Takvimi 2012

Page 104

Jurisprudencë islame

211

ka bërë që marrëdhëniet familjare në shumë vende të botës të jenë larg mësimeve të Zotit dhe të bëhen pre e pasionit. Si rezultat i një gjendjeje të tillë kemi dobësimin e lidhjeve familjare në vende joislame dhe humbjen e kënaqësisë martesore, krejt ndryshe nga familja në vendet islame, ku çifti bashkëshortor arrin të ruajë shenjtërinë dhe kënaqësinë, të reflektojë sinqeritet ndaj njëri-tjetrit, fesë dhe Zotit.17 Edhe pse dënimi për prostitucion është shumë i ashpër, të dëshmuarit për një veprim të tillë para gjyqit është gati i pamundur. Fajtori, sikurse kemi theksuar, nuk do t'i shtrohet rrezikut përderisa veprën e tij amorale nuk do ta bëjë hapur, publikisht dhe pa kurrfarë turpi.

Qëllimi i dispozitave të Sheriatit Së këndejmi, qëllimi i dispozitave të Sheriatit është që të pastrojë mjedisin dhe shoqërinë, me qëllim që, me ndihmën e drejtimit shpirtëror të Kur'anit dhe Sunnetit të Pejgamberit a.s., bashkësia e në mënyrë të veçantë gjeneratat e reja, veprimin dhe sjelljen amorale ta pranojnë si vepër të keqe dhe jomorale.18 Njeriu i pamoralshëm në shoqëri, është shembull shumë i keq, prandaj shembulli i keq në Sheriatin islam nuk duhet të ekzistojë. Nuk ka dyshim se ky ndëshkim ka ndikim shumë të

212

madh në kuptimin dhe eliminimin e krimit në çdo kohë dhe në çdo vend.19

Akuza që s'mund të dëshmohet Akuza, e ngritur për prostitucion kundër një personi, duhet të provohet nga katër dëshmitarë të besueshëm. Nëse akuzuesi nuk mund të sjellë dëshmitarë të besueshëm, atëherë ai duhet të heshtë, në të kundërtën do të konsiderohet fajtor për 'kadhf'∗ (akuzë të pabazë për kurvëri), dhe do të ndëshkohet me tetëdhjetë goditje me kamxhik për shpifje. Atij gjithashtu i hiqet e drejta që në të ardhmen të paraqitet si dëshmitar. Gjithashtu, gjatë dëshmisë së bërë nga katër dëshmitarë, nëse dëshmia e tyre nuk përputhet, atëherë ajo do të jetë e papranueshme dhe do prodhojë ndëshkimin e tyre për shpifje. Zoti i Madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë: “Ata të cilët i fajësojnë gratë e ndershme e pastaj nuk e argumentojnë këtë me katër dëshmitarë, t'i rrihni tetëdhjetë herë me kamxhik dhe mos e pranoni më kurrë dëshminë e tyre. Ata janë njerëz të prishur.” (En-Nur, 4). Juristët islamë pajtohen se padinë në këtë rast mund ta ngrejë vetëm personi i dëmtuar, dhe rasti do të konsiderohet i mbyllur nëse tërhiqet padia prej tij. Gjithë këto dispozita janë tregues i qartë se e drejta islame i ka dhënë vend të rëndësishëm moralit dhe mbrojtjes së familjes. 19

17 18

Dijalog Islamskih i Evropskih Ucenjaka, op. cit., f. 28. Malik Badri, AIDS/SIDA i Kriza Modernog Svijeta u Svujetlu Islama, op. cit., f. 270.

Takvim - Kalendar 2012

Ahmed Abdul Kader Muabi, Dënimet në Islam, Edukata Islame, Prishtinë, 2001, nr. 65, f. 50. ∗ Kadhfi, në kuptimin linguistik do të thotë gjuajtje me gurë ose diçka tjetër, kurse në terminologjinë e Sheriatit do të thotë gjuajtje (akuzë) për prostitucion. Shih Dr. Muhamed Bekr Ismail, El Fikhul Vadih, vëllimi 2, op. cit., f. 232.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.