Issuu on Google+

Nr.301

Botim i PA N O R A M A GROUP

E SHTUNE, 3 SHTATOR 2011

FALAS Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

REZARTA

Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

Nga Çiljeta, tek Rozana dhe Zajmina, ja çfarë marrin nga këngëtaret e huaja

PERSONAZH

Këngëtar ja Këngëtarja sur priz on: “Si prizon: surpriz dr oga jam” dro

Xhemi rikthehet si prezantuese e faqe 20 parë tek “E diell”

faqe 23

TELEVIZIONI

RREFIMI

faqe 21

Ermela: Konkurrentët e “BB” pemë pa kokrra, aspiroj tjetër jetë” faqe 18

Valbona Selimllari ia nis “Nga e para” pas 7 vitesh mungesë si prezantuese

INTER VIST AT INTERVIST VISTA

Adrian Gaxha: Martesa me Luanën, plan i largët faqe 16

Stresi: Çmenduritë me Enxhin, për mua mbetet “femra pornostar” faqe 17


PANORAMA plus 16

vista r e t In

BLERAND REXHEPI

Këngëtar, tekstshkrues, kompozitor dhe njeri i mbushur gjithmonë me humor. Një djalë i përkushtuar gjithmonë pas muzikës, familjes dhe shoqërisë. Për jetën private të Adrian Gaxhës shkruhet shumë, por edhe do të shkruhet në të ardhmen. E kanë lidhur me shumë femra, por kohëve të fundit këngëtari është tërhequr pak nga jeta publike, kështu që është vështirë ta takosh në ndonjë kafe apo pub. Shkak për këtë si duket është lidhja e tij e fortë me Luanën, me të cilën ka një histori të gjatë dhe së shpejti planifikojnë edhe martesë. Për dashurinë me Luanën dhe për gjithë karrierën e tij, Gaxha rrëfehet në këtë intervistë. Vëmë re një tërheqje nga deklaratat mediatike. Pse? Thjesht punoj, përgatis material të ri dhe kam filluar të kompozoj për këngëtarë të tjerë. Mund të krenohem se në dy festivale kanë fituar vendin e parë me këngë të miat. Përveçse në media, nuk gjendesh as në qytet, më herët ishe prezent në diskoteka dhe pub-e me femra të ndryshme, po tani…? Shkak për këtë është puna ime, më herët më shumë dilja dhe shkoja nëpër evente, kurse tani më shumë punoj në studio, më pak dal dhe normal që nuk jam shumë prezent. Kurse

ADRIAN GAXHA “Martesa me Luanën, plan i largët” “Shumë shpesh jam grindur për femra, por më vonë kuptova se gjithmonë ka një më të mirë se ajo e para”

me femra mund të më shihni edhe tani, por jo shumë shpesh. Kjo do të thotë se dashuria me të vërtetë ka trokitur në zemrën tënde? Jo vetëm tek unë, por edhe tek ju e tek të gjithë dashuria troket 24 orë. Edhe kur fle (qesh). Dashuria bën çmenduri. Sa janë të sakta fjalët se së shpejti do bëni dasmë? Mendoj që jam i ri për martesë, është pak herët, kini durim! Të jeni të sigurt se ndër të parët do e mësoni. Tek ne erdhi informacioni se ju jeni fejuar me Luanën... Është një gjë e bukur fejesa, por unë vetëm i dhurova një unazë. Pse e fsheh jetën tënde private? Asnjëherë nuk e kam fshehur lidhjen time. Nuk jam person që i fsheh këto punë. Që në fillim e dini që kam qenë shumë i hapur të flas për këto gjëra, nuk e di nëse këtë e kam anë pozitive apo negative, por kryesore për mua është që të jem i sinqertë me njerëzit dhe me gazetarët, kuptohet. Mund që në një të ardhme të zhvendosesh në Tiranë? Shqipëria është një vend shumë i bukur, me vende mahnitëse dhe do të

Unë si baba e mendoja veten që nga mosha 15-vjeçare. Që i vogël kujdesesha për disa kafshë në shtëpi dhe ndiheshasi baba ishte kënaqësi të kaloj kohë këtu, por Shkupi është vendi im i lindjes dhe nuk mundem pa të. Na trego diçka më shumë për Luanën, çfarë femre është, si arriti ajo të të vjedhë zemrën dhe fillove të qetësohesh e të mos bësh flirte të tjera? Eh, unë jam person që kur dua të jem me dikë, do jem vetëm me atë, kurse në të kundërtën; Nëse dua të jem edhe me të tjera, pse të jem me atë? Sa shpesh udhëton Luana drejt Shkupit? Jo shumë. Unë jam kavalier dhe udhëtoj shpesh drejt Tiranës. E mendon veten si baba

Pushimet e Jehona Sopit në Hawai dhe Las Vegas Kemi treguar disa herë për dashurinë e re të këngëtares Jehona Sopi, të cilën ajo nuk e fsheh nga publiku, duke u shfaqur së bashku në shumë evente. Por këngëtarja ka vendosur të mos flasë shumë rreth jetës së saj private, duke mbajtur fshehur çdo detaj të rëndësishëm. Përveç asaj që dihet rreth Lavdimit (i dashuri), që është një bankier shumë i zoti dhe rrjedh nga një familje shumë e ngritur në Kosovë, asgjë tjetër nuk kemi mësuar për tipin misterioz në krah të Jehona Sopit. Gjithashtu, treguam se këngëtarja ishte duke bërë përgatitjet për udhëtimin e shumëpritur në Las Vegas dhe Hawai, ku flitej se do të kurorëzojë

SUPLEMENT

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011

dashurinë e saj me martesë, larg mediave dhe syrit të publikut, kurse kur të kthehen në Prishtinë, çifti do të organizonte një ceremoni shumë private në mesin e familjarëve dhe miqve më të afërm. Edhe pse nuk flet shumë në media mbi të dashurin e saj, të paktën nuk

ka mundur të fshehë fotografitë e udhëtimeve, të cilat jemi munduar t’i zbulojmë gjithmonë, pasi Jehona e shoqëron Lavdimin në shumë udhëtime të punës që bën ai nëpër botë. Vitin e kaluar çifti udhëtoi në Egjipt, në një pushim disaditor, duke qëndruar në hotele shumë luksoze, kurse këtë radhë sjellim imazhe nga pushimi i tyre në Hawai dhe Las Vegas, ku shihet qartë se Jehona dhe Lavdimi po kalojnë momente të paharruara në shoqëri të njëri-tjetrit, ndërsa ne shpresojmë që së shpejti të sjellim edhe ndonjë fotografi, ku të shihen si çift i martuar dhe me unaza në duar, e pse jo së shpejti edhe ndonjë foto nga ceremonia që do të organizojnë në Prishtinë kur të kthehen. bl. re

në një të ardhme të afërt? Unë si baba e mendoja veten që nga m o s h a 1 5 vjeçare. Që i vogël kujdesesha për disa kafshë në sh-

tëpi dhe ndihesha si baba. Të kujtojmë si njeri që deri më tani nuk je zënë me askënd, ekziston ndonjë person në botën e artit që

nuk e duron dot? Po ekziston, por nuk më kujtohet emri (qesh). Jo jo, nuk ekziston, kuptohet. Ndodh që zihem me veten ndonjëherë, sepse nervozohem kur gaboj gjatë realizimit të ndonjë kënge. Je zënë me dikë për ndonjë femër? Po shpesh në shkollën fillore, por më vonë e kuptova se gjithmonë ka ndonjë më të mirë se ajo e para. Kur do të paraqitesh me ndonjë material të ri? Nga muaj tetor do të paraqitem me projekte të reja, premtoj. Dhe në fund a do të lejoni që ceremonia juaj e martesës të jetë nën mbikëqyrje të mediave? Po, por asnjëherë pas orës 00:00, kur të jemi vetëm në dhomë (qesh).

Dy këngëtaret e njohura, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, këtë vit kanë preferuar që në pushime të shkojnë me shoqërinë e tyre, duke lënë mënjanë botën mashkullore. Argëtime pa fund, shëtitje në vende të ndryshme, freskia e ujit, si dhe largimi nga stresi dhe puna, kanë karakterizuar pushimet e këngëtareve seksi. Nora Istrefi për të dis-

Këngëtaret pushime me mikeshat, Nora në Turqi kurse Tuna në Monte Carlo atën herë me radhë ka zgjedhur bregdetin turk e, më saktësisht Keremin, për të kaluar disa ditë pushime të nxehta, pasi kishte përmbyllur një axhendë të tërë me koncerte në shumë qytete bregdetare, si dhe qytete kosovare. Nora këtë radhë me vete ka marrë disa mikesha të sajat, me të cilat kalon edhe një kohë të gjatë kur nuk është e an-

gazhuar në muzikë. Së bashku me Norën, janë bërë edhe dy bukuroshe tjera, të cilat nuk e kanë lënë këngëtaren të vetme. Në anën tjetër, këngëtarja Tuna Sejdiu këtë radhë ka zgjedhur brigjet e shtrenjta të Monte Carlos për të kaluar një pushim të papërshkruar. Edhe Tuna, si Nora, në pushim ka qenë e shoqëruar nga disa mikesha. Këngëtarja ka shijuar jahtet luksoze gjatë pushimeve të saj. bl. re


AXHA

SUPLEMENT

Intervista KLOTILDA HARKA

Ai do ta përshëndesë me një “Lamtumirë” artistike, një klip që ia kushtuan lidhjes së tyre pasionante. Por edhe pse ishin në kulmin e tyre, duket se për supersticiozët, një këngë me një titull të tillë ka qenë ogur i zi për lidhjen e tyre. Arkimed Lushaj (i njohur si Stresi) dhe Enxhi Kamenica i kanë dhënë fund lidhjes, që ka zgjatur ekzaktësisht 365 ditë kalendarike. Ndërkohë, Stresi ka kaluar një përballje tjetër me policinë, ndërsa është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në Pogradec, pas një gabimi në sistemin TIMS, ku rezultonte ende person në kërkim. Ai është lënë sërish në gjendje të lirë pas 24 orësh arrestimi, ndërkohë që jep këtë intervistë për gazetën “Panorama” ku flet për arsyet pse i dha fund lidhjes së shumëpërfolur nga Enxhi Kamenica dhe planet e reja në muzikë. Ndalohesh sërish gabimisht kësaj here nga policia. Si u ndjeve dhe si i përjetove orët e ndalimit? Ishte një gabim kompjuterik dhe natyrisht që kaloi. Por zakonisht, si reper që jam dhe natyrë aventurieri, ndodhi të tilla më japin adrenalinë. A është dashuria një aventurë, si ishte lidhja jote me Enxhin? Patjetër që dashuria është aventurë dhe mund të them që unë dhe Enxhi kemi bërë aventurat më të mëdha që mund të ekzistojnë. Kishim të njëjtin tip, aq sa edhe pse ekzistonte një urdhër arresti ndaj meje, dilnim të dy në klubet e natës duke rrezikuar. Ajo është një aventuriere e çmendur, njësoj si unë. Duket se kishit gjetur njëritjetrin, pse u ndatë atëherë? Po kur një femër jepet shumë, s’më pëlqen dhe aq. Thjesht u ftohën ndjenjat dhe kaq. Po për mua Enxhi ka qenë një femër që e kam dashur dhe s’e hedh poshtë kurrë për asnjë arsye. Ia kemi kaluar bukur bashkë dhe ajo do mbetet një nga ish-et e mia speciale. Ndarja erdhi edhe për faktin se unë nuk kam pasur shumë kohë t’i përkushtohem ashtu si më parë, dhe një femër si ajo nuk dëshiron absolutisht të lihet pas dore. Por s’kisha ç’të bëja, pasi vjen një moment që ke nevojë për hapësirën tënde. U fol se klipi «Lamtumirë» i dedikohej lidhjes suaj dhe do e këndonit të dy. Ç’mund të thuash? Klipi “Lamtumirë” sapo ka përfunduar dhe jam në duet me një këngëtare kosovare të këndshme, emrin e së cilës preferoj të mos e bëj publik. Ka dalë një klip shumë i realizuar që ka kushtuar 5 milionë dhe me të vertetë që ka skena prekëse. Nuk bëhet fjalë për ndonjë kthesë në tipin tim, siç është komentuar, por thjesht unë aty luaj rolin. Sa për mua, unë jam dhe do të mbetem një “Bad boy”. Duke u nisur nga konfliktet me meshkuj artistë që janë bërë dhe publike, je djali i keq vetëm me meshkujt apo dhe me femrat? Jo, në fakt me femrat sillem shumë mirë dhe më pëlqen t’i respektoj. Madje, mund të them se shumë femra që kanë qenë shumë poshtë i kam ngritur shumë lart. E ke fjalën për ish të dashurat e tua?

17 plus PANORAMA

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011

Stresi: Çmenduritë e mia me Enxhin, për mua mbetet “femra pornostar” Reperi rrëfen gjithçka për mesazhet ironike që kanë shkëmbyer pas ndarjes. “E kam harruar tashmë” Në fakt ish-et janë e kaluara ime, por tani po mendoj se ç’do bëj. Por, t’i përkushtohesh një femre s’është keq, edhe pse në jetë ndodhin karambole (qesh). Thjesht mendoj se nuk më duhet një lidhje serioze që t’i përkushtohem aq shumë si ajo e fundit me Enxhin, pasi tani është koha t’i dedikohem muzikës. Rikthehemi te lidhja jote me Enxhin, në ç’mënyrë u ndatë ? Lidhja jonë zgjati fiks 365 ditë. Ne u lidhëm më 28 gusht të vitit të kaluar dhe u ndamë po më 28 gusht të këtij viti. Komunikimi ynë i fundit ka qenë me SMS ironike që kemi shkëmbyer me njëri-tjetrin. Unë në fakt nuk jamë natyrë ironike, pasi preferoj të jem i drejtpërdrejtë dhe në mesazhin e fundit i kam thënë: “Ti s’do më harrosh kurrë mua” dhe jam 1 milion për qind i sigurt për këtë. Po ti do e harrosh lehtë? Unë them se e kam harruar. Ka qenë ndarje e dhimshme, ka qarë Enxhi? Nuk është ndonjë çudi, sepse dhe djemtë qajnë. Por mund të them se nuk ishte një ndarje me dhimbje, por thjesht nuk e kishim menduar një ndarje kaq papritur. E keni titulluar këngën “Lamtumirë”, ndërkohë që ishit në kulmin e lidhjes… U bë shkak për ndarjen mosrealizimi i duetit me të? Po, dhe e përshëndes Enxhin me këtë këngë. Në fakt, ajo e ka hedhur dhe zërin dhe e kam ruajtur versionin ku ajo këndoi për këngën “Lamtumirë”. Nuk u realizua se nuk ishim gati për këtë gjë dhe ndoshta për këtë arsye kanë filluar problemet tona, pasi nuk u ra dakord me familjen time. Enxhi ka talent në të kënduar, por për karrierën time nuk do ishte mirë të shfaqesha çift, pasi ndikon jo mirë tek fansat. Unë s’duhet ta ngatërroj fare jetën time private apo një lidhje timen me muzikën. Ndaheni pas një viti, mos ndoshta i dhe fund nga frika se lidhja bëhej shumë seroze, ndërkohë që thuhet se ajo të ka shprehur edhe dëshirën për martesë? E vërtetë është që nganjëherë duket sikur hyn aq thellë në një histori, sa të duket se kur s’je bashkë ajo është e pambrojtur. Por nuk përmbyset bota pas një ndarjeje. Ndërsa për martesën mendoj se është mënyrë të thëni, kur dy persona ndihen të dashuruar. Nuk jam gati për vendime të tilla, jam ende shumë i ri. Ju kalonit 24 orë bashkë, të ndau Enxhi nga shokët? Jo, ajo i ka respektuar shokët e mi dhe kalonim kohë bashkë. Por

pikërisht ngaqë rrinim shumë orë bashkë, lidhja u konsumua. Jeni përballur ndonjëherë pas ndarjes dhe si do ta përshkruaje atë si ish të dashurën tënde? Jo, por unë vazhdoj miqësinë me familjen e Enxhit. Hmmm si do ta përshkruaja... Di të them që mbetet një nga të preferuarat e mia, nuk ia hedh poshtë kurrë vlerat që ka dhe mbetet si vajzë tek “pornostaret”, që unë kam pasur lidhje. Ka qenë ndonjë femër arsyeja e ndarjes? Jo aspak, as nuk do kishte asnjë lloj femre, sepse në momentin që kam qenë me të, asnjëherë s’më ka hyrë në sy femër tjetër, pasi i kam dhënë shumë respekt. Po tani po shoqërohesh me një femër tjetër?

Elvana Gjata provokon përsëri me foto seksi Pamja seksi është një nga armët kryesore me të cilën këngëtarja e njohur Elvana Gjata tërheq vëmendjen e publikut dhe të fansave të saj, natyrisht pas zërit të mrekullueshëm. Klipe të shumta, të nxehta dhe sensuale, një album që po pëlqehet shumë me disa hite brenda tij, si dhe një pamje vezulluese. Këto janë karakteristikat me të cilat mund të përshkruhet imazhi i Elvanës këto kohë. Përveç këtyre gjërave, këngëtarja mbush edhe ballinat e gazetave dhe revistave me foto provokative, siç është dhe seti më i fundit, të cilin e ka realizuar për një revistë kosovare. Koncertet e shumta dhe angazhimet e këngëtaresndoshta e ndihmojnë shumë që të mbajë linjat e saj të bukura, saqë gjithmonë nëpër mbrëmje shumë djem nga publiku i lë gojëhapur me linjat seksi. Jetën e saj private është duke e mbajtur të fshehtë, edhe pse u përfol që është ndarë nga i dashuri i saj dhe është lidhur me Florin, por në një intervistë për “Panorama plus” ajo rrëfeu se me Florin ka vetëm marrëdhënie profesionale dhe asgjë më shumë. Po kush do të fitojë zemrën e njërës prej këngëtareve më të nxehta shqiptare? Ndoshta në një të ardhme të afërt mund ta mësojmë.

Planet e mia në muzikë tani që jam “single” Është mrekulluar nga pritja e shumë fansave, që ka gjetur në Dibër, edhe pse para se të shkelte në këtë qytet ka marrë telefonata kërcënuese të mos guxonte të shkonte, si një armik i përbetuar i Noizy-t. Ndërkohë që ka pohuar se përveç klipit “Lamtumirë”, që do lançojë këto ditë, ka shumë plane në muzikë. Është një duet me Getoar Selimin, me të cilin njihej para 5 vitesh në Belgjikë. Ndërkohë që këtë vjeshtë do të realizojë një tjetër klip me titull “Bad boys in Town”, ku së bashku me reperin Emiljano të “Pa kufij” dhe dy këngëtarë të tjerë, do të sjellin një këngë në stilin amerikan, ku do të tregojnë eksperiencat e tyre në jetë. Kënga po realizohet në studion muzikore BMT. Si një reper që i këndon ndjenjës, ai po diskuton pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” me një këngë të tillë. “Kur dua që një femre t’ia prek telat, unë prapë ia them me mënyrën e rrugës dhe patjetër që do e çmend”, thotë ai. Ndaj, pas disa klipeve do punoj për publikimin e një albumi, ku femra nuk mungon. Për sa i përket konkurrencës mes këngëtarëve rap, ai pohon se në Shqipëri nuk ka të tillë që të kenë bërë jetën e një reperi, përveç meje dhe bashkëpunëtorëve të mi, ndërsa në Kosovë janë “Baba Records”. Tek një mashkull gjithmonë ka një femër. Kthehemi te çështja me Leonard Bombaj, si do ta komentoje? Këtë çështje ua kam lënë organeve të shtetit ta vendosin. Ishte ngjarje e trishtueshme shumë dhe vajzën që ishtë viktimë e kësaj historie vazhdoj ta kem mikeshë e ta takoj sa herë që ajo ka nevojë për suportin tim shpirtëror.


PANORAMA plus 18 Sipas saj, i ka mjaftuar kjo periudhë post ”Big Brother” për t’i njohur mirë disa prej ishbanorëve dhe ka kuptuar se nuk ka më vlerë të vazhdojë më tej.

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011

SUPLEMENT

ERMELA MEZURAJ “Konkurrentët e “BB” pemë pa kokrra, nuk shoqërohem më” “Aspiroj të kem një jetë të re, me projekte konkrete e karrierë profesionale të bazuar në punë e jo në fjalë pa vlerë” Duket se ka nisur një moment të ri në jetën e saj, pas famës dhe zhurmës së krijuar nga eksperienca në lojën e “Big Brother 4”, në “Top Channel”. Fituesja e këtij edicioni të fundit, Ermela Mezuraj, po mendon t’i hyjë rrjedhës normale të jetës, ndërsa po shqyrton disa oferta në lidhje me karrierën e saj profesionale tani e tutje, që ka shumë gjasa të jetë në botën e televizionit. Ashtu siç ajo e ka pohuar vetë, televizioni është prirja e saj dhe puna që di ta bëjë më mirë, por ka vendosur të heshtë ne media deri në marrjen e një vendimi konkret se ku do të shfaqet dhe me çfarë projekti konkret. Po ajo ka menduar po ashtu t’u qëndrojë larg komenteve në lidhje me prishjen e miqësive të saj më ish-banorët e “Big Brother”, miqësi të krijuara brenda lojës, por që u përforcuan më së shumti pas përfundimit të spektaklit, ku ajo duke sfiduar të tjerët arriti të fitojë 100 milionët e lakmuar nga të gjithë. Ndërkohë që u mediatizua shumë si personazh interesant, për shkak të lidhjes së krijuar në një kohë shumë

të shkurtër dashurie me Ervin Sinjarin, djalin që vinte nga një jetë jashtë vendit, kryesisht në Itali, Angli dhe Tajlandë. Kështu që rrëfimeve të saj për taktikat dhe strategjinë që e bëri fituese të një loje me shumë konkurrencë, bazuar në jetën e tyre reale, iu shtua historia e saj me Ervinin. Në fillim u duk si një lidhje e fortë dhe pasionante, por më vonë u pasua nga disa qejfmbetje e konflikte që, si përfundim, u finalizuan me ndarje. Një nga miqtë më të afërt të çiftit, që shpesh bënte suportin e tyre shpirtëror dhe konsiderohej miku i tyre i besuar, ishte Torosi. Vetëm disa ditë më parë, ai pohoi për “Panorama Plus” se i kishte dhënë fund miqësisë së tij me Ermelën, pas disa pushimeve që kaluan në bregdetin e Jugut. Ndërkohë që direkt pas atyre pushimeve, jo vetëm Torosi, por madje dhe Ervini e të tjerë miq e mikesha të këtij “reality show” prisnin nga Ermela një ftesë për të festuar ditëlindjen e saj të 25-të,

Genta Ismajli udhëton drejt Londrës, tenton të bashkëpunojë me Jessie J Nuk ka pushuar këtë verë, pasi ka qenë gjithmonë e angazhuar me koncerte, si dhe projekte muzikore të cilat tashmë janë lançuar në treg. Realizoi disa videoklipe, albumin “Guximi” me të cilin pati edhe probleme në lidhje më editimin e tij nga ana e “Arboni”, produksion me të cilin ka filluar procedurë gjyqësore. Megjithatë, Genta Ismajli nuk ka të ndalur. Në faqen e saj zyrtare në Facebook këngëtarja kishte shkruar se udhëton drejt Londrës por, duke mos dhënë arsye shtesë në lidhje me këtë udhëtim. Këngëtaret tona shpesh udhëtojnë atje për ndonjë koncert, por Genta nuk kishte vënë asnjë reklamë, siç bën zakonisht kur ka mbrëmje muzikore në ndonjë vend. Heshtja mbizotëron në të gjitha anët, në momentin që këngëtarja e njohur kosovare dëshiron të shpartallojë edhe tregun e huaj. Tentoi disa herë në Turqi, por si duket tregu atje nuk i pëlqeu shumë, pasi këngës “Sexy” në duet me turkun Cunyet Cakim nuk ia realizuan videoklipin, ashtu siç

ishte thënë më herët. Kënga u pëlqye tej mase tek ne dhe në shumë radio gjermane filloi të bëhet një hit i vërtetë. Për të vazhduar më tej me tentativa të reja për depërtim më të lehtë në Europë, Genta Ismajli debutoi në festivalin zviceran të Eurosong-ut, ku u skualifikua për shkak të numrit të vogël të votave të marra nga juria dhe publiku. Në albumin e fundit ajo ka edhe disa kompozime të Cara Dioguardit, por si duket nuk po e ndihmojnë shumë që të bëhet e njohur edhe në Amerikë. Por të dalim tek qëllimi i shkrimit. Teksa disa e kopjojnë, disa të tjerë tentojnë të bashkëpunojnë. “Panorama plus” mëson se qëllimi i vizitës së Genta Ismajlit në Londër ka qenë takimi me producentët e këngëtares angleze Jessie J, për të cilën javën e kaluar treguam se ka filluar ta kopjojë këngëtarja Dafina Zeqiri. Genta, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, ka pasur një takim me producentët e Jessie. Se çfarë është folur në këtë takim nuk dihet, por pasi është kthyer nga Londra, Genta përsëri në faqen e saj

por që nuk e morën një të tillë. Ermela ka pohuar se tashmë nuk ka ndër mend të shoqërohet më me ta, pasi ka

kuptuar se disa prej tyre thjesht nuk ia vlejnë për miqësi ose ndryshe janë pemë pa kokrra” Dhe jo vetëm për këtë, por ka kuptuar se “duhet t’u japë fund

orvatjeve pa kuptim të këtyre ish-banorëve, pa ndonjë synim apo ide për jetën e tyre”. “Kam plan t’i kthehem realitetit dhe jetës me shoqërinë time, që s’ka të bëjë me personazhet e Big Brother”. Sipas saj, i ka mjaftuar kjo periudhë post-Big Brother për t’i njohur mirë disa prej ish-banorëve dhe ka kuptuar se thjesht nuk ka më vlerë të vazhdojë më tej. “Aspiroj të kem një jetë të re, me projekte konkrete e karrierë profesionale, të bazuar në punë e jo në fjalë pa vlerë”, ka pohuar Ermela. Ndërkohë që, ashtu siç është deklaruar në një intervistë për “Panorama Plus”, Ermela së bashku më tre fituesit e tjerë të “Big Brother”, Arbër Çepani, Qetsor Ferunaj dhe Jetmir Salaj, janë duke realizuar një këngë së bashku, që do të shërbejë si lançim për projektin e tyre të ri me inspirim social.

Pas ndarjes, Genta dhe Miloti nuk kanë fat në dashuri Genta Ismajli siç duket ishte femra e cila i solli fat, dashuri dhe famë djaloshit të panjohur Milot Binaku. Edhe pse prej kohësh merret me muzikë duke punuar me shumë këngëtarë si instrumentist, Miloti u bë i njohur falë lidhjes së tij me këngëtaren e mirënjohur Genta Ismajli. Lidhja e tyre nuk shkëlqeu shumë pasi, siç thuhej, atë kohë këngëtarja e akozoi Milotin për tradhti dhe kështu lidhja disavjeçare përfundoi në një hiç. Shoqëria mes tyre nuk vazhdoi, edhe pse në disa lokale të natës janë ndodhur që të dy, por nuk janë përshëndetur. Që nga ajo kohë, fati në dashuri Milotit nuk i ka ecur. Për rastësi, Miloti po edhe Genta vazhdojnë të ngelen “single” dhe pa asnjë lidhje të deklaruar. Se si qëndron e vërteta mes tyre nuk dihet, pasi flitej se ndarjen e kanë bërë me qëllim marketingu, por ajo që dimë është se Genta vazhdon me karrierën e saj muzikore, pa u parë e shoqëruar me ndonjë mashkull. Në anën tjetër, edhe Miloti vazhdon të mbetet i vetëm dhe pa fat në dashuri, duke shijuar pushimet “solo”!

personale ka shkruar se është shumë e lumtur, gjë që lë të mendosh se mes saj dhe këngëtares Jessie J në një të ardhme të afërt mund të

ndodhë edhe ndonjë bashkëpunim i suksesshëm, që do të jetë një shtysë kryesore që Genta Ismajli të bëjë boom në Europë e mbarë botën.


SUPLEMENT

23 plus PANORAMA

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011

Rezarta Shkurta përgatit surprizën e radhës, “Si droga jam” Rezi: Askush nuk mund ta mohojë se femrat janë trullosëse po aq sa drogat, por nuk kanë efekte anësore Kishim dëgjuar krahasime lloj-lloj nga goja e këngëtarëve tona, si p.sh.: jam si lule, jam si frut, jam si bombë etj, por Rezarta Shkurta nuk ka rënë pre e këtyre klisheve të stërdëgjuara e të stërkonsumuara. Me një shije të holla artistike, ajo nuk nxitoi për të bërë klipin e zakonshëm të verës me rroba banjo e me jaht, por e mori gjithçka me nge, deri kur të bindej se po bënte gjënë e duhur. Pas suksesit të këngëve “Budallaçkë e vogël” dhe “Dua të iki larg”, në duet me Vedat Ademin, duhej menduar gjatë për të sjellë një krijim të mirë. Dhe ja ku vjen kënga më e re e ritmeve r&b, me titullin superprovokues “Jam si droga”. Mësojmë që tekstin e këngës e ka bërë Big Basta, ndërsa muzikën Darko Dimitrov. Pritet që së shpejti të realizohet edhe një klip, ku idetë origjinale dhe avangard të Rezartës do të veshin artistikisht fabulën e këngës. Të krahasosh veten me drogën, me diçka të ndaluar, duket një ide shumë e guximshme, por edhe një farë thyerje tabush. Prandaj dhe ne u bëmë kuriozë për të mësuar më shumë rreth këtij projekti. Kur e pyetëm Rezin se çfarë mendimi ka për njerëzit që konsumojnë drogë dhe a e sheh këtë si një ves, ajo u përgjigj “Më kujtuat një barcoletë që e tregonin për Fatos Nanon. Thuhet se atij iu afrua një lypsar dhe i kërkoi para, duke iu përbetuar se ato para i donte vetëm për të ushqyer familjen e tij, sepse nuk përdorte as drogë, as alkool, as duhan, nuk luante bixhoz dhe nuk shkonte me femra. Në atë moment Fatosi kthehet nga shoqëruesi i tij dhe i thotë: “A e shikon se si përfundon një njeri pa vese?”. Këtë e rrëfeva thjesht për humor, sepse kuptohet besoj se fjala drogë në këngë është thjesht një metaforë, nuk kemi të bëjmë me ndonjë spot pro konsumimit të lëndëve narkotike dhe nuk do ta bëja kurrë, sepse jam pro jetës. Por ama askush nuk mund ta mohojë se femrat janë trullosëse po aq sa drogat, por për fat nuk kanë efekte anësore (qesh). Mendova të sjell një këngë ritmike pas dy baladave dhe shpresoj të pëlqehet”, përfundon ajo. Duke parë me kujdes tekstin e këngës, ka disa vargje që thonë kështu: “Ki besim dhe unë nuk do të ndaloj/Lëre mendjen hapur sikur për pak/Unë e di ty të tundojnë skandalet”. Duke pasur parasysh konfliktin e disa muajve më parë me këngëtaren Rozana Radi, u bëmë kurioz të mësojmë nëse ka ndonjë varg me “spec”, që shërben si mesazh për këtë të fundit, por Rezi kundërshton: “Po ta lexoni tekstin e plotë, ajo këngë i kushtohet një djali dhe mesazhi është fare i qartë, kështu që mos krijoni iluzione kot”.

Ema Andrea kërkon audiencë duke përdorur sensualitetin Aktorja shfaqet në një spot me rroba banje, ku fton ta ndjekin në sezonin e ri Është një aktore e njohur, kryesisht e teatrit që shfaqet në ekran sa serioze, aq edhe thyese tabush në mendimet e saj. Por, me sa kemi parë, i pëlqen të luajë me shumë me fjalën sesa me trupin, ashtu siç i takon ta bëjë duke u nisur nga lënda e saj, “Plastika”, që jep në degën e dramës në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Por, pas përfundimit të sezonit të parë të programit të pasditeve nga e hëna në të premte në ekranin e “Albanian Screen”, duket se pritshmëritë nuk kanë qenë aq të mira për suksesin e saj, duke konfirmuar përfundimisht se Ema Andrea është e mirë si aktore, por jo aq si moderatore televizioni. Ndoshta kjo për faktin se ajo i ka hyrë pak vonë karrierës televizive dhe nuk përshtatet si duhet me kamerat. Megjithatë, ajo ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e saj të hershme për të qenë pjesë e ekraneve televizive, ndaj nuk mund të heqë dorë kaq kollaj. Dhe për t’u bërë më atraktive, Ema ka menduar një mënyrë shumë origjinale për të ftuar publikun ta ndjekin në emisionin e saj të parë për këtë

sezon, më 9 shtator. Ka realizuar një spot televiziv në breg të detit, ku shfaqet e veshur me rroba banjo të zeza dhe, ndërsa ndodhet e shtrirë në shezlong, gjithë stafi i paskuintave të programit i bëjnë fresk, dikush i bën grimin e dikush kujdeset për komoditetin e saj. Edhe

pse rrobat e banjës ka preferuar t’i mbajë trup dhe jo të shkëputura, përsëri duket pak provokuese nga ana e saj, për t’ia bërë ftesën t e l e v i z i v e teleshikuesve në këtë mënyrë, që të fitojë vëmendjen e tyre. Deri tani nuk duket keq, por le të shohim se ç’të reja do të na sjellë Ema Andrea këtë sezon të “Orkidea”, i konceptuar si një grup rubrikash në pesë petalet e orkidesë, ku e fton publikun të njihet me rregullat e Galateos, mënyrën e komportimit në shoqëri, nëpërmjet materialeve dhe informacioneve interesante nga shkenca, psikologjia, edukimi, sociologjia etj. Ema Andrea vendosi të shfaqej me një program të sajin në ekran, pas një eksperience televizive të përjavshme në “Top Channel”, ku në emisionin e “E diell” ishte ne panelin e përzgjedhur për të gjykuar ishkonkurrentët e “Big Brother” në sfidën e tyre të kërcimit.

Poni, në koncert direkt pas lindjes së djalit I ka çuditur të gjithë këngëtarja vlonjate Poni, ndërsa direkt pas lindjes së djalit të saj nuk e ka lënë mënjanë kalendarin e saj të koncerteve të planifikuara për këtë sezon. Kështu, pak ditë pas lindjes, ajo ka kënduar në një koncert në Vlorë, ku ka qenë e ftuar të këndojë këngë të repertorit të saj. Listës së këngëtareve që janë nëna këtë vit i është shtuar dhe Poni, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që e ka quajtur Frenki. Para se të lindte, ajo kaloi disa muaj jashtë vendit, ndërsa u tha se u shkëput nga jeta artistike për ca kohë. Por, askush nuk e kishte imagjinuar rikthimin e saj të menjëhershëm. Enigmatik ka mbetur ndërkohë për mediat partneri i Ponit, që është babai i fëmijës, për arsyen se ajo ka preferuar ta ruajë jetën private larg gazetave. Thuhet se partneri i saj nuk është një person publik, por është një biznesmen, për të cilin nuk dihet nëse këngëtarja vlonjate do të flasë ndonjëherë hapur.


PANORAMA plus 20

SUPLEMENT

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011

n i Xhemi rikthehet si prezantuese e o i z i v parë tek “ E diell” pas lindjes së djalit tele Do të jetë një rikthim në ekran, që do të pritet me kuriozitet nga publiku, nëse Xhemi Shehu ka ndryshuar linja ose jo pas sjelljes në jetë të djalit të saj, Martin. Por, po ashtu pas heqjes dorë të Adi Krastës, pas tri vitesh nga prezantimi i programit të të dielave “E diell”, është lajm që Xhemi Shehu do të vazhdojë të jetë prezantuese e parë e këtij emisioni. Mbi pesë orë transmetim, që u takon shumë targeteve, duke filluar nga fëmijët, për të cilët ky program ka pasur në minutazhin e tij një rubrikë të caktuar. Deri tani nga burime të “Top Channel” është konfirmuar se Xhemi Shehu do të vazhdojë të jetë prezantuese e sezonit të ri “E Diell”, emisioni që edhe këtë vit i është besuar çiftit kosovar Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku. Ndërkohë që pas largimit të Adi Krastës, i

cili deri në janar do të prezantojë vetëm reality show-n “100 milionë”, ende nuk është konfirmuar nëse Alban Dudushi (prej shtatë vitesh moderon “Top Show”-n do të zëvendësojë Krastën për të marrë përsipër sezonin e ri të këtij emisioni, apo nëse ndonjë emër tjetër do të publikohet papritur. Sipas burimeve tona, ende nuk është firmosur një kontratë e Alban Dudushit me drejtuesit e TCH, edhe pse kanë mbetur pak ditë nga fillimi i sezonit të ri. Po ashtu po diskutohen detajet e formatit të realizuar nga çifti i autorëve kosovarë, të cilët e kanë konceptuar të dielën në “Top Channel” si një studio me

shumë të ftuar nga Shqipëria e Kosova, në praninë e shumë prezantueseve femra, të cilat ishin Albana Osmani, motrat Marina e Luana Vjollca dhe Diellza Kolgeci. Ndërkohë që Xhemi ishte

prezantuesja primare në krah të Adi Krastës, e cila është pëlqyer mjaft nga publiku për natyrën e saj origjinale të prezantimit. Shumë shpejt u kthye në imazh familjar të të dielave, në një përshtatje interesante me Krastën. Prezantuesja 27-vjeçare u largua nga ekrani vetëm në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërkohë që dhe sezoni i fundit “E diell” ishte drejt mbylljes. Për javët e fundit të prezantimit, ajo nuk u zëvendësua nga ndonjë prezantuese tjetër dhe Adi Krasta vazhdoi ta drejtojë i vetëm këtë program, që thyen rekordin e kohëzgjatjes televizive në formatet shqiptare, ashtu si “E Diela shqiptare” në “Tv Klan”. “Gjithmonë më ka pëlqyer shprehja “Kur ëndërron, ëndërro të paimagjinueshmen” dhe kështu bëra kur vendosa të intervistoja Sir David Frost-in për “Tonight” Ilva Tare në “Ora News”. Më tej ajo thotë “Publiku shqiptar ndoshta nuk e njeh personazhin Frost, por nuk mund t’i shpëtojë admirimit për gazetarin që gozhdoi Nixonin dhe 72-vjeçarin, që del çdo javë në ekran, duke vazhduar rrugëtimin e tij të intervistave me më të mëdhenjtë e botës, siç ka bërë në 47 vitet e fundit të jetës së tij”. Ilva Tare tregon se ka dhe një arsye madhore, se pse është pikërisht ky i ftuar në studion e saj. Ajo tregon se deri diku ai është idhulli i saj, pasi ka qenë model frymëzimi për të, kur në vitin 2005 nisi emisionin informativ të mëngjesit në TV Klan “Ora 7”, ndërkohë që pëlqente emisionin e tij të mëngjesit në BBC. Në vitin 2006, Sir David Frost braktisi BBCnë për rrjetin më të përfolur të kohës, Al Jazeera English. Ndërsa në vitin 2008 filmi Frost/Nixon dhe kandidimi për “Oscar” i Michael Sheen, që portretizoi David Frost-in, e riktheu sërish gazetarin në qendër të vëmendjes në botën e Hollyvood-it. Pas një periudhe largimi drejt Londrës, Ilva Tare iu rikthye pasionit për televizionin në Tiranë dhe prej janarit 2011 u bë imazhi më i ri i televizionit informativ “Ora News”.

Ilva Tare rikthehet në “Tonight” me idhullin e saj David Frost Ka menduar që këtë sezon të ri, programit të saj “Tonight”, gazetarja e njohur Ilva Tare ta nisë ndryshe me rrëfimin e një të huaji. Edhe pse situata politike dhe sociale ka qenë e zhurmshme këtë verë, ndryshe nga sa ndodh zakonisht në këto muaj pushimi për të gjithë, Ilva ka preferuar që të ftuarin e parë për sezonin 2011-2012 në “Ora News” ta sjellë nga Londra, atje ku ka preferuar të kalojë dhe pushimet këtë verë. Është një intervistë e veçantë, që ajo e ka publikuar nëpërmjet një spoti të ri televiziv, për të filluar kështu maratonën e programeve të darkës, çdo të martë dhe të premte. Këtë fillimsezoni ka ftuar në një rrëfim ndryshe personalitetin mediatik britanik, i njohur për intervistat e tij serioze me figura të shquara politike, ku më i bujshmi është me Presidentin amerikan, Richard Nixon. Që nga viti 2006, ai drejton programin e përjavshëm “Frost Over the World” në kanalin “Al Jazeera” në gjuhën angleze. Në një shkrim ku shpjegon arsyet pse vendosi të ketë në studio të parin, Sir. David Frost, Ilva thotë se

Sezoni i ri “Pasdite në TCH”, një prezantuese e re në vend të Genta Popës Në këtë lëvizje të prezantuesve në sezonin e ri televiziv, do të kemi ndryshime dhe në emisionin e përditshëm në “Top Channel”, “Pasdite në TCH”. Pas një viti eksperiencë, mësohet se Genta Popa nuk do të prezantojë sërish këtë program. Në vend të saj do jetë një gazetare e mirënjohur e atij televizioni. Genta Popa ishte për një vit prezantuesja e “Pasdite në Top Channel”, një format, prezantimin e të cilit e nisi Arbana Osmani dhe që nuk e vazhdoi më tej, pasi iu rikthye drejtimit të “Big Brother”. Ndërkohë që për Gentën kjo ishte hera e parë që provonte të moderonte një emision me të ftuar, pas një eksperiencë 15-vjeçare si spikere lajmesh. Propozimi iu bë pikërisht Genta Popës, duke u menduar si prezantuesja më e përshtatshme për të drejtuar një program të tillë familjar, ku ndiqet linja e kronikave me histori njerëzore, të ftuar në studio dhe lidhje direkte me gazetarë në terren, nga e hëna deri të premten, në orën 18:35. Nga ana tjetër, për Gentën ishte një ndryshim i ritmit të punës, e cila si një nga spikeret e para të lajmeve në TCH, i duhej të ndryshonte krejtësisht pozicionin e saj televiziv. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ajo do të rikthehet sërish në redaksinë e lajmeve apo për të është menduar ndonjë format i ri. Gjithsesi, jemi kureshtarë të shohim ndryshimet në këtë program dhe prezantuesen e re, që natyrisht ka qenë një ide e autorëve për të rifreskuar formatin dhe për t’u dhënë më shumë ritëm pasditeve në “Top Channel”.

20 vitet në botën e tele

Eneda Tarifa rezulton e pëlqyer, sërish prezantuese e “Portokalli”-së Ajo ka bërë protagonisten e vërtetë në skenën e humorit “Portokalli” në “Top Channel” dhe natyrisht që ka rezultuar e pëlqyer, ndërsa rikonfirmohet nga burimet tona në këtë televizion se Eneda Tarifa do të prezantojë sërish sezonin e ri të spektaklit të humorit “Portokalli”, bashkë me Salsano Rrapin. Një çift i paparashikuar prezantuesish, që u pritën me kuriozitet vitin e kaluar se si do të komunikonin bashkë në skenë dhe që, për hir të vërtetës, u dukën shumë këndshëm. Pas largimit të Agron Llakajt, si moderatori kryesor, dhe përfundimit të sezonit nga Ami Toska, e cila vazhdoi e vetme në skenë, nisën thashethemet e para se kush do t’i merrte në dorë frenat e këtij spektakli shumë të ndjekur humori. Por, shumë shpejt u konfirmua largimi i Ami Toskës, për prezantimin e “Dancing with the stars në “Vizion Plus” dhe kështu filloi diskutimi i emrave të prezantuesve të ardhshëm. E, me sa duket, në ndihmë për marrjen e vendimit i erdhi regjisori Altin Basha një numër i natës së fundit të spektaklit të Vitit

të Ri, ku Eneda Tarifa luajti me Salsanon karakterin e një këngëtareje të re, që donte t’i hynte karrierës muzikore. Pas impaktit që krijuan në publik si çift që shkëmbenim

bukur batuta, regjisori Basha vendosi t’i lançonte si dy prezantuesit e sezonit të ardshëm të spektaklit. Në këtë rast me Salsanon ishim mësuar se si të komportohej në skenë, ndaj kurioziteti ishte për Enedën nëse do t’ia dilte. E njohur si

këngëtare e talentuar, ajo arriti ta bënte për vete publikun, ndërsa shfaqi një anë tjetër të personalitetit të saj artistik, që publiku nuk ia njihte, pikërisht sensin e hollë të humorit, batutat që shkëmbente aty për aty në skenë me aktorët dhe aftësinë për të komunikuar me publikun. Po ashtu, Eneda si prezantuese solli një prezantim ndryshe nga çfarë ishim mësuar më parë të shihnim në netët e spektaklit, pasi futi një element të ri, të kënduarin. Vetë këngëtarja e konsideroi propozimin e drejtuesve të “Portokallisë” për të prezantuar këtë show si një përvojë të re në karrierën e saj skenike dhe që, sipas saj, vinte në kohën e duhur, që do e favorizojë për rritje të mëtejshme profesionale. Po ashtu dhe për karrierën muzikore me 15 vite në skenë, kjo periudhë ka rezultuar e suksesshme për Enedën. Suksesi i saj më i fundit ishte çmimi i parë i “Top Fest 7” me këngën “Me veten”. Tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri “Portokalli” dhe le të shohim se si do prezantohen të dielave në mbrëmje në këtë sezon të ri Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi.


SUPLEMENT

21 plus PANORAMA

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011

Valbona Selimllari ia nis “Nga e para”, rikthehet pas 7 vitesh në ekran si prezantuese 20 vitet në botën e televizionit, por më së shumti pas kuintave BESARTA KADIU

Kanë kaluar jo pak por plot dy dekada, qëkur Valbona Selimllari pati fatin të ishte e para vajzë shqiptare që shijoi një kurorë missi. Dhe, pas kaq vitesh, duket se në pamjen e saj koha nuk ka kaluar aspak. Ka po të njëjtin sharm dhe elegancë e, si për të shuar kuriozitetin e publikut sesa në formë vazhdon të jetë ajo, ka vendosur të rikthehet në ekranin e “Vizion Plus” këtë sezon të ri televiziv, në konkurrencën e imazheve femra që televizionet i kanë shpallur njëritjetrit. Pas shtatë vitesh, qëkur ajo provoi sfidën e të kënduarit në spektaklin “C’est la vie” në “TV Klan” tashmë vjen me një program të titulluar “Nga e para”, ku do të shfaqet ajo prezantuese e formatit dhe ku një skuadër arkitektësh shndërrojnë një shtëpi të thjeshtë brenda katër ditësh. Si drejtoreshë e imazhit të qendrës tregtare “City Park” dhe imazh i një firme të njohur në Shqipëri, me një portret shumë familjar dhe të këndshëm, jo pa qëllim është menduar që ajo të rishfaqet në këtë sezon të ri me këtë program televiziv, të parealizuar më parë. Megjithëse ka qëndruar larg

a Intervist Ai ka një apartament 2XL, si trofeun e rikthimit të tij si moderator në ekranin e “Vizion Plus”. Por, që ta bësh tëndin atë apartament, duhet të hysh në lojë dhe në lojë nuk hyn i vetëm, por familjarisht. Turjan Hyska do të shfaqet këtë herë në ekran si drejtues i programit të ri me titull “Familja”, ku luhet dhe fitohet. Këtë sezon do të shfaqesh si moderator i një program të ri. Çfarë rikthimi do të jetë ky për ty si prezantues? Në këtë sezon të ri televiz unë do të rikthehem sërish si prezantues me një program të ri, që do fillojë të transmetohet pas disa javësh në “Vizion Plus” dhe që titullohet “Familja”. Për sa i përket mënyrës së prezantimit, unë do të drejtoj këtë format të ri, që është një formulë origjinale me quiz&game show dhe që shpresoj të krijojë impakt pozitiv tek publiku. Programi është krejtësisht ndryshe nga programet që kam realizuar këto dy vite, por ka po të njëjtën energji dhe dëshirë për ta realizuar sa më mirë. Nëse do t’u referohemi emisioneve të tua të më-

ekranit, ajo sërish për shkak të punës si imazh i një kompanie të madhe dhe njohjet e saj me televizionet, ka qenë këto vite një nga personazhet e pëlqyer për të qenë prezent në juri e festivale, siç ishte pjesëmarrja në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2008”, apo e ftuar në panele diskutimesh të emisioneve të njohura televizive. Gjithsesi, si miss-i i parë shqiptar dhe që theu tabutë për të marrë pjesë në një konkurs bukurie në Tiranën e vitit 1992, ajo kërkonte më shumë nga vetja, që të mund të ishte një nga prezantueset e para në Shqipëri, një ëndërr që nuk e realizoi në vite, edhe pse është një nga mikeshat më të ngushta të regjisores së njohur Vera Grabocka. PASKUINTAT NË SPEKTAKLET E GRABOCKËS Valbona Selimllari, që të gjithë e thërrasin Bobi, një emër i mbetur nga fëmijëria e saj si vajzë çapkëne, ka qenë një nga vajzat e bukura të “Petro Ninit”. Po me emrin Bobi i flisnin kolegët në paskuintat e spektakleve të Vera Grabockës, ku ajo ishte drejtoreshë estetike. Por, që pas marrjes së titullit Miss në vitin 1992, ajo në fakt aspironte më shumë për karri-

erën e saj skenike, shans që Vera Grabocka, regjisorja e njohur, me sa duket nuk e dha. Dhe Bona në të gjitha intervistat e saj në media e ka pohuar me zë të lartë se skena dhe prezantimi ishte një nga pasionet e mëdha në jetë. Përveç fillimeve të saj si prezantuese në krah të Adi

Krastës, më pas publiku kishte mall ta shihte Bonën në skenë, ndërsa mund ta lexonte emrin e saj në titrat e spektakleve të Vera Grabockës. Dhe ashtu si publiku, një pyetje që Bona mund t’i ketë bërë vetes prej kohësh ishte nëse ia vlen që të qëndrojë në hije një femër e bukur si ajo?!

Në fillim u duk se do t’i dedikohej tërësisht spektaklit, por në fakt ndodhi e kundërta. Ajo u largua tërësisht nga skena, për të kaluar në paskuintë. Kështu, nga eksperienca në spektaklet e Vera Grabockës si asistente, më vonë ajo nënshkroi një kontratë me kompaninë “Deka”, për të qenë imazh i saj. Dhe, pas një periudhe heshtjeje skenike, ajo u rikthye si këngëtare në spektaklin “C’est la vie” në vitin 2007, në duetet e saj me Aleksandër Gjokën. Dhe, këtë rikthim të saj në skenë kësaj here e bënë vëllezërit Pandi e Bledi Laço dhe jo Vera Grabocka, e cila për hir të së vërtetës ka qenë më shumë një mikeshë e

Turi Hyska: “Familja”, aty ku të gjithë luajnë për të fituar një apartament parshme, ato bazohen në konkurrencën mes protagonistëve. Po në këtë emision, cila do të jetë gara? “Familja” po ashtu është bazuar mbi garën dhe konkurrimin. Në qendër të kësaj gare do të jenë familje, të cilat do tentojnë të fitojnë një superçmim, që do të jetë një apartament i madh në Tiranë e që fituesve patjetër do u ndryshojë jetën. Përse një titull i tillë, “Familja”? Në fakt, kjo është një pyetje që duhet bërë, pasi në kohët që po jetojmë familja po humbet atë shkëlqimin e dikurshëm si bërthamë e shoqërisë. Ky program tenton të farkëtojë idenë se, nëse një familje është e bashkuar, nesë brenda saj nuk ka konflikte brezash por bashkëpunim, nëse kanë energjinë e duhur, mund të arrijnë të ndërtojnë një ëndërr, të ndryshojnë të paktën të tashmen e tyre, duke fituar një apartament, që ndoshta nuk e kanë menduar kurrë. Nëse do kishte një slogan, ky program do të ishte “Në shtëpinë tonë të lumtur”. Ke realizuar disa formate, ku shquhesh për prezantim

me ritëm e zhurmë. Mos ndoshta do të marrësh pozitat e një moderatori serioz këtë herë? Ritmi, fjalët e shumta dhe energjia në skenë janë karakteristikat e mia si prezantues dhe besoj do të jenë për aq kohë

sa jam në këtë zanat. Këtë sezon besoj se do bëj shumë zhurmë, por jo shumë zhurmë për asgjë, pasi shpresoj për një projekt të realizuar mirë. Cilët janë protagonistët e tjerë të programit tënd dhe

kur do të jetë emisioni yt i parë? Së shpejti nisin audicionet, ku familjet do të regjistrohen për t’u bërë pjesë e këtij show gjigant dhe sigurisht do të hyjnë në garë për apartamentin në kryeqytet. Programi mendohet të fillojë në fillim të tetorit, ndërsa protagonistët e këtij “show” do të jenë familjet, publiku në skenë dhe në shtëpi. Përveç këtij programi, ti je producent i një spektakli tjetër të ri, “Sketch Show”, që do zëvendësojë këtë sezon “Apartamentin 2XL” . Mund ta quanim këtë fazë eksperimentimi për humorin? Të “eksperimentosh” me një program të ri, është një bast i vështirë për mua si producent por, falë stafit që punoj, mendoj se do shndërrohet në një bast të fituar. “Sketch Show” është një program “risi” në tregun mediatik, pasi humori do të vijë ndryshe, në një format që nuk është realizuar më parë në Shqipëri. Tani që i je përkushtuar me shumë karrierës në televizion, sa i balancuar është ky pasion me muzikën? Kënga është përzierje emo-

Bonës, sesa mbështetëse për të çuar më tej pasionin e saj për televizionin. Në këtë rast ishte hera e dytë që provonte të këndonte, pasi e kishte provuar me Ardit Gjebrean në spektaklin “Miss Albania”. Në intervistat e saj në media, Valbona Selimllari ka pohuar se në të vërtetë nuk është e prerë për prezantim, por as nuk mendon se ka dështuar pasi shumë e kanë pëlqyer. Përveç se drejtore estetike e spektakleve të Grabockës, ajo ka qenë dhe asistent-regjisore e Verës, pasi regjia ishte dega për të cilën ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura, pas kurorëzimit të saj si miss.

cioni, kënaqësie, deliri, nostalgjie dhe mbi të gjitha shoqërie me dy djem, me të cilët kam kaluar fazat më kritike ne jetë. Ndërsa televizioni është gjithçka për mua, me të mirat dhe të këqijat e veta. Duket se “Produkt 28” po bën pauzë të gjatë, keni plan për rikthim apo konkurrim në ndonjë festival? “Produkt 28” ka bërë një pauzë relativisht të gjatë, por ama sapo ka “dalë nga furra” një këngë vërtet shumë e bukur “ala Produkt 28”, që besoj do pëlqehet në masë nga publiku. Me festivalet e kemi mbyllur marrëdhënien, edhe pse asnjëherë nuk i dihet. Nëse do të pyesnim për jetën sentimentale tashmë dihet nga të gjithë lidhja me Orinda Hutën. Keni menduar të bëni një emision apo këngë së bashku? Unë dhe Orinda tentojmë gjithmonë të ndjekim në karrierë dy rrugë që të jenë paralele, por edhe nëse kryqëzohen, nuk do ishte keq. Deri atëherë le të ecim në korsi të ndryshme. Kjo ide për ta titulluar emisionin e ri “Familja”, mos ndoshta është një parapërgatitje për të krijuar familje? Hapat e ngadaltë dhe jo të zhurmshëm janë dobësia jonë, por sigurisht që jemi në ecje të vazhdueshme.


Panorama plus