Issuu on Google+

1


NUK MERRNI VETëM NJë DIPLOMë por NISNI KARRIERën!

2

TBU në vitin e 5-të akademik

Zgjidhni TBU sepse ofron:

E ardhmja pas diplomimit në TBU

TBU njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar tek cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën. Pasi nisi aktivitetin në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin në vitin 2013 për të gjitha programet studimore që ofron. Ministria e Arsimit dhe Sportit e vlerësoi TBU pozitivisht në inspektimin mbi ligjshmërinë të kryer këtë vit. TBU ka nxjerrë brezin e parë të studentëve të diplomuar në Bachelor dhe në Master, të gjithë të punësuar tashmë, duke e nisur me synime dhe objektiva ambicioze vitin e pestë akademik të veprimtarisë së vet.

• Programe studimi me orientim praktik sipas nevojave të biznesit dhe institucioneve shtetërore. • Staf akademik me aftësi dhe eksperiencë edhe në mësimdhënie edhe në drejtimin e kompanive dhe institucioneve. • Ambiente mësimore të pajisura me teknologjinë më moderne të mësimdhënies dhe aksesit në literaturë dhe informacion. • Përkujdesje individuale për çdo student gjatë viteve të studimit, në hapat e para të karrierës dhe gjatë gjithë jetës.

TBU i përgatit studentët për t’u bërë menaxherë, financierë, marketierë e juristë. Studentët e TBU do të pajisen me njohuri teorike e shprehi praktike për të ndërtuar karrierë të suksesshme në sipërmarrjet private, në administratën publike ose për të ndërmarrë vetë një nismë biznesi apo për të ofruar shërbime konsulence për sipërmarrjen dhe shtetin.


GRUPI BALFIN, NDËR MË TË MËDHENJTË NË SHQIPËRI DHE ME SHTRIRJE NË EVROPË E MË GJeRË.

Partneriteti që garanton një shkollë të lartë cilësore, mundësi punësimi dhe karrierë në Grupin BALFIN për studentët e TBU.

Grupi BALFIN, partner dhe investitor në TBU I PRANISHËM NË SHQIPËRI, AUSTRI, MALI I ZI, SERBI, MAQEDONI, ITALI, KOSOVË DHE DUBAI. ME MBI 3.000 TË PUNËSUAR DHE INVESTITOR NË 20 KOMPANI.

Me kontributin e Grupit BALFIN, TBU do të: • ofrojë më shumë bursa për studentët e zellshëm e të talentuar; • përfshijë më shumë staf akademik e që njëherazi ka eksperiencë të përditshme praktike; • shumëfishojë mundësitë e kontakteve dhe praktikave profesionale të studentëve me botën e sipërmarrjes në Shqipëri dhe jashtë; • zgjerojë e shtojë programet studimore universitare, pasuniversitare si dhe ato të formimit të vazhdueshëm profesional përgjatë gjithë karrierës; • hapë së shpejti programe studimore në partneritet me universitetet më të mira perëndimore e me diploma të çertifikuara ndërkombëtarisht.

3


Fakulteti Administrim BiznesI Administrimi i biznesit kërkon njohuri teorike dhe shprehi praktike të këtilla që një menaxher të jetë njëherazi i aftë të kuptojë kërkesat, kushtet dhe zhvillimet e tregut specifik ku konkurron biznesi i tij si dhe të mjedisit ekonomik, ligjor e social. Menaxheri duhet të drejtojë me sukses biznesin në një treg e mjedis të këtillë kompleks, të ndryshueshëm dhe me të papritura. Për këtë arsye atij i duhet të njohë proçeset kyçe të drejtimit të një biznesi - atë të prodhimit apo shërbimit, të organizimit të personelit, të sigurimit dhe përdorimit me efiçensë të burimeve financiare, të sigurimit dhe përdorimit me efiçensë të teknologjisë, tregun dhe konsumatorin, e deri tek legjislacioni në fuqi në mënyrë që të parandalojë rreziqet dhe dëmet. Menaxheri i një biznesi të madh e, veçanërisht i një biznesi të mesëm e të vogël ku nuk ka vend për shumë menaxherë

4

të profileve të ndryshme, duhet të jetë një person me njohuri e shprehi të plota, 360 gradëshe. Këto cilësi kërkohen sot po aq edhe nga nëpunësit me rol drejtues dhe/ose administrues në institucionet dhe entet publike, organizatat jo-qeveritare dhe institucionet ndërkombëtare si edhe në rastin e ofrimit individual apo në grup të shërbimeve të konsulencës për bizneset, institucionet shtetërore dhe organizatat e tjera. Fakulteti Administrim Biznesi në TBU është ngritur mbi parimin e ndarjes së shkencave ekonomike nga shkenca e drejtimit. Fakulteti Administrim Biznesi, me programet studimore dhe modulet përbërëse, stafin akademik dhe praktikat mësimore të drejtuara dhe të personalizuara përgjatë ciklit të parë të studimeve Bachelor dhe më pas në ato Master,

ofron mundësinë për formimin teorik e praktik të menaxherëve me të tilla cilësi. Studentët e TBU do të mbështeten në një bazament të gjerë e të qëndrueshëm njohurish teorike e shprehish praktike për administrimin në përgjithësi dhe administrimin e biznesit në veçanti. Në vitin e tretë Bachelor, e më pas edhe në Master, sipas talentit dhe objektivave personale nën përkujdesjen personale të ekspertëve për zhvillimin e karrierës në TBU, studentët mund të zgjedhin që të thellohen më tej në fushën e administrimit të biznesit, në Master Profesional ose i Shkencave, duke ju dhënë mundësinë që të profilizohen në menaxhim, marketing, kontabilitet & financë, në të drejtën e biznesit dhe në administrimin publik. Së afërmi, TBU ka në plan të hapë edhe programet e reja në Master i Shkencave për Kontabilitet & Financë dhe Marketing.


Fakulteti Juridik, e drejtë biznesi Çdo biznesi i duhet të njohë, të respektojë dhe të përshtatet me sistemin ligjor i cili përmban një numër të madh rregullash materiale dhe proçeduriale, të përgjithshme apo specifike. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që biznesi të parandalojë rreziqet e dëmet dhe/ose të gjejë mënyrën më të mirë të ligjshme për arritjen e synimeve të veta. Pjesa më e rëndësishme e legjislacionit, me të cilën ka të bëjë përditazi një biznes, është ajo tregtare, administrative dhe e punës, por pa neglizhuar atë civile dhe penale. Për këtë qëllim bizneset kanë nevojë të punësojnë juristë ose të marrin shërbime nga juristë ose zyra juridike që njohin mirë këto pjesë të legjislacionit. Kjo mbështetje juridike, nga stafi i brendshëm apo nga konsulentë me kontratë, i jep mundësi një biznesi të operojë, të hyjë në marrëdhënie e të zhvillohet me sa më shumë siguri dhe sa më pak kosto e rreziqe juridike.

Nga këta juristë kërkohet që të zotërojnë jo vetëm njohuri dhe shprehi të gjera e të thella juridike por edhe njohuri e shprehi bazë të administrimit të një biznesi. Pa këto njohuri, shërbimet e juristëve, qoftë edhe mjaft të mësuar e të aftë, nuk do të ishin në cilësinë e kërkuar për mungesë të njohjes dhe mirëkuptimit reciprok mes juristit dhe stafit drejtues të biznesit. Juristë me këto cilësi kërkohen sot po aq edhe në postet me rol drejtues dhe/ ose administrues, veçanërisht në zyrat juridike të institucioneve dhe enteve publike, organizatave jo qeveritare dhe institucioneve ndërkombëtare. Këto cilësi kërkohen edhe në rastin e juristëve konsulentëve apo avokatëve, nga zyrat e mëdha juridike dhe organizatat e ndryshme të shërbimeve me bazë profesionin e juristit. Fakulteti Juridik, E Drejtë Biznesi në TBU, me programet studimore dhe modulet përkatëse, stafin akademik dhe praktikat

mësimore të drejtuara dhe të personalizuara përgjatë ciklit të parë Bachelor dhe më pas në atë Master, ofron mundësinë për formimin teorik e praktik të juristëve me të tilla cilësi. Ndërsa formohet me një bazë të gjerë e solide mbi të drejtën, gradualisht deri në vitin e tretë Bachelor studenti i TBU fillon e profilizohet në Të Drejtën e Biznesit (E Drejta Tregtare, Administrative, Fiskale, E Punës). Këto drejtime zgjerohen e thellohen në ciklin e studimit Master Profesional në të Drejtën e Biznesit por studenti mund të zgjedhë edhe një kombinim të formimit të tij juridik në të drejtë biznesi me njohuri plotësuese në administrim biznesi ose administrim publik përmes programeve Master të Fakultetit Administrim Biznesi në TBU. Së afërmi, TBU ka në plan të hapë edhe programin e ri Master i Shkencave në të Drejtën e Biznesit.

5


FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI Bachelor

MASTER PROFESIONAL

Administrim Biznesi, Profilet: Menaxhim, Marketing, Kontabilitet & Financë Fakulteti Administrim Biznesi përqëndrohet në shkencën e drejtimit pasi synon të përgatisë administratorë të përgjithshëm apo menaxherë si dhe administratorë të profilizuar në aspekte më të veçanta si financa-kontabiliteti dhe marketingu. Programi i studimit organizohet në module dhe vlerësohet në kredite, sipas Sistemit Evropian të Grumbullimit dhe Transferimit të Kredive (ECTS). Studimet në këtë fakultet zgjatin tre vjet dhe çdo vit studenti duhet të grumbullojë 60 kredite. Diploma fitohet pasi studenti grumbullon gjithsej 180 kredite.

6

Master i Shkencave

Programi për administrimin e biznesit është konceptuar që studenti të: Studimet në Fakultetin Administrim Biznesi kryhen të përbashkëta për dy vitet e para duke synuar në përgatitjen me bazament të gjerë të studentëve. Profilizimi kryhet gjatë studimeve të vitit të tretë. Profilet e ofruara janë: Menaxhim; Marketing; Kontabilitet & Financë. Zgjedhja e profilit është fakultative, bazuar në kërkesën e studentit pas përfundimit të vitit të dytë të studimeve. Një nga pikat më të forta të programit tonë Bachelor në Administrim Biznesi është kryerja e praktikës që në vitin e parë e që vlerësohet me 5 kredite dhe rritja e numrit të krediteve vlerësuese të praktikës e cila në vitin e tretë vlerësohet me 8 kredite.

• përvetësojë një bazamet të gjerë e solid njohurish teorike për administrimin e biznesit;

• të marrë njohuritë e domosdoshme

juridike dhe të profilizohet në tre drejtime bazë menaxheriale; • njihet me eksperiencat dhe praktikat e agjentëve ekonomikë gjatë viteve të studimit nëpërmjet kryerjes së praktikave profesionale në shoqëritë tregtare ose institucionet publike dhe të fitojë shprehi praktike përmes tyre; • vazhdojë me sukses studimet Master në Shqipëri ose jashtë vendit në një spektër të gjerë programesh; • përshtatet sa më shpejt e në një diapazon sa më të gjerë mundësish në tregun e punës dhe të hedhë i sigurt hapat e para të karrierës.


FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI Programi Bachelor Një diplomë në Administrim Biznesi - Ajo që ju duhet për të filluar një karrierë si sipërmarrës, administrator, manaxher marketingu, kontabilist, financier. Me diplomën Bachelor në Administrim Biznesi, ju jeni të aftë të punoni në departamentet operacionale, të financës, kontabilitetit, marketingut dhe burimeve njerëzore të shoqërive tregtare (private ose publike), në institucione financiare, në agjenci të shërbimeve të konsulencës, në institucione kërkimore, në projekte të veçanta që kërkojnë organizim dhe drejtim

apo edhe të nisni një sipërmarrje tuajën. Nëse vendi i punës e parashikon si kusht të mjaftueshëm, me një diplomë Bachelor ju mund të punësoheni edhe në administratën publike, veçanërisht në ato pozicione pune që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e shtetit me sipërmarrjen.

Modulet dhe Kreditet Për çdo vit akademik studenti duhet të marrë 60 kredite në të cilat përfshihen edhe ato të praktikës profesionale. Në vitin e parë dhe të dytë Bachelor të gjitha modulet janë bazë e të detyrueshme. Në

vitin e tretë studenti plotëson 7 module bazë të detyrueshme, 2 module me zgjedhje, praktikën profesionale dhe temën e diplomës. Në semestrin e dytë të vitit të tretë studenti i dedikohet një ditë në javë përgatitjes së temës së diplomës. Sipas ligjeve në fuqi, studenti mund të vazhdojë studimet në vitin e dytë nëse ka marrë të paktën 30 kredite nga modulet e vitit të parë dhe mund të vazhdojë në vitin e tretë nëse ka marrë të paktën 60 kredite nga dy vitet pararendëse e të paktën 30 kredite nga secili prej tyre.

7


FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI PROGRAMET BACHELOR

ADMINISTRIM BIZNESI VITI I I -rë Modulet

VITI I II -të Kreditet

Mikroekonomi Matematikë e Përgjithshme Hyrje në Biznes Shkrim Akademik Anglishte e Përgjithshme Makroekonomi E Drejtë Biznesi Matematikë e Aplikuar Hyrje në Informatikë Anglishtja Profesionale e Biznesit Trajnim Praktik, Seminar Special

VITI I III-të Modulet bazë

6.0 6.0 5.0 5.0 5.0 6.0 5.0 6.0 6.0 5.0 5.0

Kreditet

Parimet e Kontabilitetit Hyrje në Financë Bazat e Marketingut Statistikë e Përgjithshme Soft-te Aplikative Kontabilitet Financiar Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Menaxhimi Financiar Statistika e Aplikuar Komunikim Administrativ dhe i Biznesit Trajnim Praktik, Seminar Special

6.0 5.0 5.0 6.0 5.0 6.0 5.0 5.0 6.0 5.0 6.0

ADMINISTRIM BIZNESI: Profili Menaxhim Kreditet

Sipërmarrja dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël Kontabiliteti Drejtim-Kosto Menaxhimi i Marketingut Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Menaxhimi Strategjik Biznesi Ndërkombëtar Administrimi Fiskal Trajnim Praktik, Seminar Special Temë Diplome

8

Modulet

5.0 6.0 5.0 6.0 5.0 5.0 5.0 8.0 5.0

Modulet me zgjedhje Menaxhimi i Cilësisë Menaxhimi i Operacioneve Etika e Biznesit Sjellje Organizative

Kreditet 5.0 5.0 5.0 5.0


FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI PROGRAMET BACHELOR VITI I III-të Modulet bazë

ADMINISTRIM BIZNESI: Kontabilitet & Financë Kreditet

Tregjet dhe Institucionet Financiare Analiza Financiare Kontabiliteti i Kostos Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Kontabiliteti i Drejtimit Hyrje në Auditim Administrim Fiskal Trajnim Praktik, Seminar Special Temë Diplome

VITI I III-të Modulet bazë

5.0 6.0 5.0 6.0 5.0 5.0 5.0 8.0 5.0

Modulet me zgjedhje

Kreditet

Ekonomia Monetare Menaxhim Operacionesh Investimet Menaxhim Strategjik

5.0 5.0 5.0 5.0

ADMINISTRIM BIZNESI: Marketing Kreditet

Menaxhimi i Marketingut Menaxhimi i Forcës së Shitjes Marketingu Ndërkombëtar Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Menaxhim Promocioni Kërkim Tregu Administrm Fiskal Trajnim Praktik, Seminar Special Temë Diplome

5.0 5.0 5.0 6.0 5.0 5.0 5.0 8.0 5.0

Modulet me zgjedhje Menaxhimi Strategjik i Marketingut Menaxhimi Strategjik i Markës Marketingu i Shërbimeve Sjellja Konsumatore

Kreditet 6.0 6.0 5.0 5.0

9


Programet Master Profesional

FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI

MP ADMINISTRIM BIZNESI Profili menaxhim 90 KREDITE Kualifikimi i përftuar nga programi Master Profesional në Administrim Biznesi është bërë sot një standard evropian për të gjithë menaxherët që synojnë të arrijnë sukses në karrierën e tyre profesionale. Studentët që përfundojnë këtë program kanë mundësi më të mëdha për t’u punësuar në nivele të menaxhimit të mesëm dhe të lartë në kompani të ndryshme, të ofrojnë konsulencë për biznesin ose për agjenci publike. Qëllimi i programit është të përgatisë profesionistë në fushën e menaxhimit

Modulet bazë

për të avancuar në karrierën e tyre kryesisht në fushën e biznesit, por dhe në sektorë të tjerë si sektorin publik dhe sektorin jofitimprurës duke kontribuar në menaxhimin me sukses të tyre.

Ky program është konceptuar që të: • ofrojë njohuri bazë thelbësore për të gjitha disiplinat funksionale të biznesit, duke i pajisur studentët me dijet e nevojshme dhe në të njëjtën kohë t’u mësojë aftësitë e lidershipit, punës në grup, komunikimit, etj; • zhvillojë këndvështrimin strategjik, aftësitë teknike, konceptuale dhe ndërpersonale të domosdoshme për menaxherët e sotëm, që synojnë të

Kreditet

Ekonomiks Menaxherial E Drejtë Biznesi Drejtim Financiar i Avancuar Sjellje Organizative dhe Lidership Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Menaxhimi Strategjik Kontabiliteti Menaxherial i Avancuar Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët Praktikë Profesionale/Projekt Menaxhimi Temë Diplome

10

6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 16.0 14.0

jenë të suksesshëm në drejtimin e bizneseve dhe organizatave të tyre; • nxisë idetë e reja, kreativitetin dhe iniciativat sipërmarrëse të studentëve që synojnë të ndërtojnë dhe menaxhojnë bizneset e tyre apo të ndërmarrin projekte të reja dhe menaxhojnë ndryshimin në kompanitë apo institucionet ku ata punojnë.

Modulet dhe Kreditet Programi përbëhet nga 8 module lëndore bazë të detyrueshme, 2 module lëndore me zgjedhje, praktika profesionale bashkë me projektin e menaxhimit dhe mbyllet me temën e diplomës.

Modulet me zgjedhje Metoda Kërkimi për Biznesin Komunikimi në Biznes Menaxhim Operacionesh Menaxhimi Strategjik i Markës Biznesi Ndërkombëtar Qeverisja e Korporatave

Kreditet 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0


MP ADMINISTRIM BIZNESI, profili Kontabilitet & Financë 90 KREDITE Programi Master Profesional në Administrim Biznesi, profili Kontabilitet & Financë, i krijon mundësi studentëve për të avancuar në karrierën e tyre profesionale në fushën e kontabilitetit dhe financës në pozicione të ndryshme menaxheriale, në fusha të specializuara si: menaxhimi financiar, tatim-taksa, auditim, menaxhimi dhe sistemet e kontabilitetit, në kompani prodhuese, tregtare apo shërbimesh, banka dhe kompani sigurimi, institucione të ndryshme publike financiare dhe jo

Modulet bazë

financiare, etj, si edhe i aftëson ata për të punuar si analistë apo konsulentë për kompani të shërbimeve financiare, kontabilitetit, auditimit, etj. Qëllimi i këtij programi është të përgatisë profesionistë të kontabilitetit dhe financës, të cilët janë të formuar rigorozisht dhe të pajisur mirë me të gjitha aftësitë teorike dhe praktike për të analizuar dhe zgjidhur çështje komplekse financiare dhe të kontabilitetit në kompani të ndryshme.

Ky program është konceptuar që të: • kombinojë njohuritë bazë në fushat e administrimit të biznesit (MBA) me njohuritë e thelluara në fushën e kontabilitetit dhe financës;

Kreditet

Ekonomiks Menaxherial E Drejtë Biznesi Kontabilitet Financiar i Avancuar Sjellje Organizative dhe Lidership Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Menaxhim Strategjik Kontabilitet Menaxherial i Avancuar Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët Praktikë Profesionale/Projekt Menaxhimi Temë Diplome

6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 16.0 14.0

• pajisë studentët me dije të avancuara financiare dhe shprehi praktike; • forcojë besimin tek suksesi në një treg ku ka pak kandidatë të formuar me dije të kombinuara mes fushës së kontabilitetit & financës dhe administrimit të biznesit.

Modulet dhe Kreditet Programi përbëhet nga 8 module lëndore bazë të detyrueshme, 2 module lëndore me zgjedhje, praktika profesionale bashkë me projektin e menaxhimit dhe mbyllet me temën e diplomës.

Modulet me zgjedhje Metoda Kërkimi për Biznesin Biznes Ndërkombëtar Tregje dhe Institucione Financiare Taksimi i Biznesit Auditimi Kontabilitet Bankar Qeverisja e Korporatave Menaxhimi Strategjik i Markës Komunikimi në Biznes Menaxhimi Strategjik i Marketingut

Kreditet 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0

11


Programet Master Profesional

FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI 12

MP ADMINISTRIM BIZNESI, profili e Drejtë Biznesi 90 KREDITE Programi Master Profesional në Administrim Biznesi, profili E Drejtë Biznesi, nëpërmjet moduleve që ofron, krijon mundësi të gjera për një karrierë të sigurt në pozicione të larta në departamentet ligjore, në pozicione drejtuese të kompanive private dhe publike, si edhe në pozicione vendimmarrëse dhe politikë-bërëse në institucionet e ndryshme publike. Qëllimi i këtij programi është të

përgatisë profesionistë në fushën e menaxhimit me njohuri plotësuese në të Drejtën e Biznesit, të cilët janë të formuar rigorozisht dhe të pajisur mirë me të gjitha aftësitë praktike për të analizuar dhe zgjidhur çështje komplekse të kompanive të ndryshme nga perspektiva e menaxhimit dhe ajo e së drejtës së biznesit.

Ky program është konceptuar që të: • pajisë studentët me njohuri të domosdoshme në Administrim Biznesi të kombinuara me njohuri të specializuara në të Drejtën e Biznesit;

Modulet bazë Ekonomiks Menaxherial E Drejta e Biznesit Drejtim Financiar i Avancuar Sjellje Organizative dhe Lidership Mbrojtja Ligjore e Biznesit Menaxhim Strategjik Kontabilitet Menaxherial i Avancuar E Drejta Fiskale e Krahasuar Praktikë Profesionale/Projekt Menaxhimi Temë Diplome

Kreditet 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 16.0 14.0

• përgatisë studentët me aftësinë e nevojshme praktike për të këshilluar ose drejtuar me efektivitet administrativ dhe risk ligjor minimal proçeset vendimmarrëse.

Modulet dhe Kreditet Programi përbëhet nga 8 module lëndore bazë të detyrueshme, 2 module lëndore me zgjedhje, praktika profesionale bashkë me projektin e menaxhimit dhe mbyllet me temën e diplomës.

Modulet me zgjedhje

Kreditet

Menaxhimi Strategjik i Marketingut Metoda Kërkimi për Biznesin Qeverisja e Korporatave Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit E Drejta e Shoqërive Tregtare E Drejta e Konkurrencës dhe Antitrusti E Drejta e Punës E Drejta e Falimentimit

6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0


MP ADMINISTRIM PUBLIK, 60 KREDITE Programi Master Profesional në Administrim Publik fokusohet në ndërtimin e kompetencave në lidhje me funksionet bazë të sektorit publik, duke përfshirë hartimin dhe planifikimin e politikave publike, planifikimin e politikave buxhetore dhe fiskale, menaxhimin e shërbimeve sociale dhe ekonomike, menaxhimin efektiv të burimeve në tërësi dhe burimeve njerëzore në veçanti. Qëllimi i programit është të përgatisë profesionistë për të hyrë dhe/ose për të avancuar në karrierën e tyre në

Modulet bazë

institucionet publike, qendrore dhe vendore, në sektorin jofitimprurës por edhe në sektorin privat për ato poste pune që administrojnë marrëdhëniet e një biznesi me shtetin apo në sipërmarrjet konçensionare.

e marrë vendime për çështje multi-disiplinore; • mundësojë zhvillimin dhe ndërtimin e aftësive të punës në grup.

Ky program është konceptuar që të:

Modulet dhe Kreditet

• ofrojë një edukim të plotë për të gjithë studentët e interesuar për administratën publike duke e vënë theksin në aftësimin praktik të tyre; • pajisë studentët me njohuritë e nevojshme për aplikimin e përditësuar të praktikave të efektshme të menaxhimit në institucione dhe

Programi përbëhet nga 6 module lëndore bazë të detyrueshme, 2 module lëndore me zgjedhje, praktika profesionale bashkë me projektin e menaxhimit dhe mbyllet me temën e diplomës.

Kreditet

Ekonomiksi i Sektorit Publik Menaxhimi i Organizatave Publike Sjellje Organizative dhe Lidership Axhenda Dixhitale Kontabilitet Publik Komunikimi Administrativ Praktikë Profesionale/Projekt Menaxhimi Temë Diplome

6.0 6.0 6.0 6.0 4.5 4.5 10.0 8.0

organizata publike e jo-fitimprurëse;

• aftësojë studentët për të punuar

Modulet me zgjedhje

Kreditet

Programe dhe Politika Sektoriale Zhvillimi dhe Rregullimi i Sektorit Privat E Drejta Administrative Menaxhimi i Projekteve për Sektorin Publik Marketingu i Organizatave Publike Anglishtja e Biznesit

4.5 4.5 4.5 4.5 4.5 4.5

13


Programet Master i SHKENCAVE

FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI

MSH ADMINISTRIM BIZNESI PROFILI menaxhim 120 KREDITE Programi Master i Shkencave në Administrim Biznesi i drejtohet studentëve të cilët janë të interesuar të bëjnë karrierë akademike, por edhe atyre që dëshirojnë të bëhen menaxherë dhe duan të thellojnë njohuritë e tyre menaxheriale, për të lehtësuar suksesin në pozicionet e tyre të punës aktuale apo në të ardhmen. Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në gjendje të merren me punë kërkimore më të thelluar në shkencat e administrimit, si dhe të zgjidhin problemet komplekse të menaxhimit në fushat e tyre specifike

Modulet bazë

të ekspertizës. Qëllimi i programit është të ofrojë studime të thellura për të gjithë studentët në fushën e zgjedhur, të mundësojë zhvillimin e punës kërkimore në këtë fushë si dhe të përgatisë profesionistë në fushën e menaxhimit.

Ky program është konceptuar që të: • sigurojë një mjedis sfidues të të mësuarit me një gamë të gjerë kursesh, duke kombinuar studimet teorike me realitetin praktik, si edhe i ofron mundësi studentëve për të vazhduar studimet në ciklin e tretë për PhD; • zhvillojë mendimin analitik dhe kritik, si edhe të rrisë aftësitë teknike, konceptuale dhe Kreditet

Ekonomiks Menaxherial Metoda Kërkimi për Biznesin E Drejtë Biznesi Sjellje Organizative dhe Lidership Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Menaxhim Strategjik Kontabilitet Menaxherial i Avancuar Menaxhimi Strategjik i Marketingut Anglishtja e Biznesit Zhvillim Personal dhe Komunikimi Ndërpersonal Praktikë Profesionale ⁄ Projekt Menaxhimi Temë Diplome

14

6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 4.5 4.5 19.0 20.0

ndërpersonale të domosdoshme për menaxherët e sotëm; • nxisë vazhdimin e karrierës përmes kërkimit shkencor dhe përditësimit me zhvillimet teorike e duke i lidhur dhe përdorur ato në problematikën konkrete që ndeshin bizneset dhe institucionet publike në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Modulet dhe Kreditet Programi i studimit përbëhet nga 11 module lëndore bazë të detyrueshme, 3 module lëndore me zgjedhje, praktika profesionale bashkë me projektin e menaxhimit dhe mbyllet me temën e diplomës.

Modulet me zgjedhje Komunikimi në Biznes Qeverisja e Korporatave Auditim Menaxhim Operacionesh Menaxhimi Strategjik i Markës Tregje dhe Institucione Financiare Biznes Ndërkombëtar

Kreditet 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0 6.0


15


FAKULTETI JURIDIK, E DREJTë BIZNESI Bachelor

MASTER PROFESIONAL

Fakulteti Juridik, e Drejtë Biznesi Fakulteti Juridik, E Drejtë Biznesi përqëndrohet në atë pjesë të jurisprudencës që ka të bëjë me sipërmarrjen, qoftë nga këndvështrimi dhe interesat e një sipërmarrjeje e qoftë nga këndvështrimi dhe interesat e shtetit. Programi ofron studimet e nivelit Bachelor Juridik për Të Drejtën e Biznesit. Këto studime përfaqësojnë një degë të veçantë të jurisprudencës, duke krijuar specialistin jurist për çështje juridike tregtare si dhe ato juridike administrative me te cilat ka të bëjë çdo ditë veprimtaria e çdo sipërmarrje. Studimet për Juridik, E Drejtë Biznesi cikli Bachelor zgjasin tre vjet. Në një vit studenti grumbullon 60 kredite, ndërkohë që me 180 kredite fiton të drejtën e diplomimit.

16

Programi i studimit organizohet në module dhe vlerësohet në kredite, sipas Sistemit Evropian të Grumbullimit dhe Transferimit të Kredive (ECTS). Studimet në këtë Fakultet zgjatin tre vjet dhe çdo vit studenti duhet të grumbullojë 60 kredite. Diploma fitohet pasi studenti grumbullon gjithsej 180 kredite. Ndërtimi i programit mësimor me modulet përbërëse është bazuar në pervojat më të mira evropiane e që zbatojnë sistemin e të drejtës kontinentale. Një nga pikat më të forta të programit tonë Bachelor në E Drejtë Biznesi është kryerja e praktikës profesionale që në vitin e parë e që vlerësohet me 4 kredite dhe rritja e numrit të krediteve vlerësuese të praktikës në vitin e tretë, që vlerësohet me 8 kredite.

Programi për Juridik, E Drejtë Biznesi është konceptuar që të: • krijojë profesionistin e juristit të së drejtës së biznesit të pajisur edhe me njohuritë themelore të shkencës juridike edhe me njohuri më të thelluara në të drejtën tregtare dhe atë administrative që lidhen drejtpërdrejt me sipërmarrjen; • pajisë studentin me dije të thella mbi legjislacionin shqiptar por edhe me njohuritë e nevojshme nga legjislacioni evropian për çështjet tregtare dhe administrative; • aftësojë studentet përmes kryerjes së praktikave profesionale pranë shoqërive tregtare, studiove ligjore, institucioneve shtetërore dhe subjekteve të tjera aktiviteti i të cilave i përshtatet këtij profesioni; • mundësojë vazhdimin me sukses të studimeve Master në Shqipëri ose jashtë vendit e në një spektër të gjerë programesh; • ose që studenti të përshtatet sa më shpejt e në një diapazon sa më të gjerë mundësish në tregun e punës e të hedhë i sigurt hapat e para të karrierës.


FAKULTETI JURIDIK, E DREJTë BIZNESI Programi Bachelor Një diplomë Jurist në të Drejtë Biznesi – Është ajo që ju duhet për të filluar një karrierë si jurist, avokat, noter, ekspert në një biznes apo jurist në institucionet publike. Me fitimin e diplomës Bachelor në Të Drejtë Biznesi, ju jeni i aftë të punoni pranë departamentit juridik të çdo shoqërie tregtare private ose publike, pranë studiove ligjore, ose të punoni i pavarur duke mbuluar në çdo rast çështjet që lidhen me të drejtën e biznesit. Nëse vendi i punës e parashikon si kusht të mjaftueshëm, me një diplomë Bachelor ju mund të punësoheni

edhe në administratën publike, veçanërisht në ato pozicione pune që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e shtetit me sipërmarrjen si dhe të aplikoni për të marrë liçencën e avokatit ose noterit. Mundësitë janë të mëdha dhe iniciativa juaj do të shpërblehet nga nevojat në rritje të tregut për këtë profesion.

Modulet dhe Kreditet Për çdo vit akademik studenti duhet të marrë 60 kredite në të cilat përfshihen edhe ato të praktikës profesionale. Në vitin e parë dhe të dytë Bachelor të gjitha modulet janë bazë e të detyrueshme. Në vitin e tretë studenti

plotëson 7 module bazë të detyrueshme, 1 modul me zgjedhje, praktikën profesionale dhe temën e diplomës. Në semestrin e dytë të vitit të tretë studenti i dedikohet një ditë në javë përgatitjes së temës së diplomës. Sipas ligjeve në fuqi, studenti mund të vazhdojë studimet në vitin e dytë nëse ka marrë të paktën 30 kredite nga modulet e vitit të parë dhe mund të vazhdojë në vitin e tretë nëse ka marrë të paktën 60 kredite nga dy vitet pararendëse e të paktën 30 kredite nga secili prej tyre.

17


Programi Bachelor

FAKULTETI JURIDIK, E DREJTË BIZNESI

Modulet dhe Kreditet JURIDIK, E DREJTË BIZNESI VITI I I-rë Modulet

VITI I II-të Kreditet

E Drejtë Publike E Drejtë Civile Mikroekonomi E Drejtë Penale e Përgjithshme Anglishte e Përgjithshme e Biznesit E Drejtë Romake E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave E Drejtë Penale e Posaçme Makroekonomi Anglishtja Ligjore e Biznesit Trajnim Praktik, Seminar Special

VITI I III-të Modulet bazë

6.0 7.0 5.0 6.0 4.0 6.0 7.0 6.0 5.0 4.0 4.0

Kreditet

E Drejta Kushtetuese E Drejta Administrative E Drejta e Shoqërive Tregtare Hyrje ne Biznes Komunikimi Administrativ dhe i Biznesit Pronësia Intelektuale dhe Industriale E Drejta Fiskale E Drejta e Konkurrencës dhe Antitrusti E Drejta e Konsumatorit dhe Siguria e Produkteve E Drejta Ndërkombëtare Private Trajnim Praktik, Seminar Special

7.0 6.0 6.0 6.0 5.0 5.0 6.0 5.0 5.0 5.0 4.0

JURIDIK, E DREJTË BIZNESI Kreditet

Proçedura Civile dhe Gjykimi Administrativ Shkrim dhe Arsyetim Ligjor Të Drejtat e Njeriut Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjeve E Drejta e Falimentimit E Drejta Financiare dhe Tregjet e Kapitalit E Drejta Tregtare Evropiane Trajnim Praktik, Seminar Special Temë Diplome

18

Modulet

5.0 5.0 5.0 6.0 5.0 5.0 5.0 8.0 5.0

Modulet me zgjedhje Avokatia Praktike e Biznesit Mjedisi Rregullator i Biznesit E Drejta e Punës

Kreditet 6.0 6.0 6.0


si qëllim të rrisë aftësitë ligjore të studentëve, të cilat konsiderohen si të domosdoshme e të dobishme për të bërë karrierë juridike të sukssesshme në biznes, administratë publike, konsulencë apo sipërmarrje private. Programi i studimit synon të pajisë studentët me njohuri të avancuara të së drejtës së biznesit, por edhe me disa njohuri bazë të administrimit të biznesit, për të ndjekur më përpikmëri zbatimin e kuadrit ligjor, nënligjor, rregullativ, kontraktual, në veprimtarinë e shoqërive

Modulet bazë

apo në përballjet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me partnerët e tjerë të biznesit; • aftësojë përdorimin e njohurive teorike të përgjithshme në situata konkrete me të cilat përballet biznesi.

Ky program është konceptuar që të:

Programi përbëhet nga 6 module lëndore të detyrueshme, 2 module lëndore me zgjedhje, praktika profesionale bashkë me projektin e menaxhimit dhe mbyllet me temën e diplomës.

• plotësojë me njohuri të avancuara në fushat e së drejtës që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e biznesit si dhe të pajisë juristët e biznesit me njohuri bazë të fushës së menaxhimit, ekonomisë, financës, kontabilitetit; • stimulojë aftësitë për të përdorur me sukses mjetet ligjore të mbrojtjes së biznesit në përballje me organet e administratës publike

Kreditet

E Drejta e Biznesit Financë dhe Kontabilitet për Juristët Mbrojtja Ligjore e Biznesit E Drejta Fiskale e Krahasuar E Drejta e Shoqërive Tregëtare E Drejta e Konkurrencës dhe Antitrusti Praktikë Profesionale/Projekt Menaxhimi Temë Diplome

6.0 6.0 6.0 6.0 4.5 4.5 10.0 8.0

Modulet dhe Kreditet

Modulet me zgjedhje

Kreditet

Anglishtja Ligjore e Biznesit E Drejta e Mbrojtjes së Konsumatorit e Krahasuar E Drejta Bankare Shkrimi Ligjor dhe Hartimi i Kontratave E Drejta e Punës Zhvillimi Personal dhe Komunikimi Ndërpersonal

FAKULTETI JURIDIK, E DREJTË BIZNESI

Programi Master Profesional në Juridik, E Drejtë Biznesi ka

apo organizatave, me qëllim parandalimin e mosmarrëveshjeve apo penalizimeve, që vijnë nga mosnjohja apo mosrespektimi i këtij kuadri, si dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm ligjor për funksionimin me sukses të biznesit dhe ekonomisë në tërësi.

Programi Master Profesional

MP Juridik, profili e Drejtë BIZNESI 60 KREDITE

4.5 4.5 4.5 4.5 4.5 4.5

19


Rigorozitet por edhe Fleksibilitet në orarin dhe kalendarin mësimor Bachelor • Studimet me kohë të plotë: 3 vite akademike Gjatë 3 viteve akademike studenti përfundon të gjitha modulet, kryen praktikat profesionale mbron temën e diplomës. Programi me kohë të plotë zhvillohet 5 ditë në javë ne orarin 9.00-13.30 dhe në përfundim të tij studenti duhet të akumulojë 180 kredite, 60 kredite në çdo vit akademik përkatës.

Master Profesional me 60 kredite • Studimet me kohë të plotë: 12 muaj / 4 semestra Gjatë 12 muajve studenti do të përfundojë 6 module bazë dhe 2 module me zgjedhje, si dhe do të punojë në mënyrë të pavarur për të realizuar projektin e menaxhimit dhe temën e diplomës. Programi me kohë të plotë zhvillohet 5 ditë në javë dhe në përfundim të tij studenti duhet të akumulojë 60 kredite.

• Studimet me kohë të pjesshme: 18 muaj / 6 semestra Zhvillohet më të njëjtat kërkesa por zgjat 18 muaj. Programi ofrohet pasdite (16:00-20:00) dhe në fundjavë.

20


Master Profesional me 90 kredite • Studimet me kohë të plotë: 18 muaj / 3 semestra Gjatë 12 muajve të parë studenti do të përfundojë 8 module bazë dhe 2 module me zgjedhje. Gjatë 6 muajve të mbetur studenti do të punojë në mënyrë të pavarur për të realizuar projektin e menaxhimit dhe temën e diplomës. Programi me kohë të plotë zhvillohet 5 ditë në javë dhe në përfundim të tij studenti duhet të akumulojë 90 kredite.

• Studimet me kohë të pjesshme: 24 muaj / 4 semestra Zhvillohet me të njëjtat kërkesa por zgjat 24 muaj. Programi ofrohet pasdite (16:00-20:00) dhe në fundjavë.

Master i Shkencave me 120 kredite • Studimet me kohë të plotë: 24 muaj / 4 semestra Gjatë 12 muajve të parë studenti do të përfundojë 11 module bazë, ndërsa gjatë 12 muajve të mbetur studenti do të përfundojë 3 module me zgjedhje si edhe do të punojë në mënyrë të pavarur për të realizuar projektin e menaxhimit dhe temën e diplomës. Programi me kohë të plotë zhvillohet 5 ditë në javë dhe në përfundim të tij studenti duhet të akumulojë 120 kredite.

• Studimet me kohë të pjesshme: 36 muaj / 6 semestra Zhvillohet me të njëjtat kërkesa por zgjat 36 muaj. Programi ofrohet pasdite (16:00-20:00) dhe në fundjavë.

21


Themeluesit

22

ARTAN HOXHA Administrator i Përgjithshëm

Enea Janko

Gjergj Buxhuku

Artan Hoxha është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë. Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik (1992-1993); Drejtor e më pas President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 1997 e në vazhdim; anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës (Shkurt 2008-Maj 2010); anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë; anëtar i Bordit Këshillimor të Televizionit Ora News; anëtar i Bordit Këshillimor të Revistës Monitor; janë disa nga rolet e mbajtura apo në ushtrim e sipër nga z. Hoxha. Përgjatë karrierës se tij mbi 20 vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale. Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR ), Qendrës Kombëtare të Liçensimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative, reformimin e institucional e procedurial të inspektimeve administrative mbi biznesin. Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, instuticionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm. Z. Hoxha, trajner i liçensuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i cështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare si dhe biznese shqiptare e të huaja në Shqipëri i drejtohen për këshillim. Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enriko Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989).

Enea Janko ndërthur eksperiencën praktike me atë akademike në administrimin e biznesit. Administrator i disa bizneseve: themelues dhe administrator i “EJ Business Consulting” nga viti 2008 e në vazhdim; Drejtor i Përgjithshëm i “Birra Tirana” sh.a., një prej kompanive më të mëdha e të suksesshme shqiptare (2003-2008); Drejtor i Përgjithshëm i “Bursa e Tiranës” sh.a (2002); Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Mediatike Spektër sh.a / Gazeta Shekulli (1997-1998) si dhe lektor i lëndëve “Sjellje Organizative” dhe “Hyrje në Ekonomi” janë dy drejtimet e eksperiencës së Z. Janko që e bëjnë atë një njohës të shkëlqyer të çështjeve të drejtimit e menaxhimit të biznesit në përgjithësi e të bizneseve në mjedisin shqiptar në veçanti, e në këtë kuadër edhe të natyrës së njohurive dhe aftësive që bizneset shqiptare dhe tregu i punës kërkojnë nga universitetet shqiptare lidhur me rolet e menaxherëve, financierëve apo juristëve. Eksperienca e Z. Janko përfshin: Këshilltar i Ministrit të Financave, Ekspert i Mbikëqyrjes së Bankave dhe Institucioneve Financiare (Ministria e Financave), Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajnimit të Kredive, Përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Bashkëpunimit të Vendeve të Detit të Zi. Kjo eksperience pasurohet me aktivitetin e tij mediatik (1994-1998) si gazetar dhe redaktor i çështjeve ekonomike në disa gazeta të vendit ku ka botuar mbi 500 artikuj. Z. Janko, është diplomuar për Financë në Fakultetin e Ekonomisë/Universiteti i Tiranës në vitin 1994. Ai zotëron titullin Master në Administrim Publik të dhënë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës (SHBA) dhe është në përfundim të studimeve për PhD në fushën e Qeverisjes së Korporatave. Z. Janko ka drejtuar me sukses TBU si Administrator i Përgjithshëm në vitet 2010-2014.

Gjergj Buxhuku është nismëtari dhe Administrator i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë (KonfIndustria), një nga organizatat më të njohura e më aktive në mbështetje të zhvillimit industrial dhe të mbrojtjes së interesave të industrive shqiptare. Si drejtues i Konfindustrisë dhe njohës i thelluar i çështjeve ekonomike të biznesit, Z. Buxhuku spikat për aktivitetin intensiv publik e mediatik si dhe për njohjet e lidhjet e tij me bizneset industriale e të shërbimeve shqiptare dhe të huaja në Shqipëri si dhe me konfederata të industrive të vendeve të ndryshme evropiane. Eksperienca 20 vjeçare e z. Buxhuku shënon kryerjen edhe të detyrave të rëndësishme shtetërore ku spikasin roli i tij si këshilltar për çështjet ekonomike të Presidentit të Republikës së Shqipërisë (2003-2004); këshilltar i Kryeministrit (2002); Koordinator në Këshillin e Ministrave (19971999); këshilltar i Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit (1999), anëtar i Këshillit Drejtues dhe Themelues i Albanian Mobile Communication /AMC .sh.a (1995-1998); ekspert në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit (1994-1997), ekspert në politikat tregtare dhe tregtinë ndërkombëtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë (1992-1993). Eksperienca e tij përfshin edhe aktivitete akademike si lektor për lëndën e menaxhimit të medias në Departamentin e Gazetarisë, Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tiranës (1998) si dhe analist i Radios “Europa e Lirë”(2001-2002). Z. Buxhuku ka kryer studimet Master në Menaxhim Projekti në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Republikës së San Marinos (1992-1994) ndërsa studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës (1984-1989).


STAFI AKADEMIK DREJTUES Prof. Dr. Lavdosh Zaho REKTOR

Dr. Entela Shehaj Dekani I Fakultetit ADMINISTRIM BIZNESi

Dr. Endri Papajorgji Dekani I Fakultetit Juridik, E Drejtë BiznesI

Prof. Dr. Lavdosh Zaho është një nga lektorët dhe ekspertët më të njohur në fushën e institucioneve financiare dhe teknikave bankare. Eksperienca e tij mbi 40 vjeçare kombinon në harmoni dimensionin akademik me atë të prakticienit. Eksperienca akademike e tij fillon në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe vazhdon në këtë fakultet duke njohur rritje të vazhdueshme përgjatë 37 viteve. Prof. Dr Lavdosh Zaho ka përgatitur leksione dhe botuar libra për lëndët e kompetencës së tij, ka udhëhequr departamentin e lëndëve të financës, ka kontribuar dhe udhëhequr punën në grup për zhvillimin kurrikular si dhe kërkime shkencore teorike e me karakter aplikativ. Ai ka kryer funksione drejtuese akademike si zëvendës Dekan apo Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, anëtar i Senatit të këtij universiteti si dhe shumë funksione të tjera të drejtimit akademik. Prof. Dr. Lavdosh Zaho ka një përvojë të pasur në veprimtarinë praktike të institucioneve financiare e bankare duke kontribuar në këtë sektor për një periudhe të gjatë si ekspert dhe në role drejtuese. Ai ka dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit bankar shqiptar në kushtet e ekonomisë së tregut ku veçohet roli i tij në organet drejtuese të Bankës së Kursimeve ndërsa, pas privatizimit të saj, u përzgjodh anëtar i Bordit te Drejtorëve të Raiffeisen Bank në Vjenë. Prof. Dr. Lavdozh Zaho ka kontribuar edhe në zhvillimin e sistemit të kontablitetit duke qenë anëtar i komisioneve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). Ai është gjithashtu një ekspert i mirëvlerësuar në tregun e konsulencës për institucionet financiare e bankare si dhe për sipërmarrjet private lidhur me nevojat e tyre për analiza dhe këshillime mbi menaxhimin financiar.

Dr. Entela Shehaj është një pedagogë me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ekonomisë, gjithashtu me një eksperiencë me shumë se 7 vjeçare në fushën e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror në pozicione vendimmarrëse. Eksperienca e saj akademike ka filluar në Universitetin Eqrem Çabej dhe me pas në Universitetin Europian të Tiranës si lektore në fushën e ekonomiksit. Përgjatë karrierës së saj akademike ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtuesit të Departamentit Ekonomik (2000-2003) si dhe ka qenë aktive në kryrjen e studimeve kërkimore shkencore, këshillimit dhe hartimit të shumë akteve rregullatore. Dr. Entela Shehaj ka një përvojë të pasur në rregullimin e sektorit të Energjisë në pozicione vendimmarrëse dhe këshilluese. Gjatë kësaj kohe ajo ka dhënë kontributin e saj në hartimin e akteve legjislative, parësore dhe dytësore, të sektorit të energjisë, përfshi metodologjinë dhe përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike si edhe në anën teknike dhe problematikat që shoqërojnë këtë sektor. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit Dr. Entela Shehaj ka marrë pjesë aktive në hartimin e akteve rregullatore që kanë të bëjnë me projektin TAP. Dr. Entela Shehaj ka fituar gradën Doktor (PhD) në Ekonomiks në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar (2006) dhe gjithashtu ka marrë diplomën Master në Ekonomiks për Analiza Biznesi nga ky Universitet (2002). Studimet universitare i kreu në Universitetin e Tiranës në degën Administrim Biznesi (1989-1993).

Dr. Endri Papajorgji është jurist, avokat, ekspertët ligjorë dhe pedagogë i mirënjohur në fushën e së drejtës e me një eksperiencë 10 vjeçare. Dr. Endri Papajorgji ka mbaruar studimet e larta (Bachelor-Master-PhD) në Drejtësi pranë “Karl Franzens Universität Graz”, Austri. Fushat e tij të kërkimit shkencor janë: e drejta civile shqiptare dhe gjermanike, e drejta ndërkombëtare dhe evropiane private, ekonomike dhe tregtare, e drejta e biznesit ndërkombëtar, e drejta e konkurrencës në kuadrin shqiptar dhe ndërkombëtar, si dhe sistemet e së drejtës civile dhe tregtare në të drejtën e krahasuar. Dr. Endri Papajorgji ka kryer punë kërkimore shkencore në Universitetin e Graz-it, Maribor-it, Vjenës, Leuvenit, Salzburg-ut, Zagreb-it, Ljubljanës, Mynih-ut, Regensburg-ut, Shkup-it, Tetovës, Prishtinës etj, si dhe pranë Institucioneve të BE-së në Bruksel dhe Luksemburg. Ka botuar dhjetra artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe revista shkencore shqiptare si dhe ka marrë pjesë në dhjetra konferenca ndërkombëtare si referues i parë. Ka botuar 8 libra, prej të cilave 2 monografi në Gjermani, 1 në Shqipëri dhe 5 tekste mësimore. Dr. Endri Papajorgji ka punuar si jurist, konsulent dhe avokat pranë disa zyrave ndërkombëtare dhe lokale ligjore (Vjenë, Graz, Tiranë), si dhe lektor dhe kërkues shkencor pranë Universitetit “Karl Franzens Universität Graz”. Dr. Endri Papajorgji është Anëtar i Dhomës Kombëtare Shqiptare të Avokatisë, Anëtar i Alumni Uni Graz Network, Anëtar i bordit shkencor te Revistës shkencore “Revista shqiptare social-ekonomike”, Anëtar i bordit shkencor i revistës shkencore “Global Challenge, President i Institutit Ndërkombëtar për të drejtën private, tregtare dhe konkurrencës.

23


BORDI NDëRKOMBëTAR KëSHILLIMOR Rektor Nderi, Profesor Dr. Horst-Dieter Westerhoff Prof. Dr. Westerhoff është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e ekonomisë dhe statistikës. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i kabinetit të tre kancelarëve të Qeverisë Federale Gjermane, Helmut Kohl, Gerhard Schröder dhe Dr. Angela Merkel, ai ka dhënë kontribut të çmuar për çështje thelbësore si, unifikimi i dy Gjermanive, Bashkimi Monetar Europian, etj. Aktualisht ai është drejtor i “Gesellschaft zum Studium strukturpolitischer Fragen”, një organizatë pranë Parlamentit Gjerman që sjell së bashku politikanë, shkencëtarë dhe biznese për të diskutuar çështje dhe politika ekonomike. Ai është lektor për Ekonominë dhe Statistikën në Universitetin shtetëror të Duisburg-Essen dhe lektor për Ekonominë Politike në Universitetin privat Steinbeis në Berlin. Ai ka publikuar një numër mjaft të madh artikujsh shkencorë dhe libra lidhur me ekonominë dhe statistikën.

Dekan nderi, Fakulteti Administrim Biznesi Prof. em. Dr. Jürgen Wolfbauer Jürgen Wolfbauer ka titullin “Professor Emeritus” në Ekonomi Inxhinierike dhe Menaxhim në Universitetin Montanuniversität Leoben, Austri. Ai ka më shumë se 40 vjet eksperiencë në mësimdhënie në universitet, e kombinuar kjo me aktivitetet kërkimore dhe këshillimore për grupe të ndryshme industriale, administratën publike dhe universitetet, në Austri dhe në vende të tjera. Eksperienca e tij përfshin: Kërkime në Analizën e Sistemeve, Menaxhimin e Kërkim - Zhvillimit, Kibernetika në Menaxhim, Mjedisi dhe Ekonomia, etj. Prof. Em. Dr. Wolfbauer-it i është akorduar titulli “Doktor Nderi” nga Universiteti Miskolc në Hungari. Ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Kërkimit Joanneum Graz, Austri dhe Kryetar i Grupit të Kërkimeve për Analizën e Sistemeve në Universitetin e Leoben. Ai ka bërë mbi 170 raporte kërkimore dhe publikime.

Dekan nderi, FakultetI Juridik, e Drejtë Biznesi Dr. Hans-Achim Roll Dr. Hans-Achim Roll është një ekspert i mirënjohur i të drejtës dhe administratës publike. Karriera e tij zyrtare në nivelet më të larta të Qeverisë Federale të Gjermanisë kulmon në vitet 1992-1998 me pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Kancelarit Helmut Kohl. Që nga viti 1998 e deri më sot Dr. Hans-Achim Roll ka dhënë kontribut të çmuar në përgatitjen dhe/ose zbatimin e reformave ligjore e të administrates publike në shumë vende të Evropës Lindore e Jugore, përfshirë Shqipërinë. Ai ka gradë Doktor në fushën e së drejtës, mbrojtur në Universitetin e Kiel në Gjermani më 1972 si dhe është anëtar i Shoqatës Evropiane të Legjislacionit. Dr. Hans-Achim Roll ka botuar një numër të madh librash dhe artikuj në fushën e të drejtës kushtetuese, administrative dhe civile.

24


BORDI NDëRKOMBëTAR KëSHILLIMOR Dr. Gary J. Reid është tashmë një ekspert dhe konsulent i nivelit ndërkombëtar në fushën e administratës publike. Pozicioni më i fundit i tij deri në shtator 2010 ishte Udhëheqës i Sektorit të Menaxhimit Publik në Bankën Botërore ku ai sherbeu si koordinator për reformat e Administratës Civile dhe Nëpunësit Civil, të zbatuara nga Banka Botërore në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Më parë se të angazhohej në Bankën Botërore, deri në vitin 1991 ai ka qenë lektor për lëndën e Administrates Publike në Tufts University, American University, SAIS dhe në University of Southern California. Dr. Reid ka publikuar një numër të madh artikujsh në fushën e administratës publike, menaxhimin e burimeve njerëzore, deklarimin e interesave në sektorin publik si dhe është bashkëautor i një numri të madh dokumentesh e manualesh teknike të përdorur si udhërrëfyese apo instrumente zbatuese nga Banka Botërore. Dr. Reid mori gradën Ph.D. në Urban Planning nga Harvard University. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Publikimit të “Public Administration Revieë”, ka marrë në vitin 1989 çmimin “Henry Scoville Award” për kërkime shkencore dhe shërbime të vyera në fushën e administratës publike dhe u përzgjodh “Fellow of the National Academy of Public Administration” në 2007, një trupë kjo e krijuar me ligj të veçantë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të dhënë ide dhe këshilla jo-partizane për çështjet e administratës publike dhe ky Dr. Reid shërben si kryetar i Panelit të Ekspertëve Ndërkombëtar të kësaj Akademie. Stephen Barclay Straus është një menaxher me eksperiencë në veprimtari biznesi e bankare në Europën Juglindore, Evropën Perëndimore dhe në SHBA. Ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme, mes së cilave: anëtar i Bordit dhe Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Vlerësimit të Riskut në Raiffeisen Bank në Shqipëri, Drejtor i Përgjithshëm i Emporiki Bank në Bullgari, Zv. President i City Bank në Europë dhe në New York. Z. Straus ka dhënë kontribut thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si ekspert ndërkombëtar i projektit të USAID në Shqipëri. Ai ka drejtuar proçesin e përgatitjes së kurrikulave të MBA të Universitetit Amerikan në Bullgari si dhe ka dhënë leksione në studimet Master në Financë dhe Bankë të organizuara nga City Bank. Z. Straus, qytetar amerikan, ka kryer studimet Master në Çështjet Publike dhe Ekonominë Ndërkombëtar në Universitetin Priceton (SHBA) si dhe ka marrë çertifikatën në Ekonominë Politike në Institutin e Studimeve Politike në Paris (Francë). Aktualisht zhvillon aktivitet këshillimor në fushën e financimit të investimeve për disa nga bizneset me të mëdha të huaja dhe vendase në Shqipëri. Oliver Whittle është një bankier me përvojë të spikatur dhe me aftësi te zhvilluara në nivele menaxheriale në fazat e ngritjes, zhvillimit dhe mbylljes së bankave, duke përfshirë këtu drejtimin strategjik, marketingun, shitjet, financën dhe buxhetimin, personelin, zhvillimin e produkteve, menaxhimin e projekteve, teknologjinë e informacionit, operacionet, menaxhimin e riskut duke përfshirë këtu kthimin e kredive të pashlyera, si edhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët nga individët deri te korporatat ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, rajonin e Ballkanit dhe Afrikë. Tre vitet e fundit Oliver Whittle ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Raiffeisen në Shqipëri, banka më e madhe në vend. Aktualisht ai eshtë drejtor këshillimor i Sky Petroleum Inc., një kompani amerikane e kërkimit të gazit dhe naftës që ka lidhur tri kontrata konçesionare në Shqipëri. Ai ka kryer studimet universitare në Financë (me rezultate të shkëlqyera), si edhe ka marrë çertifikatën e mirënjohur të kualifikimit profesional për bankat nga UK Chartered Institute of Bankers (ACIB) dhe çertifikatën e kualifikimit nga Chartered Institute of Personnel Development (MCIPD).

25


SI TË REGJISTROHESH… Çfarë duhet për t’u regjistruar në Bachelor?

• Formular Aplikimi. • Diploma (Dëftesa) origjinale e përfundimit të studimeve •

të shkollës së mesme dhe çdo dokument tjetër që përcaktohet me udhëzim të veçantë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Tarifë regjistrimi 50 Euro.

Çfarë duhet për t’u regjistruar në Master?

• Formular Aplikimi. • Diplomë “Bachelor” e shoqëruar me listën e notave. Kopje e noterizuar e diplomës shoqëruar me listën e notave. ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Çdo dokument tjetër që përcaktohet me udhëzim të veçantë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Eksperienca në punë (nëse ka). Dëshmi/Çertifikata të njohjes së gjuhës angleze (nëse ka). Tarifë regjistrimi 50 Euro.

• Për diploma të marra jashtë Shqipërisë duhet të jenë të • • • •

*Mbi bazën e këtyre dokumentave bëhet nënshkrimi i kontratës së studimeve.

26


27


28


Bursa dhe Ndihma Financiare Tirana Business University është ndër universitetet që mbështet dëshirën dhe ambicien e të gjithë atyre nxënësve që duan të ndjekin studimet në një universitet të nivelit më të lartë siç është vetë TBU. Lehtësirat që TBU ofron janë në formën e bursës apo në ofrimin e të gjithë ndihmës së nevojshme për të përfituar kredi.

Bursa e ekselencës

Bursa e Talenteve

Bursa e ekselencës është e dedikuar për nxënësit dhe studentët me performancë të lartë. Bursa e ekselencës përshkallezohet në tre shkallë, duke filluar me bursë të plotë, sipas tre shkallëve të mesatares së notave të marra nga maturanti në maturë përfshirë provimet e shtetit. Përgjatë viteve të shkollimit, në përputhje me të njëjtat rezultate të përshkallëzuara të notave të marra, studenti i TBU vazhdon të përfitojë shkallët respektive të bursës në ciklin Bachelor si dhe në atë Master.

Kjo është bursë e plotë që ju ofrohet studentëve të TBU në Bachelor dhe Master kur ata janë shquar si talente në art, kulturë, sport dhe fusha të tjera të jetës.

Bursa për fituesit e konkursit “Sipërmarrësit e së Nesërmes”

• Pjesëtarëve të ekipit fitues të vendit të parë i akordohet bursë e plotë studimi për të tre vitet e studimit në ciklin Bachelor. • Pjesëtarëve të ekipit fitues të vendit të dytë i akordohet bursë e pjesshme studimi e shkallës së dytë për të tre vitet e studimit në ciklin Bachelor. • Pjesëtarëve të ekipi fitues të vendit të tretë i akordohet bursë e pjesshme studimi e shkallës së tretë dhe për të tre vitet e studimit në ciklin Bachelor. Studenti e humb të drejten e kësaj burse për atë vit në të cilin rezultatet e tij bien nën kufirin minimal të përfitimit të bursës së pjesshme të shkallës së tretë.

Bursa për kategorinë në nevojë TBU ofron gjithashtu bursa të plota ose të pjesshme për kategorinë në nevojë, si: aplikantë që kanë prindër policë të vrarë në detyrë, aplikantë që nuk kanë mundësi ekonomike për të vazhduar studimet universitare, aplikantë që vijnë nga Shtëpia e Fëmijës, dhe kategori të tjera në vështirësi ekonomike.

Parimi I bursës më të favorshme Nëse një maturant apo student i TBU plotëson kriret e më shumë se një lloj burse, ai përfiton bursën me përparësinë më të madhe financiare për të.

29


KONKURSI KOMBËTAR “SIPËRMARRËSIT E SË NESËRMES” Tirana Business University dhe Instituti i Studimeve Bashkëkohore organizojnë çdo vit, në periudhën Prill - Maj, Konkursin Kombëtar “Sipërmarrësit e së Nesërmes” me pjesëmarrjen e maturantëve të shkollave të mesme përgjithshme dhe profesionale nga i gjithë vendi. Ky është një konkurs që organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është rritja e interesit të nxënësve të shkollave të mesme për lëndët e ekonomisë të cilat zhvillohen gjatë programit mësimor dhe të ndihmojë orientimin e tyre drejt studimeve universitare në fushën e administrimit të biznesit dhe të së drejtës së biznesit. Konkursi synon gjithashtu nxitjen e vlerave më të mira të sipërmarrjes, inovacionit dhe konkurueshmërisë te të rinjtë shqiptarë si Sipërmarrës të së Nesërmes. Konkursi do të zhvillohet në tre faza me pjesëmarrjen e ekipeve me nga 5 maturantë.

30

1 FAZA E PARË Ekipet pjesëmarrëse testohen me shkrim mbi njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndët e ekonomisë në programin e tyre mësimor. Testimi zgjat 60 minuta dhe rezultatet për fituesit jepen menjëherë pas konkursit. Numri i ekipeve që kalon në fazën e dytë, si rregull është 20.

2 FAZA E DYTË Ekipet e kualifikuara ndeshen me njëra tjetrën në bazë të shortit të hedhur nga Juria në prani të gjithë pjesëmarrësve. Të ndara sipas çifteve, ekipet do t‘u përgjigjen tre llojeve të ndryshme pyetjesh teorike, me argumentim dhe enigmë. Numri i ekipeve që kalon në fazën e tretë, si rregull është 10.

3 FAZA E TRETË Ekipet e kualifikuara konkurojnë nëpërmjet prezantimit të një plani biznesi të përgatitur mbi bazën e ideve origjinale të nxënësve, brenda njohurive të tyre dhe disa instruksioneve të dhëna nga TBU. Juria, e përbërë nga përfaqësues të sipërmarrjes, institucioneve dhe fushës akademike shpall fituesit e vendit të parë, të dytë, të tretë. Anëtarët e ekipeve që renditen midis tre të parave përfitojnë bursa të përshkallëzuara studimi në TBU.


SHËRBIMET DHE LEHTËSITË NË TBU TBU gjendet në një nga rrugët kryesore dhe më të zhvilluara të Tiranës, në Rrugën e Kavajës, në zonën e ish-parkut, ku aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tyre shumë institucione të tjera të arsimit universitar, pasuniversitar dhe të mesem, si dhe një sërë kompanish të telekomunikacionit, marketingut, teknologjisë së informacionit, bare, restorante, etj. Me një godinë të projektuar dhe ndërtuar në mënyrë profesionale, e përshtatshme për një Universitet, me një pamje të jashtëzakonshme nga qyteti i Tiranës, me ambiente të pajisura sipas standardeve më bashkëkohore universitare, Tirana Business University, vjen për të formuar brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe administratorëve të bizneseve, profesionistëve të lirë dhe zyrtarëve me njohuri teorike e shprehi praktike, me iniciativë dhe krijimtari, duke kënaqur kërkesat dhe ambiciet e të rinjve nga një anë e të tregut të punës, sektorit privat e atij publik nga ana tjetër.

Amfiteatri dhe klasat e seminareve Ambientet e Tirana Business University janë të dizenjuara në mënyrë të tillë që studentët të marrin përkujdesjen maksimale nga ana jonë. Ata kanë mundësi që të ndjekin leksionet dhe seminaret në salla moderne

dhe të projektuara për këtë qëllim. Sallat e mëdha të leksioneve në formë amfiteatri dhe klasat e seminareve të organizuara në mënyrë që lejojnë një fleksibilitet të lartë mësimdhënie janë gjithashtu të pajisura me mjete audio-vizuale në mënyrë të tillë që t‘ia bëjnë më të lehtë studentit punën në auditor dhe t‘i japin mundësi dhe nxitje që ai të jetë sa më i fokusuar dhe i përkushtuar në proçesin mësimor duke përvetësuar dijet dhe njohuritë e transmetuara nga stafi akademik.

Biblioteka Vendi ideal për të zgjeruar njohuritë dhe dijet tuaja. E pasuruar me librat më të rëndësishëm dhe aktualë të autorëvë shqiptarë dhe të huaj, me qindra tituj reference që studentet mund të lexojnë dhe të mbështeten për të përmbushur detyrimet mësimore dhe për të arritur rezultate të larta, si edhe për të realizuar të gjitha projektet e tyre. Në TBU ju do të gjeni një formë tjetër të re për t’u informuar, bibliotekën online, ku ju mund të lexoni libra, revista, raste studimore dhe publikime të ndryshme të autorëve nga më të njohur në fushat e ekonomisë, menaxhimit, financës, marketingut, komunikimit, jurisprudencës, administrimit publik, etj.

Laboratori i kompjuterave I pajisur me kompjutera të teknologjisë dhe kohës më të fundit, të cilët janë të lidhura me internetin 24 orë në ditë dhe ku do të realizohet në mënyrën më profesionale mësimdhënia në lëndët e teknologjisë së informacionit, por edhe në lëndë të tjera të përfshira në programin mësimor, si edhe ku studentët mund të punojnë për të realizuar punimet dhe projektet e tyre mësimore. Gjithashtu këtu do të gjeni mundësinë që të realizoni nevojat tuaja për printime dhe fotokopje të materialeve tuaja mësimore.

Mjediset shplodhëse Ne i kemi krijuar mundësinë studentëve tanë që përveç të tjerave të kenë një vend, brenda univesitetit, ku ata të çlodhen dhe të kalojnë një pjesë të kohës së tyre të lirë e njëkohësisht, me mundësinë e pakufizuar të lundrimit në botën e gjerë e të pafund të internetit e të librave. Ne kemi bërë një ndërthurje të zgjuar të bibliotekës, sallës së internetit dhe bar-kafes. Kjo sepse duam t’ju ofrojmë më shumë mundësi për të zgjeruar dijet dhe njohuritë tuaja në një ambjent sa më tërheqës që mundëson socializimin, reflektimin, rifreskimin dhe nxitjen mendore.

31


“Produkti ynë nuk është diploma. Produkti ynë është studenti me dije dhe shprehi. Suksesi i tij, sot dhe nesër, është suksesi i TBU”

Fakulteti

Fakulteti Administrim Biznesi

Cikli studimeve Bachelor Administrim Biznesi

- Profili Menaxhim

Faqe 8

Administrim Biznesi - Profili Kontabilitet & Financë

9 9

10

Administrim Biznesi

11

- Profili Menaxhim

- Profili Kontabilitet & Financë

Master i Shkencave Administrim Biznesi - Profili Menaxhim

13 14

Master Profesional

Juridik - Profili E Drejtë Biznesi

12

- Profili E Drejtë Biznesi

Administrim Publik

Fakulteti Juridik E Drejtë Biznesi

Faqe

Master Profesional Administrim Biznesi

Administrim Biznesi

Administrim Biznesi - Profili Marketing

Cikli studimeve Master

18

- Juridik, Profili E Drejtë Biznesi

19

TBU harmonizon gjerësinë me thellësinë e formimin teorik e praktik me qëllim që studenti t‘i përshtatet më mirë larmisë dhe ndryshueshmërisë së kërkesave në tregun e punës, të sipërmarrjes private dhe qeverisjes publike. Për këtë qëllim, ndonëse i organizuar në dy Fakultete, dy cikle, gjashtë profile, programet studimore dhe modulet lëndore të TBU janë konceptuar dhe zhvillohen në marrëdhënie të ngushtë ndërdisplinore mes tyre dhe sipas një spiraleje në ngjitje.

Rruga e Kavajës, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 4 22 60 443 e-mail: info@tbu.al www.tbu.al

32


TBU-Tirana Business University