Issuu on Google+

Jul 21 IZMIT BAJRAMI APO KRENARIA KOMBËTARE E LISECIT[1]

“Mbaj mend Daut Memishin e Sllatinës, një patriot shqiptar me prejardhje nga Ollovjani, që kish shpirtin sa qielli, demokrat i mirëfilltë. Vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi barbar i sllavokomunistëve të ish-Jugosllavisë. Më 1945 u pushkatua vëllau i tij Ramadani, me djemtë, Fetahun dhe Jakupin. Qenë ekzekutuar brenda një nate. Unë i kam përjetuar këto gjëra. Këto gjëra më çuan në hapsane. Hetimet na i bënë te Kalaja e Shkupit: Rrahje shtazarake në do qeli, ku ngrije nga të ftohtit. Kryetar i gjyqit ishte Jovan Dukoski, një shovinist i tërbuar. Në kohën e mandatit të tij, Sadudinit hetuesit ia nxorrën mendt. Më vjen keq se disa nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm në punët ilegale. Sigurimi shfrytëzonte presion që të tregojmë shokët. Kështu pat vepruar edhe me Sadudinin. E torturruan deri në atë shkallë, duke e shtrënguar madje edhe me mengene në kokë, saqë ia prrishën shëndetin e shpirtit. E përdorën kundër tij, edhe shokun elektrik”. Gjatë kësaj vere (2002), patëm fatin ta njohim në Tetovë, zotin Izmit Bajrami, banor i dyfishtë: i Lisecit ku u lind më1925, dhe i Vlorës ku jeton, që nga vitet ‘50-të. Është krenaria kombëtare e Lisecit, dhe “ambasador” i këtij katundi në Labëri, përkatësisht në Vlorën kreshnike të Ismail Qemalit. Ndonëse e ka kapluar mosha e artë e pleqërisë, ai sot e kësaj dite ka një memorje të freskët, të cilës çdokush ia ka lakminë. E gjetëm duke pirë “Diamant”, në verandën e një hoteli, mu në qendër të qytetit. “Nuk ka gjë më të shenjtë, na thot zotëria e tij, se sa të mbash gjallë, shpirtin shqiptar të diasporës, sidomos kur vjen fjala për shqiptarët e mërguar në Rumani, sepse shoqëritë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit kanë dhënë një kontribut të çmuar për çështjen a Atdheut: për kulturën, arsimin dhe atdhedashurinë shqiptare”. Babai i tij, Shaipi, punonte në Rumani, që nga koha e Rilindjes. Edhe Izmiti pat vajtur atje, qysh si fëmijë. E mban mend si sot: “Për herë të parë kemi


vajtur në Shoseaua Qitila. Kisha 12 vjet. Sa e kisha kryer filloren (1936/37). Rumanishten e përvetsova menjëherë, ngase ishte shumë e ngjashme me shqipen. Fjalët bukuri, buzë, gushë, çafë, ngusht, shkurt, kodër, vatër, katund, etj. tingëllojnë njësoj, në të dy gjuhët, gjë që dëshmon se para ardhjes së serbëve, Rumania është kufizuar me Shqipërinë, përmes lumit Morava. Aty punova deri më 1939, kur u sulmua Dancigu polak nga gjermanët. Atje kishte shqiptarë të shumtë nga rrethi i Tetovës, Gostivarit, Kërçovës. Krejt ishin burra të zgjedhur, patriotë që digjeshin për Shqipërinë. Këta të këtushimit ishin hallexhinj, fukarenj, por atje gjetën një strehë, jo vetëm ekonomike, por edhe njerëzore. Atje nuk kemi njohur grindje. Nuk kemi pyetur në janë të krishterë apo myslimanë. Rumunët na përkrahnin me të madhe. Mbaj mend Daut Memishin e Sllatinës, një patriot shqiptar që kish shpirtin sa qielli, demokrat i mirëfilltë. Vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi barbar i sllavokomunistëve të ish-Jugosllavisë. Më 1945 u pushkatua vëllau i tij, Ramadan Memishi. Djem e vëllaut të tij, Fetahu dhe Jakupi, si dhe vëllau i tij, Ramadani me djalin, qenë ekzekutuar brenda një nate. Unë i kam përjetuar këto gjëra. Këto gjëra më çuan në hapsane. Kur vajta në Vlorë, e shkrova një letër dhe ia dërgova Dautit, burrit të Gjulies, kjo e fundit me prejardhje nga Liseci: “Kam shpëtuar nga hapsanet jugosllave. Jam arratisur në Shqipëri, u thashë. Ua dërgova edhe një fotografi. Ata e marrin letrën dhe i shkruajnë Kryetarit të Komitetit të Qarkut të Vlorës, që kish mbaruar shkollën në Sllatinë. Më fton ai dhe më pyet: “Çfarë do prej nesh: ushqim, tesha, punë, banesë?”. Po i rikthehemi periudhës, para se të arrijë në Vlorë: “31 Maj 1952. Pas dy vjet arrestimi e hetimesh nga ana e UDB-ës, u mbajt procesi publik gjyqësor me korrepondentë të gazetave Borba dhe Nova Makedonija. Ishte procesi më maratonik i asaj kohe barbare”. Para se ta prekë këtë temë përvëlimtare, zoti Izmit flet për meritat e zotit Shaban Xheladini, atdhetar i dëshmuar, që vepron në fushë të patriotizmit shqiptar, që nga mosha 14 vjeçare. “Shabanin e kam si shpirtin tim, thot. Unë dua të vdes me atë shpirt”. Po për hebrenjtë, mund të na thoni gjë?-e pyesim. “Pse jo! Vetëm Shqipëria nuk u ka dorëzuar asnjë hebre gjermanëve, përgjatë luftës së dytë botërore, në kohën kur Jugossllavia i tradhtoi ato, duke ua dorëzuar fashistëve, dhe atë jo një apo pesë, por pesëmijë. Përnga mençuria dhe trimëria, shqiptarët dhe hebrenjtë korrespondojnë njëri me tjetrin, dhe kjo korrepondencë mbështetet në faktin se derisa të parët kanë qenë të injoruar nga sllavët dhe grekët, të dytët kanë qenë të përbuzur nga arabët. Shqiptarët e këtyre trojeve, që dikurë ishin të besimit të krishterë, e që bashkëvepronin fuqimisht me hebrenjtë, kanë sakrifikuar shumë për çështjen kombëtare”. E keni njohur Sadudin Gjurën? - e pyesim. “Sadudin Gjurën udbashët e çmendën, duke e torturuar për të deshifruar organizatën që kish synim elementar: bashkimin e trojeve shqiptare. Mua ma gjetën fotografinë e Enver Hoxhës. Hetimet filluan që kur u dekonspirua organizata jonë. Se kush e dekonspiroi atë, nuk dua ta bëj publike, ngase na njollosen atdhetarët që e shkrinë jetën për shqiptarizëm.UDB-es i pengonte fakti pse kritikonim gjendjen dhe sistemin jugosllav. Dëshironin të më dënojnë si nacionalist, për shovinizëm. Gjyqi ishte te Sokollana, godina e sotme e Partizanit, përbri Gjyqit Komunal të Tetovës. Ishte plot e përplot me altoparlantë. Borba dhe Nova Makedonija botonin artikujt “Osudeni teroristi vo Tetovo”. Prokuror ishte Koço Tuleski. Hetimet na i bënë te Kalaja e Shkupit: Rrahje shtazarake në do qeli ku ngrije nga të ftohtit. Kryetar i gjyqit ishte Jovan Dukoski, një shovinist i tërbuar. Derisa ishte kryetar i gjyqit, Sadudinit hetuesit ia nxorrën mendt. Më vjen keq se disa nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm në punët ilegale. Sigurimi shfrytëzonte presion për të treguar shokët. Sadudinin e torturonte dhe shtrëngonte në krye me mengene. E përdorte kundër tij, edhe shokun elektrik”. Po të tjerët, pos jush e Sadudinit, kush ishin pjesbërës të këtij procesi të montuar politik? “Po e përsëris: Ishte Sadudin Gjura, Murat Isaku, Sabri Ramizi, Vehbi Lushi, Abduselam Skënderi i Çellopekut dhe unë”. Thonë se ju kanë zënë në vreshtat e Gajres, në do kolibe, përmbi brigjet e Sharricës. Thonë se kanë patur lidhje me ju, Mesut Sulejmani dhe Samija i Hamitit, që të dy nga Shipkovica. Kemi dëgjuar se Vehbi Lushin e paska maltretuar në Goli Otok, njëri nga pjestarët e kësaj organizate, duke e sulmuar edhe me këpucë ushtarake. “Po! Mund të jetë e vërtetë, dhe më vjen keq që po e them. Mesutin e kishim dhëndërr. Gruaja e tij ishte motra ime. Vdiq e gjora para ca muajsh. Ka do djem të mrekullueshëm, tregtarë dhe shqiptarë të mirë, që kanë kujdes ndaj nesh, sidomos Mumini, “senator” i vlerave të arta në Tetovë. Kur kemi punuar ilegalisht, e pashë se nuk ishim të pjekur sa duhet. Edhe për Abdyselamin e gjetën një variantë, por këto më mirë i shikoni vetë në vendimin e gjyqit, që mund ta gjeni nëpër arkiva. Ne kishim lidhje edhe me Kosovën. Ishte një Ramiz Hoxha në Universitetin e Prishtinës, me motrën e Fadil Hoxhës etj. Këto lidhje i mbante


Murati, por ata nuk dolën në këtë proces. Unë që i dija, isha hekur. Nuk e di në të besohet, por nuk e përmenda askend, dhe për këtë ekziston vendimi i gjyqit”. Sipas Mumin Sulejmanit, nip i zotit Izmit,“Tetova me rrethinë ka patur asokohe shqiptarë të hatashëm, edhepse disa prej tyre arritën deri në kierarkinë më të lartë qeveritare. Daja im Izmiti, ka dy motra, Banen dhe Kumrien. Kjo e fundit u shua përgjatë këtij viti. Ka edhe dy vëllezër: Fetahun, që vdiq më 1961, si dhe Hamdiun, ëmbëltor në Kroaci. Sa i përket besimit që përmendni, të ju them të drejtën, unë s’kam besim te unë”. Nuk ka nevojë të përmendim emra: Disa mënjanë ishin të hymnizuar për atdhetarizëm, ndërsa në anën tjetër ishin të mbështjellë në lëmshin e sigurimit: ndonjëri të atij shqiptar, ndojtjetri të atij jugosllav. Izmiti me Noçen kanë dy fëmijë: Arbenin (elektriçist) dhe Sokolin, një djalë i bukur, i shëndetshëm, e i lartë si lis, që ia likuidoi sigurimi shqiptar në moshën 23 vjeçare. Pse? Sepse e kish babanë në burg”. Pas arratisjes në Shqipëri, Izmiti kryen shkollën e lartë ekonomike dhe punon gjatëkohë si revizor ndërmarrjesh shtetërore. Në ndërkohë, autoritetet e nëntokës policore, mundohen ta depersonalizojnë detyrimisht, për ta kompromituar Kryetarin e Komitetit të Vlorës. Në bazë të një procesi të montuar me shpifje, e dënojnë me vdekje, për t’ia zbritur pastaj dënimin në 25 vjet, dhe për t’i mbajtur 11 vjet burg (1978-1990), dhe atë, pas burgosjes jugosllave të viteve ‘50-të, për motive politike. E lirojnë nga burgu si i pafajshëm, duke ia paguar madje, edhe dëmshpërblimin. i këtillë është fati i një veterani shqiptar: i persekutuar këtu, i persekutuar atje. Me një kujtesë të kristaltë dhe vitalitet që i ka hije, edhepse e ka kapluar pleqëria, zoti Izmit, përfaqson sot, organizatën e të persekutuarve politikë në Shqipëri. Ata që e njohin për së afërmi, konstatojnë me akte e fakte, se ky është një shqiptar i përsosur, krenaria kombëtare e Vlorës së Ismail Qemalit, veteran i shqiptarizmit, i Lisecit, dhe i mbarë e malësisë shqiptare të Sharrit. Ka edhe shumë për të shkruar për zotërinë e tij, për inteligjencën, trimërinë dhe veprimtarinë e këtij tribuni të atdhedashurisë shqiptare. Këtë do ta bëjmë, kur do të na ndihmojë Zoti ta vizitojmë Vlorën dhe moshatarët e tij, si dhe ata të Tiranës, ngase kemi nevojë për akte e fakte, për dëshmi të shkruara e gojore, lidhur me jetën dhe veprën e do veteranëve, që i patën përjetuar provokimet e dyfishta bolshevike, të një pushteti barbar. 1

[1] /Ky

material është marr nga vep faqja e Shipkovicës/

Posted 21st July 2009 by Ismet Krosi

1


Izmit bajrami lisec (patriot i shquar)