Page 1

KULTURË

GJISTRIMET

K FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13.09.2012, NR-75 I BOTIMIT

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

Workshop: Cilët janë faktorët që çojnë në rritjen e papunësisë?

Intervistë me Msc.Alida Skënderaj, pedagoge në Fakultetin Ekonomi Turizëm, Sh.L.P.”Vitrina” Cilët janë faktorët që çojnë në rritjen e papunësisë? Përgjigje:Punësimi në përgjithësi është një sfidë komplekse dhe hapja e vendeve të reja të punës është një fenomen multisektorial, që përfshin politika makroekonomike, arsimore, sociale, etj.Papunësia, veçanërisht ajo afatgjatë dhe e pashpresë si në zonat urbane edhe në ato rurale, përbën një kërcënim serioz dhe një barrier për zhvillimin e vendit. Po cilësoj në mënyrë të përmbledhur disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e papunësisë:- Duke qenë një vend në zhvillim, Shqipëria ka nevojë për rimëkëmbje të sektorit ekonomik, duke ulur barrierat e hyrjes së investimeve të reja në vend. Në këtë mënyrë aktivitetet e reja kanë mundësi zhvillimi, duke rezultuar në kërkim të forcës puntore. -Gjithashtu duhet të ndërpritet në mënyrë immediate, dhënia e prioriteteve në investim, sipas forcave politike, duke krijuar një ngërç ekonomik. - -Nuk mund të le pa përmendur edhe faktin më kyç, krizën ekonomike, e cila ka tronditur jo vetëm ekoniminë shqiptare, por edhe atë rajonale e botërore, duke mbërthyer gjithë sektorët ekonomikë. -Një pikë shumë e rëndësishme është edukimi i brezit të ri, me pretendime për poste pune edhe pse me mungesë eksperience. Ambicja e tyre për të ngjitur shpejt shkallët e karrierës i bën ata robër të papunësisë.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Ura e vjeter e rruges Janine-Gjirokaster - Prof. Dr. Hans Schnieder, shkencëtari botëror që vlerëson Shqipërinë dhe shqiptarët

- Workshop: Cilët janë faktorët që çojnë në rritjen e papunësisë?

- Llamba 100 vjecare - Çudia e ketrit! - Ndërhyrja në ëndërra - iPad në vend të librave

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Çudia e ketrit!

E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

Llamba 100 vjecare

Shkëlqim në sy dhe bishtin xhufkë, ky ishte reagimi i ketrit të vogël kur pa aparatin fotografik. Fotografi Alan Wennington, ka krijuar afrimitet të madh me kafshët gjatë seteve fotografike në ajër të pastër, dhe kur vendosi aparatin e tij në një trung të prerë, në park, ketri qimekuq erdhi t’i hedhë një sy. Nuk i pëlqeu dhe shumë fotografit, ketri po luante me apratin e tij me vlerë mbi 1000 £. Ketri pa reflektimin e tij në ekranin LCD të aparatit, rrotulloi lentet dhe u përpoq ta kafshonte. Fotografi, edhe pse mendoi se aparati do të dëmtohej mjaftueshëm, qëndroi disa metra më larg, pranë makinës së tij, për të shkrepur foto me një aparat tjetër. I. Hazizi Për më tepër: www.banka-ideve.com

Ka kaluar një shekull që nga koha që është prodhuar, por kjo llambë vazhdon të ndriçojë, sikur të mos ketë kaluar as edhe një ditë. Pronari i saj është 74-vjeçari Roger Dyball, i cili është 25 vjet më i ri sesa llamba që posedon, e cila i ndriçon verandën çdo natë dhe… nuk është djegur kurrë! “Është e pabesueshme! Nëse vazhdon kështu, s’ka për t’u djegur kurrë!” – janë fjalët e tij. Dyball dhe bashkëshortja e tij 74-vjeçare jetojnë në një shtëpi në Lowestoft të Safol 45 vjetët e fundit. Ata thonë se llambën e gjetën tek kjo shtëpi. “Kemi ardhur tek kjo shtëpi në vitin 1967 dhe llambën e gjetëm këtu”, thotë çifti. Për të mësuar më shumë rreth saj, 74-vjeçari dërgoi një kërkesë në zyrat qendrore të kompanisë që e kishte prodhuar, në Londër. Më 30 janar 1968 mori këtë përgjigje nga kompania: “Bazuar në numrat e serisë që na dërguat, llogaritet që kjo llambë të jetë prodhuar në korrik të vitit 1912” , Amazona Kadriu Banka Ideve Për më tepër: www.banka-ideve.com

Ura e vjeter e rruges Janine-Gjirokaster Ura e vjeter e rruges JanineGjirokaster ku njerezit kane levizur ne shekuj e qe sot eshte Monument Kulture. Kjo ure ndodhet ne pjesen e poshtme te Lazaratit e sherbente per te kaluar lumin e Drinos. BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 3

BANKA E IDEVE

iPad në vend të librave

Dy shkolla në veri të Belgjikës kanë marrë vendim që të përdorin teknologjitë e reja në vend të librave dhe fletoreve. Kështu, ata kanë gjetur si zgjidhje tabletet Apple. Pra, studentët e dy shkollave në Flanders do të përdorin në klasë gjatë orëve të mësimit tabletet Apple, të cilat do të zëvendësojnë librat. Ky vendim u mor nga bordi drejtues i kolegjit Saint Pierre, si dhe nga shkolla tregtare Saint Joseph.

Aty studiojnë 710 nxënës 12-19 vjeçarë, të cilët nuk do të lejohen të hyjnë në klasë pa tabletin Apple. Pra, nuk është me dëshirë, por është detyrim. Ky parakusht ka shkaktuar protesta mes nxënësve. Sa i përket anës ekonomike, ofrohet edhe opsioni i marrjes me qira të tij. Pra, ose rreth 460 euro për ta blerë, ose 160 euro në vit. Kështu, me këtë mënyrë do të ulet kostoja e mësimdhënies për libra e fletore. Por a ka ardhur koha që studentët të shkëputen totalisht nga librat në

formën e njohur deri më sot? Ankimimet e prindërve pranë Ministrisë së Arsimit, sipas të cilëve ipad nuk duhet të jetë i detyrueshëm, kanë marrë përgjigje pozitive, por dy institucionet belge kanë këmbëngulur në vendimmarrjen e tyre, duke thënë se do apelojnë, pasi nuk bëhet fjalë për kosto të lartë, si dhe do të ketë kompensime Amazona Kadriu Banka Ideve

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


4

BANKA E IDEVE

E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Ndërhyrja në ëndërra

Studiues të Institutit të Teknologjisë në Massachusetts mundën të “menaxhojnë” ëndrrat e minjve, duke ju ndryshuar atyre objektivin. Arritja e re, do t’ju lejojë në të ardhmen e afërt shkencëtarëve të “ndërhyjnë” në thellësinë e trurit të njeriut, ndërsa ai është duke fjetur duke “drejtuar” apo ndryshuar objektivin e tyre. Dhe e gjitha kjo me anë të… sinjalit të tingujve! Shkencëtarët arritën të ndikojnë në atë se çka po ëndërronin kafshët, duke u vendosur në intervale sinjale tingujsh të cilat lidheshin me ngjarje të cilat kishin ndodhur ditën e shkuar –nuk përbën surprizë fakti se e përjetuara e një dite më parë, ishte pasqyruar në një labirint. Sipas kryetarit të grupit të studimit dhe neuroscientist Matt Wilson, ekipi i hulumtimit shfrytëzoi mënyrën me të cilën hippocamBANKA E IDEVE

pus i trurit kodon përvojat duke i shndërruar në kujtesë. Shkencëtarët dini që më herët se kur flemë, hippocampus i trurit funksionon fuqishëm duke “rikujtuar” disa prej përvojave që kishim brenda ditëve që të arshivohen në memorie. Por, shkencëtarët nuk njihnin nëse këto seriale reflektuese të përvojave që përsëriteshin ndikoheshin nga faktor mjedisorë. Ekipi i Dr. Wilson trajnoi një grup minjsh me qëllim që të vraponin në një labirint me përdorimin e dy sinjaleve të ndryshme tingëllore. Sinjali i parë, dëshmonte se kishte ushqim në anën e majtë të labirintit, ndërsa sinjali i dytë dëshmonte se një meze po “priste” minjtë në anën e djathtë të labirintit. Specialistët përshkruan aktivitetin e trurit të minjve, teksa ata po përshkonin labirintin. Në vijim ata përshkruan aktivitetin e trurit teka minjtë po flinin. Ndërhyrja në ëndërra Analizat vërtetuan se minjtë, vërtet BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

ëndërrojnë natën gjithçka që përjetuan gjatë ditës, megjithatë, kur shkencëtarë luanin sinjalet tingullore të eksperimentit, zbuluan se ëndrrat e minjve ndryshonin. Gjatë dëgjimit të tingujve, brejtësit eksperimental ëndërronin pjesën e labirintit që lidhej me çdo sinjal…! Ky eksperiment tregoi se përbërja e ëndrrave mund të ndryshohet falë faktorëve të jashtëm, duke riaktivizuar disa kujtime gjatë procesit të gjumit. Dr. Wilson pohoi në një intervistë të tij, se zhvillimi i ri hap derën, që shkencëtarët të mund të kenë kontroll në atë pjesë të trurit që i përket përpunimit të memories gjatë procedurës së gjumit. Siç dhe theksoi vetë Wilson, ndoshta në të ardhmen e afërt, mund t’ju zgjasim kohën e disa kujtimeve të këndshme, ose të bllokojmë kujtimet e këqija Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 5

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Prof. Dr. Hans Schnieder, shkencëtari botëror që vlerëson Shqipërinë dhe shqiptarët

Prof. Dr. Hans Schneider

Një shkencëtar i famshëm Gjerman. Qysh nga viti 1965 ai i ka fokusuar kërkimet e tij në thirrjet dhe sjelljen e thirrjeve të amfibëve pa bisht (Rendi Anura). Fillimisht studimi ka qenë i lidhur me mekanizmat dhe strukturat e ndryshme që bëjnë të mundur prodhimin e sinjaleve tek peshqit, sinjale këto në të shumtën e rasteve të thjeshta dhe krejt të ngjashme ndërmjet tyre. Përkundrazi, bretkosat dhe lloje të tjera të amfibëve pa bisht prodhojnë thirrje komplekse dhe ndryshojnë shumë nga njëri lloj tek tjetri pasi përdorin laringun si aparat themelor të tyre vokal. Studimet e para nga Prof. Dr. Hans Schneider janë bërë fillimisht në Institutin Zoofisiologjik e-Eberhard Karls-Universität në Tübingen.Nga 1970 Prof. Dr. H. Schneider u emërua në Rheinische Friedrich-WilhelmsUniversität në Bon dhe u bë Drejtor i Institutit të Zoologjisë i cili është i vendosur në Schloss Poppelsdorfer. Ai ka udhëhequr qindra diploma dhe ekspedita për kërkime bioakustike në Gjermani duke përgatitur kërkuesit e rinj shkencor në këtë fushë të cilët sot gjenden në institutet shkencore të Gjermanisë dhe më gjerë. Shqipëria ka qenë njëri ndër vendet ku ai ka bërë një sërë kërkimesh shkencore në bashkëpunim me Prof. BANKA E IDEVE

Dr. Idriz Haxhiun. Këto studime kanë kontribuar në qartësimin e llojshmërisë së diversitetit të Amfibëve si dhe specifikat e përhapjes gjeografike të tyre në vendin tonë. Kështu studimet në fjalë nxorrën në pah se në Shqipëri jetojnë tre lloje të bretkosave të gjelbërta Rana balcanica, Rana epeirotica, Rana lessonae si dhe hibridët e tyre që ishte një e dhënë e madhe për shkencën me vlera jo vetëm për Shqiperinë, por edhe më gjërë. Kështu Rana epeirotica ( Bretkosa e Epirit) është lloj i ri për shkencën botërore me një përhapje gjeografike shumë të kufizuar: vetëm në Shqipëri (Ultësirën e Sarandës) dhe në pjesën VeriPerendimore të Greqisë (në Çamëri). Një areal hapsinor kaq i kufizuar i këtij lloji e bën atë me vlera të gjithanshme biologjike, ekologjike dhe etologjike si asnjë lloj tjetër amfibi. Profesor Schnieder e ka vizituar Shqipërinë në Maj të vitit 1991 si dhe ka qenë në kontakt e vazhdon të jetë edhe sot me kërkuesit shkencor të Shqipërisë sidomos të fushes të Amfibofaunës. Ai gjithmonë e ka shprehur simpatinë për vendin tonë, për kulturën, traditat, natyrën, klimën dhe gjallesat. Në korespondencat e tij gjithmonë një vend të veçantë zënë fjalët e bukura që shprehin këtë lloj simpatie, por nuk mungojnë edhe vlerësimet për Shqipëtarët me të cilët atij i është dhënë mundësia të bashkëpunojë. Në këtë mënyrë për Prof. Dr. Idriz Haxhiun, i sapo dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë, ai shkruan me shumë konsideratë : “ .....The activity you demonstrate is typical of a true scientist. The scientific work doesn’t end at a special age but continues well beyond the official retirement. In recent years you devoted time and energy to study and to save the sea turtles. Your work continues and now you begin a completely new carrier. Marvellous! I congratulate you to your new position and engagement at the private University Vitrina. This University can be proud because it has gained a successful professor. BANKA E IDEVE

Certainly, I shall learn of your activity in the coming years and I am sure your work will find new directions and initiate changes that are important for Albania.....”. (...Aktiviteti që ju demostroni është i një shkencëtari tipik. Puna shkencore nuk përfundon në një moshë të caktuar, por vijon edhe gjatë pensionit. Përgjatë këtyre viteve të fundit ju i keni përkushtuar kohë dhe energji studimit dhe mbrojtjes së breshkave detare. Puna jote vijon dhe ti tani ke nisur një karrierë plotësisht të re. Mrekulli! Të uroj për pozicionin e ri dhe angazhimin tek Universiteti privat Vitrina. Ky universitet mund të jetë krenar që ka fituar një professor të suksesshëm. Sigurisht që unë do të mësoj për aktivitetin tënd në vitet në vijim dhe jam i sigurtë që puna jote do të iniciojë ndryshime që janë të rëndësishme për Shqipërinë........) Profesori i nderuar e vijon përshkrimin e tij për Prof. Haxhiun me: “....Now I shall tell you a secret in return. From the beginning of our collaboration I had realized that I had met a colleague fully engaged in science and practicing thorough and excellent research. I have great respect for your work and in particular I am happy about our personal relationship that resulted in good friendship...” (… Tani do të të them një sekret. Që prej fillimit tëë bashkëpunimit tone kam kuptuar që kisha takuar një koleg plotësisht të angazhuar në shkencë dhe që praktikon një kërkim të detajuar dhe të shkëlqyer. Kam një repekt të madh për punën tënde dhe në veçanti jam shumë i lumtur për mardhënjet tona personale që kanë rezultuar në një shoqëri të mirë…). Është krenari dhe vlerësim i madh për Shqipërinë dhe shqipëtarët që një professor i tillë botëror, shumë i njohur në fushën e studimeve biologjike, të ketë dhënë kontributin e tij për kërkime shkencor speciale e shumë të rëndësishme për vendin tone si dhe respekti që Prof. Dr. Hans Schneider ka për shkenctarët Shqipëtarë. Përgatiti: MSc Vilma PIROLI Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

Gazeta 75  

e perditshme

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you