Dituria islame nr 227

Page 28

dobishme që gjenden në hapësirë, derisa të bëhet normalizimi i jetës.

Tregtari i sinqertë, krahasohet me pejgamberë e shehidë Allahu i Lartësuar thotë: (Zoti im) I Cili për ju e bëri tokën si djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme. Hani dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndoshë . (Suretu Ta Ha, 53-54). Feja islame e ka ruajtur pasurinë e njerëzve dhe tregtinë e tyre nga e keqja e mashtrimit dhe nga pasojat e gënjeshtrës, ashtu siç e ka mbrojtur nga uzurpatorët e pangopur dhe nga lakmitë e njerëzve. Prandaj edhe e ka quajtur tregtinë punë të ngritur mbi sinqeritet dhe besnikëri. Sepse, tregtari i sinqertë dhe besnik është numëruar në nivelin më të lartë të njeriut, saqë është krahasuar me pejgamberë e shehidë. Këtë na e vërteton hadithi, të cilin e transmeton Hakimi, se Pejgamberi a.s. ka thënë: Tregtari i sinqertë dhe besnik, është i shoqëruar me pejgamberë, me të sinqertët dhe me shehidët . Kurse në fushën e angazhimit rreth kultivimit të kafshëve shtëpiake, vëmë re se feja islame nuk ka anashkaluar asnjë lloj dobie nga përfitimet e tokës, të detit apo qiellit. Sepse, në to kemi ushqime, bimë, kafshë dhe shpezë, të cilat janë dhunti nga të përfitohet, por duhet pasur kujdes se si bëhet menaxhimi i tyre. Allahu xh.sh. thotë: Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe sosh për ngarkim (për t u hipur) dhe sosh, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre) ose për therje. Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i hapur . (Suretu El-Enam, 142). Allahu xh.sh. në një ajet tjetër thotë: Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Jua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin) . (Suretu En-Nahle, 14). Një ajet tjetër vjen në të njëjtën sure: Zoti yt i dha instinkt bletës: Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër dru30

nj (pemë) dhe nëpër çatitë që ndërtojnë ata (njerëzit). Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë . (Suretu En-Nahl, 6869). Pejgamberi a.s. ka thënë: Delja është bereqet, deveja është krenari e familjes së saj, kuajt ndërlidhen me shumë të mira e begati deri në Ditën e Gjykimit . Feja islame shpejton procedurën e punës dhe të prodhimit një hap e më parë, duke bërë lidhje në mes interesit individual dhe atij shoqëror. Pastron rrugët e punës nga veprat e pandershme, si përtacia, mashtrimi, monopoli, eksploatimi etj.. Pejgamberi a.s. ka thënë: Kush bën monopol të ushqimit për 40 ditë, është përjashtuar nga mëshira e Zotit, dhe çdo njeri që zgjohet i uritur në një vend, populli i atij vendi është i përjashtuar nga mëshira e Allahut të Lartësuar . (Transmeton Ahmedi). Kështu, ne shohim se si feja islame ka drejtuar tërë forcën e mundshme dhe të gjitha mundësitë për t i plotësuar nevojat e shoqërisë. Prandaj, çdo mysliman duhet të sakrifikojë sa të mundet për lumturinë e popullit të tij dhe t i largojë punët e liga prej njerëzve, e ta shpejtojë veten me ndihmën që u ofron të tjerëve, duke bashkëpunuar me ta.

Osmani r.a ngarkesën e karvanit e ka dhën sadaka për Allahun xh.sh., për myslimanë të ngratë dhe të varfër Ibn Abasi r.a. thotë: Në kohën e sundimit të Ebu Bekrit r.a., popullin e goditi një thatësi dhe një varfëri e skajshme. Njerëzit shkuan te halifi, kërkuan prej tij këshilla si të dilnin nga kjo situatë. Ai u tha: Shkoni, dhe bëni durim. Në fund të asaj dite u përhap lajmi se karvani i Osman ibn Affanit r.a., prej 1000 devesh, kishte ardhur i ngarkuar me miell, vaj e artikuj të tjerë ushqimorë nga Shami. Kur Osmani r.a. zbarkoi barrët me ushqim në shtëpinë e tij, aty erdhën tregtarët për të blerë mall e Osmani r.a. u tha: Sa më lini mua fitim? Ata i thanë: Një dërhem ose dy (në një kg.) e ai tha : Më ka-

në dhënë më shumë se kjo që po më ofroni ju. Tregtarët i thanë: T i japim katër dërhemë. Më është ofruar më shumë, - ua ktheu Osmani r.a.. Ata thanë: Të japim pesë dërhemë, ai tha: Më kanë dhënë më shumë, e ata i thanë: Në Medinë nuk ka tregtarë të tjerë përveç nesh, kush është ai që të ka dhënë më shumë se ne? Osmani u përgjigj: Nuk ka dyshim se Allahu më ka dhënë mua për çdo dërhem dhjetë. A jepni ju më shumë? - Pyeti Osmani r.a.. Tregtarët thanë: Jo. Osmani u tha: Unë kërkoj dëshmi nga Allahun xh.sh., që gjithë atë ngarkesë të karvanit do ta jap sadaka për Allahun xh.sh., për myslimanë të ngratë dhe të varfër. Dhe, në fund, feja islame e ngarkon çdonjërin krahas punës së tij, duke e lidhur me përgjegjësinë e tij. I kufizon përgjegjësinë çdonjërit për punën e tij, derisa të bindet për shkallën e përvetësimit të tij dhe sinqeritetit që ka. Përgjegjësia e çdonjërit varet nga natyra e punës së tij të caktuar, në kuadër të asaj që kryen. Kjo është punë, e cila nuk ndryshon nëse ka të bëjë me burrë apo grua, me emir apo shërbëtor. Çdo njeri e ka përgjegjësinë për atë që i është besuar. Në lidhje me këtë që u tha, kemi hadithin e Muhamedit a.s., të cilin e transmeton Ibni Omeri r.a.. Në hadith thuhet se e kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: Të gjithë ju jeni barinj-rojë dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për grigjën tuaj. Imami (kryetari i shtetit) është përgjegjës për grigjën e tij (për tërë shtetin). Burri është bari në familjen e tij, dhe ai është përgjegjës për grigjën e tij (për tërë familjen). Edhe gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj, dhe përgjegjëse për grigjën e saj; shërbëtori është bari i pasurisë së zotërisë së tij dhe përgjegjës për grigjën e tij. Dhe të gjithë ju jeni barinj dhe përgjegjës për tufën tuaj . (Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Termidhiu). Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Bajrush Ahmeti Marrë nga: Minberul-islami , nr. 5, Qershor 2005

dituria islame / 227


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.