Page 1

Panoramë poezish të pabotuara

Brahim (Ibish) AVDYLI


FLATRAT E QIELLIT

1. Kur flatrat e qiellit mbyllen i ruhemi mbrëmjes së vonë i mbyllim dyet dhe dritaret me errësirrën kah e zeza. Atëherë përpiqet Demoni të ngjallë kudo të Ligën me përpjekjet e pandalura e të dërgojë në falimentim krijuesin e madh të universit me të gjitha të mirat e kësaj bote.

2. Qeni leh me lëvizjet e padushme


nëpër natën e pabesë

kush e di sa shpirtra të ligj kalërojnë nëpër hapësirën e pafund me të pathënat e mbyllura në kujtesë... 3. Kur biem të flejmë e lusim Zotin e Madh të ketë mëshirë për ne i mbyllim enët e palara vetëm me një shtagë, të fshirat e mbrëmjes i lëmë pa nxjerrë prej shtëpisë... dhe Zoti me yjet na ruan!

4. Kur hapen flatrat e qiellit me agun e freskët të mëngjesit


përsëri lindin shpresat dhe yllit i përfalemi i përfalemi Diellit në periudhën e pafundme të I l i r i s ë!...


LEJLEKU I DHEMBJES SIME Nga ditët e para të jetës vinë këta lajmëtar të ditëve të mira, dhembjen e pashpjeguar e godasin me sqepin e parë në mes të moçalevedo të përtërijnë kudo gjelbrimin me gjuhën e pafjalë të pranverës. Kur toka e përplasë nga kurrizi vdekjen e bardhë e të ftohtë që dridhin dhembjet e një kohe vinë këta lajmëtarë të parë me krahët e qiellit të zbresin shpresat tona të përlotura...

Lejlekë të dhembjes sime pranverat m`i sjellni


të vjerrura nën qafë, merrni një dhembje fëmijërore e sillni një buzagaz të freskët me durimin tuaj diellor, ju udhëtoni gjatë për të tejkaluar nga dhuna dhe na mësoni të kthehemi prapë me Lirinë!


ZOGJ TË PIKËLLUAR 1. Ju shoh përherë të pikëlluar nëpër fshatrat malore rreth kodrave tona a bregut të liçeneve si fëmijë të mitë, këputur prej zemre, një lot u vardiset në bebëzat e thara të shpirtit, magmat e zemrës ndizen flakë e gjëmojnë

shkrihet murana e hekurt e shtatëqind rrufé me godasin në harfën time të këngës!...


2. Jeta e juaj është Bibël e dhembjeve fëmijërore jeta e juaj digjet përherë metaforikisht në kuptimin e së bukurës të dhëmbshurës të mallit e pikëllimit të pashuar, mjellma të shpirtit timju, bijë të Sy-thit të Adamit me të cilin fillon jeta nuk e di në cilin shekull të mallkuar jetoj jam mijëra vjet jete para lindjes së Bakut dhe mbetem me gojën e tharë të pëshpëritjeve,

nuk mund ta gjëj fillin e parë jemi të përgjumur pip në këmbë, nuk e vërejmë Diellin në miliona plagë shpirti dhembja lulëzon


prore e ndej veten Josip e dua të shtrëngoj me zemër Klemestrën ti më vjen me sytë e përlotur je Noema, bijë e Sellës Zotneshës pellazge... fëmijë të braktisur përherë zogj mjellme në të gjithë shekujt!... 3. Nëpër sytë e mi ngjallet pikurë e pavdekshme pikëllimi më le të çmedem bukuria me emër të rrejshëm, kuptimësia e së bukurës rilind nga veza e pa numër e dhembjes, çuditërisht ndjehem në shekujt e tanishëm

shihem i ngrirë në piklën e bardhë të lotit që pikë ngadalë nga bebëzat e ngrira: herë u ngjanë fëmijve që shdërrohen në pulëbardha të lotëve e përplasen me dhembjen bregut të këngës;


e herë prindërve, baballarëve që zvogëlohen në mjellma të vajit, pastaj rreshin me shi duke më përcjelur në krojet e pandalura të lotëve deri në zhdukjen e maleve!... 4. Ndojëherë shdërrohem në mjellmë për t`u takuar me ëndërren time në thellësinë e ujit të zi nga shtërgata shekullore vetëm për një çast të shkurtër,

pastaj, për t`u sjellur vërdallë nëpër shekuj vuajtjesh mbi dallgët e zemrës dhe për të lundruar nëpër kohë, nuk kam ku të ulem mbi valë dhe të marr frymë, a mos kam ardhur gabim në këtë strofull jete sa çel e mbyll sytë


ju notoni nëpër liqenin e zemrës, fëmijëria e juaj e pikëlluar është me krahët ëngjëllorë me krahët e fluturimit nëpër dallgët e trazuara deri sa shpirti pëlcet!... 5. Kështu mbeteni prore zogj mjellme nëpër vargjet e miafëmijë të braktisur përherë!...


ZOGU I NEMUR PREJ QIELLIT Kudo nëpër Evropë vajton përherë me pikëllim e askush nuk të kupton ty, zog i nemur prej qiellit. Dhembjen tënde e deshifroj për të vetmin vëlla të vogël, e të lanë mëtutje mbi tokë të vajtosh dhembjen tënde pranë nesh gjithmonë shara të rri mbi qafë ku peri rrinte i vjerrur derisa thurje qorapë të leshta... Kur të dëgjoj më vjen të qaj më përloten sytë me lotë të tharrë


midis bebëzavejam shqiptar dhe ti e ke gjuhën time mija njerëz na kaplojnë anash dhe nuk na kuptojnë se të dytë jemi të dënuar,

në livadhe, le të pëlcasë një gomar sepse asnjë fjalë nuk e njeh as nga gjenealogjia as nga mitologjiaqielli ynë është i pa skaj... A e dinë, o Gugu-Isuf, se ilirët qenë të parët në Evropë prandaj tizog i nemur prej qiellit përherë vajton në ilirisht!...


LOTI I QYQES Mos e dhashtë Zoti të mblidhen në konak kokrrat e kristalta se të pikon zemra me rruzat e dhembjes që nuk kane pushim, vardisen mbi një lule me ngjyrë të verdhë deri në pafundësi!... Mos e dhashtë Zoti të të rriten në votër lotët e qyqes!


LULJA E QYQES E vetmja lule me ngjyrë të verdhë sa një hënë e zbehtë zbritur mbi tokë, nuk di si e quanin latinët me emërqëndronte mbi fije të barit të lartë... Kokrrat e lotëve nën lule i numëronim të vardisura pranëlule-bukur dhe e mjerë prore e vetmuar,


lulja e qyqes!...

PENG KUJTIMI Ke mbetur peng kujtimikëmisha e shqyer e lëkurës nga asnjë krijues i jetës sate nuk qepet e ti, dënesë i vetëm që bie më poshtë se dhembja e vargut të gjurmëve të çasteve të bjerrura... Kot përplasesh


me durimin e humbur duke numëruar mija goditjet e pa shpresë,

sytë e qiellit janë errur në shtërgatë të lotëve të mallit... Del nga ajo plagë shpirti dhe dërgoje deri në fund atë këngë dhembjesh!...


FRYMA E FUNDIT Toka e shqipes është e shkelur dhimbshëm nga të gjithë fqinjët e shtrënguar do të pëlcasë e shkelur me shkelmat e tankseve të dhunës së përdalur... Frymën e fundit e mbledhë nëpër oqeanet e paskajshme të lotëve me jetën e ndrydhur thekshëm nëpër dhembjet e vdekjeve pikën e fundit të durimit nga fundi i asgjësë për ta nxjerrur derisa vetëtinë e bubullinë jashtë saj


në minutat e mbetjes gjallë… Atëherë e mbledhë veten si mbiqenie e shtrydhë së fundi zemrën të lëshojë ulurimat e shpirtitkëngën e zjarrtë të lirisë!...

DORË MBI ZEMËR Kur e vendos dorën mbi zemër sikur të gjithë e kuptojnë, i përkulen asaj që e rrah jetën deri sa marrin frymë. E madhe është bota për barkushet e vogla që përbirohet nëpër aureolat e saj si nëpër një çips të jetës dhe pikëshënon universin,

mendja e di që qeniet jetojmë atë copë të vogël të orës sonë,


kur ngutet sëmuret del nga takti jeta e humb kuptimin e vet me të rrahurat e saj, por, kur dua të rrespektoj shtëpitë e Zotit e vendos dorën mbi zemër dhe kaloj pranë tyrejanë ata që i dua më shumë, kam gjuhë të përbashkët aq sa e kemi të shkruar në letrën e padushme... Zemra do ta rrah jetën deri në fund dhe kur bota do të ndalet e lëshojmë frymen e fundit kthehemi të shtrirë kah bota e tjetër!...


QYQJA E MALEVE TONA1) Kjo poezi e fitoi Shpërblimin spezial të Jurisë në orën e madhe letrare të Shoqatave e Lidhjeve të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Evropës, në Artanë të Kosovës, me 05.08. 2013.

1. Kush është ai fatkeq që i ndëgjon qyqet e natës tek vajtojnë nëpër shpellat e maleve edhe kur duhet të flejnë,

1


tërë jetën thonë në një degë të thatë nëntë vëllezërit e saj edhe më të voglin prej tyre Ali Bukurinë e vetmja motër i vajton!...

2. Aq e bukur është sa të të vie keq që nuk i ndalë lotët ndër mija vite, të befason kur e sheh me kokën shqiponjë sytë të rinjë dhe petakë trupin pedant e lara-lara gjer në bishtin e gjatë. Herë-herë i quanin qyqet e varreve duke i numëruar varret me miliona dhembje mbi troje...


3. Nuk kanë mundësi t`a përkthejnë me lotë hartën e pakryer të Atdheut të shperndarë kudo me lotët e kristaltë që vardisen një nga një në tokat shqipe si në lulen e saj, dhe kur e ndëgjojmë qyqen trupi na rrënqethet me “ku-ku”-të e saja janë nëntë vëllezërit që i mori vdekja si në një përrallë apo qindra kreshnikët me plisa të bardhë që vdekja ndër varre i paloi ku shpeshherë qajnë!...

4.


Duket sikur andej u ngrit Ali Bukuria për besën e dhënë nëntë ditë largë dhembjes nga dhembja e pa shpresë mbi atin e bardhë të vetmen motër t`a marrë në gjini, nuk dëshironte të shohë atë murtajë të dhimbëshme që po na godiste në gemb të historisë dhe nuk është e vërtetë që të trishton në gjumë me emrin e ligë dhe lotët që s`pushojnë të bukurisë që fluturon nëpër dhemje!...

5. Ajo vajton për atdheun e humbur e që lotët e kristaltë nuk mund ta lidhin hartën e vërtetë prandaj nuk janë


për t`i gjuajtur me pushkë në derë të shtëpisë me lotët varg, lotët e kristaltë janë paralajmërim tepër i trishtë që zbret nga qielli, të lënë në derë motin e thatë! 6. Mos na provoftë Zoti varret e të vdekurve t`i numrojmë me sqep as vajtimin e bukur tepër të trishtë t`a kultivojmë ndër vargje!...

Panoramë poezish të pabotuara  

Poezi nga Brahim Avdyli

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you