Issuu on Google+

KULTURË

GJISTRIMET

K FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19.09.2012, NR-80 I BOTIMIT

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

Workshop: A duhet të votojnë emigrantët?

Interviste me MSc. Bledar Kryemadhi, pedagog në Fakultetin e Edukimit Sh.L.P.”Vitrina”A duhet të votojnë emigrantët?- Në këndvështrimin tim emigrantët janë një pontecial ekonomik shumë i rëndësishëm për një komb. Në këtë kuadër ata duhen të ndehen të përqafsuar, por si mund të ndihen të përfaqsuar ata? Ata ndihen të përqafsuar më anë të votës. Rusoi i cili i jep një rëndësi sovranit që është populli që të ushtroj sovranitetit e tij, që ta bëj fuksionale shtetin kërkon të delegoj kopetencën. Duke e parë në këtë aspect duhen emigrantët me patjetër të votojnë. Të arrihet duhet infrasktukturë, logjistikë etj. Pra mund të them se ka një rëndësi të vecantë votat e tyre duke qënë se ata jetojnë përgjithsisht në vendet perendimore të cilat janë shtet formuese ku emigrantët gëzojnë të drejtat e tyre dhe përfaqsojnë këtë kulturë mendoj që ata janë më të aftë të vlersojnë një platform politike. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Fierzë-Koman, udhëtim mes fjordeve shqiptare - I dehur në polici - “Prifti” kontrabandues i kokainës - Workshop: A duhet të votojnë emigrantët? - Mekaniku i cili “ia ndien erën” prishjes - 10-vjeçari merr rrugë qindra kilometërshe

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

Mekaniku i cili “ia ndien erën” prishjes

Daniel Moncada, pas një sëmundje të rrallë kishte humbur shikimin, mirëpo ka arritur të zbulonte një talent të tij të jashtëzakonshëm. Ai, me ndihmën e shqisave të dëgjimit

dhe të nuhatjes, mund të zbulojë çdo prishje në automjet dhe natyrisht ta rregullojë atë. Daniel Moncada është ish-disenjator nga Deerfield Beach në Florida, i cili pas sëmundjes së tij të rrallë, ka humbur punën e vjetër. Mirëpo, pasi që ka humbur shikimin, Daniel ka zbuluar talentin e tij, deri atëherë të pazbuluar – që nëpërmes nuhatjes dhe dëgjimit të përcaktojë prishjen në automjet, prandaj me ndihmën e familjes ka hapur një dyqan për automekanikë

dhe shitje të pjesëve rezervë. Klientët nuk i mungojnë, sepse të gjithë dëshirojnë të vërtetohen në “aftësitë e tij çudibërëse”. Moncada qysh gjatë shkollës së mesme kishte punuar si automekanik, andaj punët në automjet janë të njohura për të, mirëpo disa prej punëve, për shkak të mungesës së shikimit, nuk mund t’i kryej vet. "Nganjëherë ndihem i pafuqishëm, por kjo më kalon shpejt sepse kam mbështetje të madhe nga familja", thotë Daniel. Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

Ja cili ruan burgun më të madh në SHBA

Burgu më i madh në SHBA, qendra dënuese-përmirësuese në Luziana, për shkak të masave të kursimit

ka filluar që në vend të njerëzve, si rojtar të përdor ujqit të përzier me qen. Anëtari i asociacionit të qendrave dënuese-përmirësuese në SHBA, Xhorxh Kemp ka thënë për “Wall Street Journal” se burgu në Luziana duhet me çdo kusht t’i ulë shpenzimet. Sipas të përditshmet franceze “Le Figaro”, në burgun më të madh në SHBA, i cili shtrihet në 73 kilometra katrorë, gjysma e 5000 të burgosurve janë vrasës, ndërsa 75 për qind prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm .] Për shkak të reduktimit të buxhetit për 20 milionë në periudhën pesë vjeçare, drejtoria e burgut është

detyruar që t’i largoj 105 nga 1200 rojtarë dhe 35 nga 42 agjentë për mbikëqyrje. Drejtoria nga viti 2011 përdor 80 qen-ujq për ruajtjen e burgut. Derisa mbajtja e 80 qenve kushton 48 mijë dollarë në vit, një pagë mujore e rojtarit të burgut mesatarisht sillet rreth 27 mijë dollarë. Këto kafshë janë përzierje e Malamutit të Alaskës dhe ujkut të përhimët i rëndë rreth 55 kilogramë, ndërsa i ruajnë telat e burgut në katër metra lartësi përmes së cilës përçohet rryma dhe të cilët rrethojnë shtatë ndërtesa të kompleksit të burgut. Amazona Kadriu

“Prifti” kontrabandues i kokainës

Një njeri, i cili ka pohuar të jetë një prift katolik, është arrestuar në aeroBANKA E IDEVE

portin Schiphol të Amsterdamit, pasi që policia i ka gjetur kokainë ndër rroba. I dyshuari anonim fillimisht refuzoi të kalonte nëpër një kontroll rutinor të trupit “për arsye fetare”, ka thënë policia holandeze. Më pas i dyshuari është vërejtur duke u transferuar në një sportel tjetër të aeroportit. Ai u kontrollua dhe më shumë se tre kilogramë të kokainës iu gjetën në pako të ngjitura rreth trupit të tij. "Kemi parë shumë gjëra, topa bejsbolli të mbushur me kokainë, shishe BANKA E IDEVE

të verës, por kjo është hera e parë të shohim këtë gjë", ka thënë zëdhënësi i policisë, Robert van Kapel. Personi, i cili po udhëtonte nga Bolivia, ka vazhduar të këmbëngulte se ishte prift dhe të drejtat e tij ishin shkelur nga kontrolli. Van Kapel ka shtuar: "Nëse dëshiron të hysh (në Evropë) duhet të kalosh nëpër kontroll të sigurisë, duhet të bashkëpunosh dhe nuk mund të refuzosh të kontrollohet trupi. Ai do të sillet para gjykatësit". Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 3

BANKA E IDEVE

I dehur në polici Që t’i dëshmojë gruas së tij që nuk është i dehur, një gjerman është ulur në automjet dhe ka shkuar drejt në stacion policor për të marrë vërtetim që nuk ka pirë – pas së cilës i është matur sasia e alkoolit prej 2.2 promilash! Një burrë të cilit gruaja i kishte hipur në qafë që kishte pirë, ka vendosur të merr dëshminë që është i kthjellët, prandaj ka marrë atë, bashkë me tre fëmijët, dhe i ka sjellë në stacionin policor të qytetit Husum, afër kufirit të Gjermanisë me Danimarkën. Policia ka urdhëruar që t’i merret gjaku, derisa rezultati ka dëshmuar që ai përmban 2.2. promila. Pos që ka vozitur tërësisht i dehur, për të cilën gjë do të gjobitet me një tiketë të majme, burrëria e tij do të duhet të përballet me faktin që gruaja e tij ka pasur të drejtë. Elona Gjelaj

10-vjeçari merr rrugë qindra kilometërshe

Një djalosh dhjetëvjeçar të cilin e kishte marrë malli për gjyshin dhe gjyshen e tij,

nuk ka përtuar që, pa përcjelljen e askujt, të merrte rrugë qindra kilometëshe për t’i vizituar ata – mirëpo nuk ka arritur deri tek caku. Djaloshin e ka takuar një konduktor i sinqertë, i cili e ka "dorëzuar" atë tek prindërit e tij. Djaloshi nga qyteti Manheim kishte vendosur të vizitonte gjyshin e gjyshen, që jetojnë në Lituani, prandaj të shtunën kishte hipur në një tren, pa i njoftuar prindërit e tij paraprakisht. Udhëtimi i tij kishte marrë fund pas 200 kilometrash, kur konduktori e ka kuptuar

se djaloshi nuk kishte biletë dhe ishte pa përcjellje të prindërve, andaj menjëherë e kishte lajmëruar policinë. Djaloshi i “pafat” natën e kishte kaluar në një shtëpi për fëmijë, ku të dielën kishte ardhur e ëma e tij e brengosur, për ta kthyer në shtëpi. Ajo pak kohë pasi kishte kuptuar se i biri i saj nuk ishte askund kishte lajmëruar policinë lokale për humbjen e tij. Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


4

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Bie nga dritarja derisa gjuante bredhin

Një gjerman ka rënë nga dritarja e banesës së tij, së bashku me bre-

dhin e Krishtlindjeve, të cilën ka dashur ta heq qafësh shpejt e shpe-

jt. Mashkulli gjerman ka rënë të shtunën mbrëma nga lartësia prej rreth shtatë metrash, derisa po e gjuante bredhin në rrugë, ka njoftuar policia në qytetin Mönchengladbach, në përëndim të Gjermanisë, duke shtuar se pema nuk ka lehtësuar aspak rënien e tij. "Ekziston një reklamë në të cilën njerëzit kënaqen duke gjuajtur bredhat e Krishtlindjes përmes dritares. Kjo megjithatë, nuk nënkupton që edhe ju duhet të gjuheni pas saj", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale. Mashkulli i pafat është dërguar në spital në gjendje kritike, me lëndime të rënda. Elona Gjelaj

Jo vetëm për tu ngrënë... të gjitha janë instaluar me kujdesin më të madh në brumin e bukës, i cili më pas është pjekur për të krijuar këtë krijim artistik, raporton noa.al. Studenti i industrisë dizenjuese, Debbi Nitzan deklaron se për krijimin e këtij produkti organik është frymëzuar në kundërshtinë që përmban buka dhe elektriciteti. “Kontrasti midis teknologjisë së lartë dhe teknologjisë së ulët më dhanë mundësinë mua të kombinoja elektricitetin dhe bukën”, shprehet studenti.

Një artist nga Jeruzalemi, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij ka arritur të krijojë disa objekte tepër të veçanta për nga lloji i tyre.

BANKA E IDEVE

Si bazë kryesore për realizimin e këtyre objekteve të rralla, ai ka përdorur bukën. Orët, elektrikët e dorës dhe radiot BANKA E IDEVE

E veçanta e këtyre objekteve është edhe fakti se orët, radiot dhe elektrikët e dorës janë në gjendje pune, ndonëse nuk janë tepër praktike, pasi jetëgjatësia e tyre është e shkurtër. Amazona Kadriu Banka Ideve Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 19 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 5

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Fierzë-Koman, udhëtim mes fjordeve shqiptare

Një shëtitje e mrekullueshme në itinerarin ujor Koman-Fierzë përgjatë liqeneve artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të Shqipërisë, që na dhurojnë një copëz të vyer në mozaikun e turizmit natyror shqiptar. Një përvojë unike përshkrimi i këtij segmenti ujor që përjetohet vetëm në këtë zonë të Shqipërisë Shqipëria është e bukur dhe ta vizitosh atë në çdo centimetër të saj do të thotë të marrësh kënaqësi të papërshkrueshme. Shpresojmë që këtë ndjesi t’jua kemi përcjellë edhe juve, sa herë që ju kemi sjellë në vëmendje pjesë nga natyra dhe bukuritë e saj. Duke dashur të jemi në koherencë të plotë me stinën, me shijet tuaja, me atë që do të ishte më e përshtatshme për t’u vizituar ne një perudhë të caktuar të vitit, kemi dëshirë t’ju rekomandojmë një itinerar fare të veçantë, i cili në vetvete mbart një përvojë e kënaqësi që nuk mund ta merrni askund tjetër, ndonëse është pjesë e një udhëtimi shumë më të gjatë. Ajo që do t’ju ofrojmë këtë herë, është një shëtitje e mrekullueshme në itinerarin ujor Koman-Fierzë, ose anasjelltas, përgjatë liqeneve artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të Shqipërisë, që përveçse na mbajnë gjallë nga ana ekonomike, na dhurojnë edhe një copëz të vyer në mozaikun të turizmit natyror shqiptar. Do të jetë një përvojë unike përshkimi i këtij segmenti ujor, BANKA E IDEVE

dhe ajo mund të përjetohet vetëm në këtë zonë të Shqipërisë. Liqenet e Fierzës dhe Komanit përdoren rëndom edhe për transport udhëtarësh me traget, por nëse ky udhëtim shfrytëzohet për turizëm, ai kthehet në një shëtitje të paharruar. Ju do të mbeteni pa fjalë nga natyra e mrekullueshme, shpatet e veshura me gjelbërim, thyerjet që krijon uji kur futet nëpër shkëmbinjtë që dikur ishin shpate luginash e sot janë kthyer në fjorde mahnitëse. Ndoshta për banorët vendas që e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë dhe janë mësuar me panoramat e shpateve të maleve, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, por për të gjithë ju që nuk keni patur asnjëherë rastin ta vizitoni këtë zonë të mrekullueshme, dijeni se keni humbur vërtet një përvojë të paharrueshme. Liqeni i Komanit, i cili ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës, është formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin, ku është ngritur Hidrocentrali i Komanit me 600 mijë kë/orë. Liqeni ka sipërfaqe 12 km 2 , gjatësi 34.5 km dhe gjerësi 50-60 m. Rreth liqenit lartësohen male të pyllëzuara me lartësi 1000-1200 m mbi nivelin e detit. Ky rajon, veç vlerës turistike, ruan edhe vlera historike. Aty pranë ndodhet fshati Koman, ku është zbuluar një varrezë e shekullit 6-8 e.j., e cila lidhet me kulturën e shoqërisë së hershme shqiptare. Mungesa e një organizimi, qoftë prej autoriteteve lokale, qoftë prej agjencive turistike, e ka lënë krejtësisht në hije shfrytëzimin turistik të kësaj zone me potenciale të fuqishme, që po të shfrytëzoheshin edhe në mënyrë të pjesshme, do të ndikonin drejtpërdrejt në të ardhurat ekonomike të të gjithë zonës. Për t’i ardhur në ndihmë turistëve e vendasve, janë vënë në funksionim mjete lundrimi për pasagjerë, makina e mallra. Çdo ditë (rreth orës 10) trageti Koman-Fierzë-Koman, ofron udhëtime në kushte shumë të mira, që lehtësojnë lëvizjen e popullsisë së kësaj zone e të udhëtarëve që duan të shkojnë në veri të vendit. Në traget BANKA E IDEVE

mund të gjeni edhe shërbimin e barit dhe ushqim të shpejtë. Natyra e mrekullueshme do t’ju lërë mbresa të thella e ju do të doni që udhëtimi juaj të mos mbarojë. Në fakt janë rreth 40 km magjepsëse që për rreth 3 orë, që do t’ju lënë me aparat fotografik në dorë. Do të duhej të përshkruanim hollësisht çdo detaj, një copëz gjelbërimi të zhytur në ujë, një gji të vogël që shfaqet papritmas, një kep që del pak më matanë, të gjelbrën mbresëlënëse të ujit, pasqyrimin e natyrës që ju gjatë të gjithë kohës e shihni të dyzuar, e shumë gjëra të vogla, që në të veçantën e tyre, përbëjnë të përbashkëtën e mahnitshme. Asgjë nuk ka të krahasuar me përvojën e jetuar, dhe ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se përshkrimi ynë është thjesht një emocion i pjesshëm. Në të vërtetë ky itinerar është vetëm një pjesë e itinerarit të udhëtimit të gjatë Tiranë-Tropojë, i cili kalon nëpër rrugën kombëtare Tiranë-Shkodër, kthen në Bushat aty ku lexoni tabelën turistike “Koman”, dhe vazhdon në Mjedë-Vau i Dejës-Koman-Fierzë (udhëtimi me traget Koman-Fierzë), pastaj vazhdohet për në Bajram Curri. Prej andej mund të zgjidhni në morinë e pafund të destinacioneve të mrekullueshme të Alpeve të Tropojës e në Valbonë (por për këtë destinacion do t’ju flasim më gjatë në një nga numrat e ardhshëm). Objekte interesante në zonë Veprat gjigande energjetike e Hidrocentralit të Fierzës dhe Komanit, madhështore dhe mbresëlënëse mund të vizitohen duke marrë leje paraprake nga autoritetet përkatëse. Hidrocentralet janë me të vërtetë objekte madhështore që ofrojnë supriza pa fund gjatë eksplorimit të tyre deri në 170 metra në thellësi të tokës. Varreza që ju përmendëm pak më lart, e cila ndodhet në fshatin Koman, është një objekt me shumë interes. Është e këshillueshme që qysh në krye, të merrni informacion paraprak se kush mund t’ju shoqërojë ose t’ju tregojë rrugën për atje. Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


Gazeta 80