Page 1

Çmimi AIITC Edicioni i 1 të

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization www.aiitc.net


Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, organizon për të dhjetin vit radhazi “Çmimin AIITC”. Ky është një nga konkurset më të rëndësishëm që vlerëson prurjet e krijimtarisë së një viti kalendarik dhe që stimulon studiuesit dhe talentet e reja për kontributin, që sjellin në shkencë, art dhe kulturë. Me objektivitet të plotë do të vlerësohet puna krijuese dhe hulumtuese gjatë periudhës kohore qershor 2016 - maj 2017, për tre kategoritë kryesore: Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame. Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë. Krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë ose në poezi me temë “E bukura në shpirt dhe në jetë”


Çmimi aiitc Edicioni i 1 - të Çfarë është “Çmimi AIITC” dhe cilat janë shpërblimet e tij? ”Çmimi AIITC”, që në mënyrë sigluese përfaqësohet me inicialet e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam në gjuhën angleze (AIITC), ndahet në tri kategori kryesore: Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame. Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë. Krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë ose në poezi me temë: “E bukura në shpirt dhe në jetë” Janë tri faza nëpër të cilat zhvillohet “Çmimi AIITC”: fillimisht është faza e konkurrimit, e cila përfundon paralelisht me fazën krijuese të marrë në shqyrtim vlerësues. Më pas është faza e përzgjedhjes dhe e vlerësimit të materialeve për konkurrim dhe në fund, është faza finale e shpalljes së fituesve, nga ku komunikohet vendimi i komisionit përzgjedhës. Ndër vite kanë marrë pjesë në këtë konkurs dhe kanë fituar emra të shquar nga fusha të ndryshme të shkencës, artit e kulturës shqiptare. Përveç medaljeve të argjendta dhe certifikatave me motivacion vlerësues, fituesve u akordohet dhe një shpërblim në vlerë monetare. Për fituesit në kategorinë “Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame” akordohen 3000 dollarë. Për kategorinë e pikturës jepet shpërblimi prej 1500 dollarësh dhe për krijimtarinë e moshave të reja akordohen 500 dollarë. Kandidatët vlerësohen vetëm mbi bazën e meritave, pavarësisht nga kombësia, raca, feja apo gjinia. Ky kriter vlerësimi ka nxitur pjesëmarrjen e gjerë të krijuesve të mirënjohur, por edhe të rinj, angazhimi i të cilëve ka rritur ndjeshëm konkurrencën dhe cilësinë e këtij çmimi.


Çmimi aiitc Edicioni i 1 - të Cilat janë kushtet dhe kërkesat? Kriteret për konkurrim: Punimet që paraqiten për konkurrim duhet të plotësojnë këto kritere: Të jenë krijime origjinale, të botuara (ose të pabotuara në rastin e krijimtarisë së moshave të reja). Të jenë krijime dhe botime të periudhës së konkurrimit. Të kenë mesazhe në dobi të shoqërisë dhe të përcjellin fakte shkencore. Kandidimet duhet të përfshijnë: Një kërkesë zyrtare drejtuar AIITC-së për pjesëmarrjen në konkursin “Çmimi AIITC”. Një jetëshkrim të shkruar të konkurrentit, ku të jepen hollësi për formimin dhe përvojën profesionale. Pesë kopje të botimit, tre nga të cilat do të ruhen në Librotekën e AIITC, pikturën konkurruese dhe pesë kopje të prozës ose të poezisë. Një fotografi të kandidatit, të cilat të jenë të kohëve të fundit, në letër mat dhe me përmasa 4x6 cm. Dorëzimi i formularit të regjistrimit me të dhënat përkatëse të kandidatit.


Çmimi aiitc Edicioni i 1 - të Ftesë I/ E nderuar Z / Znj. Duke pasur parasysh kontributin, që ju keni dhënë kulturës shqiptare nëpërmjet krijimtarisë suaj, do të kishim kënaqësinë që ju të ishit konkurrent në edicionin e dhjetë të “Çmimit AIITC”. Afati i dorëzimit të veprave të konkurrentëve është data 05.09.2017


Çmimi aiitc Edicioni i 1 - të Formular regjistrimi

Emri i kandidatit (emri, atësia, mbiemri) Datëlindja Vendlindja Vendbanimi Nënshtetësia (e mëparshme, e tanishme) Përmbledhja e arritjeve kryesore Pozita aktuale Kualifikimi Fusha e specializimit Kontaktet (Email, Telefoni,) Kandidati

Firma

Tel. 00 355 4 2215087, 00 355 4 2215089 Fax: 00 355 4 2215086, Mob: 00 355 67 20 63 709 Rr "Isuf Elezi" No.10, VILAT E-mail: contact@aiitc.net - Website: www.aiitc.net SELITË; P.O. Box. 2905 - Tirana, Albania


Fituesit e “Çmimit

SELI


t AIITC” ndër vite

Rr "Isuf Elezi" No.10, VILAT ITË; P.O. Box. 2905 - Tirana, Albania

Tel. 00 355 4 2215087, 00 355 4 2215089 Fax: 00 355 4 2215086, Mob: 00 355 67 20 63 709 E-mail: contact@aiitc.net - Website: www.aiitc.net

Çmimi aiitc – edicioni i dhjetë  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you