Page 1

Nr.367

Botim i PA N O R A M A GROUP

E SHTUNE, 21 KORRIK 2012

FALAS Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

ILVA TARE Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

RREFIMI

Probleme në çift, Kastro, letër pendese të shoqes pas skandalit faqe 16 te “Zonë e lirë”

faqe 17

A T TA VIS IST ERV INTER AZZ ZZII AR RA APA PAP

Ermali dhe Françeska gjejnë zgjidhjen “magjike”, nën të njëjtën çati vetëm në orën e krevatit PERSONAZH

Zhvishet gazetarja faqe 22

Ledri Vulaj ndahet me Dafinën, por braktis edhe muzikën faqe 23

Përpiqet të tregojë sensualitetin


PANORAMA plus 16

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

SUPLEMENT

Kastro i shkruan letër pendese të shoqes

“U kërkoj ndjesë princeshave të mia për veprimet jashtë rregullave të sistemit” KLOTILDA HARKA

Nuk është hera e parë që Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, bën show televiziv, duke u keqkuptuar në publik. Dhe nuk është hera e parë që e pëson. Rasti i fundit ishte nata përmbyllëse e “Zonë e Lirë”, ku i ftuar te Arian Çani ai bëri një “show” ndryshe kësaj here. Momenti më kulminant në “Zonë e Lirë” ishte kur pas një kërkese të Çanit, Kastro dhe e ftuara tjetër, gazetarja nga Kosova, Jehona Ferati, u treguan të gatshëm të hidheshin në pishinë me gjithë rroba. Deri në atë moment gjithçka show, por ditën tjetër Kastro është gjendur sërish para paragjykimeve dhe keqkuptimeve në lidhje me sjelljen e tij pa frena në publik. Një sjellje e tillë do të mërziste të parën Erletën, bashkëshorten e tij të re, nga lidhja me të cilën sapo është baba i një vajze. Ndaj ai i shkruan këtë letër ndjese, drejtuar asaj dhe publikut, ndërsa e cilëson veten “i kryqëzuari”. Duke e konsideruar si një pastrim shpirtëror dhe një lutje për harmoni familjare, Kastro flet për të gjithë pasojat e të qenët një personazh televiziv pa tabu. Klevis, pas martesës suaj me Erletën rishfaqesh sërish në “Zonë e Lirë”, në show-n përmbyllës të sezonit. Pati komente të tipit

“e teprove sërish...” Po ti vetë si ndihesh? Si ndihem?! Të ndihesh hero duke rendur lehtë nëpër rrugët e shkatërruara nga shiu, të ecësh pa fund në kërkim të asaj që të brengos dhe ta ftoh trurin e nxehtë të gatshëm për revulucion, t’i kërkosh ndjesë njeriut dhe njerëzve më të afërt, të luftosh me një dragua të madh që mishin ta ha çdo ditë e nga pak. SISTEMI. Ai që më krijoi dhe luftoi kundër meje për sa frymë kam. Ata që më urrejnë se nuk më prekin dot. Sot...sot, unë quhem kafshë, unë jam i paudhë, unë jam blasfemia e asaj që unë investova në ju. Ju falënderoj që ndihem në kafaz se lirinë e kam blerë. Jo më falni, e kam marrë me qira..dhe e përdor si në kohërat moderne, pak e nga pak në këto kohë krize. Duke menduar se kjo nuk është hera e parë që ti jep shfaqje të tilla në publik, e ke ndier ndonjëherë veten të përdorur? Ajo çfarë mund të them, është se të afrojnë dhe të përdorin patjetër, se vetë xhepat i kanë plot dhe po arnojnë të tjerë poshtë pantallonave se nuk kanë më hapësirë... Bëhem idiot, karagjoz, inteligjent dhe një notar i dobët. Transformohem në atë që më së shumti kam urryer, Kastron. Sillem keq dhe bëmat më dalin me qëllim që gati gati të më urrejnë dhe të më lënë të qetë. Dhe dihet që të parët që mund të ndihen keq janë

Letra e Kastros

familjarët. Si ndihesh pranë tyre? Pikërisht, sillem shumë më keq me njerëzit që më së shumti dua në botë. Gjej mbështetje te burrnia e Klevisit dhe me krenari kërkoj ndjesë. Turpëroj dhe privoj lëvizjet ditore të tyre. I bëj me faj, i kthej në sytë e të tjerëve të dobët..kur ata janë më të fortët në botë! Autor i dhimbjes, i shumëfishtë. Si e ka pritur Erleta që

Zbulohet aventura e radhës e Stresit me Letën, modelen nga Kosova ''Mund të bashkëjetoj me një femër, të kem dhe fëmijë, por jo të bëj nga këto ceremonitë apo dasmë. Nuk më pëlqen. Nuk e kam menduar, sepse nuk e kam qejf martesën'', kështu ka deklaruar Arkimed Lushaj (Stresi) në një intervistë dhënë “Gazetës Shqiptare” disa ditë më herët, në të cilën ai fliste shumë gjëra private që nga lidhja me Enxhin, marrëdhëniet me femrat, konsumimi i duhanit dhe hashashit, pushimet e deri te muzika. I pyetur nëse t'ia kërkojnë femrat ceremoninë martesore si do vepronte, Stresi përgjigjet: ''(Qesh) duhet se s’bën domethënë...nuk i preferoj dasmat, por nëse do jetë momenti që unë do ta kem vendosur definitivisht të krijoj familje me të, nuk do ia prish qejfin (qesh)'', por mes martesës dhe Lamborghinit, ai do e kishte zgjedhur këtë të dytën. ''Unë do zgjidhja ‘Lamborghinin’ (qesh)”. Pastaj prisni pak se është herët për ta menduar. Jam 26 vjeç, jam i vogël. Do rri siç jam edhe të paktën shtatë vite të tjera'', ka theksuar Stresi, i cili për momentin është duke shijuar jetën e beqarit. Që ai është tip aventurier, e vërteton fakti se këto ditë ka publikuar disa foto intime ku puthet me një femër, e cila mësojmë se quhet Leta dhe është modele nga Kosova, ndërsa argëtohet me Stresin për një kohë të gjatë, por kjo nuk mund të quhet lidhje dashurie.

sapo është bërë nënë, si ka reaguar pas “Zonë e Lirë”? Pikërisht ia dedikoj asaj fjalët e mia. Dua t’i përulem mbretëreshës dhe princeshës sime. Bëhem qesharak sepse burri nuk duhet kurrë të kërkojë falje, një fjali kjo e dalë nga mbretëresha e trojeve që kurrë nuk mori vlerësimin e duhur nga kjo kllapi hajdutash e hijenash të uritura! Kaq shumë sa je përfolur

I vënë pas gjykimit që kësaj radhe më vjen nga populli i etur për gjak. I lajthitur nga shtrëngata e së vërtetës që po më vjen. Po shoh më së fundi, po shoh e shijoj helmin tuaj..atë që mezi keni pritur të ma lëshoni me forcën e një gjarpri që ka kohë që nuk ushqehet! Lumturoheni në të keqen time, dhunoni venat me zvarritjen që lëshoni dalëngadalë jargët e pështirosjes se jetëve të mjera! I mjeri unë! I mjeri unë që ha e ushqehem me këtë ajër të ndotur… I lumi unë, i lumi unë që më së fundi shoh nga sytë! Por, jo nga ju..por nga dritat që i kam, nga ato që një herë të vijnë në jetë, nga ato që nuk ka helm t’i bëjë ballë dhe ta çrrënjosë një dashuri. JU. Të pabesët që argëtoheni duke me parë dhe mendoni se alkooli bëhet pjesë imja, që mendoni se klouni doli në televizion. Shokët e mi, miqtë e mi të dashur që mezi paskan pritur që unë të bie në humnerë! Po a rrëzohet ciklopi?! A rrëzohet forca më e madhe dhe më e bukur në botë? Ju më urreni dhe unë ju dua. Mendohem e pendohem për pak njerëz, se të tjerët i argëtoj dhe pak i rrezatoj me dashurinë më të pastër pas asaj të engjëllit Gabriel, kolegut tim në rrugën për t’u bërë kloun i kohërave moderne! Dhe e gjitha ka të bëjë me të ashtuquajturën jetë dhe pasardhësit e saj, perfshi mua që mishi po më digjet dhe mendja më ka marrë dhenë në kërkim të faljes ndaj shpirtrave të mi. Ndaj malit që për ironi ka gjini mashkullore, ndaj zanave që jetojnë në bjeshkë, ndaj familjeve të dhunuara nga shkalla patetike e ofruar nga unë! Unë. Kolosi i mjerimit, i luleve që petalet i bien në pranverë! Mjeshtër i keqbërjes ndaj dashurive më të mëdha që toka mban. Simbol i faljes dhe bartës i pasojave. Gënjejnë kur thonë që zemra të rreh fort e shpejt, kur lutesh që zemra të rrahë pak e ngadalë, kur i kam përballë zanat, të bukurat e dheut që zemrën ta ndalin dhe të bëjnë ta duash botën më shumë! P.S.Ndjesë familjeve të mia, ndjesë princeshave të mia për veprimet jashtë rregullave të sistemit. Klevis Bega këto kohë, në jetë ke qenë vërtet ai djali plangprishës? Jam krenar, se vetëm një herë kam vjedhur në jetë...dhe atë një çokollatë të skaduar në fillim të viteve ’90-të, kur buka mungonte, por dashuria ish-

te madhore. Ndaj u kërkoj ndjesë princeshave të mia, djalit tim, familjes së bashkudhëtares sime në jetë, i kërkoj ndjesë familjes sime për sjelljet që dolën jashtë kornizave të sistemit tonë.

Afërdita Dreshaj tashmë reklamon të pasmet seksi Është zgjedhur si imazh i stilistes Vjollca Llapashtica për të reklamuar fustanet e saj glamuroze, ndërsa me këtë rast ajo është munduar të nxjerrë në pah vithet seksi, maninë që e kanë të gjitha femrat. Afërdita Dreshaj po shfaqet në një version tjetër këtë radhë. Pasi zbuloi talentin dhe bukurinë e saj në modelizëm dhe në muzikë, tregoi trupin nëpër evente të bukurisë, këtë herë ajo tregon se ka edhe një tjetër armë me të cilën bën për vete fansat... Të pasmet e saj seksi, të cilat kohët e fundit ka vendosur t’i reklamojë. Në bazë të fotove të cilat i ka publikuar dhe stilistja kosovare, fustanet elegante d h e s humë glamuroze janë të atij stili, që zbulojnë bukurinë e trupit të një femre, me linja provokuese, një ngjyrë për t’u admiruar dhe një buzëqeshje rrezëllitëse. Kjo është ajo çka na ka ofruar këngëtarja Afërdita Dreshaj përmes fotove të saj. Siç shihet qartë, trupi i këngëtares është ‘ulërimë’.


Int erv ista

SUPLEMENT

KLOTILDA HARKA

Një çift që u krijua brenda një “reality show” si “Big Brother 5”, dhe që tashmë po e njohin njëri-tjetrin më shumë në realitet. Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe e kanë konsideruar një lidhje normale atë që po jetojnë mes tyre jashtë ekranit, ndaj dhe i kanë dhënë hapësira njëritjetrit për të qëndruar edhe në largësi, pavarësisht telasheve që mund të ndodhin mes tyre. Edhe pse duket se lidhja e dashurisë ka marrë tone më serioze, duke qenë se janë në syrin e medias si një çift interesant, gjithmonë komentohen për xhelozitë apo dyshimet ndaj njëri-tjetrit. Ermali zbulon më shumë detaje për lidhjen dhe planin për të nisur punë si moderator në ekranin e “Vizion Plus”. Ermal si po kalon kjo verë me Françeskën, çfarë çifti mund të cilësoheni tashmë? Është një verë që po e kalojmë si çift, duke udhëtuar dhe duke u argëtuar ku të mundemi. Natyrisht që jemi mjaft të lidhur me njëri-tjetrin, dhe ky është një fakt përderisa jemi gjithandej bashkë. Vazhdoj të them që konsiderohemi një çift normal në sjelljet ndaj njëri-tjetrit. Por ndërkohë Françeska jeton në Vlorë, dhe sidoqoftë ka ditë që i kaloni larg njëri-tjetrit. Ka pasur skena xhelozie mes jush, siç ndodhte shpeshherë brenda në “Big Brother 5”? Varet se çfarë konsiderohet xhelozi. Po në rastin tonë, ne përpiqemi ta jetojmë lidhjen në mirëkuptim. Çdo çift ka ato momentet e xhelozive, megjithatë gjithnjë mbeten momente kalimtare, përderisa nuk ka kërcënim real. Sa hapësirë i jepni njëritjetrit në lidhjen tuaj? A ndodh që Françeska të shkojë në plazh apo klube nate pa qenë në shoqërinë tënde, po ti mund të dalësh pa të? Kur nuk jemi bashkë në të njëjtin qytet, natyrisht që ia kemi dhënë lirinë njëri-tjetrit të dalim me shoqërinë tonë. Unë nuk mund të ndihem xheloz nëse Françeska del me shoqërinë e saj, dhe ajo nuk ka pse të ndihet xheloze pa shkak. Madje kur dalim të argëtohemi, i bëjmë bashkë shoqëritë tona dhe vërtet ia kalojmë bukur. Ndërkohë u fol për një bashkëjetesë në Tiranë së shpejti, keni vendosur vërtet të jetoni nën një çati? Në fakt, këtë shtator Françeska do të zhvendoset në Tiranë të jetojë në një apartament me qira, pasi do të nd-

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

17

plus PANORAMA

ERMALI & FRANÇESKA Çifti gjen zgjidhjen “magjike”, nën të njëjtën çati vetëm në orën e krevatit Ermali: Jemi çift normal, argëtohemi dhe dimë të menaxhojmë xhelozitë

jekë studimet në vitin e katërt të gjimnazit, vit që nuk e përfundoi dot për shkak të pjesëmarrjes në “BB5”. Ajo do të jetojë me Lorin e BB5, po natyrisht që në darkë do

flemë bashkë (qesh). Nuk e di nëse kjo mun të konsiderohet bashkëjetesë. Lidhja juaj u bë deri diku familjare pasi keni takuar dhe prindërit e njëri-tjetrit.

Është fejesa një plan mes jush? Jo, jo. Fjala fejesë nuk ka vend këtu. Ne thjesht po njihemi dhe po jetojmë lidhjen tonë ashtu siç e ndiejmë. Jemi shumë të rinj të dy për vendime të rëndësishme dhe asgjë nuk e kemi me ngut. Sa aventuriere është lidhja juaj, çfarë keni organizuar ndryshe për të dalë nga rutina e përditshme? Ne i gëzohemi momentit duke udhëtuar. Këto ditë për shembull udhëtuam drejt Memaliajt, vendlindjes sime. Ishte një dëshirë e imja dhe Françeskës, për t’u njohur ajo me këtë qytet dhe të afërmit e

mi atje. Kaluam shumë bukur, pasi dhe në Memaliaj mund të bëhet plazh (qesh). Cilat janë planet tuaja këtë vjeshtë, ke marrë ndonjë ofertë në televizion, siç ka qenë ambicja jote? Po, unë e kam pohuar gjithmonë që televizioni është ambicja ime. Kam marrë një ofertë nga “Vizion Plus” për të prezantuar një program mëngjesi. Më pëlqen si ide, dhe besoj që këtë vjeshtë do më shihni si moderator në ekran. Ndërkaq Françeska e ka ëndërr televizionin, po ajo ka marrë ndonjë ofertë të tillë?

Pa dyshim që edhe asaj i pëlqen televizioni. Këtë verë edhe ajo ka marrë oferta për të prezantuar ndonjë spektakël veror. Gjithsesi, ende nuk është konkretizuar ndonjë projekt. Keni pasur ndonjë ide që të shfaqeni çift prezantuesish në ndonjë program? Mund të funksionojë mes jush një punë e tillë? Patjetër që kjo është një ide dhe dëshirë e jona që të bëjmë një program të dy. Mendoj që kemi komunikim të veçantë me njëri-tjetrin, që pse jo mund të tingëllojë bukur dhe në ekran.

Fjordilisa Gjoni & Sidrita Sadikaj, dy shqiptaret në “Top 10” e ''Miss Bikini of Balkan'' Më 14 korrik, në Ohër të Maqedonisë është mbajtur eventi i bukurisë ''Miss Bikini of Balcan'', ku pjesëmarrëse kanë qenë 5 vende të Ballkanit: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia me gjithsej 19 vajza konkurrente. Agjencia e modeleve nga Prizreni ka dërguar në këtë konkurs bukurie katër vajza nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Bukuroshet e këtij spektakli kanë qëndruar në Ohër, ku kanë shijuar e promovuar turizmin dhe mikpritjen e organizatorëve, ndërsa programi artistik është pasuruar me këngëtarë nga Maqedonia dhe rajoni. Juria profesionale e ka pasur të vështirë të zgjedhë vajzën më të bukur. Kështu ajo ka vendosur që Miss Facebook t'i takojë vajzës nga Mali i Zi, Jasna Penic, kurse Miss Sharmi është fituar nga Fjordilisa Gjoni. Shoqëruesja e dytë është zgjedhur Tamara Djuric nga Mali i Zi, kurse shoqëruesja e parë vajza nga Kosova, Sidrita Sadikaj. Miss Bikini këtë vit e ka fituar serbja Sara Mitic. Kjo ishte hera e parë që pjesëmarrjes rajonale i janë bashkëngjitur edhe vajza shqiptare, pasi në fillim nuk ka pasur asnjë vajzë shqiptare në këto evente të rajonit. Përveç këtyre titujve, vajzat shqiptare janë zgjedhur në mesin e Top 10 femrave më të bukura të spektaklit.


PANORAMA plus 18 Adelina 1 milion e 500 mijë klikime për 9 ditë me klipin e ri Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismaili, e cila këto ditë po pushton vendet bregdetare me koncerte, pasi promovoi klipin më të ri në gjuhën shqipe ''Ku ma ke'' dhe pas koncertit në Sarandë, destinacion kishte Ulqinin, atje ku e prisnin me padurim fansat e saj. Edhe këtë vit Adelina atje theu rekordin e rradhës me një publik të madh në numër, që deri më tani asnjë këngëtare nuk ka mundur ta ketë. Kur flasim për performancë të jashtëzakonshme, e kemi fjalën se publiku përveç që këndoi bashkë me të, edhe qau kur pa në skenë këngëtaren e tij të dashur. Suksesi i saj i radhës është dhe klipi i ri i cili brenda një kohe shumë të shkurtër po arrin majat e klasifikimeve dhe të shikueshmërisë, pasi brenda nëntë ditëve arriti të sigurojë më shumë se një milion e gjysmë klikime, që për momentin është gjithashtu thyerje e rekordit në klikime në Youtube.

vista r e t In BLERAND REXHEPI

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

SUPLEMENT

Elvisi i “BB5” ndahet nga e fejuara: Jam lidhur me një këngëtare VIP Ishte një ndër konkurrentët e parë të shtëpisë së famshme të ''Big brother 5'' dhe i pari doli. Por përveç popullaritetit, ai bëri për vete shumë fansa, edhe pse në Kosovë njihet tashmë edhe si aktor. Elvis Gjini, një nga meshkujt më të bukur të edicionit të fundit të BB5, këto ditë ka hapur një butik me rroba në Prishtinë, ndërsa së shpejti fillon edhe xhirimet e filmit të ri në të cilin do të diskutohet varfëria në Kosovë e Shqipëri. '' Kam shumë punë, kam hapur një butik në Prishtinë dhe tani shumë shpejt do të fillojnë xhirimet e filmit të ri'', tregon Elvisi në një bisedë që realizuam me të, ndërsa për të gjithë fansat e tij ju tregojmë se ai

ka prishur lidhjen me Valbona Bajraktarin dhe ka filluar një lidhje të re. ''Kam filluar një lidhje të re, nuk na shkoi më gjatë me Valbonën'', thekson Elvisi, i cili bën me dije se vajza me të cilën ka pak ditë i lidhur, është një këngëtare shumë e njohur. ''Atë gocën që jam në lidhje nuk dua ta bëj publike sepse është fytyrë e njohur, ju thashë që kam filluar një lidhje dhe ka disa ditë që jam me një femër VIP që s'dua t’ia publikoj emrin për momentitn...'', thotë Elvisi, i cili nuk tregon të dashurën e re edhe pas shumë insistimeve tona. Këtë radhë nuk arritëm të mësojmë emrin e këngëtares që është në krahët e tij, mbase herën tjetër.

Arjon Muça: Me Violën bashkëjetojmë, kur prindërit ikin nga Tirana

I ka hyrë botës së televizionit me shumë seriozitet. Ish-banori i BB2, Arjon Muça, në një intervistë për ''Panorama plus'' tregon eksperiencën e tij në ekranin shqiptar dhe si ndihet kur çdo të diel gjendet pranë çdo shtëpie shqiptare. Do të jetë pjesë e programit ''E diela shqiptare'' edhe sezonin e ardhshëm e, ndërsa tregon edhe bashkëpunimin me Arditin, Aldon dhe Palin,

ndikonte çdo herë që dilja ky mendim në fillim, por me kalimin e kohës dhe me sigurinë që të jep një gjigant i skenës si Ardit Gjebrea, gjërat bëhen disi më të lehta, por kur harron skaletën dhe duhet të improvizosh, shpreson që publiku të mos e ketë kuptuar. Po punon me Palin, Arditin dhe Aldon. Si është të punosh me një staf ek-

më perfekte. Tashmë që ka përfunduar sezoni dhe ke filluar pushimet, na thuaj ku do relaksohesh këtë verë. Më në fund plazh e vetëm plazh me të dashurën, miqtë e familjen, sigurisht në brigjet e Jugut. Janë bërë dy vite që ke një lidhje stabël me Violën, cilat janë baticat dhe zbaticat që keni përjetuar deri

rrëfen dashurinë me Violën, pushimet dhe disa gjëra të tjera që nuk i keni ditur më herët për të. Spektakli “E diela shqiptare” është live, ke hasur vështirësi në ndonjë rast gjatë prezantimit dhe si ke reaguar? Për mua ishte hera e parë live në ekran dhe më

spertësh, çfarë ke mësuar gjatë gjithë kësaj periudhe? Unë kam pasur fatin të punoj me majat e profesionalitetit, si regjisorin Pali Kuke që më këshillon e qorton pa dorashka, Arditin që më jep sigurinë në skenë, por edhe jashtë skene, me Aldon Lipen që kuron çdo detaj në skenar për të bërë të tërën të jetë sa

më tani? Tashmë janë bërë plot dy vite, sa shpejt që kalon koha kur ke në krah një person si Viola dhe sa pak që duken dy vjet gjithashtu kur mendon sa kohë do të doje të rrije me një person që të dhuron vetëm lumturi. A ndieni xhelozi për njeri-tjetrin duke ditur që

ajo është një femër shumë e bukur, ndërsa ju gëzoni simpatinë e shumë femrave? Jo! Madje... Po! Jo. domethënë edhe po edhe jo, sepse ka raste që kjo bëhet e vështirë dhe për mua, por në pjesën më të madhe jemi të qetë, pasi kemi besim të plotë te njëri-tjetri. Ju bashkëjetoni? Ndonjëherë, kur të shtëpisë janë jashtë Tirane (qesh). Keni menduar të krijoni familje tani afër? Fejesa dhe martesa janë veç perceptime shoqërore, sepse as njëra as tjetra nuk janë tregues të një lidhjeje të fortë e të shëndetshme. Unë jam për martesën, sigurisht më parë fejesën, por si ritual që plotësojnë

Fejesa dhe martesa janë veç perceptime shoqërore, sepse as njëra as tjetra nuk janë tregues të një lidhjeje të fortë e të shëndetshme. Unë jam për martesën, sigurisht më parë fejesën, por si ritual që plotësojnë një lidhje realisht të shëndetshme.

Intervistë plus

Ta dija ç’duan femrat, do isha bërë mbret! Cilën pjesë të jetës e kujton si më me stres? Mendoj se e tashmja ka mjaft stres, por kur e kalon dhe vjen e nesërmja, ajo është më me stres, kështu që mendoj se presioni dhe trysnia mund të japin rezultate të mira (shikoni diamantin që del nga karboni). Në gjendje të dehur çfarë ke bërë? Yyy çfarë s'kam bërë, por më mirë po e mbaj për vete se do më duhej të justifikohesha para familjes për prapësitë e rinisë. Cili yll i ekranit të pëlqen më shumë? Paul Walker, personazhi kryesor i Sages Fast and Fourios. Cila fytyrë publike të ka mërzitur ndonjëherë? E imja, me siguri e imja, sepse edhe pse jam 27 vjeç s'po më del një mjekër që të jetë e denjë për M e madhe! Çfarë mund të të nxjerrë nga kontrolli? Jam një person mjaf i qetë dhe me autokontroll, por gënjeshtrat dhe intrigat janë ato që rrezikojnë të prishin harmoninë e nervave që normalisht më karakterizon. Kur ke qarë për herë të fundit? Mund të them që kam qenë vetëm dhe askush nuk më ka parë, por ndodh sigurisht. Cila është gjëja meë ekstravagante që ke blerë ndonjëherë? Zakonisht unë i qep veshjet e mia tek atelieja e Jona Muçës dhe nuk rrezikoj shumë te veshja ime, por një nga kostumet që kam veshur gjatë të dielave kishte pantallona të gjëra streetstyl dhe xhaketë serioze. Femrat duan engjëj apo djaj? Ta dija unë çfarë duan femrat, do isha bërë mbret! Janë marrë me këtë çështje filozofë e mendimtarë e s'kanë dalë në ndonjë përfundim, kështu që unë vazhdoj e merrem përditë me këtë çështje. Çfarë ta ngre adrenalinën? Emocionet që të dhurojnë sportet, sidomos ato ekstreme, janë një bombë e madhe me adrenalinë!


SUPLEMENT

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

Zhvishet Ilva Tare dhe përpiqet të tregojë anën sensuale Gjithnjë me xhaketë dhe me një pamje strikte. Ndryshon vetëm flokët, madje shumë shpesh, duke filluar me ngjyrën, krehjen, prerjen, dhe kjo mbase bëhet prej saj, në pamundësi për të dalë nga stili klasik që të dikton një studio televizive ku veshja duhet të jetë pak a shumë e njëjtë. Ta imagjinosh disi ndryshe nga ajo që na serviret në ekran, është gati-gati një mision i pamundur. P.sh. si mund të jetë Ilva kur bën punët e shtëpisë, kur bën gjellën, kur bën pazaret, kur del në fundjavë. Hiç fare, errësirë totale... Por ne do jua sjellim gazetaren e njohur në atë version që ju nuk e keni parë kurrë më parë, me bikini! S’ka as xhaketë e as këmishë të mbërthyer deri në fyt, por sipërfaqe të tëra trupi të zbuluara, e gjitha për kënaqësinë tuaj, sidomos për syrin mashkullor, pasi siç e dini, pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj anglez, Ilva është ende beqare! Tani të fillojmë pak me komentet. Si duket Inva në plazh, si duket ajo jashtë impostimeve televizive dhe sa feminilitet e sensualitet përcjell ajo te ju... Fillojmë me pjesën e gjoksit. Edhe pse nuk ka ndonjë gjatësi kushedi se çfarë, mund të thuhet se gazetarja Tare me gjoksin paraqitet mirë, e mbushur aq sa i duhet një femre. Duket bukur. Nëse zbresim te pjesa e barkut, vërejmë me keqardhje se pavarësisht se nuk ka lindur akoma ndonjë bebe, disa rrudha kanë filluar t’i shfaqen në pjesën e barkut. Kjo mbase vjen prej faktit se, ashtu siç shprehet ajo mes miqsh, nuk preferon të frekuentojë palestrat apo të merret me ndonjë aktivitet fizik. Edhe pse nuk e kemi para syve, pjesa e mbrapme e kofshëve mbetet një nga pikat e dobëta të femrave, edhe kur janë të reja në moshë, por edhe kur janë të dobëta dhe fakti që ne nuk i shohim ato pa pasqyrë, nuk do të thotë që të tjerët nuk fokusohen aty. Në rastin e Invës pjesa e mbrapme e kofshëve ka pësuar pak a shumë të njëjtin fat me atë të barkut, aty vërehen pak rrudha dhe pak celulit. Ja ku del përsëri pra nevoja për t’u marrë me pak aktivitet fizik. Dhe pas sugjerimeve, ja ku vjen një kompliment... dhe ky, për rrobat e banjos. Ngjyra pink duhet thënë se i shkon shumë dhe nuk do ishte keq ta përdorte edhe në rrobat e përditshme, si një ngjyrë që të jep dritë dhe nur... Së fundi nuk duhet lënë pa përmendur fakti se këto foto janë realizuar nga paparaci ynë fundjavën e kaluar në bregdetin e Dhërmiut, ku Ilva po bënte plazh në shoqërinë e dy mikeshave të saj. Bie në sy mungesa e meshkujve në mes tyre, por mbase kjo mund të qenë zgjedhje e vetë vajzave. Vera është momenti kur personazhet e ekranit i lejojnë vetes një relaks total, pas një sezoni të ngarkuar televiziv.

Zanfina Ismaili nuk i kursen lëvizjet provokative në koncert Ajo është një nga femrat më seksi të skenës shqiptare, e ndërsa fansat e saj nuk mund ta shohin nëpër media me bikini, të paktën kënaqen me performancat seksi të Zanfinës nëpër koncerte. Kështu dukej mbrëmja në një nga diskotekat e qytetit të Gostivarit javës që kaloi, e këngëtares Zanfina Ismaili. Një bluzë e zezë, dy shami të lidhura në bel dhe një palë këpucë të rrafshëta, kanë qenë pjesë e veshjes që këngëtarja Ismaili kishte zgjedhur për njërin nga koncertet e verës. Ndërsa pas shamive fshiheshin të brendshmet, të cilat nuk kanë mundur t'i ikin fotografit që ka qenë në mbrëmje dhe ka fiksuar këngëtaren në pozicione seksi. Pa dyshim që kjo gjë ka zgjuar interesin e të pranishmëve, të cilët kishin ardhur për të ndjekur nga afër këngëtaren seksi, e cila nuk ka kursyer aspak lëvizjet provokative gjatë këndimit.

21 plus PANORAMA


PANORAMA plus 20

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

Mihrije Braha: Për një ditë do të doja të isha Madonna BLERAND REXHEPI

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura kosovare dhe më gjerë. Mihrije Braha gjithmonë zgjon interes me lajme pikante rreth muzikës e jetës private. Edhe pse e martuar prej disa vitesh, ajo ka një jetë shumë të lumtur krah bashkëshortit të saj Naim Abazi, si dhe djalit Plator. Nuk i ka ngelur peng të ketë ndonjë fëmijë tjetër, pasi para 5 viteve ajo ka kryer një abort të detyrueshëm që e ka detyruar të heqë dorë nga shtatzaënia e dytë për të pasur një fëmijë tjetër. Por karriera muzikore gjithsesi vazhdon t'i ecë shumë mirë. Në këtë intervistë ajo vjen me një rrëfim interesant, për më shumë lexoni në vazhdim... Nëse ndonjëherë vendos të shkruash biografi, çfarë titulli do kishte libri? (Qesh) Do ta titulloja ''Koha e Mihrijes''. Prej çfarë gjëje ke më shumë frikë, cila është fobia juaj më e madhe?

S'kam ndonjë fobi që manifestohet në forma të dukshme, por frika ime lidhet me shëndetin dhe fatin e Platorit dhe Naimit. Gjëja më eçmendur që ke bërë në emër të dashurisë? S'kam bërë çmendurira por në fillim të njohjes me Naimin, familjes i kam thënë në muajt e parë se kemi koncerte gati çdo ditë të javës, pa menduar se edhe ata e kuptojnë që nuk ka salla kocertesh për 350 ditë nëpër Kosovë. Me kë do ishe ndërruar brenda një dite? Do të ndërrohesha vetëm për një ditë me yllin e madh Madonna, për ta sprovuar veten si yll bote. A mendon se meshkujt kanë frikë nga femrat e suksesshme? Nuk e di, s’e mendoj se meshkujt duhet të kenë frikë nga femrat e suksesshme. A beson në mëshirim? Meqë njerëzit nuk janë të barabartë dhe ka shumë padrejtësi, besoj në mëshirim, por kërkoj vepër e jo vetëm mëshirë. Pse është mirë të jesh

Aurela Gaçe rigjen format pas lindjes së vajzës Një A e vizatuar në kokë ishte ekstremi më i fundit i Aurela Gaçes, në shfaqjen e saj të parë në publik pasi u bë nënë e vajzës së saj, Grace. Me linja të shkëlqyera pas lindjes, look, stil dhe veshje të ideuara nga Joni Peçi, Aurela ka promovuar albumin e saj më të ri me titull “Paraprakisht”, në një koncert recital ndërsa këndoi “live” në ambientet e “Stela” në Tiranë. Po pse një titull albumi pak i vështirë si “Paraprakisht”?! “Fjala është marrë nga vargjet e këngës “Cash”, ku këndoja me reperin Mc Kresha. Si fjalë është shumë e gjetur, sepse po ta mendosh çdo gjë në jetë ndodh paraprakisht, njerëzit ose të gjykojnë, ose të duan paraprakisht për atë që je. Unë e di që jam paragjykuar që herët për pamjen apo stilin tim të veçantë paraprakisht, por ku më kanë njohur nga afër kanë ndryshuar mendim. Po ashtu ndonjëherë sukseset dhe mossukseset janë në mënyrë paraprake”, shprehet Aurela për gazetën “Panorama”. “Madje vetë jeta ime ka qenë thikë me dy presa, sepse duke iu referuar këngëve ato thonë gjëra që janë të pakëndshme, ose që njerëzit mund t’i marrin për keq”, sqaron ajo. Në këtë rikthim të 11 këngët ajo vendosi t’i këndojë “live”, në një koncert recital të vërtetë me shumë publik. “Më ka ndihmuar të kënduarit ‘live’ për publikun, për të kuptuar se çfarë do dhe jam e lumtur që shkëmbej me të energji. E them këtë pasi unë nuk kam barriera me publikun, dhe atij i jepem njësoj si një dashurie të vërtetë, me të mirat dhe të këqijat e mia. Ndaj momentet kur këndoj ‘live’ do i krahasoja me momentet kur bëj dashuri, e në disa momente që nuk arrij kulmin 100 për qind vërtet mërzitem”. Albumi “Paraprakisht” ishte planifikuar të publikohej një vit më parë, por pjesëmarrja e këngëtares në Eurovizon e më pas shtatzënia e stopuan punën për realizimin e tij. Aurela pohon se “asnjë nga këngët nuk është frymëzim i pritjes së fëmijës së saj të parë, pasi krijimet kishin përfunduar më parë. Ndërkohë pohon se ardhja në jetë e vajzës së saj, fryt i lidhjes me të dashurin e saj Skerdi, ia ka ndryshuar totalisht jetën. Ndërkaq Aurela po punon për xhirimet e klipit të saj më të ri me titull “Ja ke nge” me muzikë të Adi Hilës, që për nga energjia që përcjell si këngë krahasohet me atë me titull “Origjinale”.

SUPLEMENT

Mihrija? Se do të jesh një njeri pozitiv, me mendje të kthjellët, me aspak djallëzi dhe një autore dhe kreatore e gjërave të bukura. Cila është mania juaj

më e madhe? Nëse do të quhej mani besimi i shpejtë tek njerëzit, sepse nuk mendoj dhe nuk veproj asgjë që mund të trajtohet si qasje negative apo negativizëm.

Blerim Destani zgjedh Dubain për pushime Ka udhëtuar thuajse në të gjithë anët e botës, por parajsën e sheh vetëm në një vend. Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, për herë të parë vjen në një tjetër formë, duke treguar muskujt e tij në plazhet e Dubait. E kemi parë në forma të ndryshme, serioz e me veshje elegante, duke ushtruar palestër, por si një nga meshkujt më seksi të ekranit shqiptar, që tregon format e tij në plazh, këtë nuk e kemi parë më herët. Blerim Destani është duke pushuar në plazhet e shtrenjta të Dubait, pas punës së lodhshme që ka bërë gjatë xhirimeve të filmave të fundit dhe gjithë punës së tij gjatë kësaj periudhe dhe tashmë i relaksuar po shijon rrezet e diellit në Dubai. Ky vend është atraksion për të gjithë, por jo shumëkush mund ta shijojë këtë bukuri. Aktori Destani, i cili njihet për pasurinë e tij (i ati i të cilit radhitet në listën e shqiptarëve më të pasur), e shijon këtë luks. Trupin e tij mund ta adhurojnë shumë femra, kështu që të paktën në këto imazhe shpresojmë të përcjellim një emocion tek fanset e tij, të cilat e admirojnë Blerimin si aktor dhe si mashkull...


SUPLEMENT

22 plus PANORAMA

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

Adelina: ''E refuzova Ezelin'', fansat e tallin në rrjetet sociale

''Nuk ka nevojë t'i transformojnë gazetarët deklaratat e mia! Shkruajnë gjëra të pavërteta që nuk janë të thëna nga unë në lidhje me Ezelin! Nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruhet! E kam takuar një herë rastësisht dhe asnjë gjë tjetër, çka janë këto shkrime skandaloze...'', me këtë reagim e ka filluar ditën këngëtarja seksi Adelina Tahiri, e cila gjatë gjithë javës që kaloi është marrë nëpër gojë gati nga çdo media, portal, forum si dhe nëpër rrjetet sociale. Shkas për këtë është bërë një intervistë e saj dhënë para disa ditësh, ku këngëtarja Tahiri ka treguar se gjatë qëndrimit në Stamboll, në një qendër tregtare ka pasur rastin të takojë aktorin turk Kenan I.Mirzalog, i njohur për shqiptarët me rolin e tij të Ezelit në serialin me po të njëjtin emër. Këngëtarja më tej në intervistë ka deklaruar se ai e ka pyetur mos është ruse,

por kjo ia ka kthyer se është shqiptare nga Shkupi, ndërsa ai i ka kërkuar numrin e kontaktit të cilin Adelina nuk ia ka dhënë! Gjatë garës në Dancing, ai vërtet kishte vizituar Shkupin për disa projekte me disa kompani turke, por që këto deklarata shqiptarët i kanë marrë si gënjeshtra dhe gjatë tërë javës nëpër rrjetet sociale sajonin fotografi dhe imazhe në të cilat përqeshej veprimi i këngëtares Adelina Tahiri. Ndërkohë ajo vendos të sqarojë këtë rast duke thënë: ''Puna e Ezelit ka qenë, e kam takuar në Istinia Park në Stamboll, ishim në një restorant edhe ai erdhi aty më buzëqeshi, pastaj më përshëndeti dhe i tregova që jam këngëtare dhe asgjë më tepër''. PUBLIKON FOTOT E NXEHTA NË PISHINË Velipoja, Shëngjini, Zvi-

Genta e “BB” sërish mes dy zjarresh, lidhet me Emilion e takohet me Rubensin Duket se Genta Gjalpi, vajza nga Korça që u bë finaliste e “Big Brother 5”, nuk e harron dot të shkuarën e saj me Rubensin, ndërsa rrezikon sërish. E sapolidhur me një futbollist nga Gjirokastra, që quhet Emilio, ajo vazhdon ta takojë Rubensin, edhe pse u betua publikisht se me të nuk do të kishte më punë. Por me sa duket e ka pak të vështirë ta harrojë atë histori dashurie, përderisa vazhdon dhe pi kafe me Rubensin, ndërkohë që i dashuri i ri, Emilio, është i angazhuar me stërvitje. Të dielën ajo festoi 22-vjetorin e lindjes në Tiranë, në një party të organizuar me shoqërinë e miqve të saj, kryesisht ish-konkurrentë të “Big Brother 5”, ku nuk mungoi Emilio. Por duket se jeta shpirtërore e Gentës është ngatërruar sërish, aq sa ajo nuk po gjen dot qetësi. Edhe pse e ka pohuar vetë brenda në lojën e “Big Brother 5”, se jeta e saj pas kësaj eksperience televizive do të niste nga e para, ajo sërish nuk mund ta

hedhë krejtësisht pas krahëve. Dhe takimet me Rubensin justifikohen deri tani, për shkak të miqësisë së ngushtë që ajo ka me motrën e tij. Edhe pse lidhja e tyre u bë kontradiktore, pas publikimit të fotove intime të saj, për të cilat ajo fajësoi Rubensin, Genta sërish nuk e ka fshehur ndjenjën për të. U duk pak e çuditshme se si doli nga skena një tjetër djalë që pohoi në faqet e shtypit rozë se kishte lidhje me Gentën, dhe se pas daljes së saj nga shtëpia do të fejoheshin bashkë. Dhe Genta, e gjendur në dilemë mes dy meshkujve, Rubensit dhe Melsonit, vendosi t’u bënte dalje të dyve. Tashmë le të shohim se si do të shkojë lidhja me Emilion nga Gjirokastra, të cilin mësohet se e ka njohur pas daljes nga loja. Gazeta “Panorama” botoi para pak javësh për herë të parë fotot e saj me të dashurin e ri në një nga pishinat e Tiranës. Genta po përgatitet të nisë një jetë të re në kryeqytet, e ndërsa dy

muajt e verës ka planifikuar t’i kalojë në gjithë bregdetin e Jugut, pasi ka marrë ftesa nga pronarët e lokaleve të jetë e pranishme në party të ndryshme. Për sa i përket lidhjes, miq të saj kanë pohuar se ajo është sërish konfuze nëse duhet të zgjedhë dashurinë e vjetër, Rubensin, apo dashurinë e re, Emilion.

cra, Gostivari, Kërçova, Durrësi, Ulqini, Malisheva, Dhërmiu, Vlora e disa qytete të tjera janë destinacionet e radhës ku do të këndojë këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri. E ndërsa të tjerët merren me të, ajo po merret me veten. Ka shfrytëzuar fundjavën e

kaluar për të bërë disa orë relaks në një pishinë private me disa mikesha të sajat, ndërsa ka realizuar dhe ka hedhur në facebook edhe disa foto të nxehta në të cilat këngëtarja tregon linjat e saj seksi. Sezoni i koncerteve do të mbyllet diku nga mesi i gushtit, siç thekson këngëtarja, por akoma i kanë ngelur edhe disa data të koncerteve të pambyllura, ku pret konfirmi-

met. ''Po nuk e di, besoj se nga 6 gushti, por nuk i dihet sepse kam edhe disa data të pambyllura dhe pres konfirmime'', thotë Adelina. Ajo pasi përfundoi garën e kërcimit shihet që është shumë në formë, kurse pas koncerteve të shumta do të lançojë dy videoklipe të reja, njëri në duet me Elgit Dodën i titulluar ''Kujtim'', si dhe një tjetër në duet me Fiton Jusaj me titull ''Trilioner''.

Emri më i madh i kondicionimit

KLIMART ALBANIA Studime - Instalime - Mbështetje teknike Pjesë këmbimi - Shërbim i Përgjithshëm Rr. “Teodor Keko”, Unaza e Re (pranë Alpha Bank) Tiranë, Albania Tel: +355 48 303044 Fax: + 355 48 303045 Cel: +355 68 2020195; E-mail: klimartalbania@gmail.com www.klimart-al.com


PANORAMA plus 23

pe

rs

a on

e zh

BLERAND REXHEPI

Nëse e themi shpesh që Dafina Zeqiri është tashmë një nga këngëtaret më të kërkuara e më të paguara të skenës shqiptare, me po kaq bindje mund të pohojmë se ajo është një nga femrat e njohura, më e pafat në dashuri. Kjo e fundit do të kërkonte një analizë të gjatë, sepse ne ende nuk e dimë se cilat janë arsyet që e bëjnë këngëtaren Zeqiri të arkivojë ndarje njëra pas tjetrës, sepse është ajo një vajzë e vështirë në lidhje, apo s’ka pasur fat me partnerë, por ajo që nuk pritej dhe nuk parashikohej kurrsesi, ndodhi. Pas Krenarit, Dafina ndahet edhe me Ledri Vulajn, një nga djemtë më simpatikë dhe më të famshëm të skenës shqiptare. Tashmë duket si e largët ajo kohë që në fakt nuk është aspak e tillë, pasi ka ndodhur vetëm pak ditë më parë, teksa Dafina në skenë këndoi “E di që Ledri ju pëlqen, por është frajeri jem”. Të mbledhur në një lokal të Prishtinës, të gjithë po festonin ditëlindjen e Ledrit dhe bashkë me Dafinën ishin çifti i mbrëmjes. Asnjë shenjë në fytyrat e tyre që të mund të interpretohej si krisje në çift, vetëm zbavitje dhe lum-

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

SUPLEMENT

Ledri lë Dafinën, por edhe muzikën turi kishte atë natë. Prandaj dhe lajmi për ndarjen e tyre erdhi si një bombë për të gjithë ata fansa që i pëlqejnë si këngëtarë, por edhe si çift. Përpara se të lidheshin, ata të dy ishin miq, realizuan një këngë në duet, ndërsa Ledri ishte në raporte shumë të mira me ish-të dashurin e Dafinës, Krenarin, me të cilin pati në fakt edhe një konflikt para pak kohe. Nuk është hera e parë për Dafina Zeqirin që ndahet nga i dashuri. Për të, me siguri tashmë është bërë rutinë, pasi deri më tani nëpër duart e këngëtares kanë kaluar shumë meshkuj, të njohur e të panjohur. E ndërsa ka shumë sukses në muzikë, jeta e saj private po kalon performanca si jeta e yjeve të Hollywood-it. Nga ato që janë shkruar deri më tani, thuhet se Dafina ka pasur lidhje me Bleron, Genc Prelvukajn, Milot Llalloshin, Krenar Cocajn e shumë të tjerë me të cilët nuk ka pasur sukses të krijojë një lidhje stabël. E meqë jemi te lajmet surprizë, përveç ndarjes, Ledri njofton se do të shkëputet edhe nga muzika, për t’ju përkushtuar studimeve e më pas televizionit, pasi prindërit e tij janë pronarë të një

“Hit Fest”, festivali më i ri “live” “Hit Fest” është festivali më i ri në tregun muzikor, që u jep mundësi shumë të rinjve për t’u paraqitur përpara publikut “live”, në një garë të bukur që do të shtegtojë në Pogradec, Velipojë (plazhi Vilu) dhe në Tiranë. Maratona tashmë ka nisur, ndërsa për publikun do të transmetohet në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar gjatë muajit gusht. E veçanta e këtij festivali është se anëtaret e jurisë që

janë: Kejsi Tola, Olta Boka, Juliana Pasha, Anjeza Shahini, Aurela Gaçe dhe Rona Nishliu, do të jenë njëkohësisht prezantueset e netëve, ndërsa janë ndarë në çifte. Skenaristja e këtij festivali, Alda Bida, tha se “festivali është një bashkëpunim serioz i Alfred Kaçinarit, Edmond Zhulalit dhe Shpëtim Saraçit në përzgjedhjen e elementëve artistë të rinj, me vokale të spikatura e me background në të kënduarit “live”. Rrymat muzikore që interpretohen janë: pop dance, baladat ritmike, rock dhe rock alternative. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e muzikës “live” në lokalet e natës dhe në evente të tjera muzikore, si: “Top Fest”, “Kënga Magjike”, “The Voice of Albania”, apo “X Factor”. “Hit Fest” ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj, prezantimin dinjitoz të muzikës së re shqiptare”, tha Bida. Regjisor i Festivalit është Petri Bozo, drejtor artistik Alfred Kaçinari, producentë muzikorë Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Joni Peçi është drejtor i imazhit, me mbështetjen e jashtëzakonshme të drejtorit të Përgjithshëm të RTVSH-së, Petrit Beci. Në Pogradec, prezantimi i është besuar Olta Bokës dhe Kejsi Tolës, në Velipojë prezantojnë Juliana Pasha dhe Aurela Gaçe, e në Tiranë Anjeza Shahini dhe Rona Nishliu. Po çfarë vlere ka kupa? Fituesi i këtij festivali do të jetë automatikisht pjesëmarrës në Festivalin e Dhjetorit.

TV-je në Prishtinë. Sipas asaj që shkruhet nëpër portale të ndryshme, thuhet se ka qenë e papërballueshme situata e cila ka ndodhur muaj më parë, kur në aeroportin e Zurihut u bë sulm ndaj Ledrit dhe disa pjesëtarëve të labelit “Baba Star”, ku nuk mungonte dhe Getoar Selimi. Thuhet se në këtë rast ky i fundit nuk e ka ndihmuar aspak Ledrin gjatë konfliktit. Kulminacio-

ni ka arritur në momentin kur një tjetër reper i njohur ka tentuar që të bëjë pajtimin mes Baba Stars dhe OTR (Noizyit me shokë), pas disa këngëve (diss) kushtuar grupeve rivale. Gjithë ky tension ka bërë që Ledri tashmë të lërë muzikën që i krijoi gjithë këto probleme dhe t'i përkushtohet regjisë së filmit, ndërsa do të punojë gjithashtu në RTV21.

Blero largon producentin Çekiç: Të kthejmë andej nga ke ardhur

Një tjetër ndarje këto ditë ka ndodhur mes këngëtarit Blero dhe Dj Çekiç (Damir Jahiç) i njohur si producent i cili ka punuar për vite të tëra së bashku me Bleron, madje që të dy kishin hapur edhe një produksion të cilin e menaxhonin së bashku. Disa keqkuptime kanë ndodhur mes dy artistëve, të cilët njihen prej vitesh dhe që kishin krijuar një miqësi aq sa Blero e thërriste atë vëlla. Por siç duket paraja të mashtron dhe të çon në derë të gabuar. Kështu ka vepruar Çekiç, i cili ka dashur ta mashtrojë Bleron, duke i shitur projektet muzikore dikujt tjetër pa dijen e tij. Me ta kuptuar, këngëtari i njohur ka ndërprerë gjithë bashkëpunimet me boshnjakun Jahiç, i cili për momentin ka mbetur vetëm si menaxher i këngëtares Dafina Zeqiri. Thuhet se Blero pasi e ka larguar, i ka thënë se “andej nga të sollëm, edhe të kthejmë prapë”. Ne kontaktuam me të dyja palët, por siç duket deri në këtë moment asnjëri nga të lartpërmendurit nuk është gati për të dhënë ndonjë shpjegim në lidhje me ngjarjen.

Big Mama pas tragjedisë: Do më duhet kohë për të mbledhur veten Pas aksidentit ku vdiq miku i këngëtares Big Mama dhe pas përfundimit të procedurave ligjore nëpër organet përkatëse, këngëtarja ka lënë edhe spitalin dhe, së bashku me familjen e saj, është kthyer në shtëpi, në Tetovë. Në kujtesën e saj kanë ngelur të memorizuara çastet e fundit të përpjekjeve për të shpëtuar mikun e ndjerë Lirim Jusufi, por në ato momente ajo ka rrezikuar edhe jetën e vet. Dhe vetëm falë ndërhyrjes së personave që janë gjendur aty afër, ajo ka arritur t'i shpëtojë vdekjes. Big Mama tani do të vazhdojë kurimin në kushte shtëpiake, ose në klinikat e qytetit të saj për të stabilizuar edhe gjendjen shpirtërore. ''Ju faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe kujdesin, edhe pse nuk kam mundur t'ju përgjigjem. Unë me shëndet jam mirë, por dhimbja që kam për humbjen e shokut, nuk do të më shërohet lehtë, prandaj do të më duhet kohë për të mbledhur veten dhe nuk do të mundt'u përgjigjem telefonatave për një kohë, se nuk jam në gjendje të flas. Ju faleminderit edhe një herë shumë për ngushëllimet, kujdesin dhe për lutjet që keni bërë. Zoti jua shpërbleftë me gjithë të mirat'', ky ka qenë komenti me të cilin këngëtarja e njohur Big Mama u është drejtuar fansave dhe miqve të saj në “Facebook”. Pas këtij rasti, ajo ka pezulluar të gjithë aktivitetin e saj artistik, edhe pse kishte në plan realizimin e shumë koncerteve në këtë sezon, si dhe promovimin e videoklipit të ri ''Magjishëm''.C


SUPLEMENT

E SHTUNE 21 KORRIK 2012

p19 lus PANORAMA

Panorama plus 21.07.2012  

Panorama plus 21.07.2012