Co- PLAN Raporti Vjetor_ 2016

Page 43

Planet e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta, Bashkia Pukë dhe Malësia e Madhe Periudha e Zbatimit: Shkurt 2016 - Dhjetor 2016 Donator: Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) /dldp Fondi: 49,827.00 EUR Zbatuar në: Bashkinë Pukë dhe Malësinë e Madhe Implementuar nga: Co-PLAN dhe Metropolis

Gjatë periudhës shtator-tetor 2016, Co-PLAN dhe Metropolis mbështetën bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe në auditimin e shërbimeve të mbetjeve, si një masë e parë për konsolidimin e shërbimit, pas zbatimit të reformës territoriale dhe administrative. Procesi përfshiu gjetjet fillestare nga të dhënat e bashkive, vlerësimet në terren, konsultimet me qytetarët dhe autoritetet lokale dhe rekomandimet e ekspertëve. Të dyja bashkitë morrën asistencë teknike në planifikim dhe mbështetje infrastrukturore, në mënyrë që të sigurojnë ofrim sa më të mirë të shërbimit. Përmes një qasjeje të integruar dhe mbështetjes së vazhdueshme teknike, Bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe, hartuan dhe aprovuan planet e integruara vendore për menaxhim të mbetjeve, të cilat priten të përmirësojnë performancën e ofrimit të shërbimeve, zgjerimin e zones së mbulimit dhe reduktimin e kostove. Projekti nxorri mësime dhe praktika të cilat do të kontribuojnë gjithashtu për rishikimin dhe përmirësimin e instrumentave të planifikimit të proceseve të menaxhimit të mbetjeve, menaxhimin financiar të sektorit dhe komunikimit me qytetarët. Disa nga rezultatet dhe aktivitetet kryesore për vitin 2016 përfshijnë:  Hartimin e planeve afatshkurtra të veprimi të lidhura me: -Listën e prioriteteve të investimeve që do të prokurohen përmes mbështetjes së dldp-së në bashkinë e Pukës; -Mundësinë për të filluar një studim fizibiliteti për një stacion transferimi në Malësinë e Madhe, në kuadër të sistemit të trajtimit të mbetjeve.

42-43


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.