Issuu on Google+

Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XXXVII nr. 87 - 2008

Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XXXVII nr. 87 / 2008

Botues: Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës Prishtinë, rr. Vellusha nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-024 e-mail: edukataislame@hotmail.com Kryeredaktor: Mr. Qemajl Morina qemajlmorina@hotmail.com Redaksia: Akad. Jashar Rexhepagiq, Dr. Pajazit Nushi, Dr. Fejaz Drançolli, Dr. Ejup Sahiti, Nexhat Ibrahimi, Hajrullah Hoxha dhe Xhabir Hamiti. Sekretar i redaksisë: Hajrullah Hoxha Lektor: Bislim Berisha Korrektor: Skender Rashiti

Realizimi: Shtëpia Botuese Redaktor teknik & Operator kompjuterik: Nuhi Simnica Shtyp: Koha - Prishtinë Tirazhi: 1000


Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XXXVII nr. 87 / 2008

Prishtinë 2008


6

EDUKATA ISLAME 87

filloi të shkruajë në revistën “Zani i Naltë”, që ishte organ mujor, kulturor e fetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kjo i ndihmoi shumë të hedhë hapat e parë, meqë drejtori i saj, Haki Sharofi, ishte edhe mësues i tij i gjuhës shqipe në Medrese. Ai po ashtu bashkëpunonte edhe me “Vatrën e Rinisë”, që ishte një e përjavshme për të rinjtë. Aty botonte tregime të shkurtra.

EDITORIAL

Mr. Qemajl Morina Në Detroit të Miçiganit në SHBA

VDIQ IMAM VEHBI ISMAILI KOLOSI I FUNDIT I MENDIMIT ISLAM NDËR SHQIPTARËT (1919-2008) Më 17 maj 2008, në Detroit të shtetit Miçigan, në moshën 89vjeçare, ndërroi jetë imam Vehbi Ismaili, udhëheqës shumëvjeçar i Qendrës Islame Shqiptare në Detroit si dhe kryetar i Komunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë. Puna e tij e palodhshme me Komunitetin Mysliman Shqiptar, por edhe me komunitetet tjera shqiptare dhe myslimane që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, bëri që ai të gëzojë respektin e të gjithëve. Për këtë lajmi i vdekjes së tij shkaktoi dhembje te të gjithë ata të cilët e njohën drejtpërsëdrejti apo e njohën përmes krijimtarisë së tij fetare apo letrare.

Imam Vehbi Ismaili Imam Vehbi Ismaili u lind në Shkodër, më 25 nëntor 1919, në një familje të njohur fetare. Babai i tij, Haxhi Ismail Hakiu, ishte njëri prej ulemave të njohur të Shkodrës dhe i respektuar në tërë qytetin. Biblioteka e tij kishte mijëra libra në gjuhën arabe, turke dhe persiane. Katër klasa të para të fillores i kreu në Shkodër. Medresenë e mesme e kreu në Tiranë që zgjaste tetë vjet. Gjatë kohës si nxënës në Medrese,

Imam Vehbi Ismaili student në Kajro Pas kryerjes së shkollimit të mesëm, Imam Vehbi Ismaili, kishte vendosur të shkojë në “al-Az-har” të Kajros për të zgjeruar horizontet e njohurive të tij. Kështu që nga fundi i vitit 1937, bashkë me Thabit Kodukun, maturant i Medresesë, Imam Vehbi Ismaili u regjistrua në Universitetin Al-Az-har, Fakulteti i Teologjisë. Kurse tetë vjet më vonë, në vitin 1945 ishte diplomuar. Dëshira e tij, por edhe e shokëve të tij ishte të kthehej në Shqipëri që të jepte kontributin e vet në lëmin për çka ai ishte specializuar. Por, lajmet që vinin nga Shqipëria nuk e trimëronin për një hap të tillë. Kështu Imam Vehbi Ismaili kishte vendosur që Egjipti të bëhet atdhe i tij i dytë. Me aftësitë dhe gjeturinë e tij, në aspektin e përkthimeve letrare ai kishte hapur shtigjet vetvetes për një perspektivë të mirë në Kajro. Por, siç thotë edhe ai vetë se “njeriu bën plane, por Zoti, qoftë lavdëruar, zbaton të tjera”.

Themelues i qendrës së parë islame shqiptare në Amerikë Jeta e Imam Vehbi Ismailit, pak a shumë i përngjan jetës së Fan Stilian Nolit, i cili po ashtu jetoi një kohë të shkurtër në Egjipt dhe nga Egjipti me ftesë të Komunitetit Shqiptar shkoi në Boston të Amerikës. Kurse Imam Vehbi Ismaili me ftesë të Komunitetit ShqiptaroMysliman të Miçigenit do të shkojë në qytetin e Detroidit, ku ishte i koncentruar Komuniteti Shqiptaro-Mysliman, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Imam Vehbi Ismaili, ashtu siç pohon edhe vetë, nuk ishte i interesuar të shkonte në SHBA, sepse gjatë qëndrimit të tij në Kajro kishte


EDITORIAL

7

krijuar një shoqëri të mirë. Por, edhe për shkak të vetë faktit se largimi i tij prej Egjiptit ishte edhe largim nga Shqipëria, të cilën ai e kishte vazhdimisht në mendje dhe zemër dhe mendonte që në momentin e parë të kthehej atje. Por, siç pohon Imam Vehbi Ismaili “shokët ma mbushën mendjen se do të kisha rast t'i shërbeja fesë dhe atdhe”. Andaj, në prill të viti 1949 ai niset me anije,dhe nga fundi i këtij muaji arriti në Detroit. Shumica e shqiptarëve myslimanë në këtë qytet ishin nga Korça e Gjirokastra, që kishin ardhur para Luftës së Dytë Botërore për çështje ekonomike. Kishte edhe disa beçarë nga Vlora dhe Berati që nuk ishin martuar fare ose kishin familjet në Shqipëri. Këta të gjithë e pritën shumë mirë, i hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre sa që Imami thotë se “ndjeva veten sikur të isha në mesin e familjes sime”. Kontributi i parë i Imam Vehbiut në SHBA filloi me hapjen e klasave për fe dhe gjuhën shqipe. Shqiptarët myslimanë ishin njerëz shumë të mirë dhe me karakter të lartë, por nga feja islame kishin pak njohuri, prandaj gjëja e parë që bëri Imami ishte që në muajin tetor 1949, Shoqëria filloi botimin e një reviste fetare kulturore me titull “Jeta Myslimane Shqiptare”, që botohej katër herë në vit, në 64 faqe, gjysma në gjuhën shqipe dhe gjysma tjetër në gjuhën angleze. Kjo vazhdoi të dalë për tetë vjet dhe u botuan në gjithsej 32 numra. Çdo nismë në fillim ka vështirësitë e saj, thotë Imam Vehbiu. Problemi më i madh për mua ishte mungesa e një lokalit që nuk kishim pronë tonën, ku do të mund të zhvillonim aktivitet më me rregull. Me ndihmën e Zotit të madhërishëm dhe me përkrahjen bujare të shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë, më 1951 arritëm të blejmë një kishë ermene dhe me ndryshime të vogla u bë vend i aktiviteteve tona fetare e kombëtare. Në 6 qershor 1951 u bë hapja e saj zyrtare, duke u falur xhumaja e parë në të. Kështu, aktivitetet tona u transferuan nga International Institute në këtë objekt që u quajt Qendra Islame Shqiptare. Në këtë kohë u pa e nevojshme se Komuniteti Mysliman-Shqiptar kishte nevojë për një tekst për t'ua mësuar fëmijëve fenë në gjuhën shqipe, andaj u përgatit dhe u botua libri “Islamizmi dhe lutjet” e disa vite më vonë u botua edhe libri tjetër “Muhamedi, profeti islam”. Kjo ndërtesë u përdor deri në vitin 1961, kur ndihet nevoja për një objekt

8

EDUKATA ISLAME 87

më të madh, meqë erdhën shumë shqiptarë refugjatë politikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo ndërtesë u shit në vitin 1962 dhe me paratë e saj u ble trualli ku filloi puna për të ndërtuar Qendrën e re, meqë ato para mbulonin vetëm një të tretën e shpenzimeve që kushtonte ndërtesa e re, sipas planit që kishim bërë. Edhe një herë m'u desh të dilja e të vizitoja çdo qytet ku kishte shqiptarë për të kërkuar ndihma. Kur shkova në Boston, Peshkop Noli dhuroi 500 dollarë. Në këtë fushatë morën pjesë të gjithë shqiptarët që i vizitova, myslimanë e ortodoksë, meqë atëherë nuk kishte katolikë. Ndërtesa e re u hap më 23 shkurt 1963. Më vonë salla u shtua edhe për dyzet këmbë si dhe u ndërtua kubeja dhe minarja. Sot Qendra Islame Shqiptare përbëhet nga një xhami, ku mund të falen 500 veta, një sallë ushqimi për 600 veta, një zyrë, një librari , klasë për mësime, kuzhina. Kjo ndodhet në një vend shumë të mirë, ku shihet. Çdo muaj kemi vizitorë në grupe që vijnë nga kisha dhe shkolla të ndryshme, që duke parë emrin disa dëshirojnë të mësojnë për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa të tjerët vijnë të dëgjojnë leksione për fenë islame.

Kontributi në lëmin e publicistikës dhe krijimtarisë letrare Imam Vehbi Ismaili kishte talent për shkrim. Këtë ai e kishte dëshmuar edhe gjatë kohës sa kishte qenë nxënës në Medresenë e Naltë të Tiranës, ku paraqitej me shkrime të ndryshme me pseudonimin Vehbi Hoxha. Po ashtu shkruante dhe për të përjavshmen e rinisë “Vatra e rinisë”, ku botonte tregime të shkurtra. Përvojën e tij të shkrimeve, Imam Vehbi Ismaili do ta vazhdojë edhe gjatë studimeve të tij në Kajro. Kështu ai i nxitur nga ambienti kulturor i Kajros dhe i ndikuar nga lëvizjet letrare që në atë kohë vepronin në të, fillon përkthimin e krijimtarisë letrare nga gjuha shqipe në gjuhën arabe dhe anasjelltas. Në këtë aspekt, Imam Vehbi Ismaili konsiderohet pionier i prezantimit të vlerave letrare të gjuhës shqipe në gjuhën arabe. Këto përkthime ai i botoi në revistat letrare më të njohura të Kajros si në revistën “Err-rrisale” (Mesazhi), “Eth-thekafe” (Kul-


EDITORIAL

9

tura). Pastaj në revistat “El-hilal” (Hëna e Re), “El-katib” (Shkrimtari) etj., në të cilat përveç përkthimeve botonte edhe punimet e tij autoriale, qoftë tregime të nxjerra nga historia islame apo poezi të tija origjinale. Më vonë shumicën e këtyre novelave të përkthyera nga gjuha shqipe në gjuhën arabe i përmblodhi në një botim të veçantë me titull: “El-mehdu edh-dhehebiju” (Djepi i artë), i cili u botua në Kajro në vitin 1948, nga Komisioni për Letërsi Arabe. Parathënien e kësaj përmbledhjeje e kishte shkruar letrari egjiptian, Hasan Alvani, i cili pohon për aspekte të shumta të ngjashmërisë midis letërsisë arabe dhe asaj shqipe, duke u mbështetur në ambientin e përbashkët mes arabëve dhe shqiptarëve. Kështu pra, libri “Djepi i artë” konsiderohet vepra e parë letrare shqipe e përkthyer në gjuhën arabe. Qëndrimi i gjatë i Imam Vehbi Ismailit në Kajro, që vazhdoi deri në vitin 1949, i dha mundësi atij të përkthejë, vepra të çmuara nga gjuha arabe në gjuhën shqipe. Interesimi i tij për dramën e nxiti atë, ta përkthejë dramën e shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur egjiptian Tevfik al-Hakim me titull “As-habu al-Kahfi” (Banorët e shpellës), përmbajtja e së cilës është e mbështetur nga tregimet e Kur'anit, ku një kaptinë e tërë e Kur'anit i kushtohet kësaj ngjarjeje. Kjo vepër për herë të parë u botua në Prishtinë në vitin 1962, e cila konsiderohet drama e parë e letërsisë arabe bashkëkohore e përkthyer në gjuhën shqipe. Në vitin 1986 u bë ribotimi i saj i dytë me parathënien e dr. Muhamed Mufakut. Për këtë vepër Imam Vehbi Ismaili thotë: “Qysh në fëmijëri kam qenë njëri prej admiruesve të novelave të prof. Ernest Koliqit, prandaj kur fillova ta prezantoj literaturën shqipe në gjuhën arabe, pikërisht e fillova me novelat e tij. Kur erdhi prof. Koliqi në Kajro, m'u dha rasti të njihesha me të dhe unë e njoha me shumë shkrimtarë egjiptianë si Teufik El-Hakim, dr. Taha Husejnin, Mahmud Tejmurin. Me të kthyer në Itali, prof. Koliqi kërkoi nga unë që të shkruaja diçka për “Shejzat” ose të përktheja ndonjë nga veprat e Teufik El-Hakimit. Unë zgjodha dramën “Banorët e shpellës”, motivi i së cilës ishte marrë nga një tregim i Kur'anit. Kur u mbarua së botuari në disa vazhdime në revistën “Shejzat”, bëra një parathënie mbi temën e librit si dhe mbi jetën e Teufik El-Hakimit dhe në shtypshkronjën e Shejzave e shtypa në disa qindra kopje dhe e shpërndava ndër miq. Vite më vonë, z.Ali Rexha ra në kontakt me mua dhe m'i kërkoi disa

10

EDUKATA ISLAME 87

libra të Fan Nolit që i mungonin, sepse “Rilindja” donte të rishtypte koleksionin e plotë të veprave të tij. Me këto libra ia dërgova edhe një kopje të dramës “Banorët e shpellës”, e cila siç mora vesh më vonë nga një mik, i cili ma dërgoi një kopje të botimit të “Rilindjes”, e kishin botuar, duke hequr parathënien time dhe duke shtuar një parathënie tjetër të shkruar nga miku im dr. Muhamed Mufaku. Për mua parathënia ishte me rëndësi, sepse me të kisha për qëllim t'u thosha letrarëve myslimanë shqiptarë se në Kur'an ka tregime që po shtjellohen nga një shkrimtar i mirë, me to mund të pasurohet shumë letërsia shqipe. Madje, duhet të shkruhej edhe diçka mbi autorin e veprës që kështu ta njihte lexuesi shqiptar. Prandaj, unë e ribotova me parathënien time, duke mos lënë jashtë as atë të dr. Muhamed Mufakut”. Përveç angazhimit të përhershëm në fushën e publicistikës, Imam Vehbi Ismaili pas vetes la me dhjetëra libra të shkruara nga pena e tij e mprehtë si dhe përktheu libra me përmbajtje artistike, por edhe veprat e tij u përkthyen në gjuhë tjera. Në vargun e botimeve të shumta e me vlerë që la pas vetes Imam Vehbi Ismaili po përmendim disa prej tyre: “Islamizmi dhe lutjet” 1976, “Muhamedi profeti islam” 1987, “Ymeri pranon Islamizmin” 1987, “Bilali muezin i profetit 1988, “Predikimet e xhumasë” 1988, “Studime islame” 1988, “Dritë nga Kur'ani” 1992, “Kërkuesi i së vërtetës” 1989. Ka përkthyer nga arabishtja dhe anglishtja këto libra: “Feja Islame” 1985, “Tregime nga historia islame” 1987, “Ebu Dherr el-Gaffari” 1986, “Muhamedi, profeti njeri” 1987, “Banorët e shpellës” 1988, “Muhamedi” 1990, “Mrekullia e madhe” 1990, “15o hadithe” 1990. Veprat e imam Vehbi Ismailit të përkthyera në gjuhë të tjera janë: “Muhamed the last prophet” (Muhamedi profeti i fundit) 1984 (është ribotuar gjashtë herë), What is Islam” (Ç'është Islami?) 1991. Libri “Muhamedi profet i fundit” është përkthyer në gjuhën serbokroate dhe është botuar dy herë. Veprat e imam Vehbi Ismailit, qofshin ato origjinale apo të përkthyera patën një ndikim të madh te lexuesit shqiptar, qoftë në Amerikë apo në trojet shqiptare. Shumica prej tyre u ribotuan disa herë, qoftë në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi apo në diasporë, ndërkaq, për shkak të gjuhës së pastër shqipe dhe temave që trajtonin, ato shërbyen si literaturë e dorës së parë. Veprat e tij ishin të përhapura shumë dhe


EDITORIAL

11

në bazë të atyre ai ishte popullarizuar shumë në Kosovë, të cilën e kishte vizituar tri herë.

Në Shqipëri pas 49 vjetësh I zhuritur nga malli për atdhe Imam Vehbi Ismaili kishte vizituar tri herë Kosovën, gjatë viteve 1970-1988, duke parë nga larg atdheun e tij. “Më dukej sikur shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shikoja në Dibër, në Hot. e heqsha një pjesë të mallit“, ka deklaruar ai në një intervistë për revistën “Shkëndija” të Prishtinës, në shtator të vitit 1994. Pas 49 vjetësh, në vitin 1988 i lejohet për herë të parë ta vizitojë Shqipërinë, ku qëndron së bashku me gruan e tij prej 23 gusht deri më 13 shtator. Ja si e përshkruan gjendjen Imam Vehbi Ismaili: “E gjeta Shqipërinë si mos më keq. Më 1939 Shkodra kishte parqe e lulishte të bukura, e tash ato ishin zëvendësuar me disa apartamente të këqija e pa plan. Tirana në vitin që e lash kishte një bulevard afër dy kilometrash në mes dhe në të dy anët ishte e zbukuruar me trotuare plot me pemë e me lule. Mbrëmjeve mbushej plot me njerëz që shëtisnin në të dhe kur lodheshin kishte karrige të gjata që mund të uleshin e të çlodheshin dhe të bisedonin. Në të dy anët kishte ëmbëltore dhe kafene, ku mund të hanin ndonjë ëmbëlsirë ose të pinin ndonjë kafe apo të hanin ndonjë akullore.” Pas demokratizimit të Shqipërisë në vitin 1991, Imam Vehbi Ismaili kishte pasur fatin që në krye të një delegacioni të Komunitetit të Myslimanëve të Amerikës ta vizitonte Shqipërinë, por kësaj radhe në rrethana të reja nga ato të vitit 1988. Qëllimi kryesor i kësaj vizite, siç pohon edhe vetë Imam Vehbi Ismaili, ishte të hulumtonin se “ç'nevoja themelore kishin bashkatdhetarët tanë për mëkëmbjen e fesë dhe të bënim çka ishte e mundur që t'u vinim në ndihmë”. Ai, së bashku me dy kolegët e tij Imam Isa Hoxha dhe Imam Qamil Lami kishin ardhur në përfundim se “gjëja më me rëndësi ishte nevoja e edukimit fetar. Pra, libri dhe kuadrot fetare, pa të cilat nuk mund të funksiononin xhamitë. Bota islame kishte dhuruar disa bursa dhe u dërguan ose ishin në përgatitje të dërgoheshin studentë për të studiuar fenë në Egjipt, në Arabinë Saudite, në Turqi e në Libi. Ky proces për të arritur nivelin e duhur mund të marrë ndoshta edhe shu-

12

EDUKATA ISLAME 87

më vite, por kjo një ditë mund të arrihet e po ashtu edhe xhamitë të meremetohen apo të ndërtohen sikur të merrnin ndihma bujare nga bota myslimane, e cila edhe po ndihmon. Shqiptarët në SHBA e kujtojnë për angazhimet e tij të pakursyer në favor të çlirimit të Kosovës nga sundimi serb dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë. Deshi Allahu i madhërishëm që Imam Vehbi Ismaili të jetojë gjatë që ta shohë demokratizimin e Shqipërisë dhe ta shohë dështimin e regjimit komunist, të cilin e kishte luftuar gjatë tërë jetës së tij. Kështu në vitin 1996, kryetari i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, në një manifestim rasti që kishte organizuar në vendlindjen e tij në Shkodër, kishte dekoruar me urdhrin “Flamuri i demokracisë”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në ekzil për demokratizimin e Shqipërisë. Me këtë rast për kontributin e tij në aspektin publicistik dhe letrar, në veçanti për kontributin e vënies së urave të bashkëpunimit midis letërsisë arabe dhe asaj shqiptare kishte folur Islam Dizdari. Imam Vehbi Ismaili, konsiderohet dijetari i fundit i shekullit njëzet, në mesin e dijetarëve të proveniencës islame, siç ishin Imam Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Kraja, të cilët ditën të bashkojnë identitetin islam me atë kombëtar në kohën në të cilën jetuan dhe vepruan. Me gjithë dëshirën tonë të madhe që të takoheshim me rahmetliun, gjatë një vizite që i bëmë Qendrës Islame Shqiptare të Detroitit, në prill të viti 2007, të cilën ai e themeloi dhe ia kushtoi tërë jetën e tij, vetëm një vit para se ai të kalojë në botën e amshueshme, nuk patëm mundësi ta vizitonim, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Allahu i madhërishëm e shpërbleftë me të mirat e Tij të shumta për kontributin e tij që dha për vetëdijesimin e shqiptarëve me parimet dhe mësimet e Islamit. Ai duhet të na shërbejë si shembull se si duhet të jemi në shërbim të Islamit dhe parimeve të tij.


EDITORIAL

13

Qemajl Morina Imam Vehbi Ismaili dies in Detroit, Michigan (USA)

IMAM VEHBI ISMAILI, THE LAST MAJOR FIGURE OF ISLAMIC THOUGHT AMONG THE ALBANIANS (Summary) On May 17, 2008, Imam Vehbi Ismaili, died in Detroit, Michigan, at the age of 89. Vehbi Ismaili was the Imam of the Albanian Islamic Center in Detroit and the head of the Albanian Muslim Community in the United States and Canada. His tireless work with the Albanian Muslim Community and other Muslim communities that live and work in the USA won him the respect of others. Due to this, the news on his death caused deep sorrow among all those who knew him directly or through his religious or literary work.

‫ﻛﻤﺎل ﻣﻮرﻳﻨﺎ‬

‫وﻓﺎة اﻻﻣﺎم وﻫﺒﻰ إﺳﻤﺎﻋﻴﻞ أﺧﺮ ﺟﻬﺎﺑﺬ اﻟﻔﻜﺮ اﻻﺳﻼﻣﻲ ﻋﻨﺪ‬ (2008 -1919) ‫اﻻﻟﺒﺎﻧﻴﻴﻦ‬

(‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ ﰲ ﻣﺪﻳﻨﺔ دﻳﱰﻳﺖ ﺑﻮﻻﻳﺔ ﻣﻴﺸﻴﻐﺎن اﻧﺘﻘﻞ إﱃ رﲪﺔ اﷲ‬2008 ‫ ﻣﺎﻳﻮ‬17 ‫ﺑﺘﺎرﻳﺦ‬ ‫ ﺳﻨﺔ اﻻﻣﺎم وﻫﱮ إﲰﺎﻋﻴﻞ اﻟﺬي ﻛﺎن ﻣﺪﻳﺮا ﻟﻠﻤﺮﻛﺰ اﻻﺳﻼﻣﻲ‬89 ‫ﻋﻦ ﻋﻤﺮ ﻳﻨﺎﻫﺰ‬ ‫اﻻﻟﺒﺎﱐ ﲟﺪﻳﻨﺔ دﺗﺮوﻳﺖ و رﺋﻴﺴﺎ ﻟﻼﲢﺎد اﻻﺳﻼﻣﻲ ﻟﻼﻟﺒﺎﻧﻴﲔ ﰲ اﻟﻮﻻﻳﺎت اﳌﺘﺤﺪة و‬ ‫ ان ﻋﻤﻠﻪ ﺑﺎﳌﺮﻛﺰ اﻻﺳﻼﻣﻲ و ﻛﺬﻟﻚ اﺗﺼﺎﻻﺗﻪ اﻟﻮاﺳﻌﺔ ﻣﻊ ﺑﻘﻴﺔ اﳌﺮاﻛﺰ‬.‫ﻛﻨﺪا‬ ‫اﻻﻟﺒﺎﻧﻴﺔ و اﻻﺳﻼﻣﻴﺔ اﻟﱵ ﻛﺎﻧﺖ ﺗﻌﻤﻞ ﺑﺎﻟﻮﻻﻳﺎت اﳌﺘﺤﺪة ﺟﻌﻠﺘﻪ ﳛﻈﻰ ﺑﺎﺣﱰام‬ ‫ ﺑﻨﺎء ﻋﻠﻴﻪ ﻓﺄن ﻧﺒﺄ وﻓﺎﺗﻪ ﺗﺮك اﺛﺮا ﻛﺒﲑا ﻟﺪى ﲨﻴﻊ ﻫﺆﻻء اﻟﺬﻳﻦ ﻋﺮﻓﻮﻩ‬.‫اﳉﻤﻴﻊ‬ ‫ﺷﺨﺼﻴًﺎ أو ﻋﻦ ﻃﺮﻳﻖ ﻛﺘﺒﻪ اﻟﺪﻳﻨﻴﺔ أو اﻻدﺑﻴﺔ‬


16

INTERVISTË

Hasan Hasani

NË MIÇIGEN 43 VJET IU LUTA ZOTIT TA ZHDUKË KOMUNIZMIN Imam Vehbi Ismaili është udhëheqës fetar i njohur në SHBA. Nga mosha 18-vjeçare e deri sot punon si imam në mërgim, në fillim në Egjypt ndërsa nga viti 1949 në qytetin Detroit në SHBA, ku udhëheq xhaminë e njohur të këtij qyteti dhe predikon fenë islame për shqiptarët myslimanë. Është i njohur edhe si publicist dhe shkencëtar i fesë islame si dhe veprimtar i dalluar për të drejtat e njeriut. Kontributi i tij në këtë drejtim është i dalluar. Andaj, mu për këtë, për lexuesit tanë zhvilluam këtë bisedë.

Vehbi Ismaili Shkrimtar, Përkthyes, Imam në Xhaminë e Detroitit, Luftues i komunizmit, Prijës shpirtëror i Komunitetit mysliman në SHBA

EDUKATA ISLAME 87

Shkëndija: Z. Ismaili, për lexuesit e revistës “Shkëndija” në Kosovë, në fillim na thuani shkurtimisht: kush është Imam Vehbi Ismaili? Këtu mendoj për jetën, fëmijërinë, rininë, shkollimin si dhe për zgjedhjen e karrierës suaj e cila u përcolli më shumë së një gjysmë shekulli në mërgim? Imam Vehbi Ismaili: Unë kam lindur në Shkodër më 25 nëntor 1919, në një familje të njohur fetare. Im atë, Haxhi Ismail Hakiu, ishte një prej ylemave të njohur të Shkodrës dhe i respektuar në tërë qytetin. Biblioteka e tij kishte mijëra libra në gjuhën arabe, turke dhe persiane. Katër klasat e para të fillores i kreva në Shkodër. Nuk isha nxënës i dalluar, sepse në vend që të merresha me studimin e lëndëve shkollore, e kaloja kohën duke lexuar libra të ndryshëm, si Kontin e Monte Kristos dhe Tre musketarët e A. Dymas që kishte filluar t'i përkthente në gjuhën tonë Kostë Çekrezi dhe i botonte nga një në dy javë në broshura prej 16 faqesh dhe pastaj i mbledhnim në libra. Kështu, në vitin 1928, kur im atë u emrua Myfti në Krujë, shokët më thanë që kur të shkoja në Krujë të regjistrohesha në klasën e katërt që mos ta turpëroja Shkodrën. Për këtë shkova dhe u këshillova me mësuesin Teufik Gjyli, i cili kishte qenë edhe nxënës i babait tim dhe ia shfaqa mendimin e shokëve. Ai më tha: “Jo, por regjistrohu në klasën e pestë, studio, përveshju mësimit dhe lëri anash librat e tjerë se jam i sigurt se do të kalosh mirë!” Kështu, që kur shkova në Krujë u regjistrova në klasën e pestë dhe në fund të vitit e mbarova shkollën fillore me sukses të dalluar, duke dalë i dytë në klasë. Mbasi mbarova shkollën fillore, meqë në Krujë nuk kishte shkollë të mesme dhe njëherësh nuk gëzoja shëndet të mirë, për dy vjet shkova si praktikant në zyrën e tatimeve të financës në këtë qytet. Ndërsa në vitin 1933 më thirri babai e më tha: “Mjeku thotë se tash e ke shëndetin të mirë. Është koha të shkosh në shkollë të mesme. Zgjidh ku do të shkosh: në gjimnazin e Shkodrës, në Normalen e Elbasanit apo në shkollën teknike në Tiranë, kështu që të mundohem të të nxjerr një bursë për njërën prej këtyre, mbasi kushtet e duhura për këtë i ke”. Unë iu përgjigja: Unë nuk dua të shkoj në asnjërën prej këtyre shkollave. Unë


INTERVISTË

17

dua t'i ndjek studimet në Medresën e Naltë në Tiranë! “Im atë m'u drejtua:” Or bir, kjo karrierë nuk të siguron një jetë të mirë materiale dhe është e vështirë, ekonomikisht do të vuash gjithmonë, prandaj të këshilloj të zgjedhësh njërën prej shkollave që t'i përmenda. Po të jap një javë kohë që të mendosh mirë për të ardhmen tënde. Pas një jave më jep mendimin tënd të prerë”. Kaloi java dhe hyra në dhomën e tij dhe i thashë: “Mendimi im i prerë është t'i vazhdoj mësimet në Medrese”. Kur dëgjoi këto fjalë, babai u ngrit në këmbë, në bulbat e faqeve i kulluan ca lotë, më përqafoi duke thënë: “Kjo ishte një dëshirë e zjarrtë imja, se përndryshe do ta leja në testament librarinë time për ndonjë institut fetar, por nuk doja të të kurajoja, sepse po të vuaje materialisht më vonë, do të thoshe ta bëri babai”. Dhamë lutjen në Medrese dhe u pranova. I fillova mësimet. Në Medrese mësoheshin të gjitha lëndët që mësoheshin edhe në shkollat e mesme të Ministrisë së Arsimit. Ai që mbaronte këtë, mund të hynte në çdo Universitet të Evropës, meqë në Shqipëri nuk kishtë universitet. Por, në vend të gjuhës italiane dhe asaj frënge, që mësoheshin në shkollat e tjera, atje prej klasës së parë mësoheshin anglishtja dhe arabishtja, ndërsa gjuha persiane mësohej në klasën e pestë. Medreseja zgjaste tetë vjet. Gjatë kohës si nxënës në Medrese, fillova të shkruaj në revistën Zani i Naltë, që ishte organ mujor, kulturor e fetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kjo na ndihmonte shumë, meqë drejtori i saj, Haki Sharofi, ishte edhe mësues ynë i gjuhës shqipe. Po ashtu bashkëpunoja edhe me Vatrën e Rinisë, që ishte një e përjavshme për të rinjtë. Këtu botoja tregime të shkurtra. Shkëndija: Tetëmbëdhjetë vjeç ikët nga vendlindja. Një gjysmë shekulli në mërgim. Cila ishte jeta juaj prej mërgimtari? Imam Vehbi Ismaili: Kur mbarova klasën e katërt, mora diplomën që thirrej semimaturë. Me të mundej çdo nxënës të emërohej imam xhamie. Por, unë vendosa të shkoja dhe t'i plotësoja studimet fetare në Egjipt, meqë im atë atje kishte shumë miq, andaj edhe nuk pata vështirësi që të nxjerr një bursë nga qeveria egjiptiane. Kështu që nga fundi i vitit 1937, bashkë me Thabit Kodukun, maturant i Medreses, shku-

18

EDUKATA ISLAME 87

am në Kajro dhe pas një viti u regjistruam në Universitetin Al'azhar, Fakultet i Teologjisë. Në vitin 1945 mora diplomën nga Fakulteti. Pikërisht ato ditë mora një letër shumë mallëngjyese nga vëllai im i vogël, Shefkiu, i cili shfaqte mallin që kishte për mua dhe kërkonte që të kthehesha në atdhe. Letra më bëri përshtypje të madhe dhe, megjithëse e dia se atje gjendja nuk ishte e mirë, vendosa të kthehem. Ndërsa po përgatitesha të shkoja në Shqipëri, mora një letër në gjuhën arabe nga im atë, ku, në mes të tjerash, më shkruante: “Sa dua të të kem unë pranë nuk do asnjëri tjetër. Po të këshilloj të mos gabosh të vijsh, se do të hedhësh veten në zjarr”. Natyrisht, iu binda kësaj porosie dhe vendosa ta bëja Egjiptin atdhe të dytë për disa kohë, duke menduar se komunizmi në Shqipëri nuk do të kishte jetë të gjatë. Duke parë së në Egjipt nuk kishte njohuri mbi literaturën shqipe dhe për të siguruar jetesën, fillova të përktheja nga gjuha shqipe novelat e Ernest Koliqit dhe të Qamil Guranjakut dhe t'i botoja në dy revistat e përjavshme letrare: El Risaleh (Mesazhi) dhe Eth-thekafe (Kultura), si dhe në të përmuajshmen El Kitab. Ndërsa në revistën më të famshme letrare e kulturore El-Hilal shkruaja tregime me motive nga historia islame. Shumica e novelave të Koliqit dhe disa nga ato të Guranjakut u mblodhën në një libër dhe u botuan nga Shtëpia botuese El Bejan el Arabi, me titullin El Mehdudhehebi (Djepi i Artë), titull i një novele më të gjatë të Ernest Koliqit nga libri i tij Tregtar Flamujsh. Ndërsa tregimet me motive nga historia islame u botuan shumë më vonë nga Daru-sha'b, në vitin 1983, nën titullin “Min Thenaja Ettarih el Islami” (Nga qoshqet e historisë islame).Vitet shkonin, gjendja në Shqipëri nuk ndryshonte. M'u propozua formimi i familjes, me pasuri, që të gëzoja një jetë shumë të mirë materiale, por unë gjithnjë mendoja dhe ëndrroja të kthehesha në Shqipëri, sa që e tërë pasuria e Egjiptit për mua s’kishte vlerë. Njeriu bën plane, por Zoti, qoftë lavdëruar, zbaton të tjera.


INTERVISTË

19

Shkëndija: Nga viti 1949 jetoni dhe punoni në SHBA si imam në xhaminë e njohur në Detroit. Cilat janë kontaktet tuaja si veprimtar me bashkatdhetarët shqiptarë? Imam Vehbi Ismaili: Nga fundi i vitit 1948 mora një letër nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Myslimane në Detroit, Miçigen, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën ftohesha të shkoja atje si udhëheqës i tyre fetar. Në fillim ngurova, meqë do të largohesha më tepër nga atdheu dhe njëherësh në pikëpamje ekonomike isha mirë. Por, shokët ma mbushën mendjen se do të kisha rast t'i shërbeja fesë dhe atdheut. Në prill 1949 u nisa me anije, meqë kisha shumë libra dhe nga fundi i këtij muaji arrita në Detroit. Shumica e shqiptarëve myslimanë në këtë qytet ishin nga Korça e Gjirokastra që kishin ardhur para Luftës së Dytë Botërore për çështje ekonomike. Kishte edhe disa beçarë nga Vlora dhe Berati që nuk ishin martuar fare ose i kishin familjet në Shqipëri. Këta të gjithë më pritën shumë mirë, m'i hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre sa që e ndjeva veten sikur të isha në mes të familjes sime. Të gjithë ishin njerëz të thjeshtë, por me dashuri të madhe për atdhe, njerëz të sinqertë. Fëmijët e tyre i kishin mësuar dhe edukuar me tradita shqiptare. Shumica e fëmijëve e flitnin mirë shqipen. Një grup i vogël që atëherë numroheshin në gishta, ishin refugjatë politikë që kishin ikur nga komunizmi. Shumica e grupit të parë ishin proenveristë sepse ua kishin marrë mendët delegatët që vinin në Kombet e Bashkuara, por me kalim kohe, kur filluan të vinin refugjatë politikë nga të afërmit e tyre dhe mësuan prej tyre si ishte gjendja në Shqipëri, përnjëherë u kthyen në antikomunistë. Shoqata ShqiptaroAmerikane Myslimane nuk kishte lokal të vetin dhe as që kishte ndonjë të zënë me qira. Prandaj, puna e parë që bëmë ne, ishte t’i zëmë me qira disa dhoma në International Institute që i përdornim për shërbime fetare, si klasë për të mësuar fenë dhe klasë për mësimin e shkrimit të gjuhës shqipe. Shqiptarët myslimanë nuk ishin më shumë së 2030 familje. Të gjithë i sillnin fëmijët për të mësuar fenë dhe gjuhën, e sot disa prej atyre janë bërë gjyshër e gjyshe. Shqiptarët e shtetit Miçigen gëzonin respekt dhe nderoheshin nga autoritetet e këtij shteti. Më 30 korrik 1949 u mbajt Kongresi i parë i

20

EDUKATA ISLAME 87

Shoqërisë në një prej hoteleve më të bukura të qytetit, ku morën pjesë autoritetet më të larta të Detroitit si dhe Guvernatori i Shtetit Miçigen, G. Menen Uliems, i cili kur foli në mbledhje, pasi më uroi mirëseardhje, shtoi: “Shteti Miçigen mburret me qytetarët e tij prej origjine shqiptare, janë njerëz të sinqertë, punëtorë të mirë e të ndershëm, të bindur në ligj. Në katër periudhat dyvjeçare që jam guvernator i shtetit Miçigen, d.m.th. për tetë vjet, nuk kam pasur dhe as nuk kam asnjë shqiptar në burgjet e shtetit tonë”. Këto fjalë të Guvernatorit të shtetit Miçigen ma bënë zemrën mal nga gëzimi. U bëmë miq me të dhe më vizitonte dhe e vizitoja, madje më ftonte në çdo banket që jepte në kryeqytetin e shtetit Miçigen. Me vëllezërit shqiptarë ortodoksë (atëherë nuk kishte vetëm dy a tre katolikë shqiptarë) shkonim shumë mirë. Festonim festat kombëtare së bashku dhe shkonim në kishë të tyre dhe ua uronim festat fetare, ashtu siç vinin edhe ata te ne për ditë të festave myslimane në xhami të na urojnë. E njëjta gjë ndodh edhe sot me vëllezërit katolikë që këtu në Miçigen i kanë dy kisha e marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Shkojmë e vijmë në institute të njëri-tjetrit. Shkëndija: Kontributi juaj si veprimtar, publicist dhe shkencëtar i fesë islame kryesisht u zhvillua jashtë atdheut. Ç'rrugë ishte kjo, me trëndafila apo me gjemba? Imam Vehbi Ismaili: Kontributi im i parë si veprimtar këtu në SHBA filloi me hapjen e klasave për fe dhe gjuhë shqipe. Shqiptarët myslimanë këtu qenë njerëz shumë të mirë dhe me karakter të lartë, por nga feja islame kishin pak dituri, prandaj gjëja e parë që bëra është që në muajin tetor 1949 Shoqëria filloi botimin e një reviste fetare kulturore me titull Jeta Myslimane Shqiptare, që botohej katër herë në vit, në 64 faqe, gjysma në gjuhën shqipe dhe gjysma tjetër në gjuhën angleze. Kjo vazhdoi të dalë për tetë vjet dhe u botuan gjithsej 32 numra. Shumica e artikujve ishin fetarë, por shkruheshin dhe botoheshin këtu edhe artikuj letrarë e kombëtarë, sikurse edhe lajmet e bashkësisë islame shqiptare. Për shkaqe financiare kjo revistë, pas tetë vjetësh botimi, u shua, s'u botua më. Çdo nismë në fillim ka vështirë-


INTERVISTË

21

sitë e saj. Vitet e para gazeta Dielli, që asokohe ishte proenveriste, dhe Liria, që ishte komuniste, më sulmuan dhe më quajtën si të dërguar nga Mbreti Zog, meqë ai atëherë banonte në Egjipt. Kjo gënjeshtër u përhap në tërë Amerikën dhe Kanadanë, ku kishte myslimanë shqiptarë. Këto akuza përhapeshin nga veglat e nëpunsëve dhe delegatëve që vinin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, meqë unë, sapo arrita në Amerikë, në intervistën e parë që e pata në shtypin amerikan, si dhe me ato të radios Evropa e lirë dhe Zëri i Amerikës, thashë se feja islame është kundër komunizmit në përgjithësi dhe se unë si fetar e luftoja komunizmin në Shqipëri. Unë, në të vërtetë, isha ftuar për t'i shërbyer Bashkësisë Islame në Detroit, por në fakt, meqë nuk kishte imam tjetër shqiptar, për njëzet vjet u shërbeva myslimanëve shqiptarë në tërë Amerikën dhe Kanadanë. Shkoja në çdo qytet ku kishte myslimanë shqiptarë dhe mbaja konferenca fetare. Në një prej këtyre rasteve në Garry të Shtetit Indiana, sipas zakonit, pasi mbaroja së foluri mbi fenë, nga të pranishmit kërkoja që të pyetnin dhe kështu të shtoheshin njohuritë e tyre. Në këtë qytet ngrihet njëri dhe më thotë: “Ty të ka dërguar Zogu për të bërë propagandë për të?” Iu përgjigja: “Ka kaluar një vit që kam ardhur në Amerikë, a më keni dëgjuar të flas ndonjëherë për Mbretin Zog? Unë jam ftuar këtu për të predikuar fenë islame dhe për t'ua mësuar fëmijëve tuaj gjuhën shqipe. Ky është misioni im. Por, do të bëj një gjë! Do t'i shkruaj Universitetit të Az'harit, ku edukohen të gjithë fetarët e botës myslimane, që ta transferojnë, derisa të jetë Mbreti Zog në Egjipt, pra, ta transferojnë Universitetin në një shtet tjetër, që kështu, kur të vijë ndonjë fetar tjetër prej andej, mos të akuzohet si unë”. Të dyja gazetat, si Dielli ashtu edhe Liria, që botoheshin në Boston, pra editorët e tyre, Qerim Panariti dhe Dhimitër Trebicka, nuk më njihnin, por botonin çka u raportonin veglat e delegatëve të Shqipërisë në Nju-Jork, pra botonin çdo fjalë timën që e thosha kundër komunizmit. Pas dy vjetësh u ftova në Boston nga një grup i vogël myslimanësh shqiptarë që banonin aty dhe në rrethinë dhe mbajta një sërë konferencash fetare kombëtare në Boston dhe rrethe. Në njerën prej tyre ishte edhe Peshkop Noli, i cili, pas fjalës që e mbajta, më përgëzoi dhe uroi ardhjen në Boston, duke

22

EDUKATA ISLAME 87

përfunduar: “Sikur kam bashkëpunuar me babain tuaj kur isha në Shqipëri, do të bashkëpunoj edhe me ju këtu”. E vërteta është së Noli e mbajti këtë premtim. Nga ajo ditë ai më ftonte për çdo çështje me rëndësi në Boston, si në kuvendet e Vatrës ose në 50-vjetorin e Kishës etj. derisa vdiq. Në këto mbledhje morën pjesë edhe dy ditorët, Panariti dhe Trebicka, dhe raportuan në favor timin nga këto mbledhje. Prej atëherë fillova të shkruaja artikuj në rastet e festave të Bajramit dhe të Mevludit dhe ndonjëherë edhe për Ditën e Flamurit dhe i botoja në këto dy gazeta. Problemi më i madh për mua ishte mungesa e një lokali që nuk e kishim pronë tonën ku do të mund t'i zhvillonim aktivitetet më me rregull. Meqë bashkësia e këtushme ishte shumë e vogël, m'u desh të vizitoja çdo qytet të Amerikës dhe të Kanadasë, ku kishte shqiptarë, dhe të shkoja e të kërkoja ndihma, për të cilën gjeta përkrahje jo vetëm nga tërë myslimanët shqiptarë, por edhe nga një shumicë e madhe ortodoksësh shqiptarë që e ndjenin detyrën për të na ndihmuar, meqë shqiptarët myslimanë i kishin ndihmuar bujarisht si për ndërtimin e kishave ashtu edhe për botimin e librave të tyre fetarë në gjuhën shqipe. Madje, me ndihmën e Zotit Xh.Xh. dhe me përkrahjen bujare të shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë, më 1951 arritëm të blejmë një kishë ermene dhe me ndryshime të vogla u bë vend i aktiviteteve tona fetare e kombëtare. Me 6 Qershor 1951 u bë hapja e saj zyrtare, duke u falë Xhumaja e parë në të. Kështu, aktivitetet tona u transferuan nga International Instituti në këtë objekt që u quajt Qendra Islame Shqiptare. Në këtë kohë u pa e nevojshme se na duhej edhe një tekst për t'ua mësuar fëmijëve fenë në gjuhën shqipe, andaj u përgatit dhe u botua libri Islamizmi dhe lutjet e disa vjet më vonë u botua edhe libri tjetër Muhamedi, profeti islam. Kjo ndërtesë u përdor deri në vitin 1961, kur ndihet nevoja për një objekt më të madh, meqë erdhën shumë shqiptarë refugjatë politikë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. U vendos të shitej ky objekt dhe të ndërtohej një tjetër i ri, më i madh, që t'i plotësonte nevojat tona. U shit në vitin 1962 dhe me paratë e tij u ble trualli ku filloi puna për të ndërtuar Qendrën e re, meqë ato para mbulonin vetëm një të tretën e shpenzimeve që kushtonte ndërtesa e


INTERVISTË

23

re, sipas planit që e kishim bërë. Edhe njëherë m'u desh të dilja e të vizitoja çdo qytet ku kishte shqiptarë për të kërkuar ndihma. Kur shkova në Boston, Peshkop Noli dhuroi 500 dollarë. Në këtë fushatë morën pjesë të gjithë shqiptarët që i vizitova, myslimanë e ortodoksë, meqë atëherë nuk kishte katolikë. Ndërtesa e re u hap më 23 shkurt 1963. Më vonë salla u shtua edhe për dyzet këmbë si dhe u ndërtuan kupeja dhe minareja. Sot Qendra Islame Shqiptarët përbëhet nga një xhami ku mund të falen 500 vetë, një sallë ushqimi për 600 vetë, një zyrë, një librari, klasë për mësime, kuzhina. Kjo ndodhet në një vend shumë të mirë, ku shihet. Çdo muaj kemi vizitorë në grupe që vijnë nga kisha dhe shkolla të ndryshme, që duke parë emrin disa dëshirojnë të mësojnë për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa të tjerët vijnë të dëgjojnë leksione për fenë islame. Përveç këtij angazhimi të përhershëm, në fushën e publicistikës fetare kam kontribuar duke shkruar dhe botuar libra me përmbajtje fetare, kam përkthyer shumë vepra qofshin ato fetare apo edhe artistike nga letërsia botërore dhe njëherësh kam përgatitur dhe botuar në bashkëpunim me Z. Xhevdet Hoxha edhe libra të ndryshëm të shkrimtarëve shqiptarë. Kam botuar librat: “Islamizmi dhe lutjet” 1976, “Muhamedi, profet islam” 1987, “Ymeri pranon islamizmin” 1987, “Bilali, Muezini i Profetit” 1988, “Predikimet e Xhumasë” 1988, “Studime Islame” 1988, “Dritë nga Kurani” 1992, “Kërkuesi i së vërtetës” 1989; kam përkthyer këta libra dhe botuar: “Feja islame” 1985, “Tregime nga historia islame” 1987, “Ebu Therr el Gaf-fari” 1986, “Muhamedi, profeti njeri” 1987, “Banorët e shpellës” 1988, “Muhamedi” 1990, “Mrekullia e madhe” 1990, “150 Hadithe” 1990. Ndërkaq, në gjuhën angleze kam përkthyer veprat: “Muhamed, The last Prophet” 1984, “What is Isllam” 1991. Libri “Muhamed, The last Prophet” është përkthyer edhe në gjuhën serbokroate dhe është botuar dy herë në Sarajevë. Po ashtu ky libër është përkthyer edhe në gjuhën polake dhe atë persiane, e pjesërisht është botuar edhe në gjuhën arabe dhe atë gjermane. Bashkë me librat e mi, Qendra Islame Shqiptare ka botuar edhe libra të tjerë ose përkthime të para mbi fenë islame dhe profetin Muhamed. Deri sot numri i librave që ka botuar kjo qendër ose ribotuar arrin në 37 libra. Përveç këtyre

24

EDUKATA ISLAME 87

37 librave fetarë, Qendra Islame Shqiptare në Detroit, me iniciativën time, e në bashkëpunim me Z. Xhevdet Hoxhën, kemi riprodhuar edhe këta libra: “Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit më 1983, “Hija e Maleve” të Ernest Koliqit më 1984, “Siç më thotë nënua plakë” të Musine Kokalarit më 1984, “Tregtar Flamujsh” të Ernest Koliqit më 1988 dhe “Bleta shqiptare” të Thimi Mitkos më 1988. Shkëndija: Keni kontribuar si udhëheqës fetar dhe shpirtëror dhe si veprimtar për të drejtat e njeriut. Cili është raporti ndërmjet demokracise dhe religjionit? Imam Vehbi Ismaili: Unë nuk jam kompetent të flas për raportin ndërmjet demokracisë dhe feve të tjera. Natyrisht kam mundësi dhe jam kompetent të flas për sa i përket fesë islame dhe demokracisë. Them me keqardhje se shumica e intelektualëve myslimanë shqiptarë, qofshin në Shqipëri ose në Kosovë, kanë fare pak njohuri për fenë islame. Sepse, po të dinin sado pak për parimet e saj, do të kuptonin se feja islame ka predikuar dhe praktikon demokracinë qindra vjet para Revolucionit Francez. Burimet e fesë islame janë dy: Kur’ani dhe fjalët e veprat e Profetit Muhamed A.S., që janë një mishërim i mësimeve kuranore. Në Kur’an lexojmë: “O njerëz, Ne ju krijuam prej një mashkulli (Ademit) e prej një femre (Havasë) dhe u bëmë në fise e kombe që ta njihni njëri-tjetrin. Me të vërtetë, më i miri prej jush është më i drejti i juaj”. Ky verset vë bazat e barazisë së mbarë njerëzimit, se, sikurse shihet, nuk thuhet po ju që keni besuar, sikur bën për çështjet që u drejtohet vetëm myslimanëve, pra e quan mbarë njerëzimin të barabartë dhe nuk e dallon veç atë që i bën më mirë njerëzimit. Në një verset tjetër Zoti i drejtohet profetit Muhamed, duke i thënë: “...dhe këshillohu me ta (shokët tuaj) për çdo punë...” dhe në një verset tjetër, ku përmenden cilësitë e besimtarëve, thuhet: “... dhe për çështjet e tyre këshillohen me njëri-tjetrin...” Kur’ani nuk është libër detajesh, por vë baza në të cilat duhet të ndërtohet një bashkësi. Në këto dy versete që përmendëm e urdhëron profetin A.S., që të këshillohen për çështjet e përgjithshme me njëri-tjetrin dhe e lë në dorë të legjislatorëve që të zgjedhin mënyrën e konsultimit, mund të formojnë këshilla ple-


INTERVISTË

25

qësie, parlamente apo senate. Por, gjëja më e rëndësishme është se nuk e pranon diktaturën. Profeti e vuri në zbatim këtë parim gjatë kohës dhe jetës së tij, prandaj Zoti i drejtohet dhe i thotë: “Ti ndaj tyre nuk je dhunues (diktator)”. Këtu ne do të përmendim vetëm një shembull. Pas emigrimit të Profetit në Medine, ku myslimanët gjetën strehim për të predikuar fenë e tyre lirisht, një ushtri e idhujtarëve u nis nga Mekja që të luftonte myslimanët. Profeti u shfaq dhe, pas bisedave që bëri me shokët, vendosën që të dalin e të ndeshen jashtë Medinës me armiqtë në Beder. Kur arritën atje, Profeti A.S. Zgjodhi një vend për ta bërë kampim. Njëri nga shokët e Profetit, Habab bin Mundhiri, nuk e pa si të përshtatshëm këtë vend dhe shkoi te Profeti dhe i tha: “O i dërguar i Zotit, a je urdhëruar nga Zoti dhe zgjodhe këtë vend, apo kjo është strategji?” Muhamedi iu përgjigj: “Jo, por është mendimi im, strategji?” Atëherë i tha Hababi: “Ky vend nuk është i përshtatshëm. Ne duhet të zëmë vend pranë ujit. T’i hapim disa gropa e t’i mbushim me ujë dhe ne të jemi në zotërim të ujit dhe njëherësh t’i ndalojmë armiqtë që ta arrijnë këtë!” Profeti u bind nga këshilla e Hababit dhe urdhëroi të ndërrohej pozita. Kjo qe një prej shkaqeve që myslimanët e fituan betejën e Bedrit dhe i mundën idhujtarët. Fjalimi lamtumirës që mbajti Profeti A.S., i cili është shumë i gjatë që të përmendet në këtë intervistë, mund të numërohet si karta e të drejtave njerëzore e që do të mund të përmblidhej në këto pika: 1. Liri për të gjithë 2. Shejtërimi i jetës dhe i pasurisë 3. Barazia në mes të të gjitha racave 4. Drejtësia para ligjit dhe syve të zotit 5. Të drejtat e grave si të barabarta (ortakesha) me burrat 6. Ndalimi i shfrytëzimit dhe monopolit ekonomik 7. Sigurimi dhe respektimi i të drejtave të të tjerëve dhe 8. Njerëzit duhet t’i shikojnë këto si jetike dhe t’i respektojnë ato kudoqofshin. Muhamedi A.S. ndaloi që nëpunësit gjatë detyrës së tyre të përvetësonin dhuratat që u jepeshin. Njëherë ai dërgoi një prej shokëve të tij që të mbledhte zeqatin në një prej krahinave myslimane. Kur u kthye, solli me vete dy strajca dhe i tha Profetit: “Kjo ka të mbledhurat e Zeqatit, ndërsa kjo tjetra është imja, se m’i kanë dhuruar”. Profeti tha: “Po t’ishe në shtëpinë tënde, a do t’i kishin dhënë këto dhurata?” Ai u përgjigj: “jo”. Atëherë këto dhurata

26

EDUKATA ISLAME 87

të janë dhënë pse ishe nëpunës i shtetit. Për punën tënde je paguar, prandaj këto të holla i përkasin shtetit dhe derdhi në financat shtetërore. Kështu, pra, nga Kur’ani dhe jeta e Profetit si dhe fjalët e tij kuptohet se feja Islame nuk është kundër Demokracisë, po përkundrazi, është e para qe e ka predikuar dhe vë në veprim. Do të bënte shumë mirë Kryetari i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e tij sikur ta vënin në zbatim shëmbëlltyrën e Profetit me nëpunësin e tij dhe të kërkonin nga nëpunësit e ish-komunizmit dhe të Partisë që duke qenë në pozita, i kanë shfrytëzuar ato duke marrë ryshfete për t’i punësuar njerëzit ose për t’u kryer ndonjë punë dhe sot i përdorin ato të holla për të blerë pasuri ose bëjnë tregti në tregun e zi e pasurohen edhe më tepër. Duhet vënë para ligjit: ku i more këto të holla: - duhet pyetur secilin. Shkëndija: Kohë më parë nga “Zëri i Amerikës” jemi njoftuar se të prirë nga Ju keni mbledhur ndihma nga bashkatdhetarët në SHBA për objektet fetare në Shqipëri. Çka mund të na thoni për këtë më afërsisht? Imam Vehbi Ismaili: Po, sikur keni dëgjuar nga “Zëri i Amerikës”, nga mesi i muajit shtator, shkoi në Shqipëri një delegacion që përfaqësonte Qëndrën tonë, atë të Nju-Jorkut, Nju-Xhersit dhe të Waterbury Con. Të kryesuar nga unë, Imam Isa Hoxha dhe Imam Qamil Lami, pra fetarët e tri qendrave, vizituam shumicën e qyteteve të Shqipërisë dhe mbajtëm predikime fetare nëpër Xhamia dhe sheshe të ndryshme, ku u takuam me popullin, i cili ishte i etshëm për fe, por që nuk kishin njohuri për parimet e saj. Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte që të shihnim vetë se ç’nevoja themelore do të kishin bashkatdhetarët tanë për mëkëmbjen e fesë dhe të bënim çka ishte e mundur që t’u vinim në ndihmë. Nga vizita që bëmë konstatuam se xhamitë ishin ato që kishin qenë, por shumica e tyre ishin sheshuar për tokë. Kur e lashë Shqipërinë, vetëm Shkodra i kishte 36 xhami, ndërsa tash e gjetëm vetëm Xhaminë e Plumbit dhe ajo në gjendje të mjerueshme. Të tjerave nuk u dukej shenja. Po ashtu ishte bërë edhe në Kavajë dhe në shumë vende


INTERVISTË

27

të tjera. Vetëm në Berat i gjetëm dy xhami në përdorim dhe e treta mund të meremetohej. Mund të meremetoheshin gjithashtu edhe disa teqe në atë qytet dhe të përdoreshin. Nga kjo vizitë përfunduam se gjëja më me rëndësi ishte nevoja e edukimit fetar. Pra, libri dhe kuadrot fetare, pa të cilat nuk mund të funksiononin xhamitë. Bota islame kishte dhuruar disa bursa dhe u dërguan ose ishin në përgatitje të dërgoheshin studentë për të studiuar fenë në Egjipt, në Arabinë Saudite, në Turqi dhe në Libi. Ky proces për të arritur nivelin e duhur mund të marrë ndoshta edhe shumë vjet, por kjo një ditë mund të arrihet e po ashtu edhe xhamitë të meremetohen apo të ndërtohen sidomos me ndihma bujare nga bota myslimane, e cila edhe po ndihmon. Me të kthyer në Amerikë, mendimi im ishte që të hapej një fushatë për t’u mbledhur të holla për të ndihmuar meremetimin dhe ndërtimin e xhamive, por gjëja kryesore, mendoj, ishte të sigurohej një shtypshkronjë dhe ajo të furnizohej me letër, në mënyrë që të shtypeshin libra dhe të mësonte populli mysliman për fenë e vet. Se ç’do të sillte ndërtimi i xhamive pa pasur njerëz që do të dinin të faleshin në to? Por, kur arritëm në Amerikë, atje tashmë ishin hapur fushatat për të ndihmuar Qevrinë e Kosovës si dhe për të dërguar ilaçe në Shqipëri. Prandaj, vendosëm që për një kohë mos të hapnim edhe ne fushatë për grumbullimin e të hollave për ndërtimin e xhamive, sepse kjo fushatë do të pengonte suksesin e këtyre dy fushatave të sapofilluara, prandaj e lamë për më vonë. Por, i dhamë rëndësi librit dhe siguruam me qindra libra (që janë botuar nga qendra jonë) nëpër qytetet të ndryshme të Shqipërisë. Përveç kësaj, morëm një ndihmë bujare prej një shqiptari nga Reçani i Gostivarit që ishte tregtar në Kenosha Wisc dhe me ndihma që siguroi nga persona dhe organizata në Arabinë Saudite Z. Ismat Kazim, qemë në gjendje të shtypim 150.000 ekzemplarë librin Ç’është islamizmi, pastaj në 20.000 ekzemplarë librin Islamizmi, udhë natyrore e përkthyer nga Z. Xhevdet Hoxha, si dhe 20.000 ekzemplarë të librit Muhamedi, edukator i shkruar nga një shkrimtar amerikan dhe i përkthyer nga Reshat Agaj. Të dy këta libra janë shtypur nga qendra jonë edhe si botime të para. Këta libra u shpërndanë në Shqipëri. Me ndihmën e Zotit, më vonë, hapëm një fushatë të përgjithshme në Amerikë dhe Kanada për të ndihmuar institutet fetare në Shqipëri.

28

EDUKATA ISLAME 87

Një gjë unë pres dhe këshilloj që profesorët e Medresesë së Shkupit dhe ata të Prishtinës, me studentët e klasave të larta të këtyre medreseve, të formojnë gjatë pushimeve verore karvane dhe të shkojnë në grupë në Shqipëri dhe të bëhen mësues e misionarë të fesë islame atje, meqë atje populli është shumë i etshëm për të mësuar, por kuadrot janë shumë të pakta ose janë të nivelit të ulët arsimor. Prandaj, shkuarja e tyre do t’i shërbente shumë fesë islame, ashtu siç shkojnë atje misionarë të kristianizmit nga të tëra anët e botës, madje nga Suedia e Norvegjia. Uroj dhe lutem që vitin e ardhshëm të bëjnë këtë veprim, përndryshe, do të jenë përgjegjës para Zotit që nuk dhanë zeqatin e diturisë me të cilin janë të paisur. Shkëndija: Pas 54 vjetësh jetë e vizituat Shqipërinë. Si e latë dhe si e gjetët këtë vend të ëndrrave të rinisë suaj? Imam Vehbi Ismaili: E vërteta është se unë kam qenë edhe një herë në Shqipëri, para vitit 1991, e kjo ka ndodhur në vitin 1988. Në atë kohë ende nuk kishte filluar demokratizimi në Shqipëri. Që nga viti 1962, pothuaj çdo vit kam plotësuar formularët duke kërkuar ta vizitoja atdheun dhe nuk u lejova deri më 1988, kur shkova bashkë me gruan, më 23 gusht dhe ndejta deri më 13 shtator, d.m.th. shkova në atdhe pas plot 49 vjetësh. E gjeta Shqipërinë si mos më keq. Më 1939 Shkodra kishte parqe e lulishte të bukura, e tani ato ishin zëvendësuar me disa apartamente të këqia e pa plan. Tirana në vitin që e lashë kishte një bulevard afër dy kilometrash në mes dhe në të dy anët ishte i zbukuruar me trotoare plot me pemë dhe me lule. Mbrëmjeve mbushej plot me njerëz që shëtisnim në të dhe kur lodheshim kishte karrige të gjata që mund të uleshim e të çlodheshim dhe të bisedonim. Në të dy anët kishte ëmbëltore dhe kafene, ku mund të hanim ndonjë ëmbëlsirë ose të pinim ndonjë kafe apo të hanim edhe ndonjë akullore. Tani vetëm nga “Hotel Tirana” e deri te “Hotel Dajti” kishte një udhë që mund të quhej Bulevard, por nuk kishte vende as për të pirë as për të ngrënë diçka, përveç në hotele. Kjo udhë tashmë nuk e kishte bukurinë e saj të vjetër dhe ndoshta ishte vetëm një e treta e asaj të dikurshmes. Hotelet në të gjitha qytetet që shkova, si në Gjirokastër, Berat,


INTERVISTË

29

Krujë, Vlorë e Shkodër, si ndërtesa nuk ishin të këqia, por nuk mbaheshin mirë. Të gjithëve u mungonte pastërtia, shërbimi dhe madje uji i nxehtë lejohej vetëm kur vinin turistët e huaj. Dëmi më i madh ishte bërë në popull dhe në shpirtërat e tyre. Gjithkush mendonte për vete. Nuk çante kokën për tjerët. Kishin frikë shumica të flisnin lirisht, si vëllai më vellain, i ati më të birin apo bijën, e ëma me djalin. Të gjithë kishin frikë nga njëri-tjetri. Më ndodhi një ditë në Berat. Ndërsa isha ulur dhe po lexoja një gazetë, në një prej karrigave të parkut pranë hotelit erdhi një djalë i ri, që kishte nja njëzet e ca vjet dhe u ul pranë meje dhe filluam të bisedonim. Kur e mori vesh se kush isha, më bëri disa pyetje për fenë islame dhe unë fillova të flisja rreth fesë. Por, pas disa minutash erdhi një djalë pak më i madh se ai dhe ky ma prezentoi se ishte i vëllai i tij dhe menjëherë e ndërroi bisedën. Ditën që shkova në Tiranë, erdhën dy njerëz të sigurimit dhe më morën në pyetje. Pse ke ardhur në Shqipëri? Me çka merresh? Kush vjen në xhami? Pse ke ribotuar librat e Ernest Koliqit? E të tjera. Gjithashtu ditën që po largohesha nga Shqipëria, më 13 shtator, herët në mëngjes, me erdhën dy të tjerë, Kostaqi dhe Idrizi, të dy të Sigurimit, të dy ishin barkmëdhenj që rrallë i shihje në Shqipëri. Ishin të veshur shumë mirë dhe ndoshta të vetmit me kravata që pashë në atdhe. Kostaqi m’u drejtua: “Xha Vehbi, a u kënaqe në Shqipëri?” Iu përgjigja: “Natyrisht, u kënaqa se takova disa nga të afërmit që i kisha lënë para 49 vjetësh dhe u njoha edhe me fëmijët e tyre. I vizitova varret e prindërve dhe të njërit vëlla, ndërsa dy të tjerëve nuk ua gjeta as varret”. Pastaj më pyeti: “A ka ndërruar Shqipëria?” “Natyrisht”, iu përgjigja. “Mbrenda 49 vjetësh çdo gjë ka ndërruar. Në kohën kur unë lashë Shqipërinë isha i ri, të haja me dhëmbë, tani me vështirësi i tërheq këmbët, e me zor ec”. Mrroli pak fytyrën dhe pastaj m’u soll e më tha: “Ti, xha Vehbi, ke bërë një gabim trashanik në Vlorë”. Unë, ia ktheva: “Me masat që peshoj unë gjërat, nuk kam bërë asnjë gabim të vogël dhe jo më trashanik!” Më shikoi me vërejtje dhe m’u drejtua: “Ti, xha Vehbi, në Vlorë ke ftuar për drekë në hotel dy vëllezërit dhe motrën e një tradhtari!” Për të shpjeguar çështjen: para se të nisesha për në Shqipëri, më solli puna në Otava të Kanadasë, ku takova një mik timin vlonjat, i

30

EDUKATA ISLAME 87

cili, kur e mori vesh se do të shkoja në Shqipëri dhe se në Vlorë kisha kunatën, nipin e mbesat, nxori nga xhepi dhe m’i dha disa dollarë, e më tha: “Të lutem, ftoi vëllezërit dhe motrat e mia dhe jepjau një drekë në emër tim”. Dhe unë e kreva këtë porosi. Andaj ktheva dhe u thashë: “Unë ftova vëllezërit dhe motrat e filanit që e ka lënë Shqipërinë me të jatin në moshë 16-vjeçare. Ç’tradhti ka mundur t’i bëjë ai atdheut në një moshë të tillë? Si duket, ju atje spiunët i keni rrugaça, se ai ka punuar shumë, ka përmirësuar gjendjen financiare, kujdeset t’i gjejë punë çdo shqiptari që i troket në derë, ndihmon bujarisht institutet fetare, nuk bën pjesë në asnjë parti politike. Prandaj, ata tuajt e kanë smirë dhe kanë shpifur gjithçka kundër tij. Ai për mua, në Otava, nderon veten dhe popullin shqiptar me veprën e tij mirëbërëse. Në doni të thoni se është antikomunist, kjo është e vërtetë, por t’ju them troç, antikomunist më i madh jam unë, se keni mbyllur faltoret ku mund të profesionoja karrierën time dhe më keni detyruar t’i shërbej fesë jashtë atdheut. Por, për një gjë duhet të jeni të sigurt: se ata që ju i quani tradhtarë, duke më përfshirë edhe mua në këtë moshë të kaluar që kam, po t’ju sulmojë Serbia ose Greqia, janë gati të gjithë të luftojnë bashkë me ju, jo për të shpëtuar komunizmin, por për të mbrojtur lirinë e atdheut”. Këtu ndërhyri Idrizi: “Xha Vehbi, i peshon gjërat me masa të ndryshme nga të tonat!” Po, është e vërtetë, i thashë. Unë nuk vështroj asnjë njeri se në cilën parti bën pjesë, por shikoj sjelljet e tij dhe njerëzishmërinë e tij. P.sh. Abaz Kupin e kam pasur mik të ngushtë të babait dhe e nderoja si person me karakter dhe më nderonte, po kurrnjëherë nuk më ftoi që të bëja pjesë në partinë e tij. Prof. Ernest Koliqin e nderoja si letrar dhe nuk më interesonte mua se në ç’parti bënte pjesë ai e shumë të tjerë”. Pas kësaj, u përshëndetën dhe u ngritën e shkuan, ndërsa unë pas dy orësh mora aeroplanin dhe e lashë atdheun e u ktheva në Amerikë. Nga kjo vizitë kuptova se jo vetëm ata që ishin aktualisht në burgje ishin të burgosur, por i mbarë populli shqiptar ishte i burgosur. Nuk ka dyshim se populli shqiptar dhe shqiptarët në tërë ish-Jugosllavinë ka hequr dhe heq shumë nga serbi që është armik tradicional i shqiptarëve, ndërsa populli i Shqipërisë vuajti dhe hoq nga vetë shqiptarët, e të heqësh e të vuajsh nga i yti është me të


INTERVISTË

31

vërtetë një fatkeqësi e madhe. Kur ktheva në Amerikë, në një mbledhje në sallën e Qendres Islame Shqipare, në darkën e Mevludit, u shpjegova të pranishëmve për gjendjen e tmerrshme në atdhe dhe thashë se popullit shqiptar i ka arritur shpirti për t’u dalur. Unë nuk jam politikan, thashë, por kam një ndjenjë të sigurt se brenda pesë vjetve regjimi komunist enverian do të rrëzohet. Zoti, qoftë lavdëruar, e shpejtoi këtë paralajmërim dhe filluan t’i bien krahët, pas dy-tri vjetve, dhe sot është në varrim e sipër, kohë kjo kur po lulëzon demokracia me të madhe. Shkëndija: Në fund, demokracia fitoi edhe në Shqipëri. Ç’rëndësi ka kjo për shqiptarët dhe për të ardhmen e tyre? Imam Vehbi Ismaili: Fitimi i demokracisë në Shqipëri është vërtet një ngjarje me shumë rëndësi dhe ne në diasporë, që në çdo mbledhje i jemi lutur Zoti që ta zhdukë komunizmin për 43 vjet sa jam udhëheqës fetar i myslimanëve në shtetin e Miçigenit, na kënaqi shpirtin, se më në fund filluam të shkojmë në vendin tonë pa pasur nevojë të kërkojmë leje. Në anën tjetër, edhe populli shpëtoi atje, shpëtoi nga humnera gjysmëshekullore dhe nuk ka dyshim se me punë të pareshtur dhe me durim, së fundi do të dalë nga errësira në dritë. Por, udhëheqësit demokratikë nuk duhet të flejnë dhe të mendojnë se e zhdukën komunizmin, se ata, komunistët, bëjnë çmos për ta diskredituar demokracinë dhe paraqitur si të pavlefshme para popullit tonë. Unë personalisht besoj se vjedhjet, plaçkitjet, shkatërrimet e shkollave, thyerjet e xhamave në trena dhe autobusëve janë drejtpërsëdrejti vepra të bëra nga komunistët ose të paguar nga ata ca rrugaçë në mënyrë që t’i drejtohen popullit dhe t’u thonë; ja se ç’ju solli demokracia! Udhëheqësit demokratë nuk duhet të jenë krejt të sigurt, por të punojnë pareshtur për forcimin e demokracisë, sepse më duket se nga siguria që ndiejnë në fitimin e votave parlamentare nuk punuan më si më parë dhe thuajse ranë në gjumë, andaj nuk arritën të fitojnë ashtu si duhet në votat lokale. Populli në Shqipëri duhet ta dijë se nuk është lehtë të zhduken mbeturinat e një regjimi që ka shkatërruar vendin materialisht e moralisht për afër një gjysmë shekulli, nuk mund të përmirësohet përnjëherë, por do kohë, punë, sakrifica, durim. Atëherë jam i sigurt

32

EDUKATA ISLAME 87

se brenda disa vjetve do ta shohim Shqipërinë të lulëzuar. Përveç partisë demokratike, që ka një barrë aq të rëndë sa edhe të shentjë, edhe fetarët e të gjitha feve kanë një punë dhe mision sa të shenjtë aq edhe të vështirë; që t’i pajisin besimtarët me moral të lartë, dashuri, vëllazërim dhe bashkëpunim e harmoni mes vete. Të gjitha fetë, cilatdo qofshin, nuk mësojnë tjetër veç se si të bëhen njerëz të mirë në shërbim të njëri-tjetrit. Jam i sigurt se do të bashkëpunojnë këto dy forca e do të shohim një Shqipëri të lumtur nga çdo pikëpamje në të ardhmen e afërt. Demokratizimi i Shqipërisë do t’u sjellë mbarësi, me ndihmën e Zotit, jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri, por do t’u shërbejë edhe shqiptarëve kudo në botë, sidomos atyre në ish-Jugosllavi, në fushën diplomatike, sikur se shihet edhe sot me fakte të gjalla. Unë mendoj, ndoshta mund edhe të gaboj, se po të ishte vënë në zbatim Lidhja e Mukjes, që u mbajt më 1943, dhe komunistët të mbanin fjalën e dhënë, tokat që atëherë ishin të bashkuara me Shqipërinë edhe sot do të ishin të bashkuara me të, por ata si komunistë shqiptarë i quajtën më të afërt komunistët jugosllavë sesa nacionalistët shqiptarë dhe shkuan e luftuan me ta për t’ua dorëzuar vendet shqiptare vëllezërve të tyre serbë. Dhe, në demostratat e 1981 përsëri për hatër të vëllezërve komunistë jugosllavë Qeveria Komuniste Shqiptare nuk e ngriti zërin fare që t’i mbronte dhe të kërkonte të drejtat e tyre në OKB, kurse të tjerët nuk lënin rast pa protestuar kur u merreshin nëpër këmbë të drejtat e bashkëkombasve të tyre. Pra, komunizmi enverian ka qenë një fatkeqësi e madhe për gjithë kombin shqipar kudo që ka jetuar. Falë Zotit që shpëtuam prej tij. Shkëndija: Për Kosovën keni shkruar dhe botuar shumë artikuj publicistikë në gjuhë të huaja. Duke e njohur gjendjen në Kosovë, si e shihni zgjidhjen e problemit të saj në Ballkan dhe në Evropë? Imam Vehbi Ismaili: Kosovën që në fëmijëri e kam dashur. Se duke studiuar përpjekjet e popullit shqiptar për liri, ç’prej Lidhjes së Prizrenit e deri në indipendencën që mori Shqipëria e cunguar, ata, kosovarët, kanë derdhur shumë gjak për të. Mandej, gjatë kohës që


INTERVISTË

33

nuk m’u lejua të shkoj në Shqipëri, nga viti 1970 e deri më 1980, e kam vizituar tri herë Kosovën dhe vendet e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Nga malli i madh që kisha për atdheun, çdo herë shkoja në Dibër, në Hot vetëm që t’i hedhja një sy atdheut. Kur shkova për herë të parë në Prishtinë, nuk njihja njeri personalisht, vetëm se kisha korrespondencë me Z. Feti Mehdiun, atje bëra shumë shokë dhe miq si nga intelektualët fetarë ashtu edhe nga ata të Universitetit. Të gjithë më pritën në shtëpitë e tyre me dashuri vëllazërore, më bënë ta ndiej veten sikur të isha në atdhe. Prandaj, sa herë që më ka rënë rasti, me fjalë ose me shkrim e kam mbrojtur Kosovën dhe jam munduar t’ju jap përkrahje morale e materiale sa herë që më është dhënë rasti. Unë mendoj se Kosova dhe shqiptarët në Jugosllavi do t’ua arrijnë qëllimeve të tyre. Udhëheqësit kosovarë, e sidomos Ibrahim Rugova, kanë treguar e tregojnë pjekuri e maturi diplomatike, e besa edhe vetë populli kosovar po bën sakrifica të mëdha dhe po e mban vetën në raste që shumë vështirë është të mbash durimin. Vetë serbët me masakrat që po bëjnë në Bosnje, bota e qytetëruar më në fund i kuptoi se çfarë njerëzish janë. U kuptua edhe propaganda e tyre e rrejshme se gjoja shqiptarët i keqtrajtojnë serbët që jetojnë në Kosovë. Prandaj, kam besim të plotë në Zotin se Kosova do të njihet republikë më vete dhe se tërë shqiptarët e Jugosllavisë do të fitojnë pavarësi dhe do të zënë vendin që e meritojnë si në Ballkan ashtu edhe në Evropë. Por, është detyrë e gjithë shqiptarëve në diasporë, qofshin në Amerikë ose në Evropë, që t’u ndihmojnë moralisht e materialisht, me penë e me para vetëm që t’ia arrijnë synimit të tyre. Zoti në Kur’an urdhëron e thotë: “Nuk e humb shpërblimin e atyre që punojnë me sinqertitet”. Uroj që së shpejti Kosova të njihet si shtet i pavarur. Shkëndija: Para pak vjetësh në Prishtinë është botuar drama e shkrimtarit të njohur egjiptian Teufik El Hakim me titull “Banorët e shpellës”, e përkthyer nga ju. Cili është Vehbi Ismaili si përkthyes dhe çka ju shtyri ta përktheni këtë vepër? Imam Vehbi Ismaili: Qysh në fëmijëri kam qenë një prej admiruesve të novelave të Prof. Ernest Koliqit, prandaj kur fillova ta preze-

34

EDUKATA ISLAME 87

ntoj literaturën shqipe në gjuhën arabe, pikërisht e fillova me novelat e tij. Kur erdhi Prof. Koliqi në Kairo, m’u dha rasti të njihesha me të dhe unë e njoha atë me shumë shkrimtarë egjiptianë si Teufik El Hakimin, Dr. Taha Hysejnin dhe Mahmud Tejmurin. Me të kthyer në Itali, Prof. Koliqi kërkoi nga unë që të shkruaj diçka për Shejzat ose të përktheja ndonjë nga veprat e Teufik El Hakimit. Unë e zgjodha dramën “Banorët e shpellës”, motivi i së cilës ishte marrë nga një tregim i Kur’anit. Kur u mbarua së botuari në disa vazhdime në revistën “Shejzat”, bëra një parathënie mbi temën e librit si dhe mbi jetën e Teufik El Hakimit dhe në shtypshkronjën e “Shejzave” e shtypa në disa qindra kopje dhe e shpërndava ndër miq. Vite më vonë Z. Ali Rexha ra në kontakt me mua dhe m’i kërkoi disa libra të Fan S. Nolit që i mungonin, sepse Rilindja donte të rishtypte koleksionin e plotë të veprave të tij. Me këta libra ia dërgova edhe një kopje të dramës “Banorët e shpellës”, e cila, siç mora vesh më vonë nga një mik i cili ma dërgoi një kopje të botimit të Rilindjes, e kishin botuar, por duke hequr parathënien time dhe duke ia shtuar një parathënie të shkruar nga miku im, Dr. Muhamed Mufaku. Për mua parathënia ishte shumë me rëndësi, sepse me të kisha për qëllim t’u thosha letrarëve myslimanë shqiptarë se në Kur’an ka tregime që po të shtjellohen nga një shkrimtar i mirë, me to mund të pasurohet shumë letërsia shqipe. Madje, duhej të shkruhej edhe diçka mbi autorin e veprës që kështu ta njihte lexuesi shqiptar. Prandaj unë e ribotova me parathënien time, duke mos e lënë jashtë as atë të Dr. Muhamed Mufakut. Të gjitha përkthimet që kam bërë nga arabishtja janë me tema fetare. Përkthimi nga arabishtja është shumë më i vështirë se përkthimet nga anglishtja, sepse gjuha arabe është shumë e pasur. Unë nuk pretendoj të jem letrar dhe ta zotëroj gjuhën shqipe ashtu si duhet, por e admiroj literaturën. Biblioteka ime është shumë e pasur me botimet shqipe, si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria. Kur mendoj të përkthej një libër nga arabishtja, e lexoj dy-tri herë dhe mundohem ta bluaj në gjuhën shqipe. Pastaj i hy përkthimit dhe si ta mbaroj, e lë për një muaj ose dy, e pastaj e rishikoj dhe e korrigjoj edhe një herë, duke u munduar gjithnjë që brenda mundësive të zbukuroj dhe e jap në shtyp.


INTERVISTË

35

Shkëndija: Zoti Ismaili, shqiptarët në Detroit janë të shumtë. Sa ruhen gjuha, tradita, kultura dhe feja ndër ta, kur dihet se shumë prej tyre jetojnë me dekada larg atdheut? A është bërë diçka më shumë për t’i ruajtur këto cilësi kombëtare, sidomos nga institucionet fetare të shqiptarëve në SHBA, aty ku tubohen më së shumti në kohën e lirë? Imam Vehbi Ismaili: Shumica e shqiptarëve të Amerikës, sidomos ato familje ku të dy bashkëshortët janë shqiptarë, e kanë ruajtur gjuhën dhe i kanë mbajtur zakonet e tyre kombëtare. Ata në shtëpitë e tyre flasin shqip dhe të shtuneve ose të dieleve i dërgojnë fëmijët e tyre në kisha e xhami, ku mësojnë ta shkruajnë gjuhën e tyre shqipe. Fëmijët e atyre, që vijnë nga vendet e ish-Jugosllavisë, i kanë ruajtur dhe i ruajnë më tepër, sepse kanë pasur mundësi t’i dërgojnë fëmijët e tyre gjatë verës në vendbanimet e të parëve të tyre dhe u është dhënë rasti t’i mësojnë më mirë gjuhën dhe traditat e tyre kombëtare. Po në xhami dhe në kisha fëmijët mësojnë edhe për fenë e tyre. Këtu po e jap një shembull të vogël. Para disa vjetësh gazeta Rilindja, që botohet në Zvicër, shkroi për nevojat që kishin fëmijët e shkollave në Kosovë si për lapsa, fletore, tekste e të tjera dhe kërkonte ndihmën e shqiptarëve në diasporë për t’u përmbushur këto nevoja. Zonjusha Fatmire Sylejmani, vajzë me origjinë kosovare, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, që e flet gjuhën shqipe shumë mirë, sepse e ka mësuar nga prindërit e saj dhe e lexon dhe e shkruan bukur gjuhën e mëmës, sepse ka mësuar në Qendrën Islame Shqiptare, në një natë dëfrimi, në sallën e xhamisë sonë, tuboi më tepër se 3000 dollarë për këtë qëllim, të cilat edhe i dërgoi. Një gjë dihet: qëllimi kryesor i themeluesve të kishave dhe xhamive këtu në Amerikë ka qenë thjesht kombëtar, ndërsa sa u përket nevojave të tyre fetare, kisha e xhamia të ndërtuara nga të tjerët kishte në të gjitha anët e Amerikës. Pionier i parë i kësaj lëvizjeje ka qenë Fan S. Noli, i cili i filloi dhe i zhvilloi kishat ortodokse shqiptare para 70 vjetësh e që i shërbyen shumë kombit tonë. Në ndërtimin e tyre morën pjesë materialisht të gjithë shqiptarët, pa dallim feje. “Shkëndija”, shtator 1994 Nga libri “Nëntë biseda për Kosovën” - Prishtinë, 2005

36

EDUKATA ISLAME 87

Hasan Hasani

FOR 43 YEARS I PRAYED TO GOD FOR THE DEMISE OF COMMUNISM (Summary) Imam Vehbi Ismaili is a distinguished religious leader in the USA. Since the age of 18 he has worked as Imam, initially in Egypt. In 1949, he moved to Detroit (USA), where he preached Islam to Muslim Albanians. He is a wellknown writer, Muslim scholar and human rights activist. His contribution in all these areas was very important. Vehbi Ismaili – writer, translator, Imam of the Detroit Mosque, anticommunist, spiritual leader of the Muslim Community in the USA.

‫ﺣﺴﻦ ﺣﺴﻦ‬

‫ ﻋﺎﻣﺎ ﺑﻮﻻﻳﺔ ﻣﻴﺸﻐﺎن‬43 ‫دﻋﻮت اﷲ ﻟﻴﺪﻣﺮ اﻟﺸﻴﻮﻋﻴﺔ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ .‫ﻳﻌﺘﱪ اﻻﻣﺎم وﻫﱯ إﲰﺎﻋﻴﻞ رﻋﻴﻤﺎ دﻳﻨﻴﺎ ﻣﺮﻣﻮﻗﺎ ﺑﺎﻟﻮﻻﻳﺎت اﳌﺘﺤﺪة اﻻﻣﺮﻳﻜﻴﺔ‬ ‫ ﻋﺎﻣﺎ ﻋﻠﻢ اﻣﺎﻣﺎ ﺑﺎﳌﻬﺠﺮ ﺑﺪاﻳﺔ ﰲ ﻣﺼﺮ ﰒ ﺑﻌﺪ ﺳﻨﺔ‬18 ‫ﻣﻨﺬ ان ﻛﺎن ﻋﻤﺮﻩ‬ .‫م ﲟﺪﻳﻨﺔ دﻳﱰوﻳﺖ ﺑﺎﻟﻮﻻﻳﺎت اﳌﺘﺤﺪة اﻻﻣﺮﻳﻜﻴﺔ ﺑﺎﳌﺮﻛﺰ اﻻﺳﻼﻣﻲ اﻻﻟﺒﺎﱐ‬1949 ‫ﻫﻮ ﻣﻌﺮوف ﻛﻤﻔﻜﺮ إﺳﻼﻣﻲ و ﺻﺤﻔﻲ و ﻛﺬﻟﻚ ﻛﻤﺪاﻓﻊ ﳊﻘﻮق اﻻﻧﺴﺎن و‬


38

A K A ID

M. Abdel Haleem

KELAMI I HERSHËM (Përkufizimi dhe zhvillimi historik) Kelam (‫ )ﻛـﻼم‬apo ilm’ul-kelam (‫ = ﻋﻠـﻢ أ ﻟﻜـﻼم‬shkenca e kelamit), është emërtim i asaj diturie të Islamit e cila zakonisht quhet si “teologji spekulative”. Tekstualisht, kelam do të thotë “të folur, bisedë apo fjalë”; jetekel-lem fi domethënë të bisedohet apo të diskutohet për ndonjë çështje apo temë. Për përdorimin e hershëm të fjalës kelam, transmetohet se Pejgamberi ka hasur në grupin e muslimanëve, i cili jetekel-lemune1 fi’l-kader = ka biseduar apo diskutuar për paracaktimin2. Përkundër tekel-leme fi qëndron sekete an = të mos flitet për atë çështje apo temë. Fjala u shfaq në transmetimet e tjera dhe ka vazhduar të përdoret në kuptimin e njëjtë madje edhe kur diskutimet për çështjet teologjike janë bërë më të fuqishme dhe më konkrete. Deklarata e Malikut (vd. 179/795) shpjegon lidhshmërinë e diskutimeve të tilla dhe të fjalës kelam në domethënien e saj gjuhësore. Ai ka thënë: “Ruajuni nga shpikja e risive...; të atyre që flasin për (jetekel-lemune fi) emrat dhe atributet e Zotit, Fjalën e Tij, Dijen dhe Fuqinë dhe nuk 1 2

Në një version tjetër jahtesimune fi – diskutimi për kaderin. Ai gjithashtu ka thenë, “Men tekel-leme fi‘d-dini bi re’jihi fekad it-tahamah”, d.m.th., “Kush diskuton mbi fenë duke u bazuar vetëm në opinionin e tij, e ka vënë fenë në dyshim.”

EDUKATA ISLAME 87

heshtin (jeskutun) për gjerat për të cilat as’habët e Pejgamberit dhe pasardhësit e tyre kanë heshtur.”3 Si jurist, gjithashtu ka thënë: “Nuk e dua kelamin përveç nëse nuk nënkupton edhe amel (vepër), kurse kur është në pyetje kelami për Zotin, më e mirë është heshtja.”4 Kelam këtu do të thotë diskutim për gjerat teologjike. Sikur që Abdurraziku korrektësisht ka vërejtur, diskutimet e tilla janë emërtuar me kelam edhe para se kelami si shkencë të bëhet e pavarur dhe është shkruar në shkresa, kurse personat që janë marrë me diskutime të tilla gjithashtu janë quajtur mutekel-limun. Kur janë shkruar librat për këto çështje, dituria e cila është shkruar për këtë është emërtuar me emrin që është aplikuar në diskutimet e tilla.5 Në burimet islame është ofruar një varg shkaqesh për emërtimin e tillë të shkencës së kelamit. Taftazaniu (vd. 793/1390)6 në mënyrën vijuese i ka përmbledhur këto shka-qe: 1. Tradicionalisht diskutimet për cilindo problem të veçuar janë emërtuar me el-kelam fi hadha we kedha = shqyrtimi i kapitullit ose pjesës për këtë e këtë). 2. Çështja e kelam’ull-llah (të Folurit e Zotit) ishte problemi më i njohur rreth të cilit pikërisht edhe kanë rrjedh diskutimet më të shumta. 3. Dituria e kelamit ndërton te personi fuqinë e bisedimit apo të diskutimit për çështjet e religjionit dhe me argumentet e personit bënë përshtypje të thellë në argumentet e oponentit të tij, sikur që këtë e bënë logjika në fushën e filozofisë. Në aspekt të shkakut të parë, është e saktë se kaptinat në librat e hershëm sikur që janë El-Ibaneh të autorit El-Esh’ariut (vd. 324/935) dhe El-Mugni të autorit Abdulxhebbarit (vd. 415/1024) bartin tituj të tillë por këto vepra janë shfaqur shumë më vonë se emri kelam si

3

Y.H. Farghal, Nash’at al-ara’ wa’l-madhahib wa’l-firaq al-kalamiyyah, 1 (Cairo, 1966): 266. 4 ‘Abd al-Raziq, op. cit.: 266-7; Shafi’i, Al-Madhal ila dirasat ‘ilm al-kalam, (Cairo, 1991): 28-29. 5 Op. cit.: 265. 6 Sharh al-Aqaid al-Nasafiyyah, ed. Nur Muhammad, Karachi, n.d., 5


AKAID

39

shkencë. Po ashtu, mund të thuhet edhe për shkakun e dytë, sepse emri ka qenë i mirënjohur para diskutimeve për kelam’ull-llahun (krijimin apo moskrijimin e Kur’anit). Ngjashëm, shkaku i tretë thirret në shkallën kur logjika dhe filozofia greke janë bërë mjaft të njohura dhe ndikuese në rrethin kulturor islam të shekullit të tretë/nëntë, pasi që emërtimi kelam është përforcuar hollësisht. Janë theksuar edhe supozimet e tjera7 nga të cilat mosmarrëveshjet e krijuara mund të eliminohen me arsyetimin se e kanë trajtuar shfaqjen e mëvonshme të ilm’ul-kelamit, diturinë të themeluar qysh në shekullin e dytë / të tetë. Dijetarët perëndimorë, nga ana tjetër, kanë përfaqësuar prejardhje joislame të nocionit kelam, të nxjerr nga nocioni grek dialexis të cilin e kanë përdorur etërot kishtar apo, edhe, nga nocioni logos, drejtpërdrejt apo tërthorazi nëpërmjet sirianëve8 të cilët kanë folur me gjuhë siriane, por asnjë prej argumenteve të tyre nuk është bindës. Nocioni kelam në kulturën islame paraprinë dhe përdoret para kontakteve me burimet siriane, greke apo siriane, por mbi të gjitha kelami, sikur që do ta shpjegojmë më tej, nuk është nocioni i vetëm të cilin muslimanët e përdorën për këtë dituri janë përdorur edhe gjashtë terma. Shpjegimi më bindës për paraqitjen e këtij nocioni mbetet domethënia e tij burimore gjuhësore sikur ajo që është përdorur në transmetimin paraprakisht të cituar të Pejgamberit a.s. J. van Ess konsideron se çdo diskutim për çështjet fetare mund të konsiderohet vepër e kelamit; më parë, kelami kërkon mënyrë të veçant të trajtimit të çështjeve religjioze: ky është veprim në të cilin ekzistimi i kundërshtarit është domosdoshmëri. Kelam domethënë “veprim” në të cilin ekziston diskutimi për ndonjë temë e cila zakonsiht zhvillohet deri në shkallë të caktuar sipas metodës pyetje-përgjigje, shpesh e ndërtuar në formë dilemash.9 Van Ess thekson risalen e cila i përshkr-

7

Shih Shafi op. cit.: 28 M. Cook has summed up this position in “The Origin of Kalam”, Bulletin of the School of Oriental and African Studies, 43, 1980, 42-43. 9 Shih Anfange Muslimischer Theologie (Beirut, 1977): 55-56 (Arabic summary); The Cultural Contest of Medieval Learning, ed. J.M. Murdoch and E. Dudley Sylla (Boston, 1975): 89, 105 8

40

EDUKATA ISLAME 87

uhet Hasan ibn Muhammed El-Hanefijut, trajtesën antikaderite të cilën e vendos në vitin 73/692, në mënyrë që të theksojë shembull për kelamin në këtë kuptim, si formulë dialektike e cila fillon me theksimin e çështjeve në formë të operacionit logjik të lidhjes së deklaratave (disjunkcioni): për cilin do obcion të përcaktohet oponenti, humb dhe kapet në pozitë e cila është qartësisht e paqëndrueshme apo, edhe, identike me pozicionin e personit i cili e ka filluar disjukcionin. Sa i përket kohës, Michael Cook bindshëm argumenton se fillimi i përshkruhet vetëm një personi-imamit zejdit El-Hadiut (vd.298/910), se shumë argumente të van Ess-it janë me pikëpyetje dhe se nuk mund të thuhet për rezultatin se paraqet dëshmi, me çka njofton se koha mund të jetë më vonë nga gjysma e parë e shekullit të dytë/ të tetë.10 Përdorimi konstant i formulës dialektike në atë risale aq të gjatë dialektike dhe fakti se stili i të shkruarit aq qartë dallohet nga stili i Hasanit në risalen e tij tjetër Risalet’ul-irxha’, e bëjnë edhe më të rëndë pranimin e përshkrimit të saj Hasanit në bazë të autoritet të vetëm të ElHadiut. Na bazë të risales, van Ess konfirmon se forma është huazuar nga burimet greke, deri sa Cook, në vazë të tekstit sirian, me formën e ngjashme të risales, konfirmon se burimi i risales është sirian. Pa hyrë të problemin e raportit të kulturës islame ndaj asaj greke dhe siriane, është vështirë të pajtohemi se autorët muslimanë domosdoshmërisht janë mbështetur në (ndonjë) burim (të tillë) në mënyrë që të njihen me formulën e tillë, sikur edhe diç e tillë të mos ekzistonte në kulturën e tyre. Në të vërtetë, kemi një pjesë të argumenteve të datuar shumë më herët nga data të cilën e përfaqësojnë van Ess-i dhe Cook-u: ka të bëjë me dialogun ndërmjet Ibn Abbasit dhe disa harixhinjve të cilët u rebeluan kundër Aliut. I dërguar nga halifi Aliu të diskutojë me ta, Ibn Abbasi pyeti: “Ç’keni kundër Aliut”? U përgjigjen: “Tri gjera: E para, i ka vendosur njerëzit si gjyqtar fi emri’l-lahi = për çështjet e Allahut, kurse në të vërtetë gjykimi i përk10

Op cit.: 32.


AKAID

41

et vetëm Allahut. E dyta, ka luftuar, por nuk ka zënë robër apo prenë e luftës. Nëse kundërshtarët kanë qenë besimtarë, atëherë nuk ka pasur të drejtë të luftojë kundër tyre, e nëse kanë qenë jobesimtarë, ka pasur të drejtë t’i vrasë dhe të zënë robër lufte. E treta, ka abdikuar nga pozita e emir’ul-mu’mininit (komandant i besimtarëve). Nëse nuk ka qenë emir’ul-mu’minin atëherë ka qenë emir’ul-kafirin = komandant i mosbesimtarëve.” Ibn Abbasi i pyeti ata: “Nëse e përmendi nga Kur’ani dhe Sunneti atë që e përgënjeshtron argumentin tuaj, a do t’i ktheheni atij?” U përgjigjen: “Përse jo!” Për çështjen e parë e citoi Kur’anin 6,95 dhe 4,35 ku thirret në vendosjen e paqebërësit i cili do të vendosë për çmimin e lepurit të vrarë në haram dhe për konfliktet martesore, dhe atëherë i pyeti ata: “A mendoni se është më mirë njeriut t’i jepet autorizim të vendosë për çështjet e shpagimit të gjakut ndër muslimanët dhe për pajtimin apo të venbdosë për çmimin e lepurit ose për gjerat që rrjedhin nga ajo dhe se a është e lejuar për njeriun të ketë marrëdhënie intime me gruan?” E pranuan se kishte të drejtë. Për çështjen e dytë- se Aliu ka luftuar pa zënie rob dhe pa pre lufte, Ibn Abasi i pyeti harixhitët: “A do ta robëronit nënën tuaj Aishen?11 Nëse thoni ‘ajo nuk është nëna jonë’, do të ishit mosbesimtarë, kështu e shihni se jeni shtyrë në distancën para dy çështjeve të palejuara. A jam përgjigjur me këtë në argumentet tuaja?” Ata thanë: “Po”. Kurse sa i përket vërejtjes suaj se ka abdikuar nga pozita e emir’ulmu’mininit, mund të përmendi si ka vepruar Muhammedi a.s. në Hudejbij kur përfaqësuesi i kurejshëve nuk dëshiroi të pranojë atë që Aliu e shkroi “Ajo që u kontraktua ndërmjet Pejgamberit të Allahut dhe ...”, me ç’rast Ebu Sufjani dhe Suhejli bënë vërejtje: “Sikur të të kishim pranuar si Pejgamber të Allahut nuk do të luftonim kundër teje”, kurse në këtë gjë Pejgamberi i Allahut i tha Aliut: “Fshije atë dhe shkruaje: “Ajo që është kontraktuar ndërmjet Muhammedit, birit të Abdullahut dhe Ebu Sufjanit dhe Suhejlit”. Në këtë çast, dy mijë harixhitë ndërruan qëndrimin e tyre dhe nuk luftuan kundër Aliut.12 11 12

Si bashkëshorte e Pejgamberit ajo është “Nënë e besimtarëve”. Ibn ‘Abd al-Bari, Jami’ bayan al-ilm wa fadluh (Cairo, pa datë botimi.): 376-377.

42

EDUKATA ISLAME 87

Në këtë dialog edhe harixhitët edhe Ibn Abbasi e përdorën formulën disjunktive, kurse kjo kohë me të madhe i paraprinë kohës së risales të cilën e përmendin van Ess dhe Cook kur supozojnë burimin jomusliman të formulës. Qëndrimi i van Ess se kelami duhet të inkuadrojë diskurs të tillë dialektik nuk pajtohet me qëndrimin islam për kelamin. Natyrisht, diskursi dialektik dhe formula disjunktive janë pjesë të kelamit por jo edhe forma e tij e vetme. Gjatë historisë së kelamit shkrimet teologjike të rëndësive të ndryshme gjithashtu janë pranuar si pjesë e kelamit. Sikur që përmendëm, kelami nuk është emërtim i vetëm i dhënë kësaj diturie si subjekt i pavarur. Më shumë se shtatë emërtime në gjuhën arabe janë përdorur për të, që është ndoshta e panjohur për cilëndo shkencë tjetër, që mund të jetë edhe tregues se hezitimi ndaj kelamit, sikur është rasti me Malikun, janë vazhduar edhe më tej. 1. Një nga shprehjet më të vjetra e ka dhënë Ebu Hanifeh (vd. 150/767) në shekullin e dytë / të tetë - ilm’ul-fikh’il-ekber. Fikh është fjalë kur’anore (9, 122) dhe kjo zbulon raportin ndërmjet kelamit dhe fikhut. Mbiemri “el-ekber” paraqet epërsinë mbi gjerat, kurse ka të bëjë me epërsinë e parimit të fesë mbi aspektet praktike të Sheriatit. 2. Ilm’ul-kelam gjithashtu është ndër emërtimet më të vjetra. Është thënë se Xhafer Es-Sadiku (vd. 148/765), Ebu Hanifeh (vd. 150/ 767), Maliku (vd. 170/795) dhe Shafiu (vd. 204/819) i kanë dhënë mendimet e tyre për kelamin dhe mutekel-limunët.13 Duket se ky emërtim është më i zakonshmi dhe më i qëndrueshmi. 3. Ilmu usul’id-din, edhe një emërtim i hershëm i bazuar në ndarjen e dijes religjioze në usul dhe furu’ (bazat dhe degët). Këtë shprehje e kanë përdorur El-Esh’ariu (vd. 324/935) në veprën e tij El-Ibanetu an usul’id-dijaneh dhe El-Bagdadiu (vd. 429/1037) në veprën e tij Usul’id-din. Fakultetet teologjike në Universitetin e El-Ez’herit, për shembull, quhen Kul-lijjetu usul-id-din.

13

Shih: Shafi: 26.


AKAID

43

4. Ilm’ul-akaid, emërtim më i vonshëm, ndoshta nga shekulli i katërt / i dhjetë. Ky emërtim paraqitet në veprat e autorëve sikurse janë Et-Tahaviu (vd. 331/942), El-Gazaliu (vd. 505/1111), Et-Tusi (vd. 671/1271) dhe El-Ixhi (vd. 756/1255). 5. Ilm’un-nadhar we’l-istidlal, këtë shprehje e ka përmendur Et-Taftazaniu në hyrjen e veprës Sherh’ul-akaid’in-nesefijjeh. Ky emërtim është dhënë në librat e hershme të kelamit, në kapitullin e hyrjes, i cili merret me dëshmitë dhe metodologjinë e ilm’ul-kelamit. Kjo mund të shihet në veprat e Usul’id-din, të autorit El-Bagdadit (vd. 429/1037) dhe El-Mugni, të autorit Abdulxhebbarit (vd. 415/1024). Mbase për shkak të qenësisë së metodologjisë së ilm’ul-kelamit emërtimi është përvetësuar për shkencën në tërësi. 6. Ilm’ut-tewhid we’s-sifat, kështu e quajtur sigurisht për shkak të rëndësisë së Unitetit dhe atributeve të tjera të Zotit. Ky emërtim paraqitet në hyrje në veprën Sherh’ul-akaid-in-nesefijjeh të autorit Et-Taftazaniut. 7. Ilm’ut-tewhid, sepse kjo është nyja më e rëndësishme e fesë islame. Këtë emërtim e ka përdorur Muhammed Abduhu (vd. 1323/1905) në veprën e tij Risalet’ut-tewhid, kurse është bërë i zakonshëm ndër teologët bashkëkohorë. Meqenëse ilm’ul-kelami u bë shkencë e pavarur, janë ofruar përkufizime të ndryshme të këtij nocioni; përkufizimet vijuese, të dhëna në kohë të ndryshme të historisë së kelamit, më së shpeshti përmenden. Më e hershmja është ajo e Ebu Hanifes (vd. 150/767), i cili ia ka emërtimin el-fikh’ul-ekber dhe tha: “Fikhu në usul’id-din është më i mirë se fikhu në furu’ul-ahkam. Fikhu është dituri mbi besimet dhe praktikën të cilat janë të lejueshme dhe të cilat janë të obligueshme. Ajo që ka të bëjë me besimet quhet el-fikh’ul-ekber kurse ajo që ka të bëjë me praktikën thjesht quhet fikh.”14 Dallimi i këtillë ka ndikuar te teologët e mëvonshëm hanefitë, sikurse te En-Nesefiu (vd. 537/

44

1142), kurse njohja në të dy format e fikhut është ajo e cila bazohet në dëshmitë tradicionale (naklij) dhe racionale (aklij). El-Farabiu (339/950) i dallon nocionet kelam dhe fikh dhe kelamin e përkufizon në veprën e tij Ihsa’ul-ulum si: “Dituri e cila i mundëson ndonjë personi t’i përkrah besimet konkrete dhe veprat ashtu si këtë e kanë konstatuar legjislatorët e religjionit dhe se i përgënjeshtron të gjitha qëndrimet të cilët iu kundërvihen.” 16 El-Bejdaviu (vd. 680/ 1281) dhe El-Ixhi (vd. 756/1355) e përkufizojnë kelamin si: “Dituri e cila mundëson konstituimin e besimeve religjioze me theksimin e argumenteve/dëshmive kurse me refuzimin e dyshimit.” Ibn Halduni (vd. 807/1404) kelamin e përkufizon si: “Dituria e cila inkuadron argumentimin me dëshmi racionale në mbrojtje të nyjeve të fesë dhe në përgënjeshtrimin e inovatorëve të cilët i shtrembrojnë besimet e muslimanëve të hershëm dhe të besimdrejtësisë (ortodoksisë) muslimane.” 17 Në erën e re, Muhamed Abduhu (vd. 1323/1905) ofron përkufizimin vijues: “Dituri e cila hulumton Qenësinë dhe Atributet e Zotit, qëndrimet thelbësore dhe të mundshme për Të, sikur edhe mohimet të cilat janë të domosdoshme për vendosjen e raporteve me Të. Po ashtu, merret me pejgamberët, autenticitetin e porosive të tyre, me tretmanin e cilësive të tyre themelore dhe përgjegjëse dhe me ato që është me to e papajtueshme.18 Fazën më të hershme të kelamit e gjejmë në vetë Kur’anin. Kelami në kuptimin e tij teknik nënkupton ofrimin e dëshmive racionale në mënyrë që të vendosen nyjet e fesë. Kjo, në të vërtetë, është veçoria kryesore e mënyrës me të cilin Kur’ani i trajton çështjet teologjike. Në ajetet e para të shpallura lexojmë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga pika e farës (alek)! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte....”. (96, 1-5). Këto ajete flasin për fuqinë e krijimit, shkallë pas shkalle; më vonë theksohen shkallët e ndryshme të 15

Shih: Taftazani, op. cit.: 4ff; Shafi, op. cit.: 15. Fi Ihsa’ al-‘ulum, ed. ‘Uthman Amin (Cairo, 1968): 69-70. 17 Op. cit.: 32. 18 The Theology of Unity, trans. I. Musa’ad and K. Cragg (London, 1960): 29. 16

14

K.A. al-Bari, Jami’ Bayan al-ilm wa fadluh (Cairo, 1949): 28-29.

EDUKATA ISLAME 87 15


AKAID

45

46

EDUKATA ISLAME 87

zhvillimit të embrionit, nga sperma produktive, nëpërmjet embrionit, fetusit, fëmijës, personit të rritur deri te gjendja e keqësuar për shkak të pleqërisë dhe, në fund, vdekjes në mënyrë që të tregohet se Ai që e bënë këtë gjithashtu është në gjendje ta çojë personin edhe në shkallë të mëtutjeshme – ringjallje pas vdekjes (22, 5-7; 23, 12-16). Për ringjalljen flitet në shumë vende në Kur’an. Në shembullin vijues kanë diskutuar dy filozofë muslimanë, El-Kindiu dhe Ibn Rushdi, të cilët e kanë analizuar bazën racionale të argumentimit kur’anor të ringjalljes në këtë mënyrë: “A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, e megjithatë ai bëhet kundërshtar i hapët?! Ai na sjellë shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë:“Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë; Ai që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni për të ndezur”. Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi! Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” dhe ajo bëhet.” (36, 77-82).19 Edhe pse nuk është libër shkollor i teologjisë, i cili ofron analiza sistematike, Kur’ani i trajton të gjitha çështjet për të cilat është diskutuar në kelam, më vonë plotësisht të zhvilluar. Së këndejmi, El-Kushejriu (vd. 465/1072) thotë se “është për t’u çuditur me ata të cilët pohojnë se nuk ka ilm’ul-kelam në Kur’an kur numri i ajeteve të cilët trajtojnë el-ahkam’ush-sheriah është shumë më i vogël në raport me ajetet të cilat merren me bazat e fesë.”20 Ngjashëm, Rraziu (vd. 606/ 1209), sidomos komentuesi i ditur i Kur’anit dhe mutekel-limi, thekson se në Kur’an gjerësisht është i përfshirë diskutimi për tewhidin, pejgamberinë dhe për botën tjetër. Sepse, Pejgamberi është dashur të luftojë gjerësisht kundër të gjitha llojeve të pabesimtarëve, ateistëve,

atyre të cilët e mohojnë Fuqinë dhe Paracaktimin e Zotit, atyre të cilët Zotit i shoqërojnë rival, qoftë me prejardhje nga sferat qiellore, sikurse yjët, apo nga sferat e ulta, sikurse këtë e bëjnë kristianët dhe paganët, kundër atyre të cilët e mohojnë pejgamberinë, në përgjithësi apo pejgamberinë e Muhammedit a.s., sikurse janë çifutët dhe kristianët, kundër atyre të cilët e mohojnë ringjalljen apo të ngjashme. Kur’ani diskuton për qëndrimet e këtyre grupeve, i përgënjeshtron dhe përgjigjet në akuzat e tyre.21 Në pajtim me këtë pohon: Numri i ajeteve kur’anore të cilët i trajtojnë çështjet e ahkam’ushsheriatu është më i vogël se 600, derisa ajetet e tjera e shpjegojnë unitetin e Zotit, pejgamberinë dhe përgënjeshtrimin e idhujtarisë dhe formave të ndryshme të politeizmit ... Nëse e hulumton ilm’ul-kelamin, në të nuk do të hasish në asgjë tjetër pos në diskutimet për këto çështje dhe refuzimin e dyshimeve dhe kundërargumenteve.22 Ngjashëm me këtë, Ibn Tejmijje (vd. 728/1327) pohon se: “Kur’ani i ka vendosur parimet e fesë e po ashtu edhe argumentet dhe dëshmitë e tyre.”23 Ibn Rushdi, filozofi i cili ka shkruar për metodat kur’anore të dëshmimit të besimit të Islamit, pohon: “Tërë Kur’ani është ftesë për meditim dhe nxjerrje mësimi dhe orienton vëmendjen në metodat e meditimit.” 24 Diskutimi për çështjet fetare u paraqit shumë herët në Islam. Tashmë kemi theksuar rastin kur Pejgamberi ka dalë dhe ka takuar grupin e muslimanëve, i cili fliste për kaderin. Në të vërtetë, politeistët janë thirrur në kader në mënyrë që ta arsyetojnë qëndrimin e tyre kurse Kur’ani e ka udhëzuar Pejgamberin se si t’u përgjigjet atyre në këtë (6,148;16,35), dhe edhe pse Pejgamberi nuk e ka përkrahur diskutimin për gjerat sikur paracaktimi, u përgjigj në të gjitha pyetjet të cilat iu drejtuan, përveç nëse nuk kanë qenë jashtë perceptimit njerëzor, sikur

19

21

Shih: A. Mahmoud, The Creed of Islam, “V. The Resurrection” (London, 1976): 71-2 quoting Rasail al-Kindi al-falsafiyyah, ed. M. A. Abu Ridah; Manahij al-adillah fi ‘aqa’id al-millah, ed. M. Qasim (Cairo, 1969): 244-5. 20 Al-Bayadi, op. cit.: 36.

Al-Tafsir al-kabir, 15 vols, 2.1 (Beirut, 3rd ed., n.d.): 90. Op. cit.: 88 ff. 23 Mustafa ‘Abd al-Raziq, op. cit.: 280-281. 24 Op. cit.: 149. 22


AKAID

47 25

është çështja e fillimit të Ditës së Gjykimit. Në këto raste e orientonte personin i cili bën pyetje të tilla në gjera më të dobishme. Kur e pyetën as’habët: “Kur do të fillojë Dita e gjykimit?” - u përgjigj: “Çka keni përgatitur për të?” Vetë ai ka pasur diskutime teologjike me jomuslimanët. Shembull i kësaj është rasti me delegacionin nga Nexhrani, të cilin e udhëhiqnin El-Akibi dhe Sejidi. Kur nga ata kërkoi të bëhen muslimanë, kurse ata këtë e refuzuan, komentoi: “Ajo që ju pengon të bëheni muslimanë është pohimi se Zoti ka pasur djal, adhurimi juaj i kryqit dhe ngrënia e mishit të derrit.” Ata pyetën: “Nëse Jezui nuk është djal i Zotit, i kujt është pra?” - dhe të gjithë diskutuan me të për Jezusin. Ai tha: “A nuk e dini se nuk ka djal që nuk ngjason në babain e vet?!” U pajtuan me të. I pyeti: “A nuk e dini se Krijuesi ynë është i gjallë dhe se nuk vdesë kurrë, deri sa jeta e Jezuit ka marrë fund?!” Ata thanë: “Ashtu është.” Tha: “A nuk e dini se Krijuesi ynë çdo gjë e ruan dhe e mbronë dhe i mbanë të gjitha qeniet?” Ata thanë: “E dimë.” A ka Jezusi fuqi mbi cilin do nga kjo?” Ata thanë: “Nuk ka.” Ai tha: “Krijuesi ynë e ka krijuar Jezusin në meteriq si ka dëshiruar AI, dhe Krijuesi ynë nuk ha, nuk pinë dhe nuk kryen nevojë fiziologjike.” U përgjigjën: “Ashtu është.” Ai tha: “A nuk e dini se jezuin e ka lindur nëna e tij sikur që femra lind fëmijë?! Është ushqyer si fëmijë, ka ngrënë, ka pirë dhe ka kryer nevojë fiziologjike.” Thanë: “Po.” Në fund iu tha: “Si mund të jetë ai atë që ju pohoni?” - në çka ata nuk munden të përgjigjeshin.26 Diskutimi për çështjet sikur kaderi, atributet e Zotit, natyra e besimit dhe e mosbesimit, e eskatologjisë dhe fatit të mëkatarit, është vazhduar edhe në kohën e as’habëve dhe tabiinëve, që ka paraqitur bazë për problemet e mëvonshme të ilm’ul-kelamit. Ajo nga e cila ata kanë hezituar nuk është diskutimi për ato probleme, por futja më e thellë në to apo shtrëngimi i gjerave.27

48

Në mënyrë që ta fitojmë fotografinë e qartë të natyrës së diskutimeve teologjike në kohën e kelamit të hershëm, do të ishte e dobishme që ajo të tregohet në raport me kohët që kanë pasuar më vonë. E konsiderojmë adekuate pranimin e skemës vijuese në pesë faza:28 1. Fillimi, shekulli i parë dhe vetë fillimi i shekullit të dytë / të tetë; 2. Shënimi dhe mbirja e shkollave dhe sekteve të ndryshme të kelamit. Shtrihet gjatë katër shekujve, përafërsisht nga vitet e hershme të shekullit të dytë deri në fund të shekullit nëntë / pesëmbëdhjetë; 3. Zhvillimi dhe përzierja me filozofinë, që ka zgjatur nga shekulli i gjashtë/dymbëdhjetë deri në shekullin e nëntë / të pesëmbëdhjetë; 4. Prapambetja dhe imitimi, nga shekulli i dhjetë / i gjashtëmbëdhjetë e deri në fund të shekullit të dymbëdhjetë / tetëmbëdhjetë; 5. Periudha bashkëkohore, dy shekujt e fundit (shekulli XIX-XX vërejtja NI). Në fazën e parë, diskutimet janë zhvilluar vetëm për çështjet e veçanta të kelamit ku diversiteti i mendimeve është treguar si tendenca të cilat vetëm më vonë do të zhvillohen në “shkolla”. Gjatë fazës së dytë kanë mbirë shkolla të llojllojta të kelamit me përmbajtje të ndryshme, gjatë së cilës të gjitha aspektet e diturisë së kelamit janë diskutuar dhe shkruar. Në ditët e hershme të Islamit, diskutimet teologjike janë zhvilluar rreth disa problemeve të ve��uara. Kemi parë se si diskutimi për çështjen e kaderit është paraqitur në kohën e Pejgamberit a.s.. Kur vdiq Pejgamberi, lindi problemi i hilafetit, (trashëgimit) dhe fitnes (intrigës) në kohën e Osmanit dhe Aliut, që paraqiste fillimin e lindjes së firkave (sekteve) me paraqitjen e shiitëve, harixhitëve dhe murxhitëve. Diskutimet e dy grupeve të fundit në mënyrë primare janë krijuar si pasojë e perceptimit të Tekstit. Disa kanë pranuar domethënien tekstuale deri sa disa të tjerë kanë pranuar te’vilin (komentimin) apo përfaqësimin e qëndrimit të mesëm.

25

Shih: Farghal, op. cit.: 37-43. Ibn Kathir, Tafsir al-Qur’an al-‘adhim, 1 (Cairo, n.d.): 368; Farghal, op. cit.: 33. 27 Al-Bayadi, op. cit.: 33.

EDUKATA ISLAME 87

26

28

Shafi, op. cit.: 53-4.


AKAID

49

Ndikimi i Kur’anit në diskutimet e kelamit ka lindur për shkak të disa faktorëve. E para, i trajton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me besimin në Zotin, pejgamberinë dhe eskatologjinë, që do të bëhen temat themelore të kelamit, duke i përkrahur qëndrimet e tyre me argumente racionale. E dyta, diskuton për besimet dhe idetë e religjioneve të tjera sikur që është para së gjithash paganizmi, e pastaj judaizmi dhe kristianizmi. E treta, po ashtu fton në nadhar dhe tefkir, duke i vënë në pozitë të domosdoshmërisë në Islam.29 E katërta, Kur’ani përmban ajete të njohur si muhkemat (gjuhësisht të qartë) dhe ajetet të njohura si muteshabihat (shumëkuptimshe). Te’vili (interpretimi) i këtyre ajeteve të fundit - të merren mëvetësisht apo të kuptohen në kontekst me ajetet pararendëse – ka qenë një ndër faktorët dallues ndërmjet sekteve dhe shkollave. Kelami, pra, në tërësi ka lindur në mjedisin islam kurse elementet e huaja kanë hyrë vetëm më vonë si pasojë e përzierjes me popujt e tjerë dhe si rezultat i përkthimit të teksteve greke në gjuhën arabe. Lindja e harixhitëve i qitën në shesh problemet e hershme themelore të kelamit, në të vërtetë, pozita dhe fati i murtekib’ul-kebirit (a e bënë veprimi i mëkatit të madh personin kafir (mosbesimtar) apo nuk e bënë. Mësojmë se harixhitët marrin qëndrim skajor duke e konsideruar personin e këtillë mosbesimtar, në mënyrën e tyre duke i komentuar ajetet kur’anore të cilët nuk pajtohen me qëndrimin e këtillë. Në skajin tjetër kanë shkuar murxhitët të cilët konsiderojnë se mëkatarët edhe më tej janë besimtarë dhe se veprat nuk janë pjesë e besimit, deri në atë masë se asnjë mëkat nuk do ta dëmtojë personin i cili është besimtar as që çfarëdo vepre e mirë tjetër do t’i ndihmojë mosbesimtarit. Sërish, qëndrimin e tyre e bazojnë në ajetet kur’anore të cilët u premtojnë të ardhme të mirë besimtarëve dhe i shpjegojnë ajetet e tjera të

50

EDUKATA ISLAME 87

cilët përmbajnë qortim dhe kërcënim në mënyrë që ta përmbajnë pikëpamjen e tyre. Dijetarët e as’habëve dhe të tabiinëve u ngritën kundër të dyja sekteve duke i argumentuar qëndrimet e tyre në kombinimin e dy llojeve të ajeteve kur’anore, duke treguar se si besimtari që gabon edhe më tutje mbetet musliman dhe se për fatin e tij apo të asaj vendosë Zoti, i cili mund t’ua falë apo t’ua japë ndëshkimin meritor, por jo edhe Skëterrën e amshueshme.30 Si theksuam më herët, në kohën e Pejgamberit a.s. u shfaq çështja e kaderit (fatit), kurse diskutimi është zhvilluar deri në atë masë a kanë njerëzit vuillnet të lirë apo janë nën detyrim. Kjo diferencoi dy grupe. Kaderitët konsideronin se njerëzit kanë kudret (fuqi) mbi veprat e tyre: disa shkuan deri në atë shkallë sa refuzuan Dijen paraekzistenciale të Zotit, në mënyrë që të eliminojnë realitetin e çfarëdo detyrimi duke konfirmuar se njerëzit veprojnë pa përkrahjen hyjnore. Këta janë kaderitët e parë të cilët nuk duhet ngatërruar me mu’tezilitët, të cilët e pranojnë realitetin e Dijen paraekzistenciale të Zotit, ndonëse e theksojnë lirinë dhe përgjegjësinë njerëzore për veprat. Grupi pararendës inkuadronte Ma’bud El-Xhuheniun (vd. 80/699) dhe Gejlan Dimishkiun (vd. 150/767). Në anën e kundërt të këtij argumentimi qëndrojnë xheberitët, të cilët theksojnë fuqinë hyjnore dhe pohojnë se personi është i detyruar deri në atë masë sa Zoti krijon veprat e personit, të mira apo të këqija, dhe se njeriu është sikur pendë në erë pa fuqinë e vet. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i këtij grupi është Xhehm ibn Safwani (vd. 128/745). Disa pohojnë se dinastia emevite i ka përkrahur xheberitët për arsye politike, por supozimi i tillë nuk është i qëndrueshëm për shkak të faktit se Xhehmi sikur edhe Ma’budi, prijësi i kaderitëve, është rebeluar kundër emevitëve, të cilët edhe e ekzekutuan. Të dyja grupet, sikur edhe përfaqësuesit e mësimit mbi xhebrin (detyrimin) dhe përfaqësuesit e mësimit mbi tefvidin (lirimi nga veprat dhe përgjegjësia e njeriut), thirren në disa vende në kur’an në mënyrë që ta përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin. Dijetarët në mesin e as’habëve dhe të tabiinëve iu kundërvunë të dy grupeve, duke e theksuar Dijen

29

Abbas M. al-‘Aqqad i ka dedikuar një vëllim në këtë temë, me titull al-Tafkir faridah islamiyyah (Cairo, many editions).

30

A.S. Nashshar, Nash’at al-fikr al-falsafi fi’l islam, 1 (Cairo, 1965): 243-30.


AKAID

51

52

EDUKATA ISLAME 87

paraekzistenciale të Zotit krahas refuzimit të njëkohësishëm të detyrimit, duke i përshkruar njeriut fuqi, vullnet dhe veprim, me një qëndrim i cili paraqet rrugën e mesme ndërmjet xhebrit absolut dhe tefvidit absolut. Një shpjegim të tillë e kanë dhënë Imam Aliu, Ibn Omeri dhe Hasan ibn Aliu.31 Çështja e dytë e cila nga vetë fillimi ka shkaktuar shumë diskutime është çështja e imametit, sidomos e përhapur në shiizëm. Në fazën e hershme, shiizmi në përgjithësi ka pasur kuptimin e dashurisë dhe përkushtim ndaj Ehli-bejtit. Kjo sidomos u fuqizua në kohën e katastrofës të cilën e shijuan gjatë kohës së sundimit të emeveitëve e sidomos me rastin e Betejës së Qerbelasë, në të cilën qe mbytur Husejni, nipi i Muhammedit a.s., bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së tij (61/680). Si pasojë e ngjarjeve të tilla ndodhin kryengritje të armatosura të disave dhe lindin doktrina të tilla sikur janë ismeti (pastërtia) i imamit, gajbit (fshehja, okultimi), rexh’i (kthimi), mehdizmi (besimi në ardhjen e Mehdiut si shpëtues i njerëzimit) dhe njohja e të padukshmes dhe të komentimit ezoterik. Disa anëtarë të familjes së familjes së Muhammedit a.s. plotësisht i janë përkushtuar gjurmimit për dituri dhe arsimim të mësuesve më shumë se që i janë përkushtuar politikës, sikur Zejnul-Abidini (vd. 114/732), Muhammed ibn Alij ibn Hanefij (vd. 81/700), Bekiri (vd. 114/732) dhe Xhafer Sadiku (vd. 148/765). Këta personalitete kanë rolin e imamit shpirtëror dhe intelektual, duke kryer njëkohësisht funksionin edhe të liderit dhe fekihut muxhtehid. Përjashtimi i vetëm ishte Zejdi, i cili u rebelua kundër emevitëve dhe qe mbytur në vitin 125/742. Qëndrimet ekstreme janë shfaqur në fillim të shekullit të dytë / të tetë, kurse u janë kundërvënë anëtarët e Ehli-bejtit, sikurse janë Bakiri dhe Xhafer Sadiku. Si shtojcë, krahas çsëhtjeve paraprakisht të përmendura teologjike, tashmë deri në kohën abasite u shfaqën edhe probleme të tjera, sikur çështja a është Kur’ani i krijuar apo i pakrijuar, Atributi i Zotit i të Folurit dhe të cilësive të tjera në përgjithësi në kuptim të ekzistencës së tyre dhe raportit me Qenien (Esencën) e Zotit dhe Unitetin e Tij.

Në të vërtetë, deri në atë kohë, janë lindur të gjitha temat thelbësore të cilat më vonë do t’i konstatojë ilm’ul-kelami. Paralelisht me zhvillimin e ilm’ul-kelamit u paraqitën edhe sektet dhe shkollat e ndryshme, kurse disa mutekel-limunë filluan të përvetësojnë metoda të argumentimit të cilat në stil janë dalluar nga ato kur’anore, deri sa disa filluan ta kontestojnë të drejtën e preokupimit me diskutimet e kelamit. Kur Ebu Hanifeh ia ndaloi të birit të tij pjesëmarrjen në debatet mbi kelamin, ky i tha: “Përse ma ndalon atë me të cilën edhe vetë merresh”? Në këtë Ebu Hanifeh iu përgjigj: “Kur ne në këtë çështje diskutojmë, të gjithë heshtim duke u frikësuar që oratori do të mund të gabojë, kurse kur ju merrni pjesë në debate, secili dëshiron që miku i tij të gabojë dhe të shkojë në mosbesim. Kushdo që këtë e dëshiron vetë bie në këtë kurthë.”32 (Pjesëmarrjen nëpër debate) disa e konsiderojnë të palejueshme, në bazë të disa haditheve të cilët këtë e ndalojnë apo për shkak të disa cilësive negative, sikur është shpërfillja e dëshmive tradicionale apo fakti se disa mutekel-limë kontestojnë besimin e oponentëve të vet apo për shkak të përdorimit të logjikës greke. Kjo është e dukshme në kontestimin e marrjes me debatet kelamiste të liderëve të shkollave sunnite të së drejtës sikur edhe të tradicionalistëve, sikur është Ibn Kutejbe, e madje edhe hezitimit të disa dijetarëve të kelamit sikur ElGazaliu, i cili këtë e shprehi në veprën e tij El-Xhem’ul-awamm an ilm’il-kelam, e pastaj edhe të Es-Sujutiut në veprën e tij Sawn’ulmantik we’l-kelam an fenn’il-mantik we’l-kelam. Nga ana tjetër, kishte disa përkrahës të kelamit të cilët shkuan deri aty sa deklaruan se kelami është obligim i muslimanëve, duke u bazuar në faktin se kelami e përkrah doktrinën e besimit dhe iu kundërvihet skeptikëve dhe kundërshtarëve. El-Esh’ariu shkroi trajtesën Istihsan’ulhawdi fi ilm’il-kelami, në të cilën refuzon qëndrimet e kundërta kurse i refuzon të vetat. Përkrahje (kelamit) i erdhi edhe nga shumë dijetarë të tjerë, duke inkuadruar edhe El-Amiriun, El-Gazali-

31

32

Shafi, op. cit.: 65.

Shih: Farghal, op. cit.: 79-87.


AKAID

53 33

un, Es-Subkin, Ibn Asakirin dhe Bejadiun, i cili pohonte se qortimi i Pejgamberit kishte të bënte me diskutimin për Qenien (Dhatin) e Zotit dhe me atë diskutim ku akcesi është me synime të këqija apo pa dijet të mjaftueshme, apo të cilat shpiejnë drejt sarkazmës, sepse vetë Kur’ani është plotë ajete të cilët i trajtojnë çështjet teologjike e për të cilat ofron argumente racionale.Diskutimi përfundimisht është kryer me realitetin se shumë dijetarë gjatë tërë erës islame, të shkollave të ndryshme, kanë hyrë në diskutime teologjike dhe e formuan këtë dituri mjaft esenciale pëër të cilën sot ekzistojnë shkolla teologjike tashmë të konstituuara në qendrat kryesore sunnite dhe shiite. Duke diskutuar për fazat dhe shkollat e ndryshme të kelamit, është me rëndësi të mendohet për llojet e argumenteve të cilët janë përdorur dhe qëndrimi i mutekel-limëve ndaj këtyre argumenteve. Në kelamin e hershëm edhe argumentet racionale dhe tradicionale qenë të pranishme varësisht nga pesha e tyre. Hasim në personat sikurse janë Hasan El-Basriu, Xhafer Sadiku, Ebu Hanifeh dhe Thevriu të ciët janë bazuar në të dy llojet e argumenteve, qoftë që argumentet tradicionale sipas mendimit të tyre kanë pasur përparësi. Kur u paraqitën mu’tezilitët, vendin e aklit (arsyes) e ngritën gati duke e barazuar me naklin (traditën), që mund të shihet edhe nga deklarata e Vasilit, i cili tha: “E vërteta mund të njihet nëpërmjet katër burimeve: Kur’ani, hadithi rreth autenticitetit të traditës së të cilit ekziston pajtueshmëria, argumentimi racional dhe i ixhmasë.” Tendenca drejt racionales është rritur shkallërisht deri aty sa që aklit nuk iu dha përparësi ndaj naklit, edhe pse vazhduan të përdoren të dyja, duke e kufizuar fushën e përdorimit të naklit. Kulmin e saj kjo tendencë e përjetoi në kohën e Nadhamit, por, pasuan disa ndryshime, së paku teoretikisht, që veçanërisht është e dukshme në rastin e Abdul Xhebbariit dhe të pasuesve të tij të cilët u kthyen në respektimin e katër burimeve si e ka bërë këtë Vasili. Megjithatë, baraspesha edhe praktikisht u thye me konceptin e devres (rrjedhës rrethore të argumentimit): meqenëse akli është mjeti i jonë i parë i njohjes së autenticitetit

54

të Pejgamberit dhe Kur’anit, nëse dikush më vonë do ta vendoste naklin mbi pozitën e aklit me këtë do ta dëmtonte vetë mjetin që e ka sjellë deri te pranimi i naklit. Por, ky argument do të kishte më shumë kuptim sikur Kur’ani të ishte hartuar përjashtimisht si tekst i shenjtë (monolit) i cili do të duhej pasuar pa vërejtje. Megjithatë, ajetet e Kur’anit nuk janë vetëm tekste të shenjta, por gjithashtu mund të konsiderohen si propozime të cilët vijnë së bashku me dëshmitë e tyre racionale. Përse mos të mbështetemi në argumentet racionale të përmendura në Kur’an, aq më tepër që ata janë bindës, më afër zemrës së njeriut, kurse më pak kah ngatërrimi dhe polemikat, për dallim nga argumentet tradicionale të kelamit? Ibn Rushdi për shembull, i cili para së gjithash ishte filozof, ka hulumtuar metodat e Kur’anit, i ka krahasuar me metodat e mutekel-limëve dhe ka vërejtë se janë më të mira dhe këtë për të dytë edhe për dijetarët dhe për masat e gjera.34 Ibn Tejmije gjithashtu ka vërejtur se religjioni përbëhet prej problemeve dhe dëshmive, sikur që kanë përfunduar Gazaliu dhe Xhuvejniu.35 Esh’aritët kanë filluar ta shprehin qëndrimin e baraspeshuar ndërmjet naklit dhe aklit në kohën e Esh’ariut dhe Bakil-laniut, të cilët kanë theksuar se ekzistojnë pesë mënyra të arritjes deri te njohja: akli, Kur’ani, Sunneti, ixhmai dhe kijasi. El-maturidiu, sërish, ka pranuar dy mënyra: sem’i (Kur’ani dhe Sunneti) dhe akli, por lehtë ka filluar t’i jepet përparësi arsyes kur u fut koncepti i devres të kelamit esh’arit, prej kohës së Xhuvejnit deri te kulmi i tij i cili u njëmendësua në kohën e Er-Rraziut. El-Amidiu u përpoq aq-sa ta kthejë baraspeshën, sikur që këtë e bëri Abdul Xhebbari, por koncepti i devrës qe rrënjosur thellë tashmë.36 Zhvillimi i tillë i situatës e detyroi Ibn Tejmijen ta shkruaj veprën sikur El-Muwavekah (Harmonia) apo Dar tearud’ilakli we’n-nakli (Mospranimi i konfliktit ndërmjet aklit dhe naklit) në të cilat sulmohen metodat e Rraziut, Amidiut dhe të tjerëve të cilët aklin e kanë vendosur para naklit. 34

Shih: M. Qasim in his introduction to Manahij al-adillah fi ‘aqa’id al-millah. Op. Cit.: 148. 36 Shafi, op. cit.: 137-61. 35

33

Shafi, op. cit.: 38.

EDUKATA ISLAME 87


37

Op. cit.: 72-78.

Mutez ilitët

Ithnaash’arijj

Imamët e Ehli-Bejtit Harixhit ët

Zejditët Ismailitët

Imamët e medhhebeve

Sahabët

Et-tenzih

Tabiinët

Ek-ithbat

Maturidinjte

Esharinjtë

Dahiritët

Hanbelitët

Hashevitët

EDUKATA ISLAME 87

El-nakl

Sikur që tashmë është theksuar, kelami më i hershëm mund të gjendet në vetë Kur’an i cili i trajton çështjet teologjike të përkrahura me dëshmitë racionale. Kryesisht, mënyra e tyre e perceptimit të Kur’anit dhe raporti i qëndrimit të tyre ndaj pozicioneve kur’anore lindi sekte të ndryshme teologjike dhe shkolla. Kelami më i hershëm është më afër pozicioneve kur’anore në përgjithësi në diskutimet e përvetësuara të ulemasë ndër as’habët, tabiinët dhe pasuesit e tyre në tre shekujt e parë, të dijetarëve suniitë sikur dhe të imamëve të Ehli-bejtit, dhe të gjithëve të cilët i kanë pasuar pa shpërfillje apo pa teprim. Tabelën 1 e shtroi H.M.Shafiu,37 autoriteti kryesor në kelamin e kohës sonë në botën arabe. Qartë tregon se si pozicioni qendror kur’anor duket karshi pozicioneve të tjera. Shafiu ka zgjedhur dhjetë shkolla të cilat kanë përmbajtjen vetjake ndryshuese dhe së bashku shprehin tipa të ndryshëm të ideve dhe metodave brenda kelamit, të cilat në të shumtën e rasteve edhe më tej ndikojnë në jetën intelektuale dhe religjioze të muslimanëve të sotëm. Qëndrimi kur’anor, i cili mund të quhet selefist, është i vendosur në qendër, meqenëse ai është burim i të gjitha shkollave të mendimit dhe është marrë si kriter sipas të cilit secila shkollë mund të matet. Janë dy baza të fushës horizontale: 1. Mbidominimi i ithbatit (perceptimi i fjalëpërfjalshëm i tekstit) respektivisht i teshbihit (antropomorfizmit) në anën e djathtë dhe mbidominimi i tendencës së te’vilit (komentimit) respektivisht të tenzihit (transcendencës) në anën e majtë; 2. Tendenca e puthitjes drejt naklit (me dëshmi nga Tradita) në anën e djathtë dhe puthitjes drejt aklit (dëshmisë racionale) në anën e majtë. Diagrami, pra, horizontalisht tregon masën e afërsisë apo të largësisë nga qëndrimi kur’anor të cilën e përbëjnë akli dhe nakli dhe ithbati dhe tenzihi. Për shembull, zejditët janë më afër qëndrimit selefist ndër grupet të cilat anojnë drejt aklit dhe tenzihut, dhe më së paku shkojnë thellë në këtë drejtim, derisa ismailitët janë më të përkushtuar drejt aklit dhe më së thelli të hapur drejt filozofisë deri në dimensionin e ta’tilit (eliminimit të të gjitha atributeve), qoftë kësaj i shtojmë formën e batinit (ezoterizimit) dhe te’vilit.

56

Pozita kuranore

55

El-akl

AKAID


AKAID

57

Nga ana tjetër, maturiditët janë më afër pozicionit qendror kur’anor, pas tyre pasojnë hashevitët, të cilët njëkohësisht janë më të përkushtuar ndaj naklit dhe ithbatit. Pozicioni qendror kur’anor karakterizohet me përmbajtjet vijuese: 1. Merr pozitën qendrore ndërmjet aklit dhe naklit, duke i dhënë Shpalljes autoritetin më të lartë, por kjo nuk do të thotë shpërfillje të aklit meqenëse teksti i vetë Shpalljes përmban argumente racionale në përputhje me të. 2. Mungesa e te’vilit të ekzagjeruar, i cili ndërmerret vetëm në pajtim me rregullat gjuhësore dhe në pajtim me Sheriatin, duke mohuar, në të njëjtën kohë, domethëniet të cilat nënkuptojnë antropomorfizmin, duke arritur me këtë ithbatin pa teshbih dhe tenzihun pa ta’til. 3. Pranimi i delil-ëve (dëshmive) të vlefshëm tradicionalë, duke filluar me dëshmitë e Kur’anit, pastaj të ixhmasë, të haditheve mutevatirë, pastaj pranimi i haditheve ahad, qoftë autentikë (sahih) qoftë të mirë (hasen), kurse refuzimi i atyre të dobët dhe apokrif. 4. Animi drejt Sheriatit në totalitetin e tij pa ngritjen e furu-ve praktikë në shkallën e parimeve fetare. Zhvillimi i nocioneve teologjike gjithashtu manifeston stadiume të ndryshme të zhvillimit të ilm’ul-kelamit. Sërish, kelami i hershëm është më së afërmi terminologjisë kur’anore. Në një studim për terminologjinë e hershme islame teologjike dhe juridike38 e kam trajtuar Kitab’ul-hudud fi’l-usul të autorit Ebul Hasan ibn Furakut (vd. 404/ 1015)39 dhe shumë vepra të tjera, duke e inkuadruar edhe El-Mubin fi sherh ma’ni elfadhi’l-hukema’ we’l-mutekel-limin të autorit Sejfuddin Amidiut (vd. 631/1233), i cili ofron disa njoftime për zhvillimin e ke38

M. Abdel Haleem, Bulletin of the School of Oriental and African Studies, 65(1) (1991): 5-41. 39 Libri i parë për terminologjinë e usulit i shkruar nga një autor sunnit. Punimi i parë i njohur për terminologjinë e kelamit ka qenë prej Abu Hatim Ahmad ibn Hamdan al-Razi, një autor shiit Ismailit, i cili vdiq në vitin 322/933, por diferenca qëndron se ky libër nuk merret me çështjen e hududit në mënyrë të prerë, siç është punimi i Ibn Furakut, i cili është i pari libër i llojit të tij në këtë specialitet. (op.cit.: 6).

58

EDUKATA ISLAME 87

lamit në periudhën e hershme. Me nocionin usul, Ibn Furaku qartë nënkupton usul-ud-dinin (teologjinë) dhe usul’ul-fikhun (metodologjinë e së drejtës islame). Raporti ndërmjet këtyre dy tipeve të usulit ishte i fuqishëm nga vetë fillimi. Vepra e Ebu Hanifes El-Fikh’ul-ekber ishte për kelamin. Nocioni usulijjun, për më tepër, përdorej për dijetarët e të dyjave profileve. Tradita e vazhduar e shfrytëzimit të nocionit në të dyja profilet është vazhduar madje edhe pasi që kelami është bërë fuqishëm i lidhur për filozofinë40, kurse libri i Ibn Furakut është i rëndësishëm për shkak të kombinimit të nocioneve kelam dhe usul’ul-fikh. Kjo ishte faza e hershme e kelamit - el-kelam’ul-kadim para se të është lidhur me filozofinë - el-kelam’ul-xhedid. Dijetarët e hershëm sikur Ibn Furaku dhe autoritetet e tjera, të cilët e ndoqën shembullin e tij, sikur bëri Ibn Tejmije, sikur dëshiruan ta lidhin usul’uddinin me usul’ul-fikhun, duke e mbajtur në distancë logjikën greke (Ibn Tejmije ka shkruar vepër në të cilën e përgënjeshtron), për dallim nga autoriteti i Gazaliut, Rraziut dhe Nasiruddin Tusit. Fakti se El-Hudud është shembulli i kelamit të hershëm është konfirmuar me nocionet hyrëse të cilat i trajton, sikur që janë ilm-i dhe nadhar-i e të tjera. Kjo gjithashtu mund të shihet në veprat e autorëve të hershëm të kelamit sikur janë El-Bakil-laniu, Abdulkadir El-Bagdadiu, gjatë së cilës veprat e këtyre të fundit zakonisht fillojnë me nocionet e natyrës së lartë filozofike, sikur el-wuxhud we’l-kidem apo eleshkal’ul-erbe’a, që e shohim në veprën e Et-Tusit Et-Texhrid apo me përzierjen e nocioneve të hershme ilm, nadhar e të ngjashme, me ato filozofike, sikur këtë e bënë Rraziu në veprën e tij Muhassal efkari’lmutekaddimin we’l-mute’ehhirin. Madje, është me rëndësi të përmendet se shumica e nocioneve të cilat i përdorë Ibn Furaku është përkufizuar më parë me Kur’an, për shembull, ilm (1), nadhar (6), kesb (19), ibtida’ dhe irada (35, 36), se sa me filozofinë greke. Nga numri 58 deri te numri 100, të themi (pra, 43 nocione), vetëm për 4 nocione mund të thuhet se nuk janë fjalë kur’anorë (70, 73, 77, 90). Kështu fjalët kur’anore përbëjnë jo më pak se 90 % të tërësisë. Kjo qartë dall40

Ibn Furak, op. cit.: 9.


AKAID

59

ohet nga libri El-Mubin të autorit El-Amidiut ku përqindja është dukshëm më e ulët. Krahasimi ndërmjet El-Hududit të Ibn Furakut dhe El-Mubin të El-Amidiut (në kuptim të vigjilimit të nocioneve kelamiste dhe filozofike) është interesante: vepra e parë ka 133 përkufizime, nga të cilat 98 janë të kelamit; ajo tjetra ka 223 përkufizime. Nga 98 përkufizimet e kelamit në El-Hudud, vetëm 26 % mund të gjendet në El-Mubin. El-Amidiu ka vdekur 230 vjet pas Ibn Furakut, kurse që të dytë kanë qenë autorë sunnitë. Ky krahasim ynë mund të shërbejë si indikacion se sa “kelami i ri” ka lëvizur drejt përvetësimit të terminologjisë filozofike.41

60

EDUKATA ISLAME 87

Abdel Haleem

ANCIENT ILM UL KALAAM (DEFINITION AND HISTORICAL DEVELOPMENT) (Summary) Kalam, or Ilm ul kalam (the science of kalam) is a title of that branch of knowledge in Islam that is usually translated as “speculative theory”. Literally kalam means “speech”, “talk”, or “words”; yatakallam fi means to talk about or discuss a matter or topic. In an early usage of the word kalam in this sense, the

Përktheu nga gjuha boshnjake dhe e krahasoi me gjuhën angleze: N. Ibrahimi

Prophet (s.a.w) is reported to have come out and found a group of Muslims yatakallamuna fi’l qadr - i.e. discussing about predestination.

‫ﳏﻤﺪ ﻋﺒﺪ اﳊﻠﻴﻢ‬

‫ﻋﻠﻢ اﻟﻜﻼم اﻟﻘﺪﻳﻢ‬ (‫)ﺗﻌﺮﻳﻔﺔ و ﺗﻄﻮرﻩ اﻟﺘﺎرﻳﺨﻲ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ان ﻟﻔﻈﺔ اﻟﻜﻼم أو ﻋﻠﻢ اﻟﻜﻼم ﻳﻄﻠﻖ ﻋﺎدة ﻋﻠﻰ اﻟﻌﻠﻢ اﻻﺳﻼﻣﻲ اﻟﺬي ﻳﺴﻤﻰ‬ ‫ ﻟﻔﻈﺎ ﻛﻠﻤﺔ "ﻛﻼم" ﻣﻌﻨﺎﻫﺎ "اﻟﻜﻼم أو اﳊﺪﻳﺚ او ﻛﻠﻤﺔ" ﻣﺜﻞ "ﻳﺘﻜﻠﻢ‬.‫ﻋﻠﻢ اﻟﺪﻳﻦ‬ ‫ اﻻﺳﺘﺨﺪام اﻟﻘﺪﱘ ﻟﻜﻠﻤﺔ "ﻛﻼم" ﻳﻘﺎل ان اﻟﻨﱯ )ﺻﻠﻢ( ﲰﻌﻬﺎ‬.‫ﰲ" ﻣﻮﺿﻮع ﻣﻌﲔ‬ "‫ ﻋﻜﺲ "ﺗﻜﻠﻢ ﰲ‬."‫ﻋﻨﺪ ﳎﻤﻮﻋﺔ ﻣﻦ اﳌﺴﻠﻤﲔ اﻟﺬﻳﻦ ﻛﺎﻧﻮا "ﻳﺘﻜﻠﻤﻮن ﻋﻦ اﻟﻘﺪر‬ ‫ ﻇﻬﺮ ﻫﺬا اﳌﺼﻄﻠﺢ ﻟﺪى اﻟﺮواﻳﺎت اﻻﺧﺮى و اﺳﺘﻤﺮ‬.‫ﻳﻮﺟﺪ "ﺳﻜﺖ ﻋﻦ" اﳌﻮﺿﻮع‬ .‫ﻳﺴﺘﺨﺪم ﺣﱴ ﰲ اﻻﻣﻮر اﻟﱵ ﺗﺘﻌﻠﻖ ﺑﺎﻟﻌﻘﻴﺪة اﻟﱵ أﺻﺒﺤﺖ واﺿﺤﺔ ﲤﺎﻣﺎ‬ 41

Burimi i përkthimit: Adnan Silajdzic ed., Rane skole kelama, Sarajevo, 2004, fq. 1736. Burimi i origjinalit: S. H. Nasr dhe Oliver Leaman, History of Islamic Philosophy, I, Tehran, pa vit botimi, fq. 71-88.


62

KUMTESA

Dr. Hind Gasan Ebu Ash-sha'r

MA'RUF ARNAUTI (1892-1948) Prej personaliteteve të njohura shqiptare të kulturës në Sham1 Hyrje Ky simpozium ndërkombëtar do të ngrejë çështje bashkëkohore para exellance. Këtë më së miri e vërtetojnë temat bosht, të radhitura dhe të studiuara shumë mirë, të cilat konfirmojnë rëndësinë e paraqitjes të kësaj çështjeje esenciale në Shqipërinë bashkëkohore. Pasi që çështja e identitetit dhe përcaktimit të karakteristikave të së ardhmes fillon me studimin e së kaluarës me vetëdije e përgjegjësi. Studiuesi, së pari duhet të ketë parasysh se ekziston dallimi mes studimit të Islamit në Shqipëri apo Islamit mes shqiptarëve në Botën Islame. Që të dy temat janë të pandashme dhe paraqesin çështje për të cilat nuk lejohet vonesa në studimin e tyre apo trajtimi i tyre me neutralitet, pasi që ato paraqesin identitetin e shqiptarëve para më shumë se gjashtë 1

Kumtesë e paraqitur në Simpoziumin ndërkombëtar “600 vjet të Islamit ndër shqiptarët' të mbajtur më 16-18 nëntor 2006 në Prishtinë, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë. Autorja e kumtesës Hind Gassan Abu Ash-sh'ar është prof. e historisë dhe dekane e Fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave Humanitare pranë Universitetit “Al-al Bajt” të Jordanit.

EDUKATA ISLAME 87

shekujve. Dihet që Islami ka hyrë vonë në Shqipëri, dhe atë përmes depërtimit osman në vendet ballkanike. Osmanët sollën me vete Islamin sunit, me legjionet e ushtrive të tyre të cilat pushtuan Ballkanin. Pavarësisht se shtrinë ndikimin e tyre ushtarak në të gjitha vendet ballkanike, nuk arritën të përhapin Islamin në të. Kjo pasi që nuk ndërhynë në administrimin e vendeve të cilat i pushtuan. Këtyre vendeve u mbeti entiteti dhe personaliteti i tyre kombëtar, dhe nuk u bë ndryshimi i identitetit kombëtar, pasi që osmanët nuk ua imponuan gjuhën e tyre nënshtetasve të vet ballkanas. Përhapja e Islamit në Shqipëri paraqet vijën ndarëse në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre ballkanas. Islami u përhap vetëm në Shqipëri, në kohën që fqinjët e Shqipërisë e ruajtën identitetin e tyre fetar dhe kombëtar. Prandaj, shqiptarët pas betejës së Kosovës në vitin 1389 e gjeten veten në një identitet të ri, që paraqitet në Islamin e tyre së bashku me identitetin e tyre kombëtar dhe rrënjët e tyre të lashta. Me këto rrënjë shqiptarët janë krenarë, të cilat i lidhin me personalitetin e Skënderbeut, hero kombëtar, i cili më vonë u bë simboli i shqiptarëve për çlirim dhe konsiderohet hero kombëtar i shqiptarëve. Përhapja e Islamit në Shqipëri kontribuoi në krijimin e lidhjeve të reja mes shqiptarëve dhe osmanlinjve. Vendet nën sundimin e Perandorisë Osmane kanë njohur shumë ushtarë shqiptarë, të cilët i përdorën dhe u mbështetën në ta osmanlinjtë, në formë të divizioneve ushtarake në situata të vështira ushtarake. Dhe këta shqiptarë u vendosën në vendet e Perandorisë Osmane dhe lanë Shqipërinë. Ata u stabilizuan në shoqëritë islame dhe u pajtuan me ato shoqëri. Prandaj, është ngulitur në vetëdijen e disa shoqërive islame se shqiptarët janë popull luftarak. Ne shohim domosdoshmërinë që të hedhim pak dritë mbi këto grupe shqiptare të cilat u vendosën në tokat e Perandorisë Osmane jashtë Shqipërisë, dhe luajtën rol të rëndësishëm ushtarak, kulturor e civilizues në kuadër të Perandorisë Osmane. Me këtë rast duhet të cekim moskujdesin në studimin e rolit të këtyre shqiptarëve jashtë kufijve të tyre, me përjashtim të personalitetit të Mehmet Ali Pashës, shqiptarit të njohur, të cilit i është kushtuar një rëndësi e veçantë. Ky shqiptar


KUMTESA

63

pati rol të madh në historinë bashkëkohore, si në nivelin rajonal në gjithë Botën Islame, saktësisht në Egjipt, Sham e Hixhaz, ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar, deri kur përfundoi projekti i tij botëror me Marrëveshjen e Londrës. Ndërsa, studimet kanë injoruar personalitetet tjera shqiptare kulturore e intelektuale jashtë kufijve të Shqipërisë. Dhe kjo na ka shtyrë që të zgjedhim këtë pikë kulturore, që të njihemi me një personalitet me prejardhje shqiptare nga Shami, i cili u dallua me talentin e madh letrar në sferën e novelës historike, dhe është njohur me aftësitë e dalluara në sferën e gazetarisë e krijimtarisë. Si dhe rolit politik e intelektual në fund të sundimit osman e në fillim të periudhës së Fejsalit, duke vazhduar gjatë protektoratit francez dhe në fund pavarësisë së Sirisë. Kjo zgjedhje e studiuar për të folur për këtë pikë, na kthen prapë në idenë kryesore të cilën e paraqitëm, e cila është domosdoshmëria e studimit të Islamit mes shqiptarëve në Botën Islame, në të njëjtën kohë me Islamin në Shqipëri. Kjo për të kompletuar figurën, për të kuptuar realitetin e vërtetë të rolit të Islamit te shqiptarët, pasi që ne shohim se ka dallim mes dy rasteve.

Ma’ruf Arnauti, mjedisi dhe ngritja e tij intelektuale Origjina e Ma’ruf Arnautit kthehet te qyteti shqiptar Vlora. Gjyshi i tij, Hasan Aga Mevla Jusuf u largua nga qyteti i Vlorës, i syrgjynosur nga osmanët, dhe zgjodhi qytetin e Bejrutit. Kjo syrgjynosje paraqet politikën e osmanëve me largimin e personaliteteve kryengritëse aktive nga Shqipëria, duke u frikësuar nga rritja e kryengritjes kombëtare dhe kërkesa për çlirim e arritja e drejtësisë kombëtare në Shqipërinë etnike, duke bashkuar gjithë shqiptarët e ndarë. Ky dëbim tregon rolin e Hasan Agës e personalitetin e tij kombëtar. Hasan Aga në atë kohë ishte i ri. Fliste gjuhën turke dhe zotëronte aftësi ushtarake e administrative, të cilat e kualifikuan të jetë pjesë e Administratës Osmane. U emërua përgjegjës për çështjen e sigurisë në qytetin e Bejrutit dhe kontribuoi në përforcimin e autoritetit të sigurisë me forcë, sa që u bë i njohur mes banorëve. U martua me një zonjë libaneze, me të cilën pati dy fëmijë. Njëri prej tyre ishte babai i Ma’rufit, Ahmed Ha-

64

EDUKATA ISLAME 87

san Aga. Ahmedi, u martua me një zonjë fetare nga Damasku, e cila është nëna e Ma’rufit. Devotshmëria e saj pati ndikimin më të madh në mendimet e Ma’rufit në jetën e tij të hershme. Mësimet e para i mori në Bejrut në mejtep. Mori mësim nga hoxha Husejn el-Habal, i cili ishte i njohur me mendimet e tij pro osmane. Ky pati ndikim të qartë te Ma’ruf Arnauti. Hoxhë Husejn el-Habal ishte personalitet i njohur në fushën kulturore. Ai nxori gazetën “Ebabil”, e cila mbështeti politikën osmane. Ma’rufi pas mejtepit, kaloi në njërën prej shkollave osmane në Bejrut. Dhe me këtë kaloi në një mjedis tjetër që ia hapi interesimet e tij atdhetare e kombëtare. Themeluesi dhe drejtori i shkollës ishte Ahmed Abas el-Ez’herij, i cili u kujdes që të përhap shpirtin kombëtar në mesin e nxënësve të tij, njohjen me parimet e Revolucionit Francez, të drejtën e popujve për liri, vëllazëri e barazi si dhe mësimin e gjuhës franceze. Ma’rufi pati rastin të mësojë nga martiri Abdul Ganij Arisij, i cili u kujdes që t’ua mësojë nxënësve të tij librin e dalluar “Umul kura” të Abdurrahman el-Kevakibit. Si duket, kjo periudhë formoi vetëdijen atdhetare e kombëtare të Ma’ruf Arnautit, që do të shfaqet më vonë në ngritjen politike dhe drejtimet kombëtare të tij. Duhet të cekim këtu një fakt, që Hasan Aga dhe djali i tij Ahmedi nuk u kujdesen që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë gjuhën shqipe dhe nuk kemi asnjë tregues për mësimin e fëmijëve të tyre gjuhën e tyre kombëtare, do të thotë gjuhën e vendit prej të cilit erdhi Hasan Aga. Martesa e Hasan Agës me një zonjë libaneze dhe djalit të tij me një zonjë nga Damasku, ndikoi në integrimin e plotë të mërgimtarit të dëbuar e familjes së tij në shoqërinë e Bejrutit. Kjo do të thotë se ata u bënë pjesë e dashur e shoqërisë së Bejrutit, sa që nuk kemi dëgjuar për asnjë përpjekje për të vizituar atdheun nënë. Gjëja kryesore në personalitetin e Ma’ruf Arnautit është dallimi i tij letrar e krijues. Filloi qysh herët të shkruajë në gazetë. Ishte vetëm 20 vjeçar kur e njohu gazeta e Bejrutit, e cila ishte gazetë e dalluar, ku dalloheshin mendimet për përkrahjen e tendencës osmane apo tendencës kombëtare. Megjithëkëtë, në këto vite të hershme punoi në përkthimet nga frëngjishtja e anglishtja. Shkroi tregime, të cilat tregojnë aftësinë e tij krijuese në fushën e letërsisë. Në një kohë kur novela


KUMTESA

65

arabe akoma nuk ishe zhvilluar dhe tregimi i shkurtër nuk ishte ende i njohur si art i pavarur. Duket që Ma’ruf Arnauti mbaroi studimet e tij në shkollën osmane. Nuk kemi dëgjuar nga burimet të cilat e kanë studiuar se vazhdoi studimet në ndonjë shkollë të lartë. Në këtë periudhë, kur përfundoi studimet e tij dhe vazhdoi punën në gazetari, filloi kryengritja kundër sundimit osman të mbushë horizontet e Shamit e Hixhazit. Kjo ishte në verën e vitit 1916, kur ishte 24-vjeçar. Zjarri i Luftës së Parë Botërore kishte arritur nivelin më të lartë.

Ma’ruf Arnauti nga këndvështrimi politik dhe ushtarak Kur osmanët shpallën “mobilizimin e përgjithshëm” në vitin 1914, hynë në luftë në anën e shteteve të boshtit. Filluan të rekrutojnë të rinjtë dhe t’i drejtojnë në fushëbetejë në kuadër të shërbimit të detyruar. Prandaj, u rekrutua edhe Ma’ruf Arnauti si gjithë gjenerata e tij. Si duket, kjo periudhë pati ndikim të madh në personalitetin e tij. Iu bë e qartë atij dhe gjeneratës së tij humbja e shtetit osman ushtarakisht dhe politikisht. U konfirmua që ajo ishte pala e humbur dhe që ëndrra për një umet të fortë nuk do të realizohet vetëm se me pavarësi. Fillimi i kryengritjes së madhe arabe në Hihaz i joshi të rinjtë. Ma’ruf arnauti vendosi që t’i bashkohej ushtrisë së kryengritjes. Iku nga ushtria duke ecur në këmbë, që nga Bejruti e deri në Zahla. Burimet të cilat shkruajnë për biografinë e tij përmendin që ai vazhdoi rrugën për gati 4 muaj në kushte të vështira derisa arriti në pjesën e Havranit. Shteti osman në atë kohë e dënonte me vdekje dezertimin nga ushtria. Por, Ma’ruf Arnauti arriti të mbërrinte në Akabe, në jug të Jordanit, ku iu bashkua ushtrisë së Fejsal Hysejn Sherifit, udhëheqësit të kryengritjes së madhe arabe. Kështu u bë një prej ushtarëve të kryengritjes kundër turqve. Ky hap tregon për dominimin e anës kombëtare mbi drejtimin pro osman. Ma’ruf Arnauti ishte prej ushtarëve të Fejsal Hysejnit, të cilët hynë në Damask në nëntor të vitit 1918. Atij dhe shokëve të tij prej ushtarëve të kryengritje, iu realizua ideja e realizimit të ëndrrës kombëtare të cilën e nxitnin organizatat ideologjike e kombëtare në Sham,

66

EDUKATA ISLAME 87

duke kërkuar çlirim e pavarësi dhe formimin e shtetit kombëtar të lirë. Kjo u kurorëzua me shpalljen e Mbretërisë Siriane, më 8 mars 1920, ku Fejsal Hysejn u shpall mbret i Sirisë. Qeveria nxori dinarin sirian, me bekimin e Konferencës siriane, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha palëve në Sham. Ma’ruf Arnauti u vendos në Damask dhe filloi aktivitetin e tij për themelimin e gazetës së parë të tij së bashku me Kasim Uthman. Por shpallja e Mbretërisë Siriane, e nxiti Francën lakmitare me fitimet e “Sajks Bikos”. Ajo ndërmori hapin ushtarak të drejtpërdrejtë, duke zhdukur këtë entitet kombëtar të ri në betejën Mejselun (korrik 1920). Kjo betejë ishte fundi i ëndrrave të gjeneratës së Ma’ruf Arnautit e ëndrrës së madhe kombëtare, e cila u mishërua në shtetin e parë kombëtar arab në territorin sirian. Kur francezët hyn në Siri, e dënuan Ma’ruf Arnautin me vdekje, duke pasur parasysh rolin e tij ndikues në entitetin e ri. Ai ishte njëri prej ushtarëve të kryengritjes së madhe arabe dhe themelues i gazetës “Pavarësia Arabe”. Por, francezët ia ulën dënimin dhe e lejuan të boton gazetën e tij përsëri.

Ma’ruf Arnauti nga këndvështrimi gazetaresk e romansier Ma’ruf Arnauti u vendos në Damask dhe nuk u kthye në Bejrut. U martua me një zonjë nga Damasku. Jetonte afër tregut Hamidije dhe u dallua me punën në gazetari gjatë gjithë viteve të jetës së tij. Së pari nxori gazetën “Pavarësia Arabe”, e cila pushoi së botuari në fillim të vitit 1919. Për të themeluar pastaj revistën “Flamuri Arab”, që ishte revistë letrare mujore që nuk pati jetë të gjatë. Por, ai pati sukses të plotë duke botuar gazetën e njohur “Rinia arabe” dhe vazhdoi të botojë atë për 30 vjet, deri në vdekjen e tij më 1948. Duket qartë që Ma’ruf Arnauti ndoqi linjën kombëtare edhe në emrat e gazetave e revistave të tij. Ma’rufi ishte besnik ndaj gazetarisë, në të njëjtën shkallë sa besnikëria e tij ndaj ndjenjave atdhetare dhe angazhimi i tij kombëtar. Ai e botonte vetë gazetën, me gjithë kuptimin që ka kjo fjalë. I shkruante lajmet dhe përkthente nga gazetaria botërore. Në këtë i


KUMTESA

67

ndihmoi njohja e mirë e gjuhës angleze e franceze dhe entuziazmi i mahnitshëm i tij, të cilit nuk i gjen shembull. Për fat, Ma’rufi zgjodhi që të botojë një prej novelave më të rëndësishme e më të njohura të tij, “Sejjidu Kurejsh” (Zotëria i Kurejshit), në disa vazhdime në gazetën e tij “Rinia Arabe”. Kjo ishte vepra më e njohur në jetën e tij krijuese, si romansier i talentuar, vizionar e intelektual, ku kryqëzoheshin dy anët, ajo kombëtare e islame e bashkoheshin në një mënyrë mahnitëse, duke treguar për kuptimin e vetëdijen e tij. Novela arabe ende nuk ishte zhvilluar si art, kur Ma’ruf Arnauti shkroi novelën e parë të tij “Sejjidu Kurejsh” (Zotëriu i Kurejshit). Në vitin 1929 botoi novelën e tij, e cila mbështetej në histori si burim kryesor. Pastaj pasuan përpjekjet e tij pasuese për shkrimin e novelave. Në vitin 1936 botoi novelën “Omer ibnul Hattab” në katër pjesë. Por, kjo novelë e cila ndiqte rrugën shoqërore nuk përfundoi. Pastaj kaloi në shkrimin e novelës e cila paraqiste çlirimet arabe në Andaluzi dhe Afrikë, që i quajti “Tarik ibn Zijad” në vitin 1941. Nxori vetëm një pjesë të kësaj novele. Pastaj shkroi novelën tjetër “ Fatimetu alBatul” (Virgjëresha Fatime) në vitin 1942. Kjo vepër ka 376 faqe dhe është e ndarë në 34 kapituj. Vepra e tij e fundit të cilën e botoi në gazetën “Rinia Arabe” ishte novela e quajtur “Kajro”, por nuk arriti ta përfundojë dhe shkroi vetëm një pjesë para vdekjes së tij. Këto arritje të mëdha të cilat i bëri Ma’ruf Arnauti për novelën historike, tregon për kulturën e tij të thellë duke u mbështetur në burimet kryesore si “Sireja e ibn Hashimit” (biografia e ibnu Hishamit), Historia e Taberiut, Historia e ibn Ethirit, “Al-i'kdu al-Farid” e ibn Abd rabuh. Gjithashtu ai mblodhi burimet letrare historike. Duket qartë për atë që i lexon veprat e Ma’ruf Arnautit origjinaliteti e kultura e tij e thellë, grumbullimi i burimeve islame e burimeve të historisë së arabëve para Islamit, si dhe njohuria e tij për burimet jo islame. Ma’ruf Arnauti i dha rëndësi të veçantë historisë së shtetit të Gasasinëve. Arriti të mbështetej në personalitete historike të njohura për të bartur idetë e tij dhe në të njëjtën kohë shpikjen e personaliteteve të tjera të shumta e të pasur. Duke nxitur kështu habinë e lexuesit me aftësinë e madhe imagjinuese të Arnautit, aftësinë e tij për të shpikur ndodhi e

68

EDUKATA ISLAME 87

mbështetjen në to në kohën e tyre, drejtimin e ngjarjeve e lëvizjen e tyre me mençuri me një gjuhë të bukur e ndikuese, duke konfirmuar aftësinë e tij për të kontrolluar artet e shprehjes së ndryshme. Pasi që ky punim nuk ka të bëjë me anën letrare, krijuese e kritike, por ka për qëllim njohjen me përpjekjet e Ma’ruf Arnautit, atëherë ne do të trajtojmë vetëm novelën e tij të mahnitshme që nxiti interesim të madh me botimin e saj. Ajo ishte “Sejid Kurejsh”. Shembull për kuptimin e tij të Islamit, mënyrës së tij të të menduarit dhe shërbimin ndaj Islamit pa fanatizëm e ekstremizëm. Kjo ishte karakteristikë për këtë personalitet të shquar, i cili arriti të ketë respekt, duke u bërë anëtar i Akademisë Shkencore Arabe.

Novela Sejid Kurejsh Vepra përbëhet nga tre pjesë. Deri tash janë nxjerrë tri botime. E fundit në vitin 1971. Ka 986 faqe të formatit të madh. Pjesa e parë dhe e dytë përmban 40 kapituj, ndërsa pjesa e tretë përmban 23 kapituj. Arnauti i ka shkruar me besnikëri emrat e burimeve arabe e të huaja, numri i të cilave ka arrit 33 burime e referime. Kjo tregon përpjekjet e angazhimin e tij. Ai e dinte që novela historike ka nevojë për referenca të pranueshme e të sakta. Këtë vepër Arnauti ua kushtoi të rinjve të Shamit, Irakut e Hixhazit, prindërit e të cilëve nën mbrojtjen e kurejshëve shkuan në anë të ndryshme të botës për t’i mësuar e edukuar. Studiuesi i saj duket që është para një poeme epike të madhe. Autori i saj dëshironte që t’u paraqiste gjeneratave të ardhshme faqet e ndritshme të historisë së umetit, që ishin krenarë me Islamin dhe me ndjenjat të cilat i nxiste. Dëshironte të përmirësonte figurën të cilën e kishin paraqitur disa burime jo arabe. Por, brenga e parë e Ma’rufit ishte ngjallja e vetëdijes së gjeneratave të ardhshme për rëndësinë e bashkimit e dënimin e ndarjes e përçarjes, të cilën e përjetuan vendet arabe pas marrëveshjes së “Sajks Bikos”. Sikurse ai me dënimin e ngjarjeve historike, që tregojnë nënshtrimin e arabëve ndaj persianëve e romakëve, dëshironte që t’i paralajmëronte njerëzit e asaj kohe për ngjashmërinë e së kaluarës së arabëve para Islamit me të tashmen, ku vendet


KUMTESA

69

arabe iu nënshtruan fuqive perëndimore, të cilat i kishin ndarë ato dhe kishin dobësuar banorët e tyre. Këto qëllime racionale mbizotëruan autorin dhe e shtynë që të shkruajë ndodhi të cilat mbështetën në ngjarje historike. Ai përdori imagjinatën e tij të shpejtë për të paraqitur një novelë të bukur, duke paraqitur periudhën artistikisht, por duke pasur sukses në përshkrimin e ndjenjave të tij islame e kombëtare me përgjegjësi të madhe. Novela “Sejjidu Kurejsh” fillon me fundin e shekullit të 6 dhe përfundon me hixhretin (shpërnguljen) e Muhamedit a.s. nga Meka në Medine. Duket qartë suksesi i Arnautit në ndërrimin e mjediseve të vendeve të gjëra arabe. Fillon me Damaskun e mbretërinë e Gasasinëve, pastaj Hiren, kryeqytetin e Mbretërisë Munadhire. E pastaj në vendet e Shamit Jugor, pastaj në Hixhaz e pjesët e saj (Mekë, Medine, Taif). Ajo që bie në sy është përshkrimi që i bën Damaskut e Basras, kryeqytetit të Mbretërisë së Gasasinëve, për të cilën kishte admirim e interesim të veçantë. Njohja me këtë poemë epike të bukur mbetet shumë e mangët, nëse nuk lexohet e analizohet. Ndoshta i bëjmë padrejtësi autorit të saj nëse nuk vlerësojmë si duhet përpjekjet e tij artistike e intelektuale. Me gjithë mënyrat romantike e të shkruarit të tij që i takonte viteve njëzet të shekullit XX, por mënyra romantike e tij është e pranueshme në kuadër të ngjarjeve, ideve e personazheve të cilët kalojnë me një spontanitet të bukur nga një mjedis në tjetrin pa problem. Prandaj, ne flasim për një vepër të rëndësishme, që zgjoi interesimin e qarqeve intelektuale e letrare me botimin e saj. E bëri autorin e saj anëtar të Akademisë së Shkencave Arabe, nderim që i takonte Ma’ruf Arnautit për përpjekjet e tij intelektuale, krijuese e përkatësisë së tij të sinqertë.

70

EDUKATA ISLAME 87

Përfundim Kjo njohje me këtë personalitet shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, tregon nevojën për studimin e shqiptarëve myslimanë në botën Islame, mbledhjen e të arriturave të tyre dhe krahasimin e kuptimit të Islamit nga myslimanët në Shqipëri me kuptimin e Islamit nga myslimanët jashtë tokës së atdheut të tyre. Ftoj përmes këtij punimi për një studim më të gjerë dhe më të thellë për Ma’ruf Arnautin, emri i të cilit në gjuhën arabe do të thotë shumë. Ai me të vërtetë ishte personalitet i njohur, i nderuar dhe krijues që meriton të kujtohet e të ndriçohen të arriturat e tij intelektuale për shqiptarët, si ata që jetojnë jashtë atdheut ashtu edhe ata që jetojnë në Shqipëri. Që shqiptarët të njihen me veprat e shquara të bashkëkombësve të tyre, të cilët kanë krijuar dhe arritur shumë në kuadër të Botës Islame të madhe.

Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina


‫‪KUMTESA‬‬

‫‪71‬‬

‫‪Hind Gassan Abu Ash-sh’ar‬‬

‫)‪MA’RUF ARNAUTI (1892-1948‬‬ ‫‪PROMINENT CULTURAL FIGURES OF ALBANIAN‬‬ ‫‪DESCENT IN SHAM‬‬ ‫)‪(Summary‬‬ ‫‪This symposium will raise current issues. This is best confirmed by the‬‬ ‫‪topics on the agenda, which have been studied in great detail. The establishment‬‬ ‫‪of one’s identity begins with the responsible study of the past. The researcher‬‬ ‫‪must bear in mind that there is a difference between the study of Islam in‬‬ ‫‪Albania and Islam among the Albanians in the Islamic world.‬‬

‫ﻫﻨﺪ ﻏﺴﺎن أﺑﻮ اﻟﺸﻌﺮ‬

‫ﻣﻌﺮوف اﻻرﻧﺎوﻃﻰ )‪(1948-1892‬‬

‫ﻣﻦ اﻋﻼم اﻟﺜﻘﺎﻓﺔ و اﻟﻔﻜﺮ اﻻﻟﺒﺎن ﻓﻲ ﺑﻼد اﻟﺸﺎم‬ ‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ(‬

‫ﻣﻘﺪﻣﺔ‪:‬‬ ‫ﻳﺜﲑ ﻫﺬا اﳌﺆﲤﺮ اﻟﺪوﱃ أﺳﺌﻠﺔ اﻟﻌﺼﺮ ﺑﺎﻣﺘﻴﺎز‪ ،‬و ﻳﺆﻛﺪ ﳏﺎورﻩ اﳌﺘﺴﻠﺴﻠﺔ و‬ ‫اﳌﺪروﺳﺔ ﺟﻴﺪاً‪ ،‬ﻋﻠﻰ اﳘﻴﺔ ﻃﺮح ﻫﺬﻩ اﳌﺴﺄﻟﺔ اﳉﻮﻫﺮﻳﺔ ﰲ اﻟﺒﺎﻧﻴﺎ اﳊﺪﻳﺜﺔ‪ .‬ذﻟﻚ ان‬ ‫ﻣﺴﺄﻟﺔ اﳍﻮﻳﺔ و ﲢﺪﻳﺪ ﻣﻼﻣﻊ اﳌﺴﺘﻘﺒﻞ‪ ،‬ﺗﺒﺪأ ﺑﺪراﺳﺔ اﳌﺎﺿﻰ ﺑﻮﻋﻰ و ﻣﺴﺌﻮﻟﻴﺔ‪ ،‬و‬ ‫ﻋﻠﻰ اﻟﺪارس أﺑﺘﺪاء أن ﻳﺄﺧﺬ ﺑﻌﲔ اﻻﻋﺘﺒﺎر ان ﻫﻨﺎك ﻓﺎرﻗﺎ ﺑﲔ دراﺳﺔ اﻻﺳﻼم ﻋﻠﻰ‬ ‫أرض اﻟﺒﺎﻧﻴﺎ أو اﻻﺳﻼم ﺑﲔ اﻻﻟﺒﺎن ﰲ اﻟﻌﺎﱂ اﻻﺳﻼﻣﻲ‪ ،‬و ﻛﻼ اﶈﻮرﻳﻦ ﻣﺘﻼ زﻣﺎن‬ ‫و ﳝﺜﻼن ﻣﺴﺎﺋﻞ ﻻ‬ ‫اﻻﻟﺒﺎن ﻣﻨﺬ أﻛﺜﺮ ﻣﻦ ﺳﺘﺔ ﻗﺮون و ﻣﻦ اﳌﻌﺮوف ﺑﺎن اﻻﺳﻼم دﺧﻞ اﻟﺒﺎﻧﻴﺎ ﻣﺘﺄﺧﺮا‪ ،‬و‬ ‫وﺻﻠﻬﺎ ﻋﻦ ﻃﺮﻳﻖ اﻟﻔﺘﺢ اﻟﻌﺜﻤﺎﱐ ﻟﺒﻼد اﻟﺒﻠﻘﺎن‪.‬‬


74

PORTRETE

Shevki Sh. Voca

SAID NURSI NJËRI NDËR FIGURAT MË IMPOZANTE TURKE TË SHEKULLIT XX Nuk ka dyshim se njëra nga meritat e mëdha për përhapjen dhe zgjerimin e Islamit përgjatë historisë i takon trimërisë dhe heroizmit të popullit turk. Një numër i madh i dinastive që sunduan në emrin e abasidëve ishin me prejardhje turke si: Bujevikët, Gaznevit, dhe Selxhukët.1 Në territorin e sotëm të Turqisë islami filloi të paraqitet qysh në kohën e kalifit të parë të emevive Muavije b. Ebi Sufjanit, (dinastia e parë islame Sh. V.) i cili në dy raste kishte organizuar fushatën ushtarake drejt Stambollit (669-674).2 Ndërsa kontaktet e para turke me ushtrinë arabe-islame thuhet se kanë ndodhur në kohën e Kalifit të Omerit r.a. Kurse disa udhëheqës të parisë turke islamin e pranuan në kohën e Kalifit Osman r.a. (650).3 Me rëndësi të madhe për popullin turk ishte ajo se në shekullin X së paku 80% të të gjithë turqve ishin myslimanë. Ndërsa në shekullin XII Islami sundonte me tërë hapësirën e Azisë Qendrore. Tani pranë kulturës nacionale turke Islami u bë burimi kryesor i forcës së tyre, të cilët filluan çdoherë e më tepër ta

ushtrojnë ndikimin e vet ndaj të gjithë popujve tjerë përreth. Në të njëjtën kohë përmes Islamit u bashkuan të gjithë popujt turq, duke i flakur dallimet që ekzistonin mes tyre, ashtu që Islami për ta u bë shembulli dhe shkaku kryesor dhe më i mirë për t'u bashkuar dhe afruar mes vete.4 Mirëpo dinastinë më të madhe turke e themeluan Osmanlinjtë, emri i të cilëve lidhet me sundimtarin e parë të tij Gazi Osmani (1258 vdiq 1326), ndërsa Perandoria Osmane u themelua në vitin 1299. Osmanët sunduan me një territor të madh, në të cilën përfshiheshin Ballkani, Anadolli, Mesopotamia dhe pjesët e Arabisë dhe Afrikës Veriore. Ndërkaq, që për rëndësinë e popullit turk ekziston edhe një hadis kudsi në të cilën Muhammedi a.s. ka thënë: “Në lindje e kam një ushtri të cilët i quaj turq. I dërgoi ata kundër popullit ndaj të cilëve ndiej hidhërim.”5 Gjatë sundimit gjashtëqindvjeçar të Osmanlinjve u ndërruan 36 sulltanë, 218 kryevezirë, prej të cilëve 104 ishin turq, kurse tjerët sipas madhësisë së numrit ishin shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjianë, abkhazë, devshirme, rumë (shtetas turq me kombësi greke Sh V.), çerkezë, kroatë, arabë, ermenë, italianë,6 e kështu me radhë (kuptohet që të gjithë këta e kishin përqafuar Islamin). Osmanlinjtë e kishin edhe institucionin e Shejh-ul-islamit që zgjati pesë shekuj (498 vjet). Gjatë kësaj kohe në këtë pozitë të lartë janë emëruar 131 dijetarë të zgjedhur. Prej tyre dy kanë qenë shqiptarë, 1 arab, 1 boshnjak, 1 çerkez, 1 kurd, dhe 3 që nuk iu dihet prejardhja, të gjithë të tjerët kanë qenë turq.7 Shteti osman dhe sistemi administrativ ishin të organizuar në principet e Kur'anit, dhe sot shumë analitik të jetës politike i marrin si shembuj më të mirë të një sistemi shtetëror. Osmanlinjtë të mirat dhe vlerat që i posedonin nuk i mbanin vetëm për vete, por ato u jepnin edhe të tjerëve. Si shembull mund të marrim Hungarinë, ku osmanli4

1

Cyril Glasse, “Enciklopedija Islama” fq. 588, Sarajevë, 2006. 2 Atlas Islamskoga Svijeta”, grup autor, fq. 416, Sarajevë, 2004. 3 F. N. “Razvoj Religije Kod Turaka”, në Takvim 1976, Sarajevë, fq. 209, dhe në Zan Pol Ru, “Religija Turaka i Mongola”, N. Sad, 2002.

EDUKATA ISLAME 87

Njëjtë, fq. 211. C. Gl... ‘Encikl.. Isl... fq. 589. 6 Nazim Tektas, “SADRIAZAMLAR”, fq. 754, Istanbull, 2002. 7 Nehat Krasniqi, “Institucioni i Shejh-ul Islamit te Osmanlinjtë dhe Shejh-ul islamët Shqiptarë” në Dituria Islame nr. 50, fq. 25, 1993. 5


PORTRETE

75

njtë e bartën kultivimin e orizit, ndërsa italianëve u mësuan përpunimin e pëlhurës dhe ngjyrosjen e saj. Diplomati i njohur Busbek, nga dinastia e Habsburgut, pas një vizite që i kishte bërë Stambollit në shekullin XVI, e kishte përcjellë kultivimin e tulipanit në shtetet e Beneluksit ( Belgjikë, Holandë, dhe Luksemburg), prej Osmanlinjve Evropa kishte mësuar për orkestrimin ushtarak, e të mos flasim edhe për ndërtimet arkitekturale tejet impozante artistike, të cilat i zbukurojnë sot e kësaj dite qytetet dhe vendet që ishin nën dominimin osman. Më gjerësisht për kontributin e osmanlinjve në përgjithësi shih librin “Osmanlinjtë dhe shkenca” të shkencëtarit dhe hulumtuesit të madh bashkëkohor turk Ekmeluddin Ihsanoglu, e cila u përkthye në disa gjuhë botërore. Meqë në këtë shkrim nuk e kemi për temë trajtimin e historisë së Turqisë në përgjithësi, ne do ta lëmë me kaq duke iu kthyer jetës dhe veprimtarisë së njërit nga personalitetet mjaft impozante turke me prejardhje kurde të shekullit XX. SAID NURSI-BEDIUZZAMAN (1876-1960) ishte fëmija i katërt me radhë nga shtatë sa i kishin gjithsej Dervish Mirza dhe Nurija. U lind në vitin 1876 diku tjetër qëndron 1873, në fshatin Nursi, njërën nga fshatrat e distriktit Hizan të krahinës Bitlis në Anadollin Lindore. Babai i tij Dervish Mirza ishte njeri shumë i devotshëm, sa që për devotshmërinë e tij ai shpesh merrej si shembull; asnjëherë vetë nuk e kishte shijuar haramin, dhe as fëmijët nuk i kishte ushqyer ndonjëherë me diç që ishte e ndaluar (haram). Për të thuhej se kur kthehej me bagëtinë nga kullotja, atyre iu lidhte gojën që rrugës mos të ushqehen në kullosa të huaja. Kurse, nëna e Saidit, Nurija së pari merrte abdes e pastaj u jepte gji fëmijëve.8 Mësimet e para Said Nursi i mori në mektebin e fshatit Tag, te mësuesi Mehme-efendiu, në vitin 1882., kurse gjatë pushimeve të fund javës mësimet i vijonte te vëllai i tij më i madh Abdullahu. Mirëpo, në këtë fshat nuk qëndroi gjatë, ndërkaq që shkollimin e vazhdoi 8

Ihsan Kasim Salihi, “BEDIUZZAMAN SAID NURSI”, fq. 19, Sarajevë-2002. dhe “Bediuzzaman Said Nursi Kimdir”, në “Seytanin Dini Masonluk”, fq. 542, Stamboll 1993, botimi i I, nga grupi i hulumtuesve shkencorë

76

EDUKATA ISLAME 87

në Pirmis në një fshat tjetër. Në vitin 1888, Said Nursi shkon në Bitllis, ku regjistrohet në shkollën e shejh Emir-efendiut. As këtu nuk qëndroi gjatë, sepse ky shejh për shkak moshës së tij jo madhore refuzoi që ta mësonte, ndërkaq që e propozoi te një mësues tjetër. Saidi nga ky gjest i shejhut e ndjeu veten të fyer dhe për këtë arsye ai shkoi në shkollën e Mir Hasan Veliut në Mokus, pastaj në një shkollë në krahinën e Kavashi-t. Pas një muaji me një shok të tij i quajtur Mulla Mehmed, Saidi shkoi në nënprefekturën Bajazid, të krahinës Agra. Këtu filluan bazat e arsimimit fetar të Saidit, meqenëse deri më tani ai nuk kishte mësuar asgjë tjetër përveç gramatikës dhe morfologjisë. Në këtë shkollë nën mbikëqyrjen e Shejh Mehmed Xhelalit, Saidi i kaloi tre muaj të studimeve intensive dhe mjaft të vështira, duke e mësuar tërë literaturën e cila thjesht ligjërohej në shkollat fetare të këtij lloji. Brenda ditës nga tekstet e librave më të vështira i mësonte nga dyqind faqe, pa i llogaritur komentet dhe fusnotat. Gjatë kësaj kohe të mësimit, Saidi tërësisht ishte i izoluar nga bota. Pasi u plotësuan tre muaj të mësimit Saidi e pranoi diplomën nga vetë shejhu Mehmed Xhelali.9 Ishte viti 1893. kur Saidi iu përgjigj thirrjes së valiut Hasan pasha, që të shkojë në qytetin Vanë, tek i cili një kohë ishte mysafir personal i tij, ndërsa më vonë qëndroi në shtëpinë e Tahir-pashës. Këtu pati rastin që me ndihmën e Allahut xh.sh. të kontaktojë me disa dijetarë të shkencave moderne (gjeografi, kimi, etj.,) dhe me të hyrë në polemika me ta, Saidi e ndjeu veten të dobët që nuk kishte njohuri rreth këtyre shkencave por, kjo u bë shkak që atë e shtyri që me një përkushtim të madh t'iu qaset mësimeve të tyre. Me këtë rast Saidi i talentuar për shkencë u aftësua deri në atë masë sa që shumë shpejt mundi të shkruajë kritika dhe të udhëheqë dhe të diskutojë me ekspertë të ndryshëm të këtyre fushave. Për një periodë të shkurtër Saidi arriti që të ngadhë-

9

Ihs.. Kas.. Sali, fq. 21.


PORTRETE

77

njejë në matematikë, astronomi, kimi, filozofi, histori, gjeografi dhe në shkenca tjera.10 Duke iu falënderuar kapacitetit të tij të gjithanshëm dhe inteligjencës natyrore emri i tij u bë i njohur, me ç'rast e fitoi titullin Bediuzzaman (mrekullia e kohës), epitet të cilin ia dhanë dijetarët më të shquar.11 Me një rast gjatë qëndrimit të tij si profesor në Van, gazetat lokale kishin sjellë një lajm shumë befasues të cilin Saidit ia kishte lexuar vetë valiu i qytetit, me ç'rast Saidi ndjeu një tronditje të thellë në qenien e tij njerëzore. Gazetat kishin botuar deklaratën e ministrit britanik të kolonizimit Goldstounit, (Wiliam Ewart, 1809-1898) i cili në parlamentin britanik para të gjithë pjesëmarrësve të parlamentit duke e mbajtur një ekzemplar të Kur'anit në dorë kishte thënë: “Deri sa ky Kur'an gjendet në duar të myslimanëve, ne nuk do të mund të udhëheqim me ta; për këtë arsye neve nuk na mbetet rrugë tjetër përveç që myslimanëve t'ua ndalojmë Kur'anin apo t'i largojmë nga ai...” 12 Nga ky lajm tendencioz dhe befasues Saidi u trondit fort, gjë që bëri që ai vendosi që tërë jetën e tij ta përkushtojë në zbulimet e mbinatyrshme të Kur'anit, dhe lidhjes së myslimanëve me Librin e Allahut. Mbeti e njohur thënia e Saidit, i cili me këtë rast pati deklaruar: “Do t'i dëshmoj botës se Kur'ani është diell shpirtëror drita e së cilës nuk errësohet dhe shkëlqimi i së cilës nuk dobësohet.” Më pas saktësisht në vitin 1907 Said Nursi shkon në Stamboll dhe qëndron në vendin e quajtur Shekerli-han, që gjendej në rajonin Fatih. Në këtë kohë në këtë han (apo shesh) banonin dijetarë dhe mendimtarë të shumtë siç ishte për shembull shkrimtari me prejardhje shqiptare nga fshati Sushicë të Burimit (Istog-Kosovë), Mehmet Akifi 18731936 (më vonë u njoh më tepër për hartimin e vargjeve të himnit shtetëror turk), pastaj drejtuesi, mbikëqyrësi dhe profesori i Fatihut (kompleksit të medreseve Fatih), profesori i mirënjohur i linguistikës Xhelali, dhe të tjerë. 10

njëjtë, fq. 23. Nga koleksioni i Risale-i Nurit Sozler-Fjalët, fq. 3, Istambul 2006, përkthimi në shqipe. 12 “ISLAMSKA ENCIKLOPEDIJA” - religija, mesheba i savremenih pokreta i partija” nën redaktimin e Dr. Mani’b. Hammad al-Dzuheni fq. 250. Sarajevë 2006. 11

78

EDUKATA ISLAME 87

Said Nursi në Stamboll kishte shfaqur dëshirën që të themelojë Universitetin Ez-Zehra, sipas shembullit të Universitetit Az'har në Kajro. Në këtë kohë në Stamboll rastësisht qëllon për vizitë rektori i Universitetit Az'har, shejhu shumë i njohur dhe myftiu i Egjiptit Bahit all-Muti, i cili pasi pranoi që të polemizojë me Saidin mbeti i impresionuar me idetë që dilnin prej tij.13 Njëra nga pyetjet e shtruara të shejh Bahitit drejtuar Saidit ishte edhe kjo: “Çfarë mendimi keni ju për evropeizëm dhe osmanizëm? Said Nursi iu përgjigj: “Shteti Osman është e zënë shtatzëne me Evropën, dhe një ditë ajo do të lindë; ndërsa sa i përket Evropës, edhe ajo është e mbarësuar me farën islame, dhe një ditë edhe ajo do të lindë.” Para një pyetje kaq koncize dhe thelbësore, shejh Bahiti nuk mundi ta ndalë veten e të mos thotë: “Është e pamundshme polemika me një të ri sikurse ky; edhe unë e ndaj të njëjtin mendim, por që nuk mundem në mënyrë kaq piktoreske ta shpreh.”14 Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, Saidi i dërgoi një peticion sulltan Abdyll-Hamitit II me të cilën kërkonte që në Anadoll pranë shkollave fetare të mësohen edhe matematika, fizika, kimia, dhe shkencat tjera, ngaqë në mesin e popullatës së këtij vendi dominonte varfëria dhe padituria. Përveç kësaj ai kritikoi ashpër tiraninë, sistemin e sigurimit dhe shërbimin informativ të oborrit mbretëror “JILDIZ”, që shkaktoi hidhërim në suitën e sulltanit, e cila nuk i prezantonte mendimet e sulltanit. Dhe si pasojë e kësaj, Saidi dërgohet në kontrollim mjekësor që të hulumtohen aftësitë e tij mentale, dhe shih për ironi komisioni mjekësor bie vendim që Saidin ta vendosë në spitalin-Toptash, ngase tek ai u vërejtën simptomat e “çrregullimeve shpirtërore”. 13

“ISL... ENCI...fq. 249. Ihs...Kas..Sal.. fq. 28.  Said Nursi me që e gjykonte despotizmin ai megjithatë kishte mendim të mirë ndaj sulltan Abdyl Hamitit II. Sepse edhe nëse e gjykonte despotizmin si formë e sundimit të pushtetit e cila zbatohej nën emrin e këtij sulltani, ai e arsyetonte sulltanin duk thënë për te: “Sulltani Mazllum” (sulltanit të cilit i bëhej dhunë). Ai është njëri prej robërve të mirë dhe të dashur të Allahut 14


PORTRETE

79

Ndërsa mjeku i cili filloi ta kontrollonte në spital Said Nursin, të cilit ky i mbante fjalime të fuqishme dhe argumentuese bëri që mjekut t'ia përfitojë zemrën, i cili më pas nuk mundi që në diagnozën e Saidit të mos i shkruajë këto fjalë: “Nëse te Bediuzzamani gjendet sa një grim e çmendurisë, atëherë në tërë rruzullin tokësor nuk ekziston njeri normal.” Më vonë Bediuzzamani dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku pranohet nga ministri në bisedime. Në mes tyre u zhvillua ky dialog: Ministri: “Nga sulltani ke një selam te veçantë, dhe pagën me vleftë prej një mijë grosh; ndërsa kur të kthehesh në vendin tënd, do ta kesh pagën tridhjetë lira. Gjithashtu sulltani t'i dërgon edhe tetëdhjetë lira si dhuratë prej tij.” Bediuzzamani: “Kurrë nuk kam kërkuar pagë dhe nuk do ta pranoja, po qoftë ajo edhe njëmijë lira. Sepse unë nuk kam ardhur këtu për qëllimet e mija, por për interesa të vendit. Këtë që ju ma ofroni është një ryshfet i thjeshtë që unë të detyrohem të hesht.” Ministri: “Me këtë ti e refuzon vullnetin e sulltanit, ndërkaq që ajo nuk refuzohet.” Bediuzzamani: “Unë refuzoj, që sulltani të detyrohet të më thërras, me ç'rast do të më ishte dhënë mundësia që t'ia shprehi fjalën e vërtetë.” Ministri: “Pasojat do të mund të jenë të pamëshirshme.” Bediuzzamani: “Shkaqet janë të shumta, ndërsa vdekja vetëm një. Nëse unë ekzekutohem, në zemrat e Ummetit do të shtohet dashuria ndaj meje, sepse unë me të arritur në Stamboll, jetën time e futa në grusht... Ju bëni çka të doni, por unë me të vërtetë mendoj atë që po ta them: dëshiroj që t'i zgjoj fëmijët e Ummetit, ndërsa këtë nuk e bëj për asgjë tjetër përveç se që jam bij i këtij vendi; e jo që të fitoj ndonjë famë. Sepse shërbimi për atdheun i njeriut sikurse unë përmbushet vetëm me dëshminë e ndërgjegjes; kurse ajo nuk plotësohet përveçse nga ndikimet e mira; ajo nuk arrihet përveçse duke i ikur interesave personale. Për këtë shkak unë kamë arsye kur e refuzoj pagën.”

80

EDUKATA ISLAME 87

Ministri: “Ajo në çka ju po pretendoni, në lidhje me përhapjen e arsimit në krahinën tuaj, momentalisht është duke u shqyrtuar në Këshillin ministror.” Bediuzzamani: “E përse atëherë po vonohet me përhapjen e arsimit, ndërsa po shpejtohet në aspektin e pagës sime? Përse i jepni më tepër përparësi interesit tim personal ndaj interesit të përgjithshëm të Ummetit?”15 Në vitin 1908, pas rrëzimit nga pushteti të sulltan Abdul Hamitit II (sundimi i sulltan Abdyl Hamitit II mori fund, më 23 korrik 1908, ndërkaq që ai mbeti në fron deri më 27 prill 1909, kur edhe përfundimisht u rrëzua nga froni dhe filloi epoka e xhonturqve, Sh.V.) me komplot të përgatitur nga udhëheqësit e revolucionit xhonturk, që sipas Karl Moro-s autorit të librit “Nën sundimin e dhunshëm xhonturk” ishte vepër e oficerëve tradhtarë, çifutëve dhe frankmasonëve,16 të njohur me emrin “Ittihad ve Terakki” (Bashkimi dhe Përparimi), të cilët vepronin sipas parullës “bashkim-liri-reformë” me qëllim që të fshehet komploti kundër myslimanëve dhe islamit, Bediuzzamani me disa bashkëmendimtarë të tij formoi Shoqatën e Bashkimit Islam (Gam'iyya al-ittihad al-muhammadi), nën parullën e njëjtë sikurse edhe Unionistët (al-ittihadiyyun), por me koncepcion islam, për të demaskuar tradhtinë e ittihadistëve prapa të cilëve fshiheshin masonët.17 Bediuzzamani më parë kishte shkuar në Selanik, ku ishte njohur me udhëheqësit kryesorë të lëvizjes Ittihad ve Terakki, të cilët e kishin pritur me mirëseardhje, por Said Nursi nuk ishte pajtuar me ta, sepse te disa prej tyre (lexo udhëheqësit kryesorë SH. V.) kishte vërejtur padrejtësi dhe kundërshtime të fesë, të cilëve u kishte thënë troç: “Ju jeni duke e kundërshtuar fenë dhe ia keni kthyer shpinën sheriatit.”

15

Ihsa. Kas.. Sal..fq. 26. Karl Moro, “Nën sundimin e dhunshëm xhonturk”, Vjenë 1910, në Peter Bartel, “Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)” fq, 188, Tiranë 2006. 17 “ISLAM...ENCIKL...fq. 249. shih edhe në Bernard Lewis “Lindja e Turqisë Moderne” fq. 245 dhe 579. 16


PORTRETE

81

Nga kjo doli që po në Selanik me urdhrin e masonëve të kërkoi një takim urgjent me Said Nursin, udhëheqësi i lozhës së masonëve dhe anëtari i Parlamentit osman, çifuti me prejardhje spanjolle, i cili njëherësh ishte edhe spiun italian Emanuel Karaso (Kara Sua), me qëllim që ta përfitojë Beduizzamanin që ky të bëhet anëtar i rendit të tyre. Beduizzamani e pranoi këtë ftesë dhe u takua me te. Por, ja se çka tha vetë Karaso pas këtij takimi me Bediuzzamanin: “Ky njeri i çuditshëm me tregimet e tij për pak sa nuk më konvertoj në Islam.” 18 Të shtojmë se Emanuel Karaso ka qenë sionisti i parë mason, i cili punoi shumë në heqjen e kalifatit dhe rrëzimin e sulltan Abdyl Hamitit II. Lidhur me përkrahjen dhe ndihmën e masonëve dhënë Ittihadistëve, me këtë rast është me interes t'i referohemi deklaratës të cilën njëri nga xhonturqit i quajtur Refik Beu i jep gazetarit francez, me ç'rast thotë: “Masonët sidomos masonët italianë, na dhanë ndihmë morale. Dy lozha italiane ‘Makedonija Risorta’ dhe ‘Labor et Lux’ na ndihmuan shumë; ata na siguruan vendet e tubimeve. Tuboheshim në lozhat e masonëve; zaten në mesin tonë kishte shumë masonë, por në të vërtetë tuboheshim për shkak të organizimit. Shumicën e shokëve të cilët punonin për këtë qëllim, i njohëm në këto lozha. Ata, në pyetje të kandidatëve me nervozizëm përgjigjeshin: kemi marrë përsipër t'i shoshitim të gjitha punët...”.19 Ndërkaq, që edhe lozha më e madhe franceze e Parisit “Grand Orient” qysh në vitin 1900, kishte vendosur që ta rrëzojë nga froni sulltan Abdyl Hamidin II. Ngjarjet që u zhvilluan me rrëzimin e sulltan Abdyl Hamitit dhe marrja e pushtetit nga ittihadistët sollën masa kritike në Stamboll, me ç'rast u formua Gjyqi ushtarak për ndjekjen e atyre që ishin përgjegjës 18

Njëjtë fq. 249, dhe në Bilinmejen teriflariyle Bediuzzaman Said Nursi, marrë nga interneti. 19 KOSOVA-KOSOVO-3, viti 1974, fq. 159-179, punimi i Skender Riza “Roli i Shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk të vitit 1908; dhe shkrimi i njëjtë në fletoren separat shkencor fq. 179, Prishtinë. Ndërsa më gjerësisht për itihadistët dhe masonët shih librat e studiuesit turk Kologlu Orhan, “Abdul-Hamid ve Masonlar”, dhe libri tjetër nga autori i njëjtë “Ittihatcilar ve Masonlar” Istanbul, 1991 në të cilat lexuesi mund të gjej informata nga deklaratat e vet masonëve xhonturk të cilat kanë të bëjnë lidhje me ngjarjet e zhvilluara të kohës së rrëzimit të sulltan Abdulhamitit II nga froni.

82

EDUKATA ISLAME 87

për këto ngjarje. Në mesin e atyre që ishin për t'u ndjekur gjendej edhe Bediuzzamani, përkundër faktit se ky i këshillonte ushtarët që të kthehen nëpër kazerma dhe të respektojnë urdhërat e oficerëve të tyre. Në këtë kuptim Beduizzamani të premteve në xhami mbante ligjërata të njëpasnjëshme (lexo hutbe). Megjithatë, gjyqi e ngarkonte për shkrime të tij të ashpra kundër udhëheqësve të lëvizjes së ittihadisteve që i botonte gazeta “Vollkan”. Ndërsa gjyqtari ushtarak Hurshid Pasha e kishte filluar gjykimin kundër Bediuzamanit me këto fjalë: “A po thërret ti për zbatimin e Sheriatit?Ai i cili e kërkon atë, kështu do të përfundojë” (duke treguar me dorë nga dritarja e gjyqit në oborrin e së cilës gjendeshin të varur pesëmbëdhjetë persona). Me këtë rast Bediuzzamani Said Nursi ngrihet në këmbë dhe në gjyq e mban një fjalim madhështor, të cilit ne i referohemi me disa fjalë: “Unë jam nxënës i Sheriatit, dhe për këtë arsye çdo gjë e mati me peshojën e Sheriatit. Përkatësia ime fetare është islami që është edhe i vetmi besim i imi, dhe për këtë arsye unë çdo gjë e vlerësoj dhe shikoj nga prizmi islam. Dhe kur qëndroj pranë botës së berzahut (banimit të përmotshëm) të cilën ju e quani “burg”, duke pritur në stacion trenin për ekzekutim, e cila do të më shpinte në Ahiret, unë gjykoj dhe i shpreh pakënaqësitë e mia ndaj padrejtësisë dhe formave të ndryshme tradhtare të cilat po ndodhin në shoqëri... Largimi dhe ndjekja ime për atje, për mua nuk është dënim. Ndërsa ju, nëse është në mundësinë dhe rastin tuaj të më dënoni dhe të më nënçmoni, atëherë më dënoni me dënimin e ndërgjegjes, sepse të gjitha të tjerat për mua nuk janë as dënim as bartje e pasojave, por krenari dhe nder. Ky pushtet gjatë ditëve të diktaturës e kundërshtonte mendjen e shëndoshë, ndërsa tani e kundërshton edhe jetën në tërësi. E nëse pushteti do të jetë i kësaj logjike dhe forme, atëherë le të rrojë çmenduria dhe le të rrojë vdekja; dhe le të rrojë Xhehenemi, dhe vendbanimi i zullumqarëve.


PORTRETE

83

Gjatë ditëve të para të hetimeve më pyetnin për ato çka i pyetnin edhe të tjerët: “A e ke dëshiruar edhe ti Sheriatin?” Unë ju thashë: 'Sikur të kisha edhe njëmijë jetë, kisha qenë i gatshëm për t'i flijuar në emër të një të vërtete të Sheriatit, sepse Sheriati është shembull i fatit, ajo është e vërteta e drejtësisë, ajo është mirësia.' Dhe them: Sheriati i vërtetë, e jo asi çfarë e kërkojnë kryengritësit.” Gjyqi gjatë një seance të vetme, pruri vendim për pafajësinë e Bediuzzamnit. Ishte ky një gjyq i tmerrshëm nga vendimet e të cilit ishin ekzekutuar me dhjetëra njerëz. Said Nursi gjatë jetës së tij edhe për disa herë u burgos, dhe atë duke u dënuar me vdekje, por, pushteti gjyqësor duke pasur frikën e ithtarëve të Bediuzzamanit të cilët me atë rast mund të shkaktonin kryengritje dhe trazira të mëdha hiqnin dorë nga dënimi më i rëndë duke e shndërruar atë me dënim të burgut. Më pas Bediuzzamani në vitin 1911 e viziton Shamin (Siria, Libani dhe Jordani i sotëm me territoret e liruara dhe të okupuara të Palestinës dhe një pjese të Irakut), ku e kishte motrën, dhe vendoset në Damask. Këtu në xhamin Emevite të Damaskut mbajti ligjëratën e së premtes në gjuhën arabe, duke iu drejtuar dijetarëve dhe masës së gjerë që ishin prezentë në xhaminë. Këtë ligjëratë më vonë e botoi në formë broshure me titull “Hutbeja e Shamit” (al-hutba ash-shamija), në të cilën duke sqaruar në disa pika tregon shkaqet përse Evropa po ecën përpara, ndërsa bota islame mbetet prapa. Me këtë ligjëratë sikur donte Bediuzzamani të japë një diagnozë të sëmundjes e cila e kishte kapluar mbarë Ummetin mysliman si dhe barnat që duhet përdorur ky ummet për t'u shëruar.20 Pastaj prej Damaskut Bediuzzamani shkon në Bejrut, kurse nga këtu duke udhëtuar nëpër deti kalon në Stamboll. Said Nursi ishte ithtar i madh i paqes dhe kundërshtar i hyrjes në luftë, por meqë shpërtheu lufta (fjala është për Luftën e Parë Botërore), dhe në të mori pjesë edhe shteti osman, ai nuk ndeji por rroki armët dhe nxitoi në vijat e frontit. 20

Shil librin, “Sirijsko predavanje”, Sarajevo, 2003.

84

EDUKATA ISLAME 87

Gjatë kësaj lufte, beteja të ashpra u zhvilluan në frontin e Kaukazit. Forcat ruse bënin përpjekje që të depërtonin në Anadoll dhe më 16 shkurt 1916 armata ruse - trefish më e fortë se ushtrija osmane arriti që të hyjë në qytetin Erzerum. Gjatë këtyre përleshjeve Said Nursi bashkë me nxënësit e tij me të gjitha forcat që kishin luftuan kundër armatës ruse. Në këto luftëra dhe nëpër istikamet luftarake Saidi e shkroi në gjuhën arabe tefsirin e tij të vlefshëm “Isharatu-l-I'xhaz fi Mezami-l-Ixhaz” (“Dekretet e mbi natyrshmes në vija të shkurtra”). Ai diktonte kurse nxënësi i tij Mulla Habibi shkruante. Kur armata ruse hyri në qytetin Bitllis, Saidi me nxënësit e tij trima të radhës duke luftuar nëpër rrugë dhe rrugica e mbronte qytetin, por forcat ruse ishin shumë më superiore nga forcat mbrojtëse të qytetit. Gjatë këtyre luftërave Saidi merr plagë të rënda duke u rrëzuar nga një urë ndër së cilës ishte një pishinë. Me të ishte edhe një nxënës i tij. Në këtë gjendje të pavetëdijshme duke derdhur gjak pandërprerë ai qëndroi tridhjetë e tri orë. Kur nxënësi i tij e pa se gjaku që rridhte pa pushuar si dhe të ftohtit e madh donin t'ia merrnin jetën Saidit-ai shkoi dhe i lajmëroi ushtarët rusë për këtë gjendje. Në këtë mënyrë Said Nursi u zu rob nga ana Ruse, të cilin pastaj e dërguan në Kostum në lindje të Rusisë, ku gjendej njëra prej llogoreve të shumta të robërve të luftës. Pas qëndrimit të tij në internim (llogorim) që zgjati dy vjet e katër muaj dhe katër ditë, Said Nursi arriti që nga këtu të ikë pasi që Rusinë e përfshiu revolucioni bolshevik, me ç'rast vendi u ndodh para trazirave të mëdha, ku dominonte një anarki totale. Saidi arrin të ikë në Gjermani, pastaj nga këtu nëpërmes Bullgarisë kthehet në Stamboll. Këtu në shenjë nderimi, më 13 gusht 1918, pranohet dhe bëhet anëtar në institutin më të lartë shkencor të shtetit të njohur me emrin Dar al-hikma al-islamiyya (një institut shkencor nën mbikëqyrjen e Meshihatit Islam të shtetit Osman). Kjo u bë pa dijen e tij, ndërkaq që për këtë nuk jepej leja për çdokënd përveç personaliteteve të jashtëzakonshme dhe dijetarëve të pranuar. Në mesin e anëtarëve të këtij instituti shkencor ishin: shkrimtari i njohur Mehmet Akifi, dijetari Ismail Haki, mufessi-


PORTRETE

85

ri i njohur Hamdi Elmali, Shejhu-l-islami Mustafa Sabri, Sadudin Pasha dhe të tjerë. Said Nursi nuk merrte pjesë në takimet e Daru-l-hikmetit, sepse e hetonte se i duhej një pushim pas atyre mundimeve dhe lodhjeve që i kishte përjetuar gjatë qëndrimit nëpër llogore të ndryshme, dhe kërkoi shkarkimin e tij nga kjo anëtarësi. Gjatë kësaj periode, qeveria i lejoi që të marrë pagë, por ai nuk merrte nga ajo përveç aq sa për të mbijetuar, kurse me të tjerat botonte disa letra qarkore të veta, të cilat pastaj i distribuonte falas për myslimanë. Gjatë kohës së okupimit të Stambollit nga ana e forcave kolonizuese angleze në marsin e vitit 1920., Bediuzzamani shkroi librin AlHutuvatu-s-siit (Gjashtë hapa) të cilën me ndihmën e nxënësve dhe miqve të vet fshehtazi filloi ta distribuojë...Në këtë libër Bediuzzamani me një gjuhë të tmerrshme dhe të rreptë dhe me dëshmi të pakundërshtueshme i sulmonte anglezët, duke i hedhur poshtë argumentet e tyre, me ç'gjë i largonte dyshimet e provokuara. Në vargun e komploteve të shumta kundër islamit, anglezët nëpërmes kishës anglikane, i dërguan Meshihatit islam gjashtë pyetje për t'iu përgjigjur me gjashtë qind fjalë. Meshihati këto pyetje ia barti Bediuzzamanit. Ndërsa përgjigjja e tij ishte “që këtyre pyetjeve t'u mos u përgjigjet me gjashtëqind fjalë por as me gjashtë fjalë...qoftë edhe të paktën me as një të vetmen fjalë; por të veprohet në mënyrë që anglezi i poshtër dhe i mallkuar të pështyhet në fytyrë.” Lëvizja rezistuese kundër okupimit të huaj kishte filluar në Anadoll, ndërkaq që Shej-ul-islami Abdulla Efendija, i cili ishte nën presionin e kolonizatorëve anglezë, e lëshojë një fetva kundër kësaj lëvizjeje dhe zbatuesve të tyre. Por, shumë shpejt shtatëdhjetë e gjashtë myftinj, tridhjetë e gjashtë dijetarë (alima), dhe njëmbëdhjetë përfaqësues, e lëshuan një kundërfetva, duke e përkrahur këtë lëvizje dhe duke nxitur në luftë kundër armikut. Njëri prej alimëve kryesorë që nxiste në rezistencë të armatosur ishte edhe Said Nursia, i cili me këtë rast pati deklaruar:

86

EDUKATA ISLAME 87

“Fetva-ja është miratuar nga Direktiva e Meshihatit nën presionin e anglezëve dhe sipas urdhrit të tyre, që ne në asnjë mënyrë nuk bën të lejojmë që t'i nënshtrohemi. Sepse ata të cilët janë ngritur për të rezistuar okupimin armiqësor nuk mund të konsiderohen kryengritës. Për këtë arsye është e domosdoshme që t'i përgjigjemi kësaj fetva-je.” Për shkak të një qëndrimi të tij armiqësor kundër okupatorit, Bediuzzamani arriti një popullaritet të madh, dhe mu për këtë u thirr në Ankara - qendrën e lëvizjes rezistuese nga vetë ana e Mustafa Qemalit, me qëllim që t'u bashkëngjitet, por ai këtë thirrje e refuzoi me fjalët: “Unë dëshiroj të luftoj nga pozicionet më të rrezikuara, dhe jo prapa hendeqeve, dhe konsideroj se ky vend është më i rrezikuar nga ajo e Anadollit.” Thirrja iu përsërit dhe atje shkoi në prag të Kurban Bajramit të vitit 1922, ku te stacioni iu kishte përgatitur një pritje solemne. Mirëpo, në Ankara nuk e ndjeu veten të kënaqur, sepse, për fat të keq, vërejti se shumica e përfaqësuesve nuk e kryenin obligimin e namazit, si dhe që veprimet dhe sjelljet e vetë Mustafa Qemalit vinin në kundërshtim me Islamin, gjë që shumë u dëshpërua. Kjo qe shkaku pse ai në janar të viti 1923 vendosi të botojë një proklamatë në dhjetë pika që ia dedikoi përfaqësuesve popullorë. Në këtë proklamatë Bedizzamani i këshillon përfaqësuesit popullorë duke iu përkujtuar Islamin me fjalët: “O ju përfaqësues! Në njërën nga Ditët e mëdha do të ringjalleni.” Rezultati i kësaj proklamate që u shpërnda në mesin e përfaqësuesve popullorë pati një sukses, sepse, afër gjashtëdhjetë prej tyre në aspektin fetar filluan të përmirësohen me që menjëherë ia filluan të kryejnë obligimin e namazit, ashtu që mesxhidi që ishte në ndërtesën e qendrës nuk i zinte të gjithë, dhe ata kaluan në një hapësirë më të madhe. Me këtë proklamatë të botuar të Bediuzzamanit nuk ishte i kënaqur Mustafa Qemali, i cili me çdo kusht mundohej ta përvetësonte Said Nursin, me të cilin kërkoi një takim urgjent mes të cilëve u zhvillua një debat i ashpër, me ç'rast Mustafa Qemali i thotë:


PORTRETE

87

“Nuk ka dyshim se neve na duhet një mësues i respektueshëm sikurse që jeni ju; Këtu të kemi thirrur që të punojmë mbas ideve të tuaja shumë të rëndësishme. Por, puna e parë e juaja të cilën e ndërmore për neve ishte çështja e namazit. Përpjekja e parë e juaj këtu ishte që të futni përçarje në mesin e anëtarëve të Këshillit.” Bediuzzamani duke e drejtuar gishtin kah ai i përgjigjet: “Pashë...Pashë...Çështja e parë e cila theksohet pas imanit është namazi. Ai i cili nuk e kryen obligimin e namazit është tradhtar, ndërsa pozita e tij në sheriat është humbja e tij...” 21 Për këtë Mustafa Qemali mendoi që Bediuzzamanin ta largojë nga Ankaraja me pretekst që ta emërojë si ligjërues kryesor për krahinat lindore, duke i ofruar vila luksoze dhe paga atraktive, por Saidi të gjitha këto i refuzoi. Meqë me këtë rast ku ishte në pyetje të jesh apo të mos jesh, duke i ikur rrezikut fizik që i kanosej nga ana e pushtetarëve (lexo M.Q.) dhe trazirave që kishin mundur për çdo eventualitet të ndodhin pas likuidimit të tij, Bediuzzamani me një mençuri të rrallë u deklarua: “Kërkoj ndihmën dhe mbrojtjen e Allahut nga djalli i mallkuar dhe politika.” Në këtë mënyrë duke e lënë politikën prapa ai iu përkushtua tërësisht adhurimit, devotshmërisë dhe thirrjes së pandërprerë në rrugën e Allahut, që në këto kohëra për shkak të një represioni që filloi të ushtrohej ndaj drejtësisë fetare, te popullata filloi të dobësohej besimi, për ç'gjë lirisht mund të themi se Said Nursi u angazhua shumë që të mbrohet dhe shpëtohet imani i besimtarit.22. Pra, këtë qëndrim Said Nursi e mori pas konfliktit që pati me Mustafa Qemalin. Ndërkaq, që kjo kohë në biografinë e Said Nursit merret si kthesë mes të dy periudhave të jetës së tij, apo siç e quajnë disa, kalimi i “Saidit të vjetër në Saidin e Ri.” Saidi i Ri u karakterizua nga një tërheqje të tij prej jetës publike dhe u përqendrua në studim, në adhurim e mendim, sepse ajo që kërkohej tani ishte një luftë e një natyre tjetër. 21 22

“Tarihce-i Hayat” 127-128, nxjerr nga interneti, dhe në Kasim Ihsan, vep cit. Ana Britanika-genel kultur ansiklopedisi, cilt 24 Nik-Pad, fq .90, Istambul, 1994.

88

EDUKATA ISLAME 87

Bediuzzamani pas kthimit nga robërimi i luftës dhe gjatë qëndrimit në Stamboll, dhe periudhës në Ankara, kishte shkruar mesazhe dhe libra në dy gjuhë, turqishte dhe arabishte. Shkrimi i parë i tij në gjuhën arabe ishte vepra Isharatu-l-i'xhaz (“Dekretet e mrekullibërësit”); pastaj në vitin 1921. Kizil izhaz fi-lmantik (“Shënime për logjikë”), Zejlu-l-, Al-Hubab dhe pjesë tjera të Mesnevis Nuranije Arabe (Al Masnavi al arabi an-Nuri). Kurse në gjuhën turke, në vitin 1923 botoi Sunuhat (Margaritarët e urtësisë). Ndërsa deri në vitin 1921, ai kishte botuar këto mesazhe: Rumuz (Simbolet), Isharat (Shenjat), Tulu'at (Udhëzimet), Lemaat (Reflektimet), dhe Shua'at (Rrezet). Në këto mesazhe të tij, Bediuzzamani duke iu vërsulur valëve të dyshimit ndaj besimit, pa besueshmërisë, largimit nga feja, të cilat në këtë kohë me të madhe filluan të paraqiten në mesin e atyre që ishin dhënë pas çdo gjëje që vinte nga Perëndimi, sjell argumente të pakontestueshme për ekzistimin dhe njësinë e Allahut. Në vitin 1923, i zhgënjyer dhe thellë i dëshpëruar nga ajo çka parashihte dhe ndiente nga qëllimet e këqija dhe të fshehta që përgatiteshin për islamin, dhe të cilat kultivoheshin nga shumë njerëz të përgjegjshëm të pushtetit, të cilët ishin të rrethuar nga çdo anë me mason po që edhe në vetë mesin e tyre kishte të tillë Saidi, largohet nga Ankaraja, që pastaj një kohë mjaft të gjatë ta kaloi në Van pranë një ndërtese të vjetër dhe të braktisur në kodrën Erek. Në ndërkohë në krahinat lindore të Turqisë shpërtheu një kryengritje nën udhëheqjen e shehut të tarikatit Nakshibendi-sheh Said Pirana, e cila mbante anën e kalifatit dhe drejtohej kundër politikës së Mustafa Qemalit, i cili me orientimet e tij kundërislame kishte shkaktuar në mesin e kësaj popullate hidhërim dhe armiqësi të madhe. Mirëpo, pak para shpërthimit të kësaj kryengritjeje, Bediuzzamanit i arrin ftesa e sheh Said Piranes, duke kërkuar nga ai që t'i bashkëngjitet kësaj kryengritjeje kundër qeverisë së Ankarasë, por ky duke mos e dëshiruar një gjakderdhje vëllazërore në mesin e myslimanëve me një kryengritje, e cila sipas tij, do të ishte e pashpresë dhe pa sukses, refuzon pjesëmarrjen e tij.


PORTRETE

89

Forcat luftarake të sheh Said Piranes dhe të 45 udhëheqësve të tjerë që mbanin anën e kalifatit filluan luftërat e tyre, në shënjestrën e të cilëve u vunë fshatra dhe qytete me garnizone të vogla ushtarake, të cilëve Qeveria e Ankarasë në fillim nuk u dërgonte kurrfarë ndihme. Të trimëruar me suksese të vogla pasi e pushtojnë vendin El-Azis që ishte qendra kryesore e vilajetit me emër të njëjtë, kryengritësit vazhdojnë në drejtim të vendit Dijarbakir, qendrën e Kurdistanit turk. Qeveria turke, në bazë të Ligjit për mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë u detyrua të reagojë me ç'rast urdhëroi që pjesërisht të mobilizohet një forcë ushtarake prej 45.000 ushtarësh, të cilët urgjentisht u dërguan në Kurdistan. Pas një rezistence katërmuajshe duke lënë me mijëra të vdekur nga të dy anët, por që me më shumë pësime dhe humbje kishte nga ana e kryengritësve, të cilët për nga armatimi dhe pajisje tjera ushtarake ishin më të dobët filloi edhe dorëzimi i ushtarëve të tyre në grupe. Kështu në fund të muajit qershor qeveria sërish e zotëroi Kurdistanin. Kundër sheh Saidit dhe 45 udhëheqësve tjerë kryengritës që ranë në duar të trupave qeveritare u zhvillua një proces gjyqësor me ç'rast ata u dënuan me vdekje duke i varur në litar pranë xhamisë së madhe në Dijarbakir. Të gjithë këta vdiqën heroikisht. Sheh Saidi para se të varet në mënyrë dinjitoze iu drejtua kryetarit të këtij procesi gjyqësor duke i thënë: “Një ditë do të hakmerremi në botën tjetër.”23 Të shtojmë se në Kurdistan pas shumë vitesh më 1937, shpërtheu edhe kryengritja e dytë, këtë herë në krahinën Dersim, që gjendej në territorin e liqenit jugor të Vanit. Kryengritësit u ngritën në mbrojtjen e autonomisë së tyre dhe kthimin në Sheriat, por edhe këtë herë pa sukses, sepse tani më Qeveria turke ishte edhe më e fort dhe më e fuqishme se në atë para saj, dhe forcat kryengritëse me në krye Sait Rizanë dhe pesë udhëheqës tjerë që u kapën nga trupat qeveritare u dënuan dhe u varrën në litar.24

90

Këtu u tregua qartë vizioni dhe largpamësia e Bediuzzamanit, i cili nuk ishte i pajtimit që të vijë deri te një gjakderdhje vëllazërore, e cila u shkaktua përmes kryengritësve në fjalë. Regjimi shtetëror turk edhe pse usta Saidi nuk ishte pjesëmarrës në ato kryengritje nuk e la të qetë. Qeveria i dërgoi njësitet e veta në Van dhe ata u ngjitën në kodrën Erek në ndërtesën e vjetër në të cilën gjendej Said Nursi që ta burgosin, i cili në këtë vend ishte tërhequr që në qetësi t'i përkushtohet devotshmërisë ndaj Allahut. Said Nursi nga Vani nëpërmes Erzerumit dhe Trabzonit u dërgua në Stamboll, ndërkaq që udhëtimi u bë me saja që tërhiqeshin me kuaj ngaqë rrugët dhe kodrat ishin të mbuluara me një borë të madhe që kishte rënë në atë dimër të ashpër. Në Stamboll e mbajtën njëzet ditë, derisa u urdhërua që ai të transferohet në qytetin e Burdur-it. Nga kjo kohë Said Nursi 28 vjet me radhë, deri në prag të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, vuajti mërgime, burgime dhe gjykime të shumta, ngacmime, dhe persekutime nga autoritetet shtetërore. Me rastin e gjykimeve të tij akuzat kryesore me të cilat gjyqi e ngarkonte Bediuzzamanin ishin: Aktiviteti i tij për rrënimin e rendit sekularist të shtetit dhe të revolucionit kemalist; nxitjen e frymës fetare në Turqi; formimin e organizatës së fshehtë Gam'iyya sirriyya dhe akuzat për sulmet dhe kritikat ndaj Mustafa Qemal Ataturkut.25 Por, falë mençurisë së dhuruar nga Zoti, Bediuzzamani, dinte që nga të gjitha këto akuza të mbrohej me argumente të fuqishme ashtu që ato në mënyrë të përkryer shndërroheshin në propaganda të ideve të tij me ç'rast përfitonte edhe më shumë ithtarë. Tërë kapacitetin e tij mendor dhe shkencor, Bediuzzamani e drejtoi kundër një vale sekulariste, e cila çdo ditë e më tepër vinte duke u fuqizuar dhe rrënjëzuar që mbështetej në reformat që i ndërmori Mustafa Qemali pas shpalljes së Republikës, më 29 tetor 1923, i cili në shumë raste gjatë fjalimeve të mbajtura mes tjerash theksonte edhe këtë: ...”Meritojmë të jemi evropianë të denjë dhe botës do t'i tregoj-

23

Dr. Zoran Sv. Tomic, “Kamal Ataturk Tvorac Nove Turske”, fq. 260-261, Beograd 1939. 24 njejt, fq. 265.

EDUKATA ISLAME 87

25

ISLAMSKA ENCIKLOPEDIJA...Fq. 251.


PORTRETE

91

92

EDUKATA ISLAME 87

më se populli jonë i plotëson të gjitha kushtet që të hyjë në radhët e të civilizuarve, dhe ne të gjitha do t'i rregullojmë sipas modelit alla frranka.”26 “Republika turke nuk ka fe zyrtare. Nën drejtimin e shtetit, i gjithë legjislacioni hartohet dhe zbatohet sipas mendimit, formës dhe nevojave universale të trajtuar nga shkenca e qytetërimit bashkëkohor. Meqenëse konceptimi i fesë lidhet vetëm me bindjen vetjake, Republika sheh ndarjen e ideve fetare dhe të çështjeve shtetërore si një faktor të dorës së parë për përparim aktual të kombit tonë.” 27 Reformat e Mustafa Qemalit ishin tërësisht të kundërta me traditën dhe me frymën religjioze. Format kryesore të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij në ndërtimin e një Turqie të re ishin, laicizmi, patriotizmi, nacionalizmi, etatizmi, republikanizmi revolucionarizmi etj. Ne me këtë rast do t'i përmendim disa nga reformat e ndërmarra nga Mustafa Qemali që në aspektin fetar për popullin turk pothuajse ishin fatale: - Heqja e Kalifatit, heqja e ministrisë së sheriatit dhe të evkafit, mbyllja e medreseve dhe barazimi i shkollimit (3 mars, 1924); - heqja e gjyqeve të sheriatit (8 prill, 1924); - heqja e bartjes së fesit në zëvendësim të obligueshëm të sheshirit (25 nëntor, 1925); - mbyllja e tekeve, tyrbeve dhe të mauzoleve (30 nëntor, 1925); - miratimi i llogaritjes kohore sipas kalendarit ndërkombëtar dhe të orës evropiane (26 dhjetor, 1925); - miratimi i Ligjit civil zviceran (17 shkurt,1926); - miratimi i Ligjit penel italian (13 mars, 1926); - miratimi i Ligjit tregtar gjerman (28 qershor, 1926); - miratimi i principeve laike (10 prill, 1928); - miratimi i numrave ndërkombëtar, heqja e shenjave arabe të numërimit (24 maj, 1928);

- miratimi i alfabetit latin për shkrim lexim turk dhe heqja e alfabetit arab (3 nëntor, 1928); - heqja e ligjërimeve në gjuhën arabe dhe persishte (1 shtator, 1929); - miratimi i sistemit të matjes me metër decimal; heqja e okës dhe arshinit (1 prill, 1931); - leximi i Kuranit në gjuhën turke, dhe thirrja e ezanit në turqishte (mars, 1932); - obligimi i klerikëve që nëpër rrugë të bartin veshje civile (13 dhjetor, 1934); - miratimi i ditës javore e diele si ditë pushimi (4 qershor, 1935) etj.

26

28

Dr. Z. Tomic, vep cit. Fq. 166. Llambro Filo, Ilira N. Çaushi (Sulo), Gëzim Sala, “Qytetërimet Bashkëkohore Jo Perëndimore”, fq. 1718, Tiranë 2006.

27

Pranë këtyre reformave që i cekëm u bënë edhe shumë reforma tjera në të gjitha degët e jetës shoqërore dhe shtetërore. Me një fjalë Mustafa Qemali e ktheu orientimin e Turqisë kah kultura perëndimore, duke e emituar atë gati në çdo zakon dhe traditë të saj.28 Bediuzzamani e kuptoi çështjen esenciale të rënies së botës islamike, e cila u dobësua pikërisht në themelin e besimit. Ky dobësim i shoqëruar me sulmet e pashembullta kundër atyre themeleve në shekujt e XIX dhe XX-të, të ndërmarra nga materialistët, ateistët e të tjerët në emër të shkencës e të progresit, e bënë atë që të kuptonte nevojën urgjente dhe themelore, e cila ishte ruajtja dhe forcimi i besimit. Kërkohej që të harxhoheshin të gjitha përpjekjet për të rindërtuar godinën e Islamit nga themelet e saj, duke filluar nga besimi dhe t'u përgjigjej po me atë gjuhë atyre sulmeve, me një xhihad ma'nevijj, ose me “Xhihadin e fjalës”.29 Said Nursi në këto rrethana dhe në këto kushte që u krijuan në Turqi, duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha rreziqet qofshin të hapura apo konspirative që mund ta kurthonin atë, ai çështjen e shpëtimit të imanit-besimit në Turqi filloi ta bartë në supet e veta. Këtë e bënte me arsyen sepse ishte i vetëdijshëm që me hyrjen e tij në arenën politike, Dr. Z. Tomic vep cit..fq. 166-168., ISL...ENC... vep cit.. fq. 251., ndërsa më gjerësisht për reformat në Turqi shih studimin e Dr. Dragoslav Mihajlovic “Privreda Savremene Turske”, Beograd 1937. 29 “Fjalët vep cit..fq. 4


PORTRETE

93

atij i pamundësohej shërbimi në Islam, e posaçërisht pas mbylljes së shkollave fetare dhe qindra xhamive e mesxhideve, të cilat u shndërruan në depo, stallë kuajsh apo klube të rinjsh. Dhe kjo qe arsyeja pse Said Nursia nuk dëshironte të hyjë në jetën e veprimtarisë politike për çka thoshte: “Politika është një gjë e rrezikshme e cila kryesisht përbëhet nga gënjeshtrat dhe tradhtitë. Dhe është e mundur që personi të jetë instrument në duar të huaj e që për këtë të mos jetë i vetëdijshëm...” ndërkaq atë e zëvendësoi duke e orientuar profesionin e tij në aspektin e imanit dhe të çështjes fetare, me çka armiqve të islamit u merrte çdo rast apo argument për ta ndaluar aktivitetin e tij.30 Meqë çdo ditë e më tepër ligjet e reformave që u ndërmorën në Turqi fuqizoheshin, me ç'gjë Stambolli dhe disa nga qendrat tjera kishin marrë hov në modernizimin apo evropeizmin e tyre, Bediuzzamani thoshte: “Po sikurse një plaku plot me dinjitet që nuk i ka hije të zëvendësojë petkun e vet me atë të një valltari (lexo kërcimtari në ballo), gjithashtu edhe Stambollit nuk i ka hije të vishet me petkun e kulturës dhe moralit evropian.” Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll në vitin 1953, ku kohën më të madhe e kalonte në shtëpinë e një nxënësi të tij shumë të afërt, qyteti i Stambollit përgatitej për festimin e pesëqindvjetorit të çlirimit të tij, me ç'rast u organizua një festim madhështor, në të cilin bashkë me mysafirë zyrtarë ishte ftuar edhe Bediuzzamani. Në këtë festim Said Nursi u takua me patrikun e kishës ortodokse të Stambollit, Atenagoren31, me ç'rast ndër të tjera në mes tyre u zhvillua edhe ky dialog: 30

Ihs..K. S. vepr cit.. fq. 84. Aristokle Spirou, (1886-1972) kështu quhej më parë me emër të pagëzimit patriku i kishës ortodokse Atenagora I.A. Spirou ishte me prejardhje shqiptare nga Tsaraplana, në Epir, tani gjendet në Greqi dhe ka ndërruar edhe emrin, quhet Vasilikon që domethënë vendi mbretëror. Atenagora kishte folur edhe në gjuhën shqipe. Për më gjerësisht shih; Dr. Dom Lush Gjergji: “Shqiptari Atenagora, patriku i gjithëmbarshëm i Konstantinopojës gjatë viteve 1949-1972”, në fejtonin e “ZËRI-t” prej 30 prill, 2002 deri 9 maj, 2002. Që ka folur në gjuhën shqipe patriku Atenagora, autori i këtij shkrimi ishte i informuar shumë vite para fejtonit në “ZËRI”, kur në Mitrovicë në takimet e shumta që kisha aso kohe me të ndjerin pr. mr. Ahmet Maloku, (1929-1999), me të cilin diskutonim dhe polemizonim me orë të tëra sidomos gjatë netëve të ngrohta verore për shumë gjëra, qofshin kombëtare, fetare, politike, etj. për të cilin lirisht mund të them se ishte një eru-

31

94

EDUKATA ISLAME 87

Said Nursi: “Është e mundshme që në ditën e kiametit të jeni me shpëtimtarët, nëse e përqafoni fenë e vërtetë nasrunije, me kusht që ta pranojë Muhamedin a. s. si pejgamber të Allahut, dhe Kuranin si libër të Allahut.” Patriku: “Unë at e pranoj.”

dit i vërtet, i cili në fillim të viteve të shtatëdhjeta të shek. që kaloi, në Mitrovicë në shtëpinë e poetit tashmë edhe ai i ndjerë Jakup Ceraja, kishte qenë mysafir prifti dhe krijuesi letrar arbëreshi nga Kalabria, Ujko Vorea (1918-1989), emri i vërtet i të cilit ishte Domeniko Bellizi, ku ishte ftuar edhe axha Ahmet. Nga bisedat e shumta të zhvilluara atë natë Bellizi kishte përmend patrikun e Stambollit me të cilin kishte pasur rastin të rrijë dhe të bisedoj në gjuhën shqipe. Bellizi i kishte kumtuar axhës Ahmet se me të ndarë nga patriku fjalët e fundit të tija thënë Bellizit kishin qenë: “Shyqyr, që Zoti ne shqiptarëve na fali me dy gishta nderë në ballë” (Informatë Ahmet Maloku, 2 gusht 1991, e hënë). Këto fjalë citohen edhe nga D.L.Gjergji, i cili po ashtu ishte informuar nga një takim që kishte pas me D. Bellizin, por pak më të modifikuar: “Zoti i madh na la në ballë dy gishta nderë...”, në ZËRI-n e cituar me parë. Gjithashtu edhe një Mitrovicas tjetër të cilin po nuk e përmendi i mbetem borxh që rrjedhë nga një familje e njohur patriotike i cili një kohë kishte bashkëpunuar me revistat “Edukata Islame, “Takvim” dhe “Dituria Islame”, Ibrahim Spahiu (1924-1998), me të cilin gjithashtu kam pas rast të kontaktojë dhe të zhvilloj biseda të ndryshme më pat thënë se patriku i Stambollit Atenagora ka qenë me prejardhje shqiptare dhe se ka fol shqip. (informatë e dhënë nga Ibrahim Spahiu, 68 vjeçar, më 25.VI.1992 enjte pas dite). Për këtë ishte informuar gjatë qëndrimit të tij në vizitë në Stamboll tek disa kushërinj, por njëkohësisht edhe për të shfrytëzuar kohën e qëndrimit atje në kërkimin dhe gjurmimin e të dhënave biografike për poetin e njohur turk me prejardhje shqiptare Mehamet Akif Ersoj, që deri më atëherë kishte mbetur tërësisht i harruar. Me të kthyer nga vizita në Stamboll axha Ibrahim e shkruan shkrimin të cilin e boton revista fetare “Edukata Islame” nr. 11-12, 1974, me titull “STAMBOLLI-QYTET I LASHTË (çerdhe e shumë personaliteteve të shquara)” ku bënë fjalë edhe për Mehmet Akif Ersoj-in. Në këtë takim timin me axhën Ibrahim, në ndarje prej tij ai nxori nga biblioteka e vetë personale, një bibliotekë që nuk ishte aq sasiore sa cilësore një libër kushtuar Mehmed Akifit në gjuhën turke të cilin e kishte marrë në Stambol, me titull, “MEHMED AKIF-Hayati ve Eserleri” (Mehmed Akifi-jeta dhe veprat), nga autori Fevziye Abdullah Tansel, Stamboll 1973., të cilën ma dhuroi mua personalisht, për çka i jam shumë mirënjohës. Ndërsa në dalje nga oborri i shtëpisë, axha Ibrahim më ndali dhe nxori edhe një sasi librash tjera dhe pa kurrfarë mëdyshjeje mi fali duke më thënë: Shevki unë jam plakur, këto libra nuk ka kush t’i shfrytëzon, andaj pa kurrfarë dhembjeje po t’i fali ty. Pasi nuk kisha mundësi me i bajt sepse kishte mjaft libra, axha Ibrahim ma dha në shërbim karrocën e nevojave shtëpiake, që t’i barti ato. Me mua atë ditë ishte edhe shoku im shumë i afërt tani magjistër i shkencave kriminalistike dhe autori i librit “Konspiracioni dhe shoqatat sekrete” haxhi Saad R. Gashi, një mysliman i devotshëm me traditë familjare islame.


PORTRETE

95

Said Nursi: “Shumë mirë, por a do ta deklaroni publikisht këtë e dhe para udhëheqësve tjerë shpirtëror?” Patriku: “Gjithsesi, unë këtë do të deklaroja, por ata nuk e pranojnë.” Në mërgim Said Nursi shkroi një mori veprash të titulluar “Risalei Nur” (“Mesazhet e Dritës”), të cilat do t'i shpjegonin dhe paraqisnin njeriut modern parimet bazë të besimit dhe të vërtetat e Kuranit. Metoda e tij analizon besimin e mosbesimin dhe demonstron, përmes argumenteve të qarta logjike, se, duke ndjekur metodën e Kuranit, jo vetëm që është e mundur t'i provosh në mënyrë të arsyeshme të gjitha të vërtetat e besimit, si: Ekzistencën e Zotit të Lartësuar, Njësinë e tij, profetësinë dhe ringjalljen e qenieve të gjalla, por gjithashtu se këto të vërteta kanë të vetmin shpjegim racional për ekzistencën, për njeriun dhe universin. Kështu Bediuzzamani i demonstroi të vërtetat e fesë më së miri, në formën më të lehtë të të kuptuarit, nëpërmjet krahasimeve, shpjegimeve dhe provave të arsyeshme, të cilat janë të papajtueshme me interpretime materialiste joracionale dhe absurde. Në të vërtetë Bediuzzamani, me veprat e tij, provoi se zbulimet mahnitëse të shkencës, lidhur me universin, vërtetojnë e përforcojnë të vërtetat e fesë.32 Në fund të vitit 1959 dhe fillim të viti 1960 Said Nursit seriozisht filloi t'i keqësohej gjendja shëndetësore. Tashmë në moshë mjaft të shtyrë dhe i lodhur nga përcjelljet dhe ndjekjet e njëpasnjëshme të organeve të sigurimit ai kërkon nga nxënësit e vet që nga Isparta, ku kishte qëndruar disa ditë ta dërgojnë në Urfa. Nxënësit e tij e sjellin në këtë vend më 21 mars 1960 dhe e vendosin në hotelin “Ipek Pallas”. Policia me të kuptuar ardhjen e tij në Urfa shpejt e rrethojnë hotelin 32

FJALËT, vep cit.. Me 26 maj 1960., ndodhi grusht shtet në Turqi në të cilën nga pushteti ra Partia Demokratike, ndërsa udhëheqësit qeveritar u qitën para gjyqit e cila u quajt Gjyqi kushtetues. Kjo gjykatore përfundoi me ekzekutimin me vdekje të kryetarit të qeverisë Adnan Menderesit dhe të dy ministrave të tij, si dhe dënime të ndryshme kohore morën ish ministrat dhe funksionarët e Partisë demokratike. Gjithashtu filloi një shfaqje armiqësore ndaj të gjitha rrymave islame në Turqi, në mes tyre edhe ndaj nxënësve të Said Nursiut.

96

EDUKATA ISLAME 87

duke kërkuar nga Saidi që të kthehet menjëherë në Isparta. Reagimet për këtë gjest të policisë ishin të shumta, sepse me mijëra ithtarë dhe dashamirë të Bediuzzamanit me të kuptuar për këtë arritën pranë hotelit, ku qëndronte i shtrirë dhe i sëmurë mësuesi i tyre. Temperatura iu kishte ngritur në 40 shkallë dhe shpesh e humbte vetëdijen, por shefi i sigurimit shtetëror me çdo kusht tentonte që Saidi të kthehej në Isparta. Pasi që udhëheqësi i policisë këmbëngulte që të takohej me Said Nursin në dhomën e hotelit ku gjendej i shtrirë dhe i sëmurë, mësuesi i nderuar lejoi hyrjen e tij, i cili i tha se urdhrat nga lart me çdo kusht duhet të respektohen dhe ju duhet që të largoheni nga qyteti dhe të ktheheni në Ispart. Ndërsa Bediuzzamani iu përgjigj: “Momentalisht unë jam duke i përjetuar minutat e fundit të jetës, dhe nuk mund të kthehem, por do të vdes këtu. Ndërsa puna jote është me përgatit ujë për nevojat e mia kur të jap shpirt.” Shefi i sigurimit dhe policët të tjerë të prekur thellë dhe të thyer moralisht u larguan nga hoteli. Said Nursi Bediuzzamani ndërroi jetë në mëngjesin e hershëm të 25 Ramazan-it 1379, e mërkurë (23, mars 1960), pa pasur mundësi të falë namazin e sabahut. Vdekja e tij shpejt u përhap në Urfa, por edhe në qytete tjera prej nga arritën numër i madh i nxënësve dhe dashamirëve të tij që për herë të fundit të përshëndeten me të duke e përcjellë në shtëpinë e fundit, ku u varros pranë “Xhamisë Ullu”. Dhe sikurse perfiditeti i armiqve të Islamit dhe urrejtja e mllefi i tyre ndaj Said Nursit nuk u ndalën as pas vdekjes së tij, ata donin që edhe për së vdekuri në varr ta dënojnë dhe të mos e lënë të qetë dhe, tre muaj pas vdekjes së tij ata e ndërmorën një aksion që deri më tani nuk kishte ndodhur në histori përveç në raste të rralla. Valiu i Urfës bashkë me një përfaqësues ushtarak me aeroplan shkuan te vëllai më i ri i Saidit, shejh Abdulmexhidi të cilit i urdhëruan që të vij në pallatin e shefit të sigurimit. “Ata i thanë Abdulmexhidit që do ta bëjmë zhvarrosjen e Said Nursit nga Urfa. Ndërsa transferimi do të bëhet në bazë të kërkesës tënde personale, për at arsye nënshkruaje këtë dokument.”


PORTRETE

97

“Abdulmexhidi atyre iu përgjigj se një gjë të tillë unë nuk kam kërkuar.” “Duke iu kërcënuar i thanë nuk ka nevojë për zvarritje... nënshkruani këtë dokument.” Në këtë mënyrë i shkreti vëlla nën kërcënime dhe presion u detyrua ta zbatojë urdhrin e tyre. Njerëzit e pushtetit këtë e bënë me arsyen se varrin e Said Nursit po e vizitojnë me mijëra njerëz anembanë vendit përderisa ne, sikurse që e dini edhe ju jemi duke jetuar në kohëra shumë të ndjeshme, për këtë arsye ne duam që edhe me dëshirën tuaj atë ta transferojmë diku në mesin e Anadollit. Në mesin e njerëzve të sigurimit ishte edhe valiu i Stambollit masoni Refik Tullga, i cili kishte urdhëruar që të digjen veprat e Said Nursit, ndërsa ai publikisht kishte deklaruar se atyre, profetit Isa a.s. dhe Miraxhit të Muhammedit a. s. nuk u beson.33 Në kokën e Abdulmexhidit tani qarkullonte mendimi që pas hapjes së varrit a thua do t'i shohin eshtrat e Saidit tash më të kthyera në pluhur? Por ja se ç'kishte rrëfyer ai lidhur me këtë rast: “Posa e kam prekur qefinin, më dukej sikur të kishte vdekur një ditë më parë. Qefini fare nuk ishte shkatërruar, derisa te koka e tij pak ishte zverdhuar, dhe mbi të ishte formuar një njollë në formën e një pike të ujit. Dhe kur mjeku ia hoqi qefinin nga fytyra, unë e shikoja. Fytyra e tij dridhej sikur të donte të qeshë.” Kështu ndodhi zhvarrosja e të ndjerit Said Nursi, të cilin më pas me aeroplan e bartin në drejtim të Afjonit, dhe nga aty me automobilin e ndihmës së shpejtë e dërgojnë në Ispart, ku e varrosin në një vend deri tani ende të panjohur. Ishin këto rrëfimet e Abdulmexhidit, vëllait më të ri të Said Nursiut.34 Përkundër faktit se Saidi gjatë jetës së tij u burgos dhe u qit para gjyqit gjashtë herë, këto procese gjyqësore nuk arritën të gjejnë asnjë dëshmi materiale që tek ai të gjendet çfarëdo qoftë shkaku, e cili do të

98

kishte pasur si shkak rrënimin dhe rendin e sistemit shtetëror, edhe pse shteti ua kishte drojën mësimeve dhe predikimeve të tij. Sot ithtarët apo nxënësit e Said Nursit, e kanë lëvizjen e tyre të emërtuar “Nurxhij”, sipas emrit të mësuesit të tyre. Kjo lëvizje së pari filloi të lajmërohet në krahinën e Kurdistanit në Anadollin lindor, nga më vonë u zgjerua edhe në Erzerum dhe Spart, e deri në Stamboll. Më vonë kjo lëvizje u zgjerua në tërë territorin e Turqisë, e cila thjesht i tejkaloi të gjitha lëvizjet dhe organizatat tjera të asaj kohe. Kjo lëvizje kur u gjend në shkallën më të lartë të fuqisë së saj ishte aq masive sa që në radhët e veta numëronte më tepër se një milion anëtarë, prej të cilëve shumica jetën ua përkushtuan përshkrimeve dhe shpërndarjeve të fjalëve të Nursiut.35 Nurxhij apo pasues të kësaj lëvizjeje përveç në Turqi gjenden pothuaj gjithkund duke filluar nga Pakistani, Indija, Amerika e vende tjera (pas lufte edhe në Kosovë). Themelues të tyre zakonisht janë studentë, dhe të rinj turq, simpatizues të kësaj shkolle, karakteristikë e të cilëve është pastërtia dhe ndershmëria, e natyrisht edhe devotshmëria. Kjo është një rini e ndershme e cila fuqishëm i përmbahet fesë, në kohën kur nga çdo anë përhapen provokime të llojeve të ndryshme, bashkë me ngatërresa dhe moral të bastarduar.

33

Risale-i Nur’lari Yaktiran Mason Vali: Refik Tullga, në Shejtanin din.. mason..vep cit.. fq.556, Stamboll 1993. 34 Ihs..Kas..sal..fq. 114-115.

EDUKATA ISLAME 87

35

ISL.ENCIK, vep cit.. fq. 252.


PORTRETE

99

Shevki Sh. Voca

SAID NURSI – ONE OF THE MOST PROMINENT TURKISH FIGURES OF XX CENTURY (Summary) There is no doubt that the courage and the heroism of the Turks has played a great role in the spread of Islam. A large number of dynasties, which ruled during the Abbasids, were of Turkish origin. Islam emerged in the territory of modern day Turkey during the rule of the first Umayyad caliph (Muawiyah ibn Abu Sufyan). On two occasions, the latter organized military campaigns to conquer Istanbul (669-674). The first contacts between the Turks and the Arab armies are thought to have occurred during the rule of Caliph Umar.

‫ﺷﻮﻗﻰ ﻓﻮﺳﺎ‬

‫ﺳﻌﻴﺪ ﻧﻮرﺳﻰ أﺣﺪ ﺷﺨﺼﻴﺎت اﻟﺘﺮﻛﻴﺔ أﻛﺜﺮ ﺷﻬﺮﻩ ﻓﻲ اﻟﻘﺮن اﻟﻌﺸﺮﻳﻦ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ﻻ ﺷﻚ ان اﻟﺸﻌﺐ اﻟﱰﻛﻰ ﺧﻼل اﻟﺘﺎرﻳﺦ ﻗﺪ ﺳﺎﻫﻢ ﻣﺴﺎﳘﺔ ﻛﺒﲑة ﰲ اﻧﺘﺸﺎر‬ ‫ ﻛﻤﺎ‬.‫اﻻﺳﻼم و ﻗﺪ اﺑﻠﻰ اﻟﺸﻌﺐ اﻟﱰﻛﻰ ﻓﻴﻪ ﺑﻼء ﺣﺴﻨﺎ و اﻇﻬﺮ ﺷﺠﺎﻋﺔ ﻛﺒﲑة‬ ‫ﳚﺪر ﺑﺎﻟﺬﻛﺮ ان ﻋﺪدا ﻣﻦ اﻟﺬﻳﻦ ﺗﻮﻟﻮا اﻟﺴﻠﻄﺔ ﰲ ﻋﻬﺪ اﳋﻼﻓﺔ اﻟﻌﺒﺎﺳﻴﺔ ﻣﺜﻞ‬ ‫ ان اﳌﻨﻄﻘﺔ اﻟﱵ ﺗﻮﺟﺪ ﰲ اﻟﻮﻗﺖ اﳊﺎﱃ ﺗﺮﻛﻴﺎ‬.‫اﻟﺒﻮﻳﻔﻴﻚ و اﻟﻐﺰﻧﻮﻳﲔ و اﻟﺴﻼﺟﻘﺔ‬ ‫ﻋﺮف اﻻﺳﻼم ﰲ ﻋﻬﺪﻩ اﻻول اذ ﺣﺎول ﻣﺆﺳﺲ اﳋﻼﻓﺔ اﻷﻣﻮﻳﺔ ﻣﻌﺎوﻳﺔ ﺑﻦ ﺳﻔﻴﺎن‬ (674 -669) ‫ﻏﺮو اﺳﺘﺎﻧﺒﻮل ﺧﻼل اﻟﺴﻨﻮات‬


102

STUDIME

Husein Gjozo

KUR’ANI I Nuk do të ndalemi këtu vetëm në emrin e Kuranit dhe prejardhjen gjuhësore të fjalës Kuran. Në këtë pikëpamje ekzistojnë mendime të shumta. Shumica pajtojnë për këtë se fjala Kuran paraqet infinitivin e foljes: kare - e lexoj, të përdorur në vend të participit pasiv. Ekzistojnë një seri emrash tjerë siç janë: Furkan (Furkan: 1), Kitab (El-Bekare: 2), Dhikr (we hadha dhikrun mubarekun), Tenzil (Tenzilul-Kitabi min rabbilalemin) etj. Është interesant se si dy emrat e parë (Furkan dhe Kitab) kanë prejardhje aramite. S’ka dyshim se disa autorë e teprojnë te numërimi i emrave të Kur’anit duke përzier atributin me emrin. Kështu që, Zerkeshiu, duke transmetuar nga Kadi Shejzele, i numëron 55 emra për Kuranin. Disa autorë, siç e thekson Xhezairij në ‘Tibjan’, shkojnë edhe më larg dhe i numërojnë më tepër se 90 emra. Sipas definicionit të miratuar, Kur’ani është: Fjalë e Zotit, e cila me bukurinë e shprehjes së vet dhe përmbajtjen kuptimore i tejkalon të gjitha fjalët njerëzore, i shpallur Muhamedin a.s., i përmbledhur në Mus’haf, i dorëzuar qind për qind me transmetim të sigurt, leximi i të

EDUKATA ISLAME 87

cilit është adhurim-ibadet. Është shpallur gradualisht në pjesë të vogla dhe të mëdha nga pesë ose dhjetë ajete, nganjëherë më pak se pesë e nganjëherë edhe më shumë se dhjetë. Shpallja ka zgjatur 23 vjet, 13 në Meke dhe 10 në Medine. Disa ajete ose grupe ajetesh, të cilat janë shpallur bashkë, kryesisht janë shpallur si përgjigje në çështjet konkrete e të caktuara. Për të kuptuar drejt përmbajtjen e domethënien e disa ajeteve është shumë me rëndësi njohja e shkakut të zbritjes së tyre (sebebu nuzul). Teksti i Kur’anit në burimin e tij origjinal është ruajtur dhe transmetuar në shumë mënyra. Para së gjithash, Muhamedi a.s. tekstet e shpallura ua transmetoi dhe kumtoi as’habëve (shokëve), të cilët do ta mësonin përmendësh. Në mesin e tyre ka ekzistuar një numër i madh i hafëzëve. Kurtubiu në veprën e tij ‘El-it’kan’ thekson se vetëm në luftën ‘Bi’ru Meune’ kanë rënë dëshmorë 70 hafëzë. Përafërsisht edhe një numër i tillë ka rënë në luftërat tjera në kohën e Muhamedit a.s. Sujutiu në mesin e as’habëve si hafëzë më të rëndësishëm i thekson këta emra: Ebu Bekr, Umer, Uthman, Ali, Talha, Sa’d, Ibn Mes’ud, Hudhejfe, Salim, Ebu Hurejre, Abdullah bin Saib, Abdullah ibni Abbas, Abdullah ibn Zubejr, Ajshia, Hafsa, Ummu Seleme, Ubade ibn Samit, Muadh Ebu Halime, Mu’xheme ibn Xharije, Fedale ibn Ubejd etj. Mjet të rëndësishëm, të paparaparë për mbrojtjen dhe transmetimin e Kur’anit paraqet, gjithsesi, shkrimi i tij. Muhamedi a.s. emëroi numër të caktuar të shkruesve, të cilëve u diktonte ajetet e Kuranit posa iu shpalleshin. Shkruesit më të njohur të Shpalljes kanë qenë: Ebu Bekr, Umer, Uthman, Aliu, Muaviu, Zejd bin Thabit, Ubejje bin Ka’b, Halid bin Velid dhe Thabit bin Kajs. Sipas transmetimit të Zejd bin Thabit, të cilin e shënon Hakimi në ‘Mustedrek’, shkrimi i Kuranit është bërë në pllaka të gurit, në lëvore të hurmave, në eshtra, në lëkurë dhe në drunjë. Radhitja e ajeteve dhe sureve është bërë sipas direktivave të të Dërguarit të Zotit. Ai i urdhëronte shkruesit ku do ta shënojnë çdo ajet, gjithashtu ai ka caktuar edhe radhitjen e sureve. Prandaj, tërë Kur’ani ka qenë i shkruar në kohën e Muhamedit a.s. Nga një ekzemplar i materialit të shkruar ka qenë i ruajtur në shtëpinë


STUDIME

103

e të Dërguarit të Zotit. Shkruesit edhe për vete shkruanin nga një ekzemplar. Megjithatë, kjo materie ende nuk ka qenë plotësisht e rregulluar. Pjesët e materies së shkruar janë ruajtur, por të përziera dhe të paradhitura sipas renditjes së caktuar. Radhitjen e ajeteve në kaptina përkatëse dhe renditjen e kaptinave në një tërësi komplete dhe të lidhur e ka bërë Ebu Bekri me propozimin e Umerit. Kjo ka ndodhur 12 vjet pas Hixhretit, menjëherë pas luftës me renegatët, ithtarët e Musejlemete Kedhdhabit, në të cilën kanë rënë afër 70 hafëzë. Ekzemplari i rregulluar është shkruar në letër dhe është ruajtur te Ebu Bekri. Si duket, atëherë ky ekzemplar e ka marrë emrin Mus’haf. Pas vdekjes së Ebu Bekrit, ekzemplari u ruajt te Umeri, pastaj te Hafsa, gruaja e të Dërguarit a.s. Kodifikimin dhe shumëzimin përfundimtar të ekzemplarit të Kur’anit e ka bërë halifi Uthman. Iniciator i drejtpërdrejtë për këtë ka qenë Hudhejfe bin Jemani, i cili duke u kthyer nga Shami (Siria dhe Iraku) ku kishte marrë pjesë në luftëra, kishte vërejtur shqiptime dhe lexime të ndryshme të Kur’anit. Ai kërkoi nga Uthmani t’i ndërmarrë masat e nevojshme para se Kurani të përjetojë fatin e librave të mëhershëm. Me urdhër të Uthmanit u formua komisioni prej katër anëtarëve: Zejd bin Thabit, Abdullah bin Zubejr, Sa’d bi A’s dhe Abdurrahman bin Haris. Në bazë të ekzemplarit të ruajtur te Hafsa komisioni i shkroi disa ekzemplarë. Në çdo krahinë u dërgua nga një ekzemplar, u urdhërua që të digjen e shkatërrohen ekzemplarët dhe pjesët tjera. Asgjë nuk mund të thuhet me siguri për fatin e këtyre ekzemplarëve të parë të Uthmanit. Pohohet se një ekzemplar gjendet në bibliotekën e Kajros dhe një në Tashkend, shumë autorë dyshojnë në këtë pohim duke sjellë si argument ekzistimin e disa shënjave ndërmjet kaptinave dhe tregues të disa ashereve në to, për të cilat dihet se sigurisht nuk kanë ekzistuar në ekzemplarët e Uthmanit. Mus’hafi i Uthmanit siç quhen këta ekzemplarë të parë, ka mënyrën e vet të shkrimit -resmu Uthmanij-, i cili është ruajtur deri më sot. Mus’hafi i Uthmanit është shkruar pa pika dhe pa vokale. Për shkak të frikës se mos do të vijë deri të leximi gabim i Kuranit, sidomos te popujt joarabë, më vonë u tregua nevoja e vënies së vokalëve dhe pika-

104

EDUKATA ISLAME 87

ve. Në këtë pikëpamje përmenden emrat: Haxhaxh bin Jusuf, Ebul Esved Dueli, Jahja bin Jamer etj. Kur flasim për anën e jashtme, formale të Kuranit, duhet të përmendim se në raport me realizimin e leximit të Kuranit, sidomos të disa fjalëve të tij, ekziston tërësisht një seri mënyrash. Disa fjalë kuranore mund të lexohen në shtatë nuanca. Ato janë mënyrat e njohura të përgjithshme. Disa autorë të këtyre ua shtojnë edhe tri dhe te këto mënyra e përmendin numrin dhjetë. Disa prapë pohojnë se ato janë katërmbëdhjetë. Është më rëndësi të përmendet se edhe te ne kultivimit të leximit të Kuranit në vexh’he i kushtohet rëndësi e madhe. Gjithmonë ka pasur një numër të hafëzëve të cilët e lexonin Kur’anin në shtatë vexh’he. Për fat të keq gjithnjë e më shumë po bie numri i këtyre lexuesve. Na vjen mirë që në Sarajevë ende ekzistojnë dy hafëzë që e lexojnë Kur’anin në vexh’he, e ata janë: H. Hafëz Mustafa Sahatçiq dhe Hafëz Ibrahim ef. Trebinja, ndërsa në Tuzëll Hafëz Ahmed ef. Rexhebashiç (fjala është për në vitin 1973, sh. p.) Kështu do të na duket në formën më të thjeshtë fizionomia e jashtme materiale e Kur’anit.

II Me Kur’anin ka përfunduar periudha e shpalljes. Prandaj, ai është libri i cili përmban shpalljen e fundit, e cila, përmes Muhamedit a.s. si i dërguar i fundit i Zotit, u është shpallur njerëzve. Shpallja, edhe pse paraqet fenomen të veçantë e të jashtëzakonshëm, ka pasur rrugën e vet zhvillimore të kushtëzuar e të përcaktuar me ligjet e zhvillimit të përgjithshëm njerëzor. E vërteta për jetën, botën, Zotin dhe vlerat nuk ka mundur për një herë në tërësi të zbulohet. Zbulimi i së vërtetës së tillë ka shkuar gradualisht, varësisht nga mundësitë e njohurive të njeriut dhe nevojave jetësore. Dhe tani, t’i hedhim së paku një shikim fluturimthi fizionomisë së përmbajtjes së tij kuptimore. Këtu duhet thënë menjëherë se periudha e shpalljes ka qenë e kufizuar. Nuk e dimë me siguri se sa ka zgjatur ajo periudhë kohore, por e dimë, sipas Kur’anit, se ka filluar me Ade-


STUDIME

105

min a.s. dhe ka përfunduar me Muhamedin a.s.. Me shpallje, siç kemi thënë, është zbuluar e vërteta gradualisht në masë të cilën ia kanë mundësuar rrethanat ekzistuese dhe kërkesat e nevojave jetësore. Për këtë shkak, shpallja ka përjetuar numër të madh të publikimeve. Çdo publikim i ardhshëm ka shënuar një hap më larg në zbulim. Kështu që, shpallja është zhvilluar në një proces të vazhduar paralel me nevojat e jetës dhe mundësitë e njohjes njerëzore. Zbulimi i së vërtetës me anë të shpalljes ka qenë i kushtëzuar me pamundësinë e njohjes së drejtpërdrejtë me anë të mendjes. Me zhvillimin e shoqërisë, gjithnjë e me tepër u shtuan mundësitë e kësaj lloj njohjeje. Me shpalljen e islamit shënon fillimin e dominimit të mendjes, dhe fundin e mënyrës së njohjes së drejtpërdrejtë. Kur’ani, për këtë arsye ka mundur t’ia besojë mendjes zbulimin e mëtejmë të vërtetës për botën dhe jetën dhe në këtë qëllim t’i japë autorizim të pakufizuar. Shpallja në publikimin e saj të fundit-Kur’anin përmban parimet dhe koncepcionet e përgjithshme, interpretimi dhe praktikimi teknik i tyre i janë lenë njerëzve. Sipas rrethanave përkatëse, nevojave, problemeve jetësore dhe sipas mundësive zhvillimore duhet bërë zbatimi i këtyre koncepcioneve. Vetë zbatimi ka shenjë të çështjes teknike. Format e zbatimit praktik të principeve islame nuk mund as nuk guxojnë të jenë të gjithmonshme. Ato ndryshojnë në përputhje me ndryshimet e jetës dhe rrethanave. Institucioni i ixhtihadit faktikisht e ka këtë detyrë që të harmonizojë format më të përshtatshme të zbatimit praktik. Në një transmetim të besueshëm Muhamedi a.s. ka paralajmëruar për nevojën e shfaqjes së përtërirsit në çdo shekull, i cili format e tejkaluara të zbatimit praktik të koncepcioneve islame, do t’i ndërrojë me format më të përshtatshme dhe se për problemet e reja do të gjejë zgjidhje adekuate. Tepër më rëndësi, gati revolucionare, është ajo që Kurani në zbatimin e shpalljes fut faktorin shoqëroro-njerëzor dhe i jep rëndësi të madhe. Këtu njerëzit, të cilët nuk janë të pagabueshëm, si dhe nevojat shoqërore, të cilat janë shumë të ndryshueshme, caktojnë format konkrete të zbatimit të mendimit kuranor. Në islam komentimi dhe zbatimi i fjalëve të Zotit, gjegjësisht shpalljes, është çështje njerëzore. Aty

106

EDUKATA ISLAME 87

(në komentim e zbatim praktik) nuk ka asgjë mbinatyrore, të lartë, hyjnore. Tërësisht varet ekskluzivisht nga vlerësimi i drejtë i nevojave dhe rrethanave të kohës në të cilën jetohet. Këtu e ka fjalën vendimtare zhvillimi shoqëror, shkencor dhe teknik. Sipas mësimit islam, nuk ka njerëz të pagabueshëm, dhe në përputhje me këtë, nuk ka zgjidhje të përhershme absolute të praktikimit. Mendimi kuranor i përmbajtur në koncepcione është absolut dhe i përhershëm. Mirëpo, zbatimi praktik i tij në momentin përkatës nuk ka e as nuk mund të ketë karakter të tillë. Zbatimi është i yni, vepër njerëzore e kushtëzuar me mundësitë tona dhe e diktuar nga nevojat konkrete shoqërore. Njëra nga karakteristikat e mendimit kuranor është hapja e plotë e tij ndaj botës e jetës dhe dinamizmi e dialektizmi i plotë i tij. Në të gjitha koncepcionet e veta, ai i lë njeriut, mendjes së tij, përvojës dhe praktikë hapësira të mëdha për manovrime të nevojshme. Ai vetëm ka caktuar kahun e lëvizjes dhe ka vënë korniza shumë të gjëra në hapësirat e të cilave ekzistojnë mundësitë e pakufishme të lëvizjes dhe zhvillimit. Çiltërsia dhe gjerësia e mendimit islam shprehet qartë dhe vërtetohet në të gjitha koncepcionet e tij. Njeriut, përkatësisht shoqërisë i është lënë mundësia që në periudhën e dhënë historike, në rrethanat e dhëna dhe sipas mundësive ekzistuese të formojë përceptimin e vet personal dhe të kërkojë formë të përshtatshme për zbatimin praktik të koncepcioneve të caktuara. Është më së evidente se mundësitë e tilla i ofron kuptimi kuranor. Këtu edhe qëndron dinamizmi i tij dhe me këtë ai gjithmonë nxit në lëvizje përpara. Fillojmë së pari nga koncepcioni ndaj Zotit. Duhet menjëherë tërhequr vërejtjen se patjetër duhet të lirohemi nga të kuptuarit e ngushtë dhe të mbyllur teologjik. Çdo teologji, madje edhe ajo islame, përpiqet të na paraqet botëkuptim të caktuar për Zotin. Aq sa teologjia pretendon në paprekshmërinë e pikëpamjeve të veta, po aq ajo mbyllet dhe kufizon hapësirën e lëvizjes së mëtejshme. Është fakt i pamohueshëm se ekziston diç që paraqet burimin e gjithmbarshëm të botës fenomenale, diç që e ka prodhuar, që drejton dhe


STUDIME

107

orienton rrjedhat dhe proceset e saj. Askush nuk e mohon e as që mund ta mohojë se kjo botë është krijuar, dhe se mbahet e zhvillohet në bazë të ligjshmërisë precize. Çdo fenomen edhe më i imti si dhe procesi më i komplikuar e ka në mënyrë precize formulën e receptin e vet të caktuar. Padyshim, të gjitha burojnë nga një esencë e vetme, të cilën askush nuk mund ta mohojë, madje as shkenca materialiste. Unë, tashmë disa herë e kam shprehur qëndrimin se ateizëm do të thotë vetëm mohim i Zotit teologjik, e jo Zotit të vërtetë si esencë e burimit të të gjithave. Këtë Zot të vërtetë nuk e mohon kurrfarë doktrine. Thelbi i kontestit dhe divergjencës është kryesisht në emërtimin dhe shenjat e atributeve. Kurani, në realitet flet mbi atë esencë si burim i të gjithave, ai e quan atë Allah. I përshkruan edhe atribute (cilësi) të caktuara përmes të cilave ajo vërtet shprehet dhe manifestohet në botën e dukshme. Ai flet mbi Allahun, i Cili është i Gjithëfuqishëm, i Gjithëdijshëm, i Cili nuk ka fillim, nuk do të ketë mbarim, i Cili të gjitha i ka krijuar, i drejton dhe i cakton të gjitha proceset dhe ndodhitë, por nuk përpiqet të caktojë esencën e Tij. Përkundrazi, ndalon përpjekjet e tilla ngase esenca e gjërave dhe ndodhive është jashtë mundësive të njohurisë sonë. Nuk është për t’u hedhur poshtë mendimi sipas të cilit njohuria e jonë nuk mund të arrijë deri te vetë esenca e gjërave ose deri te thellësia e ligjeve të tyre. Ne mund të arrijmë te e dukshmja me anë të përvojës dhe të diturisë së konstatuar, e cila deri diku na lejon të caktojmë raportet e kushtëzuara. Në këtë mënyrë, kuptimi i esencës është hedhur, edhe me të, edhe të menduarit mbi qenësitë e metasociologjisë së dashur. Të menduarit mbi qenësitë në fund gjithmonë sillet rreth prirjeve subjektive dhe nuk shpie askund.1 Përpjekjet që me mundësitë e njohurive tona të kufizuara njerëzore të kuptohet e të definohet para-esenca, ka sjellë deri te botëkuptimet e ndryshme për të dhe deri të mohimi i atyre botëkuptimeve. Teologjitë e disa religjioneve të cilat paraqesin të kuptuarit tonë njerëzor subjektiv, janë përpjekur që përafërsisht të caktojnë qenien e esencës, dhe, siç kemi theksuar, kanë sjellë deri të botëkuptimet kryesisht të ku1

Maks Veber, Panorama e ideve bashkëkohore.

108

EDUKATA ISLAME 87

ndërta për atë qenie, të cilën e quajnë Zot. Disa teologji na e paraqesin Atë në formë të njeriut. Duke u nisur nga fakti se me mundësitë e njohurive tona të kufizuara me të cilat operojmë në botën fenomenale dhe të cilat na janë dhënë vetëm për orientim në të, nuk mundemi të depërtojmë në esencën e qenies së Zotit. Kurani vazhdimisht na udhëzon në të mend dhe të vëzhguarit e fenomeneve, ndodhive dhe proceseve në botë, si manifestim i atributeve të Tij. Të panumërt janë ajetet në Kuran, të cilat në to na udhëzojnë. Muhamedi a.s. ka thënë: ‘Mos mendoni në qenien e Zotit, ngase mund të bini në lajthitje, por mendoni në veprat (krijesat) e Tij.’ Sipas Kur’anit, Zoti manifestohet e vërtetohet dhe prezenca e Tij ndihet ekskluzivisht në botë. Sa më tepër që të depërtojmë në ngjarjet dhe proceset e botës fenomenale aq më tepër e zbulojmë atë prezencë. Prezencën e Zotit në natyrë mund ta zbulojmë vetëm përmes shkencës. Në realitet, teologjinë islame e përbëjnë shkencat natyrore, të cilat na zbulojnë ligjshmërive e përkryer dhe bukurinë e proceseve dhe rrjedhave të ngjarjeve. Në këtë pikëpamje, posaçërisht janë interesant shkencat: kimia, fizika, biologjia, botanika, zoologjia, astronomia, madje edhe shkencat humane. Më në fund, besimi në Zotin ka kuptim shumë më të thellë sesa njohuria e thjeshtë shkencore dhe e pranimit mbi ekzistencën e Tij. Ai (besimi) duhet që në jetën njerëzore të fus harmoni dhe bukuri të jetës së natyrës. Në natyrë të gjithmbarshme, me përjashtim të njeriut, jeta zhvillohet në përputhje të plotë me vullnetin e Zotit. Aty nuk ka mëkate e kundërshtim të vullneti të Zotit. Të gjitha zhvillohen sipas rendit, ligjeve, recetave dhe formulave, të cilat i ka vendosur Zoti. Natyra me forcën e qenies së saj është e nënshtruar vullnetit të Zotit. Përjashtim bën njeriu, i cili mund të gabojë, dhe deri diku të mos e përfillë dhe t’i kundërvihet rregullit të Zotit. Me besim në Zotin, njeriu bindet në respektimin dhe përshtatjen e jetës së tij sipas rregullit specifik, i cili është vendosur dhe është caktuar në harmoni të plotë me natyrën e qenies së tij dhe pozitës në botën


STUDIME

109

fenomenale. Kuptim të njëjtë kanë edhe të gjitha koncepcionet e tjera kuranore. Ato janë në harmoni të plotë me natyrën e qenies së njeriut dhe të mjedisit në të cilin ai jeton. Dikush me mençuri ka thënë: “Kur’an është natyra e cila flet, kurse natyra është Kur’ani i cili heshtë”. Do të na çonte larg sikur të ishim përpjekur që së paku t’i hedhim një vështrim të përciptë disa koncepcioneve kuranore. Do të përpiqem që së paku ta bëj kalimthi në pjesën vijuese të këtij artikulli.

III Interpretimin dhe zbatimin e parë të mendimit kuranor e ka dhënë Muhamedi a.s.. Në periudhën prej 23 vjetësh, sa ka zgjatur, siç kemi thënë, shpallja, Muhamedi a.s. i ka elaboruar principet dhe koncepcionet Kuranit, dhe në atë elaborim e ka ndërtuar shoqërinë e parë islame, në të gjitha aspektet e saj: shoqërore, politike dhe ekonomike. Ky zbatim ka shënuar fillimin e epokës së re në zhvillimin e mendimit njerëzor. Gjithashtu, ka shënuar ndryshimet e thella revolucionare në të gjitha lëmit e jetës. Ishte hapur periudha e progresit në të cilën logjika e pastaj shkenca do të kenë rolin dominues. Jeta është vendosur në baza racionale. Ajo i ka ligjet e veta sipas të cilave zhvillohet. Qëndrimi i njeriut ndaj jetës dhe botës është demistifikuar. Ai nuk varet më nga shpirtrat e mirë ose të këqij, të cilët mund të qetësohen vetëm me ndonjë magji. Jeta e njeriut si dhe natyra kanë ligjet e tyre. Kush dëshiron të jetojë i lumtur, të sundojë natyrën dhe t’i shfrytëzojë begatitë e saj, duhet të njohë rregullin sipas të cilit zhvillohet natyra (sunnetullah). Njeriu, sipas Kur’anit është vlera më e madhe në botën fenomenale. Me njërin element të tij është i lidhur me botën fenomenale, ndërsa me elementin tjetër i lidhur me botën e lartë shpirtërore. Si kategori specifike e ekzistencës qëndron diku në mes të shkallëve, në mes të shtazëve dhe të qenieve të larta shpirtërore-engjëjve. Vlera dhe përparësia e tij vjen nga ajo që është bartës i njohjes, që pesodon aftësi të njohjes-kuptuarit. Për këtë shkak, sipas Kur’anit, i Gjithëmëshirshmi e

110

EDUKATA ISLAME 87

caktoi për mëkëmbës të Tij në Tokë dhe ia besoi drejtimin dhe shfrytëzimin e tërë asaj çka ka në Tokë dhe në qiell. Edhe këtu Kur’ani, ashtu si edhe te koncepcionet tjera, i ka lënë njeriut hapësirë të madhe për lëvizje. I ka lënë liri të plotë që, sipas nevojave dhe mundësive shkencore-teknike të organizojë qeverisjen dhe sundimin mbi pasuritë natyrore dhe shfrytëzimin e tyre. Përpjekjet bashkëkohore për të depërtuar në thellësi të kozmosit dhe zbritja në hënë, plotësisht janë në përputhje me koncepcionin kuranor. Mjerisht, këtë koncepcion nuk janë duke e zbatuar myslimanët, e as ai nuk është duke u zbatuar në frymën e mësimit islam. Në çdo rast asnjë zbulim pa marrë parasysh keqpërdorimin momental, nuk do të jetë i tepërt as i pavlefshëm. Çdo gjë që ofron natyra i është dedikuar njeriut dhe jetës, ajo këtyre duhet shërbyer. Keqpërdorimet e përkohshme dhe të shpeshta nuk duhet të na hutojnë dhe të na demoralizojnë. Edhe në koncepcionet tjera, Kur’ani ka lënë mundësi të mëdha të përshtatjes në zbatimin e tyre. Sa shumë larg ka shkuar Kur’ani në këtë më së miri kjo shihet nga fakti sa që koncepcionin e namazit dhe zeqatit nuk i ka precizuar. Këtë unë shpeshherë e nënvizoj ngase është tepër karakteristike për dinamizmin e mendimit kuranor. Pashmangshëm, tani shtrohet pyetja e së drejtës së interpretimit dhe zbatimit praktik të këtyre koncepcioneve dhe se një interpretim (shpjegim), pa marrë parasysh i kujt është, a mund të jetë i obligueshëm edhe për gjeneratat tjera të mëvonshme? Nuk është e kontestueshme se kjo e drejtë i takon çdo gjenerate dhe të bartet prej njërës anë në tjetrën. Gjithashtu, nuk është kontestuese që interpretimi i një gjenerate nuk i obligon tjerat. Ixhtihadi i kujtdo qoftë nuk i obligon të tjerët. Kjo është kur ka të bëjë me gjeneratat e mëvonshme. Mirëpo, kur ka të bëjë me zbatimin e Muhamedit a.s. dhe gjeneratat e para, çështja duket ndryshe. Deri më tani ai interpretim dhe zbatim është konsideruar i paprekshëm dhe i obligueshëm. A është e drejtë t’u jepet karakter i tillë të gjitha zgjidhjeve (vendimeve) dhe të gjitha formave të zbatimit praktik të mendimit kuranor nga ajo periudhë? A mund të vërtetohet se të gjitha ato vendime kanë vlerë të përhershme? A ka pasur edhe vendime të tilla që kanë qenë të kushtëzuara dhe të karakterit të për-


STUDIME

111

kohshëm? Duhet pranuar se pyetja është tejet e ndjeshme, delikate dhe tepër e guximshme, por edhe aktuale dhe e nevojshme të shtrohet. Është e nevojshme menjëherë të theksojmë se nuk ka të bëjë me të gjitha vendimet. Fjala është për vendimet që janë në kompetencën dhe fushën e ixhtihadit, përkatësisht për vendimet nga fusha e jetës shoqërore. Vendimet nga fusha e besimit dhe ibadeteve (adhurimeve) nuk vijnë në konsiderim. Unë mendoj se koncepcionet dhe principet e Kuranit të cilat kanë të bëjnë me jetën shoqërore, politike dhe ekonomike, nuk mund të kenë interpretime dhe forma të zbatimit të dhëna njëherë e përgjithmonë. Kjo ka të bëjë me interpretimin e Muhamedit a.s., shumë vendime në këtë interpretim kanë qenë të diktuara dhe të determinuara nga rrethanat e caktuara, andaj nuk mund të kenë vlerë të vazhdueshme. Për këtë më së miri mund të na shërbejë si shembull sadekatul-fitri. Sasia e caktuar e sadekatul-fitrit, plotësisht i është përgjigjur shoqërisë së parë shkretinore, varfanjake dhe primitive arabe. Ngjashëm është edhe me përqindjen e zeqatit. Jeta është përherë në zhvillim, prandaj edhe nevojat, gjithashtu, përherë janë në zhvillim. Nëse, shuma 2.5 për qind e zeqatit ka mundur t’i plotësojë nevojat e një shoqërie primitive në shkretëtirë para 1400 vjetëve, ose shuma prej 1.665 gr. Grurë apo vlera e saj (plot. Përkth), i ka mbuluar nevojat njëditore të ushqyerit të një personi, s’ka dyshim se sot ato as për së afërmi nuk mund t’i plotësojnë ato. Për këtë arsye, më duket se nuk gaboj, kur parashtroj çështjen e përqindjes së zeqatit dhe shumën e sadekatul-fitrit. Konsideroj se kjo është plotësisht në frymën e mendimit kuranor. Do të ishte gabim gjithsesi të mendohej se me këtë zvogëlohet vlera e sunetit si një ndër burimet themelore të legjislacionit islam. Askush nuk e konteston as nuk mund ta kontestojë rëndësinë e praktikës së të Dërguarit të Zotit a.s. dhe të shokëve të tij. Kjo fare nuk vjen në shprehje. Është e pakontestueshme se suneti sipas rëndësisë zë vendin e dytë pas Kur’anit si burim. Mirëpo, në çka ajo përbëhet? A në pranimin e të gjitha imtësive të asaj praktike si vendime të gatshme të dhëna njëherë e përgjithmonë apo në pranimin e praktikës së mënyrës së zbatimit të mendimit kuranor në problemet e jetës? Këtu qëndron ese-

112

EDUKATA ISLAME 87

nca e kësaj çështjeje. Për ne suneti është i rëndësishëm si shpjegues i koncepcionit kuranor dhe mënyrë e zbatimit të tij. Ne këtë duhet ta marrim si shembull dhe të shkojmë gjurmëve të tilla. Kur Omeri r.a., psh., e anuloj pjesën e muel-lefetu kulubuhum (pjesën e zeqatit që ipet pranuesve fillestar të Islamit), dhe kur e ndali zbatimin e dënimit për vjedhje (prerjen e dorës) në vitet e urisë dhe skamjes, ajo që është për ne esenciale këtu, dhe çka duhet mësuar nga këto raste është mënyra e zbatimit të Omerit r.a. dhe të kuptuarit e tekstit kuranor, e jo vet parimit. Këtu është posaçërisht me rëndësi dhe tërësisht qenësore marrja parasysh e rrethanave me rastin e zbatimit të një principi. Me këtë veprim Omeri r.a. nuk iu ka kundërvënë tekstit të Kur’anit, nuk e ka anuluar atë siç mendojnë disa gabimisht. Tërë atë që e ka bërë ai në raport me këto rregulla është vetëm ajo që ka dhënë zbatim përkatës në rrethanat e krijuara. Dispozita për muel-lefetu kulub-in mbetet edhe më tutje në fuqi. Në qoftë se tregohet nevoja, ajo mund të riaktivizohet dhe të zbatohet.

IV Kur’anit i janë qasur nga kënde të ndryshme. Komentuesit e të gjitha ngjyrave dhe drejtimeve, kanë komentuar fjalët e tij, filozofët kanë përshkruar bukurinë poetike të shprehjeve të tij, teologët kanë përpunuar anën teologjike të tij, filozofët mendimin filozofik, juristët atë juridik, sociologët sociologjik dhe ekonomistët mendimin ekonomik. Kur’ani është burim i pashtershëm. Paraqet vlerën dhe bukurinë e shprehjes mbinjerëzore dhe thellësinë e mendimit. Ai është fjalë e Zotit. Në të, secili mund të gjejë atë që kërkon. Gjithnjë derisa Kur’ani ka qenë objekt zbatimi në praktikë, derisa është jetuar sipas direktivave të tij, mendimi i tij ka qenë i gjallë dhe për myslimanët ka paraqitur forcën lëvizëse. Nuk dëshirojmë që këtu të shprehim lëvdata asaj që e ka realizuar ky mendim, siç bëhet zakonisht. Konsideroj se është shumë më me rëndësi që të shikohet gjendja e këtij mendimi sot dhe ajo që ai mund të premtojë dhe çfarë kontributi do të mund të japë në zhvillimin bashkëkohor.


STUDIME

113

Mjerisht, tejet herët, është kaluar nga zbatimi praktik në teorizimin e zbrazët skolastik dhe në filozofinë shterpë. Në këtë mënyrë është ndalur dhe frenuar zhvillimi krijues i mendimit islam. Ka mbetur shtang në format e zbatimit të parë. Aty në format e thata të tejkaluara ky mendim qëndroi i zaptuar më tepër se njëmijë vjet. Në realitet, mendimi kuranor ka përjetuar vetëm një interpretim dhe një zbatim. Koncepcioni i tij teologjik vazhdimisht qëndron në elaborimin e mutekeliminëve të parë, kurse jurispedenca në elabormin e muxhtehidëve të parë etj. Këto përpjekje kanë qenë tepër të gabuara dhe katastrofike që të shabllonizohet mendimi dinamik kuranor, dhe në kuptimin e atyre shabllonëve vendosen kornizat për zhvillimin e gjithmbarshëm të myslimanëve. Në këtë qëndron tërë tragjedia e botës islame. Në këtë kanë qenë shkaqet e rënies së saj dhe të prapambeturisë së gjithanshme. Është kërkuar nga masat myslimane të jetojnë ashtu siç është jetuar para njëmijë vjetësh. Janë përpjekur për të jetuar ashtu dhe kanë përjetuar katastrofën më të madhe. Sot është tërësisht e qartë se jeta më nuk mund të mbahet më në shabllonet e tejkaluara. Masat myslimane gjatë kanë pritur dhe kanë qëndruar në një vend. Kanë humbur durimin. Askush nuk po zbret nga qielli për të ndihmuar, nuk po lajmërohet Mehdiu i Pritur as Isa i Premtuar. Janë bindur se ato kanë qenë vetëm premtime boshe dhe mashtruese (kjo mund të jetë për Mehdiun vër. për.). tani është tërësisht evidente se myslimanët, nëse dëshirojnë qe edhe më tutje të jetojnë si mysliman, dhe të kërkojnë dhe të marrin vendin e vet në zhvillimin bashkëkohor, duhet dhënë elaborim dhe interpretim bashkëkohor të mendimit kuranor. Kjo ka qenë dhe mbetet kërkesa kryesore e zgjimit të ri islam. Në këtë kanë vepruar: Afganiu, Abduhu, Meragiu, Sheltuti, Ikballi, Reshid Rida, dhe punojnë sot (fjala është për vitin 1973): Mevdudiu, Fasiu, Hamidullahu, Gazaliu, Ebu Zehre etj. Edhe në këtë pjesë të botës në po përpiqemi të japim, kontributin tonë qoftë edhe modest, në interpretimin e mendimit të ri kuranor. Me siguri, që ne këtu e ndiejmë më fuqishëm nevojën për një interpretim

114

EDUKATA ISLAME 87

të mendimit kuranor sesa myslimanët në vendet tjera të botës. Këtu ne jetojmë në kontakt të drejtpërdrejtë me jetën bashkëkohore evropiane. Presioni i drejtpërdrejtë i kësaj jete neve na detyron që, si mysliman, të inkuadrohemi në të dhe të shërbehemi me të arriturat e saj shkencore-teknike, duke mos u shmangur në këtë rast nga mësimet themelore islame. Në një formë shumë precize na shtrohet pyetja: si të qëndron myslimani dhe si të sillet në shoqërinë bashkëkohore? Ekziston edhe një lloj tjetër mundësie e presionit. Gjithnjë e më fuqishëm po ndihet ndjenja e prezencës së interesimit të rretheve shkencore dhe të institucioneve për ta njohur mendimin kuranor në origjinalin e tij. Tashmë kemi pasur disa kërkesa të tilla nga institucionet e larta shkencore. Marrë nga: Glasnik ViS U SFRjBr. 7-8, 1972. God. Sarajevë Përktheu: Hajrullah Hoxha


‫‪STUDIME‬‬

‫‪115‬‬

‫‪Husein Gjozo‬‬

‫‪THE QUR’AN‬‬ ‫)‪(Summary‬‬ ‫‪In this article we shall not deal only with the origin of the word Qur’an. There‬‬ ‫‪are different views with regard to it. Most agree that the word Qur’an is an‬‬ ‫‪infinitive form of the verb qa-ra-e meaning “to read”. Other words are used as‬‬ ‫‪well, such as: Al-Furqan, Al-Kitaab, Adh-Dhiqr, Tanzil, etc.‬‬ ‫‪The words Al-Furqan and Al-Kitaab are of Assyrian origin.‬‬ ‫‪Az-Zarkashi numbers 55 different words for the Qur’an. Other authors‬‬ ‫‪number more than 90.‬‬

‫ﺣﺴﲔ ﺟﻮزو‬

‫اﻟﻘﺮآن‬ ‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ(‬ ‫ﻟﻦ ﻧﺘﻮﻗﻒ ﻫﻨﺎ ﻟﺸﺮح اﺳﻢ اﻟﻘﺮآن و ﻣﺸﺘﻘﺎﺗﻪ اﻟﻠﻐﻮﻳﺔ اذ ﺣﻮل ﻫﺬا اﳌﻮﺿﻮع ﻫﻨﺎك‬ ‫آراء ﳐﺘﻠﻔﺔ‪ ،‬أﻏﻠﺒﻬﻢ ﻳﺆﻛﺪون ﺑﺎن ﻟﻔﻆ "اﻟﻘﺮآن" ﻫﻮ ﻣﺼﺪر ﻟﻔﻌﻞ "ﻗَـَﺮأَ"‪ .‬ﻟﻠﻘﺮآن‬ ‫اﻟﻜﺮﱘ ﻫﻨﺎك اﲰﺎء أﺧﺮى ﻣﺜﻞ "ﻓﺮﻗﺎن )ﻓﺮﻗﺎن‪" (1 :‬و ﻛﺘﺎب" )اﻟﺒﻘﺮة‪" (2:‬ذﻛﺮ"‬ ‫)و ﻫﺬا ذﻛﺮ ﻣﺒﺎرك( "و ﺗﻨﺰﻳﻞ" )ﺗﻨـﺰﻳﻞ اﻟﻜﺘﺎب ﻣﻦ رب اﻟﻌﺎﳌﲔ( اﱁ‪.‬‬ ‫و ﳚﺪر ﺑﺎﻟﺬﻛﺮ ﻫﻨﺎ ان اﻻﲰﲔ اﻻوﻟﲔ "ﻓﺮﻗﺎن و ﻛﺘﺎب" ﻣﻦ ﺟﺬور آراﻣﻴﺔ‪ .‬و ﻻ‬ ‫ﺷﻚ أن ﻫﻨﺎك اﺳﺮاف ﻣﻦ ﺑﻌﺾ اﻟﻌﻠﻤﺎء ﰲ اﻋﺪاد اﲰﺎء اﻟﻘﺮآن اﻟﻜﺮﱘ إذ ﻫﻨﺎك‬ ‫ﻣﻦ ﳜﻠﻂ اﻻﺳﻢ ﺑﺎﻟﺼﻔﺔ و ﻫﻨﺎك ﻛﻤﺎ ﻳﻘﻮل اﳉﺰاﺋﺮى ﰲ "اﻟﺘﺒﻴﺎن" ﺑﺬﻫﺒﻮن إﱃ‬ ‫اﺑﻌﺪ ﻣﻦ ذﻟﻚ و ﻳﺼﻠﻮن ﺑﺎﲰﺎء اﻟﻘﺮآن إﱃ ‪ 90‬اﲰﺎ‪.‬‬


118

EDUKATA ISLAME 87

“....A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjohur me veprimet tuaja”.1

Njëzet pyetjet më të shpeshta të jomyslimanëve rreth fesë islame AKTUALITETE ISLAME

Dr. Zakir Naik

THIRRJA (DA’VETI) NË ISLAM ËSHTË NJË PËRGJEGJËSI E MADHE Shumica e myslimanëve janë të informuar se Islami është fe universale, e zbritur dhe e destinuar për mbarë njerëzimin. Allahu i Madhërishëm është Zoti i mbarë Gjithësisë, kurse myslimanëve u është besuar dhe u është lënë në dorë që këtë detyrë, gjegjësisht përhapjen e fjalës së Allahut ta bartin te mbarë njerëzimi. Mjerisht, sot shumica e myslimanëve janë bërë të pashpirt dhe të pandjenja karshi kësaj përgjegjësie! Përderisa pranimi dhe miratimi i fesë islame si rruga më e mirë e jetës sonë, shohim se një numër i madh nga ne, nuk dëshirojmë që këto njohuri t’i ndajmë me ata të cilëve mesazhi (shpallja) ende nuk u ka arritur. Fjala apo nocioni “Da’vah” është fjalë e gjuhës arabe, që ka kuptim “thirrje” apo “ftesë”. Në kontekstin islam termi në fjalë ka për qëllim përpjekjet për të përhapur dhe propaganduar Fenë Islame te të tjerët. Në Kur’anin Famëlartë Allahu Fuqiplotë, thotë:

Në mënyrë që ta përhapim mesazhin Islam, debati dhe bashkëbisedimi bëhet i pashmangshëm. Ja se çfarë thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’an: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit”.2 Përgjatë bartjes së mesazhit islam te jomyslimanët, nuk është e mjaftueshme që atyre t’u tregojmë dhe të nënvizojmë vetëm imazhin pozitiv të Islamit. Kjo për faktin se shumica e jomyslimanëve nuk janë të bindur rreth së vërtetës islame, për shkak se pas mendjes së tyre fshihen disa pyetje rreth Islamit, të cilat kanë ngelur pa përgjigje. Ata mund të pajtohen me pohimet e juaja mbi natyrën dhe karakterin pozitiv të Islamit, mirëpo në të njëjtën kohë do të thonë: “Ah! Por ju jeni sikur myslimanët tjerë, të cilët martojnë më shumë së një grua. Jeni njeri i ngjashëm me ata të cilët kanë vënë gruan nën kon-

1

Lidhur me këtë, Allahu Fuqiplotë thotë: “Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri, e me katra, e nëse keni frikë se nuk do të jeni të drejtë, atëherë martohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë më së lehti do t’i ruheni padrejtësisë” (Kur’ani, En-Nisa 4). Duhet ta përmendi se ajeti i sipërshënuar ka zbritur pas betejës së Uhudit, në të cilën ranë shehid një numër i madh i myslimanëve. Shumë gra të dëshmorëve kishin mbetur të veja, andaj në mënyrë që edhe këtyre grave t’u sigurohej jeta, u lejua edhe Poligamia, e cila për kohën të cilën po e jetojmë, është më se e nevojshme, për shkak se kjo ndalon nga imoraliteti (zinaja). Të gjithë ata që thërrasin në moslejim të martesës më shumë se një grua, i gjejmë të kenë lidhje jolegjitime me vajza, apo gra të tjera. Një numër jashtëzakonisht i madh i vajzave, tani kanë mbetur të pamartuara si rezultat i emigrimit të të rinjve tanë. (shën. i përk). 2 Kur’an, En-Nisa, 3.


AKTUALITETE ISLAME

119

trollin e tyre duke i mbajtur ato pas mbulesës. Jeni fundamentalistë, etj.” Unë personalisht jomyslimanëve do t’u parashtroja pyetje ballë për ballë, duke pasur parasysh njohuritë e tyre të kufizuara, të sakta apo të gabuara qofshin ato, pa marrë parasysh se prej cilitdo burimi të jenë ato (njohuri), me një fjalë, t’i pyes se çfarë i bënë ata që në Islam të shohin gjëra të gabuara (të papranuara për logjikën e tyre). Nga ata kërkoj dhe i stimuloj që të jenë të hapur dhe tejet të sinqertë, njëherësh t’i bind jomyslimanët se jam i gatshëm të pranoj kritikat e tyre rreth Islamit. Para disa viteve përgjatë eksperiencës sime si thirrës në rrugën e Allahut, arrita të kuptoja se ekzistojnë përafërsisht njëzet pyetje ndër më të shpeshtat, të cilat çdo jobesimtar i thjeshtë i zotëron në mendjen e tij. Sa herë që të pyesësh ndonjë nga jomyslimanët, “çfarë të bën të ndihesh se në Islam ka gjëra të gabuara? Ai posedon pesë apo gjashtë pyetje të cilat pa ndonjë ndryshim bëjnë pjesë në grupin e njëzet pyetjeve më të shtruara nga ana e jomyslimanëve.

120

EDUKATA ISLAME 87

Keqkuptimet si rezultat i mediave Keqkuptimi më i shpeshtë rreth Islamit është ndërtuar në shumicën e mendjeve të jomyslimanëve. E tërë kjo ka ndodhur për shkak se ata vazhdimisht janë të keqinformuar dhe të bombarduar me keqkuptime të tilla mbi Islamin. Mediet ndërkombëtare janë kryesisht të mbikëqyrura nga bota perëndimore, pa marrë parasysh faktin se a janë ato programe të huaja satelitore, radio, gazeta, revista apo libra. Kohëve të fundit Interneti është bërë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm. Ndonëse ky i fundit nuk është i kontrolluar nga askush, prapëseprapë shohim një numër të madh të informatave propagandistike në Internet; helmuese dhe virulente rreth Islamit. Natyrisht se edhe myslimanët janë duke e përdorur Internetin si mjet për të paraqitur imazhin e vërtetë të Islamit dhe myslimanëve, mirëpo duke e krahasuar mundin e tyre me propagandat që jomyslimanët janë duke bërë kundër islamit, shohim se myslimanët kanë mbetur shumë prapa. Shpresoj se përpjekjet e myslimanëve do rriten dhe do të vazhdojnë të ndiqen edhe më tutje.

Përgjigjet logjike mund ta bindin masën Njëzet pyetjet më të shpeshta rreth Islamit, mund të gjejnë përgjigje me të drejtë dhe atë përmes logjikës së njeriut. Shumica dërrmuese e jomyslimanëve janë në gjendje të binden duke gjetur përgjigje në këto pyetje, të cilat do t’i lexoni në vazhdim të temës. Po qe se myslimani mëson përmendësh apo thjesht kujton këto përgjigje, me vullnetin e Allahut ai do të jetë i suksesshëm në këtë drejtim, po nuk arriti t’i bindë jomyslimanët rreth së vërtetës islame në tërësi, atëherë do jetë në gjendje që sadopak të largojë keqkuptimet rreth Islamit, si dhe të neutralizojë mendimin e gabuar (negativ) rreth Islamit dhe myslimanëve që jomyslimanët veç janë pajisur më to, mirëpo vetëm një numër i vogël i tyre mund t’u kundërpërgjigjet këtyre përgjigjeve, për ç’gjë kërkohet që debatuesi mysliman të sjellë argumente tjera më bindëse, në mënyrë që palës tjetër t’i flejë zemra dhe më pas të bindet plotësisht.

Keqkuptimet ndryshojnë me kalimin e kohës Pyetjet më të shpeshta rreth Islamit ndryshojnë varësisht nga vendi dhe rrethi. Grupimi i njëzet pyetjeve më të shpeshta është i bazuar në kohën aktuale. Dekada më parë, grupi i pyetjeve ishte krejtësisht ndryshe, gjithashtu edhe i dekadave të fundit. Grupimi i pyetjeve mund të ndryshojë varësisht nga mediet se si ato e projektojnë Fenë Islame.


AKTUALITETE ISLAME

121

Keqkuptimet kudo në botë janë të njëjta (të ngjashme) Kam bashkëvepruar me njerëz nga vende të ndryshme të botës, ndaj dhe kam hasur se njëzet pyetjet më të rëndësishme dhe më të shpeshta rreth Islamit, të jenë të njëjta në çdo vend. Ka mundësi që disa pyetje shtesë të ndryshojnë, varësisht nga kultura, rrethi dhe ambienti, ku ata jetojnë. Për shembull, në Amerikë, si pyetje shtesë është: "Përse feja islame ndalon marrjen dhe dhënien e kamatës? Midis këtyre njëzet pyetjeve më të shpeshta, kam futur edhe ca pyetje jashtëzakonisht të kërkuara nga ana e indianëve jomyslimanë. Fjala vjen; "Përse myslimanët ushqehen me ushqime jovegjeteriane (me mish)? Qëllimi pse kam futur një pyetje të tillë, ka qenë si rezultat i numrit të madh të indianëve, të cilët janë të shpërndarë kudo në botë, ndaj dhe përbëjnë 20%, respektivisht 1/5 të popullsisë globale. Si rrjedhojë pyetjet e tyre po shpeshtohen dhe po shtrohen nga ana e jomyslimanëve përreth Globit.

Keqkuptimet e jomyslimanëve “studiues” të islamit Ekziston një numër i madh i jomyslimanëve të cilët kanë studiuar fenë islame. Shumica prej tyre kanë lexuar libra mbi Islamin, libra këto të shkruara njëanshmërisht, gjegjësisht libra me frymë kritike mbi Islamin. Këta jomyslimanë posedojnë edhe një grupazh shtesë të njëzet keqkuptimeve më të shpeshta rreth Islamit. Për shembull, jomyslimanët pretendojnë se kinse kanë zbuluar kontradikta në Kur'an, të tillët debatojnë se Kur’ani është joshkencor, etj. Për këto keqkuptime ekziston një serë përgjigjesh shtesë, të cilat definojnë njëzet keqkuptimet aktuale mes jomyslimanëve, të cilët kanë studiuar Islamin nga burime të shtrembëruara. Gjatë ligjëratave të mia publike dhe në librin "Përgjigje ndaj pyetjeve të shpeshta të jomyslimanëve mbi Islamin, me njohuri të kufizuara mbi Fenë Islame", u jam përgjigjur njëzet pyetjeve paksa më të shpeshta ndër jomyslimanët.

122

EDUKATA ISLAME 87

1. Poligamia Pyetja: Përse mashkullit në Fenë Islame i lejohet që të martojë më shumë se një grua? Përse Poligamia është e lejuar në Islam? Përgjigjja 1. Definicioni i Poligamisë: Poligami nënkupton një sistem martese, përmes së cilës një person e ka të lejuar që të ketë më shumë së një bashkëshorte. Poligamia mund të jetë dy llojesh. Njëra quhet Poligami, ku një burrë marton më shumë se një grua, kurse lloji i dytë i Poligamisë është Poliandria, ku një grua (në të njëjtën kohë) marton më shumë se një burrë. Në Islam Poligamia e kufizuar, juridikisht është e lejuar, kurse për sa i përket Poliandrisë, ajo është rreptësisht e ndaluar. Në fenë islame Poligamia e limituar është e lejuar juridikisht, përderisa Poliandria është rreptësisht e ndaluar. Tani të ndalemi te pyetja jonë, se përse mashkullit i lejohet që të martohet më shumë se me një grua? 2. Kur’ani është libri i vetëm hyjnor në këtë botë, në të cilin shkruan: “martoje vetëm një”. Libri i shpallur, Kur’ani, është libri i vetëm në faqen e kësaj Gjithësie, në të cilin shkruan: "martohuni me një grua"3. Nuk ekziston asnjë libër tjetër hyjnor të ngjashëm me Kur'anin, i cili porosit njeriun që të martohet vetëm me një grua. Në asnjë libër tjetër të shenjtë (hyjnor), nuk ka mundësi që dikush të gjejë shtrëngim apo frenim kur është në pyetje numri i grave, pa dallim, qoftë ai i Vedas, Ramayan, Mahabarat, Geta, Telmudi apo Bibla. Bazuar në citatet e librave të sipërpërmendur, çdo mashkull ka të drejtë të martohet me sado që ai dëshiron. Vetëm më vonë, shohim se klerikët hindusë dhe kishat krishtere bënë një kufizim duke shtrënguar martesën vetëm me një grua. Personalitete dhe figura të shumta fetare 3

Kur’an, En-Nisa, 129.


AKTUALITETE ISLAME

123

hinduse posedonin shumë gra. Sipas librave të tyre hyjnorë, shohim se ata e kishin të lejuar një gjë të tillë, për shembull Mbreti Dashrat, babi i Rama’s, kishte më shumë se një grua. Gjithashtu edhe Krishna kishte shumë gra. Në kohët e hershme, meshkujve të krishterë u lejohej që të martoheshin me aq sa ata dëshironin. Kjo natyrë manifestohej pasi që Bibla nuk posedonte ndonjë kufizim apo rregull se sa gra mund të ketë mashkulli në të njëjtën kohë. Ndalimi i martesës me shumë gra, apo përkufizimi i martesës vetëm me një grua, hasi vetëm disa shekuj më parë, kur Kisha ndaloi një gjë të tillë, duke e kufizuar martesën me shumë gra, dhe duke vënë ristrikte që mashkulli e ka të lejuar që të martohet vetëm me një grua. Në Judaizëm Poligamia është e lejuar. Sipas jurisprudencës së Telmudit, Abrahami (Ibrahimi) kishte tri gra, kurse Solomoni (Sulejmani) posedonte njëqind gra. Ky zakon vazhdoi të praktikohej deri në kohen e Rabbi Gershom bin Jehudah (960 C.E deri në 1030 C.E), i cili lëshoi një dekret (urdhrin) për ndalimin e këtij zakoni. Komuniteti Sefardik jehud, të cilët jetonin në shtetet islame, vazhduan ta praktikonin zakonin e martesës me shumë gra deri në vitet e fundit, gjegjësisht deri në vitin 1950, deri kur akti nga prijësi kryesor i Rabinëve të Izraelit, përhapi urdhrin mbi ndalimin e martesës më shumë se me një grua. *Shënim më rëndësi: Sipas regjistrimeve të përgjithshme (censusit) të Indisë, në vitin 1975 hindusët kishin qenë më shumë poligamues sesa myslimanët, do të thotë, praktika e martesës me shumë gra ishte më e madhe te hindusët sesa te vetë myslimanët. Raporti i Këshillit për Pozitën e Gruas në Islam ‘Committee of The Status of Women in Islam’ i publikuar në vitin 1975, në faqe 66 dhe 67 tregon se përqindja e poligamisë përgjatë viteve 1951 dhe 1961 ishte 5.06% nga ana e hindusëve, kurse vetëm 4.31% nga ana e myslimanëve. Bazuar në Ligjin e Indisë për të drejtën dhe legjitimitetin e Poligamisë, vetëm myslimanët janë të lejuar të kenë më shumë se një grua. Në shtetin e Indisë është jolegjitime për jomyslimanin që të ketë më shumë se një grua. Pavarësisht nga ndalesa (ilegaliteti) e

124

EDUKATA ISLAME 87

këtij fenomeni, hindusët posedojnë gra të shumta në krahasim me myslimanët. Kohë më parë, ndalesa për sa i përket numrit të grave nuk ishte prezente as për hindusët, me një fjalë, atyre u lejohet Poligamia. Vetëm në vitin 1954, kur Akti për Martesën Hinduse - Hindu Marriage Act - u bë ilegal që një hindus të ketë më shumë se një grua. Ç’është e vërteta, një ndalesë e tillë vjen nga Legjislacioni Indian, i cili ndalon mashkullin të martojë më shumë se një grua, e jo Citatet e Shenjta Hinduse (Hindu Scriptures). Le të zbërthejmë tani arsyen se përse Islami i lejon mashkullit Poligaminë. 3. Kur’ani lejon Poligaminë e kufizuar Siç kam potencuar edhe më lart, Kur’ani është libri i vetëm Hyjnor në sipërfaqen e tokës, në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: “Martoje vetëm një”. Lidhur me kontekstin në fjalë vijon ajeti kur’anor i kaptinës Nisa, siç vijon: “Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni”.4 Limiti për Poligaminë - para zbritjes se Kur’anit - nuk ishte i përkufizuar, thënë më mirë, martesa me shumë gra nuk kishte ndonjë limit të caktuar, ndaj dhe shumë meshkuj kishin shënuar numër të madh të grave, prej tyre kishte që në pushtetin e tyre numëronin njëqind gra. Islami erdhi duke vënë përkufizimin deri në katër gra. Islami legjitimoi mashkullin që të martojë dy, tri apo katër gra, mirëpo një gjë e tillë lejohet vetëm atëherë kur të plotësojë kushtin që ndaj tyre të mbani drejtësinë, do të thotë, mes grave tuaja që keni në pushtet të jeni të drejtë. Allahu i Plotfuqishëm, në të njëjtën kaptinë, na tregon rreth pamundësisë së mbajtjes së drejtësisë mes tyre:

4

Kur’ani, El-Bekare: 140.


AKTUALITETE ISLAME

125

“Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), Allahu ju falë dhe ju mëshiron”.5 Prandaj Poligamia nuk është një parim, por është një përjashtim i lejuar. Shumë njerëz janë të sunduar nga keqkuptimi se Poligamia (Poligamia) është e domosdoshme për myslimanin, do të thotë, se myslimani është i detyruar që në pushtetin e tij të posedojë më shumë se një grua. Më gjerësisht, Islami ka pesë kategori të lejuarave dhe të ndaluarave (I) ‘Farz’ e detyrueshme apo obliguese (II) ‘Mustehab’ e pëlqyeshme apo inkurajuese (III) ‘Mubah’ e lejueshme apo e pranueshme (IV) ‘Mekruh’ e papëlqyeshme, joinkurajuese (V) ‘Haram’ e ndaluar apo diçka jolegjitime Meqë përmendëm kategoritë, shohim se Poligamia hyn në rangun e gjërave të lejuara por assesi të obliguara - që medoemos duhet aplikuar - si rrjedhojë, nuk mund të thuhet, e as të pretendohet se ai i cili në pushtetin e tij posedon dy, tri, apo katër gra është mysliman më i mirë se ai i cili ka vetëm një grua. 4. Jeta mesatare e grave është më e madhe se ajo e burrave Nga natyrshmëria meshkujt dhe femrat janë të lindura përafërsisht me një proporcion të njëjtë. Foshnja e gjinisë femërore posedon më shumë imunitet se ajo e gjinisë mashkullore. Foshnja e gjinisë femërore është në gjendje t’i luftojë mikrobet dhe sëmundjet tjera shumë më mirë sesa foshnja mashkull. Për këtë shkak, përgjatë moshës se pediatrisë, gjejmë se vdekja merr më shumë foshnja të gjinisë mashkullore në krahasim me numrin e vogël të foshnjave femra.

5

Kur’ani, En-Nahl: 125.

126

EDUKATA ISLAME 87

Gjithashtu, përgjatë luftërave, gjejmë se numri i meshkujve të vrarë në luftë është më i lartë sesa ai i grave. Po ashtu, numër të madh të mbytjeve në krahasim me gratë, si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve, shënojnë meshkujt (burrat), si rrjedhojë, jeta mesatare e grave është më e madhe se ajo e burrave dhe secili nga ne është në gjendje të gjejë dhe të konstatojë se numri i të vejave është më i lartë sesa numri i vejanëve. Nga gjuha angleze: Mr. Fehim Dragusha Burimi: ANSWERS TO NON – MUSLIMS’ COMMON QUESTION ABOUT ISLAM (Spreading the Truth of Islam) Islamic Research Foundation.


AKTUALITETE ISLAME

127

Zakir Naik

DAWAH IS A DUTY (Summary) Muslims know that Islam is a universal religion, meant for all mankind. Allah (swt) is the Lord of the entire Universe, and Muslims have been entrusted with the duty of conveying His message to all mankind. Alas, most Muslims today have become callous towards this duty! While accepting Islam as the best way of life for ourselves, most of us are unwilling to share this knowledge with those to whom the message has not yet been conveyed. The Arabic word Dawah means a call or an invitation. In Islamic context it means to strive for the propagation of Islam.

‫ زاﻛﺮ ﻧﺎﺋﻚ‬.‫د‬

‫اﻟﺪﻋﻮة إﻟﻰ اﻻﺳﻼم ﻣﺴﺌﻮﻟﻴﺔ ﺟﺴﻴﻤﺔ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ﻣﻌﻈﻢ اﳌﺴﻠﻤﲔ ﻳﻌﻠﻤﻮن ﺑﺎن اﻻﺳﻼم دﻳﻦ ﻋﺎﳌﻰ ﺟﺎء ﳍﺪاﻳﺔ اﻟﺒﺸﺮ ﲨﻴﻌﺎ اﷲ‬ ‫ﺳﺒﺤﺎﻧﻪ و ﺗﻌﺎﱃ ﻫﻮ رب ﻛﻞ اﻟﺒﺸﺮ و اﻟﻜﻮن ﲨﻴﻌﺎ و اﳌﺴﻠﻤﻮن ﻣﻜﻠﻔﻮن ﺑﺪﻋﻮة‬ ‫ ﻣﻊ اﻻﺳﻒ اﻟﺸﺪﻳﺪ ﻓﺎن اﳌﺴﻠﻤﲔ ﰲ‬.‫اﻟﺒﺸﺮ إﱃ اﻻﺳﻼم و ﻧﺸﺮ ﻛﻠﻤﺔ اﻟﺘﻮﺣﻴﺪ‬ ‫ رﲟﺎ ﻧﺘﻴﺠﺔ ﳍﺬﻩ ﻋﺪم اﳌﺒﺎﻻة ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﳌﺴﻠﻤﲔ ﻧﺮى ان رﺳﺎﻟﺔ اﻻﺳﻼم‬.‫ﻋﺎدﻓﻬﻢ‬ .‫اﳊﻘﺔ ﱂ ﺗﺼﻞ ﺑﻌﺪ إﱃ ﻛﺎﻓﺔ اﻟﻨﺎس‬


130

EDUKATA ISLAME 87

1918), kur Rrethi i Gjilanit me pjesën më të madhe të Kosovës, nga fundi i vitit 1915, ishte nën okupimin bullgar dhe prej kësaj kohe u paralizua pothuaj e tërë jeta fetare islame, kurse shumica e xhamive, mezgjideve, lokaleve shkollore etj., u shfrytëzuan për nevojat ushtarake të okupatorit, duke u shndërruar në kazerma, depo, stalla për kuaj etj.

DOKUMENTE

Mr. Aliriza Selmani

TË DHËNA PËR BFI NË RRETHIN E GJILANIT NDËRMJET DY LUFTËRAVE BOTËRORE a. Pozita e BFI-së gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore Pas fillimit të luftërave ballkanike dhe okupimit të Kosovës nga ushtria serbe, në vjeshtën e vitit 1912, u bë një çrregullim pothuaj i tërësishëm i jetës, kurse synimi kryesor i Serbisë ishte zhdukja e elementit shqiptar nga trojet e tyre etnike dhe kolonizimi i këtyre viseve me elementin serb e malazez. Në këtë kohë ishte paralizuar jeta institucionale e BFI-së dhe ishin shkëputur lidhjet me qendrën islame në Stamboll. Vetëm pas marrëveshjes së Stambollit në mars të vitit 1914, midis Mbretërisë Serbe dhe Qeverisë Osmane, me të cilën u garantoheshin të drejtat e popullsisë myslimane në viset e okupuara, gjendja pjesërisht ishte ndryshuar dhe filluan të vepronin disa myftinj të rretheve, vakëfet mearife të rretheve me në krye mytevaliun dhe imamët e xhematëve.1 Këtë aktivitet e ndërpreu Lufta e Parë Botërore (1914-

b. BFI ndërmjet luftërave botërore Pas okupimit të mbi gjysmës së trojeve shqiptare dhe themelimit të shtetit SKS më 1919, Rrethi i Gjilanit hynte në kuadër të Qarkut të Kosovës, kurse nga viti 1929, në kuadër të Banovinës së Vardarit dhe ishte rrethi më i madh në Kosovë, ku pjesën dërrmuese të popullsisë e përbënin shqiptarët e besimit islam. Sipas një liste të popullsisë myslimane në rrethveprimin e Këshillit të Ulemave të Shkupit për vitin 1938/39, shihet se Rrethi i Gjilanit kishte 8.357 shtëpi me gjithsej 63.783 banorë myslimanë, kështu që pas atij të Prizrenit kishte numrin më të madh të banorëve myslimanë në Kosovë.2 Më 1919 me urdhër të Ministrisë së Fesë u bë regjistrimi i pasurisë së vakëfeve dhe u bë rregullimi administrativ i BFI-së në Kosovë, u formuan myftinitë e qarkut dhe të rretheve.3 Në Rrethin e Gjilanit u formua myftinia e cila i takonte Myftinisë së Qarkut të Prishtinës, më vonë nën atë të Prizrenit, kurse si myfti më 1920, përmendet Jusuf Zijaja. U caktuan Këshillat e Xhematit, ku sipas të dhënave dokumentare për vitin 1935, në Rrethin e Gjilanit ishin 25 këshilla, në kuadër të cilëve vepronin imamët e xhematit, ku për çdo imam4 kishte 100300 shtëpi myslimane, varësisht prej numrit të shtëpive të lagjes apo fshatit. Në këtë kohë në tërë Rrethin e Gjilanit kishte gjithsej 64 xhami, nga të cilat 4 në qytet dhe 60 në fshatrat më të mëdha të rrethit, të ndërtuara me kohë dhe nga materiali i ndryshëm, nga to, 19 xhami 2

1

Dr. Haki Kosumi, gjendja organizative e bashkësisë islame të shqiptarët nën okupimin Jugosllav 1912-1941, Feja, Kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium Ndërkombëtar), Prishtinë, 1995, fq. 460.

AQSH, f. 882, v.1944, d. 80, fq. 17. Të dhëna nga lista e popullsisë myslimane në rrethëveprimin e Këshillit të Ulemave të Shkupit për vitin 1938/39. 3 17, Dr. Haki Kosumi, po aty, fq.460. 4 AQSH. F. 882. 1944, d. 80. fq. 21, 24 dhe 25. Pasqyra-lista e marrë nga zyra vakfo-arsimore e rretheve për vitin 1935.


DOKUMENTE

131

ishin të ndërtuara ndërmjet luftërave botërore. Në 41 xhami shërbenin imamë të emëruar, 20 prej tyre me vendim nga Ulema Mexhlisi i Shkupit, 18 imam të paguar nga arka e Mexhlisit, kurse të tjerët (29) paguheshin nga populli.5 Imamët e xhematit ishin organe bazë të BFI, përmes të cilëve organizohej jeta fetare me në krye imamin-hoxhën. Xhematet i formonte myftiu i rrethit, ndërsa i vërtetonte myftiu i Qarkut dhe kjo i dërgohej myftiut suprem për aprovim. Çdo xhematë kishte edhe pronën - vakëfin e vet. Në krye të Vakëfeve të rrethit gjendej Këshilli i Vakëfit, të cilin e zgjidhte myftiu, ndërsa atë të vendit e zgjidhte Këshilli i Vakëfit të rrethit. Këshillin e vakëfeve të rrethit e përbënin përfaqësuesit e të gjitha vakëfeve të vendit, me mandat trevjeçar.6 Nga viti 1928, ekzistonin dy lloje të imamëve, imamët shtetërorë që paguheshin me rrogë dhe imamët e fshatrave të cilët i paguanin besimtarët.7 Imamët shtetërorë ngarkoheshin me detyrë të mbanin evidencën për numrin e myslimanëve të lindur, të kurorëzuar dhe të vdekur. Me diktaturën e 6 janarit 1929, u bënë ndryshime në strukturën udhëheqëse profesionale të BFI-së, u formuan Komisionet e vakëfeve mearife të rrethit si njësi fetare-administrative të rrethit, që përbëheshin prej kryetarit dhe një numër të këshilltarëve të cilët emëroheshin nga Ministria e Drejtësisë. Komisionet për një kohë kishin pothuajse tërë pushtetin lokal fetar në duar të veta, ato mbanin evidencën e pasurisë së tundshme e të patundshme të vakëfeve, mbikëqyrnin funksionin e vakëfeve dhe të institucioneve të tjera fetare (xhamive, mejtepeve, medreseve etj.) jepnin propozime për shitblerjen, shkëmbimin ose dhënien me qira të objekteve të vakëfit, të emërojë dhe shkarkojë nëpunësit fetarë në rreth etj.8 Kjo zgjati deri me konstituivin e Ulema Mexhlisi i Shkupit, më 1930, i cili zëvendësoi Myftininë Supreme të

132

Beogradit për Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi që ushtronte mbikëqyrjen e tërësishme të jetës fetare islame, të institucioneve fetare shtetërore në principin e moralit fetar, në hartimin e plan-programeve për shkollat fetare islame si dhe lëndën e mësim besimit në shkollat shtetërore në gjuhën serbe, do të bëjë emërimin e nëpunësve fetarë, mbikëqyrjen e punëve të tyre etj. Për shkak të nevojave në rregullimin e çështjeve juridike, familjare dhe trashëguese të myslimanëve, me Ligjin mbi gjyqet e sheriatit nga viti 1929, filluan të formohen Gjyqet e Sheriatit, ku parashihej që në çdo rreth ku jetojnë mbi 5000 myslimanë të formohet gjykata e sheriatit të shkallës së parë, të cilët do të gjykonin sipas parimeve të sheriatit dhe do të vepronin para gjyqeve shtetërore, me gjyqtarë që do të paguheshin prej shtetit. Ekzistonin edhe gjyqet e shkallës së dytë apo gjyqet supreme me qendër në Shkup dhe Sarajevë. Në bazë të Dekretit të datës 16.05. 1931, lëshuar nga Reis-ul-Ulema, për gjykatës të gjykatës së sheriatit të Rrethit të Gjilanit, ishte emëruar Nexhib Fazllagia, i cili ishte njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Vakëfit Mearife të rrethit. Në të dhënat e kohës shihet se ky prapë më 1934, kishte marrë rekomandimin nga Ulema-Mexhlisi i Shkupit dhe ishte riemëruar në këtë detyrë, përkundër mungesës së shkollës përkatëse për gjyqtar të sheriatit. Kjo ishte bërë për shkak të mungesës së personit me kualifikim përkatës.9 Duhet cekur se organet e administratës fetare islame, ishin të vetmit organe institucionale legale për shqiptarët, ku komunikohej në gjuhën shqipe dhe të cilët luajtën rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

5

AQSH, f. 882, v. 1943, d. 14, fl. 74 dhe v. 1944, d. 80, fl. 18/1. Pasqyra statistikore e xhamive, nga raporti mbi veprimin e Këshillave të Ulemave në Shkup për vitin 1938/39. 6 Mr. Haki Kosumi, Bashkësia fetare islame në Kosovë më 1918-1929, “Vjetar” i AK, nr. XII-XIII, Prishtinë, 1981 fq. 258. 7 18 Dr. Haki Kosumi, Pun. i cit. Simp. Ndërk. fq. 462. 8 Mr. Haki Kosumi, Bashkësia fetare islame në Kosovë 1929-1941, “Vjetar” i AK, nr, XVI-XVII, Prishtinë 1983, fq. 97.

EDUKATA ISLAME 87

9

Po aty, fq. 99-101.


DOKUMENTE

133

c. Aktiviteti fetar-patriotik i ulemasë fetare islame Politikës antishqiptare të gjenocidit iu kundërvu pjesa dërrmuese e ulemasë fetare islame, të cilët duke parë fenë si pjesë të pandashme të interesave kombëtare, gjithnjë qenë pranë masës të cilës i takonin dhe shumë prej tyre ranë viktimë e terrorit shtetëror. Aktiviteti i tyre zhvillohej përmes formave legale të punës së Ulema-Mexhlisit të Shkupit, Kuvendit të Vakëfeve, Komisionit të Vakëfeve të Rrethit, Imamëve të Xhematit etj., si dhe përmes formave ilegale, si pjesëmarrës në Lëvizjen Kaçake, përmes lidhjeve të fshehta me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me qendër në Shkodër dhe formave të tjera. Me këtë rast duhet veçuar kontributin e Ulema-Mexhlisit të Shkupit dhe organizatën legale “Xhemijeti” (Bashkimi), e cila deri më 1925 veproi legalisht, por edhe pasi që ishte ndaluar vazhdoi të vepronte në mënyrë ilegale. Ardhja e Ferat Dragës në krye të Ulema-Mexhlisit më 1938, i dha një impuls të fortë veprimtarisë fetare e patriotike të gjitha organizatave bazë të BFI në Kosovë e Maqedoni. Në Ulema-Mexhlisin e Shkupit një rol të rëndësishëm e pati edhe kryeimami (bashvajzi) Mulla Idriz Hajrullahu (në literaturë i njohur si M. Idriz Gjilani), i cili erdhi po në atë vit kur erdhi edhe Ferat Draga.10 Që nga themelimi Ulema-Mexhlisi i Shkupit, pos aktiviteteve tjera mori masa të ngutshme për ndërprerjen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Për këtë qëllim urdhëroi organet fetare të rretheve dhe nëpunësit tjerë islamë, që me të gjitha forcat të vihen në aksion kundër shpërnguljes e cila po rrezikonte qenien kombëtare, ku pos tjerash thuhej: “Organet fetare përmes konferencave dhe tubimeve të ndryshme, nëpunësit fetarë përmes vazeve, të këshillojnë saktë elementin mysliman se shpërngulja është dukuri e dëmshme...”, në fund urdhërohej çdo imam i xhematit që për aktivitetin e vet të njoftojë me shkrim Ulema-Mexhlisin e Shkupit. 11

134

Për aktivitetin fetar e patriotik të Ulema-Mexhlisit të Shkupit, organizatës “Xhemijeti” dhe organeve tjera të BFI-së, si dhe lidhjet e tyre sekrete me konsullatën e Shqipërisë në Shkup dinin çarqet e pushtetit Jugosllav. Prandaj, vendosën që të marrin masa konkrete për ndërprerjen e këtij aktiviteti, e sidomos të Ferat Dragës, për të cilin thuhej: ”Që kur u zgjodh për kryetar të Kuvendit të Vakëfeve Mearife të Shkupit më 1938, u bë tribun i vërtetë i rrymës politike kombëtare në Kosovë”, kurse sipas raporteve sekrete ushtarake, Ferat Draga kishte rolin kryesor në përhapjen e nacionalizmit shqiptar dhe për këtë shkak duhet që patjetër të ndërrohet nga ky post. Kjo bëri që ministri i Drejtësisë së këtij shteti në maj 1940, mori vendim të paligjshëm, që të formohet Komisariati Shtetëror, prej tre anëtarësh në Ulema-Mexhlisin e Shkupit, si organ më i lartë mbikëqyrës i të gjitha organeve të BFI-së në viset jugore. Kjo hasi në protesta të shumta të organeve dhe individëve të ndryshëm të BI të Jugosllavisë, drejtuar organeve shtetërore dhe qeverisë.12 Mirëpo, edhe këto masa shtetërore nuk arritën ta ndërpresin aktivitetin fetar e patriotik, të ulemave fetarë dhe si thotë dr. Lefter Nasi “...Lufta për ruajtjen e besimit islam, u bë një faktor i rëndësishëm qëndrese dhe mjet i fuqishëm shprehës i përkatësisë kombëtare.”13

10

Dr. Lefter Nasi, Aspekte nga kontributi i Ulemasë shqiptare kundër gjenocidit serbomadh në Kosovë, Feja, Kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar), Prishtinë 1995, fq. 477. 11 Mr. Haki Kosumi, po aty, fq. 104.

EDUKATA ISLAME 87

12 13

Po aty, fq. 107. Dr. Lefter Nasi, Po aty, fq. 474.


DOKUMENTE

135

d. Arsimimi islam ndërmjet luftërave botërore Gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, arsimi fetar islam ishte paralizuar gati në tërësi dhe në bazë të dhënave të kohës shihet se ishin suprimuar të gjitha shkollat fetare islame iptidaijet (filloret), Ruzhdijet (pro gjimnazet), Idaditë (gjimnazet), pos medresesë së Gjilanit (më 26 nxënës) dhe të asaj të Jeni Pazarit që ishin lejuar të punonin, të cilat mbaheshin nga vakëfet dhe nga vetë nxënësit me prodhime natyrore.14 Edhe pas formimit të Mbretërisë SKS, gjendja dhe pozita e arsimit islam ishte mjaft e rëndë, por meqë arsimi islam ishte bazë themelore për mirëvajtjen e tërësishme të besimit islam dhe në mungesë të shkollës shqipe, shkolla fetare do të jetë i vetmi institucion arsimor i popullit shqiptar, ku do të krijohet inteligjenca fetare dhe laike. Nisur nga kjo u bënë përpjekje të shumta që të shfrytëzohet e drejta ligjore për hapjen e shkollave fetare dhe filloi funksionimi i mejtepeve, medreseve etj., si shkolla private të cilat ishin të ngjashme me ato të kohës së Perandorisë Osmane, të cilat mbaheshin nga vakëfet dhe vetë populli. Në fillim të kësaj nisme shteti nuk bënte pengesa në hapjen e shkollave fetare, duke menduar se me forcimin ndjenjave fetare do të dobësoheshin ato kombëtare dhe me këtë do të realizohej shpërngulja për në Turqi. Që nga fillimi i vitit 1919, filloi hapja e mejtepeve me iniciativën e vetë popullit, por meritë të madhe në hapjen e tyre në fillim pati edhe organizata “Xhemijeti”, e cila merrej me organizimin e shkollave islame dhe angazhohej në autonominë e tyre. Ndërkaq, për shkak të interesimit gjithnjë e më të madh për mejtepe, me ndërhyrjen e Ulema-Mexhlisit të Shkupit, nga viti 1933, filloi me të madhe hapja e këtyre shkollave. Kështu në listën e numrit të mualimëve dhe sibianmejtepeve, sipas raportit të Ulema-Mexhlisit të Shkupit, për vitin 1938/39, në tërë Kosovën ishin gjithsej 296 mejtepe me 11.362 nxënës, në këtë kohë krahasuar me rrethet tjera të Kosovës, Rrethi i Gjila14

Dr. Hakif Bajrami, Qëndrimi i Jugosllavisë Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës së shqiptarëve në Kosovë (1918-1941), “Kosova”, 12, Prishtinë, 1983, fq. 196.

136

EDUKATA ISLAME 87

nit kishte numrin më të madh prej 75 mejtepeve (sibian-mejtepe) dhe të numrit të nxënësve, 3.460 fëmijë, me të cilët punonin 72 mualimmësues.15 Këto shkolla ishin të hapura si në qytet ashtu edhe në fshatrat më të mëdha të rrethit. Mejtepet ishin shkolla trevjeçare, ku regjistroheshin fëmijët e moshave të ndryshme dhe mësonin bazat themelore të edukimit islam, Kur’anin, shkencën mbi fenë dhe shkrimin turqisht-osmanisht. Mësimi zhvillohej në gjuhën arabe dhe turke, kurse komentimi bëhej në gjuhën shqipe. Mejtepet punonin në kushte të vështira, nëpër shtëpi private, lokalet e vakëfeve, xhami etj.16 Sipas të dhënave memoriale në Gjilan mund të kenë vazhduar punën të pesë iptidaijet e kohës osmane, që do të thotë për çdo lagje nga një, me nga një mësues. Kështu afër “Atik” Xhamisë ishte një mejtep, ku për një kohë si mësues-mualim ishte Mulla Shaipi i Vogël; një mejtep në Balec Mëhallë i Gani Çaushit, ku si mësues ishte një Haki ef. i Gjilanit; një mejtep në Dere mëhallë, në shtëpinë e Mulla Selmanit, ku kanë dhënë mësim djemtë e nipat e tij si Hafëz Ilazi etj. si dhe një mejtep afër Hamamit. Në bazë të një liste për punën e mejtepeve dhe emërimin e mualimëve në territorin e Ulema-Mexhlisit të Shkupit, shihet se gjatë vitit shkollor 1933/34 dhe 1935/36, në Rrethin e Gjilanit punonin 50 mejtepe me kaq mualimë.17 Që nga viti 1919, në Gjilan e rrethinë filluan punën shkollat fillore shtetërore katërklasëshe në gjuhën serbe, në të cilat i vijonin mësimet edhe një numër i vogël i fëmijëve mysliman-shqiptarë. Në bazë të raportit të mbikëqyrësit të shkollave serbe në Rrethin e Gjilanit, të 4 prillit 1919, dërguar Ministrisë së Arsimit në Beograd, shihet se në këtë rreth ekzistojnë vetëm 5 shkolla fillore zyrtare për fëmijët myslimanë (shqiptarë), si shkolla shtetërore dhe ato ishin: një shkollë në Gjilan dhe në fshatrat Hogosht, Koretin, Rogoqicë dhe Cernicë. Në shkollën 15

Mr. Haki Kosumi, Shkolla fetare islame ne Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore, “Gjurmime albanologjike” nr. XII, Prishtinë, 1983, fq. 163. 16 Mr. Aliriza Selmani, Shkollat dhe arsimi islam në Anamoravë mes dy luftërave botërore, “Hëna e Re”, Shkup, shkurt 1995. 17 Mr. Aliriza Selmani-Hafiz Avni Aliu, Myderriz Haki efendiu (1914-1948), Prishtinë, 2005, fq. 32-34.


DOKUMENTE

137

138

EDUKATA ISLAME 87

e Gjilanit formohen tri paralele të klasës së parë për fëmijët myslimanë, në të cilat do të punojnë tre mësues serbë dhe tre imamë të fesë, si kryes shtetëror të detyrës së mësuesit. Mësim-besimi në këto shkolla sipas plan-programit plotësues të vitit 1926, mbahej nga dy orë në ditë, zakonisht pas mësimit të rregullt mësonin Kur’an, shkencën mbi fenë dhe gjuhën turke. Mësimi në këto shkolla ka zgjatur 4 vjet, por për shkak të pengesave gjuhësore mësimi për fëmijët shqiptarë në këto shkolla zgjatet 5 vjet,18 fëmijët shqiptarë ishin të detyruar të fillonin një vit më parë. Më 1922, në Rrethin e Gjilanit kishte të regjistruar 673 nxënës myslimanë, ndër të cilët 39 vajza në shkollën e qytetit. Më 1924, fëmijët shqiptarë mësimet i vijonin në 13 shkolla fillore të rrethit, ku kishte 725 fëmijë myslimanë, nga të cilët në shkollën e qytetit ishin 5 paralele me 220 nxënës19 (djem e vajza). Mirëpo, krahasuar me numrin e banorëve të fesë islame, ky numër i fëmijëve që vijonin shkollimin ishte tejet i vogël. Mësuesit e këtyre shkollave është dashur të kenë të kryer Darul-Mualiminë (Shkollën Normale), ose ndonjë shkollë të ngjashme. Si mësues të parë të fesë islame në shkollat shtet��rore të Gjilanit përmenden Bajram Rashiti nga Llashtica (me shkollën DarulMualiminë të kryer në Prishtinë), Hysen Hajdari dhe Binaze I. DautiHoxha Hanemi (me shkollën Normale të kryer në Stamboll) dhe Shaip Rexhepi. Duke parë se çdo arsimim i shqiptarëve ishte rrezik për shtetin jugosllav, organet e shtetit filluan ta shtonin kontrollin ndaj mësuesve të fesë dhe me urdhrin e Ministrisë së Arsimit, më 1924, u larguan nga detyra mësuesit e fesë në shkollën e Gjilanit, Bajram Rashiti, Hysen Hajdari dhe Binaze Dauti, Ruzhdi Mehmeti në Roganë dhe Raif Halimin dhe Isuf Ibrahimin në Mogillë. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitet e mëvonshme. Largimi i tyre ishte bërë për shkak se pos

përhapjes së kulturës islame dhanë kontributin e tyre në mësimin ilegal të shkrim-leximit shqip dhe ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. 20 Si shkollë fetare private e rangut të dytë ishin medresetë, të cilat u lejuan të vepronin nga mesi i vitit 1920, por në numër të kufizuar. Në bazë të dhënave dokumentare shihet se më 1931 në Kosovë punonin 8 medrese aktive, në Prishtinë dhe Prizren nga dy medrese, kurse në Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Vushtrri dhe Ferizaj nga një medrese. Medresetë ishin shkolla 6-8 vjeçare të trashëguara nga koha e Perandorisë Osmane, ku regjistroheshin nxënës ( të moshës 12-19 vjeçare) nga të gjitha viset e rrethit dhe ishin në mbikëqyrje direkte të Këshillit të Vakëfeve të Rrethit. Në krahasim me mejtepet këto shkolla ishin në një nivel më të organizuar, me lokale të rregulluara, inventar më të mirë me një bibliotekë të vogël librash dhe dhoma të fjetjes për nxënës. Shkollat kishin programin, kohën e caktuar të mësimit ku shënoheshin orët mësimore dhe mungesat e nxënësve, kurse si lëndë mësimore kishin: Kur’an, Itikade, Ibadete, Gjuhë arabe, Shkrim arab, Shkrim turqisht, Histori islame dhe Ahlak.21 Myderrizët (profesorët) gjatë vitit shkollorë pos shpjegimit bënin edhe vlerësimin e diturive të nxënësve, kurse në fund të vitit shkollorë organizonin provimet e nxënësve para komisionit të posaçëm. Pas kryerjes së medresesë merrej titulli i ulët fetar, me të cilin mund të emëroheshin imam xhamie, nëpunës fetarë ose mund të vazhdonin shkollimin e mëtutjeshëm. Në Gjilan e rrethinë që nga gjysma e dytë e shek. XIX, punonin dy medrese, njëra në Gjilan dhe tjetra në fshatin Dobërçan. Derisa medreseja e Dobërçanit ndërpreu punën me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, ajo e Gjilanit vazhdoi të punojë në mënyrë permanente deri në nëntor 1944, në lokalet e xhamisë “Atik”. Në këtë shkollë punonin zakonisht nga dy myderrizë. Pas okupimit serb si myderriz dhe drejtor të saj ishin: Ymer ef. (1912-1916); Abdyrrahim ef. (1916-1937); Tahir ef. (1937-1939).22 Në bazë të raportit të punës së Ulema-Mexhlisit të

18

20

Tahir Z. Berisha, Shkollimi i fëmijëve shqiptarë në Rrethin e Gjilanit dhe kontributi i mualimëve në shkrim-leximin e gjuhës shqipe në periudhën 1918-1941, Feja, Kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar), Prishtinë 1995, fq. 495496. 19 . Po aty, fq. 497.

Mr. Aliriza Selmani, Po aty, pun. i cit. në “Hana e Re”. AQSH f.882, v. 1943, d. 17, fq. 60. Lëndët janë marrë sipas Certifikatës për klasën e gjashtë, nr. 2/37, v.1937, të lëshuar nga Medreseja “Atik”, në emër të Ejup Bajramit nga Ramjani. 22 Mr. Aliriza Selmani, Po aty, punimi në “Hana e Re” Shkup, 21


DOKUMENTE

139

Shkupit, për vitin 1938/39, shihet se medreseja e Gjilanit ishte ndër medresetë më aktive në Kosovë, ku me vendimin e Ulema-Mexhlisit të Shkupit, për drejtor dhe myderriz më 27 maj 1939, ishte emëruar Mehmet Sadiku (i Groshinës së Shkupit A.S.), me të ardhura mujore 500 dinarë, kurse myderriz i dytë ishte emëruar Salih Mehmeti23 (nga Dobërçani A.S). Ndërkaq gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), si drejtor dhe myderriz i medresesë në Gjilan ishte Haki ef. Sermaxhaj nga Hogoshti. Me konsolidimin e Mbretërisë Jugosllave pas diktaturës së 6 janarit 1929, u ashpërsuan masat ndaj BFI-së, e cila e humbi autonominë formale, u bë centralizimi i plotë i institucioneve arsimore dhe u ashpërsuan masat ndaj sibian-mejtepeve. Këtë vit është nxjerrë Ligji për shkollat popullore me të cilin ndërpriteshin të gjitha shkollat private pra edhe ato fetare-mejtepeve pranë xhamive në Rrethin e Gjilanit e vende tjera, me motivacion se përhapnin librin shqip te popullata shqiptare.24 Andaj, veprimtaria e shkollave fetare islame ndër shqiptarët do të hasë në pengesa nga organet qeveritare dhe do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të tyre, pushim nga puna të mësuesve të fesë etj. Lidhur me vështirësitë e veprimtarisë së këtyre shkollave flitet edhe në një raport të Ulema-Mexhlisit të Shkupit, ku ndër të tjera thuhet: ”Sapo u hapën 25 sibijan-mektebe, pasoi vendimi nga Ministria e Arsimit për mbylljen e tyre, sepse hapjen e mektebeve e konsideron si veprim të kundërligjshëm të Ligjit mbi Shkollat Popullore...” Edhe pse kjo e drejtë ishte e garantuar me Nenin 18 të Ligjit mbi BFI, të viseve të jugut. Mbyllja e këtyre shkollave nga organet qeveritare kishte karakter politik, sepse te nxënësit e këtyre institucioneve “Po zgjohet me të madhe vetëdija kombëtare, ndërsa mësuesit e tyre janë njerëz të rrezikshëm”25 Si gjithkund në Kosovë edhe në Gjilan lëvizja kulturo-arsimore e kombëtare, u mundua t’i shfrytëzojë edhe format

140

tjera legale për arsimimin e rinisë shqiptare, në shpërndarjen ilegale të librave shqipe etj. Për këtë qëllim në Gjilan ishte formuar shoqata humanitare “Gajret”, me iniciativën e mësuesit Adem Prekiqi, ku tuboheshin intelektualët e besimit islam26dhe e cila kishte lidhje direkte me “Komitetin e Kosovës”27 me qendër në Shkodër. Përkundër përpjekjeve të shtuara nga organet shtetërore serbe, institucionet e ndryshme fetare islame, gjatë gjithë kohës ishin vatra të ngritjes së vetëdijes fetare e kombëtare të popullit shqiptar, kurse pjesa dërrmuese e inteligjencës fetare ishte në ballë të veprimtarisë patriotike, duke qenë gjithnjë me popullin dhe hallet e tij. Për këtë flasin të dhënat e shumta dokumentare të kohës. Kjo shihet edhe nga shkresa e ministrit të fesë dërguar Këshillit të Ministrisë së Arsimit në Beograd, më 7 shtator 1928, ku pos tjerash thuhej: ”Në viset jugore çështja e arsimit fetar të myslimanëve është shumë e komplikuar...Në këto vise 50 myfti dhe 600 imamë, prej të cilëve asnjëri nuk e njeh gjuhën serbe, të gjithë janë të edukuar në frymën armiqësore ndaj vendit tonë.”28 Këto ishin informata të sakta sepse pjesa dërrmuese e ulemave fetarë islamë, ose ishin anëtarë të “Komitetit të Kosovës”, ose anëtarë të Këshillit të “Xhemijetit” nëpër qytete e fshatra, kurse për punën e tyre merrnin instruksione nga Ferat Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Qamil Bala e të tjerë.29 Nga kjo që u tha mund të konkludojmë se në periodën ndërmjet dy luftërave botërore, përkundër presioneve të vazhdueshme, të cilat përcilleshin me vrasje, burgosje dhe masa tjera terrori nga ana e pushtetit okupues serbo-sllav, pjesa dërrmuese e ulemave fetarë shqiptarë u qëndruan stoikë idealeve të veta fetare e kombëtare dhe së bashku me të tjerët sfiduan realizimin e Konventës jugosllave-turke të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve.

26 23

42, Mr. Haki Kosumi, Pun. i cit. në “Gjurmime Albanologjike nr. XII, fq. 164-165 24 Sulltane Kojqini-Ukaj, Studentët shqiptar në ish universitetet e ish Jugosllavisë në vitin 1930-40, Gjurmime albanologjike, seria historike, XXXVI, Prishtinë, 2007, f. 77. 25 Dr H. Bajrami, Qëndrimi i Jugosllavisë Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës shqiptare në Kosovë (1918-1941), “Kosova”, 12, Prishtinë 1983, fq. 201.

EDUKATA ISLAME 87

Tahir. Z. Berisha, Kontributi i mësuesve të fesë në përhapjen e shkrim-leximit shqip në Rajonin e Anamoravës ndërmjet dy luftërave botërore, ”Dituria Islame”, dhjetor 1992. 27 Dr. Hakif Bajrami, Po aty, fq. 197. 28 Lubomir Dimiq, Kulturna politika Kralevine Jugoslavije (1918-1941), III, Beograd, 1997, fq.130. 29 47, Dr.Hakif Bajrami, Po aty, fq. 201.


DOKUMENTE

141

142

EDUKATA ISLAME 87

‫ﰎ ﺑﺼﻮرة ﻋﺎﻣﺔ اﻳﻘﺎف ﻋﻤﻞ اﻟﻮﻗﻒ اﻻﺳﻼﻣﻲ و ﻗﻄﻊ اﺗﺼﺎﻻﺗﻪ ﲟﺮﻛﺰ اﳌﺸﻴﺨﺔ‬ .‫اﻻﺳﻼﻣﻴﺔ ﺑﺎﺳﺘﺎﻧﺒﻮل‬

Aliriza Selmani

FACTS ABOUT THE ISLAMIC RELIGIOUS COMMUNITY IN THE GJILANI REGION The position of the Islamic Religious Community during the Balkan wars and WWI

(Summary) Upon the beginning of the Balkan Wars and the occupation of Kosova (in the autumn of 1912) the lives of its citizens were completely disrupted. The main objective of the Serb authorities was to expel the Albanians from their territories and to colonize these areas with Serbs and Montenegrins. During this period of time the institutional life of the IRC was paralyzed and its ties to Istanbul were interrupted. Following the Istanbul Agreement, which was signed between the Kingdom of Serbia and the Ottoman Government in March 1914, which guaranteed the rights of the Muslims in occupied territories, the situation changed slightly. Consequently, a number of muftis were allowed to carry on with their religious activities.

‫ﻋﻠﻲ رﻳﺰا ﺳﻠﻤﺎن‬

‫ﻣﻌﻠﻮﻣﺎت ﻋﻦ اﻟﻮﻗﻒ اﻻﺳﻼﻣﻲ ﺑﻤﺤﺎﻓﻈﺔ ﺟﻴﻼن ﺑﻴﻦ اﻟﺤﺮﺑﻴﻦ‬ ‫اﻟﻌﺎﻟﻤﻴﺘﻴﻦ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫أ( ﻣﻮﻗﻊ اﻟﻮﻗﻒ اﻻﺳﻼﻣﻲ ﺧﻼل اﳊﺮوب اﻟﺒﻠﻘﺎﻧﻴﺔ و اﳊﺮب اﻟﻌﺎﳌﻴﺔ اﻻوﱃ‬ ‫ﺑﻌﺪ ﺑﺪاﻳﺔ اﳊﺮوب اﻟﺒﻠﻘﺎﻧﻴﺔ و اﺣﺘﻼل ﻛﻮﺳﻮﻓﺎ ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﳉﻴﺶ اﻟﺼﺮﰊ ﰲ‬ ‫ ﰎ ﺗﻐﻴﲑ ﳕﻂ اﳊﻴﺎة ﺑﺎﻟﻜﺎﻣﻞ ﰲ اﳌﻨﻄﻘﺔ و ﻛﺎن ﻫﺪف‬1912 ‫ﺧﺮﻳﻒ ﺳﻨﺔ‬ ‫اﻟﺴﻴﺎﺳﺔ اﻟﺼﺮﺑﻴﺔ ازاﻟﺔ اﻟﻌﻨﺼﺮ اﻻﻟﺒﺎﱐ ﻣﻦ اﻻراﺿﻲ اﻟﱵ ﻛﺎن ﻳﻘﻄﻦ ﻓﻴﻬﺎ و اﺳﺘﺒﺪاﻟﻪ‬ ‫ ﰲ ﻫﺬﻩ اﻟﻔﱰة ﻟﻘﺪ‬.‫ﺑﺎﻟﻌﻨﺼﺮ اﻟﺼﺮﰊ ﲝﻴﺚ ﻳﺘﻢ ﺗﻐﻴﲑ اﳋﺮﻳﻄﺔ اﻟﺪﳝﻐﺮوﻓﻴﺔ ﻟﻠﻤﻨﻄﻘﺔ‬


EDUKATA ISLAME 87

144

ETIKË ISLAME

Ahmed Omer Hashim

THIRRJA E ISLAMIT PËR MODESTI DHE LARGIM NGA MENDJEMADHËSIA Mendjemadhësia është epërsia ndaj njerëzve. Ajo është sëmundje morale dhe njëra nga shthurjet më të këqija, të cilën e ka ndaluar feja islame dhe ka paralajmëruar pasojat prej saj. All-llahu xh.sh. thotë: “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde ndaj njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do mendjemadhin e që lavdërohet shumë”. (Lukman: 18) Në një ajet tjetër Allahu në Kur’anin famëlartë thotë: “Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën as nuk mund ta arrish lartësinë e maleve”. Domethënia e mendjemadhësisë shfaqet qartë kur mendjemadhi e refuzon të vërtetën dhe nuk e pranon si dhe kur ai fyen dhe i nënçmon njerëzit, e nuk i respekton ata. Transmetohet nga Abdullah ibn Mesud se Profeti alejhi selam ka thënë: “Nuk mund të hyjë në xhennet ai që në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie. Njëri nga Sahabët tha: “Njeriu ka dëshirë që ta ketë veshjen dhe mbathjen e bukur”? Profeti i tha: “Allahu është i bu-

kur dhe e do bukurinë, mendjemadhësia është mospranimi i së vërtetës dhe përbuzja e njerëzve”.1 Mendjemadhësia (kryelartësia) është njëra nga cilësitë e Allahut të madhërishëm. Ai është “Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithëpërsosuri, pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë, Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, i Gjithëfuqishmi, Urdhëruesi i pa përballueshëm, më i Larti Suprem” (El-hashr: 23) All-llahu xh.sh. në një hadith kudsij thotë: “Krenaria është manteli im dhe madhështia është brezi im, e kush më konkurron njërën nga ato dyja e hedh në xhehenem dhe nuk pyes”2 Mendjemadhësia e çon individin në shkatërrim, sepse ajo e shtyn në çdo të keqe dhe e largon atë nga çdo e mirë. Transmetohet nga Ebi Salama ibn Abdurrahman: “U takuan Abdullah ibn Amr me Abdullah ibn Umer në Safa. Pasi shkoi Abdullahi ibn Amr, Abdullah ibn Umer ndenji duke qarë, i thanë çfarë të bën ty të qash? Tha: “Abdullah ibn Amr pretendoi që kishte dëgjuar Profetin alejhi selam duke thënë: “Kush ka në zemrën e tij një farë sinapi mendjemadhësi, Allahu e përmbys në xhehenem”3

Prej efekteve të këqija të cilat pasohen nga kjo sëmundje morale Së pari: Allahu i madhërishëm e verbëron zemrën e mendjemadhit dhe nuk udhëzohet te e vërteta. Ai nuk i kupton ajetet e Allahut dhe për pasojë nuk reflekton ndaj tyre, sepse Allahu ia ka izoluar zemrën e tij si dënim për mendjemadhësinë e tij. Ky është paralajmërim për të gjithë ata të cilët i josh vetja që të bëhen mendjemëdhenj. Të gjithë ata që iu largohen ajeteve të Allahut për shkak të mendjemadhësisë i pret përfundimi katastrofik. Allahu i madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë: “Unë do të largoj nga ajetet e mia (vargjet e Kur’anit) ata të

1

Transmetoi Muslimi dhe Tirmidhiu. Transmetoi Muslimi dhe Ebu Daudi. 3 Transmetoi Ahmedi dhe Bejhakiu. 2


ETIKË ISLAME

145

cilët do të sillen me kryelartësi e me kundërshti në tokë pa asnjë të drejtë” (El-A’raf: 146) Dhe në një tjetër ajet Kur’ani All-llahu i madhëruar thotë: “Kësisoj All-llahu vulos zemrën e çdo tirani kryelartë” (Gafir: 35) Së dyti: Allahu i madhërishëm nuk e do çfarëdo arroganti mburravec, dhe nuk e gëzon bujarinë e Allahut vetëm ai që Allahu e do. Pra, mendjemadhi është larg nga Zoti. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Vërtet që All-llahu nuk do çfarëdo arroganti e mburraveci” (Lukman: 18) Së treti: Rreziku i mendjemadhësisë rritet edhe më shumë në momentin kur mendjemadhi bëhet kryelartë ndaj adhurimit të Zotit tij, pastaj përfundon në xhehenem. All-llahu xh.sh. thotë: “Me të vërtetë ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj meje, padyshim që do të hyjnë në Xhehenem me poshtërim” (Gafir: 60) Së katërti: Pasoja tjetër e mendjemadhësisë është zemërimi i Allahut në mendjemadhin si dhe përfundimi i keq i tij. Transmetohet nga ibn Umer: “Kush lartësohet në veten e tij dhe krekoset në ecjen e tij, e takon Zotin e tij të zemëruar me të”.4 Së pesti: Allahu i madhëruar ia përshpejton mendjemadhit dënimin dhe ia dyfishon deri sa të arrijë në ekliptikë në dynja. Transmetohet nga Ebu Hureijra r.a. se Profeti alejhi selam ka thënë: “Ndërsa një burrë po mburrej me rrobën e tij, i pëlqeu vetja, Allahu e mbuloi atë në dhe, deri në Ditën e Kijametit”.5 Së gjashti: Mendjemadhi qëndron në injorancë. Edhe kur mëson diçka dija e tij nuk shtohet, sepse kryelartësia e tij e ndalon atë që të pyesë dijetarët, dhe të marrë pjesë në veprimtaritë e tyre. E kundërta ndodh me njeriun e modest i cili nuk e shikon si problem që të marrë dijen nga dijetarët më të mëdhenj si ai në moshë ose me të vegjël. Myslimanët e parë janë shprehur: “Nuk bëhet burri fisnik derisa ta marrë dijen nga njerëzit që janë sipër tij, dhe njerëzit që janë si ai, dhe njerëzit që janë më poshtë se ai”. 4 5

Transmetoi Hakimi dhe Tabarani. Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

EDUKATA ISLAME 87

146

Së shtati: Nga pasojat e këqija të mendjemadhësisë që i sjellin njeriut shkatërrim, është se ajo e ndalon njeriun që të pranojë mendimet dhe këshillat e të tjerëve. Mendjemadhin e shikon jotolerant për mendimin e tij, ose për mendimin që ai e beson. Ai pretendon që mendimet e të tjerëve janë gabim, dhe se vetëm mendimi i tij është i drejtë. Prandaj, mbetet i ngurtë në një mendim dhe ide të caktuar.

Shkaqet e mendjemadhësisë Ajo që e shtyn njeriun te sëmundja e keqe e mendjemadhësisë është dobësia e besimit të tij në Allahun e madhëruar. Nëse ai do të kishte besimin e fortë nuk do të ishte treguar kryelartë, sepse atëherë ai do të besonte se vetëm Allahu është me i Larti, Mbizotëruesi. Pra, shkaku i parë i mendjemadhësisë është besimi i dobët në Allllahun dhe mosbesimi në botën tjetër. All-llahu xh.sh. thotë: “E ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë” (El-nahl: 22) Njëra prej shkaqeve të mendjemadhësisë është edhe mburrja me prejardhjen. Allahu i Madhëruar e ka bërë peshoren e prioritetit me frikën ndaj tij dhe jo me prejardhjen e me stërgjyshërit. All-llahu xh.sh. thotë: “Pa dyshim se më i ndershmi prej jush tek All-llahu, është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)” (El-huxhurate: 13) Transmetohet nga Ubej ibn Ka’b r.a. që dy burra po krenoheshin te Profeti alejhi selam. Njëri i tha tjetrit: “Unë jam filani, i biri i filanit derisa i numëroi nëntë. Kush je ti që as nënë nuk ke”. Muhamedi a.s. u tha: “U mburrën dy burra te Musai a.s. Allahu i Madhëruar i tha Musait: thuaj atij që u mburr - të nëntit janë nga banorët e zjarrit dhe ti je i dhjeti.6 Gjithashtu prej shkaqeve të mendjemadhësisë është të qenit e njeriut më mirë në adhurim sesa të tjerët. Ai duhet të ishte i vetëdijshëm që përfundimi i mirë është vetëm në dorën e Allahut. Njeriu nuk është 6

Transmetoi Ebu Daudi.


ETIKË ISLAME

147

i sigurt a qëndron i vendosur në adhurim apo jo. Ndoshta një mëkat që lind përulje, është me mirë sesa një adhurim që lind kryelartësi e mendjemadhësi. Është transmetuar që një burrë izraelit shkoi te një adhurues dhe i shkeli me këmbë në qafë. Ndërkohë që ai ishte në sexhde, adhuruesi i tha: ngrije këmbën se vallahi nuk ta fal Allahu këtë mëkat. Zoti i tha adhuruesit: “O ti që bëhesh suprem, përkundrazi ty nuk ta fal (Allllahu)”.7 Edhe pasuria është njëra nga shkaqet e mendjemadhësisë. Të pasurit i duhet që ta falënderojë Allahun dhe të shpenzojë pasurinë e vet në rrugë të lejuara. Kjo pasi që pasuria është diçka që zhduket, është sprovë për njeriun, dhe në qoftë se bëhet shtypës dhe kryelartë, atëherë pasuria do të jetë shkak i disfatës së tij. Njeriu duhet gjithmonë të mos e harrojë që nga balta është edhe te balta do të përfundojë.

Posti dhe prestigji!! Shumë njerëz ndryshojnë në marrëdhëniet e tyre atëherë kur marrin një post më të lartë. Magjepsen pas postit, i harrojnë shokët e vjetër dhe ditët e vështira që kanë kaluar së bashku. Besimtarët e devotshëm nuk i ndryshon posti dhe nuk i harrojnë vëllezërit e tyre, ashtu siç ka thënë edhe poeti: “Fisnikërit kur dalin nga situata kujtojnë ata që kanë miqësuar në kushte të vështira” Ai që e shikon veten e tij të lartë, duhet t’i tregojë vetes origjinën e saj, dhe t’i shmanget kësaj sëmundjeje. Transmetohet se Omer ibn Hatabi r.a. në një fjalim u tha njerëzve: “Dikur kullosja bagëtitë e tezeve të mia për ca hurma dhe rrush të thatë me të cilat kaloja ditën. Abdurrahman Ibn Auvf i tha: “Nuk shtove gjë vetëm se nënvlerësimin e vetes tënde. Ndërsa Omeri iu përgjigj: Mjerë ti! Një ditë më tha vetja ime, që ti je Princi (Emiri) i myslimanëve. Kush është më i mirë se ti? Prandaj, desha që t’ia tregoj asaj origjinën”. 7

Transmetoi Ebu Daudi.

148

EDUKATA ISLAME 87

Gjithashtu transmetohet se Omer ibn Adulaziz, halifja i pestë i myslimanëve, po rrinte një ditë me disa miq të tij. Ndërkohë u prish kandili. Ai u ngrit dhe e rregulloi. Miqtë i thanë: “E kishim rregulluar ne në vend teje. Ndërsa ai u përgjigj: Nuk është nga fisnikëria që burri të përdorë mikun e tij. U ngrita dhe unë isha Omeri dhe u ktheva përsëri Omer, nuk m’u pakësua asgjë”.

Dijetarët midis së kaluarës dhe aktuales Dija mund të jetë njëra nga shkaqet e mendjemadhësisë, atëherë kur nuk kërkohet për hir të Zotit, dhe atëherë kur ai mburret e bëhet kryelartë ndaj njerëzve dhe shfaqet sikur është më i dituri dhe më madhështori nga njerëzit. All-llahu xh.sh. thotë në Kur’an: “Juve (o njerëz) ju është dhënë fare pak dije”. Do ishte më parësore për dijetarët që ata të ishin njerëzit më modest, ngase ata janë më koshientë për mirësinë e thjeshtësisë, dhe për përfundimin e mendjemëdhenjve e tiranëve. Dijetarët e parë myslimanë ishin njerëz shumë modest. Shembulli i tyre ishte Profeti (a.s), të cilin e kërkonin njerëzit që të ndalej për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Ai ndalej për të moshuarin e për të riun dhe iu përgjigjej pyetjeve të tyre pa mërzi e pa ankim… Marrë nga revista “Mexhel-letu al-az’har” Përktheu nga gjuha arabe Shaban Vathaj


ETIKË ISLAME

149

Ahmad Omar Hashim

THE CALL OF ISLAM TO HUMILITY AND THE AVOIDANCE OF HAUGHTINESS (Summary) Haughtiness is the feeling of superiority over others. Haughtiness is forbidden in Islam. “You shall not treat people with arrogance, nor shall you roam the earth proudly. GOD does not like arrogant showoffs. (Luqmaan: 18). In another Ayat of the Holy Quran, Allah says: “Do not roam the earth proudly, you cannot split the earth, nor can you rival the mountains in stature”.

‫أﲪﺪ ﻋﻤﺮ رﻫﺎﺷﻢ‬

‫اﻟﺪﻋﻮة اﻻﺳﻼﻣﻴﺔ ﺗﺪﻋﻮ إﻟﻰ اﻟﺘﻮاﺿﻊ و اﻻﺑﺘﻌﺎد ﻋﻦ اﻟﺘﻜﺒﺮ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ﱠك‬ َ ‫ﺼﻌ ْﱢﺮ َﺧﺪ‬ َ ُ‫ " َوﻻَ ﺗ‬:‫اﻻﺳﻼﻣﻲ ﻋﻨﻪ و ﻗﺎل اﷲ ﻋﺰ و ﺟﻞ ﺑﺸﺄﻧﻪ ﰲ اﻟﻘﺮآن اﻟﻜﺮﱘ‬ ‫َﺎل ﻓَﺨُﻮٍر" )ﺳﻮرة‬ ٍ ‫ﺐ ُﻛ ﱠﻞ ُﻣ ْﺨﺘ‬ ‫ُﺤ ﱡ‬ ِ ‫ْض َﻣ َﺮﺣًﺎ إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻻَ ﻳ‬ ِ ‫ﺶ ﻓِﻲ اﻷَر‬ ِ ‫ﱠﺎس َوﻻَ ﺗَ ْﻤ‬ ِ ‫ﻟِﻠﻨ‬ (18 :‫ﻟﻘﻤﺎن‬


EDUKATA ISLAME 87

152

GJUHËSI

Kenan Çemo

GJUHA E SHENJTË 1. Hyrje “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve)...” (elBekare, 31) Gjuha është një fenomen, i cili në masë të madhe e përcakton esencën dhe qenien e njeriut. Sipas një definicioni, njeriu është “kafshë e cila flet” (hajevân nâtik), esenca e të folurit të njeriut e ndan atë nga qeniet tjera të gjalla. Gjuha lidh. Me të shprehemi. Andaj, gjuha nuk është vetëm “në gjuhë”, ai aspekti “material” i gjuhës i shprehur me tinguj, që njëherësh edhe është niveli i parë i gjuhës, të paktën te njerëzit. Kështu një nga nivelet e saj më të lartë është gjuha e gjendjes (hâl). Nganjëherë dëgjojmë se si ata dy viganë shpirtërorë kanë folur me gjuhën e gjendjes, pa e shqiptuar asnjë fjalë. Sa më i lartë të jetë niveli i gjuhës, aq më i vogël është numri i atyre që mund të komunikojnë me të. Pasi që bota e padukshme (gajb) është pamje dhe shembull i kësaj bote të dukshme (shâhadet), po kështu edhe kjo gjuha jonë e përditshme mban në vete shenja të gjuhës shpirtërore. Edhe Allahu i dashur, tek i Cili një nga atributet themelore është edhe Kelâm (të folurit), çfarë i përket vetëm Atij, shfaqet edhe përmes

të folurit të cilin e njohin njerëzit. Kështu njerëzve, përmes gjuhës, u janë shpallur të katër librat (Kitâbet) e mëdha, fjala e Zotit. Gramatikanët e vjetër arabë kanë ardhur në dilemë: Baza e gjuhëve (usûlu-l-lugât) a ka ardhur me instruksione nga Zoti, apo vetë njerëzit e kanë themeluar dhe definuar gjuhën? Cilat janë ato gjëra të cilat Allahu i Madhërishëm ia mësoi paragjyshit tonë Ademit a.s.? Në komentet (tefsiret) e Kur'anit hasim në interpretime të ndryshme. Sipas atyre të jashtmëve, ato ishin gjërat nga rrethimi me përditshmërinë sonë, kurse sipas atyre të brendshmëve, më me dëshirë anohet kah emrat e Zotit. Sidoqoftë, prej kur ekziston njeriu, me të është edhe gjuha. Mirëpo, me cilën gjuhë ka folur njeriu i parë? Nëse Ademi a.s. ishte njeriu i parë, atëherë edhe gjuha ka qenë vetëm një. Si ka ardhur deri te formimi i kaq shumë gjuhëve të ndryshme? Cila është ajo gjuhë e sotme që besnikërisht e ruan këtë fije origjinale? Është e sigurt se pejgamberët e Allahut kanë jetuar në epoka të ndryshme dhe në vende të ndryshme, ashtu që edhe kanë folur me gjuhë të ndryshme, aq më tepër kur dihet se secili popull e ka pasur edhe pejgamberin e vet. Sipas kësaj, a është e mundur të flitet për gjuhë të shenjta dhe jo të shenjta? Në realitet, a mundet ndonjë gjuhë të jetë e shenjtë, apo është më e udhës të përdoret shprehja e bekuar (mubârek) ? Për shumë pejgamberë të Allahut mundet me siguri të pohohet se kanë qenë poliglotë, kanë folur në shumë gjuhë, krahas gjuhës së vet amtare. Këtë mund ta konstatojmë p.sh. për Ibrahimin, Jusufin, Musain alejhimusselam, etj.

*** Në botë sot ekzistojnë 6912 gjuhë të gjalla. Sipas modelit më të gjerë radhiten në familje gjuhësore. Më të mëdhatë janë: 1. Indo-evropiane (e flasin rreth 2.500.000.000 njerëz), 2. Sino-tibetiane (e flasin rreth 1.300.000.000 njerëz), 3. Afro-aziatike (e flasin rreth 350.000.000 njerëz), 4. Nigjero-kongoase (e flasin rreth 350.000.000 njerëz),


GJUHËSI

153

5. Austronezijase (e flasin rreth 310.000.000 njerëz), 6. Trans-newguinejase (flasin rreth 3.500.000 njerëz). Familje gjuhësore të dorës dytë dhe më të vogla janë 95 sosh. Për neve, këtu, me rëndësi të veçantë janë gjuhët e Lindjes së Afërme, për arsye se në atë territor kanë vepruar shumica e të dërguarve të Allahut të përmendur në Kur'an, në hapësirën e civilizimeve më të vjetra botërore. Andaj, familjes gjuhësore të këtij territori do t'i kushtojmë një kujdes të posaçëm. Boshtin e familjes gjuhësore afro-aziatike e përbejnë gjuhët semite - hamite. Për popujt semitë mendohet se prejardhjen e kanë nga Nuhi a.s., përkatësisht, djali i tij Sami (sipas Biblës Sem), kurse popujt hamit nga djali i tij Hami. Gjuhët hamite i përkasin territorit të gjerë gjeografik të Afrikës Veriore, kurse ndahen në tri grupe të mëdha: 1. hamite - perëndimore (berbere), 2. hamite - lindore : a) eritreje b) agua 3. egjiptiane e vjetër - kopte. Sot, në mënyrë më masive është ruajtur vetëm gjuha berbere. Interesimi ynë themelor janë gjuhët semite, djep i të cilave është Gadishulli arabik, Mesopotamia dhe Levanti (Palestina e sotme, Libani, Siria dhe Jordania). Geni semit, në masë më të madhe do t'i përcaktojë që të tri religjionet e a.q. të shpallura, judaizmin, krishterimin dhe Islamin. Shënimet më të vjetra në gjuhët semite datojnë 3000 vjet para e.r. Gjuhët semite ndahen në tri degë të mëdha: 1. Semite lindore (akade, më vonë edhe asire dhe babilonase), 2. Semite perëndimore: a) kenane e vjetër: hebraike, fenikase, ugarite, moabite. b) arameje: - arameje e vjetër: jaudi, arameje mbretërore, arameje nga Elefantina, arameje biblike

154

EDUKATA ISLAME 87

- arameje perëndimore: arameje-judeje, krishtere-palestineze, nabateje, palmirene. - arameje lindore: sirjane, arameje e Telmudit babilonik, mandeje. 3. Semite jugore : a) etiopiane ( 8 gjuhë të vdekura). b) gjuhët arabe jugore: epigrafe (mineje, katabane, ausane, hadremevte, dhe sabeje), dialektet bashkëkohore arabo-jugore (sokotre, harsuse) c) gjuhët arabe veriore: epigrafe (lihjane, themude, safevije). Me shikimin e parë në këtë numër të madh gjuhësh, njeriu lehtë e humb orientimin. Pyet, si ka mundur në ato kohëra të vjetra të ekzistojë numër kaq i madh gjuhësh në atë hapësirë? Si kanë komunikuar njerëzit mes vete, aq më tepër, kur dihet se mënyra nomade e jetesës dhe tregtia kanë qenë në nivel të lartë? Në këtë kuptim është e nevojshme të thuhet si vijon: - të gjitha gjuhët semite mes vete janë më të afërta sesa p.sh. gjuhët indo-evropiane, do të thotë, mes vete edhe më të kuptueshme. - të gjitha gjuhët e sipërpërmendura nuk kanë ekzistuar në të njëjtën kohë. - Disa gjuhë mund të njihen si më kryesore, më dominuese. Sot, gjuhë të gjalla semite janë vetëm gjuha arabe (semite jugore) dhe gjuha hebraike (semite perëndimore), pastaj deri diku gjuha arameje (neoarameje), e cila reduktohet në disa ujdhesa gjuhësore të izoluara. Për këto gjuhë semite të gjalla, nëse do Allahu, do të flasim në vazhdim. Për shkak të rëndësisë, do t'ia shtojmë edhe gjuhën akade.


GJUHËSI

155

2. Gjuha akade Në gjuhën akade janë të ruajtura njëra ndër gjurmët e shkruara më të vjetra në historinë e njerëzimit. Kjo është gjuha me të cilën patën folur asirët dhe babilonasit, do të thotë, banorët e Mesopotamisë së lashtë. Rreth mileniumit të dytë para e.r. gjuha akade degëzohet në dy degë, gjuhë apo dialekte: asire dhe babilonase. Për këto gjuhë semite të gjalla, nëse do Allahu, do të flasim në vazhdim. Për shkak të rëndësisë, do t'ia shtojmë edhe gjuhën akade. Se sa është gjuha akade e afërt me gjuhën arabe, do t'i theksojmë dy shembuj. Fjala “gjuhë” në gjuhën akade thuhet lishân (um), kurse në gjuhën arabe lisân (un). Fjala “derë” në gjuhën akade thuhet njëjtë sikurse edhe në gjuhën arabe bâb. Së këndejmi rrjedh edhe emri i qytetit Babilon, në gjuhën akade Bâb-Ilu, që do të thotë “Dera e Zotit”.

3. Gjuha hebraike Kjo është gjuhë e shenjtë e çifutëve (Leshon ha - Kodesh), e cila gati është identike me gjuhët tjera kenane, me gjuhën e fenikasve dhe të moabitëve. Shënimet më të vjetra në gjuhën hebraike datojnë rreth vitit 1000 para e.r. Në gjuhën hebraike është e shkruar pjesa më e madhe e Dhjatës së Vjetër. Megjithatë, së shpejti gjuha hebraike u mbulua me gjuhën arameje dominante, atëherë gjuhë zyrtare e rajonit më të gjerë. Llogaritet se çifutët e kanë folur gjuhën hebraike deri me ngushtimin e Babilonit (587-538 p.e.r.), ndërsa pas ngushtimit të kthyerit fillojnë të flasin gjuhën arameje. Praktikisht mbetet vetëm gjuhë e fjalës së shkruar. Nga gjuha arameje, madje, pastaj e merr edhe shkrimin. Në shek. 19, gjuhën hebraike e përtërinë Elizer ben Jehuda në bazë të Biblës dhe shkrimeve tjera hebraike. Jo shumë kohë pas kësaj, bëhet gjuhë zyrtare e shtetit Izrael. Kështu gjuha e sotme hebraike është e bazuar në baza të shkrimit të Dhjatës së Vjetër. Gjuha hebraike gjithashtu është e afërt edhe me arabishten. Këtë më së miri e dëshmon edhe vokabulari i saj. Është posaçërisht intere-

EDUKATA ISLAME 87

156

sante mënyra e “produktivitetit” të fjalëve të reja në ebreishten moderne. Një komitet i posaçëm i linguistëve merret me hulumtimin e indeksit biblik për të gjetur fjalën e nevojshme, pastaj hulumton fjalorët e gjuhëve të huaja, para së gjithash, atë të gjuhës arabe. Gramatika dhe sintaksa e gjuhës hebraike janë mjaft të thjeshta. Alfabeti përbëhet nga 22 bashkëtingëllore, ndërsa zanoret, si në arabishte, nënkuptohen. Shkrimi hebraik, sikurse edhe ai arab, shkruhet nga e djathta në të majtë.

4. Gjuha arameje Gjuha arameje (arabisht 'ibrâmijje) mund të ndahet, apo të përcillet nëpër tri etapa kohore: - arameje e vjetër (1100. p.e.r. - 200. e.r.), - arameje e mesme (200. e.r. - 1200. e.r.), - arameje bashkëkohore (pas 1200. e.r.). Njëri nga momentet e rëndësishme të ngritjes së kësaj gjuhe ka qenë viti i 500-të para erës së re, kur perandori persian Dariusi I, gjuhën arameje me dekretin e tij e shpall gjuhë zyrtare të gjysmës perëndimore të perandorisë së tij. Prej atëherë e deri me fitoren e gjuhës arabe në shek. VII e.r. gjuha arameje në mënyrë sovrane ka sunduar Levantin dhe Mesopotaminë. Në gjuhën arameje janë të shkruara disa pjesë të Biblës (pjesa më e madhe e librit të Danielit dhe Ezres). Në këtë gjuhë çifutët e kanë shkruar edhe Telmudin e tyre. Me atë gjuhë, sipas të gjitha gjasave, ka folur edhe hazreti Isai, alejhisselam.

5. Gjuha sirjane Gjuha sirjane (arabisht surjânijje) është dialekt i gjuhës arameje të Mesopotamisë Veriore. Para ardhjes së gjuhës arabe, ka qenë gjuhë dominuese ndër bashkësitë krishtere të Lindjes së Afërme, të Afrikës Qendrore dhe të Indisë Jugore. Sot, kjo gjuhë flitet nëpër bashkësi të shpërndara në Siri, Irak, Iran, Turqi dhe Azerbejxhan.


GJUHËSI

157

Fillimisht gjuha sirjane nuk është shkruar. Ka filluar të shkruhet, vetëm si reaksion ndaj helenizmit. Si djep i kësaj gjuhe konsiderohet qyteti Edesa, kur në vitin 132 p.e.r. në Edes themelohet një mbretëri e re. Në shek. e III të e.r. kishat krishtere në Edes fillojnë ta përdorin gjuhën sirjane në liturgjitë e tyre. Në vitin 489, shumë të krishterë nga territori i gjuhës sirjane brenda Perandorisë Romake shpërngulen në Persi, për t'u ikur ndjekjeve dhe armiqësisë së shtuar ndërmjet tyre dhe krishterëve që flitnin greqisht. Së shpejti vjen deri te ndarja ndërmjet gjuhës sirjane në lindore dhe perëndimore. E ashtuquajtura gjuha sirjane perëndimore e mesme është gjuhë zyrtare e Kishës Ortodokse Sirjane, e Kishës Katolike Sirjane, e Kishës Maronite, e Kishës Ortodokse Siro-Malankase, e Kishës Mar-Tomine dhe e Kishës Katolike Siro-Malankase. E ashtuquajtura gjuha sirjane lindore e mesme është gjuhë liturgjike e Kishës Lindore Sirjane, e Kishës Katolike Kaldeje dhe e Kishës Katolike Siro-Malabare. Në gjuhën sirjane është ruajtur një sasi e madhe e trashëgimisë së shkruar, ndër të tjera edhe shumë vepra klasike greke, të cilat gjatë kohës janë zhdukur. Kështu, gjuha sirjane bëhet gjuhë kryesore në ndërmjetësimin mes filozofisë greke dhe asaj arabe.

6. Gjuha arabe Të dhënat themelore: Për këtë gjuhë, gjuhën e Shpalljes së fundit të Zotit, gjuhën e të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhammedit, alejhisselam, gjuhën e Xhennetit, do të flasim pak më tepër. Gjuha arabe (fillimisht gjuha arabe veriore) i takon grupit të gjuhëve semite jugore. Djep i saj është rripi i mesëm i gjerë i Gadishullit arabik. Kjo gjuhë sot shtrihet prej Marokut në Perëndim deri në Irak në Lindje, kurse atë e flasin më shumë se 200 milionë njerëz. Ka 28 bashkëtingëllore, të cilat shkruhen, ndërsa zanoret nënkuptohen, edhe pse sipas nevojës edhe ato mund të shënohen. Shenjat

158

EDUKATA ISLAME 87

për zanore janë vendosur më vonë, kryesisht për shkak të nevojës për lexim të drejtë të Kur'anit. Gjuha arabe sigurisht është njëra nga gjuhët me leksikun më të pasur dhe me gramatikë më të pastër në botë. Nga të gjitha gjuhët semite, gjuha arabe e ka morfologjinë dhe sintaksën më të zhvilluar, dhe vokabularin më të pasur nga të gjitha gjuhët semite. Edhe pse ka ardhur në kontakt me shumë gjuhë të tjera, prapëseprapë ajo e ka ruajtur pastërtinë e vet. Për arsye të zhvillimit të pavarur dhe ndarjes së përkohshme nga gjuhët tjera, posaçërisht dallohen këto veçori të saj: - nga të gjitha gjuhët semite më së miri i ka ruajtur tingujt parasemit, ndërsa posaçërisht i ka zhvilluar disa tinguj të cilët nuk gjenden në gjuhët tjera semite. Njëri nga tingujt i cili nuk gjendet në asnjë gjuhë tjetër në botë është tingulli dâdi, i ashtuquajturi “d” i fortë. Andaj, dhe nganjëherë quhet lugatu dad (gjuha e tingullit dâd), - e ka morfologjinë dhe sintaksën më të zhvilluar nga të gjitha ato gjuhë, - e ka vokabularin më të pasur. Jo plot 100 vjet pas shpërnguljes së Pejgamberit a.s. në botën tjetër, gjuha arabe do të përhapet prej Irakut në Lindje deri në Andaluzi në Perëndim. Do të bëhet gjuhë zyrtare dhe më dominuese e asaj hapësire gjeografike. Në Veri do t'i shtyjë gjuhët arameje, sirjane dhe gjuhët tjera semite, kurse në Perëndim, në Afrikën Veriore gjuhët hamite. Në Jug, në Jemen, do ta zëvendësojë gjuha arabe jugore. Vetëm në Lindje, nuk do ta shtyjë gjuhën perse, si dhe në skejin perëndimor, gjuhën spanjolle. Megjithatë, në të dyja këto gjuhë do të bëjë ndikim të fortë, veçmas në vokabular. Kjo posaçërisht ka të bëjë me gjuhën perse. Edhe pse nuk e ka shtyrë gjuhën spanjolle, për shtatë shekuj ka qenë gjuhë zyrtare e Andaluzisë. Deri te paraqitja e Islamit ndër arabë gati secili fis arab fliste me dialektin e vet të veçantë, mirëpo, ato dialekte mes vete pak a shumë ishin mirë të kuptueshme. Pejgamberi alejhisselam, ka ditur të flasë me të gjitha dialektet. Kur i vinte ndonjë delegacion nga ndonjë rajon


GJUHËSI

159

i largët ai atyre u drejtohej në dialektin e tyre. Kështu p.sh, jemenasve u drejtohej: Lejse minem-birrim-sijāmu fim-seferi - “Nuk është bamirësi të agjërohet gjatë udhëtimit.” Pra, në Jemen nyja shquese në vend të “el” shqiptohej “em”. Me paraqitjen e Islamit dhe të pejgamberit të ndershëm Muhammedit savs. Te të gjithë arabët rolin dominues e merr dialekti i fisit Kurejsh. Ai dialekt ka shënuar fitore jo vetëm nga arsyet fetare, por edhe për ato politike dhe ekonomike, pastaj për shkak të begatisë së fjalorit të saj dhe përkryerjes së stilit. Kështu qysh në dy shekujt e parë pas Hixhretit gjuha arabe standardizohet, duke iu falënderuar në rend të parë gjuhëtarëve të famshëm nga Basra e Kufe-ja, dy qendrat e para të mëdha të linguistikës arabe. Këtë rol të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës arabe klasike më vonë e merr kryesisht Bagdadi, në Lindje, kurse Andaluzia në Perëndim. Baza themelore në standardizimin e gjuhës arabe do të jetë Kur'ani. Dy tjera komponente vijuese më të rëndësishëm në normimin e saj sigurisht kanë qenë poezia paraislame dhe gjuha gjitharabe beduine e formuar në shekullin e parë të erës islame gjatë pushtimeve arabe dhe gjatë formimit të vendbanimeve të reja, në të cilat vjen deri te përzierja mes vete e pjesëtarëve të fiseve të ndryshme arabe. Kjo e ka sjellë të ashtuquajturën gjuhë arabe klasike të njohur si fus'h?. Me kalimin e kohës përmes derivateve krijohen fjalë dhe shprehje të reja të cilat nuk kanë ekzistuar (p.sh. dârul-hajâl - kinemaja, elxhevvâl/mahmûl - mobitel, etj.), vjen deri te ndryshimi i domethënies së disa fjalëve, apo edhe vjetrohen shumë fjalë të vjetra. Kështu në shek. XIX ngadalë fillon të formësohet gjuha arabe bashkëkohore standarde (MSA - Modern Standard Arabic), e cila në esencë është identike me gjuhën e vjetër arabe klasike (Classical Arabic). Gjuha letrare ose fus'hâ sot përdoret në të gjitha vendet arabe si gjuhë e fjalës së shkruar (libra, gazeta, revista,...) në jurisprudencë, gjykatë dhe administratë, në televizion (lajmet dhe emisionet dokumentare-shkencore), në hutbet e xhumasë nëpër xhami, në kumtesa zyrtare për publik si dhe nëpër tubime shkencore. Mirëpo, gjuha arabe e

160

EDUKATA ISLAME 87

përditshme me të cilën flitet në rrugë, në rrethin familjar dhe në serialet popullarizuese dallohet nga gjuha letrare. Përveç kësaj, ajo gjuhë joletrare arabe nuk është identike nëpër të gjitha viset e botës arabe. Me fjalë të tjera, qysh nga shekulli i tretë hixhrij, gjuha e të folurit të përditshëm ndryshon duke u larguar gjithnjë e më tepër nga gjuha letrare. Sot gjuha joletrare gramatikisht është më e thjeshtë dhe leksikografisht më e varfër se sa fus'hâ. Ajo mund të ndahet në pesë grupe më të mëdha: 1) Dialekti i Hixhazit dhe Nexhdit (dialekti i Arabisë Perëndimore dhe Jemenit), 2) Dialekti i Shamit (Sirisë, Libanit, Palestinës dhe Jordanisë), 3) Dialekti i Egjiptit (dialekti i Egjiptit dhe Sudanit), 4) Dialekti i Irakut dhe Gjirit (dialekti i Irakut dhe vendeve të Gjirit), 5) Dialekti i Magrebit (Libisë, Tunizisë, Algjerisë, Marokut dhe Mauritanisë). Sipas një ndarjeje më të ashpër mund t'i ndajmë në dialekte lindore dhe perëndimore. Në ato perëndimore bëjnë pjesë të gjitha dialektet e Afrikës Veriore përveç Egjiptit, kurse në dialektet lindore bëjnë pjesë dialektet e Egjiptit, Levantit, Mesopotamisë dhe të gadishullit Arabik. Karakteristikë e përbashkët e të gjitha dialekteve bashkëkohore arabe është humbja e disa tingujve në llogari të disa tjerëve, thjeshtimi i gramatikës në përgjithësi, dhe vokabulari shumë më i varfër. Megjithatë, shumica e fjalëve të gjuhës arabe joletrare janë identike me fjalët e gjuhës letrare, ose së paku pak të ndryshuara. Mirëpo, joarabi i cili e përvetëson mirë gjuhën letrare kur të ballafaqohet për herë të parë me gjuhën joletrare e njohur si 'âmmijje, ai gati nuk kupton asgjë. Shkaku i kësaj është se kanë pësuar ndryshim mu ato fjalët dhe konstruksionet gjuhësore që më së shumti frekuentojnë. Mu ato fjalët që frekuentojnë më së tepërmi formojnë boshtin e ndryshimit edhe mes vetë dialekteve. Edhe pse sot praktikisht është e pamundur të kthehet gjuha fus'hâ në gjuhë të përditshme gjithëpopullore, ajo që mundet dhe duhet të


GJUHËSI

161

bëhet afirmimi i saj më masiv ndër të gjithë arabët. Me fjalë të tjera, janë dy mënyra të kthimit të fus'hâs “në rrugë”. Mënyra e parë dhe njëherësh më e shpejta është ajo me anë të dekreteve ligjore dhe sanksioneve përcjellëse të rregullohet përdorimi i gjuhës fus'hâ, para së gjithash në televizion (serialet, reklamat, emisionet argëtuese, etj., në të cilat zakonisht dominon 'âmmijja) dhe në shërbimet publike. Mënyra e dytë, por më e ngadalshme qëndron në forcimin e ndërgjegjes në të gjitha shtresat e shoqërisë arabe mbi rëndësinë e fus'hâs. Megjithatë, problemi është se edhe ai numër i vogël i intelektualëve arabë edhe në komunikimin ndërmjet vete shërbehen me gjuhën joletrare. Krejt këtë e themi nga arsyeja se në disa dekadat e fundit orientalistët perëndimorë, “udhëpërshkruesit” dhe reporterë të ndryshëm nga bota arabe po mundohen t'ia zvogëlojnë rolin dhe rëndësinë e gjuhës arabe letrare në favor të dialekteve nacionale, dhe, krejt kjo bëhet me qëllim të shkatërrimit të unitetit arab dhe të unitetit të përgjithshëm mysliman. Vlera e gjuhës arabe sipas traditës: “...Kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë (lisānun 'arebijjun mubīn). (en-Nahl, 103.). “... Me gjuhë të qartë arabe... (esh-Shura, 195.). ...Jasnim arapskim jezikom. (eš-Šu'arā', 195.) Hazreti Pejgamberi, savs. thotë: I pari i cili e ka folur gjuhën e pastër të qartë arabe ka qenë Ismaili, i cili i kishte dyzet vjet. (Hadithin e shënon esh-Shirazi në el-Elkab nga hazreti Aliju. ElMenavi në el-Fejd dhe thotë se el-Haxher hadithin e ka konsideruar me send të mirë). Gjithashtu Hazreti Pejgamberi, savs. thotë: Ismaili me ilham është frymëzuar me këtë gjuhë arabe. (Hadithin e shënon el-Hakim dhe el-Bejheki nga Xhabiri r.a.). Es-Sujutiu në tefsirin e tij ed-Durrul-mensūr thekson transmetimin e Ibn Asakirit, i cili shënon nga Ibni Abbasi të ketë thënë se gjuha e Ademit në Xhennet ka qenë arabishtja, por pasi që e bën mëkatin,

EDUKATA ISLAME 87

162

Allahu ia merr gjuhën arabe dhe ai fillon të flasë sirjanishten, mirëpo, pasi që pendohet, Allahu xh.sh. përsëri ia kthen arabishten. Në komentin e ajetit 195 të kaptinës esh-Shura, Ibni Kethiri në Tefsirin e tij sjell transmetimin e Sufjan Thevrijut të ketë thënë: “Shpallja nuk ka zbritur përpos në gjuhën arabe, pastaj atë secili pejgamber e ka përkthyer për popullin e vet. Gjuha e Ditës së kijametit do të jetë sirjanishtja, kurse kush hyn në Xhennet do të flasë arabisht”. Në komentimin e ajetit të njëjtë Ismail Hakkiu në tefsirin e tij Rūhul-bejān shënon transmetimin e Ebu Lejthit i cili thotë: “ Dije se gjuha arabe është më e vlefshme prej gjuhëve tjera, andaj kush e mëson, apo ua mëson të tjerëve, do të shpërblehet, sepse Allahu i Madhërishëm e ka shpallur Kur'anin në gjuhën e arabëve”. Në komentimin e njëjtë Ismail Hakkiu i famshëm na thotë se gjuha arabe është gjuhë e Xhennetit, kurse gjuha e Zjarrit është joarabe. Omeri r.a. thotë: “Mësoni gjuhën arabe, sepse ua forcon mendjen dhe ua rrit burrërinë”. (Transmetimin e shënojnë: el-Bejheki, el-Harā'itī, Ibnul-Enbārī e të tjerë).

7. Përfundim Për këtë gjuhë, gjuhën e Shpalljes së fundit të Zotit, gjuhën e të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhammedit, alejhisselam, gjuhën e Xhennetit, do të flasim pak më tepër. Nga transmetimet e lartpërmendura, ndër të tjera, mund të nxirren dy përfundime:  Gjuhët semite janë gjuhët më të vjetra.  Gjuha e cila e trashëgon në mënyrë më të plotë gjenezën semite është gjuha arabe. Nga ky aspekt, shumë indikative janë transmetimet që flasin për gjuhën e stërgjyshit tonë Ademit, alejhisselam, dhe të stërgjyshit të arabëve, Ismailit, alejhisselam. Me fjalë të tjera, për Ademin thuhet se ka folur arabisht, ndërsa për Ismailin, thuhet se ka folur gjuhën e pastër arabe. Sikur dëshirohet të thuhet se Ademi a.s., e ka lënë në tra-


GJUHËSI

163

shëgimi një lloj të gjuhës arabe elementare, iniciale dhe ende të pamprehur, ndërsa me Ismailin a.s. përmes dhuratës së Zotit me ilham, e merr formën e saj të plotë, të qartë dhe të mprehur. E rrethuar me dete nga Lindja, Perëndimi dhe Jugu, pastaj me shkretëtirë nga Veriu, ajo me kujdes është mbrojtur nga ndikimet e jashtme, derisa me dritën e të Dërguarit të fundit të Allahut e shfaq krejt bukurinë e saj. Ky lloj i lidhjes ndërmjet Ademit dhe Ismailit a.s. na është edhe më i afërt kur e kujtojmë se tempullin e parë të Zotit në Tokë, Qaben në Mekke, e ka ndërtuar stërgjyshi ynë, njëherësh edhe njeriu i parë Ademi a.s.. Pastaj ajo është zhdukur dhe i kanë humbur gjurmët, deri me ardhjen e Ibrahimit dhe djalit të tij Ismailit alejhimasselam, të cilit me shpalljen e Zotit i dëftohet vendi i saj i vjetër dhe i urdhërohet që ta ndërtojë përsëri. Kështu edhe gjuha arabe, humbet në detin e gjuhëve tjera, deri kur Allahu i Madhërishëm e kthen përsëri, duke e vendosur në gojën e hazreti Ismailit, a.s. kur i kishte vetëm 14 vjet. Allahu e di më së miri ! Shtrohet pyetja se a e kanë të gjitha gjuhët prejardhjen nga ajo gjuhë paraarabe, apo janë paraqitur dhe zhvilluar pavarësisht vetvetiu? Nëse ajo gjuhë paraarabe e Ademit a.s. është paragjuhë e të gjitha gjuhëve tjera që kanë rrjedhë prej saj, atëherë edhe të gjitha 6912 gjuhët e sotme të gjalla deri diku i trashëgojnë karakteristikat dhe bereqetin e asaj paragjuhe të parë. Sipas njërit prej komentimeve biblike të këtij fenomeni, dikur herët gjuha e të gjithë njerëzve ka qenë një, pastaj, pas përmbytjes së madhe në kohën e Nuh a.s., si rezultat i dënimit nga Zoti, njerëzit filluan të flasin gjuhë të ndryshme. “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit e mençur”. (err-Rrum, 22.) Duke komentuar këtë ajet Ismail Hakkiu në tefsirin e tij Rūhul-bejānu, ndër të tjera, thotë se mes pasardhësve të djemve të Nuhit, prej Samit janë zhvilluar 19 gjuhë, prej Hamit 17 gjuhë, kurse prej Jafethit 36 gjuhë, gjithsej 92 gjuhë. Nga ana tjetër, sipas njërës prej domethë-

164

EDUKATA ISLAME 87

nieve të brendshme, në ajet mendohet në dallimin e gjuhës së zemrës dhe gjuhës së shpirtit (nefs). Të parët anojnë kah lartësitë dhe për to flasin, ndërsa të tjerët kah ultësirat dhe për to flasin.

Burimi: http://www.znaci.com/islam_u_drustvu/fenomenologija/art522_0.html

Përkthim dhe përshtatje: Miftar Ajdini


‫‪GJUHËSI‬‬

‫‪165‬‬

‫‪Kenan Çemo‬‬

‫‪THE HOLY LANGUAGE‬‬ ‫)‪And He taught Adam the nature of all things (Al-Baqara: 31‬‬

‫)‪(Summary‬‬ ‫‪Language is a phenomenon, which, to a great extent, determines the essence‬‬ ‫‪of man. According to one definition humans are animals, which have the power‬‬ ‫‪of speech. The power of speech is what makes humans different from other‬‬ ‫‪living beings.‬‬ ‫‪Language connects people. We use it to express ourselves.‬‬

‫ﻛﻨﻌﺎن ﺗﺸﻴﻤﻮ‬

‫اﻟﻠﻐﺔ اﻟﻤﻘﺪﺳﺔ‬ ‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ(‬ ‫ﻣﺪﺧﻞ‪:‬‬ ‫"و ﻋﻠﻢ آدم اﻻﺳﻤﺎء ﻛﻠﻬﺎ" )اﻟﺒﻘﺮة‪(31 :‬‬ ‫اﻟﻠﻐﺔ ﺗﻌﺘﱪ ﻣﻦ اﳋﻮاص اﻟﱵ ﺗﺆﻛﺪ ﻛﺒﻨﻮﻧﺔ اﻻﻧﺴﺎن و ﲤﻴﺰﻩ ﻋﻦ ﺑﻘﻴﺔ اﳌﺨﻠﻮﻗﺎت‪.‬‬ ‫ﻓﻬﻨﺎك ﻣﻨﺬ اﻟﻘﺪم ﻣﻦ ﻳﻌﺮف اﻻﻧﺴﺎن ﺑﺎﻧﻪ "ﺣﻴﻮان ﻧﺎﻃﻖ" و اﻟﻜﻼم او اﻟﻨﻄﻖ ﻫﻮ‬ ‫اﻟﺬي ﳝﻴﺰ اﻻﻧﺴﺎن ﻋﻦ ﺑﻘﻴﺔ اﻟﻜﺎﺋﻨﺎت اﳊﻴﺔ‪.‬‬ ‫اﻟﻠﺴﺎن ﻳﺮﺑﻂ اﻻﻧﺴﺎن ﺑﺎﻟﺘﻌﺒﲑ‪ ،‬ﺑﻨﺎء ﻋﻠﻴﻪ ﻓﺎن اﻟﻠﻐﺔ ﻟﻴﺴﺖ ﻓﻘﻂ ﰲ اﻟﻠﺴﺎن ذﻟﻚ‬ ‫اﳊﺲ اﳌﺎدى ﻟﻠﺴﺎن اﻟﺬي ﻳﻌﱪ ﻋﻨﻪ ﺑﺎﻻﺻﻮات و اﻟﺬي ﻳﻌﺪ اﳌﺮﺣﻠﺔ اﻻوﱃ اﻟﻠﻐﺔ‬ ‫ﻋﻠﻰ أﻗﻞ اﻟﺘﻘﺪﻳﺮ ﻋﻨﺪ اﻻﻧﺴﺎن‪ ،‬و أﻛﺜﺮ اﳊﺎﻻت رﻗﻴﺎ ﻫﻲ ﻟﻐﺔ اﳊﺎل‪.‬‬


168

GLOBALIZMI

Dr. Halef Muhammed el-Xherrad*

ISLAMI DHE SFIDAT E GLOBALIZIMIT** Koncepti i globalizimit dhe sferat e tij Çështja e globalizimit në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit ka formuar një bosht themelor për një numër të madh të takimeve e konferencave intelektuale e kulturore si dhe të dhjetëra veprave, studimeve e hulumtimeve shkencore. Ajo çka ka rezultuar prej tyre është se globalizimi paraqet një sfidë të madhe të shekullit aktual pa marrë parasysh dallimet në pikënisjet, këndvështrimet dhe pikat e përqendrimit sidomos lidhur me vendet në zhvillim e sipër dhe me popujt që mburren **

Doktor në filozofi dhe kryeredaktor i së përditshmes siriane Tishrin. Është autor i veprave në vijim: ‫( اﻹﺳﻼم و اﳌﺴﻴﺤﻴﺔ ﻣﻦ اﻟﺘﻨﺎﻓﺲ و اﻟﺘﺼﺎدم إﱃ اﳊﻮار و اﻟﺘﻔﺎﻫﻢ‬Islami dhe krishterimi nga rivaliteti e përplasja drejt dialogut dhe mirëkuptimit); ‫( ﺛﻘﺎﻓﺔ اﻟﺴﺮﻳﺎن ﰲ اﻟﻌﺼﻮر اﻟﻮﺳﻄﻰ‬Kultura siriake në shekujt e mesjetës); ‫( اﻟﻔﻠﺴﻔﺔ اﻟﻴﺎﺑﺎﻧﻴﺔ ﺗﺎﻟﻌﺎﺻﺮة‬Filozofia bashkëkohore japoneze); ‫( اﻟﻴﻮﻳﺪﻳﺔ و اﻟﻴﺰﻳﺪﻳﻮن‬Sekti jezidij dhe jeziditët), ‫( اﻷﺑﻌﺎد اﻟﻔﻜﺮﻳﺔ و اﻟﻌﻠﻤﻴّﺔ – اﻟﺘﻘﻨﻴﺔ ﻟﻠﺼﺮاع اﻟﻌﺮﰊ – اﻟﺼﻬﻴﻮﱐ‬Dimensionet ideore dhe shkencoreteknologjike të konfliktit arabo-cionist); ‫( ﻣُﻌﻀﻼت اﻟﺘﺠﺰوة و اﻟﺘﺂﺧّﺮ و آﻓﺎق اﻟﺘﻜﺎﻣﻞ و اﻟﺘﻄﻮّر‬Dilemat rreth përçarjes e ngecjes dhe horizontet e integrimit e zhvillimit). ** Titulli origjinal, ‫ اﻻﺳـﻼم وﲢـﺪﻳﺎت اﻟﻌﻮﳌـﺔ‬. Marrë nga revista e përmuajshme kulturore enNebe’, nr. 75, shkurt 2005, www.annabaa.org.

EDUKATA ISLAME 87

me vlerat e tyre kulturore dhe qytetëruese të nxjerra nga burimet shpirtërore universale, siç janë popujt myslimanë. Fjala “el-‘avlemeh” është një term i ri në gjuhën arabe si përkthim për termin anglez Globalization dhe atij frëng Globalisation, që të dy me prejardhje latine nga fjala Glob që do të thotë “rruzull tokësor”. Marrë në përgjithësi ky term nuk është paraqitur para viteve ’60 të shekullit të kaluar dhe në fillim ka shënuar në formë objektive disa dukuri që fillimisht kanë pasur karakter lokal e kombëtar e që pastaj fitojnë karakter botëror. Mirëpo, aty kah vitet ’80 dhe ’90 ky term merr një kuptim ekonomik që u bë i pashmangshëm në analizën financiare dhe ekonomike. Kur termi “avlemeh” fillon të përhapet në gjuhën arabe, ai fiton një përdorim aq të madh, të cilin nuk e kishin arritur dot as termat e tjerë si “kozmopolitizmi”, “internacionalizmi” dhe “universalizmi”, që të gjithë nënkuptonin ‘globalizimin’. Përgjithësisht, globalizimi është një proces kompleks dhe gjithëpërfshirës, i cili në vete ngërthen një grup të gërshetuar elementesh të ndryshme ekonomike, politike, sociale, ushtarake, intelektuale dhe kulturore, të cilat veprojnë e ndikojnë në realizimin e globalizimit në një mënyrë thuajse të përnjëhershme. Edhe pse ndonjëra prej tyre është më e theksuar, mirëpo kjo nuk e përjashton veprimin e elementeve të tjera mbi këtë lëvizje. Globalizimi është një proces shndërrimi e transformimi që po zhvillohet tani edhe pse ka filluar qysh para afro tri dekadash. Që këndej, ajo është një gjendje vazhdimisht e ndryshueshme të cilën njeriu e jeton de facto. Këtë transformim para së gjithash e diktojnë kërkesat në rritje në fushën e ekonomisë botërore. Meqë globalizimi është një lëvizje e pakontestueshme dhe e vazhdueshme, ai mëton të ndërtojë një rend të ri botëror që do ta zëvendësojë rendin botëror që ka sunduar në kohën e “luftës së ftohtë” dhe përmban integrimin e ashpër të tregjeve, të shteteve e popujve, ndërsa nga aspekti kulturor ai është një përhapje dhe shtrirje e amerikanizimit, edhe pse fotografia nuk është e plotë. Ndërkaq, sa i përket globalizimit liberal bota është ndarë në mbështetës aktivë e të zhurmshëm të tij si dhe në kundërshtues të formave të ndryshme. Ky globalizim nuk paraqitet ndaras nga një prodhim intelektual, i cili do ta justifi-


GLOBALIZMI

169

170

EDUKATA ISLAME 87

konte atë. Kështu qysh para afro tri dekadave janë paraqitur idetë bazë që e mbështesnin dhe e theksonin globalizimin liberal, ide këto që njiheshin me emrin “ideologjia neoliberale” (neoliberalizmi) me ç’rast fuqitë financiare botërore bashkë me neoliberalizmin e paralajmëruan procesin e globalizimit. Elementet bazë më të theksueshme të neoliberalizmit janë: 1. Konkurrenca, 2. lirimi i çmimeve të mallrave, 3. privatizimi, dhe 4. Rishikimi i rolit të shtetit. Forcat më të theksuara të tij janë: 1. korporatat shumënacionale ose transkontinentale, 2. institucionet e mëdha ekonomike botërore, 3. qeveritë, dhe 4. lëvizjet shoqërore. Ndërkaq, instrumentet e tij janë: 1. marrëveshjet e tregtisë së lirë, 2. zonat e lira dhe 3. programet e ristrukturimit. Rezultatet më të dukshme të globalizimit janë: 1. zhvillimi pa punësim, 2. varfërimi, 3. krizat financiare, 4. shkatërrimi i mjedisit dhe 5. militarizimi.

Ekonomia në globalizimin kapitalist, duke u çliruar nga shoqëria, i ka uzurpuar të gjitha sferat shoqërore dhe është bërë gjithëpërfshirëse. Kjo ekonomi mbështetet në adhurimin e fuqisë teknike dhe ekonomike pa ndonjë kontroll e kufizim. Lufta ekonomike kapitaliste përbën konkurrencën e vërtetë dhe ne jemi dëshmitarë të një gare drejt zhvillimit teknologjik, e cila krijon një forcë prodhuese dhe e cila lind fitimtarë e të humbur. Shkurt thënë, secila kulturë duhet ta sigurojë integrimin konkret në jetën e të gjithë qytetarëve dhe kjo është ajo ç’ka bërë shteti-komb në sigurimin e tij deri në një shkallë të pranueshme në kohën e kejnezianizmit*... Nga ana tjetër, thirrja për një ndërhyrje (përfshirje) hipotetike të mbarë njerëzimit në zhvillimin e efektshmërisë dhe kapacitetit (në ekonomi dhe teknikë) përmes tregut botëror, gjithçka në këtë botë e shndërron në mall, kurse përmes përhapjes dhe popullarizimit të konkurrencës realizohet plani për një tjetërsim të vërtetë e praktik të shoqërisë njerëzore dhe për shkëputjen e lidhjeve shoqërore.

Relacioni kulturë-globalizim

Identiteti dhe adresimi i identitetit

Globalizimi është një kulturë e dominimit të kanaleve ekonomike botërore deri në shkallë të kërcënimit të fatit të botës e të jetës në tokë...Globalizimi kapitalist është një kulturë e përkryer, e cila ka punuar dhe punon për shkatërrimin dhe rrënimin e kulturës perëndimore dhe të kulturave të tjera të botës si dhe për shndërrimin e të gjitha këtyre në një lloj folklori. Kjo kulturë (globalizimi kapitalist) është një kulturë kundër kulturës, ajo në fakt s’është kulturë, sepse: 1. ajo e redukton (tkurr) kuptimin e ekzistimit në një obligim të vetëm 2. ajo është një antikulturë, ngase ajo shpie drejt skllavërisë 3. ajo i mbyt kulturat tjera.1

Zgjidhja dhe copëtimi ekonomik, shoqëror e politik si dhe shkatërrimi i kulturës së shteteve kapitaliste e industrialisht të zhvilluara korrespondon dhe ndiqet nga shkatërrimi i kulturave të vendeve të jugut në formë tragjike deri në atë shkallë që vendet e veriut të duken si një elitë kozmike (botërore), ndërkohë që jugut nuk i ngel gjë pos mbetjes së trashëgimisë së tij kulturore që qëndron pas tij. Kjo është arsyeja e paraqitjes së lëvizjeve protestuese dhe fundamentaliste dhe e strehimit të tyre nën trashëgiminë kulturore për t’u mbrojtur nga valët shkatërrimtare që i kanosen ekzistimit shoqëror. Identiteti (pa marrë parasysh se a do ta quajmë identitet kulturor, kombëtar, etnik ose fetar), përbën një ambicie të ligjshme me kusht që *

1

Shih Xhozef Abdullah, ‫( اﻟﻌﻮﳌـﺔ واﳍﻮﻳـﺔ اﻟﺜﻘﺎﻓﻴـﺔ‬Globalizimi dhe identiteti kulturor), në revistën ‫( اﻟﻌﺮب واﻟﻌﻮﳌﺔ‬Arabët dhe globalizimi), Bejrut, nr. 17, prill 2004, f. 32-37.

Kejnezianizëm ose teoria kejneziane është një teori ekonomike që mbështetet në idetë e ekonomistit anglez të shek. XX, John Maynard Keynes. Ekonomia kejnziane promovon një ekonomi të përzier, ku të dy edhe shteti edhe sektori privat luajnë një rol të rëndësishëm... http://en.wikipedia.org/wiki/Keynesian_economics (sh.p.)


GLOBALIZMI

171

të mos shndërrohet në diçka që disa e quajnë “epidemi identiteti”, pra në një rrezik që e kërcënon edhe vetveten edhe të tjerët. Burimi i këtij rreziku është shkëputja midis vetëdijes mbi identitetin dhe adresimin e tij dhe vetëdijes mbi pozitën historike të jetesës. Çështja e adresimit të identitetit gjithnjë bën pjesë në strategjinë e punës, dhe kjo strategji e ka për obligim ta kuptojë nevojën e mosndërprerjes së lëvizjes së saj historike, botërore dhe rezistuese ndaj sulmeve shkatërruese të globalizimit kapitalist, dhe të mos bjerë në grackën e ndarjes së botës në dy taborë (boshte), në taborin e së mirës të cilin e përfaqëson vetë identiteti, dhe në taborin e së keqes të cilin e përfaqëson pjesa tjetër e gjithësisë, sepse këtu ekziston një shkarje e shpejtë drejt politikës së spastrimit etnik siç ndodhi në Evropën Lindore (konkretisht në Jugosllavi).

Shembuj të kulturës së globalizimit Coca-Cola, MacDonald’si dhe Disney Landi janë simbole të kulturës së globalizimit dhe kjo nënkupton që globalizimi në të vërtetë i përfshin këto pika në stereotipinë e tij (forma standarde të sjelljes që përhapen në nivel botëror në llogari të formave lokale të sjelljes), dhe për këtë arsye nuk ka më tregje nacionale, porse e gjithë bota është bërë një treg i vetëm. Kjo është ajo çka e përshpejton me një forcë të jashtëzakonshme fërkimin e kulturave të ndryshme me kulturën e globalizimit. Mallrat dhe simbolet e Amerikës, si Coca-Cola etj., përbëjnë kalin e Trojës përmes të cilit vlerat e kulturës amerikane depërtojnë në zonat tjera të botës... Ky depërtim Amerikën e bën një model për të ardhmen botërore, të cilën e formësojnë forcat ekonomike dhe teknike, të cilat kërkojnë integrimin e botës dhe standardizimin e sjelljeve në një të vetëm, e ai është standardi amerikan. Me këtë përgjithësohet logjika se gjithçka i nënshtrohet shitblerjes përderisa kultura e cila e bën shtrirjen e saj është një kulturë profiti. Kjo kulturë konsideron se modeli amerikan është shembulli ideal të cilin me një sukses të madh e shpërndajnë dhe proklamojnë mjetet e informimit masiv amerikan.

172

EDUKATA ISLAME 87

Ajo çka është më e rrezikshme te globalizimi është fakti se ai shpërndan ide e forma sjelljeje që mund ta shembin besnikërinë (lojalitetin) ndaj vlerave bazë tradicionale e fetare, besnikërinë ndaj shtetit e ndaj shoqërisë, dhe në vend të tyre të lejojë ide e besnikëri të reja.2 Njëri prej hulumtuesve3 i parashtron shkaqet e shtrirjes së gjerë të kulturës amerikane duke i përmbledhur me sa vijon: 1. Dominimi i ekonomisë amerikane si një treg importuesish dhe eksportuesish si dhe mbështetja e ekonomive të tjera në konsumin e SHBA-së, krahas hegjemonisë së korporatave amerikane për reklamim mbi marketingun global, krejt kjo ka shkaktuar që metodat amerikane për propagandë dhe marketing të shndërrohen në metoda gjithëbotërore. 2. SHBA-ja ka një epërsi të qartë mbi rivalët e saj ekonomikë në sferën e kulturës nacionale, sidomos në industrinë e filmit e të muzikës. Duke i futur në përdorim forcat e saj për ta arritur këtë rezultat, ajo ka arritur të hyjë në miliona shtëpi dhe të ndikojë te dhjetëra miliona individë. 3. Eksportimi i kulturës amerikane nuk reflekton gjë tjetër pos një niveli të ulët të aktiviteteve kulturore të Amerikës. 4. SHBA-ja ka pasur mundësi ta zhvillojë një industri të gjerë kulturore (pra, amerikane) drejtuar rinisë dhe ngjarjeve amerikane dhe duke e shfrytëzuar fenomenin e globalizimit ajo ka arritur t’i shesë prodhimet e saj kulturore drejtuar rinisë së gjithëmbarshme botërore, dhe ekziston frika që amerikanizimi të ketë një ndikim të fuqishëm mbi botën islame. 5. Ekziston një lidhje e rëndësishme midis modernizimit dhe amerikanizimit, andaj sot modernizimi, kapitalizmi, kultura e konsumit, bota e reklamave dhe e materializmit, ndryshimi i modave, globalizimi dhe tregjet e gjera identifikohen me Amerikën. Xhelal Emin, ‫( اﻟﻌﻮﳌـﺔ واﻟﺪوﻟـﺔ‬Globalizimi dhe shteti) brenda librit ‫( اﻟﻌـﺮب واﻟﻌﻮﳌـﺔ‬Arabët dhe globalizimi), hulumtime e diskutime të konferencës shkencore të organizuar nga Qendra për studime të njësimit arab, Bejrut, 1998, f. 156. 3 Paul Salim, ‫ ﻣﻌـﺎﱂ اﳍﻴﻤﻨـﺔ ﰲ ﻣﻄﻠـﻊ اﻟﻘـﺮن اﳊـﺎدي واﻟﻌﺸـﺮﻳﻦ‬:‫( اﻟﻮﻻﻳـﺎت اﳌﺘﺤـﺪة واﻟﻌﻮﳌـﺔ‬ShBA-të dhe globalizimi: veçoritë e hegjemonisë në prag të shekullit 21), po aty, f. 220-222. 2


GLOBALIZMI

173

Globalizimi dhe universalizmi islam Universalizmi i Islamit manifestohet në kuptimin e dërgueshmërisë së tij për mbarë botën dhe të gjitha kohërat, sipas fjalës së Zotit: “O ju njerëz, ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe nga një femër dhe ju kemi veçuar në popuj e fise që të njiheni mes vete...” (elHuxhurat: 13). Islami ka zbritur në bazë të besimit të njëjësisë, pastaj atë e kanë bartur myslimanët në mbarë botën, e pikërisht ky besim në një Zot ka qenë kriter gjykimi mbi njerëzit për aq sa ata kanë qenë të përkushtuar e të dhënë ngushtë pas parimeve të cilat All-llahu xh. sh. ka dashur të jenë një platformë (program) për mbarë njerëzimin.4 Islami me mesazhin e tij universal vazhdimisht dhe në mënyrë mjaft spontane qëndron kundër të gjitha ideve të cilat dëshirojnë që nën emërtime të ndryshme ta kontrollojnë dhe dominojnë tërë botën, dhe të cilat aq shpejtë demaskohen e dështojnë pasi t’i kenë shkaktuar njerëzimit me miliona viktima, si dhe pasi t’ia kenë nënshtruar botën shkatërrimit sikur që ka ndodhur në kohën e sundimit nazist në Gjermani dhe sikurse pritet të ndodhë sot pas mbetjes së SHBA-së e vetmja superfuqi botërore dhe pas përpjekjeve për t’ua imponuar amerikanizimin popujve të tjerë dhe për ta futur (ngulitur) atë përmes globalizimit me qëllim të pushtimit dhe mbajtjes nën kontroll të fatit të tyre. Prandaj, ne pajtohemi me mendimet të cilat konfirmojnë se globalizimi as në kuptimin e tij figurativ e as në atë terminologjik nuk është “universalizëm” në vetvete, sepse kurrsesi nuk na mundëson të bëjmë bashkimin apo krahasimin e tij me universalizmin e religjioneve, si të Islamit, i cili ka ardhur për mbarë njerëzimin. Përse? Sepse “universalizmi” si nga aspekti terminologjik po ashtu edhe nga ai figurativ ka të bëjë njëkohësisht me tokën, njeriun, universin dhe Krijuesin. 5 Shih, Semih Atif ez-Zejn, ‫( ﻋﺎﳌﻴـﺔ اﻹﺳـﻼم وﻣﺎدﻳـﺔ اﻟﻌﻮﳌـﺔ‬Universalizmi i Islamit dhe materializmi i globalizimit), Bejrut, 2000, f. 16-18. 5 Sejjar el-Xhemil, ‫ اﺳﱰاﺗﻴﺠﻴﺔ ﺗﻔﻜﲑ‬:‫( اﻟﻌﻮﳌﺔ واﳌﺴﺘﻘﺒﻞ‬Globalizimi dhe ardhmëria: strategjia e një të menduarit), Aman, 2000, f. 86. 4

174

EDUKATA ISLAME 87

Ndërkaq, midis universalizmit dhe globalizmit ekziston një hapësirë e madhe, e ajo është vetë hapësira ndarëse midis dialogut qytetërues e kulturor dhe pezullimit (anulimit) të njërës në favor të tjetrës.6 E pra, dallimi është shumë i madh midis universalizmit të Islamit dhe globalizimit, i cili mbështetet në rritjen e fitimeve, në grabitjen e pasurive, në parapëlqimin e kulturës e të ndërlidhjeve ndaj vlerave të mirëkuptimit dhe ndaj qendërzimit të së mirës dhe dashurisë midis të gjithë popujve. Ndërkaq, universalizmi i Islamit me porositë e tij u drejtohet gjithë botëve, do të thotë, mbarë njerëzimit e jo vetëm një populli të caktuar duke i anashkaluar popujt e tjerë. Prandaj, ishte e natyrshme që Islami të ishte porosia e fundit e Zotit, pasi ai i përkushtohej universalizmit të qytetërimit njerëzor.7 Një prej shenjave të universalizmit të Kur’anit fisnik është edhe ajo se ai i flet mbarë njerëzimit për t’i trazuar intelektet nga gjumi i tyre dhe se nuk kufizohet vetëm me pejgamberët:

‫ﻳﺎ أﻳﻬﺎ اﻟﻨﺎس ﻗﺪ ﺟﺎءﺗﻜﻢ ﻣﻮﻋﻈﺔ ﻣﻦ رﺑﻜﻢ‬

(57 :‫وﺷﻔﺎء ﻟﻤﺎ ﻓﻲ اﻟﺼﺪور وﻫﺪى ورﺣﻤﺔ ﻟﻠﻤﺆﻣﻨﻴﻦ )ﻳﻮﻧﺲ‬ “O ju njerëz! Juve ju ka ardhur nga Zoti juaj një këshillë (Kur’ani) dhe një shërim për atë që gjendet në kraharorët tuaj (zemra) si dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. Prandaj, myslimanët e kanë për obligim t’i qasen Islamit me tërë pastërtinë e tij dhe me fytyrën (dimensionin) e tij lindor dhe të përbëjnë një shembull i cili do t’i reflektojë punët, sjelljet dhe relacionet e tyre “dhe ky qëndrim si në nivelin individual ashtu edhe në atë kolektiv do të ketë ndikim të fuqishëm jo vetëm në përmirësimin e imazhit të Islamit në Perëndim, porse edhe do të mund t’i tërheqë e magjepsë perëndimorët kah Islami”.8 Muhammed Nebil el-Hajjat, ‫( ﻋﺎﳌﻴـﺔ ﻻ ﻋﻮﳌـﺔ‬Universalizëm e jo globalizim), revista elMe’arixh, e përmuajshme e specializuar për studimet kur’anore dhe dialogun ndërfetar, viti 13, nr. 42, 2003 (1424), f. 62. 7 Mahmud Hamdi Zakzuk, ‫( اﻹﺳـﻼم ﰲ ﻋﺼـﺮ اﻟﻌﻮﳌــﺔ‬Islami në shekullin e globalizimit), Mektebetush-shuruk, Kajro, 2001, f. 50. 8 Sejjar el-Xhemil, po aty, f. 97. 6


GLOBALIZMI

175

176

Globalizimi dhe kultura islame Globalizimi ka shkaktuar sfida të mëdha e të gjera sa i përket kulturës islame, qoftë në nivelin fillestar apo përfundimtar qoftë në atë të mjeteve, veglave e metodave. Na pëlqen ose jo, kombet dhe shoqëritë islame vuajnë në shkallë të gjerë nga penetrimi kulturor dhe sikur ky penetrim të ishte vetëm kulturor do të kishim mund ta kufizonim dhe t’i kontrollonim format e tij, “mirëpo këtu kemi një depërtim propagandistik të kulturores dhe kjo do të ketë një ndikim të fuqishëm mbi mendimet e gjeneratës së ardhshme”9 dhe ne nuk pajtohemi me ata intelektualë të cilët e promovojnë tezën se “globalizimi është një fat i paracaktuar dhe i pashmangshëm”.10 Përkundër faktit se Islami me seriozitetin e sinqertë është kundër globalizimit kapitalist, bota islame akoma nuk ka mund të ndërtojë një projekt bashkëkohor mbi bazat e porosisë së tij universale. Emëruesi i përbashkët dhe takuesi i vetëm i popujve myslimanë është qëndrimi në pozicionin e kundërshtuesit të një globalizimi të këtillë për shkak të tendencave të tij kundër vlerave islame. Përkundër kësaj vale të sfidave despotike dhe përkundër kësaj skeme të ligë, popujt, fuqitë dhe lëvizjet islame duhet ta ngrenë nivelin e diskursit të tyre, që të jetë ky një diskurs i mprehtë dhe i zgjuar ndaj rreziqeve dhe sfidave, i bazuar në rregullën e përparimit dhe zhvillimit, të cilin e dëshiron Islami si në ide e koncepte ashtu edhe në parime e vlera, me një fjalë në të gjitha sferat e jetës. Është e vërtetë se nëse krahasohet realiteti i botës islame sot me realitetin e globalizimit monolit të udhëhequr nga fuqia e kalibrit të SHBA-së dhe fuqive të tjera perëndimore kapitaliste, do të dalë në shesh dallimi i madh në mundësitë e punës dhe të aktivitetit... e që pastaj ta arrijë pozitën (statusin) e ndikimit. Ndoshta ndër mend mund të na paraqiten pyetje të ndryshme si: 9

Po aty, f. 98. Idris Hanij, ‫ اﻟﻌﻮﳌــﺔ؟‬،‫“( ﻛﻴــﻒ ﻳﻘ ـﺮأ اﳌﺜﻘﻔــﻮن اﻟﻌــﺮب‬Si e lexojnë intelektualët arabë globalizimin?“), revista El-Kelimeh, viti 5, nr. 19, pranverë 1998/1419 h., f. 65.

10

 

EDUKATA ISLAME 87

Përse insistojmë që të arriturat e globalizimit t’i konsiderojmë si sfidë për ne? Përse nuk bashkëpunojmë me të si një e arritur njerëzore dhe ta shfrytëzojmë atë për çështjet tona jetike? Dhe a kemi në fakt zgjedhje tjetër kur është në pyetje pranimi i pasojave të globalizimit, i cili është bërë një fat i pashmangshëm që nuk mund të injorohet?

Përgjigjja është se ne si myslimanë kurrë nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kundër kësaj hapjeje ndaj të tjerëve dhe komunikimit me ta, sepse fryma islame është frymë njerëzore (humane): “Dhe ty (o Muhammed) të kemi dërguar vetëm mëshirë për botët” (el-Enbija’:107) dhe se kjo hapje e komunikim mbështetet në parimin e dialogut dhe njohjes së ndërsjellë, në kulmin e së cilës qëndron respektimi i bazave të besimit e jo refuzimi i tyre përmes talljes, shpërfilljes e shikimit prej së larti, sepse kundërshtimi i tyre do t’i kthejë ato në sfida provokuese.11

Pikat e kundërshtimit Anët konfrontuese midis Islamit dhe liderëve të globalizimit janë bërë tejet të qarta në vendimin e tyre për t’i lodhur e mërzitur popujt myslimanë si nga aspekti psikologjik ashtu edhe nga ai politik dhe ekonomik përmes fushatave të mass medieve, të cilat për qëllim kanë reputacionin e myslimanëve dhe identifikimin e tyre me akte terroriste e kriminale dhe me të gjitha të zezat e tjera që e dëmtojnë sigurinë, stabilitetin dhe solidaritetin e këtyre popujve. Së këndejmi projekti islam i ngritjes dhe zhvillimit mbështetet në disa themele e baza: 1. Bashkimi i të gjithë myslimanëve dhe kuptimi i bashkimit si një cak i përhershëm dhe një detyrë fetare e jetike. Ambiciet për ndë-

El-Husejn Ismeh, ‫“( اﻟﻌـﺎﱂ اﻹﺳـﻼﻣﻲ وﲢـﺪﻳﺎت اﻟﻌﻮﳌـﺔ‬Bota islame dhe sfidat e globalizimit“), revista El-Kelimeh, burimi i mëparshëm, f. 78-79.

11


GLOBALIZMI

2.

3. 4. 5.

177

rtimin e këtij bashkimi të fuqishëm do të shërbejnë për konfrontimin me arrogancën amerikane dhe sionizmin ndërkombëtar. Afrimi dhe puqja e shteteve islame mbi bazën e vëllazërisë dhe bashkëpunimit islam, ndihma ndaj të keqtrajtuarve si dhe refuzimi i metodave të arrogancës, tiranisë dhe hegjemonisë të zhvilluara nga fuqitë e mëdha. Ndarja e drejtë e të mirave të tokës, në mënyrë që të mos krijohen klasa të të ngopurve e të uriturve. Krijimi i lidhjeve njerëzore të baraspeshuara e të drejta mbi bazën e robërimit ndaj All-llahut xh. sh. Bartja e porosisë së Islamit në botë përmes urtësisë dhe këshillës së butë e të mirë.

Përgjithësisht mund të thuhet që konfrontimi me sfidat e globalizimit nuk është një çështje ideore garuese, porse një nevojë e domosdoshme kundër krijimit të vartësisë dhe përçarjes, kundër përsëritjes së pasojave të prapambetjes dhe nënshtrimit ndaj kolonializmit e misioneve të tjera të rrezikshme për vlerat dhe parimet islame. Disa hulumtues kanë konstatuar se fshehtësia e refuzimit që Perëndimi e bën ndaj ngritjes e renesancës islame, rrënjët i ka te rëndësia vitale dhe politike që i ka shteti islam dhe forcat personale që i zotëron ummeti islam, të cilat ia mundësojnë atij - nëse i shfrytëzon në mënyrë të shëndoshë - të krijojë një forcë jo vetëm të nivelit ekonomik porse edhe të nivelit qytetërues në përgjithësi.12 Nga këtu buron edhe insistimi i qarqeve perëndimore “për ta penguar projektin islam brenda grilave të prapambetjes e vartësisë”. 13 Përkundër kësaj, shumica e të urtëve të ummetit dhe të mendimtarëve të saj besnikë e theksojnë mundësinë e konfrontimit me globalizimin dhe sfidat e tij përmes mëkëmbjes së vrullshme me anë të forcave materiale e shpirtërore që i zotërojmë, të cilat disa hulumtues i kanë klasifikuar si më poshtë:

178

EDUKATA ISLAME 87

1. Forca e koncepteve kur’anore dhe e konotacioneve të qarta të tij Meqë dhjetëra ajete kur’anore me kuptimet e tyre të shumta sugjerojnë dhe inspirojnë madhështi, përgjithshmëri dhe aftësi për takim pozitiv, detyrë e myslimanëve është që të përqendrohen në këto koncepte të hapura dhe t’i propagandojnë e favorizojnë ato përmes shfrytëzimit të mundësive kulturore që mbështesin pohimin e hyjnishmërisë së kozmosit dhe madhështinë e vlerave të Islamit.

2. Përqendrimi në avancimin e koncepteve dhe vlerave të kulturës islame përballë koncepteve të anarkisë, shthurjes dhe tjetërsimit Si rezultat i invadimit kulturor - mediatik - të perëndimizimit janë paraqitur shumë aspekte të kulturës dominuese nëpër vendet islame për t’i shtrembëruar e përzier konceptet, siç janë zakonet e pashembullta dhe sjelljet dominuese ndër të rinjtë myslimanë, një pjesë e madhe e së cilës është imitim i perëndimorëve në zakonet dhe sjelljet e tyre me pretekst arsimimi dhe hapjeje. Nëpër vendet islame janë përhapur disa lloje krimesh që nuk kanë qenë njohur më parë. Sa i përket krijimtarisë letrare dhe artistike, mund të thuhet se me shumicë ajo bart konceptet e kulturës perëndimore, me përjashtimin e vetëm (siç thonë disa hulumtues arabë) se e paktë është ajo që e kanë krijuar disa vende arabe islame14. Ndërkaq, ky gjykim është paksa i zmadhuar, mirëpo është e sigurt se krijimtaria letrare dhe artistike e cila bart konceptet e kulturës bashkëkohore perëndimore ekziston dhe është dominuese në shumicën e vendeve islame përafërsisht qysh nga fillimet e shek. XX. Çështja tjetër që ndodh në epokën e globalizimit është procesi i përzierjes së kulturave; kanë depërtuar elemente negative e të çuditshme që e rrënojnë strukturën tonë kulturore dhe pjesët përbërëse të

12

Po aty. Munir Shefik, ‫اﻟـﺪوﱄ اﳉﺪﻳـﺪ وﺧﻴـﺎر اﳌﻮاﺟﻬـﺔ‬ konfrontimit ), Bejrut 1992, f. 121.

13

‫اﻟﻨﻈـﺎم‬

( Rendi i ri ndërkombëtar dhe opcioni i

Dr. Muhammed el-Xhevherijj, ‫اﻹﺳﻼﻣﻴﺔ‬ 126.

14

‫( اﻟﻌﻮﳌﺔ واﻟﺜﻘﺎﻓﺔ‬Globalizimi dhe kultura islame), f.


GLOBALIZMI

179

identitetit tonë islam; vjen “kultura e globalizimit” për ta mbushur boshllëkun me gjithë lemerinë, neverinë dhe atraktivitetin e saj, i degjeneron vlerat dhe krijon vartësinë mendore-kulturore.

3. Puna e zellshme në ndërtimin e njeriut Meqë është e gjithëpranueshme se njeriu përbën pasurinë reale të secilit popull, atëherë është i vetëkuptueshëm dhe i pashmangshëm përqendrimi në ndërtimin e tij, sidomos nisur nga fakti se bota islame, si tërësi ose si shtete të veçanta, zotëron një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor, mirëpo që kjo forcë vazhdimisht po zbehet e shterpërohet15, në një kohë kur me qindra mijëra koka të mëdha islame kanë mundësinë ta dëshmojnë prezencën e tyre në nivel të qendrave të përparuara për hulumtim shkencor dhe të universiteteve të vjetra gjithkund nëpër Evropë dhe SHBA. Në qoftë se ummeti nuk i avancon aftësitë e bijve të saj dhe edukimin e tyre mbi vlerat e lirisë së përgjegjshme e të guximit, do të ndeshet me një shtim të prapambetjes e të regresit. Prandaj, në botën e sotme ne nuk guxojmë të jemi pranues pasivë dhe konsumues të prodhimeve të të tjerëve, ndaj edhe refuzues të teorive e mendimeve të tyre, porse ne e kemi obligim parësor që të kyçemi në procesin e të gjitha zhvillimeve shkencore, të arriturave teknologjike e ideore të cilat i shërbejnë mbarë njerëzimit.

180

EDUKATA ISLAME 87

4. Rëndësia e vetëbesimit Mosbesimi ndaj vetvetes dhe ndaj fuqive të saj përbën një faktor kyç në arritjen e suksesit ose të dështimit. Kjo ndodh kështu edhe me popuj e kombe të tëra16. Një popull që nuk u beson aftësive të tij dhe nuk i vlerëson mundësitë personale ashtu siç duhet, nuk ka mundësi të zgjasë shumë pa u bërë hije për të tjerët dhe i varur prej tyre (“lypësi kulturore”)17. Përmes përvojave zhvilluese që i kanë provuar shtete të tëra është konstatuar se përparimi nuk mund të importohet nga jashtë, porse ai është një proces i brendshëm i cili dëshmon për një gjendje ndryshimi (transformimi) në të cilën ndikojnë faktorë të ndryshëm (ekonomikë-politikë-kulturorë) me ç’rast faktorët e jashtëm nuk ofrojnë ndonjë ndihmesë të madhe. Nëse globalizimi nga jashtë bëhet faktor vendimtar në procesin e ndryshimit dhe zhvillimit, kjo nuk do të thotë se duhet anashkaluar elementet e brendshme, porse duhet shumëfishuar përpjekjet për përforcimin dhe konsolidimin e tyre dhe duhet rritur imunitetin e tyre ndaj degjenerimit e rënies përpara së jashtmes rivale. Ummeti islam nuk ka rrugë tjetër pos një përparimi (rilindjeje) gjithëpërfshirës që do t’ia kthejë atij autoritetin dhe vetëbesimin në mesin e popujve të tjerë.

5. Integrimi dhe bashkimi Pashmangshmëria e rritjes së nivelit të stabilitetit ekonomik përmes racionalizimit të përdorimit të resurseve, gjë të cilën e imponon logjika e globalizimit, i ka shtyrë shtetet kapitaliste të grumbullohen brenda grupimeve rajonale. Qëllimi i këtij grumbullimi është përforcimi i fuqive konkurruese dhe krijimi i entiteteve gjigante ekonomike me fuqi të lartë dhe i mundësive të mëdha që do t’i aftësonte ato për një kundërvënie ndaj konkurrencës ndërkombëtare ekonomike/teknologjike dhe për një ndeshje e qërim hesapesh me forcat tjera konkuMuhammed Mahfudh, ‫ ﻗـﺮاءة ﻧﻘﺪﻳـﺔ‬:‫“( ﻧﻈﺮﻳﺎت اﻟﺘﺨﻠـﻒ ﰲ اﻟﻔﻜـﺮ اﻟﻌـﺮﰊ‬Teoritë e prapambetjes në mendimin arab: një lexim kritik”), revista El-Kelimeh, nr. 11, viti 3, f. 59. 17 Po aty, f. 49. 16

15

El-Husejn Ismeh, po aty, f. 83.


GLOBALIZMI

181

182

EDUKATA ISLAME 87

18

rruese ndërkombëtare. Megjithëkëtë, vendet islame nga ana e tyre nuk janë pjesë e asaj çfarë po ndodh me këto sfida, përkundër faktit se ajo zotëron të gjithë ata emërues të përbashkët materialë e shpirtërorë si fenë, gjuhën, historinë e gjeografinë. Ajo çka na brengos më shumë është përplasja e interesave dhe kontrasti i aspiratave të vendeve islame. Secili vend e konsideron vetveten komb në vete, që ka specifikat e tij historike, gjeografike, kulturore e sociale dhe konsideron se sistemi i tij politik e ekonomik është opsioni i vetëm që duhet ndjekur. Ajo çka kërkohet sot prej forcave vendimmarrëse të botës islame është tejkalimi i dallimeve artificiale dhe ndjeshmërive të ngushta si dhe angazhimi në arritjen e nivelit minimal të koordinimit e bashkëpunimit për t’u shërbyer interesave të përbashkëta.

Khalaf Al-Jarrad

ISLAM AND THE CHALLENGES OF GLOBALIZATION The concept of globalization

(Summary) During the past 15 years the issue of globalization was the main topic of a large number of conferences as well as works. Their conclusion was that globalization is a great challenge of our times. The word “al-avlemeh” was introduced into the Arab language as a translation of the English word globalization (which is itself derived from the Latin word globus).

Përmbyllje Me këtë kontribut modest ne dëshiruam t’i trajtojmë disa nga mekanizmat e procesit të globalizimit; dëshiruam të bëjmë një ftesë për të menduar rreth forcimit të ummetit islam përmes alternativave dhe theksimeve me të cilat do t’i bëhej ballë globalizimit, siç janë kthimi i domosdoshëm te esenca e Kur’anit fisnik dhe biografia e Pejgamberit të ndershëm a.s. dhe e udhëheqësve të pastër r.a. për një rilindje të përgjithshme islame; kërkesa drejtuar myslimanëve për t’iu kthyer vetvetes, për ta vënë në dukje pamjen e shkëlqyer të Islamit, sepse vetëm atëherë do të mund të llogarisim në respektimin tonë nga ana e botës. Bota do të mund të llogarisë në myslimanët vetëm atëherë kur ta kemi tejkaluar dobësinë, përçarjen dhe vartësinë tonë me një besim të sinqertë, me një racionalizëm pretendues dhe me një vendosmëri e tendencë të lartë islame. Nga arabishtja: mr. Rejhan Neziri Muhammed el-Meddah el-Idrisij, ‫“( اﻟـﻮﻃﻦ اﻟﻌـﺮﰊ ﺑـﲔ اﻟﻔﺎﻋﻠﻴـﺔ واﻟﺘﻬﻤـﻴﺶ ﰲ ﻋـﺎﱂ ﻣﺘﻐـﲑ‬Atdheu arab ndërmjet efektshmërisë dhe margjinalizimit në një botë në ndryshim“), revista ElVahdeh, Marokë, nr. 86, f. 23.

18

‫اﻻﺳﻼم و ﺗﺤﺪﻳﺎت اﻟﻌﻮﻟﻤﺔ‬

‫ ﺧﻠﻒ ﳏﻤﺪ اﳉﺮاد‬.‫د‬

‫ﻣﻔﻬﻮم اﻟﻌﻮﻟﻤﺔ و اﻻراﺗﻪ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ﻣﻮﺿﻮع اﻟﻌﻠﻮﻣﺔ ﰲ ﲬﺲ ﻋﺸﺮة ﺳﻨﺔ اﻻﺧﲑة ﻛﺎن ﺳﺒﺒﺎ ﻟﻌﻘﺪ ﻟﻘﺎءات و ﻣﺆﲤﺮات‬ .‫ﻛﺜﲑة ﻋﻠﻰ اﳌﺘﻮاﻳﺎت اﻟﻌﻠﻤﻴﺔ و اﻟﺜﻘﺎﻓﻴﺔ و ﺳﺒﺒﺎ ﻟﻨﺸﺮ ﻋﺸﺮات ﻛﺘﺐ و ﲝﻮث ﻋﻠﻤﻴﺔ‬ ‫و اﻟﻨﺎﺗﺞ اﳌﺸﱰك ﻟﻜﻞ ﻫﺬﻩ اﻟﻠﻘﺎءات و اﻟﻜﺘﺐ و اﻟﺒﺤﻮث ﻫﻮ ان اﻟﻌﻮﳌﺔ ﲤﺜﻞ ﲢﺪﻳﺎ‬ ‫ و ﻣﺼﻄﻠﺢ "اﻟﻌﻮﳌﺔ" ﻫﻮ ﺗﺮﲨﺔ ﺣﺮﻓﻴﺔ ﻟﻠﻜﻠﻤﺔ اﻻﳒﻠﻴﺰﻳﺔ‬.‫ﻫﺆﻻء اﳌﻔﻜﺮون‬ ‫( و ﻛﻠﺘﺎ ﳘﺎ ﲤﺘﺪ إﱃ اﻟﻜﻠﻤﺔ اﻟﻼﺗﻴﻨﻴﺔ‬Globalisation) ‫( و اﻟﻔﺮﻧﺴﻴﺔ‬Globalizition) .‫( و ﻣﻌﻨﺎﻫﺎ اﻟﻜﺮة اﻻرﺿﻴﺔ‬Glub)


184

INTERVISTË E HUAZUAR Bisedë e huazuar me prof. Dr. Rozhe Garodi

ISLAMI DHE PERËNDIMI Rozhe Garodi (Roger Garaudy) është njëri ndër personalitetet më të shquar bashkëkohor të kulturës, mendimet dhe veprat e të cilit në shumë vende të botës janë objekt diskutimi dhe bisedash. Jeta e tij e bujshme dhe veprat e shumta nga lëmi i filozofisë, religjionit dhe politikës kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e opinionit botëror. Ka të shkruar mbi dyzet libra, të cilat janë të përkthyera në shumë gjuhë të ndryshme të botës… Mes librave të tij të shumtë, mund të përmendim: “Marksizmi dhe shekulli i njëzet”, “Teoria e materializmit”, “Rasti i quajturIzrael”, “Për Realizmin pa brigje”, “Problemi i marksizmit”, “Perëndimi-është një fatkeqësi”, “Bisedim qytetërimesh”, “Vërejtje të gjallëve”, “Islami dhe kultura”, “Islami dhe programi i ardhmërisë”, “Gjallërimi islamik”, “Xhamia - pasqyrë e Islamit”, “Islami - fe e ardhmërisë” etj. Rozhe Garodi është lindur në vitin 1913 në Marsej të Francës. Rrjedh nga një familje punëtorësh. Prindërit e tij nuk kishin religjion të caktuar. Shkollimin fillor, të mesëm dhe atë universitar e mbaroi në Francë, ndërsa doktoroi në Moskë, në vitin 1954. Qysh si fëmijë, Rozhe pati një jetë plot peripeci-me rënie dhe ngritje gjithfarëshe, të cilave u bëri ballë me stoicizëm. Gjatë jetës së tij të bujshme kreu disa funksione me rëndësi. Një kohë ishte anëtar i

EDUKATA ISLAME 87

Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Franceze (PKF), pastaj anëtar i Politbyrosë. Ndërkaq, më vonë do të punojë si profesor autoritar në Universitetin Klermon Feron, derisa në mesin e viteve të ’60 do të bëhet prijës i ideologjisë marksiste të PKF-së, dhe do të zërë një vend të merituar në fushën e mendimit marksist mbarëbotëror, duke u radhitur kështu në njërin nga mendimtarët, filozofët dhe humanistët më të shquar jo vetëm në kulturën dhe historinë e filozofisë franceze por edhe në atë gjithëbotërore. Në vitin 1970 e përjashtojnë nga Partia Komuniste, për shkak se pohoi që Bashkimi Sovjetik nuk është shtet komunist…Më pas, pas një odisejade të gjatë pranoi fenë islame dhe u bë mysliman. Sipas mendimit të tij, shkaqet që e çuan ta përqafojë Islamin ishin, ndërmjet të tjerave-dy më kryesorët: E para: “Islami nuk është fe e re, e cila paraqitet me ardhjen e Muhammedit si i Dërguar i fundit i Zotit, përkundrazi, Islami është vazhdimësi e lëvizjeve të mëparshme para tij, do të thotë, që nga krijimi i njeriut të parë në faqe të dheut Adamit (Ademit)”; dhe E dyta: “Ne-gjinia njerëzore në përgjithësi, sot, në aspektin kulturor-gjendemi në fazën e shkatërrimit”. Në vazhdim po sjellim një pjesë të bisedës që para do kohe patëm me profesorin e nderuar, i cili përkundër moshës së thyer, nuk ngurroi me kënaqësi të bashkëbisedojë me ne. Në bisedën që zhvilluam me prof. Rozhenë i prekëm çështjet e lidhjes mes Islamit dhe Perëndimit, raportet e tyre, pozitën e Perëndimit sot, pastaj biseduam për çështje të kulturës si dhe prekëm edhe disa tema të ndryshme etj. Pyetje: “Zotëri Rozhe, si filozof kur u njoftuat për herë të parë me filozofinë islame?” R.Garodi: “Një nga shkaqet që e pranova Islamin ishte ajo që unë si filozof francez i ri i moshës 25-vjeçare, krahas tërë filozofive të tjera, u njoha tërësisht edhe me filozofinë islame. Nga ana tjetër, kur hulumtoja çështjet islame, ashtu duke hulumtuar, spontanisht shkrova një artikull me titull “Islami i takon ardhmërisë”- më duhet të theksoj se atëbotë akoma nuk e kisha pranuar Islamin. Më pas, kur pranova


INTERVISTË E HUAZUAR

185

Islamin shkrova një libër me titull “Xhamia - pasqyrë e Islamit”, dhe më pas “Islami në Perëndim”. Pyetje: “Kush ishin profesorët e Juaj dhe sa ndikuan ata në mendimet dhe botëkuptimet e Juaja? R.Garodi: “Nuk kisha kontakte të shumta me profesorët e mi. Më së shumti shoqërohesha me filozofët, të cilët i kisha shokë dhe miq të afërt. Unë, fjala bie, jam kundër ideve të Zhan Pol Sartrit, por megjithatë ne të dy kemi qenë shokë shumë të mirë. Nga njerëzit që më së shumti çmoj ka qenë personi me emrin Bashler, të cilin e kisha mentor të doktoraturës sime. Mes të tjerëve, mund të përmendi edhe Henry Corbin me të cilin u takuam në Teheran, dhe pikërisht ishte mu ky që më tregoi për madhështinë e personalitetit të Ibën Arebiut. Kjo më pas ndikoi tek unë që të themeloj një muze islamik-të vetmin në Spanjën e sotshme. Kryetari i bashkisë së qytetit të Kordovës pati mirëkuptimin që lokacionin Toranjin, i cili dikur gjatë qeverisjes së andaluzianëve kishte qenë qendra e Kalifit mysliman, të na vërë në dispozicion, kështu që, unë në këtë lokacion e themelova muzeun islamik. Tani, gjatë një viti, më shumë se 100.000 (njëqind mijë) njerëz, shumica e të cilëve vijnë nga Perëndimi e vizitojnë këtë muze. Rreth 50% të vizitorëve janë francezë, 30% spanjollë, ndërsa të tjerët vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, po madje edhe nga Amerika dhe Japonia. Ne çdoherë jemi përpjekur të shpjegojmë rolin e rëndësishëm të Islamit në formimin e një kulture gjithëpërfshirëse, me gjuhën që e kupton perëndimori. Ndaj jemi përpjekur të tregojmë se Islami nuk është fe e izoluar, përkundrazi. p.sh., në rrethin e Kordovës ka ekzistuar një lloj bashkëjetese mes kulturave të rëndësishme: asaj hebraike, e cila ngaherë ishte prezente në këto hapësira; Kulturës arabo-islame, e cila prezantohej nga një numër bukur i madh shkencëtarësh dhe dijetarësh të mëdhenj; dhe asaj krishtere që gjithashtu ishte prezente në nënqiellin e Kordovës… Prandaj, shumë mirë mund të kuptohet se çfarë roli ka Islami te monoteistët e mbarë botës. Ne, tani jemi në fazën e luftërave mes religjioneve. Të kuptohemi nuk është fjala për luftë mes krishterimit, budizmit dhe Islamit, por është konflikt i të gjithë religjioneve

186

EDUKATA ISLAME 87

monoteiste kundër monopolit dhe korrupsionit më të madh, do të thotë, korrupsionit financiar. Në këtë rast, Islami mund t’i vërtetojë të gjithë të dërguarit (profetët) e Zotit, dhe në këtë drejtim s’do mend se ai-Islami luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, ashtu siç është thënë në Kur’anin Fisnik “Nuk ka dallim mes të dërguarve të Zotit”. Unë, çdoherë kur dëshiroj të shkruaj ndonjë libër, gjëja e parë që e bëj është leximi i ndonjë pjese nga Kur’ani i Shenjtë, ku flitet për hazreti Isain alejhisselam, e që vërtet janë ajete tejet të madhërishme. Mirëpo, nga ana tjetër, zhurmshëm propagandohet dhe propagandat (për fatin tonë të keq) janë të atilla që thonë se gjoja Kur’ani është kundër Isait?! Ndaj, puna ime është që me priftërinjtë krishterë të bisedoj rreth Islamit. Ne të gjithëve na duhet Islami, dhe sipas mendimit tim absolutisht është gabim që të dëshirojmë t’i zgjidhim problemet tona, duke u mbështetur vetëm në vetveten tonë…” Pyetje: “Profesor, duket se në vendet e Perëndimit ekziston paragjykim tejet i madh ndaj përqafimit dhe ndjekjes së kulturës greke, dhe gjithnjë potencohet se Greqia është djepi i kulturës perëndimore (përkatësisht kulturës greko-romake dhe asaj krishtere), dhe në fakt kështu ata harrojnë burimin e tretë dhe më kryesorin- kulturën arabeislame. Cili është mendimi Juaj lidhur me këtë?” R.Garodi: “Sipas mendimit tim, pjesa kryesore e kulturës arabeislame buroi nga provinca e Persisë, dhe para së gjithash besoj se kjo provincë pati rolin kryesor në fushat e shkencës, filozofisë, poezisë, artit muzikor etj. P.sh., nëse bëjmë krahasimin e statujave antike greke dhe atyre persiane që gjenden në muzeun Luvër të Parisit, qartë do të vërejmë se statujat persiane edhe pse janë njëmijë vjet më të vjetra se ato greke, prapëseprapë estetikisht janë më të përkryera sesa ato greke. Në Perëndim akoma ekziston ky paragjykim, p.sh., asnjë filozof nga periudha para Sokratit nuk ka qenë grek, përkundrazi gjithë ata ishin lindur në tokat persiane dhe mësonin e i studionin çështjet filozofike në Satrap. E njëjta gjë vlen edhe për kishën. Atë që ato sot e quajnë Patrikanë - në gjuhën greke, aspak nuk ka të bëjë me grekët, përkundrazi, ata ishin njerëz nga Azia, pjesa dërrmuese nga rajoni i


INTERVISTË E HUAZUAR

187

Kapadokut- Turqia e sotme dhe viset e tjera të përafërta. Kuptohet që kjo çështje nuk është me rëndësi vetëm nga aspekti gjeografik; p.sh., Herakliti ishte në kontakt të drejtpërdrejt me filozofët persianë dhe hindusë, dhe sipas mendimit tim- ky relacion ka ndikuar që ai-Herakliti të bëhet prijësi i parë i themeleve të filozofisë. Ne, në traditën tonë perëndimore, kemi krijuar mite të shumta, siç është fjala vjen Lufta e Marathonës. Unë në librin tim “Perëndimiështë një fatkeqësi” (“West its an accident”) - e kam shpjeguar këtë çështje, duke argumentuar se kjo luftë nuk ka qenë luftë mes Lindjes dhe Perëndimit, por e gjithë kjo ka ngjarë nga një grek, i cili emigron në Persi dhe takohet me Mbretin (Shahun). Me këtë rast ai i shpjegon Mbretit se në vendlindjen e tij - pra në Greqi, është person tejet popullor, dhe në qoftë se Hirësia e tij-Mbreti i siguron ushtri, ai vetë do të vijë në krye të pushtetit. Mirëpo, kur vajtën në Greqi persianët panë se një pohim i tillë aspak nuk ishte i vërtetë, dhe shumica e ushtarëve në rrugë e sipër për në Persi, morën pjesë në luftimet e Marathonës. Këtë libër unë e kam shkruar atëherë kur në Iran akoma qeveriste Shahu dhe nuk kishte ndodhur Revolucioni Islamik. Atëbotë Komiteti Olimpik i Iranit më dha një shpërblim (dekoratë), ndërsa kundrejt kësaj Ministria e Kulturës e Republikës së Greqisë, reagoi ashpër ndaj meje duke më akuzuar se gjoja e kam fyer rëndë mbarë popullin grek… Sipas mendimit tim, për parandalimin e konflikteve të këtilla, për Iranin e sotëm është mjaft me rëndësi që vazhdimisht të jetë në kontakt me shtetet dhe qytetërimet tjera, do të thotë, të jetë më i hapur dhe më transparent, të paktën i këtij mendimi jam unë”. Pyetje: “Për vërtetimin e një pohimi të këtillë, profesor a keni argumente historike të mjaftueshme?” R.Garodi: “Po, gjithsesi, p.sh., nëse hulumtojmë detajisht dhe me vëmendje statujat greke dhe ato persiane, të cilat janë njëra përkrah tjetrës, fare lehtë mund të hetojmë dallimin mes tyre dhe superioritetin e statujave persiane, gjë që edhe në fushën e filozofisë sheshazi vërehet dukshëm ndikimi i Persisë dhe Indisë së vjetër (antike), së pari te

188

EDUKATA ISLAME 87

vetë filozofët, e më pas edhe te priftërinjtë, po madje edhe në vetë krishterimin”. Pyetje: “Profesor, Ju në një artikull tuajin jeni shprehur: “Perëndimi përpiqet ta shkatërrojë qytetërimin antik të Lindjes”, cili është shkaku i një pohimi të këtillë dhe cilat janë sqarimet e Juaja në këtë drejtim?” R.Garodi: “E para: Kur spanjollët për herë të parë shkelën në tokën e Amerikës, ushtarët spanjollë, madje edhe ata me nivelin kulturor më të ulët, qartë vërejtën se Ciudad Mexico (qyteti i njerëzve lëkurëkuq, indogjenëve) ishte shumë më i bukur se qyteti i Venedikut, i cili atëbotë merrej si shembull i qytetit më të bukur evropian. Kohëve të fundit, ekspertët e ndryshëm që në Ciudad Mexico po merren me hulumtimin e themeleve të një arkitekture grandioze, kanë gjetur një kalendar nga periudha e fisit të Majëve-lëkurëkuq, i cili kalendar është njëqind herë më preciz sesa kalendari gregorian që përdorim ne sot. E dyta: Perëndimorët në librat e tyre, siç janë enciklopeditë dhe të ngjashmet me to, pohojnë se shtypi- paraqitja grafike e shkronjave dhe letrës- është shpikje e Perëndimit (made in West!) Mirëpo, çështja është krejtësisht ndryshe, e kundërta e kësaj: Kur myslimanët, në shekullin e IX i fituan ushtritë kineze, dhe u dhanë atyre të drejtën e punës dhe mundësinë e lirë të prodhimtarisë, nga ata (kinezët) mësuan një mjeshtëri të re- bërjen e letrës. Ky grup në kthim e sipër kah Bagdadi, për herë të parë u vërejt në Andaluzi dhe më pas njerëz të caktuar në vende të ndryshme filluan të merren me këtë mjeshtëri. Mirëpo ç’e do tërë këtë histori të vërtetë, kur perëndimorët akoma zhurmshëm dhe me të madhe vazhdojnë të pohojnë se Gutenbergu i pari shpiku shtypin… E treta: Në matematikë, teorema e njohur e Paskalit nga fusha e trigonometrisë hetohet që nga lashtësia (antikiteti) në shkrimet e hershme matematikore të kinezëve si dhe në vizatimet e ndryshme të tyre.


INTERVISTË E HUAZUAR

189

Unë, në librin tim kam theksuar shembuj nga qytetërimi i Kinës, Indisë dhe Persisë së vjetër, në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë, kulturorë, të artit si dhe të gjitha fushave të tyre të diturive që janë meritë e tyre - për arritjet tona të sotme. Atë që ata e arritën, është shumë më e madhe dhe shumë më e përkryer nga të arriturat tona të sotme. Ne, sot gjithë ato të arritura i kemi refuzuar apo shkatërruar, ndaj së këndejmi edhe është vështirë të kuptojmë se çfarë kanë qenë këto kultura antike të Lindjes së Mesme dhe të Largët- ngase mjerisht zhvillimi i tyre është ndërprerë, ndaj nisur nga kjo, hulumtimi dhe studimi i tyre paraqitet si imperativ dhe prioritet i ditëve tona… P.sh. sipas mendimit tim Xhelaluddin Rumi-Mewlana është njëri ndër poetët më të mëdhenj të botës. Unë shumë kam shkruar për këtë poet mysliman. Si rezultat i gjithë kësaj, për shkak të hulumtimeve të shumta që kam bërë mbi figurën dhe personalitetin e Rumiut, në Keni më kanë ndarë një titull nderi “Doktor i shkencave”. Kjo, natyrisht vlen edhe për fushat e tjera të dijes, kështu që, kur violinistit të njohur Jehud Menjuhinit ia dhurova një libër mbi artin muzikor- vepër të AlKondit, ai (Menjuhini) mbeti pa tekst dhe mjaft, mjaft i mahnitur…” Pyetje: Ju në një vepër tuajën, jeni shprehur: “As qytetërimi i Perëndimit e as ai i Lindjes”;- për çfarë qytetërimi përpiqeni Ju, dhe në këtë mes, ku është vendi i qytetërimit Islam?” R.Garodi: “Qartë duhet thënë se ne jemi në rënie absolute. Sot, ne myslimanët në lëmenjtë e shkencës dhe teknikës nuk kemi bërë asgjë, thjesht asnjë send - më besoni këtë e them me shumë keqardhje. Vetëm profesor Abdussamed Selam nga Pakistani ka fituar Çmimin Nobël në fizikë. Sipas mendimit tim, kjo rënie dhe ky stagnim, paraqitet nga çasti kur filloi përçarja në mesin e myslimanëve. Gjithashtu, sot për sot problemi dhe pengesa kryesore për ngritjen tonë, është gjendja (statusi) kompleks (i komplikuar) mes Sheriatit dhe Fikhut. Në Kur’an kur flitet për Sheriatin qartë definohet se ai-Sheriati është plotësisht i qartë dhe i kapshëm për religjionet e shpallura, p.sh., Allllahu është i Vetmi Sundimtar i ekzistencës. Kjo në njëfarë mënyre është e njëjtë edhe në Dhjatën e Vjetër dhe në Dhjatën e Re, urdhrat e

190

EDUKATA ISLAME 87

Zotit…do të thotë, Ligji i All-llahut është Sheriati. Në Kur’an rreth 6000 ajete flasin mbi raportet mes All-llahut dhe njerëzve, ndërsa vetëm 200 ajete bëjnë fjalë për mënyrën e kryerjes së veprave dhe rregullave fetare. Pejgamberi ynë Muhammedi alejhisselam dhe pejgamberët tjerë janë dërguar si mësues të Zotit, të cilët asnjëherë me anë të forcës nuk i kanë thirrur njerëzit në fe. Fikhu është ligj që e krijoi njeriu, ndërsa Sheriati është Fjalë e Zotit. Tani, sipas mendimit tim, njëra ndër pengesat më kryesore dhe më të mëdha për përhapjen dhe zhvillimin e Islamit është (siç e thashë edhe më parë) raporti kompleks dhe i ndërlikuar mes Sheriatit dhe Fikhut; dhe me anë të nocionit Sheriat tentohet të arrihet platformë për krijimin e Fikhut të shekullit aktual, me tentativë që të mbizotërojë mbi Fikhun e shekullit të VI, X dhe XII të hixhretit. Ndaj, ja mu këtu lind pengesa e cila është kundër definicionit Sheriat, i cili përmendet në Kur’anin e Shenjtë. Ndoshta ky konstatim imi është i gabuar, por për këtë mbetet hapësirë për diskutim. Ne myslimanët çdoherë vonohemi në hap me kohën që jetojmë. Detyrë kryesore dhe imediate e ne myslimanëve të të gjithë botës, është krijimi i reformave dhe freskive brendapërbrenda mësimeve islame. Kuptohet qartë reformim jo ashtu siç është traditë të kuptohet në Perëndim, e as sipas të konceptuarit perëndimor të gjërave dhe çështjeve, por freski dhe reforma, të cilat plotësisht dhe ekskluzivisht do të ngrihen mbi bazat e Sheriatit, e jo mbi mësimet e Fikhut të shekullit të shtatë dhe të tetë sipas hixhretit. Detyra jonë është sqarimi i Ligjit. All-llahu në Kur’an - këtë detyrë na e ka lënë neve, ngase Sheriati është Ligj botëror dhe i përhershëm. Nëse kjo çështje bëhet e qartë për të gjithë besimtarët myslimanë, për ithtarët e Librit (krishterët dhe çifutët), për ndjekësit e sekteve të ndryshme (siç janë hindusët, budistët etj.) atëherë feja islame do të arrijë të tubojë rreth vetes shumë ithtarë. Në të kundërtën, siç janë duke vajtur punët, me përzierjen e Sheriatit me nocionin Fikh, ne, ruana Zot!, e ftojmë All-llahun në luftë me njerëzimin.”


INTERVISTË E HUAZUAR

191

Pyetje: “Në artin dhe filozofinë perëndimore, aktualisht vërehen elemente të dëshpërimit dhe gjendjes së pashpresë. Cilët janë shkaqet e një gjendjeje të këtillë?” R.Garodi: “Sipas mendimit tim, aktualisht nuk ekziston kurrfarë filozofie në Perëndim. Filozofia është drejtim i kuptimit të jetës, dhe lirisht mund të konstatoj se pas vdekjes së Bashlarit, madje edhe të Hajdegerit në Gjermani, më askush nuk merret me këtë nocion të quajtur-FILOZOFI. Ndaj edhe nuk ekziston më filozofi. Tani ekziston vetëm shqyrtimi i historisë së filozofisë, ngase vetë filozofia si filozofi është shkatërruar”. Pyetje: “Po për artin e Perëndimit çfarë mendoni?” R.Garodi: “Sot, edhe arti nuk ka më aspak lidhje me domethënien dhe kuptimin e jetës, dhe tërësisht e ka humbur kontinuitetin me realitetin dhe rolin e tij tejet të rëndësishëm që dikur kishte në shoqëri. Unë mendoj se arti i Perëndimit është totalisht në rënie dhe duke u shkatërruar. Pas vdekjes së “impresionistëve” të famshëm, e veçanërisht kohëve të fundit, pas vdekjes së Pablo Pikasos, nuk ka më piktor të njohur qoftë në Francë, Angli, Itali po madje edhe në Amerikë e gjetiu… Në letërsi po ashtu është e njëjta pamje. Më nuk ekzistojnë njerëz sikur Romen Rolani apo Rabindranat Tagora, ngase veprat e këtyre të dyve ngriheshin dhe ndërtoheshin mbi bazat e kuptimit të jetës. Ndërsa sot, romani aktual-bashkëkohor nuk është asgjë tjetër pos imitim i veprave të Xhejms Xhojsit dhe konceptit të mbrapshtë të të kuptuarit të jetës- në mënyrën bajate amerikane, ndaj pikërisht mu për shkak të kësaj- romanet janë duke u zhdukur, dhe si rrjedhojë edhe vetë letërsia duke u shkatërruar. Romanet e sotëm janë krejtësisht bosh, totalisht të zbrazët, mbisundon ideja e kotësisë në to, nuk pasqyrohen më figuraheronj të shëndoshë e të famshëm si dikur. Vërtet shtrohet pyetja dhe dilema: Çfarë domethënie ka letërsia bashkëkohore dhe romani aktual? Përgjigjja ime, për fat të keq do të ishte: Domethënien e shkatërrimit të jetës…”

192

EDUKATA ISLAME 87

Pyetje: Profesor, mund të na sqaroni pak mbi librat që i keni shkruar dhe mbi konceptet dhe pikëpamjet e Juaja para se ta pranonit Islamin dhe ndryshimin e tyre pas pranimit të Islamit? R.Garodi: “Nuk ka ndryshime. Ndryshimi i vetëm imi është shkëputja nga relacioni me kulturën perëndimore. (qeshet); Të kuptohemi, unë jam perëndimor, jam lindur në Perëndim, jam edukuar në frymën dhe kulturën tipike perëndimore, (qeshet sërish) por…por, qysh me kohë, siç e thashë edhe më parë, kam vërejtur dhe kam ndjerë se kultura perëndimore është në rënie totale dhe tërësisht buzë greminësshkatërrimit… Librin tim të parë mbi fenë islame e kam shkruar në vitin 1945, këtë libër e titullova “Kontributi i qytetërimit Islam ndaj qytetërimit botëror”, libër ky që menjëherë në vitin vijues-1946 u përkthye në gjuhën arabe. Më pas shkrova edhe librat tjerë, siç janë: “Dialogu i qytetërimeve”, “Perëndimi-është një aksident”, “Premtimet e Islamit”, “Islami fe e ardhmërisë” etj. Atëbotë akoma nuk e kisha pranuar Islamin, por më duhet sinqerisht të pranoj se çdoherë më ka tërhequr dhe fascinuar ky qytetërim, pra qytetërimi islam. Mendimet e mia nuk u ndryshuan aq shumë pas pranimit të Islamit, ngase, gati po të njëjtat koncepte dhe parime (me disa përjashtime kuptohet) që i lashë në Bibël, i gjeta me paraqitje të shkëlqyeshme dhe plotësisht të kapshme-logjike në Kur’anin e Shenjtë. Unë jetën time e nisa sipas traditës së Ibrahimit alejhisselam dhe plotësisht është e vërtetë se Islami dhe tradita e Ibrahimit- janë e njëjta rrjedhë, janë e njëjta gjë- feja e shpallur nga Një i Vetmi dhe i Madhi Zot. Ndaj, edhe nuk pësova ndonjë ndryshim të madh të koncepteve. Nga ky shkak disa pohojnë se unë u konvertova në fenë islame. Por unë them jo, pranimi i Islamit nga unë- nuk është konvertim (kthim), por është vazhdimësi e drejtimit tim kaherë të nisur në jetë, që kur jam lindur…” Pyetje: “Po të ardhmen e Islamit si e shihni?” R.Garodi: “Besoj se, kur nuk jemi në gjendje të bëjmë dallimin mes nocionit Sheriat dhe Fikh, për pasojë jemi të destinuar të shkojmë drejt izolimit, dhe në këtë rast nuk ka perspektivë për ne- myslimanët.


INTERVISTË E HUAZUAR

193

Në të kundërtën, kur do të tentojmë t’i mobilizojmë të gjithë besimtarët myslimanë, po madje edhe ithtarët e Librit (krishterët dhe çifutët) rreth Sheriatit të pastër-burimor, në luftë kundër monopolit dhe korrupsionit financiar bashkëkohor, atëherë do të kemi perspektivë dhe të ardhme të ndritur. Pra, vetëm Sheriati është forca lëvizëse e kreativitetit në Islam. Ndaj, pikërisht mu për këtë një pjesë të konsiderueshme të librave të mia ia kam kushtuar Sheriatit, ngase më duhet përsëri të potencoj se Sheriati i sotëm nuk ngrihet mbi bazat e Sheriatit të shpallur në Kur’an. Kur’ani i Shenjtë është vërejtje gjithëpërfshirëse e Zotit, vetë Fjala e Tij, ndërsa Fikhu është krijuar nga njerëzit dhe kurrsesi nuk është Fjalë e Zotit”. Pyetje: “Profesor ju lutem, po ardhmërinë e Perëndimit si e shihni?” R.Garodi: “Sipas mendimit tim, është e domosdoshme, madje imperativ i kohës, që i tërë njerëzimi t’i kthehet Sheriatit të All-llahut, do të thotë, të pranojë për moto parimin: “All-llahu është Sundimtari i Vetëm Absolut, Udhëheqësi Suprem dhe Ai i Cili i koordinon të gjitha çështjet tona”; dhe mu kjo është rruga e vetme e shpëtimit për gjeneratat e ardhshme. Ndaj, jam i mendimit se pikërisht ne - myslimanët duhet të jemi udhëheqësit dhe bartësit e këtij misioni të shenjtë fisnik, dhe njëherësh të shërbejmë si model për të tjerët, në të kundërtën, nëse ne nuk e bëjmë këtë gjë, atëherë plotësisht me të drejtë shtrohet pyetja: Kush tjetër mund ta bëjë një gjë të tillë? Gëzon fakti që, hë për hë, edhe të tjerët kanë filluar bukur mirë ta kuptojnë këtë gjë. Prandaj, unë i motivuar nga kjo gjë, mora një libër timin dhe shkova për diskutim në një kishë katolike. Dhe sot, çdoherë kur dëshirojmë të diskutojmë apo të bisedojmë rreth ndonjë çështjeje, së pari njëri nga peshkopët i pari e merr fjalën dhe e mban fjalimin hyrës, ngase pikërisht në këtë mënyrë dëshirojmë ta prezantojmë Islamin - ashtu edhe siç është ai në të vërtetë - tolerant dhe i ngrohtë. Në Kordovë, ashtu siç përmenda edhe më parë, për çdo vit rreth njëqindmijë (100.000) vizitorë e vizitojnë të vetmin muze në Spanjë, i cili ka gjëra mjaft interesante mbi Islamin… Synimi dhe caku ynë është që

194

EDUKATA ISLAME 87

gjithnjë ta prezantojmë-paraqesim Islamin përmes gjuhës - të cilën e kuptojnë të gjithë…” “Profesor Rozhe ishte kënaqësi që bashkëbiseduam me Ju dhe ju falënderojmë për kohën që ndatë me ne. Njëherësh ju urojmë shëndet dhe përsëri të na befasoni për të mirë me ndonjë libër që pena Juaj vërtet ka ditur të jetë e mrekullueshme dhe qasjet e Juaja kanë qenë gjithnjë mjaft interesante dhe tërheqëse. Edhe një herë ju faleminderit dhe Zoti ju ruajt!” Rozhe Garodi: “Ju lutem, edhe për mua ishte kënaqësi. Ju faleminderit edhe juve, dhe Zoti të gjithëve na ndihmoftë!”

Shqipëroi nga anglishtja: Ahmed R. Ramadani


INTERVISTË E HUAZUAR

195

Roger Garaudy

ISLAM AND THE WEST (Summary) Roger Garaudy is a distinguished French philosopher whose thoughts and works are widely discussed. His life and works in the area of philosophy, religion and politics have always attracted attention. He has written more than 40 books, which have been translated in many languages. The following are some of his most distinguished works: “Marxism in the th

20 century”, “The Case of Israel”, “The Mosque, Mirror of Islam”, “Dialogue of civilizations”, “The Occident is an Accident”, etc.

‫اﻻﺳﻼم و اﻟﻐﺮب‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ‫ﻳﻌﺘﱪ روزﻩ ﺟﺎرودى أﺣﺪا أﻛﺜﺮ اﻟﺸﺨﺼﻴﺎت ﺷﻬﺮة ﰲ اﳌﺪال اﻟﺜﻘﺎﰲ و اﻓﻄﺎرﻩ و‬ ‫اﻋﻤﺎﻟﻪ ﺗﻌﺘﱪ ﳏﻮر ﻧﻘﺎش ﰲ اﻻوﺳﺎط اﻟﻌﻠﻤﻴﺔ اﳌﺨﺘﻠﻔﺔ ان ﺣﻴﺎﺗﻪ اﻟﻨﺸﻄﺔ و اﻋﻤﺎﻟﻪ‬ ‫اﻟﻜﺜﲑة ﰲ ﻣﺪال اﻟﻔﻠﺴﻔﺔ و اﻟﺪﻳﻦ و اﻟﺴﻴﺎﺳﺔ ﻛﺎﻧﺖ ﻣﻮﺿﻊ اﻫﺘﻤﺎم ﻟﻠﺮاى اﻟﻌﺎم‬ .‫ ﻫﻮ ﻣﺆﻟﻒ أﻛﺜﺮ ﻣﻦ ارﺑﻌﲔ ﻛﺘﺎﺑﺎ ﰎ ﺗﺮدﻣﺘﻬﺎ ﻏﻠﻰ أﻛﺜﺮ اﻟﻠﻐﺎت اﻟﻌﺎﳌﻴﺔ‬.‫اﻟﻌﺎﳌﻰ‬


198

EDUKATA ISLAME 87

1990

BIBLIOGRAFI

2. Seminari i XVI-të Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 15-28 gusht 1990. Organizator: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filologjik, Kumtesa: "Lidhjet e Mehmet Ali Pashës të Egjiptit me parinë shqiptare në dritën e dokumenteve të Arkivit Kombëtar të Egjiptit në Kajro".

1991

PJESËMARRJA E MR. QEMAJL MORINËS NË TRYEZA, LIGJËRATA, SESIONE, KONFERENCA DHE SIMPOZIUME SHKENCORE (1978-2008) Hyrje Në faqet vijuese po paraqesim pjesëmarrjen e Mr. Qemajl Morinës në tryeza, ligjërata, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore, në mënyrë kronologjike brenda dhe jashtë vendit. Këtu përfshihet periudha prej vitit 1978 deri në vitin 2008. Nga kjo pasqyrë bibliografike shihet se ai ka qenë mjaft aktiv dhe frytdhënës në shumë aspekte të jetës shkencore. Dallohet në veçanti aktiviteti i tij në aspektin e dialogut ndërfetar si brenda në Kosovë dhe jashtë saj. Vlen të përmendet me këtë rast se shumica e këtyre kumtesave apo ligjëratave janë botuar në organet e shtypit të Bashkësisë Islame apo në shtypin ditor si dhe në atë të vendeve ku janë paraqitur kumtesat në fjalë. Për t'u njohur më tepër me këtë, lexuesit dhe studiuesit mund t'i referohen "Edukatës Islame" nr. 85, të vitit 2008, ku është botuar "Bibliografia e punimeve të tij 1978-2007".

1978 1. Konferenca Shkencore: "100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, (6-9 qershor 1978). Organizator: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë. Kumtesa: "Qëndrimi i shtypit arab ndaj Lidhjes së Prizrenit".

3. Demokratizimi i Shqipërisë dhe lirimi i fesë, Tiranë 11-20 prill 1991. Vizita disa qyteteve të Shqipërisë dhe mbajtja e disa ligjëratave. 4. Konferenca e parë e myslimanëve të Evropës Lindore: "Perspektiva e myslimanëve në Evropën Juglindore", Sarajevë, 3-4 shtator 1991 . Organizator: Meshihati i Bashkësisë Islame i Bosnjë e Hercegovinës - Sarajevë. Universiteti Islamik Muhamed bin Saud - Riad. Kumtesa: "Gjendja e myslimanëve në Kosovë me fillimin e shkapërderdhjes së Federatës jugosllave".

1992 5. Vizita e disa qendrave shqiptaro-islame në Evropë: Zvicër, Gjermani, Angli, Belgjikë, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Austri. 10-30 mars 1992. Mbajtja e ligjëratave fetare nëpër qendrat në fjalë. 6. Simpoziumi Ndërkombëtar: "Feja, kultura dhe tradita Islame ndër shqiptarët", Prishtinë, (15-17 tetor 1992). Organizator: Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës - Prishtinë. Kumtesa: "E vërteta dhe paragjykimet për Islamin në botë dhe ndër shqiptarët".


BIBLIOGRAFI

199

7. Tryezë shkencore: "Kontributi i Hafiz Ali Ulqinakut, në kultivimin e ndjenjave fetare dhe kombëtare te shqiptarët". Ulqin, (15 nëntor 1992). Organizator: Këshilli i Bashkësisë Islame - Ulqin ART klub - Ulqin

1995 8. Kongres: "Ardhmëria e lëvizjeve islame në botë", Kartum, 25-29 prill 1995. Organizator: Kongresi Popullor Arab i Sudanit. Referati: "Gjendja aktuale e myslimanëve në Ballkan". 9. Seminar: "Pasojat e konflikteve në ish- Federatën Jugosllave" Veronë (Itali), 2-8 maj 1995. Kumtesa: "Roli i fesë në konfliktin e ish-Jugosllavisë".

200

EDUKATA ISLAME 87

14. Samiti islamik evropian, "Islami në Evropë". Vaimar- Gjermani, (20-21 dhjetor 1997) Kumtesa: "Kosova nën terrorin shtetëror serb".

1998 15. Programi i vizitorëve ndërkombëtarë (I) (SHBA): Uashington DC - Memphis (Tennesee) - Los Angelos (California) Chicago (Illonois) - New York (Neë York) 31 maj- 19 qershor 1998. Vizita, takime, biseda të ndryshme akademike, politike, fetare etj. Organizator: Departamenti i Shtetit. 16. Konferenca e Bordit të Organizatës për Thirrje Islame, Kartum, (15-19 shator 1998). Organizator: Organizata për Thirrje Islame, Kartum. Kumtesa: "Kosova para një agresioni të ri serb".

1996 10. Kongres: Pjesëmarrje në Kongresin e Refahut, Ankara 15-17 nëntor 1996.

1997 11. Konferencë vjetore e Ministrisë së Vakëfeve dhe çështjeve Islame Kajro 15-20 korrik 1997. Tema: "Dialogu ndërfetar islamik-krishterë" 12. Simpozium: "Ndikimet e ndërsjella midis kulturave dhe civilizimeve". Aman, 22-24 korrik 1997. Organizator: Akademia Mbretërore e Shkencave. 13. Vizita Klubeve shqiptare në Zvicër. Zvicër, 07-14 qershor 1997 Tema: "Aktualitete nga Kosova" (takime me shqiptarët përkohësisht të punësuar në Zvicër, në kuadër të një delegacioni të përbashkët. Organizator: Lidhja Demokratike - Dega në Zvicër Pjesëmarrës: Fatmir Sejdiu, (Lidhja Demokratike), Qemajl Morina (Bashkësia Islame e Kosovës), Dom Lush Gjergji (Kisha Katolike).

1999 17. Konferenca: "Konferenca e Paqes për Kosovën" Vjenë, 15-16 mars 1999. Organizator: "Fondacioni i ndërgjegjes", Nju-Jork Kumtesa: "Si ta kthejmë Kosovën në oazë të Paqes"? 18. Konferencë: "Përgatitje për Konferencën e Amanit" Budapest,15-17 gusht 1999. Tema: "Dialogu ndërfetar në Kosovë". 19. Kongresi Përgjithshëm Ndërkombëtar: "Fetë për paqe" Aman, 30.10-2.11.1999. Kumtesa: "Rëndësia e dialogut ndërfetar në Kosovë".


BIBLIOGRAFI

201

2000 20.. Konferencë: "Konferenca e Sarajevës mbi normat e përbashkëta". Sarajevë, 7-9 shkurt 2000. Deklarata e përbashkët e Bashkësive Fetare të Kosovës mbi normat e përbashkëta". 21. Takim: Takimi i katërt i Këshillit Islamik për Euro-Azi. Sarajevë, 25-28 korrik 2000. Diskutime: Rreth problemeve të çështjeve islame të Euro-Azisë. 22. Sesion shkencor: "Dialog mes civilizimeve". Shkup, 13 shtator 2000. Tema: "Dialog mes civilizimeve". Kontributi: Diskutim. 23. Konferencë shkencore: "Kosove 1999-2000, mbijetese etnokulturore". Prishtinë, 15-16 dhjetor 2000. Organizues: Instituti i Kulturës popullore - Tiranë. Instituti Albanologjik - Prishtinë. Kumtesa: "Ndikimi i faktorit fetar në emrat e sotëm vetjakë"

2001 24. Tribunë publike: "Keqkuptimet midis Islamit dhe Krishterimit", Prishtinë 19-21 shkurt 2001. Organizator: Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Teatri Dodona, Prishtinë. Pjesëmarrës në debat: Dr. Geroge Houssney nga SHBA-të për Krishterimin Mr. Qemajl Morina nga BIK-u për Islamin. Temat: Psikologjia e religjionit në Krishterim dhe Islam. Letërsia e Biblës dhe e Kur'anit.

202

EDUKATA ISLAME 87

25. Seminar: "Ndërtimi i Komunitetit në mes të Komuniteteve religjioze shqiptare të Kosovës". Prishtinë, 10-12 korrik 2001. Organizues: Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Uashington, SHBA. 26. Tryeza shkencore: "Promotorë të vlerave" Mavrovë, (Maqedoni), 29-31 korrik 2001. Organizator: Forumi Rinor Islam. Kumtesa: "Kontributi i veprimtarëve të proveniencës islame në rrafshin kombëtar". 27. Konferencë: "Konferenca e Osllos për Dialogun dhe pajtimin ndërfetar në Kosovë". Osllo, 29 gusht- 2 shtator 2001. Tema: "Dialogu dhe pajtimi ndërfetar në Kosovë". Kumtesa: "Si të kthehet besimi në Kosovën e pasluftës?" 28. Ligjëratë: "Ligjërata para priftërinjve të KFOR-it lidhur me dialogun ndërfetar në Kosovë". Prishtinë, (Shtabi i KFOR-it ), 10 nëntor 2001. Ligjëruan: Përfaqësuesit e tri Bashkësive fetare, Q. Morina (BIK), Dom Shan Zefi (Kisha Katolike) dhe Sava Janjiq, (KOS). 29. Simpoziumi: "Fetë punojnë bashkërisht për Paqe me drejtësi dhe kundër dhunës dhe terrorit". Nju-Jork, 23-24 tetor 2001 Gjykimi i sulmeve të 11 shtatorit.


BIBLIOGRAFI

203

2002

204

EDUKATA ISLAME 87

2003

30. Konferencë ndërfetare: "Roli i Bashkësive fetare në kthimin e mirëbesimit në Kosovë" Ohër, 13 maj 2002. Organizator: Konferenca Botërore fetë për Paqe. Kumtesa: "Kontributi i Bashkësisë Islame për normalizimin e gjendjes në Kosovën e pasluftës". 31. Projekti hulumtues: Hulumtimi dhe regjistrimi i dorëshkrimeve orientale - islame në Kosovë (2002-2004). Iniciues: (BUK), (BIK), (Orientalistika). Financues: Zyra Amerikane në Prishtinë.

34. Muaji i kulturës pranë FSI-së: Prishtinë, 25 janar 2003. Organizator: FSI-ja. Kumtesa: "Veçoritë e fesë islame".

32. Promovimi i botimeve të Shtëpisë Botuese "El-Kalem" nga Sarajeva, Prishtinë, (Instituti Albanologjik), 18 tetor 2002. Organizator: Bashkësia Islame e Kosovës. Referati: "Roli i shtypit dhe literaturës islame në gjuhën boshnjake në ngritjen e vetëdijes islame në Kosovë."

36. Tryeza shkencore: Shtresimet e identitetit kulturor shqiptar, Prishtinë, 20 prill 2003, Organizator: Shoqata kulturore, "Zëri ynë", Prishtinë. Kumtesa: "Identiteti kulturor i inteligjencës shqiptare".

33. Konferenca ndërkombëtare: "Marrëdhëniet ndëretnike dhe toleranca e religjioneve" Tiranë, (11-12 dhjetor 2002). Organizator: Fondacioni Friedrich - Ebert - Stiftung - Prishtinë Instituti për Studime Ballkanike, Tiranë Kumtesa: "Baza doktrinore e tolerancës islame".

35. Tryezë e rrumbullakët: "Shtypi Islam: Analizë dhe probleme". Tiranë, 1 mars 2003. Organizator: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam Tiranë. Kumtesa: "Shtypi islam në Kosovë: sfidat dhe problemet".

37. Programi i vizitorëve ndërkombëtarë (II) SHBA: Islami në Amerikë. Projekt rajonal për Botën Islame Uashington DC - Raleigh/ Durham (Karolina Veriore) - Dallas (Texas) - Chicago (Illinois), 21 qershor - 12 korrik 2003. Vizita, takime, biseda të ndryshme akademike, politike, fetare etj. Me një grup akademikësh nga Maroku (3), Arabia Saudite (1), Omani (1), Palestina (2), Kosova (1). Organizator: Departamenti i Shtetit. 38. Kongresi i Dytë: Këshilli i Liderëve fetarë të Evropës, Fetë për Paqe Sarajevë, 29 shtator - 1 tetor 2003. Organizator: Konferenca Fetë për Paqe, Nju- Jork. Kumtesa: "Kontributi i Bashkësive fetare në dialogun ndërfetar në Kosovë".


BIBLIOGRAFI

205

39. Simpozium i dytë ndërkombëtar: "Qytetërimi islam në Ballkan", Tiranë, 5-7 dhjetor 2003. Organizator: Qendra e Kërkimeve për Historinë, Artin dhe Kulturën Islame - Stamboll, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Universiteti i Tiranës Kumtesa: "Ndikimi i faktorit islam në emrat vetjakë te shqiptarët". 40. Simpozium shkencor: "50 vjet përpjekje për studime albanologjike", Prishtinë (18-19 dhjetor 2003). Organizator: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Kumtesa: "Trajtimi i gjurmëve të kulturës islame në romanin "Kështjella" të Ismail Kadaresë."

2004 41. Konferencë: "Dialogu ndërmjet civilizimeve të vendeve të Mesdheut”. Kajro, 10-12 prill 2004. Organizator: Universiteti i Kajros, Fakulteti Ekonomik dhe i Shkencave Politike. Kumtesa: "Kontributi i bashkësive fetare në thellimin e dialogut ndërfetar në Kosovë". 42. Tribunë: "Pasojat lokale dhe ndërkombëtare të ngjarjeve të marsit 2004 për Kosovën". Prishtinë, 2 qershor 2004. Organizator: Shoqata kulturore "Zëri ynë" Prishtinë. Tema: "Pasojat në aspektin fetar". 43. Tryezë e rrumbullakët: "Gjendja dhe perspektiva e sistemit arsimor fetar në suaza të Bashkësisë Fetare Islame" Shkup, 17 maj 2004. Organizator: Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup. Kumtesa: "Angazhimi i Bashkësisë Islame të Kosovës në zhvillimin e arsimit universitar islam në kuadër të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës".

206

EDUKATA ISLAME 87

44. Tryezë shkencore: "100 vjetori i vdekjes së Sami Frashrit". Prishtinë, 25 qershor 2004. Organizator: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë Kumtesa: "Koncepti islam i Sami Frashrit në veprën e tij "Përhapja e Islamit". 45. Tribunë: "Feja si faktor për të ardhmen e Kosovës" Shkup, 28 korrik 2004 Organizator: Forumi Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentacion Pjesëmarrës: Qemajl Morina (BIK), Dom Lush Gjergji (Kisha Katolike) dhe Sava Janjiq (KOS). 46. Kongresi i tretë: Këshilli i liderëve fetarë të Evropës, Fetë për Paqe Bruksel, 7-10 nëntor 2004 Tema: "Stabiliteti, demokratizimi dhe Paqja në Kosovë".

2005 47. Seminar: "Roli i religjionit në Kosovë" Brezovicë, 11 maj 2005.. Referues: Mr. Qemajl Morina, Fakulteti i Studimeve Islame - Prishtinë. Dr. Dom Lush Gjergji, Vikar gjeneral i Kishës Katolike. Kumtesa: "Roli dhe ndikimi i religjionit në ndërtimin e një shoqërie paqësore". Organizator: KARITAS-i i Kosovës, Ferizaj. 48. Konferencë shkencore: "Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe" Tiranë, 6 qershor 2005. Organizator: Akademia e Shkencave, Tiranë dhe ISESCO, Maroko Tema: "Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe" Kumtesa: "Trajtimi i disa termave fetare në leksikun e gjuhës shqipe".


BIBLIOGRAFI

207

49. Tribunë: "Dukuritë negative në shoqërinë kosovare dhe eliminimi i tyre" Pejë, 25 tetor 2005. Organizator: Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë. 50. Seminar: "Historia e Evropës dhe Islamit" Strazburg, (Francë): 14-21 gusht 2005. Organizator: Federata e të Rinjve të Gjelbër të Evropës (FYEG). Ligjërata: "Evropa dhe Islami e kaluara dhe e tashmja". 51. Seminar: "Ndërtuesit e paqes". Jerusalem, 25 shtator- 2 tetor 2005. Vizita, takime, bisedime të ndryshme në pjesën perëndimore të lumit Jordan dhe Jerusalem. 52. Konferencë shkencore: "Terminologjia islame në gjuhën shqipe". Prishtinë, 10 nëntor 2005. Organizator: Akademia e shkencave dhe Arteve e Kosovës Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë Kumtesa: "Përpjekje për unifikimin e terminologjisë islame në gjuhën shqipe". 53. Tryezë: "Koekzistenca dhe bashkëjetesa në Kosovë" Prishtinë, 26 nëntor 2005. Organizator: KARITAS-i i Kosovës Kumtesa: "Rrjedhat e dialogut ndërfetar në Kosovën e pasluftës". 54. Ligjëratë: Me rastin e 200-vjetorit të ardhjes së Mehmet Ali Pashës vali i Egjiptit Prishtinë, 22 nëntor 2005. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Tema: "Lidhjet e Mehmet Ali Pashës me parinë shqiptare në dritën e dokumenteve të Arkivit Kombëtar të Egjiptit në Kajro".

208

EDUKATA ISLAME 87

55. Konferenca ndërfetare: "Forcimi i Paqes dhe stabilitetit nëpërmes bashkëpunimit rajonal". Tiranë, 16-18 nëntor 2006. Organizator: Konferenca Botërore: "Fetë për Paqe". Kumtesa: "Roli i edukimit fetar në shoqëritë bashkëkohore". 56. Sesion përkujtimor: "Roli i hafiz. Sabri Koçit në rikthimin e vlerave fetare dhe demokratike në Shqipëri". Tiranë, 19 nëntor 2005. Organizator: Bashkësia Islame e Shqipërisë Instituti Shqiptar i Mendimit dhe qytetërimit islam Shoqata kulturore atdhetare "Cermenika". Kumtesa: "Hafiz Sabri Koçi - ambasador i çështjes shqiptare në botë." 57. Konferencë: "Konferenca e dytë e Paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar për Evropën Juglindore, Kaukasinë dhe Azinë Qendrore". Stamboll, 7-9 nëntor 2005. Organizator: Fondacioni i Ndërgjegjes, Nju-Jork (SHBA). Kumtesa: "Kontributi i bashkësive fetare në demokratizimin dhe paqen në Kosovë". 58. Tryezë e rrumbullakët: "Dialogu ndëretnik, ndërfetar dhe integrimet". Prishtinë, 26 nëntor 2005. Organizator: SHBH "Nëna Tereze" Qendra për Rajonizim OSBE - Misioni në Kosovë Kumtesa: "Vështërsitë në rikthimin e besimit të ndërsjellë". 59. Tryezë shkencore: "200-vjetori i vendosjes së Mehmet Ali Pashës vali i Egjiptit". Prishtinë, 5 dhjetor 2005 Organizator: Instituti i Historisë i Kosovës Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë Kumtesa: "Mehmet Ali Pasha dhe dinastia shqiptare e Egjiptit (18051952).


BIBLIOGRAFI

209

60. Ligjëratë: Fakulteti i Shkencave Islame dhe Fakulteti Ortodoks, Shkup Shkup, 5-6 dhjetor 2005. Tema: "Rëndësia e dialogut ndëretnik dhe ndërfetar midis institucioneve arsimore-fetare".

2006 61. Kongresi shkencor i njëmbëdhjetë: "Kultura e frikës" Organizator: Universiteti i Filadelfisë, Fakulteti i Filologjisë. Aman, 24-26 prill 2006. Kumtesa: "Frika nga transversalja e gjelbër në Ballkan". 62. Ligjëratë: Universiteti "Al-Al-Bejt", Aman, Jordan Aman, 4 prill 2006. Tema: "Islami në Ballkan e kaluara dhe e tashmja" 63. Konferencë: Konferenca ndërfetare në Patrikanën e Pejës. Pejë, 2-3 maj 2006. Nikoqir: Kisha Ortodokse Serbe. Organizues dhe sponzorues: Kisha Norvegjeze për ndihma (NCA) Diskutime dhe propozime për të ardhmen. 64. Seminar: "Konferenca rajonale të ndërtuesve të Paqes: Nga Jerusalemi deri në Beograd". Beograd, Temerin, Nish, Bujanoc dhe Preshevë, 8-11 maj 2006. Organizator: KARITAS-i i Serbisë dhe Malit të Zi. Tema: "Si t'u kthehet Serbia fqinjëve të saj"? 65. Tribunë: "Shpalosje portreti Dom Lush Gjergji” Ferizaj, 21 qershor 2006. Organizues: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe sport dhe Shoqata Hekas "Nikë Prela" Kumtesa: "Kontributi i Dr. Dom Lush Gjergjit në pajtimin e gjaqeve në Kosovë".

210

EDUKATA ISLAME 87

66. Seminari i Njëmbëdhjetë me imamë: Prishtinë, 9 shtator 2006. Organizator: Kryesia e BIK-ut. Kumtesa: "Roli i Bashkësisë Islame në periudhën e pas statusit të Kosovës". 67. Seminar: "Duke ndërtuar paqen, falënderojmë Zotin" Krk, (Kroaci), 20-24 shtator 2006. Organizator: Konferenca Rajonale e Kroacisë Kumtesa: "Dialogu ndërfetar në Kosovë: sfidat dhe përgjegjësitë". 68. Vizitë hulumtuese: Institucionet edukativo-arsimore në Stamboll Stamboll, 22-27 nëntor 2006. Nikoqir: Fondacioni kulturor-arsimor "Atmosfera", Stamboll. 69. Konferencë: "Federata për Paqe universale Pajisja me Vizionin dhe Udhëheqjen për një Botë të Paqes dhe Zhvillimit Njerëzor të Qëndrueshëm". Prishtinë, 14-16 dhjetor 2006. Organizator: Federata për Paqe Universale. Kumtesa: "Nevoja për një dialog ndërfetar të sinqertë në Kosovë". 70. Tryezë: "Kosova shtet i pavarur dhe sovran" Prishtinë, 20 dhjetor 2006 Organizator: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës Kumtesa: "Kosova e pavarur dhe sovrane-aspekti fetar".


BIBLIOGRAFI

211

2007 71. Studime: "Ndërtuesit e paqes" 2007 Sarajevë, 26-29 mars 2007 Organizator: Karitasi Ipeshkvnor i Bosnjë e Hercegovinës Kumtesa: "Kosova shtatë vjet pas luftës". 72. Programi i vizitorëve ndërkombëtarë.(III): Programi i udhëheqësve. Uashington DC - Detroid (Michigan) - Luisvill - Nju-Jork, 22 prill 5 maj 2006. Vizita, takime, biseda të ndryshme me Myftiun e Kosovës. 73. Konferencë Ndërkombëtare: "Çështje të popullatës në kontekstin Islam". Kajro, 7-9 qershor 2007. Organizator: Qendra Ndërkombëtare për popullatë Instituti i Qendrës për Studime e Hulumtime në "al-Az-har" Kumtesa: "Çështja e popullatës mes Lindjes dhe Perëndimit". 74. Tryezë shkencore: "Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në raport me realitetin shqiptar sot" Prizren, 12 qershor 2007. Organizator: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës Tema: "Faktori fe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sot". 75. Konferencë: "Pajtimi nacional dhe sigurimi human" Prizren, 16-17 qershor 2007. Organizator: Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim Kumtesa: "Përvoja e dialogut ndërfetar në Kosovë".

212

EDUKATA ISLAME 87

2008 76. Tribunë: "Trafikimi i qenieve njerëzore - krim kundër njerëzimit" Ferizaj, 25 shkurt 2008. Organizator: Karitasi Ferizaj Kumtesa:"Trafikimi i qenieve njerëzore-krim kundër njerëzimit, aspekti islam". 77. Simpoziumi shkencor: "Jeta dhe vepra e akademik Ali Hadrit" Prishtinë, 3 mars 2008. Organizator: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës Instituti i Historisë - Prishtinë Departamenti i Historisë Kumtesa: "Polemika e akademik Ali Hadrit me Nijazi Limanovin rreth përhapjes së Islamit në Maqedoni". 78. Konferencë: Këshilli i liderëve fetarë Fetë për paqe, Berlin, 3-5 mars 2008 Organizator: Këshilli i liderëve fetare të Evropës Fetë për paqe, Gunnar Stalset dhe Francois Perez. Pjesëmarrës: Qemajl Morina (BIK), Dom Lush Gjergji e Dom Shan Zefi (KK), si dhe dy priftë nga Kisha Ortodokse serbe njëri nga Berlini e tjetri nga Hanoveri. Kumtesa: "Intensifikimi i dialogut ndërfetar në Kosovën e pavarur". 79. Manifestime: Dyzet vjet të revistës "Edukata Islame” Prishtinë, 26 mars 2008. Organizator: Redaksia "Edukata Islame" Kumtesa: "Rrugëtimi prej katër dekadash i revistës "Edukata Islame".


BIBLIOGRAFI

213

80. Sesion shkencor: "Jeta dhe vepra e Myderriz Sherif Ahmetit (19201998)”. Prishtinë, 17 prill 2008. Organizator: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës Fakulteti i Studimeve Islame Medreseja e Mesme "Alaudin" Prishtinë Kumtesa: "Mulla Sherif ef. Ahmeti, myderriz në Medresesë e Mesme "Alaudin" të Prishtinës." 81. Seminar: "Evropa post-sekulare - Feja dhe sfera publike" Prishtinë, 20-21 prill 2008 Organizator: Instituti Kosovës për gazetari dhe komunikim Tema: "Formimi sekular: Krishterimi dhe Islami" Komentim i ligjëratës së Talal Esad nga Universiteti i Nju Jorkut (i biri i austriakut Muhamed Asadit që ka pranuar Islamin në shekullin njëzet"). 82. Konferencë: Takimi ndërfetar evropian 2008. Roveretto (Itali), 22-25 maj 2008. Organizator: Këshilli i liderëve fetar për Evropë, Fetë për Paqe Tema: "Përse po ngec dialogu ndërfetar në Kosovë?" 83. Simpozium: "Nevoja e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor për arritjen dhe vazhdimin e stabilitetit në Ballkan". Prishtinë, 27 maj 2008. Organizator: Fondacioni për Arsim dhe Kulturë "Atmosfera", Stamboll. Kumtesa: "Domosdoshmëria e dialogut ndërfetar në Kosovë". 84. Konferenca shkencore: "130 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" Prishtinë, 10 qershor 2008. Organizator: Instituti i Historisë - Prishtinë. Kumtesa: "Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas revistës "al-Xhinan" të Bejrutit".

214

EDUKATA ISLAME 87

85. Konferencë: "Kosova dhe Bota Arabe" (I). Aman, 13-15 korrik 2008. Organizator: Qendra "Al-Kuds" për Studime Politike dhe Forumi 2015. Kumtesa: "Islami, demokracia dhe sekularizmi, rasti i Kosovës". 86. Konferencë : "Kosova dhe Bota Arabe" (II). Prishtinë, 25 gusht 2008. Organizator: Forumi 2015, Prishtinë. Kumtesa: "Si t'i qasemi Botës Arabe?" 87. Konferencë ndërkombëtare: Stiklestad/ Trondheim, (Norvegji ), 26-28 korrik 2008. Tema: "Vendet e shenjta - vende për konflikt apo dialog" Organizator: Qendra e Osllos për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut. Kumtesa: "Objektet fetare në Ballkan caqe të sulmeve".

Përgatiti: F. M


BIBLIOGRAFI

215

B i b l i o g r a p h y

THE LIST OF ROUND TABLES, LECTURES, SCIENTIFIC SESSIONS, CONFERENCES AND SYMPOSIUMS ATTENDED BY QEMAJL MORINA BETWEEN 1979 AND 2008 (Summary) Below is the list of round tables, lectures, scientific sessions, conferences and symposiums attended by Qemajl Morina in Kosova and abroad (presented in a chronological manner). The list covers the period between 1979 and 2008. Mr. Morina was mostly active in promoting inter-religious dialogue in Kosova and abroad. It is worth mentioning that most of his presentations were published by the organs of the Islamic Community of Kosova, the daily press, etc. In order to learn more about the abovementioned see “Edukata Islame” no. 85.

‫اﺷﺘﺮاك ﻛﻤﺎل ﻣﻮرﻳﻨﺎ ﻓﻲ ﻧﺪوات و ﻣﺤﺎﺿﺮات و ﻣﺆﺗﻤﺮات ﻋﻠﻤﻴﺔ‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬

:‫ﻣﺪﺧﻞ‬ ‫ﰲ اﻟﺼﻔﺤﺎت اﻟﺘﺎﻟﻴﺔ ﺳﻮف ﻧﻘﺪم ﻣﻌﻠﻮﻣﺎت ﻋﻦ اﺷﱰاك اﳌﺎﺟﺴﺘﲑ ﻛﻤﺎل ﻣﻮرﻳﻨﺎ ﰲ‬ ‫ و ﻧﺘﻀﻤﻦ اﻟﻔﱰة ﻣﻦ‬.‫ﻧﺪوات و ﳏﺎﺿﺮات و ﻣﺆﲤﺮات ﻋﻠﻤﻴﺔ داﺧﻞ و ﺧﺎرج ﻛﻮﺳﻮﻓﺎ‬ ‫ و وﻓﻘﺎ ﳍﺬﻩ اﳌﻌﻄﻴﺎت اﻟﺒﻴﺒﻠﻮﻏﺮاﻓﻴﺔ ﻳﺘﻀﻊ ﺑﺎﻧﻪ ﻛﺎن‬2008 ‫ ﺣﱴ ﺳﻨﺔ‬1978 ‫ﺳﻨﺔ‬ ‫ و ﻳﺘﻤﻴﺰ دورﻩ ﰲ‬.‫ﻧﺸﻂ و ﺳﺎﻫﻢ ﻣﺴﺎﳘﺔ ﻓﻌﺎﻟﺔ ﰲ ﳎﺎﻻت ﻋﺪﻳﺪة ﻟﻠﺤﻴﺎة اﻟﻌﻠﻤﻴﺔ‬ ‫ و ﳚﺪر ﺑﺎﻟﺬﻛﺮ ﻫﻨﺎ ان‬.‫ﻣﻠﻒ ﺣﻮار اﻻدﻳﺎن ﺳﻮاء ﻛﺎن داﺧﻞ ﻛﻮﺳﻮﻓﺎ و ﺧﺎرﺟﻬﺎ‬ ‫ و ﳌﻌﺮﻓﺔ اﳌﺰﻳﺪ ﻋﻦ‬.‫اﻟﻴﻮﻣﻴﺔ ﰲ ﻛﻮﺳﻮﻓﺎ أو ﰲ اﻟﺒﻼد اﻟﱵ ﰎ ﻋﻘﺪ اﻟﻨﺪوات و اﳌﺆﲤﺮات‬ ‫ )اﻟﱰﺑﻴﺔ اﻻﺳﻼﻣﻴﺔ( اﻟﻌﺪد‬Edukata Islame ‫ﻫﺬا اﳌﻮﺿﻮع ﳝﻜﻦ اﻟﺮﺟﻮع إﱃ ﳎﻠﺔ‬ ‫ ﺣﻴﺚ ﰎ ﻧﺸﺮ ﺑﻴﻠﻮﻏﺮاﻓﻴﻬﺎ اﳌﻘﺎﻻت اﳋﺎﺻﺔ ﺑﻪ ﺧﻼل اﻟﻔﱰة ﻣﻦ‬2008 ‫ ﻟﺴﻨﺔ‬10 (2007-1978)


218

ES E

Tajib Salih - (Sudan)

KOHA E SHPËRNGULJES NË VERI - (4) U ndala te dera shtëpisë së gjyshit tim në mëngjes - një derë e madhe e vjetër prej dërrasave të një druri të fortë. Me siguri ai do të ketë marrë dërrasat e një trupi të tërë, të cilin e kishte ndërtuar djali i alBasirit - inxhinieri i fshatit, i cili nuk e kishte mësuar zdrukthëtarinë në shkollë. Ai po ashtu ndërtonte rrotat e kerreve të drurit dhe kanatat e tyre. Ishte i specializuar në njohën e gomarëve dhe askush nuk blinte gomar pa u konsultuar me të. Djali i al-Basirit ende është gjallë, por ai tani nuk ndërton më dyer sikur të shtëpisë së gjyshit tim, pasi që brezat e ri zbuluan dyer të reja prej çami dhe dyer të hekurta, të cilat i sjellin nga Omdurmani po ashtu dhe Savaki. Këtë, për herë të parë e kam vërejtur kur i sollën pompat e para të ujit. Dallova të qeshurën e gjyshit tim të lehtë kur ai është i natyrshëm, pastaj të qeshurën e të birit të kryetarit të fshatit kur ajo del nga stomaku me plot ushqim, të qeshurën e Beqirit, që është e pranueshme si zakonisht kur ai është i pranishëm në mexhlis si dhe të qeshurën e bijës së Mexhdhubit të fuqishme e të natyrshme. Imagjinova gjyshin tim ulur në sexhaden e tij, kurse në duar të tij tespihet prej druri, të cilët lëviznin në mënyrë të natyrshme. Bijën e Mexhdhubit, të birin e kryetarit dhe Beqirin, miqtë e tij të vjetër, të ulur në ata krevat, këmbët e të cilëve nuk janë të lartë

EDUKATA ISLAME 87

nga toka më shumë se dy pëllëmbë. Lartësia e krevatit mbi tokë, sipas gjyshit tim është mashtrim, kurse afërsia e tij është modesti. Bija e Mexhdhubit është e mbështetur në shkopin e saj, kurse në dorën tjetër mban cigaren. I biri i kryetarit sikur i nxjerr tregimet e tij të këqija nga mustaqet e tij, Beqiri vetëm qëndron ulur. Kjo shtëpi e madhe nuk është prej guri apo tullave të kuqe. Ajo është prej të njëjtës baltë në të cilën mbillet gruri. Gjendet në fund të arës. Kjo është më se qartë nga drunjtë, që gjenden në fund të oborrit, të cilët arrijnë mbi mure të shtëpisë nga rrjedha e ujit prej tokës së mbjellë. Ajo shtëpi duket kaotike. Nuk ka ndonjë sistemim të veçantë. Këtë formë ajo e fitoi gjatë viteve të kaluara: dhoma të shumta me madhësi të ndryshme, janë ndërtuar njëra pas tjetrës në periudha të ndryshme kohore. Ose sipas nevojës apo se gjyshi im posedonte të holla e nuk kishte ku t’i shpenzonte diku tjetër. Dhomat që të çonin te njëra-tjetra. Disa prej tyre kishin dyer të ulëta që patjetër duhej të kërrusesh që të hysh në dhomë, e disa tjera nuk kishin dyer fare. Disa dhoma kishin shumë dritare e disa tjera nuk kishin fare. Muret ishin të vrazhda të lyera me baltë të zezë të përzier me rërë dhe bajga të shtazëve, po ashtu edhe plafoni. Kulmi ishte ndërtuar prej trupave të palmave, dërrasave të çamit dhe gjetheve të palmave. Shtëpi e vjetër. Verës bën të ftohtë, kurse dimrit të nxehtë. Nëse e shikon nga jashtë, pa emocione, të duket një ndërtesë gjysmë e rrënuar , nuk ka mundësi të qëndrojë gjatë. Megjithatë, ajo po e mposht kohën sikur të jetë mrekulli. Hyra nga dera e oborrit. Shikova në të majtë dhe në të djathtë në oborrin e gjerë. Vërejta hurma në një çarçaf për t’u terur. Vërejta qepë dhe speca. Pak më larg pashë thasë me drithë, kikirikë. Disa ishin të lidhur e disa të hapur. Në një kënd, vërejta një dhi që po hante elb dhe po ushqente një edh të vogël. Fati i kësaj shtëpie është i lidhur me fatin e arës. Kur gjelbërohet ara gjelbërohet edhe ajo. Kur thatësia përfshin arën përfshin edhe atë. Nuhati aromën me të cilën dallohet shtëpia e gjyshit tim. Një përzierje erërash të ndryshme, erë qepësh, specash, hurmash, gruri, kikirikësh, duke shtuar erërat tjera. Erërat, që më bëjnë të kujtoj jetën modeste të gjyshit tim. Sexhaden në të cilën ai falet e kur bën të ftohtë ai mbulohet me të. Ai ka tri lëkura tigri të


ESE

219

qepura në një copë lëkure të gjerë. Një ibrik bakri me disa vizatime për të marrë abdes. Po ashtu, ai posedon edhe një legen bakri. Ai në veçanti krenohet me tespihet e tij, sepse ata janë prej druri, me të cilët e kalon kohën dhe fërkon fytyrën e vet prej nga ndien një aromë të bukur. Kur ndodhte e hidhërohej me njërin prej nipave të tij, i binte me ta në kokë. Thoshte se ai e përzinte shejtanin. Të gjitha këto gjera, sikur dhomat e shtëpisë, palma në arën e tij, kanë histori, një histori të veçantë, të cilën gjyshi im ma ka treguar disa herë. Çdoherë, duke shtuar diçka apo munguar diçka tjetër. Te dera e dhomës, sikur u stepa për në çast. Përjetova atë ndjenjë të këndshme, e cila i paraprinte takimit me gjyshin tim, çdoherë kur kthehesha nga udhëtimi. Një ndejnë e çuditshme që ajo kreaturë e vjetër ende ekziston në sipërfaqen e tokës. Kur e përqafoj atë, ndiej aromën e tij të veçantë, e cila gërsheton aromën e monumentit të madh në varr si dhe aromën e foshnjës. Po ashtu edhe atë zë të dobët e të qetë, i cili qëndron si urë mes meje dhe orës së shqetësimit që ende nuk është formuar. Ne me parametrat e botës së industrializuar të Evropës, jemi bujq dhe të varfër, mirëpo unë kur e përqafoj gjyshin tim ndiej një pasuri, sikur unë të jem lodhur nga të rrahurat e zemrës së tërë universit. Ai nuk është dru plepi i lartë me degë të shumta, në një tokë të pëlleshme, por ai është si ato drunjtë e egër në shkretëtirat e Sudanit, me rrënjë të thella e gjemba të mprehtë. Ato e mposhtin vdekjen, sepse ato nuk jetojnë gjatë. Kjo është ajo pamja çuditshme. Ai jetoi - edhe pse u ballafaqua me kolerën, uritë e shumta, luftërat dhe zullumet e sunduesve. Ja, ai tash po i afrohet të njëqindtave. Të gjithë dhëmbët i ka në gojën e vet. Sytë e tij të vegjël e të zbehur, me të cilët mendon se me ata nuk mund të shohësh, por ai sheh me ata edhe në errësirën e natës. Trupi i tij i vockël paksa është i tkurrur në vetvete, eshtrat, djersa, lëkura dhe muskujt. Në të gjitha këto nuk mund të gjesh asnjë copë dhjami. Ai kërcen mbi gomar me shkathtësi. Për çdo ditë herët në mëngjes, shkon prej shtëpisë për t’u falur në xhami. Me skajin e rrobës, gjyshi im fshiu lotin nga të qeshurit e thellë. Pasi më pritën mua derisa u ula në mexhlisin e tyre, gjyshi më tha: “Betohem në Allahun se çështja e jote u bë problem o i biri i kryeta-

220

EDUKATA ISLAME 87

rit”. Kjo ishte një shenjë që i biri i kryetarit ta vazhdojë tregimin e tij, të cilin ia kishte ndërprerë hyrja e ime. “Pastaj o haxhi Ahmet e hipa vajzën para meje në gomar. Ajo mundohej të ikte, por unë me forcë ia desha rrobat e saj, derisa ajo mbeti lakuriq, ashtu sikur që e ka lindur nëna e vet. U ndala me të në një arë të mbjellë me misër. Nuk shkoi pak kohë e dëgjova një lëvizje dhe dy zëra që thoshin: Prej andej? Marrëzia e rinisë, o haxhi Ahmet, nuk ka fund. Mendova shpejt dhe u bëra sikur unë të isha shejtan (djall). Fillova të bërtas me zë të vrazhdë, sikur unë të isha shejtan dhe sa mundesha gjuaja rërë. Njeriu u frikësua dhe iku. Xhaxhai im, Isa, më kishte përcjellë prej momentit, kur e kisha kidnapuar robëreshën prej shtëpisë së burrit derisa kishim arritur në arën e zallit. Kur më pa se si isha kthyer në shejtan, nisi të më shikojë. Të nesërmen herët në mëngjes kishte shkuar te babai im, Zoti e pastë mëshiruar, të cilit ia kishte treguar tërë rrëfimin tim. I kishte thënë troç: Djali yt është kthyer në shejtan të mallkuar. Nëse brenda ditës nuk ia gjen ndonjë nuse, ai do ta prishë vendin dhe do të na krijojë skandale të panumërta. Kështu në të njëjtën ditë më fejuan me vajzën e mixhës tim Rexhepit, Allahu e pastë mëshiruar, e cila vdiq gjatë lindjes së parë. Atij iu drejtua e bija e Mexhdhubit duke qeshur me zërin e saj të vrazhdë si të meshkujve, nga pirja e shumtë e duhanit: “Prej asaj dite ti hip dhe zbrit sikur të ishe përlak i gomarit”. I biri i kryetarit ia ktheu:”A ka dikush që mund ta dijë kënaqësinë e kësaj gjëje më shumë se ti o bija e Mexhdhubit? Ti ke varrosur tetë burra, tash edhe pse je plakë po të paraqitet rasti nuk do ta refuzoje.” Gjyshi im tha: “Kemi dëgjuar se Gonxha, e bija e Mexhdhubit është një send që mendja nuk mund ta imagjinojë”. E bija e Mexhdhubit ndezi një cigare. Beqiri, para kësaj qeshte pa folur as një fjalë të vetme. Pastaj iu drejtua të bijës së Mexhdhubit dhe i tha: “Biseda jonë o bija e Mexhdhubit ka të bëjë me atë se cili prej burrave tu ishte më i mirë? “E bija e Mexhdhubit ia ktheu me një herë: “I biri i Beqirit”. Beqiri tha: “I biri i Beqirit al-Kahjan i lodhur, të cilit dhia ia hante darkën”? Bija e Mexhdhubit, pasi që e shkundi cigaren në tokë, me një lëvizje interesante të gishtave të saj, pastaj tha: “Betohem se ai ka posedu-


ESE

221

ar diçka të jashtëzakonshme në brendinë time nuk gjej dikë që mund t’ia zërë vendin e tij. Atëherë ia priti gjyshi im: “Nuk është çudi që ti e mbyte atë në lulen e rinisë”. Bija e Mexhdhubit, qeshi dhe tha: “E ka mbytur exheli i vet. Kjo gjë nuk e mbyt askënd”. E bija e Mexhdhubit ishte një grua e gjatë, ngjyra e saj ishte e zezë sikur ngjyra e kadifes së zezë, edhe pse kishte mbushur të shtatëdhjetat ende në fytyrën e saj shiheshin shenjat e bukurisë. Ishte e njohur në tërë fshatin me transparencën dhe sinqeritetin e saj. Pinte duhanin por edhe rakinë si dhe betohej në shkurorëzim, sikur të ishte burrë. Thuhej se nëna e saj ishte e bija e njërit prej sulltanëve. Ishte e martuar me burrat më të njohur të fshatit. Të gjithë kishin vdekur dhe kishin lënur një pasuri jo të pakët. Kishte lindur një djalë dhe një numër të madh të vajzave, të cilat ishin të njohura për bukurinë si dhe për transparencë, sikurse nëna e tyre. Thuhet se njëra prej vajzave të bijës së Mexhdhubit ishte martuar me një burrë, nëna e të cilit nuk ishte e kënaqur me të. Ai e mori gruan dhe e lëshoi shtëpinë. Kur u kthye pas një viti dhe deshi t’i ftojë në një gosti të afërmit e gruas së tij. Gruaja i tha: “Nëna ime është shumë transparente dhe do të ishte mirë që ta ftojmë vetëm atë”. Ata përgatiten një gosti të mirë për të. Pasi që hëngri dhe piu, iu drejtua bijës saj, ndërkohë që burri i saj aty pranë po dëgjonte: “Oj Emine! Ky burrë të ka dalë hakut ty. Të ka siguruar shtëpi të mirë dhe veshje të mirë. Të ka mbushur duart dhe qafen ari. Mirëpo, nga pamja e tij, nuk shoh se ai t’i ka plotësuar ato që ke nevojë në shtrat”. Kur burri dëgjoi këto fjalë u hidhërua aq shumë sa që e shkurorëzoi tri herë në moment. E bija e Mexhdhubit iu drejtua të birit të kryetarit: “Çka ka ndodhur me ty qe dy vjet ke mbetur vetëm me një grua? A është dobësuar fuqia jote? I biri i kryetarit dhe gjyshi im këmbyen disa shikime, të cilat i kam kuptuar më vonë, i cili tha: “Fytyra është fytyrë plaku kurse zemra zemër të riu. A di ndonjë të vejë që bën për mua?” Beqiri tha: “Këshilla për Allahun o biri i kryetarit. Ti nuk je burrë për martesë. Ti tani je plak ke kaluar të shtatëdhjetat. Nipat tu janë martuar dhe kanë fëmijë. A nuk të vjen turp të martohesh për çdo

222

EDUKATA ISLAME 87

vjet? Tani ke nevojë për seriozitet dhe përgatitja për t’u takuar me Allahun e madhërishëm”. E bija e Mexhdhubit qeshi dhe me të qeshi edhe gjyshi im për këto fjalë. I biri i kryetarit ia ktheu pak si i hidhëruar: “Çka merr vesh ti në këto gjëra? Ti dhe haxhi Ahmeti jeni mjaftuar me një grua dhe kur ato vdiqën nuk patët guxim të martoheni përsëri. Haxhi Ahmeti e kalon tërë ditën në namaz dhe me tespihe në duar, sikur xheneti të ishte krijuar vetëm për të. Kurse ti Beqir, je i angazhuar në tubimin e pasurisë, derisa Allahu ta marrë shpirtin. Allahu i madhërishëm e ka lejuar martesën dhe shkurorëzimin. Ka thënë në kuptimin: “Kurorëzoni ato me të mira dhe lëshoni ato me të mira”. Allahu i madhërishëm, në librin e tij të shenjtë thotë: “Gratë dhe bijtë tuaj janë bukuria e kësaj bote”. I thash birit të kryetarit, Kurani nuk thotë: “Gratë dhe bijtë”, por ai thotë: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote”. “Sido që të jetë, nuk ka kënaqësi më të madhe se kënaqësia e martesës”. I biri i kryetarit i lëmoi mustaqet e tij me kujdes përpjetë. Pastaj me dorën e tij të djathtë preku mjekrën e tij të shpeshtë e të bardhë, e cila ia mbulon fytyrën e tij prej tëmthit në tëmth. Ngjyra e saj e bardhë nuk përputhet me ngjyrën e tij të zezë, si një lëkurë e ngjyrosur, sikur mjekra të ishte diçka artificiale që është e kapur me fytyrën. Bardhësia e mjekrës përzihej pa vështirësi me shallin e bardhë të madh, duke vënë në rend të parë shenjat identifikuese të fytyrës: sytë e bukur e të kthjellët, hundën e drejtë. I bri i kryetarit e përdor ngjyrën duke u arsyetuar se ngjyra është synet. Por, unë mendoj se ai këtë e bën për mendjemadhësi. Në përgjithësi ka pasur një fytyrë të bukur, në veçanti nëse e krahason fytyrën e tij me fytyrën e gjyshit tim dhe fytyrën e Beqirit, e cila duket si një bostan i kalbur. Është e qartë se i biri i kryetarit e kupton këtë. Kam dëgjuar se në rininë e tij ai ishte bukurosh në të gjitha aspektet e kësaj fjale dhe se vajzat vraponin pas tij nga jugu dhe veriu, ato që jetonin mbi lumë dhe nën lumë. Ishte martuar me disa gra, por edhe kishte shkurorëzuar shumë pre tyre. Nuk i interesonte për gruan që ajo është grua, i merrte ato posa pajtohej, përgjigjej kur pyetej: “Demi nuk fal”. Më kujtohen prej grave të tij një dungula-


ESE

223

se prej al-Handek, hindavije prej ak-Kdadarif, etiopiane, e cila punonte te i biri i tij i madh në Hartum. Një grua ishte nga Nigeria, me të cilën u kthye nga haxhillëku i tij i katërt. Kur është pyetur se si ishte martuar me të kishte treguar se ai ishte takuar me të dhe burrin e saj në anije gjatë udhëtimit për në haxhillëk në mes Port Sudanit dhe Xhedes dhe kishte krijuar lidhje miqësore me ta. Mirëpo, burri i saj vdiq në Mekke ditën e qëndrimit në Arafat. Burri i saj para se të vdiste tha: “Porosia ime është që të kujdesesh për gruan time”, dhe ai nuk kishte gjetur kujdes më të madh sesa ta merrte atë për grua. Jetoi me të tre vjet. Ajo është periudhë e gjatë sipas llogarisë së birit të kryetarit. Ishte i gëzuar me të, gëzimi më i madh i tij ishte se ajo ishte shterpë (nuk lindte fëmijë). Njerëzve u tregonte për veprimet e tij me të dhe u thoshte: “Kush nuk është martuar me fulanije nuk e di se çka është martesa”. Gjatë jetës bashkëshortore me të u martua një grua prej fisit kababish. Por, këto dy gra nuk kanë mundur të jetojnë bashkërisht, atëherë u detyrua ta lëshojë fulanijen për hir të kababishijes. Mirëpo, kababishija pas një kohe e braktisi dhe shkoi të jetojë me familjen e saj në vendin e quajtur Hamretu esh-Shejh. I biri i kryetarit më preku me dorë dhe tha: “Kanë thënë se gratë e të krishterëve janë diçka e paimagjinueshme”. Ia ktheva : “Nuk e di”. Heshti për një moment i biri i kryetarit e pastaj tha: “Fisi i juaj nuk ka kurrfarë dobie prej tij. Ju jeni burra vetëm të një gruaje, me përjashtim të xhaxhait tënd Abdul Qerimit, vetëm ai është burrë”. Ishim të njohur në fshat se ne nuk i lëshonim gratë e as nuk martoheshim me më shumë se një grua. Banorët e fshatit habiteshin me ne dhe thoshin se ne u frikohemi grave, përveç xhaxhait të Abdul Qerimit - kishte lëshuar dhe martuar, por edhe kishte bërë tradhti bashkëshortore po ashtu. E bija e Mexhdhubit ndërhyni dhe tha: “Gratë e krishtera nuk e dinë këtë ashtu siç e dinë gratë tona. Gra të pa bëra synet. Kjo çështje tek ato është si me pi ujë. Vajzat tona lyhen me kanë, pinë duhan, parfymosen dhe veshin rrobat popullore. Kur bien në qilimin e kuq pas namazit të jacisë, njeriu ndien veten sikur ai të jetë Ebu Zejd al-Hilali. Burri i cili nuk ka gajle bëhet me gajle”.

224

EDUKATA ISLAME 87

Qeshi gjyshi, qeshi Beqiri dhe i biri i kryetarit tha: “Lej vajzat e fshatit o bija e Maxhdhubit. Gratë e huaja ato janë gra”. E bija e Mexhdhdubit ia ktheu:”Mendja e jote është e huaj”. Gjyshi im tha: “I biri i kryetarit i preferon gratë e palara”. I biri i kryetarit ia ktheu: “Betohem o haxhi Ahmet, sikur t’i shijoje gratë e Etiopisë e të Falatës do t’i kishe gjuajtur tespihet e tu dhe do ta lëshe namazin. Sepse qëndrim pranë tyre është sikur ato të jenë pjatë e plotë, këmbë e plotë, me tërë të mirën dhe të keqen. Te ne këtu e presin dhe e lënë atë si djerrinë”. Beqiri tha: “Sunetimi është prej kushteve të islamit”. I biri i kryetarit ia ktheu: “Çfarë islami është ky? Islami yt, apo islam i haxhi Ahmetit? Sepse ju nuk e dini se çka është mirë për ju e çka është keq. Felata, egjiptianët dhe arabët e Shamit (Sirisë) a nuk janë myslimanë sikur na? Ata janë njerëz që njohin. I lanë gratë e tyre ashtu siç i ka krijuar Zoti. Ndërsa, ne i presim ato, ashtu siç prehet shtaza”. Gjyshi im qeshi derisa i ranë tri kokrra nga tespihet e tij për një herë pa vetëdije. Pastaj tha: “Egjiptianet janë sikur ti, atyre nuk mundet askush t'u bëjë diçka”. Atëherë ia ktheu i biri i kryetarit: “Çka ke ti me egjiptianet?” U përgjigj Beqiri në emër të gjyshit tim: “A ke harruar se haxhi Ahmeti kishte shkuar në Egjipt në vitin e gjashtë dhe qëndroi atje nëntë muaj”. Gjyshi im më tha: “shkova në këmbë, me vete nuk kisha asgjë tjetër përveç tespiheve dhe ibrikut”. Atëherë, ia ktheu i biri i kryetarit: “Çka ke bërë? Je kthyer ashtu siç ke shkuar me tespihe dhe ibrik. Betohem në Zot, se po të isha në vendin tënd nuk do të kthehesha duarthatë”. Gjyshi im i tha: “Besoj se ti nuk do të ktheheshe pa ndonjë grua. Ky është i tërë interesimi yt. Unë u ktheva dhe me vete solla të holla me të cilat bleva tokë e rregullova malin si dhe i bëra synet fëmijët e mi”. I biri i kryetarit ia ktheu: “Po të betohem haxhi Ahmet, a ke shijuar diçka nga Egjipti”? Kokrrat e tespiheve gjatë tërë kohës lëviznin nëpër gishtat e gjyshit tim herë duke u ngritur e herë duke zbritur, sikur ato të ishin trung


ESE

225

druri. Mirëpo, për një çast lëvizja u ndërpre, gjyshi im e ngrit fytyrën e tij në tavan dhe e hapi gojën. Mirëpo, Beqiri ishte më i shpejtë se ai dhe tha: “Ti o djali i kryetarit je i marrë. Njeri plak, por ti nuk i kupton gjërat. Femrat janë femra në Egjipt, Sudan, Irak, në Vak-al-Vak. Të zeza të bardha, të kuqe, të gjitha janë të njëjta”. Për shkak të habisë së madhe i biri i kryetarit nuk mundi ta thotë asnjë fjalë të vetme. Ia lëshoi një shikim bijës së Mexhdhubit, sikur po kërkonte ndihmë prej saj. Gjyshi im e ndërpreu heshtjen me këto fjalë: “ Më duhet të them të vërtetën, se unë për pak sa u martova në Egjipt. Egjiptianët janë njerëz të mirë dhe të shoqërueshëm. Femra egjiptiane e di vlerën e burrit. Isha njohur me një njeri të devotshëm, në lagjen “Bulak”. Vazhdimisht takoheshim në namazin e sabahut në xhaminë “Ebu el-Ala”. E kisha vizituar në shtëpi dhe isha njohur me familjen e tij. Ishte baba i gjashtë vajzave. Secila prej tyre i thoshte hënës çohu dhe unë po ulem në vendin tënd. Pas një kohe më tha: “O sudanez! Ti je njeri i devotshëm dhe je i shoqërueshëm. Prano, ta jap për grua njërën prej vajzave të mia. Me të thënë të vërtetën, o biri i kryetarit unë lakmoja në vajzën e madhe. Mirëpo, me një herë pas kësaj më erdhi telegrami për vdekjen e nënës sime dhe udhëtova përnjëherë”. Beqiri tha: “Zoti pastë bërë rahmet në shpirtin e saj. Vërtet ka qenë grua e moralshme”. Ofshani i biri i kryetarit dhe tha: “Çfarë humbje e madhe. Dynjaja është kështu. I jep atij që nuk e do të marrë. Betohem në Zot se po të isha në vendin tënd do të bëja kërdi. Do të martohesha,do të qëndroja atje dhe do ta shijoja ëmbëlsinë e jetës me vajzat e fshatit. Çka të ka tërhequr të kthehesh në këtë vend shkretëtirë dhe të braktisur?” Beqiri tha: “Gazela ka thënë vendi im Shami (Siria)”. E bija e Mexhdhdubit kishte ndezur edhe një cigare, nga e cila dilte tym i shumtë, prej të cilit nuk shihej tavani i dhomës. Për një çast iu drejtua të birit të kryetarit me këto fjalë: “Ti ke kërkuar ëmbëlsinë e kësaj jete në këtë vend të shkretë e të braktisur. Ja ti je i shëndoshë, i trashë, nuk je plakur edhe pse ke bërë shtatëdhjetë vjet”.

226

EDUKATA ISLAME 87

I biri i kryetarit ia ktheu me nervozizëm: “Betohen në Allahun se ka shtatëdhjetë vjet asnjë ditë më shumë. Por, ti je më e vjetër se haxhi Ahmeti”. Gjyshi im ia priti: “Ke frikë Allahun o biri i kryetarit. E bija e Mexhdhubit ende nuk kishte lindur kur unë isha martuar. Ajo është më e re se ti dy apo tre vjet”. I biri i kryetarit ia ktheu: “Për çdo rast, unë jam më aktivi në mesin tuaj”. E bija e Mexhdhubit ia ktheu: “Po ti je i fuqishëm vetëm me fjalë, por jo në praktikë. Patjetër ti vrapon pas grave sepse materiali yt është sikur të zitë e thoit”. I biri i kryetarit ia ktheu me nervozizëm: “Po të ishe martuar me mua o bija e Mexhdhubit do të më kishe gjetur diçka si topat anglezë”. E bija e Mexhdhubit ia ktheu: “Topat kanë heshtur kur vdiq i biri i Beqirit. Ti o i biri i kryetarit je njeri falsifikator. E tërë mendja jote është përqendruar në krye të aletit tënd dhe koka e aletit tënd është e vogël sikur mendja jote”. Të gjithë shpërthyen në të qeshur. Edhe Beqiri, i cili më parë qeshte në heshtje. Gjyshi im u ndal plotësisht nga numërimi i tespiheve dhe lëshoi një të qeshur interesante që asnjë herë nuk e kisha parë. Qeshi edhe e bija e Mexhdhubit me zërin e saj të vrazhdë sikur të burrave. Qeshi edhe i biri i kryetarit me një të qeshur, e cila ishte më afër zgërdhitjes sesa të qeshurit. I fshin lotët nga sytë e tyre dhe gjyshi im tha: “Kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem tek Ai”! E bija e Mexhdhubit po ashtu tha: “Kërkoj falje prej Allahut. Betohem në Allahun se na keni bërë të qeshim. O Zot na bashko edhe një herë në momente të hajrit”! Kurse Beqiri shtoi: “Kërkoj falje prej Allahut. O Zot i im na falë neve dhe na furnizo neve me një përfundim të hajrit”! Ndërkohë, që i biri i kryetarit tha: “Kërkoj falje prej Allahut të madhërishëm! Ditët që kalojmë në sipërfaqen e kësaj toke dhe pas saj. Zoti ynë vepron me ne si do Ai”.


ESE

227

Për një çast u ngrit e bija e Mexhdhubit ashtu si ngritet një i ri në të tridhjetat e jetës së tij. Qëndroi drejt duke mos u lakuar nga shpina apo krihet. Beqiri u ngrit pak me vështirësi, kurse i biri i kryetarit duke u mbajtur në shkopin e tij. Gjyshi im u çua duke u mbajtur për postaqinë e faljes së namazit dhe u ul mbi krevat me këmbë të shkurta. I shikova ata. Tre pleq dhe një grua plakë. Qeshën për një çast sepse ishin buzë varrit. Nesër mund të shkojnë. Nesër nipi bëhet baba, babai bëhet gjysh dhe kështu ec karvani. Pastaj dolën. I biri i kryetarit më tha duke shkuar: “Nesër efendi do të hash drekë me ne”. Gjyshi im u shtri në krevat. Pas pak qeshi, kësaj radhe vetë. Sikur donte ta vërtetonte ndjenjën e tij të vetmisë, pasi që shkuan njerëzit që e bënin të qeshte dhe i bënte të qeshin ata. Pas një periudhe tha: “A e di përse të ka ftuar i biri i kryetarit në drekë”? I thash ne jemi miq dhe më ka ftuar edhe herëve tjera. Gjyshi im ma ktheu: “Ai do një shërbim prej teje”. I thash: “ Çka do?” Mu përgjigj: “Do të martohet”. Qesha dhe ia ktheva gjyshit tim: “Ç’punë kam me martesën e birit të kryetarit?” Gjyshi ma ktheu: “Ti je i autorizuar i nuses”. Heshta për një moment. Gjyshi më ndërpreu duke menduar se unë nuk e kuptoja: “I biri i kryetarit do të martohet me të venë e Mustafa Seidit”. Përsëri u treta në heshtje. Gjyshi im më tha: “I biri i kryetarit ende është i ri. Ai është i pasur. Gruaja ka nevojë për përkujdesje. Kaluan tre vjet nga vdekja e burrit të saj. A nuk do ajo të martohet”? Ia ktheva se unë nuk jam përgjegjës për të. Babai i saj është gjallë si dhe vëllezërit e saj. Përse i biri i kryetarit nuk kërkon leje prej tyre? Gjyshi im ma ktheu: “I tërë fshati e di se Mustafa Seidi të ka autorizuar ty për gruan dhe dy djemtë e tij” I thash unë jam i autorizuar për dy djemtë e tij, kurse gruaja është e lirë, të afërmit e saj janë gjallë. Gjyshi ma ktheu përsëri: “Ajo ka besim në ty dhe nëse ti bisedon me të ajo mund të pëlqejë”.

EDUKATA ISLAME 87

228

Ndjeva një hidhërim të madh, që më habiti se si këto gjëra janë të rrënjosura në fshat. Ia ktheva gjyshit tim pak me hidhërim: “Ajo nuk ka pranuar burra më të rinj se ai, kurse ai është më i vjetër se ajo për dyzet vjet”. Mirëpo, gjyshi im ishte i vendosur se i biri i kryetarit ishte ende i ri. Ai është në një gjendje të mirë ekonomike. Babai i saj nuk do të jetë pengesë. Gruaja mund të mos e pranojë ofertën , për këtë deshën që ti të jesh ndërmjetësues në këtë çështje. Hidhërimi më mbylli gjuhën time dhe u treta në heshtje. Në mendjen time u paraqiten dy pamje skandaloze në të njëjtën kohë. Për shkak të habisë sime të madhe u bashkuan dy pamjet në mendjen time. Për një çast imagjinova bukurinë e bijës së Mahmudit, të vesë së Mustafa Seidit. Një grua e martuar për një plak, para lindjes së diellit në një fshat të panjohur në rrjedhën e lumit Nil. Nëse ajo është sherr edhe ky do të jetë sherr. Po nëse ky është, sikur vdekja, lindja dhe vërshimi i Nilit dhe korrja e grurit pjesë e sistemit të universit edhe ajo është e tillë. Kërkoj bukurinë e bijës së Mahmudit, të vesë së Mustafa Seidit, në të tridhjetat e jetës së saj, duke gjuajtur nën krihet e birit të kryetarit, i cili ka mbushur të shtatëdhjetat, vaji i së cilës kthehet në tregim prej tregimeve të birit të kryetarit të njohura për gratë e tij të shumta, për të cilat flasin njerëzit e fshatit, për çka hidhërimi im shtohej edhe më tepër. Nuk munda të qëndroj më. Dola dhe dëgjova gjyshin tim duke më thirrur, por nuk u ktheva. Në shtëpinë tonë gjyshi më pyeti për shkakun e hidhërimit tim, të cilit ia tregova rrëfimin tim. Ai qeshi dhe më tha: “A ka këtu diçka që të hidhëron?”

(6) Aty rreth orës katër pas dite shkova në shtëpinë e Mustafa Seidit. Hyra kah dera e oborrit të madh. Hodha një shikim në të majtë të dhomës së gjatë prej tullave të kuqe. E qetë, jo si varr, por si një anije që ka lëshuar spirancat në sipërfaqen e detit. Por, koha ende nuk ka ardhur. Më uli në një karrige para divanit. Në të njëjtin vend. Shumë shpejt ma solli një gotë me lëng të limonit. Erdhën dy djemtë më përshëndetën. I pari Mahmudi mbante emrin e babës së saj, i vogli Seidi


ESE

229

emrin e babait të vet. Dy djemë të zakonshëm. Njëri në moshën tetë e i dyti në moshën shtatëvjeçare. Për çdo mëngjes i hipin gomarit për të shkuar në shkollë një distancë prej gjashtë milave. Këta janë amanet në qafën time. Prej shkaqeve që më shtyjnë të vij këtu për çdo vit është ta shoh gjendjen e tyre. Kësaj radhe do t’i bëjmë synet. Do të sjellim këngëtarë dhe do të organizojmë një manifestim të madh, që do të mbetet në kujtesën e tyre përgjithmonë. Më tha: “Po kanë vështirësi në udhëtim”.Unë nuk mund të bëj asgjë në këtë aspekt. Nëse ata dëshirojnë kur të rriten të udhëtojnë le të udhëtojnë. Secili fillon rrugëtimin dhe bota nuk përfundon me femëri. Shkuan dy djemtë dhe mbeti ajo në këmbë para meje. Një gjatësi mesatare. Nuk është shumë e plotë, trupi i saj i përngjan një kallami sheqeri. Në këmbë e as në duar nuk përdor kanë, por një aromë e këndshme del prej saj. Buzët e saj janë të natyrshme. Dhëmbët e fortë të bardhë të sistemuar mirë. Fytyra e saj e bukur. Sytë e saj të zi dhe të gjerë përzihet në të turpi me pikëllimin. Kur e përshëndeta ndjeva butësinë dhe ngrohtësinë e dorës. Një grua me një qëndrim fisnik, me një bukuri të rrallë. Apo unë e imagjinoj sikur diçka që nuk ekziston? Një grua që kur e takoj ndjej siklet dhe rrezik dhe iku prej saj sa më shpejtë të jetë e mundur. Ky është kurbani, të cilin i biri i kryetarit do ta therrë buzë varrit. Dëshiron ta korruptojë vdekjen dhe ta lërë të jetojë me të një vit apo dy. Qëndroi në këmbë me gjithë insistimin tim. Nuk u ul derisa i thash: “Nëse nuk ulesh unë do të shkoj”. Filloi bisedën me ngadalë dhe vështirësi. Ndërkohë vazhdoi që dielli po perëndonte. Koha kishte nisur të bëhej gjithnjë e më e ftoftë. Ngadalë kishte filluar edhe gjuha ime dhe e asaj të liroheshin sa më shumë. I thash diçka që e bëri atë të qesh, gjë që zemra ime u dridh nga të qeshurit e saj të ëmbël. Për një çast u përhap gjaku i perëndimit në hapësirën e Perëndimit, ashtu sikur gjaku milionave, të cilët kishin vdekur në një luftë të ashpër që kishte ndodhur mes tokës dhe qiellit. Lufta mbaroi befasisht me disfatë. Për një çast zbriti një errësirë e plotë, e cila mbuloi tërë universin me katër anët e tij dhe e mënjanoi nga unë pikëllimin dhe turpin që shihej në sytë e saj. Nuk kishte mbetur vetëm zëri të cilin e

230

EDUKATA ISLAME 87

kishte ngrohur afërsia, aroma e lehtë si një burim që mund të shtirret në çdo moment. Rastësisht i thash asaj: “A e ke dashur Mustafa Seidin”? Nuk u përgjigj. E prita për një çast, por ajo prapë nuk u përgjigj. Pastaj e kuptova se errësira dhe aroma për pak sa më nxorën mua nga gjendja ime dhe se ajo pyetje nuk duhej të shtrohej në atë kohë dhe në atë vend. Mirëpo, errësira krijoi një të çarë nga e cila depërtoi zëri i saj në veshët e mi: “Ishte baba i djemve të mi”. Nëse nuk më mashtroi të dëgjuarit tim, zëri nuk ishte pikëllues, në të kishte diçka që i përngjante muzikës. E lashë që qetësia të bëjë veprimin e saj, ndoshta ajo do të thotë edhe diçka tjetër. Po, ajo edhe ndodhi: “Ishte bashkëshort fisnik dhe baba i ndershëm. Gjatë tërë jetës nuk u kursye për ne”. I thash asaj dhe unë në errësirë kthehem në drejtim të saj: “ A e ke ditur se prej nga ishte “? U përgjigj: “Prej Hartumit”. Ia ktheva: “Çka punonte në Hartum”? Më tha: “Në tregti”. Ia ktheva: “Po përse erdhi këtu”? U përgjigj: “Një Zot e di”. Për pak sa më kaploi pesimizmi. Pastaj u ngrit një erë e bukur në drejtimin tim duke bartur një fuqi të aromës mbi atë që unë po lakmoja. E thitha aromën dhe ndjeva se dëshpërimi gjithnjë po rritej. Për një çast u krijua një distancë shumë e madhe në errësirë, nga e cila depërtoi një zë i pikëlluar kësaj here, një pikëllim më i thellë se thellësia e lumit. Më tha: “Më dukej se fshihte diçka”. Menjëherë e pyeta:”Përse”? Më tha: “Kalonte një kohë të gjatë të natës në këtë dhomë”. Insistova edhe më tepër duke i shtruar pyetjen: “Çka ka në atë dhomë”? Më tha: “Nuk e di. Unë asnjëherë nuk kam hyrë në të. Çelësi është te ti. Përse nuk hulumton “?


ESE

231

Po, u ngritëm unë dhe ajo së bashku. Në këtë kohë e ndezëm dritën, hymë aty. Ndoshta mund të gjejmë të varur në tavan, apo mund ta gjejmë të ulur këmbëkryq”? E pyeta përsëri “Përse mendon se ka fshehur diçka”? Zëri i saj tash nuk është pikëllues e as nuk ka far melodie. Por ai është i shqyer sikur fletat e misrit: “Nganjëherë natën kur ishte duke fjetur shqiptonte disa fjalë që nuk i kuptoja”. Menjëherë e pyeta: “Në çfarë gjuhe?” U përgjigj: “Nuk e di, por si duket në gjuhë të huaj”. Isha me tërë qenien time duke dëgjuar fjalët e saj në errësirë. “Përsëritte në gjumin e tij fjalët si Xhina, Xhini etj. Që nuk më kujtohen”. Në këtë vend, në këtë kohë, në një errësirë sikur kjo, zëri i tij ngrihej si balena të mëdha në sipërfaqen e detit. “Vazhdova t’i ndjek ato tre vjet rresht. Për çdo ditë shtrëngohej shigjeta. Karvanët e mi ishin të etur, kurse vegimi shndriste para meje në shkretëtirë. Atë natë kur Xhini pëshpëriti në veshin tim: “Eja tek unë. Eja tek unë”. Jeta ime ishte plotësuar dhe nuk kishte shkak për të mbetur..” Në veshin tim arriti një bërtimë fëmije nga një vend në lagje. Më tha Hasna: “Sikur ai ndjeu afrimin e exhelit të vet para sodit. Një …javë para vdekjes, rregulloi të gjitha gjërat e tij. Ka pasur disa punë e disa borxhe që i kreu. Një ditë para vdekjes më thirri dhe më tregoi për çdo send. Më porositi shumë për djemtë. Ma dha letrën e mbyllur me dyllë. Më tha jepja atij nëse ndodh diçka. Më tha nëse ndodh diçka ti do të jesh kujdestar për fëmijët. Më porositi: “Këshillohu me të në të gjitha çështjet. Qava dhe i thash: Dashtë Zoti e mos të ndodhë asnjë e keqe. Më tha: Këtë po bëj si preventivë, sepse bota është me plotë të panjohura. Atë ditë e luta që të mos shkojë në arë, sepse bota ishte plot vërshime dhe fundosje. Isha e frikësuar. Mirëpo, ai më tha nuk ka nevojë për frikë, sepse unë di të notojë. Gjatë tërë ditës isha e frikësuar dhe frika u shtua kur ai u vonua në mbrëmje. E pritëm për një kohë. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi”.

232

EDUKATA ISLAME 87

Ndjeva se ajo po qante në heshtje. Pas pak u dëgjua vaji i saj dhe u kthye në dënesje të thellë, nga i cili u frikua errësira që ekzistonte mes meje dhe mes saj. Humbi aroma dhe heshtja dhe në gjithësi nuk mbeti asgjë tjetër përveç vaji i një gruaje që humbi burrin e saj të cilin nuk e njihte. Një njeri që përgatiti barkën e tij dhe notoi në sipërfaqen e detit një vegimi të huaj. Ndërkohë që i biri i kryetarit plak në shtëpinë e tij ëndërron për netët me një femër lozonjare. Çka mund të bëj në mes të këtij kaosi”? A të ngrihem ta shtrëngoj atë në kraharorin tim dhe t'ia teri lotët e saj me mendilin tim e t’ia kthej besimin në zemrën e saj me fjalët e mia”? U ngrita një gjysmë ngritje duke u mbështetur në duart e mia, por ndjeva një rrezik, mu kujtua diçka dhe qëndrova kështu në mes shkuarjes para dhe kthimit prapa. Rastësisht ra mbi mua një barrë e rëndë, që më shkatërroi me peshën e saj mbi karrige. Errësira ishte e dendur, e thellë, nuk është nga fakti se nuk ka dritë - errësira tash është stabile sikur këtu të mos kishte pasur asnjëherë dritë. Yjtë e qiellit dukeshin sikur të ishin thjesht rroba të vjetra të holla. Aroma mostër, zëri nuk dëgjohet sikur të jenë zëra buburrecash në një breg buburrecash. Nga zëri i errësirës u dëgjua një zë që nuk ishte zëri i saj. Nuk ishte zë i hidhëruar, as i pikëlluar e as i frikshëm. Një zë i thjeshtë që thoshte: “Avokatët kacafyteshin në xhenazen time. Nuk isha unë i rëndësishëm, por çështja ime ishte e rëndësishme”. Profesor Maksul Vusterkin, prej themeluesve të lëvizjes së të armatosurve në aspektin moral në Oksford, mason dhe anëtar në Komisionin të Lartë të Kongresit të Shoqatave misionariste protestante në Afrikë. Nuk e fshihte urrejtjen që kishte ndaj meje. Gjatë kohës së studimeve të mia në Oksford, më thoshte mua me mërzi të qartë: “Ti zotëri Seid je shembulli më i mirë për misionin tanë civilizues të padobishëm në Afrikë. Ti pas të gjitha këtyre përpjekjeve që kemi bërë për të civilizuar ty, po dukesh sikur të dalësh nga xhungla për herë të parë”. Megjithatë, ja ai përdor të gjitha shkathtësitë e tij për të më shpëtuar nga litari i varjes. Kurse Sir Arhur Hunger, ishte martuar dhe shkurorëzuar dy herë. Aventurat e tij të dashurisë janë të njohura, publike me lidhjet e tij majtiste dhe rrethet bohemiste. Kisha kaluar kërshëndellat e vitit të ri 1925 në shtëpinë e tij në Safron Vildon. Më thoshte mua: “Ti je faqe-


ESE

233

zi, por unë nuk i urrej faqezinjtë, sepse edhe unë jam faqezi”. Mirëpo, ai në këtë gjykatë bën çmos që litarin e varjes ta varë rreth qafës sime. Të betuarit po ashtu janë lloj-lloj njerëzish, në mesin e tyre kishte punëtorë, mjekë, bujq, mësues, tregtar etj., me të cilët nuk ka asgjë që më bashkon. Sikur unë të kërkoja nga njëri prej tyre të më japë me qira një dhomë në shtëpitë e tyre me siguri do të refuzonin. Po të kërkonte prej cilit do prej tyre vajzën e tyre të martohet me këtë afrikan, me siguri ata do të ndiheshin sikur bota po shembej nën këmbët e tyre. Mirëpo, secili prej tyre, në këtë gjykatë do të ngrihet mbi nivelin e vet ndoshta për herë të parë në jetën e vet. Unë ndiej një lloj përparësie sa i përket atyre. Ky manifestim po organizohet për mua. Para së gjithash unë jam kolonizues, unë jam i huaj, çështja e të cilit lypset të shqyrtohet. Atëherë kur Kichnerit ia sollën, Mahmudin të birin e Ahmetit, i cili ishte i lidhur me zinxhir pas disfatës që kishte pësuar në betejën e Atbares, iu drejtua atij: “Përse ke ardhur në vendin tim për të shkatërruar dhe plaçkitur?” I huaji ishte ai që i thoshte këtë të zotit të tokës, kurse i zoti i tokës drodhi kokën duke mos thënë asnjë fjalë. Le të jetë rasti im me ata i njëjtë. Në këtë gjykatë unë dëgjoj krismën e shpatave të romakëve në Kartagjenë dhe trokëllimën e shputave të kuajve të Lenbit kur ata shkelnin në tokën e Jerusalemit. Anijet e para që lundruan mbi lumin Nil, ato barten topa e jo bukë, kurse hekurudha në esencë u ndërtua për të bartur ushtarë . Ata themeluan shkolla për të na mësuar si te themi “Po” në gjuhën e tyre. Ata janë që na sollën neve mikrobin më të madh të dhunës evropiane, të cilin asnjëherë bota nuk e kishte parë deri më sot një shembull të këtillë. Mikrobin e një sëmundjeje vdekjeprurëse, i cili i kishte goditur qe më shumë se një mijë vjet. Po zotërinj, unë kam ardhur luftëtar në zemër të shtëpive tuaja. Një pikë helmi me të cilin keni infektuar arteriet e historisë. Unë nuk jam Othello. Othello ishte gënjeshtër”. Në momentin kur isha duke menduar në fjalën e Mustafa Seidit, duke qenë ulur në këtë vend, në një natë sikur kjo e sodit, dëgjoja pikëllimin e saj me vaj që arrinte pas meje. Ai përzihej në imagjinatën time me zëra të çrregulluar, të cilët me siguri unë i kisha dëgjuar në kohëra të mëhershme, mirëpo ata mund të kenë depërtuar në mendjen

234

EDUKATA ISLAME 87

time si kambana të kishës - britma fëmijësh në ndonjë vend të lagjes, britmë e gjelit, pallja e gomarit, zëra të ndonjë dasme që vijnë nga ana tjetër e lumit. Tani unë dëgjoj vetëm një zë, një zë vaji i së cilës të mallëngjen, por nuk bëra asgjë. U ula aty ku isha pa lëvizur fare, kurse atë e lash të qaj vetëm derisa pushoi. Patjetër duhej të thosha diçka dhe thash: “Lidhja me të kaluarën nuk i sjell dobi askujt. Ti ke dy djem dhe ende je në kulmin e rinisë. Mendo për të ardhmen. Kush e di, ndoshta ti do ta pranosh ndonjërin prej të fejuarve të shumtë që po të paraqiten. U përgjigj menjëherë dhe me një vendosmëri, e cila më habiti: “Pas Mustafa Seidit nuk ka mundësi të martohem me asnjë burrë”. Nuk e kam pasur ndërmend ta them këtë, por po ta them: “I biri i kryetarit donë të martojë ty, kurse babai yt dhe vëllezërit tu nuk e kundërshtojnë këtë. Më ka obliguar të ndërmjetësoj për këtë çështje te ti”. Heshti një kohë bukur të gjatë, derisa mendova se ajo nuk do të flasë fare. Mendova të çohem dhe të shkoj. Në fund ndjeva zërin e saj në errësirë, sikur ai të ishte shigjetë: “Nëse ata më detyrojnë të martohem me të, atëherë unë do ta vras atë dhe vetveten”. Mendova në disa gjëra t’i them asaj, në atë moment dëgjova myezinin duke e thirrur ezanin: “Allahu ekber, Allahu ekber” për namazin e jacisë. U çova unë, por edhe ajo gjithashtu. Dola pa thënë asnjë fjalë. Derisa isha duke e pirë kafenë e mëngjesit më erdhi i biri i kryetarit. Kisha ndërmend të shkoja në shtëpinë e tij, por ai ia parapriu. Më tha se kam ardhur të përkujtoj për ftesën e djeshme. Unë e dija se ai nuk kishte durim dhe kishte ardhur të marrë vesh se cili ishte rezultati i ndërmjetësimit tim. I thash posa u ul: “Nuk ka dobi. Ajo nuk e ka ndërmend fare të martohet. Po të isha në vendin tënd këtë çështje do ta kisha lënë tërësisht”. Nuk e kisha llogaritur se ky lajm do të jetë i rëndë për të. Mirëpo, i biri i kryetarit i cili i ndërron gratë ashtu sikurse i ndërron gomarët , tash po qëndronte ulur para meje. Fytyra e tij është e mrrolur, qepallat e syve po i dridheshin, e kafshoi buzën e poshtme aq shumë sa që nuk


ESE

235

e këputi. Nisi të lëvizë në karrigen e vet dhe e shponte tokën me një nervozizëm të paparë me shkopin e tij. E zbathi këpucën e vet prej këmbës së djathtë dhe e mbathi atë disa herë. Bëhej gati për të shkuar, pastaj prapë ulej. E hapte gojën sikur donte të fliste diçka, pastaj prapë heshte. Ja çfarë habie? A është e mundur se i biri i kryetarit të jetë i dashuruar deri në këtë masë? Në fund i thash: “Nuk mund të gjesh një grua tjetër sikur ajo për ta marrë për grua?”. Ma ktheu dhe sytë e tij të zgjuar më nuk ishin të tillë. Ata ishin kthyer në një top prej qelqi , të cilët ishin kthyer në një materie të ngurtë: “Nuk do të martohem me tjetërkënd. Patjetër se do të më pranojë mua bile edhe do të më nënshtrohet. A mendon se ajo është mbretëreshë apo princeshë? Sa i madh është numri i të vejave në këtë fshat, të cilat vuajnë edhe për bukë. Ajo duhet ta falënderojë Zotin që ka gjetur një burrë siç jam unë”. Ia prita: “Nëse është grua e zakonshme si gratë tjera, për çka kjo vendosmëri? Ti e di se ajo ka refuzuar edhe shumë burra tjerë si ti, bile disa prej tyre ishin në moshë më të re se ti. Nëse ajo dëshiron të merret me edukimin e dy djemve të saj, përse nuk e lini të qetë në punën e saj?” Papritmas nga brendia e birit të kryetarit shpërtheu një hidhërim i pakontrolluar, të cilin nuk e kam besuar se është prej natyrës së tij. Për një moment u bë si i çmendur dhe më tha diçka që në realitet më kishte habitur: “Pyete veten përse po refuzon bija e Mahmutit të martohet. Ti je shkaktar. Me siguri mes teje dhe asaj ka diçka. Çka të intereson ty? Ti nuk je baba, as vëllai e as kujdestari i saj. Ajo do të martohet me mua përkundër vullnetit tënd dhe vullnetit të saj. Babai dhe vëllezërit e saj më parë kanë pranuar. Fjalët bajate që ju i mësoni nëpër shkolla nuk vlejnë për neve. Në këtë vend, burrat i sundojnë gratë”. Nuk e di se çka do të kishte ndodhur sikur babai im të kishte hyrë në ato momente, të isha ngritur shpejt e të kisha dalë. Shkova te Mahxhubi në arën e tij. Mahxhubi ishte moshatari im. Kishim kaluar fëmijërinë së bashku. Në shkollën fillore ishim ulur në një bankë. Ishte më i zgjuar se unë. Kur e përfunduam shkollën fillo-

236

EDUKATA ISLAME 87

re, Mahxhubi më tha: Ky cikël i shkollimit më mjafton mua. Leximi, shkrimi dhe matematika.. Ne jemi bujq, si baballarët dhe gjyshërit tanë. Niveli i arsimit që i duhet bujkut është që ai të jetë i aftë të shkruaj letra, të lexojë gazetat dhe t'i njohë farzet e namazit. Nëse ne kemi ndonjëherë probleme, dimë si të merremi vesh me pushtetarët”. Unë vazhdova në këtë drejtim, kurse Mahxhubi u kthye në një forcë vepruese në fshat. Ja sot, ai është kryetar i Komisionit Bujqësor, kryetar i Shoqatës për bashkëpunim, është anëtar i Komisionit të spitalit që ishte në ndërtim e sipër. Ai është në krye të çdo delegacioni, i cili shkon në komunë për ankesa. Me shpalljen e pavarësisë, Mahxhubi ishte në mesin e prijës të Partisë Kombëtare Socialiste Demokratike në vend. Nganjëherë kujtonim ditët e fëmijërisë sonë në fshat e më thoshte mua: “Por, shiko tash ku je ti e ku jam unë. Ti je bërë nëpunës i lartë në qeverinë qendrore, kurse unë kam mbetur bujk në këtë fshat të izoluar”. I them atij me një habi të vërtetë: “Ti je ai që korre sukses e jo unë. Sepse ti je ai që ndikon në jetën e vërtetë të këtij vendi... kurse ne nëpunësit as nuk i çojmë gjërat përpara e as nuk i vonojmë. Njerëzit si ti jeni trashëgimtarë legjitimë të pushtetit. Ju jeni nervi i jetës. Ju jeni krupa e tokës”. Mahxhubi qeshet e thotë: “Nëse ne jemi krupa e tokës, atëherë ajo është tokë e transformuar”. Qeshi po ashtu pasi që dëgjoi tregimin tim me të birin e kryetarit dhe tha: “I biri i kryetarit është matufosur dhe nuk di se çka flet”. I thash: “Ti e di se marrëdhëniet e mia me të janë marrëdhënie, të cilat m’i imponojnë obligimet, as më shumë e as më pak?” Mahxhubi ma ktheu: “Mos u merr me matufosjet e të birit të kryetarit. Të kam dëgjuar ty në fshat, ku nuk ka asnjë dyshim. Banorët e fshatit të gjithë të falënderojnë, sepse ti po i kryen obligimet tuaja ndaj djemve të Mustafa Seidit, Zoti e pastë mëshiruar, në mënyrën më të mirë. Ai në realitet ishte njeri jabanxhi me të cilin nuk kishe kurrfarë lidhjeje”. Heshti pak pastaj tha: “Nëse babai i gruas dhe vëllezërit e saj janë të pajtimit, atëherë askush nuk mund të jetë pengesë”.


ESE

237

I thash: “Por, nëse ajo nuk do të martohet….”, më ndërpreu duke thënë: “Ti e di sistemin e jetës këtu. Gruaja është për burrin, burri është burrë derisa të arrijë moshën e pleqërisë së shtyrë”. I thash: “Por, nëse ajo nuk do të martohet…” Më ndërpreu me fjalët: “Në këtë kohë”. Mahxhubi ma ktheu: “Bota nuk ka ndryshuar në atë masë sa po mendon ti. Kanë ndryshuar disa gjëra. Pompat e ujit në vend të vijave të ujit, plugjet e hekurt në vend të atyre prej drurit. Tani i dërgojmë vajzat tona në shkolla. Kemi radio, automobila. Jemi mësuar të pimë visk dhe birë, në vend të rakisë dhe merises (pije vendore). “Por, çdo send është ashtu si ka qenë më parë”. Qeshi Mahxhubi, duke thënë: “Bota mund të ndryshoj qenësisht, kur personat si unë të bëhen ministra në qeveri”. Shtoi dhe ende qeshte: “Kjo pra është prej katër të pamundshmëve”. I thash Mahxhubit: “A mendon se i biri i kryetarit të jetë dashuruar në Hasnen bijën e Mahmudit?” Mahxhubi tha: “nuk është larg mendsh. I biri i kryetarit është i gjetshëm. Ai ka qe dy vjet që e përmend atë. E ka lypur më herët dhe baba i saj ia ka dhënë, por ajo ka refuzuar. Kanë pritur duke menduar se ajo me kalimin e kohës do të pranojë martesën me të”. Iu ktheva Mahxhubit: “Përse kjo dashuri e befasishme?' I biri i kryetarit e njeh Hasnen prej kohësh kur ajo ishte fëmijë agresiv, ngjitej nëpër lisa dhe kacafytej me djem? Kur ajo ishte vajzë lahej me ne lakuriq në lumë. Çka ka ndodhur tash? “Mahxhubi më tha: “I biri i kryetarit është prej atyre njerëzve që kanë dëshirë të posedojnë gomar. Atyre nuk u pëlqen gomari vetëm atëherë kur shohin dikë tjetër që ka hipur mbi të. Vetëm atëherë i duket se gomari është i bukur dhe bën çmos ta blejë atë edhe nëse atë e paguan më shtrenjtë sesa e vlerëson”. Për një kohë heshti duke menduar pastaj tha: “Mirëpo, e bija e Mahmudit ndryshoi pas martesës së saj me Mustafa Seidin. Të gjitha gratë ndryshojnë pas martesës, në veçanti ajo ndryshoi rrënjësisht. Sikur ajo të jetë njeri tjetër. Edhe na moshatarët e saj që luanim me të në lagje, sot e shikojmë atë si diçka tjetër. A e njeh? Si gratë e qyteteve”.

238

EDUKATA ISLAME 87

E pyeta Mahxhubin për Mustafa Seidin, i cili më tha: “Allahu e pastë mëshiruar. Më respektonte dhe e respektoja. Lidhjet tona në fillim nuk ishin shumë të forta. Mirëpo, puna e jonë e përbashkët në komisionin projektues na kishte afruar. Vdekja e tij ishte një humbje e pakompensueshme. A e di se ndihma e tij në kuadër të organizimit të projektit ka qenë shumë e madhe. Ai kishte marrë përsipër kontabilitetin. Përvoja e tij në tregti na ndihmoi shumë. Ai na këshilloi që të shfrytëzojmë fitimet nga projekti për ndërtimin e një mulliri. Kjo na lehtësoi shumë punë. Kjo ka bërë që njerëzit të vijnë te ne nga të gjitha anët e vendit. Ai na këshilloi po ashtu të hapim një dyqan për bashkëpunim. Çmimet tash te ne nuk janë më të larta se në Hartum. Në të kaluarën, ashtu siç e di edhe ti gjërat vinin një apo dy herë në muaj me anije. Tregtarët i vendosnin nëpër depo, derisa ato nuk gjendeshin në treg, pastaj i shitnin me dy-tre herë më shtrenjtë. Projekti sot posedon dhjetë kamionë, të cilët na sjellin për çdo ditë gjëra dhe atë direkt prej Hartumit dhe Omdurmanit. Kërkova prej tij disa herë të jetë në krye të Shoqatës, por ai refuzonte këtë, dhe vazhdimisht më thoshte se unë jam më meritor se ai. Kryetari i fshatit dhe tregtarët e urrenin shumë, sepse ai ia kishte hapur sytë fshatarëve dhe atyre ua kishte prishur llogaritë. Pas vdekjes, u përhapën thashetheme se ata kishin përgatitur vdekjen e tij. Këto ishin vetëm fjalë. Ai kishte vdekur i fundosur në ujë. Me dhjetëra njerëz kishin vdekur në ujë atë vit. Ishte gjeni e vërtetë. Ai ishte njeri që duhej të ishte ministër në qeveri, sikur të kishte drejtësi në botë. Iu drejtova Mahxhubit: “Politika të ka prishur. Tash po mendon vetëm në pushtet. Liej anash ministritë dhe qeverinë, më trego për të si njeri. Cilit lloj të njerëzve u përkiste ai?” Kjo pyetje si duket e befasoi atë. Shenjat e habisë sikur u paraqiten në fytyrën e tij dhe më tha: “Çka do të thuash çfarë lloji i njerëzve ishte ai? Ai ishte ashtu siç ta përshkrova ty”. Nuk munda të gjeja fjalë adekuate t'ia shpjegoja qëllimin tim Mahxhubit. Ai më tha: “Cilat do qofshin shkaqet …. Cili është shkaku i interesimit tënd të madh për Mustafa Seidin? Më ke pyetur për të sa herë më parë? Mahxhubi vazhdoi para se t’i përgjigjem: “E di? Nuk e


ESE

239

di përse ty t'i ka lënë testament dy bijtë e tij? Natyrisht ti meriton amanetin dhe e ke kryer në mënyrën më meritore. Mirëpo, ti ishe ai që më së paku e njihje atë. Ne jetonim me të këtu në fshat, kurse ti e shihje atë një herë një vit. Unë kam menduar se testamentin të ma lërë mua apo gjyshit tënd. Gjyshi yt ishte miku i tij më i dashur. Dëshironte të dëgjonte bisedat e tij. Më thoshte mua: A e di o Mahxhub? Haxhi Ahmeti është njeri unik i llojit të vet. Kurse unë i thosha: Haxhi Ahmeti është njeri falsifikues. Hidhërohej pa masë e më thoshte: “Jo, jo mos thuaj këtë. Haxhi Ahmeti është pjesë e historisë”. Ia ktheva Mahxhubit: “Për çdo eventualitet unë jam formalisht kujdestar. Kujdestar i vërtetë je ti. Dy djemtë janë këtu me ty. Unë jam larg tyre në Hartum.” Mahxhubi ma ktheu: “Ata dy janë djem të zgjuar dhe të edukuar. Në ta shihen imagjinatat e babit të tyre. Në mësime janë të dalluar.”. I thash: “Çk do të bëhet me ta nëse realizohet martesa qesharake, të cilën po e do i biri i kryetarit?” Mahxhubi ma ktheu: “Mos e merr afër zemrës. Me siguri i biri i kryetarit do të merret me ndonjë grua tjetër. Në rastin më të keq nëse martohet me të. Nuk besoj se do të jetojnë një apo dy vjet. Ajo do të jetë pjesëmarrëse në tokën dhe në të lashta e tij të shumta”. Pastaj, si një e rënë e papritur në kokë më ra fjala e Mahxhubit: “Përse nuk e marton ti”. Për një moment kam ndier një dridhje të fortë të zemrës, më duket sikur të më ketë dalë nga vendi. Nuk kam mundur t’i gjej fjalët vetëm pas një kohe. Ia ktheva Mahxhubit dhe zëri im po dridhej: “Me siguri ti po bën shaka.” Ai më tha: “Me seriozitet, përse nuk martohesh me të? Unë jam më se i sigurt se ajo të pranon. Ti je kujdestar i djemve të saj, është mirë të plotësosh çështjen dhe të bëhesh edhe baba”. E ndjeva aromën e saj të ditës së djeshme. M’u kujtuan mendimet që më ishin shfaqur në kokën time për të në atë errësirë. Dëgjova Mahxhubin duke qeshur dhe duke m’u drejtuar me këto fjalë: “Mos më thuaj se ti je bashkëshort dhe baba. Burrat martohen me gra tjera për çdo ditë. Nuk do të jesh as i pari e as i fundit”.

EDUKATA ISLAME 87

240

Iu drejtova Mahxhubit, pasi që kisha mbizotëruar veten. Unë po qeshesha gjithashtu: “Ti vërtet qenke i marrë”. E lashë atë dhe shkova, edhe pse kuptova në realitet, se kjo do të më marrë mua shumë nga qetësia ime në të ardhmen. Unë në një mënyrë apo tjetër e dashuroj Hasnen të bijën e Mahmudit, vejushën e Mustafa Seidit. Unë, sikur ai dhe sikur i biri i kryetarit dhe miliona të tjerë, nuk jemi të pagabueshëm nga infeksioni i mikrobeve me të cilat është përplot trupi i njeriut. (vijon)


ESE

241

Tayeb Saleh

SEASON OF MIGRATION TO THE NORTH - (4) (Summary) I stood at the door of my grandfather’s house in the morning, a vast and ancient door made of harraz, a door that had doubtless been fashioned from the wood of a whole tree. Wad Baseer had made it; Wad Baseer, the village engineer who, though he had never learnt carpentry at school, had yet made the wheels and rings of the water-wheels, had set bones, had cauterized people and bled with cupping glasses. He was also so knowledgeable about judging donkeys that seldom did anyone from the village buy one without consulting him. Though Wad Baseer is still alive today, he no longer makes such doors as that of my grandfather’s house, later generations of villagers having found out about zan wood doors and iron doors which they bring in from Omdurman.

‫اﻟﻄﻴﺐ ﺻﺎﱀ‬

(4) "‫"ﻣﻮﺳﻢ اﻟﻬﺠﺮة إﻟﻰ اﻟﺸﻤﺎل‬ (‫)ﺧﻼﺻﺔ اﻟﺒﺤﺚ‬ ،‫وﻗﻔﺖ ﻋﻨﺪ ﺑﺎب دار ﺟﺪى ﰲ اﻟﺼﺒﺎح ﺑﺎب ﺿﺨﻢ ﻋﺘﻴﻖ ﻣﻦ ﺧﺸﺐ اﳊﺮاز‬ ‫ ﻣﻬﻨﺪس اﻟﻘﺮﻳﺔ اﻟﺬي‬،‫ ﺻﻨﻌﻪ ود اﻟﺒﺼﲑ‬،‫ﻻ ﺷﻚ اﻧﻪ اﺳﺘﻮﻋﺐ ﺣﻄﺐ ﺷﺠﺮة ﻛﺎﻣﻠﺔ‬ ‫ ﻗﻞ ﻣﺎ ﻳﺸﱰى‬،‫ و ﻳﻜﻮى و ﳛﺠﻢ و ﻳﺘﺨﺼﺺ ﻛﺬﻟﻚ ﰲ ﻧﻘﺪ اﳊﻤﲑ‬،‫ﻳﱪ ا ﻟﻌﻈﺎم‬ .‫أﺣﺪ ﻣﻦ أﻫﻞ اﻟﺒﻼد ﲪﺎرة دون ﻣﺸﻮرﺗﻪ‬


244

EDUKATA ISLAME 87

Agape: vjen nga greqishtja që do të thotë dashuri. Fjala Agape në kishën e parë është përdorur te darka ku janë festuar euharstia. Agnosticizmi: shkencë filozofike, e cila lejon ekzistencën e një fuqie mbinatyrore, por ajo mëson se mendja e njeriut nuk mund ta kuptojë.

TERMINOLOGJIA FETARE

Agnus Dei: e para: Qengj i Zotit, Krishti si viktimë shpërblimtare; e dyta: lutje e meshës para kungimit. Agjërimi: marrja e një racioni në ditë te besimtarët e moshës madho-re prej (18-60-vjeçare, për ditë të caktuara gjatë vitit liturgjik.

Qemajl Morina

GLOSARI KATOLIK - (3)

Akolit: laik apo fillestar për shërbim kishtar, të cilit i është besuar roli ndihmës në meshën së viktimës.

Abat: kryemurg i ndonjë bashkësie kallogjerësh. Administrator: Udhëheqës i Ipeshkvisë derisa ipeshkvi nuk është i emëruar. Administrata apostullike: rajon kishtar që për çfarëdo shkaqesh nuk është i përfshirë në kuadër të Ipeshkvisë, me të cilën udhëheq administratori në emër të papës. Adopcionizmi: Besim i gabuar nga shekulli i 7-të, i cili vërteton se Krishti si njeri ka qenë vetëm i adoptuar si bir i Zotit, do të thotë se nuk ka pasur natyrën e Zotit. Ky besim i gabuar është gjykuar në koncilin e shtatë ekumenik të Nikejit në vitin 787. Adoracioni: Falënderim apo falje që i dedikohet vetëm Zotit (quhet edhe latrija për dallim nga dulija, që ka të bëjë me falënderimin e shenjtorëve, relikteve si dhe fotografive të tyre). Adventi: koha e parë e liturgjisë. Një vit prej katër javësh si parapërgatitje para Krishtlindjeve.

Alba: fustan i bardh i gjatë, që ka hyrë në shërbime liturgjike, që nga shek. 4-të, si veshje kishtare në mesha. Albigenzi: Besim i gabuar i shek.12 dhe 13-të në Francë, i cili nuk e ka pranuar as kishën e as papën, ngjashëm me bogomilët boshnjakë. Aleluja: thirrje që do të thotë “faleminderit Jehovai”, të cilit i shprehet falënderim dhe respekti Zotit, në traditën perëndimore, në veçanti gjatë shënimit të festave të pashkëve. Aleanca e vjetër: në Sinaj, është themeluar në mes Zotit dhe popullit të zgjedhur. Alokucija: fjalimi i papës drejtuar këshillit të kardinalëve rreth çështjeve aktuale.


TERMINOLOGJIA FETARE

245

Altar: altar i sakrificës për kryerjen e shërbimit të Zotit në kujtim të darkës së fundit, zakonisht një tavolinë katërkëndëshe në pllakën e së cilës zakonisht janë varrosur eshtrat e patronit të shenjtë apo mbrojtësit të kishës dhe famullisë. Amen: Përkthimi i rëndomtë “ashtu qoftë” e shpreh veçse dëshirën jo edhe sigurinë, prandaj s'ka kuptim të fjalës “Amen”. Kjo fjalë ka domethënie pohimi: me siguri, përnjëmend. Ndajfolja e marrë nga hebraishtja do të thotë sigurinë, qëndrimin, fortësinë, bindjen me të cilën pajtohet me diçka e pohojmë dhe e pranojmë kur është në pyetje për shembull urata. Thirrja e fundit në liturgji, lutja, që sqaron fenë dhe vërteton pranimin e fjalëve dhe veprave të Zotit, do të thotë po ashtu është, ashtu le të jetë, nga fjala hebraike: “aman”, që do të thotë me qëndrua fuqishëm. Anabaptistët: Sekte e shek. 16-të, e cila ka kërkuar pagëzimin e të rriturve edhe një herë. Anamneza: pjesa kulminante e meshës si akt kulminant i viktimizimit të Krishtit. Anatema: i shkishëruar (përjashtuar), shprehje me të cilën sanksionohet dhe përjashtohet në aspektin dogmatik. Nga rrënja semite fjala do të thotë: ndalim të përdoret diçka për punë jorelgjioze, profane. Tanë plaçka e luftës i përket Zotit (në Dhiatën e Vjetër) dhe do t'i kushtohet. Pas Krishtit kjo fjalë ka kuptim mallkimi. Anatema (mallkimi) bie mbi ata që s'e mbajnë betimin. Grada më e lartë e anatemës është ndarja nga Krishti. Kisha më vonë i përjashtonte nga bashkësia me shprehje: ANATEMASA SIT: (Qofsh i mallkuar!), anëtarët e padëgjueshëm dhe ata që mësonin mbrapshtë.

246

EDUKATA ISLAME 87

Angelus: lutja e në shenjë përshëndetjeje të engjëjve në shenjë të lajmërimit të Marisë, e cila lutet me shenjë të kambanës në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. Anglikane (Kisha): kisha shtetërore angleze, të cilën mbreti Henriku i VIII-ti, në vitin 1543 e ndau nga kisha katolike. Anima: (nga lat.), shprehje për shpirtin. Antifona: sot do të thotë vargu hyrës në këndimin e psalmave, që kanë të bëjnë me liturgjinë kryesore, mendimin; në liturgjin�� e vjetër donte të thoshte këndim me radhë i priftit dhe korit. Antikrishti: Fjalë për fjalë: Kundërshtar i Krishtit. Kjo fjalë gjendet vetëm te Shën Gjoni Ungjilltar por kuptimin e saj e hasim edhe në disa libra tjera të Shkrimit të Shenjt. Antikrishti, i cili do të lajmërohet para Ditës së Gjykimit (2 Sol.2,1), i cili do ta kthejë njerëzimin nga Krishti dhe Kisha. Arqipeshkëv: archepiscopus; emër nderi për peshkop në kryeqendra të ndonjë rajoni. Apokalipsa: Nga greqishtja “zbulimi”, libri i fundit i Biblës, që e shkroi Shën Gjoni Apostull kah viti 95 pas të lemit të Krishtit. Apokaliptik: misterioz, i kobshëm, katastrofal. Apokrif: shkresa misterioze ose vepra, të cilat llogariten biblike, por nuk i përkasin traditës hebraike e as asaj të krishtere si dhe nuk pranohen si libra të shpallur. Apokrifet në mënyrë të rrejshme u përshkruhen disa apostujve (p.sh., Ungjilli i Jakovlit, ungjilli i Nikodomit, Apaokolipsa e Petrovit etj,), që të kenë një autoritet më të madh si dhe të hyjë në radhët e librave kanonike.


TERMINOLOGJIA FETARE

247

248

EDUKATA ISLAME 87

Apologet: mbrojtës, autor i cili ngritet në mbrojtje të fesë, si psh., Justini, Tertuliani etj. Një grup i shkrimtarëve të krishterë të shekullit të 2-të, të cilët ballafaqohen me kundërshtime të judaizmit, të paganizmit (filozofia greko-romake) e më tej me ashtuquajtur agnosticizmin. Apolog përgjithësisht quhet ai i cili merret me apologjinë dhe apologjetikë.

Apostolike (selia): selia e shenjtë apo Selia e Romës, selia e të parit të Kishës katolike Papës me kongregatat ndryshme dhe administratën përcjellëse.

Apologji: Nga greqishtja: justifikim ose mbrojtja e kredos (kredopërmbajtja e të besuarit). Mbrojtja me gojë apo me shkrim e të një vërtete fetare.

Apostolik (bekimi): bekimi papnor.

Apologjetikë: Një prej disiplinave themelore të shkencës teologjike (teologji dogmatike, teologji morale, egzegeza: shpjegimi i Shkrimit të Shenjtë, etj.) Qëllimi i saj është të arsyetojë e të argumentojë misionin hyjnor të Jezu Krishtit në botë dhe të Kishës së tij. Po në anën tjetër hyn edhe më gjerë në thelb të problemit duke mos pasur lidhje drejtpërdrejtë me shkencën teologjike, bie fjala probaliteti dhe mundësia e të njohurit të së vërtetës, të ekzistencës së Zotit. Prandaj, edhe duke sqaruar në tërësi problematikën e fesë, e besimit, e të besuarit. Apostat: renegat, mohuesi i besimit të krishterë, po ashtu ai i cili e braktis thirrjen e shenjtë të meshës apo rregullores.

Administratori (apostolik): i cili udhëheq me administratën apostolike.

Apostolik (prefekti) prifti me juridiksion ipeshkvnor që udhëheq me prefekturë. Apostolik (delegati): emisar i papës për çështje fetare. Apostolik (vikari): ipeshkvi i caktuar që udhëheq me vikarinë. Apostolik (vikariati): rajon administrativ nën Kongregatë për përhapjen e fesë. Apostolik (besimi): formular i shkurtër i fesë prej 12 neneve, të cilin tradita ua përshkruan apostujve. Apoteoza: adhurimi i njerëzve të gjallë apo të vdekur, si psh. Mbretërit romak.

Apostaz: renegat, mohuesi i besimit të krishterë. Apsolucioni: falja nga mëkatet, të cilës i paraprin pendimi. Apostull: Nga greqishtja do të thotë “i dërguari” njëri prej dymbëdhjetë nxënësve të Jezu Krishtit; më vonë ky emër u jepet misionarëve të merituar. Apostullat: shërbimi i apostullik, veprimtaria për përhapjen e fesë. Apostullike (prefektura): njësi administrative, në të shumtën në rajone misionarike, me të cilën udhëheq prefekti në emër të papës.

Ardhje-ardhja: koha e parë e liturgjisë të viti kishtar e përbërë prej katër javësh, parapërgatitje për Kërshëndella. Arqixhakon: shërbëtori më i madh, në mesjetë ndihmësi i parë i ipeshkvit; në aspektin kanonik, i cili në arqixhakonatin e vet e informon ipeshkvin për gjendjen shpirtërore të besimtarëve. Arqipeshkvia: (kryeqytet), seli e arqipeshkvit.


TERMINOLOGJIA FETARE

249

Arijanizmi: besim i gabuar se Krishti nuk është i qenësishëm, por vetëm i përngjan Zotit, do të thotë se këta e mohojnë trininë; është gjykuar në koncilin e Nikejit të viti 325. Arkanxhelët: kori i lartë e engjëjve, si psh. Gabrieli (Xhibrili), Mihaeli (Miqaili) dhe Rafali (Azraili).

250

EDUKATA ISLAME 87

Babilonit (Kulla): pallati mbretëror dhe tempulli i zotit Marduk në Mesopotami. Baptistët: bashkësi protestante, e cila pagëzon vetëm të rriturit dhe e pranon Biblën si burim të fesë.

Asketikja: degë e shkencës teologjike mbi askezën

Bazilika: kishë e vjetër e krishterë në formë kënddrejtë, më vonë titull special i kishave më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Askeza: ushtrimi mbi virtytet, lutjet dhe vrojtimet, të cilat kanë për qëllim afrimin dhe bashkimin me Zotin.

Bendictio: bekim, akt ritual që bie në sakramentale e jo në sakramente.

Aspersio: spërkatje me ujë të bekuar.

Bendektianët: rend të cilin e themeloi shenjtori Benedikt nga Nursiaj (529, u themelua në Monte Cassino). Parimi kryesor i rendit është “Ora et labora” (lutu dhe puno), bartin mantelin e zi me rripë lëkure.

Aspersorium: ena me ujë të bekuar. Ati i shenjtë: thirrje nderi për papën.

◌ِ At - Etërit: emërtim për shkrimtarët e krishterë ose mësuesit e fesë të shekujve të parë të krishterimit, në veçanti për ata që kanë të bëjnë me dogmën; ekzistojnë lindorë dhe perëndimorë.

Ateizmi: mohimi i ekzistencës së Zotit, apo të jetuarit në atë mënyrë sikurse Zoti nuk ekziston. Aureola: rrethi i artë rreth kokës së priftit në fotografi apo statuja, si shenjë shndritje të virtyteve të tij. Ave Maria: Tungjatjeta Mërija, lutje për Marinë e përpiluar në bazë ungjillit të Llukës mbi femërinë e Krishtit. Baal: Zot i diellit dhe begatisë, zoti kryesor i fenikasve, aramitve dhe felestinve.

Benefitet: të hyra që paguhen për ndonjë shërbim kishtar, në mesjetë si të hyra të kishës. Bibla pauperum: bibla e të varfërve, ata të cilët nuk kanë ditur të lexojnë, por në mënyrë të fotografisë iu është bartur mesazhi biblik në kohën prej shekullit 13 deri në 15-të. Bibla: libri, Libri i shenjtë, ajo është përmbledhje e librave të shpallura (73 kanonike), të cilat të krishterët i respektojnë dhe i pranojnë si libra të shenjtë. Janë dy pjesë voluminoze. Djathta e Vjetër (46 libra) dhe Djathta e Re (27 libra). Djathta e Vjetër është koha e gatishmërisë dhe pritjes së Shpëtimtarit, kurse Djathta e Re është koha Jezu Krishtit. Të dy këto librat përfshijnë periudhën kohore prej vitit 1300 para erës së re deri në 100 pas Krishtit. Bireti: liturgji; mbulesa për priftin kryesor.


TERMINOLOGJIA FETARE

251

Bekimi: (fjalë e mirë, fjalë me të cilën prokopi e lumturinë, rit fetar i të krishterëve në të cilin bëhet shenja e kryqit duke kërkuar hirin e Hyjnisë. Bekimi urbi et orbi: e ndan papa me raste manifestimi qytetit të Romës si dhe në tërë botën.

252

EDUKATA ISLAME 87

Censura: dënim kishtar, nëse është doktrinar ose teologjik ka të bëjë me ndonjë shkencë si një mashtrim apo herezi nëse i kundërvihet të vërtetës së dokumentuar; nëse është represive shënohet me indeksin e librave të ndaluar (është hekur në vitin 1966). Leja e qarqeve kishtare për publikimin e librave fetar të një rëndësie të veçantë si psh. Biblës etj.

Bogumilët: të krishterët boshnjakë: besim i gabuar, sekte gnostike nga shekulli i 10-të e quajtur sipas priftit bullgar Jeremij apo Bogumilit nga Trakia. Refuzojnë martesën, nuk e hanë mishin, respektimin e fotografive; në Bosnjë kanë qenë më të fuqishëm në kohën e Kulin Banit.

Cistercitet: degë e rendit benedikt, i quajtur sipas luginës Cistercium (Citeaux) në Francë, ku vepron i pari i tyre.

Boromejkët: rend i një grupi motrave, i themeluar nga shen. Karlo Boromejski.

Communio: bashkësi, komunitet (communicatio in sacris) shkalla më e lartë e bashkësisë së kishave.

Blasfemia: nga greqishtja: të shara kundra Zotit dhe kundra fesë.

Confessio: përkatësia fetare psh., Confessio tridentina, bashkësia katolike Trentite; besimi augustan, besimi ausburg protestant, besimi kalvinist etj.

Bigamia: (nga lat. Bi, bis-dy herë, e nga greq. gameo-martoj). Poligamia (poly - greq. - shumë). Bashkëjetesa me dy ose me shumë gra. Breviar: liturgji ditore, të cilën e kryejnë bashkërisht ose individualisht, priftërinjtë, murgjit, murgeshat apo laikët e devotshëm; përbëhet prej lutjeve të psalmeve, leximeve biblike dhe lutjeve tjera.

Communio sanctorium: emërton bashkësinë e shenjtorëve, publikun e shenjtorëve.

Confiteor: (rrëfehem se), rrëfimi i përgjithshëm në fillim të meshës së shenjtë. Credo: (besoj), fjala fillestare në besimin apostolik të Stambollit apo Nikejit, që lutja bëhet duke menduar.

Bula: kartë, dekret papnor. Culpa: mëkat, gabim moral. Celibat: beqari, të qenët i pamartuar, disiplinë katolike me të cilën obligohen të gjithë klerikët. Cenobitet: shkretëtarët (anahertet dhe aremitet), të cilët jetojnë në bashkësitë monakiste nëpër shkretëtira.

Dalmatine: lit. rroba të cilën prifti e vesh me rastin e meshave festive. Darka e fundit: darka e Krishtit para vuajtjeve dhe vdekjes e mbajtur sipas rregullave të gostisë te çifutët; atëherë është vërtetuar eukaristia; kështu që darka e fundit e tij është kthyer në shenjë kujtimi të vajtjeve dhe vdekjes së tij.


TERMINOLOGJIA FETARE

253

Dei gratia: (me mëshirën e Zotit), shtesë në titujt e prijësve fetarë dhe shtetërorë.

254

EDUKATA ISLAME 87

Dita e shpirtrave: në fenë katolike dita e të vdekurve. Dispensa: lirim nga obligimet e zakonit të kishës.

Deo gratios: (falënderim Zotit), përgjigje në liturgjinë kishtare latine. Dekalogi: dhjetë urdhrat e Zotit të shpallur Mosiut (Musait a.s.) në dy pllaka prej guri, të cilat rregullojnë marrëdhëniet e njeriut me Zotin (vertikalisht)dhe me vëllanë e tij njeri (horizontalisht).

Dogma: shpallja e një të vërtete themelore fetare ose ndonjë mrekullie nga aspekti fetar, të cilën çdo katolik duhet ta pranojë dhe ta praktikojë që të jetë i shpëtuar; i shpallin koncilët, dijetarët e jashtëzakonshëm apo papati.

Dekan: prift në krye të dekanatit (rrethit kishtar prej më shumë famullish; ekziston dekani kanonik; thirrje profane për udhëheqësin e fakultetit.

Djalli: demon, dreq, lanet, shejtan, i pa udhë; armik i njeriut dhe i Zotit, pushteti i tij definitivisht do të bjerë me fitoren e Krishtit në ditën e gjykimit, shih. Dreqi.

Dekanat: administratë kishtare prej më shumë se një famullie.

Dogmatika: në teologjinë katolike shkenca që ka të bëjë me të vërtetat themelore të fesë.

Dekretalet: libra të zgjedhura të vendimeve juridike të papës të mesjetës. Depozitë fetar: depozitues fetar - tubim i të vërtetave fetare, të cilave asgjë nuk mund të hiqet apo t’i shtohet. Deuteronomij: zakon i përsëritur, libër biblik, është paraqitur në shek. e 7-të para erës së re. Devocionet: gjëra që thërrasin në adhurim si psh. kryqet, rruzaret (tespihe), medaljet, figura të vogla etj. Didache: burimi më i vjetër i ligjeve kishtare të mrekullive nga aspekti i disiplinës liturgjike. Diaspora: rajon në të cilin përfaqësuesit e një besimi janë shpërndarë si pakicë në mesin e përfaqësuesve të besimit tjetër, të cilët përbëjnë shumicën. Dioqezë: rajon kishtar i administruar nga një ipeshkvi.

Doketizmi: besim i gabuar faqe 2 dhe 3, e cila gjykon çdo gjë materiale dhe të paraqitur në trup, duke iu përmbajtur pamjes së jashtme (dokein greq. do të thotë më duket, më bëhet, më ngjan). Doksologjia: lavdërim në liturgjinë e krishterë, si psh. Gloria (Lavdi) i madh Atit dhe të Birit dhe Shpirtit të shenjtë” si një doksologji e vogël. Dominikanët: të quajtur rendi i lypësve të themeluar nga shenjtori Dominika (1170-1222), misionarit spanjoll me qëllim të predikimit kundër besimit të gabuar albigenzit dhe valdenzit, për atë edhe e quajnë rend predikues. Duhoa: rrëshajë, festa e zbritjes së të Shpirtit të shenjtë tek apostujt; ndarja e thesarit të Shpirtit të shenjtë bashkësisë kishtare. Dulija: respekt që u tregohet shenjtorëve.


TERMINOLOGJIA FETARE

255

Djathta e Vjetër: 46 libra të biblës, të cilat përfshijnë historinë e shpëtimit që nga koha e krijimit të botës deri te lindja e Krishtit.

256

EDUKATA ISLAME 87

Ekskomunikimi: shkishëroj, mallkoj, përjashtim nga bashkësia kishtare, zakonisht për shkak të besimit të gabuar apo të ndonjë mëkati të rëndë.

Dhjeta: kontribut i besimtarëve për mbajtjen e priftit. Ekspozitura: degë, ekspoziturë në famulli. Ecclesia: nga greqishtja emri i latinizuar për kishën, që do të thotë thirrje, tubim, bashkim. E diela e luleve: java para pashkëve, përkujtimi i hyrjes së Jezu Krishtit në Jerusalem, kur bëhet procesioni me degë të ulliri, palme apo qirinj. E mërkurë e thjeshtë: dita e parë e kreshmës, agjërimi i obligueshëm kreshmor.

Ekumenizmi: lëvizje që ka për qëllim unitetin e kishave të krishtera; ekumenzimi si atribut para së gjithash përdoret për koncilët e përgjithshme si dhe për përpjekjet e atyre që kanë për qëllim unifikimin e kishave. E mërkura e përhime: fillimi i agjërimit pre 40 ditësh, përgatitja për Kërshëndella. Eminencë: shkëlqesi, lartësi, titull nderi për kardinal.

Egzegeza: (nxjerrja e mendimeve nga fjalët), komentimi i teksteve biblike. Egzercicizmi: ushtrime shpirtërore, të menduarit në heshtje në vetmi për vete, Zotin në kuadër të fesë së vet. Egzodusi: (shpërngulje), në radhë të parë të izraelitëve nga Egjipti, pastaj është përcjellë te çdo popull pa marrë parasysh shkakun e robërimit. Ekzorcizëm: përbetim. Eukaristia: Mesha e shenjtë, thyerja e bukës, mesi dhe kulmi i sakramentit të jetës fetare në krishterim. Edhe vetë darka e mbramë që e hëngri Krishti me apostujt ishte një darkë rituale e ashtuquajtur paskale (e Pashkëve), ku u hante qengji paskal në çdo shtëpi të izraelitëve. Mu atë darkë e shfrytëzoi Jezu Krishti për të themeluar Euharistinë në kuptimin e krishterë, duke shuguruar bukën e verën në korpin e gjakun e vet duke thënë: “Merrni e hani të gjithë prej këtij Merrni e pini të gjithë prej tij”.

Enciklikë: rrethi qarkor i papës me peshkop apo besimtarë, i cili zakonisht citohet sipas fjalëve të para. E enjtja e madhe: e enjtja para pashkëve. E premtja e madhe: e premtja para Pashkëve, kujtim i vuajtjeve të Krishtit në ditën e kryqëzimit. Epifani: njëra prej festave më të vjetra që kisha katolike feston. Teologjinë e kësaj feste më së miri e shpjegon vet emri. I porsalinduri shpallet njeri i Zotit në tërë botën, i cili përfaqëson tre mbretërit; për arsye se për atë festë shenjtërohet uji i shenjtë e në disa vende kjo festë quhet pagëzimi i ujit. Episkopat: ka për qëllim tubimin e të gjithë peshkopëve të kishës katolike, apo të një shteti. Es-hatologia: shkenca dogmatike lidhur me ndodhitë përfundimtare, do të thotë mbi fatin e fundit të njeriut dhe botës.


TERMINOLOGJIA FETARE

257

Etikë: shkenca mbi moralin në bazë të parimeve të arsyes së shëndosh. Eukaristi: Mesha e shenjtë, thyerja e bukës, mesi dhe kulmi i sakramentit të jetës fetare te të krishterët. Engjëlli: nga greq. angelos, ç'do të thotë “lajmëtari” dhe tregon jo natyrën por detyrën (shërbimin) e tij. Engjëjt i përmendin të tërë librat e Shkrimit Shenjtë, bile me emër e shërbim specifik, si Kerubinët dhe Serfainët, më të afërm të Zotit, pos emrave të përgjithësi si “Shërbëtorët e Zotit”, “Shenjtërit e Zotit”, “Bijtë e Zotit”, dhe me emër vetjak si Shën Mëhilli, Shën Gabrieli e Shën Rafaelli”, Kryengjëj.

258

EDUKATA ISLAME 87

Fetishizëm: lloj besimi i gabuar, adhurimi i ndonjë gjësendi, figure apo ndonjë shtaze duke besuar se në të gjendet ndonjë fuqi mbinatyrore. Ferr: gjendja në vuajtje të përhershme për engjëjt dhe besimtarët e përzënë, të cilët si të paudhëzuar kanë vdekur në mëkate. Fideizëm: drejtim teologjik sipas të cilit vetëm feja mund të vijë deri te e vërteta e mbinatyrshme. Firma; sakrament i vërtetimit të shenjtë. Fra: nga lat. frater që do të thotë at, mbiemër, të cilin françeskanët e vendosin para emrit të tyre.

Ex cathedra: (selia e shenjtë), do të thotë definicionet e pagabuara të papës si mësues kulminant i kishës katolike lidhur me çështje të fesë dhe moralit.

Françeskanët: rend lypës, të cilin e themeloi shenjtori Franjo Asishki 1212., bartin mantela ngjyrë gështenje; ekzistojnë disa degë.

Famullitar: prifti që udhëheq me famullinë dhe është përgjegjës për të.

Fëmijët e pafajshëm: sipas urdhrit të Herodovit mbytja e fëmijëve meshkuj të Betlehemit deri në moshën dyvjeçare.

Famullia: njësia më e vogël e juridiksionit kishtar, të cilën në emër të ipeshkvit e udhëheq prifti.

Gabriel: emri i arkangjelit i cili ka paralajmërua e Ivan Pagëzuesit Jezusit; vetë emri do të thotë fuqia e Zotit.

Fanatizëm: entuziazëm i tepruar fetar.

Gnostikët: besim i shtrembër, i cili predikon dualizëm, sipas të cilit çdo gjë që është materiale është e keqe kurse vetëm ajo që është shpirtërore është e mirë.

Farizejt: lëvizje fetare-politike çifute e formuar në shek. e dytë para Krishtit, i cili edhe në kohën e Jezusit është interesuar për zbatimin e plotësimin e Ligjit do të thotë krejt trashëgimin mësimor të Moisiut; veten e kanë konsideruar si mbrojtës të besimit të drejtë. Fashnik: karnaval; dita dhe mbrëmja para të mërkurës së përhime, i cili kalohet në gëzim para agjërimit.

Gloria: falënderim, pjesë e meshës. Golgota: vend jashtë mureve në kohën e Jezusit, ku Krishti ishte kryqëzuar, sot në atë vend gjendet kisha e varrit të shenjtë në Jerusalem.


TERMINOLOGJIA FETARE

259

260

EDUKATA ISLAME 87

Grekokatolikët: besimtarë të ritit lindor bizantin, të cilët janë bashkuar me Romën, por që e kanë ruajtur ceremoninë fetare dhe të drejtën kishtare.

IHS: shkurtesa e fjalës greke “Iesosus”, por edhe të latinishtes “Jesus hominum salvator”, që do të thotë Jezusi shpëtimtar i njerëzve; këtë shkurtesë e gjejmë në shumë objekte liturgjike apo në fotografi.

Gjeneza: ka të bëjë me Librin e parë të Biblës që do të thotë krijimi, zanafilla.

Imprimatur: (le të shtypet) leje kishtare se një libër mund të shtypet.

Habit: uniformë zyrtare e murgut apo murgeshës.

Index: lista e dikurshme e librave të ndaluar për shkak të kundërshtimit të tyre me fenë katolike.

Hagiografia: biografia e shenjtorëve.

Inkarnimi: mishërim në fjalët e Zotit, Logos, në natyrën njerëzore.

Heretik: besimtar i gabuar.

Inkuizicion: gjykatë kishtare për devijim fetar e shekujve të mesjetës; inkuizicioni spanjoll ishte gjykatë shtetërore të devijuesve të fesë, të cilët zakonisht u paraprinin domenikanët. Gjyqeve të inkuizicionit spanjoll iu nënshtruan edhe myslimanët dhe çifutët, të cilët mund të zgjidhnin në mes konvertimit në katolicizëm apo dënimi me vdekje.

Herezi: besimi i gabuar si disiplinë shkencore, herezi. Hermeneutikë: shkenca mbi parimet e komentimit të Biblës. Herodi i madh: mbreti vasal i Palestinës (37 deri më 4 para lindjes së Krishtit; gjatë sundimit të tij ka lindur Krishti. Hierarki: (sundimi i shenjtë), pushteti kishtar me prejardhje nga Zoti, të cilin e përfaqësojnë klerikët. Hoterodoks: i një feje tjetër, besimtar i një përkatësie tjetër fetare; e kundërta e ortodoks, besimtar i vërtetë. Homiletika: shkencë teologjike mbi predikimin. Hosana: (na shpëto neve), përshëndetje me të cilën çifutët përshëndetnin Jezu Krishtin para hyrjes në Jerusa. Idiolatria: besim i gabuar i fotografive apo idhujve, të cilëve u përshkruhet fuqia e Zotit. Idhulli: nga greqishtja është “figurë e cila adhurohet si hyjni”.

INRI: shkurtesë e shprehjes latine: “Jezus Nazarenus Rex Juderotum”, që do të thotë: “Jezusi nga Nezareti mbret i çifutëve”; ky është shkrim i Pilatovit në kryqin e Jezusit. Ipeshkëv koautor: ipeshkëv me të drejtë trashëgimie, të cilin e cakton Selia e Shenjtë. Ipeshkëv ndihmës: ipeshkvi që nuk ka ipeshkvi të veten, por caktohet në ndonjë ipeshkvi tjetër, ku ndihmon ipeshkvin në kryerjen e punëve kishtare. Ipeshkëv: trashëgimtar i apostullit, anëtar i kolegjit të Kishës. Ipeshkvi: rajon kishtar nën juridiksionin e ipeshkvit. Ipeshkvnor (Ordinariati): bashkim i institucioneve dhe personelit, të cilët e ndihmojnë ipeshkvin në kryerjen e punëve të ipeshkvinisë.


TERMINOLOGJIA FETARE

261

Ipeshkvisë (Sinodi): tubim i priftërinjve apo besimtarëve të emëruar apo të zgjedhur të një kishe vendore si trup këshillues.

262

EDUKATA ISLAME 87

Inspiracion: frymëzim dhe ndriçim i Zotit te shkruesit e Biblës.

Kanoni: kanun, kanon, e para: përmbledhja librash që përbëjnë Librin e shenjtë, e dyta: përshkrimi i shenjtorëve katolikë; e treta: pjesa kryesore e meshës; e katërta: udhëzuesi kryesor i rregullit të koncilit.

Ite, missa est: lat. Fjalët përfundimtare të meshës në liturgjinë e përsëritur: shkoni në paqe.

Kanonik: prift anëtar i kuvendit kanonikësh, të cilët interesohen për udhëheqjen e meshës në katedrale.

Jezusi: çifuti Jeshuah, Shpëtimtar, shpëtues; për të krishterët emër i përjetshëm për person tjetër zot që është mishëruar dhe ka lindur aty rreth vitit të gjashtë para fillimit të kalendarit sipas Krishtit; 30 vjet pas Krishtit ai gozhdohet në kryq; për të krishterët ai është i biri i Zotit, në të cilin janë mishëruar natyra njerëzore dhe ajo e Zotit, që nëpërmes mrekullive ka vërtetuar dërgimin e Zotit.

Kanonizim: procesi i shpalljes së shenjtorit, klasifikimi në mesin e shenjtorëve të kishës katolike. Karitas: (dashuri), mirëbërësi, vepër bamirësie ndaj Zotit duke argumentuar me dashurinë ndaj njeriut; organizata humanitare katolike për ndihmë të afërmëve.

Josip: hebraisht. “Zoti e shtoftë” i fejuari i Marijes së virgjër. Bibla njeh edhe Josip të ashtuquajturin egjiptian, të birin e Jakovlevit si dhe Josip nga Arimeteu, i cili e ka varrosur Jezusin në varrin e tij të ri.

Kalorësit maltezë: rend kalorësish i themeluar në vitin 1120, pas Krishtit në Jerusalem për shërimin e të sëmurëve; më vonë i kanë mbrojtur hanxhinjtë, bartin mantela të zinj me kryq të bardh, nga viti 1530 në Maltë, kurse nga viti 1798 në Romë. Kapllan: prift, i cili me dekret të peshkopit ndihmon famullitarin.

Kalvari: Golgota, vendi i kryqëzimit dhe rruga nëpër të cilën kaloi Jezu Krishti në emër të përkujtimit të vuajtjes dhe vdekjes së Jezu Krishtit. Kalvinizmi: një degë e lëvizjes radikale protestante e quajtur sipas themeluesit të tij Galvinit (1509-1564), i cili në Gjenevë ka vendosur diktaturën fetare, ka djegur besimtarët e gabuar. Së bashku me Luterin ka predikua se vetëm feja shpëton (soal fide), nuk ka pranuar traditën fetare si burim të fesë, por vetëm Librin e shenjtë (sola scritura), kurse ka pranuar vetëm dy sakramente (pagëzimin dhe darkën), ka predikua se Jezusi në euharisti vetëm në aspektin shpirtëror e jo në atë real është prezent. Kamerlengo: thirrja e kardinalit që është i angazhuar për zgjedhjen e papës së ri.

Kaptol: kapitull, kaptinë; kuvend kanonikësh; si grup këshilltarësh pranë ipeshkëve. Kapucin: degë e rendit françeskan katolik, i formuar prej Matea Bassit më 1525, bartin mantela të gështenjtë me kapela të gjata. Kardinal: ndihmësi kryesor i papës në administrimin e kishës; emërtimi rrjedh nga emrat e kishave kryesore të romakëve me në krye priftërinjtë, për atë kardinali simbolikisht është udhëheqës i një famullie romake; titulli nga shek. të 12-të u jepet peshkopëve në tërë botën; kardinalët që nga vitet e 80 të shekullit të kaluar marrin pjesë në konklava, zgjedhjen e papës së ri.


TERMINOLOGJIA FETARE

263

Karizma: dhunti mbinatyrore e Shpirtit të shenjtë, që u jep disa individëve në lëmi të caktuara për të mirën e përgjithshme. Karmelitët: rend asketësh që themeloi kryqtari Bartoli nga Kalabria, në malin Karmel në Palestinë, më 1156; ekziston edhe rendi i zbathur ( më radikal) si dhe rendi femrave të kamelitëve. Kartuzianët: rend i shkretëtirës që e formoi Bruna nga Chartreuseeu, jo larg Grenobleas; secili kurtizian ka shtëpizën e vet të posaçme brenda mureve të pavarura; ata asnjëherë nuk hanë mish dhe gjatë tërë kohës i përmbahen një heshtje të rreptë. Katakomb: korridoret nëntokësore, të cilët të krishterëve të parë u kanë shërbyer për adhurim dhe varrosjen e të vdekurve; më të njohurat në Romë via Appia. Katari: sekt gnostike e përhapur në shek. 11-13; ngushtë i lidhur me të krishterët boshnjakë; mohojnë skramentet, hierarkinë dhe aparatin shtetëror. Katedralja: kryekishë e një ipeshkvie, sepse aty ipeshkvi e ka selinë e tij, nga e cila ai paraqitet si mësues i fesë dhe mrekulli bërës. Kateheta: katekist, mësues i fesë, mësues besimi (laik apo klerik), i cili kryen shërbimet e tij me lejen e ipeshkvit. Katekizmi: e para: libër fetar, e dyta: mësimi fetar në shkollë apo në famulli. Katekumenët: kandidatët për pagëzim; heterodoksët të cilët marrin mësimet nga katolicizmi dhe përgatiten për t’u konvertuar në kishën katolike. Katholikos: emërtimi për patriarkun e kishës Armene.

264

EDUKATA ISLAME 87

Katolikët e vjetër: një grup katolikësh që nuk ka pranuar dogmën në pagabueshmërinë e papës në koncilin e parë të Vatikanit më 1870; kanë futur gjuhën popullore në liturgji; kanë braktisur rrëfimin e fshehtë si dhe celibatin. Kler: kat. Klasa shpirtërore; kleri është anëtar apo kandidat për klasën shpirtërore. Klauzurë: jetë manastiri; pjesë e një hapësire ku nuk u lejohet personelit jo kishtar të hyjë në të, apo njerëzve të gjinisë tjetër. Kodra e bekimit: sipas Mateit 5, 3-11 një kodër te liqeni e Galileut, në të cilin Jezu Krishti ka shqiptuar bekimet, të cilat janë program dhe ideal i krishterimit. Koncil: mbledhje kishtare katolike për të rrahur çështje dogmatike e disiplinore. Konfesion: besim, fe; histori e fesë; si dhe thirrje për altar në varrezat e apostujve në bazilikat romake të Shën. Petrit dhe Palit. Kongregacion: 1. bashkësi më tepër e pavarur; 2. bashkësi e rregullt me lejen e ipeshkvit me urdhrat e tij apo pa ta; 3. union i bashkësive me qëllim të përkryerjes fetare dhe morale si psh., kongregacioni i Mërisë; 4. kongregatat romake, këshillat e përhershëm, në krye të cilëve janë kardinalët. Konklava: (dhomë e mbyllur) hapësira në të cilat zgjidhet papa i ri; po ashtu edhe thirrja e kardinalëve të cilët marrin pjesë në zgjedhjen e papës së ri; tymi i bardh nga oxhaku i kapelës Sikstinke është shenjë se papa është zgjedhur, kurse i ziu jo.


TERMINOLOGJIA FETARE

265

Konferenca ipeshkvnore: institucioni i një kishe krahinore, të cilën e vendos apo e anulon pushteti më i lartë i Kishës, anëtarët e të cilit janë të caktuar, të gjithë peshkopët ndihmës si dhe peshkopët tjerë të atij rajoni, në të shumtën e rasteve te një shtet.

266

EDUKATA ISLAME 87

Kisha perëndimore: ka për qëllim kishën latine do të thotë ritin romak, për dallim nga kishat ortodokse, të cilat janë të ritit lindor ose bizantin. Kumbonar: personi që interesohet për kambanën e kishës.

Konkordat: marrëveshja e përhershme shtetit dhe kishës, i cili vlen si ligj për partneritet. Konvertit: i konvertuar në kishën katolike. Këmbëzbathurit: anëtarët dhe anëtaret e një rendi, të cilët ecin zbathur ose mbathin vetëm sandale si psh. Augustinët, karmeliqanët etj. Këshilli i famullisë: anëtarët emëruar dhe të zgjedhur të këshillit të famullisë, të cilët së bashku me famullitarin kujdesen për veprimtarinë fetare dhe të mirat e kishës në kuadër të famullisë.

Krijuesi: Fjala krijuesi rrjedh nga latinishtja: creo, creare (kreo, kreare - krijoj, të krijuerit). Hyji krijoi gjithësinë. Krishti: Fjala Krisht, nga greqishtja, dhe Mesia, nga gjuha arameike, (të cilën e ka folur Krishti) janë sinonime dhe kanë domethënie “I Lyeri”. Lyerje e mbretit me vaj te hebrenjtë kishte kuptim të zgjedhjes - emërtimit, shpalljes së mbretit, të kurorëzimit, si shenjë e jashtme e zbritjes së shpirtit të Hyjit përmbi të zgjedhurit (shih 1 Sam 9, 6,10, 1; 10,26,13). Kreshmor: ndalimi i marrjes së ushqimit me mish apo nga prodhimet e mishit sipas kishës; agjërim i rreptë ku Kisha ua obligon besimtarëve prej moshës 18-60 vjeçare në të premten e madhe.

Krematorium: ndërtesa për djegien e kufomave të vdekurve. Kisha: nga fjala greke “eklesia” që do të thotë, tubim asamble, kuvendi, mbledhja (zyrtare publike) e popullit. Bashkësi e popullit të Zotit; ndërtesa në të cilën besimtarët tubohen në shërbim të Zotit. Kisha lindore: emërtimi i të gjitha kishave të Lindjes, të cilat nuk e kanë pranuar Kalendarin e koncilit të vitit 451, si psh., nestorianët, armenët, koptët, jakobitët si dhe të gjitha kishat nacionale ortodokse si psh., kishës greke, ruse serbe etj...; ky emërtim përfshin gjithashtu edhe ato bashkësi fetare, të cilat gjatë historisë në mënyra të ndryshme kanë treguar lojalitet ndaj Romës, siç është pranimi i papës për prijës fetar, por në të njëjtën kohë iu janë përmbajtur ritit fetar të Lindjes si dhe të drejtës kishtare të lindjes, si psh., greko-katolikët (të bashkuar nga rajonet e ortodoksizmit - ukrainasit, rusinët, si dhe grupe nacionale tjera), maronitët, melkitet, tominet të krishterët e ritit malabark, armenët katolikë etj.

Kryqi: Fjala kryqi rrjedh nga latinishtja: cruxc - crucis - kruks - krucis. Krishti ka qenë kryqëzuar siç na lajmërojnë ungjilltarët. Kungimi: nga lat. communicare (komunikuare) - kungoj. Besimi katolik mëson se kungimi është një sakrament që e themeloi Jezu Krisht përmes të cilit na jepet Korpi dhe Gjaku i Krishtit nën trajtën e bukës dhe të verës së shuguruar. Për të marrë kungimin duhet të jesh pa mëkate të rënda, të cilat të falen në rrëfim, pas pendimit. Kuria romake: zyrë ipeshkvijsh, kancelari episkopate; shtëpi kanonikësh; kështjellë; pallati papnor me zyrat dhe institucionet tjera për të administruar kishën.


TERMINOLOGJIA FETARE

267

268

EDUKATA ISLAME 87

Kongregatat romake: zyrat e përhershme si institucione më të larta për udhëheqjen e kishës, në krye të cilave janë të vendosur kardinalët.

Letër papnore: letër e shkurtër zyrtare papnore ose vërtetim.

Krezmim: vaj i shenjtë i përzier me balsam, të cilin e ndez ipeshkvi në të enjten e madhe, të cilin e përdor me rastin e sakramenteve të dëshmisë së shenjtë; në një aspekt më të ngushtë quhet sakrament i dëshmisë së shenjte.

Liturgjia: në kuptimin më të ngushtë mesha e shenjtë apo euharastia; në kuptimin më të gjerë shërbim kishtar kremtimi i sakramenteve.

Kryqtarët: pjesëmarrësit e luftërave të kryqëzatave; pjesëmarrësit e radhëve kalorësiakë, bartin mantele me kryq të zi.

Lucifer: mbreti i të gjitha të këqijave, satana.

Kryqëzimi: sakrament elementar (i hyrjes në krishterim, kishën katolike). Kumbar: dëshmitar me rastin e pagëzimit apo dëshmisë, i cili merr përsipër obligimin e ndihmës së edukimit fetar të kumbarës, kur atë prindërit nuk janë në gjendje ta bëjnë, si dhe me rastin e martesës në kishë, i cili zakonisht shoqërohet me dhurata. Kuvend: (manastir), shtëpia në të cilën jetojnë murgjit dhe murgeshat. Kyrie eleison: “Zot mëshiro!”, pjesë e meshës së shenjtë menjëherë në fillim Laik: nga greqishtja laos (popull), tregon për besimtarin profan apo vëllanë joklerik; paraqet edhe ata të cilët nuk janë ekspertë në ndonjë lëmi të caktuar. Librat kanonike: përmbledhje e librave të frymëzuara që përmbajnë Biblën.

Limb: vendi i dishepujve të drejtë në pritje të zbritjes së Jezu Krishtit;

Logos: mishërimi i fjalës së Zotit; Jezu Krishti.

Lumturimi: nga papa pas liturgjisë kanonike të shpalljes së individit, të cilëve u lejohet kulti publik. Lutja - urata: sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” lutja është fjala që i drejtohet një hyjnie a një shenjti: fjalë e shprehje që thonë besimtarët gjatë një riti fetar. Ndërsa “urata” nga fala latine, oaratio - lutja. Mariologjia: shkencë teologjike mbi dogmat e Mërisë, të vërtetat dhe respektin. Meditimi: meditimi në aspektin më të thellë të vërtetave fetare; forma më e përkryer i lutjes me anë të së cilës njeriu e shoqëron Zotin. Mesija: nga hebraishtja: “meshiah” që do të thotë vaji i shenjtë, për të cilin kanë lajmëruar profetët e mëhershëm. Mitra: mbulesë koke që vënë kryepeshkopët. Mitropolia: selia e peshkopit ortodoks. Minoritet: vëllezërit e vegjël, degë e rendit françeskan.

Leksionar: ungjillor; libër i liturgjisë leximi para meshave.


TERMINOLOGJIA FETARE

269

270

EDUKATA ISLAME 87

Misal: Libër me lutje të meshës së shenjtë për ditë feste dhe ditëve tjera të zakonshme.

ta! Le të bëhet kupa qiellore! Le të qesë toka barë të gjelbër etj. (Zan 1,3).

Mister: fshehtësi, mister; sekreti fetar që shumë herë shpallet dogmë; dramë e kohës së mesme me temë fetare.

Mëkat i madh: mëkat i vdekjes, ku humbet mëshira e shugurimit; e kundërta e mëkatit të vogël.

Mistika: mistikë, shkencë fetare e cila studion përvojat shpirtërore të bashkimit me Zotin në kuadër të realitetit dhe metodave të krishtera. Monofoziatizmi: nga dy fjalë greke: monos (një) dhe physis (natyrë) tregon për fenë e gabuar të cilën e ka predikuar Eutih në shekullin e pestë, se Krishti kishte vetëm një natyrë atë të Zotit, e cila është gjykuar në koncilin në Kalcedon më 451.

Mëkat i lehtë: nënçmimi i Zotit, me të cilin nuk humbet mëshira e Tij.

Monoteizmi: nga fjalë greke monos (një) dhe theos (Zot) do të thotë besim në një Zot. Monsignore: zotëri im; shkurtesë mons, paraqet respekt për thirrje të disa priftërve të cilët i nderon papa me propozimin e ordinariatit vendor. Mormonët: priftër të kohës së fundit; sekte protestante që e ka formuar Joe Smith (1805-1844) në SHBA. Me të udhëheqin një kryetar dy nënkryetar dhe dymbëdhjetë apostuj; pagëzimin e lejojnë pas vitit të tetë të jetës, parimisht lejojnë edhe poligaminë. Mrekulli: nga fjala latine “miarculum - miarkulum: diçka e pabesueshme që s’mund të ndodhë në të vërtetë e që nuk shpjegohet me ligjet e natyrës, por kryhet gjoja nga forcë e mbinatyrshme, çudi (sipas fesë e besëtytnive)” kështu thotë “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, (fq.1176-1177). Vepër mbi natyrore, e cila i përshkruhet fuqisë së Zotit; ajo për kishën nuk është vetëm ndodhi mbinatyrore, por edhe shenjë e Zotit. Bibla përmban një varg mrekullish të panumërta që shtrihen gjatë tërë historisë së rruzullimit, qysh prej krijimit, kur s'kishte kurrgjë dhe Zoti urdhëronte : Le të bëhet dri-

Nekrolog: fjalim i folur apo i shkruar për ndonjë të ndjerë; libër me emrat e të vdekurve. Nepotizmi: nga fjala “nepos” që do të thotë nip, ndihma e madhe që u bëhet familjes nga ana e personave të kishës. Nestorianizmi: sipas Nestorit, besimi i devijuar sipas të cilit në Krishtin ekzistojnë dy natyra dhe dy persona, të cilat janë të shoqëruar vetëm në aspektin moral e jo në mënyrë hipostarike; në këtë aspekt Mëria nuk do të ishte Shën Mëri, por do të ishte vetëm nënë e Krishtit si njeri. Nicea: qyteti në të cilin janë mbajtur dy koncilë të përgjithshëm, i pari, më 325, i cili e ka gjykuar ariainizmin dhe e ka formësua besimin e Nikejit, si dhe koncili i shtatë më 787, në të cilin kanë marrë fund konfliktet ikonoklasike lidhur me ikonat dhe respektin ndaj tyre. Nobet: e dhjeta, e njohur në popull si dita vjetore e tubimit të kontributit për mirëmbajtjen e priftit. Nihil obstat: tekstualisht - asgjë nuk e pengon; shprehje zyrtare sipas të cilit teologu përkatës dëshmon se nuk ka pengesë fetar për kryerjen e ndonjë veprimi.


TERMINOLOGJIA FETARE

271

Nunc: ambasador i papës, i dërguari i Vatikanit në ndonjë shtet me qëllim të ndërmjetësimit midis kishës dhe shtetit, Romës dhe kishave lokale. Nunciatura: selia e përfaqësuesit diplomatik të Vatikanit. OFM: Ordo fratrum minorum, rregulli i vëllezërve të vegjël, rregulli françeskan. Ontologia: degë e filozofisë që studion ekzistencën si të tillë. Observantët: degë të rendeve me rregulla strikte tek augustinet, françeskanët dhe karmeliqanet. Opus Dei: (Vepra e Zotit), institucioni që vepron sipas parimeve ungjillore, është themeluar në vitin 1928. Opus operatum: (punë e përkryer) mësime dogmatike lidhur me vlefshmërinë e sakramentit pa marrë parasysh fenë dhe shenjtërinë e vepruesit. Ordinar: peshkopi që është udhëheqës i rregullt i Ipeshkvisë. Ordinariat: selia e Ipeshkvisë. Ortodoks: tradicionalist; besimtar i vërtetë; ortodoksizmi do të thotë pastrimin e fesë nga çfarëdo herezi; shprehja përdoret për besimtarët e kishës ortodokse. OSB: Ordo santi Benedicti, rregulli Bendektian. Pagëzimi: Sipas besimit (katekizmit) katolik “pagëzimi është një sakrament i themeluar prej Jezu Krishtit, me të cilin falet mëkati i rrjedhshëm dhe të gjithë mëkatet tjera , kthehet hiri shenjtërues i Zotit, bëhen fëmijë të tij dhe anëtarë të Kishës”.

272

EDUKATA ISLAME 87

Panteizmi: mishërimi i natyrës me Zotin. Pashkët: festa më e madhe e krishterimit, festa e ringjalljes së Krishtit; festohet javën e parë pas një muaji të plotë të kaluarit në barasnatë. Papa: nga greq. (papas - at), emërtimi i ipeshkvit të Romës, si udhëheqës më i dalluar, i cili ka pushtetin më të lartë në aspektin shkollor, fetar, juridik në Kishë; zëvendës i Krishtit në tokë; trashëgimtar i Shën Petrit, të cili Shpirti i Shenjtë i jep dhuratën e udhëzimit kur ia mëson ex chatedra për çështje të fesë dhe moralit Parusija: lëmoshë që u ndahet të vobektëve me rastin e një pëshpëritje. Paruzia: ardhja përsëri e Jezu Krishtit në fund të sundojë dhe ta përfundojë Mbretërinë e Zotit. Patriarku: patriku; 1. thirrje për të parët e popullit çifut, prijësit e 12 fiseve çifute; 2. i pari i kishës që është përgjegjës mitropolitë dhe peshkopët tjerë; 3. thirrja për prijësit fetarë të krishterë, të qendrave të njohura të krishtera si: Roma, Aleksandria, Antihoija, Stambolli dhe Jerusalemi; 4. në kishën katolike vetëm thirrje nderi për patrikun e Venedikut. 5. prijësi i kishës autoqefale nacionale në kishat ortodokse. Patroni: shenjtor, mbrojtës i ndonjë vendi, populli. Pendimi: pendesa, të dy fjalët pend-imi, pend-esa, rrjedhin nga fjala latine “poena” që do të thotë: dënimi, ndëshkimi. Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, pendimi është : “Ndjenjë keqardhjeje për një veprim të gabuar që kemi bërë, pra edhe pranim gabimi. Ndërsa pendesa është ndëshkim për mëkate të bëra, që cakton meshtari në rrëfim, po edhe veç mundimit…, përmbarimi i përkorjes, deri në vetëmohim të mirëqenies trupore si masë ndëshkimore për të


TERMINOLOGJIA FETARE

273

fashitur tallazet e shqetësimit të ndërgjegjes për fajin e bërë, për rrëshqitje në lajthim. Personi kishtar: hierarkia që është përgjegjëse për radhitjen e drejtë dhe autoritative të fjalëve të Zotit, duke e mbrojtur nga sulmet. Peshkopi ndihmës: peshkopi që është i emëruar nga papa që ta ndihmojë ordinariatin në aspektin baritor dhe udhëheqjen e Ipeshkvisë.

274

EDUKATA ISLAME 87

Profet: i frymëzuar me Shpirtin e shenjtë zbulon të vërtetat e fshehta, transmeton fjalën e Zotit, duke komentuar të tashmen e zbulon të ardhmen. Provinca: rajon i më shumë ipeshkvijve me në krye mitropolitin apo ipeshkvin; bashkësi e më shumë rendeve nën një udhëheqje. Profan: laik, jofetar.

Përfitim i pafajësisë: Immaculata, dogmën që e ka shpallur Pio i IXtë 1854, e cila shpreh besimin e kishës se Mëria me një mëshirë speciale të paraparë nga shërbimet e Krishtit është ruajtur nga mëkati. Purgator: vend për pastrim nga mëkatet e vogla apo dënimit të përkohshëm deri në kalim në jetën e amshueshme. Prift: klerik, pastor; fjala “prift” rrjedh nga fjala greke “presbiter” që do të thotë “i moshuar”, sepse apostujt kanë zgjedhur njerëz të pjekur për nga mosha, me plot besim që janë të aftë të udhëheqin bashkësitë e krishtera, sapo të themeluara. Po ashtu fjala prift është përkthim i shprehjes latine”secredos” do të thotë “ kujdestar”, personi që ka pranuar rendin e shenjtë dhe është e autorizuar me anën e juridiksionit ipeshkvnor në aspektin baritor të punojë për shpëtimin e njerëzve; ai është shpërndarës i sakramenteve në emër të Krishtit sipas urdhrit të ipeshkvit. Prelat: përgjegjës në shërbim të kishës katolike; titull nderi që jep selia e shenjtë; bartës i titullit të monsiniorit, por pa pushtet të veçantë lidhur me këtë titull. Prelatura: territori në të cilin e shtrin pushtetin e vet prelati i pavarur nga Ipeshkvia. Primat: përparësia e peshkopit romak në hierarkinë kishtare.

Qytet i përjetshëm: emërtim nderi për Romën si seli e katolicizmit. Reformizmi: lëvizja reformiste, të cilën e filloi Martin Luteri në shek. 16-të, shkaktoi ndarjen e pjesëve të mëdha të kishave nga Roma; kjo lëvizje vuri në pyetje disa dogma të kishës katolike dhe të shkencës mbi sakramentet; kisha i është përgjigjur disa dilemave në Koncilin e Tridentit lidhur me përmbajtjen teologjike të sakramenteve. Ripajtimi: shprehje për pajtimin e njeriut me Zotin, ku përfshihet edhe falja e mëkateve si dhe anëtarësimin e ri në shoqëri. Rekuiem: pëshpëritje; mesha për të vdekurin; ashtu quhet sipas fjalës së parë të liturgjisë: “Requiem aeternam dona eis Domine - Prehje të përhershme fali o Zot!”, gjë që në atë meshë përsëritet disa herë. Relikte: eshtra, hire: pjesë e trupit apo gjërave të një shenjti që përdoreshin prej tij ose me të cilën e kanë munduar, që e ruajnë si diçka të shenjtë. Roketë: këmishë e shkurt e priftit katolik. Rota: tryeza e rrumbullakët me gjykatësit; Rota romake; gjykata romake e Selisë së Shenjtë, e cila qëndron mbi gjykata e ipeshkëve; gjykon lloj-lloj procesesh, më së shumti që kanë të bëjnë me martesa.


TERMINOLOGJIA FETARE

275

Rregullsi: premtimi për një jetë të pastër, të varfër dhe dëgjueshmëri; mund të jenë të thjeshtë dhe solemnë; të përkohshëm dhe për tërë jetën. Rregulltar: murg, kallogjer, frat, abat; anëtar i barabartë i rregullit fetar, ku ka dhënë betimin për një jetë të pastër, të varfër dhe të dëgjueshme.

276

EDUKATA ISLAME 87

Sekular: profan, i përket botës laike e jo asaj klerike. Septuaginta: emërtimi për përkthimin e parë të Djathtës së Vjetër nga gjuha hebraike në gjuhën greke, të cilën e kanë kryer 70 përkthyes në Egjipt në shek.3 para Krishtit. Sinagoga: sinagoga është fjalë greke me domethënie tubimi, vend tubimi, vend uratash, për hebrenjtë.

Rregulltare: murgeshë, kalligjere, abateshë. Rrëfimi i përgjithshëm: rrëfimi i madh i mëkateve gjatë tërë jetës, praktikohet veçanërisht para hyrjes në ndonjë rend të ri apo si ushtrim shpirtëror. Sakramenti: (e shenjtë, mister; shenjë i pashëm i një mëshire të paparë, në Krishtin ekziston dhe në të vepron vetë Krishti; sakramenti paraqet fenë të cilën ai e thellon, e forcon dhe e zhvillon; Kisha njeh shtat sakramente: pagëzimin, dëshminë, pajtimin (rrëfimin), eukaristinë, martesën, rendin e kuq dhe lyerjen me vaj në rast sëmundjeje. Sakramentalizmi: lutjet liturgjike për bekimin e gjësendeve adhuruese, fotografive, gjërave… si psh., kryqeve, medaljeve, ujit, ushqimit, banesave… Ndërkohë që sakramentet i ka aprovuar vetë Krishti, kisha ka miratuar sakramentet. Sakristan: personi që është i angazhuar për rregullimin dhe përgatitjen e kishës para dhe pas meshës. Sakrificë: krishterimi e kupton vuajtjen e Krishtit si dhuratë e Zotit për shpëtimin e njerëzimit Sekt: grup i vogël besimtarësh; aderues që pasojnë mësimet që janë të gjykuara nga kisha.

Sinkretizmi: përzierje e elementeve të ndryshme nga fe të ndryshme në një bashkësi artistike. Sinodi: takim, kuvend i priftërinjve me ipeshkvin, të gjithë peshkopëve me papën (kuvend i peshkopëve); sinodi i shenjtë tek ortodoksët trup udhëheqës i kishës autoqefale. Sinopsa: pasqyrë, radhitja e teksteve biblike njëra pranë tjetrës për të parë më mirë ngjashmëritë dhe dallimet; sinoptikët: Matej, Marku dhe Lluka. Seminari: seminarium, institucioni në të cilin përgatiten kandidatët për priftërinj. Skolastika: drejtim filozofik-teologjik në mesjetë që është themeluar në parimin: Credo ut intelligam - besoj që të mund të kuptoj; Shpallja e të vërtetës duke argumentuar me fuqinë e arsyes dhe në dritën e fesë, në bazat e Aristotelit dhe pjesërisht postulateve të Platonit; Tomë Akvinski është përfaqësuesi kryesor i kohës së skolastikës. Soteriologjia: (soter- shpëtues) shkenca teologjike mbi shpëtimin e njeriut sipas Jezu Krishtit.


TERMINOLOGJIA FETARE

277

Syt kishtar: emërtim për shkrimtarë të njohur të krishterë. Historia e krishterë dallon etërit e kishës perëndimore: Ambrozin, Augustinin, Jeronimin…., si dhe etërit e krishterë të lindjes: Atanazin, Bazilin, Gregorin, Nazijanskin, Ivan Zlatoustin etj. E drejta kishtare: përmbledhje e parimeve kishtare, që në kishën katolike quhen e drejta kanonike që përmbahet në Kodeks. Skizmë: përçarje (fetare), shkëputja e një komuniteti fetar nga kisha, ku bënte pjesë; për katolikët ndarja nga kisha romake duke mos njohur primatin e papës. Shpallje: lajmërim i përmbajtjes së shpalljes së Zotit njeriut; fjala e Zotit apo e vërteta e shpallur e shkruar në Librin e shenjtë. Shkopi baritor: shkopi i ipeshkvit të cilin e bart me rastin e liturgjive solemne. Shkrimi i shenjtë: shih Bibla. Shelbuesi: Jezu Krishti në esencë e ka shpëtuar njeriun nga mëkatet dhe shkatërrimit të përhershëm; njeriu është i obliguar ta pranojë shpëtimin dhe të kontribuojë vetë. Shoqëria e Jezusit: jezuitët, shoqëri rregulltarësh e formuar, të cilën e ka themeluar spanjolli Ignacie Lajolla më 1534 në Paris, me qëllim kryerjes të punës misionariste të përhapjes së mësimeve fetare dhe edukimin e fëmijëve. Shkopi ipeshkvnor: shenj i pushtetit ipeshkvnor, bartet gjatë ritualit të liturgjisë. Shpirti: shpirtërore, jomateriale, e pavdekshme, fillimin që Zoti ua frymëzon çdo qenie njerëzore.

278

EDUKATA ISLAME 87

Toka e shenjtë: sipas të krishterëve toka ku ka jetuar dhe vepruar Jezu Krishti (Izraeli, Palestina). Të gjithë shenjtorët: përkujtimi vjetor i të gjithë shenjtorëve më 01.11. Teizmi: besimi se Zoti ekziston, është i përjetshëm, ka krijuar botën por ai nuk është pjesë e asaj bote (materiale), se ai dallon nga bota dhe ai udhëheq me të. Teokracia: formë e pushtetit sipas së cilës Zoti udhëheq me shtetin, sepse ai e udhëheq atë me pushtetin shpirtëror të kohës; shteti teokratik duhet të jetë e rregulluar sipas ligjeve fetare të Zotit. Teologjia: shkenca mbi Zotin që hulumton fenë, e cila në rend të parë mbështetet në elemente biblike, argumentet kishtare, koncilëve, etërve të shenjtë, që janë në shërbim të arriturave logjike dhe filozofike. Tiara: kurorë e papës. Transcendizmi: të kaluarit, veprimi; të tejkaluarit; Zoti në mënyrë jo të barabartë kalon botën; mbi botë, dallon nga bota, nuk është i ngjashëm me botën; ekziston në vetveten e vet, i pavarur prej askujt dhe prej as çkafit; mbi përvojën njerëzore. Trinia: dogma e krishterë sipas së cilës Zoti është një, por që është paraqitur në tre persona: Zoti - Ati, Zoti - i biri, dhe Zoti - Shpirti i Shenjtë; Trinia para së gjithash është e vërtetë e Djathtës së Re, të cilën Jezusi e predikon kur flet për Zotin si të Atin e tij dhe për Shpirtin e Shenjtë, të cilin do ta dërgojë; tri personalitete hyjnore marrin pjesë në një natyrë hyjnore dhe në një luftë hyjnore.


TERMINOLOGJIA FETARE

279

EDUKATA ISLAME 87

280

Të krishterët e malabarskit: të krishterët Tomin në jugperëndim të Indisë, kanë pranuar krishterimin në Siri, ku kishte vepruar apostulli Toma.

Vend i shenjtë: altar; vendet e haxhit që kanë një rëndësi të veçantë.

Uniat: katolik oriental, grek, anëtar i kishës ortodokse që është bashkuar me kishën katolike; besimtarë të krishterë të traditës lindore të bashkuar me Romën; kanë mbajtur ceremoninë dhe traditën lindore, si dhe të drejtën kishtare.

Vërtetim: sakramenti të cilin e ndan peshkopi si dëshmi për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë tek disa të krishterë

Udha e kryqit: devotshmëri që ka të bëjë me 14 pengesat në kujtim të vuajtjeve dhe vdekjes së Jezu Krishtit. Ungjillëzimi: përhapja e lajmit të mirë mbi rikthimin dhe dëshminë e atyre që rikthehen në fenë e krishterë. lajm i mirë; në veçanti e katër ungjillorëve (Mateut, Markut, Llukës dhe Ivanit), secili prej tyre në mënyrën e vet e përshkruan jetën, shkencën dhe veprimet e Jezu Krishtit. Valdenzët: bashkësi e vogël e krishterë në Itali, e cila tërheq rrënjët e saj në lashtësi deri në shek.13-të deri tek Peter Valdezi, sipas të cilit edhe janë quajtur. Vazam: emërtimi vjetër i kroatëve për pashkët. Vikari gjeneral: personi që i ndihmon peshkopit në udhëheqjen e Ipeshkvisë, zakonisht është një vikar i përgjithshëm për një ipeshkvi, por mund të ketë edhe më shumë. Viti kishtar: cikli vjetor i përbërë nga pesë kohëra kishtare. Vulgata: përkthimi i Jeronimit të Vulgatës të shkrimit të Shenjtë në latinishten popullore; vulgus do të thotë popull, prej nga rrjedh edhe emërtimi Vulgata, të cilën Tridenti e ka shpallur përkthim zyrtar të Biblës në kishë.

Vëllezërit e vegjël: (fratres minores), emërtimi për rendin françeskan.

Xhakue: (shërbëtor), rangu më i ulët i rendit sakramental në postin e krishterë, predikimit, kurorëzimit; tradita kishtare tregon se ata ishin ndihmës të apostujve dhe të peshkopëve.

Në numrin vijues: Glosari çifut

______________________ Literatura e konsultuar: 1. Glosar religijkih pojmova, Medjureligijsko Vijece Bosne i Hrecegovine, Sarajevo, 1999. 2. Monsinior Nikë Prela, Fjalori biblik, Drita, Ferizaj 1994. 3. Fjalor i gjuhës shqipe, Rilindja Prishtinë 1976. 4. Fjalor serbokroatisht-shqip, Grup autorësh), Instituti Albanologjik, botimi dytë, Prishtinë, 1986. 5. Anic-Klaic Domovic, Rjecnik stranih rijeci, Subotica, 2001. 6. Religije svijeta, Krscanska sadasnjost, Zagreb, 1987. 7. An Encyclopedia of religion, New York. 8. Ekrem Murtezai, Fjalori i terminologjisë fetare, Prishtinë, 2007.


282

RECENSIONE

Prof. Dr. Pajazit Nushi Nga seria e veprave të Hoxha Tahsinit:

PSIKOLOGJI ose “ILMI RUH” - “DITURI MBI SHPIRTIN” Kërkoje diturinë kudo që të jetë, nga djepi gjer në varr” Hasan Tahsini Vepra “Psikologjia” e Hasan Tahsinit e botuar në Tiranë më 2007 është vepër me interes të posaçëm shkencor dhe me vlera të rëndësishme për kulturën shqiptare. Interesi shkencor i rezultateve të studimit të kësaj vepre ka të bëjë me faktin se në këtë vepër u paraqit për herë të parë tërësia koherente e njohurive psikologjike në kohën kur psikologjia ende nuk kishte lëshuar rrënjët e forta të emancipimit të saj nga filozofia, e cila i kishte kontribuar shumë zhvillimit dhe pavarësisë së psikologjisë. Në këtë vepër u paraqit

sistemi i koncepteve, i gjykimeve dhe i përfundimeve, sikurse edhe ndërlidhja e tyre në atë mënyrë që vlejnë për zhvillimin e mendimit psikologjik në dy dekadat e fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe më pas. Ka vlera shkencore, sepse u paraqit në osmanishten e mbarimit të shekullit nëntëmbëdhjetë të asaj hapësire perandorake, popullit të së cilës askush tjetër nuk i kishte afruar vepër psikologjike, përpos filozofit dhe mendimtarit shqiptar Hasan Tahsini.

Vlerat teorike të kësaj vepre shkencore përkojnë drejtpërdrejtë edhe me faktin se Hasan Tahsini konceptoi librin e “Psikologjis” dhe me këtë zgjeroi shtigjet lidhëse të mendimit filozofik e psikologjik të Evropës së atëhershme me mendimin filozofik e psikologjik të popujve të lindjes së afërt-folës të osmanishtes dhe të turqishtes (El Farabi, R.Teufiku, El Gazali, etj. R. Dekard, G.Lajbnic, Zh.Ruso, etj.). Me këtë vepër të asaj kohe - gati dy dekada para mbarimit të shekullit nëntëmbëdhjetë - përkatësisht në kohën e Perandorisë së Turqve të Rinj, gjegjësisht të Xhon Turqëve - u bë e mundur jo vetëm lidhja e mendimit psikologjik dhe filozofik ndërmjet këtyre popujve, por u afrua edhe mundësia e zotërimit të dijenive për dukuritë psikike duke nxitur njëkohësisht zhvillimin e interesimit për hulumtimin empirik të tyre nga ana e studiuesve vendas. Në këtë kuadër mendor mund të thuhet se në mendimet e Hasan Tahsinit, posaçërisht në mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet për psikikën dhe fenomenet e saja, u bë ndërthurja e botëkuptimeve shekullare dhe e virtyteve lindore me mendimet, pikëpamjet dhe me qëndrimet e racionalizmit perëndimor. Botimi i kësaj vepre në atë kohë ka ushtruar ndikim edhe në zhvillimin e mendimit shkencor të raporteve ndërmjet dukurive psikike, biologjike dhe

EDUKATA ISLAME 87 sociale duke u bërë shkas i avancimit të mendimit disiplinave shkencore të tjera, siç ishin biologjia, shkencat e mjekësisë, filozofia, etj. “ILMI RUH” i Hasan Tahsinit është bartëse edhe e vlerave praktike. Vlerat praktike shkencore të kësaj vepre të Hasan Tahsinit për mjedisin e atëhershëm të Stambollit dhe të Azisë së Vogël preknin fushën e organizimit racional të veprimtarisë arsimore dhe edukative, sikur edhe të asaj mjekësore - psikiatrike të atyre mjediseve që shtrihen ndërmjet vendeve të Azisë jugperëndimore dhe të vendeve të Evropës juglindore. Me këtë vepër u mundësua bartja e përvojave mbi bazën e zbatimit të dijenive psikologjike në zhvillimin e veprimtarisë arsimore, edukative, shëndetësore, shkencore nga shtetet e Evropës në mjediset e Azisë jugperëndimore. Këto vlera teorike dhe praktike të kësaj vepre e bëjnë këtë vepër me rëndësi të posaçme për zhvillimin e psikologjisë në këto treva dhe më gjerë, sikurse edhe për zhvillimin e psikologjisë dhe të mendimit psikologjik të shqiptarëve. Vepra “Psikologjia” e Hasan Tahsinit nga Prof. Dr. Nuri Abdiu, përpos tekstit origjinal e komplet “Psikologji” ose “Ilmi Ruh” - Dituri mbi shpirtintë botuar në osmanishte dhe të përkthyer në shqipe nga Vexhi Buharaja, ka këtë përmbajtje: Një vepër dinjitoze


RECENSIONE për historinë e mendimit psikologjik nga Prof. Dr. Vehbi Hoti, Hyrjen, Në plejadën e Rilindjes, Të dhëna për Hasan Tahsinin, Tahsini, në vlerësimet e disa studiuesve, “Psikologjia” e Hasan Tahsinit dhe përmbajtja e saj, Kontributi i Tahsinit në fushën e psikologjisë së përgjithshme, Rezymenë në anglishte dhe në shqipe, Pasthënien me titull: Profesor Doktor Nuri Abdiu Hulumtuesi dhe mësuesi fisnik i historisë së psikologjisë shqiptare nga Dr. Laurant Bica, Indeksin e emrave dhe literaturën. Nga kjo tërësi komplete shkëputën dy pjesët më të gjata: pjesa Psikologji ose “ILMI RUH” “Dituri mbi shpirtin”, vepër e të ndjerit Hoxha Tahsin dhe pjesa “Kontributi i Tahsinit në fushën e psikologjisë së përgjithshme”. Këto dy pjesë përbëjnë gati 2/3 e gjithë vëllimit të kësaj vepre. Pjesën tjetër të kësaj vepre e përbëjnë strukturat përbërëse të një vepre shkencore dhe vështrimet e Prof. Dr. Vehbi Hotit dhe ajo e Dr. Laurant Bicit. Vështrimet studimore të tyre, sikurse edhe vështrimi i thukët i Prof. Dr. Nuri Abdiut për “Kontributin e Tahsinit në fushën e psikologjisë së përgjithshme”, nuk kanë lënë të thuash asgjë tjetër të thuhet për këtë vepër dhe aq më pak për angazhimin e Prof. Dr. Nuri Abdiut në fushën e psikologjisë, posaçërisht në fushën e historisë së psikologjisë dhe të mendimit psikologjik shqiptar. Me-

283 gjithëkëtë, mendimet e shprehura nga Hasan Tahsini, nga autori i veprës dhe nga studiuesit e tjerë, nxisin kureshtjen dhe ushtrojnë ndikim në drejtim të vëmendjes në disa mendime dhe pikëpamje të Hasan Tahsinit për psikikën dhe për dukuritë psikike. Nga përmbajtja e librit “ILMI RUH” të përkthyer në gjuhën shqipe në mënyrë të qartë, të kuptueshme dhe të afrueshme për të gjithë shqipfolësit dallohet vështrimi origjinal i përmbajtjeje së “Psikologjisë” së Hasan Tahsinit. Nga ky këndvështrim, përmbajtja e librit dhe vështrimi zbërthyes i autorit për kontributin e përmbajtjes së këtij libri të vogël zhvillimit të historisë së mendimit psikologjik në përgjithësi, veçmas atij të shqiptarëve, mund të konstatohet se dy këto pjesë më të gjera të këtij libri përbëjnë një tërësi. Vështrimin origjinal të përmbajtjes së librit Prof. Dr. Nuri Abdiut ia ka mundësuar qasja hulumtuese e kësaj përmbajtjeje nga niveli i zhvillimit të mendimit psikologjik në kohën kur psikologjia filloi t`i bëjë hapat e parë të saj si shkencë e ndarë nga filozofia, nga qasja krahasimtare e përmbajtjes së saj me zhvillimet e mëvonshme të psikologjisë dhe të mendimit psikologjik. Ky vështrim më në fund, në kuadrin e qasjeve të këtilla, mundësoi përcaktimin e pozicionit të kësaj vepre në zhvillimin e tekstologjisë së psikologjisë në shqipe, të mendimit psi-

284 kologjik shqiptar dhe të mendimit kulturologjik shqiptar në përgjithësi. Qasja krahasimtare e të arriturave shkencore të shqiptarëve dhe të të tjerëve ka rëndësi të posaçme jo vetëm për zhvillimin e mendimit shkencor, por reflektohet edhe në zhvillimin e altruizmit dhe të miqësisë ndërmjet popujve përgjithësisht. Në këtë fushë të pandashme të mendimit shkencor të mirëfilltët me dimension altruist të tij “ILMI RUH” - “Psikologjia” e Hasan Tahsinit ka vlera të pamohueshme për bashkëpunimin njerëzor sidomos ndërmjet shqiptarëve dhe të popullit turk. Përse? Në historinë e raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe të tjerëve, sidomos ndërmjet shqiptarëve dhe disa studiuesve të popujve fqinjë, dallohen qëndrime denigruese e mohuese të kontributit të shqiptarëve zhvillimit të mendimit shkencor. Për këta “xhelat të shkencës” do të jetë çudi kur dëgjojnë dhe shohin se edhe në fushën më subtile të mendimit shkencor, qysh është mendimi psikologjik, shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre, madje dhe në vend të huaj. Këtë qëndrim të drejtë për kontributin e shqiptarëve zhvillimit të mendimit shkencor psikologjik në përgjithësi (Tahsini dhe Bukole) e ka zhvilluar me mjeshtri dhe e mbron me autoritet shkencor Prof. Nuri Abdiu. Nga kjo pikëpamje angazhimi i tij në paraqitjen e veprës

EDUKATA ISLAME 87 së Hasan Tahsinit “ILMI RUH” bart vlera të posaçme shkencore, kulturore, historike, që kanë për bazë karakterin humanist të mendimit shkencor shqiptar të Hasan Tahsinit përgjithësisht, sidomos të mendimit për shpirtin njeriut. Pikërisht me këtë vepër psikologjike autori i kësaj vepre ka dëshmuar kontributin e mendimit shkencor dhe kulturor shqiptar edhe në fushën e psikologjisë. Me këtë rast do të përmendi edhe kontributin e studiuesve shqiptar në mjediseve të tjera. Në mjedisin kroat përmendet kontributi i shqiptarëve zhvillimit të historisë së psikologjisë në Kroaci. Studiuesi me origjinë shqiptare nga Zara, arbëreshi Kruno Kërstiq në revistën “Acta Instituti Psychologici Universitatis Zagrebiensis” të Zagrebit nr. 36 të vitit 1964 e kishte përpunuar hollësisht burimin e termit “psikologji” dhe kishte ardhur në përfundim se termin “psikologji” e ka përdorur i pari Marko Maruliq (1450-1524), shkrimtar, i cili konsiderohet “baba i letërsisë kroate”. Deri tash, në historinë e zhvillimit të mendimit psikologjik, janë të njohur tre studiues me origjinë shqiptare, të cilët i kanë kontribuar zhvillimit të mendimit shkencor përgjithësisht, sidomos të atij psikologjik. Në mbështetje të kontributit të tyre, në radhë të parë, mund të thuhet se “mendimi psikologji shqiptar është ndër të parët e


RECENSIONE barabartë me të tjerët”, i cili meriton hulumtim të hollësishëm. Përpos kësaj, lidhja e zhvillimit të mendimit psikologjik shqiptar me veprën e psikologjisë të Hasan Tahsinit konsideroj se është argument plotësues për gjurmët e zhvillimit të mendimit shkencor ndër shqiptarët, për të cilin me të drejtë autori i referohet mendimeve të Nelson Cabejt. Veprën e filozofit dhe të mendimtarit shqiptar Hasan Tahsini duhet vlerësuar në një qark më të gjerë nga ai i mendimit psikologjik shqiptar duke e lidhur zhvillimin e këtij mendimi me zhvillimin e mendimit biologjik, sociologjik, antropologjik, pedagogjik, etj. Për këto lidhje mendimesh Prof. Dr. Nuri Abdiu ka dhënë shumë argumente duke u lëshuar nga thellësia e kohëve të lashta të mendimit filozofik grek e duke ardhur deri te mendimet e specializuara të mendimtarëve të kohëve më të vonshme, siç është mendimi i Rene Dekartit, i Vilhelm Vuntit, i Ivan Pavllovit, etj. dhe i bashkëkohësve (Artjomov, M. Vaskoni, P. Terry, etj.) për jetën psikike, zhvillimin e vetëdijes, të dukurive të saja, etj., sikurse edhe për objektin e psikologjisë dhe për metodat e hulumtimit të proceseve e veçorive psikike, sikurse edhe për sjelljet e individit. Lidhja tjetër gërshetuese e zhvillimit të mendimit psikologjik ndër shqiptarët është lidhja vertikale e pikëpa-

285 mjeve psikologjike të Hasan Tahsinit me pikëpamjet e mendimtarëve shqiptarë para dhe pas tij, përkatësisht me pikëpamjet e P. Bogdanit, të J. De Radës, të S. Frashërit, etj., sikur edhe me pikëpamjet e P. Vasës, të J. Vretos, të I.A. Korçës, të G. Beltojës, të Aleksandër Xhuvanit, të H. Beqjes, të B. Dedjes dhe të Nuri Abdiut. Ky vështrim i kujdesshëm diakronik i ka dhënë mundësi që objektivisht t`ia caktojë pozitën e mendimit psikologjik të H. Tahsinit në procesin e zhvillimit të mendimit psikologjik shqiptar. Pozicioni i këtij mendimi në procesin e zhvillimit të mendimit psikologjik shqiptar është: “H. Tahsini është i pari studiues shqiptar që është marrë me hulumtime të mirëfillta edhe në rrafshin e psikologjisë...”, kurse “Psikologjia” e H. Tahsinit është një vepër me vlerë të madhe njohëse dhe dokument i rëndësishëm, themelor, autentik për historinë e psikologjisë shqiptare dhe të asaj turke”. “ILMI RUH” - “Dituri mbi shpirtin” e Hasan Tahsinit ka përmbajtje të shqyrtimit të libror të jetës psikike, ku janë shqyrtuar shkurtimisht çështjet kryesore të psikologjisë së viteve `80 ta të shekullit nëntëmbëdhjetë. Këto çështje Prof. Dr. Nuri Abdiu i ka zbërthyer në këto çështje tematike: objekti i psikologjisë, psikologjia, filozofia dhe logjika, metodat e studimit të psikikës, bazat materiale - fiziologjike të

286 psikikës dhe dukurive të saj, njeriu e kafsha, njohja dhe organet e shqisave, vetëdija, proceset e gjendjet psikike dhe gjuha. Pa hyrë në shqyrtimin e hollësishëm të përmbajtjes së këtyre temave dhe duke pas për kriter kohën e botimit të këtij libri të vogël prej katërdhjetedy faqesh në përkthim mund të them se trajta e shkrimit të “Diturisë mbi shpirtin” i përket farës së traktatit në kuptimin e shqyrtimit të shkurtër, përkatësisht të librit të vogël. Përmbajtja e tij ka disa karakteristika. Ndër to përpiqemi të dallojmë disa karakteristika të saja nga këndvështrimi i zhvillimit historik të mendimit psikologjik. Në këtë libër të vogël janë sistemuar të arriturat e njohurive psikologjike të deriatëhershme, kur bëheshin orvatje të përkufizimit të objektit të psikologjisë duke e trajtuar për objekt të saj “shpirtin” dhe gjurmimin e strukturës së tij (deri rreth mbarimit të shekullit tetëmbëdhjetë) dhe më pas, kryesisht gjatë gjysmës së parë të shekullit nëntëmbëdhjetë për objekt të psikologjisë u përcaktua “vetëdija” dhe, psikologjia u përcaktuar tash jo shkenca për shpirtin, por shkenca për vetëdijen. Gjatë kësaj kohe, përkatësisht gjatë viteve të fundit të shekullit tetëmbëdhjetë dhe gjatë viteve të gjysmës së parë të shekullit nëntëmbëdhjetë metoda hulumtuese e shpirtit dhe e dukurive shpirtërore, sikurse edhe metoda e hu-

EDUKATA ISLAME 87 lumtimit të proceseve të vetëdijshme ishte kryesisht metoda e vetëvëzhgimit. Sa i përket objektit të psikologjisë dhe metodave të hulumtimit të tij në kohën e botimit të veprës “ILMI RUH” Hasan Tahsini ka shprehur mendim të posaçëm. Gjykuar sipas titullit të librit “ILMI RUH” - “Dituri mbi shpirtin” dhe duke pas parasysh se në kohën e angazhimeve shkencore të Hasan Tahsinit ka mbisunduar pikëpamje për objektin e psikologjisë – shkencë mbi shpirtin - edhe për Hasan Tahsinin lënda e psikologjisë është shpirti.. Por, kjo pikëpamje është përçuar edhe me pikëpamjen e mëvonshme për objektin e psikologjisë, sipas së cilës psikologjia është shkenca mbi vetëdijen dhe proceset e vetëdijshme. Pohimi i tij se “ vetëdija arrin ta njoh vetën e saj, duke u tërhequr e rrudhur në vetvete dhe duke e studiuar vetveten me kujdes për të zbuluar se ç`është ajo në të vërtet” prekë edhe në përkufizimin më të rinj për atë kohë se psikologjia është shkencë mbi vetëdijen. Megjithëkëtë, në esencë psikologjia në “ILMI RUH” ka për objekt “diturinë mbi shpirtin”, i cili në atë kohë cilësohej “substrat real i dukurive të vetëdijshme”. Përcaktimi i këtillë i lëndës së psikologjisë i përket asaj kohe, kur çështja kryesore e shqyrtimit të dukurive psikike ishte struktura përbërëse e psikikës dhe e vetëdijes së njeriut dhe, kur për hulumtimin e saj,


RECENSIONE zbatohej në rend të parë metoda e vetëvëzhgimit. Një ndër rezultatet e kësaj mënyre të qasjes së hulumtimit të psikikës ishte dalja në skenë e psikologjisë së fuqive, psikologjia e kapaciteteve. Prandaj H. Tahsini anon kah përcaktimi i lëndës së psikologjisë - “Dijeni për shpirtin”. Në strukturën e dijenive për shpirtin u diferencuan fuqitë a kapacitetet psikike. Për këto fuqi do të bëjmë fjalë më vonë. Duke pas për pikënisje këtë aksiomë, autori i librit “ILMI RUH” - përkrah metodën e vetëvëzhgimit, por, rekomandon edhe zbatimin metodës së eksperimentit në hulumtimet psikologjike. Në dritën e shqyrtimit të këtillë të lëndës së psikologjisë dhe të metodave hulumtuese të saj Hasan Tahsini ndahet vështirë nga mendimet filozofike, kurse proceset e shpirtit të njeriut i konsideron “bazë të logjikës”. Zbatimi i metodës së eksperimentit në disiplina të shkencave natyrore, sidomos në fiziologji dhe në neurofiziologji (F. Gal, P. Flurens, P. Brok, K. Vernike, etj.) kishte hap shtigje për hulumtim të zonave të trurit, që atëherë trajtoheshin bartëse të fuqive psikike. Hasan Tahsini, njohës i mirë i shkencave natyrore, në librin e vogël të tij ka bërë fjalë gjerësisht për sistemin nervor. Në këtë fushë Hasan Tahsini u dëshmua njohës i mirë i fiziologjisë dhe i neurofiziologjisë dhe pikënisja e hulumtimit të qendrave

287 trunore dhe të mekanizmave neurofiziologjik si bartës të proceseve dhe të gjendjeve psikike e vë këtë dijetar në rrugë të drejtë të hulumtimit dhe të shpjegimit materialist të psikikës dhe të dukurive të psikikës. Në këtë drejtim mendimet dhe pikëpamjet e tija për raportin ndërmjet proceseve psikike dhe fiziologjike i përgjigjen kohës kur ai e shkroi librin “ILMI RUH”. Kjo ishte koha e orvatjeve gjurmuese të lokalizimit të qendrave a zonave trunore të proceseve psikike. Kjo ishte edhe koha e pranisë së pikëpamjes së vjetër se psikologjia merret me frymën, prandaj për te “polip” i trurit? ishte qendra e jetës, që nuk nënkupton vetëm veprimtarinë e marrjes frymë. Në këtë libër të vogël, ai i ka gjetur vend edhe qendrës së ndjeshmërisë, të lëvizjeve, të perceptimeve, të përfytyrimeve, kryeqendrës së kujtesës, etj. Por, ka bërë fjalë jo vetëm për çështjen e lokalizimit, por edhe për funksionimin e tërësishëm të cipës së trurit. Kjo qasje e bartjes trunore të fuqive psikike i përgjigjet kohës së dominimit të pikëpamjes për lokalizimin e proceseve psikike në trurin e njeriut dhe fillesës së qasjes holistike të funksionimit të trurit gjatë zhvillimit të proceseve psikike të vetëdijshme. Orvatjet e sistemimit të të arriturave psikologjike në kuadrin e raportit tru: procese psikike e kanë shpurë mendimtarin e thellë në pozicionin e psikologjisë së fuqive, të

288 cilën e kanë quajtur “Psikologjia e fuqive mentale”, përkatësisht “Psikologjia e fakulteteve mentale”. Kjo është doktrinë joshkencore e psikologjisë, sipas së cilës psikika e njeriut është e përbërë prej një numri të caktuar fuqish mentale. Në fillim numri i këtyre fuqive ka qenë njëzetekatër, kurse më vonë kanë qenë identifikuar edhe tri “fuqi mentale” të tjera. Gali ka përpiluar listën prej njëzeteshtatë fuqish mentale, ndër të cilat kanë qenë edhe gjashtë fuqi mentale të natyrës intelektuale, në krye të të cilave u gjenden kujtesa, të gjykuarit, ndjenjat morale, etj. Doktrina e fuqive mentale, e quajtur, sikur përmendëm, doktrina e fakulteteve mentale, ka pas për pikënisje njëzeteshtatë fuqitë mentale të psikikës dhe përcaktimin e njëzeteshtatë zonave të trurit për secilën prej tyre. Sipas kësaj doktrine disa nga fuqitë mentale kanë të përbashkët një shkak. Ky shkak i përbashkët i tyre është prodhimi i aktiviteteve të ndryshme mentale të njeriut, kurse fuqia prodhuese e tyre gjendet në zonat e veçanta të trurit, ku kanë bazën këto fuqi mentale. Duke ecën sipas kësaj teorie të atëhershme Hasan Tahsini i shpjegon qendrat e disa proceseve psikike. Kështu, bie fjala, për perceptimin dhe përfytyrimet ka shkruar: “në barkushen e përparme të zgavrës së parë të trurit që përmban qendrën e perceptimit... dhe ate të përfytyrimit”;

EDUKATA ISLAME 87 kurse për funksionin trunor të kujtesës ka shkruar: “Kryeqendra e kujtesës ndodhet në barkun e përparmë të zgavrës së fundit. Shërbimi i kësaj është që të ruajë figurat e gjërave të botës materiale”. Kjo doktrinë joshkencore, nga e cila lindi fiziognomika e Galit dhe fenologjia e Sparhaimit, u quajt edhe teori e Galit dhe e Sparhaimit. Por, edhe si teori joshkencore ka ushtruar ndikim në zhvillimin e mendimit psikologjik. Këtë e argumenton posaçërisht Edvin Boring - psikolog amerikan - historiani i njohur i psikologjisë, i cili përpiloi veprën e njohur të tij “Historia e psikologjisë eksperimentale”. Për këtë teori Edvin Boring – profesor dhe drejtor i departamentit të psikologjisë në universitetin e Harvardit, redaktor i parë i revistës për psikologji bashkëkohore, ka thënë: “Teoria e Galit dhe e Sparhajmit është shembull i një teorie, e cila edhe pse në themel është e gabueshme, për aq është e drejtë sa ta përparojë mendimin shkencor”. Ndikimi i kësaj doktrine u ndie në konceptimin e përmbajtjes së librit të vogël të psikologjisë së Hasan Tahsinit. Në përshkrimin e proceseve psikike, të qendrave trunore dhe të funksionimit të tyre dallohet një shpërpjesëtim ndërmjet masës së shqyrtimit të tyre. Gjuhës dhe të folurit i kushtohet hapësirë më e madhe se gati të gjitha proceseve psikike. Madje,


RECENSIONE përmbajtja e kësaj pjese vë në spikamë më tepër atributet linguistike, sociologjike dhe filozofike të gjuhës se ato psikologjike, që nuk kanë qenë të panjohura për psikologjinë e dekadave të para të qindvjetëshit nëntëmbëdhjetë. Në shpjegimin e procesit të mendimit dallohen më shumë elemente logjike, se ato psikologjike. Ndonëse terminologjia psikologjike e “ILMI RUH” në osmanishte për mua është e panjohur, por gjykuar sipas përkthimit të saj në shqipe Hasan Tahsini ka përdorur më shumë terma të njohura nga logjike, fiziologjia, filozofia, etj. dhe të njëjtave u ka shtuar domethënie psikologjike. Por, kjo është karakteristikë e përgjithshme e librave të parë të psikologjisë të përpiluara kryesisht nga filozofët. Disa nga termat e mirëfillta psikologjike, siç është termi iluzion, perceptim, kujtesë, etj. kanë elemente domethënëse problematike. Për personalitetin dhe tiparet psikologjike të tij, sikurse edhe për karakterin, nga 47 faqet e mbetura dhe të përkthyera të këtij libri të vogël del se nuk ka bërë fjalë posaçërisht. “ILMI RUH”-“Dituri mbi shpirtin” për historinë e mendimit psikologjik ka rëndësi të posaçme, posaçërisht për histori të mendimit psikologjik turk dhe shqiptar. Sikur, i ndjeri filozof dhe mendimtar shqiptar Hasan Tahsini të ngelte vetëm në veprat e fushave të tjera, fijet e historisë së tekstologjisë

289 së psikologjisë për mendimin psikologjik shqiptar do të lidheshin me vitet njëzeta të shekullit njëzet, sidomos me vitet tridhjeta të atij shekulli, kur më 1933 u botua teksti i parë i mirëfilltë i psikologjisë nga Prof. Aleksandër Xhuvani. Gjatë këtyre katër dekadave u botuan nga studiuesit shqiptarë të psikologjisë libra të psikologjisë të njohura pak nga shqiptarët (G. Beltoja, Isuf Agjah Korça). I këtillë besohet të jetë libri i pabotuar i psikologjisë së Branko Merxhanit dhe ai i paralajmëruar i Gjergj Fishtës, të cilëve duhet hyrë në gjurmë. Hasan Tahsini i ka bërë nderë të madhe mendimit psikologjik në përgjithësi, veçmas atij shqiptar, duke u bërë “...figura më e shquar e shkencës së psikologjisë, së asaj kohe, jo vetëm në kuadrin e historisë së shkencës dhe të psikologjisë shqiptare, por edhe më gjerë”. Më në fund, t`i kthehemi aforizmit të përmendur nga Hasan Tahsini: “Sa ka lënë paraardhësi për pasardhësit?”. Këtë pyetje ia parashtroi edhe vetes duke marrë për bazë kontributin e Hasan Tahsinit nga këndvështrimi i rolit të mendimeve të tija për gjeneratat pas tij të mendimtarëve shqiptarë, posaçërisht të atyre në fushën e psikologjisë. Duke mos u lëshuar në përpunimin e thellë të thesarit të mendimeve të Hasan Tahsinit për gjeneratat pas tij, mund të them se mendimet e tij janë

290 reflektuar në mendimet e studiuesve të mëvonshëm të psikologjisë, por përball kohës kur ai ka jetuar dhe vepruar, Hasan Tahsini ka qenë më i suksesshëm se që u treguan mendimtarët shqiptarë të shkencave sociale e humaniste përballë kohës së zhvillimit të mendimit psikologjik kur jetuan dhe vepruan pasardhësit e tij. Ndërkaq, thellimi dhe avancimi i historisë së mendimit psikologjik shqiptar nga ana e Prof. Dr. Nuri Abdiut e bën këtë personalitet më të dashur dhe më të respektuar edhe ndër psikologët e rinj, të cilët të ngarkuar ndoshta me paragjykime, supozojnë se pikëpamjet e tija i takojnë tashmë të kaluarës moniste. Interpretimi dhe komentimi korrekt i të gjitha pjesëve të “Psikologjisë” së Hasan Tahsinit dëshmojnë për qasje bashkëkohore të

EDUKATA ISLAME 87 dijenive psikologjike nga pozicioni i literaturës shqipe dhe i asaj në gjuhë të tjera e jo vetëm nga pozicioni i literaturës së psikologjisë të botuar në anglishte. Prirja e tij për studim të “Psikologjisë” së Hasan Tahsinit në kuadrin e mendimit psikologjik shqiptar e konkretizoi lëndën “Historia e mendimit psikologjik shqiptar” dhe nevojën e të mësuarit të saj në institucione shkollore të nivelit të mesëm dhe të lartë të tipave të ndryshme shkollore e studimore. Studimi më i rinj i tij për “Psikologjinë” e Hasan Tahsinit dëshmojë se pa njohje të historisë së mendimit psikologjik shqiptar historia e psikologjisë dhe misioni arsimor, kulturor dhe shkencor i saj do të ishte njohje e cunguar për mjediset shqiptare.


292

RECENSIONE

Nexhat Ibrahimi

AKAIDI ISLAM HANEFIJ SHTYLLË E PASUESVE TË SUNNETIT DHE XHEMATIT NË HISTORINË ISLAME (Vështrim veprës së Orhan Bislimaj ‘Akaidi Hanefij’, Botues: Qendra për Studime dhe Kërkime Islame, St. Galen, Zvicër, Prizren, 2008, fq. 643)

I. Disa karakteristika të doktrinës hanefite Klasika dhe bashkëkohësia muslimane Imam Ebu Hanifen kryesisht e trajton si jurist (fekih), e më pak si muhadith dhe akaidolog e teoricien të mendimit të ilmul-kelamit. Mirëpo, studimi i historisë së mendimit musliman na zbulon Imam Ebu Hanifen si kontribues të madh, të fuqishëm dhe origjinal në fushën e akaidit dhe njërin nga shtyllat e sunizmit. Mirëpo, para se të flasim për idetë e Imam Ebu Hanifes, e shoh të arsye-

shme t’i theksoj kalimthi disa karakteristika themelore të doktrinës së tij, pa njohjen e të cilave do të varfërohej dhe keqkuptohej njohja e opusit të Imamit. Karakteristika themelore e Imam Ebu Hanifes është se ai njeriun e ngre në nivel të njeriut, të halifit të Allahut në tokë, i cili e ‘adhuron’ Krijuesin e jo njeriun dhe njerëzoren. Në vendin qendror e vë parimin e tewhidit – monoteizmit dhe mohimin e ngjashmërisë antropomorfe të Allahut me çfarëdo krijesë e gjësendi.

EDUKATA ISLAME 87

Karakteristika e dytë e doktrinës së Ebu Hanifes është përgënjeshtrimi i mendimeve heretike dhe sektare të eternalistëve, të mu’tezilitëve (të cilët qenë afruar afër nominalizmit indus), të kaderitëve, xhebritëve, xhehmitëve etj. Imam Ebu Hanifeh shkencën e akaidit nuk e kupton si shkencë statike, që e tha fjalën e vet në fëmijërinë e saj, por e kupton shkencë dinamike, e cila zhvillohet gjithmonë me njeriun dhe nevojat e tij jetësore, shkencore, kulturore dhe qytetëruese. Akaidi, sipas tij, e kultivon jetën e njeriut, e mbron dhe e shpjegon fenë dhe e bën njeriun ta shpresojë shpërblimin në botën tjetër.

II. Disa përsiatje rreth përmbajtjes së veprës Në këtë frymë duhet kundruar edhe veprën Akaidi hanefij të autorit tonë të nderuar. Në mungesë të kohës, do t’i trajtojmë vetëm disa tema sa më shkurtë që mundemi.

1. Tevhidi - Monoteizmi Besimi se Allahu është Një e Absolut është parim themelor i mësimit islam. Ky parim konsiston në të njohurit e Krijuesit me atributet e Tij të përkryera, që tregon në Unitetshmërinë dhe Njëjtësinë e Tij absolute.

Këtë parim na demonstron edhe Ebu Hanife por edhe shpjeguesi Orhan Bislimaj, duke elaboruar termin tewhid. (fq. 72 e tutje). Përmbledhazi, parimi i tewhidit gjatë historisë njeh tri mënyra të raporteve ndërmjet Krijuesit dhe krijesës: - Uniteti i Qenies absolute; - Uniteti i respektit të Qenies absolute; - Uniteti i atributeve të Qenies absolute. Meqenëse dy parimet e para janë të pranishme edhe në dy fetë e tjera monoteiste, pika e tretë është karakteristike vetëm për Islamin. Mosuniteti i këtyre tre elementeve rezultoi me lindjen e institucionit privilegjues të “klerit”, “të priftërisë” etj. Duhet theksuar se Ebu Hanife i është shmangur theksimit të dëshmisë për ekzistimin e Allahut, sepse ekzistimi i Allahut është mbjellë në natyrën e pastër, në të cilën njerëzit linden, kurse pejgamberët janë dërguar vetëm t’ua shpjegojnë njerëzve tevhidin. Për këtë arsye, të gjithë ata kanë ftuar njerëzit të dëshmojnë se “nuk ka hyjni tjetër pos Zotit”, me të cilën maksimë edhe hyhet në fe por nuk kanë ftuar “të dëshmojnë se Allahu ekziston”.


RECENSIONE

2. Sifatet - Atributet e Allahut Në këtë kapitull autori shtron aspekte të gjithanshme të temës. Krahas shpjegimeve gjuhësore ai shtron edhe aspekte kuptimore. Është e qartë se gjuha njerëzore nuk ka aftësi shprehëse ta sqarojë natyrën e cilësive të Zotit në mënyrë që mos të tërheqin idenë e krahasimit me cilësinë e njeriut. Megjithatë, për perceptimin njerëzor Zotit duhet t’i atribuohen Emra dhe Cilësi të caktuara. Të gjitha atributet e Zotit janë dhënë njëherë e përgjithmonë, nuk kanë as fillim as fund dhe nuk ngjasojnë me atributet e njerëzve. Zoti krijon jo nga nevoja për Vete, por për nevojë të krijesave; sepse po të krijonte nga nevoja vetjake, kjo do të nënkuptonte plotësimin e mangësive, cilësi kjo e papranueshme për Krijuesin Absolut. Raporti ndërmjet qenies hyjnore dhe cilësive të Tij është shumë i ndërlikuar sa arsyeja njerëzore këtë çështje nuk mund ta zgjidh në mënyrë të kënaqshme. Ne duhet të besojmë se Zoti është Një, se posedon cilësi të cilat Ai vetes ia përshkruan, besojmë pa krahasim, ngjasim dhe pyetjet si. Nuk do të shkojmë më tutje nga pohimi se Cilësitë nuk janë identike me qenien e Tij por nuk janë as të ndara nga qenia. Këtë problem të rëndë besimor, autori e trajton në dhjetëra faqe dhe, mendoj, se e ka zbërthyer me sukses atë

293 lëmsh të ngatërruar të historisë së akaidologjisë muslimane. (fq. 113 e tutje)

3. Kur’ani është fjalë e Allahut Ebu Hanife, sikur edhe nxënësi i tij Maturidiu, pohon se “Shqiptimi ynë i Kur’anit është i krijuar, shkrimi dhe leximi ynë i Kur’anit është i krijuar, ndërkaq vetë Kur’ani (si të folur i Zotit) nuk është i krijuar.” Fjala e Zotit (Kelam’ull-llah), si cilësi është e amshueshme pa ngjashmëri dhe krahasim me cilësitë e krijuara. Vetë natyra e të Folurit e Zotit nuk është e njohur, por është e sigurtë se kjo cilësi e të Folurit të Zotit nuk mund të përbëhet prej zërave, tingujve dhe shkronjave ngjashëm me të folurit e njeriut sepse zërat, tingujt dhe shkronjat janë të krijuar. Sipas tij, vetëm kuptimet të cilat janë shprehur me fjalë mund të quhen të Folur të Zotit. Sipas kësaj, Musai a.s. nuk e ka dëgjuar të Folurit e amshueshëm, por Zoti xh.sh. i ka mundësuar Musait a.s. ta dëgjojë dhe kuptojë të Folurit e Zotit me anë të fjalëve dhe zërave të krijuar. Edhe Ebu Hanife edhe Maturidiu refuzojnë idenë e disa grupimeve minore të cilët e identifikojnë Kur’anin e shpallur me cilësinë e amshueshme të Zotit sepse këta ndajnë fjalët dhe shkronjat nga vetë cilësia e Zotit.

294 Autori Orhan Bislimaj, në faqet 158-177, me seriozitet e trajton këtë çështje, me shkathtësi e shkoqitë këtë problem dhe, kam bindjen, në mënyrë efikase e prezanton, pikërisht në frymën e shkollës hanefite - maturidite tahavite.

4. Parimi i racionalitetit si parim metodologjik dhe element ndërtues i mësimit islam Racionaliteti, si parim metodologjik, është element ndërtues i thelbit të mësimit islam. Përpjekjet e ndryshme puritaniste brendamuslimane për mohimin e rolit të arsyes (el-akl) në tërësinë islame të shekujve të parë, këtë trend puritanist antiracionalist e përgënjeshtron dhe e refuzon edhe shkolla më e madhe juridiko-akaidore hanefite-maturidite, por edhe shkolla të tjera gjatë historisë muslimane. Racionaliteti, si parim metodologjik dhe element ndërtues i thelbit të mësimit islam, përbëhet prej tre rregullave ose ligjeve: 1. Refuzimi i çdo gjëje që nuk korrespondon me njëmendësinë: Rregulli i parë e mbron muslimanin nga të menduarit e pabazuar, nga shqiptimi të çfarëdo thënie të paverifikuar, të pakonfirmuar mbi dijen. Thënia apo pohimi i pakonfirmuar, sipas Kur’anit, është shembulli i dijes mashtruese (dhann-it), apo, të

EDUKATA ISLAME 87 cilën si të tillë Allahu e ka ndaluar, sa do i vogël të jetë objekti i saj. 2. Mohimi i kundërthënieve skajore: Rregulli i dytë e mbron muslimanin nga kundërthënia e thjeshtë dhe nga paradoksi. Racionalizmi nuk është primat i arsyes mbi shpalljen, por refuzimi i çfarëdo kundërthënie skajore ndërmjet tyre. Racionaliteti rishtazi i studion tezat kontradiktore për t’i eliminuar raportet kontradiktore, e shpie lexuesin e shpalljes në leximin e radhës, të bindur se i është shmangur diç e fshehtë dhe e paqartë dhe me këtë do të shmangte ndonjë kundërthënie në perceptim apo interpretim njerëzor. 3. Çiltëria ndaj dëshmive të reja dhe/apo të kundërta: Ky rregull mbron muslimanin nga literalizmi, fanatizmi dhe konservatorizmi, të cilat e shkaktojnë stagnimin. Ky rregull ia mëson muslimanit modestinë intelektuale duke e mësuar që pohimeve dhe mohimeve të tij t’ia shtojë sintagmën All-llahu a’lem (Allahu e di më së miri), i bindur se e vërteta është më e madhe se sa mundësia e tij për ta kuptuar atë në tërësi. Nisur nga fakti se Zoti është krijues i natyrës nga i cili njeriu e mëson dijen e tij, është e qartë se ekzemplarët e natyrës janë vepër e Zotit.


RECENSIONE

5. Ç’është imani – besimi? Ndonëse kjo çështje është konsideruar aktuale për kohën e Ebu Hanifes dhe e kapërcyer, nën trysninë e doktrinave rigjide, kjo temë kohëve të fundit është gjallëruar. Ebu Hanife nuk ndoqi skajet, por rrugën origjinale, duke theksuar se besimi dhe veprat janë gjera të ndara. Këtë problem të rëndë, autori i veprës në fjalë e shtron me seriozitet të madh. Ai së pari shtron kuptimet etimologjike dhe terminologjike të nocionit “iman”. Po ashtu, ai bindjet e tij i argumenton me ajete kur’anore, me hadithe të Muhammedit a.s., por edhe me autorë të shkollave të ndryshme, duke i theksuar edhe mendimet kundërshtuese. Në fund thekson argumentet e Ebu Hanifes se “Besimi është deklarimi me gjuhë dhe besimi me zemër”. (fq. 388 e tutje).

6. Imani është një, as nuk shtohet as nuk pakësohet Ndër çështjet që më së shumti është përfolur nga kundërshtarët e Ebu Hanifes - nga tradicionalistët ekstremë dhe disa shkolla të tjera, është pohimi i Ebu Hanifes se “Imani është një, as nuk shtohet as nuk pakësohet.” Duke u nisur nga kuptimi sipërfaqësor i disa ajeteve, tradicionalistët, një grup i vogël i tyre, por edhe disa

295 hanefijë që nuk janë thelluar, kanë kritikuar rëndë mendimin e Ebu Hanifes, duke pohuar se Imami edhe shtohet edhe pakësohet. Të tillët kanë ngatërruar konceptet se imani mund të shtohet ose të pakësohet vetëm në aspektin cilësor, respektivisht imani mund të bëhet më shumë apo më pak intenziv, sikurse është rasti me Ibrahimin a.s., por jo edhe në aspektin sasior. Ebu Hanife, konsideron se veprat nuk janë pjesë e besimit dhe nuk beson se sasia e veprave mund të ndikojë në sasinë e besimit. Këtë e vërteton edhe hadithi i Muhamedit a.s.: “Ebu Bekri ka përparësi ndaj jush, jo pse fal shumë namaz dhe agjëron, por për shkak të asaj që e ka në zemër.” Përgjigjja e tij është në pajtim me qëndrimin e tij se vepra nuk është pjesë e besimit. Këtë problem autori e trajton në shumë faqe, duke theksuar, thuajse, të gjitha argumentet pro et contra, për të përfunduar se “mospajtimet janë rreth definicionit të imanit” dhe përkrah mendimin e Imam Ebu Hanifes. (fq. 408 e tutje).

7. Shkenca e akaidit është shkencë elite Tendenca e kohëve të fundit se Islami duhet të mësohet drejtpërdrejt nga burimet islame, pa ndërmjetës, pa mësues, ka marrë përgjigje nga Ebu Hanifja qysh herët. Qysh atëherë Ebu

296 Hanifja ka deklaruar se shkenca e besimit është e ndërlikuar, ndaj pa ndihmë të ekspertëve, ai nuk lejon të spekulohet me kuptimet e mundshme. Imam Maturidiu, vazhdues i mësimeve të Ebu Hanifes dhe imami kryesor i medhhebit akaidor, lidhur me akaidin thotë se “Dituria (fikhu) mbi fenë është tewhidi, e cila është më e rëndësishme se dituritë juridike...”. Me fjalë të tjera, akaidi është shkencë elite, në frymën dhe suazat e së cilës do të shtrijnë aktivitetin edhe shkencat e tjera, sepse, siç e thotë këtë Tarik Ramadan, shkenca e akaidit “mëson çdo gjë që është jashtë mundësisë të vrojtimit shqisor. Ajo nuk i përgjigjet plotësisht fushës së teologjisë, as dogmatikës kristiane, as filosofisë...“. Me të drejtë autori ynë, në frymën e Ebu Hanifes, pohon se hezitimi i kërkimit të së vërtetës është i papranuar sipas Islamit dhe pjesë e kufrit, në bazë të ajetit 37 të sures et-Tewbeh. (fq. 577 e tutje).

III. Perspektiva e shkollës së Ebu Hanifes Shikuar me syrin e së ardhmes, shkolla e Ebu Hanifes me vazhdimin e saj te Imam Maturidiu, në botën bashkëkohore ka perspektivë afatgjate. Ajo është e vetmja që posedon fuqinë e brendshme dhe metodat efikase për vazhdimin e jetës. Kuptohet, ixhtihadi duhet të rifillojë, e për këtë intelek-

EDUKATA ISLAME 87 tualët muslimanë të të gjitha shkollave juridike dhe doktrinare, duhet të punojnë shumë më tepër se deri tash, në largimin e divergjencave të deritashme dhe në shqyrtimin e problemeve të reja. Mirëpo, tendenca e unifikimit dhe mohimit të medhhebeve, tendenca e prozelitizmit në medhhebe, janë pa perspektivë, janë ‘vdekje’ e Islamit ‘të gjallë’. Këto tendenca, me parulla gjithnjë atraktive, por me doktrina sterile, gjejnë hapësirë dhe kushte për plasimin e ideve të tyre, në kohën e krizave politike, ekonomike, sociale dhe intelektuale. Edhe qëndrimi negativ, blasfemues dhe anatemues ndaj Ebu Hanifes, është rezultat i kësaj gjendjeje, i kësaj apatie të besimit ndër ne. Duke marrë parasysh se e ardhmja ndërtohet në bazë të së kaluarës, njohja e Ebu Hanifes nëpërmjet Fikh’ul-ekberit dhe veprave të tjera të tij, kam bindjen, do të ndihmojë ta njohim më mirë besimin islam, përballë sfidave të njëpasnjëshme në mileniumin e tretë.

IV. Disa fjalë për autorin, veprën, lexuesin dhe botuesin Autori Orhan Bislimaj është njëri ndër intelektualët e ri por të frytshëm të nënqiellit tonë. Edhe pse nga dita në ditë zotëri Orhani e zgjeron lepezën e interesimeve të tij intelektuale, megji-


RECENSIONE

297

thate problemet klasike besimore islame mund të quhen “specialitet” i tij. Autori ka dhanti për të observuar, për të perceptuar dhe për të rrëfyer lehtë, qartë dhe thjeshtë. Ai me lehtësi depërton në fushat më të vështira të problemeve besimore në historinë e mendimit musliman. Ai posedon natyrë “prodhuese”, nga e cila rrezaton ngrohtësi dhe qetësi e brendshme, urti mirëkuptimi për njeriun dhe botën, njësoj sikur edhe guxim intelektual për t’i emërtuar gjërat vetëm me emrin e vet. Perspektiva nga e cila i trajton dhe i artikulon profesor Orhani observimet e veta, rrezaton intelektualin që, ndonëse trajton probleme mjaft të “nxehta”, qëndron larg etjes për t’u rënë në qafë të tjerëve dhe për të qenë i pranishëm në mediumet e shkruara dhe elektronike.

*** Libri i zotëri Orhan Bislimaj me titull Akaidi hanefij, i botuar javëve të fundit nga Qendra për Studime dhe Kërkime Islame në St. Galen, sjellë reflekse që ballafaqohen dhe fërkohen me probleme nga e kaluara dhe nga përditësia muslimane botërore, rajonale por edhe shqiptare. Vepra me vëllimin që ka paraqet tërësi homogjene e përmbajtësore dhe shtrihet brenda disa njësive. Ka Parathënien e autorit, Pjesën e parë që trajton tema në tri nënndarje,

Pjesën e dytë që trajton vetë veprën e Ebu Hanifes me tekst arabisht, përkthim dhe shpjegim të hollësishëm, Pasthënien nga recensuesi zotëri Ahmet Mehmeti dhe Literaturën e pasur.

*** Lexuesi, të cilit i dedikohet kjo vepër, mbase do ta lexojë edhe si obligim programor, por sa dhe si do ta kuptojë mesazhin e veprës, çfarë përfytyrimesh dhe çfarë disponimi emocional e shqetësimi intelektual do të nxisë kjo vepër te ai, është çështje e relacionit të dyanshëm, reciprok vepër - lexues. Për lexim aktiv të veprës në fjalë me rëndësi vendimtare janë pashterrshmëria e reflekseve dhe impulseve që ofron vepra, aftësia e lexuesit për të provokuar dhe për të qenë i provokuar si dhe konteksti historik e doktrinar brenda të cilit nxitet ky komunikim i dyanshëm. Kontakti i parë i lexuesit me këtë vepër apo me këtë autor është veprimi i pleksur që, në shtratin komunikues dydrejtimesh, vë në lëvizje më shumë arterie. Përndryshe, pas një apo pas më shumë leximesh, ndjehet se vepra është shkruar me sinqeritet e seriozitet, me maturi e pjekuri, me ndjenjë e dashuri, që kritikon e dënon, që jep mësime të vlefshme për të gjithë, që fton për mirëkuptim, bashkim e integrim brendamuslimanë.

298 Vepra Akaidi hanefij është një arritje e suksesshme shkencore, është një vepër që e nderon autorin, neve bashkëpunëtorëve por edhe sfondin e historisë së besimit islam; vepra është kontribut për fenë islame ndër shqiptarët. Në dobi të vlerave pozitive të veprës vlen të shënohet edhe përgatitja teknike dhe estetike e materialit, që e bën veprën më të këndshme për lexim, më të lehtë në përdorim e më të kuptueshme në përmbajtje. Për botimin cilësor shkencor dhe teknik duhen përgëzuar të gjithë ata të cilët ndihmuan që libri të marrë formën përfundimtare, e sidomos duhet përgëzuar botuesin e çmuar, që na dha këtë kënaqësi të rrallë. Ju falëmnderit për durimin që patët! Mbetshi në paqën dhe mëshirën e Allahut të madhëruar.1

1

Referati me rastin e promovimit të veprës Akaidi hanefij, të Orhan Bislimaj, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, më 30. 04. 2008, Prishtinë.

EDUKATA ISLAME 87


300

RECENSIONE

Prof. Sami Repishti

FRAGMENTE TË SHKËPUTURA NGA LIBRI “NËN HIJEN E ROZAFËS”, KUJTIME PËR HAFIZ IBRAHIM REPISHTIN

“Atëherë pritsha kthimin e babës që, gjithnji, në kohë të caktueme, vinte nga faltorja e lagjes, mbasi kryente lutjet e mbramjes. Më kujtohet kur ai hynte në dhomë. Nana e të gjithë fëmijët ngriheshim në kambë. Ishte i madh nga trupi dhe, për natyrë, fliste pak. Nana na kishte mësue kështu dhe kërkonte nga ne, të rrijshim të qetë kur ai ishte në shtëpi. Më kujtohet mirë baba, dhoma e tryeza ku studionte, karrika e raftet e librave të tij. Lexonte pothuejse gjithë ditën. Si imam i lagjes, ngrihej herët çdo mëngjes, udhëhiqte lutjen e “sabahut” në xhami dhe kthehej në shtëpi.

Babai im ka qenë besimtar me bindje... Gjatë muejve të dimnit, nji rreth i ngushtë i banorëve të lagjes mblidheshin nganjiherë në shtëpinë tonë, në mbramje, mbas darkës. Ishin të gjithë të nji moshe, rinia e vjetëve 1912-13, të gjithë vullnetarë në mbrojtjen e qytetit nga agresioni malazes. Baba kishte qenë komandanti i tyne. Në mesin e nji entuziasmi të ringjallun, ata harrojshin “hallet” e ditës, e rijetojshin ditët e rezistencës së tyne heroike. Tregimet ndiqshin njeni-tjetrin, episodet përsëriteshin, zanet ngriheshin, e me fëtyrat e skuquna nga emocionet, grupi i ish-vullnetarëve kalonte orët e ta-

kimit, në nji gjendje ekstazi të vërtetë, e të justifikuem. Ishte forma ma e naltë e kohezionit shoqnor të qytetarisë shkodrane. Në kohën e darkës, baba dëshironte të na shihte të gjithëve të rreshtuem në tryezë, simbas moshës. Mbas darke, shkonte në dhomë të vet e na viheshim me u përgatitë për mësimet e së nesërmes. Në ato ditë nuk kishim radio për lajme e muzikë. Kur sytë fillojshin me u mbyllë prej gjumit, nana, që rrinte gjithëherë me fëmijt, na merrte për dore e na përcillte deri në krevat. Mandej na jepte nji të puthun, ngrohtësin e së cilës e ndiej edhe sot, e na uronte “natën e mirë!”. Na bajshim nji gjumë të ambël deri në mëngjes. Ishim të lumtun!” fq. 10-11 “Pamja e babës që hyni atë çast në dhomë, më solli në vete. - Çka u ba sot?, më pyeti me za të ulët. I tregova gjithçka me hollësi. - Fatkeqsi, më ndërpreu ai. – Kam pasë shpresa se breznia ime do të ishte e fundit që do të luftonte për mbrojtjen e vendi. Jam lutë që ju të rriteni të lirë, pa sprovue atë që vuejtëm na. Kam frikë se, ditë edhe ma të këqia se tonat po vijnë për ju. Biri im, je ende i ri, - më tha, - por, dëshiron sot baba yt me të thanë ate që duhet të thojsha në nji moshë ma të pjekun.

EDUKATA ISLAME 87 E me nji za që filloi t’i dridhet nga emocioni, vazhdoi: - Nuk ka tjetër shp��tim ky vend, veç vendosmënisë sonë me e mbrojtë. Me e dashtë e me e ruejtë, asht e vetmja rrugë nderi për ty, ashtu si ka qenë edhe për mue. E tue më fërkue kokën lehtas me dorë, ai shtoi: - Do të shohësh sa e vështirë asht me i qëndrue besnik asaj rruge...! Pa muejtë me e shikue në sy prindin që vuente, i hodha krahët në nji përqafim, ku shijova, me kënaqsinë ma të madhe, nxehtësinë e përqafimit atnor. Ai më mbështolli me krahët e vet e më dha nji të puthun në ballë. Nuk e dijsha se çka shqetësonte babën ma shumë në atë moment solemn, por sigurisht, frika e përleshjes në rrugët e qytetit, e frikësonte pa masë. Babë e djalë u ndjemë kaq afër njeni me tjetrin, e për arsye që kalojshin kufijt e jetës sonë familjare, e të shkollës. M’u duk sikur po hyjsha në nji ndërtesë të re, ma të madhe, ma të randësishme, në nji faltore të shenjtë, derën e së cilës po e hapsha çdo ditë, e ku gjeta babën, luftarin e së kaluemes, që më ftonte me bindje - e sigurisht me frikë - me u gjunjëzue para altarit që kërkonte sakrifica njerëzore. E tmerrshme!” fq. 17.


RECENSIONE “Në shtëpi, baba më pyeti për demonstratën e më qortoi për mënyrën e pakujdesshme të punës dhe rrezikun e madh që përballojshim. Unë u revoltova për të parën herë, kundër prindit që dojsha aq shumë. Si i ri, isha i bindun se sakrifica ishte ushqimi i lirisë. Në atë çast ekzaltimi, autoriteti pothuejse i padiskutueshëm i babës, pësoi nji të çame që nuk u mbyll përsëri plotësisht. Ai më shikoi me habitje e dëshprim të qartë, sikur të ishte sulmue papritmas, i papërgatitun, e mbasi vrejti me kujdes gjestet e mia e humbi çdo shpresë se unë do të kërkojsha të falun, filloi të ndryshojë ngjyrë. Nga sytë u rrokullisën dy pika lotë mbi mollëzat e faqeve, që tregojshin tashma shenjat e moshes së kalueme e lodhjes. Pa lëvizë nga vendi: -Biri im, - më tha, - mos harro se jam prind! Asnji fjalë tjetër nuk do të kishte pasë efektin magjik të kësaj shprehjeje kaq të vërtetë e kaq të thjeshtë njikohësisht. U hodha në parzmin e tij. Ai më përqafoi. At e bir kuptuem mirë se, në të ardhmen, unë do të isha ma i lirë e i pavarun në aktet e mia e njikohësisht, nuk do të harrojsha zemrën e atit tim, çerdhen ma të sigurt për strehim në ditët ma të vështira. Kisha nji nevojë të madhe me shpërthye! Nuk dëshirojsha me u ushqye me shpresa ma gjatë, as me besue në mbretninë e qiellit që pret të gjithë

301 “njerëzit e mirë”. Revoltimi vuni para meje nji botë që premtonte plotësimin e dëshirave tona këtu, mbi këtë tokë, shënonte me gisht rrugën që duhej ndjekë, e jepte sinjalin “Përpara për sulm!” Unë u nisa. Ajo që do të vinte ma vonë, nuk dihej. Kësaj rradhe, nuk dëshirojsha me mendue! fq. 23. “Vetëm dy ditë ma vonë, nën errësirën e natës, hyni në shtëpinë time me hap të shpejtë, kushërini, (Është fjala për Zyhdi Repishtin, pushkatuar nga forcat gjermane) kësaj rradhe i palajmuem. Pa pritë pyetjen tonë, ai shpjegoi: “Policia fashiste më ndjek. U largova nga shtëpia. A mund të kaloj natën këtu, me ju?” Baba u prek! Me gjithë urrejtjen patologjike që ushqente për “komunistët ateistë”, “Po,” i tha, “rri këtu, derisa të gjejsh nji strehim të sigurtë”! Ai u qetësue. Nuk shkëmbyem asnji mendim, përveç bisedës së zakonshme në nji rreth familjar. Mbas darke, tue urue “Natën e Mirë!”, çdonjeni shkoi në krevat. Duhet të ketë qenë mbas orës dymbëdhjetë të mesnatës, kur nji bastisje e papritun e shtëpisë nga policia fashiste, tronditi gjumin e qetësinë e natës në shtëpinë tonë. Para se të hyjshin brenda në shtëpi, dërrmuen derën e madhe të hymjes, me karrocerinë e nji kamioni ushtarak, nga ku zbritën rreth

302 tridhjetë ushtarakë e policë italiane, të shoqënuem nga nji spiun shqipfolës. Nana ime, me nji guxim të rrallë, e mori kushërinin për krahu e, nga dera e mbrapme, e kaloi nëpër kopsht, nga ku ai u largue në errësinë. Me hymjen e ushtarakëve, familja u mblodh në nji dhomë. Të huejt na rreshtuen me shpinë për mur. Prindë e fëmij ndiqshim me frikë lëvizjet e asaj bande fashistësh, që përmbysën çdo gja në kërkim të nji diçkaje që nuk e gjejshin. Ndigjojshim shamjet e ndyta e mallkimet e fashistëve të armatosun. Dy prej tyne, bajshin roje me armë në dorë para nesh. Për ma shumë se nji ore, në rrobë gjumi, pritshim përfundimin e “operacionit”. Nji oficer kapi babën për krahu, e shtyu me forcë në dhomën tjetër, mbylli derën e filloi të bërtasë. Zani i babës nuk ndigjohej, por kuptohej nga britmat e oficerit, se ai e rrehte pa pushim. Ma vonë, baba u kthye i tronditun thellë. Për nji klerik musliman me moshë të kalueme, nji trajtim i këtillë ishte ma shumë se mund të mbahej në kurriz. Nana e fëmijt e shikojshim me frikë e dhimbje. Mbas nji kërkimi të imtë, oficeri dha sinjalin, e të gjithë u larguen. Ishim përsëri të lirë me folë. Prindët na përqafuen, e uruem natën e mirë. Por në dhomën e tyne, drita nuk u shue. Ata nuk fjetën ma. Atë natë, në orët e para të mëngjesit, nana na zgjoi me britmat e saj. Na vrapuem. Në krevat

EDUKATA ISLAME 87 shtrihej baba, gjysmë i paralizuem. Mjeku na tha se kishte pësue nji hemoragji cerebrale, shkaktue nga tensioni. Pak ditë ma vonë, baba im vdiq!

*** Që nga okupacioni i 7 prillit, baba jetonte i torturuem nga dilema që i shtrohej ato ditë si prind, në mes të detyrës patriotike të luftës kundër pushtuesve italianë nga njena anë, e frikës që i shkaktonte përhapja e ideve komuniste në vendin tonë e veprimtaria e tyne, nga ana tjetër. Si klerik pa dyshime, ai përsëriste me bindje: “Due të vdes, para se të fitojnë komunistët!” Megjithatë, kur kushërini im “komunist” kërkoi strehim në shtëpinë e tij, ai e pranoi! Gjatë vjetve të pushtimit fashist, im at, tashma nji prind i plakun, në veprimtarinë time përjetonte nji andërr të veten, të pandame me frikën e përditshme të humbjes së djalit, frikë atnore që nuk i lejoi me gëzue nji ditë të mirë, për katër vjet me rradhë. Tashti fati e deshti me ra viktimë e fashizmit, për aktin vet flijues. Shpeshherë mendojsha se, çka do të thonte ai, sikur të mund të fliste sot për mënyrën e vdekjes se tij. Ashtu si e njoha unë, kam bindjen se ai nuk do të mallkonte fatin e keq që pësoi, e në rast përsëritjeje, ai nuk do të kishte veprue ndryshe. Sigurisht, ai nuk do të kishte provokue nji


RECENSIONE vdekje të këtillë; por kur fati e kërkoi, ai e pranoi pa hezitim. Mbas varrimit të babës, ndjeva nji boshllëk të madh në zemër. Humbja e tij, pamja e dhimbshme e nanës e përgjegjsia e familjes, u treguen shumë të randa për supet e mia të pa përvojë. Vetëm, i shtrimë në nji sofa e me sytë e ngulun në tavanin e dhomës, pritsha afrimin e natës, nga dritorja e hapun në atë mbramje fundshtatori. Pa u kujtue fare, ndjeva nji nevojë të thellë, të papërmbajtshme, për muzikë. Me gjithë turpin që ndiejsha për këtë nevojë atë natë, e që përpiqesha me mshehë, tingujt e muzikës së lehtë, mbas funeralit, tingëllojshin si nji hymn hyjnuer për zemrën time të përvlueme. Muzika...ashtu gjuha e perëndive, kur heshtja na mundon. Për disa vjet, babë e djalë kishim farkëtue nji lidhje të mbështetun në dashuni e respekt. I trembun nga konservatorizmi fetar i babës, por i tërhequn nga kambëngulja dhe qëndrueshmëria e tij në bindjet e veta, nuk arrijta me besue si ai, pa kondita e me pranue pa rezerva, çdo mësim fetar që ai më jepte në mbramje, në shtëpi. Ai shqetesohej! Megjithatë, u edukova nga përvojat e përditshme, me pranue se ishte plotësisht e natyrshme për individët, me mbajtë bindje të patundshme në parimet themelore, bazë të mendimit e veprimit të tyne, si dhe me i mbrojtë ata, me guximin e nevojsh-

303 ëm, pavarësisht nga opinionet e kundërta, të përqafueme nga shumica. Kjo ishte edhe pozita e vështirë e klerikëve të vendit tonë, në vjetët e luftës dhe rritjes së influencës ateiste në shoqni. Baba im lente mbas vetes nji trashëgimi të paçmim. Pranimi i menjihershëm i kërkesës për “strehim“ nga kushërini i përndjekun, me gjithë bindjet e tij si klerik, të luftës pa kompromis kundër ateizmit materialist, tregonte suazën mendore që drejtonte aktet e tij në jetë. Respekti i tij fetar për shenjtninë e jetës së njeriut, e shtynte atë të rrezikonte veten e familjen për me shpëtue nji të ri me bindje komuniste. Për ma tepër, ai ishte edhe tradicional. “Miku“ troket në derë, kërkon ndihmë e gjen strehim, sepse “e kemi zakon“ mikpritjen! Ishte ky koncept i pranuem pa mëdyshje, që e ngriti babën në shkallën e përqafimit të sakrificës, për hir të nji parimi që ai e pranonte a priori. Gjesti i tij më dha të kuptoj gjithashtu, edhe thelbin e fortësisë së traditës në shoqninë shqiptare, për shekuj me rradhë, në nji vend ku autoriteti e ligji i imponuem nga ai, kishin mungue. Tradita, ky pranim i vullnetshëm i dokeve e zakoneve të paraardhësve tonë, në jetën tonë të përditshme, pa rregulla të shkrueme, ky kod i kulturës popullore dhe qëndrimeve të mbajtuna në situata të ndryshme, ka luejtë nji rol kryesor në kohezionin shoqnuer të vendit tonë,

304 për sa kohë që ekuilibri i krijuem nuk u prishte nga ndërhymjet e “hueja“, qoftë në formë invadimesh, qofte me ekspozime të detyrueme nga influencat e ardhuna nga “jashtë“, e diametralisht të kundërta me ata të vendit tonë. Shprehja popullore se “i hueji na ka prishë “, ishte me vend! Të nesërmen, për hir të kujtimit të babës, shkova në xhami për lutjen e Bajramit. Ceremonia fetare më mallëngjeu edhe ma shumë, sepse kësaj rradhe nuk ishte ai që e kryesonte; ishte nji imam i ri. Nuk më kujtohet gja nga predikimi i tij, as kisha dëshirë me ndigjue me vëmendje. Mendja ime ishte në shtëpi, te familja që vajtonte. Por ritmi i faljes, me ulje e ngritje, më bani të ndjehem pjesë e grupit rreth e rrotull meje. Të rreshtuem njeni pranë tjetrit, vargjet e gjata të besimtarëve lëvizshin me nji ritëm solemn, e më kujtojshin në atë çast, bukurinë e fushës në verë e përuljen e kallijve të grunit të pjekun, nën puhinë e erës së lehtë që fryn, e grunajat duken sikur të ishin valë deti. Në atë cast, pashë besimtarët që luteshin, adhurues të thjeshtë të Krijuesit që mbushnin faltoret, përuleshin para altarit, sikur të ishin të tërhequn nga nji burim jetedhanës e i parezistueshëm. “Ata“ mendova, besimtarët, janë të lumtun në thjeshtësinë e tyne...!” fq.40-42.

EDUKATA ISLAME 87 “Nji ditë ma vonë, ndjeva nji nevojë të fortë me vizitue vorrin e babës, në vorrezat jo larg nga vendi i punës. Baba im, si fetar i bindun, kishte pranue pa kundërshtim “kismetin” që e mundonte, si “vullneti i të Madhit Zot!” Me dukej sikur, në brendinë e tij, nuk kishte dilema. Paqsor për natyrë, ai jetonte nji jetë të mbështetun në parimet fetare e traditat shekullore të qytetit tonë; ishte nji tradicionalist i përkryem! Kur u gjinda para vorrit të tij, i gjunjëzuem nga malli e respekti për kujtimin e tij, nuk munda me kuptue, si ai nuk u revoltue kundër vuejtjes e vorfnisë që e munduen aq shumë, sidomos vitet e fundit të jetës, si i qëndroi besnik fatalizmit nënshtrues të islamizmit! Vuejtje e qetësi e brendshme: nuk kishte vend për revoltë. E tashti, djali i tij gjunjëzohej para vorrit, por me frymën e revoltës që e ushqeu gjatë rezistencës kundër të huejit, gjatë burgimit të gjatë, e që tashti e shtynte me abandonue familjen e me rrezikue jetën, me arratisje në nji vend të huej, me të paprituna e plot të panjohuna... si aventurier! “Kështu më deshe, besnik i vetvetes,” thashë me za të ulët. “Sot, jam këtu para vorrit tand, me të tregue se po nisem për aventurën e dytë...Nga ti mësova të luftoj për parime të drejta, që kërkojnë vuejtje e sakrificë. Nana do të vuejë e do të vdesë e vetmueme!


RECENSIONE A do të ma falë ajo, shkelmin e dhanun? Kam ndërgjegjen e randë... Të lutem babë, lutu për mue! E kur e vetmuemja nanë do të vijë këtu, me vue lulet në përvjetorin e vdekjes sate, do të pastrojë barnat e këqia, ashtu si çdo vit e, mandej do të mbështetë njenën dorë mbi këtë vorr tandin, e ulun, e heshtun, e tue fshi lotët që nuk pushojnë, do të përsërisë si gjithëherë: “Pse më le vetëm, o burrë...kur fëmijt po rriten e unë kisha ma shumë nevojë se kurrë për ty?” Ajo do të fillojë mandej të ankohet për largimin tim e vuejtjet e reja që largimi do të sjellë...Atë çast, të lutem babë, ngrejë zanin ma nalt se i vdekuni, aq sa ajo të ndigjoje e thuej se, ti je i kënaqun që unë jam ashtu si më deshte, i ndershëm me veten time. Vetëm atëherë, në dheun e largët ku do të kaloj unë ditët e vjetët pa numrim, do të qetsohet zemra ime e trazueme...Lamtumirë babë, e pushofsh në paqe!” Kontrasti i filozofisë së jetës, mes babës e djalit, ishte i plotë! Sikur të mos kishte ra kataklizma mbi vendin tonë, a do të kisha qenë edhe unë si ai? I nënshtruem fatit, pa pyetë, i qetë, me jetue e me vdekë, njilloj si ditën që lindëm? Nëqoftëse përgjegja asht “po”, atëherë, si duhet të kuptojsha kataklizmën që ra mbi kokë? Bekim apo mallkim i fatit? Në atë gjendje mobilizimi të plotë të gjithanshëm e të pakompromis që gjindesha, katakliz-

305 ma ishte aleati im ma i mirë, ishte shoku i rrugës ma besnik, ishte stuhia e parezistueshme që më shtynte kah horizontet e reja, ku liria e pacënueme ushqente shpirtin e individit të lirë. Kataklizma që më ra mbi kokë, ashtu si frika e vdekjes së harrueme, më kishte gjallnue! fq.169. “Nana e mjerë tregonte se, në nji ditë të ftohtë e të zymtë dimni, rojet e kuqe të Sigurimit të Shkodrës nuk i tregojshin ku gjindesha. Lutjeve të saj i përgjigjeshin me tallje. Kambënguljes së plakës që kërkonte me dijtë fatin e djalit, gardiani i kuq i përgjegjej me nji ton tallës: - Do të dijsh se ku është djali? - Po atë pres për ma shumë se dy orë, - përgjegji plaka. - E mirë pra. Djali yt nuk është këtu, as në burgjet e tjera....Gjeje ti vetë se ku është. - Ku ta gjej unë e mjera? Më ranë kambët tue ecë... - Nuk është larg! Ti e di ku janë varrezat? Atje...me të tjerët... Plaka tregonte se kishte ra në gjuj. Kambët nuk e kishin mbajtë ma e zani nuk i kishte dalë nga goja. Me sy të drejtuem nga qielli i vranët i asaj dite dimni, kishte humbë çdo ndjenjë. Ashtu pa lëvizë, e gjunjëzueme në tokën e ngrime, dukej ma shumë si nji gur vorri pa formë si nji qenie e gjallë.

306 Fytyra e saj e verdhë nga dhimbja e nxi nga era e akullt që e ngrinte, tregonte ma shumë nji të vdekun, se të gjallë. Buzët katran e të ngrime, nuk i kishin lëvizë, as sytë e mbërthyem ngultas në retë e murrme që mbulojshin qytetin atë ditë. Vetë vendi e pamja rreth e rrotull ishte kthye në nji vorr për djalin, që ajo ishte përpjekë me përfytyrue në mendjen e saj e me përjetue në kujtime, çastin kur djali ishte pushkatue, shtye me kambë në gropën e hapun, fytyren mbulue me dhe, i harruem, pa emën, pa gjurmë.

EDUKATA ISLAME 87 Para nji vegimi të këtillë, të mbështjellun nga hija e vdekjes, dy duert e saj ishin ngritë ngadalë kah qielli, vendi ku për atë qëndronte Krijuesi, e i ishte dorëzue Atij, pa kundërshtim... Ishte kjo bota që unë luftojsha pa rezerva!”

Nga libri “Nën Hijen e Rozafës” në internet, Sami Repishti, fq. 177


RECENSIONE

307

Hafiz Ibrahim Repishti* (1882-1943) Me rastin e 65-vjetorit të vdekjes Ibrahim Repishti është një personalitet i shquar i jetës qytetare, politike, shoqërore e fetare në Shkodër. Banorët e lagjes “Dudas” ku ai u lind dhe u rrit, ku shërbeu si imam i xhamisë për afro 30 vjetët e fundit të jetës së tij, e njohin mirë Hafiz Ibrahimin si atdhetar i devotshëm, si politikan demokrat, si burrë i nderuar, si njëri nga hoxhallarët më të shquar të qytetit, si familjar me virtytet më të mira të një prindi shembullor. Nga një vështrim përgjithësues i jetës dhe veprimtarisë së Hafiz Ibrahim Repishtit dallohen qartë dhe prerazi dy periudha: Njëra është e ngjeshur me përpjekjet të shumta atdhetare, ushtarake, politike e shoqërore, gjatë së cilës Hafiz Ibrahim Repishti luan një rol tepër aktiv në luftën për mbrojtjen e atdheut kundër sulmeve sllave, në luftën për interesat kombëtare, në përpjekjet për themelimin e shtetit të ri shqiptar dhe të institucioneve të tij demokratike. Në këtë etapë të jetës ai është demokrat konsekuent, ku idetë e tij filozofike e fetare i shkrin në një me interesat kombëtare dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare.

Tjetra, periudha e dytë e veprimtarisë së tij pas një vrulli djaloshar e burrëror për t’u tërhequr në një shteg jete më të shtruar, ndoshta më kuptimplotë, që lidhej drejtpërsëdrejti me idealet e përgatitjen e tij në udhën e edukimit të njerëzve me moralin e lartë islam, me fjalën e madhërishme të Kur’anit famëlartë e të traditës profetike. E gjithë përgatitja e tij, dituria e tij, përvoja e tij e pasur tashmë drejtohet në këtë objektiv, në përhapjen e besimit islam te banorët e lagjes së vet. E në këtë fushë veprimtarie gjeti prehjen e kënaqësinë e tij shpirtërore, aq sa u bë shembull i rrallë devotshmërie dhe edukate për të gjithë. E nëse banorët e “Dudasit”, kësaj lagjeje të vjetër dhe ndër më të nderuarat e Shkodrës edhe sot, mbas 50 vjetësh lufte të çmendur ateiste ruajnë thellë në zemër besimin në Zotin e madhërishëm dhe traditat e mira morale, fetare e qytetare, kjo i dedikohet edhe punës së nderuar të këtij edukatori të respektuar prej të gjithëve, Hafiz Ibrahim Repishtit. Hafiz Ibrahim Repishti u lind në Shkodër, në vitin 1882. Familja e tij merrej me tregti dhe gëzonte një nderim të veçantë mes gjithë atyre familj-

EDUKATA ISLAME 87

308 eve në atë krah të qytetit, që përfshinte lagjen “Shabanej”, “Ndocej”, “Dudas’, “Dërguti” e “Kiras”, ku banonte një popullatë e besimit islam, e njohur për devotshmëri fetare dhe atdhetarizëm. “Dudasi” qe gjithnjë në ballë të çetave vullnetare në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga sulmet e fqinjëve grabitqarë apo në ballë të lëvizjeve çlirimtare kundër sundimit të huaj. Gjatë periudhës së stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit burrat e kësaj lagjeje ishin gjithnjë në rreshtat e parë të luftëtarëve; Ky material është nxjerrë nga libri “Në kujtim të brezave”, i autorëve Faik Luli, Islam Dizdari dhe Nexhmi Bushati, Shtypshkronja “Rozafa”, Shkodër, 1997, faqe 263-280. Kapitulli për Hafiz Ibrahim Repishtin është shkruar nga Islam Dizdari. Po e botojmë këtë pjesë me disa ndryshime. Mjafton të përmendim kuvendin e burrave shkodranë, të zhvilluar në oborrin e familjes Drishti, mu përballë shtëpisë së Repishtëve. E kur çetat vullnetare niseshin për në luftë për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, Haxhi Jusuf Repishti, babai i Hafiz Ibrahimit, do të luante një rol me rëndësi në këtë periudhë heroike të lëvizjes popullore. Ai do të nënshkruante memorandumin e 13 qershorit 1878, dërguar Kongresit të Berlinit për mbrojtjen e to-

kave shqiptare e jo vetëm kaq, por Haxhi Jusuf Repishti ishte zgjedhur kryetar i Komisionit për financimin e forcave të Lidhjes për Shkodrën. Komisioni kishte për detyrë të mblidhte ndihma për ushtrinë vullnetare, që mbronte tokat shqiptare nga ushtritë e Malit të Zi. Shpenzimet për pajimet, për ushqimet, për transportin janë përballuar nga kontributi i popullsisë qytetare. “Në Shkodër u mblodhën më se 600000 groshë, e 100 kuaj të ngarkuem shkonin për ditë në Tuz”1. Barkat e Liqenit të Shkodrës dhe të Bunës u vunë në dispozicion të Lidhjes2. Kur u luftua për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës dërgoheshin çdo ditë për në frontin e Malësisë së Madhe 8000 racione bukë misri, aq sa ishte numri i vullnetarëve.3 Organizimi i gjithë kësaj pune për grumbullimin e ndihmave nga populli në shërbim të frontit ishte një detyrë e vështirë, kërkonte përkushtim e ndershmëri në kryerjen e saj. Haxhi Jusuf Repishti këtë detyrë e kreu me ndershmëri e korrektësi të veçantë. Ai u shqua jo vetëm si burrë i ndershëm dhe organizator në krye të Komisionit për financimin e frontit të 1 2

3

Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet”, dorëshkrim, fq. 1074. Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj. 1878-1881. Tiranë, Qershuer 1939. Shtëpija Botonjëse “Kristo Luarasi”, fq. 96. Dr. Xhevat Repishti, “Demokrat i pastër e fetar i mirë”, gaz. “Drita Islame”, Viti I i botimit, korrik 1992, fq.3.


RECENSIONE forcave vullnetare të Degës së Lidhjes për Shkodrën, por ishte edhe një hoxhë i ditur, një studiues i pasionuar, një mësues nga më të nderuarit e Medresesë së Pazarit ku, siç shkruan studiuesi Xhevat Repishti, kishte edhe një dhomë në mjediset e kësaj shkolle.4 Duke ndjekur traditën e familjes, të babait të vet, Ibrahim Repishti që në fëmijëri merr një edukatë të shëndoshtë fetare, ndjek mejtepin e njohur të lagjes dhe pastaj vazhdon studimet në Medresenë e Pazarit. Në këtë medrese pati profesorë të njohur, mes të cilëve Hafiz Halit Bushatin. Duke shprehur nderimin për këtë myderriz të shquar Hafiz Ibrahimi në ditarin e vet mes tjerash shkruan: “Me datën 14 qanuni evel 1332 (27 dhjetor 1916) vdes mësuesi i jem, Hafiz Halit Begu dhe e varrosin nën minaren e Xhamisë Plakë”5 Në vitin 1907 me shpenzimet e veta shkon në Stamboll për të ndjekur studimet e larta teologjike, duke u kualifikuar për të drejtën kanonike islame, shkencën e Sheriatit. Krahas përgatitjes në fushën e diturisë islame gjatë qëndrimit në kryeqytetin e trazuar turk të atyre viteve, ai mori pjesë në lëvizjen e studentëve 4 5

Po aty. Hafiz Ibrahim Repishti, Kronika, citohet sipas përkthimit të Hamdi Bushatit. “Shkodra dhe motet”. Kapitulli XVIII. Kronika të ndryshme. Fq. 1001-1002.

309 universitarë kundër pushtetit të Sulltanit dhe ndihmoi Lëvizjen e Turqve të Rinj “Bashkim e Përparim”. Me keqësimin e gjendjes dhe me zhgënjimin që pësoi nga kjo lëvizje, u kthye në Shkodër, në verën e vitit 1912 6. Gjendja politike në atë kohë në Shkodër ishte shumë e nderë. Synimet grabitqare të Malit të Zi e rritën tensionin politik. Shkodra u rrethua nga forca të shumta ushtarake, serbe e malazeze. Garnizoni turk, me komandant Hasan Riza Pashën, organizoi mbrojtjen e qytetit. Popullsia e qytetit u bashkua me trupat turke, mijëra vullnetarë rrokën armët dhe u vunë në ballë të llogoreve mbrojtëse. Në kohën e luftës Shkodra ishte e mbrojtur prej shtatë zonave kryesore të fortifikuara, që ishin: Taraboshi, Bërdica, Dervish-Tepe, Fusha e Shtojit, Zona e Kirit, dhe ajo e Liqenit. Fuqia mbrojtëse e Shkodrës formohej prej 15 mijë ushtarësh. Nga këta 5000 ishin ushtarë aktivë e 10000 ishin rezervistë, shqiptarë të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe vullnetarë shkodranë myslimanë. Ndërsa ushtria sulmuese serbo-malazeze, sipas të dhënave të kolonelit Emanuel, vëzhgues lufte gjerman në anën e malazezve, përbëhej prej 25000 trupash e

6

Shënime biografike: Hafiz Ibrahim Repishti. 3 faqe të daktilografuara, të dhëna nga familjarët. Pa datë.

310 së bashku me serbët numri i ushtarëve arrinte në 55000 veta. Në bazë të informatave të librit “Ishkodra Mudafaasi”7 bombardimi i parë kundër fortesave filloi në Tarabosh, më 11 tetor 1912. Bombardimet e luftimet vazhduan deri më 22 prill 1913, plot 183 ditë. Shkodra e rrethuar u mbrojt me trimëri të jashtëzakonshme gjatë këtyre 7 muajve. Populli i Shkodrës, duke njohur qëllimet grabitqare e antishqiptare të malazezve, ishte gati të sakrifikonte çdo gjë e në asnjë mënyrë nuk lejonte të dorëzohej vendi ushtrive armike, që e kishin rrethuar. Qëndresa heroike e banorëve të qytetit lidhej edhe me trimërinë dhe aftësinë drejtuese të komandantit turk Hasan Riza Pasha e të ushtarëve turq. Forcat vullnetare të banorëve të lagjeve dhe ushtarët turq luftuan në të njëjtën vijë fronti. Është për t’u shënuar se nga çdo lagje dolën vullnetarë të pajisur me armët e tyre dhe furnizoheshin nga familjet e tyre. Në këto luftime ata në shumicën e rasteve kishin në krye edhe imamët e hoxhallarët e lagjeve të veta. Siç kemi theksuar edhe në raste të tjera, hoxhallarët shkodranë ishin

7

Abdurrahman Nafis e Qeramudin, Historia turke “Ishkodra Madafaasi”, botuar në Stamboll, viti 1933. Autorët ishin shtatmadhori të komandës turke, bashkëpunëtorë të Hasan Riza Pashës në Luftën Ballkanike në Shkodër, 1912-1913. Citohet sipas Hamdi Bushati “Shkodra dhe motet”, dorëshkrim, fq. 1093.

EDUKATA ISLAME 87 pranë popullit të vet, merrnin pjesë në të gjitha ngjarjet e qytetit e ishin në ballë të interesave të popullit e të përpjekjeve për liri. Nuk është aspak rastësi që edhe në këtë luftë ku vihej në rrezik fati i atdheut dhe copëtimi i tij, aq më tepër kur vihej në rrezik qyteti kryesor i Shqipërisë, Shkodra, që të aneksohej nga Mali i Zi, ishin hoxhallarë të tillë, si: Haxhi Hafiz Abaz Golemi, Haxhi Sulejman Gavoçi, Hafiz Musa Dërguti, Hafiz Ibrahim Repishti, Sheh Ali Kruja etj. etj., që rrokën armët e luftuan në rreshtat e parë të frontit. Ideali i tyre fetar ishte i shkrirë me interesat kombëtare dhe ata nuk kishin si të mos ishin në krye të banorëve të lagjeve të tyre. Në këto radhë të luftëtarëve vullnetarë u rreshtua edhe Hafiz Ibrahim Repishti. Ai rroku armët dhe iu përgjigj thirrjes së atdheut. Çeta e vullnetarëve të lagjes “Dudas”, e përbërë prej 16 vetash, kishte në krye Hafiz Ibrahimin, familja e të cilit mbulonte pjesën më të madhe të shpenzimeve për ushqimin e vullnetarëve. Për shtatë muaj ai nuk u largua asnjë ditë nga breshëria e plumbave dhe i gjyleve të ushtrisë malazeze, që sulmonte me tërbim për të thyer vijat mbrojtëse të vullnetarëve shkodranë, me qëllim që ta vinte Konferencën e Ambasadorëve të Londrës para një fa-


RECENSIONE kti të kryer, do të thotë, pushtimit të Shkodrës.8 Në librin “Nën hijen e Rozafës”, djali i Hafiz Ibrahimit, Samiu, kujton: “Gjatë muejve të dimnit, nji rreth i ngushtë i banorëve të lagjes mblidheshin nganjiherë në shtëpinë tonë, në mbramje, mbas darkës. Ishin të gjithë të nji moshe, rinia e vjetëve 1912-13, të gjithë vullnetare në mbrojtjen e qytetit nga agresioni malazez. Baba kishte qenë komandanti i tyne. Në mesin e nji entuziasmi të ringjallun, ata harrojshin “hallet” e ditës, e rijetojshin ditët e rezistencës së tyne heroike. Tregimet ndiqshin njeni-tjetrin, episodet përsëriteshin, zanet ngriheshin, e me fëtyrat e skuquna nga emocionet, grupi i ish-vullnetarëve kalonte orët e takimit, në nji gjendje ekstazi të vërtetë, e të justifikuem. Ishte forma ma e naltë e kohezionit shoqnor të qytetarisë shkodrane”.9 Siç dihet Shkodra më në fund u pushtua me tradhti. Hafiz Ibrahimi ngjarjet e luftës për mbrojtjen e Shkodrës në kronikën e vet nuk i trajton fare (po ta marrim si të plotë përkthimin e Hamdi Bushatit)10. Këtu gjejmë vetëm këto pak shënime: “Qeveria malazeze tri javë sundoi në Shkodër e mandej me datën

311 1 maj 1329 (14 maj 1913) ua dorëzon Shkodrën pesë fuqive të mëdha: Inglizit, Francës, Gjermanisë, Austrisë e Italisë. Më datën 25 prill 1320, ditën e enjte (8 maj 1913) malazezët djegin ma tepër se 250 dyqane të Pazarit të Madh”.11 Gjatë kësaj periudhe Hafiz Ibrahim Repishti fillon të marrë pjesë gjallërisht në jetën politike të Shkodrës. Janë kohë të vështira për atdheun dhe ai, duke ndjekur traditën e të parëve, është i lidhur me problemet që shqetësojnë vendin dhe çështjet e atdheut i vë në një peshë me ato të fesë. Gjatë Luftës Ballkanike Shkodra bëhet përsëri pre e sulmeve të shteteve fqinje, edhe në Luftën e Parë Botërore bëhet qendër e Komandës së Lartë të trupave pushtuese austriake. Hafiz Ibrahim Repishti në ditarin e vet shënon: ”Po më datën 21 janar 1915, ditën e premte, guvernatori i Shkodrës, malaziasi gospodin Bozhe ia dorëzon administratën e vendit kryetarit të Bashkisë, Muharrem Gjylbegut, ndërsa administrimin ekzekutiv ia dorëzon Malo Beg Bushatit. Më datën 9 qanuni, sani 1331 (22 janar 1915) ushtria austriake hyni në Shkodër pa luftë nga ura e Bunës”.12

8

Shënime bibliografike, Hafiz Ibrahim Repishti, shënime të cituara. 9 Sami Repishti, “Nën hijen e Rozafës”, sipas botimit në internet, fq. 10-11. 10 Dr. Xhevat Repishti, artikull i cituar.

11

Hafiz Ibrahim Repishti, vepër e cituar më parë. 12 Po aty.

EDUKATA ISLAME 87

312 Pushtuesi austriak filloi të marrë masa ekonomike shtrënguese ndaj popullsisë vendëse e në raste të veçanta edhe përndjekje politike e ndëshkime të rrepta ndaj kundërshtarëve të vet. Sipas një kronike të Hafiz Ibrahim Shkrelit thuhet: “Me ardhjen e austriakëve këtu si okupatorë, pikësëpari ata emëruan si guvernator, konsull Hallin e komisar të përgjithshëm të Shqipërisë, ish-konsullin e Austrisë në Shkodër, të quajturin Krall. Këta të dy formuan Qeverinë shqiptare me kryeqytet Shkodrën. Në përbamjen e qeverisë merrnin pjesë Fejzi Alizoti, drejtor i përgjithshëm i financave, Luigj Gurakuqi, i arsimit; Kryetar i Bashkisë Musa Juka; Ahmet Boriçi, drejtor i doganave; Vehbi Dibra, Kryemyfti; Tef Curani, drejtor i bankës së bujqësisë; Avni Dobulla i drejtësisë; Mustafa Nuri Pipa, kryetar i gjyqit të fillimit. Më vonë u pat emnue fetfaemini Hafiz Ali Korça, kurse kadi i Shkodrës, Xhemal Najpi... Guvernatura në bashkëpunim pothuajse me të gjithë autoritetet e sipershënueme vuni sanksione guvernative tue vu me detyrim pagesa e taksa që randojshin popullin, vuen në zbatim rekrutimin e djemve nga 19 deri në 35 vjeç, me rindërtue rrugë strategjike nga vetë populli ose me bedela, vendosën me vu taksa bashkiake, me marrë uha të brendshme prej tregtarëve dhe pronarëve tue caktua 3 milion korona,

ndërsa prej bujqve tue nxjerrë 2-3 të dheta, me regjistrue të gjithë pasuninë e patundshme të banorëve, me vu taksa në bazë të ligjeve austriake. Në vitin 1918 filluen me marrë të dhetat e grunit, të elbit, të tërshanës dhe të theknit në natyrë...”13 Mes shumë masave, më tepër bëri përshtypje rekrutimi ushtarak e stërvitja e djemve shqiptarë për t’i dërguar në luftë për mbrojtjen e kufijve të shtetit austro-hungarez. Ligjet e vendit u zëvendësuan me ligje lufte, okupohen shtëpitë e qytetarëve për të strehuar ushtarët, konfiskohen drithërat e mallrat ushqimorë, gjithashtu edhe baza ushqimore e bagëtive. Kundër këtyre masave shkodranët protestojnë e në mënyrë të veçantë kundër rekrutimit të paraushtarakëve, të cilët do të stërviteshin për frontin e luftimeve. “Popullsia myslimane e Shkodrës nuk pranoi t’i bindej atij urdhri që të derdhesh gjaku i bijve të vet për në frontin e Austrisë. Paria myslimane e qytetit duke mos përfillë urdhrat ushtarake që në kohë lufte ndalojnë çdo mbledhje me karakter politik, pa leje me datën 15 prill 1916 mblidhet në Xhaminë Plakë për të formulue nji peticion, që të ndalonte masat 13

Ibrahim Efendi Shkreli (i mbiquejtuni Qorri) regjistër i shkruar turqisht, ish shef i llogarisë së financës ottomane në Shkodër, mandej Ministër i Financave në regjimin esadist. Citohet sipas Hamdi Bushatit, “Shkodra dhe motet”, fq. 996.


RECENSIONE arbitrare dhe bile, në rast se autoritetet ushtarake e lokale nuk do të pranonin kërkesat e shkodranëve, kërkonin rrugë prej Feldmarëshallit Trolman të linte të lirë një reputacion që të shkonte në Vjenë për t’i paraqitur ato ankesa Perandorit të Austro-Hungarisë. Nga paria dhe esnafët, ditën e parë mblidhen 60-70 vetë në xhaminë e përmendun. Mbledhja e parë formoi një komision, që të hartonte peticionin për komandën ushtarake. Ky komision përbahej prej Sadik Tiranës, Riza Danit, Visho Bushatit e ndonjë tjetri nga masat. Redaktimin e kësaj lutjeje e mori mbi vedi Jonuz Tafilaj, mbasi ky kishte kaligrafi të bukur, përveç që ishte një nga intelektualët e vendit”.14 Ishte ditë e diel, 16 prill 1916. Xhamia ishte mbushur plot e përplot, lart e poshtë, në oborr e në rrugë me popull. Grupe-grupe vinin pa pushim prej lagjeve të ndryshme me në krye imamë, myftarë, hoxhallarë nga të gjitha shtresat e popullsisë myslimane. Nuk vonoi shumë e erdhi Hilë Mosi, në atë kohë ishte shef policie dhe futet në mes të turmës. Në atë moment një kompani ushtarësh 200-300 vetash i afrohet xhamisë e mbas tyne një detashment kalorësish maxharë. Jepet urdhri që të gjithë të dilnin përjashta e të mblidheshin në sheshin e varrezave. Këtu duke u shtyrë e ndrydhë, në mes

313 të kërcënimeve e nën shkelmat e kuajve dhe të kalorësve që merrnin nëpër këmbë popullin e paarmatosur, u gjendën edhe burra si Muharrem Kazazi me shokë, që u hapi gjoksin austriakëve që kishin bllokuar turmën. Mbas një torture e persekutimi të papërshkrueshëm na vunë në varg e vistër nga dy e nga dy, në mes të bajonetave na dërguen fill e në Burg të Madh. Sado që ky burg nuk përfshinte ma shumë se 400 vetë tue banue disi lirshëm, kurse na shoq më shoq u ngujuam të gjithë afro 1000 vetë”.15 Lidhur me këtë ngjarje Hafiz Ibrahim Repishti shënon: “Më datën 3 prill 1332, ditën e dielë (16 prill 1916) një grup kund 1000 vetësh nga popullsia myslimane e Shkodrës u burgosën prej forcave austriake, sepse ata kërkuen disa ekzigjenca në emën të popullit të Shkodrës”.16 Me mbarimin e luftës Hafiz Ibrahim Repishti angazhohet në veprimtarinë arsimore. Krijohet këshilli i ri arsimor pranë Bashkisë (Përlimtares), këshill që kishte funksionuar që në 1913. Kryetar i këtij këshilli ka qenë në fillim të veprimtarisë së tij, kadiu i Shkodrës, Xhemal Naipi, pastaj Hafiz Hysejn Vuthi e në shtator 1919 Hafiz Ibrahim Repishti. Anëtar të këtij këshilli ishin personalitete të njohura, si: Haxhi Hafiz Abaz Golemi, Drejtor i 15

14

Hamdi Bushati, vepër e cituar, fq. 999.

16

Po aty. Hafiz Ibrahim Repishti, Ditari, vepër e cituar.

EDUKATA ISLAME 87

314 Shkollës së Parrucës, At Gjergj Fishta, Drejtor i Shkollës së Fretënve, Gaspër Mikeli, Drejtor i Shkollës Popullore dhe inspektor, Gaspër Beltoja, Drejtor i Shkollës Normale, Hafiz Hysejn Vuthi, Drejtor i shkollës së Rus Haslikej, Sheuqet Muka, mësues etj. Drejtoria e Arsimit të Shkodrës me shkresën nr. 570/II e njofton Përlimtaren e qytetit të Shkodrës me datën 26 shtator 1919 se Këshilli Arsimor me shkresën e datës 18 shtator ka vendosur për kryetar të tij Hafiz Ibrahim Repishtin. Shkresa është firmosur nga Drejtori i Arsimit të Shkodrës, Gaspër Beltoja.17 Si kryetar i këshillit arsimor ai do të luajë një rol me rëndësi për arsimimin e bijve të qytetit tonë, sidomos në lagjet e banuara me popullsi të besimit mysliman. Në këtë mënyrë shkolla e Dudasit do të përparojë duke emëruar dhe tërhequr mësuesit më të njohur, mes tyre emërohet drejtor Ismail Anamali. Një rëndësi e veçantë i kushton edhe mësimit të besimit në shkollat e shtetit. Në arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës ka një dokumentacion të pasur lidhur me këtë problem. Aq më tepër, mejtepi i lagjes “Dudas” në këtë

17

Shkresë e Drejtorit të Arsimit për Shkodrën, Gaspër Beltoja, drejtuar Përlimtares së qytetit të Shkodrës, datë 26 shtator 1919. Arkivi i Muzeut Historik të Shkodrës, Fondi: Pushtimi i trupave aleate. Nr. Inventarit 1893. Fotokopja gjendet edhe në arkivin e shkollës 8vjeçare “Ismail Qemali”.

kohë përfshin një numër të madh nxënësish dhe rivalizon me shkollën fillore. Madje, edhe për çështjen e lokalit krijohet mosmarrëveshje mes banorëve të lagjes dhe inspektorit Gaspër Mikeli. Sidoqoftë, çështja mbyllet me ndërhyrjen e Hafiz Ibrahim Repishtit. Lokali ishte pronë e vakëfit ndërsa banorët kërkonin që ai t’i mbetej mejtepit. Shkolla nuk kishte mjedise të përshtatshme për mësim, nxënësit rrezikoheshin të mos kishin lokal shkollor. Problemi u mbyll me urtësi e në mënyrë që të mbeten të kënaqur të dyja palët. Sidoqoftë, duhet theksuar se ndërtesa e re e mejtepit, sot kopshti i Dudasit, është vepër e ngritur me kujdesin direkt të Hafiz Ibrahim Repishtit. Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore dhe krijimin e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës ai përkrah dhe solidarizohet me kërkesat e udhëheqësve kosovarë. Disa nga mbledhjet e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës janë mbajtur në shtëpinë e tij.18 Hafiz Ibrahim Repishti vazhdoi pandërprerë të punonte për atdheun dhe për fenë dhe njëkohësisht thellohej në përgatitjen e tij teologjike. Ai trashëgoi bibliotekën nga i ati, duke e bërë njërën nga më të mirat në qytet. Aty ka pasur libra të rrallë, me shumë vlerë, që edhe në bibliotekën e Kajros 18

Shënime autobiografike, Hafiz Ibrahim Repishti, cituar më sipër.


RECENSIONE mungonin. Qindra e qindra libra teologjikë e të diturive të tjera radhiteshin hijshëm. Aty vinin të gjitha botimet që dilnin në gjuhën shqipe.19 Në luftën politike të viteve 19201924 Hafiz Ibrahim Repishti zë një vend nderi. Ai u radhit me vendosmëri në opozitën demokratike, duke qenë njëra nga figurat kryesore të luftës politike kohës e njëri nga përkrahësit e flaktë të mendimit e të veprimit demokratik më të përparuar. Në votimet e dhjetorit 1923 Hafiz Ibrahim Repishti zgjidhet përfaqësues i qytetit të Shkodrës. Anëtar i Asamblesë Kushtetuese e më vonë deputet i opozitës fanoliste, krahas shokëve e miqve të tij të pandarë Xhemal Bushati e Ibrahim Gjyrezi. Sipas Teki Selenicës, Hafiz Ibrahim Repishti shënohet në misat e Kuvendit Kushtetues, i mbledhur më 21 janar 1924.20 Mori pjesë në mbledhjen e bërë në Vlorë me rastin e varrimit të deputetit Avni Rrustemi, ku u vendos të fillojë kryengritja kundër Qeverisë, që përfundoi me Revolucionin e Qershorit 1924. Duke folur për fillimet e veprimtarisë së armatosur të forcave të opozitës, Ibrahim Repishti, shkruan: “Më 31 maj 1924 ndodhi ngjarja e madhe 19

Dr. Xhevat Repishti, vep. Cit. Më sipër. Teki Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë 1928, faqe XXI, pasqyra A. Shqipnia me 1937. Botim i Komisionit të Kremtimeve të 25-vjetorit të Vetqeverimit 1912-1937, vëllimi I, Tiranë, 1937. fq. 54.

20

315 në Shkodër”. Theksojmë se Lëvizjen e qershorit Ibrahim Repishti e quan “ngjarje të madhe”. Këtu nuk është fjala për të treguar përmasat e kësaj lëvizjeje, por ai e cilëson në mënyrë të tillë për vlerat dhe rolin e saj në jetën politike shqiptare. Madje më poshtë kur jep ndonjë kronikë për vdekjen e ndonjë miku të tij, Hafiz Ibrahim Repishti shënon: “Më datën 1 gusht 1941 vdiq Xhemal Bushati, ish-deputet i Shkodrës dhe ministër pa portofol në kabinetin e Nolit, bashkëpunëtor me Luigj Gurakuqin e besnik i sinqertë i idealeve të tij deri në fund”. Ose në një rast tjetër shënon: “ Më datën 12 prill 1936 vdiq Mehmet Aga Gjyrezi, ish-kryetar i Bashkisë në periudhën e regjimit të opozitës”.21 Këto shënime e të tjera si këto për personalitete të tjera politike, shoqërore, kulturore e fetare ka shumë. Ata tregojnë lidhjet e konsideratat që kishte Hafiz Ibrahim Repishti. Gjatë qëndrimit të tij në Parlament ka kryer funksionet e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për jurisprudencën dhe të Komisionit Parlamentar për arsimin. Delegacioni parlamentar i Shkodrës përfshinte dy priftërinj katolikë (At Fishta dhe At Marlaskaj) dhe një imam mysliman (Hafiz Ibrahim Efendi Repishti). Gjatë diskutimeve “Ajo që theksonte ai ishte sinqeriteti dhe 21

Hafiz Ibrahim Repishti, Kronika, vep. e cit.

316 përzemërsia e bisedimeve në Parlament mes tri besimeve në Shqipni. Në një atmosferë tolerante që kishte përfshirë Ballkanin në ato vite, ky manifestim tolerance fetare ka qenë padyshim njëra nga fitoret më të mëdha të qeverisë demokratike të Qershorit 1924, dhe që na bën të gjithëve të jemi kryenaltë”.22 Djali i Hafiz Ibrahimit, Sami Repishti, një nga personalitetet më të kompletuar dhe të fuqishëm të diasporës shqiptare, që diktatura gjakatare komuniste e mbajti në burgje për 10 vjet, duke shkruar për takimin me Fan Nolin, kujton: “Personalisht u paraqita te Noli si djali i shokut të tij në Parlament dhe ai më tregoi diçka që nuk e dija. Kur do të formohej qeveria e Nolit, qershor 1924, kishte dy kandidatë: Noli dhe Gurakuqi. Disa deputetë që përkrahnin Gurakuqin për kryeministër, kishin hapur fjalë se një imam nuk mund të pranonte një peshkop si kryeministër. Nuk e besova, më tha Noli, dhe fola drejtpërsëdrejti me imamin, i cili më tha se fakti që ai ishte peshkop nuk do të influenconte votën e tij në asnjë mënyrë. Atë ditë Noli u zgjodh Kryeministër”.23 Me ardhjen e Zogut, 24 dhjetor 1924, e tërë familja e Hafiz Ibrahimit u detyrua të largohej nga qyteti, për 22

Shënime biografike, Hafiz Ibrahim Repishti, vep. e cit. Fq. 2. 23 Citohet sipas Dr. Xhevat Repishti “Demokrat i pastër e fetar i mirë”, gaz. “Drita Islame”, numër i cit. Më sioër.

EDUKATA ISLAME 87 t’iu shmangur përndjekjeve. Vetë Hafizi u detyrua të hidhej në ilegalitet për 9 muaj dhe në vend të tij u arrestua i vëllai, Jonuz Repishti, që kishte dhënë kontribut të madh në jetën politike në Shkodër, si në Luftën e Koplikut, ashtu edhe në organizimin e mbarëvajtjes së Bashkisë së Shkodrës, anëtar i së cilës kishte qenë për shumë kohë. Mbas amnistisë së përgjithshme u kthye pranë familjes dhe u largua definitivisht nga jeta politike. Megjithatë, gjatë vitit 1928 ai u internua në qytetin e Kavajës si armik i regjimit monarkist, ku qëndroi për 8 muaj. Prej vitit 1925 deri në vitin 1943 ka shërbyer si imam i xhamisë së Dudasit. Gjatë kësaj periudhe u shqua si një teolog dhe hoxhë i nderuar prej të gjithëve. Tashmë ai i përkushtohet një fushe tjetër, asaj të fesë islame, edukimit të banorëve të lagjes me besimin në Zotin e madhërishëm, me moralin e lartë islam. Në shtëpinë e vet studion e thellon kulturën fetare e shkencore në saje të bibliotekës së ngritur me aq kujdes që vitet e studimeve universitare. Fliste mirë turqishten dhe arabishten dhe lexonte mirë persishten dhe frëngjishten. Që në kohën e studimeve në Stamboll i ishte vënë studimit të shqipes nga kolegët shqiptarë të kryeqytetit turk. Mbas vitit 1925 ka qenë mësues privat për shumë të rinj shkodranë, që


RECENSIONE kërkuan rrugën e studimeve teologjike, mësime që i ofronte vullnetarisht në shtëpinë e vet. Familjarët tregojnë se Hafiz Repishti ka shkruar mjaft në revistat arabe të Egjiptit e të Marokut. Ne nuk kemi mundur të biem në gjurmët e këtyre shkrimeve. Studiuesve të rinj u bie detyra që të gjurmojnë më tej. Hafiz Sabri Koçi, duke folur për Hafiz Ibrahim Repishtin ka thënë: “Në vitin 1943 më emëruan në xhaminë e lagjes “Dudas”. E pata shumë të vështirë të filloj punën në këtë lagje, sepse para meje kishte jetuar e punuar për një kohë të gjatë teologu i mirënjohur, Hafiz Ibrahim Repishti. Ai me kulturën e tij, me diturinë e tij, me përkushtimin dhe devotshmërinë në përhapjen e fesë islame ishte bërë shumë i dashur dhe i pazëvendësueshëm për banorët e kësaj lagjeje. E si mund ta zëvendësoja unë mësuesin tim, prijësin tim, dijetarin dhe burrin e urtë? Nuk e kam ndjerë veten më ngushtë në jetën time. M’u desh të punoja shumë, të lodhesha shumë, që të mund ta zëvendësoja prijësin e ditur”.24 Me rastin e hapjes së Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës në lagjen “Dudas”, mu përkarshi shtëpisë së Hafiz Ibrahim Repishtit, hafiz Sabri Koçi ka thënë mes tjerash: “...Sot që ne jemi të moshuar, kemi kënaqësi të 24

H. Hafiz Sabri Koçi, informacion gojor gjatë një bisede me autorët, dhjetor 1996.

317 veçantë që të kujtojmë historinë e Shkodrës, që në shekuj ka qenë djepi i kulturës islame. Me këtë rast kujtojmë jetën e të gjithë atyre figurave të shquara historike, fetare, arsimore, kulturore e patriotike, që i kanë kushtuar jetën e tyre edukimit shpirtëror, atdhetar e demokratik të popullit dhe të rinisë. Këta figura mbushnin rrugët, faltoret e mjediset qytetare me uniformat e tyre fetare dhe me dijen e tyre i shërbenin zhvillimit të fesë me përkushtim e devotshmëri. Mjafton që të ndalemi në këtë zonë, që përfshinte lagjet “Dudas”, “Ndocej” e “Kiras” për të vërtetuar se sa hoxhallarë të ditur kanë mbushur zemrat e shpirtin e besimtarëve me dritën e Kur’anit. Kur i kujtojmë këto personalitete, ne të moshuarve na vjen për të qarë për vlerat që kanë pasur, për kontributin që kanë dhënë e për nevojat që kemi për kuadro të përgatitur aktualisht me rastin e ripërtëritjes së besimit fetar. Ne i përkujtojmë gjithmonë me nderim e vlerësim të posaçëm personalitete të tilla, si: Sheh Shamia, H. Jusuf Tabaku, H. Ahmet Kalaja, H. Ibrahim Repishti, H. Jusuf Karakaçi, Sheh Qazim Hoxha, H. Shaban Domnori, H. Ibrahim Kaduku, H. Sali Myftia, H. Shefqet Boriçi, H. Abaz Golemi, H. Muhamed Bekteshi, H. Sabri Bushati, H. Esat Myftia, H. Sulejman Lluja, H. Riza Boriçi, H. Abdullah Bërdica, Hafiz Ymer Bakalli etj.,

318 etj. Ata janë shumë dhe është vështirë të numërohen me radhë. Rinia shkodrane mori prej tyre edukatë të shëndoshë, me moral të thellë e me nderim të madh...”25 Hafiz Ibrahim Repishti si një qytetar i mbrujtur me idealet e larta atdhetare e demokratike, si një besimtar i devotshëm dhe imam i shquar, i pajisur me cilësi të larta morale e fetare që buronin nga mësimet e Kur’anit famëlartë, nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësinë, me dhunën, me shtypjen, me nëpërkëmbjen e të drejtave njerëzore, me pushtimin e huaj. Prandaj si antifashist i deklaruar që në ditët e para të okupacionit italian, Hafiz Ibrahim Repishti refuzoi ofertën e autoriteteve të vendit për detyrën e Kryemyftiut të Shkodrës. Më në fund ai ra viktimë e terrorit fashist italian. Mbas një bastisjeje në shtëpi, i fyer rëndë në sedër, ai pësoi një hemorragji cerebrale, pas kësaj goditjeje Hafiz Ibrahim Repishti vdiq mbas dy javësh, më 29 shtator 1943. Varrimi i tij qe një funeral madhështor, qindra hoxhallarë miq e shokë të tij i falën xhenazen. Në varrezat e lagjes “Dudas” pushonte trupi i tij. Këto varre u shkatërruan plotësisht gjatë regjimit komunist. E me këtë ra25

H. Hafiz Sabri Koçi, Fjala e mbajtur me rastin e hapjes së Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Shkodër, më 12.12.1991, citohet sipas Faik Luli - Islam Dizdari, “Një jetë në shërbim të fesë”, Tiranë 1996, fq. 228-229.

EDUKATA ISLAME 87 st humbën varret e sa burrave të nderuar të Shkodrës. Se ç’hoqi familja e tij gjatë diktaturës komuniste nuk po flasim këtu, sepse lexuesi i nderuar mund të gjejë një pasqyrë të qartë në librin “Pika loti” dhe “Nën hijen e Rozafës” të djalit të Hafiz Ibrahimit. Mjafton të lexohen kapitujt “Të falem nanë” dhe “Elegji për vëllanë”, për të kuptuar dhembjen e mbarë një populli. Por, profesor Sami Repishti në këto tregime shpreh edhe dhembjen, edhe mallin. Një dhembje dyfishe, dhembja e një djali për nënën e për vëllain dhe dhembja e një emigranti, i cili u nda nga familja e atdheu i dashur me një mall të pashuar, mall që rritej e forcohej nga dy faktorë, nga largësia e aq më tepër nga vitet. I mërguar në Amerikë, pas shumë peripecish ai gjykon jo si bir i thjeshtë i një populli të vuajtur, por si një intelektual i formuar, që hallet e familjes së vet i lidh me fatet tragjike të një populli të tërë që vuante nën pranga. Këto tregime me temë “familjen”, e shumë të tjera si këto, rrethi i të cilave vjen e zgjerohet, janë ese të vërteta rrëqethëse që të tronditin. Hafiz Ibrahim Repishti si demokrat, si atdhetar, dhe si fetar la një emër të nderuar në të gjithë plejadën e ndritur të hoxhallarëve të shquar të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.


320

EDUKATA ISLAME 87

Pjesëmarrja e Mr. Qemajl Morinës në tryeza, ligjërata, sesione, konferenca dhe simpoizume shkencore (1978-2008).....................197 Tajib Salih Koha e shpërnguljes në veri - (4)....................................................217

PËRMBAJTJA

Mr. Qemajl Morina Glosari katolik – (3).........................................................................243

Qemajl Morina Vdiq imam Vehbi Ismaili - Kolosi i fundit i mendimit islam ndër shqiptarët ............................................................................................. 5

Prof. Dr. Pajazit Nushi Psikologji ose “Ilmi ruh” – “Dituri mbi shpirtin” .........................281

Hasan Hasani Në Miçigen 43 vjet iu luta Zotit ta zhdukë komunizmin..................15 M. Abdel Haleem Kelami i hershëm...............................................................................37 Dr. Hind Gasan Ebu Ash’sha’r Ma’ruf Arnauti (1892-1948) .............................................................61 Shevki Sh. Voca Said Nursi njëri ndër figurat më impozante turke të shekullit XX..73 Husein Gjozo Kur’ani.............................................................................................101 Dr. Zakir Naik Thirrja (Da’veti) në Islam është një përgjegjësi e madhe..............117 Mr. Aliriza Slemani Të dhëna për BFI në rrethin e Gjilanit ndërmjet dy luftërave botërore ........................................................129 Ahmed Omer Hashim Thirrja e Islamit për modesti dhe largim nga mendjemadhësia....143 Kenan Çemo Gjuha e shenjtë................................................................................151 Dr. Halef Muhammed el-Xherrad Islami dhe sfidat e globalizimit .......................................................167 Bisedë e huazuar me prof. Dr. Rozhe Garodi Islami dhe perëndimi.......................................................................183

Nexhat Ibrahimi Akaidi islam hanefij .......................................................................291 Prof. Sami Repishti Fragmente të shfrakëputura nga libri "Nën hijen e Rozafës", kujtime për Hafiz Ibrahim Repishtin..............................................299 Përmbajtja ......................................................................................319


edukata87