Page 1

KULTURË

GJISTRIMET

K FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 10.10.2012, NR-91 I BOTIMIT

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

Dragoi më i gjatë në botë

Kina ka ndërtuar dragoin më të gjatë të të gjitha kohërave – një gjigant zvarranik me ngjyrë të verdhë dhe të portokalltë, i gjatë 218 metra. Ky dragua gjendet në parkun e argëtimit në Hefei të provincës Anhui. I dizajnuar si atraksioni kryesor i parkut, trupi në formë zvarraniku shtrihet nëpër tërë rrethojën e parkut. Edhe ky dragua është regjistruar në librin e rekordeve Guinness. Elona Gjelaj

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” - Boni, qyteti i Bethovenit dhe i muzeve të shumta - Mjeshtër në ngritje peshash me qepallën e syrit - Britaniku Richard Ashton e ka bërë tatuazh pashaportën e tij në shpinë. - Harron në autobus violinën e vlefshme 172 mijë dollarë - Dragoi më i gjatë në botë

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 10 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”

Parku Kombëtar Detar ndodhet në rrethin e Vlores, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 12 428 ha dhe njëherazi përben të parën zonë e mbrojtur detare në vendin tonë. Ekosistemi detare pranë Gadishullit të Karaburunit, nga Kepi i Shën Vasilit deri te faqja e Langadhës, dhe rreth Ishullit të Sazanit, në një largësi 1 milje detare (1852m), nga vija bregdetare, është zona me vlera të larta të trashëgimisë natyrore. Bota nënujore e parkut është një mrekulli e natyrës dhe e biodiversitetit të Shqipërisë. Ky park detar konsiderohet me larmi të pasur

peizazhesh nënujore, habitatesh dhe të llojeve të florës e faunës detare si vendstrehimi, ushqimi e shumimi për një numër të madh llojesh me rëndësi kombëtare, rajonale dhe globale. Karakteristike dalluese e biodiversitetit të tij janë livadhet nënujore të posidonias. Gjithashtu, është i përshtatshëm për rritjen e shumë organizmave bimore e shtazore nënujore, duke filluar me algat detare, sfungjerët, knidarët, molusqet, krustacet, lëkurëgjëmborët, koralin e kuq, reptilët, gjitarët. Përfitimi nga krijimi i parkut kombëtar detar kon-

siston, veç mbrojtjes se mjedisit natyror detar, të biodiversitetit, të peizazhit nënujor, të shpellave, kanioneve, etj, por edhe për nxitjen e turizimit nënujor, përfshirë dhe vlerat historike e kulturore që gjenden brenda sipërfaqes nënujore të tij. Vlerat të parkut kombëtar detar janë unikale dhe bashkëvepruese edhe me vlerat e biodiversitetit dhe ato natyrore bregdetare e tokësore të gadishlllit të Karaburunit apo dhe të ishullit të Sazanit, të cilat plotësojnë njëratjetrën dhe janë karakteristike për peizazhin e këtij rajoni. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 10 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 3

BANKA E IDEVE

Boni, qyteti i Bethovenit dhe i muzeve të shumta

Boni njihet në histori që në vitet 13 dhe 9 p.e.s. kur romakët filluan të ndërtonin rrugë, ura e fortesa, në një vend të njohur me emrin “Bonna”. Ndërkohë një nga ngjarjet e para të mirëdokumentuara është martirizimi i dy legjionarëve tebanë. Legjioni i Tebës ishte një legjion krejt i krishterë, që refuzoi të adhuronte perandorin si zot. Si ndëshkim, komandanti i legjionit teban, Mauricius u ndëshkua në Shën Moric, ashtu sikurse shumë legjionarë tebanë si Kasiusi dhe Florenciusi, të dy shenjtorë të Bonit që u martirizuan në vendndodhjen e bazilikës së sotme të Mynsterit. Boni, është porta hyrëse për në luginën romantike të Rinit. Për më tepër se 200 vjet, miq nga mbarë BANKA E IDEVE

bota kanë udhëtuar nëpër Rinin romantik si Gëtja, Mark Tuejni, Kazanova, apo William Tërneri. Asnjëri prej tyre nuk mund ti rezistonte joshjes së këtij peizazhi magjepsës. Në të dy brigjet e lumit ka mjaft kështjella e ndërtesa të gatshme për të pritur vizitorët kështu si ne. Ndalesa e parë është tek shtëpia ku ka lindur Ludvig van Bethoven ne vitin 1770. E mbajtur mjaft mirë në gjendjen origjinale ndërtesa sot ka koleksionin më të madh të Bethovenit ne botë:piktura e portrete, dorëshkrime origjinale dhe botime te para të veprave domethënëse, pianoja e madhe e fundit e Bethovenit, kuarteti i tij i harqeve dhe trompat e tij. Sheh dhomën ku ka lindur kompozitori i madh. Që BANKA E IDEVE

me hyrjen në oborrin e tij ndjen sikur shkel në kohën e Bethovenit, çka i kushtohet mjedisit historik të ndërtesës. Duke kaluar të 12 dhomat e muzeut sheh thellësisht jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit të madh. Mbi 150 objekte origjinale të tij pasqyrojnë mënyrën e të menduarit të ndjerit të punuarit dhe të krijuarit të Bethovenit. Duhet të përmend edhe ndërtesën ku është Shtëpia muze e historisë së Rep Federale Gjermane, që i kushtohet historisë nga fundi i luftës së dytë botërore deri në ditët e sotme. Muzeu shfaq historinë politike, ekonomike e sociale kushtet jetësore të përditshme dhe aspekte të rëndësishme të artit e kulturës. Holli i artit dhe i shfaqjeve me ekspozitat e saj ofron një program të larmishëm kulturor me domethënie ndërkombëtare dhe pas saj vjen muzeu i Artit Modern, para së cilës kaluam për të shkuar në Institutin Gustav-Stresemann, ku zhvilloi punimet konferenca jonë për të drejtat e njeriut. Muzeu ofron një portretizim të pashoq të zhvillimit të artit gjerman në gjysmën e dytë të shek të 20-të. Duke shkuar në drejtim të Rrugës së 6-të, ndërkombëtare u ndalëm në “Muzeu i Grave” i themeluar në vitin 1981, që ka për qëllim të promovojë artin, kulturën dhe shkencën e krijimtarisë së grave dhe është i vetmi i këtij lloji në Gjermani. Universiteti i Bonn-it ish rezidenca elektorale u themelua në vitin 1918 nga mbreti Fridrih- Vilhelm i III-të, një ndërtesë madhështore që zgjatet pothuajse deri mbi lumin Rin. Aty u ndala për të mësuar diçka më tepër mbi studimin që ka kryer atdhetari ynë Dalib Zavalani në Berlin në vitin 1935. Kozeta Zavalani BANKA E IDEVE


4

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 10 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Katedralja e Këlnit

Katedralja e Këlnit është një prej kishave më të mëdha të botës, duke qenë kisha më e madhe gotike ne Evropën veriore. Për katër vjet (1880-1884) ka qenë struktura më e lartë në botë, deri në përfundim të Monumentit të Uashingtonit. Kullat e saj kishtare janë të dytat

në botë për nga lartësia, të tejkaluara nga kulla e vetme e katedrales së Ulmit, e përfunduar dhjetë vjet më vonë në vitin 1890. Ndërtimi i kësaj kishe gotike filloi në vitin 1248 dhe me ndërprerje, deri në vitin 1880 u deshën afërsisht 600 vjet për të përfunduar. Në vitin

BANKA E IDEVE

1996, Katedralja e Këlnit iu shtua listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si një zonë me rëndësi kulturore. Projektimi i katedrales së Këlnit u bazua mjaft në katedralen e Amiensit, si në planimetri, stil dhe gjerësinë e madhe, ashtu dhe në proporcionet e lartësisë së nefit qendror. Katedralja e Kelnit mbetet nje nga destinacionet me te vizituara ne Gjermani. Te dhenat nga bordi i turizmitgjerman tregojne se cdo vit kjo katedrale bizitohet nga me shume se 6 milione vizitore. Ndryshe e njohur si Katedralja e Shen Pjetrit , ajo eshte e treta me e larte ne bote me nje lartesi prej 157 metrash. Ndertimi i saj ka filluar ne vitin 1248 dhe ka perfunduar pas me shume se 600 vjetesh pikerisht ne 1880. Katedralja mbetet sot nje nder krijimet me mbreslenese gotike. Kozeta Zavalani

Mjeshtër në ngritje peshash me qepallën e syrit Nuk është iluzion optik – Feng Hu vërtetë ngul një gjilpërë çeliku në qepallën e syrit dhe ngre pesha me të. Mjeshtri i Kung Fusë nga Luoyang, provinca Henan e Kinës, filloi t’i performojë shoun e tij pasi kaloi dekada të tëra duke studiuar teknikat e kontrollit të dhimbjes si pjesë e stërvitjeve të tij të kung fusë. Feng, të cilit i pëlqen të ngrejë e të rrotullojë kova me ujë nga syri i tij, thotë: “Unë mund të orientoj energjinë e trupit për t’i bërë pjesët e trupit tim që t’i harrojnë nervat dhe ato më nuk dhëmbin ose dëmtohen. Njerëzit mendojnë se kjo është magji por është vetëm vite e vite punë e stërvitje”. Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 10 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 5

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Britaniku Richard Ashton e ka bërë tatuazh pashaportën e tij në shpinë.

Britaniku Richard Ashton e ka bërë tatuazh pashaportën e tij në shpinë. Në disa raste, kur dëshiron të tërheqë para nga banka, shpesh herë zbulon shpinën dhe zyrtarët lexojnë të dhënat personale të tij.

Ashton thotë se ka dashur të ruaj diçka nga udhëtimi i tij në Australi, si dhe të bëjë diçka patriotike. “E dashura ime një kohë mendonte se jam i çmendur, por tani mendon se kjo është thjeshtë qesharake.

Ndërsa njerëzit që shohin tatuazhin tim reagojnë pozitivisht”, tha Ashton për tabloidin britanik The Sun. Richard thotë se disa herë ka tërhequr para nga banka duke ia dhënë zyrtarëve të dhënat nga shpina e tij, por ai shton se këtë e bën vetëm kur harron dokumentet personale. “Zakonisht zyrtarët e bankës më shikojnë me habi, por ju vjen mirë kur kuptojnë se nuk po përpiqem t’i mashtroj”. Nuk vij vërdallë pa bluzë, por kur është nevoja edhe zhvishem”, tha britaniku. Megjithatë, gjatë udhëtimit jashtë shtetit, Richardi nuk mund t’i përdorë të dhënat nga shpina, sepse kjo nuk u lejohet doganierëve. Elona Gjelaj

Harron në autobus violinën e vlefshme 172 mijë dollarë

Policia amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e një violine të vjetër 176 vjet, në vlerë 172 mijë dollarë, të cilën një studente nga Tajvani e kishte harruar në autobusin e linjës BostonFiladelfia. Muchen Hsieh ka thënë për mediat se mungesën e violinës e kishte vërejtur vetëm kur kishte shkuar te familja në Filadelfia. Ajo i ka telefonuar menjëherë firmës së autobusit zyrtarët e së cilës kishin thënë se instrumenti nuk është gjetur. Hsieh kishte marrë violinën si huazim nga Fondi i kulturës së Tajvanit, për ta përdorur gjatë studimeve në Boston.Violina i takon vitit 1835 dhe ka origjinë nga Napoli i Italisë, ndërsa është punuar nga ndërtimtari Vinçenzo Jorio. Në polici thonë se violina mund të kthehet në secilin stacion të saj në qytet dhe se personi që e ka gjetur nuk do të merret në pyetje.

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

Gazeta 91  

e perditshme

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you