Issuu on Google+

Nr.180

Botim i PANORAMA GROUP

E SHTUNE, 22 GUSHT 2009

FALAS Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” Redaktor pergjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

AKTU ALITET AKTUALITET

Zbulohen fotot provokuese të modeles shqiptare superseksi, Liberta Spahiu

Adelina Ismaili përsëri në gjyq, por këte radhë me FAQE 24 këngëtaret sllave BIG BROTHER

Ari i BB2 harron Mozën dhe i rikthehet ish të dashurës, vajzës së Rexhep Meidanit FAQE 23 BIG BROTHER

E zhveshur në krahët e një femre FAQE 17

Eltoni i BB2 shpall fejesë me Enin, dashurinë e tij trevjeçare FAQE 21


PANORAMA plus 16

a ist v r te n I

E SHTUNE 22 GUSHT 2009

SUPLEMENT

BLEDI STRAKOSHA Kam qarë për dashurinë vetëm kur isha 20 vjeç Planet për martesë dhe për të sjellë në jetë trashëgimtarin mashkull të prezantuesit të njohur

KLOTILDA HARKA

Një njeri i vetëm nuk mjafton për gjithë jetën, ndaj ka disa mëdyshje për martesën. Drejtuesi i programit “Blu” në “Tv Klan” dëgjon shumë histori martesash të gjata VIP në emisionin e të dielave të qeta. Por në këtë rrëfim prej djali që i kaluar të 30-at tregon për dashurinë dhe zhgënjimet e tij. Çfarë i ka ndodhur këto vite pjekurie të jetës, pse ka vendosur të tërhiqet nga jeta e ekspozuar, dhe dëshira për t’u bërë baba i një djali Bledi i mban mend personazhet që ke takuar në “Blu”, dhe si ndihesh pas kaq vitesh në këtë emision me tone melankolie në “Tv Klan”? Si jo… Edhe pse janë bërë gjithsej 107 personazhe me të cilët kam biseduar dhe më kanë rrëfyer historinë e tyre të jetës unë i kujtoj të gjithë. Përsa i përket programit “Blu” është një projekt interesant televiziv, dhe them se ndihem i kënaqur. Ajo që unë arrij të bëj është që edhe nëse nuk arrij t’i bëj ftuarit të qajnë, e sigurt që loti mbërrin deri në sy. Njerëzit përpiqen t’i fshehin sidomos lotët e dashurisë, ti vetë ke qarë për dikë? Po natyrisht, kur isha 20 vjeç kam qarë prej dashurisë. Nga këto takime që ke pasur me personazhe VIP, çfarë personash ke takuar, të trishtuar apo të lumtur? Shumë pre tyre vijnë nga jeta që kanë bërë gjatë regjimit socialist dhe kanë shumë situata të veçanta për të më treguar. Por mendoj që kur një person nis të rrëfehet, ashtu si padashur transmeton pak trishtim. Pastaj një natë para se të bëhet regjistrimi i emisionit, ata hyjnë në botën e kujtimeve duke përzgjedhur fotografitë që do të sjellin në emision. Këtë nuk e bëj pa qëllim po pikërisht për t’u dhënë mundësinë që të zhyten në kujtimet e tyre e për të m’i rrëfyer mua. Mund të them me bindje se të ftuarit e mi kanë botë të pasur shpirtërore, dhe gjithmonë kanë çfarë të tregojnë. Femrat dhe meshkujt që takon nga afër në studio të duken më të pashëm apo jo? (qesh) Unë këtë gjë nuk kam kuptuar tek të ftuarit e mi, kujdesi i tepëruar i disa prej tyre për detajet e look-

ut, ndërkohë që ai është një emision ku ka rëndësi më shumë fjala. Mua më duken të gjithë të bukur, dhe në momentin që i ftoj miqësohem shumë me ta. Nëse përballë do kishe veten, cilën pyetje do i bëje të parën dhe cilën nuk do ia bëje kurrë?

E kam menduar të bëja një përballje të tillë në emisionin tim, por ndryshova plan. Mund të them vetëm që do evitoja çdo pyetje që do merrte si përgjigje një gënjeshtër. Jeta që bën në përditshmëri? Unë jetoj vetëm dhe mund të them që nuk bëj një jetë të

rregullt pasi zgjohem vetëm kur më del gjumi.Këto ditë vere po i kaloj me familjen time, dhe ndaj më duket sikur jam rikthyer disi në fëmijëri. Gjithsesi në Tiranë ndihem shumë vetëm pasi të gjithë miqtë dhe shoqëria ime janë me pushime. Kam vite që nuk frekuentoj jetën e

lokaleve dhe lokaleve të natës. Po ti nuk bën pushime? Unë doja t’i kaloja pushimet në Greqi por hoqa dorë sepse jam i trembur nga epidemia e Gripit të Derrit. Kam plan t’i kaloj në plazhet e jugut si gjithmonë, edhe pse nuk kam marrëdhënie të

Mbaron arratisja e Jonidës me Gentin, më në fund në shtëpi Këngëtarja Jonida Maliqi, këtë verë përveç lançimit të projektit më të fundit muzikor, siç është balada “Vlej për ty”, ka pasur axhendë mjaft të zënë edhe me të tjera aktivitete. Në një intervistë dhënë për “Panorama Plus”, ajo konfirmon se preokupimi i saj kryesor për dy muaj rresht ka qenë restaurimi i shtëpisë. Tashmë më shumë se një vit martuar ajo dhe bashkëshorti i saj Genti kanë menduar për një restaurim total të shtëpisë së tyre, e cila ka zgjatur për një periudhë mjaft të gjatë kohe, plot dy muaj. Duke bërë shaka me këtë punë që i ka “vjedhur” pushimet Jonida shprehet “Na është dashur që dhjetë ditë unë dhe Genti të largoheshim nga shtëpia jonë dhe të flinim në hotel tek Sheraton sepse shtëpia ishte një kantier i vërtetë ndërtimi. Kjo ka qenë dhe preokupimi më i madh që kam pasur dhe që më la pa pushuar. Ndërkohë që kam në kokë edhe të tjera

ide që do t’i vë në jetë në muajt në vazhdim, projekte që i përkasin hapjes së një biznesi” përfundon ajo. Për t’u kthyer tek muzika Jonida shprehet se momentalisht nuk ka ndonjë projekt të ri që do të lançohet së shpejti. Surpriza e radhës siç tregon ajo do të jetë një bashkëpunim por që do të realizohet nga dimri. Ndërsa pjesëmarrjen në ndonjë event muzikor e ka lënë

mënjanë për të shijuar deri në fund çmimin që fitoi vitin e kaluar tek “Kënga Magjike”. Shumë shpejt ajo po planifikon që të shkojë në Sardenjë edhe pse mundësitë janë të vogla. “Unë dhe Genti kishim vendosur që të kalonim pushimet në Sardenjë, por në fakt tashmë jemi pak vonë dhe të gjitha vendet e lira janë ezauruar, por gjithsesi nuk i kam humbur akoma shpre-

sat” tregon këngëtarja. Ndërkohë që një udhëtim tjetër i mundshëm është ai drejt Qipros ku Jonida ka motrën e saj. Ditëlindja e motrës dhe mbesës janë dy arsye shumë të forta që mund ta çojnë Jonidën jashtë kufijve. Pas shtatorit këngëtarja, e cila ka spikatur gjithnjë për formën e shkëlqyer në të cilën shfaqet dhe për lukun e saj unik do të fillojë një etapë të re. Ajo do të jetë në rolin e një biznesmeneje. Edhe ky aktivitet do të ketë të bëjë me “të bukurën” konfirmon ajo. Lidhur me planet afatgjata Maliqi entuziaste për eksperiencën e parë si kantautore tregon se shumë shpejt mund ta shohim edhe në këtë rol i cili e ka bërë të ndjehet mjaft mirë dhe i ka zbuluar emocione të reja. “Vlej për ty” që është një baladë roku është duke u transmetuar momentaslisht në disa televizione me premisat e një hiti ashtu sikundër ishte kënga dhe klipi më I fudnit i Jonidës “Njëri

mira me detin dhe diellin. Një ditë plazhi e imja kalon thjesht në shoqërinë e miqve. Pamja jote nuk e tregon por tashmë i ke kaluar të 30at. Kur e ke ndier vërtet krizën e moshës? Ka qenë përvjetori im i 25të, ditëlindja kur jam ndier vërtet keq. Më pas mosha ime nuk më ka bërë më përshtypje. Ajo që mund të them është se në këtë 5 vjeçar të fundit nuk kam pasur lumturi, pasi vetë mosha të bën të mendosh ndryshe për jetën. Ke menduar të ndryshosh jetën në planin profesional, po atë privat? Kam menduar që këtë vit që vjen të jem Bledi i ridemonsionuar. Në planin profesional dua të realizoj një projekt tjetër televiziv që e kam ideuar vetë, por që kam frikë që edhe këtë vit do të mbetet ende një ide për shkak të pamundësisë financiare për ta realizuar. Ndërsa në planin personal i kam idetë të paqarta, por qëllimi kryesor është të sjell në jetë një pasardhës. Kur thua pasardhës e ke fjalën për djalë? Po, është dëshira e babait tim që unë të sjell në jetë një djalë pasi në familjen time jam djali i vetëm i fisit, dhe kështu më ngelet mua të sjell djalin që të trashëgojë mbiemrin. Po mendon dhe për martesë kështu? Nuk besoj se po mendoj aq shumë për martesën, pasi zhgënjimet bëjnë të vetën. Unë jam shumë idealist dhe ndaj jam zhgënjyer nga dashuritë dhe miqësitë. Mendoj se gjërave u vjen fundi më shpejt seç duket ndonjëherë, dhe po ashtu asnjëherë nuk përfundojnë ashtu siç duhet. Në ç’mënyrë u vjen fundi lidhjeve të tua? Ndodh diçka që njerëzit kur të njohin nga afër dhe shohin që nuk je ai njeriu serioz apo perfekt që shfaqesh në ekran, të çmitizojnë dhe nuk të duan më. Më qartë zbulojnë një person tjetër… Je pro familjes, dhe kur mendon se mund ta krijosh një të tillë? Si fillim dua që fëmija që do sjell në jetë të jetë i shëndetshëm. Por kjo mbetet një dëshirë pasi përsa i përket familjes të them të drejtën më tremb një marrëdhënie e gjatë me një person të vetëm. Gjithashtu mund të them se për momentin ende nuk e ndiej veten gati.


SUPLEMENT

E SHTUNE 22 GUSHT 2009

17 plus PANORAMA

E zhveshur në ë krahët e një femre

Zbulohen fotot provokuese të modeles shqiptare superseksi, Liberta Spahiu REDONA SADIKU

“E para, duhet të lindësh si Liberta Spahiu. E dyta, të jesh simpatike, e ëmbël dhe plot finesë. E treta...më mirë lëre fare këtë punë sepse përjetësisht e bukur si Libi ndodh njëherë në një milion!” Këto janë disa nga komentet që bëhen në forume të ndryshme për një nga top modelet më të famshme të Kosovës, Liberta Spahiu. Komentet vazhdojnë kështu: “Pista sado e thjeshtë të jetë, duket aq e veçantë kur mban mbi vete një yll që shndrit. Kryqëzimi i këmbëve dhe çdo lëvizje e saj duket aq e përkryer. Po ashtu çdo rrobë e prerë në trupin e saj duket tamam si një vepër arti. Një përqendrim bukurie që të shkakton "dridhje"... padyshim sizmografët do të mund të regjistronin ndonjë gradë Richter! Dhe stilistët nuk e çojnë fare ndërmend se mund "të humbasin betejën", të kryejnë një sfilatë të dështuar. Sepse është ajo...Liberta!” E lindur më 04.01.1985 në Prishtinë, në moshën 15vjeçare fillimisht u shfaq në Kosova New Face 2000 me një mori fotosh të realizuara nga fotografi Fadil Berisha. Që nga ajo kohë Liberta u ngjit shkallëve të botës së modës duke qëndruar gjithmonë në krye si një hyjneshë në fron. Iu deshën 15 vjet Kosovës për të pasur një supermodele që do ta prezantonte atë denjësisht në fushën e modës. Me një fizik të Libertës mund të kesh luksin të veshësh rrobat më elegante të Botës! Gjatësia 172 cm dhe pesha 52 kg, e bëjnë atë një modele perfekte. Në internet qarkullojnë foto të panumërta të modeles së njohur nga Kosova, kryesisht në pasarela, por ne kemi arritur të sigurojmë disa të tjera pak më të veçanta, të cilat mesa duket Liberta i ka bërë në një moment të caktuar, por më vonë është penduar dhe është kujdesur që ato të hiqen nga qarkullimi. Në pamundësi për ta realizuar këtë, ato vijojnë të publikohen në disa site shqiptare dhe ne nuk i rezistuam dot tundimit dhe i publikuam. Aty modelja paraqitet në pozicione shumë seksi, fare e zhveshur, ku vetëm një çarçaf i bardhë nuk të lejon të shohësh zonat e ndalu-

Liberta: “Çdo foto, edhe nudo është thjesht art” Ja si është shprehur modelja në një intervistë për mediat kosovare: Si arrini të jeni gjithmonë në topformë, pasi dihet që modelet duhet të kenë linja perfekte të trupit? Kam kujdes në ushqim, merrem me fitnes kur kam kohë, por nuk preferoj dieta. Keni marrë pjesë edhe nëpër spektakle bukurie, do veçoni ndonjë që u ka lënë më shumë mbresa? Po është e vërtetë që kam marrë pjesë edhe nëpër spektakle të bukurisë, edhe pse më shumë preferoj fotografimin dhe sfilatat, por do kisha veçuar pjesëmarrjen time në “Miss Bikini of the World 2002” në Maltë ku arrita të marr çmimin “Miss Press”. Është e vështirë të jesh modele në Kosovë, pasi dihet që numri i tyre dita-ditës po rritet? Për disa arsye është vështirë të jesh modele në Kosovë, sa i përket rritjes së numrit të tyre, janë të pakta ato që kanë pasur ndonjë arritje. Konkurrencës nuk i frigohem aspak, s’kam me çka të mbrohem, pamja flet vetë. Ju pëlqen të fotografoheni nudo, do kishit pranuar një gjë të tillë? Fotografimi në përgjithësi qoftë edhe ai nudo mendoj se është art. Bën pjesë dikush në zemrën e Libertës? Ka thyer akullin ndonjë djalosh? Hahaha, jo krejt akullin, por vetëm gjysmën.

ara, por kësaj here ajo ka preferuar që të pozojë me një vajzë tjetër duke i bërë fotot akoma edhe më intriguese. Fotot siç e shikoni janë shumë të nxehta dhe pozicionet e vajzave, shumë provokuese. Liberta është një femër shumë e pëlqyer në Kosovë. Ja si vijojnë komentet për të: “Një femër si Libi vështirë të mos ngacmojë syrin. Kjo gjë sjell kthim kokash, komente ndoshta edhe ziliqare në bisedat e femrave, e njëfarë krenarie të çdo mashkulli që do të ulej në tavolinë me të, qoftë edhe për një çështje pune. Kaq!

Gjithmonë, ama gjithmonë super-trendy! Çdoherë në formë, çdoherë me stil dhe me ato buzët e kuqe flakë gjithnjë të duket sikur kukulla është gati për 'party'. Arsyeja e vetme që ajo mund t'i ketë shpëtuar syrit është sepse pamja e saj ndryshon nga fotoja në foto deri te detajet. Diku ajo shfaqet e ëmbël dhe engjëllore, diku një zonjë e klasit të lartë, e diku tjetër një "femme fatale" me një vështrim intimidues. Kaq e veçantë, Berta sot për sot është njëra ndër modelet shqiptare më të kërkuara.”


SUPLEMENT

E SHTUNE 22 GUSHT 2009

PANORAMA plus 18

e t Ndizet Durrësi me femra seksi t i l ua t k A

dhe thuajse të zhveshura

I ka shkuar fiks temperaturave të nxehta të gushtit ky event i organizuar pak ditë më parë në Tiranë, prej agjencisë së modës “AS” dhe presidentes së saj Aurela Hoxha. Ideja e aktivitetit ka qenë promovimi i modelëve të rinj të mirëfilltë dhe në pasarela morën pjesë 15 vajza dhe 10 djem modelë. Vajzat kanë ndezur atmosferën në sfilatën me të brendshme shumë seksi, por edhe me fustanet e nuseve dhe ato të mbrëmjeve. Sfilata dhe gjithë aktiviteti ka zgjatur më shumë se 5 orë. Kanë kënduar aty edhe Çiljeta e cila nuk i ka rezistuar dot tundimit pa veshur një fustan nuseje, gjithashtu edhe Rezarta Shkurta, Emmy dhe Stine. Emmy dhe Çiljeta gjatë performancave të tyre në skenë, kanë lënë të duken edhe të brendshmet, duke i bërë gjithnjë e më kuriozë sytë e pjesmarrësve, të cilët janë ndjerë mjaft të shpërblyer në këtë drejtim pasi edhe modelet kanë qenë shumë sensuale dhe mjaft të zhveshura. Aktiviteti është bërë në Durrës dhe duke parë interesin dhe suksesin do të përsëritet disa herë brenda një viti. Ja çfarë na tregon presidentja e agjensisë Aurela Hoxha në një intervistë për ”Panorama Plus”. Si nisi ideja e krijimit të një agjensie mode të vërtetë këtu në Shqipëri? Meqenëse këtu nuk ka pasur asnjëherë një të tillë, mendova ta bëja vetë për t’u treguar të gjithëve që Shqipëria është gati si gjithë vendet e tjera për të pasur një të tillë. Sa kohe ka agjensia që funksionon? Ka rreth një vit që merremi me përzgjedhjet e modeleve pasi kriteret janë shumë të forta e tashmë ka dhe 6 muaj që ka dhe revistën AS e cila i promovon në faqet e saj. Pse ke zgjedhur të marrësh artiste për të sfiluar atë natë? Per t’i sjellë ndryshe ashtu sikur ndodh ëdhe jashtë. Çfarë i ofron tregut shqiptar

“AS angels promotion” në promovimin e modelëve të vërtetë, 3000 të ftuar dhe shumë personazhe Vip. Çiljeta dhe Emmy në ekstazë tregojnë të brendshmet

Në foto nga e majta: Aurela Hoxha presidente e AS; modele me të brendshme gjatë sfilatës; Emmy; Çiljeta

agjensia AS? Model dhe modele për sfilata, për foto dhe për reklama të ndryshme si dhe për promocione të veçanta. Gjithashtu merremi me organizime sfilatash dhe evente mode .

Cili është stafi juaj që punon për të sjellë këto lloj eventesh si dhe për të realizuar revistën e manxhimin e agjensisë? Stafi është i përbërë prej shumë të rinjsh, po veçoj ata më kryesorët që tashmë kanë dhe një eksperi-

Stafi është i përbërë prej shumë të rinjsh, po veçoj ata më kryesorët që tashmë kanë dhe një eksperiencë në këtë fushë. Me menaxhimin e eventeve merret Vlash Martika i cili ka punuar për Dolce e Gabbana dhe shumë kompani të fuqishme në Itali. Me imazhin dhe fotot angazhohet Endrit Mërtiri, i cili është gjithashtu edhe fotograf i revistes.

encë në këtë fushë. Me menaxhimin e eventeve merret Vlash Martika i cili ka punuar për Dolce e Gabbana dhe shumë kompani të fuqishme në Itali. Me imazhin dhe

fotot angazhohet Endrit Mërtiri, i cili është gjithashtu edhe fotograf i revistës. Me përzgjedhjen e modelëve dhe modeleve merret një staf i caktuar shumë profesionist.

Politikanë e biznesmenë ndeshen në një lojë volejbolli, Redbull fiton ndaj QTU-së Disa biznesmenë të njohur janë pozicionuar në dy skuadra kundër njëri-tjetrit, QTU dhe Redbull në një lojë volejbolli të fortë në këto ditë të nxehta. Loja u zhvillua në një fushë të improvizuar në mjediset e Lagunës Blu në Qerret të Durrësit, dhe tifozë kanë qenë më së shumti bashkëshortet e lojtarëve dhe pushues të tjerë. Por ka rënë në sy dhe prania e Lajla Përnaskës, e cila ndodhej aty për t’i bërë tifozllëk vëllait të saj, që luante për skuadrën “Red Bull”. Pjesë e lojës kanë qenë disa biznesmenë dhe politikanë si; nga Sulejman Starova, Zamir Mane, Agim Zeqo, Blendi Klosi, etj, ndërsa është parë dhe ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, i veshur me pantallona të shkurtra dhe me trupin në formë. Loja ka qenë shumë entuziaste dhe ka ruajtur tempin deri në fund, ndërsa u shpall fituese skuadra e “Red Bull”-it, ku lojtar ishte dhe vetë pronari, Zeqo. Kjo lojë të kujton traditën e krijuar para disa vitesh në Shqipëri, ku politikanët dhe artistët luanin ndeshje futbolli së bashku.

Në foto: Skuadrat para dhe gjatë ndeshjes

Në foto: Ministri i Ekonomisë Genc Ruli në pritje për t’i dhënë kupën fituesit.


PANORAMA plus 20

SUPLEMENT

E SHTUNE 22 GUSHT 2009

Zhuljeta me miken e saj në Sarandë

Zhuljeta me Qetsorin dhe Liritën në Vlorë

Zhuljeta e “Big Brother” aventura me motor në plazhet e Jugut Zbulohet ana tjetër e vajzës së njohur deri tani si e brishtë dhe sexy Kanë qenë ditë të veçanta këto të verës, për Zhuljetën, ish-banoren e “Big Brother 2”, e cila ka pasur mundësinë të zbulojë dhe një pasion tjetër, që dikujt do t’i tingëllonte disi jashtë natyrës së saj. E njohur si vajza e brishtë dhe sex-i, dhe që të gjithë miqtë e afërt i flasin me përkëdheli Xhuli, këto ditë të nxehta ajo i ka kaluar me miqtë e saj më të afërt në plazhet e jugut. Sidomos në bregdetin e Sarandës dhe Vlorës, ku nuk ka lënë pa takuar Qetsorin në hotelin e tij në Orikum, ku ka qenë së bashku me Liritën, ish-banoren nga Kosova. Por ndërsa dihet tashmë pasioni i saj për notin, zbulohet një tjetër pasion, ai për motorat.

Ardhja për pushime e një mikeshës së saj të vjetër që jeton në Gjermani, kanë qenë arsyeja që ajo ka udhëtuar këtë fundjavë drejt jugut, kanë bërë plazh në det dhe pishina dhe më shumë sesa të qëndrojnë poshtë çadrës dhe shtrirë në shezlong për të marrë rreze, kanë preferuar të bëjnë not, ndërsa vetë Zhuljeta është argëtuar duke bërë xhiro me motor. Siç e shihni nga fotot ajo shfaqet me flokët e prera pak më shkurt, dhe natyrisht me linjat e trupit në formë si zakonisht. Dhe motori nuk ka qenë një rastësi e fundjavave të saj, por ajo shumë shpejt do të blejë një të tillë personal nga më të mirët. Zhuljeta ka pohuar se

i pëlqen mekanika dhe ka vendosur t’u hyjë studimeve të larta për Inxhinieri Mekanike në Universitetin e Tiranës, këtë vit të ri akademik. Ky do të jetë dhe profesioni i saj i parë, ndërkohë që prej katër vitesh punon operatore në sektorin e Taksave pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Publik në Tiranë. Pas daljes nga “Big Brother” Zhuljeta iu rikthye sërish pozicionit të saj të punës, sepse siç është shprehur vetë i pëlqen shumë puna që bën, dhe nuk ka asnjë plan të ndryshojë profesion edhe pas famës që mori si banore e një “reality show” të ndjekur si “Big Brother”. Sapo ka mbushur 28 vjeçe dhe men-

Tuna: ”Me gjithë komentet dashakeqëse, dashuria ime me Rilindin është edhe më e fortë” Djali zeshkan, me të cilin Tuna u pa muaj më parë jo vetëm të shoqërohet në një lokal të Prishtinës, por edhe të shkëmbejë ‘puthje e ledhatime’, tashmë dihet se është Rilind Reka, djali i ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, z. Blerim Reka, gjithashtu profesor në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, vend ku ka filluar studimet edhe vetë këngëtarja. Rilind Reka është konsideruar peshk i artë në duart e Tunës, me të cilin ajo ka filluar një lidhje të re stabile. Reka është bashkëpronar i lokalit “Flirt Lounge” (ish-Hani i 2 Robertëve), i cili është vendtakim i shumicës së fytyrave publike. Por si duket jeta e këngëtares është vënë në shënjestër nga gazetarë të caktuar, duke mos rreshtur së shkruari komente nga më të ndryshmet. Por ndërkohë lidhja me Rilindin sa vjen e bëhet akoma më e zjarrtë. Ajo ka hedhur poshtë spekulimet në media që dolën disa javë më parë, se ajo është rrik-

thyer tek dashuria e saj e vjetër, informata këto "të bazuara" nga ‘burime të afërta me Tunën’, por të hedhura në media me qëllim të keq. “Nuk e di kush është ky ‘burimi i afërt i imi’, që ka thënë këtë, por nuk ka asgjë të vërtetë. Shfrytëzoj rastin për të përshëndetur ‘burimin’ e afërt”, ka qeshur Tuna në emisionin “By Moon” të TV 21, duke mohuar thashethemet. Tuna për momentin është shumë e angazhuar nëpër mbrëmje dhe koncerte të ndryshme andej nga jetojnë shqiptarët, në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, duke u përgatitur për turin e radhës, i cili e pret nëpër Evropë por pak më vonë. Por, nuk mbaron me kaq. Ajo në bashkëpunim me një fotograf akoma të panjohur për publikun, është duke realizuar një album fotografik, i cili do të përmbajë foto të nxehta për këtë periudhë. Mësojmë se lokacioni ku do të realizohen fotot është qyteti i Ohrit. bl re

don për një jetë ndryshe. Pjesëmarrjen në “BB 2” e komenton si një dëshirë që pati për të dalë nga monotonia, dhe nuk është penduar. Ndërkohë që nuk ka zbuluar asnjë sekret në lidhje me ofertat që i janë bërë ose jo për përfshirjen e saj në programet televizive në “Top Channel”. Shumë prej ish-banorëve të tjerë janë duke pritur ofertat e sezonit të ri televiziv nga “Top Channel”, por Zhuljeta gjithsesi ka menduar për profesionin e saj të jetës që është vetëm mekanika. Po përsa i përket jetës sentimentale?! Mesa duket ende nuk ka ndonjë gjë të rëndësishme për të cilën mund ta ndiejë të flasë në media. Një performancë e paharrueshme dhe tepër mbresëlënëse për gjithë pjesëmarrësit ka qenë koncerti i mbrëmjes të së enjtes organizuar në stadiumin e lojërave me dorë “Aleko Dajko” në qytetin e Sarandës. Siç u shprehën edhe vetë këngëtarët bashkëpunimi prej disa vjetësh mes këngëtarit të njohur lirik grek, Lefteris Pantazi dhe atij shqiptar, Devis Xherahu, ka sjellë koncertin e së enjtes në Sarandë, falë ndërmjetësimit të Buzuk Oaz & Bite me qendër në Himarë. Mbrëmja e të enjtes do të mbahet mend gjatë nga disa mijëra artdashës që kishin mbushur shkallët e stadiumit të lojërave me dorë. Këngëtari me popullaritet të madh në Greqi, i mirënjohuri Lefteris Pantazis, ishte protagonist i koncertit që u dha në skenën e hapur të Sarandës. Koncerti i Lefteris Pantazis në Sarandë u mundësua falë bashkëpunimit me talentin shqiptar, këngëtarin korçar Devis Xherahu. Pantazi ka kënduar këngë nga më të zgjedhurat e më tingëlluese nga repertori i tij, shumë i njohur edhe në Shqipëri. Një nga më të njohurat, ka qenë

Lefteri Pantazi dhe Devis Xherahu koncert në Sarandë

kënga që u këndua në dy gjuhë, greqisht dhe shqip “E tha, e tha dhe papagalli”, Pantazi ka qenë në një duet të mrekullueshëm me shqiptarin Devis Xherahu, apo

kënga “Më e shtrenjtë në këtë botë shpirti im je ti”. Koncertit Pantazi - Xherahu kolorit të veçantë i dha edhe prania e balerinave greke. shp di


SUPLEMENT

E SHTUNE 22 GUSHT 2009

21 plus PANORAMA

Elton Tozaj i BB2 shpall fejesë me Enin, dashurinë e tij trevjeçare Një nga ish-banorët e “Big Brother 2” Elton Tozaj, ka vendosur të mbajë unazë shumë shpejt. Vajza me të cilën ai ka planifikuar një fejesë në vjeshtë quhet Eni dhe vetë Toni ka pohuar se po jeton me të një lidhje dashurie trevjeçare shumë pasionante. Fotografi ynë ka arritur t’i fotografojë të dy ndërsa dilnin nga një lokal afër Televizionit Publik Shqiptar në Tiranë, edhe pse ata deri tani nuk kanë dashur ta bëjnë publike lidhjen e tyre. Por gjithsesi i sheh gjithnjë bashkë, dhe ka qenë Toni ai që e ka pohuar se pas kaq kohësh që janë bashkë, tashmë duhet hedhur një hap tjetër i rëndësishëm, pra një fejesë e planifikuar shumë shpejt. Po kush është Eni? Toni e ka komentuar si një vajzë të çiltër, të thjeshtë, të bukur dhe shumë inteligjente. Ajo është studente e vitit të tretë në degën Gjuhë–Letërsi në Universitetin e Tiranës, dhe ka një armë shumë të fortë sipas Tonit, me të cilën e ka bërë për vete këto tre vitet e fundit. Eshtë një dëgjuese shumë e mirë, gjë që e ka bërë Toni të bjerë në dashuri kokë e këmbë. Edhe pse gjatë kohës që ai ishte banor i BB2, Eni u përpoq të mos përfshihej e shfaqej dhe ta bënte lidhjen e tyre mediatike, rrethi miqësor i tyre kanë qenë në dijeni. Ndërkohë tani të dy kalojnë gjithë kohën

pothuaj bashkë. Janë të angazhuar me punë të ndryshme gjatë ditës, por çdo darkë e kalojnë në shoqërinë e njëritjetrit. Kjo mesa duket është dhe arsyeja që 30-vjeçari, që u bë i njohur nga reality show “Big Brother 2”, ka planifikuar fejesën e shpejtë brenda vitit 2010 me studenten 21-vjeçare. Miqtë që janë afër tyre, nuk e vënë në dyshim ekzistencën e një lidhjeje të konsoliduar ndërkohë që dhe pushimet i kalojnë bashkë. Deri tani kanë kaluar

disa ditë plazh sporadike, ndërsa kanë nisur dhe “pushimet e vërteta”, një super tur që fillon nga bregdeti i Velipojës dhe Ksamilit, për të vazhduar në Alpet e Shqipërisë. Si para fejesës i kanë rezervuar vetes këtë eksperiencë ndryshe, për të shkelur e parë të gjitha zonat e bregdetit, lumenjtë e malet që ka Shqipëria. Por sa gjatë e shohin jetën në çift?! Eltoni thotë, se ajo çfarë kanë planifikuar është një familje e vogël dhe e bukur, si dhe një shtëpi kukul-

lash, ku dëshirojnë të kalojnë gjithë jetën bashkë. Dhe ne ua urojmë këtë! ELTONI: “DUA TË KEM PARFUMIN ME EMRIN TIM” Ndërkohë si po shkon jeta profesionale e Eltonit e me çfarë është angazhuar për momentin?! Ai ka pohuar se jeta profesionale po shkon mirë, megjithëse ka vendosur që deri në shtator të bëjë pushim absolut dhe pastaj do vendosë për të

gjitha pasi t’i shqyrtojë projektet një nga një. Ndërsa shumë prej banorëve të tjerë VIP të BB 2 janë fokusuar në botën e televizionit Eltoni do të bëjë diçka ndryshe. “Jo vetëm televizion si të gjithë”, thotë Eltoni, “pasi dua të sjell diçka të re. Për shembull në Angli e dini cili është parfumi më i shitur? Është pikërisht parfumi i një prej lojtarëve të “Big Brother” UK, që bëri marrëveshje me një nga firmat e njohura të parfumeve dhe nxori linjën e tij, që

ka rezultuar shumë e sukseshme. Mbase provoj dhe unë diçka të tillë”. Eltoni, i cili me hyrjen e tij në BB2, u komentua për të shkuarën e tij si i dënuar për mashtrim, duket se e ka hedhur gjithçka pas. Ai pohon se nuk i kanë munguar ofertat për të cilat i duhet të vendosë. Tani është në pritje të ofertës dhe nga “Top Channel”, ashtu si të gjithë banorët e tjerë të BB2, të cilëve u është premtuar, se do ta marrin një të tillë në shtator.

Blero, pas fejesës me Teutën bëhet çift me Zajminën për tek “Kënga Magjike” Ndërkohë që Zajmina përpiqet ta ruajë të fshehtë jetën e saj private, Blero ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tij pas kthimit përfundimtar nga Zvicra në Prishtinë. Mediat kosovare dhe shqiptare kanë bërë publike fejesën e tij në Mitrovicë me aktoren dhe prezantuesen Teuta Krasniqi, një histori për të cilën nuk ishte folur shumë më parë. Por si lajm nuk kaloi pa shumë bujë, ndërkohë që Blero është duke menduar për diçka tjetër në muzikë, realizimin e një kënge të nxehtë me Zajminën. Bashkëpunimi për të cilin folën që në fillim të verës, por që ende nuk kemi parë asgjë. Kjo për faktin se Zajmina Vasjari dhe Blero kanë menduar që të këndojnë një këngë me të cilën dhe të konkurrojnë në festivalin “Kënga Magjike”. Ndërkohë që këto muaj të verës janë të ngarkuar për të dy këngëtarët të cilët kanë qenë të angazhuar me koncerte të ndryshme në gjithë bregdetin shqiptar. Zajmina këtë javë është me koncerte në Sarandë, e thirrur nga shumë klube, ku ka shumë plazhistë. Pas këngës me titull “Facebook” ku u shfaq me një paruke të

Besa Gashi pushime në plazhin e Montekarlos argjentë Zajmina Vasjari premtoi se do publikonte dy klipe të reja njëri pas tjetrit, para fillimit të sezonit intensiv të koncerteve të verës. Kënga me Bleron është në rrymën R and B. Nuk dihet se pse kanë vendosur të konkurrojnë së bashku, por ka të ngjarë të ketë qenë dhe një vendim i Bleros i joshur pas fitores së çmimit “Best Male” në festivalin e Muzikës Moderne “Top fest 6”. Dhe nuk ka qenë ide e keqe për të dalë me Zajminën, një duet i parashikuar të jetë ekzaltues. Bashkëpunimet janë më në modë se kurrë dhe ndaj Zajmina e cila si fillim ka kënduar me

Kastron e Ratin, të dalë me Bleron, për të cilin ky bashkëpunim do të pasojë atë me Leonora Poloskën. Ndërkohë që Zajmina tani përpiqet të jetë e rezervuar dhe të menaxhojë atelienë e saj me fustane nusërie, në një nga pallatet e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Ende nuk dihet për look-un me të cilin do prezantohet në këtë bashkëpunim, pasi ngjyrës së verdhë të flokëve u ka thënë “lamtumirë” që në klipin “Një më shumë e një më pak”. Ndërsa për Bleron nuk pritet ndonjë ndryshim look-u, pasi tashmë është identifikuar.

Kur për herë të parë një vajzë nga Drenasi mori kurorën e më të bukurës, nga spektakli që u mbajt, ishte ajo, bukuroshja Besa Gashi, atë kohë studente e vitit të dytë, në Fakultetin Ekonomik. Me kalimin e kohës, Besa po i futet seriozisht biznesit të modës duke sfiluar për kreatorë të njohur dhe duke u bërë imazh publicitar i shumë kompanive të ndryshme. Por, një gjë që e shqetëson bukuroshen është pikërisht zhvillimi i modës në Kosovë. Modelja e njohur, Besa Gashi, nuk ndihet e kënaqur me kultivimin dhe zhvillimin e fushës së modelimit në Kosovë. Ka disa vite që ajo ka nisur punën në profesionin e modeles

dhe deri më tani nuk ka arritur të jetë e kënaqur me procesin e punës. Si rezultat i kësaj ngecjeje ajo thotë se institucionet kulturore dhe grupet shoqërore nuk i kushtojnë mjaft rëndësi kësaj fushe.‘’Në një shtet ku kriza ekonomike është e ashpërsuar, pa dyshim që shumë aktivitete artistike lihen si të dorës së dytë apo të tretë“, shprehet ajo. Besa shpreson që në të ardhmen do të ndryshojë mendimi i individëve përkatës të fushës së modelimit dhe institucioneve kulturore dhe t’i kushtohet më shumë rëndësi fushës së modelimit. Ish-Miss Kosova duket se ka një shoqëri të zgjeruar mes artistësh. Një miqësi e tillë është edhe ajo me

këngëtarin e grupit Etno Engjëjt, Genc Prelvukaj. Vajza simpatike kosovare është një frekuentuese e rregullt e aktiviteteve kulturore në Kosovë por sigurisht edhe frekuentuese e jetës së natës, ku argëtimi është më i plotë me shoqërinë. Besa është fotografuar shpesh nën shoqërinë e miqve të saj më të mirë, që i përkasin botës së modës, por edhe asaj të muzikës dhe në këtë rast modelja është fotografuar në krah të Genc Prelvukajt, të cilët siç duket i lidh një miqësi e mirë. Besa po kalon pushimet dhe po shijon rrezet e diellit në plazhet e Montekarlos, ku shihet qartë se bukuroshja vazhdon të ketë linja perfekte të trupit.


SUPLEMENT

E SHTUNE 22 GUSHT 2009

23 plus PANORAMA

ARI i “BIG BROTHER” I rikthehet ish të dashurës, vajzës së Rexhep Meidanit

I jep fund lidhjes me Mimozën dhe shihet në lokalet e Tiranës me Adean REDONA SADIKU

Dashuritë e mëdha ndërtohen mbi themele të forta, prandaj dhe fortunat e jetës nuk i shembin kollaj. Edhe kur fati të çon në drejtime të kundërta, janë pikërisht këto themele që e bëjnë një lidhje të qëndrojë në këmbë, mbase në forma të tjera natyrisht. Kështu mesa duket ka ndodhur edhe në rastin e Arit të “Big Brother” me Adea Meidanin, vajzën e ish presidentit të vendit Rexhep Meidani, e cila u bë e njohur edhe falë një karriere të shkurtër në pasarela, rreth 10 vite më parë. Dy të rinjtë u njohën shumë vite më parë në Paris, ku të dy ishin me studime atje. Mes tyre lindi menjëherë një ndjenjë e fortë dashurie. Ari falë tipit të tij pa komplekse dhe të çiltër, të cilin tashmë ia njohim pak a shumë të gjithë, arriti të bëjë menjëherë për vete vajzën simpatike, e cila në atë kohë ishte ëndrra e shumë djemve teksa shihej nëpër rrugët e Tiranës. Megjithëse bukuroshe, inteligjente dhe me një eksperiencë të veçantë jete prej katër vitesh, si vajza e presidentit, ajo diti të mbajë ekuilibrat e duhura për të mbetur një vajzë e thjeshtë, por shumë fisnike. Ari, nga ana tjetër vinte gjithashtu nga një familje intelektualësh, me ambicie për t’u shkolluar në shkollat më të mira të Perëndimit, kjo falë edhe tipit të tij mjaft inteligjent dhe të shkathët. Kështu dy të rinjtë kuptuan menjëherë se kishin gjetur tek njëri-tjetri gjysmat e munguara dhe u lidhën fort për të qëndruar ashtu shumë gjatë. Miqtë e tyre tregojnë se më shumë se të dashur, Ari dhe Adea ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Ari vazhdimisht shprehej se mbas familjes së tij, Adea mbetej njeriu më i afërt dhe më i dashur për të. Dy të rinjtë konsumuan mjaft kohë së bashku, rreth katër vite, pa ngurruar të prezantoheshin edhe tek familjet e njëri-tjetrit, si të dashuruar. Rrugët e tyre ndahen më pas kur Adea mbaron shkollën e lartë për drejtësi në Paris dhe më pas

Dy të rinjtë kuptuan menjëherë se kishin gjetur tek njëri tjetri gjysmat e munguara dhe u lidhën fort për të qëndruar ashtu shumë gjatë. Miqtë e tyre tregojnë se më shumë se të dashur, Ari dhe Adea ishin shumë miq me njëri tjetrin. Ari vazhdimisht shprehej se mbas familjes së tij, Adea mbetej njeriu më i afërt dhe më i dashur për të. Dy të rinjtë konsumuan mjaft kohë së bashku, rreth katër vite, pa ngurruar të prezantoheshin edhe tek familjet e njëri tjetrit, si të dashuruar.

Në foto Ari dhe Mimoza Poshtë: Ari Bakalli dhe Adea Meidani

bën doktoraturën dhe masterin në Londër. Ari ndërkohë preferon që të rikthehet në Shqipëri, vendim ky jo dhe aq i lehtë, por i domosdoshëm për planet e tij të së ardhmes. “BIG BROTHER”- I QË BËRI ARIN MË TË FAMSHËM SE ADEAN Dhe pikërisht atëherë kur kishte të ngjarë që emri i Adeas mund të kishte kaluar në harresë për shumicën prej nesh, për arsye të qëndrimit të saj shumë vite larg Shqipërisë, Ari Bakalli vihet në qendër të vëmendjes falë një reality show shumë të njohur siç ishte “Big Brother”. Në një moshë të pjekur kur e di mirë se për çfarë i shërben çdo hap që hedh, Ari ishte ndër të paktët që e dinte mirë se për çfarë mund t’i duhej fama e “Big Brother”-it pasi në një vend si Shqipëria nuk mjafton thjesht të jesh i zoti, por duhet të bësh çmosin që të mos mbetesh anonim. Prandaj dhe këto ditë, kur Adea është rikthyer nga Londra për të bërë pushime në Shqipëri, teksa e shohin të shoqëruar me Arin, shumë mund të thonë “Ja Ari, qenka i shoqëruar me një vajzë simpatike”, ndërkohë që shumë vite më parë ata thonin “Ja vajza e Meidanit e shoqëruar

me një djalë simpatik”. Kanë qenë pikërisht këto dalje të Arit me Adean që na kanë bërë kuriozë që të mësonim më shumë rreth tyre. Dy netë më parë ata janë parë tek restoranti i Arjan Konomit së bashku me disa miq francezë, ndërsa më pas kanë shkuar tek “Folia”, ndërkohë që tek faqja personale e Adea Meidanit në face book ne gjetëm edhe këto foto të saj me Arin, të cilat po i publikojmë për ju. Në pamundësi

për të pyetur Arin ose Adean nëse lidhja mes tyre vazhdon, apo ata kanë mbetur thjesht shokë, ne u informuam nëpërmjet disa miqve të tyre. Ata tregojnë se Ari dhe Adea janë tashmë ish të dashur, por ata ruajnë si thesar gjithçka të bukur që kanë kaluar së bashku duke mbetur miq të shtrenjtë për njëri tjetrin. Por a ekziston një mundësi për t’u ribashkuar? Askush nuk mund ta thotë me siguri por

nëse kjo do të ndodhë, ne do jemi të parët që do ta mësojmë për t’jua sjellë si lajm në faqet e gazetës sonë. HISTORIA ME MOZËN? NJË KAPITULL I MBYLLUR Po me Mimozën çfarë u bë? Është një pyetje që lind natyrshëm, pasi kemi qenë ne që publikuam të parët lajmin e një afrimi mes Arit dhe Mozës pas përfundimit të

“Big Brother”. Dukej sikur gjithçka kishte marrë për mbarë në lidhjen mes tyre dhe me shumë gjasa po lindte një histori e re dashurie. Natyrës së veçantë të Arit, nuk mund t’i rezistonte kollaj as Mimo e cila brenda shtëpisë kishte treguar një tip shumë të ngurtë. E gjitha kjo u interpretua si besnikëri ndaj Polit, një lidhje e cila u prish që në hapat e parë të saj. Ari dhe Moza janë parë vazhdimisht në shoqërinë e njëri tjetrit në lokale të ndryshme dhe në udhëtimet që bënin së bashku me ishbanorët e tjerë, ata konsumonin të gjithë kohën pranë njëri-tjetrit. Madje Ari ka shkuar edhe tek shtëpia e Mozës dhe ka njohur edhe vëllezërit e motrat e saj. Por fakti që kjo histori u dekonspirua që në nisje të saj, duket se ka stepur lidhjen mes tyre dhe sipas burimeve tona të sigurta, Ari dhe Moza janë ftohur me njëri tjerin, madje nuk bëjnë më as ato telefonatat e zakonshme të cilat ishin mjaft të shpeshta mes tyre. Historitë e Arit me femra, në fakt ngjajnë si rebuse të ndërlikuara, por duket se është vetë zgjedhja e tij që në jetë t’i marrë vendimet pa sforco pasi nëse është e thënë që diçka të ndodhë, ajo do të bëhet realitet patjetër. Të shohim se çfarë surprizash të tjera do të na rezervojë Ari në javët në vijim.


PANORAMA plus 24

E SHTUNE 22 GUSHT 2009

SUPLEMENT

Adelina Ismaili përsëri në gjyq, por këte radhë me këngëtaret sllave BLERAND REXHEPI

Ndërkohë që këngëtarja bullgare Alisia mbrohet me faktin se i paguan kompozimet shumë shtrenjtë, duke i realizuar ato në gjuhën bullgare, në anën tjetër vjen reagimi i pop divës kosovare Adelina Ismailit, e cila përgadit padinë ndaj disa këngëtareve sllave. Janë gjithsej pesë këngë, të cilat i janë huazuar këngëtares kosovare. Kohë më parë e ndodhur nëpër emisione të ndryshme muzikore, ajo tregoi se është në dijeni rreth këtij fakti se ekzistojnë kompozime, të cilat i janë huazuar nga këngëtare të vendeve fqinje, por akoma nuk kishte informata të sakta në lidhje me këngëtaret, të cilat kishin bërë këtë gjë pa u konsultuar aspak me Adelina Ismailin apo menaxherët e saj. Emisioni në fjalë është zhdukur para disa javëve nga faqja youtube nga persona të panjohur për të fshehur dëshmitë. E gjithë kjo është punë

a ist v r te n I

xhelozie, pasi siç mësojmë ditëve të fundit janë shtuar më shumë inatet në mes kolegeve këngëtare në estradë. Fjalët e këngëtares bullgare Alisia, se çdo kompozim të cilin ajo e ka marrë nga ndonjë gjuhë e huaj e ka kompensuar materialisht i hedh poshtë Adelina. Alisia është njëra ndër këngëtaret të cilat do të paditet për plagjiaturë nga Adelina pasi i ka huazuar pa leje dy këngë të cilat i ka bërë hite në vendin e saj. Kënga me titull "Ushtrinë time do ta bëj", e cila është akoma hit edhe sot e kësaj dite dhe dëgjohet me të madhe në Kosovë, për shkak të preferencave politike, u huazua tre vite më vonë nga këngëtarja serbe Mira Skoric, kurse dy këngët e tjera "Mos ma ndal" dhe "Qe një vjet e shtatë ditë", e para e publikuar në 1997 kurse e dyta e publikuar në vitin 2001, u huazuan vite më vonë nga këngëtarja bullgare Alisia. Kënga e katërt e këngëtares shqiptare Adelina Ismaili e cila është huazuar po ashtu nga një

këngëtare serbe, është pikërisht kënga "Amaneti", kompozim ky i cili nuk është huazuar nga vetë këngëtarja por nga kompozitorë dhe bashkëpunëtor të këngëtares tjetër serbe Ceca, e cila është shumë e njohur në Serbi. Kompozimi në fjalë u ka pëlqyer shumë atyre dhe pa leje të askujt e kanë kthyer dhe shndërruar në një hit në gju-

STINE Albumi im i

frymëzuar nga grindjet me ish të dashurën

KLOTILDA HARKA

Si kantautor sentimentalist natyrisht që historia e tij më e gjatë e dashurisë me vajzën e Rita Latit, Rozën nuk kishte për të kaluar pa lënë gjurmë dhe në krijimet e tij. Ernest Duka, i njohur si Stine është duke përfunduar albumin e tretë, ku shumë prej këngëve janë frymëzim prej grindjeve me ish-të dashurën, si dhe momentet e përjetuara pas ndarjes. Thotë se nuk ka kompleks t’i shprehë ndjenjat sinqerisht në këngë pavarësisht se tani është shëruar nga pasojat që mund të lërë një ndarje. Ja pse ka vendosur të vijë ndryshe në këtë album: Ke nisur të punosh për albumin e ri, që kur ishe duke përjetuar një lidhje dashurie të gjatë që përfundoi me ndarje. Të ka penguar kjo për të krijuar? Në fakt kam kohë që kam filluar të punoj për albumin tim të ri.Por do thoja që kjo nuk është vonesë që vjen nga çfarë mund të mendoni. Arsyeja është se dua të bëj një album cilësor, jo sasior. Kohët e fundit ke qenë i

hën serbe, pikërisht tre vite më vonë, pasi Adelina të njëjtën e publikoi në vitin 2001. Së fundi, një këngë tjetër e Adelinës, "Heroi i tragjedisë" e përfshirë në albumin "Mbretëreshë dhe robëreshë" album i publikuar në vitin 2005, baladë kjo shumë e njohur e këngëtares, është huazuar nga një këngëtare rumune. Adelina tashmë ka

statusin e një artisteje të mbrojtur nga zyra e Artistëve Evropianë, ajo ka regjistruar veprat, këngët, albumet dhe videoklipet e saja në Zvicër. Një zyrë ligjore atje është duke pregaditur procedurën e dëmshpërblimit. Akoma nuk dihet se çfarë dëmshpërblimi do kërkojë Adelina, nëse është ajo shumë në të holla apo diçka tjetër. Me rëndësi është që do bëhet një punë e mirë dhe disa gjëra do rregullohen siç duhet, thekson, Rudina Idrizaj, e autorizuar për media nga vetë këngëtarja. Këto ditë mësohet se është bërë transferimi i familjes së Adelinës nga apartamenti në të cilin kanë jetu-

pranishëm më shumë në Kosovë, pse? Kam qëndruar disa ditë atje pasi më është dashur të punoj për disa këngë të mia. Ndërkohë që kam qenë i ftuar nga Ledri dhe Visari, dy djemtë e grupit

“Skillz”, pasi isha i vetmi këngëtar i ftuar për të qenë pjesë e albumit të tyre të sapo publikuar. Këngëtarët nga Tirana fansat më të shumtë i gjejnë në Prishtinë. Si sillen fansat atje?

Shumë mirë, jo me sjellje shumë të ekzagjeruara. Më shumë fanse janë femra, por ka dhe djem që pëlqejnë këngët e mia. Çfarë i bën djemtë të të pëlqejnë ty? Mendoj se gjejnë veten tek këngët e mia, pasi kam mundësi t’i bëj për vete dhe me mënyrën se si shprehem. Kthehemi tek albumi. Si do të vish kësaj here dhe a ke ftuar këngëtarë të tjerë në bashkëpunim? Do sjell diçka ndryshe, dhe patjetër do vij një Stine tjetër në tekste, muzikë dhe “look”. Përsa u përket bashkëpunimeve kam shumë të tilla, por kjo le të mbetet surprizë pasi jam fokusuar tek këngëtarë që nuk njihen. Kjo sepse jam i interesuar të sjell bashkëpunime të bukura dhe jo thjesht të bujshme. Dihet tashmë që je shkëputur nga një lidhje trevjeçare dashurie. I ke kushtuar ndonjë këngë ish-të dashurës? Mund të them që nga ajo histori jam frymëzuar shumë, dhe gjatë kohës që isha duke e jetu-

ar unë shkruaja për të. Tashmë mund ta komentoja si një histori të shkuar, të një dashurie të shkuar, të cilës i kam kushtuar këngën “Pse”, që transmetohet në frekuencat e “Top Albania Radio” pas popullaritetit që fitoi duke u shpërndarë me celular. Është një këngë që flet për ndarjen, dhe është trajtuar në mënyrën më të bukur që mund t’i shkruhet dhe këndohet ndarjes. Pse më të bukur? Them më të bukur se kur shkruaj për të nuk kam komplekse, tregohem i sinqertë dhe di t’i shfaq dobësitë e mia. Jo të gjithë djemtë e bëjnë këtë apo jo? The që je frymëzuar nga ajo lidhje, në ç’kuptim? Të ka frymëzuar më shumë lumturia që ke ndjerë kur keni qenë bashkë, apo dhembja pas ndarjes? Për shumë prej këngëve të albumit jam frymëzuar nga grindjet me të dashurën gjatë tre viteve që ishim bashkë. Por ka dhe këngë që i kam shkruar pas ndarjes. Për një këngëtar sentimental si unë, historitë që përjetoj janë shumë të rëndë-

ar tash e shumë vite, në një apartament tjetër po në kryeqytet. Burime afër këngëtares tregojnë se një nga arsyet e transferimit është rinovimi i apartamentit në të cilin kanë jetuar deri më tani. Por një burim tjetër tregon se arsye e transferimit momental është edhe blerja e një shtëpie luksoze diku në një fshat të ri të Prishtinës i cili është ndërtuar ekskluzivisht për VIP-a. Në lagjen Dardania, Adelina bashkë me familjen ka qëndruar afër 15 vjet. Ndërkaq, Adelina për arsye se ndihej më e sigurtë, ka jetuar në shtëpinë e dajës së saj në një lagje periferike të Prishtinës për disa kohë.

Për një këngëtar sentimental si unë, historitë që përjetoj janë shumë të rëndësishme dhe në krijimtari. sishme dhe në krijimtari. Mendon ende për të, apo tani po flet një shpirt i shëruar? Jo, tani jam shëruar dhe ndihem më mirë se kurrë. Në fillim kisha frikë se do më mungonte por në fakt ndodhi e kundërta. E harrova vetëm, pasi doja që kur ta harroja, ta arrija vetëm dhe pa ndihmën e një femre tjetër. Pa ndihmën e një femre tjetër, po miqësia me këngëtaren Ronela Hajati çfarë është për ty? Unë bashkëpunoj me Ronelën dhe nuk kam arsye të them më shumë. Ky album i frymëzuar siç thua nga një ndarje, të fut në depresion apo të nxjerr nga depresioni? Albumi im është sentimental, dhe varet nga momenti që ndodhet dikush kur e dëgjon. Ka mundësi t’ju shtyjë më thellë në gjendjen në të cilën jeni. Do konkurrosh me ndonjë prej këngëve të reja në festivalin “Kënga Magjike”? Jo nuk kam dëshirë të marr pjesë këtë vit në “Kënga Magjike”, është thjesht një vendim i imi.


Panorama plus