Sami Krosi - Dasma para gjykimit

Page 218

të festojmë për suksesin e një shkolareje… të poshtërit e botës! Xhemili, posa u kthye në salon, tha: - Baba Dinë, të gjitha i kontolluam, por nuk ka gjë të dyshimtë për t’u larguar. - Për çka nuk u shkon mendja të poshtërve! Mund të vijnë e të na e bastisin shtëpinë. Dyshimin më të madh e kanë në redaktorin. - Po edhe në Shpëtimen! – përshpëriti Zejna. Ajo qe shashtisur dhe patë mbetur e stepur në mes të salonit. Nuk i jipej as t’u ndihmojë kushërirave dhe plakës për t’i rregullu punët rreth enëve, as të ulej e të bisedonte me xhaxhain dhe vëllaun. Dukej sikur qe shndërruar në një bustë të gjallë pikëllimi e hidhërimi të paparë. Po e vëzhgonte fytyrën e nxirë të xha Dinës, e cila patë marrë pamjen e një të xhindosurit. … Në të njëjtën kohë, kur u zunë ata para derës së shtëpisë së xha Dinës, ishin bërë edhe bastisjet e mëdha. Në banesën e redaktorit nuk kishin lënë gjë pa e lëvizur nga vëndi, pa e përmbysur. E para gjë që kishin marrë, ishte fletorja ku i kishte pasë shënuar emrat dhe numrat e telefonave të miqëve, dashamirëve dhe bashkëpunëtorëve të vet. Kishin marrë edhe shumë libra të “dyshimta”, fletore shënimesh, dorëshkrime me vjersha dhe tregime, të rregulluara për t’i botuar, fletë të ndara me vjersha të reja, të papërpunuara sa duhet dhe me shënime tjera. Ia kishin marrë edhe pushkën e gjuetisë – me leje, një revole, gjithashtu me leje, një thikë gjuetari e sende tjera. Revolen e kishte pasur kujtim nga Lufta, dhuratë nga komandanti i Brigadës. 218


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.