Takvimi 2012

Page 69

Akaid

141

besimi në Zotin dhe adhurimi i Tij, por mjerisht u shndërrua në rob e adhurues të ideologjisë materialiste dhe të interesit ekonomik. Ai, falë përparimit shkencor e teknologjik, arriti të përmirësojë gjendjen ekonomike, por, për shkak të braktisjes së besimit dhe edukimit fetar u varfërua moralisht duke i humbur vlerat njerëzore dhe paqen shpirtërore. Në vendet ku sundoi komunizmi-ateizmi, krahas kësaj varfërie shpirtërore mbretëron edhe varfëria ekonomike. Këto patën për pasojë shtimin e kriminalitetit, dhunës, prostitucionit, drogës dhe dukurive të tjera degjeneruese. Për shkak të propagandës antifetare të sistemit komunist dhe të mungesës së edukimit të duhur islam, dukuritë e lartpërmendura për fat të keq janë në shtim e sipër edhe në mjediset myslimane. Këto dukuri negative dhe degjeneruese duhet të luftohen me të gjitha mjetet e mundshme si nga individët ashtu nga shoqëria dhe institucionet shtetërore. Gjithashtu disa shoqata humanitare të shteteve perëndimore duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë politiko-ekonomike sidomos në Shqipëri dhe në Kosovë, po kryejnë detyrën e misionarëve të fesë së krishterë. Ato përmes një propagande perfide të tyre dhe stimulimit material janë duke manipuluar sidomos me disa të rinj të painformuar për t’i konvertuar në sekte të ndryshme të krishtera. Një veprimtari të tillë johumane duhet gjykuar e luftuar publikisht, ndërsa të rinjve tanë duhet t’ua tërheqim vërejtjen që të jenë të kujdesshëm e të mos bien në grackën e kësaj propagande me pasoja të dëmshme sidomos për jetën tjetër.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.