Salih Salihu NGJARJE

Page 34

Salih Salihu

ankand, duke siguruar edhe nga 2-3 veta kinse janë të interesuar për blerjen e shtëpisë, pasi sipas Ligjit prona mund të shitet në qoftë se në ankand paraqiten tre e më shumë të interesuar. Për të mos dështuar kjo iniciativë, bëra një aktivitet të dendur. Bisedova me disa qytetarë te të cilët kisha besim se nuk mund të më paraqesin në polici, i udhëzova se ç’duhet të bëjnë, i njoftova me mënyrën e procedurës dhe u tregova se deri ku mund të shkojnë ata në lartësinë e çmimit që shtëpia përsëri t’i ngelë pronarit. Me rastin e përpilimit të tekstit të ankandit, unë me qëllim futa një paragraf për konsultim me qytetarët, të cilët kishin nevojë për informata shtesë. Në fund të ankandit theksova se të interesuarit për sqarime dhe informata të tjera për këto prona, të lajmërohen në shërbimin pronësor juridik të Komunës së Tetovës për çdo ditë pune gjatë kohës së punës. Ata vinin te unë dhe unë u jepja udhëzime se si duhet të veprojnë, me qëllim që të krijohen mundësi që shtëpia t’i ngeli pronarit të mëparshëm. Isha shumë i brengosur që e ndërmora këtë veprim, pasi ekzistonte frika që ndonjë shtëpi të blihet nga ndonjë blerës tjetër që ofron çmimin më të lartë dhe pronari i vërtet i shtëpisë të ngelë në rrugë. Këtë e bëra që pronarët t’i marrin shtëpitë e tyre dhe të bëhen pronarë të vërtetë me ligj. Për këtë arsye disa pronarë i porosita që të përpiqen që disa shpallje të ankandit t’i heqin nga vendet publike që të mos bien në sy ku ato ishin vendosur. Kjo punë u krye me sukses. Menjëherë pas shpalljes së ankandit, disa të interesuar filluan të lajmërohen në zyra për informata shtesë, se ku gjinden këto shtëpi të komunës, sa janë të vjetra si dhe duke dhënë edhe për disa sqarime të tjera. Unë duke shfrytëzuar këtë rast, të interesuarit për blerje i informoja se këto janë shtëpi të konfiskuara me vendime të gjyqit, pronarët e këtyre shtëpive janë dënuar me burgje të rënda u është lejuar që 34


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.