Zani i Nalte 20

Page 111

Mjekësi

në vazhdim lexon përbërësit për të përjashtuar elementet e haramit. Megjithëse për arsye shpjeguese problemi është thjeshtuar në ekstrem mund të përfundojmë se mënyra e të menduarit në dy situatat e mësipërme është e ndryshme: - rasti i thjeshtë thotë që nëse nuk është haram hahet, - dhe rasti i komplikuar thotë që e konsideroj hallall të mundshëm derisa të kontrolloj për të gjithë faktorët që e bëjnë të ndaluar dhe pastaj e konsumoj. Një arsyetim i ngjashëm është rasti kur hedhim një monedhë dhe nëse nuk është kokë është lek, kategoritë e mundësive janë përjashtuese dhe aty mbaron edhe diskutimi. Por kur shumë faktorë ndërhyjnë në përcaktimin e një fenomeni, atëherë duhet të përjashtojmë jo vetëm mundësinë tjetër si në rastin e parë, po duhet të përjashtojmë ose jo sa më tepër mundësi. Një arsyetim i tillë mendoj se nuk bie në kundërshtim me Kur’anin. Në perfeksionin e Tij, Kur’ani i tregon me thjeshtësi kategoritë e haramit, por në tërësinë e Tij është i lartësuar dhe i pakapshëm përveç ndonjë shkëndije, e cila është edhe vetë ajo si dhuratë. Do të ishte një shpjegim minimalist nëse e reduktojmë interpretimin vetëm në njohjen e kategorive të haramit dhe do të ishte e dëshirueshme interpretimi sa më kompleks me ajete të tjera dhe në

lartësinë e situatës kur jetësohet. Vetë imamët, sipas terrenit ku veprojnë, e trajtojnë sipas xhematit që kanë përballë. Nuk është e vështirë të dallohet kjo në sjelljen e tyre kur i drejtohen xhematëve, që jetojnë në situata përgjithësisht të thjeshta, imamët zakonisht mjaftohen me sqarimin e haramit. Në shumë ligjërata dëgjon imamin duke folur me një ritëm të tillë, “haram... haram... haram”. Vlerësimi duke vlerësuar hallallin ka disa karakteristika si; kërkon shumë kohë, është specifik për çdo situatë dhe duhet ndjekur rast pas rasti. Megjithatë mund të konkludojmë se në rastet e thjeshta vlerësimi mund të bëhet rast pas rasti ndërsa në prodhimin në masë kërkohet që artikulli të ketë një vlerësim për të gjithë prodhimin. Ndërsa flasim në terma teorikë nuk kemi marrë në studim kategori të tjera të vlerësimit të ushqimeve dhe barnave të tilla si mekruh (të papëlqyerat) dhe të tjera. Një parantezë për duhanin Konsumimi i duhanit në vendet myslimane filloi në Marok në vitin 1598 dhe dy fetvatë e para që e ndalojnë rezultojnë pas takimit të mbretit të Marokut, Ahmad AlMansoor, me dy nga krerët më të lartë religjiozë të mbretërisë në vitin 1602. Gjykimi që përdoret ndaj duhanit thuhet është i ngjashëm me atë ndaj intoksikantëve dhe substancave 111


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.