Dituria islame nr. 231

Page 51

m e

s h k a s

Mr. Qemajl Morina

Si duhet trajtuar edukimi fetar në shkollat publike? Lidhur me debatin: Për apo kundër edukimit fetar në shkolla?

Ajo që vlen të theksohet me këtë rast, është se të dy grupet, çështjen në fjalë e vështrojnë më tepër në rrafshin emocional sesa në atë real. Përkrahësit e idesë së futjes së edukimit fetar mendojnë që shkollat publike të kthehen në “medrese”, kurse kundërshtarët e kësaj ideje kanë frikë se nxënësit do të bëhen “hoxhallarë”.

Ka disa ditë që në të përditshmen “Infopress” të Prishtinës, është hapur debati, nganjëherë edhe me tone të ashpra, lidhur me kërkesën e Bashkësisë Islame, për futjen e lëndës edukimi fetar në shkollat publike të Republikës së Kosovës. Në bazë të diskutimeve të deritanishme, shihet se rreth kësaj nisme të BIKsë, e cila është tejet me rëndësi, sepse ka të bëjë me edukimin e bijve dhe bijave tona, janë shfaqur mendime diametralisht të kundërta. Në një anë, janë barrikaduar përkrahësit e propozimit të BIK-së për futjen e lëndës edukimi fetar në shkollat publike, kurse, në anën tjetër kemi mendimin e kundërt, që i thuhet një “Jo” e madhe futjes së kësaj lënde në sistemin shkollor të Republikës së Kosovës. Si grupi i parë, ashtu edhe i dyti, natyrisht që kanë argumentet e veta.

Si komb nuk po mësojmë nga pësimet tona, gjatë historisë. Në veçanti nga ato në aspektin fetar Pa pasur nevojë të hyjmë në elaborimin e mëtutjeshëm të argumenteve të njërës apo palës tjetër, duhet theksuar se ne si komb nuk po mësojmë nga pësimet tona gjatë historisë. Në veçanti nga ato në aspektin fetar 51

DITURIA ISLAME 231 | TETOR 2009


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.