Page 1

Intervistë Intervistë me Vjosa Osmanin, Këshilltare për çështje ligjore dhe marrëdhënie ndërkombëtare e Presidentit të Republikës së Kosovës

Me durim e vullnet arrihen të gjitha Kam mësuar që mos të kem frikë ta ngrisë zërin dhe të shpreh mendimin tim. ARTAN KRASNIQI Fillimisht kishim dashur të dimë më shumë rreth përgatitjes tënde profesionale. Dimë se ke magjistruar në njërin prej Universiteteve më të mira në ShBA, Piitsburg. Po ashtu jeni duke përgatitur temën e doktoraturës, si po të shkojnë punët në këtë drejtim (cila është tema e dokotoraturës)? Përgatitja ime profesionale është në fushën e drejtësisë. Kam specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare komerciale. Siç e thatë edhe ju, kam pasë rastin që të magjistrojë në Universitetin e Pittsburgh-ut, përmes një burse të departamentit të shtetit amerikan, ku zgjidhen vetëm 10 studentë nga e gjithë bota. Këtij Universiteti realisht i kam borxh shumë për ngritjen time profesionale. Për mua, koha që kam kaluar atje gjatë magjistraturës më ka shërbyer jo vetëm për rritje të kapacitetit profesional por edhe për rritje të vetëbesimit dhe të shpresës se pa marrë parasysh sa vështirë mund të jetë, nëse i ke qëllimet e qarta për kontributin që dëshiron ta ofrosh, ato mund të arrihen. Ndoshta nuk arrihen përmes rrugës së planifikuar dhe në përpjekjen e parë, por gjithsesi do të arrihen në përpjekjen e dytë, të tretë apo të dhjetën, varësisht sa ke durim dhe besim. Kam mësuar që mos të kem frikë ta ngrisë zërin dhe të shpreh mendimin tim, edhe nëse të gjithë të tjerët që janë në të njëjtën dhomë nuk pajtohen me mua dhe të luftojë për secilin parim për të cilin jam e sigurtë që është i drejtë, dhe gjithnjë vetëm me fuqinë e argumenteve. Doktoraturën në të cilën jam duke punuar tani shpresoj ta përfundoj në një afat sa më të shkurtër. Është një temë që do të analizojë atë që ne juristët e quajmë “parim i uniformitetit”, do të thotë

6

do të paraqesë rekomandime për gjyqtarët që ata do të shfrytëzojnë gjatë hartimit të vendimeve, interpretimit të normave juridike dhe në vecanti gjatë interpretimit të konventave ndërkombëtare, duke pasë për bazë parimin e uniformitetit. Shpresoj shumë që ky punim, që edhe do të publikohet, do t’ju shërbejë të rradhë të parë juristëve kosovarë, por edhe atyre nga vende të tjera. Kjo ishte sa i përket rrafshit akademik, kurse nëse flasim për përvojën profesionale, unë në fakt punoj që nga mosha 17 vjeçare. Gjatë tërë kohës që kam studiuar, gjithashtu kam punuar. Ndër të tjera, kam një përvojë 5 vjeçare në Gjykatat e Kosovës, një kohë në Amerikë kam punuar si juriste në disa zyra juridike ndërkombëtare, pastaj pasi u ktheva në Kosovë kam punuar në Këshillin e Evropës deri në momentin kur u angazhova si Këshilltare e Presidentit në vitin 2006.

Çka do të thotë për ju, që në një moshë kaq të re, të jeni një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit të Kosovës? Natyrisht që ndihem shumë me fat sepse kam mundësinë që çdo ditë të ofrojë tërë potencialin tim profesional në shërbim të vendit dhe të qytetarëve. Është punë me shumë përgjegjësi sepse çdo ditë përballemi me situata shumë të ndjeshme që kërkojnë angazhim dhe përkushtim maksimal. Si u bë që u angazhuat në këtë post? Unë kam qenë studente e Presidentit në lëndët që ligjëronte ai derisa ishte profesor në Fakultetin Juridik në UP. Gjatë kësaj kohe natyrisht që të gjithë studentët që kemi treguar rezultate të mira kemi pasë një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Presidentin dhe gjatë tërë kohës kemi pasë përkrahjen e tij në planet tona për avancim profesional në Plus

shtator 2009


INTERVISTË

Është lehtë të rrish anash dhe të kritikosh pa ofruar ndonjë alternativë të mundshme dhe të realizueshme. Në momentin kur gjindesh brenda vendit ku analizohen dhe merren vendimet, dhe i sheh të gjitha detajet dhe të gjitha rrethanat, atëherë e sheh se jo gjithcka është aq e thjeshtë sa duket përmes televizionit apo mjeteve të shkruara të informimit. fushat që kishim zgjedhur. Ky bashkëpunim ka vazhduar edhe gjatë kohës që unë punoja në Këshillin e Evropës, dhe menjëherë pas zgjedhjes së tij si President i vendit unë mora ofertën që t’i bashkohem kabinetit të tij. Unë nuk jam e vetmja studente e Presidentit që jam angazhuar në Presidencë, por edhe disa të tjerë që kanë treguar rezultate të shkëlqyeshme gjatë studimeve dhe në profesionet e tyre janë sot pjesë e Zyrës së Presidentit në pozita të ndryshme. A keni pasur hezitim në momentin kur ju është ofruar kjo detyrë? Natyrisht që kam hezituar pak sepse nuk kisha menduar më parë që të angazhohem në një detyrë që ka të bëjë me politikë. Në anën tjetër, jeta politike në Kosovë çdoherë bëhej më dinamike sepse atëherë filloi edhe procesi i përcaktimit të statusit final të vendit tonë dhe kërkohej kontributi i të gjithëve. Unë deri në atë kohë, si shumica e të rinjëve, e kisha komoditetin e të qenurit një vëzhguese e situatës përmes mjeteve të informimit, dhe të pëlqeja apo të kritikoja veprimet e të zgjedhurve tanë në institucione. Mirëpo, është lehtë të rrish anash dhe të kritikosh pa ofruar ndonjë alternativë të mundshme dhe të realizueshme. Në momentin kur gjindesh brenda vendit ku analizohen dhe merren vendimet, dhe i sheh të gjitha detajet dhe të gjitha rrethanat, atëherë e sheh se jo gjithcka është aq e thjeshtë sa duket përmes televizionit apo mjeteve të shkruara të informimit. Unë e them gjithmonë se jam shumë me fat që punoj me një njeri që secilin vendim deri sot e ka marrë duke pasë parasysh vetëm interesat e vendit dhe të qytetarëve. Dhe të punosh në një ambient të tillë, është Plus

shtator 2009

vërtetë nderë i madh. Ato që i kam mësuar nga Presidenti Sejdiu janë parime që më udhëheqin jo vetëm në punë, por do të më udhëheqin gjatë tërë jetës. Prandaj, në asnjë moment nuk kam jam penduar që e kam pranuar këtë detyrë. Sa është i gatshëm Presidenti të dëgjoj këshillat që ju i jepni? Është i gatshëm t’i dëgjojë gjithmonë dhe i pranon çdoherë kur ato janë këshilla të arsyeshme dhe të drejta. Për çka keni këshilluar Presidentin, së fundmi? Unë këshillojë Presidentin në fushën e çështjeve ligjore dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, por në punën e përditshme natyrisht që kërkohen këshilla edhe në fusha të tjera të shumta, që kanë të bëjnë me politikëbërje në baza ditore. Gjithashtu jam edhe përfaqësuese e Presidentit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, dhe kërkohet një angazhim tejet i madh edhe në këtë fushë. Si është një ditë e zakonshme e juaja, në Presidencë? Pjesën më të madhe të ditës e kaloj në takime, si në takime që i mbanë Presidenti ashtu edhe në takime që i mbajë vetë me partnerë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë. Një kohë të madhe kaloj duke hartuar dokumente të

ndryshme, vendime dhe korrespodencë të Presidentit, si dhe duke analizuar ligjet që vijnë nga Parlamenti dhe disa që janë ende në grupe punuese qeveritare. Varësisht nga ajo që është më aktuale, angazhimet mund të jenë të shumta dhe të përfshijnë detyra të ndryshme.

Besoj se nuk do të befasoheni kur ju them se më së shumti më kanë lënë mbresa personalitetet dhe udhëheqësit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti Presidenti Klinton, Presidenti Bush, si dhe së fundi Zv.Presidenti Biden dhe Sekretarja e Shtetit, Znj. Klinton, por edhe shumë njerëz të mirë të Amerikës dhe vendeve të tjera të cilët kanë bërë çmos për lirinë e popullit tonë. A është atraktive kjo punë që e bëni, përveç përgjegjësisë që bart mbi vete? Është punë shumë atraktive sepse çdo ditë sjellë dicka të re dhe duhet të përballemi me situata ku kërkohet shumë syqeltësi dhe kreativitet. Në të njëjtën kohë, është kënaqësi të punosh në një ambient me profesionistë të tjerë, ku bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë nuk mungon asnjëherë. Jeni takuar me shumë personalitete të

7


INTERVISTË rëndësishme të politikës botërore, çka ju bën përshtypje tek ata? Më së shumti më bënë përshtypje profesionalizmi dhe modestia e tyre. Njëherit është shumë mbresëlënës fakti sa shumë ata kanë njohuri për Kosovën dhe sa janë të përkushtuar që të qëndrojnë pranë Kosovës në të gjitha proceset që po kalojmë. Cili nga këto personalitete ju ka lënë më shumë mbresa? Besoj se nuk do të befasoheni kur ju them se më së shumti më kanë lënë mbresa personalitetet dhe udhëheqësit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti Presidenti Klinton, Presidenti Bush, si dhe së fundi Zv.Presidenti Biden dhe Sekretarja e Shtetit, Znj. Klinton, por edhe shumë njerëz të mirë të Amerikës dhe vendeve të tjera të cilët kanë bërë çmos për lirinë e popullit tonë. Në takimet me të gjitha këto personalitete vërehej dedikimi i jashtëzakonshëm që kishin ata personalisht për t’i ndihmuar Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit demokratik dhe ekonomik. Njëherit, këshillat e tyre githnjë na kanë ndihmuar dhe kanë shërbyer që të marrim vendime të drejta. Thuhet se Sekretarja amerikane e shtetit Znj. Klinton, ju ka bërë komplimente gjatë një takimi që keni pasur, a mund të na thoni çka ju ka thënë? Vërtetë ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë, si për nga substanca e asaj që është diskutuar gjatë takimit, por edhe për raportet e afërta që u krijuan me Sekretaren Klinton, që dëshmon edhe një herë simpatinë e veçantë që ajo ndjenë për popullin e Kosovës. Unë kisha rast të bisedoja me të para se të fillojë takimi, dhe asaj i interesonin shumë gjëra, duke filluar nga profesioni im, mosha ime, mënyra se si e kam mësuar gjuhën angleze e madje edhe pyetje që kishin të bënin me prejardhjen e mbiemrit tim, dhe natyrisht më komplimentoi për punën që kryej. Edhe pse unë isha në takim në cilësinë e këshilltares së Presidentit, mu desht ta kryej edhe një detyrë tjetër, meqë përkthyesi i Departamentit të Shtetit, që ishte angazhuar të përkthente gjatë takimit dhe konferencës për shtyp, nuk erdhi fare. Në atë situatë

8

të palakmueshme në të cilën u gjinden stafi i Departamentit të Shtetit, unë ofrova që të bëjë përkthimin, dhe për këtë u falenderova shumë herë si nga Sekretarja Klinton, ashtu edhe nga stafi i saj. Në fakt kjo punë përmendet edhe tani, sa herë që kam kontakte me Departamentin e Shtetit, edhe pse kanë kaluar shumë muaj nga ai takim.

thimit. Mendoj se ajo që duhet të mbahet në mend nga ai takim dhe nga ajo konferencë për shtyp është përkushtimi ndaj Kosovës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rikonfirmuan. Kjo është më e rëndësishmja.

Sekretares Klinton i interesonin shumë gjëra, duke filluar nga profesioni im, mosha ime, mënyra se si e kam mësuar gjuhën angleze e madje edhe pyetje që kishin të bënin me prejardhjen e mbiemrit tim, dhe natyrisht më komplimentoi për punën që kryej.

A është politika pasion apo e shihni si profesion të përhershëm tuajin? Në politikë është vështirë të bëhen parashikime, sepse një ditë je në një post kurse të nesërmen mund të mos jesh. Prandaj nuk është e lehtë të përgjigjem sigurtë se sa gjatë do të jem në këtë profesion. Megjithatë, atë që mund ta them me shumë siguri është se pa marrë parasysh çfarë pune do të kryej në të ardhmen, unë gjithnjë detyrat e mia do t’i kryej me ndershmëri dhe përkushtim maksimal.

A ju është falënderuar Kryeministri Thaçi për përmirësimin që ia keni bërë gjatë përkthimit, kur ai bëri një gafë në konferencën për shtyp me sekretaren Klinton? Gafe të tilla mund t’i ndodhin çdokujt, madje edhe personaliteteve me shumë përvojë të gjatë në qeverisje, e sidomos në situata të tilla. Unë thjeshtë kam bërë atë që do të bënte secili që do të gjindej në atë moment duke kryer detyrën e përk-

Çka ju tërheqë në politikë e çka nuk ju pëlqen? E thash edhe më herët se ajo që më duket shumë atraktive është fakti se çdo ditë sjellë sfida të reja dhe situata me të cilat nuk jemi ballafaquar më herët. Në këtë punë mund të mësosh shumë dhe të kalitesh jo vetëm në aspektin profesional por edhe si person. Mbi të gjitha është fakti se gjindesh në një vend ku përfaqëPlus

shtator 2009


INTERVISTË son interesat e qytetarëve dhe ofron një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Por në anën tjetër, ajo që nuk më pëlqen është se shumë shpesh kemi të bëjmë edhe me individë për të cilët përfitimet personale janë mbi të gjitha dhe tek të cilët nuk mund të mbeshtetesh sepse nuk e mbajnë fjalën dhe nuk i respektojnë marrëveshjet. Megjithatë, situatat e tilla janë normale në jetën politike, thjeshtë duhet të mësohesh të ballafaqohesh me to. Jeni edhe ligjëruese në Universitet të Prishtinës dhe AAB Riinvest. Sa të entuziazmon kjo punë? Jashtëzakonisht shumë. Puna me studentë është mënyrë e drejtëpërdrejtë për të ndarë me të tjerët ato njohuri që i kemi secili prej nesh. Kënaqësia më e madhe është natyrisht suksesi që e arrijnë studentët tanë. Unë jam munduar që të jem sa më pranë tyre, përveç ligjëratave edhe me këshilla të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë në avansimin e tyre profesional. Fatkeqësisht studentët tanë nuk i kanë kushtet që i kanë bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara, por ata që janë seriozë në studime gjithnjë arrijnë sukses, jo vetëm në Kosovë por edhe kur vazhdojnë studimet jashtë vendit.

Në politikë është vështirë të bëhen parashikime, sepse një ditë je në një post kurse të nesërmen mund të mos jesh. Prandaj nuk është e lehtë të përgjigjem sigurtë se sa gjatë do të jem në këtë profesion. A është vështirë të koordinohen te dy punët? Është pak e vështirë në rastet kur kam ligjërata, ushtrime apo provime me studentët në të njëjtën kohë kur ka edhe punë të rëndësishme që duhet të kryhen në Presidencë. Megjithatë, jam mësuar t’i menaxhojë dhe nuk kam pasur ndonjë Plus

shtator 2009

problem të madh deri sot. Natyrisht, do të doja të kisha mundësi të kaloja edhe më shumë kohë në Universitet, por gjithnjë shpresoj në mirëkuptimin e studentëvë. Lidhja në mes këtyre dy punëve është shumë e natyrshme. Realisht, sa shfrytëzoni eksperiencën e njërës, gjatë kryerjes së punës tjetër? Vërtetë janë shumë të ndërlidhura. Në veçanti lëndët që i ligjërojë në Universitet janë edhe fushat me të cilat unë më së shumti merrem në Presidencë. Përvoja që

fitoj në Presidencë më ndihmon shumë edhe në punën me studentë, dhe anasjelltas. Si eksperte e të drejtave të njeriut, cila është pasqyra e përgjithshme, reale, e Kosovës në raport me të drejtat njerëzore. Dimë që kemi një infrastrukturë ligjore të mirë, por sa mendoni se zbatohen ato në praktikë? Gjatë kohës sa kam punuar në Këshillin e Evropës, kryesisht jam marrë me fushën e të drejtave të njeriut. Fatkeqësisht, situata reale në praktikë nuk është në nivel të njëjtë me atë që garantohet me ligj. Për përmirësim të kësaj situate, natyrisht që kërkohet forcimi i sundimit të ligjit, dhe në veçanti një gjyqësor tërësisht i pavarur që i përfshinë profesionistët më të përgatitur të kësaj lëmie. A jeni feministe? Varet se çka nënkuptoni ju me feminizëm, sepse siç e dini në ditët e sotme ka përkufizime të ndryshme për feminizmin.

Unë thjeshtë jam person që mendoj se të gjithë duhet të kenë të drejta të barabarta në shoqëri, pa marrë parasysh gjininë, dhe këtë asesi nuk e konsideroj feminizëm. Ka disa rajone në Kosovë në të cilat ende ekziston një mentalitet i tillë ku nënvlerësohet roli i femrës dhe nuk besohet se femra mund të arrijë të jepë kontributin e saj përmes një pune të rëndësishme. Mendoj se kjo qasje duhet të ndryshojë dhe të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Me qenë femër në Kosovë, mendoni se është më lehtë apo më vështirë të arrini në aspektin profesional, apo nuk e shini gjininë si faktor të rëndësishëm në këtë aspekt? Mendoj se vetëdija qytetare në Kosovë çdoherë po rritet sa i përket rolit të femrës në shoqëri dhe në jetën politike. Ka raste kur për pozita të larta, në veçanti pozita menaxheriale, është shumë më vështirë për femra që të depërtojnë. Megjithatë, me punë kualitative dhe vendosmëri, secila femër e cila ka përgatitje të mirë akademike dhe profesionale, mund të arrijë të ketë një rol të rëndësishëm në fushën që ajo e zgjedhë. Duke pas shumë angazhime dhe duke pas parasysh se ke një punë pa orar, a ju mbetet kohë e lirë? Natyrisht që më mbetet edhe kohë e lirë. Përkundër angazhimeve të shumta unë mund ta menaxhojë kohën dhe e di shumë mirë cilat janë prioritetet e mia. A ju mbetet merak për më shumë kohë të lirë. Për cka ju mbetet më shumë merak (për jetë të natës, për lexim jo obligativ apo diçka tjetër)? Nuk jam edhe aq shumë adhuruese e jetës së natës. Më shumë kohën e lirë e kaloj në vikende të qeta me familje dhe me shoqëri apo në udhëtime jashtë vendit. Nëse do të kisha edhe më shumë kohë të lirë, natyrisht se do ta shfrytëzoja për këto qëllime.

9

Plus Kult  

Intervista me Vjosa Osmani

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you