Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit në Shqipëri – Manuali teknik 2012

Page 64

63

Kujdes! Sipas pikave 1 të neneve 20 dhe 21 të ligjit të planifikimit, politika (si instrument planifikimi) është shprehja më e lartë e planifikimit të territorit dhe plani (si instrument planifikimi) mbështetet në një politikë të miratuar dhe e vë atë në zbatim në një territor të caktuar, gjatë një periudhe të caktuar kohore. Ajo që u tha më lart tregon se për të hartuar një PPV, Ju duhet të miratoni më parë një PZhTNjV për territorin tuaj. Nga ana tjetër, po sipas ligjit të planifikimit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, PPV-ja dhe PZhTNjV-ja kalojnë nëpër të njëjtin proces hartimi dhe miratimi, veç faktit që PZhTNjV-ja miratohet vetëm nga Këshilli i Bashkisë/Komunës, ndërsa PPV-ja miratohet edhe në KKT (sipas rasteve të parashikuara në ligjin e planifikimit). Pra “teorikisht”, Ju duhet të kryeni një proces hartimi deri në miratim për PZhTNjV-së dhe vetëm pas miratimit të nisni po të njëjtin lloj procesi, por kësaj herë për hartimin dhe miratimin e PPV-së. Megjithatë, pothuajse të gjitha bashkitë dhe komunat do të ndodhen në një situatë siç shpjegohet më poshtë, në momentin që ligji i planifikimit hyn në fuqi me efekte të plota: •

Duhet patjetër të hartojnë PPV-në, pra detyrimisht të kenë hartuar dhe miratuar paraprakisht edhe PZhTNjV-në më parë.

Kanë shumë pak kohë në dispozicion për të hartuar këto dy instrumente (plus rregulloren e planifikimit që shpjegohet në seksionin 2.3.3).

Sikurse do të vini re nga VKM-ja 481 dhe ky manual, disa analiza të gjendjes ekzistuese dhe procese grumbullimi informacioni janë të njëjta për të dyja instrumentet.

Numri i dëgjesave publike të detyrueshme ligjërisht nuk është i vogël, dhe nëse kemi dy procese të thelluara, të gjata dhe që vijnë njëri pas tjetrit, rrezikohet që aktorët/qytetarët të lodhen dhe të mos e ndjekin procesin deri në fund.

Në një situatë të tillë, është e sugjerueshme që bashkitë dhe komunat t`a bëjnë efiçient procesin dhe t`i hartojnë sëbashku dy instrumentet në një proces të vetëm. Këtë e mbështet edhe neni 47 i ligjit të planifikimit. Por, Kujdes! Ky “bashkim” nuk do të thotë aspak që ju të mos kryeni ose të “bashkoni” hapat e detyrueshëm ligjorë të procesit për secilin instrument, si psh. bashkërendimi, ndërmjetësimi, këshillimi publik, etj. Sa u përket këtyre hapave, afatet përcaktohen në planin e veprimeve që harton autoriteti i planifikimit, por brenda kornizave ligjore për këtë qëllim. Ju mund të jeni më efiçientë në proces duke shkurtuar kohën për hapa të tillë si: krijimi i grupit të punës dhe/ose grupit të ekspertëve (i njëjtë në të dyja rastet); përpilimi i planit të veprimeve (mund të bëhet njëherësh për të dyja instrumentet edhe pse miratohet me pjesë në këshillin vendor); kryerja e analizave të gjendjes ekzistuese dhe prodhimi i dokumentit të Analizës dhe Vlerësimit të Thelluar sipas nenit 18 të VKM-së 481, dokument i cili do t`u shërbejë të dyja instrumenteve etj. Pra në përgjithësi, ju mund të siguroni efiçiencë në burimet njerëzore dhe ekonomike, si edhe në proces nga pikëpamja e metodologjisë dhe prodhimit të dokumenteve përmbajtësore. Kujdes! Ligjërisht është e lejueshme që ju të hartoni PZhTNjV-në dhe të vendosni të hartoni PPV pas një periudhe kohore të konsiderueshme (p.sh., 1 vit ose më shumë). Megjithatë, edhe pse një vendim të tillë ju mund ta merrni për arsye financiare, është shumë e këshillueshme që të dyja instrumentet të hartohen si një proces i vetëm ose së paku, pa diferencë kohore mes tyre. Në rast të diferencës kohore mes hartimit të dy instrumenteve, ju do t`u duhej gjithsesi të rishikonit PZHTNjV-në si rezultat i ndryshimit të kontekstit urban/territorial/ekonomik dhe i nevojës për të përditësuar informacionin. Pra realisht do të përfundonit në një zgjidhje më të shtrenjtë nga pikëpamja financiare.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.