Një Kauboj në Nju Jork

Page 26

-Por prit, o shpirt, prit pak se pa e lagur një çikë nuk festohet... -Dhe shkoi zonja e bukur tek makina e saj dhe se ku gjeti një shishe verë të pathyer. Ia zgjati burrit: -Ngrije, o mjalti im! Dhe burri e ngriti duke e pirë me një frymë gati gjysmën e shishes, pastaj ia zgjati përsëri gruas. Gruaja nuk pranoi. -Shpirti, pse ti nuk pi një çiçkë? Hajt pije se të bën mirë, - dhe ia ngjiti buzët në faqe... -Jo zemra. Unë nuk do pi, sepse jam duke pritur policin.(!!) Dy bashkëshortët... Një grua shoqëronte burrin e saj tek doktori. Pasi e vizitoi burrin, ai thirri gruan në një dhomë më vete dhe i tha: "Dëgjomë mirë se çfarë do të të them. Burri yt ka sëmundje të keqe dhe mund të vdesë brenda disa muajve. Për t’i zgjatur jetën, unë do të të jap disa këshilla që t’i kesh parasysh. Nëse do të veprosh pikë për pikë sipas porosive të mia, ai do të rrojë të paktën edhe 4 vjet e ndoshta nuk do të vdesë për një kohë shumë të gjatë. Puna jote me të konsiston vetëm në 10 muajt e parë, sa t’i kthehet vullneti për të jetuar, pasi ai ka një stres të jashtëzakonshëm, nga i cili i vijnë të gjitha të tjerat si edhe rreziku i vdekjes. Ti do të veprosh kështu; çdo mëngjes do t’i përgatitësh një ushqim shumë të mirë, sipas dëshirës së tij, duke i thënë fjalët më të ëmbla që një grua ia thotë të dashurit të vet. Po ashtu edhe për drekën dhe darkën. Nuk do të lejosh kurrë që të bëjë punë në shtëpi dhe jashtë saj. Çdo ditë të javës, pa fundjavën, do të bësh dashuri dhe seks me burrin, duke e përkëdhelur butë. Nuk do të lejosh askënd që ta prekë ose lëndojë me fjalë. Nëse ti je e mërzitur, mos ia thuaj atij këtë gjë dhe mos diskuto me të rreth stresit tënd dhe problemeve të kësaj natyre. Nëse vepron kështu, atij do t’i ripërtërihen qelizat e trupit dhe do të ndihet mirë. Sëmundjen do ta luftojë me një kurajë të madhe, sepse do të jetë i dashuruar me jetën. Pas 10 muajsh ai do të jetë si më parë. Garancia është 100% e sigurtë." Këtu e mbylli doktori bisedën me gruan dhe i shtërngoi dorën, duke i uruar suksese. Burri që e priste me ankth, e pyeti: "Zemër, çfarë të tha doktori? -E do ta them tani, apo do të presësh sa të shkojmë në shtëpi? -Tani, zemra ime, se kam merak ç'do ndodhë me mua... -Doktori më tha se burri yt do të vdesë brenda një ose dy javësh! Kujdes nga pleqëria! Një çift i vjetër vlonjat, që ishte duke festuar 60-vjetorin e martesës në Tiranë, vendosën të kthehen në vendin e lindjes, pasi i martuan dhe i rregulluan të gjithë fëmijët e tyre. Kështu, ata shkuan të pleqërojnë në Vlorë. Një ditë duke u mbajtur për dore si dikur, kur ishin fëmijë, ata u drejtuan për në shkollë, ku kishin mësuar për herë të parë. Ishte mbasdite dhe shkolla qe e hapur e pa fëmijët e zhurmshëm. Ata hynë direkt tek një klasë, ku kishin studiuar dhe u ulën pikërisht në të njëjtën tavolinë si atëherë, kur ai i tha asaj për herë të parë: "Të dua, moj qëne." Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, një thes plot me para ra nga një makinë e blinduar private që transportonte paratë e firmës "Gjallica". Thesi duke u rrokullisur erdhi deri tek


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.