Page 1

KULTURË

GJISTRIMET

K FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 03.10.2012, NR-87 I BOTIMIT

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

U ndanë çertifikatat për Pearson Language Test në Sh.L.P “Vitrina

Mbasi u zhvillua provimi për njohjen e gjuhës Angleze Pearson Language Test General ( PTL General) në Sh.L.P “Vitrina”, ku kandidatët u intervistuan në provimin me gojë për nivelet C1 dhe zhvilluan testimi me shkrim, në të cilin u vleresohen për aftësinë e të degjuarit dhe të shkruarit, sot u ndanë çertifikatat për Pearson Language Test. Përfaqesues të zyres distributor që ishin të pranishëm për të bërë inspektimin e administrimit, u shprehen shumë të kënaqur për standartet e shërbimit, administrimit dhe mbarëvajtjen e procesit të testimit që Sh.L.P “ Vitrina” ofron. Qendra testuese “Vitrina” ofron mundësinë për çdo të interesuar për mbrojtjen e gjuhës angleze, për të 4 nivelet, sipas “Pearson Language General” Për më tepër: www.banka-ideve.com

Zhvillohet eventi “100 Mijë Poetë Për Ndryshim” - Body Painting ose të Pikturuarit e Trupit - Artistja 4-vjecare nga Australia - Shiti veshkën për të blerë iPad2 - Vajza trevjeçare me koeficient inteligjence 140 - Tatuazhe nga ari në Dubai - Akullorja më e shtrenjtë, 700 euro! - U ndanë çertifikatat për Pearson Language Test në Sh.L.P “Vitrina

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 03 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

Zhvillohet eventi “100 Mijë Poetë Për Ndryshim”

Kampusi Universitar Vitrina u gjallërua ditën e sotme pasi u mbajt eventi artistik “100 mijë Poetë për Ndryshimin” ku ishin të ftuar rreth 100 figura të shquara, poetë, shkrimtarë, piktorë, si edhe aktorë ishin pjesë e kësaj mbledhjeje masive artistike krijuese të letërsisë nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania e Shoqata "Familja dhe Media-Fuqia për Ndryshim". Eventi u organizua nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë - Fondacioni "Banka e Ideve", Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania dhe Fondacioni "Vitrina". Pritja madhështore

u bëri shumë përshtypje artistëve të cilët shprehën hapur kënaqësinë dhe përshtypjet e mira për organizimin. Znj. Kozeta Zavalani, Kryetare i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi për Tiranën, njëkohësisht dhe moderatore e këtij eventi, falenderoi pjesëmarrësit dhe në mënyrë të vecantë aktoren e madhe Znj. Roza Anagnosti si dhe Nderin e Kombit Z.Dhimitër Anagnosti. Përfaqësues nga Universiteti “Vitrina” ishte Zv. Rektori Z. Teki Kurti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i njohu ata me misioni dhe vizionin që ky universitet paraqet e mbi të gjitha për mbështetjen që u jep evenimenteve të tilla. Në sallën “Sami Frashëri” u

interprtuan krijime mjaft interesante të artistëve të njohur si dhe atyre të rinjë. Ky aktivitet ishte mjaft i larmishëm plot me emocione deri në lot gëzimi. Për të gjithë të pranishmit u shpërndanë certefikata pjesëmarrje në “100 mijë poetë për ndryshim”. Në ambjentet e Universitetit “Vitrina” u hap dhe një ekspozitë pikture me punime të: Sokol Mecollari, Irida Hazizi, Mikel Zavalani, Zhulieta Tengu. Në këtë ekspozitë u paraqitën punime me tematika nga më të ndryshme. Në fund të takimit u organizua një kokteil duke krijuar kështu një ambjent festiv dhe të ngrohtë për të gjithë të pranishmit. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 03 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 3

BANKA E IDEVE

Body Painting ose të Pikturuarit e Trupit

Body Painting, ose ngjyrosja e trupit, është një formë arti trupor. Jo si tatuazhet, body painting është e përkohshme, e pikturuar në lëkurën njerëzore dhe zgjat vetëm

për disa orë, ose në rastin e Mehndi, tatuazheve me këna, mund të zgjasë deri në dy javë. Body painting e limituar në fytyrë njihet si face painitng, ngjyrosje në fytyrë.

Ai njihet ndryshe si një formë tatuazhi i përkohshëm. Body painting ndahet në dy kategori të mëdha: tradicionale dhe moderne. Tek tradicionalja hyn të pikturuarit e trupit me pigmente natyrale dhe ekziston në pjesën më të madhe të kulturave tribale. Zakonisht vendoset gjatë ceremonive, ende përdoret nga popujt indigjenë të Australisë, Zelandës së re, Ishujve të Paqësorit dhe në disa pjesë të Afrikës. Zakonisht Mehndi, tatuazhet me këna, praktikohen ende në Indi dhe Lindjen e Mesme tek nuset dhe që pas viteve ’90 është bërë shumë e përdorur nga vajzat e reja në botën perëndimore. Përsa i përket modernes, body paint është përdorur jo vetëm për qëllim artistik, por edhe si një metodë për të përfituar vëmendje në protesta politike. /IH Shihni fotot tek Galeria

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\

Artistja 4-vjecare nga Australia

Artistja Aelita Andre nga Australia ka vetëm 4 vjet, ndërsa veprat e saj arrijnë çmimin deri në 24 mijë BANKA E IDEVE

dollarë. Vajza është bërë e njohur në gjithë botën, ndërsa sot është hapur ekBANKA E IDEVE

spozita e saj e parë në New York. Historianët e artit i krahasojnë veprat e saj me ato të viganëve të pikturës, Jackson Pollock dhe Pablo Picassos. Nëna e saj Nikka thotë se vajza ka filluar të pikturojë që kur ishte 11 muajshe, para se të fillonte të ecë. Tani në shtëpi ka edhe atelienë e saj. Pikturat e saj arrijnë çmimin midis pesë dhe 10 mijë dollarë, ndërsa piktura më e shtrenjtë e saj është shitur në Hong Kong për 24 mijë dollarë. Prindërit e saj mohojnë se ndonjëherë kanë detyruar vajzën e saj të pikturojë dhe insistojnë se veprat e vajzës së saj duhet të vlerësohen në bazë të vlerave artistike, e jo në bazë të moshës së saj. Elona Gjelaj BANKA E IDEVE


4

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 03 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Shiti veshkën për të blerë iPad2

Një adoleshent kinez ka shitur veshkën e tij për të blerë një iPad2. 17-vjeçari Xiao Zheng nuk mund të përballonte dot blerjen e tabletit dhe iu përgjigj një oferte online që iu drejtohej njerëzve të shëndetshëm për shitjen e veshkës. “Doja

të blija një iPad, por nuk kisha para. U futa në internet dhe pashë një lajmërim për shitje veshke”, u shpreh adoleshenti për një televizion kinez. Zheng kreu operacionin e rrezikshëm dhe mori rreth 2 mijë euro për veshkën e tij. Me

këto para ai bleu një iPad dhe një iPhone.Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e personave që kanë kryer këtë operacion. Kjo çështje ka shkaktuar polemika në Kinë ku njerëzit ankohen se materializmi po shkatërron moralin e të rinjve. Elona Gjelaj

Shiti veshkën për të blerë iPad2

Trevjeçarja Saffron Pledger nga Britania ka bërë testin e inteligjencës, me të cilin është konfirmuar se koeficienti i saj i inteligjencës (IQ) është 140, që është BANKA E IDEVE

40 pikë më shumë se mesatarja britanike. Vajza qysh tani di të shkruajë, lexojë, numërojë deri në 50 dhe madje kryen operacionet e thjeshta matematikore si mbledBANKA E IDEVE

hje e zbritje, dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë leksion në shkollë. Babai i saj, Dany Pledger, i cili ka fituar disa herë në kuisin britanik “Countdown”, vlerëson se vajza e saj ka mësuar të lexojë kaq herët pasi ka përcjellë kuisin për shkak të tij. Familja tani pret që organizata Mensa të bëjë verifikimin përfundimtar të testit, të cilin Saffron e ka bërë, dhe nëse pranohet, do të jetë një nga anëtaret më të reja të organizatës, e cila mbledh njerëzit me koeficientet më të larta të inteligjencës. Anëtari më i ri i Mensa-s u bë Elis Ten Roberts nga Londra më 2009, i cili atëherë kishte vetëm dy vjet e katër muaj. Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 03 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 5

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Tatuazhe nga ari në Dubai Në Dubai mund të blini gjithçka, madje edhe të bënë tatuazh me arin 24 karatësh. Tatuazhi i përkohshëm përbëhet nga 99 % ari apo platinium, i cili vendoset direkt në lëkurë për vetëm 10 minuta. Një tatuazh i tillë zgjat rreth një javë dhe kushton nga 40 deri 6 mijë euro, varësisht nga kërkesa dhe madhësia. Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një zbukurim të tillë të arit në trup, duhet të “ndalojnë” në Dubai në hotelin luksoz Burj Al Arab, ku bëhen tatuazhet prej arit. Elona Gjelaj

Macja më e durueshme në botë Macet janë padyshim të ëmbla. Fëmijët e vegjët dinë të jenë edhe më të ëmbël. Por, kur të bashkohen të dytë, gjithmonë rezultojnë filma që na kënaqin – si në rastin e një maceje të portokalltë, e cila duron çdo gjë që i bën bebja. Filmi, i cili pritet të bëhet hit në

YouTube, është parë nga gjysmë milion persona, që nuk është habi, pasi fjala është për një fëmijë të vogël, i cili kafshon bishtin e maces. Edhe pse macet nuk janë të njohura për natyrën e durueshme të tyre, kjo mace duron gjithçka. Elona Gjelaj

Akullorja më e shtrenjtë, 700 euro! Akullorja është një nga gjërat që fëmijët duan më shumë në verë dhe që është e përballueshme ekonomikisht nga (pothuajse) të gjitha familjet. Por, duket se të blesh një akullore është diçka shumë ekskluzive. Në një hotel të Meksikës, Resort Marquis Los Cabos, shërbehet akullorja më e shtrenjtë në botë: kushton 700 euro!Arsyeja e këtij çmimi të çmendur është se për prodhimin e kësaj akulloreje përdoret Premium Tequila Clase Azul. Një shishe e kësaj pijeje alkoolike kushton rreth 1 mijë euro. Elona Gjelaj BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

Gazeta 87  

e perditshme

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you