edukata87

Page 123

TERMINOLOGJIA FETARE

245

Altar: altar i sakrificës për kryerjen e shërbimit të Zotit në kujtim të darkës së fundit, zakonisht një tavolinë katërkëndëshe në pllakën e së cilës zakonisht janë varrosur eshtrat e patronit të shenjtë apo mbrojtësit të kishës dhe famullisë. Amen: Përkthimi i rëndomtë “ashtu qoftë” e shpreh veçse dëshirën jo edhe sigurinë, prandaj s'ka kuptim të fjalës “Amen”. Kjo fjalë ka domethënie pohimi: me siguri, përnjëmend. Ndajfolja e marrë nga hebraishtja do të thotë sigurinë, qëndrimin, fortësinë, bindjen me të cilën pajtohet me diçka e pohojmë dhe e pranojmë kur është në pyetje për shembull urata. Thirrja e fundit në liturgji, lutja, që sqaron fenë dhe vërteton pranimin e fjalëve dhe veprave të Zotit, do të thotë po ashtu është, ashtu le të jetë, nga fjala hebraike: “aman”, që do të thotë me qëndrua fuqishëm. Anabaptistët: Sekte e shek. 16-të, e cila ka kërkuar pagëzimin e të rriturve edhe një herë. Anamneza: pjesa kulminante e meshës si akt kulminant i viktimizimit të Krishtit. Anatema: i shkishëruar (përjashtuar), shprehje me të cilën sanksionohet dhe përjashtohet në aspektin dogmatik. Nga rrënja semite fjala do të thotë: ndalim të përdoret diçka për punë jorelgjioze, profane. Tanë plaçka e luftës i përket Zotit (në Dhiatën e Vjetër) dhe do t'i kushtohet. Pas Krishtit kjo fjalë ka kuptim mallkimi. Anatema (mallkimi) bie mbi ata që s'e mbajnë betimin. Grada më e lartë e anatemës është ndarja nga Krishti. Kisha më vonë i përjashtonte nga bashkësia me shprehje: ANATEMASA SIT: (Qofsh i mallkuar!), anëtarët e padëgjueshëm dhe ata që mësonin mbrapshtë.

246

EDUKATA ISLAME 87

Angelus: lutja e në shenjë përshëndetjeje të engjëjve në shenjë të lajmërimit të Marisë, e cila lutet me shenjë të kambanës në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. Anglikane (Kisha): kisha shtetërore angleze, të cilën mbreti Henriku i VIII-ti, në vitin 1543 e ndau nga kisha katolike. Anima: (nga lat.), shprehje për shpirtin. Antifona: sot do të thotë vargu hyrës në këndimin e psalmave, që kanë të bëjnë me liturgjinë kryesore, mendimin; në liturgjinë e vjetër donte të thoshte këndim me radhë i priftit dhe korit. Antikrishti: Fjalë për fjalë: Kundërshtar i Krishtit. Kjo fjalë gjendet vetëm te Shën Gjoni Ungjilltar por kuptimin e saj e hasim edhe në disa libra tjera të Shkrimit të Shenjt. Antikrishti, i cili do të lajmërohet para Ditës së Gjykimit (2 Sol.2,1), i cili do ta kthejë njerëzimin nga Krishti dhe Kisha. Arqipeshkëv: archepiscopus; emër nderi për peshkop në kryeqendra të ndonjë rajoni. Apokalipsa: Nga greqishtja “zbulimi”, libri i fundit i Biblës, që e shkroi Shën Gjoni Apostull kah viti 95 pas të lemit të Krishtit. Apokaliptik: misterioz, i kobshëm, katastrofal. Apokrif: shkresa misterioze ose vepra, të cilat llogariten biblike, por nuk i përkasin traditës hebraike e as asaj të krishtere si dhe nuk pranohen si libra të shpallur. Apokrifet në mënyrë të rrejshme u përshkruhen disa apostujve (p.sh., Ungjilli i Jakovlit, ungjilli i Nikodomit, Apaokolipsa e Petrovit etj,), që të kenë një autoritet më të madh si dhe të hyjë në radhët e librave kanonike.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.