Page 1

shtojcë e përhershme për letërsinë ballkanike / numri i parë doli më 31 mars 2002 / nr. 2 (12) / 23 shkurt 2003 / botim i penclub orana / në internet www.geocities.com/arsalbania

CMYK


e diel, 23 shkurt 2003

prezantim trebeshina, ironia e demokracisë Ish-luftëtari 16-vjeçar në pritje të botimit Kasëm Trebeshina u lindi në Berat më 5 gusht 1926. Studioi për pak kohë në Shkollën Normale të Elbasanit, por më 1942 u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare (prej së cilës ka disa plagë). Trebeshina i ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Në vitin 1961 boton poemën “Artani dhe Min’ja” dhe përkthen tre drama të Garcia Lorkës, të cilat u botuan pa emrin e tij. Veprat e Trebeshinës nisën të botoheshin në fillimvitet ’90 kryesisht në Prishtinë e më vonë edhe në Tiranë. Në Kosovë, Trebeshina ka botuar: “Stina e stinëve“, 1991; “Mekami, melodi turke“, 1994; “Histori e atyre që nuk janë“, 1995 ndërsa në Shqipëri: “Legjenda e asaj që iku“, 1992; “Koha tani, vendi këtu“, 1992; “Qezari niset për në luftë“, 1993; “Rruga e Golgotës“, 1993; “Lirika dhe satirë“ 1994: “Hijet e shekujve“, 1996; “Ëndrra dhe hije“; 1996, “Këngë shqiptare“, etj. Romani pesëvëllimësh “Këngë shqiptare” konsiderohet si një ndër prozat më të gjata të letërsisë shqipe. Si dramaturg, Trebeshina ka shkruar mbi 70 drama, por vetëm pak prej tyre janë vënë në skenat shqiptare (“Muzeu“), dhe fare pak në Francë e gjetkë. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 23 vëllime me poezi, 62 pjesë teatrore, shumë e shumë romane, përmbledhje tregimesh, ese e vëzhgime, etj.. “Legjenda e asaj që iku”, është një ndër veprat më përfaqësuese të Kasëm Trebeshinës dhe që përfshin novelat “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina”. “Odin Mondvalsen” përbën një veçanti si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit, sa është krahasuar me vepra të mjeshtërve të absurdit, si Beket, etj.. Ajo vepër duket sikur nuk ka lidhje me gjithë çka është shkruar në letërsinë shqipe.

Trebeshina, censurimi vazhdon Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në rininë e hershme, Trebeshina nuk u pajtua me politikën moniste të kreut të partisë komuniste ku edhe vetë bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht për drejtimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje për Enver Hoxhën”, e 5 tetorit 1953, denoncoi vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e realizmit socialist të cilin Trebeshina e identifikon me censurën më të çuditshme. “Kasëm Trebeshina, profet” e quan Robert Elsie në një artikull të ‘92-shit prozatorin, dramaturgun dhe poetin e sapokthyer në jetë, sepse Trebeshina kundërshtoi që në zanafillë realizmin socialist pasojat e të cilit i kishte parashikuar bashkë me burgosjen e poetëve e shkrimtarëve. Në fillim të viteve ‘50-të, Trebeshina shkruante ndryshe nga veprat që botoheshin në atë kohë. Thellësia ideore e veprave të tij dhe temat Pjesa më e madhe e tabu lidhen me talentin e autorit që bën veprës së letërsi pa pyetur për pasojat. Edhe pse Trebeshinës është persekutimet e herëpashershme i ende e pabotuar, si shkaktuan vuajte të gjata fizike, vepra e Trebeshinës, ndonëse s’u botua, e shfaqi pasojë e një klime vlerën e saj pas disa dekadash. kërcënuese dhe Për kritikën, vepra e Trebeshinës censuruese që qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe mbizotëron në surealizmit, por atij vetë i pëlqen ta quajë realizëm simbolik. Nisur nga fakti se pjesa qarqet botuese më e madhe e veprës së Kasëm Treb- shqiptare eshinës është ende e pabotuar, si pasojë e një klime armiqësore, kërcënuese dhe censuruese që mbizotëron në qarqet botuese shqiptare (të pabotuara ose “me botim të shtyrë” që prej 10 vjetësh janë intervista, ese, novela e poezi, të zhdukura rregullisht nga pseudobotues të rinj e të vjetër) , vendi i saj –pra i veprës së Trebeshinës në letërsinë e sotme shqipe mbetet ende i papërcaktuar përfundimisht. I. J.

II

kasëm trebeshina, përherë i pakorrigjueshëm hans-joachim LANKSCH KASËM TREBESHINA

Në kohën e përmbysjes së vlerave letrare dhe njerëzore, gjatë diktaturës pra, Kasëm Trebeshina ka qënë një institucion moral. Tashti, ai nuk ka nevojë të trillojë gënjeshtra të tipit „... gjysma e librave të mia kanë qenë të ndaluara“ sepse gjithë librat e tij kanë qënë të ndaluar. Dhe, librat e tij kanë qenë të ndaluar me të vërtetë. Trebeshina nuk është nga ata që rrinë sot gju me gju me ata që i shanin dje dhe që i shajnë sot ata me të cilët rrinin dje gju me gju. Nëse do të ishte fjala për Kasëm Trebeshinën vetëm si antikameleon, antipod i shkrimtarisë oborrtare dhe luftëtar i pavarësisë intelektuale dhe morale, ai do të ishte një figurë e adhurueshme dhe ndoshta jo më shumë. Ndoshta nuk do të zinte një vend të spikatur në historinë e letërsisë shqiptare. Dihet se puthjet e para djaloshin s’e bëjnë poet dhe burgjet s’e bëjnë burrin shkrimtar. Shikimi i veprës së Kasëm Trebeshinës s’e kërkon pretekstin e gërmimit për çfarëdo nëntekstesh të veprës së tij. Vepra e tij mund të lexohet e të shijohet, si tekst që është. Në të shkruarit e bashkëkohësve të Trebeshinës nuk e gjejmë origjinalitetin formal dhe përmbajtësor që e gjejmë sa të duash në veprën e të papërkulshmit beratas. Trebeshina e liroi letërsine shqiptare nga burokracia e stereotipikes së poetikës së të „tipikes“. Ai e liroi letërsinë shqiptare nga monotonia e procedeut mekanik të formës e të narracionit steril të pendave socrealiste. E liroi letërsinë shqiptare nga primati i përmbajtjes sipas të cilit letërsia shqiptare gjykohej dhe gjykohet në bazë të përmbajtjes „së drejtë“ politiko-ideologjike. E liroi letërsinë shqiptare nga parimi i mërzitshëm i homogjenitetit duke ia risjellë letërsisë kreativitetin, imagjinatën e pasur që letërsinë e bën letërsi. Balancimi i autorit tonë me rrafshet e kohës e të vendit (hapësirës), gërshetimi i reales me irrealen - këto janë pika ribashkimi me letërsinë europiane. Më së miri punët le t’i përcaktojë vetë Trebeshina me fjalët e një interviste, botuar në revistën gjermane „Neue Sirene“ më 1995: »Unë mendoj se letërsia është një udhëtim drejt së panjohurës për të zbuluar botën e brëndshme të njeriut. Po të shprehesha në mënyrë më simbolike, do të thosha se letërsia është një udhëtim për të zbuluar hapësirat më të panjohura dhe çdo shkrimtar që është me të vërtetë i tillë, zbulon jetë të reja, të veçanta në pafundësinë e tmerrshme që nuk mund të njihet. Në këtë udhëtim rëndësi nuk ka zbulimi, por dëshira për të zbuluar, duke kërkuar të pamundurën. Ajo dëshirë duhet të jetë e sinqertë dhe në atë sinqeritet qëndron vlera e krijimtarisë.« Pas këtyre fjalëve të Kasëm Trebeshinës, neve na mbetet vetëm edhe një fjalë: Amin! 19. 02. 2003

kasëm trebeshina, profet robert ELSIE

Më 1953, një nga shkrimtarët më të shprehur të Shqipërisë e paralajmëroi Enver Hoxhën duke i thënë se po e çon vendin drejt një rruge të pakthyeshme shkatërrimi. Kjo i kushtoi atij 23 vjet në burg. Sot, ai është një nga të paktët të mbijetuar që nxorën krye nga kampet e përqendrimit prej rënies së diktaturës. Ndër më të shquarit e figurave të njohura të pak viteve të hershme të letërsisë shqiptare të pasluftës, Kasem Trebeshina lindi në Berat më 8 gusht 1926 dhe studioi në Shkollën Normale të Elbasanit derisa iu bashkua lëvizjes së qëndresës komuniste më 1942. Pas luftës studioi në Institutin e Teatrit Ostrovski në Leningrad. Komunist i përkushtuar, por aspak konformist, Trebeshina e braktisi Partinë dhe më vonë Lidhjen e Shkrimtarëve në Tiranë. Shumicën e veprave ai e kishte shkruar në tevonën e viteve ’40 dhe hershmërinë e viteve ’50, por që s’u botuan kurrë. Me një veprim tejet të rrallë mospajtimi të hapur në jetën intelektuale shqiptare, Trebeshina i dërgoi një përkujtesë Enver Hoxhës më 5 tetor 1953. E paralajmëroi se politikat e tij kulturore po e çonin vendin drejt rrugës së fatkeqësisë dhe e vuri në dijeni për pasojat e pashmangshme. “… Le të hedhim një vështrim të kujdesshëm në përmbajtjen e letërsisë së realizmit socialist, bile më të mirës. Një inxhinier i mirë, një inxhinier i keq, një i reformuar! Herojtë e kohës janë gjithmonë komunistë. Ata shfaqen në faqet e librave dhe skenat e teatrove thjesht për të recituar monologje heroike! Le ta hedhim vështrimin mbrapa në histori dhe të shohim si ishin gjërat në kohën e Luigjit XIV. Çdo gjë ishte qartësisht e ndarë. Mbretërit dhe princat i kishin ngulitë rolet e tyre në veprat më të mira. Ata shfaqeshin vetëm në tragjedi, nsa populli i thjeshtë, çdokush që ishte më poshtë se mbretërit dhe princat, e kishte vendin në komedi. Ata ishin objekt argëtimi, talljeje dhe fyerjeje të çdo lloji. A do ta pranojmë ne që një gjë e tillë të ndodhë në shekullin e njëzet dhe në një shoqëri që mëton të jetë socialiste? Nga më sipër, është e qartë se realizmi socialist është i lidhur drejtpërdrejt me idetë e absolutizmit francez, si në teori, ashtu edhe në praktikë… Lidhja e Shkrimtarëve vetë është e ndërtuar si një urdhër murgjësh mesjetarë. Në krye t’urdhërit është Mjeshtri i Madh dhe çdokush është i detyruar ta dëgjojë gjithë veshë për sa kohë që kryen funksionin e Mjeshtrit të Madh. A s’e kuptoni se shpërndarja e ‘funksioneve’ dhe ‘privilegjeve’ në këtë mënyrë është mesjetare? Le t’i shqyrtojmë veprimet tuaja në pak vitet e shkuara. Ju vendosët në Komitetin Qendror që Kolë Jakova duhej t’ishte shkrimtar i madh dhe secili poshtë jush e miratoi vendimin tuaj. Kritikët e shpallën Halili dhe Hajria vepër të madhe arti! Mandej ju ra në sy Dhimitër S. Shuteriqi, që e bëtë kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve, e kështu me radhë. Por le ta tejkalojmë këtë pikë. Shkrimtarët janë qytetarë me të njëjtat të drejta si çdokush tjetër dhe nuk është e drejtë t’i nënshtrosh ndaj një censure të tillë shtërnguese dhe të paligjshme. Nëse për ndonjë arsye ju këmbëngulni se duhet pasë censurë, atëherë le t’institucionalizohet dhe secili t’i nënshtrohet funksionit të saj. Atëherë do ta dimë se ku duhet të japim llogari dhe nuk do të na duhet të shqetësohemi nga zyrtarë të pazot partiakë që vijnë dhe i mbivendosin mendimet e tyre të padëshiruara… Ju s’duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë sikur t’ishte thjesht një zgjatim i zinxhirit t’organizatave të themeluara nga Partia e Punës e Shqipërisë. Lidhja e Shkrimtarëve është një organizatë individësh të lirë dhe jo pjesë e një shoqërie feudale në të cilën të drejtat dhe detyrimet feudale bëjnë ligjin. Sa i përket të drejtave dhe detyrimeve, do të doja t’ju jepja një shembull të diçkaje që nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë. Dihet mirë se romani im ‘Rinia e kohës sonë’ u shkrua më 1948, dhe që një roman tjetër, ‘Mbarimi i një mbretërie’ u shkrua më 1951. Nuk duhet harruar as që romani ‘Harbutët’ i Sterjo Spasses u shkrua më 1946! Atëherë, pse e tërhoqi kaq shumë vëmendjen Partia dhe i ndaloi këto vepra të hershme dhe i dha Dhimitër S. Shutëriqit kohë më 1952 për të shkruar romanin e tij të pavlerë ‘Çlirimtarët’? Pse e botoi Partia këtë roman me një zhurmë kaq shurdhuese? Pse mobilizoi ajo krejt kalorësit e saj feudalë të kriticizmit për ta shpallë atë si romani i parë në gjuhën shqipe? Dhe jo vetëm romani i parë, por një roman i madh i letërsisë shqiptare, megjithëse dihet mirë që romanet në gjuhën shqipe u shkruan në këtë vend shumë më herët! A është me dinjitet për një parti të tërë dhe zyrtarët e saj të lartë të përfshihen në veprimtari të tilla? Historia ka ligjet e veta të pashkruara dhe s’ia ka dhënë ndokujt të drejtën të bëjë çfarë të dojë me artin. XII


e diel, 23 shkurt 2003

i

poez shi mbi festë

KASËM TREBESHINA (fotomontazh)

Ne tham ato që s thamë

Një mbrëmje si të gjitha mbrëmjet U duk se ishte mbrëmja jonë! Ne tham më kot ato që s thamë Kënduam qeshëm deri vonë! Por nga që tham ato që s thamë ngatrruam koh dhe largësi! Tashti kujtojm atë që humbën, një dhëmbje në një përjetsi!

Ankara, 26.08.2002

Pa fat

Sodis te nata Pafundësinë Kërkoj të fshehtat territ fshirë! Dy yj u dogjën Rrugët prenë Një çast! U zhdukën n errësirë! Dikur i pam dy yj q u dogjën kur ishim bashk në atë natë! Thon fatin sjellin yjt që bjenë, por neve nuk na sollën fat!

Ankara, 27.08.2002

Tmerr bukurie

Për tmerr e bukur ishte kjo jetë në terr pa fund si një shkëndi! Këtu ne patën gjith sa deshëm, këtu u njohëm un dhe ti! Gjith sa shikojm do rrotullohen këtu atje dhe në Gjithësi! Por te panjohja shfytyryar ne nuk jemi un dhe ti!

Ankara, 27.08.2002

Zogu i zi prej floriri

U nisa shpejt te Bota jonë të gjeja Zogun prej floriri! Po t ishte Zogu zog i verdhë do shkonin punët më së miri! Por ai Zog që po kërkoja nuk ish i verdh Se ish i zi! Dhe një metal me tjetër ngjyrë nuk kish si merrej për flori! I zi patjetër duhej Zogu dhe i florinjt Dhe t ishte një! Veç një i vetëm te kjo jetë, qoft i florinjt , nuk vlen për gjë! Ndaj eca, eca Dhe ndalova i lodhur keq, pa një mendim! Ku isha as që dukej fundi Dhe ku s ka fund s ka as fillim! Kur s kish fillim as fund ku shkoja?! Çfar po kërkoja te ky dhe?! Një Zog të zi dhe të paparë që nuk ndërtonte as fole! Aty u ula anë pylli Më zuri gjumi menjëherë! Dëgjova rrotull cicërima dhe flatra zogjsh që rrihnin erë! Dhe ishin zogj q i kisha parë tek çanin jetës stin më stinë! Të bukur sa dhe Toka jonë Në vezët mbillnin dashurinë!

Aty u zgjova! Thash me vete: Pse endem prrallash kot më kot?! Një zog i stisur s ka ç më duhet kur kam gjith zogjt që ka kjo Botë! Me këngë zogjsh te çast i fundit të ndahem dua nga kjo jetë! Për zogj floriri me nuk nisem, se i florinjt nuk kam as vetë!

Ankara, 28.08.2002

kasëm TREBESHINA

Asaj që iku

O mendim, shko larg ku ishim, ku tashti s na pret njeri! Fluturo mbi detra, male, ndal te fusha në shkreti! Shih për zogjt! Po cicërijnë Dhe s jetojn kurrkund mbi dhe! paqen lart jeto mes yjve, në një terr pa paq atje! Dhe i lodhur, i zhgënjyer kthe ku vetëm mbeta unë! Më gënje ashtu si mundesh në të mir dhe në furtunë!

Pas zgjimit, më përtej Kur hapja syt ku isha s dija nga ëndërr e keqe porsa zgjuar! Ngadal kujtoja sa kujtoja: një tmerr tej tmerrit mjegulluar! Dhe kur në fund të më fanitet një vetëtim pa gjëm në jetë, i lodhur nuk do bëj të zgjohem Gjithçka pushon te vdekja vetë!

Ankara, 05.09.2002

Dy pëllumba

Mos më lër që të harrohem në shkreti pa drit në sy! Mes kujtimeve të shtrenjta të kalojm gjithnjë të dy!

Ra nata. Dy pëllumba në dritare rrin kok më kok të qet e më të qetë! Shikojn qytetin tej në drita zhdukur, shikojn dhe yjt të shkret dhe më të shkretë!

Mbrëmje vere

Dhe ndofta ëndërrojn agimin nesër në kaltërsi dhe paq e nisur vetë! A mundet ikin tej filozofive të gjejn një Zot të drejt dhe të përjetë!

Ankara, 29.02.2002

Sa shtyhet lodhshëm fllad i mbrëmjes! An are bulkthi mban fjalim! Një yll në ujra sa shikohet Dhe nëna shket në perëndim! Dhe pylli hesht gjith fshehtësinë Dëgjohet larg diku ku-ku ! Kjo prrallësi me mbrëmjen nisur me ne humbet e s dihet ku!

Ankrara, 30.02.2002

Çast i rëndë

Te çast i rënd kur koha mbetet, mbufatet malli bëhet det! Harruar nis të bisedoj me gjith ata që s jan në jetë! Dhe malli mbush gjith oqeanët Kalon më tej se vet mendimi! Un mbetem shkret e më të shkretë, nga gjith jetimët më jetimi! Ankara, 31.08.2002

Ditëlindjet dhe bëmat

Te Toka jon ditlindjet tona ne i kujtojm gjithnjë më rrallë! Dikujt më t hu, dikujt më larg Dikush kujtohet sa ësht gjallë! Te Toka jon gjith bëmat tona do t i kujtojm për mirja vjet! Por miliardat që do vijnë do shtyhen humbur shkret më shkretë!

Ankara, 02.09.2002

Ankara, 07.09.2002

Ndal! Kush kalon?!

Ndal! Kush kalon?! Asnjë s përgjigjet! Parullën duket s di njeri! Të gjith kalojn dhe zhduken tutje ku fshihen koh dhe hapësi! Un të shikoj mes errësirës, nn të kërkoj në kaltërsi! Dhe vetëtin më larg kujtimi ku nuk arriti dot njeri!

Ankara, 11.09.2002

Fundi i lojës

Të vegjël loznim fshehtërisht. Kur nuk na gjenin delnim vetë. Qëllonte që, të fshehur mirë, as që na duheshin të tretë! Por vjen një dit dhe ne na fshehin diku në dhe në terrësi! Atje nuk duhen dhelpëritë S ka një, as dy As dashuri!

Ankara, 14.09.2002

Një moshë mes yjve

Në perëndim tej perëndimit ngadal po digjet dita sot! Te heshtja zhurmat gjith përzihen Un shtyj mendimet Duket kot! Ashtu te zhurm e qetësishme qëndroj pa shpres gjer natën vonë!

Se kan kujtimet mosh të tyren, kur s kemi ne një moshën tonë! E di! Dhe prap qëndroj te terri Dhe ndjek më larg mendimin tim! Gjith humbjet zbehen nga kujtimi: një mosh mes yjve pambarim!

Ankara, 19.09.2002

Epigram

Shkrimtar i juaj mos më keq: her her i frytur, radhas shfrytur! Pa Presidencën nuk ju duhet as sa një bunker tejet ndytur!

Ankara, 20.09.2002

Rini

Me krenarin e kombit tuaj dhe me gëzim në fshehtësi, kërkuat: Si e shihni Bonin?! Çfar ju pëlqen në Gjermani?! Me krenarin e kombit tim, ku Kontinetet lidh një det, thash: Rini-Zot i madhërishëm që lindet vet dhe niset vetë! Pa futet n ujra dhe nuk duket Dhe del përtej në ultësi! Thërret gjith shokët nga dy anët dhe shtyhen bashk për në Veri! Drejt kaltërsis dërgon ca këngë që Bota kurr s i ka dëgjuar! Në mot të nxir me vetëtima buçimat nis keq i zëmruar! Aty ku ësht kalonte Rini kur s kishte Franc as Gjermani! Kur për përmbytjet gjë nuk dinin, Kur s kishin peshqit histori! Dhe Rini çan në stin e mote në rrugën që ka shtruar vetë! Gjithnjë i plakur te rinia sa të ket ujra te kjo jetë!

Ankara, 22.09.2002

Tej mrekullive

T i dish të gjitha sa ne dimë, të shohësh larg kur nxihen retë, të dish që Botët do të zhduken dhe prap ta duash këtë jetë, ësht mrekulli mbi mrekullitë! Por un tashti s besoj n asgjë! Mendimet nis tej horizontit Këtu nuk dua të kthejn më!

Ankara, 25.09.2002

III


e diel, 23 shkurt 2003

drama një biletë për dyseldorf kasëm TREBESHINA

Dramatis Personae: Hermesi Izolda Ëngjëlli Zeusi Një park i vogël buzë Rinit. Natë. Hyn me nxitim një njeri. Njeriu – Pa, pa, pa!… Këtë nuk e kisha provuar ndonjëherë!… As dëgjuar nuk e kisha!… Një nga Perënditë… Nuk themi!… Nuk jam Zeusi… Hermesi jam… Por jam Hermesi… Dhe në Tokë nuk e kam herën e parë që zbres!… Domosdo!… Kisha dymijë e treqind – katërqind vjet që nuk kisha zbritur… Dhe pastaj?!… Edhe atë tjetrën e kuptoj përmasat që janë atje lart padyshim që zvogëlohen shumë këtu në Tokë, por nuk zvogëlohen gjer në shkallë se ai të më hyjë dorë dhe të më thyejë brinjët… Jo, more dashamir!… Këtë nuk e kupton edhe ai më i marri i të marrëve!… Herën tjetër, kur zbrita në Tokë për të rregulluar atë dashuriçkën e Atit të Perëndive me gruan e Amfitrionit, me Alkemën e bukur, unë i hyra dorë atij Sozisë dhe e bëra petë sa herë që m’u shkrep në mëndje!… Kurse sotne… Mos qoftë thënë!… Sa nisa unë që ta qëlloj, ai lëshoi një breshëri grushtash dhe gjithë Botët, të njohura dhe të panjohura, më erdhën rrotull!… Po kjo zhurmë?!… Mos më diktoi përsëri ai?!… Jo!… Më duket është një grua!…Grua… Veçse edhe nga gratë duhet të ruhet i gjalli… Qoftë edhe sikur të ketë qëlluar të jetë Perëndi!… Se në Tokë grushtat ndihen njëlloj!… Hyn një grua. Gruaja – Zot i mirë!… Hermesi – Që jam Zot, atë unë e di… Por në jam i mirë, sot për sot nuk mund të thuhet!… Dhe ajo që mua më intereson në kohën e tanishme nuk është të jem i mirë, por të jem mirë!… I mirë bëhem në një kohë tjetër më të mirë dhe kur dua… Dhe, kur të mos dua, bëhem ashtu si do të ma dojë puna!… Gruaja – Zot gjithnjë i mirë, unë nuk arrij t’i kuptoj të gjitha fjalët e tua, por, duke u gjendur në nevojë, jam e detyruar të kërkoj ndihmën tënde të vyer!… Më thanë që këtu diu duhet të pres një biletë për në Dyseldorf!… Se një grua, kur gjendet në nevojë, duhet t’i bëjë të gjitha!… Ne mund ta kalonim edhe bashkë këtë natë vere, por në këtë vënd të çuditshëm nuk guxoj të rri më gjatë! Hermesi – Zonja ime!… Unë jo se nuk e kam dëshirën për të ndihmuar një grua në nevojë… Ne mund ta kalonim edhe natën bashkë… Por jam shumë i zënë dhe më duhet të bëj më shumë se një rrugë… Dhe gjer atje ku nuk arrin mëndja e njeriut!… Sigurisht, të gjitha këto janë të pakuptuara… Por kujt i duhet kuptimet kur të gjitha shtyhen më tej pa kuptim, pa fund dhe pa fillimi?!… Gruaja – Për kuptimet unë nuk di çfarë të them!… Të gjitha m’u ngatërruan!… U nisa diku nga vëndi i Britëve, u mundova të prishja një magji… Dhe nuk arrita të bëja gjë prej gjëje!… U prish martesa e zonjës Izolda me Mbretin Marko!… Unë nuk pata asnjë faj!… Të gjitha erdhën nga ajo pija e magjishme!… Hermesi – Po ti, zonjë, kush je?!… Gruaja – Unë jam Izolda tjetër… Izolda Duarbardha, e fejuara e Tristanit!… E kuptoj inatin e Mbretit Marko të Kornuollit… Por çfarë mund të bëja unë?!… Mos doja që ta humbisja burrin tim?!… Tristani me Izoldën e Mbretit Marko e pinë pijen e mrekullishme të dashurisë dhe mbetën përjetësisht të dashuruar me njëri-tjetrin!… Hermesi – Zonja Izolda Duarbardha… Mos vallë më vonë je munduar të bësh ndonjë magji të fortë për t’i ndarë të dy të dashuruarit?!… Izolda – Kështu u hap fjala … Por unë nuk kam bërë as edhe një gjë kundër dashurisë së tyre!… Unë humba burrin, Mbreti humbi Mbretëreshën… Dhe, si e sheh

IV

hoka në mbrëmje

edhe vetë, tashi po vij vërdallë nëpër këtë qytet dhe nuk po e gjej dot portin e lumit për të prerë një biletë për në Dyseldorf!… Hermesi – Dhe pse në Dyseldorf!… Pse të mos presësh një biletë për në Dortmund?!… Ndofta nga që Dyseldorfi është më afër?!… Izolda – Jo!… Gjersa e humba emrin tim të mirë, gjersa humba burrin dhe vëndin tim të bukur, nuk ka më ndonjë rëndësi të veçantë kush është më afër dhe kush është më larg!… E dua biletën për në Dyseldorf se këtë emër dëgjova të parin kur u zgjova në këtë vënd? Hermesi – Të kuptoj!… Kur është kështu, merr andej lart dhe do të dalësh te porti lumor!… Izolda - Po mua më thanë se lumi është këtej poshtë!… Hermesi – Si mund të jetë këtej poshtë?!… Lumi është gjithnjë më lart, prandaj rrjedh gjithnjë më poshtë dhe më të poshtë!… Dëgjomë mua, zonjë!… Bëj për andej më lart dhe nuk do të dalësh e gënjyer!… Izolda – Kur është kështu… Mirë mbeç, zoti im!… Izolda del. Hermesi – Kësaj ia hodha!… Pse?!… Se m’u duk më e bukur nga gruaja e Gjeneralit!… Për atë më kopanisën mirë!… Për këtë… Them se do të më dalë më mirë!… Por duhet menduar hollë kjo punë!… Pse të mos i pëlqejë Zeusit kjo grua?!… Me këtë mund të bëjë një Herakël tjetër më të fortë!… Dëgjohet një zë. Zëri – Hermes!… Kur do të heqësh dorë nga paudhësitë?!… Hermesi – Ku më duket se është ai që më dëngëllosi!… Zëri – Jo, nuk jam ai!.. Jam një tjetër!… Dhe kam zbritur gjer këtu për të të ndjekur ty!… Për të shpëtuar shpirtin tënd nga mëkatet!… Hermesi – Si do të më shpëtosh ti nga mëkatet?!… Hyn një njeri si shpend dhe me pupla shumë të bukura. Njeriu-shpend – Çuditesh që po më sheh?!… Hermesi – Pse të çuditem?!… Po të më urdhërojë i Madhi i të gjithë Zotave edhe unë mund të vishem kështu si je veshur ti!… Edhe më bukur akoma!… Po a nuk më thua kush je ti?!… Njeriu-shpend – Unë jam Engjëlli i Zotit të Vetëm!… Njëri nga Engjëjt e Atit të Madh, të Vetëm dhe të Përjetshëm!… Hermesi – Me sa di unë, Atin e të gjithë Perëndive asnjë nuk e ka rrëzuar gjer më tashti!… Prandaj Zeusi është Zeusi dhe vetëm Ai është Ati i të gjithë Perëndive… Të mëdhenj dhe të vegjël! Ai e mori pushetin duke rrëzuar nga froni i lartë atij e tij Kronosin!… Po! E rrëzoi nga froni dhe e hodhi në Botën e Poshtëme!… Jo! Nuk e bëri Ministër të Bujqësisë!… Ata të Romës, kur iu erdhi radha, iu erdhi keq dhe e bënë atë atin e tyre Ministër të Bujqësisë!… Tashmi më thuaj, ka bërë ndonjë gjë të tillë ai Ati juaj i Përjetshëm?!… Engjëlli – Mos fol kështu në praninë time!… Unë kam ardhur këtu… Hermesi – Që ti ke ardhur këtu unë e shoh vetë dhe pa ma thënë!… Vetëm ti duhet të dish… Engjëlli – Unë e di… i di të gjitha!… E di pse ke ardhur ti këtu!… Zeusi i ka vënë syrin gruas së katërt të Gjeneralit… Kapët rastin që gjenerali është larg dhe me një mision paqësor të Kombeve të Bashkuara dhe doni të joshni gruan e re!… Zeusi do të marrë pamjen e Gjeneralit dhe kërkon të përsërisë atë rrëngun që i punoi Amfitrionit në kohën e shkuar!… Ju ishit të bindur se të gjitha do të shkonin si i kishit menduar… Zeusi do të kalonte një natë të ëmbël me Alkmenën e re… Por… Atje ti nuk u gjete përballë Sozisë… Dhe ai, dashnori i gruas së bukur, të shëmbi në grushta!… Nuk është kështu, zoti Hermes?!… Hermesi – Edhe ashtu mund të jetë… Se unë kisha bërë stërvitje të mjaftuarshme!… Por ti nuk e di si lindi ai tjetri me të cilin ju mburreni shumë!… Engjëlli – Mos e zërë me gojë emrin e tij!… Hermesi – Edhe pse ti na fyen si rrugaç që je, unë nuk po e zë me gojë emrin e tij… Se kam shumë respekt për shtrirjet e të gjitha përmasave dhe, në mënyrë të veçantë për martirët!… Engjëli – Kjo të nderon!… Hermesi – Ajo që dua të them… Engjëlli - Më mirë mos e thuaj!… Hermesi – Gjersa ti zure në gojë bëmat tona, më bie për detyrë që edhe unë të të kujtoj disa nga bëmat tuaja!… Engjëlli – Ne nuk jemi marrë me punë grash!… Hermesi – Si nuk jeni marrë?!… Engjëlli – Nuk jemi marrë!…Kurse Herakli lindi nga bashkimi i Zeusit me Alkmenën!… Hermesi – Dhe kush e kundërshton këtë?!…

Engjëlli – Gjeneral Amfitrioni ishte në luftë… Zeusi mori pamjen e tij dhe fjeti me Alkmenën!… Hermesi – Dhe bënë Heraklin!… Kush po thotë të kundërtën?!… Zotni, që nuk ta di as emrin si e ke, mos më hidh poshtë dhe përpjetë me dokrra!… Dihet nga të gjithë se burat lëshohen ku të mundin për qejfe dhe punë të mëdha, kurse gratë… Gratë bëjnë gratë… Dhe jo vetëm gratë, por bëjnë edhe burrat me të njëjtën mënyrë!… Se… Ti duhet ta dish mirë, edhe pse ke pupla të bukura!… Se, që gruaja të bëjë qoftë gruan, qoftë burrin, duhet të bashkohet me doemos në mënyrë të drejtpërdrejtë me burrin!… Edhe në se përdoret bashkimi i tërthortë, ai përsëri do të bëhet me burrin!… A nuk është kështu?!… Engjëlli – Jo gjer në fund!… Hermesi – E kuptoj!… Ti do që të shkosh gjer te fillimi i fillimit!… Edhe ajo është e mundur, por praktikisht jo tërësisht e dobishme!… Se nxjerrja e njëshit nga njëshi pa dyshim nuk do të jetë e shëndetëshme dhe e duruarshme!… Engjëlli – Kjo është një lajthitje!… Me të vërtetë që njerëzit ashtu i bëjnë njerëzit, por Ati i Madh dhe i përjetshëm nuk vepron ashtu!… Ai i bën me frymën e shenjtë! Hermesi – Unë jam i edukuar dhe nuk dua të fyej njeri… Prandaj nuk dua të futem në një grrindje me fjalë!… Pa e shtytur më tej, do të mjaftohem duke të kërkuar vetëm një deklaratë!… Engjëlli – Deklaratë?! Çfarë deklarate?!… Hermesi – Ja!… Do të më japësh një copë letër të firmosur ku të thuhet në mënyrën më të qartë se ju jeni të zotët t’i bëni fëmijët me frymën e shenjtë!… Kaq për mua është e mjaftuarshme!… Engjëlli – Nuk ta jap deklaratën!… Hermesi – Pse nuk ma jep?!… Engjëlli – Nuk ta jap!… Hermesi – Ke frikë!… Engjëlli – Nuk kam!… Hermesi – Ke, ke!… Engjëlli – Të thash: nuk kam!… Hermesi – Atëhere jep deklaratën!… Engjëlli – Deklaratën nuk ta jap!… Dhe po largohem se jam i zënë me punë!… Engjëlli ikën me nxitim. Hermesi – Dale, more!… Prit!… Ti ike, por nuk më the pse erdhe gjer këtu!… Hyn një Gjeneral. Gjenerali – Kush ishte ai që u largua? Hermesi – Si ëngjëll dukej… Dhe ishte me pupla të bukura… Si ata zogjtë me dy bishta të përdredhur!… Gjenerali – Edhe ai Zoti i Ri me të tijët e ka një hall!… Ndaj edhe ata ëngjëjt e besimeve më të reja kanë pupla të bukura!… Por le të kthehemi te ajo puna e jonë!… E përgatite atë gruan e bukur?!… Hermesi – Çfarë të të tregoj, o Zeus i Madh dhe Ati i të gjithë Perëndive!… Si në të gjitha rastet e mëparëshme, iu afrova atij që unë e quaja se ishte sherbetori i gjeneralit… Synimi i im ishte që unë t’i fusja një të rrahur të mirë… Si atij të mëparëshmit!… Mora shëmbëlltyrën e tij dhe ia nisa “bam”… Kur ai “bam, bam, bam”… Dhe “bamet” e tija nuk kishin të mbaruar!… Mezi i shpëtova nga duart dhe u gjenda këtu! Zeusi – E shoh që je mërzitur shumë!… Hermesi – Nuk jam mërzitur, por turiçkat m’i shtrëmbëroni dhe brinjët po më dhëmbin akoma! Zeusi – Të kuptoj!… Të kuptoj shumë mirë, por… A thuaj të provojmë edhe një herë?!… Hermesi – Të provojmë edhe një herë?!… Mos e thuaj atë fjalë!… Jam më se i sigurtë se do të na bëjnë që të dyve petë!… Në këtë mes diçka ka ndodhur dhe ne kemi mbetur diku prapa asaj më të prapës! Zeusi – Ashtu duhet të jetë!… Duhet të jetë… Dhe këtë, më duket, ti e ke kuptuar shumë mirë!… Hermesi – Oj, nuk e kam kuptuar!… Zeusi – Ashtu shtë!… Por e keqja nuk ka ndodhur vetëm me këtë! Nuk ka ndodhur këtu… E keqja ka ndodhur atje!… Edhe më tej akoma!… Dhe neve


e diel, 23 shkurt 2003

do të na duhet të përgatitemi më mirë për kohët që do të vijnë!… Me shtimin e Perëndive do të shtohen dhe do të ndryshohen edhe përmasat!… Ja, këtë nuk e parashikuam dot ne!… Nuk arritëm të parashikonim!… Por nuk arritën ta parashikonin as ata Zotat që nisin tatëpjetë engjëj me pupla të bukura!… Hermesi im i dashur! Tashi përmasat nuk janë të njëllojta!… Më parë ne kishim lartësitë e Olimpit dhe nektarin… Këtu përposh krimbat lëviznin brënda një përmase të vetme!… Lopët në dy dhe njerëzit në tri!… Që nga Olimpi ne ua kuptonim të gjitha lëvizjet dhe mendimet!… Tashti… So po e sheh edhe vetë, përmasat po kalojnë përtej përmasave dhe njerëzit, përmes përmasave, po shtyhen më përtej atyre që duken, duke lënë diku pas dhe të zhvlerësuara të gjitha llojet e Perëndive! Hermesi – Domethënë?!… Zeusi – Domethënë më shumë se domethënë!… Hermesi – Ati im!… Thua që ne kemi mbetur me të vërtetë diku pas?!… Zeusi – Po, po!… Dhe unë duhet ta kisha kuptuar shumë më parë këtë punë dhe nuk duhet t’i isha përveshur kësaj dashuriçkës me gruan e bukur të gjeneralit!… Kohët që po vijnë do të jenë më të rënda si për njerëzit , ashtu dhe për Perënditë… Ndaj ne duhet të mendohemi më thellë për ndryshimin e të gjithave!… Ikën kohët e arta me “ku rafsha mos u vrafsha!…” Mbaruan përgjithmonë besimet e paprovuara!… Hermesi – Po tashti çfarë do të bëjmë me gruan e bukur të gjeneralit?!… Zeusi – Puna me gruan e bukur të gjeneralit mbaroi dhe zëre se nuk e patëm menduar ndonjëherë!… Ti ke liri të pushosh si të duash këtë natë!… Nesër në mëngjes do të mundohemi t’i mendojmë gjërat më mirë! Hermesi – Edhe ashtu mund të bëjmë!… Po uniforma e gjeneralit? Zeusi – Këtu nuk mund ta heq, se nuk do të nisem lakuriq për të Olimp!… Aty më tej do të gjej ndonjë veshje më të përshtatëshme dhe uniformën e gjeneralit do ta flak në ndonjë ferrë!… ti vërtitu sa të kesh dëshirë… Po me kujdes!… Mos u ngatërro me njeri… Se nuk ua kuptojmë dot përmasat që përderon tashti, do t’iu japim një mësim të ri më të bukur se të parin!… Hermesi – Brinjët që po dhëmbim më thonë… Zeusi – Lëri brinjët e tuaj! Më tej gjërat do t’i mendojmë më mirë! Hermesi – U bëftë më e mira!… Zeusi – Më e mira do të bëhet!… Dhe ashtu si të thashë! Zeusi del. Hermesi – Po tashti?!… Ndonjë punë tjetër këtu nuk kam!… them të kaloj nëpër qytet… Dhe kush më njeh mua këtu?!… Puna është që të mos dukem andej nga shtëpia e gjeneralit se… De, more, de!… Kush i del përball atij tyryfyçit që vetëm me një grusht e rrëzon për tokë edhe demin e patredhur!… po kjo!… Dikush duhet të jetë aty më tej!… Hej, ti!… Mos kujto se do të shpëtosh lehtë këtë herë!… Hyn Engjëlli. Engjëlli – Ja ku më ke përsëri! Hermesi – Kurse unë jam këtu dhe nuk tundem nga vëndi!… Engjëlli – Shiko!… Mirë është që ta marrim punën shtruar dhe të kuptohemi!… Hermesi – Unë ta thashë një herë: fëmijët nuk bëhen me frymën e shenjtë, por me… Engjelli – Prit!… Mos e thuaj fjalën e fundit! Ati i Madh dhe i Përjetshëm… Hermesi – Edhe një herë po të pyes!… Ai Ati i Madh i juaji e ka rrëzuar nga froni Atin e tij të vërtetë?!… Engjëlli – Bah!… Nuk merret Ati i Madh dhe i Përjetshëm me punë të tilla!… Hermesi – Por me çfarë merret ai!… Engjëlli – Ai rri në fronin e lartë!… Hermesi – Rri në fronin e lartë?!.. Engjëlli – Po! Hermesi – Ashtu kot?!… Engjëlli – Jo!… Ai rri për lumturinë e tij!… Hermesi – Mirë!… Po përpara tij kush ka ndënjur në fronin e lartë? Engjëlli – Asnjë!… Hermesi – Nuk është e mundur!… Po të pyes edhe njëherë: kush e bëri atë Atin tuaj? Engjëlli – Ai u bë vetë!… Hermesi – More, me mua kërkon të tallesh ti?!…

Engjëlli – Nuk tallem!… Hermesi – Po qe se nuk tallesh, ai, Atij i juaj, do të jetë ndonjë kopil i braktisur në ferra!… Engjëli – Mos e thuaj atë fjalë për Atin e Madh dhe të… Hermesi – Nuk po e them unë!… Ajo që po më thua ti tregon se duhet të jetë kopil!… Oj, ç’na qënka!… U bëka njeriu me frymën e shenjtë!… Edhe gomari që është gomar dhe bëhet nga gomari me gomaricën!… Kujt ia tregon ti këto prralla?!… U bëka njeriu vetë!… Engjëlli – Jo njeriu!… Ati i ynë i Madh… Hermesi – Njëlloj është!… Hajde, hajde… Ç’na qënka!… Hipka në fron tjetri pa kryengritje!… Pa e hedhur të Atin atje poshtë!… Qoftë edhe duke e bërë ministër të bujqësisë, si në Romë Saturnin!… Gënjeshtra me bisht!… Mos më thuaj më gjëra të tilla! Engjëlli – Nuk po të them!… Por Ai u bë vetë… Se prandaj është Ati i Madh dhe i Përjetshëm!… Dhe i bëri të gjitha!… Hermesi – Pse?!… Engjëlli – I bëri për kënaqësinë e tij të pakufishme!… Hermesi – Broçkulla!… Se çfarë mund të jetë kjo kënaqësi e pakufishme?!… A nuk më thua, ai Ati i juaj a ha ndonjë send kur e merr uria?!… Engjëlli – Ai nuk ha dhe nuk pi!… Se nuk e merr uria dhe etja kurrrë!… Ai ushqehet me mendimet e tija dhe me kënaqësitë pa fund që lind nga Ai vetë! Hermesi – Pa u ushqyer asnjëherë?!… Engjëlli – Pa u ushqyer!… Se Ai është përqëndrimi i besimit dhe i arsyes në harmoninë e përjetëshme!… Hermesi – Dhe nuk ha asnjë gjë?!… Engjëlli – Asnjë gjë!… Hermesi – As një copë mishi të pjekur mirë?!… Engjëlli – Të thashë: Ai nuk ha asnjë gjë!… Hermesi – Dhe ti më flet për kënaqësi dhe për arsye?!… Çuditem si mund të gjendet dikush që flet kështu!… Ndryshe ai Ati i Ynë!… As që takohen me njëri tjetrin!… Ati i Ynë jo vetëm që e mbërtheu të Atin për këmbe dhe e hodhi poshtë, por ha dhe pi sa shqepet… Domosdo, gjëra të mira shumë!… Bën fëmijë… Sigurisht me gra… Dhe me gra të ndryshme!… Dhe kryen edhe të gjitha gjërat e tjera që kryejnë njerëzit!… Engjëlli – Të kuptoj, por… Hermesi – Ti nuk kupton gjë prej gjëje!… Flet ashtu, kot!… Se, jam i sigurtë… Më kupton ti?!… Këto punë nuk bëhen hapur!… Edhe ai, Ati i ynë, nuk i shpall me kasnec kur i bën këto punë!… Zyrtarisht ai thotë se ha vetëm nektar!… Dhe ja ku të them unë vllezërisht!… Edhe sot e këtë ditë unë nuk e di ç’është ai nektari!… Mund që është ushqim… Ndofta është pije!… Se jo që nuk e kam ngrënë, por as syri nuk ma ka zënë! Engjëlli – Të gjitha janë të qarta!… Ju nuk mund ta kuptoni përqëndrimin e besimit dhe të arsyes në harmoninë e përjetëshme!… Hermesi – Çfarë do të thuash ti me këtë?! Engjëlli – Dua të them… E gjithë Bota në kohën tuaj përmblidhej aty ku takoheshin tre kontinetet!… Në përmasën e tyre ishte edhe mendimi i juaj!… Hermesi – Dokrra!… të gjitha këto janë si samari pa gomar!… Engjëlli – Ati i Ynë i Madh e ka bërë edhe gomarin!… Hermesi – Ç’i do fjalët e shumta!… Gomarin e ka bërë gomarica dhe Perënditë nuk mund të jetojnë pa ngrënë!… Engjëlli – Ati i Ynë i Madh nuk ha se është në të gjitha dhe të gjitha janë brënda tij!… Hermesi – Nuk është e mundur!… Engjëlli – Ai është Një dhe i Vetëm!… Hermesi –Duket që e keni gabim!… Duhet të ketë edhe një të dytë brënda tij… Por ju nuk e shihni!… Engjëlli – Nuk ka!… Hermesi – Po kur të them unë që ka?!… Engjëlli – Nuk e pranon besimi dhe arsyeja e harmonishme, prandaj edhe unë nuk e besoj! Hermesi – Ti nuk pranon që ka një gjë të dytë brënda tij?!… Engjëlli – Nuk e pranoj!

Hermesi – Nuk e pranon?!… Ti, më duket, po kërkon sherr!… Engjëlli – Nuk mund të pranoj shaka të ndyra!… Hermesi – Ah, më ta bëfsha dhe më ta kthefsha!… Për ca si ti kam aq fuqi dhe do të t’i shkul të gjitha puplat që ke te bishti i përdredhur!… Engjëlli – Ndihmë!… Ky u marros!… Engjëlli del me vrap. Hermesi – Uf!… Mezi shpëtova prej tij!… Mirë që iku!… Se kush mund të merrej me të?!… Do behnin edhe ata të policisë… Pa do të nisnin kush je dhe nga je… Më mirë që u mbyll kështu!… Dhe ai kush e di ku e mban frymën tashti!… Dale!… Më duket po dëgjoj zhurmë!… Të jetë përsëri ai?!… Se ca si këta të llojit me pupla janë shumë të mërzitshëm dhe të ngjitur!… Hej, kush është aty?!… Një zë gruaje – Jam unë!… Jam Izolda-Duarbardha!… Hermesi – Eja, eja!… Sa mirë që më the, se mund të bëja ndonjë gjëmë!… Se jam shumë i rrezikshëm në sulmin e parë!… Eja!… Hyn Izolda. Izolda – U ktheva këtu përsëri!… Hermesi – Nuk e gjete lumin?!… Izolda – Lumin nuk e gjeta dhe rash nga shiu në breshër!… Hermesi – Si ashtu?!… Izolda – Duket lumi nuk ishte andej… Dhe atje diku më doli përpara një… Ai thoshte se ishte regjisor dhe se bënte filma dhe teatër. Që në fjalën e parë më tha: “Për ty kam shumë nevojë, se dua të krijoj teatrin modern!…” I thashë unë: “Zot i mirë! Unë nuk jam marrë kurrë me teatër dhe me filma!… Dhe aty pak më parë, një tjetër si ti më provoi dhe më kaloi te nja katër të tjerë… Dhe e gjithë ajo punë vetëm për të hollat e një bilete!…” Qeshi ai dhe ma ktheu: “Ata nuk kanë ditur as për filmin dhe as për teatrin!… Kurse unë… Do ta shohësh edhe vetë se sa e lehtë është të futesh në teatrin modern!…” Sa tha këto fjalë dhe unë u gjeta me këmbët përpjetë!… Hermesi – Fjalë të tjera të tha?!… Izolda – As edhe një fjalë tjetër nuk e foli!… Duket i tillë ishte teatri modern!… Kur mbaroi punë nuk e gjeta më të udhës që t’i kujtoja punët e artit modern dhe të teatrit modern në veçanti!…U ngrita ashtu si munda dhe, pa u rregulluar mirë, ia mbatha dhe erdha këtu me një frymë! Hermesi – E kuptoj!… Njerëzit po bëhen gjithnjë dhe më pak të edukuar!… Në kohën time filma nuk kishte… Kurse teatri nuk ishte modernizuar akoma gjer në shkallën sa të hidhesha të gjitha ndyrësirat në skenë!… Po ti mos u mërzit!… Do të kalojë edhe kjo me të tjerat!… Ndofta do të vijë edhe ndonjë gjë më e keqe!… Kush e di?!… Dhe përsëri edhe ajo do të kalojë tutje dhe më tej siç po kalojnë të gjitha! Izolda – Megjithëse ti më dukesh shumë i edukuar se të tjerët, nuk mund të rri pa t’i thënë dy fjalë! Ju burrat mbaheni si shumë të rëndë dhe doni që të diktoni në të gjithë rastet!… Por ju nuk duhet të harroni se ne gratë ishim shumë më përpara se të ishit ju!… Dhe parësia është e jona!… Edhe pse ju i keni disa nga shenjat tona, tashti të shpërbëra dhe që nuk ju duhen më!… Dhe mburreni!… I keni përdredhur të gjitha gjërat gjer në shkallën sa nuk kuptohen më çfarë janë dhe për çfarë duhen!… Ne e kishim të qartë detyrën tonë, kurse tashti kemi mbetur në dorën tuaj dhe nuk e dimë më për çfarë

a

dram KASËM TREBESHINA

vërtitemi në këtë jetë!… Ndaj dhe në çdo cep të rrugës do të gjendet një nga ju për të na shkarravitur me ngacmime më të holla… Ose edhe me dhunë! Tashti hidhet ai regjisori dhe thotë: “Kjo grua është kurvë!” Domosdo!… Pa të holla dhe në botën e të hollave çfarë do të bëja unë larg vëndit tim dhe në mes të njerëzve të huaj?!… Dhe e gjitha kjo vetëm për të siguruar një biletë për në Dyseldorf!… Po atje?!… Asnjë njeri i gjallë nuk e di çfarë do të bëj unë atje!… Të pakën të largohem nga regjisori, nga festivali… Dhe të këmbej vënd!… Në Dyseldorf ndofta do të takoj disa njerëz të tjerë… Kush e di?!… Qoftë edhe më të këqij!… Vetëm të iki nga këta të këtushmit që kërkojnë, me kohë dhe pa kohë, të zhvishesh lakuriq për teatrin modern!… Ej, zotri!… Prit pak!… Dua edhe unë një biletë për në Dyseldorf!… I kam të hollat!… Izolda përkulet dhe del. Hermesi – Çudi!…Ajo grua më duket se kishte një farë të drejte! Po!… Tashti e kam të qartë si po shkojnë këto punë!… Në këto vënde, që nga Peleponezi dhe gjer në Islandë, nuk ka kuptim që të kthehem edhe një herë me pamjen e njeriut të këtushëm!… Edhe si Perëndi po të kthehesha, përsëri do të më dëngëllosnin bukur shtruar!… Po të kthehesha duke marrë pamjen e engjëjve dhe të shenjtorëve… Nuk dihet!… Po kush do të ma lejonte?!… Pastaj edhe unë vetë nuk jam i prirur për punë engjëjsh dhe shenjëtorësh!… Nuk më pëlqejnë përmasat që ata kujtojnë se kanë… Dhe qëndrimet, bashkë me fjalët e tyre, nuk më duket se i kanë të vërteta!… Njëqind herë më i ndershëm ka të ngjarë që të jetë ai regjisori që rri gjithë ditën dhe gjithë natën duke gënjyer! Po, po!… Në këtë anë nuk do të kthehem kurrë!… Do të provoj një herë andej nga Japonia!… Mundet që njerëzit atje të jenë më të saktë dhe më të mirë!… Andej nga Japonia e Veriut do të mbaj emrin Nabusuke Nakamura… Nuk është emër i keq!… Kurse në Jugë të Japonisë do të më thërresin Eisaku Takatura!… Me këtë ndryshim jo vetëm do të kryej detyrën time si Lajmëtar i Zotave, por do të vërtetoj, për ata që do të duan të besojnë, se njeriu kthehet te kjo Botë mbi këtë Tokë për disa herë me radhë!… Do thoni ju: “A kthehet me të vërtetë?!…” Ja edhe fjala ime si përgjigje: “Në komedira kthehet disa herë me radhë!… Dhe pastaj?!…” Mirë u pafshim!… Hermesi del. Tiranë, 27.05.2002

V


e diel, 23 shkurt 2003

dy të humburit

prozë kasëm TREBESHINA

BERATI

Te mjegulli e foshnjërisë I lodhur po më kthen kujtimi! Berat, Berat!… Ti këng’e lashtë!… Qyteti im që s’je i imi!… Qytet i ndar’në fush’ e male! e reja fshihet nmë të vjetrën!… Sikur po lozin syrambyllthi duke kërkuar njëra-tjetrën! Ti Mbret’i fushës midis malesh, u nise shpejt me historinë! Qyteti im dhe jo i imi, bashkon Evropën me Azinë! Më tej e shtyti kënga këngën… Nga gjith’ Ballkani kthen jehona!… Dhe këng’ e re bashk’ me të vjetrën buron e dhemb në zemrat tona!… Ndaj thell’ Azis’ mendimi niset… Dhe kthen sërish aty tek ti!… Qyteti im dhe jo i imi ku sheh Evropën në Azi! Kapitulli i Parë Fillimi që nuk ka të bëjë me historinë

Pasditja e gjashtëmbëdhjetë prillit të atij viti qe shumë e nxehtë. Rreth pesëqind dyfekë dhe mitraloza qëllonin mbi tre vetë brenda një si amfiteatri natyral. Nuk është vendi dhe unë nuk kam asnjë dëshirë që ta tregoj atë histori, por, me dy plagët që mora atë ditë, edhe sot e këtë ditë habitem si dola gjallë nga ajo rrëmujë. Pasi nuk gjeta vend ku të strehohesha dhe të mjekohesha, e vendosa që, edhe pse fillova të kisha temperaturë të lartë, të çaja nëpër natë në drejtim të malësisë dhe të arrija në zonat tona. Një gjë e vështirë, por nuk kisha si veproja ndryshe. Në fillim çava fushave, duke u munduar që të isha sa më larg banesave. Rrugën nuk e dija mirë se në ato anë kisha kaluar vetëm natën. Duke iu afruar përroit fillova të dyshoj për drejtimin që kisha marrë… Kur, fare papritur, para meje u duk një qen i zi… Jo shumë i madh… Në fillim mendova keq!… Një qen i zi, që i shfaqej një të të plagosuri me temperaturë të lartë në terrin e një nate pa hënë, duhej të ishte patjetër një shpirt i keq, që po gjente rastin për të shuar një jetë njeriu!… Por shpejt, më tepër ngaqë nuk kisha çfarë të zgjidhja, ndërrova mendje dhe vendosa të shkoja pas qenit të zi!… Në mendimin tim të dytë qeni nuk mund të ishte një shpirt i keq!… Se, po të ishte i tillë, nuk do të merrte mundimin të më shfaqej atje ku kisha humbur rrugën!… Me të vërtetë, qeni më nxori në anën tjetër të përroit dhe filloi të dredhonte faqes së kodrës për nga qafa ku ishin kullat e djegura të një krimineli, që nuk kishte lënë gjë pa bërë! Dy-tri herë unë u ndala në terr që të shikoja çfarë do të bënte qeni. Ai gjithashtu ndalej, shikonte nga unë dhe, sa filloja unë të hidhja hapat në drejtim të tij, shtyhej pa nxitim përpara, lart nga qafa… Dhe, pas rreth njëzetë minutash ecjeje, e kaluam qafën dhe ramë xanave në pjerrësinë mbi bregun e lumit. Aty qeni u zhduk. Ndjeva njëfarë frike. Ndalova dhe shikova pas: kullat e djegura nxinin në qiellin pa fund!... Përsëri e vendosa që ai qen ishte një shpirt i mirë!… Dhe më ishte gjendur në të keq, për të më treguar rrugën dhe për të më nxjerrë nga vështirësia!… Dhe rrugën ma kishte treguar me një saktësi të habitshme! Po!… Ajo ishte rruga!… Do të vazhdoja anës lumit, kundër rrjedhës, në të majtë!… Ndofta, eca rreth dy orë duke kërkuar një mulli që, mrekullisht, nuk arrita ta gjej!… Edhe sot e këtë ditë nuk e kuptoj si kalova më tutje pa e parë mullirin!… Dukej sikur kisha fluturuar dhe, në

VI

mënyrën më të pavetëdijshme, isha gjendur diku përtej tij!… Ku?!… Nuk e dija!… Gjithë ajo që po shihja, për mua ishte fare e panjohur!… Nga duhej t’ia mbaja?!… Atëherë, kalova krëhërin e atij mali jo të lartë që kisha përpara dhe u gjenda në një pyll ullinjsh!… Dukej si një pyll që nuk kishte të mbaruar… Dhe nga diku përpara më vinin disa këngë, mrekullisht të ëmbla!… Ishte një muzikë, që nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë!… Dhe më ngjante se shikoja disa vajza të veshura në të bardh,a që vallëzonin vezullimthi përpara një pallati të bardhë, që sa shihej dhe fshihej tej ku nuk mund të arrihej!… Ishte e papërballueshme, prandaj nuk doja të shkoja më gjatë në atë drejtim!… E lashë ullishtën dhe u hodha përsëri për në anën tjetër të krëhërit të malit… Te shkëmbi ndala pak për të parë atë që kisha lënë: përtej, në male, në të gjithë horizontin, një sy i madh, një sy sa i gjithë qielli po më shikonte!… U rrëqetha nga një frikë, që nuk më ishte e njohur… Dhe dola sa më shpejt në anën tjetër të malit!…

-Po kush je ti që po më gjendesh pranë këtë natë?!… U përgjegj ai: -Unë jam ti!… Dhe ne nuk jemi një!… Se ne ndryshojmë!… Unë jam i humburi, ti do të fitosh!… Se unë e humba kohën time dhe mbeta jashtë saj pa asnjë kohë, kurse ti do ta fitosh kohën tënde dhe do të mbetesh brenda të gjitha kohëve!… Thashë unë: -Të gjitha këto janë gjëra që nuk mund të kuptohen, veçanërisht këtë natë!… Se unë nuk arrij të kuptoj përse ti sillesh këtyre anëve të shkreta dhe në pakohësi, kur mund të flije i sigurt atje ku jeta jote do të përplasej në kufijtë e arritshëm për të?!… Ai tha: -Kufijtë e arritshëm?!… Unë i fshiva të gjitha që në fillim dhe pastaj nuk kisha më ku të shkoja!… Ndofta ngaqë isha jetim!… Po të mos ma kishin vrarë babanë, mund që jeta të kishte marrë një drejtim tjetër!… Them se mund të kishte marrë një drejtim tjetër!… “Përnjëherësh ai njeri i çuditshëm e këputi fjalën, tundi krahun sikur donte të largonte diçka dhe gati thirri: -Punë përrallash!… Dhe as që më duhen këto tashti!… Unë dola këtë natë për të ndjekur udhëtimin tënd… Se nuk doja që një tjetër të ishte i humbur!… Dhe dola… Të gjeja dikënd që të më fliste për atë!… Pushoi përsëri… Dhe dukej nuk kishte ndër mend të fliste më gjatë!… E pyeta përsëri: -Që të fliste?!… Kush dhe për çfarë?!… Ai u ul aty pranë, uli kokën dhe foli: -Dua të di për atë vajzën… Ajo nuk kishte asnjë faj!… E morën më qafë kot!… Atëhere thirra unë: -Po kush je ti që duron një mall kaq të madh sa edhe dheu nuk mund ta mbajë?!… Ndryshe si do ta lije ti varrin tënd për t’u endur nëpër natë në kohën e një vrasjeje të përgjithshme?!… Tha ai: -Ti do patjetër që ta dish jetën time?!… Fola unë: -A nuk më ndoqe gjer këtu duke më treguar rrugën?!… Me siguri ti më shpëtove nga ata të mullirit!… Edhe sikur ti të jesh një shpirt i keq i ikur nga Ferri, unë përsëri do të të dua dhe do të të respektoj gjer në fund!… M’u kthye ai: -Nuk jam as engjëll dhe as djall!… Jam një djalë i varfër nga malësia… Dhe nuk dita të futem në kohën time!… E thashë një herë!… Ndofta nga që isha jetim!… Fjalë kote!… Puna është se jo vetëm nuk qeshë i zoti që të jetoja, por tashti nuk di as si të nis të tregoj për atë që ishte jeta ime!… I panjohuri i çuditshëm heshti. Duket po kërkonte fjalët për të nisur historinë e tij… Ndofta shumë të trishtuar!

Kapitulli i Dytë Një hije nga e kaluara

Kapitulli i Tretë Si nisi historia

Pak më poshtë qafës qëndrova dhe shikova pas: mali nxinte në terr dhe sipër shkëlqenin çuditshëm yjet!… Po ai syri i madh i tmerrshëm, që kishte pushtuar të gjithë horizontin?!… Duket, ishte në anën tjetër të malit dhe unë, edhe pse isha kureshtar për ta parë edhe një herë, nuk doja të kthehesha pas!… Veç edhe sikur të doja, nuk kisha më fuqi të qëndroja në këmbë!… U ula te një shkëmb pranë një grope, nën një dru të thatë!… Mund që ai dru të ishte një lis i tharë nga koha… Ndoshta mund ta kishin goditur rrufetë!… Nuk e dija!… Aty fillova të mendohesha, por nuk arrija t’u gjeja radhën mendimeve si për lisin e çfarë druri ishte, ashtu edhe për të tjerët dhe të tjerat!… Nuk mund të them sa kohë ndënja ashtu duke menduar, se koha, atje ku isha, nuk kishte asnjë lloj kuptimi dhe çasti mund të zgjatej për miliona vjet më përpara, ose më pas!… Kur, papritur, dëgjova një zhurmë dhe, një çast më vonë, pashë në terr një njeri që po vinte me hap të lehtë drejt shkëmbit ku isha unë!… Në fillim hodha dorën te revolveri… Por, as vetë nuk e di pse hoqa dorë nga ai mendim për të luftuar dhe po shikoja njeriun e çuditshëm, që nuk ngjante me të gjallët!… Edhe veshja e tij nuk dihej kur dhe ku mund të ishte qepur!… -Mos i kap armët! – më tha njeriu. Ia ktheva unë: -Kështu si jam, duket që nuk më duhen më armët!… Ma preu ai: -Të duhen me siguri!… Por jo për këtë natë!… Ata u vërtitën aty poshtë dhe kthyen përsëri në mulli!… E kupton që ti u ike përfundimisht?!… E pyeta unë: -Po kush janë ata?!… Ai u çudit dhe tha: -Ata janë ata!… A nuk të plagosën atje?!… Fola unë: -Atje ishte atje dhe në një tjetër kohë!… Këtu janë kohë të tjera, që nuk mund të lidhen më në vazhdimësinë e tyre!… Përsëri ai ma preu fjalën: -Gabohesh!… Koha ime u këput dhe nuk mund të lidhet më me kohët në shtytjen e tyre!… Koha jote është në vazhdim!… Sa të zbardhë mbi male, ti do ta shohësh kohën tënde dhe do të futesh përsëri brenda saj!… Po e shikoja!… Ai njeri ishte i çuditshëm dhe dukej që kishte një besim të madh në ato që thoshte!… E pyeta unë:

Për të dalë nga ajo mëdyshje dukej shumë e rëndë për të!… I panjohuri jetim po mendohej dhe mendohej… Gjersa e ndau mendjen dhe nisi… Në fillim i hodhi fjalët shpejt e shpejt, sikur të donte t’i tregonte të gjitha përnjëherësh… Sikur donte të nxitonte në ndjekje të fjalëve!… Kishte mbetur jetim në moshën dyvjeçare. Të atin ia kishin vrarë… Ai nuk e mbante mënd!… Si mund ta mbante?!… E ëma ishte ankuar te beu, por ai i kishte thënë se nuk mund të bënte gjë, pasi nuk mund të hynte në sherr me të gjithë krahinën… Kishte vazhduar më tutje beu: -Për ty dhe për djalin do mendoj unë!… Nuk do t’ju mungojë gjë!… Por djalit gjithnjë i thuaj që të shikojë punën e tij dhe të mos ndjekë rrugën e të atit!… Kështu i kishte thënë nënës së tij beu plak dhe e kishte mbajtur fjalën!… Se, me sa dukej, babanë e tij nuk e kishin dashur… Ose e kishin patur shumë frikë!… Për një kohë, ai tregim u shty përpara si në rrugë pa rrugë!… Por, pas një kohe, ai heshti për një çast dhe vazhdoi më shtruar: -Jam munduar vazhdimisht ta kujtoj babanë tim, por nuk kam mundur!… Sa kisha mbushur dy vjeç kur e vranë!… Nëna ma përshkruante të pashëm dhe të gjatë… Kurse unë ngjaj nga nëna… Me shtat mesatar… Nuk bie në sy!… Sa u rrita pakëz dhe gjeta te hauri prapa shtëpisë dogranë e vjetër të babait… Menjëhere fillova të ushtrohem me të!… Përsëri e ndërpreu tregimin!… Dukej se diçka nuk i ecte!… E uli kokën sikur kërkonte diçka nga dheu dhe qëndroi ashtu për disa çaste… Më në fund e ngriti kokën dhe foli: -Të gjithë ankohen!… Edhe të pasurit!, edhe të varfërit!… Dhe të gjithë kanë të drejtë!… I varfëri ngul këmbë se vetëm ai vuan, por sëmundja nuk pyet as për të pasurin dhe as për të varfërin!… I varfëri s’ka çfarë të lërë pas, i pasuri i lë të gjitha! Të pasurit i lind një fëmijë që nuk mund të jetojë dhe pasuria do t’i mbetet shkretë!… Kurse unë, vërtet që nuk e kisha trupin e tim eti, por isha shëndosh e mirë dhe mund ta mbaja veten dhe familjen me punë time… Dhe nuk do ta kisha lënë nënën qyqe që me gjalljen time dhe në një shtëpi të shkretuar!… E kuptova që e kishte të rëndë të tregonte dhe i thashë: -Më mirë ta lëmë këtë bisedë!… Një herë tjetër do të jemi më mirë dhe bisedojmë më shtruar!… Ma ktheu ai: -Jo!… Ne nuk do të takohemi më kurrë!… Se njeriu e humbet veten në çdo çast që kalon!… Po!… Sonte duket e kam zemrën më të butë se të zonjave!… Dhe, ta them unë!… Kush e vendos dhe mban armë, zëmrën duhet ta ketë prej hekuri!… Unë kisha syrin të saktë, por zemrën jo!… Dhe punët shkuan ashtu si shkuan!… Dyfeku, sa ka grykën e ka dhe fatin!… Dhe hija e tij nuk e mbron njeriun as sa hija e këtij lisit të thatë!… Nuk e mbron!… Por unë u mbërtheva pas asaj dograje angleze dhe mendoja të merrja gjakun e tim eti! Kur mbusha pesëmbëdhjetë vjet, nuk gjeje një njeri që të qëllonte më hollë se unë, jo në fshatin tonë, por në të gjithë krahinën dhe më tej!… Mjafton t’ia shikoja syrin zogut dhe në çast i ikte koka!… Edhe në fluturim nuk më shpëtonte!… Tashti më thuaj, çfarë më kishin bërë zogjtë?!… Iu përgjigja: -Jeta është luftë!… Dikush dikë do ta vrasë… Do ta hajë… Nuk mund të shikohen gjërat kaq hollë!… Vazhdoi ai: -Le ta lëmë ashtu!… Menjëherë filluan të flisnin në fshat dhe më larg se ishte ngjallur im atë!… Nëna më qortonte: “Mos merr rrugën e tyt eti, o qyq!… Do të të vrasin, o i xhindosur!… Lëre dyfekun!… Se nuk e gjeti njeri fatin me të!…”. Por unë në timen!… Dhe që në fillim më shkoi dyfeku mbarë!… Më pas kalova larg dhe u bashkova me disa shokë që i kishin bërë vrasjet mjeshtëri. Edhe unë si ata… Dhe andej larg nuk më hyri një gjëmb në këmbë!… Por punët ndryshuan shpejt.

një histori e harruar


e diel, 23 shkurt 2003

Siç të thashë, beu ynë, plaku, ishte i drejtë. Edhe i biri, si i ati, ishte i drejtë dhe i mirë. Nuk futej në ngatërresa. Mirë!… Ai nuk futej, por nganjëherë ngatërresa vjen e të gjen vetë ku të jesh. Ashtu qëlloi në një dasmë, për punë të sazexhinjve dhe beu ynë u ngatërrua me beun e përtejmë. Ai beu i përtejmë ishte i rëndë në fjalë dhe në atë dasmë i kaloi të gjithë kufijtë!… Mirëpo beu ynë nuk e mbante as qimen në supe!… Aty nuk i lanë të zihen, por lufta mbeti e hapur!… Pikërisht në atë kohë nëna më dërgoi se më kërkonte beu. Nuk mund të mos shkoja. Beu na kishte bërë gjithë ato të mira… Me të vërtetë që nuk ma kishte marrë gjakun e babait, por nuk i binte atij që të na e merrte!… Se im atë kishte lënë mashkull në shtëpi!… Sido që të ishte, unë kisha detyrime ndaj beut që na kishte mbajtur me bukë dhe shkova menjëherë ta takoj. Ai kishte formuar një çetë të fortë dhe në çetën e tij kishte edhe një grek nga ishujt, një njeri të regjur në punë komitësh. Atyre u duhej vetëm një njeri që të qëllonte hollë!… Punën e kishin zbërthyer mirë. Sarajet e beut që kishte rënduar keq beun tonë ishin nën kështjellën e vjetër, në faqen shkëmbore mbi lumin që kalonte përmes grykës. Nga shkëmbi në bregun tjetër sarajet ishin në largësinë e të qëlluarit të dyfekut. Beu çdo mëngjes në verë e pinte kafenë te qoshku dhe ishte tërësisht i zbuluar. Një e qëlluar e saktë e fshinte fare të qëlluarën e dytë!… Beu na hoqi mënjanë… mua, grekun dhe një lab, që e njihte mirë anën e përtejme. Urdhrat ishin të sakta dhe për një të qëlluar të vetme. Ne shkuam natën te vendi, u vendosëm aty ku na u duk më mirë… Ata të dy më lart, kurse unë fare pranë greminës… Dhe pritëm… Të gjitha u zhvilluan ashtu siç e kishim biseduar dhe, pas vrasjes, pa zhurmë dhe rrëmujë, ne shkuam dhe u bashkuam me shokët tek vendi i caktuar. Prej andej u hodhëm në Greqi, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Nga lajmet që na erdhën morëm vesh se beu kishte vdekur nga një dhëmballë e prishur që i kishte helmuar gjakun. Asnjë kallëzim në qeveri, asnjë kërcënim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë… Dhe ne mund të kalonim përsëri të qetë në anën tjetër të kufirit. Aty ai e ndaloi fjalën dhe unë po matesha që ta pyesja se çfarë ndiente pas atyre vrasjeve që kishte kryer… Por, si të m’i kishte kuptuar ato që po mendoja, ai foli: -Jeta është e bukur!… Prandaj njeriu duhet të mendojë se edhe të tjerët e duan jetën!… Ndofta, po të kisha patur një kohë për të pushuar diku, edhe unë do të isha menduar!… Por nuk e pata!… Ose më mirë nuk e gjeta dot… Se nuk isha i zoti që ta gjeja një kohë të atillë!… Dhe ai greku, tek po pushonim një ditë vere, më tha: -Ti je djalë i zoti!… Asnjë nuk ta kalon!… Por… Unë ta them për të mirë!… Je gjysmak!… E pyeta unë: -Qysh jam gjysmak?!… Dhe ai: -Mos u nxito… Se ta them unë!… Ti je i përgatitur për të luftuar në largësi… Dhe aty asnjë nuk mund të matet me ty!… Por nganjëherë qëllon që të jesh në një dhomë dhe aty të hidhen përsipër dhjetë, ose pesëmbëdhjetë vetë!… Ti nuk e përdor fare thikën! Me të vërtetë unë mbaja një thikë në brez… Por e përdorja vetëm për të prerë bukën, mishin… Ndonjë bostan, ndonjë degë… Dhe greku ma mbushi mendjen… Më stërviti bukur mirë… Një ditë më tha: -Tashti asnjë nuk mund të matet me ty!… Këtej dhe matanë kufirit… Dhe do të kujtohesh gjatë! Këto më tha greku dhe unë fillova të mos kujtohem për jetën e njerëzve të tjerë… Dhe arrita aty ku arrita!… I panjohuri heshti… Ndofta, për të kujtuar dhe për të radhitur ato që kishin ndodhur. Kapitulli i Katër Berat, Berat!

Mundet që i panjohuri e gjeti fillin e asaj që donte të kujtonte se psherëtiu dhe foli: -Gjer në atë kohë punët më kishin shkuar mbarë… Ose, më e pakta, ashtu si kisha dashur unë!… Dhe, kur njeriut i shkojnë

punët mbarë, apo mirë, nuk arrin të kujtohet për punët e liga që ka bërë!… Kur është mirë, të gjithë botën e shikon që nga ana e asaj mirësie që ai ka siguruar për veten e tij!… Edhe unë nga ajo anë e shikoja!… Isha i nderuar… Ma kishin frikën!… Dhe prisja që të gjeja rastin që të martohesha!… Por punët morën një rrjedhë tjetër. Fill pasi beu ynë nxori për mua një falje për vrasje të pakryera, të mbështetura si të tilla vetëm me thashetheme poshtë dhe lart… Se një “axhami” nuk mund të kryente gjëra të atilla!… Të gjitha u mbyllën!… Por, kur unë prisja të filloja një jetë tjetër, ndodhi ajo që nuk mund ta parashikonte as fallxhorja më e mirë!… Te beu erdhi për vizitë kunati i tij, një nga bejlerët e Beratit!… Erdhi beu tek beu dhe plasi gostia!… Darkat dhe drekat nuk kishin të sosur!… Dolëm edhe për gjah!… Aty duket i rashë në sy atij beut të Beratit… Se fill pas gjuetisë beu i Beratit i tha atij tonit: -Ky është ai axhamiu i asaj çështjes?!… Ia ktheu beu ynë si pa rëndësi: -Ky është… Jetim… Foli ngadalë tjetri: -E shoh!… Po!… Këtë e dua unë!… Tha beu ynë: -Ka vetëm nënën!… Me kë ta lërë?!… Ia preu beu i Beratit: -Këtë e dua unë!… E ëma do bëjë si do bëjë!… Më tej fjala nuk mund të shtyhej në miqësi!… Dhe beu ynë tha: -Prishur mos qoftë!… Pas kësaj nuk u fol më për mua dhe unë u bashkova me trimat e beut të Beratit. Aty i panjohuri e ndali përsëri fjalën dhe pas një çasti foli: -Një gjë që niset me një mënyrë, nuk mund të vazhdohet me një mënyrë tjetër!… Dhe një jetë kur merr një drejtim, nuk mund të kthehet më atje ku e nis!… Dhe unë mora rrugën drejt Beratit për të mos u kthyer më kurrë në fshatin tim dhe për të mbetur këtyre skërkave ku sot jemi dhe nuk jemi të dy!… E pyeta të panjohurin e dëshpëruar: -Pse, a nuk është Berati një qytet i bukur?!… U përgjegj ai: -Po, more, po!… Berati është qytet i bukur… Prandaj dhe më mori më qafë!… Dhe të gjitha u rrokullisën ashtu si u rrokullisën vetëm nga tri të shtëna në gjah!… Tri kafshë që nuk më kishin asnjë faj, më futën në rrugën e Beratit!… Dhe Berati ishte i bukur!… Darkat dhe drekat s’kishin të mbaruar!… Sidomos darkat!… Shtatë palë saze!… Çengitë këndonin dhe kërcenin!… Në fillim u hutova… Më pas e humba fare!… Në mes të çengive ishte një vajzë fare e re!… Nuk i kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat!… E bukur sa më s’bëhet!… Dhe ishte e bardhë!… Të tjerat ishin më të mëdha dhe ezmere!… Duket, atë vajzën e ëma e kishte zënë me ndonjë nga bejlerët… Dhe ai beu, me gruan dhe me fëmijë, vinte herë pas here dhe bënte qejf me të bijën!… Në ditët dhe javët e para unë këto gjëra i vërtisja në kokën time prej fshatari të paparë si çudira!… Dhe më dukej se nuk duhej t’i bënin ata njerëz të pasur dhe që, nga muhabetet dhe fjalët turqisht që këmbenin me lehtësi, e tregonin veten që ishin shumë të mençur!… Njerëz të ditur si ata nuk duhej të bënin punë të atilla!… Kështu, pasi fillimisht u habita me ato çudira, me kalimin e kohës i lashë habitë dhe çuditë dhe nisa ta shikoj ngultaz atë çenginë e vogël dhe të bardhë!… Edhe ajo nuk m’i hiqte sytë!… Qëllonte që beu blinte ndonjë dhuratë dhe më ngarkonte mua që t’ia çoja vajzës… Por unë shtoja edhe diçka nga kuleta ime pa ndonjë peshë!… Duket, vajza e kuptonte më mirë nga unë atë që nuk ia kisha thënë as vetes time!… Ku mund ta shpija unë një vajzë qyteti, një çengi të bejlerëve të Beratit?!… Bejlerët nuk do të më lejonin që t’ua merrja!… Fshati do të tallej me mua… Edhe nëna nuk do të ma pranonte!… Se fshati në Shqipëri nuk ishte Stamboll!… Por, pavarësisht nga këto të gjitha, pa i thënë as edhe një fjalë njëri tjetrit, miqësia jonë erdhi duke u trashur. Kur çoja dhuratat, ajo nuk ndihej! Të gjitha i merrte e ëma… Por kur ikja, ajo dilte te kafazi dhe më tundte një shami të bardhë!… Ndaj, gjeja rastin dhe kaloja nga rrugica e tyre për të parë valëvitjen e

shamisë së bardhë! Brenda pak kohe u bëra njeri tjetër!… U ndryshova gjer në shkallën sa nuk po e njihja më veten!… Të gjitha çengitë, shoqet e saja, më ishin të dashura!… Unë nuk kisha motër… Dhe ato më dukeshin si motra dhe kaluar motrave! E kuptoja kur ishin të mërzitura dhe shtiheshin të gëzuara!… Se në zanatin e tyre nuk mund të kishte mendim, mërzi dhe trishtim! Vetëm natën vonë kur, bashkë me trimat e tjerë të beut, binim të flinim në dhomën e madhe caktuar për ne, filloja t’i mendoja të gjitha dhe, në më të shumtën e rasteve, vendosja që të mos pyesja për asnjë gjë dhe ta merrja vajzën në shtëpinë time!… Kështu vendosja para se të më zinte gjumi, kurse në mëngjes e kuptoja se nuk ishte e mundur një gjë e atillë!… Do të ma falnin mua bejlerët rrëmbimin e vajzës me të cilën argaliseshin me radhë? Po të tjerët?!… Dukej qartë se nuk kishte asnjë rrugëdalje për mua!… Dhe, sikur të mos mjaftonte ky mendim që trembte të gjitha ëndrrat e mia, një ditë të bukur maji, kur ishim në dhomën e madhe dhe po fshinim armët, ndodhi ajo që nuk më kishte shkuar në mëndje se mund të ndodhte!… Domosdo!… Ne nuk e shohim veten tonë!… Ose më mirë, e shohim veten tonë te pellgu i burimit… E shohim edhe në pasqyrë kur kemi pasqyrë!… Kurse të tjerët na shohin pa pasqyrë!… Na shohin dhe na kuptojnë shumë më mire nga sa kujtojmë ne!… Dhe atë ditë të bukur maji, tek fshinim armët, njëri nga trimat e beut… Ai më fodulli!… Ai e mori atë që meritonte dhe tashti kushedi ku pushon në botën tjetër!… Por atë ditë, tek fshinim armët, filloi të fliste shumë ndyrë për atë vajzën që doja unë!… Derdhi me qëllim gjërat më të ndyra, por unë durova dhe nuk u ndjeva!… Të tjerët qeshnin me të madhe se i kuptonin thumbat… Dhe ai po shtyhej gjithnjë dhe më përtej në ndyrësitë e tija!… Më në fund, duke e parë se unë nuk do t’i përgjigjesha, duket ngaqë kujtoi se e kisha frikë, doli hapur dhe më tha: -Po ti, sikur të gjeje rastin… Nuk e di si isha bërë në fytyrë, por i vendosur që t’ia shuaja kandilin në vend, i thashë: -Një fjalë të vetme po të nxjerrësh nga goja do të ta ngul një plumb mu në lule të ballit! Të gjithë e kuptuan menjëherë se shakatë kishin mbaruar!… Njëri nga trimat tha: -Më duket po thërret beu!… Dhe u ngrit e doli. Pas tij doli edhe ai që kishte folur ndyrësira. Më pas, një nga një ikën edhe të tjerët. I mbetur vetëm, mbërtheva armën, mblodha sendet dhe dola qytetit, duke u përgatitur me mend për ato që mund të ndodhnin. Por nuk ndodhi gjë prej gjëje dhe, pas disa ditësh, u duk sikur të gjitha ishin harruar!… U duk!… Por koha do të tregonte të kundërtën! Kapitulli i Pestë Fundi i ëndrrave

Retë ngarkohen dhe nisen diku në det, pastaj shkarkohen ku mundin me rrufe dhe me gjëmë! Pikërisht atëhere kur mbretëronte qetësia dhe kur dukej se grindjes në dhomën e madhe duke fshirë armët nuk i kishte mbetur asnjë shenjë, ndodhi ajo që unë nuk e prisja!… Nuk është se ne trimat e beut kishim ndonjë dashuri të madhe për njëri-tjetrin… Sidomos mua ata që në fillim më shikuan si të tepërt në rrethin e tyre!… Edhe me njëritjetrin ishin si puna e grave!… Një buzëqeshje, ose një fjalë e beut për njërin hidhëronte tjetrin, sa nuk i hahej buka!… Kurse mua… Unë e kuptoja!… Nuk donin të më shihnin me sy!… Dhe ajo që nuk e prisja, erdhi dhe më zuri në befasi!… Në fund të fundit, edhe po të mos të ndodhte atë natë, do të ndodhte një natë ose një ditë tjetër!… Ajo që është nisur në jetë, nuk mund të prapset kurrë! Pashai dha një darkë të madhe për parinë e qytetit. Aty, bashkë me bejlerët e tjerë, ishte edhe beu ynë… Ai i Beratit… Darka ishte e madhe dhe, siç thoshin ata

ë

proz

që merrnin vesh nga ato punë, ngjante si darkë frëngu. Aty ishin edhe çengitë!… Ishte edhe ajo vajza e mitur që doja unë që nga largësia!… Dhe ajo më buzëqeshi shkarazi disa herë!… Në atë kohë bejlerët e Beratit, duke ndjekur shembullin e ushtarakëve dhe nëpunësve të lartë turq, filluan të mbanin dorashka të bukura!… Domosdo!… Në atë kohë të gjithë donin të ngisnin zakonet e frëngut!… Duket, sa filloi darka, beu ynë i Beratit, që të ishte më lirshëm në të ngrënë dhe në të pirë, u çlirua mirë dhe dorashkat i hodhi diku pa kujdes!… Dhe i hodhi për të mos u gjetur më!… Se ashtu ishte shkruar për mua!… Aty i panjohuri i çuditshëm pushoi pakëz… Pastaj vazhdoi: -Sa mbaroi darka, por jo këngët dhe vallëzimet e çengive, pashai u ngrit dhe iku me disa nga të tijët. Pas tij edhe beu ynë. Në rrugë u kujtua për dorashkat e tija të bardha!… Më thirri me emër dhe më urdhëroi të shkoja të merrja ato të lanetisura që kishte harruar!… U ktheva dhe hyra në sallë me dyfekun krahaqafë!… Të gjitha ishin ashtu siç i kisha lënë vetëm pak kohë më parë!… Atje, në të hyrë të sallës dhe pak më tej ishin ai trimi që kishim këmbyer fjalë si dhe disa nga trimat e bejlerëve të tjerë!… Edhe m’u duk, edhe nuk m’u duk e çuditshme ajo gjë, prandaj, pa u kujdesur fare, bëra përpara për të kërkuar dorashkat!… Nuk arrita të kuptoj çfarë po ndodhte se rreth njëzetë vetë m’u hodhën përsipër, më kapën për flokësh dhe filluan të më qëllonin rrëmujshëm nga të gjitha anët!… Dikush më qëlloi në kokë me një shishe… Më lëshuan sytë shkëndija por, për fatin tim, goditja qe shkarazi dhe shishja e dytë u thye pas të parës dhe më preu lehtë në disa vënde prapa kohës!… Duke përfituar nga që ata po më qëllonin rrëmujshëm, kujtova ato që më kishte mësuar ai komiti grek dhe, pa u kujdesur fare që të mbrohesha nga goditjet, nxora thikën dhe ashtu siç më kishin mbuluar si një çati, fillova t’i grij nga poshtë pa bërë asnjë dallim. U dëgjuan ulërima dhe disa prej tyre u rrëzuan në tokë duke u përpëlitur… Të tjerët u hapën me ulërima!… Në çast e vendosa të ikja, t’i lija dorashkat e bardha dhe të zhdukesha diku!… Duke dalë nga salla dëgjova kryetrimin e pashait që thirri: -Po ikën!… Prejini rrugën!… Sa dola në rrugë, mora prapa kafehanes drejt bregut të lumit… Aty dëgjova përsëri zërin e kryetrimit të pashait: -Prejini rrugën te zalli!… Nuk ka nga ikën qeni!… Në çast e ndava mendjen që, po të mbetesha gjallë, atij këndezit nga malësia përtej do t’ia ftohja morrat!… Dhe, pa e kuptuar çfarë po bëja, dyfekun që mbaja krahaqafë e mora në dorë!… U hodha në lumë dhe dola në bregun tjetër. Pastaj ktheva tatëpjetë dhe ua lashë atyre që ta mbanin zallin dhe anën e Tomorrit. Pa u nxituar, kalova nën lagjen e përtejme dhe mbajta poshtë, ku kthen lumi në anë të bostaneve. Aty mora përpjetë Shpiragut. Mund që eca rreth tri orë… Ndofta më shumë, ndofta më pak… Lodhje nuk ndieja ngaqë doja të isha sa më larg nga vendi ku kishin ndodhur gjërat që nuk arrija t’i kuptoja. Afër të gdhirit kalova malin në një qafë dhe rashë në anën e përtejme. Nuk eca shumë dhe në të majtë, në drejtim të jugut, gjeta një burim. Aty fillova të kujtohem për plagët që kisha marrë. Gjak më kishte ikur shumë… Sidomos nga koka!… Shpina më ishte mbushur me gjak të mpiksur!… Lëkura e kokës kur çahet nuk mbyllet lehtë!… Pasi u lava dhe e kuptova se kisha marrë vetëm disa gërvishtje, bëra më tej në drejtim të një pylli koçimaresh. Ishte një pyll i dendur, i vështirë për t’u rrethuar dhe, në rast rreziku, mund të çaje nga jugu dhe të dilje përtej… Mund të çaje edhe nga perëndimi dhe të dilje në anën tjetër të përroit në prraje. Aty u futa në një strofkë mbi një livadh të vogël dhe fillova të mendohem… Dikush u koll aty afër… VIII

VII


e diel, 23 shkurt 2003

prozë

dy të humburit KASËM TREBESHINA

kasëm TREBESHINA VII

Ktheva kokën: ishte një dervish!… -Mos u mendo shumë! – më tha dervishi. Ia ktheva unë: -Si të mos mendohem?!… Nuk e sheh si më kanë bërë?!… Foli dervishi: -Këtu nuk është fjala për brezin që ke ti!… Ajo të tha… Ty nuk të duhen!… As atyre nuk u duheshin… Të gjitha vijnë dhe ikin… Asnjë gjë nuk është ashtu si duket!… Pyeta unë: -Edhe ne të dy?!… Tha dervishi: -Edhe ne të dy… Dhe të gjithë!… Çastet shtyjnë njëri-tjetrin pandalmërisht drejt një fundi të tmerrshëm, të pakuptimtë… Dhe të gjithë do të gjykohen!… Ndërkaq, secili çast çuditshëm shkëputet nga vetja dhe kalon në një përjetësi përjetësisht të pandryshueshme për të dëshmuar veten në përjetësi!… Desha ta pyesja për gjëra që më lëndonin dhe që doja t’i dija, por dervishi, ashtu siç kishte ardhur, u zhduk nuk dihej për ku!… Dhe aty u zgjova!… Kapitulli i Gjashtë Edhe engjëjt kanë uri

Fillova të mendohem… Dervishi që u zhduk bashkë me ëndrrën më tha se të gjithë do të gjykoheshim!… Ashtu dukej!… Por unë nuk do të merresha me të gjithë… As edhe me disa prej tyre!… Unë kisha fajet e mia dhe do të gjykohesha për ato!… Dhe ato nuk ishin të pakta!… Fillova të kujtoj… Në vargun e kujtimeve diku m’u shfaq edhe nëna ime!… Kur isha kthyer me beun në fshat, tek ishim vetëm të dy, nisa t’i flisja nënës… Por, sa ia zura në gojë atë pasuri që kisha vënë, ajo thirri: -Pu, pu, pu!… Në asnjë mënyrë!… Paratë e gjakut nuk do t’i futësh në shtëpi!… Jepi në ndonjë vakëf!… Çfarëdo vakëfi që të jetë… Se Zoti një është!… Lutju dhe Ai mund të të falë! Dhe mua më mbeti në brez qemeri me florinjtë!… Më ruante mesin dhe nuk m’u nda gjersa e ndava mendjen që të ndahesha prej tij!… Njëlloj!… Si nëna dhe dervishi i ëndrrës!… Të gjithë do të gjykoheshim!… Nuk e di pse, por duke folur i panjohuri ato fjalë, më kapi

dëshira që ta pyesja si kishte dalë me ato gjyqet në botën e përtejme, ngaqë ishte i vetmi nga të ikurit që kishte rastin të kthehej edhe një herë tek të gjallët!… Sa e mendova atë shaka, e ndala që pa e nisur!… Se nuk ishte e udhës që të trazoja një njeri në mundimet e tija!… Ajo shaka pa kripë do të ishte jashtë vëndit dhe kohës!… Pastaj, ai më kishte thënë që në fillim se unë dhe ai ishim një!… I panjohuri priti një çast se mos flisja unë dhe, kur u bind që nuk kisha ndër mend të hapja gojën, vazhdoi: -Po!… Do të gjykoheshim!… Dhe mua më mbeti në brez qemeri i rëndë me florinj!… Mbeti vetëm të më mbronte mesin… Dhe të më rëndonte më shumë!… Dhe kishte shumë të ngjarë që ai qemer të ishte bërë shkak për ato që ndodhën në Berat!… Ai trimi i beut, duket, e diktoi që unë kisha florinj dhe, ngaqë nuk më hante dot vetëm, u lidh me kryetrimin e pashait!… Se beu me dorashkat, që i shkonin aq sa i shkon shala gomarit, nuk kishte ndonjë arsye dhe as shkak që të ma punonte atë rreng! “Nuk e di sa herë i rrotullova ato mendime se, pa e kuptuar, më kishte zënë gjumi!… Dhe gjumi që të zë pa e kuptuar, tregon se punët i ke të shkurtëra!… Mundet dëgjova ndonjë zhurmë… Ose u zgjova kot!… Por, sa hapa sytë, pashë aty pranë meje një vajzë të vogël… Rreth dymbëdhjetë vjeç… ishte e dobët, e hequr në fytyrë… Dhe po më shikonte me një mënyrë të çuditshme!… Sikur i vinte keq për mua!… Dhe për herë të parë e kuptova se isha bërë për të ardhur keq!… Dhe kur njeriu bëhet për mëshirë ka mbaruar!… I thashë vajzës së vogël: -Po ti?!… Vetëm?!… Ç’bën këtu?!… Ma ktheu ajo: -Po kullos dy dhitë që kemi!… Me të vërtetë, pak më tej po kullosnin dy dhitë çile!… -Më pyeti vajza e vogël: -Mos je plagosur?!… Iu përgjegja: -Jo!… Rrëshqita në një të tatëpjetë dhe u vrava pak!… Po ti, ku e ke shtëpinë?!… Tha vajza: -Ja, tek ai gardhi!… Ajo kasollja që duket!… U çudita!… Një kasolle fare pranë një pylli ku lëvrinin ujqër dhe derra të egër… Ajo, sikur të mos donte të dinte për ato që mendoja unë, më pyeti pa të keq: -Ke uri?!… Qesha dhe iu përgjegja: -Kam pak… Por, kur nuk ke çfarë të hash, uria qëndron më tutje!… Tha vajza e vogël: -Natën po!… Ditën uria nuk të ndahet që nuk të ndahet!… Pardje ne nuk kishim bukë dhe vëllai i vogël gjithë ditën te buka e kishte mëndjen!… I foli nëna: “Mundohu të flesh!… Dhe ai: “Po është ditë!…”. E këshilloi nëna: “Thuaji vetes që është natë!” Ai nuk di se është i vogël!… Unë jam e madhe dhe gjithnjë, kur më merr uria, them me vete: “Tashti është natë!…”. Po ti mos ki turp!… Uria nuk ka turp!… Dhe unë do të sjell bukë dhe pak djathë!… Ajo bisedë dukej si bisedë pleqsh… Ndaj, unë u mundova ta kthej në një drejtim tjetër!… I thashë me të qeshur: -Po ku do ta gjesh ti bukën?!… Ajo ma ktheu: -Në shtëpi!… Dje na pruri miell daja!… Kemi bukë!… Pyeta unë: -Po babi?!… Ajo foli pa të keq: -Babi ne nuk kemi!… Na ka vdekur!… Mbeta unë keq!… Ngado që ta ktheje atë bisedë diçka do të prekje dhe diçka tjetër do të lëndoje thershëm!… Kështu nisin punët për shumicën e njerëzve!… Prandaj u ngrita dhe i thashë vajzës: -Unë po iki!… Dhe ti, merri dhitë dhe shko tek nëna!… Foli vajza: -Po mos u largo shumë se do të të sjell bukë!… Unë u ngrita dhe thashë nxitimthi: -Nuk është nevoja!… Dhe hyra më thellë në pyll. Duke ikur, dëgjova vajzën që tha: -Unë do sjell!… Hyra pyllit pa ditur ku të veja… Gjersa diku u ndala për të mos menduar!… Duket, retë e zeza që qëndronin mbi mendimet e mia u shpërndanë dhe unë, i shkujdesur si asnjëherë, e lashë pyllin dhe dola në një shkëmb prej nga dukej kasollja e vajzës së vogël, gryka e përroit dhe dy fshatrat më tej!… Te shkëmbi u ula dhe fillova të mendohesha… Po mendohesha thellë!… Si ishte e mundur që atje lart, diku, të kishte gjykime, ndëshkime… kur këtu përposh grigja njerëzore ishte braktisur në pyllin e tmerrshëm të tmerrit dhe barinjtë e asaj grigje gënjenin ose flisnin gjëra që nuk i kuptonin as vetë?!… Si ishte e mundur që engjëj të pafajshëm të viheshin në provën e rëndë të urisë?!… Nuk ishte fjala për mua!… Se unë isha ujk dhe kisha bërë mëkate të rënda… Po ajo vajza e vogël, po vëllai i saj dhe nëna e saj kujt i kishin rrëmbyer florinjtë?!… Cilin kishin vrarë?!… Mendimet këmbenin vendet, vinin dhe shkonin… Dhe ktheheshin përsëri!… Dhe unë nuk isha më unë, ngaqë nuk e kuptoja më ku kishte humbur koha në kohë!… Gjersa atje tej u duk ajo vajza e vogël me diçka në dorë!… Dhe, pa e kuptuar çfarë po bëja, i dola përpara te vëndi ku ishim ndarë!… Më kishte sjellë bukë të ngrohtë… Duket, sa e kishin pjekur!…

VIII CMYK

Dhe dy kungullishte: një me qumësht, tjetrën me ujë!… Fola unë: -Ti je nëna ime!… Kështu duhet të ketë qënë ajo kur ishte e vogël!… Vajza e vogël tha: -Unë po iki… Se më presin!… Nëna është e sëmurë!… Nesër do të vij përsëri! Ajo iku!… Dhe unë nuk gjeta as edhe një fjalë tjetër për të shtuar! Kapitulli i Shtatë Më përtej pendimit

Të nesërmen isha më i qetë dhe më i qartë në mendime. Do ta braktisja jetën që kisha bërë gjer në atë kohë… Do të punoja!… Po!… Do te shkoja diku larg, ku nuk do ta dinin kurrë kush isha… Më pas do të merrja edhe nënën… Më pengonte në planet e mia ajo vajza këngëtare nga Berati!… Herë pas herë, edhe pse disa mendime dukej se merrnin rrugë të mbarë, mendimi për atë vajzën vinte dhe ngecte nëpër mendimet që nuk kishin të mbaruar!… Dhe unë kthehesha sërish te fillimi që nuk kishte të filluar!… Kish të ngjarë që atë vajzën unë e doja më shumë nga sa kuptoja dhe kujtoja se i thosha vetes në fshehtësinë e mendimeve të mia! Ngaqë nuk po dilja në asnjë vend, e hoqa qemerin nga mesi dhe e hodha në një shkurre… Dhe në çast m’u duk se isha më i qetë dhe se rruga që kisha përpara për të bërë nuk ishte pa krye. Do të hidhesha në malet përtej te një mik i imi, do të lajmëroja nënën… Më pas, me të parë dhe me të bërë! Për punën e vakëfeve dhe të pendimit nuk e vrisja mendjen shumë!… Se nuk ngjaja as në dervish, as në prift dhe as në hoxhë!… Dhe e dija mirë punën e fajit!… I gënjen mëndja ata që rrëfehen dhe që kujtojnë se ashtu dalin të falur nga fajet!… Faji nuk falet kurrë! Të gjitha sa bëjmë ne këtu në tokë vijnë nga qielli dhe kthehen përsëri atje!… Edhe kjo tokë përsëri atje do të vejë!… këtu nuk ka gjë prej gjëje dhe nuk do të mbetet gjë!… Ne kemi fuqi të tregojmë vetëm ato që janë atje!... Dhe atje janë të gjitha të mirat dhe të gjitha të ligat!... Kur ne nisim atje shtatë barrë me të liga dhe asgjë tjetër, edhe hija jonë, pasi të vdesim, atje me të ligat do të pushojë!… Dhe falje nuk mund të kete!… I thashë unë të panjohurit të çuditshëm: -Po të jetë kështu, atëherë ne të gjithë jemi të humbur!… Se ku mund të gjendet mbi tokën tonë një njeri i vetëm që të mos ketë bërë të liga?!… Ashtu për të ligat as që do të gjendej më vend në qiell!… Foli i panjohuri: -Të ligat janë bërë aq të shuma sa edhe në qiell nuk mund të numërohen!… Dhe vënd në qiell gjithnjë do të ketë!… Se shuma zhvleftëson veten në shumicë!… Kurse e mira, edhe pse më e pakët, bëhet më e vlershme, plotëson zbrazësirën e asgjësë dhe për pjesën njerëzore më të mirë do të gjendet patjetër vënd në qiell!… Ky është ai gjyqi për të cilin flasin të gjithë të tmerruar nga frika e përjetshme!… Tjetër gjyq nuk ka dhe nuk mund të ketë!… Ashtu si nuk ka falje për të ligat, por barasvlerë dhe tejkalim nga të mirat! Aty ai heshti… Ndofta për të kujtuar, ose për të radhitur më mirë atë që donte të tregonte!… Edhe unë nuk e quajta të udhës që të flisja. Pas disa çastesh i panjohuri vazhdoi: -E mbylla punën e vakëfeve… Ia dhashë qemerin me florinj asaj vajzës së vogël, duke e porositur që ta mbanin të fshehtë burimin e asaj pasurie. Kur të vinte koha le të tregonin përgjysmë historinë e qypit me florinj gjetur kur punonin kopshtin. Pasi i gjeta vendin asaj pasurie të vogël që kisha vënë me krime të kryera dhe, pasi fillova ta ndiej kokën më të lehtë nga goditja që kisha marrë, e lajmërova vajzën e vogël që të mos më sillte më ushqime se do të ikja larg. Vajza e vogël u mërzit shumë dhe iku me vrap drejt kasolles. Pas një ore u kthye përsëri me dajën e saj. Që në fjalët e para u binda përfundimisht se ishin njerëz të mirë që fati m’i kishte nxjerrë në rrugë… Dhe, pa shumë mundim, arrita t’i bind se nuk mund të rrija më gjatë. Daja i saj më tha: -Unë një copë hyzmeqari jam, por e kuptoj!… Ne, vetëm të lutemi që ta shtysh për nesër mbrëma që të të përgatisim pak ushqime për rrugës!… Ashtu e lamë. Të nesërmen më të errur, pasi u përshëndeta me ata njerëz të mirë, mora rrugën për në malet përtej me shpresë se do të takohesha me nënën, ose do të merreshim vesh për ta çuar më tej atë që kisha menduar. Kapitulli i Tetë Dy vdekje sjellin të tretën

Nën qiellin prush me yj të asaj nate, duke shpejtuar që të arrija sa më parë në malet përtej me shpresa që ndiqnin ëndërrimet e mia që shtyheshin këmbyerazi për dikë, në të kaluar të rrugës kryesore, dëgjova që më thirrën të ndaloja… Dhe më qëlluan!… Për fat unë kisha kaluar andej nga nuk e prisnin dhe u ika pa iu përgjegjur zjarrit të tyre!… Do të ishte ndonjë koshadhe që priste dikënd të vinte nga ana e fshatit!… Dikënd që e kishte tradhtuar ai që e strehonte!… Kësaj here e kisha shpëtuar unë… Po më tej?!… Punët tona të tilla ishin!…


e diel, 23 shkurt 2003

Afër mëngjesit mbërrita tek ai miku im. Më pritën mirë dhe me një kujdes shumë më të madh!… Thashë me vete se u vinte keq për atë që më kishte gjetur në Berat!… Kafenë e prunë menjëherë dhe i zoti i shtëpisë më tha: -Të rrosh vetë dhe të të ketë lënë uratën!… Unë u preva!… E humba gjer në atë pikë sa nuk iu përgjigja “Të të rrojnë miqtë”!… Foli ai: -Ti nuk di gjë?!… Nga ta dija?!… Ngaqë nuk doja të besoja, nuk gjeja as fjalët që të flisja!… Ai vazhdoi: -Këto janë punët e Zotit!… I ka ai të gjitha në dorë!… Na e dha jetën dhe na e merr kur të dojë!… Ai vazhdonte të fliste, por unë mendoja nënën time!… Unë, djali i saj i prapë, mendoja jetën e saj pa asnjë gëzim!… Dhe aty harrova që isha burrë dhe ia dhashë të qarit!… Ia dhashë një të qari si nuk kisha qarë kurrë në jetën time!… I zoti i shtëpisë më thoshte të bëhesha burrë, se nuk isha unë i pari që më vdiste nëna!… Se nuk ngjallet i vdekuri me të qarë… Gratë e shtëpisë rrinin si të mpira… Të gjitha kishin mbaruar!… Nënën unë nuk do ta shikoja më kurrë!… Më vonë, kur fillova përsëri të kuptoja ku isha, u mundova të dukem ai që nuk isha!… Vetëm atëherë e mora vesh se ajo kishte vdekur atë mbrëmje që jepej ajo darka e madhe në Berat!… Kur mua më ndodhi ajo që ndofta më kot nuk e prisja!… Beu ynë kishte dërguar dy kalorës që të më lajmëronin… Ata sa kishin marrë vesh që unë, në sherr e sipër, kisha therur me thikë gjithë ata njerëz, ishin kthyer menjëherë në fshat… Nënën e kishin varrosur… Beu kishte bërë drekën… Të gjitha sikur po tregoheshin për dikënd që unë nuk e njihja fare!… Nëna e madhe e shtëpisë foli: -Me emrin tënd në gojë vdiq!… Mua sikur më mbërtheu dikush në fyt!… Tha i zoti i shtëpisë: -E thamë një herë!… Të gjithë do të vdesim!… Të Zotit jemi!… Për mua të gjitha kishin mbaruar!… Atë ditë dhe të nesërmen më mbajtën me pahirë. Pasi hëngrëm darkën e ditës së dytë u kërkova leje dhe i zoti i shtëpisë e kuptoi që nuk mund të rrija më!… U nisa nëpër terr, pa e përcaktuar ku do të shkoja… Dhe nëpër terr arrita të kuptoj se i vetmi vend ku unë mund të përplasesha përsëri ishte Berati!… Po!… Unë duhej të shkoja në Berat!… E ndava mëndjen!… Ajo nuk ishte një punë e kurdisur nga bejlerët… Dhe e kishin kurdisur ata më poshtë!.. Për një qemer me florinj!… Disa e kishin paguar!… Tashti duhet të paguante edhe kryetrimi i pashait!… Ashtu diçka do të mbyllej!… Çfarë të të tregoj më tej?!… Shkova tek një mik mbi Berat dhe aty mora vesh se të vdekurit e asaj mbrëmjeje kishin qënë pesë… Dhe të plagosurit tetë!… Ajo për mua nuk kishte asnjë rëndësi!… Por nuk e di dhe nuk arrij të kuptoj me atë vajzën e re jetime, me atë çenginë e bardhë çfarë patën?!… E kishin helmuar!… Dhe nuk dihej ku ia kishin hedhur helmin! Mos edhe për atë kishte faj qemeri im me florinj?!… Në këtë gjendje që jam tashti nuk kam pse gënjej!… Unë me vajzën nuk pata asnjë gjë!… Vetëm ëndrra që koha e vërtetoi se ishin të kota!… Them se mund të ketë folur ndonjë gjë… Ose asaj parie mund t’u ketë qëndruar rëndë dyshimi i marrëdhënieve të saj me mua!… Nuk e di!… Tashti dua vetëm të kem mendimin më të mirë për atë vajzë!… Për këngët e saja që ishin si vajtime!… Për bukurinë e saj!… Dhe nuk e kam për turp të them se vdekja e asaj vajze më dhëmbi njëlloj sa ajo e nënës!… Fati e solli që në Berat t’i mbaroja punët më shpejt dhe më lehtë nga sa e prisja. Në lagjen poshtë bëhej një synetllëk i madh dhe, si i ftuar i parë, do të ishte i pranishëm edhe pashai. Që me natë e kalova urën e Goricës dhe u fsheha te shkëmbinjtë nën kala. Siç e prisja, kur dielli u ngrit lart, u duk vargu i karrocave. Në mes të tyre dallohej karroca e pashait!… Përtej asaj, nga ana e lumit po shkonte kaluar dhe i shkujdesur kryetrimi i pashait!… Ndërsa unë po matesha ta qëlloja, karrocat ndalën. Pashai dha një urdhër dhe kryetrimi e dredhoi kalin përmes karrocave dhe erdhi aty ku e kërkonin. Ai u var përgjysmë nga kali. Pashai i tha diçka… Ai u ngrit… Dhe unë e qëllova në kokë!… Festja i iku tej!… U bë një rrëmujë e madhe!… karrocat u sulën përpara dhe të gjithë thërrisnin kot si të marrosur!… Në mes të asaj rrëmuje zbrita nga shkëmbi, kalova rrugën dhe u hodha në lumë!… Kur u kujtuan për mua, ishte tepër vonë!… Ata më ndoqën, më qëlluan, por plumbat vërshëllenin si me të tallur!… Pasi u enda atyre anëve si ujk, të nesërmen u gjenda këtu ku jemi sonte ne të dy!… Dhe këtu e mora vendimin e fundit!… Nën hijen e këtij lisi, që atëhere ishte i gjelbër!…

I panjohuri pushoi një çast, pastaj befas më pyeti: -Ti e beson?!… I thashë unë i zënë nga befasia: -Çfarë të besoj?!… U përgjegj ai: -Që ky lis është im atë!… Jo ai vetë, por shpirti i tij i futur në të!… Fola unë: -Po qe se ka shpirt, edhe mund të jetë!… Tha ai: -Kjo nuk ka rëndësi!… Ky lis më tha mua që këtu duhej të mbaroja!… Ndaj, pa humbur kohë, zbrita poshtë te karakolli dhe u thashë kush isha dhe se, në rast se donin të më kapnin, le të vinin atje lart te lisi në shkëmb për të më marrë!… Ata ngrinë në vend dhe unë ika. Çfarë mund të kenë bërë më vonë nuk e di, por të nesërmen ushtria e dha ballin nga të gjitha anët. Dyfekun unë e nisa përposh te ullinjtë dhe e mbylla këtu ku je ti tashti. Më qëllonin nga të gjitha anët… Mua dhe lisin!… Më në fund u mbështeta aty ku je mbështetur ti… Dhe nuk kuptova më gjë!… I panjohuri i çuditshëm heshti!… Edhe unë nuk e prisha atë heshtje!… Nuk po e gjeja dot çfarë t’i thosha!… Kapitulli i nëntë Blerimi i lisit që s’është më

Kaluan në heshtje disa çaste që njeriu e ka të vështirë t’i përcaktojë në kohësi… Këtej edhe përtej asaj që në e quajmë vdekje mund të ndodhë një gjë e tillë!… Më në fund qe përsëri ai i panjohuri që e theu heshtjen: -Nata është në të mbaruar!… Mua më duhet të iki!… Se për mua të gjitha kanë mbaruar!… ndaj dhe u shtriva aty ku je ti për të fjetur pa zgjim!… Dhe i mbylla sytë nën hijen e tim eti!… Dalëngadalë, ai syri i madh në qiell do të mbyllet dhe ti do të zgjohesh kur të kërrasë korbi në majën e lisit të thatë!… Atëherë, do të ngrihesh dhe do të nisesh krëhërit të malit… Do të shkosh gjer atje ku ndahen rrugët!… Do te marrësh në të djathtë, përposh në drejtim të lumit!… Te bregu do të ketë gdhirë… Do të të thërresin njerëzit e tu… Dhe je i shpëtuar!… Ti ke fituar dhe nuk do të vdesësh!… Tha këto dhe, si të mos kishte qenë aty, treti në errësirë!… Ndërsa unë kisha mbetur si i braktisur aty ku isha… Dhe befas dëgjova korbin që kërriti nga kurora e lisit të tharë!… Dhe u zgjova!… U ngrita përnjëherësh dhe u nisa në drejtimin që më kishte treguar ai!… Syri i madh nuk dukej më në horizont!… Atje ku ndaheshin rrugët mora poshtë… Dhe të gjitha u zhvilluan siç më kishte thënë i panjohuri i çuditshëm!… Sa arrita te shtabi i batalionit shokët u kujdesën si mundën për mua… Ndërsa unë vazhdoja të mendoja për ato që kishin ndodhur në atë natë duke u gdhirë shtatëmbëdhjetë prilli!… Ashtu siç më tha i panjohuri jetim në atë natë të çuditshme dhe tmerrësisht të gjatë, unë dola i humburi që kishte fituar!…Dhe po arrij gjer në pleqëri të thellë përmes luftërave të jetës!… Por, duke kaluar i braktisur përmes shtigjeve të liga, e harrova historinë e dhimbshme të atij të panjohurit… Për çudi, një ditë të bukur gushti, duke dëgjuar pa shumë vëmendje një kasetë me këngë arabe, arrita te një këngë që më kujtoi Beratin!… Dhe më pushtoi një mall aq i rëndë, sa nuk pata të lehtësuar as pasi shkrova disa vargje për qytetin ku kam lindur!… Atëherë, u kujtova për historinë e harruar të atij shpirtit pa qetësi mbi këtë tokë dhe u vura ta shkruaj. Tashti që e mbarova së shkruari, them se e shleva detyrimin që kisha ndaj tij!… Duket, aq sa i thashë dhe i dhashë shpirtërisht atë natë, nuk ishin të mjaftueshme!… Tashti them se mund të vdes i qetë!… Të shohim!… Ankara, 09.09.2002

shi mbi festë Shtegtim

i

poez

kasëm TREBESHINA

Asgjë s ndalon në hapësirë dhe prapa nuk ësht kthyer një! Ku vete un fëmi i humbur?! As gjeta gjë, as humba gjë! Tej zogjt shtegtar thërrasin qiejve Për çerdhet ndofta jan trishtuar! Un pa kuptim sërish do nisem për asnjë vënd i përmalluar!

Fundi i mendimeve

Ankara, 29.02.2002

Ngadal në terr fundoset dita U zhdukën ëndrrat te zhgënjimi! Gjithçka në vete thell ësht fshehur Ku të pushoj nuk di mendimi! Asgjë nuk duket rreth e rrotull U ndezën yjt në Pambarim! Dhe pak dhe shqetësim i fundit do shuhet vet në pakuptim!

Përmes prrallash

Ankara, 30.09.2002

Thon se jeta ësht e shkurtër, thon se jeta ësht e gjatë! Mirësia thon ësht dritë dhe mëkati tmerr dhe natë! Rrotullohen Shpëtimtarët, mal me fjal gjer në bezdi! Sa mbaron një prrall e stisur nisin shpejt një histori! Flasin dhe për Autorin madhështor pa fund dhe anë! Ti shpëto për veten tënde, lër të qet njeriun pranë!

Gjithnjë do vij

Ankara, 04.10.2002

Po qe se do më duash sa më deshe, përtej, te humbj e madh përgjithmonë, ti vetëm thirr dhe un atje do vij, ku nuk arritëm kurr takimin tonë! Po qe se do më duash sa më deshe, ti do kujtosh një Bot që ish njëherë! Te hij e saj si hije un do vij, sërish, pa jet , do flasim pa u ndjerë!

Shi mbi festë

Tiranë 22.10.2002

Në terr po bie shiu përmbi shi! U lagën ëndrrat, mbushën gjith rrëketë! Dhe mbetëm ëndrrat posht dhe lart në brigje, më tej u shtyn U mbytën gjith në det! Ku vitet po këmbëhen ne festojmë sa ne kërkojm dhe s gjenden te kjo jetë! E kthejm gjith kohn e shkuar në një gotë Përjashta bie shi mbi vëndin e shkretë!

Këmbehen stinët

Tiranë, 31.12.2002

Këmbëhen stinët qet e më të qetë Ngadal shfletoj un kalendarin tim! Kaq pak sa më ka mbetur te kjo jetë përmes kujtimesh kthehet në kujtim! Dhe gjithsa mblodha dhe do mbledh në botë sërish do kthej ku nisin formësitë, ku më e plota nuk ësht kurr e plotë, ku Përjetsia shtyn gjith Përjetsitë! Ku kalendarët s jan më kalendarë, ku vet kuptimi s ësht kuptimësi! Ku vet harrimi tret çfar ish më parë, ku zbrazësira s ësht më zbrazësi! Atje gjith kalendarët do jen fshirë në pajetsi pa koh dhe hapësirë!

Ata që s janë

Tiranë, 01.01.2003

Ju dhëmbshurisht m u shfaqët përsëri si një kujtim-harrim prej pleqërie! Te humbja e përjetshme mbetët hije un endem kot te kjo kuptimësi! Ne ishim bashk dikur në fëmiri, ku koha fshihej vet prej kohësie Pastaj u ndam përtej çdo arratie, ku shkojn të gjith dhe s kthehet më njeri! I lat pa par ju ëndrrat në nxitim dhe mbetën vendet shkret e më të shkretët! Un copra ëndrrash mbledh te gjumi im, i nder të thahen ku s e di as vetë! Kur gjith të shuhen prap te ky harrim për ne kush do kujtohet te kjo jetë?!...

Tiranë, 02.01.2003

IX


e diel, 23 shkurt 2003

krushqit në shtëpinë publike

ese

historia e nuseve plaka

kasëm TREBESHINA

-Et Tartuffe? -Tartuffe? Il se porte a merveille, Gros et gras, le tenint frais et la bouche vermeille. -Le pauvre homme! Moliere

Kapitulli i Parë Një zhurmë e madhe për të mbuluar një turp

Kufoma e Ismail Kadaresë po kalon në disa shtete të Europës e përcjellë me tamtamet e disa pushtetarëve shqiptarë zelltarë të realizimit socialist dhe e mbështetur me të hollat e nxjerra nga lëkurat e shqiptarëve më të varfër. Megjithatë edhe një zhurmë kaq e madhe edhe mali i ngritur me të holla duket nuk po mjaftojnë për të mbuluar turpet dhe krimet e Kadaresë!… Dhe ka shumë të ngjarë që për një gjë të tillë të ishin të vetëdijshëm që në fillim zyrtarët e lartë komunistë, vetë Kadareja dhe disa francezë që besojnë akoma se, po ta mbajnë gojën hapur, mund t’iu bjenë dardhat e pjekura drejt dhe në gurmaz!… Por si nisi gurguleja?!… Duket Kadarenë e thirrën andej lart nga Komiteti Qëndror dhe ai nisi të shkruante disa artikuj që më vonë do ta klasifikonin si disident!… Puna herë-herë dukej sikur shkonte mirë, por kishte edhe raste që dyshimet për punën e tij mahiseshin aq shumë, sa mund të vidhisej e gjithë ngrehina kadareane si të mos kishte qënë kurrë! Atëherë ai vendosi të vepronte ndryshe!… E gjeti atë kuturisje vetë, apo ia shtinë në vesh të tjerë, kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe! Puna është se që nga gjysma e dytë e vitit 1990 Kadareja filloi të shkruante hapur, në Shqipëri dhe në Kosovë, kundër të burgosurve politikë të periudhës hoxhiane. Që një gjë e atillë ndodhi në Shqipëri nuk çudit as edhe hunjët e gardhit, por që ajo të ndodhte në Kosovë nuk kishte ndonjë arsye për të qënë dhe nuk mund të kuptohet as edhe tashi… Ose më mirë, tashi mund të shpjegohet me logjikën e klaneve që prodhon klima dhe mikroklima shqiptare. Kosovarit që kërkon të verifikojë një gjë të tillë do t’i rekomandoja të lexonte gazetën “Rilindja” 6 dhjetor 1993, për takimin me Ismail Kadarenë në Bernë. Kurse shqiptarin nga Shqipëria e Konferencës së Londrës do ta ftoja të lexonte “Ftesë në studio” të Ismail Kadaresë të botuar dhe të përcjellë me zhurmë. Për francezin e urtë rruga do të ishte akoma më e shkurtër: atij do t’i mjaftonte të lexonte “Nëndorin” e janarit 1990. Kuptohet, në Muzeun e Falsiteteve Shqiptare duhej të hynte edhe disidenca tipike shqiptare që profesorë të ndryshëm do ta shpjegonin me ‘ambivalencë’, me ‘hiatus’, me ‘eterodosi’, me kamaleonizëm heroik… Dhe të gjitha këto, për studonjësit e mësipërm, kishin sjellë atë demokraci që kishte lindur në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brëndëshme të periudhës hoxhiane. E çuditëshme, zotrinj!… Hedhin një cinxami në peshoren e madhe dhe pastaj bërrtasin, ulërijnë gjer në kupë të qiellit për t’iu mbushur mëndjen të tjerëve se peshorja lëvizi!… Dhe kur binden se njerëzit largohen me mosbesim dhe qesëndi, e shtyjnë kufomën e qelbur tutje tëhu nëpër disa vende të Europës duke i hedhur parfume nga më të ndryshmet!… Kur adhuronjësit e Kadaresë gjejnë me se të merren dhe mundohen të nxjerrin ndonjë përfitim për veten e ture, politikanët e parëndësishëm këtu edhe atje mundohen ta vendosin herë pas here në vitrinat e partive të tyre atë që ka mbetur nga kufoma e këngëtarit hoxhian duke u kujdesur që ta mbyllin shumë mirë… Dhe njeriu i thjeshtë nuk arrin të kuptojë pse bëhen të gjitha këto përpjekje të mëdha kur loja e ndyrë nuk vlen as parfumet që paguan populli shqiptar që era e qelbur të mos ndihet në Europë. Aty këtu dëgjon ndonjë shkrimtar që, për të shetitur me tren gratis përmes kontinentit tonë, thotë pa asnjë mëdyshje se erën e qelbur të Kadaresë e pëlqejnë shumë në Europë!… Gjer në çfarë pike mund të jetë e vërtetë kjo? Kapitulli i Dytë Përrallat me Luftën e Trojës

Një njeri që aty më parë sillej rreth oborrit të Enver Hoxhës dhe nganjëherë hynte në të për të kënduar ndonjë këngë të lehtë regjistruar në vëllimet hoxhiane, e ka krahasuar luftën e Kosovës me luftën e Trojës!… Domosdo!… Atij i duhet krahasimi për të ndihmuar çështjen e mikut të tij që po qelbet mbi tokë!… Sikur ky menestrel komunist ta bënte një gjë të tillë me ndërgjegje të plotë, nuk do të duhej të merreshin me të!… Mirëpo, duke pasur bindjen se akoma vuan e digjet nga kujtimet e dashurisë së parë, ka të ngjarë se duhet t’i thuhet të mos e kërkojë krahasimin me Luftën e Trojës!… Do të ishte më mirë për të sikur të kujtohej se Europa e tanishme është aq e paaftë dhe e lodhur sa ishte edhe Greqija e Lashtë pas Luftërave të Peleponezit!… Se sot në botë ka vetëm një Superfuqi gjithnjë në rritje dhe kjo Superfuqi mund të krahasohet vetëm me Romën e Lashtë pas Luftës së Dytë Punike!… Menestreli komunist dhe të gjithë shokët e tij duhet të heqin dorë nga prrofkat politike dhe nga përsheshi politiko- letrar me Luftëra Trojash e tjerë e tjera!… Më mirë le të kujtojnë përrallën e La Fontenit për bretkosën që donte të bëhej sa kau duke pirë ujë!… Në vënd që të merren me prrofkat për Luftëra Trojash, më mirë le të mundohen të kuptojnë pse disa fuqi europiane donin të krijonin në Shqipëri një Havel të vogël të mbështetur nga disa intelektualë si ministra, më lart ose më poshtë!… Në vëndet e prapambetura një njeri që ka pasur mundësinë të arsimohet shikohet si intelektual, për të mos thënë si gjysëmperëndi!…

X

Dhe atyre fuqive europiane aq iu duhej!… Se me anë të atij njeriu, të mbështetur nga një grup shqytarësh dhe sherbetorësh, ato fuqi do të kishin një ndikim të drejtëpërdrejtë, ose të tërthortë, në jetën e vëndit!… Me anë të atij njeriu ato fuqi jo vetëm që do të ndikonin në zgjedhjen e ndonjë deputeti të rëndësishëm, por mund të arrinin edhe gjer te çfarë duhej të bënte Presidenti i Republikës!… Llogari të bëra jo keq. Por… Këtu puna ngeci dhe të hollat e papaguara dolën mangut!… Se populli shqiptar i fundit të shekullit ishte i arsimuar!… Nuk ishte si në fillim të shekullit!… Dhe një popull i arsimuar nuk mund t’i respektonte sa i kërkohej as Ismail Kadarenë dhe as shqytarët dhe sherbetorët e tij!… Kur për ata andej jashtë u bë e qartë një gjë e tillë, vendosën të luanin me kartën e letërsisë të ngarkuar me disidencë dhe më pas lojën e vazhduan duke e kthyer në disidencë të ngarkuar me letërsi!… Dhe punët u shtytën më tej me… Jo me çmime Gonkur por me çmime Nobel!… Se, domosdo, është gjithmonë më mirë kur të hollat i paguajnë të tjerët! Një punë e nisur në këtë mënyrë kështu edhe do të përfundonte!… Me këta njerëz, ose edhe me të tjerët si këta!… Ajo që e ngatërron studonjësin joshqiptar qëndron në faktin se pse Kadareja dhe jo një tjetër u zgjodh nga francezët për ta tundur këmborën!… Duket një gjë e ngatërruar, por nuk është aq sa duket po ta marrim problemim lidhur me studentin me moral të dyshimtë, me Enver Hoxhën, që shkoi në Francë dhe nuk pa asnjë nga universitetet e saj!… Kapitulli i Tretë Kërcimi lart me shkop dhe pa shkop

… Dhe studenti me moral të dyshimtë, Enver Hoxha, u bë diktatori i Shqipërisë… Dhe Franca nxitoi të ishte shteti i parë perëndimor që e njohur pushtetin e tij!… Një gjë e tillë ishte tërthorazi një mbështetje tejet e fuqishme për shtytjen më tej të punëve të Enver Hoxhës!… Sigurisht kaq nuk ishte e mjaftueshme për të, por duke përfituar nga ngjarjet historike që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, duke përfituar nga përmbytja klanore e politikës shqiptare dhe sidomos nga servilizmi shqiptar i ngulitur në shekuj, ai arriti hap pas hapi të bënte ato që bëri dhe ta shkatërronte ‘Shqipërinë e tij’ ashtu si e shkatërroi!… Përfundimet janë fare në shesh!… Franca, duke qënë vazhdimisht e pranishme, i ka parë gjërat më mirë se shtetet e tjera europiane!… Për rrjedhojë dinte t’i zgjidhte më mirë kadarenjtë që prisnin të punësoheshin në pazarin e saj! Kur ishte Enver Hoxha gjallë në Shqipëri, zelltarët e tij trumbetonin me mburrje se në pikëpamje teknologjike Shqipëria kishte se çfarë të mësonte nga vëndet e zhvilluara perëndimore, kurse në ideologji Vëndi i Shqiponjave ishte i pari dhe i vetmi në botë dhe të gjithë duhej të vinin për të mësuar shkencën e revolucionit në Shkollën e Partisë në Tiranë!… Domosdo, shoku Enver nuk do të shkonte vetë që të mbante leksione në atë shkollë!… Atje do të shkonin disa instruktorë që, edhe pse do t’i mbanin në mënyrë të shkëlqyer leksionet, përsëri do të mbeteshin që do të mbeteshin instruktorë… Edhe pse fjala e tyre, për rrjedhojë, do të ishte më e përparuara në botë!… Mirëpo, duke u shtytur përpara në kohë, puna po bëhej gjithnjë edhe më e vështirë dhe, për ta nxjerrë në bregun që nuk dukej, duhej të gjendeshin disa instruktorë më të mirë. Kështu, në vitet gjashtëdhjetë nevoja nxori te disa shkrimtarë që sollën në Shqipëri një futurizëm italian të rusifikuar. Ishin me të vërtetë të zotët ata lloj shkrimtarësh!… Se ata i këndonin betonit dhe asfaltit, i këndonin shkatërrimit të blerimit dhe hymnizonin shtyllat e çelikta të tensionit të lartë!… Pale për shqiponjat që fluturonin… Sigurisht në lartësi!… Punë me të vërtetë të lavdishme dhe Enver Hoxha nuk kishte pse të mos mbetej i kënaqur!… Me të vërtetë që ata shkrimtarët e viteve gjashtëdhjetë vidhnin disa nga format e mallkuara të shkrimtarëve perëndimorë, por me çfarë shkathtësie!… Dhe me çfarë loj zelli mosmirënjohës i mallkonin pasi iu vidhnin format!… Dhe me çfarë mjeshtërie socialkomuniste e mbështesnin punën ideologjike të Partisë së Punës të Shqipërisë, gjë që nuk e bënte dot as Zëri i Popullit!… Por si arriti Enver Hoxha gjer te letërsia e viteve gjashtëdhjetë? Më kujtohet, gjatë procesit të parë 1953-1954, në burg erdhën emisarët nga Ministria e Punëve të Brëndëshme dhe më propozuan që të heshtja dhe partia, si shpërblim, do të më përkthente dhe do të më botonte në të gjithë botën. Kuptohet, nuk pranova!… Por ky fakt tregon se Enver Hoxha e kishte përvetësuar shumë mirë mësimin e

sovjektikëve rreth përkthimeve në gjuhë të huaja të të përkëdhelurve, ose të atyre që i duheshin dhe në vitet pesëdhjetë më konsideronte edhe mua si një kandidat të përshtatshëm pasi isha dalluar në mënyrë të çuditëshme në mes të shkrimtarëve të tjerë. Ka shumë të ngjarë që ai lloj suksesi i arritur nga unë t’i ketë prishur punë një tjetri!… Por fjala nuk është për këtë!… Fakti i mësipërm tregon se Enver Hoxhës i duhej një shkrimtar i njohur jashtë… Dhe ai shkrimtar duhej të ishte nga të rinjtë, të njihej me pëlqimin e tij dhe të ishte mirënjohës ndaj diktatorit!… Se të vjetërit e njihnin praktikën europianoperëndimore dhe nuk i besonin gjer në fund përrallat sovjetike! Në fillim të viteve gjashtëdhjetë Enver Hoxha e vendosi që të bënte zgjedhjen përfundimtare: njeriu i zgjedhur duhej të kërcente më lart se të tjerët me shkop dhe pa shkop!… Sigurisht do të kishte nga nënbishtja shtytjen e saktë dhe të fshehtë të Enver Hoxhës!… Një gisht përposh që të ngrihej sipër… Dhe të hollat do t’i paguante populli shqiptar! Kapitulli i Katërt Një kopje në shkallë më të vogël

Diktatori nga Gjirokastra e njihte shumë mirë servilizmin shqiptar dhe ishte plotësisht i vetëdijshëm se pa Miladin Popoviçin nuk do të kishte arritur kurrë aty ku arriti. Në kuptimin hoxhian zvarritja duke ndjekur hijen e një tjetri ishte një meritë shumë e madhe. Prandaj Enver Hoxha i zgjidhte me kujdes zvarranikët që do të krijonin pafundësisht figurën e tij. Përpara se të vendoste për zgjedhjen, ai siguronte materiale nga më komprometonjëset për jetën e të zgjedhurit dhe, pas vendimit, grumbullonte edhe një numur të domosdoshëm gomarësh që i duhesh për dru dhe për ujë! Duke u nisur nga kritere të tilla, diktatori nuk e patë të vështirë që të gjente njeriun që i duhej në vitet gjashtëdhjetë. Dikujt që niset nga vlerësime të pastra letrare mund t’i duket zgjedhja e Enver Hoxhës si një rastësi!… Se në fillim të viteve gjashtëdhjetë u shquan, secili sipas mënyrës së tij, tre shkrimtarë… Dhe ata dihen kush ishin! Mirëpo zgjedhja nuk mund të binte mbi Fatos Arapin, se ishte tepër personal në krijimtarinë e tij… Nuk mund të binte as mbi Dritëro Agollin, se ai i merte tepër seriozisht të gjitha gjërat!… Për më tepër që të dy nuk ishin nga Gjirokastra!… Eshtë e qartë se i vetmi që mund të krijonte pafundësisht figurën e Enver Hoxhës, i vetmi që mund të ndiqte me përuljen e një skllavi plenumet e partisë hoxhiane, ishte Ismail Kadareja! Ta quash Ismail Kadarenë zvarranik është pak! Ta quash eklektik është shumë!… Se Ismail Kadaresë, megjithëse mundohej ta mbante të fshehtë, i bënin hije edhe të vdekurit!… Enver Hoxha, me shkathtësinë e tij të çuditëshme, këtë gjë e kuptoi që me të parën!… Dhe një njeriu që i bënin hije të vdekurit, të gjallët i kishin ardhur në majë të hundës!… Pastaj Ismail Kadaresë-nxënës i ishte thyer nota në sjellje për një “budallallëk”!… Po, po!… Nuk mund të gjendej një njeri më i bindur se Ismail Kadareja!… Kështu u krijua një dyshe e re dhe kësaj here të dy njerëzit ishin nga Gjirokastra!… Enveri do të luante rolin e Miladin Popoviçit, duke i vënë tjetrit dorën poshtë për ta ngritur lart, kurse Ismaili, si në Përrallat Arabe, në ndjekje të hijes së udhëheqësit, do të transformohej herë në kulpër rreth trupit hoxhian, duke u munduar të ngjitej sa më lart në sy të bashkëshokëve, kurse herë të tjera do të kthehej në kameleont për t’i gabuar dhe për t’i gëlltitur të gjitha ata që mund t’i bënin hije në mendimet e tija të sëmura! E tillë ishte gjëndja dhe më kot tashti hidhen e përdridhen pushtetarët paskomunistë për të vërtetuar disidencën e fshehtë të Kadaresë!… Gënjejnë veten edhe profesorët pushakë duke u munduar të gjejnë në fall “alternativat” kadareane!… Gënjen veten me qëndrime “paqësore” edhe ndonjë miku im si Mehmet Myftiu që të kujton “mirësinë” e sekretarëve hoxhianë të rretheve!… Të zhgënjyer gjer ku nuk thuhet do të mbeten edhe adhuronjësit e tij pas një mundimi të gjatë për ta paraqitur kameleonizmin heroizëm!… Këtyre njerëzve unë dua t’iu kujtoj vetëm 7 korrikun 1978 kur, fill pas prishjes përfundimtare me kinezët, emisarët e Tiranës u shpërndanë në kryeqytet e disa vënde të botës!… Të gjithë e dinë emrin e “disidentit” që u dërgua në Paris me materialet propagandistike të P P Sh. Historia është e bukur se përpara shtyhen ngjarjet me ata që luajnë në to dhe më pas vijnë të tjerët që i shkruajnë. Diktatori nuk i ndryshon dot ato që kanë ndodhur. Por duke qënë se këtu nuk e kemi fjalën për Historinë e Shqipërisë në vitet gjashtëdhjetë, nuk mbetet veç të themi se të dy njerëzit nga Gjirokastra ishin bërë për njëri tjetrin dhe do të shkelnin në faqet e historisë së tyre të baltosur dhe gjakosur të dy bashkë! Kështu u krijua kopja e saktë e Enver Hoxhës, sigurisht në shkallë shumë më të zvogëluar!… Dhe Enveri i vogël do të vazhdonte t’i shkruante prrallat historike në disa variante… Sipas urdhërave dhe interesave të partive të ndryshme, sipas diktatit të njerëzve në pushtet brënda dhe jashtë!… Edhe tashti Kadareja po vazhdon t’i shkruajë veprat e tija në disa variante: me demokratët si disident, kurse me socialistët i hedh alkoolit pas ujë që të dalë pas më i lehtë në të pirë!… Kujtoni Fluturimin


e diel, 23 shkurt 2003

e shtërgut!… Edhe bujqit, edhe shërbëtorët e Kadaresë po mundohen ta shtyjnë pafundësisht komedinë që ka mbaruar prej kohësh!… Kapitulli i Pestë Mumifikimi i disidencës në Shqipëri

Kadareja lëpihej dhe lëpihet, shtihej dhe shtihet sikur nuk e do çmimin Nobel me arsyetimin se gjoja ashtu dhe kështu… Kurse bujqit dhe shërbëtorët e tij, përmes Shtëpive Publike të mediave kadareane, shpallin me të madhe se e quajnë të lauruar me Nobelin të adhuruarin e tyre!… Dhe, si thërrisnin, tashti shtyjnë me ulurima për të shkallët sipërore të mbiemrave në shqip!… Megjithatë, e kuptojnë se shtëpia nuk mbahet me zhurmët nga nënbishtja dhepo kërkojnë të gjejnë rrugë të tjera për të dalë nga rruga e verbër ku janë futur pas berihajit!… E vërteta është se tashti e kanë kaluar hutimin e parë pas përmbysjes së socializmit real kur përsërisnin me vete pafund dhe me një shpresë të vakët mësimin gorbaçovjan për mbajtjen me çdo kusht të pushtetit!… Ndaj më tej profesorushët pushakë të social-komunizmit në Shqipërinë e trembëdhjetës dhe në Kosovë, pas kalimit të atij hutimi, kërkojnë të gjejnë mjetet më të përshtatëshme për të mbrojtur me siguri realizmin socialist në tërësi dhe atë kadarean në mënyrë të veçantë. Profesorushët pushakë, të çliruar nga tronditja e parë, e kuptuan menjëherë se detyra kryesore e tyre ishte të mënjanonin ne një farë mënyre disidencën e vërtetë shqiptare, duke e hedhur tutje në ndonjë planet të largët, bie fjala tutje Saturnit!… Ose, të pakën, t’i mbanin disidentët e vërtetë diku në formë të mumifikuar!… Për të realizuar një gjë të tillë duhej më parë të shpallej Kadareja disidenti i parë dhe kjo duhej të mbështetej nga Partia Demokratike dhe nga disa të burgosur si Arbnori, Zhiti, Velua… Dhe të shtërngoheshin edhe disa të tjerë të burgosur që ta pranonin atë gjë si të vërtetë!… Një të thënë dhe u bë!… Por, për dreq, doli se kjo nuk ishte e mjaftueshme!… U pa qartë se duhej të futeshin në disidencë edhe disa njerëz që kishin ngritur diku dolli me Hrushovin!… Domosdo!… Dashuri e vjetër dhe nuk mund të harrohej lehtë!… Sa për Presidentin dhe shokët e tij demokratë, ata e prenë vetë biletën dhe u futën në disidencën shqiptare!… Fundja, kjo ishte e drejta e pushtetit të tyre!… Mirëpo pikërisht në këtë kohë, kur realizmi socialist filloi të ndjehet më i sigurtë, mumjet filluan të flisnin!… Dhe një gjë e tillë nuk kishte ndodhur as në Egjyptin e Lahtë!… Si do t’i bëhej hallit!… Aty u gjen Agim Vinca, pushak dhe bukur i kënduar në labirintet… Jo të modernizmit, por të diktaturës!… Dhe ky lloj pushaku shpalli në ‘alternativat’ se mumjet duhej të liheshin të lirë që të bëlbëzonin pak, kurse realistët e socializmit, si socialista realë që ishin, duhej të thërrisnin dhe të bërrtisnin gjer në kupë të qiellit! Po, more, po!… Dhe Vinca dha vetë shembullin i pari duke futur Everestin e tij diku në vëndin e lirë në shtëpinë ku banonte… Ose, ndofta… Ka të ngjarë, që në shtrëngim, e fut në çantën e tij dhe bredh me të nëpër botë!… I bëri si i bëri Agim Vinca alternativat, le t’i mbeten për veten e tij, se për më shumë ato nuk vlejnë!… Por më tej!… Puna më tej shkoi ashtu si shkoi dhe ai, më në fund, shpalli me krenari se në Kosovë thoshin: “Në dashtë!…” Besa bukur!… Por Vinca harroi se andej poshtë në Shqipërinë e Jugut, për njerëz që shkruajnë dhe dërdëllisin si ai, thonë: “Në të koloit!…” Si e shikon edhe vetë Agim Vinca, shqipja është shumë më e pasur nga sa kujton ai!… Dhe njeriu që i ka rënë kryq e tërthuar Vëndit të Shqiponjave nuk e ka pasur të vështirë që të shikojë dhe dëgjojë shumë gjëra!… Puna është që nacionalisti i sheqerosur Agim Vinca t’i përvishet punës dhe të mësojë pakëz më mirë si zgjedhohen foljet në shqip!… Kaq besoj se mjafton për Vincën dhe le ta lëmë që të merret edhe më tej me ambivalencat e tija dhe me heroizmat kameleonike!… Se, domosdo, pasi shkruhet fjala ‘came’ vjen fjala ‘leon’!… Profesorushi le ta shkruajë si të dojë!… Fjalorët i ka… I rëndësishëm në raste të tilla është ‘luani’ dhe… Nuk të bën goja ta thuash, por në ndërtime të kësaj natyre ‘luani’ qëndron në fund!… Si mund të bëhet ndryshe?!… Kapitulli i Gjashtë Kritika zvarriset pas shqytarit nga Gjirokastra

Realizmi socialist, që në lindje asmatik, e ka pasur gjithnjë dhe kudo jetën të vështirë, por më të padurueshme e ka pasur në Shqipëri… Dhe dihet pse! Autorët e kësaj shkolle, të lindur në skllavëri, kanë kaluar gati në të gjithë rrathët e poshtërimit njerëzor, prej kontrollit të dhjetra cenzorëve të padeklaruar dhe gjer të metoda e punimit kolektiv. Megjithatë, më të përkëdhelurit në mes të atyre autorëve, pa pyetur për ligjet ndërkombëtare të autorësisë, përktheheshin gratis në gjuhë të ndryshme nga vetë shtetet komuniste dhe autorët e përkthyer gëzonin privilegjet feudale që iu siguronte socializmi real. Në këto privilegje poshtëruese në kuptim të dyfishtë hynte edhe e drejta e denoncimit për burgosjen dhe zhdukjen e rivalëve të shkrimtarëves më të zellshëm të realizmit asmatik socialist. Këtë gjë jo se nuk e kishin kuptuar me kohë ata nga Kosova, por, të sëmurë nga dashuria idilike për Enver Hoxhën, bënin sikur nuk e vinin re dhe shtynin më tej provincializmin e tyre drejt një përsheshi modernist dhe shtiheshin sikur nuk dinin gjë

për fyerjet që shqytari Kadare nga Gjirokastra hidhte pa kursyer kundër shumë shkrimtarëve të njohur shqiptarë dhe, në masë akoma më të madhe, kundër shkrimtarëve më në zë botërorë të Shekullit të Njëzetë!… Mirëpo, me përmbysjen e socializmit real si sistem botëror, si për Shqipërinë e trembëdhjetës, ashtu edhe për Kosovën, erdhi ora e provës së madhe!… Dhe, kur mbytet anija, mijtë lëvizin të parët për të shpëtuar!… Dihet kush ia mbathi në atë kohë!… Megjithatë duhej gjetur çasti edhe për të sharë, edhe për të mburrur!… Dhe feudalët e vegjël të kohës së kaluar social-komuniste sikur u ndanë pakëz në mendimet e tyre! Bujqit e Shqipërisë së trembëdhjetës e kishin si tepër të shtrenjtë të kaluarën dhe nuk iu bënte zëmra që t’i flaknin qershitë e ndytura!… Kurse provincialo-modernistët nga Kosova e ndanë mëndjen që t’i flaknin qershitë e pabëra, ndërsa të tjerat i quajtën të paflliqura!… Dhe shpallë pa mëdyshje se dokumentat të mirëfillta ishin vetëm artikujt që ishin botuar në shtypin e censuarar të Enver Hoxhës!… Për studjonjësit kosovarë veprat e pabotuara nuk ekzistonin dhe nuk mund të studjoheshin! Në këtë mënyrë lindi, brenda dhe jashtë Shqipërisë së trembëdhjetës dhe Kosovës, ‘studimi biblografik’ i mbushur me Kadare dhe me ca pakë shkrimtarë hedhur në librat e Historisë së Letërsisë Shqipe në formë turshish. Kështu lindën në Shqipërinë e trembëdhjetës dhe në Kosovë trimat e letërsisë dhe nderet e turpet!… Dhe patrullat e reparteve të propagandës komuniste nxitonin të zbulonin kundërshtarët e përhershëm të realizmit socialist dhe merrnin nga ata intervista që nuk do të botoheshin kurrë!… Kurse mendimet e atyre kundërshtarëve i jepnin, sipas nevojës, të kthyer dhe të përkthyer në mënyrën më poshtëronjëse!… Dhe pasi i kryen këto punë në përputhje të plotë me stilin feudal lapurak shqiptar, trimat e letërsisë së realizmit socialist u ndjenë më të sigurtë dhe kujtuan se mund të preheshin bukur mire në hijen e shqytit të Kadaresë!… Mendim i bukur dhe kalorës të atillë e meritonin atë prehje!… Por ç’e do!… Shqytari nga Gjirokastra dridhej e përdridhej sipas urdhëresave që merrte dhe shkonte të mblidhte qindarkat nëpër vënde të ndryshme të Europës… Dhe ndonjëherë delte në televizionin shqiptar për të çbërë ato që kishte bërë, për të deklaruar se s’kishte marrë honorare dhe për të shpallur se nuk e donte çmimin Nobel! Të gjitha këto ishin shumë të bukura, por në të njëjtën kohë të gjitha këto po i ngatërronin keq kritikën e përdhunuar socialkomuniste!… Kurse letërsia e përbuzur po lundronte e sigurtë nëpër Oqeanin e Artit drejt të ardhmes sido që të vinte! Kapitulli i Shtatë Qershitë e flliqura dhe qershitë e pabëra

Nuk ka asnjë rëndësi kush qe i pari që hodhi mendimin për ndarjen e qershive të flliqura nga ato të pabëra!… Edhe sikur të ketë qënë këtejas, edhe sikur të ketë qënë përtejas i lindur dhe i rritur atje dhe pa shkelur kurrë në Shqipërinë e trembëdhjetës, puna nuk ndryshon. Megjithatë duhet pranuar se shqiptarit këtejas nuk do t’i bënte zëmra që t’i ndante më dysh shkrimtarët e Enver Hoxhës!… Të linte në njërën anë shoferat me kurse të shkurtuara dhe në anën tjetër të mëdhenjtë, sidomos nderi i turpit të kombit!… Mirëpo ata përtejasit e bënë zemrën gur dhe e ndanë realizmin socialist në dy pjesë… Bajraktarët e letërsisë nuk ishin të realizmit socialist, se kishin ambivalencë, disidencë… Disidencë?!… Po, more, po!… Në fund të fundit, që disidenca të mos mbetej e fyer, do t’i jepej edhe asaj një vënd andej nga fundi i sallës!… Do t’i jepej edhe Fishtës një dekoratë pune, nga që dikur, në rinis, kishte çarë disa dru plepi!… Dhe puna u duk se u mbyll në mënyrë të përsosur duke i lënë bagëtitë aq sa ishin dhe ujqit të ngopur!… Sigurisht shpikësit e kësaj teorie shkonin me shpresë se, pasi të hidhnin hendekun, do të ktheheshin sërish për të njësuar në mënyrën më revolucionare realizmin socialist hoxhian! Mendime tejet të mrekullishme, por që nuk dhanë asnjë përfundim të saktë!… Se nuk mund të ndahen shoferët romancierë nga spiunët romancierë!… Se që të dy palët kërcënonin njëri-tjetrin dhe Enver Hoxha flinte i qetë pa e ndërruar krahun!… Si i bëhej punës?!… Përsëri njerëzit e zgjuar këtejas dhe përtejas e gjetën zgjidhjen!… Realizmi social-komuniste le të mbetej ashtu siç ishte dhe të gjitha gjërat le të binin mbi kritikën letrare! Ai, Dhimtri i Simon Shuteriqit, me Koço Bihikun dhe me disa të tjerë e kishin të gjithë fajin… Se kishin kritikuar, diku më lart dhe diku më poshtë, Ismail Kadarenë!… Më vonë u kujtuan se kritika kishte fyer edhe Konicën bashkë me disa shkrimtarë të vdekur të tjerë, që të gjithë të rëndësishëm!… Bre, bre, bre!… Çfarë paskeshin bërë ata kritikë!… Dhe e gjithë ajo punë e keqe dokumentohej në librat shkollore të nxitura dhe të kontrolluara me jo më pas se shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mënyra nga udhëheqja e lartë!… Kuptohet, ata e kanë bërë një punë shumë të keqe që nuk mund të lejohet as nga ndërgjegja njerëzore dhe as nga dinjiteti shkencor!… Por më thoni, zotrinj, alternativat që shkruani ju tashi a janë të ndërgjegjëshme dhe a kanë ndonjë fije dinjiteti shkencor?!… A kishte ndërgjegje njerëzore dhe dinjitet artistik shkrimtari kur e mernin me benc për të shkruar ‘dimrat e mëdhenj’ dhe kur i vinin përpara vëllimin e 19-të të veprave të Enver Hoxhës?!… Apo dinjitetin dhe ndërgjegjen e tij kishin ku i fusnin kur ai lloj shkrimtari fyente ndyras Prustin, Xhojsin, Kafkën dhe shumë të tjerë që nuk i kishin faj?!… Mos tregoni prralla, zotrinj!… Dhe mos u përdridhni si

e

es

gjarpëri i varë në të perënduar të diellit!… Ju nuk kishit asnjë nevojë që të dëgjonit deklaratën që bëri ish shefi i Sigurimit të Shtetit në gjyq! Ju i kishit vetë shkrimet e Kadaresë që dëshmonin katërcipërisht ato që tha ish-zyrtari i larë!… Por këty hyn ajo çështja e epokës që duhet patjetër ta përfaqsoni ju, dikur pa mjekrra dhe tashti me mjekrra!… Duket e keni fituar këtë të drejtë nga mjekrrat që keni lënë!… Sikur mjekrrat, duke qënë se Enver Hoxha nuk ju lejonte që t’i mbanit, tashti janë kthyer në një dëshmi demokratizimi!… Del pyetja, a janë me të vërtetë përfaqësonjës të epokës sundimtarët që kanë mbushur jetën e vëndit të tyre me krime të pashëmbullta? A mund të flitet për një njeri si përfaqësonjës epoke kur ai hyn në qymezin e pulave dhe i lë gratë dhe kalamajtë pa asnjë vezë?!… Dhe shqiptarët e dinë se në qymezin e pulave nuk ka guxuar të hyjë as edhe një okupator! Kapitulli i Tetë Dokumenta dhe ‘dokumenta’

Shkrimtarët dhe studjuesit e këtejëm e pranuan censurën enveriste me një ndjenjë të dyfishtë. Nga njëra anë nuk iu vinte mirë që i censuronin, kurse nga ana tjetër lumturoheshin se Enver Hoxha, me anë të censurës, zhdukte rivalët e tyre. Kështu shkrimtarët dhe studjuesite këtejëm jo vetëm u mësuan me censurën, por u shtynë më tek duke e pranuar vetëcensurimin me një kënaqësi tejet të madhe. Ndryshe ishin punët me përtejasit. Ata gëzonin një lloj lirije dhe mirëqënijeje më të madhe në anën tjetër dhe kërkonin akoma më shumë duke u mbështetur në një nacionalizëm karafilash në Atdheun Mëmë dhe harronin se ashtu po dëmtoheshin të dyja palët. Nuk ishte puna për të mbajtur, apo për të mos mbajtur mjekrra!… E keqja vinte nga ndryshimi në mirëqënie dhe nga ai i llojit të lirisë për t’u shprehur. Modernizmi provincial nuk do të sillte asnjë të keqe, se, në fund të fundit, do të kalohej pa dhëmbje historike dhe do të sillte diçka më të qëndruarshme. E keqja më e madhe për një popull qëndron te mungesa e lirisë dhe e pavarësisë… Dhe e keqja një letërsie i vjen nga censura dhe nga vetëcensurimi!… Duke qënë punët kështu, historia për Kosovën po rridhte në mënyrë të pandalëshme brënda brigjeve të saj të natyrëshme. Por nuk mund të thuhej një gjë e tillë edhe për Shqipërinë e trembëdhjetës, ku varfëria u zvarrit nëpër qytete dhe fshatra, gjersa arriti të pushtonte edhe qymezet e pulave!… Prandaj pikërisht në këtë kohë unë përsërita me të madhe rrezikun që vinte nga pabarazia në mirëqënie dhe në fusha të tjera dhe që po copëtonte në mënyrë të pandalëshme gjithë botën shqiptare!… të gjitha këto do t’i lexoni në procesin tim gjyqësor të 1980-tës. Zotrinjve përtejas që kërkojnë vërtetime për gjëra të tilla do t’iu thosha të shikonin shkrimet e shkrimtarëve kundër meje si dhe proceset gjyqësore!… Apo mos vallë zotrinjtë pushakë nuk përfillin dokumentat gjyqësore?!… Mbaj mënd në burgun e Ballshit m’u zëmruan keq miqt e mi nga që iu thash se në botë kishte vetëm një supërfuqi. Kjo ka ndodhur më 1982. Atëherë iu thash se nuk do të kishte forca paralele në botë dhe as revolucion botëror komunist!… Se Shqipëria duhej t’i mbante sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!… Zotrinj përtejas!… A mos doni edhe për këtë një dokument?!… A mos doni ndonjë dokument për atë shkrimin te “Këmbëkryq të rrapi i fshatit” ku, më 1990, ju thosha se liria do t’ju vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!… Kuptohet!… Dokumenta të tillë ju nuk do t’i pranoni!… Si skllevër që jeni, mund të pranoni për të vërteta vetëm ato që shkruheshin në shtypin hoxhian!… Ju nuk mund të pranoni se nga fundi i viteve pesëdhjetë një grup historianësh të rinj iu përveshën punës që ta rishikonin periudhën e pavarësisë dhe figurën e Haxhi Qamilit, por ndërhynë nga lart dhe i bënë që të heshtin!… Ju nuk doni të dini që në Universitetin e Tiranës dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve kishte njerëz që mendonin të shkruanin një monografi për Gjergj Fishtën, monografi që u ndalua po ashtu nga udhëheqja e lartësishme komuniste!… Ju nuk doni të dini që Dhimitër Simon Shuteriqi hidhej në drejtim të reabilitimit të Fishtës dhe pastaj tërhiqej!… Ju nuk doni të dini se, më 1953, pasi mbaroi një nga mbledhjet e lidhjes me zhurmë dhe sharje nga më të rëndat, Dhimitër Simon Shuteriqi psherëtin thellë dhe tha me zë të mbytur: -Të gjitha këto ndodhin nga që nuk kemi këtu Nolin dhe të tjerët! Del pyetja: -A e donin Nolin Ismail Kadareja dhe të Në Universitetin e tjerët?!… Enver Hoxha i dinte mirë punët e tija. Fuste të Tiranës dhe në ziheshin të vjetërit me të rinjtë, ‘modernët’ me Lidhje kishte njerëz ‘klasikët’, që në fund ai vetë të ndërhynte dhe të deklaronte se të vjetërit dhe të rinjtë partia i donte që mendonin të njëlloj dhe që të gjithë bashkë bënin punën e partisë. shkruanin një Ja çfarë dokumentash vlerësohen nga pushakët monografi për si të vërteta!… Gjergj Fishtën Dhe e gjithë kjo është lavdia e viteve gjashtëdhjetë e dokumentuar nga shtypi hoxhian dhe e mbushur me luftë klasash, me shqiponja që fluturonin lart, me zhdukjen e blerimit, me uzina të zhurmëshme që shkonin gjer në ato për remontin e sonetave!… Me nacionalizëm primitiv, me denoncime për Dhora Lekën, Bilal Xhaferrin dhe shumë të tjerë… Se në vitet gjashtëdhjetë lavdi të tilla nuk kanë të mbaruar!… Dhe nuk kishin të mbaruar as fyerjet për popujt e tjerë!… Mbajini, zotrinj pushakë, dokumentat tuaja dhe shtyhuni me to nëpër Europë ku, së bashku me disa ambasadorë, mundohuni të gënjeni ndonjë profesor universiteti, se politikanët europianë e gënjejnë vetë veten! Kështu, me siguri, do të siguroni edhe diçka për kuletën!… XII

XI


e diel, 23 shkurt 2003

ese

krushqit në shtëpinë publike kasëm TREBESHINA

XI

Kapitulli i Nëntë Edhe një herë për kritikën letrare

Popuj të ndryshëm, sipas nisjes historike, kanë treguar prirje të dalluarshme në mes tyre. Izraelitët janë vërtitur më shumë në mes tokës dhe të qiellit, kurse grekët e lashtë u përpoqën të zbulonin çdo gjë!… Romakët u munduarn të përsosnin ligjshmërinë… Vëndet e Ulta anuan më shumë nga artet figurative… Dhe kështu me radhë!… Secili popull e ka pasur më të lehtë të pinte ujë që delta nga toka ku ishte vendosur përgjithmonë!… Populli shqiptar, nga sa del prej dokumentave historikë, është marrë fillimisht më shumë me prralla dhe më vonë edhe me letërsi. Ndofta nga që u argëtua pakëz si shumë duke treguar prralla në pasdarkat e ‘netëve të mëdha dhe të vogla’, në festat e besimeve të ndryshme sipas feve që ndërronte… Dhe nuk e gjeti dot kohën që të merrej me kritikën letrare dhe me mendimin për botën dhe qiellin. Prandaj edhe sot e këtë ditë në Shqipërinë e këtejme dhe të përtejme dalin profesorë pushakë që shesin përçartjen e tyre për kritikë letrare. Por a do ta vlente që të përmendeshin këto gjëra?!… Them se po!… Se populli shqiptar nuk e ka vendosur të dëgjojë përfundimisht dërdëllitjet e rrakatakeve dhe të kritikëve të tyre!… Prandaj nuk do të ishte keq sikur të fillonin të fliteshin fjalët e para mbi këtë temë. Dihet që nga kohët e lashta se më parë punohet, mbillet, korret, shihet në lëmë dhe më pas vjen mulliri për të bluar drithin. Kështu ndodh edhe në letërsi! Krijimtaria paraprin, më pas vijnë studjuesit dhe mendimtarët që zbërthejnë veprat dhe nxjerrin ligjmëritë e krijimit duke u shtytur më tej në paraqitjen e gjinive dhe të vlerave. Të gjithë profesorushët pushakë një gjë të tillë e dinë shumë mirë, por, për arsye kadareane, bëjnë sikur nuk e dinë dhe nxjerrin si përfundim se shkrimtarët e shquar, shkrimtarët e mëdhenj dhe kështu me radhë nuk ishin të realizmit socialist!… Një shaka shumë e trashë!… Zotrinj, atëhere kush ishte i realizmit socialist?!… Shoferat?!… Mos ishin artikujt bajatë me polemikë gazetash social-komuniste?!… Apo ishin ata njerëz që kërkonin të reabilitonin Fishtën duke tentuar të shkruanin edhe një monografi për të?!… Për këta lloj profesorushët pushakë, sipas urdhëzimeve të partisë mëmë, kritika letrare i parapriu krijimtarisë letrare duke e ndriçuar dhe pasuruar ideologjikisht atë lloj krimjimtarie. Për këtë lloj profesorushësh pushakë Ismail Kadareja është shkëputur nga realizmi socialist nga që ka sharë tom më top gjithë letërsinë shqipe dhe botërore! Ka sharë në mënyrën më të ndyrë Fishtën, Konicën, Nolin, Koliqin… Ka sharë edhe shumë të tjerë!… Dhe të gjithë këta të sharë duhen dënuar… Pse?! Se i ka sharë Kadareja!… Dhe Kadareja, sipas Mehmet Myftiut, është një artist i brishtë!… Dhe kujt iu bë vonë për një gjë të tillë?!… Mos vallë brishtësia është arsye e mjaftuarshme për të sharë të gjithë botën?!… Për të marrë nëpër këmbë njerëz të pambrojtur si Janulla dhe shumë të tjerë?!… Mos vallë brishtësia është arsye e mjaftuarshme për të bërë spiunllëket që ka bërë Kadareja?!… Për njerëz si Agim Vinca me shokë Ismail Kadareja është disident dhe kaluar disidenti, se ka denoncuar të gjithë shokët e tij të Sigurimit të Shtetit dhe, pasi ka kryer një punë të tillë shumë të lavdërueshme, ka ngulur mirë të dy këmbët në oborrin e Enver Hoxhës dhe ka lëshuar mallimit kundër Prustit, Xhojsit, Kafkës… Dhe të gjitha këto mrekullira i ka paguar populli shqiptar… Megjithëse oborrin e Hoxhës e kishte të tijin!… De, more, de!… Nga Gjirokastra dhe sa bukur dinte dhe di të shajë!… Tashi sikur dridhet pakëz, po atëherë… Bre, bre, bre!… Si i lëshonte bubullimat kundër Biblës, gjithnjë në vazhdën e Enver Hoxhës!… Sikur ngjallej Marksi vetë kur trumbetonte në mënyrë të madhërishme revolucionin komunist dhe luftën e klasave!… Tashti më thoni, zotrinj, për këtë lloj disidence të Kadaresë keni grumbulluar gjithë harbutërinë tuaj duke valëvitur me zhurmë dokumentat e botuara në shtypin hoxhian?!… Për këtë lloj disidence i bini më qafë Dhimitër Simon Shuteriqit dhe gjithë të tjerëve?!… Ndofta ppr të gjitha këto do të mund të përgjigjej Mehmet Myftiu! Le të provojë!… Zotrinj!… Po të mendoheshit, qoftë edhe për një çast të vetëm, të gjitha do të mund të ndryshoheshin… Dhe për mirë!… Kapitulli i Dhjetë Mesia dhe vunderkindët

Por ju nuk u menduat!… Se, duke i shërbyer për një kohë të gjatë diktatorit nga Gjirokastra, harruat që një njësi matjeje, me çfarë metode që të caktohej, do të ishte një gjë e mirë!… Se ashtu njerëzimi do të dëmtohej më pas dhe do të prëfitonte më shumë në marrëdhëniet jetësore!… Ashtu si ishit mësuar ji me njësitë matëse që diktatori i ndërronte sipas rastit, nuk mund të mendoheshit!… Diktatori nga Gjirokastra, për rreth gjysëm shekulli, e shkatërroi gjithë botën shqiptare të shkallmuar dhe la vetëm vete dhe rrotull pak njerëz që nuk i bënin hije. Nga ji të gjithë u pranua pas asnjë kusht që Hoxha dhe partia solën dritën, historinë, gjeografinë, letërsinë… Edhe ujin e pakët e solli ai dhe partia e tij! Të gjitha lindën me të dhe vetëm në një datë!… Dhe ku kujtonit se prrallat komuniste do të ishin të përjetëshme! Prandaj duronit me ngazëllim kur hidhte një fjalë për të burgosurit, kur ju fuste që të guduliseshit lehtazi të rinj dhe të vjetër… Kur përkëdhelte hapur disa romancierë shoferë, që romancierët e rëndësishëm spiunë ta kuptonin ku e kishin vëndin!… Jetuat me të vërtetë kohë të bukura dhe u trishtuat ca si shumë kur ato kohë perënduan përfundimisht!… Ndaj në çastet e para u hutuat aq shumë, sa i flliqët mbarë e prapë qershitë që kishin mbetur.

XII

Mirëpo, fill pas hutimit të parë dhe dëshpërimit duket të kotë, filloi të bëhej e qartë për ju se, me mjete të tjera, mund t’i mbanit më gjatë lavdinë dhe qelepiret!… Se andej nga Europa dinin shumë gjëra, por ndyrësirat tuaja nuk i kishin njohur akoma!… Dhe u vutë me një zell të patregueshëm që epoka e lavdisë tuaj të flliqur të mos vidhisej kurrë!… Shqipërinë e shtytët gjer ku nuk mund të shtyhej… E bëtë vëndin e mrekullirave!… Në vëndin e shqiponjave vunderkindët nuk kishin të mbaruar!… Dhe, kryesorja, pasi i thatë Enver Hoxhës që të kolovitej përkohësisht në dhomën tjetër, ku mund të pinte me qetësi cigarët e tij të zgjedhur, në murin kryesor të Shtëpisë Publike vutë portretin e shqytarit të tij!… Punë të bukura sa më nuk bëhet!… Ndaj të gjitha ditët e vitit tashti shënohen me emrin e shenjtorit të vetëm!… Dhe ju, me daulle dhe borie, po shtyni tutje britmat tuaja!… Onufri ishte një parakadarean!… Kadareja po niste Luftën e Trojës!… Gjeniu i letrave dhe i kartonit!… Mbreti i letërsisë shqipe… Gjëra shumë të ndyra!… Po të jenë të vërteta të gjitha ato që trumbetoni, çfarë kombi është ky?!… Megjithatë, po qe se dikush ju paguan për të tilla gjëra, punët i keni në vijë dhe me të hollat që siguroni ashtu mundohuni ta shtyni jetën sa më gjatë dhe sa më mirë!… Por artin harrojeni!… Për të mirën e kuletës tuaj!… Se vunderkindët nuk mund t’i takosh, edhe sikur me magji të futësh në të njëjtin kosh disa shekuj bashkë!… Mocarti adhurohet se është një i vetëm dhe mund të delte në vëndin e muzikës që quhet Austri!… Kurse në letërsi nuk do të takosh asnjë vunderkind, edhe sikur me një mrekulli të kishte fatin të bashkoje disa dhjetra mijë vite!… Se letërsia dhe filozofia janë shumë të vështira për të gjithë llojet e fëmijëve, qofshin ata të ministrave, ose edhe më lart!… Po, po!… Qoftë edhe më poshtë!… Filozofia me letërsinë, nga që nisen në drejtim të arsyes me anë të arsyetimit, kërkojnë një moshë disi të pjekur në jetën e njeriut. Në filozofi puna është shumë e vështirë se shkohet në mënyrë të drejtpërdrejtë te arsyeja e pastër duke u mbështetur në arsyetimin e pastër. Mund që në letërsi gjërat të paraqiten më të lehta, se shkrimtari shkon te arsyeja e flliqur me anë të arsyetimit të flliqur të personazheve… Por ndryshimi është shumë i vogël!… Si?!… Akoma shpreson te vunderkindët në letërsi?!… Duket që i je futur tepër seriozisht punës kadareane… Dhe i pafsh të mirën në të holla!… Po qe se je i vendosur fort për një gjë të tillë, atëherë mos i hidh parfume kufomës së Kadaresë, lëre të qelbet mirë e gjithë Europa! Ndofta ashtu do të binden ata profesorët jashtë se në Shqipëri nuk ka letërsi… Nuk ka as teatër!… Ashtu Kadareja do të mbetet i vetmi shkrimtar nga Vëndi i Shqiponjave dhe, që të mos prishet fare, ata europianët do të gjejnë ndonjë parfum shumë të fortë dhe do t’ia hedhin!… Kush e di?!… Ka shumë të ngjarë që ai lloj parfumi europian të bëjë të mundur që Enver Hoxha të shfaqet përsëri në dhomën e parë dhe t’i pijë cigaret me duhanin e zgjedhur partizani para dashamirësve të tij!… Atëherë edhe ju të gjithë do të mund të flisni shkoqur për disidencat tuaja dhe mund ta vlerësoni përsëri letërsinë me mjete jo letrare. Padyshim, po t’i puthni këmbët, do ta keni edhe bekimin e Mesisë tuaj!

kasëm trebeshina, profet robert ELSIE II

Kapitulli i Njëmbëdhjetë Gjithçka fillon te fjala dhe mbaron po aty

Edhe pse shenjat janë se Shqipëria nuk jeton dot pa rrakataket e panaireve, edhe pse Shqipëria vazhdon njëlloj të mos i kurseje të hollat për parfumet hedhur mbi kufomat e qelbura, edhe pse frika nga kadarenjtë akoma nuk ka vdekur në Shqipëri, përsëri nuk do të ishte keq sikur t’iu kujtohej shqiptarëve ai Shekulli i Katërmbëdhjetë!… Po, po!… Duhet t’iu kujtohet ai shekull… Dhe ata t’ia përsërisin pafund njëri tjetrit që në atë shekull për herë të parë hynë në faqet e historisë si njerëz që nuk donin të kishin në administratë të tyren!… Të gjitha ato që kishin bërë më parë i kishte mbuluar pluhuri i historisë, kurse ftesa e të huajve për të nxjerrë priftërinjtë nga burgjet ku i kishin futur vetë vëllezërit shqiptarë nuk mund të mbulohej më nga asnjë lloj pluhuri!… Shekulli tjetër është i mbushur me prralla të bukura që mund të lexohen me ëndje pas një darke të mirë dhe duke pirë verë të vjetër! Kurse te Shekulli i Gjashtëmbëdhjetë duhet të përqendrohet seriozisht e gjithë vëmëndja e shqiptarëve!… Se në atë shekull, me ëndën e patokut, disa priftërinj shqiptarë shkruan gjuhën shqipe, hodhën bazat e letërsisë shqipe dhe siguruan përfundimisht cilët kishin qënë shqiptarët, cilët ishin dhe cilët duhej të bëheshin!… Nuk duhen harruar as ata fshatarët shqiptarë në jugë dhe në veri që, me kryengritjet e tyre gjatë dy shekujve të fundit i bënë të dashura për njerëzit e vëndit të tyre fjalët Shqipëri dhe shqiptar!… Nuk duhen harruar këngët që këndoi populli shqiptar për jetën dhe luftën e tij në Të hedhësh poshtë dy shekujt e fundit!… Populli shqiptar nuk gjithë historinë e duhet të harrojë as autorët shqiptarë që, krahas këngëve të popullit, shkruan veprat Shqipërisë për një e tyre duke i dhënë gjuhës shqipe një gjysëm shekulli të lakueshmëri të mahnitëshme… Aq sa sot dyshimtë dhe për çdo lloj rrakatakeje dhe nxënës shkolle mund të bëjë letërsi sipas dëshirës para dhe pas të një Mesia të rremë ngrënit dhe duke u hequr si vunderkind! është krim Të hedhësh poshtë gjithë historinë e Shqipërisë për një gjysëm shekulli të dyshimtë dhe për një Mesia të rremë është krim! Të hedhësh posht gjithë Letërsinë Shqipe për një Rrakatake që nuk i vlen parfumet është çmënduri!… Ndofta ju keni vendosur që ta prishni Shqipërinë!… E keni kot!… Se nuk ju lënë Fuqitë e Mëdha që ta prishni… Dhe për shkakun e vetëm se është shënuar në hartë!… Kaq!… Dhe mblidheni mëndjen!… Se Gjon Buzuku e nisi me fjalën dhe po aty do të mbarojnë të gjitha! Ankara, 23.07.1999

Bile as Luigji XIV s’e kishte një të drejtë të tillë. Veprimtaritë me themel në një ngrehinë feudale nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe duhet t’u jepen fund. Ju duhet t’i varrosni Epokat e Errëta dhe të ktheheni në shekullin e njëzet n’emër t’idealeve për të cilat u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikuan gjëra të shenjta… Unë besoj që shkatërrimi më i madh që do të ndodhë, do të jetë në jetën intelektuale shqiptare. Njerëzit do të humbin besimin te shteti e drejtimi i tij dhe do të mbyllen në vetvete. Dhe me qëllim të mbajtjes së tyre nën kontroll, do të lindë nevoja të krijohet një polici shtetërore eegër. Ky do të jetë vetëm fillimi. Ju duhet ta braktisni rrugën e Luigjit XIV të Versajës sa më shpejt e mundur dhe të ndaloni t’i shtypni mendimet, bile edhe brenda rradhëve të Partisë. Nuk është çështja e fëmijëve të vobegët rrugëve; është ajo e shtypjes së mendimeve që po bëhet e rregullt dhe që, në fund, do t’i japë rrugë lindjes së një monarkie të re. Nëse gjërat shkojnë aq larg, do të ketë varfëri të tmerrshme dhe vetëm mbretërimi i terrorit të pashembullt do t’ju mundësojë të rrini në pushtet. Një regjim i tillë do të jetë bile më i rrezikshëm për vetveten. Shuarja dhe tërheqja e mbështetjes popullore do t’i tronditë radhët e udhëheqjes, gjithashtu, që dalëngadalë do të shndërrohet në një kastë të mbyllur si një monarki që s’i kupton realitetet historike të shekullit të njëzet. Në fund të procesit historik do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe njerëzit do njollosen me gjak. Unë besoj se ende ka mjaft kohë për të shmangë një gjëmë të tillë dhe për këtë kuturisa t’ju dërgoj këtë përkujtesë, shkruar me kaq ngut…’ Diktatori shqiptar nuk u zbavit. Kasem Trebeshina, autori i pabotuar i 18 veprave në vargje, 42 dramave, 22 romaneve dhe tregimeve, u zhduk nga skena letrare. Trebeshina tash është rishfaqë për të dëshmuar përmbushjen e profecisë së tij. Mes atyre që mbijetuan nga kampet e përqendrimit dhe internimit prej rënies së diktaturës më 1989, janë: Lazër Radi (l. 1916), që kaloi 46 vjet në burg dhe internim; Pjetër Arbnori (l. 1935), romancier, tani kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Kapllan Resuli (l. 1935), romancier, me prejardhje nga Kosova; Jorgo Bllaci (l. 1938), poet; Frederik Rreshpja (l. 1941), poet; Zyhdi Morava, poet, më vonë themelues i sindikatës së parë të pavarur; Fatos Lubonja (l. 1951), i biri i Todi Lubonjës; Todi Lubonja (l. 1923); Visar Zhiti (l. 1952), poet; Bashkim Shehu (l. 1955), djali i dorës së djathtë t’Enver Hoxha, Mehmet Shehut (1913-1981); Faslli Haliti, poet nga treva e Myzeqesë; Ferdinand Laholli (l. 1960), poet që u arratis në Gjermani në korrik 1989 pasi kishte kaluar gjithë jetën në një kamp internimi afër Lushnjës ngaqë i ati i tij kishte mërguar në ShBA 15 ditë para se ai të lindte. Shumë nga këta u lëshuan pas një faljeje qeveritare në mars 1991 .

Përktheu: Blendi Kraja [Botuar në Index on Censorship, Londër, 21.9, 1992, p. 13-14.]


Millions discover their favorite reads on issuu every month.

Give your content the digital home it deserves. Get it to any device in seconds.