edukata86

Page 89

JURISPRUDENCË ISLAME

177

apo kur është i kënaqur me punën që e bënë, qoftë ajo ibadet apo punë e kësaj bote të cilën e kryen me bindje në All-llahun xh.sh. E gjithë kjo ka efekt impresiv në largimin e mërzisë, depresionit dhe shqetësimit dhe është e rëndësishme veçanërisht pasi që brenga dhe depresioni shkaktojnë lloje të ndryshme sëmundjesh. Ilaçi i këtyre sëmundjeve përfshin harrimin e arsyes që ka shkaktuar brengën dhe depresionin duke qenë i zënë në kryerjen e ndonjë pune, ashtu siç cekëm më lart.

178

EDUKATA ISLAME 86

Muhamedi a.s. çështjet i ka ndarë në dy grupe; një grup për të cilat njerëzit mund t'i kërkojnë të gjitha apo një pjesë, apo të zmbrapsin të gjitha apo një pjesë. Lidhur me këtë lloj, myslimanët përpiqen dhe e lusin Zotin e tyre t'i ndihmojë. Është edhe një pjesë tjetër, për të cilën përpjekjet e njerëzve nuk ndihmojnë në rezultatin përfundimtar dhe ky lloj kërkon që njeriu të jetë i kënaqur dhe t'i nënshtrohet asaj plotësisht. Nuk ka dyshim që kujtimi i këtyre fakteve është arsyeja kryesore prapa arritjes së lumturisë dhe largimin e mërzisë e depresionit.

Përqendrimi në të tashmen Kushtimi i vëmendjes ndaj punës, madje më shumë se mendimi për perspektivat e së ardhmes dhe largimi i pikëllimit për çfarëdo që ka ndodhur në të kaluarën, e ndihmon largimin e brengave dhe depresionit. Kjo është arsyeja se pse Muhamedi a.s. ka kërkuar mbështetjen e All-llahut xh.sh. nga brenga dhe depresioni (në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi). Mërzia për atë që ka kaluar, e cila kurrë nuk mund të kthehet dhe brengosja për të ardhmen, mund të kalohet vetëm atëherë kur njeriu ia kushton vëmendjen dhe vitalitetin e tij përmirësimit të gjendjes së tanishme. Kur dikush e bën këtë, do të jetë në gjendje të kryejë çfarëdo pune dhe do të ndihet i qetë në vend që t'i dorëzohet mërzisë dhe depresionit. Duhet ta përmendim faktin që Muhamedi a.s. sa herë që ka lutur All-llahun xh.sh. apo ka udhëzuar umetin e tij që ta bëjnë këtë, gjithashtu ka nxitur vitalitetin dhe përkushtimin lidhur me atë që dikush i lutet All-llahut xh.sh. si dhe shmangie e asaj për të cilën është lutur All-llahun xh.sh. që ta mbrojë prej saj. Lutja është kombinim i veprave, prandaj besimtarët kërkojnë atë që i ndihmon në çështjet e jetës dhe fesë, i luten All-llahut xh.sh. që përpjekjet e tyre të kenë sukses dhe kërkojnë ndihmën e Tij. Muhamedi a.s. thotë: "Kujdesu për atë që të sjellë dobi. Kërko ndihmë nga All-llahu e mos u bëj i dobët. Nëse të godet diçka, mos thuaj: sikur të veproja kështu do të ndodhte kjo, por thuaj: All-llahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse “lev-i” (sikur të...) e fillon veprimin e djallit”. (Muslimi)

Kujtimi i All-llahut xh.sh. Dhikri apo kujtimi i All-llahut xh.sh. është një prej arsyeve më të rëndësishme për kënaqësinë e rehatinë e zemrës dhe ka efekt unik në zemrën lidhur me largimin e mërzisë e depresionit. All-llahu xh.sh. thotë: "…pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen". (err-Rra'd: 28) Kujtimi i All-llahut xh.sh. ka efekte unike në kënaqësinë e zemrës dhe arritjen e gjithë asaj që myslimani kërkon nga shpërblimi dhe mirësia e Krijuesit të tij.

Falënderimi për të mirat e All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh. e largon depresionin dhe mërzinë si kompensim për myslimanin i cili e falënderon Atë për të mirat e Tij të dukshme dhe të fshehura që ia ka dhënë atij-asaj. Kjo e ndihmon myslimanin të arrin nivelin e robërve të vlerësuar të All-llahut, nivelin më të mirë dhe më të lartë që ekziston atje. Edhe nëse myslimani vuan nga varfëria, sëmundja apo ndonjë fatkeqësie tjetër, atij këto mundime do t'i duken të vogla në krahasim me të mirat dhe dhuntitë e shumta të Allllahut xh.sh. që nuk mund të numërohen. Madje kur besimtari tregon durim, kënaqësi dhe bindje para së keqes dhe vështirësisë me të cilën sprovohet, efekti i këtyre vështirësive do të zvogëlohet dhe efekti i tyre do të zbutet.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.