Page 1

Nr.219

Botim i PANORAMA GROUP

E SHTUNE, 20 MARS 2010

FALAS Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” Redaktor pergjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

PERSONAZH

ADELINA ISMAJLI: Si u 20 përballa me serbët për FAQE këngën ku kërkoj Ilirinë BIG BROTHER

BERTINA, zbulohet fejesa dy vjeçare me 27-vjeçarin FAQE 17 nga Kosova JET A E N ATËS JETA NA

Në foto, Arbër Çepani dhe Alessia Greggio duke u puthur te “Vila 31”

Arbri i BB çudit të gjithë, puth në buzë Alessian e “E diell” FAQE 18

Të eliminuarit e “Big Brother 3” në një natë ekstaze FAQE 22


zh a n so E SHTUNE 20 MARS 2010

PANORAMA plus 16

SUPLEMENT

Afërdita Dreshaj çmend Maqedoninë, më e preferuara e kopertinave BLERAND REXHEPI

U shfaq në skenën shqiptare fillimisht si modele ndërsa së fundi dhe si këngëtare. Afërdita po tregon se është një vajzë seksi por “fatkeqësisht” e fejuar dhe gjinia mashkullore mundet vetëm të shikojë hiret e saj femërore dhe ta lakmojë një femër si ajo. “Njihem si femër shumë e thjeshtë, por si pjesë më seksi në trupin tim them se kam këmbët dhe gjoksin, për të cilat gjinia mashkullore gjithmonë më ka komplimentuar”, thekson modelja. “Më seksi ndihem me pantallona të shkurta... Më pëlqen të nis makinën si e çmendur, më përshtatet Lamburgini”, tregon Afërdita. Arta dhe Kaci e kanë transformuar atë në disa imazhe të ndryshme që i përshtaten për mrekulli. Disa foto nga klipi i këngës “Shumë trafik”, për lexuesit po i publikojmë ekskluzivisht edhe ne. NË SHKUP SHUMË SHPESH, PREJ SHPATIT Kohë më parë treguam se këngëtari Shpat Kasapi po bënte relax pranë të fejuarës në Shtetet e Bashkuara, kurse këtë radhë po ndodh e kundërta, Afërdita Dreshaj po qëndron në Shkup tek i fejuari. Përveç disa ditë pushimi, modelja e njohur këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për punë. Sapo ka përfunduar xhirimet e klipit më të ri të këngës “Shumë trafik”, të cilën e prezantoi gjatë festave të fundvitit. Ndryshe nga disa klipe të realizuara më herët, në këtë të fundit ajo duket shumë më ndryshe. “Jam munduar të dukem më ndryshe nga klipet e para, këtu jam me flokë të shkurta, stil ndryshe dhe më bjonde, fotot pasqyrojnë më mirë ndryshimin”, tregon për “Panorama plus”, Afërdita Dreshaj. AFËRDITA ME REGJISOR KROAT Ka vendosur të merret seriozisht me muzikë dhe gjatë stinës së verës pritet të hedhë në treg dhe albumin e parë. Për realizimin e klipit të fundit ajo ka bashkëpunuar me regjisorin kroat, Dario Jankoviè. Skenat e klipit janë realizuar në qytetin e Manastirit të Maqedonisë, më saktësisht në teatrin kombëtar të këtij qyteti dhe në kafe bar “Famouse”. “Ditën që është xhiruar klipi filloi të bjerë borë, imagjinoni një mars me borë, ndërsa po atë ditë kishim vendosur të xhirojmë. Kemi punuar në të ftohtë dhe nuk jemi dorëzuar”, thekson Dreshaj. Ndërkohë që i është dashur të udhëtojë drejt Ma-

Getoari harron Hanën, kapet mat me një zeshkane Ka preferuar gjithmonë jetën e natës, me apo pa të dashurat ai ka qenë i pranishëm nëpër shumë pube të Prishtinës, atje ku kryesisht zhvillohen ahengje të ndryshme për argëtim. Në shumë raste, shoqërues të Getit kanë qenë edhe këngëtarë të tjerë të estradës. Por, këtërradhë duke ditur që Getoari tashmë është “single”, si duket këtë liri ai po e pëlqen, njëkohësisht shfrytëzon rastin për të harruar dashurinë e vjetër. Sa lehtë e ka përjetuar ndarjen nga Hana Shehu, më mirë pasqyrohet në fotot të cilat i servirim për lexuesit. Në një nga këto mbrëmje që janë organizuar në Prishtinë, Geti është kapur mat në shoqëri të një vajze të panjohur për publikun. Nuk dihet nëse mes tyre ka vetëm “shoqëri” të pastër apo diçka më shumë, por nga ajo që shihet, lirisht mund të thuhet se kjo vajzë tashmë ka zëvendësuar Hanën në krahët e Getit, qoftë ajo edhe për një aventurë të shkurtër! “Panorama plus”, mësoi se zogëza përkrah Getit quhet Blinera Rama. Kjo bukuroshe është nga Prishtina si dhe një femër në të cilën syri mashkullor sheh një fizik shumë seksi. Pritet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të ketë diçka më serioze në këtë drejtim, pasi Geti njihet si aventurier dhe momentalisht nuk ka kohë për lidhje serioze për shkak të koncerteve dhe punëve rreth editimit të albumit të ri.

Në foto Afërdita Dreshaj me lookun e ri tek klipi i këngës “Shumë trafik”

nastirit nga Prishtina së bashku me Artën dhe Kacin, ata kanë humbur rrugën duke bërë xhiro për disa orë rresht. “Isha në makinë me Kacin dhe Artën. Humbën rrugën për në qytetin e Manastirit pasi Shpati nuk ishte me ne dhe na priti atje. U vonuam shumë dhe nga Shkupi deri në Manastir rruga na zgjati 7 orë, kurse normalisht ky udhëtim zgjat vetëm 1 orë e gjysëm”, thekson duke buzëqeshur Afërdita. NË SHËNJESTËR TË TABLOIDËVE MAQEDONAS Përveç punës së klipit dhe relaksit pranë të fejuarit, modelja ka pasur një paraqitje tepër intensive në Shkup. Ajo ka qenë në shënjestër të mediave dhe tabloidëve maqedonas, duke pozuar për revista dhe gazeta të ndryshme atje. Imazhi i bukur femëror i Afërditës ka lënë pa fjalë fotografët maqedonas, ndërsa redaktorët e mediave të shkruara atje

kanë vendosur në kopertinë fotot e Afërditës duke e prezantuar si një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare. “Krema” dhe “1E” janë disa nga magazinat e njohura për të cilat ka pozuar Afërdita. Padyshim një marketing i lakmuar ky për çdo artist. NJË NATË ROMANTIKE NË ATHINË Shpati viziton shpesh shtetin grek shkak i koncerteve. Ai ka qenë disa herë i ftuar në një nga emisionet televizive më të ndjekura atje. Për festën e “Shën Valentinit”, çifti ka qëndruar në Athinë duke kaluar disa ditë romantike. “Shpati kishte rezervuar një

dhomë në një hotel në Athinë. Si befasi ai më dërgoi në atë dhomë, në të cilën ishte një shtrat i mbuluar me lule të bukura. Kaluam disa momente tepër të këndshme në shoqëri të shampanjës”, tregon Afërdita.

Në foto Getoar Selimi dhe Blinera Rama te një lokal i Prishtinës pak ditë më parë

Ronela Hajati, klip të ri për ndarjen

Juliana me look të ri në versionin anglisht të këngës për Eurovizion

Ka vendosur t’i shkruajë vetë vargjet e këngës së saj më të re, që do të publikohet si klip në disa nga kanalet muzikore. Kënga me muzikë të Flori Mumajesit sapo ka përfunduar regjistrimin, ndërkohë që Ronela Hajati ka filluar përgatitjet për realizimin e klipit të saj të veçantë. Bëhet fjalë për një krijim që flet mbi ndarjen midis dy të dashuruarve, ndërsa vajza pas shumë kohësh vendos të flasë e t’i thotë gjërat hapur, dhe po ashtu vendos të harrojë gjithçka që ka kaluar në këtë histori dashurie. Këngëtarja pohon se nuk është frymëzuar nga ndonjë histori personale të saj, kur është ulur të shkruajë vargjet. Nërkohë puna për realizimin e këtij klipi ka qenë dhe arsyeja pse këngëtarja nuk ka marrë pjesë në “Top fest 7”, një garë ku garojnë shumë këngëtarë të rinj. Ronela Hajati konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” me një tjetër këngë dashurie me titull “Kam frikë të të dua”. Ajo u zbulua si këngëtare në spektaklin “Akademia e Yjeve” në TV Klan, dhe këndon në rrymën R and B. Artistja 20 vjeçare në festivalin “Kënga Magjike” ndryshoi stil duke marrë pjesë me një këngë “house” kompozuar nga Ervin Gonxhi. Teksti fliste për një histori dashurie, ku një vajzë dashuron një djalë që manifeston karakter të paqëndrueshëm. Në ndryshim nga ajo këngë ku vajza shpresonte që një ditë djali të ishte ai që ajo dëshironte, në këngën e re ajo flet për një histori, të cilës i jepet fund.

“It’s all about you” është titulli në versionin anglisht të këngës “Nuk mundem pa ty”, me të cilën Juliana Pasha do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës, që këtë vit mbahet në Oslo të Norvegjisë në datat 25, 26 dhe 27 maj. Versioni i ri i këngës së kompozuar nga Ardit Gjebrea ka nisur të transmetohet në kanalet muzikore dhe sit-e të ndryshme. Regjistrimi i versionit të ri është bërë në studion “Cabin Studio”në Londër, miksimi në studion italiane “Softworks” dhe masterizimi nga “Sterling Sound” në Nju Jork (SHBA). Ky version i këngës nuk ka ripunime mbi versionin shqip, me titull “Nuk mundem pa ty”. Ndërkohë që Juliana Pasha është shfaqur në klip, e veshur me të zeza dhe me model të ri flokësh. Këtë vit ndryshe nga edicionet e mëparshme, autorët kanë menduar që Juliana të dalë pa perfomancë koreografike në skenën e Eurovizionit. Këngëtarja do të shoqërohet nga tri vokaliste amerikane, si dhe nga violinisti Olen Çezari, i cili ishte një nga anëtarët e jurinë së Festivalit të Këngës së 48-të në RTSH, që shpalli fituese Juliana Pashën.


SUPLEMENT

E SHTUNE 20 MARS 2010

17 plus PANORAMA

BERTINAMEHMETI Zbulohet fejesa dy vjeçare me 27 vjeçarin nga Kosova

Vajza nga Delvina aplikoi për të hyrë në BB3 një muaj pas ndarjes REDONA SADIKU

Flitet për një histori pasionate, që ka përfunduar vetëm një muaj para se Bertina Mehmeti të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”, “reality show-n” që po transmetohet në “Top Channel”. Fakti që tani Bertina ka krijuar intimitet me Erion Zeqirajn, banorin tjetër të BB3, ndoshta e ka penguar që ajo të tregohet e hapur në bisedat brenda shtëpisë për të rrëfyer detaje më shumë rreth të kaluarës së saj në lidhje me djemtë që ka njohur në jetë. Dhe historinë e saj të fundit të dashurisë që ka zgjatur dy vjet, ajo e ka përmendur shumë pak, duke mos lënë aspak të kuptohet nëse ishte një histori e bukur ose jo. Ndaj ka ngjallur interes fakti se sa e rëndësishme ka qenë për të kjo histori dashurie, dhe cila ishte arsyeja pse vajza 25 vjeçare i dha fund vetëm një muaj para se të hynte në këtë garë “reallity show”?! Bertina kishte aplikuar në mënyrë të fshehtë për të marrë pjesë në “Big Brother 3”, ndërsa e kishte ende të freskët shkëputjen pas dy vjet lidhjeje me Kushtrim Junikun, djalin 27 vjeçar nga Gjakova (Kosovë). Ndoshta pjesëmarrja në BB3 ka qenë një arsye që Bertina t’i largohej realitetit për të nisur në jetë të re me më shumë emocion, si për të harruar historinë e saj të dashurisë, që kishte nisur po ashtu me shumë pasion. Por ajo i kishte dhënë fund kësaj historie dhe bashkëjetese që zgjati dy vjet me Kushtrimin, djalin me profesion dizajner, shumë simpatik dhe i njohur në Tiranë si profesionist në fushën e tij. Bertina dhe Kushtrimi ishin njohur në mjediset e televizionit muzikor BBF, ku Kushtrimi punonte si dizajner ndërsa Bertina ishte e punësuar si vajzë promocioni pranë kësaj kompanie. Sipas rrëfimeve të miqve të tyre, ata kanë qenë një çift shumë i lidhur me njëri-tjetrin, që kalonin mjaft kohë bashkë dhe frekuentonin ambientet e argëtimit gjithnjë të dy. Madje njohja e tyre ishte thelluar dhe më tej, pasi Bertina e cila në atë kohë jetonte në konvikt vendosi të bashkëjetonte në shtëpinë e të dashurit të saj në Tiranë. Po ashtu Kushtrimi ishte prezantuar

me të ëmën e Bertinës, ndërsa Bertina kishte kaluar pushime në Kosovë pranë familjes së Kushtrimit duke jetuar si dy të fejuar. Po pse lidhja e tyre mori fund?! Sipas rrëfimeve të miqve të tyre ka qenë një lidhje që nuk ka përfunduar mirë e në mënyrë shumë të paqtë. Arsyeja ishte pasi Bertina kërkonte nga ish-i dashuri i saj më shumë liri dhe nuk e duronte kontrollin prej tij. Gazeta “Panorama” kontaktoi me Kushtrimin për t’i marrë një prononcim për lidhjen e tij, por ai nuk pranoi të jepte asnjë detaj duke e konsideruar këtë lidhje një kapitull të mbyllur të jetës së tij. Gjithsesi nga miq të tyre të përbashkët thuhet se edhe pse lidhja ishte bërë shumë e njohur dhe ishte thelluar mjaft, në fakt Bertina që njihet për tip i vështirë kërkonte të bënte një jetë të pavarur, dhe pa u kontrolluar nga askush. Kjo shpjegohet edhe me pasionin e saj të fshehtë për t’u bërë pjesë e televizionit, duke gjetur mundësinë që t’u afrohej gjithnjë e më shumë djemve të njohur të ekranit për t’u përfshirë në të tjera rrethe miqësore. Pikërisht njëri prej tyre ka qenë dhe Erioni, së fundi spiker lajmesh dhe drejtues i emisionit “Kioska” në televizionin “Ora news”, me të cilin njihej para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”. Thuhet se njohja e Erionit me Bertinën kishte ndodhur pasi ishte gjendur rastësisht në një tavolinë me miq të përbashkët. BERTINA, TIP I MBYLLUR DHE E EGËR ME MESHKUJT Pas ndarjes nga i dashuri, Bertina para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, jetonte në një apartament me qira me disa shoqe. Nuk dihet se sa shumë e lidhur është me to pasi asnjëra prej tyre nuk shkon në studion e “Top Channel” për ta mbështetur të shtunave të spektaklit. Por sipas disa të njohurve të saj, Bertina konsiderohet një vajzë shumë pak mëndjemadhe, tip i mistershëm, që nuk e jep veten lehtë dhe për më tepër shumë e egër dhe e vështirë me meshkujt. Në biseda tavolinash ajo mbahet për tipi që do të dominojë tavolinën dhe nuk ngurr on të tregohet edhe arrogante. Në fakt

Sipas rrëfimeve të miqve të tyre ka qenë një lidhje që nuk ka përfunduar mirë e në mënyrë shumë të paqtë. Arsyeja ishte pasi Bertina kërkonte nga ish-i dashuri i saj më shumë liri, dhe nuk e duronte kontrollin prej tij. Gazeta “Panorama” kontaktoi me Kushtrimin për t’i marrë një prononcim për lidhjen e tij, por ai nuk pranoi të jepte asnjë detaj duke e konsideruar këtë lidhje një kapitull të mbyllur të jetës së tij.

Në foto: Bertina Mehmeti Kushtrim Juniku, ish i fejuari i Bertinës

ndoshta kjo për faktin se jashtë shtëpisë ka qenë një vajzë e pëlqyer për shkak të pamjes së saj, pamje që e ka arritur vetëm pas fillimit të studimeve në Tiranë, në degën e Inxhinierisë së Mje-

disit. Më parë Bertina njihej si një vajzë e zakonshme, e njohur për stilin e saj tejet sportiv dhe flokët e shkurtra. Bertina nuk bën lehtë shoqe dhe pothuaj nuk ia rrëfen askujt sekretet e

jetës së saj. FAMILJARËT NUK ISHIN DAKORD QË TË HYNTE NË BB Por në këtë garë, Bertina duket se nuk e ka me vete edhe familjen e saj, pikërisht dy motrat Floridën e Danielën, dhe vëllain Elion të cilët nuk kanë qenë aspak dakord që Bertina të hynte në një garë të tillë “reallity show”. Dy motrat e saj dhe vëllai, të tre më të mëdhenj në moshë se Bertina nuk kanë denjuar të jenë të pranishëm në studion e “Big Brother” për ta përkrahur motrën e tyre. Nga Delvina për

Bertinën ka udhëtuar disa herë vetëm nëna e saj, e cila e ka pranuar këtë vendim të vajzës së saj të vogël. Bertina, e cila ka humbur babain që kur ishte 9 vjeç, e mori krejtësisht e vetme vendimin për të hyrë në këtë “reality show”, iniciativë që e mbajti të fshehtë deri në momentin e fundit të fillimit të spektaklit. Nuk dihet se si do të jenë marrëdhëniet e saj me dy motrat që jetojnë në Greqi, dhe vëllain në Delvinë pasi ajo të dalë nga shtëpia e “Big Brother”.


E SHTUNE 20 MARS 2010

PANORAMA plus 20

SUPLEMENT

Olta Gixhari refuzon ftesën për “Shtëpinë e madhe” Aktorja simpatike Olta Gixhari ka qenë një tjetër personazh i njohur, që ka marrë ftesën për të hyrë në garën e personazheve VIP “Shtëpia e madhe” e Kosovës, që nis transmetimin në RTV21 më 1 Prill. Por Olta Gixhari nuk ka pranuar të jetë pjesë e kësaj gare, në të cilën deri tani janë konfirmuar se do të hyjnë disa emra të njohur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Aktorja nuk ka shpjeguar arsyen pse nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë “reality show”, edhe pse pas xhirimeve të filmit “Farmakon”, nuk është e angazhuar me ndonjë projekt artistik. Në “Shtëpinë e madhe” të Kosovës pritet të nisin bashkëjetesën e tyre për një garë të fortë disa

ADELIN A ADELINA këngëtarë, aktorë dhe gazetarë. Deri tani përveç Big Mamës, janë zbuluar emra të njohur në fushën e show-bizz-it. Kështu në “Shtëpinë e madhe” do të hyjnë Nora Istrefi me të fejuarin Robert Berisha, moderatori i RTV21, Labinot Gashi, grupi i humoristëve “Stupcat”, këngëtarët Kastro Zizo, Meda, Albërie Hadërgjonaj, Gjyste Vulaj dhe Elvana Gjata,etj.

Genti Lako u prezanton fansave vajzën e tij Elektra Një foto shumë e bukur që kompozitori i njohur Genti Lako ka realizuar me vajzën e tij të parë, ka marrë shumë komente nga fansat në profilin e tij në facebook. Kompozitori ka postuar këtë foto të realizuar vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Elektrës, duke ua prezantuar miqve të tij, të cilët nuk kanë munguar me komentet se kujt prej prindërve i ngjan më shumë vajza. Elektra erdhi në jetë më datë 28 shkurt në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ndërkohë krijuesi i njohur i shumë këngëve hit, dhe bashkëshortja e tij Migena Lako, drejtoreshë marketingu pranë “Panorama Group” po shijojnë

ditët e para të ndjesisë së të qenit prindër. Ata kalojnë shumë kohë me bebin e tyre të parë që gëzon shëndet të plotë, dhe që sapo lindi mori emrin që i kishte zgjedhur babai kompozitor. Pas një viti ceremoni zyrtare celebrimi në Bashkinë e Tiranës, Genti dhe Migena vendosën të sjellin në jetë fëmijën e tyre. Historia e dashurisë mes çiftit nisi mbi katër vite më parë, kur Genti me krijimet e tij solli një frymë të re në tregun muzikor dhe Migena njihej si organizatore e festivalit “Mikrofoni i Artë”, dhe drejtoreshë e radios “Plus 2”.

Si u përballa me serbët për këngën ku kërkoj Ilirinë Ismajli pohon vështirësitë e publikimit të "Urdhër i ri ILLYRIC”

Ajo tashmë vërteton epitetin primadonë, siç e quajtën në Kosovë. Është paraqitur gjithmonë me surpriza, por këtë herë po flasim për diçka shumë më ndryshe. Kësaj radhe vjen me një këngë që në ditën e parë të publikimit u quajt "Një ndër punët më të mira të Adelinës ndër vite" . E kënduar shumë trendy dhe me një look "MTV shqipe", të bën të mendosh që Adelina gjithmonë pas një skandali, sjell një sukses. Dhe pa dyshim që një këngë e klikuar për vetëm 20 orë mbi 10 mijë herë në internet, është një sukses që do e lakmonte çdo këngëtar. Flasim për projektin më të ri të Adelina Ismailit të titulluar "Urdhër i Ri ILLYRIC”. "Është një bashkëpunim me KMaster, ku kemi punuar bashkë në muzikën, orkestrimin dhe tekstin. Më herët ishte bërë si duet dhe duhej të bëhej klip që para një viti, por materiali i regjistruar ishte tejet i dobët dhe dështoi realizimi. E remiksuam dhe doli një gjë e bukur. Jam shumë e kënaqur",

- shprehet këngëtarja. Kënga remix është regjistruar më herët, por tendenca e Adelinës që të gjithë Ballkanin ta kthejë në “Illyria” në këngë e klip, hasi në një "protestë" të Shoqatës së artistëve serbë dhe ankesa e tyre rrezikonte çensurimin e klipit: "Isha e befasuar se sa shpejt reaguan, pas një prononcimi tim të vetëm mbi këngën. Madje në ankesë kishin bashkangjitur edhe fotot e marra nga interneti. Unë mendoja që ishin ankuar nga

Samanta Karavella ndryshon stil, tani në skenë si femër fatale Samanta Karavella, këngëtarja e re që ka dalë për herë të parë në skenë kur ishte 13 vjeç, ka vendosur ta lërë brishtësinë në skenë. E vlerësuar për zërin e saj, ajo tashmë që është 19 vjeç ka bërë një ndryshim në stilin e saj, ashtu siç deklaroi disa muaj më parë për gazetën “Panorama”. Kështu ajo ka konkurruar në festivalin “Top fest 7”, të enjten, kësaj here me “look” dhe performancë ndryshe, ndërsa këndoi këngën r&b me titull “Femër fatale”. Kënga me kompozim të Elgit Dodës, producent ekzekutiv Big Bastën (gjithashtu dhe autor i tekstit) dhe orkestrim të Edlir Begollit, u soll në skenë nën koreografinë e Tan Bramës. Po pse një këngë me një titull të tillë për Samantën?! “Kënga flet për femrat fatale dhe besoj se shumë vajza do ta gjejnë veten në vargjet dhe ritmin e saj”, ka pohuar Samanta për gazetën. Ndërkohë që ajo po punon për regjistrimin e një kënge të re, gjithashtu ritmike që do të shoqërohet me një klip. Samanta Karavella e njohur për baladat e saj, ka deklaruar se tani e tutje do të këndojë vetëm në rrymën R and B, në sajë të bashkëpunimit që ka nisur me Big Bastën.

xhelozia pse kam në klip një shqiptar të bukur, nudo, me tatto Illyricum (qesh). Bëj shaka, në fakt hoqëm të zitë e ullirit derisa u hodh poshtë ajo ankesë", - thekson Adelina. Klipi i këngës tashmë ka mbaruar pas një pune të lodhshme dhe keto ditë po bën xhiron nëpër televizionet muzikore. ”Jam e lumtur që po kërkohet nga dëgjuesit dhe shikuesit. Fati im janë televizionet lokale ku domosdosmërisht plotësohet dëshira e shikuesit, gjë që nuk ndodhte në të kaluarën kur kishim vetëm një televizion, ku drejtori apo redaktori plotësonte dëshirat e veta në transmetim publik (qesh)”. Versioni remix i këngës “Urdhër i ri” vjen me video, menjëherë pasi këngëtarja hodhi në treg këngën dhe klipin “Tribalb”. Për herë të parë në një klip shqiptar është angazhuar edhe një koreograf amerikan. Me një styling të ri që nuk është parë deri më sot te ne, dhe për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve karriere me një mashkull pranë, janë këto disa karakteristika të përfshira në klipin më të ri të Adelinës. Mashkulli që shihet në klip, është një ndër meshkujt e parë shqiptarë që është parë me këtë tatto, së

paku të filmuar: "Ajo është pjesa ime e preferuar. Mos më pyesni a ishte i zhveshur, nuk do të komentoj (qesh). Tani kur në klipet shqiptare më shumë kemi meshkuj që “zhvishen”, une kisha mashkullin të veshur me Illyricum-in e shenjtë. A nuk është për t'u admiruar?" (qesh). Duket më në formë se kurrë, duke mos lëshuar edhe pjesmarjen nëpër koncerte andej nga jetojnë shqiptarët, herën e fundit Adelina ishte në Norvegji dhe Gjermani, ku bëri një Show të vërtetë me humoristat, "Stupcat" nga Kosova. Në intervistën e dhënë në BBC UK, këngëtarja paralajmëroi një "Piano Show" në koncertin e rradhës në Zvicër, për të na rikujtuar se përballë Adelinës e cila skandalizon "përkrahësit e vlerës", ajo është një pianiste e diplomuar që kur do, i lë gojëhapur profesionistët. Sipas të njejtave burime, mësojmë se këto ditë këngëtarja është në një pushim të shkurtër në Francë, gjë që habiti fansa të shumtë që prisnin hyrjen e saj në "VIP Shpija e Kosovës" si më e votuara në sondazh për hyrjen në këtë reality show. Si duket këngëtares kosovare pas shfaqjes eksplozive në “Big Brother Albania”, tjetër reality show nuk i'a mbush syrin apo thjeshtë Adelina po merr pushimin e merituar pas klipit të ri. Thuhet që klipi do të bëjë një jehonë të madhe në media, për shkak të përmbajtjes në tekst dhe skenave të xhirimit, dhe se është vënë në pikëpyetje, nëse do mund të trasmetohet në kanalet muzikore të vendeve fqinje që trasmetojnë muzikën e gjithë vendeve ballkanike. “Kënga dhe klipi janë prodhim europian, unë pa modesti të rrejshme u rikujtoj që jam tashmë një artiste europiane. Europa e di që Ballkani i sotëm është Iliria jonë, dhe le të tentojnë të çenzurojnë deri në pafundësi, por një gjë e tillë s`ka për të ndodhur. Në Kosovë nuk e mbroja dot as veten, as dhe një performancë, më shumë nga shqipfolësit. Tani kur më mbron ligji europian, e kam shumë më lehtë të mbroj të vërtetën për shqiptarët“, përfundon rrëfimin e saj eksluziv për “Panorama plus”, këngëtarja Adelina Ismaili.


SUPLEMENT

E SHTUNE 20 MARS 2010

23 plus PANORAMA

Hueida El Sayed feston 35 vjetorin, miqtë i sjellin tortë me numrin 25 Miqtë kanë preferuar lule dhe bizhu Mbi 25 tufa me lule ka marrë në mbrëmjen e kësaj të enjte Hueida nga miqtë e ftuar me rastin e ditëlindjes. Përveç luleve, ata kanë patur pothuajse një mendje duke preferuar gjithashtu bizhutë si dhuratë për të. Madje për çudi shumica e këtyre bizhuve ishin të firmës së njohur Svarovski. Gjithashtu duke ditur pasionin e Hueidës për librat, (edhe ajo vetë ka shkruar libra) nuk kanë munguar libra të shumtë të cilët kanë pasuruar bibliotekën e saj si dhe shumë piktura.

Ka mbushur 35 vjeç, por ka fikur qiriun që kishte të shënuar numrin 25. Megjithëse janë kaq vitet që ajo demostron, gjithsesi karriera e saj e gjatë kryesisht

si balerinë, diku që në fillim të viteve ‘90, bën që të mos na dalin llogaritë. Miqtë që ajo kishte të ftuar te club “Churchill” janë çuditur kur kanë parë numrin 25,

por më shumë nga të gjithë është çuditur vetë Hueida pasi kjo ka qenë një shaka e bërë nga personeli i lokalit që kishte përgatitur tortën e ditëlindjes së saj. Më pas va-

Në foto Hueida me miqtë tek pub “Churchill” në festën e ditëlindjes së saj

jza simpatike e ekranit ka fikur qiriun e rremë, por duke shprehur me mendje me siguri një dëshirë të

vërtetë por nuk është mjaftuar me kaq. Ka hapur shishen e shampanjës dhe para se të bëjë “gëzuar” ka

preferuar që t’ju bëjë edhe ajo një shaka të pranishmëve duke i lagur të gjithë me shampanjë. Të ftuar në ditëlindjen e ish balerinës si dhe prezantueses së njohur, ishin kryesisht artistë, njerëz të medias, nga “Top Channel” ku ajo drejtoi programin “Një këngë për ty” dhe nga “Ora News”, televizion, me të cilin ajo po bashkëpunon momentalisht, me programin e orës 10 të paradites të quajtur “Kioskë”. Hueda megji-thëse ka vite që jeton në Paris, gjen gjithnjë mundësi për tu kthyer në Shqipëri e mbi të gjitha për t’iu rikthyer ekranit i cili e lançoi për herë të parë.

Zajmina Vasjari lë pas dore biznesin e fustaneve të nusërisë Applications Developer SUMMARY Perform a variety of programming assignments requiring knowledge of established programming procedures and data processing requirements. Developening, maintain and modify programs. PRIMARY RESPONSIBILITIES 1 . Code, test and troubleshoot programs utilizing the appropriate hardware, database, and programming technology. 2 . Refine data and format final product. 3 . Developening, maintain and modify programs; make approved changes by amending flow charts, develop detailed programming logic, and coding changes. 4 . Test and develop programming modifications. 5 . Write new program code using prescribed specifications. 6 . Evaluate simple interrelationships between programs such as whether a contemplated change in one part of a program would cause unwanted results in a related part. 7 . Analyze performance of programs and take action to correct deficiencies based on consultation with users and approval of supervisor. 8 . Confer with users to gain understanding of needed changes or modifications of existing programs. Resolve questions of program intent, data input, output requirements, and inclusion of internal checks and controls. 9 . Write and maintain programming documentation. 10. Analyze NT client/server and micro-computer based software solutions compatibility with company requirements. 11. Maintain confidentiality with regard to the information being processed, stored or accessed. 12. Document programming problems and resolutions for future reference. 13. Assist personnel of other departments as a computer resource. 14. Other duties as assigned. ADDITIONAL RESPONSIBILITIES 1 . Provide on-the-job training to new department staff members. 2 . Provide computer orientation to new company staff. KNOWLEDGE AND SKILL REQUIREMENTS 1 . Basic reading, writing, and arithmetic skills required. This is normally acquired through a high school diploma or equivalent. 2 . Knowledge of company programming procedures and programming languages. Ability to process computer data and to format and generate reports. Ability to implement and troubleshoot programming changes and modifications. Knowledge of computer flow charts and of programming logic and codes. Ability to write technical instructions in the use of programs and/or program modifications. Ability to investigate and analyze information and to draw conclusions. Ability to learn and support new systems and applications. Work with users requires interpersonal skills. This is normally acquired through a combination of a Bachelor's Degree and three to five years of programming experience. 3 . Responsibilities may require evening and weekend work in response to needs of the systems being supported. WORKING CONDITIONS Working conditions are normal for an office environment. Work requires extensive work using a computer. Responsibilities may require evening and weekend work in response to needs of the systems being supported. The interested candidates are invited to send their CV-s to the following email address below specifying the position they are applying for, at: tirane@connext.al

Këngëtarja, tur koncertesh në SHBA dhe album të ri Këngëtarja Zajmina Vasjari duket se kohët e fundit po i përkushtohet më shumë punës për nxjerrjen në treg të klipeve të reja, dhe koncerteve nëpër vende të ndryshme të botës. Kur mbi një vit më parë ajo hapi biznesin e saj, pikërisht një dyqan me fustane nusesh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, shumë menduan se do të gjenin Zajminën në dyqan që do të mund t’u sugjeronte fustanet e martesës. Por jo, pasi koncertet brenda dhe jashtë vendit, studimet për arkitekturë, dhe puna për një album të ri që do ta publikojë në verë mesa duket nuk i lënë aspak kohë të lire këngëtares t’i shërbejë klientelës në dyqanin e saj. Zajmina nuk po merr pjesë as në ndonjë konkurs muzikor që organizohet në Shqipëri, pasi dihet që koncertet janë më shumë fitimprurëse për gjithë këngëtaret shqiptare, që marrin ftesa të japin koncerte në Evropë dhe më larg. Këto ditë ajo po punon për realizimin e klipit të ri me muzikë house në bashkëpunim me “Max production”. Në studion “Max records” ajo do të bëjë dhe rregjistrimin e këngëve të albumit të ri, që do të dalë këtë verë në tregun muzikor. Pjesë e këtij albumi do të jetë dhe kënga e saj më e re, që ka për

autor të muzikës dhe tekstit, djaloshin Elgit Dode(Gitti), i cili është bashkëpunëtori më i ri i Zajminës, së bashku me Big Bastën. Pikërisht djali me emrin artistik Gitti, do të shfaqet dhe në klipin e saj të ri, një këngë shumë ritmike. Pas përdundimit të këtij klipi, xhirimet e të cilit do të realizohen në Tiranë, Zajmina do të niset së bashku me Noizyn dhe Bleron për një tur koncertesh në pesë shtete të Amerikës. Kjo është hera e parë

që ajo bashkohet me reperin Noizy, pasi që me Bleron ka bashkëpunuar për klipin më të fundit “Veç ti”. Ata do të këndojnë të tre në turin që nis më 28 mars, ndërkohë që Blero dhe Noizy e kanë zgjidhur një kontraditë që kishin pasur mes njëri-tjetrin pas një keqkuptimi. Për Zajminën kjo nuk është hera e parë që jep koncerte në Amerikë, pasi ajo ka dhënë koncerte më parë në disa shtete të tjera të Amerikës.


E SHTUNE 20 MARS 2010

PANORAMA plus 22

SUPLEMENT Enxhi dhe misioni vazhdon....me Gjimin Në festë ka qenë edhe Enxhi, vajza e inflirtuar nga Vëllai i Madh për të provookuar banorët. Pavarësisht faktit që ajo nuk arriti të bashkëjetonte brenda shtëpisë me Gjimin, pasi ky i fundit ishte larguar pas problemeve me shëndetin, Enxhi i është përgjigjur ftesës së tij. Agjentja 007, e njohur për tipin e saj të cliret është gati të bëjë lojë në çdo moment. Edhe pse ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Doriani ajo është takuar me Gjimin shumë miqësisht duke shijuar bashkë nga një gotë alcool dhe duke kërcyer bashkë gjatë festës.

Bledi dhe Renato mes fanseve femra Bledi ka qenë i shoqëruar gjatë mbrëmjes nga dy vajza, njëra prej të cilave thuhet se është e dashura e tij. Ndërkohë që siç e shihni në foto, Bledi dhe Renato vazhdojnë miqësinë jashtë shtëpisë pasi janë fotografuar të rrethuar nga disa fanse femra në ambientet e “Baroque”, një tjetër lokal i njohur në kryeqytet që menaxhohet nga Elton Tozaj, ish-banor i BB2.

Të eliminuarit e “Big Brother 3” në një natë ekstaze tek Gjimi Të gjitha fotot ku tregohet ana tjetër e tyre që nuk mundën ta shfaqnin brenda shtëpisë së BB Banorët e eliminuar deri tani nga loja e “Big Brother 3” janë takuar të gjithë së bashku në një mbrëmje festive që Gjimi Bujari ka organizuar të enjten me rastin e promovimit të lokalit më të ri në zonën e ish-Bllokut “Vila 31”. Gjimi Bujari, administratori i këtij lokali ka menduar t’i bëjë një hapje të veçantë këtij biznesit, në praninë e shumë miqve dhe personazheve të njohur të ekranit. Në festën që ka zgjatur deri në orët e para të së premtes ra në sy prania e gjithë banorëve të eliminuar deri tani nga loja e BB3; Valentinës, Pamelës, Renatos, Bledit dhe Rrezartës. Po ashtu nuk mungonte e inflirtuara e Vëllait të Madh, vajza modele, Enxhi. Ata janë argëtuar pa fund duke harruar mëritë apo inatet e vogla të krijuara brenda shtëpisë së vëshguar nonstop nga kamerat e “Top Channel”.

Në foto ish-pjesëmarrësit e BB3 të eliminuar, duke u zbavitur te “Vila 31”

Rezi, e eliminuara e fundit nga BB, çmend djemtë me veshjen seksi dhe kërcimet e shfrenuara E eliminuara e fundit e “Big Brother 3”, Rrezarta nga Kosova pasi ka shkuar ka takuar familjarët në Kosovë është kthyer sërish në Tiranë, për të mos munguar në këtë festë,ku ka qenë me një mikeshën e saj. Ajo nuk mundi të bashkëjetonte me Gjimin në shtëpi për faktin se hyri vonë në lojë, por gjithsesi nuk e ka pasur fare problem përshtatjen dhe argëtimin me të pa asnjë kompleks. E veshur me një bluzë shumë të shkurtër dhe ekstravagante, ajo ka kërcyer gjatë mbrëmjes me Gjimin, siç e shihni dhe në këtë foto. Rrezarta u bë pjesë e komenteve të shumta në faqet rozë të shtypit, për shkak të lidhjes që krijoi brenda shtëpisë me dalin nga Vlora, Jetmirin.

Edhe mama Vali në PUB me të rinjtë Në festën e organizuar nga Gjimi nuk mungoi as mama Vali, e cila e ka shprehur vazhdimisht se i pëlqen të bëjë një jetë të bukur duke frekuentuar pse jo dhe lokalet e natës. Mama Vali ka qenë në shoqërinë e Rominës së BB 2, e njohur për tipin e saj miqësor dhe të shoqërueshëm me këdo. Valentina ishte banorja e parë që u skualifikua nga loja e “Big Brother 3”, ku hyri në garë bashkë me vajzën e saj Domenika. Tashmë që është jashtë lojës, ajo shkon në studion e “Top Channel” çdo të shtunë si ish-banore e këtij “reality show”, dhe si mbështetëse e vajzës së saj, Domenika.


SUPLEMENT

E SHTUNE 20 MARS 2010

Arbri i BB çudit të gjithë, puth në buzë Alessian e “E diell” Ka ndodhur dy net më parë, pikërisht natën e inagurimit të pub-it të Gjimit të “Big Brother 3”. Krahas fytyrave të tjera të njohura të botës së televizionit, kryesisht ish banorë të “Big Brother”, të ftuar ishin edhe fituesi i “Big Brother 1” Arbër Çepani dhe autorja e pro-

gramit “E diell”, Alessia Gregio Vesicchio. E ndodhur prej më shumë se një viti në Tiranë, Alessia vajza e mjeshtrit të orkestrës së televizionit italian Pepe Vesçhio, duket se jo vetëm që është ambientuar me jetën këtu, por po e shijon atë deri në fund. Muajt e parë, kur ajo erdhi për të

ngritur një program nga e para, Alessia nuk njihej fare si portret. Kjo për arsye se ajo i ishte futur me kokë punës dhe mendonte të sillte në programin e saj diçka me të vërtetë cilësore, gjë që pa diskutim ia ka arritur. Mirëpo nuk vonoi të kuptojë se në fakt duke iu përkushtuar kaq shumë punës, kishte lënë veten pas dore, pasi në fund të fundit pak zbavitje i bën mirë edhe vetes por edhe krijimtarisë në profesion. Në fillim pranoi disa ftesa të miqve të saj në evente të ndryshme si psh ditëlindje apo inagurime lokalesh, derisa më në fund italiania simpatike arriti të bëhej mikesha e të gjithë atyre me të cilët në një farë mënyre e kishte lidhur puna. Miqtë e saj tre-

18 plus PANORAMA

Arbri gjatë gjithë kohës ka tentuar që të joshë Alessian me komplimenta dhe ftesa për të kërcyer aq sa ajo nuk i ka rezistuar më..

gojnë se Alessia është afeksionuar kaq shumë me Shqipërinë sa plani i saj i dikurshmë për të ngritur programin e më pas për t’u larguar, tashmë është djegur si mundësi. Përkundrazi ajo vijon të jetë autore e programit “E diell” me një zell të madh, por gjithmonë duke kërkuar për të sjellë edhe formate të reja në ekranin ku ajo punon. Por ajo për të cilën ne do flasim kësaj here është jeta e saj jashtë punës, zbavitja me një fjalë. Paparaci ynë ka mundur të kapë këto foto që ilustrojnë shkrimin, ku Alessia duket qartë që po kalon disa momente shumë më tepër se afektive me Arbrin, djalin 23 vjeçar që ka fituar “Big Brother 1”. Ata janë kapur duke u puthur në buzë me njëri- tjetrin, natyrNë foto Arbër Çepani dhe Alessia Greggio, të enjten te “Vila 31”

isht kjo edhe si pasojë e alkoolit të konsumuar për orë të tëra. Të pranishmit aty tregojnë se Arbri gjatë gjithë kohës ka tentuar që të joshë Alessian me komplimente dhe ftesa për të kërcyer aq sa Alessia mesa duket, nuk i ka rezistuar më djalit, i cili për koncidencë historinë e dashurisë, atë më të gjatën dhe zyrtaren le të themi, e ka pikërisht me një italiane, me Madalenën. Megjithëse Arbri arriti të fitojë simpatinë e shikuesve të “Big Brother” me imazhin e djalit të mirë, duket se në momente zbavitjeje ai është një playboy i paparë. Madje

kaq shumë rri ai me femra, sa miqtë i kanë vënë nofkën “qejfliu”. Tani, pyetja që lind natyrshmë është, si do të ndjehet Arbri dhe më shumë akoma Alessia kur të shohin këto foto të publikuara në gaztetë? A kanë qenë ata aq të kthjellët sa për të kuptuar se çfarë ishin duke bërë, aq më shumë me një paparac brenda në lokal? Do të pendohen për sjelljet e tyre tejet erotike apo do ta marrin atë me sportivitet, pasi në fund të fundit në jetën e natës gjithçka është e lejuar? Të shohim dhe reagimet do t’jua themi numrin e ardhshëm.

Adi, Bjordi dhe Adela, një miqësi e fortë

Fabrizio Corona vjen si imazh në Shqipëri

Ka kaluar një vit që kur u njohën dhe u miqësuan brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe shumë prej nesh mund të mendonin se kjo mund të ishte thjesht një aleancë për qëllim loje dhe jo një miqësi e vërtetë, kjo dhe për shkak të diferencës së moshës mes tyre. Por e vërteta është se edhe sot Bjordi, Adela dhe Adi vijojnë të jenë miq të mirë. Paparaci ynë i kapi dy net më parë duke shkuar në një nga pubet e Tiranës, menjëherë pasi Adela dhe Bjordi kishin mbaruar me xhirimet e programit të tyre të përditshme te Vizion +.

Fabrizio Corona, i cilësuar si mbreti i paparacëve në historinë e gazetarisë italiane, pritet të mbërrijë në Tiranë më 27 mars, ndërsa do të jetë imazhi i dyqanit “Nuova vita”, që ndodhet në ambientet e qendrës tregtare “City Park”. Një nga personazhet më interesantë dhe më të përfolur së fundi, jo vetëm në mediat italiane, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë do të japë dhe konferencë për shtyp, dhe më pas do të jetë i ftuar në një rrëfim ekskluziv në kolltukun e programit “E diell”, në një intervistë për Adi Krastën. 34-vjeçari Corona, aktualisht administrator i një agjencie fotografike në Milano, ka marrë dënime të shpeshta nga drejtësia italiane për shkak të akuzave për marrje parash personazheve VIP, në shkëmbim të fotove skandalistike, që ai dispononte. Vendimi i fundit që u mor ndaj fotografit të VIPave ishte tre vjet e katër muaj burg, pasi u shpall Corona dhe e dashura fajtor pas një akuze për zhvatje parash të ngritur e tij, Bellen Rodrigues nga David Trezeguet. Ndërkohë fotografi simpatik është kthyer tashmë vetë një personazh që ndiqet nga paparacët, sidomos në lidhjet e tij me femrat. Kështu vetëm para pak ditësh ai është fotografuar në Miami, ndërsa shijonte pushime të nxehta me Belen Rodriguez, showgirlin nga Argjentina, shumë e famshme në Itali. Ajo ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të xhiruar një spot, dhe duke përfituar nga disa orë pushimi ka kaluar disa çaste vërtet të nxehta, pikërisht me të dashurin e saj Fabrizio Corona.

Mbreti i paparacëve italianë, në një rrëfim ekskluziv edhe tek “E diell”


E SHTUNE 20 MARS 2010

Ak

tua

lit

et

PANORAMA plus 21

Këngëtarët trokë, kriza i lë pa koncerte

SUPLEMENT

Nga angazhimet me koncerte me mbi 1000 persona, tani kënaqen edhe me kafene, me pjesëmarrje më pak se 100 klientë BLERAND REXHEPI

Artistët janë duke kaluar një gjendje të mjerueshme. Nuk ka asnjë rregull dhe askush nuk përkujdeset për ata. Klane të shumta kanë bërë rivalitet të madh mes shumë këngëtarëve, pasi xhelozia dhe jo angazhimi i tyre sa duhet nëpër koncerte ka bërë që ata të mos kontaktojnë mes njëri-tjetrit. Edhe ata pak këngëtarë që ruajnë miqësinë mes tyre, nuk e tregojnë hapur nga frika se mos prishin raportet me ndonjë koleg tjetër. Shoqatën të cilën e krijuan disa muaj më parë, nuk e përfill askush. Kur i pyesim për gjendjen e tyre, të gjithë ankohen. “Më shumë punë kanë këngëtarët e muzikës tallava dhe ato popullore se sa ne të muzikës zbavitëse” na thonë. Publiku në diasporë nuk dëshiron më të shikojë fytyra të njëjta prej shumë vitesh tashmë. Pastaj, nuk dëshirojnë të paguajnë bileta të shtrenjta për koncerte “play back”. Të bëjmë një llogari të thjeshtë, për të organizuar një koncert të nivelit të lartë

ERMAL FEJZULLAHUT DHE NORA ISTREFIT, IU “ZVOGËLOHET” PORTOFOLI Para dy viteve ishin këngëtarët më të angazhuar, kurse kohëve të fundit nuk u dëgjohet zëri për ndonjë angazhim të radhës. Ndërkohë që Nora Istrefi është e pranishme nëpër media për shkak të lidhjes së saj me Robert Berishën, në anën tjetër Ermal Fejzullahu që kur është martuar, nuk paraqitet shumë nëpër media. Burime tona tregojnë se angazhimet për të dy këngëtarët janë zvogëluar dukshëm prej kur në skenë janë rikthyer disa këngëtare të tjera, menaxhimin e të cilave e ka marrë në dorë i njëjti menaxher që një kohë menaxhonte koncertet e Ermalit dhe Norës. GJYSTE VULAJ PA PRETENDIME PAGESE Një ndër këngëtaret që nuk pushon së kënduari nëpër evenimente të ndryshme, më shumë në diasporë është Gjyste Vulaj. Flitet se çmimi i paraqitjes së Gjystes nëpër koncerte është i ulët dhe organizatorët kanë më shumë përfitime në këtë rast kurse në anën tjetër ka më shumë punë dhe për këngëtaren. Ajo paraqitet gjithmonë “live” me këngët e saj, kështu që publiku është shumë i kënaqur me këto performanca përkundër kolegeve të saja të cilat në disa raste janë gjuajtur edhe me kanaçe, për shkak të paraqitjes “play back”. Nuk ka vend që nuk është paraqitur deri më tani Gjystja. Ndryshe nuk do të kishte bërë gjithë atë hotel në vendlindjen e saj si dhe në Gjermani, menaxhimin e të cilëve e bën së bashku me bashkëshortin Sokolin.

“live”, patjetër që duhen financa të shumta. Që nga pagesa e këngëtarit, zëri, ndriçimi, orkestra, vendi i organizimit e deri tek akomodimi i tyre. Nëse vendoset që këngëtarët të performojnë më shumë se një këngë, çmimi i tyre automatikisht rritet. Ndërsa nëse bëhet fjalë për një mbrëmje nga ora 21.00 e deri në orët e hershme të mëngjesit, atëherë pagesat e tyre janë ekstrem të larta! Shumica nga këngëtaret kanë kushte dhe kritere të veçanta sa u përket paraqitjeve nëpër koncerte. Këngëtarët e rangut të lartë si kriter bazë kanë vendin e paraqitjes. Salla në të cilën duhet të organizohet koncerti duhet të ketë kapacitet jo më pak se 1.000 persona e më tepër. Përveç këngëtarëve të muzikës popullore dhe atyre tallava, këngëtarët e tjerë të muzikës së lehtë nuk kanë angazhime në koncerte. Disa prej tyre për shkak të recesionit dhe krizës financiare këndojnë nëpër kafene me kapacitet as për 100 persona .

RONA NISHLIU DHE TEUTA KURTI, “LIVE” NËPËR KLUBE NATE NË PRISHTINË Rona dhe Teuta janë dy nga këngëtaret me vokalin më karakteristik në Kosovë. Pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga publiku, por asnjëherë nuk kanë performuar nëpër koncerte jashtë vendit siç paraqiten disa kolege të tyre, me të vetmin justifikim se nuk duan të bëhen komerciale. Rona dhe Teuta gati çdo fundjavë paraqiten nëpër evenimente “live” të organizuara në disa klube nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Që të dyja janë “kritikuar” gjithmonë nga shoqëria që të bëjnë paraqitje edhe nëpër koncerte të ndryshme me qëllim të përfitimit, por deri më tani insistimi i shoqërisë ka qenë i kotë. Çfarë do të kishte ndodhur sikur ato të udhëtonin në diasporë në ndonjë koncert dhe atje organizatorët të thonë se ka mungesë mikrofoni për të kënduar, siç ndodh në shumë raste të tjera, përderisa Teuta dhe Rona e performojnë gjithmonë “live” repertorin e tyre! ADRIAN GAXHA DHE BERTAN ASLLANI, KËNDOJNË NËPËR KAFENE Dy ndër këngëtarët më të pëlqyer për momentin nga publiku shqiptar në Maqedoni, Adrian Gaxha dhe Bertan Asllani kohëve të fundit për shkak të mungesës së ofertave për paraqitje nëpër koncerte, kanë vendosur të performojnë nëpër kafene, në qytetin e Tetovës. Ndoshta dy këngëtarët i ka

kapluar recesioni dhe kriza financiare, kështu që u duhet të paraqiten nëpër këto lloj lokalesh për të mbuluar shpenzimet elementare... Një vend me kapacitet as për 100 persona dhe me

ZANFINA ISMAILI, NGADALË POR E SIGURTË Ngadalë por e sigurtë, kështu është duke ecur Zanfina Ismaili. Dikur nën hijen e motrës kurse tani po ia kalon edhe asaj për sa i përket angazhimeve nëpër koncerte. Është shumë e kërkuar nëpër koncerte në Kosovë dhe diasporë. Hiti i saj i fundit “Le të vdes në buzët tua” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke ia shtuar punën këngëtares. Edhe pse kohë krize, Zanfina në Kosovë mbush sallat ku paraqitet, ndërkohë burime tona tregojnë se nëpër të gjitha vendet ku performon kjo këngëtare nuk ka më pak se 1.500 deri në 2.000 persona dhe mos të flasim për

diasporën, ku në koncertin e fundit gjatë festave të fundvitit në natën e tretë, ajo grumbulloi afër 4.500 persona me një çmim hyrje prej 45 franga zvicerane.

“TALLAVA”-JA, U MERR BUKËN KËNGËTARËVE Problemi kryesor i këngëtarëve ka qenë gjithmonë pushtimi i muzikës “tallava”. Askush nuk e përkrah, duke thënë që kjo lloj muzike është degradim i folklorit të pastër shqip, kurse në anën tjetër të gjithë e fusin në përdorim, për shkak të fitimit. Mehedin Përgjegjaj, Teuta Selimi, Fahrije Zogaj, Duli, Mentor Kurtishi, Pandora dhe shumë të tjerë janë vetëm disa emra që gati çdo mbrëmje japin koncerte nëpër të njëjtat diskoteka. Akuza ndaj organizatorëve të koncerteve dhe pronarëve të diskotekave gjithmonë ka pasur prej emrave të njohur të estradës, shkak i pagesës së honorareve për paraqitje. Thuhet që këngëtarët të cilët performojnë “tallava” paguhen më shtrenjtë, duke futur këtu dhe pagesën ekstra që u bëhet nga të pranishmit pas plotësimit të dëshirave muzikore, gjë që nuk e praktikojnë këngëtarët e njohur. Ndërkohë, këngëtarët e tjerë detyrohen gjithashtu të futen në të njëjtin grup me emrat e lartëpërmendur për shkak se një këngëtar nuk mund të mbajë një mbrëmje vetëm, pasi lodhja është e madhe. Ryva Kajtazi, Rovena Stefa, Leonora Poloska, Sinan Vllasaliu, Gili dhe shumë emra të tjerë detyrohen të shoqërohen nga performuesit e muzikës “tallava”! çmim bilete prej 5 euro! Lind pyetja, sa fitim ka pasur pronari i lokalit dhe për çfarë honorari janë paraqitur Bertani dhe Adriani? JEHONA SOPI LARGOHET NGA KONCERTET Zëri i saj melankolik e ka bërë shumë të dashur për publikun, por këngëtarja nuk i dhuron atij aq sa duhet. Deri më tani nuk ka publikuar asnjë këngë të re ndërsa flitet se ka dhënë “dorëheqje” edhe prej koncerteve. Përfundimi i studimeve dhe puna në bankë, e kanë penguar këngëtaren në realizimin e planeve në sferën muzikore, ndërsa këngët e realizuara para disa viteve janë të vjetra për paraqitje nëpër koncerte. Jehona Sopi e fut veten në listën e këngëtarëve që pagesa kalon në shifra të larta dhe për këtë arsye kohët e fundit, ajo është tërhequr nga këto organizime, duke u lënë hapësirë kolegeve të saj.


SUPLEMENT

E SHTUNE 20 MARS 2010

plus PANORAMA 19 PANORAMA

Erdhi vera! Bëhuni gati për akullore... Çfarë shije ka akullorja juaj e preferuar? Çokollatë, Vanilje, yogurt, fruta? Apo kërkoni akullore dietike për të mos cënuar linjat? Zgjidhja është akullorja Pregel. Me një eksepriencë 50 vjeçare në xhelateri, kompania gjigande italiane Pregel sjell produktet e saj edhe në Shqipëri. Kompania “Neranxi” e njohur për importin e lëndëve të para nga kompanitë më të mira të Europës, nuk kishte sesi të mos mendonte për akulloren më të shijshme dhe të shëndetshme, për kënaqësinë e shqiptarëve. Me Pregel ju shijoni akulloren e vërtetë. Nuk ka nevojë të shkoni deri në Itali për tu freskuar me akulloret më cilësore në treg. Neranxi e sjell atë fare pranë jush. Mjafton që ju të kërkoni akullore “Pregel” pasi me cilësinë nuk mund të bësh kompromise. Pregel dhe Neranxi për t’i dhënë shije dhe freski verës tuaj

Antonia Cesaro, konsulenti italian për akulloret tek “Neranxi”

Panorama plus 20 mars  

Panorama plus 20 mars

Advertisement