edukata86

Page 110

TERMINOLOGJIA FETARE

219

shtit, që do të ndodh në përfundim të historisë, “Ai do të vijë me tërë namin e tij dhe do të sundoj të gjallët dhe të vdekurit” (Ef. 1,20-23); 1 Sol. 5,1-11).Es-hatologjia nuk duhet të ngatërrohet me “përfundimin (kataklizmin) e botës” - nuk duhet të kufizohet në të. Es-hatologjia ka të bëjë me rendin e ri të ekzistencës, mbi gjendjen e transformimit përfundimtar. Biografi: libra të cilët përmbajnë jetëshkrimin e shenjtorëve të radhitur sipas muajve gjatë vitit. Altar i sakrificës: pjesa e altari në të cilin ku kryhet proskomidia. Ylli i vogël: dy traka të ngushta metali, të cilat bashkohen në maje, në atë mënyrë që mund të ndahen (si shkronja X). Vendoset në diskos nëpërmes një trupthi që përgatiten për kungimin e shenjtë. Simbolikisht ajo paraqet yllin që ishte lajmëruar në qiell dhe ka lajmërua lindjen e Jezu Krishtit. Igumen: kujdestar i manastirit ortodoks. Igumeni në marrëveshje me vëllazërinë e manastirit vendos murgjit tjerë në shërbim. Detyra kryesore e igumenit është mësues shpirtëror i fesë dhe jetës në manastir. Ikona: (nga greq. εικών fotografia, paraqitje, ikonë); figura e shenjtë, e cila paraqet Jezu Krishtin, familjen e shenjtë, apo shenjtorët të cilët mund t'i fotografojmë për shkak të trupit që ata kanë pasur. Si paraqitje pikture, ikona mund të ketë aspektin e saj historik, estetik, arkeologjik, por ajo i përket shërbesave fetare. Kishat bashkërisht me Shkrimin e shenjtë dhe sekretin e shenjtë. Ajo nuk është vetë art, por edhe shpjegim vizual i krijesës së paparë të Krijuesit, e cila manifestohet në kohë dhe hapësirë.

220

EDUKATA ISLAME 86

Ikonomia: (nga greq. οικονομία lat. Dispensatio- demonstroj, udhëheq, plan): plani i Zotit në vendosjen e fatit të njerëzve; kthimi në vullnetin e Zotit, i cili bazohet në dashurinë e Tij ndaj njeriut. Ikonostasi: parmaku që ndan hyrjen e faltores nga pjesa më e ndritshme - oltari. Në ikonostas gjenden ikonat e radhitura në vende të caktuara. Në ikonostas gjenden tri dyer, dera e altarit: në veri, në mes dhe në jug. Inostas: (nga greq. υποστασιο): në filozofinë jelenite inostasi ka pasur kuptimin e vërtetësisë së ekzistimit të njeriut. Ka pasur kuptimin e “Natyrës”, “esencës”. Më vonë në teologjinë ortodokse të krishterë vjen deri te barazimi i inostasit dhe “fytyrës personale”. Për ortodoksët uniteti Zotit, një Zot dhe mësimet ontologjike, apo “shkaku” me trininë e Zotit krijon inostasin, do të thotë personaliteti i Atit. Isihazmi: (nga greq. ησυχία - heshtje, qetësi, rregullim i brendshëm): tradita asketike me prejardhje murgjish ( shek IV-V), që është organizuar si lëvizje shpirtërore e vërtetë e rilindjes ortodokse, me futjen e lutjes së Jezu Krishtit, si metodë për krijimin e paqes së brendshme, ku shpirti dëgjon dhe i hapet Zotit. Lutja e Jezu Krishtit përbëhet prej këtyre fjalëve: “Zotëri i ynë Jezu Krisht, bir i Zotit, më mëshiro mua mëkatarin. Themelues i vërtetë i isahazmit është Jovan Lestiviqnik (+ 649), autor i “Gamës së Parajsit”, në të cilën propozon lutjen monologe. Isaihija krijon gjendej ku praktikohen vlerat prej të cilave më kryesore: pastrimi i zemrës, pendimi, në veçanti përmbajtja, durimi. Dalja: (nga greq. εκπόρευσις lat. Processio - dalje): mënyra në të cilën Shpirti i shenjtë ka ekzistencën inostase prej Atit, parime unike dhe burimit e përbashkëta të Zotit. Rrëfimi: (nga greq. μετάνοια lat. Panitentia - ndryshim shpirtëror, pendimi): Sekreti i shenjtë në të cilin besimtari me fuqinë e shpirtit të shenjtë dhe me lutjen e kishës pranon faljen mëkateve që ka bërë pas


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.