Page 1

GJISTRIMET

K

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 01.08.2012, NR-39 I BOTIMIT

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

KULTURË

Workshop: Çfarë vlerëson më shumë te një person?

Fondacioni Banka e Ideve, organizoi workshopin e rradhës me temë: Çfarë vlerëson më shumë te një person? Pyetjet ishin shumë intresante, po ashtu edhe mendimet që u morën ishin të së njëjtës natyrë. Ja disa prej tyre, të cilat i përzgjodhëm në workshopin e sotëm: • Sinqeriteti dhe intelekti, janë dy elementë që i vlerësoj te një person. Nëse dikush nuk është i sinqertë, atëherë nuk është pjesë e shoqërisë time, gjithashtu edhe intelekti është një ndër elementët që vlerësoj shumë te personat që shoqërohem. • Tek cdo person vlerësoj personalitetin , integritetin moral, shpirtin e sakrificës, dhe mbi të gjitha sjelljen që rrezaton mirësi e paqe. • Sinqeritetin dhe mirёnjohjen. • Tek një person vlerësoj shumë sinqeritetin, sjelljen dhe zemërgjërësinë. • Së pari vlerësoj respektin për mua, familjen, dhe shoqerinë time. Kur partneri vlerëson dhe respekton botën timë është shumë më i thjeshtë komunikimi dhe është shumë më e thjeshtë marrëdhënia pasi kjo është vlera që unë vlerësoj më tepër. • Sinqeriteti, vlera e shoqërisë, morali dhe mbi të gjitha vlerësimi i njeriut. • Tek një person vlerësoj personalitetin, karakterin e fortë dhe sinqeritetin. • Tek një person vlerësoj pikë së pari personalitetin mënyrën e sjelljes në raport me mua dhe me të tjerët. Sinqeritetin po ashtu i cili është i rëndësishëm në cdo lloj marrëdhënie. • Ndjenjën e respektin dhe të mirënjohjes. • Mendimin e tij intelektual, personalitetin, ndërgjegjsinë, veprimet e tij, fizikun. • Nëse për mua, dikush arrin të krijojë marrëdhënie reciproke dhe është i sinqertë. Nëse më vlerëson mua dhe shoqërinë time, dhe duke më përkrahur në raste të vecanta sic bën një mik i mirë. Personaliteti është ai që të lidh më të tjerët. Këtë e vlerësoj shumë. Për më tepër: www.banka-ideve.com

NGJYRAT DHE EFEKTET E TYRE - Pse struci e fsheh kokën në rërë? - Papagalli i Rekordit - Workshop: Çfarë vlerëson më shumë te një person? - Shpikjet e Leonardo da Vincit – Anemometri - Turi turistik V. Valbonë, Bajram Curri, Dragobi, Fierzё

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Sakarina- Njё shpikje aksidentale!

Sakarina, sheqeri diabetik në kutinё rozë, u zbulua sepse kimisti Constantin Fahlberg nuk lau duart e tij pas një dite në zyrë. Ishte viti 1879 dhe Fahlberg ishte duke u përpjekur për përdorime të reja dhe interesante për katranin. Pas një ditë të frytshme në zyrë, ai shkoi në shtëpi dhe diçka e çuditshme kishte ndodhur. Ai vërejti se ushqimi që po hante kishte shije veçanërisht të ëmbël.

Pyeti gruan e tij nëse ajo kishte bërë ndonjë gjë interesante me ushqimin, por pёrgjigja ishte negative. Atёherё Fahlberg mendoi se shija duhet të kishte ardhur nga duart e tij – të cilat nuk ishin të lara. Të nesërmen, kur ai shkoi përsëri në laborator, filloi të provonte derisa ai e gjeti sakarinёn. Pёrgatiti Amazona Kadriu

Papagalli i Rekordit

Rekordin Botëror për papagallin që përsërit më shumë fjalë e mban Prudle. Një papagall femër gri Afrikan i cili di dhe përsërit 800 fjalë të ndryshme. Vilma Piroli Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 01 GUSHT 2012

BANKA E IDEVE

Doktor Mikrobiolog BILAL GOLEMI

Emri: BILAL GOLEMI Viti i lindjes: 1899 Viti i vdekjes: 1955 Mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushёn veterinare e mjekësore. Në Stamboll kreu shkëlqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare. U specializua për mikrobiologji në institutin "Paster" në Paris. Bashkëpunëtor i dy shkenectarёve francezë me famë boterore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij e duke marrë gradën Doktorr i Shkencave në moshën 27 vjecare. Më 1928 kthehet në Atdhe. Me emrin dhe veprën e tij janë të lidhur ngritja dhe organizimi i shërbimit veterinary, themelimi i të parit laborator bakteriologjik, importimi i racave të kafshёve ngritja e të parave stacione shkencore të përmirësimit racial. Prodhimi për herë të parë në vend i vaksinave kundёr disa sëmundjeve të bagëtive. Ai ishte sa shkencetar aq edhe njeri i thjeshtё, i dashur, patriot e pёrparimtar qё gёzonte simpati e dashuri të jashtëzakonshme nga njerёzit brenda e jashtë vendit. Mё 1952 emёrohet sekretar i pёrgjithshёm i institutit qendror tё veterinarisë në Ankara, po këtë vit zgjidhet ekspert i organizates Ndёrkombёtare të Shëndetësisë (OMS). Studimet e tij patën jehonë të madhe në Evropë e Botë. Mё 1952 për studimet e tij shkencore ne mikrobiologjinё veterinare qeveria franceze e deklaroi me medaljen "Legion d’honneur -Merite agricole". Kreu mbi 50 studime e kërkime shkencore mori pjesë në studime e ekspozita ndërkombëtare bashkëpunoi me shumë institute nga të gjitha anët e botёs duke u bërë kёshtu një figurë e shquar në forumet ndërkombёtare të Shёndetësisë. Më 15 mars të vitit 1955 pushoi zemra e këtij shkencetari të shquar e atdhetari të madh në moshën më të pjekur e më produktive. Në krye të varrit të tij ështe gdhendur me mjeshtёri njё libër i madh, ndërsa në faqet e hapura të librit të gurtë ёshtё skalitur në basoreliev një mikroskop. Nё nderim tё veprës së tij, Institutit të studimeve veterinare të Shqipërisë iu dha emri "Instituti Dr. Bilal Golemi" A. Kadriu, referuar tek Wikipedia Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 01 GUSHT 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 3

BANKA E IDEVE

Turi turistik V. Valbonë, Bajram Curri, Dragobi, Fierzё

Valbona Një nga udhëtimet që nuk duhet humbur si dhe një nga vendet që duhet vizituar patjetër është Valbona. Lumë dhe fshat. Një mrekulli e natyrës, përjetimi i së cilës të thërret që të rikthehesh. Nuk ka nevoje për shumë kohë. Një udhëtim përmes Drinit deri në Tropoj e më pas Valbona është vetëm 45 minuta larg. Lumi do të jetë shoqërues rrugë deri në burimin e vet Pasi të shohësh kaltërsinë e Valbonës, asnjë lumë nuk do të të pëlqejë më. Kjo është në fakt ndjesia që të krijon momenti i parë që përballesh me lumin Valbonë pak pasi del nga qyteti i Bajram Currit. Rruga po u nënshtrohet punimeve, duke u zgjeruar dhe shtruar me cakell, nderkohe qe pergjate gjithe gjatesise se saj Valbona nuk te ndahet duke qene nje shoqeruese e mire. Teksa udheton (me makine ose ne kembe, ky i fundit i preferuar me shume nga te huajt) kaltersia e lumit te magjeps, teksa ne te dy krahet ngrihen malet e larta qe edhe ne fillim te veres vazhdojne ti kene majat e mbuluara me debore.

Fshati Dragobi shfaqet me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri 200-vjecare, me ujevaren qe rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtepite karakteristike prej guri, me cati te pjerreta, e ruajne akoma konstruktin tradicional te krahines. Ndonese ne stinen e veres dhe dielli leshon rrezet e mesdites, nje ere e fresket luhat deget e pemeve. Nje peisazh nga me te rrallet e Shqiperise Veriore, ku malet jane thike drejt qiellit, thua se bien mbi kokat e kalimtareve. E keto jane vargmalet e Bjeshkeve te Nemuna. Udhetimi i fundme eshte Valbona, Fusha e Gjese. Fshati mahnites turistik shtrihet 25 km larg nga Bajram Curri, i ndodhur 900 metra mbi nivelin e detit me 300 banore, kurse gjate veres dyfishohet e trefishohet pasi banoret kthehen ne kullat e tyre. Karakteristike e lumit Valbona eshte se fill pas burimit fluturon ne nje ujevare mbi 50 m lartesi, humbet ne zallishten e Rrogamit 5 kilometra dhe riburon ne fshatin Valbone, here e qete, here e zhurmshme, e zbret pergjate lugines, per tu shtruar perfundimisht pas kanionit te Shtrenjtit. Gjatesia e saj eshte 51 km deri ne lumin

Drin. Ne Kika, ne te djathte ndahet rruga automobilistike e Çeremit, fshat qe shtrihet ne 1800 m lartesi, e ne te majte, ne mes pyllit me ah e pisha, ndodhet shpella e Dragobise, ku njihet ne histori si shpella e Bace Bajramit. E prej ketu fillon fshati Valbone. Valbona ka 40 shtepi tip alpin dhe shtrihet nga Kikat deri afer Fushes se Gjese. Ajo ciklohet nga maja qe bien pingul mbi lugine e ne qender te fshatit lugina merr hark ne drejtim te jugperendimit. Kjo paraqet pamjen e nje zallishteje te pyllezuar. Djathtas shtrihen 30 shtepite e fshatit Rrogam, nga Fusha e Gjese deri te ujevara e Valbones me ambiente per pushim e argetim dhe pamje mahnitese. Banoret tashme e kane kuptuar se turizmi malor me krijimin e mundesive ne infrastrukture, eshte nje mrekulli qe u ka dhuruar natyra e qe duhet shfrytezuar per te siguruar te ardhura.Çdo vit numri i vizitoreve vendas dhe te huaj ka pesuar rritje. Shtepite e banoreve jane te hapura per mysafiret, sic deshirojne ti quajne turiste dhe vizitoret, banoret vendas. Tashme kullat jane restauruar dhe akomodohen vizitoret e shumte qe shkelin Valbonen ne keto dite te nxehta qershori. Ne shpatet e thepisura te maleve te Kollates, majes se Bardhe, bora qendron perjetesisht si nje qeleshe e bardhe mbi koken e malesorit, ndersa ujevara e Rrogamit prane fshatit Valbone, ku buron lumi me te njejtin emer, ku prinderit nxitojne ti pagezojne vajzat kur lindin, eshte nje sfide per cdo alpinist profesionist. Bajram Curri Bajram Curri është një qytet në verilindje të Shqiperise dhe është qendër administrative e Rrethit te Tropojes. Në vitin 2001 qyteti ka pasur 6.561 banorë. Qyteti ka marrë emrin e heroitBajram Curri. Eshtë vend shumë I bukur, që të deh me freskinë e luleve, dhe që nuk duhet humbur. Pёrgatiti Ervin Kujtila

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


4

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 01 GUSHT 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Shpikjet e Leonardo da Vincit – Anemometri Historianët spekulojnë se ishte magjepsja e Leonardos për fluturimin, ajo që e frymëzoi për të shpikur anemometrin, një instrument që shërben për të matur shpejtësinë e erës. Shpresa e tij qëndronte në mendimin se ky mekanizëm do t’i shërbente njerëzimit për të njohur drejtimin e erës përpara fluturimit. Ndërkohë që da Vinci nuk e shpiku anemometrin, ai bëri variacione të mekanizmit ekzistues me ide origjinale të Leon Battista në 1450, në mënyrë që të ishte më e lehtë për të matur forcën e erës. Bashkangjitur skicave të anemo-

metrit, gjenden këto shënime: “Për të matur distancën e përshkuar në orë me forcën e erës. Këtu nevojitet një orë për matjen e kohës.” Anemometri i daVincit përbëhet nga një kornizë të harkuar me një copë druri drejtkёndore që varet në qendër nga një menteshe. Kur era fryn, ngre copëzën e drurit brënda kornizës së harkuar. Vulosur në kornizë duhet të jetë një termometër i shkallëzuar. Duke shënuar pikën më të lartë që arrin copëza e drurit në termometrin e shkallëzuar, një person është në gjendje të masë shpejtësinë e erës. Për më tepër: I.Hazizi www.banka-ideve.com

Pse struci e fsheh kokën në rërë?

Arsyeja se përse një struc e fsheh kokën në rërë është e lidhur me nevojën e tyre për lagështirë dhe freski. Vilma Piroli

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Bukuri natyrore! Rrathët e akullit janë anomali natyrore të njohura por që ndodhin rrallë në klimat shumë të ftohta. Shkencëtarët spekullojnë se ato janë formuar nga vorbullat që rriten në sipërfaqe dhe pastaj ngrijnë në formën e një rrethi të përsosur. Rrethi më i madh i akullt i raportuar është matur me 150 metra diametër. Pёrgatiti Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 01 GUSHT 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 5

BANKA E IDEVE

Ngjyrat dhe efektet e tyre

Ashtu sikurse besohej për numrat dhe format e manifestimit mistik të ndikimit të tyre në jetën tonë të përditshme, jo vetëm urtësitë e lashta të civilizimeve të ndryshme, por edhe psikologjia jonë bashkëkohore, vlerëson rëndësinë e madhe të ndikimit të ngjyrave në krijimin e efekteve të ndryshme psikike dhe gjendjeve të caktuara emocionale dhe shpirtërore në përgjithësi. Sepse ngjyrat, vërtet, kanë një ndikim të pamohueshëm në gjendjen tonë emocionale, atë mund ta ndjeni edhe vetë. Humori juaj fare nuk do të jetë i njëjtë në një ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku do të dominojë ndonjë ngjyrë tjetër më e çiltër. Për këtë qëllim edhe arkitektët e interierit të hapësirave publike dhe banesave, gjithnjë përkujdesen që dhomat dhe ambientet me dedikime të ndryshme, të kenë ngjyra të caktuara. E njëjta gjë është edhe me rrobat që ne veshim. Edhe këtu, ngjyrat e kanë rolin e tyre vendimtar, si në shkaktimin e gjendjes së humorit në ne, ashtu edhe te krijimi i efekteve të caktuara tek të tjerët. Që nga koha e Babilonisë së vjetër, astrologët kanë besuar se çdo planeti i takon një ngjyrë e caktuar dhe ajo, në mesin e shumë elementeve tjera, luan një rol të rëndësishëm në komentimin parathënës për shenjën e caktuar. P.sh. Diellit, i ka takuar e verdha e arit dhe portokallia; Hënës, ngjyra e bardhë; Marsit, e kuqja e mbyllur; Merkurit, tonet neutrale dhe jeshil e çelët; Venerës, jeshile e mbyllur dhe e kaltra; Jupiterit, e kaltra dhe ngjyra vjollcë; Merkurit, edhe ngjyra e zezë dhe e kaltra e mbyllur. Përveç astrologjisë, urtësia e lashtë çifute Kaballeja, manipulon shumë me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrës së caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalëkalimit adekuat verbal, arrihet në gjendje transi, gjatë së cilës mund të kontaktohet me nivele të lartësuara hyjnore. Edhe urtësitë tjera të lashta, sikurse janë: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., të gjitha ritualet e veta i mbështesin në veprimin e domethënies së simbolikës së ngjyrave. Ndikimet e ngjyrave në hapësira të caktuara dhe në gjendjen e përgjithshme emocionale të njeriut, ata kanë përpiluar tabela të veçanta të klasifikimit të tyre, të cilat i ruanin si fshehtësi. Në përgjithësi, popujt e lashtë ngjyrat e i kanë klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato që kanë ndikim negative. Ngjyrat me ndikim pozitiv: Ngjyra vjollcë simbolizon inteligjencën, dijen dhe triumfin; Ngjyra e kaltër simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut; Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, besimin dhe fitoren; Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, gëzimin dhe të vërtetën; Ngjyra e kuqe simbolizon vlerën, fuqinë dhe shëndetin; Ngjyra e verdha e artë simbolizon suksesin. Ngjyrat me ndikim negativ: Ngjyra e zezë simbolizon vdekjen, kobin dhe va-

jtimin; Ngjyra e verdhë e mbyllur simbolizon tradhetinë, ambiciet dhe dyfytyrësinë; Ngjyra e hirtë simbolizon gabimet dhe pendimin; E purpurta simbolizon shkatërrimin dhe disfatën; Ngjyra e portokalli simbolizon lakminë; Ata që s'kanë dashur të rrezikojnë fatin e tyre, i kanë kushtuar një kujdes të veçantë kombinimit dhe kontrasteve të këtyre ngjyrave. Ngjyra e bardhë nuk duhet të përzihet me ngjyrën vjollcë; e verdha me të hirtën ose me të kaltrën e mbyllur; e kuqja me të portokalline; jeshilja me të hirtën; e bardha me të kaltrën etj. Si kombinime të ngjyrave që do të ndikonin pozitivisht në fatet njerëzore konsideroheshin: e kuqja me vjollcën; e kaltra e mbylltë me të portokalltën; e kaltra a hapur me jeshilen e mbylltë; e zeza me të verdhën etj. Edhe ditët e javës i kishin ngjyrat e tyre: e hëna ishte me ngjyrë të bardhë: e marta me ngjyrë të kuqe, e mërkura kishte ngjyrë jeshile; e enjtja mbante ngjyrën e purpurt; e premtja identifikohej me të kaltrën; e shtuna me të kaltrën e mbyllur dhe e diela kishte ngjyrë portokalli. Ngjyrat që më së shumti përmenden në mitologjitë dhe besëtytnitë popullore janë: e bardha, e zeza, e kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha. Filozofi i lashtë Filioni nga Alaksandria, konsideronte se i tërë universi është i ndërtuar nga katër ngjyrat që i simbolizojnë të katër elementet: e bardha, tokën; e jeshilja, ujin; ngjyra vjollcë, ajrin, dhe e kuqja, zjarrin. Ndërsa, të shtatë ngjyrat tjera që pasojnë, sipas Filionit, kanë përputhshmëri numerike dhe harmoninë e shtatë ditëve të javës, shtatë notave muzikore, shtatë qiejve, shtatë planetëve etj. Edhe psikiatri bashkëkohor Karl Gustav Jungu ka konstatuar se në koncepcionin e psikanalizës, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike të njeriut. Në vazhdim do ta paraqesim domethënien simbolike të gjashtë ngjyrave më të rëndësishme që konsiderohen si bazë e formimit të shumë nuancave tjera kolorite: NGJYRA E BARDHË - Edhe pse në Kinë dhe Japoni ngjyra e bardhë simbolizon zinë dhe vdekjen, ajo në besimet e popujve tjerë të botës, ka domethënien ngjyrës së dritës. Është ngjyrë që simbolizon pastërtinë dhe kthjelltësinë, gjendje humori, festën, gëzimin dhe harenë, pafajësinë dhe virgjërinë femërore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besëtytnia që prania e disa llojeve të luleve të bardha në shtëpi nuk sjellin fat. NGJYRA E ZEZË - Zakonisht është negative dhe ka të bëjë me: terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin... Ngjyra e zezë është ngjyra e sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve. Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keqes. Në letrat e fatit Tarot, ka domethënien e vdekjes. Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pulat me ngjyrë të zezë parathonë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifet egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simboli i femrës, e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve. Ndërsa, Kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), tregohet se kalëron në kali të zezë. Edhe te ne shqiptarët besohet se, nëse ju prehet rruga nga macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e "pafat" e kanë shënjuar me gur të zi. Në Bibël thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me të zezë. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ. Ta zëmë, nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kurrë nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është për-

BANKA E IDEVE dorur për largimin e zënies së frymës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të dhëmbëve. NGJYRA E KUQE - Ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetëm kaq! Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libidosë), e zrmës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Ademit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat. Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite të patricëve. Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes - pjellshmërisë. Për fëmijët e shëndoshë, thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen, do të thotë fat në dashuri. NGJYRA E JESHILËT - Në besimet e popujve që nga lashtësia dhe në kohërat e sotme, ngjyra e gjelbër simbolizon fuqinë, besimin, ringjalljen, natyrën, qetësinë shpirtërore dhe mirëqenien në përgjithësi, andaj edhe jo rastësisht është përvetësuar si ngjyra bazë e besimit mysliman. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe popuj të tjerë që këtë ngjyrë e konsiderojnë si të pafat dhe ngjyrë e njerëzve të vegjël, "e vegjëlisë". Në këto besime, ajo konsiderohet se është e pafat, veçanërisht tek të dashuruarit kur ata me vete mbajnë eventualisht ndonjë veshje apo send që ka këtë ngjyrë. Në Anglinë e vjetër, ngjyra e jeshilët simbolizonte pranverën, rilindjen dhe shëndetin e mirë. Të dhuruarit dikujt në mëngjes ndonjë send me ngjyrë jeshile është konsideruar si fatsjellëse. NGJYRA E KALTËR - Kjo ngjyrë konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e shpirtit. Në planin psikik, e kaltra është ngjyra e mendimeve, ndërsa e kndërta në orientin e lashtë, kjo ngjyrë simbolizonte brengën dhe dhembshurinë, ndërsa në besimet e disa popujve tjerë ajo shpreh sinqeritetin dhe aftësinë kreative. Po ashtu, është shumë i përhapur besimi se ngjyra e kaltër sjell fat dhe na mbron nga ndikimet negative psikike dhe shpirtrat e ligë. Të veshësh veshje me ngjyrë të kaltër në ditën e parë të martesës është besuar se bashkëshortëve të ardhshëm në jetën e përbashkët bashkëshortore do t'iu sjellë fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu, duhet përmendur edhe një besim që është tejet i përhapur edhe në kohën e sotme dhe ka të bëjë me bartjen e zinxhirit apo qafores me guralacë të kaltër rreth qafe, se ato na ruajnë nga gripi, ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme. NGJYRA E VERDHË - Është ngjyra e arit, dritës diellore dhe inteligjencës kreative. Në besimet e popujve të lindjes, kjo ngjyrë simbolizon dobësinë dhe sëmundjen. Ndërsa, zakonisht konsiderohet se veshjet me ngjyrë të verdhë, në veçanti femrave u sjellin magnetizmin, tërheqjen, gëzimin dhe harenë. Në marketingun bashkëkohor, ngjyra e verdhë konsiderohet si ngjyrë që më së shumti e tërheq vëmendjen e të tjerëve, andaj edhe shumë punime publicistike për qëllime të reklamimeve të ndryshme, gjithnjë krijohen nga ngjyra e verdhë. Përgatiti:Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Gazeta 39  
Gazeta 39  

e perditshme

Advertisement