Page 1

MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR

Universiteti “Aleksander Xhuvani “Elbasan Fakulteti i Shkencave Humane Departamenti Histori - Gjeografi

MASTERI SHKENCOR NE STUDIME HISTORIKE

DETYRE I

KURS

Tema :” KRYENGRITJA E FSHATARSISE SE SHQIPERISE SE MESME 1914-1915,KENDVESHTRIMI NDRYSHE ”

PUNOI

PRAN OI

BESNIK BASHALIU

RUDINA MITA

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR

RUBRIKAT 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Parathenie Kreu I. Dinamika e ngjarjes Kreu II. Kendveshtimet ndaj ketij eventi historik Kreu III. Argumentet pro dhe kunder Konkludime personale Bibliografi

….. fq.3 ..… fq.5 .…. fq.8 …..fq.9 …..fq.12 .....fq.13

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR …PARATHENIE…

Ne historine e kombit shqiptare ka shume ngjarje te rendesishme qe ne koheshtrirjen e historise kombetare perbejne pika kulmore te nje rendesie paresore.Periudha e trazuar e viteve 1912-1915 permban ne vetvete nje moment te rendesishem ne te ardhmen e kombit shqiptar nisur nga fakti se eshte nje cast historik qe ndan ne mes dy epoka,ate te fundit te nje pushtimi 5 shekullor otoman dhe nisjes se rrugetimit te formezimit te shtetit te ardhshem shqiptar.E natyrisht qe ne kete kapercyell epokal densiteti i ngjarjeve eshte kaq i shumte e kaq i larmishem sa eshte e pa mundur te mos gjendesh i rrethuar ne qerthullin e nje morie pikpyetjesh e hipotezash te cilat kerkojne domosdoshmerisht nje kthjelltesi ne analizen e perpunimin e fakteve historike.Periudha e viteve 1914 – 1915 eshte evidentuar si mjaft e rendesishme per ekzistencen e shtetit e te se ardhmes kombetare shqiptare.Pas proves gjenerale te shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912 dhe krijimit te qeverise se pare te shqiptareve me Ismail Qemalin ne krye,shteti i sapo lindur i popullit me te hershem te Ballkanit do te gjendej ne pragun e rrezikut te jetes a vdekjes.Fuqite e medha te Europes ne nje aksion te perbashket ku nderthureshin interesa gjeopolitike ,inate te vjetra nacionale,aleanca strategjike e mosmarreveshje te kahershme , u perpoqen me cdo kusht ta mbysnin qe ne shperngej foshnjen shqiptare,nxitur edhe nga lakmite e fqinjeve ortodoks.Coptimi i territoreve shqiptare ne favor te vendeve te tjera ballkanike,percaktimi i statusit autonom te Shqiperise nen ombrellen osmane,caktimi i princit gjerman Vilhelm Vid ne krye te fronit mbreteror si nje kombinacion oreksesh te perbashketa italiane e austro-hungareze,levizjet ekspansioniste te turqve te rinj per rikthim te sundimit te tyre ne brigjet e Adriatikut,levizja vorio-epiriote me synime te qarta aneksimi te teritoreve jugore te Shqiperise nga politika shoviniste greke,situate e brendeshme kaotike,niveli i larte i varferise,percarja e rretheve patriotike,niveli i ulet kulturor e arsimor,perbenin gamen e rrethanave te cilat favorizuan shperthimin e rebelimit te fshatarsise se Shqiperise se mesme qe ne histori njihet si kryengritja e Shqiperise se mesme.Pa dyshim qe rrethanat e disfavorshme te lartpermendura ishin nje terren i pershtashem ne te cilin geluan me shume pasion e vrull edhe karakteristika te qenesishme te psikozes e kultures gjenetike orjentale shqiptare te manifestuara denjesisht nga figura drejtuese te ketij rebelimi. Dyshuar si e iniciuar ne fshehtesi nga Esat Toptani e mbeshtetes te tij si nje kundervenje ndaj regjimit te Vidit, kjo levizje u shfrytezua nga armiqte e shtetit shqiptar te cileve nuk u interesonte konsolidimi i institucioneve shtetperberse shqiptare.Angazhimi ne kapjen e manipulimin e kesaj levizje nga faktore determinante qe kishin te benin me corben e agjenturave te huaja,turke,greke,serbe,italiane e austro-hungareze jane treguesi me i qarte i mpleksjes se gjithfare interesash ne kuader te shperberjes se shtetit te brishte shqiptar.Kur flasim per karakterin e kesaj kryengritje pa dyshim qe antikombetarizmi i saj eshte evident ne rrethanat e krijuara te nje shteti te sapoformuar shqiptar simbolike e te cilit ishte qeveria e princit Vilhel Vid.Kryengritja e fshatarsise se Shqiperise se mesme eshte nga ato ngjarje te historiografise shqiptare qe ka marre shume vlersime,interpretime dhe ka iniciuar mjaft debate qofte ne te kaluaren komuniste por edhe sot kur presupozohet se mendimi historiografik eshte i lire nga prangosja ideologjike e politike.Natyrisht qe evente te tilla kane marre e do te marrin edhe ne te ardhmen interesin e vemendjen e studimit e do te reflektojne debat per dy arsye madhore: 1. Per perdorimin e ketyre ngjarjeve ne manipulimin e memories historike te shoqerise shqiptare. 2. Per analizimin e faktoreve dhe rrethanave historike ku ato zhvillohen per te ardhur ne nje mendim te pjekur historik shkencor larg ndikimeve e simpative ideologjike e politike. Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR Ne kete kuader edhe ky punim modest synon te vendose perballe fakte e argument qe kane perbere kalin e betejes ne debatin per vlersimin e kesaj ngjarje dje dhe sot pa pretenduar se do te ndikoje per zgjidhjen njehere e pergjithmone te “konfliktit”historik,kryengritje revolucionare apo levizje reaksionare?

KREU -IDinamika e ngjarjes 

Nderthurja e kontradiktave te brendeshme dhe nderhyrjet politike te Fuqive te Medha e shteteve ballkanike ishin terreni ku shpertheu ne Shqiperi kryengritja e Shqiperise se mesme (Maj 1914 – Qershor 1915) nje ngjarje kjo mbushur me shume drite-hije.Sipas qellimeve,permasave dhe dinamikes se saj do ta ndanim ne dy faza : Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR 1. Faza e pare u zhvillua ne maj 1914-shtator 1914. 2. Faza e dyte u zhvillua ne tetor 1914-qershor 1915.

 Situata politike Shqiperia ne perputhje me vendimet e conferences se amabasadoreve ne Londer qeverisej nga nje Komision Nderkombetar Kontrolli dhe statusi I saj ishte principate e trashegueshme nen kujdesin e Fuqive te Medha.Ne krye te kesaj principate qendronte princi gjerman Vilhem Wid figure e zgjedhur nga kompromiset Italo-Austro-Hungareze.Nisur nga situate e nderlikuar e se drejtes qeverisese dhe kompetencave juridiko-administrative qe konfrontonin KNK me pushtetin e princit,ne regjimin e Vidit, te vendosur tashme prej dy muajsh ne kryeqytetin shqiptar Durres,shperthejne kontradikta mes vete personaliteteve politike shqiptare,ndermjet tyre dhe keshilltareve ose ushtarakeve te huaj,si dhe ndermjet administrates se Vidit e shtresave te ndryshme te shoqerise shqiptare qe priste ndryshime te shpejta ne gjendjen ekonomike-sociale e shoqerore ne vend.Greket nen masken vorio-epiriote mbanin te pushtuara rajone te tera ne jug te Shqiperise,Esat Toptani nen dirigjimin italian, komplotonte kunder oborrit edhe pse zoteronte dy ministri te rendesishme ne qeverine e princit,Austro-Hungaria thurte plane te fshehta ne aleance edhe me faktore te tjere nderkombetar per te shmangur ndikimin Italian ne Shqiperi,orekset e fqinjeve deshironin nje situate kaotike e te pa qendrueshme per te realizuar synimet ekspansioniste,xhonturqit enderronin te rikthenin lavdine e perandorise osmane ne nje situate revanshi nderkombetar edhe ndaj vendeve ortodokse te Ballkanit duke enderruar rizotrimet e tyre ne brigjet e Adriatikut,fuqite e medha po pregatiteshin per konfliktin e madh boteror duke rivlersuar e rindertuar aleancat e tyre.  Shperthimi i kryengritjes 1 Zona e lëvizjes se kryengritjes :Tirana, Kruja, Durrësi, Lushnja, Kavaja, Peqini, Elbasani, Librazhdi, Fieri, Berati, Kuçova, Pogradeci, Gramshi, Ballshi dhe Vlora. -Faza e pareMaj 1914

17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut.

18 Maj 1914 : Grumbuj fshatarësh të egërsuar marrin Shijakun dhe drejtohen drejt kryeqyetit, Durrësit. Kryengritësit dalin haptazi kundër Princ Vidit dhe regjimit të tij pro-perëndimor.

19 Maj 1914 : Princ Vidi jep urdhër të arrestohet Esat Pashë Toptani me akuzën e përfshirjes në organizimin e kryengritjes. Esat Pasha reziston dhe me ndërhyrjen italiane largohet nga vendi.

28 Maj 1914 : Princ Vidi i jep urdhër Turhan Pashë Përmetit të formojë kabinetin e ri qeveritar. Ndërkohë kryengritësit duke mos marrë dot Durrësin nisen drejt qyteteve të tjera. Durrësi qëndron nën një rrethim të ashpër.

1 Wikipedia.Levizjet antiqeveritare ne Shqiperi.

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR

Luftëtarë nga Veriu i vendit në ndihmë të Princ Vidit

Qershor-Korrik 1914

3 Qershor 1914 : Kryengritësit hartojnë memorandumin e Shijakut, ku i kërkojnë Princ Vidit të largohet dhe në vend të tij ata propozojnë të vijë një princ turk. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare zëvendësohen me simbolet turke.

5 Qershor 1914 : Forcat matjane të komanduara nga Ahmet Zogu luftojnë me kryengritësit. Kryengritësit pranojnë të dialogojnë por pa rezultat. Kryengritja ashpërsohet.

Qershor 1914 : Bien në duart e kryengritësve Kavaja, Kruja, Peqini dhe Elbasani. Nuk ka asnjë lloj rezistence nga ana e forcave qeveritare.

Korrik 1914 : Bien në duart e kryengritësve Lushnja, Fieri, Berati dhe Pogradeci. Vendi bie në kaos të plotë.

11 Korrik 1914 : Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.

Shtator – Tetor 1914

1 Shtator 1914 : Kryengritësit hyjnë në Vlorë dhe ngrejnë flamurin turk, aty ku 2 vite më parë ishte shpallur Pavarësia nga Perandoria Osmane. Lëvizja ka totalisht frymë antikombëtare. Autoriteti i qeverisë mezi shtrihet në territorin e Durrësit. Kryengritësit vazhdojnë luftën kundër autoritetit shqiptar.

3 Shtator 1914 : Princ Vidi largohet nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Thirrjeve të tij për ndihmë ndaj Shqipërisë nuk iu përgjigj askush përveç disa forcave të pakta të Ahmet Zogut dhe Preng Bibë Dodës.

5 Shtator 1914 : Kryengritësit më në fund hyjnë në Durrës dhe shpallin krijimin e "Këshillit të Përgjithshëm" me kryetar Mustafa Ndroqin. Fillon faza e dytë e kryengritjes ku kryengritësit sulmojnë pronat dhe njerëzit e Esat Pashës. Vendi zhytet në anarki.

Faza e dyte

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR Tetor 1914 – Nentor 1914

2 Tetor 1914 : Esat Pasha hyn në Durrës dhe dëbon prej andej kryengritësit dhe e shpall vet en Kryeministër i vendit. 30 Nëntor 1914 : Fillon sulmi i kryengritësve kundër forcave të Esat Pashë Toptanit.

Haxhi Qamili, drejtuesi i Kryengritjes

Dhjetor 1914-Qershor 1915

Dhjetor 1914-Qershor 1915 : Kryengritësit sundojnë vendin nën një atmosferë terrori dhe anarkie të frikshme. Vriten, burgosen dhe torturohen çdo ditë intelektualë, katolikë, tregtarë, civilë të pafajshëm. Shkatërrohet plotësisht ekonomia e vendit. Në qershor 1915 trupat serbe hyjnë në Shqipëri dhe kryengritja merr fund. 8 Qershor 1915 : Haxhi Qamili arrestohet në Shijak nga forcat serbe. Kryengritja merr fund.

Pas kryengritjes

Trupat serbe nën drejtimin e Esat Pashë Toptanit dënojnë me varje Haxhi Qamilin dhe 40 fshatarë të tjerë, pjesëmarrës aktivë në kryengritje. Ata varen më 16 gusht të vitit 1915. Ky ishte fundi i Haxhi Qamilit. Kryengritja e la vendin në kaos të plotë dhe të pafuqishëm për të luftuar pushtuesit e huaj.

K R E U -IIKendveshtimet ndaj ketij eventi historik Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR 

Per kryengritjen e fshatarsise se Shqiperise se mesme gjate viteve 1914-1915 ose sic quhet ndryshe edhe kryengritja e Haxhi Qamilit,isha mesuar ta shihja si nje levizje me karakter klasor nisur nga njohurite e marra ne lenden e historise ne kuader te formimit arsimore, qe perfshin periudhen para viteve 1990. Por trajtimi i kesaj ngjarje historike ne nje kendveshtrim te ndryshuar tashme e te reflektuar ne botimet e Akademise se Shkencave me terhoqi vemendjen e me nxiti te realizoj kete punim duke hulumtuar ne drejtim te analizes shkencore, duke e pare ngjarjen, jo ne dinamiken e zhvillimeve te saj ne terren, por ne evidentimin e ballafaqimin e argumenteve qe shkonin ne kahje te ndryshme dhe qe perbenin pikat e debatit duke mos lene pas dore edhe pikat e takimit.Ajo cka me se shumti me motivoje per ta kryer kete punim lidhet me faktin e nevojes per te mesuar te verteten historike ne baze te renditjes se duhur dhe te sakte te fakteve e argumenteve te njohura qe perbejne edhe motivet e shperthimit te kesaj levizje duke mos neglizhuar ne kete rast cdo prononcim publik te kryer per ngjarjen ne fjale.Sic edhe e theksova me lart ne analizen dhe vlersimin e kryengritjes se fshatarsise se Shqiperise se mesme te viteve 19141915,kane marre pjese personazhe te shumte,publicist e opinion beres te kohes,politikane qe kane qene deshmitare e te angazhuar aktivisht ne rrokopujen e atyre viteve,historian vendas e te huaj qe i perkasin optikave ndryshe, te vendosur ne llogoret e tyre te simpative e antipative per kete ngjarje, por edhe figura te rendesishme te botes politike te niveleve te larta, te djeshme e te sotme, duke filluar nga ish diktatori Enver Hoxha dhe strukturat e larta te partise shtet te para viteve 1990, ashtu edhe personalitete te politikes se sotme, qe figura emblematike me nje ngarkese emocionale e groteske te kesaj levizje i perdorin ne etiketimet ndaj kundershtareve politik si tregues ndasie mes prirjeve europiano perendimor te tyre dhe fanatizmit e konsevatorizmit lindor”haxhiqamilist”. Rendom pyetjet qe behet llogjikshem ne vlersimin e analizes se ketyre eventeve jane ato qe lidhen me zanafillen e debatit historik per kete ngjarje,interesin e motivet e orjentimit te kendveshtrimit historik,evidentimin e drejte te fakteve,shkaqeve e arsyeve qe kushtezuan nxitjen e kesaj levizje,vlersimin e struktures e perberjes klasore te drejtuesve te kryengritjes,rolin e rrethanave politike nderkombetare dhe ballafaqimin e interesave te paleve te interesuara,faktoret ekonomiko-shoqeror dhe interpretimi i tyre,manipulimi i qellimshem i objektivave te levizjes etj.Kjo analize per shkak te nevojes per cilesi e mendim te pjekur nuk mundet kurresesi ti largohet perballjes se argumenteve qe mitizojne pozitivitetin apo negativitetin e kesaj ngjarje ne kuader te historise kombetare,therrmimin dhe renditjen e shkaqeve dhe pasojave qe kjo levizje pati per te ardhmen e shtetit shqiptar.Duke iu referuar eksperiencave ne lemin e trajtesave historike duhet te biem ne nje mendje se procese te rendesishme te shkrimit te historiografise shqiptare i paten kulmimet e tyre metodiko-shkencore ne periudhen 45 vjecare te regjimit komunist.Ne kete proces histori-shkrimi, akademikeve e historianeve shqiptare iu kerkua te benin nje sforco te madhe per te kapercyer jo rralle here edhe bindjet e tyre shkencore per tiu pergjigjur ideologjise e orjentimit politik te regjimit qe synonte jo thjeshte kontrollin ndaj historise por diktimin e saj.Qellimi i regjimit komunist ishte perdorimi i historise si mjet per te mesuar dhe shpjeguar te kaluaren si dhe per te gjykuar e rimodeluar ate sipas nevojave te politikes se dites.Ne kete sens logjik ne pergjithsi por edhe ne rastin konkret te studimit te kesaj ngjarjeje u imponua mendimi irracional i paraprire nga filozofia komuniste duke tjetersuar mendimi akademik e shkencor dhe duke deformuar vlerat e historise se nje kombi. K R E U - III Argumentet pro dhe kunder

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR Ne perfundimet te nxjerra pas analizave,deshmive e vlersimeve per kete ngjarje ndeshim dy kendveshtrime ne historiografine shqiptare : 1. Kryengritja e fshatarsise se Shqiperise se mesme ishte nje levizje ku edhe pse nuk mohohen ndikime fetare konservatore islamike (vecanerisht nga drejtuesit e saj) nuk i zbehet karakteri klasor revolucionar me nje baze te shendoshe social –shoqerore.

“Rebelizmi”, i udhëhequr nga Haxhi Qamili, ishte një luftë klase e fshatarësisë së varfër dhe të mesme, kundër klasës së feudalëve, pashallarëve, bejlerëve dhe agallarëve, pronarë tokash e priviligjesh në përgjithësi. Kjo është kryesorja dhe pikërisht kryesorja fshihej në ato kohë...Pra, nuk ishte as çështje feje, as çështje e mbrojtjessë qëllimeve tradhtare të Esat Toptanit, as çështje e mbrojtjes së një farë Perandorie Turke, por ishte një luftë klase,lufta e fshatarëve kundër feudalëve dhc bejlerëve, natyrisht për tokën dhe kur flitet për tokën, flitet për atdheun “2

2. Kryengritja e fshatarsise se Shqiperise se mesme ishte nje levizje me karakter te theksuar reaksionar mbeshtetur ne frymezime fetare panvarsisht elementeve me tipare social –ekonomike e shoqerore. Ne analizen e ketyre perfundimeve qe diktohen nga nje ndrysheshmeri kendveshtrimi ajo qe bie ne sy eshte gjendja e dyzuar, perbashkuese dhe ndarese e faktoreve determinante te kesaj levizje qe shfaqen me ndryshime thelbesor ne renditje e vlersim.Konkretisht gjejme ne kete levizje elementin fetar dhe ate klasor si faktor nxites e motivues per fillimin e kryengritjes.Ne vlersimet perfundimtare te kesaj ngjarje historiografia jone e periudhes komuniste nen orjentimin e diktatin personal te E.Hoxhes nuk e mohon nxitjen me karakter fetar te levizjes si dhe manipulimin qe iu be kryengritjes nga ana e drejtuesve te saj,karakterin antikombetare te saj lidhur me situaten politike qe kalonte shteti i sapo krijuar shqiptar,por gjykon se rendesia primare ne kete levizje qendron tek fenomeni klasor qe gjenerohet nga nje situate e renduar ekonomike e sociale, si dhe nga nje pakenaqesi ne rritje politike e shoqerore,duke e argumentuar me veprimet konkrete te mases se tubuar ne kete levizje per pushtimin e siperfaqeve te tokave te bejlereve,djegjen e tapive,vendosjen e pushtetit te kryengritjes si institucione qeverisjes lokale djegjen e banesave te te pasurve, distancimin nga roli drejtues ne levizje per bejleret e agallaret, lincimin e tyre,etj. “Kryengritja shpërtheu dhe mori zhvillim të madh në zonat e shtrirjes së çifligut ku ndjehej më tepër se kudo shtypja e çifligarëve.Duke mos pasur një udhëheqje politike të vetën, drejtimin lëvizjes e shtinë lehtë në dorë grupe borgjeze e çifligare turkomane dhe esatiste prapa të cilëve qëndronin agjenturat e huaja. Këto forca u përpoqën ta përdornin lëvizjen në interes të luftës së tyre për pushtet. Kjo u bë mbi bazën e një platforme ideologjike islamike që fshatarët kryengritës të paditur e pa përvojë politike e konsideruan si vijën qëdo të çonte në çlirimin e tyre shoqëror.”3

Ne kuader te manipulimit qe iu be mases se mbeshtetesve nga drejtues te kryengritjes, lindin nje seri pikepyetjesh e hamendesimesh,te cilat kerkojne pergjigje objektive duke reflektuar mbi te verteten historike dhe analizen e faktoreve te ndryshem ekonomiko-shoqeror te shtreses perberse te kryengritjes,pa u sygjestionuar nga paragjykime te nje perafersie ne analize me klishe te se shkuares komuniste.Natyrisht qe nuk mundet te pretendohet per nje analize e gjykim te ftohte mbeshtetur mbi fakte e argumente historike nese nuk u jepet pergjigje nje sere pyetjesh te cilat lidhen me shkaqet objective e subjective qe kondicionojne zhvillimin e ngjarjeve ne teresine e koheshtrirjes se tyre.

2 E.Hoxha.vepra 23.fq.174 3 Historia e Shqiperise. fq.153-154. Tirane.1986

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR 1.

2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

Cilet ishin shkaqet qe detyruan nje mase te konsiderueshem te fshatarsise se Shqiperise se mesme te behen mbeshtetes te nje levizje fanatike me orjentim islam dy vjet pas kontributit per shpalljen e memvetsise se Shqiperise? Per c’motive iu bashkuan kesaj levizje te etiketuar si fetare popullsia rurale qe i perkiste besimit kristian?(Malesia e Shpatit,Cermenika etj) Cila ishte perberja e drejtuesve te kryengritjes dhe cfare interesash ben bashke kete konglemerat antivlerash kombetare? Pse patriote shqiptare me experience politike nuk ishin ne gjendje ta kontrollonin konfliktin e shperthyer? A kishin interes cifligaret shqiptare me nje te kaluar otomane per bashkimin e perparimin e Shqiperise? A ishte sjellja dhe qendrimi i ushtarakeve te huaj nje nxitje me shume per perplasje e konflikt luftarak A ishte i vertete fakti se Esat Toptani nuk kishte qellim si minister i brendeshem dhe i luftes te konfrontohej me vorio-epiriotet por i duhej batalioni i Toptanasve per te kerrcenuar oborrin e princit? Eshte e rastesishme qe kryengritja shperthen pikerisht me 17 Maj diten kur firmosej Protokolli famekeq i Korfuzit?

Kendveshtrimi i kesaj ngjarjeje ka evoluar si rezultat jo vetem i ndikimeve ideologjike te periudhes diktatoriale por edhe si ndervaresi e simpative e orjentimeve politike te sistemit demokratik pas renies se regjimit komunist.Por per te pasur nje mendim te pa varur dhe jasht ndikimeve historiografike te djeshme e te sotme eshte e nevojshme per te bere nje analize te te gjithe faktoreve dhe rrethanave qe e dyzojne kete event mes lavdise se nje kryengritje revolucionare dhe asaj te nje levizje reaksionare me ndikime te thella negative ne krijimin e shtetit te sapo krijuar shqiptar. Ballafaqimi serioz i agrumenteve pro dhe kunder vlersimeve per kete ngjarje eshte nje rrugetim i cili garanton formezimin e nje mendimi shkencor profesional te pa varur.Por cilat jane argumentet qe kerkojne ballafaqim nisur nga perdorimi i tyre ne vlersimet per kete ngjarje me rendesi ne historine shqiptare? 

Faktori social-ekonomiko e shoqeror.

(Motivi nxites i kryengritjes sipas pikpamjes revolucionare klasore te historiografise komuniste )  Nenet e Statutit Organik te Shqiperise ne permbajtjen e tyre cenonin interesin ekonomik kombetar si dhe plotesonte orekset ekonomiko-shoqerore te klases se pasur ne Shqiperi.4  Klasa politike shqiptare qe perbente shumicen e oborrit dhe qeverise se princ Vidit vinte nga nje e kaluar otomane,gezonte privilegje dhe pasuri te medha dhe ishin te gatshem ti pergjigjeshin cdo lloj ndryshimi politik mjaft qe te gezonin privilegjet e fituara.Feudalizmi armikun kryesor ka bashkimin.5

4 Kastriot Myftaraj.gazeta “SOT” 5 Kastriot Myftaraj.po aty.

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR  Gjendja ekonomike e sociale e popullsise qe perbehej ne rreth 90% nga fshatarsia ishte e mjerueshme.Mungesa e pronesise mbi token,puna angari,prodhimi i paket,taksat e renda,perhapja e semundjeve ne mase,mungesa e drites se perspectives zhvilluese ishin tregues te nje situate qe mundet te precipitonte me fare pak perpjekje.  Levizjet politike dhe situata kaotike qe ekzistonte jo vetem ne Shqiperi, perbenin nje terren te favorshem per shfryerjen e ngarkesave negative te nje shoqerie qe ende nuk kishte te konsoliduar sa duhej vetedijen e ndergjegjen kombetare,shtypur ne kurdhen 5 shekullore te regjimit pushtues osman. 

Faktori fetar.

 Parrullat e hedhura gjate gjithe dinamikes se zhvillimit te kryengritjes ishin me karakter panislamik.Ceshtjet e cenimit te nje trashgimie fetare dhe perkatesia e krishtere e princit gjerman ishin motive te mjaftueshme per nxitjen e levizjes.  Origjina klasore e perkatesia fetare e drejtuesve te kryengritjes ishin faktore te rendesishem ne karakterin fetar qe iu dha kryengritjes.  Perdorimi i ceshtjes fetare si motiv per kryengritjen gjeti nxitjen dhe mbeshtetjen e elementit xhonturk ne rradhet e kryengritesve,synimet e te cileve perkonin edhe me kerkesat per nje princ me perkatesi fetare islame. Simbolika e triunfit te kryengritesve ishte flamuri islamik i Turqise Ne kete ballafaqim siperfaqesor te faktoreve qe ndikuan ne nxitjen dhe shperthimin e kryengritjes autore te ndryshem qe kane studiuar karakaterin e kesaj levizje kane vlersuar si paresore dhe te evidentuara faktoret fetare e antikombetar nisur nga rrethanat politike dhe iperativet e kohes.Natyrisht qe faktori ekonomiko-social e shoqeror ne rrealitet eshte me determinues dhe mjaftueshmerisht i nevojshem per nje levizje transformues shoqerore.Por tipari shoqeror dhe klasor zbehet ne raport me objektivat e manipulimet e qellimeve te kryengritjes nga drejtuesit e saj si dhe program i shpallur ne mbledhjen e pergjithshme te qershorit 1914.Ky tipar me vlera per nje shoqeri merr me shume rendesi vecanerisht ne fazen e dyte te kryengritjes kur urrejtja dhe armet u drejtuan ndaj shtreses se pasur te shoqerise lidhur kjo edhe me renien e rolit drejtues te konglomeratit turkoman ne udheheqje te kryengritjes.Tiparin e antikombetarizmit te kesaj levizje e gjejme te sanksionuar edhe ne marreveshjet e nenshkruara me trupat rebele vorio-epiriote duke shprehur ne kete menyre edhe natyren antishqiptare te drejtuesve te kryengritjes. Pa perseritur gjithshka theksova me lart do te deshiroja te vija ne dukje se perpjeket per ta pare kete kryengritje si nje levizje me karakter klasor jane shume te sforcuara dhe te ndikuara nga nevoja politike te kohes,nen trysnine e ideologjise komuniste edhe pse tipare sociale jane te evidentueshme ne dinamiken e kryengritjes.Antikombetarizmi si karakteristike themelore e kesaj levizje eshte lehtesisht e verifikueshme nga dokumentimi i ngjarjes,raporteve secrete te fuqive te medha te instaluara ne Shqiperi dhe prononcimet e pjestareve bashkohes te kesaj levizje.Cdo dyshim ne lidhje me vlerat e kesaj kryengritje bien poshte ne menyre te njeanshme pas analizes se teresise se fakteve e ngjarjeve.

Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR

‌Konkludime personale‌ Ne perfundim te ketij punimi do te doja te parashtroja disa opinione personale qe lidhen me kete ngjarje si produkt i nje mendimi te pa varur. 1. Per te percaktuar karakterin e kesaj levizje eshte e domosdoshme te theksojme se krijimi i shtetit shqiptar dhe sigurimi i sovranitetit dhe teresise teritoriale ishte detyra kryesore ne rrethanat historike te krijuara.Ky mission jo vetem nuk ishte arritur por ndjehej i rrezikuar ne nje kohe qe fuqite e medha dhe vendet ballkanike kishin shperthyer nje fushate ushtarake,politike e propogandistike per te coptuar teritoret shqiptare dhe per te shkerrmoqur te gjitha marreveshjet nderkombetare qe njihnin pavaresine e Shqiperise dhe per te treguar njekohesisht se shqiptaret nuk jane ne gjendje te bejne shtet.Interesat social – ekonomike e zhvillimi shoqeror nuk mundeshin te arriheshin pa fituar e konsoliduar pavarsine kombetare. 2. Kjo levizje u iniciua nga faktore fanatike konservatore dhe pati si parrulla te saj orjentimet fetare islamike.Sigurisht qe kerkesat per bashkim me Turqine tashme ishte nje ceshtje e ezauruar dhe konsiderohej si enderr ne sirtarqe nuk e besonin as vete iniciuesit e saj,por nga ana tjeter orekset e fqinjeve per te perfituar nga cdo levizje antikombetare e antishqiptare perbente nje rrezik evident.Situata ne very dhe jug te Shqiperise perbenin nje fakt konkret dhe vinte per zgjidhje para klases politike shqiptare edhe njeher ceshtjen kombetare. 3. Duke marre ne konsiderate keto parashtrime mendoj se karakteri antikombetar i kesaj kryengritje eshte i perligjur nisur nga fakti se koha shtronte te tjera detyra madhore para klases politike shqiptare.E gjithe veprimtaria e kryer gjate kesaj levizje tregon elemente te forte antikombetar. 4. Faza e dyte e kryengritjes karakterizohet edhe nga fenomene te tjera te lidhura me arsye objective e subjective: a)

Turqia behet pale ne konfliktin boteror me shtetet e Bllokut Qendror dhe perkrah politiken okupuese te Austro-Hungarise ndaj Shqiperise.Elementi xhonturk i levizjes largohet nga Shqiperia duke e konsideruar te perfunduar misionin e tyre.Nga ana tjeter disa drejtues te kryengritjes tashme i bejne thirrje princit Vid per tu rikthyer ne Shqiperi duke diskretituar qellimet e kryengritjes dhe duke e percare ate. b) Dobesohen pozitat drejtuese te Keshillit te pergjithshem dhe ndodhin ndryshime ne perberjen e keshillave local.Merr nje rol te rendesishem ne drejtim te kryengritjes elementi fashtar I perfaqesuar nga Haxhi Qamili dhe shmanget roli drejtues I bejlereve.Rritet se tepermi urrejtja e orjentuar drejt mases se te pasurve.Parrullat panislamiste dhe ndikimi i politikes se xhonturqve qe e shikonin berjen e Shqiperise si politike te bejlereve e agallareve nxiten kryengritesit te linconin pasurite dhe personalitetin e patrioteve te kamur. c) Ne kushtet e nje coroditje te pergjithshme te brendeshme e te jashtme,ne Shqiperi ekzistonin edhe levizje te tjera te cilat ne pamje te pare dukesh sikur inicioheshin nga kryengritja e Shqiperise se mesme por drejtimi e orjentimi i tyre ishte i vecante,ato luftonin ne mbrojtje te teresise teritoriale shqiptare si ne jug e ne veri.

5. Kryengritja ne faza te saj pervec karakterit te saj antikombetar shfaqi edhe tiparet e nje lufte klasore qe drejtohej ndaj shtereses se pasur qe burimin e tyre ekonomik e politik e kishin te lidhur me politiken e ish -perandorise osmane dhe ceshtjen kombetare e shihnin si konjukturale ne interes te vazhdimesise se pozitave te tyre drejtuese qeverisese. Page 1


MENDIMI HISTORIK SHQIPTAR …Bibliografia… 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9.

Histori e Shqiperise.vol.III.Tirane 1986 Historia e Popullit Shqiptar.vol.III.Botime Toena.2007 E.Hoxha.vepra 23.Tirane. G.Shpuza”Kryengritja e fshatarsise se Shqiperise se mesme ne vitet 1914-1915”.Tirane 1986. K.Frashëri - Kryengritja e Shqipërisë së mesme (1914-1915). Buletinipër Shkencat Shoqërore.nr.1. Tiranë.1954 M.Frasheri.gazeta “Diturija” nr.6.viti.1928 D. Heaton-Armstrong: “Gjashtë muaj mbretëri, Shqipëri 1914”.Tirane 2001. K.Myftaraj.gazeta “SOT”.Tirane 10-12 shtator 2006. S.Vllamasi .Ballafaqime politike 1897 -1942.kap.III.

Page 1

Kryengritja fshatare e shqiperise se mesme (1)  
Kryengritja fshatare e shqiperise se mesme (1)  

Punim personal

Advertisement