Co- PLAN Raporti Vjetor_ 2014

Page 32

Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 2014

34 - 35

Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP) Periudha e Zbatimit: 2012 - 2017 Donatori: USAID Fondi: 984,599 USD Zbatuar në: Shqipëri Zbatuar nga: Tetratech ARD, Co-PLAN

Përgjatë vitit 2014, Co-PLAN, në bashkëpunim me Tetratech ARD, ka vijuar punën për zbatimin e Projektit të Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP) të financuar nga USAID. Projekti është fokusuar në nivelin qendror dhe vendor të qeverisjes, për mundësimin e pranimit të parimeve të qeverisjes së decentralizuar, si dhe për të institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për drejtimin e bashkive. Fushat ku vepron ky projekt janë katër: 1) mbështetje për qeverinë shqiptare në zbatimin e politikave efektive dhe legjislacionin e decentralizimit; 2) përmirësimi i qeverisjes vendore; 3) përmirësimi i manaxhimit të shërbimeve vendore: 4) asistencë për qeverinë shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e rritjes urbane dhe rajonale. Kontributi i Co-PLAN është në zbatimin e komponentëve 1 dhe 4. Rezultatet e arritura, përgjatë vitit 2014, në kuadër të punës në komponentët 1 dhe 4 janë: - U mbështet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) në procesin e rishikimit të legjislacionit sektorial të planifikimit të territorit; ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe aktet e tij nënligjore. - Trajnimi i stafit të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) dhe AKPT-së, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve publike për planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit, në fushën e planifikimit të territorit dhe instrumenteve inovative të manaxhimit të tokës. - Asistencë ndaj AKPT në hartimin e qëllimit të punës (scope of work) për përgatitjen e analizës në kuadër të hartimit të Planit Kombëtar të Territorit. - U mbështetën disa njësi vendore, në bashkëpunim me AKPT dhe Universitetin POLIS, për hartimin e disa projekteve (design briefs) për ripërtëritje urbane të qyteteve. - Në kuadër të asistencës ndaj njësive vendore për hartimin e projekteve të detajuara u organizua dhe një konferencë ndërkombëtare me titull “Forumi i Kryebashkiakëve mbi Transformimin Urban” me fokus rolin e Kryebashkiakëve në transformimin urban të qyteteve të tyre duke përdorur dizajnin urban për ripërtëritje dhe rijetësimin e qendrave të banuara.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.