, Ebi Alije dhe Rebië ibën Enesi, Katadeja, Mukatil ibën Hibbani, Zejd ibën Eslemi dhe të tjerët. Kurtubiu në tefsirin e tij, pasi ka sjellë mendimin e disa dijetarëve për abrogimin e atij ajeti, ka thënë: "Mirëpo është thënë se fjala e Allahut: "Kini pra frikë Allahun sa të keni mundësi" është sqarim i atij ajeti dhe kuptimi duhet të jetë kini frikë Allahun ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai sa të

16

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

mundeni. Ky është shpjegimi më i qëlluar, sepse abrogimi bëhet kur nuk ka mundësi bashkimi mes ajeteve, kurse këtu bashkimi është i mundshëm, prandaj edhe është më primar." Ndërsa kuptimi i pjesës tjetër të ajetit: "...dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë" është: Përmbajuni Islamit dhe qëndroni vazhdimisht në të derisa t'ju vijë vdekja. Ajo ju vjen juve, por ju qëndroni të devotshëm, kështu përfundimi i juaj do të jetë i mirë. I Dërguari i Allahut alejhis-selam ka thënë: "Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që vazhdojnë, edhe nëse janë të pakta." Transmeton Buhari 43, Muslimi 1830 dhe është nga teksti i tij. Në Sahihun e Muslimit 4776 po ashtu transmetohet nga Abdullah ibën Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush dëshiron që të shpëtojë nga zjarri (i xhehenemit) dhe të hyjë në xhenet, mos të vdesë ndryshe veçse duke qenë besimtar në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit dhe le t'ju shkojë njerëzve me atë që edhe ai vetë ka qejf që t'i shkojnë njerëzit." Pra, kuptimi i këtij hadithi është i njëjtë me atë të ajetit, që njeriu të jetë i devotshëm gjithnjë, derisa t'i vijë vdekja. Shkëputur nga "Min Kunuzil-Kur'anil-Kerim" AbdulMuhsin el-Abbad el-Bedër Përshtati: Zejd Haziri


Hadith

PARATHËNIA E “SUNENIT” TË

IBËN MAXHES II HADITHI NR. 3 Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush më pason mua, vetëm se e ka pasuar Allahun dhe kush më kundërshton mua, e ka kundërshtuar Allahun az-ze ve xhel-le." (Sahih-autentik) Sqarim: Ka për qëllim se i Dërguari i Allahut është vetëm përcjellës i fjalës së Allahut, prandaj kush e pason atë, vetëm se e ka pasuar urdhëruesin e vërtetë, d.m.th. Allahun. E njëjta gjë vlen edhe për mëkatet. Ky hadith është i njëjtë me fjalën e Allahut: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre." Nisa 80 HADITHI NR. 4 Transmetohet nga Ebu Xheaferi se ka thënë: "Abdullah ibën Umeri, kur dëgjonte nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndonjë hadith, nuk e tejkalonte atë dhe nuk linte mangët." (Sahih-autentik) Sqarim: Shprehja "Lem jeaduhu - nuk e tejkalonte atë" ka për qëllim që nuk vepronte diçka më shumë se çfarë ishte përmendur në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. nuk e tepronte e të kalonte në ekstrem. Ndërsa shprehja "Ve lem jukas-sir dunehu - nuk linte mangët" do të thotë se nuk linte diçka pa e praktikuar, por tërë fjalën e Pejgamberit e çonte në vend duke mos shtuar dhe as duke mos pakësuar. Abdullah ibën Umeri ishte i njohur për përpikmërinë e tij në pasimin e hadithit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dihet se Ibën Umeri transmetoi njëherë hadithin: "Mos i ndaloni

robëreshat e Allahut (gratë) nga xhamitë e Allahut", ndërsa njëri nga fëmijët e tij tha "ne do t'i ndalojmë". Atëherë ia ktheu me fjalë të rënda që askush deri atëherë nuk e kishte dëgjuar Ibën Umerin të shprehej ashtu dhe nuk i foli më deri në vdekje.[1] Ka edhe shumë e shumë raste të tjera që tregojnë përpikmërinë e Ibën Umerit në zbatimin e hadithit të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sellem. HADITHI NR. 5 Transmetohet nga Ebu Derda se ka thënë: "Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut ndërsa ne ishim duke përmendur varfërinë dhe duke u frikësuar nga ajo. Atëherë na tha: "Varfërisë i frikësoheni?Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, të mirat e kësaj bote do të derdhen mbi ju derisa nuk do ta devijojnë zemrën ndonjërit prej jush vetëm se ato të mira! Pasha Allahun, ju kam lënë në të bardhë, ku nata dhe dita e saj janë të njëjta." Ebu Derda thotë: "E ka thënë të vërtetën i Dërguari i Allahut. Na ka lënë, pasha Allahun, në të bardhë, ku nata dhe dita janë të njëjta." (Sahih-autentik) Sqarim: Në këtë hadith Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e përgëzon umetin e tij se Allahu do t'i pasurojë pas varfërisë, mirëpo ua tërheq vërejtjen nga ajo pasuri e cila i bën ta harrojnë adhurimin ndaj Allahut, duke vazhduar kështu dashuria ndaj kësaj bote derisa të devijojnë zemrat e tyre pasi ishin të udhëzuara. Shprehja "Ala mithli el bejda - në të bardhë", domethënë se ju kam lënë me zemra të bardha e të pastra për të mos anuar nga e kota, zemra të cilat nuk mund t'i largojnë nga Allahu as të këqijat e as të mirat. Kuptimi i saj mund të jetë se ju kam lënë në rrugë të qartë e të pastër.

______________ [1] Buhariu, libri i Namazit, kapitulli:Kërkimi i gruas leje nga burri për të dal në xhami, nr I hadithit (873).Ibën Maxheh hadithi nr (16).

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

17


Këtu është përdorur folja e kohës së kaluar "ju kam lënë", ndërsa qëllimi është e ardhmja, d.m.th. nuk do të ndahem nga ju, nuk do të vdes vetëm se duke ju lënë në diçka të qartë e të pastër, që të mos devijoni. HADITHI NR. 6 Transmetohet nga Muavije ibën Kurre, nga babai i tij, i cili ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-laAllahu alejhi ve sel-lem: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im që të jenë të ndihmuar. Ata që i braktisin nuk i dëmtojnë, derisa të ndodhë kiameti." (Sahih-autentik) HADITHI NR. 7 Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut sal-laAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im praktikues të urdhrave të Allahut Az-ze ve xhel-le; nuk i dëmton ata kush i kundërshton." (Hasen Sahih). HADITHI NR. 8 Transmetohet nga Ebu Inebete El Havlanij të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Allahu vazhdon të mbjellë në këtë fe fidanë që të jenë të nënshtruar ndaj Tij." (Haseni mirë) HADITHI NR. 9 Transmetohet nga Amr ibën Shuajbi, nga babai i tij, i cili ka thënë: "Muaviu u ngrit në minber dhe tha: "Ku janë dijetarët tuaj? Ku janë dijetarët tuaj? E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Nuk do të ndodhë dita e kiametit përveçse një grup njerëzish nga umeti im do të jenë ngadhnjimtarë ndaj njerëzve, nuk i preokupon ata kush i kundërshton apo kush i ndihmon." (Sahih-autentik) HADITHI NR. 10 Transmetohet nga Thevbani se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im i ndihmuar në të vërtetën. Nuk i dëmton ata kush i kundërshton, derisa të vijë urdhri i Allahut."

(Sahih-autentik) Sqarim: Nga të gjitha hadithet e lartpërmendura dhe të tjera të ngjashme me to, të cilat imam Ibën Maxhe nuk i ka cekur në "Sunenin" e tij merren këto mësime: 1. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im" tregon se është një grup njerëzish muslimanë dhe jo tërë muslimanët dhe gjithashtu sinjalizon për ekzistimin e grupeve të tjera. 2. Shprehja "…nuk i dëmton ata kush i kundërshton…" tregon se ekzistojnë grupe të tjera, të cilat e kundërshtojnë palën e ndihmuar në çështjet e fesë. Ky është i ngjashëm me hadithin e përçarjes, së umeti do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe, ku grupet e tjera do ta kundërshtojnë palën e ndihmuar në gjërat e fesë që kjo palë praktikon. 3. Ky hadith përmban përgëzimin për këtë grup të ndihmuar, se do të jenë të ndihmuar, të shfaqur dhe ngadhnjyes në këtë botë. 4. Shprehja "derisa të vijë urdhri i Allahut" ka për qëllim erën që ua merr shpirtrat çdo besimtari e besimtareje dhe nuk ka kundërthënie mes kësaj dhe hadithit që thuhet "derisa të ndodhë kiameti", sepse qëllimi është se ata do të jenë ngadhnjyes derisa të vijë kjo erë e t'ua marrë shpirtrat pak para kiametit dhe shfaqjes së shenjave të tij. Cilësitë e palës së ndihmuar: 1. Ajo është në të vërtetën - hakun. 2. Ithtarët e palës së ndihmuar janë praktikues të urdhrave të Allahut, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. 3. Pala e ndihmuar është ngadhnjimtare deri në Ditën e Gjykimit. 4. Ajo është durimatare, e qëndrueshme. Për këtë tregon hadithi i Enes ibën Malikut Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë se i Dërguari sal-lAllahu aleji ve sel-lem ka thënë: "Do të vijë te njerëzit një kohë kur durimtari në fe është sikurse ai që mban gacën."[2] Kush janë pala e ndihmuar? Imam Buhariu ka thënë: "Kapitulli: Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Do të vazhdojë një palë nga umeti im ngadhnjimtare në

______________ [2] Transmeton Tirmidhiu Nr 2260. Dijetar Albani e ka cilësuar :Sahih-autentik.

18

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


të vërtetën, e ata janë dijetarët."[3] Ibën Haxheri thotë: "Abdullah ibën Mubareku ka thënë: "Për mendimin tim ata janë pasuesit e hadithit."[4] Imam Neveviu thotë: "Ka thënë imam Ahmedi: "Nëse nuk janë pasuesit e hadithit, nuk e di se kush janë." Kadij Ijadij thotë se imam Ahmedi ka për qëllim me pasuesit e hadithit Ehlu Sunetin dhe xhematin dhe kush i ka bindjet e pasuesve të hadithit."[5] Ahmed ibën Sinani, dijetari i madh, ka thënë: "Ata janë dijetarët dhe pasuesit e ethereve-gjurmëve të të parëve tanë të mirë."[6] Imam Neveviu thotë se këtë palë të ndihmuar mund ta përbëjnë shumë lloje njerëzish dhe prej tyre mund të ketë trima luftëtarë, juristë, muhadithë, asketë, ata që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe të tjerë.[7] Imam Ibën Haxheri thotë: "Nuk është e domosdoshme që kjo palë të jetë e bashkuar në një vend, por mund të ekzistojë edhe e ndarë në shumë vende të botës."[8] Rezymeja e fjalëve të dijetarëve është se këtë palë mund ta përbëjnë shumë lloje njerëzish dhe se mund të ekzistojnë në shumë vende duke qenë të shpërndarë. Mirëpo nuk ka dyshim se ata që merren me dituritë fetare, duke ua mësuar njerëzve akidenë (besimin), fikhun (jurisprudencën), hadithin, tefsirin dhe shkencat e tjera fetare, duke i praktikuar ato dhe duke ua mësuar të tjerëve, duke e mbrojtur Sunetin e Pejgamberit sallAllahu alejhi ve sel-lem nga gënjeshtrat dhe shpifjet, pa dyshim se këta janë më meritorët për të qenë pala e ndihmuar. Allahu na bëftë prej këtyre! Amin! HADITHI NR. 11 Transmetohet nga Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: "Përderisa ishim tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai vizatoi një vizë dhe pastaj vizatoi dy viza në të djathtë dhe dy viza në

të majtë, pastaj vendosi dorën e tij te viza e mesme dhe tha: "Kjo është rruga e Allahut", pastaj lexoi këtë ajet kuranor: "Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij." En'am 153 Sqarim: Në këtë hadith sqarohet çështja e fesë duke treguar se rruga e Allahut është rruga e drejtë dhe nuk ka devijime, është mestare. Gjithashtu këtu sqarohet gjendja e ndjekësit të kësaj rruge dhe se ai duhet të jetë syçelur sepse çdo devijim, qoftë i vogël, mund ta shpjerë në devijim të thellë për shkak të afërsisë së rrugëve të tjera devijuese. Imam Ibën Kethiri, kur komenton këtë ajet kuranor, thotë:[9] "Është përdorur rruga e Allahut në njëjës sepse ajo është e vetme dhe nuk ka tjetër. Pra, e vërteta është një, ndërsa rrugët e tjera janë përdorur në shumës për të treguar se rrugët e devijimit janë të shumta. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: "Allahu është Mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë, që i nxjerrin ata prej drite e i hedhin në errësira…" Bekare 257 Vijon… Përgatiti: Fidan Xhelili Literatura e konsultuar: Për shkallën e haditheve jamë mbështetur në mendimet e dijetarit Muhamed Nasirudin Albani. 1.Sqarimi i Sunenit të Ibën Maxhës nga imam Ebul Hasen El Hanefij, i njohur si imam Sindij 2."Fejdul Kadir", sqarimi i "Xhami' Sagir" të imam Sujutit. Autor Abdurreuf El Munavij. 3."Fet'hul Barij", sqarim i Sahihut të Buharit. Autor Ibën Haxher El Askalanij. 4."El Minhaxh", sqarim i Sahihut të Muslimit. Autor imam Neveviu. 5."Silsilet el ehadith es-sahiha", autor Muhamed Nasirudin Albani. 6."Tefsiri i imam Ibën Kethirit".

______________ [3] Sahih Buhari me sqarim të Ibën Haxherit "Fet'hul Barij" (13\358). [4] Po aty. [5] "El minhaxh sqarim i Sahihut të Muslimit" Autor imam Neveviu, (5\58-59). [6] "Silsiletul ehadith es-sahiha"(1\3\136-137)Autor Muhamed Nasirudin Albani. [7] "El minhaxh sqarim i Sahihut të Muslimit" Autor imam Neveviu, (5\58-59). [8] Sahih Buhari me sqarim të Ibën Haxherit "Fet'hul Barij" (13\358). [9] Tefsiri i Ibën Kethirit,komentimi i ajetit 153 të Kaptinës En'am.

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

19


Jurisprudencë

DY REKATET PAS FARZIT TË

I K I N D I S Ë

F

alënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij që ndoqën rrugën e suksesit nën udhëzimin e drejtë e triumfues si dhe mbi gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit, larg kufrit, bidatit dhe mëkatit. Prej cilësive të Ehli Sunnetit është se ata u dorëzohen argumenteve të Kur'anit dhe Sunnetit të vërtetë ashtu siç i kuptuan të parët tanë të mirë, larg pasimit me fanatizëm të imamëve që nxori nga gjiri i vet ky ummet. Ata çdo herë mundohen që sunnetet e harruara t'i ringjallin e t'i vënë në praktikë dhe duke qenë të përkushtuar në këtë metodologji, ata i thërrasin edhe të tjerët në të me fjalë dhe vepër. Nuk ka dyshim se harrimi i sunneteve gjatë shekujve ka ndodhur për shkak të injorancës dhe futjes së bidateve në fenë që Allahu i Lartmadhëruar e përsosi dhe e kompletoi, i Cili nuk pranon fe tjetër nga njerëzimi dhe çdo gjë që i sajohet asaj (fesë), është e refuzuar. Prej sunneteve të harruara janë edhe dy rekatet pas ikindisë, që në sytë e shumë injorantëve duken absurde dhe risi. Ata këtë mendim e mbrojnë me fanatizëm sepse zemrat e tyre janë të mbuluara nga padituria dhe pluhuri i bidateve. Por të mos harrojmë se kundërshtimi mund të ndodhë edhe nga pasuesit e Sunnetit, sepse ka prej tyre që dy rekatet pas ikindisë i konsiderojnë prej veçorive të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

apo se këto dy rekate që ka falur Resuli sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kanë qenë të drekës, porse praktikimi i këtij sunneti (dy rekate pas ikindisë) nga sahabët dhe nga ata që i pasuan këta në mënyrë të drejtë, i hedh poshtë mendimet e lartpërmendura. Ky mospajtim mund të zhduket me paraqitjen e argumenteve të shëndosha duke i elaboruar shkencërisht dhe kjo është cilësi prej cilësive tona. Ne për çdo mospajtim i kthehemi Librit të Allahut dhe Sunnetit të Pejgamberit sallAllahu alejhi ve sel-lem, duke reflektuar mbi fjalën e Allahut të Madhëruar, që thotë: "... nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit... " Nisa 59 Ibën Kethiri rahimehullah për pjesen e ajetit "...nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe i Dërguari ..." thotë: "Muxhahidi dhe të tjerët nga selefi thonë: "(Kthim) Te Libri i Allahut dhe Sunneti i Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem."[1] ARGUMENTIMI I DY REKATEVE PAS IKINDISË

T

ransmeton Ibën Ebi Shejbe rahimehullah në Mussannefin e tij (2/352) nga Aishja radijallahu anha, e cila thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i ka lënë dy rekate para farzit të sabahut dhe dy rekate pas farzit të ikindisë."[2] Ky hadith është argument i qartë si

______________ [1] Shiko Tefsirul Kur'anul Adhim nga Ibën Ktheri rahimehullah, vëllimi i dytë, faqe 345, botimi Daru Tibe. [2] Hadith autentik, e ka vërtetuar Imam Albani rahimehullah në "Silsile Sahiha" në vëllimin 6, në pjesën e dytë, numër 2920 dhe në vëllimin 7, në pjesën e parë, numër 3174. Hadithi është i transmetuar edhe në Sahih Ebi Davud, numër 1160, në vëllimin e pestë dhe po ashtu në "Irvaul Galil" në vëllimin e dytë, faqe 188-189.

20

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


rrezet e diellit në mëngjesin e kthjellët dhe argumenton për ligjshmërinë e faljes së dy rekateve pas farzit të ikindisë. Këto dy rekate nuk janë të drekës, siç mendojnë disa. Për këtë që themi është argument hadithi që transmeton Is'hak ibën Rahuvej rahimehullah në "Musnedu Aishe" 3/ 894/ 1013 nga Aishja radijallahu anha, e cila thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka falur farzin e drekës dhe pas tij ka falur dy rekate, e më pas ka falur ikindinë dhe pas saj dy rekate."[3] Ky sunnet nuk bie në kundërshtim me hadithin që transmeton Buhariu rahimehullah në Sahihun e tij nga Ebi Said el Hudriju radijallahu anhu, se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa të ngrihet dielli dhe nuk ka namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli." Ky sqarohet nga hadithi që tregon Aliu radiallahu anhu, se i Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos u falni pas ikindisë, vetëm faluni atëherë kur dielli është lart (para se dielli të skuqet para perëndimit)."[4] Pra, nuk ka namaz kur shkëlqimi i diellit dobësohet, domethënë para se të perëndojë. Muhaddithi Albani rahimehullah këtë hadith e shënon në "Silsile Sahiha" nën titullin "Namazi para perëndimit të diellit" (para se dielli të skuqet)". QËNDRIMI I UMERIT RADIJALLAHU ANHU NDAJ KËTIJ SUNNETI

T

ransmetohet nga El Mikdam bin Shihabi e ky nga babai i tij, i cili ka thënë: "E kam pyetur Aishen radijallahu anha se si e ka falur namazin Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Tha: "E ka falur drekën e pas saj i ka falur dy rekate, pastaj ka falur ikindinë dhe pas saj ka falur dy rekate." I kam thënë: "Por Umeri radijallahu anhu ka dënuar me rrahje dhe i ka ndaluar (njerëzit) për këto dy rekate." Aishja tha: "Umeri i ka falur këto dy rekate dhe e ka ditur që Resulul-

lahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka falur këto dy rekate. Mirëpo populli yt, pasues i fesë, është popull i thjeshtë që nuk posedon dituri… e falin drekën, pastaj falen nga dreka e deri në ikindi dhe po ashtu e falin ikindinë e më pas falen deri në namazin e akshamit dhe i ka dënuar me rrahje Umeri dhe ia ka qëlluar."[5] Muhaddithi Albani rahimehullah thotë: "Ky hadith është argument i qartë se ndalesa e Umerit radijallahu anhu për dy rekatet pas ikindisë nuk ka të bëjë me to, ashtu siç mendojnë shumica, por kjo ndalesë është për shkak të namazit pas dy rekateve ose për vonimin e tyre në kohën që është e ndaluar të falen. Dhe kjo kohë është kur dielli të skuqet para perëndimit, kjo është koha që ndalohet namazi pas ikindisë... Dhe dy rekatet pas ikindisë janë sunet, nëse i fal me ikindinë (pak) para se dielli të skuqet (para perëndimit). Dënimi i Umerit radijallahu anhu me rrahje është ixhtihad i tij, me të cilin janë pajtuar disa sahabë dhe disa të tjerë nuk janë pajtuar dhe nga ata që nuk janë pajtuar është nëna e besimtarëve (Aishja radijallahu anha) dhe për të dy mendimet ka që pajtohen, por obligim është kthimi te Sunneti, që është i vërtetë dhe i besueshëm nga transmetimi i nënës së besimtarëve."[6] Prandaj duhet ringjallur ky sunnet i vdekur dhe nuk dyshojmë që pasuesit e Sunnetit (grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar nga Allahu) janë ata që çdo herë e kanë shfaqur dritën e Sunnetit të vërtetë nën udhëzimin e drejtë. Muhadithi i madh Albani rahimehullah, hadithin 3174 në "Silsile Sahiha": "Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem nuk i ka lënë dy rekate para farzit të sabahut dhe dy rekate pas farzit të ikindisë", e ka shënuar nën titullin "NAMAZI I HARUAR QË DUHET RINGJALLUR". Vel hamdu lil-lahi rabil alemin! Përgatiti: Adem Avdiu

______________ [3] Hadith i vërtetë, e ka bërë sahih Albani rahimehullah në "Silsile Sahiha" në pjesën e tretë të vëllimit të shtatë, numër 3488. [4] Transmeton Ebu Davudi (1/200), Nesaiu (1/97) e prej tij Ibën Hazmi në Muhal-la (3/31), Ebu Jeala në Musnedin e tij (1/ 119), Ibën Hibbani në Sahihun e tij 621-622 dhe të tjerë; muhadithi Albani e ka saktësuar në "Silsile Sahiha" në pjesën e parë të vëllimit të parë, numër 200. [5] Transmeton Ebul Abas Es-Siraxhi në Musnedin e tij me sened autentik, "Silsile Sahiha" në vëllimin e 6 në pjesën e dytë, faqe 1013. [6] Shiko në "Silsile Sahiha" vëllimin e 6, pjesa e dytë, faqe 1013.

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

21


Dëlirje&Edukim

ARDHMËRIA I TAKON ISLAMIT, POR SIPAS TË KUPTUARIT TË SELEFU SALIH

[1]

V

ërtet të gjithë muslimanët, pa dyshim, e dinë se ardhmëria i takon Islamit. Për këtë arsye, dhënia e shpresave se ky është realiteti në kohën e përmirësimit (të ummetit) e bën atë të qetë në kohën e vendosmërisë së këtij realiteti. E ky është kusht i domosdoshëm prej kushteve të edukimit rabbanij, siç shihet qartë në hadithin madhështor të Habbab ibnul-Ertit,[2] Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur ky shkon te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kërkon prej tij që ta lusë Allahun që t’i ndihmojë dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e lajmëroi se Islami do të rritej shumë dhe do të përhapej me të madhe.[3] E nëse u bë e qartë se ardhmëria i takon Islamit, atëherë cili është ai menhexh që do t'i kapë për dore këta muslimanë dhe do t'i çojë drejt ardhmërisë së tyre të lulëzuar dhe fitores së tyre bindëse? Transmetohet nga Hudhejfe, radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Në mesin tuaj do të ketë pejgamberllëk sa të dojë Allahu, pastaj e

ngre atë kur të dojë Ai. Pastaj do të jetë halifati sipas metodës pejgamberike; do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë kur do Allahu. Pastaj do të jetë mbretëri trashëgimore (saqë sakrifikojnë shumë pas saj). Kjo do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë kur do Allahu. Pastaj do të jetë mbretëri me forcë (i udhëheq njerëzit me shkopin e vet dhe e mbush tokën me krime dhe padrejtësi); kjo do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë kur do Allahu. Pastaj do të vijë halifati që udhëheq sipas metodës pejgamberike", pastaj heshti.[4] a) Pra, ajo metodë është sipas gjurmëve të sahabëve, shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e për këtë realitet aludojnë disa çështje: E para: Ardhmëria e Islamit realizohet duke kthyer halifatin rashidij dhe duke vazhduar jetën islame sipas metodologjisë pejgamberike. E dyta: Ai që e ndërtoi folenë e parë të Islamit është halifati pejgamberik rashidij. E treta: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve

______________ [1] Nga libri "El-Mekalatus-Selefijeh" të S. Hilalit, fq/165-167. [2] Transmeton Buhariu. [3] Kurse hadithet e tjera të cilat vërtetojnë prerazi se ardhmëria është e Islamit janë këto: hadithi i Ebu Hurejrës, i transmetuar nga Buhariu 2926 dhe Muslimi 2922; hadithi i Thevbanit, i transmetuar nga Muslimi 2889; hadithi i Aishes, i transmetuar nga Muslimi 2907 si dhe hadithi i Temimud-Darit, i transmetuar nga Ahmedi 4/103 dhe Hakimi 4/430-431. [4] Sahih ligajrihi, transmeton Ahmedi, Tajalisij dhe Bezzari. Në këtë hadith janë cekur pesë etapa, e fundit është ajo sipas metodës pejgamberike; kështu që logjiko: nuk është etapa e fanatizmit medhhebor e as esharito-maturidij, as ai partiak e as ai i havarixhëve bashkëkohorë apo i ndonjë sekti tjetër të devijuar!

22

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


sel-lem ka lajmëruar për ardhjen e halifatit rashidij pas atij pejgamberik dhe ka lajmëruar për një tjetër halifat (të dytë) sipas metodës pejgamberike, pas atij mbretëror me dhunë, kështu që bëhet e qartë se ardhmëria e Islamit do të jetë si e kaluara e saj (në çdo aspekt), sa i përket lulëzimit, përhapjes dhe fitores.

tuar muslimanit aludon se është fryt i metodologjisë edukative përmirësuese, e cila ka realizuar adhurimin e (drejtë ndaj) Allahut në individë dhe shoqëri. E treta: Udhëheqja e muslimanëve (në tokë) dhe mbizotërimi i fesë është fryt i përmirësimit dhe edukimit. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe bëjnë E katërta: Ata të cilët e kanë realizuar vepra të mira, se do t’i bëjë zotërues në kalifatin e parë rashidij janë shokët e Mu- tokë, ashtu siç i pat bërë zotërues ata që hammedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishin para tyre." Nur 55 dhe kush i ka pasuar me të mirë. Kjo do të thotë se ata të cilët e përsërisin kalifatin E katërta: Allahu i pati bërë zotërues të rashidij sipas metodës pejgamberike janë kaluarit kur ata zbatuan metodologjinë ata të cilët punojnë sipas metodës së pa- edukative, e cila mbështetet në durim dhe rakaluesve tanë të mirë, sahabëve bamirës bindje. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe dhe tabiinëve të zgjedhur dhe atyre që i Ne bëmë nga mesi i tyre prijës që me urpasojnë këta me të mirë. dhrin Tonë udhëzojnë, pasi ata (që i b) Dhe ajo metodë është metoda eduka- bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj tive ripërtëritëse përmirësuese dhe jo rev- argumenteve Tona ishin të bindur.” Sexolucionare, rebeluese dhe risimtare (me hdeh 24. bidate), as e arnuar dhe shtrembëruese. Për këtë arsye, nuk ka mundësi të arrihet Për këtë aludon fjala e Pejgamberit sal-l- ndryshe pushteti në fe, veçse me anë të Allahu alejhi ve sel-lem në hadithin ku durimit dhe bindjes. flitet se si muslimanët do t'i vrasin çifutët E nga e tërë kjo kuptuam bindshëm se në kohët e fundit: ”Derisa druri dhe guri ardhmëria i takon Islamit, por sipas të të thotë: "O musliman, o adhurues i Al- kuptuarit të të parëve tanë të mirë, selefu lahut!”[5] Ky hadith aludon për këtë meto- salih, të nderuarit. dë për arsyet e mëposhtme: E para: Metodologjia e sahabëve është E lutja jonë e fundit është se hamdi i edukative përmirësuese dhe nuk ka takon vetëm Allahut, Zotit të botëve. mundësi të përmirësohet fundi i këtij ummeti vetëm se me atë që është përShkëputur nga libri "Qëndrime selefite në disa çështje mirësuar fillimi i tij. metodologjike" Përmblodhi: Zejd Haziri

E dyta: Të folurit e drurit dhe gurit drej______________ [5] Muttefekun alejhi.

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

23


Familja

KUSHTET E SHKUARJES SË FEMRËS NË XHAMI

G

jatë muajit të Ramazanit, fluksi i muslimaneve për t'u falur nëpër xhami, posaçërisht në namazin e teravive, ka qenë shumë i madh. Mirëpo me shkuarjen e tyre në xhami kemi vërejtur kundërshtime të shumta ndaj sheriatit. As burrit dhe as mbikëqyrësit të saj nuk i lejohet që ta lejojë atë të shkojë në xhami pa u plotësuar kushtet që kanë theksuar dijetarët. Për disa nga këto kushte fakton teksti kuranor dhe Sunneti, ndërsa disa të tjera janë në lidhshmëri me argumentet që përputhen me shkakun e njëjtë që e posedojnë.[1] Këto kushte janë: 1. Që mos të jetë e parfumuar, ashtu siç është transmetuar nga Zejnebe eth-Thekafijeh, e cila ka thënë: "Na tha neve Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "E nëse ndokush nga ato (femrat) shkon në xhami, mos t'i afrohet parfumit."[2] Nga kjo kuptojmë se nëse femra dëshiron të shkojë në xhami, atëherë të mos të parfumohet sepse parfumi është nga shkaqet e joshjes dhe nxit epshet e meshkujve. Kësaj i bashkëngjitet edhe zbukurimi, si p.sh: rrobat që nxisin mendjemadhësi, shfaqja e stolive (ar etj.), tingujt e hallhalleve në këmbë[3] si dhe gjëra të ngjashme me to. Domosdoshmërisht femra gjatë shkuarjes në xhami duhet të jetë në shkallën më të lartë të mbulimit dhe të largimit nga çdo gjë që është shkak për tërheqjen e vëmendjes së meshkujve. 2. Që ta ulë shikimin ashtu siç e ka urdhëruar Zoti

i saj e të mos i shikojë meshkujt e huaj. Allahu i Lartësuar thotë: "E thuaju besimtareve të ndalin shikimet e tyre (prej haramit)..."[4] Ibën Kethiri rahimehullah thotë: "Domethënë ajo çfarë u është ndaluar atyre (femrave) nga shikimi te burrat e huaj. E për këtë shumica e dijetarëve kanë anuar nga mendimi se nuk i lejohet femrës që të shikojë meshkujt e huaj me epsh apo pa epsh."[5] Neveviu rahimehullah thotë: "E mendimi i saktë, me të cilin janë edhe dijetarët në përgjithësi si dhe shumica e sahabëve, është se i ndalohet femrës shikimi i mashkullit të huaj ashtu siç i ndalohet atij shikimi i saj."[6] Nuk ka dyshim se joshja është e barabartë. Pra, nëse të shikuarit e mashkullit te femra shkakton joshjen, gjithashtu edhe shikimi i saj tek ai shkakton joshjen. 3. Mos të ketë diçka të rrezikshme (fesad) në rrugën që të shpie në xhami. Pra, nëse rruga nuk është e sigurt dhe ka frikë nga keqbërësit, atëherë ndalohet shkuarja e saj në xhami për shkak të fitnes (vend magjepsjes) dhe fesadit (realizimit të shthurjes). 4. Që të jetë e mbuluar me mbulesë islame duke e mbuluar trupin në tërësi,[7] pra duke mbuluar fytyrën, duart dhe këmbët. Nuk lejohet për femrën që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit që të dalë për në xhami për të kryer një ibadet me fytyrë dhe duar të zbuluara,[8] kur parimisht zbatimi i këtij adhurimi është më mirë për të në shtëpinë e saj. Në realitet ajo me këtë veprim bën një mëkat të

______________ [1] Shiko" Edvaul bejan", 6/236. [2] E transmeton Muslimi 443. [3] Këtu hyn edhe zhurma e takave (sh.p). [4] Nurë, 31. [5] Tefsiri i Ibën Kethirit 6/46. [6] Sherh en-Nevevij ala Muslim 10/353. [7] Mbulimi i tërë trupit sipas sheriatit është që mbulesa të jetë e gjerë dhe jo që vizaton e shfaq trupin prej ngushtësisë dhe nga tejdukshmëria e saj, sidomos vendet që nxisin me të madhe epshin. Kjo mbulesë e shëmtuar, që ka nevojë për mbulesë, është përhapur me të madhe në mesin e femrave muslimane, të cilat janë mashtruar nga fetvatë e atyre që janë larguar nga rruga e të parëve tanë të devotshëm (e jo nga Islami)- nga rruga e sahabëve dhe e atyre që i pasuan këta drejt, pra imamët e katër medhhebeve e dijetarët e tjerë që posedoi ky ummet në gjirin e vet (sh.p). [8] Në lidhje me mbulimin e fytyrës dhe të duarve dijetarët kanë rënë në mospajtim. Disa thonë se është obligim mbulimi i tyre e disa e lejojnë zbulimin e tyre dhe ky është mendimi i saktë. Pra, i lejohet femrës që të zbulojë fytyrën, duart dhe jo pjesët e tjera. Për më gjerësisht në lidhje mbi mbulesën e femrës sipas sheriatit lexoni librin Mbulesa nga Imam Albani rahimehullah. (sh.p)

24

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


madh duke i shkaktuar joshje dhe nxitje epshesh vetes dhe dikujt tjetër. 5. Që të mos përzihet me meshkuj në rrugë apo në xhami. Femra muslimane nuk duhet të dalë në safat e meshkujve e as në vendet e tyre, por të falet pas dhe larg tyre. Për këtë është transmetuar nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: "Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Safat më të mirë për meshkuj janë ata të parët e më të këqijtë të fundit, ndërsa safat më të mirë për femra janë të fundit e më të këqijtë për to janë të parët."[9] 6. Mos ta ngrejë zërin në namaz as gjatë leximit e as në thënien amin dhe as të ndërhyjë kur imami gabon, por i mjafton të rrahë shuplakat, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (që thotë): "Thënia subhanallah është për meshkujt (kur imami gabon), rrahja e shuplakave për femrat."[10] 7. Që të largohet (nga xhamia) para meshkujve për të mos u përzier me meshkujt në rrugë apo në dyert e xhamive. Është transmetuar nga Ummu Selemeh radijallahu anha (që ka thënë): "Vërtet Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur ka dhënë selam, ka qëndruar pak në vendin e tij (dhe nuk është kthyer me fytyrë nga xhemati)." Ibn Shihabi thotë: "Kuptojmë e Allahu e di se femrat duhet të dalin e të largohen nga xhamia, që mos t'i takojnë meshkujt ato."[11] Hafidh Ibën Haxheri thotë: "E nga hadithi përfitohet që imami të ketë në konsideratë gjendjen e atyre që falen (pas tij); që të largohemi nga çdo gjë që ka mundësi të shpjerë në mëkate; të largohemi nga vendet e akuzimit; se urrehet përzierja e meshkujve me femrat në rrugë e të mos diskutohet në shtëpi ... dhe se femrat kanë prezantuar në xhami.[12] Fjala përmbledhëse mbi këtë çështje Femra është e obliguar të mbulohet dhe të largohet nga çdo gjë që nxit meshkujt (drejt shthurjes) gjatë daljes së saj nga shtëpia në përgjithësi e në veçanti në xhami. Femra muslimane duhet të ndalet në kufijtë që i ka caktuar Allahu dhe të jetë e bindur se Ai që e obligoi me namaz dhe ia lejoi që të

shkojë në xhami, po Ai është që e obligoi me hixhab (mbulesë), modesti, ndershmëri dhe me turp. E si t'i nënshtrohet Allahut në të parën e të mëkatojë në të dytën? Si të jetë e shpërblyer me praktikimin e veprës që e ka ndaluar Ligjvënësi (Zoti)? Si ta kryejë të lejuarën kur rruga e realizimit të saj është e ndaluar? Vërtet nuk është larg që namazi i saj të jetë i mangët, për arsye se mëkati, nëse nuk i asgjëson veprat, i pakëson ato (në shpërblime). Zemrën ta djeg keqardhja atëherë kur shikon se shumica e femrave në vendin më të mirë - Bejtullahil Harem - në Qabe kanë mbulesë të mangët, e kanë zbuluar fytyrën, i kanë shfaqur bukuritë dhe shkojnë për të kryer adhurime madhështore në vendin më të shenjtë në fytyrën e globit tokësor. Kësaj i shtohet edhe fërkimi i tyre me meshkujt në vendin e tavafit apo në hyrjet dhe daljet e xhamisë si dhe fakti që disa femra paraprijnë që të falin namazin në vendin e tavafit afër Qabes, duke menduar se kjo është më mirë! E ku qëndron këtu e mira kur meshkujt kalojnë rreth tyre, ndërsa Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë në hadithin që e kemi cituar: "...e safat më të këqij për femrat janë ata të parët", për shkak të afrimit të tyre me meshkujt. Atëherë si qëndron puna kur ajo shkon e shtyhet me meshkujt dhe bën namaz te vendi i tyre?! Allahu na ndihmoftë! Femrës i takon të largohet nga shtyrja dhe fërkimi me meshkujt në hyrjet e xhamisë, në veçanti gjatë daljes. Pra, ose të presë derisa të kalojnë një grumbull njerëzish ose le të shpejtojë duke u larguar pas selamit të imamit, para se ta arrijnë meshkujt. Dihet se për meshkujt është e pëlqyer që të qëndrojnë në xhami pas namazit sa për një kohë që ata e vërejnë se femrat janë larguar, mirëpo shumica e tyre nuk kuptojnë. E më parësore është veçimi i hyrjeve për femra, bile më e kërkuar, duke pasuar atë që ndodhi në shekullin e parë, ngase në këtë veprim ka dobi madhështore.[13] Shkëputur nga libri Ahkamu Huduril Mesaxhid Autor: Abdullah ibën Salih el Fevzan Përshtati: Adem Avdiu

______________ [9] Transmeton Muslimi 440. [10] Transmeton Buhariu 1145 dhe Muslimi 422. [11] Transmeton Buhariu 802. [12] Fet'hul Barij 2/336. [13] Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjatë halifatit të tij kishte urdhëruar për hapjen e një hyrjeje të veçantë për femrat (sh.p).

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

25


Minberi

NAMAZI ME XHEMAT NË XHAMI

N

ga mirësia e kësaj feje është lejimi i mbledhjes së muslimanëve kolektivisht në shumë adhurime, njëra prej të cilave është edhe falja e namazit me xhemat në xhami pesë herë në ditë. Përveç faljes së namazit kolektiv në xhami, një tjetër e mirë prej të mirave nga Allahu i Lartësuar është se njeriu fiton edhe në dynja edhe në ahiret sepse njihet me vëllezër të rinj, zbuten zemrat dhe arrihet komunikimi mes muslimanëve, ku i padituri bëhet i ditur me lejen e Allahut të Lartësuar. Sa shumë u lumturuam dhe u gëzuam kur mes nesh ishte muaji i Ramazanit, muaji i mëshirës, muaji i faljes së gjynaheve, muaji i faljes së namazit kolektiv në xhami. Shpesh kënaqemi me xhematin tonë të madh në muajin Ramazan sepse xhamitë tona janë të stërmbushura nga falësit e namazeve, të cilët në këtë muaj janë të rregullt në namazet e tyre me xhemat dhe falen vetëm në xhami. Me përfundimin e Ramazanit vërehet dukshëm mungesa e tyre në namazet me xhemat. A thua pse ndodh kështu? Pse kjo mungesë e falësve të namazit me xhemat në xhami? Kush janë ata të cilët gjithmonë falen me kolektivin? O rob i Allahut, të paktë janë ata që e falin namazin e tyre me xhemat në shtëpitë e Allahut, që janë xhamitë, e këta janë të sinqertët dhe të mirët. Ndërsa ata që kundërshtojnë faljen me xhemat janë hipokritët dhe të justifikuarat nga radhët e femrave dhe ata që kanë arsye. A mos vallë Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim namazin kolektiv në xhami vetëm në muajin Ra-

26

mazan?! A thua për kë janë ndërtuar gjithë këto xhami o muslimanë? Xhamitë do të ankohen tek Allahu i Lartësuar për mospraninë tuaj dhe pakicën e vogël të falësve të namazit me xhemat. Robër të Allahut, ata që shkojnë në xhami për faljen e namazit me xhemat janë njerëz të sinqertë dhe të mirë. Për këtë grup Allahu i Lartësuar në suren Nur thotë: “Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje njerëz të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” Nur 36-37 Kush janë këta njerëz? Ata që falen vetëm në muajin e Ramazanit? Jo, o rob i Allahut, ata janë të sinqertët e të mirët, ashtu siç na tregoi për ta Allahu i Lartësuar në ajetin e lartpërmendur. Mos harro, rob i Allahut, se ai që largohet nga falja e namazit me xhemat në xhami duke mos pasur arsye nga sheriati, ai është i njollosur me nifak, hipokrizi, sepse i Madhërishmi na tregoi për ta në suren Teube: “namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët.” Teube 54 “Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës (njerëzimit) dhe Allahun e përmendin fare pak.” Nisa 142 I Dërguari i Allahut na tregon se "namazi më i rëndë për munafikun është namazi i jacisë dhe i agimit, e sikur ta dinin se ç'ka në të (nga shpërblimet e faljes së namazit), do të vinin këmbado-

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


razi.” (Buhariu 3/46-617-Muslimi 3/380-1041) Ibën Mesudi thotë: "Kam parë se ata që kundërshtonin (namazin me xhemat në xhami) ishin vetëm munafikët, të cilët diheshin si munafikë.” (Muslimi 3/386-1045) A thua vallë cila është urtësia që i Lartësuari dhe Resuli sal-lAllahu alejhi ve sel-lem treguan se namazi më i rëndë për hipokritin është namazi i jacisë dhe i sabahut e jo namazet e tjera? Ngase hipokritët bëjnë syfaqësi përpara njerëzve, kurse namazi i jacisë dhe i sabahut falet në errësirë dhe nuk kanë mundësi të shihen nga ata që falen për hir të tyre. Për këtë shkak ata i neglizhojnë këto dy namaze. Dije, o rob i Allahut, se nuk largohen dhe nuk e kundërshtojnë namazin me xhemat në xhami vetëm se femrat, pasi nuk e kanë obligim nga sheriati faljen e namazit të tyre me xhemat në xhami, por për to vend faljeje janë shtëpitë e tyre. I Dërguari i Allahut tha: "Mos e ndaloni shkuarjen e grave tuaja në xhami. Shtëpitë e tyre janë vendfalje për to.” (Sahih Ebu Davud 2/177-480-530) Dobi: Falja e namazit të gruas në shtëpinë e saj është më e mirë për të sesa të falet me xhemat në xhami, mirëpo nëse gruaja merr rrugën për në xhami ashtu siç ka urdhëruar sheriati, mos e ndaloni të falet pas burrave. Kjo vlen për ju o burra, se ju jeni ata që anashkaloni namazin me xhemat në xhami! Namazin me xhemat në xhami e lënë vetëm ata që kanë arsye. Allahu i Lartësuar tha për ta në suren Tegabun: “Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni.” Tegabun 16 I Dërguari i Allahut thotë: "Kur unë ju urdhëroj për një vepër (urdhër), veprojeni aq sa keni mundësi.” (Buhariu dhe Muslimi) I Dërguari i Allahut thotë: "Kush e dëgjon thirrjen (ezanin) e nuk i përgjigjet, s'ka namaz për të, veçse me arsye.” (Albani, Sahihu-Tergibi vet-Terhib 1/102-426) Prandaj nga ne kërkohet që t'i falim namazet tona me xhemat në xhami. Kemi pasur shumë prej xhematlinjve të cilët kanë qenë të lidhur me xhamitë në muajin e Ramazanit, të cilët namazin e sabahut e falnin me xhe-

mat në shtëpitë e Allahut, xhamitë. Ku mbetën këta njerëz pas Ramazanit, si është puna e tyre? A thua ne e kemi obligim që të falemi me xhemat në xhami vetëm në muajin e shenjtë të Ramazanit apo që të gjithë kemi arsye nga sheriati?! Ibën Mesudi thotë: "Është sjellë njeriu në namaz duke e mbajtur, derisa vendosej mes dy njerëzve për të qëndruar në saf (në rresht me xhemat për t'u falur)." (Muslimi 3/3871046 ) A nuk e mësuat se të sinqertët janë ata që falen me xhemat në xhami? Ata të cilët lënë anash çdo gjë që i largon nga të përkujtuarit e Allahut, ata janë të sinqertët, për të cilët Allahu i Lartësuar në suren Nur thotë: “Njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe të cilët falin namazin.” Nur 37 E ata që lënë namazet e tyre, sidomos namazin e sabahut e të jacisë dhe më pas e mashtrojnë veten dhe kërkojnë ndihmë dhe shpëtim nga Allahu nga çdo e keqe e shejtanit dhe insanit, ata janë njerëz të humbur. Ai që nuk ngrihet para Allahut me namaz në agim e mbrëmje, si ka mundësi të ngrihet kundër armikut apo të kryejë ritet e tjera? Pasha Allahun, ne po e mashtrojmë veten tonë! Një çifut i thotë një muslimani: "Përderisa ju muslimanët nuk keni kujdes ndaj namazeve me xhemat në xhami, e në veçanti namazin e sabahut, nuk kemi frikë e as që frikësohemi nga ju.” Të vërtetën thotë çifuti. Kur ne e lëmë namazin me xhemat në xhami, nuk ka asnjë të mirë te vetja jonë. Pasha Allahun, nëse ne i kthehemi namazit me xhemat në shtëpitë e Allahut, vërtet Allahu do të na ndihmojë dhe shpëtojë! O rob i Allahut, nuk na ka mbetur në këtë botë vetëm se namazi me xhemat dhe ne e anashkalojmë atë. A thua si është halli i atij që e lë namazin në përgjithësi e pas kësaj shpreson e kërkon fitore dhe ndihmë nga Allahu?!

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

27


DISPOZITA E NAMAZIT KOLEKTIV Vëllezër muslimanë, namazi me xhemat është farz për meshkuj, përveç atij që ka arsye, sepse kemi argumente të shumta nga Kur’ani dhe Sunneti që na e bëjnë të qartë obligueshmërinë e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).” Bekare 43 Urdhri i parë është falja e namazit. I dyti është dhënia e zekatit. I treti është përkuluni me ata që përkulen. Ku të përkulemi? Në shtëpitë ku thirret ezani dhe përkujtohet Allahu me dhikër, domethënë në xhami e jo në shtëpi e tregje! A thua cili është dallimi mes urdhrit të parë, të dytë e të tretë?! Përgjigjja: Nuk ka asnjë dallim, urdhri është obligativ. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur të jesh ti (o Muhamed) në mes të besimtarëve dhe të prish faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta!” Nisa 102 Te ky ajet, posaçërisht nga fjala feltekum-le të falet, mësojmë se lami është tregues për obligimin e namazit dhe origjina e urdhrit është obligative, argument që namazi me xhemat është obligativ, pasi Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që namazi me xhemat të falet edhe në luftë, në vendin e betejës, që muslimanët të ngrihen dhe të falin namazin me xhemat pranë armikut dhe pranë betejës. E sikur të ishte namazi me xhemat sunnet, siç pretendojnë disa, atëherë Allahu i Lartësuar nuk do ta kishte urdhëruar të Dërguarin e Tij që të falet me xhemat në kohën e luftës, në betejë! Shembulli më i mirë është shembulli i të Dërguarit tonë të dashur. Argumentet për obligimin e faljes së namazit me xhemat në xhami janë të shumta, si: 1 - Ebu Hurejra transmeton se një njeri i verbër i tha të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam ndonjë njeri që të më drejtojë për në xhami.” Ai i kërkoi të Dërguarit të Allahut leje që të falet në shtëpinë e tij

28

dhe i Dërguari i Allahut i dha atij leje, mirëpo kur ai ia ktheu shpinën duke shkuar, i Dërguari i Allahut e thirri dhe i tha: “A e dëgjon thirrjen për namaz?” Ai tha: “Po.” Pejgamberi alejhisselam tha: "Atëherë përgjigjju asaj (ezanit).” (Muslimi 3/384-1044) O ti që e lë namazin me xhemat në xhami dhe sytë e tu tani shohin, a nuk frikësohesh se mos Allahu ta merr shikimin? Kur ti nuk sheh, nuk ka arsyetim për mospraninë tënde në namaz me xhemat në xhami! Vallahi, ti ke dy sy, je i shëndetshëm, banon afër xhamisë, ke grua e fëmijë, e dëgjon ezanin për në namaz me xhemat pesë herë në ditë dhe nuk i përgjigjesh thirrjes së Allahut?! E si do t’i përgjigjesh pyetjeve në varr?! E si do ta takosh Allahun në Ditën e Kiametit?! Ju po e mashtroni veten tuaj me fjalë boshe! 2 - I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush e dëgjon thirrjen (ezanin) e nuk i përgjigjet, s'ka namaz për të (namazi i tij s’ka vlerë), veçse me arsye (ka pasur justifikim).” (Albani, Sahih irva 2/337-255-340) I është thënë Ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se cili është justifikimi. Tha: “Frika ose sëmundja.” 3 - Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Unë kam menduar të jap urdhër për të falur namazin, pastaj të caktoj dikë t’i udhëheqë njerëzit në namaz e të marr me vete njerëz me dënga drurësh te njerëzit të cilët nuk marrin pjesë në namaz (me xhemat) dhe t’i djeg shtëpitë e tyre mbi ta me zjarr.” (Buhariu 3/380-1041) A thua kush e ndaloi të Dërguarin e Allahut që t’ua djegë shtëpitë atyre që nuk janë të pranishëm në namaz me xhemat në xhami? Krijuesi, sepse vetëm Ai është që e dënon robin me zjarr. 4 - Ebu Derda transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse në një fshat apo shkretëtirë janë tre burra dhe

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


nuk falen bashkë (me xhemat), atëherë shejtani sundon mbi ta. Pra qëndroni me xhematin, pasi delen e vetmuar e ha ujku.” (Albani sahih, Tergib ve terhib 1/122-427) Ai që nuk falet me xhemat në xhami mashtrohet nga shejtani. Ka nga ju që falen me xhemat, ka nga ju që falen në shtëpi. Pasha Allahun, a mund të krahasohet te ti namazi vetëm me namazin në xhami, në dyqanin tënd apo në tregje? I Dërguari i Allahut dhe njerëzit e mirë e të sinqertë kanë vepruar të kundërtën e asaj që po bën ti. Ata e falnin namazin me xhemat në xhami sepse Allahu na urdhëroi që namazet tona t’i falim në xhami dhe ky grup iu përgjigj thirrjes dhe obligimit nga Allahu. 5 - Ibën Mesudi thotë: “Sillej njeriu në namaz duke e mbajtur, derisa vendosej në saf (në rresht me xhemat për t’u falur).” (Muslimi 3/387-1046) Njeriu i sëmurë në kohën e sahabëve sillej në xhami dhe vendosej në saf. A nuk është ky argument se namazi me xhemat në xhami është obligim?! MENDIMET E DIJETARËVE Disa nga dijetarët e medhhebit hanefi, maliki dhe shafi thonë se është sunnet që nuk lihet kurrë. Disa të tjerë thonë se është farz kifaje (nëse kryhet nga disa, bie poshtë obligimi nga të tjerët). Imam Ahmedi dhe pasuesit e tij si dhe dijetarët e hadithit thonë se është farz ajn, obligim për çdo musliman. Disa nga medhhebi dhahirij e konsiderojnë namazin kolektiv si kusht i saktësisë së namazit. Po këtë mendim e ka edhe hoxha i Islamit Ibën Tejmije, kurse nxënësi i tij Ibën Kajimi në librin e tij “Namazi” thotë se namazi me xhemat në xhami është farz ajn. Robër të Allahut, ata të cilët thanë se namazi me xhemat është sunnet dhe ata që thanë se është farz kifaje kanë marrë si argument këto hadithe: 1/ I Dërguari i Allahut thotë: “Namazi me xhemat qëndron njëzet e shtatë shkallë më lart sesa namazi i falur vetëm.” (Buhariu 3/34-

609-Muslimi 3/377-1038) 2/ I Dërguari i Allahut thotë: “Namazi që falet me xhemat qëndron njëzet e pesë herë më lart (shumëfishohet në shpërblim) sesa namazi që falet në shtëpi apo treg.” (Buhariu 3/36-611) Disa prej kundërshtuesve të namazit me xhemat kanë argumentuar me këto hadithe se namazi me xhemat është sunnet. Ne i themi atyre se ky argumentim është shumë i lig dhe nuk lejohet të argumentohet me këto argumente. A thua pse? a: Këto hadithe kanë ardhur si argumentim i shpërblimit dhe mirësisë së namazit me xhemat dhe jo për të treguar dispozitën e namazit me xhemat. b: Këto hadithe na sqarojnë se kush falet vetëm (pa xhemat) në shtëpinë e tij apo në treg, namazi i tij është i pranuar dhe nuk kërkohet që ai ta përsërisë namazin, mirëpo ai është mëkatar sepse ka kundërshtuar faljen e namazit me xhemat në xhami pa pasur arsye të sheriatit, duke u bazuar nga hadithet e mëparshme. O rob i Allahut! Si e le faljen e namazit me xhemat në xhami kur falja është vaxhib dhe ka shpërblim të madh? Transmetohet nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Namazi që falet me xhemat qëndron njëzet e pesë herë më lart (në shpërblim) sesa namazi që falet në shtëpi apo treg. Kjo është kështu sepse ai merr abdest dhe e përsos abdesin dhe shkon në xhami vetëm me qëllim që të falë (namazin) dhe nuk ka hap që e bën ai, vetëm se atij i ngrihet një shkallë dhe i fshihet një mëkat. Kur ai falet (dhe nuk e prish abdesin), melekët vazhdojnë të luten për të gjersa ai qëndron në vendin e faljes: “O Allah, bekoje atë! O Allah, ki mëshirë për të!” Dhe ai konsiderohet në namaz përderisa qëndron duke pritur namazin (e radhës).” (Buhariu 3/36611) Si ta kundërshtojmë urdhrin për faljen e namazit me xhemat në xhami kur i Dërguari i Allahut thotë: “Kush merr abdest dhe e përsos abdestin e tij dhe shkon për të falur namazin obligativ e falet pas imamit, Allahu ia fal atij mëkatet.” (Albani, Sahi-

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

29


hut-Tergibi vet-Terhib 1/97-407) Si të kundërshtojmë urdhrin për faljen e namazit me xhemat në xhami kur i Dërguari i Allahut thotë: “A doni t’ju tregoj se si Allahu i fal mëkatet dhe ua ngre juve gradat?” Thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Përsosja e abdestit, shkuarja e rregullt në xhami, pritja e namazeve në xhami, e gjithë kjo është lidhshmëri, lidhshmëri, lidhshmëri.” (Albani, Sahihut-Tergibi vet-Terhib 1/46-192) Robër të Allahut, le ta mësojmë kujdesin ndaj namazit kolektiv në xhami nga sahabët e ndershëm, shokët e të Dërguarit tonë të dashur, Muhamedit salallahu alejhi ve selem, të cilët janë shembulli më i mirë dhe më i madh për ne. 1 - Abdullah ibën Mesudi na tregon dallimin e atij që kujdeset për namazin kolektiv dhe atij që kundërshton faljen kolektive. Shiko dhe gjeje veten se cilit grup i takon: Ibën Mesudi thotë: "Nëse ndonjëri prej jush dëshiron ta takojë Allahun nesër si musliman, ai duhet të vazhdojë t’i falë këto pesë namaze kudo që dëgjon thirrjen (ezanin) e tyre.” A e di o vëlla musliman se ku thirret ezani? Në xhami, në xhami! “Allahu e ka zgjedhur të Dërguarin tuaj si rrugë të drejtë e udhëzim. Pesë namazet e falura me xhemat janë pjesë e këtij udhëzimi. Nëse ju do t’i falni (namazet) në shtëpitë tuaja, si ky burrë që rri mbrapa në shtëpinë e tij, atëherë ju do ta lini Sunnetin e të Dërguarit tuaj. E, nëse ju e lini Sunnetin e të Dërguarit tuaj, atëherë ju do të devijoni.” Pastaj thotë: “Vërtet unë kam jetuar në kohën kur askush nuk e linte namazin kolektiv, përveç atij që ishte hipokrit dhe njihej për hipokrizi.” (Muslimi 3/387-1046) Ibën Mesudi thotë: ”Njeriu sillej i mbajtur nga dy njerëz, derisa vendosej në saf (në rresht për t'u falur).” (Muslimi 3/387-1046) O ti që lë faljen e namazit me xhemat për shkak të tregtisë, punës, gruas, ki frikë nga Allahu sepse sot është jetë për ty, ndërsa e nesërmja është vdekje; sot je i shëndetshëm, por e nesërmja të takon të sëmurë; sot ke mundësi të vish në xhami me këmbët e tua, nesër do të kesh dëshirë të vish,

30

por nga pamundësia nuk do të mundesh. Robër të Allahut, nëse ne lëmë namazin kolektiv, atëherë ne do të përçahemi. E, nëse ne përçahemi, armiku del fitimtar, prandaj përmbajuni xhematit, kolektivit, sepse nuk largohet nga xhemati vetëm se hipokriti. 2 - Ubej ibën Keabi thotë: “Ishte një njeri nga ensarët dhe unë nuk njihja njeri tjetër që e kishte shtëpinë më larg se ky, por nuk mungonte nga namazi kolektiv dhe njëherë i është thënë atij apo i thashë atij: “A të ta blej një gomar që të vish me të në xhami në vapë e në errësirë?” Ai u përgjigj: "Nuk do të isha i gëzuar po ta kisha shtëpinë pranë xhamisë! Unë dëshiroj që të më shkruhen sevape për ecjen time në xhami dhe sevape gjatë kthimit tim te familja ime (nga xhamia).” I Dërguari i Allahut i tha: “Allahu t’i bashkoi të dyja!” (Muslimi 3/412-1065) Robi i Allahut, nëse ti vjen në xhami ke shpërblim të madh, siç ke shpërblim gjatë kthimit nga xhamia, mirëpo siç po shihet ne nuk kemi nevojë për shpërblimet e Allahut, të cilat të çojnë në xhenet. Robër të Allahut, nga e gjithë kjo që përmendëm kemi përfitime të shumta: a - Nëse ne lëmë anash namazin me xhemat, do jemi prej të humburve. “Nëse ju do t’i falni (namazet) në shtëpitë tuaja, si ky burrë që rri mbrapa në shtëpinë e tij, atëherë ju do ta lini Sunnetin e të Dërguarit tuaj. E, nëse ju e lini Sunnetin e të Dërguarit tuaj, atëherë ju do të devijoni.” (Muslimi 3/387-1046) b - Kush e lë namazin me xhemat pa pasur arsye nga sheriati është nga hipokritët. “Kemi parë se ata që kundërshtonin (namazin me xhemat në xhami) ishin vetëm munafikët ose ai që dihej si mynafik.” (Muslimi 3/386-1045) A do të ishe i kënaqur që të ishte nga hipokritët? A do të ishe i kënaqur që të dyshohej për ty se je nga hipokritët? Mos e lë namazin me xhemat! c - Shkuarja në namaz me xhemat në xhami ka shpërblim të madh nga Allahu. “Të ta blinim një gomar që ti të vije me të në

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


xhami?” Tha: “Unë dëshiroj që të më shkruhen sevape për ecjen time në xhami dhe kthimin te familja ime nga xhamia.” (Muslimi 3/412-1065) Të flasësh për këtë temë nuk do të kishte mjaftuar një ligjëratë apo një fletushkë, por dua që të përmend disa hadithe të sakta të të Dërguarit të Allahut, të cilat e nxisin besimtarin që të jetë prej atyre që i falin namazet me xhemat në xhami. I Dërguari i Allahut thotë: “Përgëzoni ata të cilët shkojnë në errësirë në xhami, se do të kenë dritë të plotë në Ditën e Kiametit.” (Sahihu Tirmidhi 1/377-207, Sahih Ebu Davud 2/168-474) I Dërguari i Allahut thotë: “Tri gjëra janë të garantuara nga Allahu: nëse jeton, do të furnizohet me risk dhe do t’i mjaftojë atij furnizimi. E, nëse vdes, Allahu do ta fusë atë në xhenet: a) kush hyn në shtëpinë e tij dhe jep selam, është i garantuar (mbrojtur) nga Allahu. b) Kush del nga shtëpia për të shkuar në xhami, ai është i garantuar (mbrojtur) nga Allahu. c) Kush del nga shtëpia e tij në luftë për hir të Allahut, ai është i garantuar (ruajtur) nga Allahu.” (Albani, Sahihut-Tergibi vet-Terhib 1/77-321)

e muslimanëve. O Allah, pranona lutjet tona dhe udhëzoji muslimanët në rrugë të drejtë sepse Ti je falës dhe Ti je udhëzues! Na bëj prej atyre që e dëgjojmë Fjalën Tënde dhe e pasojmë duke i kryer ritet e tua, ja Rab!

Bazuar në: 1- Kur'ani i Madhërishëm - Prof.Hasan I. Nahi 2- Ahsenul Bejan min mevakif ehli el-iman Salih bin Taha Abdulvahid 3- Umdetul el-Ahkam - Hafith Abdulgani el Makdisi, me koment të Abdullah Ibën Abdurrahman el-Besam 4- El-vexhiz fi fikhis-sunneti vel-kitabil-aziz, -Abduladhim bin bedevi el-Halefi 5- El-Ihtijarat el-fikhije lil-Imam el-Albani Ibrahim Ebu Shadi 6- Mexhmua Fetava –Ibën baz 7-Sherhul-Mumtië ala zadil-musteknië- Ibën Uthejmin.

I Dërguari i Allahut thotë: “Kush merr abdest në shtëpinë e tij dhe e përsos abdestin, pastaj vjen në xhami, ai është vizitues (mysafir) i Allahut dhe i vizituari e ka për obligim që ta nderojë vizitorin.” (Albani, Sahihut-Tergibi vet-Terhib 1/77-322)

Përmblodhi dhe përshtati: Lirim Sadiku

O rob i Allahut, shkuarja jote në xhami do të thotë se ti je mysafir i Allahut. Dhe ti e lë këtë?! I Dërguari i Allahut thotë: “Shtatë persona do të jenë nën hijen e Allahut, që s’ka hije pos Hijes së Tij, e prej tyre është njeriu që e ka lidhur zemrën e tij me xhaminë.” (Buhariu 3/521-620-Muslimi 5/229-1712) O rob i Allahut, kthehu tek Allahu me pendim para se të të godasë vdekja dhe dije se ai që lë namazin nga bindja dhe e kundërshton obligueshmërinë e namazit, ai është qafir dhe i dalë nga mileti islam. Nëse vdes, ai vdes si qafir dhe nuk lahet, nuk qefinoset dhe nuk varroset në varrezat

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

31


Kolosët e Umetit Biografia e dijetarit

MUKBIL IBËN HADI ELVADII (Allahu e mëshiroftë)

D

ijetari i nderuar, Allahu e mëshiroftë, lindi në vitin 1350 hixhri dhe rrjedh nga një familje e quajtur Ali Rashit, që jetonte në Jemen. Babai i vdiq sa ishte i mitur dhe nuk arriti ta njihte, kështu që u rrit nën përkujdesjen e nënës së tij, e cila kërkonte nga ai që të punonte ashtu si të tjerët, që të sillte të holla për shpenzimet shtëpiake, mirëpo tek ai ana materiale nuk çonte shumë peshë. Ai gjithmonë mendonte një gjë tjetër dhe i thoshte nënës së tij: “Do të shkoj të kërkoj dituri”, ndërsa nëna e tij gjithmonë i thoshte: “Allahu të udhëzoftë!" Ne falënderojmë Allahun që këtë lutje të nënës së tij e bëri realitet, se ai me të vërtetë u bë nga të udhëzuarit dhe ishte shkaktar që shumë të tjerë të udhëzohen në dritën e imanit dhe të Sunnetit. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, më pas bëri një pauzë në mësime dhe kaloi një periudhë kohore duke mos u angazhuar për diturinë, pasi në vendin ku jetonte nuk kishte kush ta nxiste që të kërkonte dituri, edhe pse ky dijetar, Allahu e mëshiroftë, ishte i interesuar dhe e donte kërkimin e diturisë. Më vonë shkoi në xhaminë El-Hadi që të kërkonte dituri, mirëpo nuk hasi askënd që mund ta ndihmonte në këtë drejtim. Pas një kohe e la vendin e tij dhe shkoi në tokën e bekuar, ku gjinden dy Haremet (në Arabinë Saudite) dhe në Nexhd. Aty takoi shumë ligjërues dhe u mahnit nga ligjëratat dhe hytbet e tyre. Dëshira e madhe për kërkimin e diturisë e shtyu të pyeste disa prej tyre se nga cilat libra mund të përfitonte si fillestar në kërkimin e diturisë. Ata i sugjeruan që të blinte "Sahihun e Buhariut", "Bulugul-Meramin", "Rijadus-Salihinin", "Fet-hulMexhidin", shpjegimin e librit Kitabut-Tevhid dhe i dhanë disa nga kopjet e teksteve në disiplinën e tevhidit. Në këtë kohë, ky dijetar, Allahu e mëshiroftë, punonte si rojtar në një ndërtesë në vendin e shenjtë, në Mekë, dhe një kohë të gjatë e kalonte në shfletimin dhe leximin e këtyre librave. Zemra e tij u lidh aq shumë me këta libra, saqë i lexoi disa herë, thuajse i mësoi përmendësh. Njëri nga shkaqet që këto libra zgjuan ndjenjën e interesimit tek ai ishte se ajo që gjendej në brendinë e tyre nuk përputhej me atë që veprohej e besohej në

32

vendlindjen e tij e në veçanti me librin "FethulMexhid sherh Kitabut-Tevhid". Pas një kohe u kthye në vendlindjen e tij dhe duke mos humbur kohë filloi të kundërshtonte çdo bindje e vepër të tyre që ishte në kundërshtim me atë që gjendej brenda atyre librave që mësoi, siç ishte therja e kurbaneve jo për hir të Allahut, ndërtimi i tyrbeve apo xhamive mbi varreza dhe lutja drejtuar atyre etj. Këto lajme mbërritën te shiitët dhe ata menjëherë filluan ta kundërshtojnë davetin e tij. Disa prej tyre e kërcënonin në mënyrë indirekte duke thënë: “Kush e ndërron fenë e tij, vriteni.” Një tjetër i dërgoi një letër farefisit të tij duke u thënë: “Nëse ju nuk e ndaloni atë, ne do ta burgosim!” Megjithatë, ky dijetar, Allahu e mëshiroftë, nuk hoqi dorë nga thirrja e tij e drejtë me bindje të plotë në Allahun e Lartësuar se do ta ndihmonte. Armiqtë e tij, kur panë se kjo mënyrë për ta ndaluar dijetarin ishte e pamundur, vendosën që ta merrnin në xhaminë e tyre El-Hadi, që të mësonte me ta. Qëllimi i tyre ishte që ta bindnin se besimi dhe mësimet e tyre ishin të drejta dhe jo ajo që ai kishte mësuar nga librat që kishte lexuar. Ligjëruesi kryesor në këtë xhami ishte kadiu (gjykatësi) Mutah-hir Hanesh. Me të mësoi librin "El-Akduth-Themin" dhe disa libra të tjerë. Pas një kohe vuri re se librat që ishin në planprogramin e tyre mësimor nuk ishin të dobishëm, me përjashtim të librave të gramatikës arabe. Mësoi nga ai librin "El-Axhrumij-je" dhe "KatrunNeda". Më pas kërkoi nga Kadiu Kasim ibën Jahja që të mësonte me të librin "Bulugul-Meram" dhe ai u pajtua me këtë. Mirëpo pasi në shumë pika nuk pajtoheshin, e ndërpreu mësimin e tij. Pasi librat që mësonin ishin me tematikë shiite dhe mu’tezilite, vendosi të merrej vetëm me mësimin e gramatikës arabe. Mësoi librin "Katrun-Neda" disa herë te Ismail Hutbeja, Allahu e mëshiroftë, në xhaminë ku falte kohët e namazit. Një ditë prej ditësh, Muhamed ibën Hurr-rrij-je erdhi në xhami dhe e këshilloi që të hiqte dorë nga tenxhimi[1] dhe u tha atyre që e mësonin që ta përjashtonin nga xhamia, mirëpo ata ndërmjetësuan për të dhe ai nuk foli më. Disa nga shiitët kalonin pranë tij kur ishte

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


duke mësuar librin "Katrun-Neda" dhe thoshin se edukimi nuk do t'i bënte dobi, por ai heshtte dhe vazhdonte të përfitonte nga librat e gramatikës arabe. Më pas, ky dijetar, Allahu e mëshiroftë, qëndroi në Nexhran rreth dy vite. Aty përfitoi nga Ebu Husejn Mexhdud-Din el-Muej-jidi në gramatikën e gjuhës arabe e më pas udhëtoi drejt Arabisë Saudite. Kështu dijetari i nderuar, Allahu e mëshiroftë, përfitoi nga shiitët në gramatikën arabe, duke mos i mbetur asnjë përshtypje për ta. Ai ka thënë: “Kam qëndruar mes shiitëve duke marrë dije për tre vjet, pastaj Allahu më shpëtoi nga ata.” Në Arabinë Saudite së pari u vendos në një shkollë për mësimin e Kuranit përmendësh në Nexhd, e cila ishte nën mbikëqyrjen e Muhamed ibën Sinan el-Hadait, Allahu e mëshiroftë. Ai u tregua shumë mikpritës me të dhe pa se po përfitonte shumë në atë shkollë. E këshillonte vazhdimisht që të qëndronte tek ai, derisa ta dërgonte në Universitetin Islamik në Medinë, mirëpo kjo gjë nuk u realizua. Kështu që vendosi të transferohet në qytetin e shenjtë të Mekës. Në Mekë ditën punonte kudo që gjente punë, ndërsa natën kërkonte dituri. Shkonte në ligjërata te dijetari Jahja ibën Uthman el-Pakistani, i cili shpjegonte nga tefsiri i ibën Kethirit dhe nga "Sahihu i Buhariut" dhe ai i Muslimit, Allahu i mëshiroftë3. Më pas u takua me dy dijetarë të Jemenit. I pari ishte kadiu Jahja el-Eshvel, me të cilin mësoi librin Subulus-Selam dhe çdo gjë që kërkonte nga ai, ai ia mësonte. I dyti ishte shejh Abdurr-Rrez-zak esh-Shahidhi, i cili i mësonte çdo gjë që kërkonte nga ai. Më vonë u regjistrua në institutin "El-Harem el-Mekki". Aty përfitoi nga shumë profesorë, si nga: shejh Abdul-Aziz Es-Sebil, i cili ishte prej më të dalluarve, Abdull-llah ibën Muhammed ibën Humejd, Muhammed Sebil etj. Sa ishte në këtë institut, arriti të merrte edhe familjen e tij në Mekë dhe kështu qëndruan në këtë qytet gjashtë vjet. Ai gjithashtu përfitonte edhe nga ligjëratat që mbaheshin në Haremin e Mekës (Qabe), si nga dijetari Abdul-Aziz ibën Rashid en-Nexhdi, Muhammed ibën Abdull-llah es-Sumali, etj. Pasi përfundoi mësimet në institutin e Mekës, u transferua në Universitetin Islamik në Medinë dhe u regjistrua në Fakultetin e Davetit dhe Bazave të Fesë. Dijetarët më të shquar prej të cilëve përfitoi ishin Es-Sej-jid Muhammed el-Hakim dhe Muhammed Abdul-Veh-hab Faid. Më pas u regjistrua edhe në Fakultetin e Sheriatit dhe kështu kreu dy

fakultete në Universitetin e Medinës. atë të davetit dhe bazave të fesë dhe të sheriatit. Para se të diplomohej, në universitet u hap edhe shkalla e tretë (magjistratura). Paraqiti dokumentet dhe u pranua në degën e shkencën së hadithit. Aty përfitoi shumë nga mësimdhënësit duke veçuar shejh Muhammed el-Emin el-Misrin, shejh Es-Sejjid Muhammed Hakim el-Misrin, Shejh Hammad ibën Muhammed el-Ensarin, Allahu i mëshiroftë. Ai ndiqte ligjëratat edhe në xhaminë e të Dërguarit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem nga shejh Abdul-Aziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, i cili shpjegonte nga "Sahihu" i Muslimit dhe shkonte te shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, në takimet e veçanta që kishte me kërkuesit e diturisë. Pas disa shpifjeve që iu bënë këtij dijetari ngaqë e kishin zili, u detyrua të kthehej në vendin e tij, në Jemen. Atje filloi thirrjen e tij në atë që kishte mësuar, në atë që kishte qenë i Dërguari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij. Në fillim ishte pa krahë, nuk e ndihmonte askush, mirëpo shpresa e tij tek Allahu gjithmonë ishte e fortë dhe kjo bëri që daveti i tij të mos ndalej derisa doli e vërteta në shesh dhe humbi e kota, ashtu si ka garantuar Allahu i Lartësuar me fjalët: “Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” (El-Isra: 81) Pothuajse i tërë daveti selefi që ekziston sot në Jemen është rezultat i angazhimit të shejh Mukbilit, Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të pafund dhe i shtoftë gradat e tij në xhenet! Vdekja e tij Para se të vdiste ishte i sëmurë nga një sëmundje në mëlçi, prej së cilës vuante prej një kohe të gjatë. Në fund të jetës së tij Ishte për shërim në Amerikë, Gjermani dhe në fund në Arabinë Saudite, ku edhe ndërroi jetë në spitalin ku ishte shtruar, në qytetin e Xhid-des, më 2 Xhumadel-Ula 1422h (21.7.2001). Namazi i xhenazes iu fal në Haremin e Mekës (Qabe) dhe u varros në varrezat el-Adl, pranë varrit të shejh Ibën Bazit dhe shejh Ibën Uthejminit, Allahu i mëshiroftë. Në fund e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që ta shpërblejë këtë dijetar me xhenetin Firdeus dhe ta shoqërojë atë me Pejgamberët, të sinqertët, me shehidët dhe të mirët! Përgatiti: Sabahudin Selimi www.muqbl.com

______________ [1] Tenxhim dmth : Të percaktosh përmes parashikit të yjeve se në tokë to të ndodhë diqka në të ardhmen. Kjo është e ndaluar në fenë tonë, sepse është dituri e fshehtë e këtë nuk e din askush përveq Allahut. Allahu ne Kuran thotë ; “çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai (Allahu), atë (diturinë e fshehtë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, as një gjethë nuk bie pa e ditur Ai. S’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh). Enam Ajeti 59. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

33


Tema

VRASJA E NJERËZVE TË PAFAJSHËM NGA KAMIKAZËT

S

’ka dyshim se shpërthimet e mjera të ndodhura nëpër shumë vende janë veprime të neveritshme, por Islami është i pastër prej tyre. Me lejen e Allahu në vazhdim do paraqesim argumentet se ky veprim është prishje dhe shkatërrim, krim dhe terror, duke sqaruar dispozitat e tij dhe peshoren e Islamit rreth kësaj vepre të shëmtuar. Islami urdhëron për drejtësi, bamirësi dhe mëshirë Islami ndalon nga të këqijat dhe dhuna, Allahu në Kur’an thotë: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” Nahël: 90. E kjo është vepër shkatërruese e jo drejtuese e aq më pak bamirëse dhe mëshiruese, por është e neveritur si shprehje, e dhunshme si veprim. Islami e ndalon armiqësinë dhe padrejtësinë Allahu në Kur’an thotë: “E mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë.” Bekare 190 E në hadithin kudsij Allahu thotë: “O robërit e Mi, kam bërë të ndaluar padrejtësinë për Vete, e kam bërë të ndaluar edhe mes jush, pra mos bëni padrejtësi…”, e kjo vepër pa dyshim se bën thirrje në armiqësi dhe padrejtësi.

1

2

34

3

Islami i ndalon shkatrrimet në tokë Allahu në Kur'an thotë: “E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E, Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin).“ Bekare 205 “E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë!" Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” Bekare 11 S’ka dyshim se kjo vepër është çrregullim në tokë, bile nuk ka çrregullim më të dhimbshëm se ky. Nga parimet e Islamit “largo dëmet”. Argument për këtë kemi fjalën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Ska dëm dhe s'ka të dëmtuar reciprokisht”, si e tillë është transmetuar nga shumë shokë të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Transmeton Ebi Surmete nga Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: ”Kush bën të këqija, Allahu ia sjell të këqijat atij. Kush ndan dhe bën përçarje, Allahu do të ndajë dhe bëjë përçarje tek ai.” Pa dyshim se ndëshkimi është pjesë e veprës e ashtu si ia bën dikujt, i kthehet atij, kështu që nuk i lejohet muslimanit ta dëmtojë muslimanin me fjalë apo vepër, se veprimi i të tillëve pa dyshim se është nga dëmet më të urryera dhe më të dëmshmet. Nga parimet e Islamit "sjellja e interesave dhe largimi i dëmeve" Pa dyshim se veprimi i tyre nuk sjell interesa

4

5

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


e as dobi, ndërsa dëmi është i pallogaritshëm. Islami ndalon vetëvrasjet (kamikazët). Allahu në Kur’an thotë: ”...dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëritjetrin). Vërtet, Allahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti), qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” Nisa 29-30 Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: ”Kush bie në litar dhe e mbyt vetën në të, ai është në xhehenem duke rënë në litar çdo herë dhe kurdoherë. Kush përdor substanca helmuese dhe e mbyt veten me to, ai do të përdorë të tillat në xhehenem përgjithmonë. Kush e mbyt veten me hekur, hekuri i tij do të ngulet në barkun e tij në xhehenem përgjithmonë.”[1] E pa dyshim se ata mbytën veten në këto shpërthime të neveritshme. Islami e ndalon vrasjen e muslimanit pa të drejtë Allahu në Kur’an thotë: ”Dhe mos e mbytni njeriun që Allahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati).” Isra 33 Pastaj Allahu duke cilësuar besimtarët si robër të Mëshiruesit thotë: ”Edhe ata që pos Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.” Furkan 68-69 Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Nuk lejohet gjaku i muslimanit, i

6

7

cili shqipton se s’ka të adhuruar tjerë me meritë pos Allahut dhe se unë jam i Dërguar i Allahut, pos në tri raste: 1) plaku zinaqar, 2) vrasje për vrasje, 3) i larguari nga feja dhe i dali nga xhemati.”[2] Transmeton Abdullah ibën Amëri, Allahu qoftë i kënaqur me të: ”Shkatërrimi i dyjnjasë është më e lehtë tek Allahu sesa vrasja e një muslimani.”[3] E sa muslimanë janë vrarë në këto shpërthime?! Islami është fe e mëshirës dhe se ai që nuk mëshiron, nuk mëshirohet. Mëshiruesit i përfshin mëshira e përkryer e Allahut dhe në këtë kontekst kanë ardhur argumente të shumta nga hadithet e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-em. Transmeton Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Nuk ngrihet, nuk largohet mëshira pos nga zemërkeqi.”[4] Madje Islami i mbulon me mëshiren e vet edhe kafshët. Transmeton Ebi Umamete, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush mëshiron, qoftë ajo mëshirë edhe ndaj kafshës që theret, Allahu do ta mëshirojë atë në Ditën e Gjykimit.”[5] Transmeton Kurrete dhe thotë se një njeri ka thënë: "O i Dërguar i Allahut, unë ther dashin e të jem i mëshirshëm?" Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem tha: ”Dashin, nëse e mëshiron, Allahu të mëshiron ty.” [6] Dy herë është falur personi për mëshirën e tij ndaj qenit. Ai kishte parë një qen të etur para ngordhjes e me këpucën e tij kishte nxjerrë ujë nga pusi duke e shpëtuar nga ngordhja, Allahu e falënderoi atë, ia fali mëkatet atij ."[7] Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kë-

8

______________ [1] Trans Buhariu 5778, Muslimi 109 [2] Trans Buhariu 6878, Muslimi 1676 [3] Trans Tirmidhiu 1395, e sakësoi Albani Allahu e mëshiroftë në “Sahih Suneni Tirmidhi” 1126 [4] Trans Ebi Davud 4942, Tirmidhiu 1923, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “Sahih el Xhamii”, 7467 [5] Trans Buhariu në “ Edebul Mufred” 381, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “ Sahih Edebul Mufred” 294. [6] Trans Buhariu në “ Edebul Mufred” 373, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “ Sahih Edebul Mufred” 287 [7] Trans Buhariu 2466, Muslimi 2244 hadithin që e transmeton Ebi Hurejra Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

35


naqur me të, thotë: "Ishim në udhëtim me Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem derisa ai u largua për nevoja të veta. Ne vërejtëm një deve me të voglin e saj, ia morëm të voglin dhe kur erdhi nëna e saj, bënte sikur kërkonte të voglin e saj. Erdhi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe tha: ”Kush e ka shqetësuar për të voglin e saj? Kthejani të voglin asaj.” [8] Shiko këtë mëshirë madhore për të cilën bën thirrje Islami, pastaj medito vepruesit e këtyre veprave: fëmijët mbeten jetimë, gratë mbeten të veja, shpirtrat pikllohen, zemrat frikësohen, pasuria shkatërrohet. E, ku është mëshira e Allahut, sikur të logjikonin? Islami ndalon tmerrimin dhe frikësimin e muslimanëve AbduRrahman ibën ebi Lejla thotë: "Na kanë treguar shokët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se po udhëtonin me Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e njëri prej tyre u kot në gjumë dhe ata ia bënë një litar, në të cilën ai ra. Ai u frikësua dhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: ”Nuk i takon muslimanit ta frikësojë muslimanin.” [9] E sa muslimanë janë frikësuar, tmerruar dhe tronditur gjatë këtyre shpërthimeve?! Islami ndalon ngritjen e armës kundër muslimanit Transmeton Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Kush ngre armët kundër nesh, ai nuk është prej nesh.” [10] Transmeton Ebi Musa, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Nese dikush kalon, vjen

9

10

në xhami apo treg, dhe me vete ka hark shigjete, ai ta mbajë harkun larg shtizave ose ta kapë atë në dorë, në mënyrë që të jenë të ruajtur muslimanët nga goditja e tyre.” [11] E në këto shpërthime e krime u hodhën mjete shpërthyese dhe armë shkatërruese në mesin e muslimanëve dhe në vendbanimet e tyre! Islami e ndalon drejtimin e armës kundër muslimanit, qoftë ajo me gjithë mend apo me shaka. Islami e ndalon që t’ia japësh tjetrit shpatën e nxjerrë nga këllëfi ose t’ia japësh nga maja e saj dhe arsyeja është që të mbrohen njerëzit dhe të jenë të sigurt. Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Mos t’ia tregojë askush armën vëllait të vet, ngase ai nuk e di, ndoshta shejtani e tërheq nga dora e tij e pastaj bie në gropë të zjarrit.” [12] Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: ”Kush ia drejton vëllait të vet hekurin, pa dyshim se melaiket do ta mallkojnë, derisa ta largojë, edhe nëse ai është vëllai i tij nga babai dhe nëna.” [13] Transmeton Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka ndalur të jepet shpata nga maja e saj.[14] Arsyeja është ruajtja dhe stabiliteti, që të mos ketë dëme të paqëllimëshme. Medito pak kërcnimin që është bërë në termin e hadithit ”e pastaj bie në gropë të zjarrit”, “pa dyshim se melaiket do ta mallkojnë”. Si është çështja me këtë terrorizëm dhe këto dëmtime

11

______________ [8] Trans Ebu Davudi 2675, e saktësoi Albani në “Sahih Suneni Ebi Davud” 2329 [9] Trans Ebu Davudi 5004, e saktësoi Albani në “Sahih Suneni Ebi Davud” 4184 [10] Trans Buhariu 7070, Muslimi 98 [11] Trans Buhariu 7075, Muslimi 2651 [12] Trans Buhariu 7072, Muslimi 2617 [13] Trans Muslimi 2616 [14] Trans Ebu Davudi 2588, Tirmidhiu 2163, e ka saktësuar Albani në “Sahih el Xhamii” 6819

36

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9


të qëllimshme?! Islami ndalon tradhtinë dhe mashtrimet Allahu në Kur’an thotë: ”Allahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).” Enfal 58 “Allahu nuk e do atë që është tradhtar e mëkatar.” Nisa 107 Ebi Saidi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Çdo tradhtar në Ditën e Gjykimit dallohet me flamurin e tij në bazë të tradhtisë së tij. E, s’ka dyshim se tradhtia më e madhe është tradhtia e kryer nga udhëheqësi i popullit.” Dhe transmetohet nga Burejde Allahu qoftë i kënaqur me të se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur caktonte një udhëheqës lufte mbi ndonjë batalion, e porosiste atë që të ketë frikë Allahun dhe muslimanët që ishin me të i porosiste për devotshmëri. Pastaj u tha: “Luftoni me emër të Allahut, në rrugë të Allahut, luftoni ata që nuk besojnë Allahun. Luftoni, por mos e teproni e as mos tradhtoni, as mos masakroni dhe mos vrisni fëmijë” [15] A ka tradhti më të madhe sesa ajo që po bëjnë kamikazët e sotëm, të cilet vrasin me dhjetra musliman të pafajshem?!! Islami e ndalon vrasjen e fëmijëve, grave dhe pleqve Në lidhje me hadithin që transmeton Burejdete: "Dhe mos mbytni fëmijë”, Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se në një nga luftërat e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është gjetur një grua e vrarë. E kundërshtoi dhe e ndaloi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem vrasjen e grave dhe të fëmijëve.[16] Transmeton Enes ibën Maliku, Allahu qoftë

12

13

i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Shkoni në emër të Allahut dhe për Allahun, për umetin e Resulullahut, mos vrisni plakë të moshuar, as fëmijë e as të vegjël dhe as grua.”[17] Kurse krimi i shpërthimeve nuk bën dallim mes të voglit dhe të moshuarit, mes gruas dhe burrit, por viktimat e tyre janë të moshuarit, gratë dhe fëmijët. Islami mbron marrëveshjet dhe kushtet e tyre, ndalon mbytjen e muahidëve dhe të muste’ëminëve.[18] Allahu në Kur’an thotë: "Premtimin zbatojeni, pse për premtimin ka përgjegjësi.” Isra 34 “O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet).” Maide 1 Abdullah ibën Amëri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të ketë thënë: "Kush e vret të mbrojturin, nuk do ta nuhasë erën e xhenetit, edhe pse era e tij nuhatet (në largësinë) për dyzet vite ecje.” [19] Amër ibën el Hamiki er Rrezai, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush e fut në sigurinë e vet një njeri e pastaj e vret atë, unë jam i pastër nga vrasësi, edhe nëse i vrari është jobesimtar.” [20] E kush hyn nga jomuslimanët në tokat e muslimanëve i garantuar dhe i siguruar nga udhëheqësi i tyre, nuk lejohet sulmi ndaj tij apo ndaj pasurisë së tij. Te muslimanët mbrojtja është e njëjtë. E këta zullumqarë nuk kujdesen për garancitë e dhëna nga muslimanët, duke mos i ruajtur marrëveshtjet dhe protokollet, por vrasin të mbrojturit dhe të siguruarit.

14

______________ [15] Tra.Muslimi 1731. [16] Trans Buhariu 3014, Muslimi 1744 [17] Trans Ebu Davudi 2614, e ka cilësuar të dobët Albani në Sunenin e Ebu Davudit 561. [18] Muahidët dhe musteëminët janë ata që hyjnë në vendet islame të garantuar me siguri nga udhëheqësia e vendit islam gjersa qëndrojnë në atë vend. [19] Trans Buhariu 3166 [20] Trans Ibën Hibbani në “Sahihun” e tij 5982, Taberani në “ EsSagir” 38, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “Sahih et Tergib” 3007.

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

37


15

Islami e ndalon sulmin ndaj të tjerëve dhe shkatërrimin e pasurive të tyre Ebi Bekrete, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "...S’ka dyshim se gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj, është i ndaluar mes jush, siç është e ndaluar kjo ditë për ju, në këtë muaj dhe në këtë vend.” [21] E këta të mjerë sa shtëpi dhe vendbanime kanë dëmtuar? Sa pasuri dhe përfitime i shkatërruan?! Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem e ka ndaluar sulmin ndaj njerëzve natën, kur ata janë në qetësinë dhe rehatinë e tyre, duke e kërcënuar vepruesin e kësaj vepre. Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Kush sulmon natën nuk është prej nesh.” [22] Ndërsa ata zgjedhin natën për realizimin e gjenocidit dhe të veprës së urryer. Së fundi, themi se çdokush që e njeh Islamin në bazat e tij madhore, në rregullat dhe këshillat e mençura, e kupton me kuptim të plotë dhe i bindur me bindje të plotë në dallimin mes këtyre veprave terroriste dhe faktit që në legjislacionin islam ato janë të ndaluara dhe nuk pranohen në fenë e çiltër islame. Këto vepra terroriste nuk lejohet t’i atribuohen Islamit dhe muslimanëve. Përmes tyre luftohen rregullat e Islamit, që janë urdhri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Pra, këto janë qëndrime jonormale, që i atribuohen vetëm autorëve të tyre dhe mëkatin e mbartin edhe ndihmësit e tyre. Allahu në Kur’an thotë: "e askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit.” Isra 15 Islami është i pastër nga këto vepra. E them

16

këtë këshillë për fenë e Allahut, që mos t’i atribuohet Islamit diçka që nuk është e tij. Gjithashtu si këshillë për besimtarët, që mos t'u atribuohet diçka nga veprat që nuk u takojnë atyre, në mënyrë që të mos hutohet injoranti dhe të mos mashtrohet i lëkunduri, duke i ndërprerë rrugën çdokujt që dëshiron ta njollosë këtë fe madhore përmes qëndrimeve të personave që nuk përfaqësojnë Islamin, të cilët nuk bazohen në këshillat dhe rregullat e fesë së çiltër. Allahu në Kur’an thotë: "Unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!” Hud 88 Pa dyshim se Allahu është përgjegjës të na japë rezultate të mira, të na udhëzojë në rrugën e drejtë, duke kërkuar nga Allahu të na mbrojë nga rrugët e humbjes, qoftë ato të njohura apo të panjohura. Kërkoj nga Allahu të ruajë te muslimanët besimin dhe sigurinë, duke larguar nga ata me mëshirën dhe bujarinë e Tij çdo të keqe dhe sprovë. S'ka dyshim se Ai është dëgjues dhe përgjigjës.

______________ [21] Trans Buhariu 67, Muslimi 1679 [22] Trans Ahmedi 2/321, e saktësoi Albani Allahu e mëshiroftë në “ Sahih el Xhami”, 6270

38

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

Shkëputur nga: El Fevaidu el Menthureh AbduRrezak ibën AbdulMuhsin el Beder Përshtati: Unejs Murati


SHPËRNDARJA E

VITRAVE

L

ibraria fetare kulturore “Atik” në Gjilan, e cila vepron nën patronatin e Q.V.K “Imam Albani” - dega Gjilan, edhe këtë vit ishte afër familjeve skamnore, e cila organizoi grumbullimin dhe shpërndarjen e Vitrave. Në kordinim edhe me subjektet tjera bëmirëse, edhe këtë vit ky organizim ishte i zgjeruar në lokacionet ku lufta e fundit kishte lënë pasojat më të mëdha në këtë regjion. Përkushtimi më i madh ishte tek jetimet e varfër, pastaj tek skamoret me varfëri të skajshme. Është viti i dytë i organizimit të tillë në këtë lokacion e si pikënisje ishte fshati Llashticë komuna e Gjilanit ku u shpërndan ndihma për jetima dhe skamnorë. Pastaj duke kaluar ne fshatin Zhegër, dhe në atë zonë vazhduam tek fshati Shurdhan, Pidiq, Goden e Selishtë.. Dhe gjithashtu në fshatin Lladovë, Remnik e disa vende tjera të komunës së Vitisë. Gjithësejt këtë vit ndihmuam 66 familje, ato raste që me të vërtet ishin lënë

anash nga çdo subjekt bëmirës. Vitrat e shpërndara për skamnorët ishin fryt i njerëzve që dorëzuan vitrat e tyre vullnetarisht në zyrën e librarisë Atik në Gjilan. Pra, nga ky projekt përfituan 66 familje: Përmbajtja e pakos ishte kjo: 1. 25 kg Miell 2. 2 kg oriz 3. 2 shishe vaj 4. 2 pako makarona 5. 2 pako fide 6. 1 komplet supë e gatshme 7. 5 kg sheqer 8. 1 kg kryp 9. 1 pako biber 10. 1 pako vegetë 11. 1 sallam 12. 1 lëng 13. 1 pako llokuma 14. 1 pako bonbona

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

39


Vendet e shpërndarjes dhe numri i familjeve: 1. Llashticë 25 familje 2. Zhegër 18 familje 3. Lladovë 4 familje 4. Shurdhan 3 familje 5. Goden 5 familje 6. Selishtë 2 familje 7. Remnik 3 familje 8. Viti 6 familje I falënderojmë të gjithë ata që vullnetarisht na e kanë besuar shpërndarjen e Vitrave të varfërve të cilët I kanë merituar ato, dhe e lusim Allahun e madhëruar që t’ua pranojë atë atyre… Libraria fetare kulturore “Atik” - Gjilan Q.V.K “Imam Albani” - dega Gjilan

40

Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9

Revista Delirje & Edukim Nr.6  

Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës. Vrasja e njerë...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you