Issuu on Google+

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

GJISTRIMET

K

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 24.07.2012, NR-32 I BOTIMIT

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

KULTURË

Workshop: Sa i frekuentojnë biblotekat të rinjtë shqiptarë?

Fondacioni Banka e Ideve organizoi sot workshopin e radhës me temë: Sa i frekuentojnë biblotekat të rinjtë shqiptarë? Ja disa nga mendime qe dhanë studentët dhe pedagogët e Universitetit Vitrina, për temën e cila u cilësua shumë interesante.• Shumë pak, për të mos thënë aspak! Rrjetet sociale si: facebook, tweeter apo google, janë duke zhdukur të “prekshmin libër” duke e zëvendësuar atë me lexim virtual. Kjo ka ndikuar negativisht tek të rinjtë, pasi i ka bërë ata më dembelё, dhe aspak dashamirës të librit, fatkeqësisht!• Të frekuentosh biblotekën duhet të kesh marrëdhënie të mirë me librin. Kjo varet nga personat, pra varet nëse e duan apo jo librin. Ata që e duan librin, ndrisin mendjen e tyre dhe dalin të suksesshëm në jetë. Brezi i sotëm frekuenton më shumë kompiuterin, por ndjesia e kalimit të fletëve të librit është ndjesi e veçantë, që nuk ta jep leximi në kompiuter. Një këshillë për të rinjtë: Lexoni sa më shumë!• Shumë pak pasi zhvillimi i teknologjisë, i mban të rinjtë të lidhur me orë të tëra para kompiuterit, duke lexuar aty!• Fatkeqësisht shumë pak, por vitet e fundit shihet një përmirësim, sidomos nga të rinjtë që kanë praktikë studimore, nga vendet perëndimore. Realiteti paraqet nje situatë jo shumë të këndshmë edhe pranë ambienteve të biblotekave, që sipas këndvështrimit tim duhet të investohet më shumë. Uroj të merren masa për përmisimin e situatës, si dhe për të stimuluar shoqërinë, e sidomos të rinjtë shqiptarë.• Biblotekat janë lënë në harresë! Të rinjtë jo vetëm që nuk i frekuentojnë, por çështë e vërteta nuk i njohin fare këto ambiente. Janë të prirur të qëndrojnë në internet dhe në kafe. Këto dhe shumë mendime të tjera u morëm Për më tepër: nga workshopi i sotëm.

Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun) Rrushi, një mbrojtës i fuqishëm i organizmit Workshop: Sa i frekuentojnë biblotekat të rinjtë shqiptarë? Historia e përdorimit të kapeles Historiku i Adidas

www.banka-ideve.com

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Historiku i Adidas

Adidas është themeluar në vitin 1949 dhe mori emrin nga krijuesi i saj Adolf “Adi” Dassler “Das”. Më 18 Gusht të këtij viti u regjistrua si kompani dhe filloi zyrtarisht punёn. 1954 – Gjermania mund Hungarinë me një avantazh konkurues, të pajisur me këpucë sporti Adidas. 1974 – Gjermania mund Holandën 2-1 në finalen e Kupës së Botës. Beckenbauer ngre kupën, dhe të gjithë sportistët me këpucёt e sportit Adidas. Pas viteve ’80, pasi Adi Dassler vdiq, biznesin e mbajtën gruaja e tij Kathe, vajzat dhe djali i tyre Horst. Në vitin ’95 Adidas bëhet publik dhe ’96 ishte një vit shumë i mirë për firmën më tre vija. Rreth 6000 atletë olimpikë nga 33 shtete pajisen me atletet adidas, fitohen 220 medalje, 70 prej të cilave të arta. Shitjet u shtuan me 50 %. Në ’97, kompania blen Salomon Group, me firmat Salomon, TaylorMade, Mavic dhe Bonfire. Në 2005 Salomon Group, përfshirë Mavic, Bonfire, Cliché dhe Arc’Teryx, iu shit Amer Sports dhe kompania iu dedikua cilësisë së produkteve të saj. Në 2010, Adidas prezanton planin e ri strategjik, të quajtur “Route 2015”. Ky plan është më i përmbledhuri që Adidas Group ka përgatitur ndonjëherë, duke i trupëzuar të gjitha markat, kanalet e shitjes dhe funksionet e Grupit në të gjithë globin. Në 2011, kompania publikoi zyrtarisht marrjen e specialistit të jashtëm Five Ten. Five Ten është një markë e njohur në tregun e kampingjeve në natyrë dhe brenda komunitetit sportiv që vepron në natyrë. Kjo markë zgjeroi në mënyrë perfekte gamën e produkteve të kësaj fushe të Adidas. h konkurues, të pajisur me këpucë sporti Adidas. 1974 – Gjermania mund Holandën 2-1 në finalen e Kupës së Botës. Beckenbauer ngre kupën, dhe të gjithë sportistët me këpucёt e sportit Adidas. Pas viteve ’80, pasi Adi Dassler vdiq, biznesin e mbajtën gruaja e tij Kathe, vajzat dhe djali i tyre Horst. Në vitin ’95 Adidas bëhet publik dhe ’96 ishte një vit shumë i mirë për firmën më tre vija. Rreth 6000 atletë olimpikë nga 33

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MARTË, 24 KORRIK 2012

BANKA E IDEVE

Rrushi, një mbrojtës i fuqishëm i organizmit

Rrushi mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera. Në vitin 1927 Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju Jorku, duke ju drejtuar disa prej kolegëve të tij, të cilët e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, tha: “Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.” Një vit më vonë Johanna Brandt, banore e SHBA-së, nxori në treg librin e saj me titull “The Grape Cure”(Terapia e rrushit), me anë e të cilit deshi të ndante me lexuesit historinë e saj personale sesi rrushi e ndihmoi të shëronte me sukses kancerin. Disa mjekë kanadezë, pas provave të kryera në kushte laboratorike, shtete pajisen me atletet adidas, fitohen 220 medalje, 70 prej të cilave të arta. Shitjet u shtuan me 50 %. Në ’97, kompania blen Salomon Group, me firmat Salomon, TaylorMade, Mavic dhe Bonfire. Në 2005 Salomon Group, përfshirë Mavic, Bonfire, Cliché dhe Arc’Teryx, iu shit Amer Sports dhe kompania iu dedikua cilësisë së produkteve të saj. Në 2010, Adidas prezanton planin e ri strategjik, të quajtur “Route 2015”. Ky plan është më i përmbledhuri që Adidas Group

BANKA E IDEVE

arritën në rezultatin se rrushi përbën një armik të viruseve. Në këto prova ata përdorën rrushin në gjitha format e tij, d.m.th. rrush të freskët, rrush të thatë (stafidhe), lëng rrushi, si dhe verë të bardhë, të kuqe dhe rozë. Në vazhdim ata shtruan specimente virusesh në provëzën me agar lëngu rrushi, dhe vunë re se ai ndikoi në luftimin e poli-viruseve, si dhe virusit të herpesit. Megjithatë mbetet i panjohur fakti nëse rrushi ka aftësinë t'i luftojë viruset edhe brenda organizmit, e jo vetëm në kushte laboratorike. Ky fryt i çmuar, përveç vlerave të tij të larta ushqimore, përmban edhe një substancë dizintoksikuese të quajtur taninë, e cila konsiderohet se lufton viruset dhe mund të absorbohet mjaft mirë prej zorrëve. Gjithashtu, eksperimente të kryera në kafshë, arritën në përfundimin se lëngu i rrushit ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dizintoksikuese), rrushi ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të kryera në SHBA ndër persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze. Pergatiti: Stela Hima

E MARTË, 24 KORRIK 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun) Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun). Pjesët më të rëndësishme të kësaj veshje për burra janë; këmisha e me ngjyrë të bardhë si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në stinën e verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën këmishë visheshin mbathje të gjata të shoqëruara me këllçinjë. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime në zona të ndryshme. Diku ishte e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpët e këmbës. Diku me ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të zezë. Kjo veshje është përdorur në Mirditë, Mat, në Dibër, në Malësi të Madhe, në Korçë, Kolonjë,Gjirokastër etj. Mbas Luftës II Botërore ky tip veshje u zëvendësua me veshjen me tirç. Dollama vazhdoi të mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tirç ose perdoret në raste kuvendesh. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

Për më tepër: www.banka-ideve.com

ka përgatitur ndonjëherë, duke i trupëzuar të gjitha markat, kanalet e shitjes dhe funksionet e Grupit në të gjithë globin. Në 2011, kompania publikoi zyrtarisht marrjen e specialistit të jashtëm Five Ten. Five Ten është një markë e njohur në tregun e kampingjeve në natyrë dhe brenda komunitetit sportiv që vepron në natyrë. Kjo markë zgjeroi në mënyrë perfekte gamën e produkteve të kësaj fushe të Adidas. Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

3


4

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MARTË, 24 KORRIK 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Historia e përdorimit të kapeles Gjasat janë shumë të vogla që kapela të zhduket si aksesor mode, pasi që kapelja mund te vere me ne pah fytyrën, dhe stilistet e dinë këtë fakt shumë mirë. Është bërë e zakonshme për stilistet të përfshijnë kapelet në ofertat e tyre sezonale të produkteve, duke u munduar kështu që të mbajnë aktive mbajtjen e kapeleve tek përcjellësit e modës së fundit. Ndodh shpesh që një kapelë e caktuar të kap imagjinatën e publikut dhe të bëhet simbol i një sezoni apo viti të tërë në industrinë e modës. Llojet e kapeleve Llojet më të shpeshta të kapelave të tipit “millinery” janë “straw hat”, me materiale te lehta për stinën e pranverës dhe verës, dhe “ felt hat” me materiale te trasha për stinën e vjeshtës dhe dimrit Në gjuhën angleze për kapelen përdoren terminologjitë “hat” dhe “millinery”. Termi “millinery” përdoret për prodhuesit e kapeleve kryesisht për femra, për raste të veçanta, si martesë apo ndonjë ceremoni tjetër. Historia Kapelja filloi të përdoret që nga kohët më të lashta. Arsyeja për mbajtjen e kapeles ka qenë dhe është mbrojtja nga temperaturat e larta apo te ulëta, për siguri, për arsye fetare, si shenjë e statusit shoqëror, apo si aksesor mode. Në ushtri, kapelet përdorën për të treguar pozitën në hierarki. Tregimet për kapelet datojnë nga historia e lashtë egjiptiane, greke dhe romake. Gjatë shekujve u paraqiten stile të shumta kapelash, origjina e të cilave vinte zakonisht nga njerëz te shquar si mbretërit dhe fisnikët të cilët krijonin trende të reja, si 'Homburg' ose 'Monte Kristi'. Zakonet Në kulturat e ndikuara nga civilizimi perëndimor, rregulli i përgjithshem ka qenë që mashkulli të heqe kapelën shpesh, ndërsa femra jo, pasi ato tradicionalisht kanë mbajtur kapele më të ndërlikuara, që shpesh kishin nevojë për gjilpëra për ti mbajtur ato në kokë, e kjo vështirësonte heqjen e kapelës. Meshkujt hiqnin kapelat pas hyrjes në objekt fetar, si për shembull në kishë. Një zakon më i vjetër kërkonte nga femrat të

BANKA E IDEVE

mbulonin kokën e tyre në kishë me shall, që ende respektohet në vende si Gjermania jugore apo në Amerikën Latine. Kapele hiqej nga mashkulli gjatë takimit apo njohjes më femrën, apo vetëm prekej në skaj për të treguar se prezenca e femrës është shënuar. Në fillim të shekullit të kaluar, meshkujt edhe femrat ndërronin kapelat varësisht nga aktivitetet dhe rasti, ndërsa për shumë femra të statusit të lartë shoqëror kapelja ndërrohej disa herë në ditë. Rregullat shoqërore obligonin të gjithë të mbanin kapele që nga dalja prej shtëpisë. Një rast tregon për një femër që kishte dalë për të dorëzuar një letër në postë pa kapele dhe ishte e qortuar rreptësisht nga personat që kalonin për veshje jo serioze, dhe pse shtëpia e saj ishte disa metra nga posta. Kapelet Sot Që nga vitet 1920 kapelet nuk janë më aksesor i obligueshëm. Ato kryesisht mbahen në raste të veçanta, si për shembull koktejle dhe martesa. Dekadave të fundit, kapelet u popullarizuan mjaft shumë, sidomos nga princeshe Diana, e cila i mbante ato në shumë raste, sidomos në vitet e hershme të martesës së saj. Kapelat sot ende mbahen për t’u mbrojtur nga temperaturat ekstreme. Kapelat po ashtu mbahen nga punëtorët e kompanive si pjesë e uniformës, por edhe për të shënuar identitetin e kompanisë.

BANKA E IDEVE

Ne cfare rastesh mund te perdoret kapelja? Ngjarjet me te pershtatshme për mbajtjen e kapelës “millinery” janë koktejlet, dasmat, operat premierat teatrale, ekspozitat.vlen të përmendet se ekziston një traditë e mbajtjes së kapelave “millinery” garat me kuaj, si për shembull Dubai World Cup, Kentucky Derby, Prix de Jockey Club, Royal Ascot, etj, ku edhe zgjidhen kapelat më të mira “millinery”. Pse të mbani kapele? Siç u permend edhe me lartë, kapela është një mënyrë e shkëlqyeshme për të vene ne pah fytyrën tuaj. Përveç kësaj, kapela do t’ju shërbeje për të kompletuar veshjen tuaj, si për raste të zakonshme, ashtu edhe në raste të veçanta. Për arsye se kapelet nuk mbahen sot nga çdo person, do t’ju veçoj juve nga masa, duke shtuar origjinalitetin në sytë e shoqërisë. Keira Knightley në filmin “The Duchess” (film për kapela të mahnitshme) i tregon burrit të saj që femrat kanë veshje të komplikuara pasi “kjo është mënyra e vetme që femrat të shprehin veten dhe kohërat në të cilat jetojnë”. Kështu që pyetni veten herën tjetër, kur të hapni gardërobën tuaj se cilat nga veshjet tuaja ju shprehin në mënyrë origjinale. Ju garantoj se një kapelë e bukur do të bëjë këtë pikërisht për juve! Pergatiti: Stela Hima

BANKA E IDEVE


gazeta nr 32