Page 1

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I MJEKËSISË

Mentorë: Prof.Dr. Gani Dragusha

Punoi: Bylbyl Kadrijaj


DIABETES MELLITUS ; Hyrje 

Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje endokrino-metabolike,që ka si tipar rritjen e nivelit të glukozës në gjak.



"Diabet" do të thotë "urinim i shpeshtë". Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritje të sasisë të glukozës në filtratin parësor të prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar të glukozës shkakton rritje të sasisë të urinës dhe urinim të shpeshtë.



Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t`iu përgjigjur hormonit antidiuretik.


Diabeti i sheqerit është 2 llojesh: 

a. Diabeti tip I shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonishtë fëmijë ose adoleshentë. b. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, apo rezistencea e qelizave ndaj saj. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.

Komplikimet: 

a. Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus. b. Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve. c. Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike - parezë gastrike dhe impotencë.


AKTIVITETI FIZIK dhe Diabeti 

Diabetikët që kryejnë aktivitet fizik të rregullt janë më pak të rrezikuar nga një sërë sëmundjesh që i atashohen pathologjisë, si p.sh. ato që prekin sistemin kardiovaskular. Por jo vetëm kaq, ushtrimet fizike lejojnë që të përgjysmohen kurat mjekësore, pra dozat ditore të insulinës që i sëmuri duhet të marrë për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga prof. Pierpaolo De Feo i Universitetit të Peruxhas, mbi një grup pacientësh të prekur nga diabeti i tipit 2. Sipas mjekut, këta pacientë duhet të bëjnë 4 kilometra ecje, not apo biçikletë, për të përfituar nga ky efekt.




Studimi ka zgjatur rreth 2 vjet dhe është kryer mbi një kampion prej 180 pacientësh. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se aktiviteti fizik ul deri në 32 % rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe lejon uljen deri në 10 cc dozat ditore të insulinës. Sipas studimit, aktiviteti fizik arrin të ulë dhe nivelet e triglicerideve të gjakut, rrezikun për kardiopatitë ishemike, arrin të ulë peshën trupore deri në 2 kg, ul nivelet e presionti të gjakut deri në 4 mmHg dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL). Rezultatet e mësipërme i bashkangjiten studimeve të mëparshme, që kanë treguar se aktiviteti fizik i tipit aerobik, nëse praktikohet me rregullsi, ul deri në 60% rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 te personat .


DIETA dhe Diabeti !!


DIETA dhe DIABETI Kequshqyerja është një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e diabetit. Por kjo nuk do të thotë se diabetikët duhet të rrinë pa ngrënë për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Kohët e fundit po rekomandohet një dietë e shëndetshme për këta të sëmurë, që do të thotë se ata mund të ushqehen me gjithçka, por me masë. 

Si mund të jetë regjimi ditor i një diabetiku? Çfarë ushqimesh mund të konsumojë? A ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara? Sa herë në ditë duhet të ha? Këto janë disa nga pyetjet që një diabetik ia bën vetes çdo ditë. Por në të vërtetë a këshillohen ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike?




Mjekët endokrinolog sqarojnë se si duhet të jetë regjimi ditor i një diabetiku. Sipas tyre, nuk ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara për diabetikët. Sipas mjekëve, dieta e shëndetshme që rekomandohet për diabetikët, ku këta të sëmurë mund të ushqehen me gjithçka, por me masë jep efekte pozitive nëse nuk abuzohet me të. Për t’u bindur për këtë, mjekët pohojnë se diabetikut i lejohet që në disa raste të hajë dhe ëmbëlsira, për shembull pasta, por me kusht që kaloritë që ka ëmbëlsira të llogariten brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë. Madje në bazë të këtyre koncepteve të reja, diabetikut i lejohet të pijë dhe pije alkoolike, por natyrisht brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë.


Rreziqet që na kanosen nga teprimi me sheqerin !! 

Sipas shkencëtarëve, sheqeri është një nga ushqimet më të dëmshme për shëndetin e njerëzve, ndaj ata e kanë quajtur atë, "helm i bardhë"… Ja disa nga dëmet e këtij "helmi"... 1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje të përmbajtjes së tij në gjak, pasojë e të cilave është ndryshimi i shpeshtë i gjendjes shpirtërore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme të kokës, uria për ushqime të ëmbla, etj. Më e keqja është se në organizëm krijohet gradualisht një vartësi e posaçme, kur çdo dozë e re sheqeri, pasi sjell një lehtësim të përkohshëm, shton urinë për ëmbëlsira… 2. Studimet e vazhdueshme shkencore kanë treguar se sa më shumë produkte glikemie (që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit në gjak, përfshirë edhe sheqerin) të përdoren, aq më i lartë është rreziku nga dhjamosja ose diabeti. Këto ushqime shtojnë gjithashtu rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit. 3. Konsumimi i tepërt i sheqerit prish balancën e substancave dhe sidomos, fermenteve, mirëpo kur prishet kjo balancë, lind mundësia e dobësimit të imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell sëmundje të ndryshme.




4. Në qoftë se një njeri merr ushqime të pasura me sheqer dhe me hidrokarbure të tjera të pastra, në organizmin e tij krijohet një deficit i kromit, një nga funksionet e të cilit është rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Kromi merret nga ushqime të ndryshme me prejardhje bimore dhe shtazore, mirëpo niseshteja e pastër dhe hidrokarburet e tjera e “zhdukin” kromin nga këto ushqime. 5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Një pjesë e molekulave të tij hyjnë në gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e reja molekulare që krijohen si pasojë e këtij procesi ndikojnë në dobësimin e elasticitetit të indeve, duke filluar që nga lëkura, deri tek indet e organeve dhe të arterieve. Sa më e lartë të jetë përqindja e sheqerit në gjak, aq më shpejt vjen pleqëria. 6. Sheqeri mbetet nëpër dhëmbë dhe shton rrezikun e kariesit më shumë se çdo ushqim tjetër. Veç kësaj, ai mund të bëhet shkak për infektimin e mishrave të dhëmbëve, të cilat, duke pasur lidhje me sistemin kardiovaskular dhe gjithë sistemin imunitar të organizmit, sjellin edhe dëmtimin e tyre.


Shprehitë dhe stili i jetës…


Pijet… 

Pijet alkoolike nuk e rrisin glikeminë, sepse nuk përmbajnë sheqerna, veçse në sasi të mëdha ato mund të çojnë në hipoglikemi, pasi është përcaktuar shkencërisht se hipoglicemia vjen nga alkooli i marrë në sasi të mëdha. Natyrisht që ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike nuk rekomandohen të merren përditë. Marrja e ëmbëlsirave apo dhe e pijeve alkoolike brenda kalorazhit të lejuar bëhet për të pasur variacion në marrjen e ushqimeve dhe për të hequr frikën e ushqimeve “të ndaluara” në mënyrë kategorike për diabetikët.



Te diabetikët me diabet të tipit 2, që në shumicën e rasteve janë dhe obezë, ku makroangiopatia diabetike (arteroskleroza diabetike) është më e shprehur se te diabetikët me diabet të tipit 1, kërkohet përdorimi i kufizuar i yndyrave shtazore, gjalpit dhe të verdhës së vezës. Natyrisht kjo për të frenuar në maksimum përparimin e procesit aterosklerotik që zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe të “fshehtë”. Këtyre personave u rekomandohet të përdorin vajë misri.


DIETA…… 

Peshku, i mirë për zemrat e grave diabetike Zemra e grave diabetike “preferon” një dietë të pasur me peshk. Në fakt sëmundja e diabetit në shumicën e rasteve shoqërohet me pathologji që prekin kryesisht sistemin kardiovaskular, sidomos te pacientet femra. ``Mjafton të hani 5 vakte peshk në javë, këshillojnë profesorët e Universitetit të Harvardit - për të ulur deri në 64 % rrezikun për shfaqjen e këtyre pathologjive”. Por për autorin e studimit, Frank B. Hu, përfundime të njëjta janë vërejtur edhe te pacientët meshkuj. Sipas studiuesve, efekti dobiprurës i peshkut i referohet acideve yndyrore Omega 3, që ndodhen me shumicë te saradelet dhe salmoni. ``Nëse futen në menu, acidet yndyrore ndihmojnë në uljen e rrezikut për shfaqjen e takikardive, ngushtimin e enëve të gjakut dhe nivelit të triglicerideve në gjak. Të gjithë këta faktorë favorizojnë shfaqjen e sëmundjeve kardiake``,- sqaron Fu.




Studimi ka zgjatur 16 vjet dhe gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar regjimet ushqimore të 5.103 grave të prekura nga diabeti i tipit II. “Te gratë që konsmumojnë më tepër peshk se të tjerat, është vënë re se kanë një stil jete më të shëndetshme dhe bëjnë më shumë lëvizje. Natyrisht që kjo përkthehet në një gjendje shëndetësore të mirë. Madje gratë që konsumojnë më tepër peshk rrezikojnë më pak të vuajne edhe nga sëmundje të tjera, që nuk kanë të bëjnë me diabetin apo dhe sëmundjet kardiake”, - përfundon Fu.


Regjimi ushqimorë Këshillohet që ushqimin ditor të llogaritur në bazë të kalorazhit dhe diabetikët të mos e marrin tri herë në ditë, por gjashtë herë në ditë dhe konkretisht në mëngjes, në orën 10:00, në drekë, në orën 16:00, në darkë dhe në orën 22:00 para gjumit. Ushqimi i marrë në orën 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull është i pakët dhe quhet vakt i vogël ose “kafshatë”. Në këto orare zakonisht rekomandohen frutat, biskotat apo dhe ushqime të tjera, që i merr në sasi të pakët. Marrja e ushqimit gjashtë herë në ditë, bën që diabetiku “të jetë i ngrënë” gjatë gjithë ditës, çka bën të mundur shmangien e hipoglikemisë nga mjekimi me insulinë apo me kokrrat e sulfaniluresë. Buka duhet të përdoret në të trija vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë. Ushqime të tjera rekomandohen si më poshtë: Në mëngjes: djathë, qumësht, gjizë, vezë, sallame, salsiçe etj. Në drekë: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame të ndryshme, gjellë me zarzavate jeshile, frutat etj. Në darkë: djathë, gjizë, kos, qumësht, salsiçe, sallame, gjellë me zarzavate etj. Mënyra e mësipërme e ndarjes së ushqimeve është relative dhe natyrisht ka në bazë traditën popullore, si dhe kulturën sociale të diabetikut.


REFERENCAT ;  

   

Diabetes - type 2 (update), NICE Clinical Guideline (May 2008); Type 2 diabetes: the management of type 2 diabetes (update) DESMOND research abstract; Davies M et al., The DESMOND Programme from pilot phase to randomised control trial in a study of structured group education for people newly diagnosed with type 2 diabetes mellitus. ABSTRACT: Diabetes UK APC, Glasgow, 2022 April 2005. Diagnosis and management of type 1 diabetes in children, young people and adults, NICE Clinical guideline (July 2004) DAFNE; Homepage and access to information for patients and professionals on the course. International Diabetes Guidelines; Newcastle University 2008.; St Vincent Declaration Exercise Management for Persons with Chronic Diseases and Disabilities-; American College of Sports Medicine 2003.


Dieta dhe Diabeti  

Roli i aktiviteti fizik dhe dietes ne semundjen e sheqerit.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you