Page 1

KULTURË

GJISTRIMET

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

K FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 14.09.2012, NR-76 I BOTIMIT

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

Workshop: Ku do zgjidhni që fëmija juaj ti kryejë studimet?

Intervistë me Drejtoreshën e Kurseve Marsilda Rexha Ku do zgjidhni që fëmija juaj ti kryejë studimet brënda apo jashtë vendit, bazuar kjo dhe në eksperiencën tuaj. - Mendoj që fëmija im të studiojë pse jo Brenda vendit. Shqipëria është në prag të ngritjes së arritjeve dhe standarteve arsimore, kulturore dhe duke mos anashkaluar apo duke mos lënë pa përmendur edhe fushat e tjera. Shqipëria është një vend që ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë breza të cilët i kanë të ngulitur thellë gjurmët e tyre në fushën e arsimit. Atëherë lind pyetja: Pse fëmijët tanë të studiojnë jashtë vendit ku Shqipëria mundëson kriteret dhe mundësitë që fëmijët tanë të shkollohen Brenda normave dhe rregullave të institucioneve. (Marsilda Rexha) Për më tepër: www.banka-ideve.com

Për piktoren Safo Marko - Jetë e egër - Mjetet luksoze ‘harrohen’ në Greqi - Workshop: Ku do zgjidhni që fëmija juaj ti kryejë studimet?

- Kur llava bashkohet me detin - Lumi me ujin më të kristaltë - Shkretëtira e kuqe -Maskimi në rrjetet sociale të talebanëve

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Mjetet luksoze ‘harrohen’ në Greqi

Ndërkohë që Greqia po bën bisedime për të përfituar ndihmën e nevojshme, mijëra makina, motoçikleta dhe autobusë, të cilët më parë shiteshin në ankand nga një agjenci qeveritare greke, janë mbuluar nga pluhuri e ndryshku anekënd Greqisë. Qeveria ka vendosur të mbyllë një agjenci në varësi të saj, të njohur me emrin Organizata për Menaxhimin e Pronës Publike (akronimi në greqisht ODDY). Në këtë mënyrë mijëra makina, mes

tyre edhe mjete luksoze, kanë mbetur të braktisura. ODDY u formua në vitin 1946 dhe ka një rrjet magazinash në mbarë vendin. Agjencia shiste gjithçka, nga divanet e vjetër deri tek makinat luksoze të sekuestruara nga trafikantët e drogës dhe kriminelët. Aktualisht problemi më i madh është se ata nuk kanë fonde as për të ruajtur këto makina nga hajdutët. Amazona Kadriu, Banka Ideve

E PREMTE, 14 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

Jetë e egër

Gjithçka është pjesë e ditës në Masai Mara. Fotot janë shkrepur nga fotografi i jetës së egër Paul Goldstein. Paul Goldstein, një 50 vjeçar nga Ëimbledon ka dëshmuar pamje të rralla nga vende të largëta që nga Arktiku deri në rezervat e Kenias, të gjitha këto si pjesë e punës së tij. Ai është një guidë turistike.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Kur llava bashkohet me detin

28-vjeçari Nick Selway dhe 35-vjeçari CJ Kale vunë jetën e tyre në rrezik për të fotografuar momentin shpërthyes të vullkanit Kilauea në Havai. Lava e vullkanit më pas përfundoi në det. Temperatura e ujit ishte mbi 43.3 gradë celsius dhe dy fotografët nuk ngurruan t’i afroheshin lavës në det. Ata qëndruan për disa ditë në çadra të ngritura pranë kraterit enkas për këtë qëllim. Dhe fotografitë janë mjaft mbresëlënëse Amazona Kadriu Banka Ideve Për më tepër:

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E PREMTE, 14 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 3

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Lumi me ujin më të kristaltë Lumi Verzasca, i gjatë plot 30 kilometra, ndodhet në Zvicër dhe njihet në gjithë botën për ujërat e tij të kristalta. Madje është kaq i pastër, saqë edhe nga një urë mund të duket fundi i tij, edhe pse ka 15 metra thellësi. Kështu që pa frikë mund të thuhet, se është ndoshta lumi me ujërat më të kulluara në botë! Fotografi 38-vjeçar Claudio Gazzaroli, ka nxjerrë fotografi të mrekullueshme të këtij lumi, ku duken ujërat me një kthjelltësi të mrekullueshme. Amazona Kadriu Banka Ideve

Shkretëtira e kuqe

Shkretëtira Simpson, e njohur si Shkretëtira e Kuqe, ndodhet në Queensland të Australisë qendrore dhe është shkretëtira e katërt më e madhe në botë. Por ajo ka një pamje “jashtëtokësore” pasi ka

ngjyrë të kuqe. Me një hapësirë prej 176.500 km2, përfshin disa nga dunat e rërës më të mëdha në planet, nga të cilat më e njohur është duna me emrin Big Red, lartësia e të cilës shkon në 40

Për më tepër: www.banka-ideve.com

metra. Pejisazh i shkretë, me pak bimë dhe kushte të vështira mbijetese, si dhe ngjyra e kuqe të lënë të kuptosh se nuk ndodhesh në Tokë, por në një planet tjetër, apo në ndonjë film fantastiko-shkencor. Aty janë xhiruar edhe shumë skena të filmave hollivudianë, ndërkohë që kjo shkretëtirë është kthyer në një atraksion turistik për të gjithë ata që preferojnë shëtitjet në rërë. Gjithashtu, shkretëtira Simpson kryeson në listat e vendeve që duan të vizitojnë fotografët… Amazona Kadriu Banka Ideve Për më tepër: www.banka-ideve.com

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


4

BANKA E IDEVE

E PREMTE, 14 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Maskimi në rrjetet sociale të talebanëve

Forma më e re që kanë gjetur terroristët për të marrë informacione nga trupat e NATO-s është maskimi në rrjetet sociale. Një dokument sigurie i Ministrisë së Mbrojtjes në Australi, raporton se janë

identifikuar disa profile të rremë me emra dhe foto seksi vajzash në Facebook, pas të cilëve fshihen terroristë të mundshëm. Por si funksionon spiunimi i terroristëve? Sipas raportit, ata maskohen si femra në Facebook me foto të rreme dhe përpiqen të bëjnë “miq” ushtarët që janë me misione në Afganistan. Pasi miqësohen me ta, terroristë kërkojnë të marrin informacione në lidhje me vendndodhjen dhe operacionet që kryhen nga trupat e NATO-s. Sipas raportit të Ministrisë, ka pasur disa raste kur operacionet janë kompromentuar nga informacionet që janë dhënë

pa dashje on-line. Kjo pasi një pjesë e mirë e trupave ushtarake në Afganistan dhe në Irak, janë përdorues të rregullt të rrjeteve sociale dhe internetit gjatë kohës së tyre të lirë. Më tej, raporti shton se dokumenti shton se përballë një femre të bukur që shfaqe në Facebook, një ushtar mund të jap informacione të dëmshme për sigurinë e tij dhe të bazës. Gjithashtu, raporti ka kërkuar më shumë kontroll ndaj komunikimeve elektronike të ushtarëve që janë me misione në vendet në konflikt. Amazona Kadriu Për më tepër: Banka Ideve www.banka-ideve.com

Fshati i mbuluar në bar

Saksun ndodhet në ishujt Feroe dhe është një nga fshatrat karakteristikë të tyre. Aty bie në sy mënyra e qetë e jetesës, sidomos për ata që BANKA E IDEVE

janë të dhënë pas jetës së fshatit. Saksun u krijua rreth shekullit të 17-të, pranë gjirit me të njëjtin emër dhe është i rrethuar nga male BANKA E IDEVE

të lartë. Pamja e këtij fshati është e mrekullueshme dhe shtëpitë e tij ruajnë arkitekturën e së shkuarës. Ato janë të ndërtuara prej druri. Atraksionet vetme turistike në këtë fshat janë Muzeu Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore si dhe një kishë e vitit 1858. Nëse vendosni ta vizitoni Saksunin, do të impresionoheni, si në dimër ashtu edhe në verë. Zona merr ngjyra të veçanta sipas stinëve dhe renditet ndër vendet e para të axhendës së fotografëve profesionistë nga gjithë bota, që planifikojnë për të nxjerrë disa foto aty. “Saksun është shpirti i Feroe”, thonë vendasit, duke plotësuar se “është një vend magjepsës dhe misterioz, një vend i krijuar nga Zoti, për të treguar se ndonjëherë realiteti kapërcen çdo kufi të fantazisë sonë…”. Në Saksun kanë mbetur sot vetëm 30 banorë vendas. Amazona Kadriu Banka Ideve

Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E PREMTE, 14 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 5

Për piktoren Safo Marko

Me bashkëshortin Gjergj shkuam për të pirë një kafe tek Arianita për largimin nga jeta të nënës së saj, piktores Safo Marko. Safo e pikturës shqiptare, duhet ta krahasojmë me Safon e famshme të poezisë greke. Në bulevardin "Zogu i Parë", tek banesa e tyre shohim pllakatin, "Këtu ka banuar Shkrimtari Petro Marko", një shenjë respekti kjo për atë që iu mohua liria, të shkruarit, të jetuarit, ashtu si e meritonin... Aty ka jetuar Safo Marko, piktorja dhe ilustruesja e famshme e librave për fëmijë së bashku me fëmijët Jamarbri dhe Arianita. Tani aty ka mbetur vetëm Arianita, e cila na prêt me një buzëqeshje të vrarë në fytyrë, rrethuar nga pikturat e shumta të së ëmës. Krijimtaria e Safos zë një vend të rëndësishëm edhe në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit shqiptar. Ajo u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, duke prekur punët e saj, që i donte si fëmijët. Safo Marko, bashkëshortja e shkrimtarit Petro Marko, u lind në Selanik në 28 mars 1925. Ajo është një nga artistet e njohura shqiptare, me edukim autodidakt në pikturë, të gjysmës së dytë të shekullit XX. Pas ndryshimit të sistemeve politike të pas viteve '90 piktorja Marko pati një krijimtari të frytshme. Krijimtaria e saj ndahet në dy periudha. Krijimtaria e periudhës së parë është nga më të njohurat në fushën e ilustrimit në botimet letrare, akademike dhe shkollareske. Kjo e bëri shumë të njohur në mjedisin e publikut studentor. Gjithashtu edhe gjini të tjera si posteri tematik, kriBANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

jimtaria në teknikat e gdhëndjes e të shtypit në bardhezi dhe me ngjyra, në vizatime dhe piktura i kanë dhënë asaj një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit të kësaj periudhe. Pas viteve '90. Që është dhe periudha e saj e dytë, shohim një krijimtari në rritje të natyrshme dhe emocionale me kah figurativ, frymë lirike dhe me subjekt njerëzor. “Mikpritëse dhe e dashur me këdo që vjen në folezën e tyre të mbuluar me pikturat e artistes së madhe, që këtë vit mori një emocion të pritur prej vitesh të tëra. Në prill të këtij viti, 40 pikturat e viteve të fundit të Safos u ekspozuan për herë të parë në një galeri arti. E megjithatë, jeta e tyre mbetet e dhimbshme. Aranita, e bija e Petro Markos, të kujton herë pas here të motrën e Gjergj Elez Alisë. Për vite të tëra është kujdesur për të ëmën e të vëllain, ashtu në heshtje, në apartamentin ku banonin përgjatë bulevardit "Zogu I Parë”.- është shkruar në shtypin e përditshëm. Sot, kur Aranita i ka humbur të dy, edhe të vëllain edhe të ëmën, tregon se nuk është penduar. "Do i bëja edhe një herë nga fillimi, gjithë ç'bëra deri më tash". E ëma, piktorja Safo Marko, u përcoll për në banesën e fundit, pa zhurmë e bujë, iku në heshtje, ashtu siç jetoi. Ndërsa flet me admirim e vlerësim për të ëmën, kujton se ajo, menjëherë pas çlirimit të vendit ka punuar si folëse në "Radio Tirana". Më vonë realizuese e ilustrimeve pa fund për revistën "Fatosi" dhe ato të abetares së Kolë Xhumarës, vetë Safo BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

sipas së bijës thoshte se "unë punoj për fëmijët edhe për shkak se nuk mund të gjej asgjëkund tjetër lirinë që kërkoj kur pikturoj. Tek figurat e të vegjëlve edhe mund të gjej liri, mund të lëviz me ngjyrat dhe format". Për punën e saj të pafundme Odise Grillo ka thënë: "Nëse do të mblidhen të gjitha ilustrimet e Safos, do të bëhej një unazë rreth Tiranës me flutura e zogj...". Aranita tregon se ditët e fundit e ëma, qe tejet e lidhur me pikturat e saj: "Nuk i lëshonte nga duart punët, i pastronte, i mbulonte... Pikturonte mbi pikturat e vjetra, sepse s'kishte ku tjetër". Ndërsa e kujton të ëmën si një grua shumë punëtore, na thotë edhe se kur e pushuan nga puna, që nuk i jepnin më honorarë në revistë, ajo sërish punonte. "Ndonjëherë, i thosha se do t'i shisnim pikturat, sepse s'kishim para. Ajo nuk pranonte. 'Le t'i kesh ti, kur të jesh keq, kur të iki unë'. Nëna këtë pasuri më la trashëgim. Nuk kanë mbetur shumë, sepse siç e dini një numër të madh e kemi shitur për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike", - na thotë Nita Marko. Shumë prej veprave të saj të sjellin parasysh detin dhe bregun. Duket se e gjithë dashuria për të shoqin që e humbi, u kthye në vepra për fshatin e tij. "Pas burgosjes së babait dhe vëllait, ajo u bë keq. Mezi i përballoi këto probleme. E gjithë jeta e saj qe një kalvar i pafund", - thotë e bija, ndërsa fik cigaren e pambaruar. Më 4 shtator të vitit 2010, u nda nga jeta Madu (Jamarbër) Marko, i biri i Petro e Safo Markos. Safos, nuk i është treguar asnjëherë që i biri vdiq. Duket se për shkak të sëmundjes, as ajo, nuk e "kishte kuptuar sa duhet". Në pikturat e saj, femra është e brishtë, e bardhë, hyjnore, e dlirë. Ngjyrat duket se vallëzojnë në telajon, ndonëse janë njëra mbi tjetrën, sepse Safo Marko pikturonte mbi pikturat e veta, sepse i mungonin paratë për të blerë kanavacën. –Më vjen shumë keq- thotë Arianita, që prinërit e mi vdiqën kaq të varfër, gjë që nuk e meritonin për shpirtin e tyre aq shumë të pasur artistik.” Tashme ka mbetur vetem kujtimi e vepra e tyre. Për më tepër: Kozeta Zavalani www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

Gazeta 76  
Gazeta 76  

e perditshme

Advertisement