Takvimi 2012

Page 80

Da've

163

mendjes dhe zemrës, midis dynjasë dhe ahiretit, dhe midis të drejtave e detyrave, e nga ana tjetër, vendos balancimin e drejtësisë midis individit dhe shoqërisë; nuk i jep individit të drejta dhe liri, me të cilat do të rritej, në kurriz të interesave të shoqërisë, siç pat vepruar kapitalizmi, sikur që nuk i jep shoqërisë pushtet dhe autoritet, me të cilat do të dominojë dhe ushtrojë presion mbi individin, derisa t’i tkurret dhe vyshket motivimi dhe talenti, siç patën vepruar komunizmi dhe sistemet socialiste ekstreme; prandaj nuk e njeh teorinë e kapitalizmit për përforcimin e lirive individuale, në dëm të drejtësisë në shoqëri, veçanërisht të grupeve të dobëta në shoqëri, dhe as nuk e pranon teorinë e marksizmit dhe ithtarëve të tij, që ngulfat demokracinë politike, në emër të demokracisë sociale, nën parullën mashtruese: ‘Nuk ka liri për armiqtë e lirisë’! Ai i jep të drejtën e vet edhe individit edhe shoqërisë; pa tirani e pa dëmtim, siç është rregulluar kjo me dispozita dhe udhëzime të Sheriatit. Kësisoj mbrohet liria e qytetarit, po ruhet edhe liria e vendit, ajo është liria e mendimit, - jo liria e blasfemisë, liria e ndërgjegjes, - jo liria e pasioneve, liria e fjalës, - jo liria e shpifjes, liria e të drejtave, - jo liria e imoralitetit. Ne këtu besojmë se nënat e tyre njerëzit i kanë lindur të lirë, prandaj askush nuk ka të drejtë të nënshtrojë tjetrin, as që disa njerëz t’i marrin të tjerët si zota përveç Allahut. Liria e vërtetë është fryt i monoteizmit të vërtetë dhe rezultat i domosdoshëm i kuptimit: "Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”.

164

Takvim – Kalendar 2012

4. Islam që karakterizohet nga realizmi, i cili është një nga karakteristikat e tij të përgjithshme. Ai nuk fluturon në atmosferë me krahë të përsosur, dhe as nuk i trajton njerëzit si engjëj me krahë, po si qenie njerëzore që ia qëllojnë dhe gabojnë, që mund të veprojnë drejt, po edhe mund të devijojnë, ai e pranon dobësinë e njeriut dhe ekzistimin e gabimit dhe së keqes, prandaj ai inkurajon edhe paralajmëron, e ka bërë detyrim urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga keqja, i ka ligjësuar sanksionet, e ka hapur derën e pendimit, për domosdoshmëritë ka vendosur dispozita, për pronarët me arsyetime ka caktuar limite, ka vendosur licenca, lehtësime dhe përjashtime në shumë gjendje të ndryshme, duke përfshirë; gabimin, harresën, detyrimin, si dhe ka lejuar minimumin real në pamundësi të maksimumit ideal. Prej shembujve të realizmave të tij: ai nderon njeriun, e lartëson atë, ia njeh natyrën e tij dhe dinjitetin e tij, nuk e ul në nivel të kafshës as nuk e ngre deri në pikën e hyjnizimit, ia pranon dëshirat e larta dhe instinktet e ulëta, e pranon atë me shpirt e me trup, me arsye e me emocione, mashkull a femër, si individ dhe si komunitet. Dhe i krijon mundësi për argëtim dhe relaksim të lejueshëm, siç i përgatit mjedis pozitiv për jetesë islame, pa presion dhe pa lëshime. Për këtë arsye, Islami ia ruan shëndetin fizik, psikik e mendor, dhe secilit njeri i drejtohet: ‘Ti ke detyrime ndaj trupit tënd’, i reziston alkoolit e drogës, dhe të gjitha toksinave të tjera të dëmshme për trupin, për shpirtin e për mendjen, dhe mirëpret edukimin fizik, të cilin e merr si mjet dhe jo si qëllim. Detyron kujdes të gjithëmbarshëm shëndetësor, i mundëson çdo punëtori të drejtën për pushim, çdo të sëmuri të drej-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.