Page 1

KULTURË

GJISTRIMET

K FILLUAR!

GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 17.10.2012, NR-97 I BOTIMIT

Tel: +355 42 42 09 90 Cel: +355 68 20 61 561, Sms: +355 68 20 67 991 E-mail: info@vitrina.edu.al: Website: www.vitrina.edu.al Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” Autostrada Tirane-Durres, prane City-Park, Tiranë.

RE

E AN

Sh.L.P Vitrina zhvillon për të dytin vit rradhazi praktikat mësimore në Turqi. (Edirne, Stamboll, Samsun) Praktika do të zgjasë 21 ditë me një tarifë 500 Euro. Grupi i pare do të niset më 05.Korrik.2012 Regjistrimet kanë filluar! Për më shumë informacion: Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.

SHKOLLA E LARTE PRIV ATE

Sh.L.U.P “Vitrina” organizon nje takim me pianistin Rudin Lengo

Unioni i Krijuesëve dhe Artistëve në bashkëpunim me Fondacionin Banka e Ideve organizuan një takim të hapur me të ftuar pianistin e shquar Z.Rudin Lengo. Tema e këtij takimi ishte “Sukseset e artistëve shqiptarë nëpër botë”. Moderimi u bë nga Kozeta Zavalani përfaqësuese e “Banka e Ideve”. Një biografi të pianistit për tu njohur nga pjesëmarrësit e solli Zv. Rektori i Sh.L.U.P “Vitrina” Dr. Teki Kurti, ku gjithashtu solli dhe një përshkrim të shkurtër të universitetit. Në fjalën e tij Z. Lengo falenderoi Sh.L.U.P “Vitina” për pritjen e ngrohtë që gjithnjë rezervon për artistët dhe vlerat e mëdha që ata bartin. “Une jam shumë i nderuar të jem pjesë e ketij universiteti dhe kësaj iniciative dhe kënaqësia është e imja.Është vërtetë për t'u admiruar vlera e Shqiptarëve nepër botë, te cilët janë ambasadorët më të mirë për të paraqitur denjësisht vlerat e një kombi”. Sipas tij artistët janë të shumtë dhe të zhanreve të ndryshme, ku spikasin me talentin dhe punën e tyre nëpër skena, teatro etj. Me kenaqësinë më të madhe do jem pjesëmarrës dhe do kontribuoj në këtë vend. Shpresoj që kontributi im i vogël t'i bashkangjitet të gjithë artistëve, për të sjellë një imazh tjetër të vendit, për të cilin krenohemi të gjithë. Rudin Lengo është pianist, i dëgjuar për recitalet dhe konkurimet në Kanada dhe Amerike. Ai është fitues i konkursit të “ 2012 Glenn Gould School Concerto”, gjithashtu ka fituar çmime në konkurime të ndryshme përfshirë këtu çmimin e 2-te ne “ 40-th William C. Byrd International Piano Competition”; “Mary Winston Smail Memorial Award” për pianistin më të mirë të vitit 2011 në konkursin “WAMSO Minnesota”; cmimin e 3-të në konkursin “Knigge Music” ne vitin 2011; në vitin 2010 cmimin e 1-rë në konkursin e “TD Elora”, ka fituar “Rose Bowl” në “London Kiwanis Festival’s”, Scholarship të Fondacionit “UwO London Music” si dhe Cmimin e Madh të “Rotary Music Festival” në Burlington.

Klima në Shqipëri - A janë UFO-t dhe Trekëndëshi i Bermundes të lidhur me njeri-tjetrin? - Liqeni ku disa minuta not shkaktojnë vdekje - Dërgon një bombë false për të ndaluar martesën e motrës - Përbindëshat e thellësive detare - 200 $ për të notuar përkrah tigrit

Adresa: Autostrada: Tiranë - Durrës, Prane: “City-Park” Kampusi Universitar “Vitrina”, e-mail: banka_ideve@yahoo.com, web: www.banka-ideve.com


2

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 17 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

Klima në Shqipëri

Shqipëria ka një klimë mesdhetare. Për shkak të relievit të saj malor të thyer, klima ka një larmi të madhe në të gjithë vendin. Nga thyerjet e relievit vendi ka mikroklima të shumta. Shqipëria karakterizohet me verë të thatë dhe të nxehtë, dhe ditë me diell të shkëlqyera dhe përgjithësisht dimër të ftohtë, të butë dhe me reshje të shumta. Temperatura mesatare vjetore për zonën veriore dhe verilindore të vendit merr vlerën prej 7,5 gradë

C, ndërsa në bregdetin shqiptar vlerën prej 17, 5 gradë C. Në pjesët e brendshme të vendit temperaturat mesatare të Janarit varjojnë nga -3 deri 2 gradë C, ndërsa në bregdet ajo arrin në 10 gradë C. Shqipëria shquhet për numrin e madh të ditëve me diell. Kështu, normalisht janë 80-90 për qind e ditëve të vitit, ditë me diell. Mesatarisht janë 2200 orë me diell në vit, ku sasia më e madhe e tyre merret në zonën e Fierit. Si rezultat i këtij treguesi, sezoni i plazhit

zgjat nga 4 deri në 5 muaj në vit. Si pasojë e përhapjes së konsiderueshme të maleve, Shqipëria posedon zona të cilat ruajnë një shtresë të konsiderueshme të dëborës, e cila zgjat deri në 100 ditë në vit. Vetëm në zonën e Vermoshit, në Alpet shqiptare, shtresa e dëborës me trashësi 70 cm qëndron nga Tetori në Maj. Këto tregues krijonë mundësi mjaft të mira për zhvillimin e turizmit të bardhë dhe sporteve dimërore. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Fondacioni "Banka e Ideve" në bashkëpunim me Fondacionin "Tradita Popullore", organizojnë së shpejti në ambjentet e Kampusit Universitar "Vitrina", Ekspozitën e Fotografisë dhe të Veshjeve Popullore me temë “100 Vjet Shtet, Mijëra Vite Identitet“

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 17 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 3

BANKA E IDEVE

Përbindëshat e thellësive detare

“Peshku-vampir” ose “peshku me fytyrë qeni” janë krijesa që jetojnë në thellësi të mëdha detare dhe duke parë fotot duket se emrat i shkojnë shumë këtyre llojeve të rralla. Këto lloje peshqish jetojnë në thellësi aq të mëdha sa vështirë se i ka zënë ndonjëherë syri i njeriut. Falë përpjekjeve të

fotografit David Wrobel, tashmë bota ka mundësinë të shohë për herë të parë shumëllojshmërinë e gjallesave që jetojnë në thellësitë më të errëta të oqeaneve. Thellësia e detit ka temperatura poshtë 0 gradë Celsius, pak oksigjen, trysni të madhe dhe aspak dritë. Në mungesë të ndriçimit, peshqit

që jetojnë në këtë ambient kanë sy shumë më të mëdhenj. Ushqimi i tyre janë mbetjet organike që bien poshtë dhe peshq me përmasa të mëdha. Për këtë arsye kanë dhëmbë shumë të mëdhenj dhe të frikshëm. Elona Gjelaj

200 $ për të notuar përkrah tigrit

Një park zoologjik në Florida, SHBA, ofron gjysmë ore not në shoqërinë e një këlyshi tigri, në këmbim 200 dollarëve, në atë që është një prej ofertave më të çuBANKA E IDEVE

ditshme ndonjëherë të bëra prej një institucioni të tillë. I ndodhur në periferi të qytetit të Tampës, parku reklamon ofertën e tij si “një mundësi të rrallë” për të takuar BANKA E IDEVE

nga pranë, për të luajtur dhe për të notuar me një tigër. Çdo njeri që dëshiron thjesht të shikojë spektaklin, duhet të paguajë dhjetë dollarë shtesë. Në çmimin e “kripur” përfshihen të paktën xhirimet me video dhe dhjetëra fotografi të realizuara gjatë këtij lloji të veçantë argëtimi. Megjithatë, ideja fitimprurëse e parkut ka gjetur një reagim të dyfishtë. Ndërsa nga njëra anë shumë të apasionuar pas kafshëve e kanë vlerësuar këtë rast unik për të notuar dhe luajtur me një tigër, shumë ambientalistë janë shprehur kundër shfrytëzimit të kafshëve, kundër vullnetit të tyre, për qëllime përfitimi. Sipas ambientalistëve, noti në ujë me klor për një këlysh tigri është stresues dhe mund të sjellë dëme afatgjata për shëndetin e gjitarit. Elona Gjelaj

Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


4

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

E MËRKURË, 17 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

Liqeni ku disa minuta not shkaktojnë vdekje

Ekziston një liqen në botë, ku vetëm disa minuta not në të, do të shkaktonin një vdekje të sigurt. Jo vetëm kaq, por edhe qëndrimi në bregun e liqenit Karashai, në Rusi, brenda një ore mund të shkaktojë pasoja të parikuperueshme për shëndetin.

I ndodhur në krahinën e Cheljabinskut, pranë kufirit me Kazakistanin, liqeni pozicionohet fare pranë një reaktori bërthamor, mbetjet e të cilit prej dekadash janë derdhur në liqen. Si rrjedhojë, ndotja radioaktive ka arritur një kufi deri 300 herë mbi nivelin e tolerueshëm nga

trupi i njeriut, në 600 roentgen. Për 45 vite, aktiviteti që ndodhte në këtë zonë, gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik konsiderohej si një sekret shtetëror. Katastrofa ekologjike në Karashai u zbulua vetëm pasi ish-Presidenti Boris Yeltsin, i lejoi në vitin 1992 shkencëtarëve të huaj që të kishin akses në zonat e ndryshme industriale të Rusisë. Rezatimet në Karashai janë disa dhjetëra herë më të larta se ato të Chernobilit, impiantit ukrainas, ku është regjistruar katastrofa më e madhe bërthamore e historisë në kohë paqeje. Ndonëse banorët e zonës e njohin mirë rrezikun e frekuentimit të liqenit, në krahinën e Çeljabinskut është regjistruar një rritje prej 21% i rasteve me kancer, 25% i problemeve në lindje dhe një nivel 41% se mesatarja kombëtare i rasteve me leuçemi. Në disa fshatra ngjitur, gjendja ishte aq kritike, sa dy në tre persona vuanin nga problemet e shkaktuara nga rrezatimi i lartë. Elona Gjelaj

Dërgon një bombë false për të ndaluar martesën e motrës

Një turk, që jetonte në Londër, dërgoi me postë një bombë false në ditën e martesës së motrës së tij. BANKA E IDEVE

Hasan Aydemir, 28 vjeç, nuk ishte i gëzuar që motra e tij më e vogël, Hatixhe, po lidhte kurorë me MenBANKA E IDEVE

deres Atici, pa marrë bekimin e familjes. Kur u bë e qartë se bomba nuk ishte e rrezikshme, dasma vazhdoi dhe çifti u martua. Ai tani ka dalë përpara gjykatës në Angli.Në emër të tij, kunati Secki Kocack ka lexuar një deklaratë ku thuhet: “Familja e gruas sime ishte shumë e pakënaqur me faktin se vajza po martohej pa konfirmimin e familjes. Ajo ka sjellë turp në familjen tonë. Burri me të cilin do martohej nuk kishte punë dhe familja nuk e njihte atë”. Gjyqi vazhdon. Aydemir ka hedhur poshtë akuzat. Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE


E MËRKURË, 17 TETOR 2012

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE 5

BANKA E IDEVE

BANKA E IDEVE

A janë UFO-t dhe Trekëndëshi i Bermundes të lidhur me njeri-tjetrin?

A ka menduar njeri me kujdes per ngjarjet qe ndodhin ne Trekendeshin e Bermudave? Ku ndryshojne zhdukjet e ndodhura ne Trekendeshin e Bermudave nga UFO-t qe behen cdo dite dhe me te famshem? Njerezit thjesht merren dhe me pas lirohen, apo ata zhduken nga faqja e dheut dhe nuk degjohet me per ta? Duket ne fakt se ka ngjashmeri ndermjet ketyre dy llojeve te fenomeneve mistike. Megjithate eshte shume interesante te mendohet qe Trekendeshi eshte nje mister dhe akoma me interesante te mendohet qe mund te jete i lidhur me UFO-t.Ka anije, varka, dhe avione qe kalojne ne Trekendeshin e Bermudave dhe zhduken prej tij, ato futen aty dhe nuk dalin me kurre. Dhe me pas mendoni per te gjithe njerezit qe zhduken dhe nuk shfaqen me kurre. Ka disa ngjashmeri ndermjet ketyre dy fenomeneve.Nuk eshte gjendur ende asnje e dhene BANKA E IDEVE

shkencore qe te mendohet qe njerezit dhe mjetet e zhdukura te kene qene te gjitha ne imagjinaten tone.Raportimet per UFO vazhdojne, megjithate shfaqje te UFO-ve nuk ka patur prane Trekendeshit. Por, nese degjoni disa raportime te ngjarjeve nga disa persona qe ia kane dale te shpetojne, ju do te degjoni disa pershkrime qe mund te jene te ngjashme me raportet per shfaqjet e UFO-ve. Ne te shumten e rasteve ju degjoni per zhdukje te shume njerezve ne te dyja rastet. Ne e dime qe per Piramidat e Medha thuhet qe kane disa dizajne te dallueshme qe mund te kene ardhur vetem qe nga lart persa i perket formes dhe distancave, megjithese per kete nuk ka asnje prove shkencore. Por sipas ketyre teorive, a eshte e mundur qe Trekendeshi i Bermudave te kete ndonje lidhje me UFO-t? Megjithese keto jane vetem spekulime, duhen menduar mire njehere mundesite perpara BANKA E IDEVE

se te quhet qe eshte e pamundur. Zhdukja me e fundit e ndodhur ne Trekendeshin e Bermudave ishte nje pilot me njembedhjete pasagjere ne avionin e tij. Avioni fluturoi ne Trekendeshin dhe u zhduk sikur te mos kishte ekzistuar asnjehere. Ne e dime qe avioni ishte i vertete dhe u zhduk, por pse kerkuesit nuk arriten asnjehere te gjenin te dhena per avionin apo per njerezit qe ishin ne te? Si mund te zhdukeshin aq shume njerez si te mos kishin ekzistuar asnjehere? A ka ndonje pergjigje logjike ne lidhje me keto zhdukje te cuditshme? Trekendeshi i Bermudave, ashtu si edhe UFO-t do te vazhdojne te mbeten nje mister edhe per shume kohe. Ndoshta nese te gjitha faktet dhe te dhenat qe ndodhen neper dosjet sekrete te qeverive do te shfaqeshin, atehere ne do te kuptonim me mire njerin fenomen e tjetrin, si edhe lidhjen ndermjet te dy fenomeneve. Për më tepër: www.banka-ideve.com

BANKA E IDEVE

Gazeta 97  

e perditshme

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you