Takvimi 2012

Page 119

242

Takvim - Kalendar 2012

disa nga mënyrat dhe format se si duhet të ballafaqohen myslimanët me modernizmin dhe sfidat e tij.

Përmbajtja

pikëpamje Sedat Islami

ISLAMI PËRBALLË MODERNIZMIT - sfidat dhe alternativat Abstrakt Ky punim trajton raportet ndërmjet Islamit, si fe e sistem jete, dhe modernizmit, si një sfidë bashkëkohore për të. Janë diskutuar mendimet rreth definimit të modernizmit, në është vetëm qasje letrare apo edhe filozofi dhe mënyrë jetese, sikur që në këtë kontekst janë shpjeguar edhe pozicionet e shkollarëve myslimanë në raport me të. Për të krijuar një koncept sa më të qartë të qëndrimit islam karshi modernizmit, janë shtjelluar edhe parimet kyçe të modernizmit nga spektri islam, respektivisht nëse modernizmi ka diçka për se ia vlen të sakrifikohet me Islam. Pastaj, punimi u është qasur edhe sfidave me të cilat ballafaqohet Islami në epokën moderne, për të përfunduar me

Hyrje KAPITULLI I: Modernizmi, rezyme mbi sfondin historik dhe konceptual të tij KAPITULLI II: Qëndrimet e shkollarëve myslimanë karshi modernizmit KAPITULLI III: Diskutime rreth disa prej parimeve më të rëndësishme të modernizmit KAPITULLI IV: Sfidat e Islamit përballë modernizmit KAPITULLI V: Mënyrat e ballafaqimit me modernizmin dhe sfidat e tij Përfundim Bibliografi

Hyrje Modernizmi, si qasje e re ndaj jetës dhe botëkuptimeve të saj, shpirtërore e materiale, ka shkaktuar reagime nga qarqe të ndryshme, ndoshta më së shumti nga qarqet fetare, me të cilat disi ka filluar një luftë pa kompromis. Është gjykuar nga këndvështrime të ndryshme; disa e kanë parë si të paalternativë, si diçka që ka kontribuar për njerëzimin në rrafshin teknologjik shumë, prandaj kanë përvetësuar sistemet e tij duke anashkaluar fenë, pjesërisht ose tërësisht. Të tjerë, nga qarqe fetare, në këtë rast të krishterë, kanë refuzuar ashpër dhe kanë shkishëruar modernistët, një qëndrim që më vonë është rishikuar dhe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.