Issuu on Google+

Shekulli E Martë 5 Qershor 2012

23 {Trup&Shpirt} Arta Musaraj

të tjera

akademike

"Na duhet shpëtim ndaj letargjisë së mediokritetit"

Arta për turizmin “Mendoj se nuk duhet të mjaftohemi me faktin se janë shtuar shumë vizitorët e huaj, nisur nga kurioziteti, një raport cilësi/çmim i percetuar prej tyre si i kënaqshëm, të dyja këto të ndikuara nga nivelet e konsoliduara të sigurisë në vend dhe përmirësimit të pjesshëm të infrastrukturës për turizmin. Strategjitë për të ruajtur dhe shtuar në kohë flukset turistike, janë shumë më soft dhe largpamëse se ato të sjelljes për herë të parë të turistit në vend. Më duhet të them se në nivel të përgjithshëm jemi ende larg modelit të manaxhimit të integruar të resurseve turistike. Në rastin e Vlorës, një shfazim i plotë mes mosveprimeve të pushtetit lokal, kryesisht në mbajtjen e detyrimeve ndaj infrastrukturës lokale turistike dhe përpjekjeve të paintegruara e rrjetëzuara të operatorëve privatë lokalë turistikë”.

Me 37-vjeçaren Arta Musaraj: Një rrugëtim shkencor 17-vjeçar me pikënisje Vlorën: "Suksesi nuk mund të jetë kurrë thjesht profesional" magdalena alla I ka dedikuar shkencës përqendrimin e saj maksimal. Edhe pse koha, hapësira lokale dhe nacionale rreth saj për kësi ambiciesh, dikujt tjetër mund t’i qasen shtrënguese a shteruese. Por Arta Musaraj profesore e asociuar, doktore shkencash, dekane dhe rektore universiteti në Vlorë, gjen kohë edhe të drejtojë një revistë shkencore ndërkombëtare, si dhe të japë leksione mbi komunikimin në Universitetin ‘La Sapienza’ të Romës në Itali dhe mbi shkencat konjitive në Vjenë të Austrisë. Është laureate e çmimit "SokratesShkencë 2011" dhe është përzgjedhur nga Universiteti i Harvardit për dy vjet resht në forumin “Gruaja në Lidership”, 2009-2010. Të gjithë këto i ka mbërritur brenda vetëm 37 vjetëve jetë. Një rrugëtim gati 17-vjeçar, me pikënisje Vlorën. Sot ndan me ne në "Trup e Shpirt" disa nga momentet e saj të frymëzimit dhe gjykimit. Unë, qyteti dhe njerëzit Mund të bëhet karrierë ndërkombëtare edhe nga Vlora, Shqipëria. Këtë na kumton me shembullin e saj të pazakontë, Arta Musaraj. Sidomos lidhur me vendlindjen e saj, qytetin e madh me lehtësi komunikimi portuale, por gjithsesi jo kryeqendra, arketipi i përhershëm për kësi ambiciesh, Tirana. Ndërkohë që marrin dhénë ankimet kolektive, se përçapjet individuale sulmohen e dërrmohen prej ambientit, Arta iu kundërpërgjigjet: “Është e thjeshtë që, shpeshherë për mossukseset dhe mospërmbushjet të fajësohet ambienti, i kuptuar si konteksti ku njerëzit zhvillojnë përpjekjet dhe prej nga ku presin vlerësimet. Ndërtojmë një sistem vlerash dhe pritshmërish në shkrirje të vazhdueshme me këtë kontest dhe nuk

mund të alienohemi prej tij”. Por, pikërisht në këtë ambient ajo karrierën e ka parë si një bashkëbisedim të vazhdueshëm të individit me grupin e komunitetin. Një bashkëbisedim i cili i zhvillon të gjithë ata që marrin pjesë në të, në formën e një modeli plotësues. Prej tij krijohen ato profile, për të cilat komuniteti ka nevojë, e krijohen individë në reflektim të komunitetit. Por a ka qenë edhe hapësira globale, ndërkombëtare që i ka krijuar vetes, ajo e cila e bën të përballojë më mirë edhe mos-alienizimet ndaj kufizimeve lokale? Sfida si shpëtim “Ka qenë pikërisht ky qark ndërkombëtar studimesh e kërkimesh, që ka përbërë për mua sfidën, por edhe shpëtimin ndaj letargjisë së mediokritetit”, tregon Arta. Përballja si lektore me auditorë në universitete të mirënjohur europiane, e ka bërë të kuptojë se në fakt nuk ka realitete lokale, të cilat mund të kenë standarde të ndryshme nga ato që realiteti që globalizimi në shumë aspekte dikton. “Unë dua ta konsideroj këtë si një pasuri, e cila zhvillohet jo duke u hermetizuar brenda kufijve lokalë e nacionalë, por duke u sfiduar e zhvilluar ndërkombëtarisht”, shton globalizuesja Arta Musaraj. Suksesi, jo thjesht profesional “Universitetet nuk ndërtojnë vetëm teknicienë. Përkundrazi, duhet të kultivojnë qytetari dhe përgjegjshmëri. Dhe kur flas për njerëz të suksesshëm, i referohem këtyre të fundit. Pasi suksesi nuk mund të jetë kurrë thjesht profesional” - analizon 37 vjeçarja, themeluese dhe drejtoreshë e bordit editorial të “Academicus" International Scientific Journal.

"Lumturohem nga studentët e zotë"

jeta Mosha: 37 vjeç Vendlindja: Vlorë Vendbanimi: Vlorë Arsimi: Diplomuar në Menaxhim 1996 Universiteti i Tiranës. Master në Administrim Biznes 2001. Doktore e Shkencave Ekonomike 2004. Profesore e Asociuar në Komunikim në Biznes dhe Administratë 2007. Profesor doktor 2011. Pedagoge në Ekonomi dhe Komunikim prej 1996. Përvojë pune: Arta Musaraj ka drejtuar edhe Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë si dekane, si dhe Universitetin Pavarësia Vlorë si rektore. Është profesore në komunikim në Universitetin La Sapienza në Romë, Itali dhe atë të shkencave konjitive në Vienë, Austri

Ndjen një lumturi të pamasë kur sheh në gjithë institucionet publike apo private, ish-studentët e saj. ‘Ata janë feedback-u më i mirë për atë që kemi bërë. Aq më shumë kur i shoh ata të suksesshëm”.

Ah, sikur të isha djalë? “Jo. Asnjëherë nuk dua ta shoh suksesin si një diskutim, i cili zhvillohet në suazat e gjinisë. Do ndihmonim në krijimin e arteficeve të tjera dhe përforcimit të stereotipeve”, kundërpërgjigjet Arta Musaraj.

Universitetet duhet të kultivojnë qytetari dhe përgjegjshmëri. Dhe kur flas për njerëz të suksesshëm, i referohem këtyre të fundit. Pasi suksesi nuk mund të jetë kurrë thjesht profesional


Shekulli NewsPaper