Sami Krosi - Dasma para gjykimit

Page 110

shkollë të mesme të muzikës. Për këtë e ka vënë kokën në rezik. - Është gjë e ditur. – u përzie Dashmiri që deri atëherë s’patë folur asnjë fjalë. - Pse? – pyeti një mikeshë. - Sepse për këtë e patë vënë jetën në rrezik. - Ç’rrezik?! - pyeti një mikeshë tjetër, pasi nuk i dinte të gjitha punët rreth ngjarjes së vajzës nga Derveni. - Familja patriarkale nuk ka dashur ta lëshojë që ta vijojë mëtutje shkollimin kjo talente e rrallë. vajza ka dashtë t’i shkel normat e kësaj familje. I zoti i shtëpisë e ka mbyllur, kur e ka zbuluar se vajza do ta braktisë shtëpinë… - vazhdoi mëtutje Dashmiri të rrëfejë deri kur erdhi te rasti i vetëvrasjes. - Sa gjë e tmerrshme! – gati klithi njëra nga mikeshat. - Neve këtë sikur e harruam. Po mos ta harrojmë se vajza është mjaftë e vetëdijshme për t’u orientuar seç profesion do të zgjedhë. - Unë nuk pajtohem me atë! – ia priti drejtori i Operës dhe shtoi pak më i nxehur: - Kemi organ të veçantë për orientimin profesional të të rinjëve! Këtë sikur e kemi harruar. - Për këtë vajzë nuk ka nevojë një organ i tillë. E ka të qartë se ç’i duhet bërë. – ndërhyri mikesha nga Sarajeva, që nuk ishte përzier fare deri në atë çast, prej kur foli për melodinë. Mikesha nga Zagrebi krëceu nga vëndi dhe tha: - Tashti po e shohë se të gjithë paskim qenë subjektivë! Zonjusha mësuese dhe poeti kanë të drejtë. Ata i dijnë punët më mirë. juve zotëri drejtor i Operës, shprehët një mendim shumë subjektiv… - E pse po nxehesh kaq shumë zonja Lubicë?! 110


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.