Issuu on Google+


Përshkrim i shkurtër i programit SD-SIS është program kompjuterik i cili shërben për menaxhimin e të dhënave të studentëve. Në këtë program përfshihen të dhënat personale për studentët, të dhënat për stafin akademik (profesor, ligjërues, asistent), kolokuiumet, provimet, notat, pagesat dhe të gjitha të dhënat tjera të nevojshme për menaxhimin e të dhënave të studentëve. SD-SIS përmban - Menaxhimi i të dhënave të Shfrytëzuesve dhe përcaktimi i të drejtave të shfrytëzuesit në aplikacion(program) - Menaxhimi i të dhënave për: Institucionin, Studentët, Profesorët, Lëndët, Drejtimet (departamentet), Semestrat, Vitet Akademike… etj. - Regjistrimi/Editimi i Vijueshmërisë, Kollokuiumeve, Konsultimeve, Punimeve të ndryshme, Angazhimet në orë, Provimet - Regjistrimi/Editimi i Ditarit të punës së profesorit, mundësia e regjistrimit të rezultateve nga ana e Profesorit - Regjistrimi/Editimi i afateve të provimit dhe paraqitja e provimeve - E-Learning – Paraqitja e literaturës online në program nga profesori dhe qasja e studentëve në këtë literaturë nga shtëpia - Raportet (mbi 20) të gatshme, por mundësia për të shtuar edhe raporte të reja sipas kërkesave të institutit. Web application (web moduli) Moduli për qasjen e studentëve online për shikimin e të dhënave të tyre (provimet, kollokuiumet, vijueshmëria, angazhimet, materialet e lëndëve etj ) Kontakti: 044 468 221 | 044 666 648 | info@softdesign-ks.com


INFORMATORI Revista Informative Universitare BOTUES AS Group Drejtor Burim Kastrati Menaxher i Programit Behar Muji Dizajnuar nga Gent Spahiu Bordi Editues: 1. Msc. Mentor Shaqiri, PhD cand. – Informatori 2. Driton Ajeti - Fakulteti “BioMedica” 3. Prof. Dr. Edmond Beqiri – Kolegji “Dukagjini” 4. Prof. Dr. Ismail Hasani – Kolegji “Humanistica” 5. Prof. Dr. Avni Mazrreku – Kolegji ISPE 6. Arlinda Berisha – Kolegji “Universum” 7. Prof. Dr. Bedri Selmani – Kolegji “Victory” Përmbajtja: Fjalori Terminologjik Akademik Fakulteti Profesional Mjekësor BioMedica Kolegji Evropian Dukagjini në Pejë Kolegji Universitar Humanistika Kolegji ISPE- Studime Evropiane për të ardhme Evropiane Institucioni i Arsimit të lart Universum Kolegji Universitar Victory Revista Informatori botohet nga Kompania AS Group e cila mban të drejtën ekskluzive për botim. Ky botim Special është Menagjuar dhe Punuar nga AlbCard ltd. Adresa: Lagjëja Kalabria Kulla VII Prishtinë, Kosovë M: +377 44 290 639 E: info@albcard.al W: www.albcard.al


Infiermieri emergjente

Laborator

Fizioterapi Sportive

Planprogram evropian të studimeve për infermieri të përgjithshme & emergjentë; Ambiente bashkëkohore për studime dhe praktikë; Profesorë me renome evropiane; Mundësi punësimi në mbi 300 klinika rajonale;

Planprogram evropian të studimeve për biokimi, hematologji, mikrobiologji, patològji dhe për herë të parë në Kosovë ofrohet planprogrami për gjenetikë dhe citologki; Laborator profesional, Bashkëkohor për praktikë gjatë studimeve; Mundësi punësimi në mbi 60 laboratore në Kosovë & Rajon;

Planprogram evropian të studimeve për fizioterapi të përgjithshme dhe sportive; Ambiente bashkëkohore për studime dhe praktikë; Profesorë me renome evropiane;

> INFERMIERI > LABORATOR

> FIZIOTERAPI > KOZMETOLOGJI DHE ESTETIKE Studime BACHELOR www.biomedica-ks.com


Vizioni Evropian Për të parën herë në Kosovë dhe rajon, shkolla e lartë profesionale e mjekësisë BioMedica u ofron gjeneratave të reja, mundësinë për studim në kushte moderne të studimit dhe praktikës me planprograme evropiane. BioMedica synon që të ngrisë nivelin profesional dhe shëndetësor në Kosovë dhe rajon, duke përgatitur profesionist në fushat e: • • • 4

Infermierisë emergjente Laborator Fizioterapisë sportive

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1


Misioni Shkolla e Lartë Profesionale e Mjekësisë BioMedica është përkushtuar të ofrojë shërbime më të mira arsimore e profesionale në nivel rajonal në përputhje të plotë me trendet përkatëse në Evropë, vizionit të Kosovës si një shtet i integruar në bashkësinë e kombeve të avansuara.

Për këtë qëllim BioMedica do të zhvillojë programe Bachelor dhe programe të shkurtëra aftësimi në fushën e mjekësisë për studentët tanë, qoftë ato të rinjë dhe ato për zhvillim të mëtejmë dhe riorientim në karierë, të mund të jenë të krahasueshëm dhe konkurent për nga kompe-

tenca, shkathtësia dhe dijet me cilindo institucion në rajon.

Të veproj si institucion për avansimin e diturisë, ideve dhe shkencës në sistemin e Arsimit të Lartë të Kosovës; Të ofroj mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët tjerë të aftë për të përfituar nga ky arsimim gjatë jetës së tyre; Të përcjellin kualifikimet bazë dhe aftësimet e mëtejshme profesionale në fushën e shkencave mjekësore sipas sistematikës së re arsimore, të përshtatur me zhvillimet ekonomike rajonale dhe evropiane; Të kontribuojë në integrimin dhe kualifi-

kimin e të gjitha etniteteve që jetojnë në Kosovë; Të mbështesin zhvillimin e një tregu të punës i cili funksionon bazuar në kriteret e ekonomisë së tregut; Të arsimojë profesionalisht specialistët në fushën e shkëncës mjekësore, mësimdhënjes dhe punës praktike profesionale; T’i shfrytëzojë burimet e veta në mënyrë sa më efikase; T’i përshtatet standardeve evropiane në fushën e arsimit të lartë profesional.

BioMedica do të ofrojë shërbime unike arsimore e profesionale, në fusha e profile që do të kërkojnë shkathtësi dhe cilësi unike.

Vizioni BioMedica synon që të shkollojë dhe të aftësoj profesionist të vërtetë në lëmin e infermierisë, laboratorit dhe fizioterapisë sportive, të aftë për të dalë në tregun e punës dhe për të shërbyer në sistemin shëndetësor të Kosovës dhe rajonit. Synim i BioMedica-s është: Të arsimojë profesionalisht studentët në fushën e shkencave mjekësore nëpërmjet mësimdhënies dhe punës praktike dhe profesionale;

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

5


Infiermieri emergjente • • • •

Planprogram evropian të studimeve për infermieri të përgjithshme & emergjentë; Ambiente bashkëkohore për studime dhe praktikë; Profesorë me renome evropiane; Mundësi punësimi në mbi 300 klinika rajonale;

Infermieri: Regjistrimi per te gjithe studentet, qe jane ne marredhenie pune, ne kete drejtim i tere shkollimi kushton 2500 euro. Studenti qe nga momenti qe regjistrohet duhet te paguaje fillimisht 500 euro dhe per 18 muaj te tjere do te pgauaj nga 111.50 euro.

Laborator • • •

Planprogram evropian të studimeve për biokimi, hematologji, mikrobiologji, patològji dhe për herë të parë në Kosovë ofrohet planprogrami për gjenetikë dhe citologki; Laborator profesional, Bashkëkohor për praktikë gjatë studimeve; Mundësi punësimi në mbi 60 laboratore në Kosovë & Rajon;

Laborator: Regjistrimi per te gjithe studentet, qe jane ne marredhenie pune, ne kete drejtim i tere shkollimi kushton 4000 euro. Studenti qe nga momenti qe regjistrohet duhet te paguaje fillimisht 500 euro dhe per 18 muaj te tjere do te pgauaj nga 195 euro.

Fizioterapi Sportive Planprogram evropian të studimeve për fizioterapi të përgjithshme dhe sportive; Ambiente bashkëkohore për studime dhe praktikë; Profesorë me renome evropiane; Fizioterapi: Regjistrimi per te gjithe studentet, qe jane ne marredhenie pune, ne kete drejtim i tere shkollimi kushton 4000 euro, Studenti qe nga momenti qe regjistrohet duhet te paguaje fillimisht 500 euro dhe per 18 muaj te tjere do te pgauaj nga 260 euro. Në kuadër të cmimit prej 2500 euro, për një vit studimi-shkolla studentit i ofron paketën e cila në vete përmban: • • • • • • • • •

6

Një llaptop personal Një usb 8 gb Transportin prej rrethit deri tek univrsiteti dhe anasjelltas Një racion të ushqimit ose pijes gjate ditës Regjistrimin e vitit Paraqitjen e provimeve Indeksin Diplomen Literaturen

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1


Stafi Akademik në BioMEDICA Driton Ajeti Mr.sc.Rusni Izairi Beh.Mimoza Zogaj Ass.Dr.Kaltrina Ajeti Mr.sc.Luljeta Ajdini Beh.Ardiana Avdijaj Dr.sc.Rifat Morina Mr.se.Fatime Zeneli Beh.Murat Abazi Dr.sc.Prof.asoc.Ramiz Hoti Ass.Dr.Visar Berisha Beh.Bashkim Hyseni Dr.sc.Ibrahim Rudhani Ass.Dr.Driton Veta Beh.Bazhnuhe Syla Mr.sc.Ismail Blakaj Spec.në Biok.klinike.Shemsi Veseli Mr.sc.Basri Lenjani Spec.në Biok.klinike.Nerxhivane Gërguri Ratkoceri Mr.sc.Haki Dragusha Mr.ph.Ermira Krasniqi Mr.sc.Gabi Berisha Dr.Lumnije Pelaj Mr.sc.Besir Shaqiri Dr.Mimoza Halili Mr.sc.Qenan Maxhuni Beh. Arben Boshnjaku

Fakulteti Profesional Mjekësor BioMEDICA Fushë Kosovë Zona Industriale (afër INTEREX-it) Nr. Telefonit: +377(0)44 133 001 +386(0)49 133 001 +377(0)44 223 536 +377(0)44 189 416 +377(0)44 547 817 Linku i ueb faqes zyrtare: www.biomedica-ks.com 2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

7


STUDIONI NË PEJË KOLEGJI EVROPIAN

EUROPIAN COLLEGE

APLIKO TANI... në drejtimet e akredituara BACHELOR

99

në muaj 1. Juridik (4-vjeçar); 2. Ekonomik - Kontabilitet, Banka dhe Financa; 3. Shkenca Kompjuterike - IT e aplikuar; 4. Menaxhment dhe Informatikë.

MASTER Msc. në MENAXHMENT me mundësi specializimi në:

- Menaxhment i NVM-ve; - Menaxhment i Sistemeve të Informacionit; - Menaxhment, Kontabilitet, Banka dhe Financa; - Lidership dhe Ndërmarrësi.

125 në muaj

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Amerikan në Kosovë AUK

www.dukagjinicollege.eu


Prof. Dr. Edmond Beqiri Rektor i kolegjit evropian Dukagjini

K

olegji Evropian Dukagjini, tashmë në vitin e gjashtë të tij, synon të përgatisë studentë në fushën e shkencave menaxheriale, kompjuterike, ekonomike, bankare e financiare, menaxhimit të biznesit, shkencave juridike dhe të shkencave politike me gazetari. Organizimi, përmbajtja dhe funksionimi i tij mbështeten në eksperiencën më të mirë evropiane dhe botërore dhe në bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me ekonominë vendore, regjionale dhe evropiane për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e menjëherëshme, por edhe afatgjate të ekonomisë së tregut në informatikë të aplikuar, menaxhment, ekonomi, kontabilitet, financa dhe banka, shoqëritë e sigurimit, biznesit, juridike dhe administrimit etj. Kurrikulat dhe programet mësimore krijojnë mundësi të gjera që çdo student, sipas objektivave apo preferencave, të specializohet më ngushtë dhe me cilësisht në njërin nga programet e ofruara. Duke ruajtur filozofinë dhe objektivat themelorë të arsimit sipëror në Evropë, programi i Kolegjit është ndërtuar mbi bazën e kombinimit të njohurive themelore e bashkëkohore teorike me përvojat më të spikatura praktike, me synim kryesor përgatitjen e studentëve cilësorë në përputhje me kërkesat dhe tendencat e tregut të punës në Kosovë, në rajon e më gjerë në Evropë. Përfaqësuesit e sektorit financiar, ekonomik dhe të biznesit në përgjithësi janë gjerësisht të përfshirë dhe të konsultuar në të gjitha etapat dhe momentet më të rëndësishme të përgatitjes së programeve mësimore e drejtimeve të diplomimit në Kolegjin Evropian Dukagjini, në mënyrë që të garantohet një përputhje sa më e plotë me kërkesat dhe standardet e tregut të punës. Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore në disiplinat përkatëse ekonomike, financiare e menaxheriale, në eksperiencën dhe përvojën e disa prej universiteteve më të mira ndërkombëtare në fushën e menaxhmentit, shkencave kompjuterike, ekonomisë, financave, politikave të zhvillimit, biznesit dhe

administrimit publik, në programe e tekste mësimore moderne e lehtësisht të kuptueshme, në metoda mësimdhënie cilësore që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor. Pjesa më e madhe e pedagogëve kanë një përvojë të gjatë pedagogjike e shkencore dhe janë shkolluar e diplomuar në universitete prestigjoze evropiane dhe amerikane. Gjatë gjithë vitit në auditoret e Kolegjit ftohen një numër i madh personalitetesh shkencore e akademike, shqiptarë e të huaj, të fushës, të cilët sjellin eksperiencën dhe praktikat më bashkëkohore të institucioneve ekonomiko-financiare, bankave dhe biznesit, standardeve të larta akademike dhe kërkimit shkencor, botimeve të rëndësishme etj. Debatet, kërkimet dhe jeta shkencore e Kolegjit Evropian Dukagjini nxiten dhe dinamizohen nga realizimi i mjaft konferencave shkencore, workshopeve e tryezave të rrumbullakëta, me një pjesëmarrje të gjerë studentësh, pedagogësh e ekspertësh ku diskutohen e analizohen problemet më të rëndësishme të sferës ekonomiko-financiare kombëtare e ndërkombëtare. Në shërbim të këtij procesi është dhe botimi periodik i revistës shkencore të Kolegjit, botimi i një sërë librash e punimesh shkencore mbi shkencat kompjuterike, financat, bankat, teoritë dhe politikat ekonomike, zhvillimet dhe institucionet ndërkombëtare, marketingu, menaxhimi i biznesit, administrimi publik etj. I gjithë ky informacion së bashku me një numër mjaft të madh tekstesh e librash është lehtësisht i aksesueshëm dhe në shërbim të studentëve në bibliotekën e Kolegjit. Kolegji është organizuar tërësisht në përputhje me kriteret e Deklaratës së Bolonjës sipas sistemit 3+2+3 (ose në juridik 4+1+3). Fillohet me kurse të ciklit të parë 3-vjeçar që përfundon me marrjen e diplomës së ciklit të parë BA Bachelor, dhe më pas organizimi i kurseve të ciklit të dytë 2-vjeçar, që përfundon me marrjen e diplomës së ciklit të dytë, Master Shkencor.

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

9


Eksperienca gjatë studimeve në Kolegjin Evropian “DUKAGJINI” ishte njëra ndër eksperiencat më sfiduese por edhe më të mira të karrierës sime si studentë i institucionit të lartëpërmendur. Gjatë studimeve Master në Kolegjin Evropian Dukagjini jam duke u përgatitur duke përfituar njohuri dhe përvojë gjithpërfshirëse shkencore të cilën sot e aplikoj në institucionin që udhëheqi së bashku me kolegët e mi… Sinqerisht, SAMIR LLESHI, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dega në Pejë

Studimet në Kolegjin Evropian “DUKAGJINI’ I pata filluar si bursiste pasi që më është dhënë mundësia të studijoj në këtë tempull të arsimit të lartë. Si studente e dalluar që isha para diplomomit pata ofertën të filloja me punën praktike si gazetare në Radiotelevizionin “DUKAGJINI’ ku edhe fillova eksperiencën e pare në punë. Pas diplomomit u punësova edhe zyrtarisht dhe sot jam gazetare në Televizioni Dukagjini si dhe vijoj studimet e nivelit master,mund të them me plot gojë se të gjitha dyert e syksesit më janë hapur nga Kolwegji Evropian “DUKAGJINI’ për cfarë u jam shumë mirënjohëse të gjithë stafit akademik nga ky institucion akademik. Sinqerisht,KRENARE VOKSHI,gazetare në RADIO TELEVIZIONIN ‘DUKAGJINI’ Pejë

Fal anagzhimit tim si dhe eksperienc ës profesionale të fituar gjatë studimeve në Kolegjin Evropian ‘DUKAGJINI” sot jam nëpunës në prokurorinë e qarkut të Pejës dhe konsideroj se është njëri ndër institucionet më me pergjegjësi në vendin tone. Përvojen time si profesionist po vazhdoj ta mbështesë vetëm duke zbatuar në praktikë mësimet efituara gjatë studimeve bachelor në drejtimin juridik që e pata zgjedhut me vetëdëshirë. Është kënaqësi që sot ndaj përvojën time me disa nga profesorët e mij të respektuar që jan dëshmuar si profesionist të rrallë në lëmin e juridikaturës dhe legjislacionit. Me respekt, DORIAN JUNIKU, nëpunës në Prokurorinë e qarkut të Pejës

Në Kolegjin Evropian “DUKAGJINI’ pata zgjedhur të studijoja për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ndaj një respekt të vecant pë profesorët meritor të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për të shkëmbyer të gjithë përvojën por edhe literaturën e tyre në mënyre qe ne studentët të jemi vërtetë kuadër I përgaditur për punën tone profesionale. Sot vazhdoj studimet posdiplomike në Universitetin e Evropës Juglindore në Republikën e Maqedonisë dhe jam krenar për të gjithë eksperiencën dhe njohuritë e fituara gjatë studimeve në Kolegjin Evropian “DUKAGJINI’ në Pejë ku kam kaluar edhe pjesën më të bukur të jetës studentore. VISAR ADEMAJ, student I studimeve postdiplomike për Diplomaci dhe Marrëdhënie ndërkombëtare

Blerina Kelmendi – vazhdon studimet Master në Universitetin e Evropës Juglindore

Albina Nicaj, studente në vitin e tretë 10

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1

Në Kolegjin Evropian Dukagjini studiojnë sportistët kulminantë Majlinda Kelmendikampione Botërore në Judo


Programi: Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë Qëllimi dhe profili i programit studimor Programi i Menaxhmentit dhe Informatikës ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës, të nevojshme për udhëheqjen e bizneseve, shërbimeve publike dhe institucioneve të një fushë të gjërë. Programi i Menaxhmentit dhe Informatikës ofron mundësi për studentët që të fitojnë njohuri dhe aftësi në dimensionet e një ekonomie tregu të përparuar.Njohuritë e ofruara në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës do të mundësojnë që vetë studentet të aplikojnë njohuritë e tyre për një menaxhim efektiv.Po ashtu lëndët në kabinetet kompjuterike do të iu ofrojnë

studenteve mundësinë e marrjes së aftësive të nevojshme praktike.Studentët do të fitojnë nivel të lartë të njohurive mbi menaxhmentin, financat, analizat makroekonomike, mikroekonomisë, aftësitë e shkrimit dhe komunikimit, menaxhimin e resurseve humane, menaxhimin e bazës së të dhënave, biznesin ndërkombëtar dhe fusha tjera, duke u lejuar atyre të kompletojnë aftësitë për një menaxhim të lëmive të gjëra dhe në një nivel të përparuar.Lidhshmëria e lartë në mes të njohurive teorike dhe mësimeve praktike është bazë e këtij programi. Studentët do të jenë në gjendje të menaxhojnë me sukses në kushtet e një

ekonomie të tregut, do të jenë në gjendje t’i përshtatin veprimet e tyre menaxhuese me kërkesat specifike të paraqitura në Kosovë. Nga ana tjetër, aftësitë në teknologjinë e informacionit do përmbushin nivelin e aftësive menaxhuese të studentëve. Me njohuritë e fituara, studentët do të jenë në gjendje të punojnë me sukses në bizneset ndërmarrëse, menaxhimin e sistemit informatikë, menaxhimin e ndërmarrjeve private dhe publike, menaxhimin e bankave, institucioneve publike dhe lëndët e teknologjisë së informacionit, veçanërisht në programimin, institutet kërkimore, konsulenca dhe biznese tjera që mbështeten në shërbime.

Programi: Bachelor në Ekonomi – Banka, Financa dhe Kontabilitet Qëllimi dhe profili i programit studimor Departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet do të përgatisë ekspertë të profileve ekonomike, të cilët vërtetë janë mjaft të kërkuar në Kosovë, pasi që ka shumë pak njerëz që janë të aftë për të zbatuar standardet ndërkombëtare të raportimit financiar në kontabilitetit, dhe për të menaxhuar financat dhe sistemet bankare në mënyrë të drejtë në një ekonomi tregu. Departamenti i Financave i përgatit studentët në Programin e Ekonomisë në fushat e financave, bankave, sigurimeve, buxhetit, doganave, marrëdhënieve financiare ndërkombëtare, bursave dhe obliga-

cioneve, kontabilitetit dhe kontabilitetit të kompjuterizuar. Ky departament përgatit ekspertë që do të jenë në gjendje të kryejnë kontrolle, si auditime të brendshme dhe të jashtme. Prandaj, këta ekspertë shumë lehtë mund të licencohen si auditor të jashtëm. Studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë, përkatësisht të paraqesin pasqyrat financiare të një ndërmarrjeje, përpilojnë pasqyrat financiare, të lexojë në mënyrë profesionale pasqyrat financiare, paraqesin situatën ekzistuese ekonomike, apo rezultatet e arritura në bazë të analizave të ndryshme ekonomike. Kandidatët do

të jenë në gjendje të ofrojnë prezantimet e tyre më të mira të rrjedhave të biznesit apo ndonjë rrjedhë tjetër, një aftësi e cila mungon në të diplomuarit e këtyre fusha. Kandidatët e diplomuar në këtë Departament do të jenë ekspertë të këtyre fushave, dhe do të jenë në gjendje të japin ekspertizën e tyre në institucione shtetërore, banka, kompani të sigurimeve, dogana, institucione të auditimit, Institucione të Vetëqeverisjes së Kosovës (të Buxhetit, Thesari, Administratës Tatimore, etj), ndërmarrje private, degë të kompanive të huaja, institucione të ndryshme ekonomike, komuna, bursa, etj.

Programi: Bachelor në shkenca kompjuterike – IT e aplikuar Qëllimi dhe profili i programit studimor Programi Infromatika e Aplikuar ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e Informatikës së Aplikuar, të kërkuara për bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një game të gjerë. Programi ofron mundësi për studentët për të marrë njohuri dhe aftësi në zhvillimin e programeve dhe zbatimin e tyre në

kushtet dhe përmasat e një ekonomie tregu të përparuar. Njohuritë e ofruara në fushën e Informatikës së Aplikuar do të mundësojë që vetë studentët të aplikojnë njohuritë e tyre për një menaxhim efektiv të projekteve dhe softverëve të tyre për nevojat e biznesit në NVM-ve. Lëndët e studentëve që zhvillohen në

laboratorë kompjuterash do t’iu ofrojë studentëve mundësinë e marrjes së aftësive të nevojshme praktike. Studentët do të fitojnë një shkallë të lartë të njohurive mbi bazat e IT, rrjetave, Sistemeve të Informacionit, Hardverit, zhvillimin e Softverëve, DBMS, menaxhimin, financat, aftësitë e të shkruarit dhe 2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

11


të shprehjes, menaxhimit të burimeve njerëzore, të biznesit ndërkombëtar dhe fusha të tjera, duke u lejuar atyre për të përmbushur aftësi për menaxhimin në një gamë të gjerë dhe në një nivel shumë të përparuar. Lidhja në mes të njohurive teorike dhe praktike në kurse është bazë e këtij Programi. Studentët do të jenë në gjendje për të menaxhuar me sukses në kushtet e

një ekonomie të tregut, të jenë në gjendje për të përshtatur veprimet e tyre menaxhuese me kërkesat specifike të paraqitura në Kosovë dhe më gjerë. Nga ana tjetër, aftësitë në teknologjinë e informacionit hapin mundësitë për punësimit më të lehtë të këtyre studentëve. Me njohuritë e marra, studentët do të jenë në gjende për të punuar me sukses në ndërmarrjet e biznesit, menaxhimin e

sistemeve të informacionit, menaxhimin e ndërmarrjeve private dhe publike, menaxhimin e bankave, institucione publike, dhe kurse të teknologjisë së informacionit, veçanërisht në programim, institutet kërkimore, konsulenca dhe biznese tjera që mbështesin shërbimet.

Programi: Bachelor në shkenca juridike Qëllimi dhe profili i programit studimor Programi i Drejtësisë ofron studime për ekspertët e ardhshëm të drejtësisë, ky program është i hartuara në atë mënyrë që të krijoj juristë të një niveli të lartë profesional, që do të mund t’i shërbejnë administratës shtetërore dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Programi i oruar bazohet në Deklaratën e Bolonjës në sistemin 3+2 dhe 3+1+1, në atë mënyrë që studentët që ndërpresin studimet pas vitit të tretë, me mbrojtje të diplomës marrin thirrjen Bachelor (3-vjeçar, 180 ECTS) dhe ata që dëshirojnë të vazhdojnë për studime në vitin e katërt në mënyrë që të parashtrohen provimeve të avokaturës me mbrojtje të diplomës

marrin thirrjen Bachelor (4-vjeçar, 240 ECTS). Rëndësia e pozitës së një juristi në promovimin, zhvillimin dhe zbatimin e ligjit në administratën shtetërore dhe në subjektet e biznesit, i jep profilit të juristit dhe programit të drejtësisë rëndësi të veçantë. Në këtë program, studentët përvec programeve profesionale të drejtësisë, do të mësojnë edhe lëndë të tjera, të cilat, do të kompletojnë njohuritë e një juristi, duke iu përgjigjur kështu kërkesave bashkëkohore të sektorit publik dhe atij privat. Juristët do të jenë në gjendje të ofrojnë prezantime të shkëlqyer të situatave të ndryshme, të bëjn analiza dhe zgjidhje profesionale.

Kompletimi i njohurive në programin e drejtësië në Kolegjin Evropian Dukagjinit do të bëhet i mundur nga ana e personelit akademik, i cili është i aftë dhe me përvojë të gjërë në fushën e vet. Pajisjet teknike të përdorura në ligjerim sigurojnë nxënie të zgjeruar dhe shumë efektive. Avancimi i njohurive dhe aftësive konkurruese në drejtësi do të vijë si rezultat i qasjeve të studimit, metodave dhe mënyrave të mësuarit, të cilat do të jenë efektive dhe të pranueshme për studentët. Pozita juridike e Kosovës dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut kërkon juristë të aftë të cilët janë të gatshëm për sfidat e këtij profesioni. Tashmë, kompletimi i njohurive në drejtësi është një realitet.

www.dukagjinicollege.eu ADRESA: PEJË, Republika e Kosovës, Rr. General Wesley Clark p.n. Tel. 039 431 684 dhe 039 431 676 email. info@dukagjinicollege.eu

12

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1


Prof. Dr. Ismail Hasani

Fjala e Drejtorit “Njerëzit janë pasuria më e madhe e një kombi”, është kjo një shprehje e cila qëndron si gurthemel në misionin e Kolegjit Universitar “HUMANISTICA”, e cila synon të avancojë mësimin në Edukimin e Lartë nëpërmjet mësimdhënies e kërkimit shkencor si dhe realizimit të punës praktike dhe t’i shërbejë shoqërisë … duke u udhëhequr nga virtytet dhe aftësitë tona akademike. Mendimi Akademik dhe Drejtimi i Qëndrueshëm zhvillimor janë një kombinim i domosdoshëm për të arritur rezultate të kënaqshme në zhvillimin e Arsimit të Lartë Privat, jo vetëm jashtë, por edhe në Kosovë. Për ne, ndërtimi dhe zhvillimi i një Institucioni Arsimor nuk ka në thelb nxitjen për biznes, por bart në vete një motiv dhe një shtysë të brendshme prej intelektuali dhe arsimdashësi, i cili udhëhiqet nga motivi i fortë dhe pasioni që ka për arsimin. Kolegji “HUMANISTICA” në Ferizaj u themelua si kerkesë dhe nevojë për modernizimin e edukimit superior dhe zhvillimin e tij në një stad më bashkëkohor. Humanistica sot përfaqësohet nga 2 programe të plota studimore në fushën e shkencave sociale aplikative, të cilat janë në trend zhvillimor me Universitetet - Fakultetet në rajon dhe më gjerë. Ato, gjithashtu, pasqyrojnë gjërësisht nevojat e studiuara aktuale të punësimit në Kosovë dhe janë dizajnuar për të përshtatur më së miri dijet e fituara me ofertat e tregut të punës. “Humanistica” është një institucion i përgjegjshëm me rrjet të admirueshëm bashkëpunimi me universitet skandinave, sllovene dhe gjermane. Ne jemi të gatshëm të aplikojmë dijet tona dhe përvojën akademike të stafit që bart nga puna në botën akademike në Evropën Përendimore. Për herë të parë në Kosovë në edukimin superior themelohet një bërthamë studimi në fushën e shkencave sociale aplikative, ku aplikohen vlera humane dhe korrektësi akademike. Vlerat akademike dhe njerezore te Kolegjit Universitar “Humanistica” do t’i shoqerojnë të diplomuarit gjate gjithë karrierës së tyre. Një falenderim për të gjithë ata që kanë përkrahur dhe i kanë besuar nismës sonë dhe suksese të gjithë studentëve të Kolegjit Universitar “HUMANISTICA”, në Ferizaj.

Prof. Dr. Ismail Hasani

14

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1


B

artësi i Arsimit të Lartë Privat “HUMANISTICA”, Ferizaj, është një nismë që synon krijimin e një institucioni bashkëkohor të Arsimit të Lartë Universitar në SHKENCAT SOCIALE APLIKATIVE dhe është themeluar si nevojë për ofrimin e një shërbimi cilësor e konkurues, dhe si nevojë për investime në Arsimin e Lartë në rajonin e Ferizajt. “HUMANISTICA” ofron një mundësi të pakrahasueshme dhe të pakonkurueshme në përgatitjen e kuadrit për nivelin BACHELOR, duke aplikuar kritere evropiane të punës dhe jetës akademike, programe

studimore të qëndrueshme dhe konkuruese, duke i ofruar studentëve dhe stafit të tij kyçje të drejtpërdrejtë në vlerat më të larta akademike, punë kërkimore dhe punë praktike. Kolegji Universitar Humanistica është i fokusuar dhe ofron dy programe studimi: 1. Shkenca Politike dhe Administratë Publike 2. Sociologji me Ndryshime Sociale Programet studimore janë dizajnuar për t’iu përshtatur kërkesave të palëve të

interesit, zhvillimet në Kosovë dhe tregun e punës, gjithmonë duke iu referuar dhe konsultuar përvojës dhe standarteve të institucioneve evropiane të arsimit të lartë dhe Kartës së Bolonjës. Të diplomuarit në Kolegjin HUMANISTICA do të kenë përparësinë të angazhohen menjëherë në punësim në mënyrë profesionale dhe do të jenë të gatshëm të dëshmojnë produktivitet, vlera dhe aftësi të admirueshme akademike dhe shkencore. Profili i plan programeve i mundëson profesionistëve të rinj të punësohen në institucione Publike, Private, Qeveritare dhe Jo-qeveritare.

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

15


Bashkëpunimi dhe partneriteti Publiko-Privat në fushën e shkencave sociale është një nga synimet e Humanistikës, me qëllim krijimin e programeve të qëndrueshme dhe zhvillim adekuat të tyre. Humanistica ka nënshkruar një sërë Letra Pëlqimi me institucione të cilat kanë shprehur interes dhe gatishmëri të bashkëpunojnë në këtë aspekt. “Humanistica” është një institucion i

16

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1

përgjegjshëm me rrjet të admirueshëm bashkëpunimi me universitet skandinave, sllovene dhe gjermane, me mundësi të këmbimit të eksperincave. Në kuadër të rritjes së shkathtësive të studentëve “Humanistica” ofron kurse të akredituara të gjuhëve të huaja dhe gjuhës shqipe dhe përgatitje për testet e Gjuhës Angleze TOEFL, PEARSON dhe Cambridge. Stafi i përzgjedhur për të punuar në

BPrAL Humanistica është i dëshmuar profesionalisht jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe Evropën Perëndimore. Kolegji Universitar “Humanistica gjendet në një kampus bashkëkohor në Ferizaj dhe ofron ambjente moderne mësimore, me një sërë auditorësh, ambjente studimi, biblotekë, internet falas dhe ambjente që ofrojnë një larmi shërbimesh të nevojshme.


Kolegji Universitar “Humanistica” Rruga: “Dëshmorët e Kombit” Ferizaj, Kosovë Tel: ++ 381 (0) 290 326 070 E-mail: info@humanistica-ks.net Web faqe: www.humanistica-ks.net

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

17


Fjalori Terminologjik

Akademik

Arti aplikativ – art që aplikohet; që ka përdorim praktik. Auditori - Sallë e posaçme për të mbajtur leksione, referate etj., zakonisht në ndërtesën e një shkolle të lartë. Tërësia e dëgjuesve të një leksioni, të një referati etj., zakonisht të mbledhur në një sallë. Bursa – Shumë e caktuar të hollash, që shteti, shkolla ose një institucion donator i jep studentit për të shlyer taksën e studimit në shkollë. Certifikata e notave – Pasqyre e notave. Debati – Rrahje mendimesh ndërmjet dy a më shumë vetave rreth një çështjeje artistike, shkencore, politike, shoqërore etj.; diskutim i gjerë, i hapur për një çështje me rëndësi. Detyra kontrolluese – detyrë qe ne menyre periodike vlerëson njohuritë e fituara të studentit gjatë procesit mësimor. Disertacioni – Studim i gjerë që mbrohet përpara një këshilli shkencor apo artistik për të marrë një gradë shkencore/profesionale. Ekspozita –Tërësia e veprave të arteve figurative, e botimeve të ndryshme të vendosura në një ndërtesë të veçantë ose në një vend të dukshëm, në mënyrë që të shihen nga publiku. Eseu – Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik, i cili trajton në mënyrë të përgjithshme,

18

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1

të lirë e jo të gjithanshme a shteruese çështje shoqërore, shkencore, letrare, kulturore etj. ECTS – (European Credit Transfer and Accumulation System – Sistemu Europian i transferit dhe akumulimit të kredive) - Është standard krahasimi dhe vlëresimi në edukimin e lartë në BE dhe shtetet tjera, që kanë pranuar Kartën e Bolonjës. Nje vit akademik u korrespondon 60 kredive që janë ekuivalent me 1500-1800 orë mësimi dhe që mund të transferohen në të gjitha institucionet dhe shtetet që përdorin një sistem të tillë. Fletëaplikacioni – dokument aplikimi në shkolle, ku kandidati ploteson të dhënat bazë të tij (identitetin, atësinë, datëlindjen, shkollimin paraprak, shkathtësitë etj.), si dhe programin për të cilin aplikon. Fletëparaqitja e provimit – Dokument i aplikimit të studentit për t’iu nënshtruar provimit (pjesa e plotesuar nga studenti) dhe dëshmia e rezultatit të arritur në provim ( pjesa e plotësuar nga mësimdhënësi / administrata) Indeksi i studentit – Librezë e studentit që shërben si mjet identifikimi dhe pasqyrë e vijueshmërisë dhe rezultateve të arritura provime. Intervista – Bisedë që bën një përfaqësues zyrtar i shkollës me një kandidat për studim apo punësim.


Kritika – Studim shkencor që analizon a shqyrton një vepër letrare, artistike ose shkencore për të vënë në dukje vlerat e saj, si edhe të metat, gabimet e zbrazëtitë me qëllim që këto të shmangen apo të korrigjohen; artikull a studim kritik. Kursi – Shtjellimi i plotë e sistematik i një lënde mësimore ose i një pjese të veçantë të saj në shkollë të lartë. Tërësia e mësimeve që jepen brenda një kohe të kufizuar. Kurrikuli – Përmbledhje e shkurtër e përmbajtjes dhe e qëllimeve të një lënde mësimore në shkollë. Ligjërata- Mësim për një temë të caktuar që zhvillohet nga mësimdhënësi; Ligjëruesi mysafir – Mësimdhënës, artist apo krijues që nuk ka marrëdhënie pune apo bashkëpunëtor i jashtëm në akademi, që ligjëron me ftesë të vecantë. Mbikqyrësi personal – Mësimdhënës që caktohet nga përgjegjësi i departamentit për të mbikqyrë ecurine e nxënjes së një studenti.

dhe mësimdhënësish. Provimi – Punë me shkrim ose me gojë, që bëjnë studentët për të kontrolluar shkallën e njohurive të fituara, për të kaluar programin apo lëndën e caktuar. Puna grupore – detyre e përbashket e studentëve. Punimi i diplomës – Punimi final i studentit, me anë të të cilit studenti paraqet finalizimin e njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë studimeve, me të cilin studenti përmbyllë nivelin e caktuar të studimeve. Regjistrimi i semestrit – procedura e aplikimit që bën studenti në administratë për të vijuar semestrin, pasi ka fituar të drejten sipas statutit dhe dokumenteve tjera rregullative që dalin nga statuti. Rrjeti kreativ – rrjet i studentëve dhe mësimdhënësve që funksionon në kuadër të shkollës “Evolucion” dhe që ka për qëllim zhvillimn e kretivitetit të studentëve dhe mësimdhënësve përtej suazave të planprogrameve të rregullta dhe të shkollës.

Mentori – udheheqës shkencor a profesional Metodologjia e mësimdhënies – Tërësia e metodave që përdoren në mësimdhënie. Modelimi- skicimi i veshjes mbi patron duke u bazuar në vizatimin në stil. Nënshkrimi i vijueshmërisë – Nënshkrimet në fletë të vecanta të parashtruara nga administrata që regjistrojnë dhe dëshmojnë vijuëshmërinë në proces mësimor. Notimi – Vlerësimi i shkallës së njohurive dhe shkathtësive të fituara në ndonjë lëndë apo pjesë të saj.

Seminari – Mësim praktik ose teorik, që zhvillohet në shkollat e larta në grupe nën drejtimin e mësimdhënësit, ku studentët vijnë të përgatitur për lëndën e një teme ose për një vepër dhe përgjigjen e diskutojnë rreth saj. Sfilata – ekspozite e veshjeve. Sullabusi – program mësimor Testi – Punimi me shkrim që bëjnë studentët për të kontrolluar shkallën e njohurive të fituara. Transkripti – Përmbledhje e të dhënave të një regjistri (transkript i notave; transkript i pyetjeve; transkript i pagesave)

Patroni - vizatim gjeometrik i veshjes. Portfolio – përmbledhje e të gjitha punimeve të studentit gjatë nje periudhe të caktuar kohore. Praktika –Që lidhet me praktikën e një shkence ose me punën e organizuar të shkollës për të ngulitur e për të zbatuar njohuritë teorike, për të fituar shprehi të caktuara, për të rritur përvojën etj;

Ushtrimi – Detyrë që i jepet studentit për të ngulitur më mirë njohuritë a rregullat e mësuara ose për të fituar shprehitë e nevojshme gjatë zbatimit të këtyre shprehive a rregullave.

Prezantimi – Paraqitje para te pranishmëve, vizitorëve, shikuesve etj. të një vepre, një prodhimi, një shfaqje etj.

Vertetimi i semestrit – Procedura që kryen studenti në administratë për të vërtetuar vijueshmërin dhe shlyerjen e të gjitha obligimeve të parapara me rregullore të shkollës, si kusht për të fituar të drejtën për t’iu nënshtruar provimeve. Vertetimi i statusit te studentit – Dokument i lëshuar nga administrata e shkollës, që vërteton statusin e studentit në shkollë.

Programi – Përmbledhje e përmbajtjes dhe e qëllimeve të lëndeve mësimore të një drejtimi.

Vizualizimi – Imagjinim ose përfytyrim i një fotografie a një pamjeje në mendje.

Projekti –Punë kërkimore e shoqëruar me projekte, skica etj. që paraqitet për t’u mbrojtur nga një student apo grup studentesh

Vlerësimi – Shkallëzim, rangim i njohurive me pikë apo me notë ta caktuar. 2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

19


Prof. Dr. Avni Mazrreku

Editorial – Drejtori i Kolegjit ISPE

N

jë dekadë më parë procesi i integrimit të Kosovës në BE ka qenë i paimagjinueshëm për Kosovën dhe për qytetarët e saj, për një popull, i cili përballej me luftën për vetekzistencë. Sot kjo dëshirë është shndërruar në një realitet, të cilin duhet ta ndërtojmë me dijen dhe përkushtimin tonë. Duke marrë parasysh angazhimin tim akademik dhe profesional në institucionet publike dhe ato private të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit, mungesës së kuadrove, cilësisë, kushteve dhe përkushtimit për të prodhuar programe akademike dhe kuadro cilësore, të cilat do t’i ndihmonin vendit jo vetëm në periudhën e tranzicionit, por edhe në proceset integruese, për më shumë se një ide lindi një kërkesë e vazhdueshme për formimin e një institucioni kredibil të arsimit të lartë, i cili do të ishte mundësi dhe model për zhvillimin akademik dhe profesional të kuadrove që i duhen tregut të punës dhe, në veçanti, proceseve integruese nëpër të cilat po kalon Kosova dhe të ardhmes së saj evropiane. Po ashtu, duke marrë shkas nga përvojat akademike të fituara në universitetet e ndryshme evropiane, veçmas ai i Bremenit, ku kam përfunduar studimet master, të doktoratës dhe ato të postdoktoratës, por gjithnjë vendimtare ishte dëshira

shumë e madhe e shumë të rinjve nga Kosova për të studiuar këto profile studimore ajo që më shtyri të mendojmë për themelimin e Kolegjit ISPE. Duke marrë parasysh nevojën që Kosova ka për kuadro të reja, nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik, shkallën e ulët të kapacitetit të sistemit të arsimit të lartë në vend për të prodhuar kuadro të nevojshme dhe kompatibile me nevojat e tregut të punës, proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe aspiratat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare, para nesh dalin shumë sfida me të cilat do të përballet si shoqëria jonë, po ashtu edhe institucionet tona shtetërore. Procesi i integrimeve evropiane kërkon harmonizimin e legjislacionit dhe kushteve në shumë fusha të ndryshme zhvillimi, me theks të veçantë ndërtimin e kapaciteteve kompetitive për t’u përballur me trendet e asaj që ndryshe quhet familje evropiane. Por, gjithmonë e rëndësisë së veçantë mbetet ndërtimi i kapaciteteve për t’u integruar plotësisht në tregun e punës dhe në tregun e brendshëm të BE-së, proces ky i cili nuk është deklarativ, por kërkon përkushtim dhe profesionalizëm të nivelit të lartë, rrjedhimisht ky proces kërkon angazhimin e shumë kuadrove të profesionalizuara për fushat respektive, gjë të cilën Kosova

vazhdon ta vuajë në nivele mjaft të larta deficitare si rezultat i mosplanifikimit dhe koordinimit të mirë të nevojave dhe kërkesave që ka tregu i punës dhe nevojës për zhvillim ekonomik që ka Kosova me sistemin e saj arsimor. Prandaj Kolegji ISPE synon që mes nevojave të tregut të punës dhe kapacitetit të sistemit arsimor të Kosovës zbrazësinë e madhe ekzistuese ta mbulojë duke ofruar programe akademike kompatibile me ato që ofrohen në universitetet më prestigjioze evropiane. Procesi i integrimeve evropiane do të ofrojë për të rinjtë tanë sa një mundësi, aq edhe një sfidë të re për ta, të cilët do të duhet të përballen me konkurrencën me të rinjtë e tjerë evropianë, për fushat në të cilat ata janë të interesuar të punësohen apo të zhvillojnë veprimtaritë e tyre të ndryshme akademike dhe profesionale, në këto rrethana rol të rëndësishëm do të luajë edukimi dhe cilësia e tij. Kolegji ISPE është formuar në radhë të parë si nevojë e shoqërisë sonë për kuadro të reja për fushën e studimeve evropiane dhe fushave relevante që lidhen me integrimet evropiane, siç janë studimet e sigurisë, për t’i ofruar mundësi të reja të rinjve që ofron Kolegji ISPE, prandaj motoja jonë është dhe do të mbetet: Studime Evropiane për të Ardhme Evropiane.

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

21


Programet Universitare të nivelit Bachelor&Master të Kolegjit ISPE

K

olegji ISPE është Bartës Privat i Arsimit të lartë i akredituar nga Agjencioni i Kosovës për Akreditim dhe i licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. ISPE është institucion i profilizuar ekskluzivisht në fushën e integrimeve evropiane.

kryerja e një semestri në Universitetin e Bremenit në Gjermani e cila përfshihet brenda kostos totale që studenti paguan për një vit akademik. Ligjëratat e profesorëve të Universitetit të Bremenit zhvillohen në gjuhen Angleze dhe Gjermane mirëpo gjithmonë me përkthim të drejtpërdrejte ne gjuhen Shqipe.

Për vitin akademik 2011 – 2012 Kolegji ISPE sjell ekskluzivisht në Kosovë programet universitare të akredituara të nivelit Bachelor dhe Master për Studime Evropiane dhe të nivelit Bachelor për Studime të Sigurisë.

Planprogrami i aplikuar është Planprogram i testuar në Universitetet me prestigjioze të vendeve të Perëndimit ashtu siç thuhet edhe në raportin e eksperteve se Kolegji ISPE në Kosovë ka arritur standarde të krahasueshme me ato të Universiteteve të Evropës Perëndimore . Ky program studimor ka katër profile:

Programi Bachelor Studime të Integruara Evropiane Programi për Studime të Integruara Evropiane është Fakultet i akredituar nga Agjencioni për Akreditim i Kosovës dhe është i vetmi në rajon për sa i përket studimeve në fushën evropiane. Kolegji ISPE është në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Bremenit në Gjermani, për këtë arsye shumica e profesorëve të cilët ligjërojnë në Kolegjin ISPE janë profesor gjerman me renome ndërkombëtare që vijnë nga ky Universitet. Po ashtu të gjithë studentëve të Kolegjit ISPE iu mundësohet edhe

22

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1

• Profili politik • Profili juridik • Profili ekonomike dhe • Profili i Kulturës së përgjithshme Ky program është i nivelit Bachelor, përbëhet prej 6 semestrave, pra gjithsejtë 3 vite program akademik- universitar. Kolegji ISPE ofron mundësi edhe për studime me korrespodence. Pra për ata të cilët nuk mund t’i ndjekin ligjëratat gjatë ditës për shkak te angazhimeve në punë ose të tjera,

ofrohet mundësia që ligjëratat të ndjeken pas orës 17:00.

Programi Bachelor Studime të Sigurisë Programi për Studime të Sigurisë është Fakultet i akredituar nga Agjencioni për Akreditim i Kosovës dhe është i vetmi në rajon për sa i përket studimeve në fushën e sigurisë. Ky program i kualifikon te interesuarit / studentët të cilët janë të interesuar që në të ardhmen të punojnë në institucione publike ose private të sigurisë. Planprogrami i aplikuar për këtë fakultet është planprogram i përgatitur nga një staf profesional akademik dhe shumica e profesorëve të cilët ligjërojnë në këtë fakultet kanë përgatitjet më të larta akademike, disa prej tyre janë edhe gjeneral të ushtrive të vendeve perëndimore, anëtare të NATO-së. Kolegji ISPE ofron mundësi edhe për studime me korrespodence. Pra për ata të cilët nuk mund t’i ndjekin ligjëratat gjatë ditës për shkak te angazhimeve në punë ose të tjera, ofrohet mundësia që ligjëratat të ndjeken pas orës 17:00.

Programi MA Studime Evropiane Programi Master për Studime Evropi-


ane në ISPE kualifikon të diplomuarit për karriera kombëtare dhe ndërkombëtare në sferën e Ekonomisë, Drejtësisë, Politikës, Shkencës dhe Medias. Ky program është një program dy vjeçar interdiciplinar për të pas diplomuarit i cili ofrohet në Kolegjin ISPE. Studentët do të pajisen me informatat shkencore më të avancuara interdiciplinare të cilat i prezantojnë profesorët më të njohur në nivel evropian me qasjet aktuale në politikat dhe Institucionet e BE-së dhe me proceset vendimmarrëse brenda Bashkimit Evropian, siç janë:

Prof Dr Dr hc Hagen Lichtemberg, Prof Dr hc Bengt Beutler, Prof Dr Josef Falke, Prof Dr Avni Mazrreku e shumë të tjerë. Drejtimet studimore, MA Studime Evropiane o E drejta Evropiane o Integrime Ekonomike Evropiane o Politikat e BE-së Kohëzgjatja dhe vëllimi Kohëzgjatja për studime MA Studime Evropiane është dy vite, pra 4 semestra.

Kurrikula Viti i parë i studimeve për MA Studime Evropiane është i përgjithshëm. Në fillim studentët do të mësojnë për lëndët si në vijim: Historia Evropiane; Integrimi Evropian, Teoritë, Institucionet dhe Proceset Vendimmarrëse; Politikat Sociale dhe Ekonomike Evropiane; E Drejta e Bashkimit Evropian, Hyrje në Metodat Kuantitative. Sa i përket lëndëve të profilizuara ato janë si në vijim:

Drejtimi: Politika Evropiane

Drejtimi: Integrimi Ekonomik Evropian

Drejtimi: E Drejta Evropiane

Lëndët: Zbatimi i Politikave të BE-së; Të Drejtat e Qytetarëve Evropian; Politika Evropiane e Mjedisit; Politikat Evropiane, të Huaja dhe të Sigurisë; Politika Evropiane Kulturore.

Lëndët: Tregu i Brendshëm i BE-së dhe Politikat përcjellëse; Politika Makroekonomike e Evropës; Korporatat trans nacionale dhe Hapësira Ekonomike Globale; Industritë rrjetore të BE-së: Liberalizimi, Rregullat dhe Politikat e Konkurrimit.

Lëndët: Mbrojtja Juridike në BE; Krahasimi i Sistemeve të së Drejtës; Të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja Juridike; Politika e punësimit dhe E drejta e Punës në BE; E Drejta e Konkurrencës dhe Politikat, Kontrolli i ndihmës së Shtetit, Prokurimi Publik.

Kolegji ISPE ofron mundësi edhe për studime me korrespodence. Pra për ata të cilët nuk mund t’i ndjekin ligjëratat gjatë ditës për shkak te angazhimeve në punë ose të tjera, ofrohet mundësia që ligjëratat të ndjeken pas orës 17:00.

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

23


Kolegji ISPE Rruga Bajram Kelmendi Nr. 31 10 000, Prishtine Nr. Telefonit: +381 38 221 744 +377 44 674 566 +386 49 402 699 +377 44 88 44 22 E-mail adresa: info@ispe-institut.org Linku i ueb faqes zyrtare: www.kolegji-ispe.org

24

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1


26

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1


Programet e studimit

Studimet Bachelor

Studimet Master

Prospekti i Karrierës

BA në Biznes dhe Menaxhment me këto degë:

- Menaxhment - Menaxhment dhe Financa - Biznes Ndërkombëtar

Kualifikimi në njërin nga drejtimet e lartëpërmendura do të ju hap horizontin e mundësive për një karrierë të suksesshme, pavarësisht a jeni në vitet e para të jetës profesionale apo keni vendosur të bëni një pauzë në mes të karrierës dhe të gjeni sërish prirjet dhe talentet tuaja në një univers të ri të mundësive. Të diplomuarit në këto drejtime do t’i posedojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për të udhëhequr pozita menaxheriale në organizatat dhe institutcionet lokale dhe ndërkombëtare. Punëdhënësitë jo vetëm që do t’i njohin aftësitë dhe ambicient tuaja pasi që keni një kualifikim të nivelit Master, por gjithashtu nga fakti që ky titull do të ju pajis me të gjitha kompetencat dhe aftësitë që kërkohen nga menaxherët profesional të botës moderne.

- Menaxhim Biznesi - Banka dhe Financa - Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun - Biznes Ndërkombëtar BA në Shkenca Politike me këto degë: - Administrate Publike - Marrëdhënie Ndërkombëtare - Studime Evropiane

Studime të akredituara ndërkombëtarisht nga EDEXCEL të ofruara në bashkëpunim me RITHS nga INDIA në këto drejtime: - Inxhinieri Mekanike - Inxhinieri Civile - Inxhinieri Elektronike

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

27


13 arsye për të zgjedhur Kolegjin Universitar Universum Univers i mundësive.. 1. Çdo student i Universum, ka mundësinë e vazhdimit të vitit të tretë në Glamorgan University (Britani e Madhe) dhe të marrë diplomë nga Glamorgan. 2. Për çdo student të Master, iPad falas dhe studime përmes mediave dhe rrjeteve sociale (Facebook, Google+, LinkedIn, Blogger etj). 3. I binjakëzuar me Chichester College nga Anglia: Vetëm në vitin 2011, 87 studentë nga Universum kanë marrë pjesë në shkollën verore në Angli dhe 250 studentë deri më tani kanë qenë pjesë e Chichester në programe të ndryshme. 4. Programe të shkëmbimit: Çdo student i Universum do të studioj një semestër jashtë vendit si pjesë e pro-

28

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1

gramit të studimeve të tyre në mëse 40 universitete në gjithë botën. 5. Staf i ri i shkolluar në universitetet më me renome në Evropë dhe SHBA. Të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze janë profesorë ndërkombëtar. 6. Studime në gjuhën shqipe dhe angleze7. Studime online dhe në distancë, përmes e-learning. 7. Bursat dhe lehtësirat financiare: Bursa nga 20% deri në 100%, pagesa deri më 12 këste . 8. Lokacione qendrore dhe moderne në Ulpianë (Prishtinë) dhe Ferizaj. 9. Shërbime të karrierës d h e mbështetje studentore: secili student ndjek trajnime në zhvillim profesional dhe të karrierës si dhe pranon shpallje ditore mbi vende të punës dhe një përmbledhje javore të bursave dhe konferen-

cave në të gjithë botën. 10. Internshipi dhe puna praktike: secili student vendoset në një kompani për të marrë përvojë pune. 11. Ngjarjet dhe ligjëratat publike: shumë emra të mëdhenj flasin në Universum 12. Profesorë vizitor ndërkombëtar: emra të njohur nga bota akademike ligjërojnë në Universum, si psh: Profesorë nga Copenhagen Business School, London School of Economics, Rotterdam School of Management, ESSEC Business School, University of Kent, University of Winchester etj. 13. Kërkimi shkencor: publikues i revistës shkencore ndërkombëtare International Journal of Balkan Policy Research (www.balkanpolicyjournal.net) mbështetur nga Ambasada e SHBA’ve.


Universiteti Universum dhe kompania IPKO nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës studentëve të Universitetit Universum i mundësohet komunikim falas brenda rrethit të studentëve dhe stafit, mundësi internshipi dhe punësimi në IPKO, mbështetje përmes bursave dhe ofrim të mundësisë së pjesëmarrjes dhe garimit në projekte të ndryshme të kompanisë IPKO.

Kontaktet Kampusi në Qendër, Prishtinë Lagjja Ulpiana, përballë Beni Dona, Prishtinë, Kosovë

Kampusi në Veterrnik, Prishtinë Veterrniku pn, Prishtinë, Kosovë

Kampusi në Ferizaj Rr. Fan Noli, Nr. 156, Ferizaj, Kosovë

Tel.

Tel.

+381 38 602 186 +377 44 144 062 +377 44 402 205

+381 290 324 596 +377 44 354 034

Email: info@universum-ks.org | Web: www.universum-ks.org 2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

29


Fjala e Rektorit

Zonja dhe zotërinj, studente dhe studentë të nderuar! Rrjedha kryesore e përparimit të përhershëm njerëzor paraqet mënyrën e jetesës në kushte dhe në rrethana të konkurrencës permanente në tregun e dijes. Zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë po rezulton me ndryshime dinamike për rrethinën e njeriut. Cilësia e procesit të studimeve, aplikimi i diturive dhe i mjeshtërive të arritura, si dhe përvoja praktike jetësore, janë bërë zë i kohës për arritjen e suksesit në punësim dhe në avancim të karrierës vetjake.

“Kuadrot profesionale-shkencore janë bërë monopol i lëvizjes me leje të udhëtimit global.” Ata e posedojnë çelësin deri te konkurrenca, aftësi kjo e cila është bërë pasuria më e rrallë natyrore. Menaxherët dhe politikanët duhet të mësohen se si t’u drejtohen njerëzve, të cilët e kanë lirinë të dinë, të shkojnë, të bëjnë dhe të jenë. Studimet në Kolegjin Universitar Victory janë të bazuara në

planprogramet mësimore të fakulteteve përkatëse të Universitetit të Zagrebit, me të cilat edhe kemi nënshkruar marrëveshjen e Franshizës. Kolegji Universitar Victory ofron programet për nivelin Bachelor dhe Master në Fakultetin Ekonomi Biznesi-Tregti e Jashtme, në Fakultetin për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe në Fakultetin Juridik. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe, deri më tash, janë përkthyer 80 tituj librash, që paraqesin literaturën bazë të lëndëve studimore. Profesorët janë vendës dhe ndërkombëtarë, emra të njohur të këtyre fushave të studimeve. Në emër të Kolegjit Universitar Victory dhe në emrin tim, ju garantojmë studime cilësore! Mirë se vini!

Sinqerisht, Rektori Prof. dr. Bedri Selmani

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

31


Ekonomi Biznesi – Tregtia e Jashtme

Juridik

Ky program specifikohet në aspektin e ekonomisë së biznesit, në relacion me tregtinë ndërkombëtare dhe me zhvillimet ekonomike globale. Studentëve u mundësohet njohja e drejtpërdrejtë me proceset e biznesit brenda dhe jashtë vendit, si dhe njohja për zhvillimin dhe për menaxhimin e projekteve. Studentët, përveç tjerash, mësojnë edhe për marrëveshjet në afarizëm, për shërbimet e ndryshme biznesore, për sektorët e ndryshëm të biznesit në tregtinë e brendshme dhe të jashtme, për zhvillimin dhe menaxhimin e një biznesi, për bërjen e analizave profesionale në tregtinë e jashtme.

Qëllimi i programit të studimit është përgatitja e një brezi të ri juristësh, me një potencial të lartë e të aftë që t‘u përgjigjen nevojave të tregut të punës. Programi juridik ka për qëllim kryesor përgatitjen e specialistëve të lartë në fushën e drejtësisë, në kuadër të zbatimit të shtetit juridik dhe të së drejtës në Kosovë. Kolegji Universitar “Victory”, për arritjen e objektivave në këtë fushë të studimeve juridike, së pari ka siguruar kushtet më moderne të studimeve universitare. Gjatë fazës së studimeve juridike, studentët do të zhvillojnë aktivitete praktike nga fushëveprimtaria profesionale e juristit. Programi i studimeve mundëson që kandidatët të fitojnë dituri të thelluara teorike dhe shkathtësi të duhura praktike nga të gjitha fushat themelore juridike, siç janë: fusha e së drejtës kushtetuese, fusha e së drejtës civile, fusha e së drejtës penale, fusha e së drejtës ndërkombëtare, dhe fusha e gjyqësisë së brendshme dhe ndërkombëtare.

Politikë Ndërkombëtare – Diplomaci Studentët e Kolegjit “Victory”, në programin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci, specializohen për aspekte të veçanta dhe fitojnë trajnim të përgjithshëm për të arritur një vlerësim më të gjerë të politikës ndërkombëtare. Studentët mësojnë për përdorimin shkencor dhe për qasjen kritike të koncepteve, si një bazë për të kuptuar dhe për të analizuar politikën ndërkombëtare dhe diplomacinë, analizojnë natyrën e sistemit ndërkombëtar, rregullat dhe forcat që rregullojnë sjelljen e shteteve, faktorët që çojnë në konfliktet ushtarake ose në bashkëpunimet paqësore dhe mësojnë për trendët aktualë drejt një bote më të integruar dhe më të fragmentuar.

32

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1


MA në MENAXHIMI I BIZNESIT NDËRKOMBËTAR “Master i Menaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar” i ofron studentëve të kuptuarit e koncepteve kyç të biznesit ndërkombëtar, me një perspektivë globale. Studentët do të përfitojnë shkathtësi relevante analitike për të ekzaminuar forcat që formojnë ndryshimin e mjediseve dhe të veprimeve të biznesit ndërkombëtar, në të dy nivelet: mikroekonomik dhe makroekonomik. “Master i Menaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar” do të jetë program udhëheqës i tregut për studentët, duke ua ofruar mundësitë unike ndërkombëtare që kombinojnë njohuritë teknike dhe hulumtuese të biznesit ndërkombëtar. Programi është dizajnuar të zhvillojë në maksimum ndërveprimin me programet ekzistuese, duke i plotësuar e jo duke garuar (p.sh.: duke tërhequr studentët që dëshirojnë të kenë gradë shkencore me një fokus të dhënë, por jo tërësisht e lidhur me atë

fokus – duke zgjeruar mundësitë e tyre për karrierë). Qëllimet dhe objektivat “Programi Master” dyvjeçar është i dizajnuar të integrojë njohuritë e fundit me një personel relevant dhe shkathtësitë metodologjike. Pas përfundimit të programit, studentët marrin gradën “Master i Menaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar”. “Programi Master” u ndihmon studentëve të zgjerojnë njohuritë e tyre, të cilat i kanë marrë nëpërmjet studimeve të mëparshme të biznesit ndërkombëtar në nivelin bachelor. Të diplomuarit kualifikohen për pozita udhëheqëse në kompanitë vepruese ndërkombëtare dhe nacionale, me një fokus të veçantë në menaxhimin strategjik ndërkombëtar. Nëpërmjet punës studimore specifike, ata do të përfitojnë shkathtësi dhe njohuri të nevojshme për të menaxhuar diversitetin e biznesit. Puna studimore përfshin seminare në aspektin

strategjik ndërkombëtar, me metodat dhe me aftësitë personale. Pas përfundimit, ata marrin 120 kredi (ECTS). Shkalla “Master në Menaxhimin e Biznesit Ndërkombëtar” i pajis studentët me kualifikime dhe me kredenciale të kërkuara për t’u përfshirë në pozita të ndryshme globale. Të diplomuarit, me njohuritë dhe me aftësitë e fituara, duhet të presin një shtrirje të gjerë të mundësive për karrierë.

MA në POLITIKË NDËRKOMBËTARE - DIPLOMACI Arsyeshmëria e programit të studimit Kosova, si shtet i ri pavarur, ka nevojë të madhe për kuadro të pajisura me njohuri nga Politika Ndërkombëtare Diplomacia. Kjo e arsyeton faktin e hapjes së programit për përgatitjen e kuadrove profesionale dhe shkencore nga fushat e politikës ndërkombëtare diplomacisë. Kjo është nevojë shtetërore, ashtu si ishte nevojë edhe për shtetet e tjera në rajon dhe më gjerë, për ngritjen teorike-shkencore dhe profesionale për kryerjen e punëve të shtetit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera të Kosovës. Lëndët dhe ligjëruesit i përgjigjen qëllimit themelor të këtij programi. Kjo krijon mundësi të mësohen ten-

dencat themelore të lëvizjeve ndërkombëtare dhe gjetja e perspektivës së mëtejme të ndikimit. Lidhshmëritë e subjekteve të sotme ndërkombëtare, kushtëzimi i ngjarjeve dhe i proceseve ndërkombëtare, janë bërë pjesë relativisht e përhershme në sjelljet e aktorëve në planin ndërkombëtar dhe kjo hap mundësi për përcjellje të rregullt dhe për hulumtime të jetës ndërkombëtare. Partnerët, potencialisht të interesuar për programin Politikë Ndërkombëtare – Diplomaci, janë: shteti (Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, shërbimet e Sigurimit), televizioni publik dhe televizionet private, radiostacionet publike dhe private, subjektet ekonomike, organizatat poli-

tike nacionale dhe ndërkombëtare, e të tjera. Përshkrimi i shkurtër i programit të studimit Programi u ofron studentëve dituri nga shkencat politike dhe ekonomike ndërkombëtare, nga kulturat dhe historia, dhe nga praktika e diplomacisë nga perspektiva globale. Programi i studimit ka për qëllim të ngrejë nivelin e dijes akademike dhe analitike për politikën e jashtme në nivel global dhe shtetëror. Programi është përshtatur edhe me nevojat për njohuri për procesin e globalizimit, të politikës së jashtme dhe të diplomacisë të Kosovës. Programi, gjithashtu, krijon mundësi që studentët të mësojnë metodologjinë e kërkimeve shkencore.

2 0 1 1 I N F O R M AT O R I

33


Profesorët e Kolegjit Universitar “Victory” Kolegji Universitar “Victory” është përkujdesur që në gjirin e vet të ketë profesorët më eminentë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Kroacia, nga Sllovenia, nga Maqedonia, nga Austria, nga Gjermania, nga Franca, nga Italia, nga Kanadaja dhe nga SHBA-ja. Këto kuadro përkujdesen që studentët e Kolegjit Universitar “Victory” të jenë në hap me zhvillimet globale shkencore.

Punësimi Pas përfundimit të studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”, studentëve u hapet mundësia për punësim. Sipas statistikave, 86 % e studentëve tanë janë punësuar në Qeverinë e Kosovës (Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme), si dhe në kompani private në mbarë Kosovën.

Biblioteka Pasurimi i bibliotekës dhe i programit të studimeve, si dhe rritja e mundësive për mësim të studentëve, ka bërë që pjesëmarrja e gjerë e studentëve në aktivitete të ndryshme të maksimalizohet. Kjo, natyrisht, nënkupton që studentët, në nivele të ndryshme, paraqesin njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe kjo na shtyn të përmirësojmë mjedisin për arritjet e tyre akademike, duke krijuar një atmosferë të favorshme për të hulumtuar dhe për të arritur nivel edhe më të madh intelektual. Orari i punës i bibliotekës së Kolegjit Universitar “Victory” është 09:00-24:00.

Ku gjendet Kolegji Universitar “Victory”? Kolegji Universitar Victory gjendet në qendër të qytetit të Prishtinës. Është qytet i studentit dhe i mundësive të mëdha për zhvillimin e shkencës dhe të karrierës. Kolegji gjendet në “Qytezën Pejton”, afër ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, të Qeverisë dhe të Pallatit të Rinisë e Sporteve.

34

I N F O R M AT O R I 2 0 1 1

Kolegji Universitar Victory Adresa: Perandori Justinian nr.3 Prishtinë, 10000 Kosovë Kontakt: info@kolegjivictory.com +381 (0) 38 248 445 +377 (0) 44 664 822


Portal Pune .com Portal Pune sh.p.k ështe kompani lidere në Kosovë në ofrimin e shërbimeve të ndryshme të punësimit. Web faqja www.portalpune.com në baza ditore publikon me dhjetra konkurse - mundësi punësimi. Portal Pune ofron module efektive të trajnimeve në fushën e Menaxhimit të Resurseve Humane, dhe konsulencë të dizajnuar specifikishte për nevojat e ndërmarrjeve të llojeve të ndryshme. PortalPune.com filloi punën online përmes Internetit me 1 Maj të vitit 2008, si një ndër ueb-faqet e para në Kosovë për ofrimin e shërbimeve të ndryshme të punësimit online për punëdhënës dhe punëkërkues. PortalPune.com është themeluar duke parë kërkesat e shumta për informimin më të shpejt të punëkërkuesve për të gjitha vendet e lira të punës, si dhe këshillime për karrierë, njoftimin e punëdhënësve me punëkërkues të kualifikuar, gjithmonë duke shërbyer si urë lidhëse në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Shërbimet: Informim Falas për Punësim Ndërmjetësim në Punësim Trajnime lidhur me Menaxhimin e Resurseve Humane Këshillime për Zhvillim të Karrieres Na vizitoni në www.portalpune.com dhe informohu për konkurset me të reja për vende pune. Bëhu pjesë e mbi 3000 vizitorëve të përditshem.

Portal Pune - Partneri juaj për punësim!

A: Rr.Qamil Hoxha 4/4 Prishtinë T: 038-223-841 & 044 518 222 W: www.portalpune.com E: info@portalpune.com



Informatori-2011