Revista nr 4

Page 43

të heshtnin! Turp! Turp sepse këtu protestohej për të mbrojtur një nga fragmentet e bukurive të natyrës Shqiptare, turp sepse aty protestonin banorë që mbronin ekonomitë e tyre, turp sepse aty protestohej për të mbrojtur ligjin për Zonat e Mbrojtura ndërkohë që ata rrufisnin kafé. Turp për udhëheqësit tanë që e kanë sjellë këtë popull në një varfëri të tillë ekonomike që nuk guxon të kërkojë minimalisht zbatimin e një ligji që ata vetë e kanë nxjerrë. Ne shqiptarët po përjetojmë absurdin e ndërtimit të HECeve në zonat e mbrojtura. Valbona është rasti më tipik. As shteti dhe as bizneset nuk janë në partneritet me banorët që më së shumti kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve. E ku janë në këto protesta axhensitë turistike shqiptare? Ku janë shoqatat dhe klubet e alpinistëve dhe bjeshkatarëve të Shqipërisë? Ata të skive? Ku janë qytetarët e atdheut tonë me dhjetra shoqëri civile ngritur prej tyre? Përse të gjithë këta qëndrojnë pasivë ndaj ndërtimeve që dëmtojnë e shëmtojnë Valbonën, Parkun Kombëtar të Valbonës? Dukemi si një komb plastik që pranojmë çdo shëmtim nga pushtetarët e oligarkët si për natyrën tonë, si për burimet tona natyrore, si për ligjet që kemi, por edhe për gjithëshka që tek e fundit ka të bëjë me rritjen e mirëqënies sonë. Në mbyllje të muajit tetor, në zemër të Luginës së Valbonës ishin një grusht qytetarësh. Them një grusht krahasuar me aq shqiptarë sa jemi, që protestuan kundër ndërtimit të dy HEC-eve në qendrën e pjesës së sipërme. Më të bukurës pjesë të luginës! Ishte kjo, një protestë e organizuar

Shtrat i ri lumi në përgatitje

Këngëtare dhe Instrumentistë të protestës nga banorët, nga qytetarë të ardhur nga treva të ndryshme. U bashkuan aty edhe instrumentistë e këngëtarë, përfshirë edhe ato të mirënjohura Eda Zari dhe Eliana Duni - të gjithë dashamirës të natyrës, mbështetës të ekonomive turistike në luginë, mbrojtës të ligjit për Zonat e Mbrojtura. Atyre u lumtë! Atë ditë Shqipëria nuk duhet të protestonte vetëm në Valbonë! Atë ditë dhe për atë temë, Shqipëria duhej të protestonte kudo! Për çdo vit Dita Ndërkombëtare e Malit përkujtohet me një temë të caktuar. Institucione të ndryshme në mbarë botën e trajtojnë temën që caktohet. Në vendin tonë ende nuk kemi parë një institucion shtetëror që të kujtohet për këtë ditë e jo më që të trajtojë ndonjë temë. Dhe në një kohë kur flitet shumë për turizmin, për turizmin malor nuk shohim ende në horizont asnjë trajtim, reformë, interesim apo përkujdesje. Sot e ka herë, turizmi malor është kthyer

në një burim parësor të ardhurash për shumë vende malore në botë. Ai u sjell atyre para të thata në afate kohore të shkurtëra duke ndihmuar ndjeshëm banorët, të cilët mesatarsisht, si në mbarë botën edhe në vendin tonë, kanë të ardhura të ulta. Edhe në këtë temë ne jemi ende pa hipur në trenin e fundit. Malet janë arenat më madhështore të argëtimeve në natyrë. Skijimi, ngjitjet e majave të maleve, kacavarja në faqe shkëmbore, maratonat malore, etj., mundësojnë forma nga më të ndryshme të turizmit malor. Ne jemi ende në fillime sporadike dhe të pakontrolluara. Nëse malet mbikqyren dhe shfrytëzohen me kriter, turizmi malor mund të ketë një rol të shquar si mbi vënien në dukje dhe mbrojtjen e kulturës tradicionale ashtu edhe mbi krijimin e nxitësve për mbrojtjen e ekosistemeve, prodhimeve, dhe shërbimeve

43


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.