Page 1

E DIEL

24 Nëntor 2019

Sa pak dinë të huajt për tolerancën fetare shqiptare! Photo and Copyright Jutta Benzenberg

Arte Pamore

“Nëntori-22”: Jo gjithmonë ka vlerë ikja nga Shqipëria! NGA BESIM TULA (KRITIK)

Redaktor: Ben Andoni; Grafika Artan Buca. 415

E

kspozita ‘Nëntor’ është veprimtaria me jetëg jatë e arteve pamore pas viteve ‘90. Ka qenë një dëshirë e artistëve pjesëmarrës që ky aktivitet të mos ndërpritej, kjo jo e thënë me gojë, por me përkushtimin serioz në krijimin e veprave të tyre dhe me të rejat që sjellin. Kjo i ka bërë artistët të jenë më të përkushtuar. Çdo krijues ka nevojë për dy gjëra: ta shohë punimin e tij si bashkëjeton me veprat e kolegëve dhe e dyta, janë përshtypjet e diskutimet në mes artistëve apo dhe

shikuesve të cilat janë të domosdoshme qoftë për të pranuar, debatuar, apo për t’i kundërshtuar. Është një lloj shkolle. Kjo për artin është jetike. Për 22 vite kjo ekspozitë ka krijuar tipin e saj, domethënë figurative dhe një shfrytëzim sa më të mirë të paletës koloristike, duke u kthyer në një institucion. Krijuesit kanë kaluar dy periudha 10-vjeçare. Kaq vite lëne gjur më të plotë artistike ku shumë mendime, ndjesi, orientime e përbërës të tjerë të veprës tani kanë marrë drejtim. Artisti ka krijuar gjuhën apo stilin e tij. Të gjithë jemi rritur, të rinjtë si Brikena, Merita, Eni, Stefani , Andi, Agroni etj., kanë qenë në hapat e parë të krijimtarisë kanë hyrë në pjesën e mesme të saj dhe, ato me moshë të mesme si Roberti,

Gazmendi, Bashkimi, Aleksandri, Nikolini, Buroni etj., kanë qenë pa “thinja”. Profesorët si Ksenofoni, Kujtimi apo Hasani punojnë me përkushtim adoleshentesh. Preokupimi është se çfarë do të bëjmë për ekspozitën e ardhshme. Është e reja që do të hyjë në punimet e radhës dhe beteja midis së resë që të nxit me të panjohurat e saj dhe asaj të vazhdimësisë apo të njohurës. Tema tek ekspozita “Nëntor” gjithmonë ka qenë e lirë. Në statusin e saj përparësi ka liria e artistit. Tema është një lloj “burgimi”. Pavarësisht kësaj, shikojmë që një pjesë e veprave janë shprehje të preokupimit për kohën. E ndjen që këto artistë jetojnë në Shqipëri”

Pse na duhet filozofia?! NGA PROF. GJERGJ SINANI

N

e po jetojmë në kohën e vdekjes së ideve të mëdha dhe ku shqetësimi kryesor i njerëzve është puna, kënaqësitë dhe si të kalohet koha e lirë. Por, me çështjen e kënaqësive shtrohet edhe problemi i masës, ose përkorjes, në kuptimin Aristotelian të termit: “Masa është virtyti që përbën të mesmen e drejtë në raport me kënaqësitë”1. Kënaqësia që bën fjalë Aristoteli janë kënaqësitë e trupit dhe të shqisave. Dhe në fakt, për çfarë shqetësohen njerëzit në ditë tona; a kanë ngrënë shumë ushqim, dhjamë, mish apo produkte qumështi? A kanë bërë mjaftueshëm sport? A kanë pirë shumë alkool? A duhet ta ndërpresin duhanin? Madje edhe jeta seksuale konsiderohet nga pikëpamja higjenike, domethënë a kanë një jetë seksuale aktive? Këto probleme, që lidhen me konsumin, konsiderohen si thelbësore, por në fakt, kjo është një shenjë e dekadencës mendore.

këtë numër numër:: INTERVISTA ME BESIM TULA, PROF. GJERGJ SINANI, JUTTA BENZENBERG, } NëGEORGI GOSPODINOV PËRBALLË MILENA SELIMIT, ENES HALILOVIQ NGA QAZIM MUJA ETJ…

}


2 - ARTE PAMORE

I

E diel 24 Nëntor 2019

Artisti i njohur Besim Tula shpjegon paradokset e kohës sonë dhe përpjekjen për të mbajtur të gjallë ekspozitën e përvitshme “Nëntori”, e cila këtë vit plotëson edicionin e 22-të. Kuratori i kësaj ekspozite, sëbashku me kolegun e tij Aleksandër Filipi, tregojnë një sfidë që realisht është e jashtëzakonshme për nga rëndësia, përpjekja dhe mbijetesa...

INTERVISTA

Sfida e “Nëntorit” është largimi nga ideja se nuk ka vlerë asgjë në Shqipëri Intervistë me kuratorin e “Nëntorit-22”, piktorin dhe kritikun e artit Besim Tula. Me çfarë prezantohet ky grumbullim piktorësh dhe çfarë po e mban kaq shumë pas artin pamor shqiptar. Pse mungojnë vendet e ekspozimit dhe sfida e mbijetesës në një vend ku shpresa po ikën për ditë INTERVISTOI BEN ANDONI

A

rdhja e Nëntorit është një ogur i mirë për jetën e qytetit tonë, pasi tregon se një komunitet si i juaji vazhdon krijon dhe shpërfaq ide në telajo. Konkretisht, këtë vit, keni menduar për ndonjë tematikë? “Ekspozita ‘Nëntor’ është veprimtaria me jetëgjatë e arteve pamore pas viteve ‘90. Ka qenë një dëshirë e artistëve pjesëmarrës që ky aktivitet të mos ndërpritej, kjo jo e thënë me gojë, por me përkushtimin serioz në krijimin e veprave të tyre dhe me të rejat që ata premtojnë të sjellin. Kjo i ka bërë artistët të jenë më të përkushtuar. Çdo krijues ka nevojë për dy gjëra: ta shohë punimin e tij si bashkëjeton me veprat e kolegëve dhe e dyta, janë përshtypjet e diskutimet në mes artistëve apo dhe shikuesve të cilat janë të domosdoshme qoftë për të pranuar, debatuar, apo për t’i kundërshtuar. Është një lloj shkolle. Kjo për artin është jetike. Për 22 vite kjo ekspozitë ka krijuar tipin e saj, domethënë figurative dhe një shfrytëzim sa më të mirë të paletës koloristike duke u kthyer në një institucion. Krijuesit kanë kaluar dy periudha 10vjeçare. Kaq vite lëne gjurmë në formimin e gjuhës artistike te krijuesit. Mendimet, ndjesitë, orientimet e përbërës të tjerë të veprës kanë marrë drejtim. Artisti ka krijuar gjuhën apo stilin e tij. Të gjithë jemi rritur, të rinjtë si Brikena, Merita, Eni, Stefani, Andi, Agroni etj. kanë qenë në hapat e parë të krijimtarisë tani kanë hyrë në pjesën e mesme të saj. Ato me moshë të mesme si Roberti, Gazmendi, Bashkimi, Aleksandri, Nikolini, Buroni,Ardiani etj. kane qenë pa “thinja”. Profesorët si Ksenofoni, Kujtimi, Zefi apo Hasani punojnë me përkushtim. Preokupimi i shumë krijuesve është se çfarë do të bëji për ekspozitën e ardhshme? Si gjithmonë është e reja që do të hyjë në veprat e radhës dhe beteja midis së resë që të nxit me të panjohurat e saj dhe asaj të vazhdimësisë apo të njohurës. Krijimi kërkon që të mposhtesh shumë pengesa të jetës së përditshme. Ai njeh dy stade, ose e bën, ose nuk e bën. Kur e realizon ke

arritur të triumfosh mbi çdo pengesë. Artistët e rinj si Denisa, Orlisi, Artani,Dea apo Arditi kanë arritur ti përballojnë vështirësitë dhe tani na paraqesin veprat e tyre. Ekspozitat nxisin ambicien dhe kjo jep rezultat. Tema tek ekspozita “Nëntor” gjithmonë ka qenë e lirë. Në statusin e saj përparësi ka liria e artistit aty ku ai jep më të mirën. Tema është një lloj “burgimi”. Pavarësisht kësaj, shikojmë që një pjesë e veprave shprehin preokupimin për kohën që jetojmë. Ndjen që këto artistë jetojnë në Shqipëri. Me çfarë sfidash organizimi përballeni? Cilët ju ndihen këtë vit? Sfida e parë është largimi sa më shumë nga ideja se këtu nuk ka vlerë asgjë. Ti largohesh kësaj ideje është një hap i rëndësishëm. Megjithatë është e pamundur të mos të dalë parasysh në televizione apo në gazeta ngjarje demoralizuese. Për shembull në institucionin më të lartë të dijes, siç është Akademia e Shkencave ka në krye një drejtues, që në pikun e moshës, la idealin shkencor dhe u mor me politikë. U bë ministër në kohën e Diktaturës dhe për 30 vjet te tjera vazhdoi si drejtues partie. Nuk mund të kapte ritmin me të cilin kishte përparuar dega e tij ndër kohë. Kjo sfidë negative ndodh ne Altarin e dijes. Në akademi pranohesh kur në fushën që zotëron ke arritur majat. Kujtojmë Çabejn, Budën, Demirajn, Papariston etj., që nuk ju larguan asnjë çast profesionit. Imagjino më poshtë në institucione më të ulëta. Nuk mund të mos prekesh nga kjo sfidë. Ndërsa për problemin e mbështetjes financiare edhe sivjet ju drejtuam Bashkisë së Tiranës. Nuk morëm asgjë pasi thuhet se fondet shkuan për tërmetin. Ne përsëri ekspozitën po e bëjmë me kontributin tonë, ku paguajmë nga 3.500 lekë secili. Këto shërbejnë për

Besim Tula qiranë e sallës, posterin e madh 4x4m, posterin hyrës në sallë, ftesat, etiketat e punimeve dhe për dezhurnin mbasdite dhe ditët e pushimit. Ju e keni kuruar për disa vjet “Nëntorin”. Çfarë ju bën optimist për mes ide ve të këtyr e autorëv e përmes idev këtyre autorëve që të vazhdoni kurimin? “Kurrë nuk më ka pëlqyer që kur niset një punë të zhbëhet shpejt. Kjo tregon ose cektësinë e saj dhe nuk ja vlen të vazhdohet ose pamundësinë e bashkimit në mes kolegësh, një sëmundje karakteristike për ne. Përderisa aktiviteti vazhdon mendoj se ka seriozitet që ja vlen t’i përkushtohesh. Së bashku me piktorin pasionant Aleksandër Filipi jemi në një sintoni për organizimin e saj. Marrja me art është një problem jo i thjeshtë në kohën tonë. Shqipëria është një vend që nuk të

ofron asgjë për artet vizuale. Mungesa e theksuar e veprimtarive sjell një gjendje kënete. Nuk ka arsye që një artist, sidomos i ri, të angazhohet tërësisht ashtu siç kërkon arti, kur nuk e pret asgjë. Zgjedhin rrugë të shkurtra. Arti konceptual dhe postmodern është po kaq serioz sa dhe çdo tendencë. Pavarësisht liberalizmit të tij ne dukje edhe ai ka pikën e dobët, pasi ideja konsumohet me veprën. Të gjesh një ide të re nuk është e lehtë. Pavarësisht se nuk mund ta marrim si shembull për vendin tonë, por në Brodway janë 50 teatro me 500 vende secila të cilat stimulojnë ide. Konfrontimi i ideve nxit artistët, pasi Arti është edhe konkurrim. Bota e artit është e madhe. Vazhdimisht ka ngjarje. Ne jemi në një cep pothuaj krejtësisht të palidhur me të dhe pa interes për të. Në fillim të viteve ‘90 pat një gjendje romantike tek artistët. Aktivitete ishin të shumta. Erdhën dhe artistë të njohur. Vizitoi Tiranën dhe kuratori i famshëm Harald Szeemann. Çfarë ju bën optimist përmes ideve të këtyre autorëve që të vazhdoni kurimin pyesni ju. Optimizmi rrjedh kështu: një organizues e sheh nga një pikë tjetër ekspozitën. Ai gëzohet për arritjet profesionale të kolegëve dhe ëndërron që të gjithë të kenë arritur më të mirën. Kjo i shërben atij që gjithë ekspozita ja ka vlejtur mundimin. E kundërta e të shikuarit të zakonshëm, ku zilia triumfon ndaj më të mirit”. Pse arti viziv shqiptar është kaq i tërhequr: prej mungesës së vendeve të ekspozimit, apo situatës së përgjithshme ekonomikosociale të vendit? “Para viteve ‘90, Tirana me 275 000 banorë kishte më shumë salla për ekspozita. Çdo vit nga ILAF (sot Universiteti i Arteve) dilnin 20 apo 25 artistë. Salla ishin: Pallati i madh i Kulturës me dy salla ekspozimi, kati i parë dhe i dytë. Salla në brinjë të ndërtesës, në hyrjen e Bibliotekës Kombëtare, ku tani është salla amerikane e librit. Sallë tjetër kishte Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi”. Galeria Kombëtare e Arteve me dy sallat, e vogla si dhe e madhja si dhe salloni i Veprave të Artit ( të cilën tani e ka me qera një bankë). Salla e Akademisë së


}

MEA CULPA - 3

E diel 24 Nëntor 2019

}

...nga numri i shkuar

“Milosao” e këtij numri ishte relativisht e këndshme. Armand Plaka, në fiksimin e tij filogjerman, na kishte sjellë një subjekt me ish-Gjermaninë Lindore dhe Murin e Berlinit. Duhet thënë se shkrimi ishte konceptuar mirë dhe me angazhimin e vazhdueshëm të Plakës që do një mbulim mediatik të plotë. Na u desh ta sqarojmë për limitet tona dhe të gazetës, që në fakt nuk na vjen aspak mirë. Të mendosh gazeta “Milosao” nuk është ende online!!! Shpjegimi i Mandit filloi nga baza dhe u shtjellua me kujdes: “Nisur nga një premisë konkrete, por pak objektive e po aq pak politike, rrëzimi erdhi si pasojë e një vendimi të ish-Byrosë Politike të përcjellë në mënyrë naive, siç do të bëhej e ditur më vonë nga ana ish-anëtari i Byrosë Politike të partisë-shtet në ish-RDGJ, Gynter Shabovski, i cili në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 do të bënte që me përgjigjen e tij: “Mesa kam dijeni unë, tani, menjëherë!” të derdhte në pikat e kalimit kufitar me Berlinin Perëndimor mijëra qytetarë gjermano-lindorë e të shënonte kështu zyrtarisht Rënien e Murit”. Publicisti Ylber Hysa u vijua me shkrimin e tij për zezakët e Ulqinit, një fjalë shumë raciste por që ne do mundohemi ta zbusim brenda kanoneve tona dhe kodit të etikës. Shtjellimi i autorit ishte realisht shumë interesant, pasi u rrëfye udha se ku vinin dhe nga shkonin banorët. Në fakt, “Ulqini u bë i njohur si treg i tyre, ndërsa kapedanët ulqinakë tashmë kishin etabluar rrugët navale të furnizimit nëpër limanet e Afrikës veriore. Në shumë burime porti i Tripolit, apo “Tarabulluzit” siç përmendej në ulqinakçen popullore, ishte një vend furnizmi i

Arteve (Sot FAB). Në fillim të viteve ‘90 u hapen tek piramida edhe dy salla anësore për ekspozita. Këto krijonin një tjetër hapësirë të nevojshme për të debatuar vizualisht artistët me veprat e tyre. Ky ishte hapi më i rëndësishëm në art. Konkurrenca bën ecjen e artit përpara drejt normave apo filozofisë së kohës të cilat tek ne në atë kohë ishin të panjohura. Tani Tirana gati 1.000.000 banorë (gati e katërfishuar) e ku çdo vit diplomohen në universitetin shtetëror dhe në ato private me qindra artistë ka vetëm 2 salla shtetërore me format mesatar ekspozimi si dhe 2-3 private me dimensione të vogla. Asnjë ndihmë për vitet e para të krijimtarisë për artistët e rinj që sapo dalin. Në planin profesional një artist kur mbaron shkollën është një i pa punë me diplomë. Nga kjo gjendje nuk pritet asnjë përparim. Tani i takon ose të mbyllen degët e arteve në shkollat e larta ose të rregullohet disi gjendja. Nuk ka stimuj për të shprehur mundësitë më të mira artisti, kritiku i arteve pamore, historiani apo kuratori i ri. Këto kushte nuk favorizojnë ecjen përpara. Buxheti për kulturën në vendin tonë është shumë i vogël. Kosova e ka shumë më të lartë”. A mundet arti i “Nëntorit” të ketë komunikim më të mirë me publikun? A ndjeni që ka një tendencë për ta mbajtur larg atë? “Me këtë nivel kulture të përgjithshme nuk mund të them se mund të kishte një nivel më të mirë komunikimi me publikun. Do t’ju tregoj një ngjarje. Në emisionin 28’ te ýÉlisabeth Quin në kanalin Arte një diplomat anglez po sqaronte problemet e Brexit. Ai tha se pamja e tij është si në një pikturë kubiste, që shihet nga disa anë. Më erdhën në mend deputetët tonë dhe padija e tyre. Anglezi ka pasur tjetër komunikim kulturor me artin. Kemi parasysh vitet ‘30-‘50 në Francë ku idetë dhe format e reja përbënin thelbin e krijimeve dhe natyrisht që nuk duhet të harrojmë aspak dhe gjykimin e artistëve ku një vepër që kuptohesh nga më shumë se dhjetëra njerëz ishte e cekët. Si pasojë e kësaj avangarde u hapën shumë dyer vizuale. E kundërta ndodhi në Rusinë e pas-revolucionit. Artistët krijuan një art që t’i shërbejë shoqërisë dhe artisti të ishte një punëtore arti në shërbim të popullit. Rodchenko, si lider i kësaj tendence, rekomandonte një art funksional, objektiv dhe universal për të përmirësuar gjendjen materiale të njeriut. Po kështu

njohur me tregtinë me skllevër”, shpjegon autori dhe shton se: “shumica janë blerë në Tripoli, Bengazi, Algjer, Philippeville, Tunis ose Port Said” Redaktori në vazhdën e kontributeve të veta me opinione zgjodhi temën e përballjes së artit shqiptar me historinë. “Dhe, për të gjithë tollovinë e sjelljes së grupimeve të ndryshme do na duhet arti sot dhe kurdoherë për të vendosur pikat mbi “i”, por edhe për të frenuar historianët që në racionalitetin e tyre të dyshimtë kanë shërbyer që Shqipëria të vuajë me paradokse, për të cilat jemi të ndërgjegjshëm se na kanë dëmtuar jo pak...”, shkroi ai. Redaktori la vend edhe për një shkrim të Vasil Premçit për kolegun përkthyes Aleksandër Koli, që u nda nga jeta pas një karriere 40 vjeçare në aviacionin ushtarak dhe atë civil, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ku mori pjesë në disa operacione për shpëtimin e jetës së njerëzve të rrezikuar nga fatkeqësi të ndryshme. Dhe, në fund, por që duhet cilësuar se pati shumë vlera ishte përmbledhja me poezi e Olimbi Velajt, e cila ka sjellë nga krijimet më të mira të viteve shqiptare të tranzicionit. Ajo shquhet për kulturën poetike por edhe mënyrën e mirë të përcjelljes së emocionit në një mënyrë shumë të kontrolluar me elemente të spikatur paradoksi.. “E çuditshme” ishte se redaktori nuk u mor me panairin e këtij viti pasi nuk pa risi dhe iu duk më shumë si një shitore, pa thënë për çmimet e saj që vetëm kontribute për inkurajime nuk mund të quhen.

tregon pasion. Nuk matet vepra e artit me dimensionin fizik, por me vlerat, por dhe përmasa e madhe e saj tregon shumë. Nuk është e lehtë ta sundosh dhe t’i gjesh vendin për ta ruajtur. Kjo sakrificë tregon pasion. Kemi të bëjmë me artistë të rinj që kanë probleme të ekzistencës, një vend pune, qiranë e shtëpisë, jetën në familje etj. Ekspozita tregon vitalitet artistik. Rruga është e gjatë. Një shekull e përfaqësojnë vetëm 20 apo 30 artistë. Një devijim i vogël në marrëdhënie me veprën dhe mund të përfundosh në një jetë të shkuar

Aleksandër Filipi Titulli: “Wireless” Përmasat:162×130cm Teknika: vaj në kanavacë

Për ekspozitën “Nëntori” “Ekspozita ‘Nëntor’ është veprimtaria me jetëgjatë e arteve pamore pas viteve ‘90. Ka qenë një dëshirë e artistëve pjesëmarrës që ky aktivitet të mos ndërpritej, kjo jo e thënë me gojë, por me përkushtimin serioz në krijimin e veprave të tyre dhe me të rejat që sjellin. Kjo i ka bërë artistët të jenë më të përkushtuar. Çdo krijues ka nevojë për dy gjëra: ta shohë punimin e tij si bashkëjeton me veprat e kolegëve dhe e dyta, janë përshtypjet e diskutimet në mes artistëve apo dhe shikuesve të cilat janë të domosdoshme qoftë për të pranuar, debatuar, apo për t’i kundërshtuar. Është një lloj shkolle. Kjo për artin është jetike.jetike.

Bauhausi dhe DeStijl bën përpjekje për të qenë edhe të kuptueshëm nga sa më shumë njerëz. Arti është elitar dhe kurrë nuk ka qenë një gjë e thjeshtë, aq më tepër një vepër arti vizuale. “Të gjitha veprat e artit dhe arti në përgjithësi janë enigma. Fakti që veprat thonë diçka dhe në të njëjtën kohë e fshehin atë, duke e kaluar karakterin enigmatik në aspektin e gjuhës.”(T. Adorno, Théorie esthétique, Paris, 1989, faqe. 159). Ai mur që e ndan veprën e re me traditën nuk është i kapërcyeshëm menjëherë. Tirana vuan nga mungesa

artin? “Kur shikon se çfarë ndodh jashtë kufijve tonë në bienalet e ndryshme të krijohen ndjesia sikur jetojmë në një tokë të thatë me erë të rëndë. Në kohën e sotme flitet se interesi ndaj artit ka ardhur duke rënë. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Përderisa dalin vazhdimisht artistë të mëdhenj kjo ndjesi sfumohet. Të mëdhenjtë janë pjesa e 2% të popullsisë së globit cila e përparon shoqërinë. Gjithmonë do të ketë futbollistë, mjekë, shkencëtarë, artistë, filozofë etj., të cilët arrijnë kulmin e inteligjencës njerëzore. Pavarësisht tregut dhe modës, ato lindin pasi i kërkon koha dhe shërbejnë, si edhe më parë, si përparues të shoqërisë. Brezit tonë i është dashur të kalojë një periudhë jo të lehtë. Studiuam në një shkollë ku pjesa postmoderne e filozofisë dhe artit ishte krejtësisht e panjohur. Dëshironim për t’i njohur këto tendenca. Ndonjë gjë dhe arrinim ta dëgjonim, por gjysmake. Ndërsa pas viteve ‘90 u hapën dyert. Mësonim gjëra të cilat duhet ti dinim kur ishim fare të rinj. Krahas shumë të këqijave kjo kishte dhe një të mirë sepse ndjeheshe edhe ri edhe mesoburre njëkohësisht. Po e them me shaka se na është dashur të mësojmë paralelisht abetaren postmoderne krahas fizikës kuantike. Nuk është lehtë të ndryshosh. Ende në Gjermani ka një dallim midis banorëve të Lindjes me ata të Perëndimit. Ndërsa ndrydhja e artit për mua vjen nga mungesa e investimit për të”. Çfare i uron Nëntorit 2019? “Të zgjasë sa më shumë vite për të mirën e artistëve dhe te shikuesve që e pëlqejnë pikturën”.

e thellë e aktiviteteve jo popullore, të artit vizual”. Çfarë vlerësoni estetikisht në punët e këtyre autorëve? “Të flasësh për një grup prej 30 artistësh nuk është një problem i thjeshtë. Aq më tepër kur këtu marrin pjesë dhe artistë me përvojë të gjatë dhe tendencat janë të ndryshme. Para pak ditësh shikuam një ekspozitë mjaft të suksesshme të Gazmend Lekës. Kishte bërë një hop të rëndësishëm në krijimtari. Tek artistët e tjerë në këtë edicion shikojmë se ka një rritje të formatit. Kjo

Shpëtim Kërçova Titulli: Frymë-marrje Përmasat:107×107cm Teknika: vaj në kanavacë kot. Ama secili krijues dëshiron të jetë pjesë e përfaqësimit. Beteja me vehten është e madhe. Jemi artistë të ndërgjegjshëm që punimet tona përsëri do të kthehen në shtëpi. Këtë pengesë tregu e kemi kapërcyer pasi ekspozita me 22 vitet e saj vazhdon”. Pse kjo kohe e ashtuquajtur e lirise e ka ndrydhur kaq shume

Ju vetë me çfarë do prezantoheni? “Kam dy punime. Njëra titullohet “700-2019”.Subjekti merr shkas kur një protestues urinoi para derës së kryeministrisë. Më bëri përshtypje. Që nga viti 700 kur u shkëputëm nga Perandoria Romake dhe deri tani jemi vendi i fundit në Evropë për nivelin ekonomik. Ndërsa tjetra është “Hajni”. E gjithë figura është e zezë me një armë në dorë. Sfondi të kujton hijet natën, kur kalon një makinë me drita dhe siluetat e pemëve lëvizin nëpër mure. Një tekst i vogël, të cilën e kam marrë nga statistikat 146 krime për 100 mijë banorë është pjesë e tablosë. Subjekti merr shkas nga një ngjarje që më ndodhi”.


4 - FILOZOFIA

A

E diel 24 Nëntor 2019

Ne po jetojmë në kohën e vdekjes së ideve të mëdha dhe ku shqetësimi kryesor i njerëzve është puna, kënaqësitë dhe si të kalohet koha e lirë. Por, me çështjen e kënaqësive shtrohet edhe problemi i masës, ose përkorjes, në kuptimin Aristotelian të termit: “Masa është virtyti që përbën të mesmen e drejtë në raport me kënaqësitë”

ARGUMENT

Pa filozofi nuk ka një shoqëri të drejtë dhe të denjë “Është një fatkeqësi e kohës që të marrët drejtojnë të verbërit” Uilliam Shekspir: “Mbreti Lir” NGA PROFESOR GJERGJ SINANI

Q

ë Europa të mos binte në nje “urrejtje shpirtërore dhe barbari”, Hyserli, kërkoi një “rilindje të Europës duke nisur nga shpirti i filozofisë”, sepse “Filozofia, duke u shpalosur në format e kërkimit dhe të kulturës prodhon një pasojë të dyfishtë shpirtërore. Nga njera anë, më thelbësorja në qëndrimin teoretik të njeriut filozofik është vetë universaliteti i sjelljes kritike, e cila vendos që të mos pranojë pa pyetje asnjë opinion të dhënë që më parë, asnjë traditë dhe të shtrojë sa më parë, kundrejt universiumit tardicional të dhënë që më parë, pyetjen mbi të vërtetën në vetvete, e cila është një idealitet”1. Këto rreshta ai i shkroi në vitin 1936 dhe pas tre vitesh Europa ra në një barbari siç ishte Lufta II Botërore, ndërsa ne ramë në një barbari më shumë, siç ishte barabaria e arsyes. Ne shpresuam se në demokraci do ta dilnim nga barbaria e arsyes për të ngjallur shpirtin kritik, siç e kërkon filozofia, por ramë në një barbari të re të opinionit. Në vend që të dilnim nga apatia mendore, ne ende nuk po dalin nga “kaosi i unit shoqëror”, siç shprehej dikur Niçja. Shkurt, ka ardhur koha që të vendosim rregull në unin tonë shoqëror, me qëllim që të mos mbetemi viktima të mediokritetit dhe sharlatanizmit. Të gjitha kombet e qytetëruara e kanë filluar zhvillimin për mes një ripërtëritje shpirtërore. Ne po jetojmë në kohën e vdekjes së ideve të mëdha dhe ku shqetësimi kryesor i njerëzve është puna, kënaqësitë dhe si të kalohet koha e lirë. Por, me çështjen e kënaqësive shtrohet edhe problemi i masës, ose përkorjes, në kuptimin Aristotelian të ter mit: “Masa është virtyti që përbën të mesmen e drejtë në raport me kënaqësitë” 2. Kënaqësia që bën fjalë Aristoteli janë kënaqësitë e trupit dhe të shqisave. Dhe në fakt, për çfarë shqetësohen njerëzit në ditë tona; a kanë ngrënë shumë ushqim, dhjamë, mish apo produkte qumështi? A kanë bërë mjaftueshëm sport? A kanë pirë shumë alkool? A duhet ta ndërpresin duhanin? Madje edhe jeta seksuale konsiderohet nga pikëpamja higjenike, domethënë a kanë një jetë seksuale aktive? Këto probleme, që lidhen me konsumin, konsiderohen si thelbësore, por në

fakt, kjo është një shenjë e dekadencës mendore. Po për lartësimin shpirtëror të njeriut, a flet dikush? Në këtë kuptim situata e filozofisë është mjaft delikate dhe në gjendje kritike, ndërkohë që Hyserli thoshte se një qytetërim i denjë nuk mund të kuptohet pa filozofinë dhe profesionin e filozofit. Këtë gjendje e vështirëson edhe mendimi i zakonshëm që thotë se përse na duhet filozofia kur kemi shkencat? Në fakt themeli i filozofisë nuk ka nevojë që të kërkohet shumë larg. Ai është këtu dhe në një origjinalitet të freskët. Ai ndodhet në faktin më të thjeshtë që Sokrati dhe Dekarti e kanë shprehur sipas mënyrës së tyre, kur i pari tha: “Njih vetveten” dhe, i dyti: “Unë mendoj, pra unë jam”. Ky themel ndodhet në ekzistencën e pakundërshtueshme të atij fakti që Shën Pali e quante, në mënyrë të

admirueshme, njeriu i brendshëm, njeriu shpirtëror që i kundërvihet njeriut mishtor dhe të jashtëm: “Kush do të më bëjë të lirë nga ligji i skllavërisë dhe mëkatit?”, pyeste ai. Kush do të mund ta mohonte se se çdo njeri ekzsiton për vetveten me një titull tjetër nga njerëzit e tjerë dhe se ai nuk i njeh të tjerët në të njejtën mënyrë siç njeh vetveten? Njohja e vetvetes, ose e sensit intim, është një fakt pa analogji me asgjë nga ato që studjojnë shkencat e tjera. Deri në çfarë pike do të jetë e mundur që të depërtohet shkencërish dhe metodikisht në këtë botë shpirtërore që i kundërvihet botës së sendeve, edhe pse e lidhur ngushtmërisht me të? Kjo është një çështje tjetër. Por, që ka një njeri të brendshëm, një njeri shpirtëror, që nuk mund ta shfaqë vetveten si diçka të jashtme, kjo është një e vërtetë shumë e qartë, pasi në qoftë se kjo mo-

Ku është themeli i filozofisë Ku shkon filozofia Kush do të mund ta mohonte se se çdo njeri ekzsiton për vetveten me një titull tjetër nga njerëzit e tjerë dhe se ai nuk i njeh të tjerët në të njejtën mënyrë siç njeh vetveten? Njohja e vetvetes, ose e sensit intim, është një fakt pa analogji me asgjë nga ato që studjojnë shkencat e tjera. Deri në çfarë pike do të jetë e mundur që të depërtohet shkencërish dhe metodikisht në këtë botë shpirtërore që i kundërvihet botës së sendeve, edhe pse e lidhur ngushtmërisht me të? Kjo është një çështje tjetër. Por, që ka një njeri të brendshëm, një njeri shpirtëror, që nuk mund ta shfaqë vetveten si diçka të jashtme, kjo është një e vërtetë shumë e qartë, pasi në qoftë se kjo mohohet, atëherë duhet pranuar se shkencat janë bërë nga një shpirt që nuk e njeh vetveten, domethënë nga një automat, pra do të ishin operacione mekanike.

hohet, atëherë duhet pranuar se shkencat janë bërë nga një shpirt që nuk e njeh vetveten, domethënë nga një automat, pra do të ishin operacione mekanike. Përkundrazi, siç edhe duhet pranuar, për të shpëtuar dinjitetin e tyre, në qoftë se ata që e bëjnë shkencën e dinë që i bëjnë ato, atëherë ato ekzistojnë për atë vetë me titullin e subjektit që mendon. Këtu shikojmë edhe njëherë themelin e patundshëm të filozofisë. Të gjitha idetë që janë përpjekur që ta trajtojnë njeriun si një send kanë qenë me pasoja katastrofike për lirinë njerëzore. Edhe psikologjia, nuk niset nga hipoteza e një njerëzimi kudo homogjen, pasi ajo niset nga një fakt, se njeriu është prezent për vetveten për mes mendimit. Në qoftë se në të gjitha kohët dhe vendet psikologët, që nuk kanë komunikuar me njeri tjetrin, kanë pranuar të njejtat fakte thelbësore, nga kjo pikëpamje mund të thuhet se njerëzimi është homogjen. Lexoni Konfucin, legjendat budiste, ligjet Manu, dialogët e Sokratit, të gjitha shkrimet e filozofëve dhe kudo ju do të gjeni dallimin ndërmjet mendimit dhe shqisave, arsyes dhe pasioneve, të vullnetit nga instikti, të kujtesës nga parashikimi. Pra, linjat thelbësore të njerëzimit janë kudo njëlloj. Ndryshimet janë rastësore. Nga një pikëpamje e përgjithshme edhe idetë mbi bukurinë, dallimi i një hunde me kurriz nga një hundë si shqiponjë, për shembull, është i konsiderueshëm, por, për një anatomist, ky dallim nuk ka kurrfarë rëndësie. Na thuhet dhe përsëritet shpesh se filozofia është një shkencë e palëvizshme dhe pa të ardhme dhe se nuk ka bërë asnjë progres që nga koha e Platonit dhe Aristotelit. Për t’ju përgjigjur siç duhet kësaj akuze duhet bërë një tabllo e tërë historisë së filozofisë, por po kufizohem në disa pika. Për shembull, në psikologji, linjat e mëdha mbi natyrën njerëzore janë përmendur nga Platoni dhe Aristoteli, por mund të flasim për një progres të konsiderueshëm në disa drejtime: 1. Analiza dhe teoria e ndjenjave dhe prirjeve; 2. Teoria e shenjave dhe marrëdhëniet e tyre me mendimin; 3. Teoria e vullnetit të lirë; 4. Teoria e marrëdhënieve të moralit dhe fizikës. Nga këto katër teori, e para i përket shkollës skoceze, e dyta shkollës së Kondijakut, e treta dhe e katërta Maine

de Biran dhe Cabanis. Po kështu në logjikë, është pranuar se logjika deduktive u krijua nga Aristoteli, ndërkaq modernët, duke filluar nga Hamilton, kanë bërë një progres të rëndësishëm dhe punimet e Hegelit kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e filozofëve. Por, 1. Pavarësisht se çfarë thonë adhuruesit e Aristotelit, logjika induktive është krejt moderne dhe daton me Beikonin. Kjo logjikë përbën lavdinë e Anglisë dhe të Skocisë, duke shtuar këtu edhe punimet origjinale të Millit, pa folur sot për logjikën e Frege dhe logjikën simbolike; 2. Teoria e gabimeve, e skicuar nga Beikoni, është vepër e Malbranshit dhe sot ka një progres të jashtzakonshëm në gjykimet probabël; 3. Teoria e dëshmisë dhe metoda historike është vepër e kohëve moderne dhe i përket gjithë botës. Edhe në moral, pavarësisht veprave të antikëve, kemi një progres që mund të shprehet në disa drejtime: 1. Teoria e ndjenjave morale, vepër e admirueshme e Hutcheson, Smith, Fergusson dhe Jacobi dhe tërë shkolla sentimentale e shek. XVIII; 2. Teoria e detyrimit moral, e përpunuar nga Kanti me një qartësi të pakrahasueshme, që shekujt e mëparshëm nuk kishin guxuar ta preknin: 3. Teoria e të drejtës si rezultat i punimeve të Grotius, Montesquieu, Rousseau dhe Kant dhe që përbën parimin e madh të politikës moderne, pa përmendur këtu kontributin e Kirkegardit, Shelerit, Levinasit dhe tërë shkollës ekzistencialiste; 4. Përsa i takon estetikës, mund të thuhet se është një shkencë krejt moderne. Pa dyshim, në antikitet, Platoni, Aristoteli dhe sidomos Plotini kanë patur ide të admirueshme, por pikëpamjet e tyre ishin pa ndikim deri në shek. XVIII. Themeluesit e vërtetë të estetikës shkencore dolën në Gjer-


FILOZOFIA - 5

E diel 24 Nëntor 2019

mani me Kantin, Hegelin dhe në Francë me Cousin dhe Jouffroy. Prandaj, dhe filozofia nuk mbaron me asnjë filozof sado i madh që të ketë qenë ai. Kushti njerëzor dhe liria nuk mund të mendohen pa frymën kundërshtuese të filozofisë ndaj çdo autoriteti. Jo rastësisht Prometeu mbahet si filozof, pasi i pari u ngrit kundër fatit. Prandaj, Hesiodi na e paraqet Prometeun duke i dhënë këtë këshillë Epimetheut : Prometeu : Cila është lumturia më e mëdhe në sytë e njerëzve ? – Epimetheu : Një grua dhe shumë para. Dhe Prometeu që i thotë : Kujdes nga dhuratat e Zeusit olimpik, refuzoi ato. Kështu, Prometeu i thotë të vëllait që t’i refuzojë dhuratat e Zeusit, domethënë të fatit, përmes një ndërgjegjësimi filozofik dhe kundërshtues, përmes së cilës njeriu çlirohet nga gjithçka që nuk është fryt i aktivitetit të tij, që edhe pse i lodhshëm është shumë më i lartë dhe fisnik, pasi mban gjurmën e përgjegjësisë së tij. Motivi i kundërshtimit prometean do të rimerret nga Sartri te Mizat, ku Oresti pohon para zotit lirinë e vet dhe i kundërshton pushtetin. Tërë filozofia perëndimore është dominuar nga shpirti i protestës dhe revolta e Prometeut na përball gjithmonë me problemin e formimit të njeriut nga vetvetja, me kundërshtimin e gjithçkaje që e tjetërson. Revolta e Prometeut karakterizon mendimin modern. Prometeu bëhet simbol i individit të pavarur dhe të lirë dhe që e konsideron ekzistencën e tij si një fillim radikalisht të ri dhe unik. Mesa duket kjo ishte arsyeja pse Kamy e bëri Prometeun si përfaqësuesin më të mirë të ekzistencës njerëzore, si një përpjekje e vazhdueshme drejt lirisë dhe të qenit vetvetja dhe revoltën, një imperativ të ekzistencës njerëzore. « E keqja që provon një njeri i vetëm

Ku është themeli i filozofisë Në fakt themeli i filozofisë nuk ka nevojë që të kërkohet shumë larg. Ai është këtu dhe në një origjinalitet të freskët. Ai ndodhet në faktin më të thjeshtë që Sokrati dhe Dekarti e kanë shprehur sipas mënyrës së tyre, kur i pari tha: “Njih vetveten” dhe, i dyti: “Unë mendoj, pra unë jam”. Ky themel ndodhet në ekzistencën e pakundërshtueshme të atij fakti që Shën Pali e quante, në mënyrë të admirueshme, njeriu i brendshëm, njeriu shpirtëror që i kundërvihet njeriut mishtor dhe të jashtëm: “Kush do të më bëjë të lirë nga ligji i skllavërisë dhe mëkatit?”, pyeste ai. bëhet muratjë kolektive, shkruante Kamy te Njeriu i revoltuar. “Në provën e përditshme që është jona, revolta luan të njejtin rol si “cogito” në rendin e mendimit: ajo është dëshmia e parë. Por, kjo dëshmi e nxjerr njeriun nga vetmia e tij. Ai është vendi i përbashkët që vendos mbi të gjithë njerëzit vlerën e parë. Unë revoltohem, prandaj ne jem jemi”3. Dhe pas një reflektimi të gjatë filozofik mbi revoltën metafizike dhe si është projektuar ajo në revoltën historike, lidhur me pasojat tragjike të dy revolucioneve të mëdha, ai francez dhe ai rus, ku përmes thirrjeve për një botë të re dhe njeri të ri u justifikuan mizoritë më të mëdha, ai do të preçizojë: «« Unë revoltohem prandaj ne jemi », ose « Jemi vetëm ne » i revoltës metafizike », revolta në lidhje me historinë shton se në vend që të vritet dhe të vdesësh për të prodhuar qenien që ne nuk jemi, ne duhet të jetojmë dhe të bëjmë që

të jetohet për të krijuar atë që ne jemi »4. Këto fjalë të Kamysë duhet të na bëjnë që të reflektojmë në mënyrë filozofike të kaluarën tonë totalitare, kur nën joshjen e ideve për një botë të re dhe një njeri të ri, turmat bërtisnin « Rroftë !» për liderin e madh dhe « Poshtë !», për heronjtë e mendimit pa shprehur asnjë shenjë vuajtje për tjetrin. Regjimet totalitare që përjetuam, përfaqësojnë botën e jo-lirisë, të mos-zbutjes, botën e ndrydhur ku edhe Zoti ishte tërhequr. Përballë autoritetit të tyre arbitrar, meskin dhe të padrejtë, e vetmja rrugë shpëtimi ishte të ndiqje ligjin tënd individual, të refuzoje nënshtrimin dhe të kapërxeheshin barrierat ndaluese. Kur sistemet e refuzojnë lirinë, atëherë vijnë periudhat e katastrofave. Ndoshta, Niçja e kishte parashikuar këtë kohë kur shkruante : « Utopia », « njeriu ideal », hujnizimi i natyrës, vaniteti i vënies në skenë të vetë personit tënd, varësia ndaj propagandës sociale, sharlatanizmi – kjo është ajo që na dha shekulli i XIX »5. Niçja parashikoi jo vetëm sharlatanizmin, por edhe kameleonizmin e njeriut modern. Sikur Niçja ta shikonte se çfarë forma ka marrë kameleonizmi në shoqërinë tonë post-totalitare, ndoshta do të mbyllej vetë në çmendinë. Sipas tij, ata që hiqen si interesantë futen në kategorinë e kameleonëve, pasi « ata nuk janë në kontradiktë me vetveten, ata janë të lumtur dhe të sigurtë, por ata nuk kanë aspak zhvillim, gjendjet e tyre shpirtërore ndodhen njera pranë tjetrës, megjithëse të ndara shtatë herë. Ata ndryshojnë, ata nuk evolojnë drejtë një të bëri… »6 . Në kohë tranzicionesh kategoria e kameleonëve, që fliste Niçja shtohen. Prandaj reflektimi ndaj të kaluarës ka rëndësi themelore në kuptimin e shpirtit të kohës, sepse, siç shkruante mendimtari gjerman Troelsh, « Të analizosh dhe të kapësh atë që përbën esencën shpirtërore të një epoke, ja detyra për të cilën konkurojnë historiani, përmes investigimit kritik të fakteve, dhe filozofi, përmes imagjinatës së tij teorike – detyrë përmes së cilës historiani bëhet filozof dhe filozofi historian. Historiani gjen aty fundin dhe arritjen e një kërkimi se si formohen konfigurimet e mëdha historike; filozofi gjen më shumë bazën dhe presupozimet që i mundësojnë për të krijuar normat dhe gjykimet vlerore, me ndihmën e të cilave i duhet të vlerësojë në mënyrë të përhershme realizimet e një epoke»7. Kjo detyrë na imponohet edhe ne tani për të kuptuar shpirtin e kohës sonë. Shpesh dëgjohet se e kaluara duhet të harrohet për të parë nga e ardhmja. Në fakt e kaluara duhet menduar për të kuptuar se çfarë lloj njerëzish jemi. Për shoqëritë që dalin nga totalitarizmi kjo është një detyrë themelore, me qëllim që njerëzit të mos vazhdojnë të mbeten viktima të mashtrimit dhe iluzionit. “Një nga zbulimet e qeverisë totalitare, shkruante Hanah Arendt, ka qenë metoda që konsistonte në gërmimin e vrimave të mëdha ku varrosnin faktet dhe ngjarjet që nuk mund të flitet, ndërmarrje e gjerë që mund të realizohej vetëm duke vrarë miljona njerëz që kishin qenë aktorë ose dëshmimtarë të të kaluarës. E kaluara ishte e dënu-

ar sikur nuk kishte ekzistuar kurrë”8. Nuk duhet të harrojmë se totalitarizmi, kudo ku u realizua, përfshirë dhe Shqipërinë, duhet të konsiderohet si i vetmi rrezik i madh që kërcënon me rrënim total jo vetëm entitetin tonë politik, por edhe mbijetesën shpirtërore dhe substancën tonë morale. Kur totalitarizmi merr pushtetin, politika e brendshme i le vend intrigave dhe dhunës dhe politika e jashtme, edhe pse në dukje shfaqet si politikë e dialogut dhe diplomacisë, refuzon çdo lloj lidhje me rregullat e pranuara të interesit të përbashkët. Totalitarizmi mbështetet mbi shkëputjen e lidhjeve që e lidhin njeriun me disa pika referimi të qëndrueshme dhe duke e privuar nga çdo referencë, sidomos referencë morale, njeriu aspiron nga hiçi dhe anarkia brenda tij. Totalitarizmi i premton çdo njeriu atë që ai dëshiron me qëllim që ta joshë sa më mirë. Në këtë kaos human, që nuk kuptohet si një kaos i brendshëm, sepse së jashtmi rendi ekziston, por që ka si pasojë një ndjenjë pakënaqësie të thellë, totalitarizmi shfaqet si një rrugë shpëtimi. Totalitarizmi nuk u kërkon njerëzve që të jenë vetvetja, por u kërkon një bindje të pakushtëzuar. Totalitarizmi përdor gjithçka për ta përfshirë në aparatin e pushtetit të tij, për ta dominuar individin sipas rolit që legjenda i atribuon gjarprit; ta joshë viktimën, me qëllim që ta gëlltitë sa më mirë. Kështu, njerëzit, të privuar nga çdo pikë reference, që nuk kanë më ndërgjegjen e vetvetes dhe të lirisë së tyre, por që aspirojnë që të pohohen në mënyrë të verbër duke ndjekur një rregull të imponuar, e lenë veten të bien në kthetrat e kësaj makine që i trajton thjesht si një material dhe kështu humbasin gjithçka që kishin besuar se e kishin fituar dhe e ruanin. Prandaj totalitarizmi ka vetëm një ar mik; vetë lirinë, domethënë të vërtetën, universitetet, vendet e kërkimit të lirë, artin dhe letërsinë, pasi ato na bëjnë që të depërtojmë në tokat e panjohura të shpirtit, gjithçka që është eksperiencë, gjithçka që piqet për mes përsosjes intelektuale, gjithçka që te çdo qenie njerëzore nuk lejon që të udhëhiqet nga diçka tjetër; ndërgjegja për të qenë vetvetja. Jo më kot Hitleri deklaronte se do t’i largonte njerëzit nga ajo humnerë që quhet ndërgjegje. Filozofia që ndikon në emancipimin do të ndikojë në një ripërtëritje shpirtërore, sidomos për shoqëritë e sapo dala nga regjimet totalitare. Prandaj, çdo vullnet që nuk do të mendojë rreth rreziqeve që na tregojnë historia dhe aksioni politik, atëherë ai do të përballet me surpriza të çuditshme në të ardhmen. Detyra e kujtesës është që të përjetësohet liria brenda një vendi të lirë. Në rendin shpirtëror të drejtat e pensionit nuk ekzistojnë. Prandaj, Levinas do të shkruante: “Ekziston vetëm kjo: kohë pas kohe, muzgje të çuditshme e ndalojnë historinë e ndriçuar, drita copëtohet në flakëra të vogla të panumërta luhatëse dhe ambige, toka e fortë ju rrëshqet nën këmbë, ngjarjet fillojnë të rrotullohen në rrathë ferri rreth një ndërgjegjeje përsëri pa vend. Dhe siguri që tallen nga konfrontimi ju ngrenë nga një thelb i harruar”9. Shkurt, duhet ndriçuar historia për të mos

harruar thelbin tonë. Është e vërtetë se njeriu nuk mund të jetojë vetëm për vete. Ai duhet të bashkohet me të tjerët, por për këtë, para së gjithash ai duhet të jetë vetvetja. Të ekzistosh, thoshte Sartri, nuk do të thotë thjesht që të jetosh, por duhet të jesh vetvetja, që duket sikur i bën jehonë shprehjes së Niçes se ne jemi, por duhet të bëhemi. Teoria që shpejgon çdo gjë me ambientin rrethues, është një nonsens i vërtetë, sepse çdo gjë, do të rezultonte nga një ambient dhe ky ambient ishte formuar nga gjëra që rezultonin më parë nga një ambient i mëparshëm dhe kështu, mund të ecet pafundësisht, pasi do të ishte e pamundur që të zbulohej ambienti i parë nga kanë rezultuar ambientet e tjera, pasi arsyetimi nuk ka fund dhe rezultati do të ishte se asgjë nuk do të ekzistonte. Por, elementi bazë është shpirti njerëzor. Ambienti është limiti i qenies së tij, por nuk është ambienti që përbën qenien e tij. Prandaj, Heideggeri kërkonte që njeriu të mos aratisej para mendimit meditativ, sepse prej andej buron drita që ndriçon qenien. Në përfundim, do të theksoja se filozofia kërkon lartësimin shpirtëror për t’i ngritur njerëzit nga mediokriteti drejt lartësive të mendjes, pasi vetëm kështu nuk do të mund të manipulohen nga “sharlatanët politikë”, sipas shprehjes së Tokëvilit, që dinë t’i pëlqejnë tur mës dhe miqtë e vërtetë të popullit shpesh dështojnë, sepse ata synojnë të vërtetën, sado e hidhur që të jetë ajo për mendjet e vogla, prandaj kanë njohur edhe fate tragjike. Filozofia u bën thirrje njerëzve që të gjejnë guxim për të parë vetveten, të bëhen shqiponjë si heronjtë e mendmit, dhe kjo është një punë shumë e vështirë. Prandaj Vilhen Raihu, ish asistent i Frojdit, do të shkruante: “Nuk do të bëhesh shqiponjë, Njeruc, prandaj shfarosesh nga zogjtë grabitqarë. Ke frikë shqiponjat, prandaj jeton në “tufë” dhe lodhesh e vuan si një kope bagëtie. Sepse disa nga pulat e tua ngrohin zogj shpendësh grabitqarë. Grabitqarët u bënë udhëheqësit e tu kundër shqiponjave që donin të udhëhiqnin drejt horizonteve të largëta dhe një jete më të mirë. Grabitqarët të mësuan të hash kufoma dhe të kënaqesh me pak kokrra grurë. Dhe prapë të mësuan të çirresh, “Rroftë Grabitqari i madh””10.

Shënime 11 Husserl, La crise des sciences européennes et la phénoménologie transcendentale, tel gallimard, 1976, f. 367. 2 Aristote, Ethique de Nicomaque, Garnier Flammarion, 1965, f. 86. 3 Albert camus, L’homme révolté, Folio Gallimard, 1951, f. 38. 4 Camy, po aty, f. 314. 5 Friedrich Nietzche, Le Nihilisme européen, Mille et une nuits, 2011, f. 54. 6 Friedrich Nietzche, po aty, f. 112. 7 Ernst Troeltsch, L’essence de l’esprit moderne, f. 7. 8 Hannah Arendt, Responsabilité et jugement, Payot, Paris, 2009, f. 333. 9 E. Lévinas, Difficile liberté, Alban Michel, 1976, f. 337. 10 Vilhem Raih, Dëgjo njeruc, Eleni Gjika, Tiranë, 1996, f. 76-77.


6 - LETËRSIA BASHKËKOHORE BALLKANASE

P

E diel 24 Nëntor 2019

Autori i njohur nga Sanxhaku shquhet për një poezi tejet filozofike dhe përcjell shqetësimet më të mëdha të qenies me realitetin. Ekzistencializmi i tij, në një farë mënyrë, është fryt i perceptimit të jetës dhe sfidat që ajo i përball ballkanasit të zakonshëm

MURET

POEZIA

NGA ENES HALILOVIQ*

DYERT Dera dryni i së cilës të pret. Dhe dera para së cilës kurrë nuk do të vish. Dhe dera para së cilës gjithmonë ke ardhur edhe pse ke parandier përbuzje dhe pështymje, dhe ndërkaq - prapë ke trokitur. Dhe dera që hap Diçka. Dhe dera që rënkon për ikjet. Dhe dera që e hoqe dhe me vete në botë e more që të mund të kthehesh në çdo çast. Edhe Babiloni që rrjedh nga fjala akade Babilu që do të thotë Dera e Zotit. Edhe dera me vrimën e çelësit nëpër të cilën shikoje nepsin. Edhe dera e gurtë e Sezanit. Dhe dera e maternitetit nga e cila ke dalë më parë se ke hyrë. Dhe dera e qelisë që nuk i njeh çelësat. Dhe dera e hekurt që me fjalën e ëmbël hapet. Dhe dera e hekurt që me fjalën e ëmbël mbyllet. Dhe dera përgjithmonë e murosur. Me të gjitha këto dyer edhe dera e vdekjes që vjen në çdo derë. ***

LINEA Dhe kaluan kohërat. Aq kohëra kaluan, dhe asnjë akrep i orës nuk u rebelua. Asnjë sekondë nuk u lodh. As dhëmbi i kohës nuk u dëmtua nga kariesi. As dita nuk humbi, as java, as viti. As ora pas orës nuk u vonua. Asnjë çast nuk e tejkaloi çastin. Askund asgjë nuk u zgjidh As minuta nuk rrëshqiti. Dhe erdhën kohërat.

(-20) SHUMA Muri. Muri i pandërtuar. Muri i ndërtuar. Muri i përfunduar. Muri i shpërbërë. Muri i padukshëm. Muri i parashikueshëm. Muri i askujt. Muri i gjithkujt. Muri i zërit. Muri mbajtës. Muri i burgut. Muri i kështjellës mesjetare që dëgjon vetëm klithjet dhe britmat. Muri nga frëngjitë e të cilit derdhin katranin e nxehtë gjatë rrethimit. Muri i vizatuar. Muri i rikopjuar. Muri me të cilin Zulkarnejni muroi popujt Jexhuxh dhe Mexhuxh se bënin shkatërrime në Tokë. Muri i qelizës që mbron plazmamembranën. Muri stërgjysh i mureve. Muri mbrojtës që kontrollon rrjedhën e të dhënave në rrjetin kompjuterik. Muri për pushkatim. Muri i labirinteve. Muri në mes ose ose. Muri në mes po dhe jo. Muri në mes 0 dhe 1. Muri në mes shkronjës dhe tingullit. Muri i rrëzuar nga tërmeti. Muri i pangjyrë. Muri i lyer me të gjitha ngjyrat. Muri mes shkrimtarit dhe epigonit. Muri i Antoninit - i braktisur. Muri i Servit që i pari u ndërtua me çimento. Muri i Hadrianit i ngritur për mbrojtje nga barbarët. Muri Sumer nga tullat e papjekura. Muri relievor në Egjipt. Muri Kinez i lagur me gjakun e ndërtuesve. Muri i Berlinit

mes Lindjes dhe Perëndimit. Muri i Lotëve. Muri që e çanë Edmond Dantes. Muri i Sartrit. Muri nga kënga epike në Shkodër nga ku foshnja thithte nënën e murosur. Muri administrativ. Muri i ndyrë me parulla politike. Muri - kundërshtari universal që tenistit ia kthen çdo top. Muri i galerisë që pikturat i sheh nga shpina. Muri që ka veshë. Muri i gjallë në futboll. Muri i admiruar i strehimores atomike. Muri nëpër të cilin ka kaluar Drakula. Muri në të cilin një dimër u mbështet Çaushesku. Muri i heshtjes. Dhe ky mur, sot dhe këtu. Muri në të cilin shkruaj. Muri për të cilin shkruaj.

***

THËNGJILLI

mëngjesit të sotëm. Me një arsye u zbraz. Nëpër tokën e thatë kaluan ushtri dhe ushtri. Dhe toka i mbeti të birit nga i ati, të birit nga i ati... derisa nën tabanë nuk e ndjenë thëngjillin: Njëqind e pesëdhjetë miliona tonelata heshtjeje të zezë qëndron dhe qetë pret që të shndërrohet në hi. Është dhjetor. Dimër i ashpër. Dhe pas të gjithave, ti - mosmirënjohës - merr një copë thëngjilli dhe e hedh në kazan vetëm për të nxehur muret për të cilat shkruan. ***

FYTYRAT Përmbytja pas zjarrit, kamxhiku pas kamxhikut, pas maskës maska. Muri i përgjakur pas murit të pastër, pas maskës maska.

Rrafshnalta. Në rrafshnaltë u krijua liqeni në fillim të Miocenit, para njëzet e tre miliona vjet. Asnjë ministër nuk e hapi liqenin solemnisht në praninë e kamerave dhe të ftuarve të shquar. Edhe përpara krijimit të vet, kishte idenë e madhe. Qëndroi dhe priti. Liqeni. Në ujë u grumbullua materiali bimor nga toka. E gjitha që u shtresua në fund, u sedimentua, dhe rëra e ndihmoi. Filloi procesi i karbonizimit. Materia bimore u shndërrua në turbë, pastaj në linjit, pastaj në linjit të murrmë. Dhe ishin shtatë faza të deponimit të materies bimore. Dhe mbetën shtatë shtresa thëngjilli. Mes shtresave edhe sot flenë fosilet. Në fund të pliocenit, liqeni u zbraz: shkuan dy milionë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë mijë vjet para

Busti i neveritshëm pas bustit të neveritshëm, pas maskës maska. Era krenare pas erës së acartë, pas maskës maska. Ëndrra e keqe pas ballit të mermertë, pas maskës maska. Spiuni i padukshëm pas dritares qorre, pas maskës maska.

Fryti i helmuar pas farës së zezë, pas maskës maska. Heshtja pas zërit, gjaku pas gjakut dhe qelbit, pas maskës maska. Dhe fytyra jote, dhe fytyra ime maska e maskuar me fytyrë.

*Përktheu nga origjinali Qazim Muja


L

LETËRSIA NGA BEN ANDONI

P

ërkthyesja dhe krijuesja Milena Selimi ka ardhur në panairin e këtij viti me një romanet më interesante të letërsisë moderne evropiane. Është romani i dytë i Georgi Gospodinov, titulluar “Fizika e Trishtimit” (2012), që meritoi tre çmime kombëtare për sezonin 2012-2013, ndër të cilat edhe Çmimi Kombëtar për Romanin më të Mirë të Vitit 2013. Në shqip erdhi nga Albas, një shtëpi botuese që po kushton kujdes ndaj letërsisë së Ballkanit. Autori bullgar është jo thjesht një nga autorët më sfidues ballkanas por edhe nga ata emra që po mban Bullgarinë në supe për ta përcjellë me dinjitet drejt letërsisë më të mirë evropiane. Provë janë çmimet e shumta por edhe përkthimet dhe interesi i madh i kritikës evropiane për të. Revieë për të mund të gjesh në organet kryesore letrare në botë. Në këtë vazhdë, Shqipëria duhet të jetë krenare, pasi ka përkthyer edhe një libër tjetër të autorit, i titulluar “Roman Natyral”, sjellë mjeshtërisht në shqip nga përkthyesja veterane Janka Selimi. Romani ka në thelb një histori

BOTIME NGA BALLKANI - 7

E diel 24 Nëntor 2019

“Fizika e Trishtimit”, është një kapsulë kohore. Një kapsulë kohore e brezit ‘68 .Një labirinth. Një fëmijë që bëhet burrë në kërkim të identitetit të tij, lumturisë. Kështu që ai thjesht përpiqet të kapë trishtimin e tij, ta bëjë atë më të menjëhershëm, të prekshëm, në mënyrë që të mund ta varrosë. Libri do të kalonte pa u vënë re nëse nuk do theksohej përpjekja e një autoreje në vetvete, siç është Milena Selmi me përkthimin e saj profesional

Përkthyesja Selimi përballë Georgi Gospodinov

Milena Selimi familjare, që në mënyrën e narracionit të zgjedhur nga autori tre-

gon dhe përcjell atë frymë të një lloj Realizmi Magjik modern ballkanik dhe që bash ka qytetari tek gadishulli ynë për sensin e letërsisë së mirë. Me një lloj grotesku ku tregohet një e shkuar jo e largët, kapet jeta në një segment tjetër të këtij vendi, tashmë pjesë e Bashkimit Evropian, ku bullgarët e dikurshëm ndjeheshin të braktisur dhe pa as edhe një lloj shprese. Romani mund të shijohet si një lloj jete alla-shqiptare e bullgarëve. Libri do të kalonte pa u vënë re nëse nuk do theksohej përpjekja e një autoreje në vetvete, siç është Milena Selmi me përkthimin e saj profesional. E sprovuar në përkthimin e shumë autorëve si Nikola Madzirov, Alek Popov, Edo Popoviç, Milen Ruskov, Ognjen Spahiæ, Vladan Matijeviæ, Lidija Dimkovska, ajo është përshfaqur me cilësi të larta dhe përballjen e detyrave të përkthimit por edhe angazhime sipërore për të zgjidhur leksikun e duhur dhe për-

shtatje sintaksash. Dhe, kjo nuk vjen thjesht nga njohjet e mira të gjuhës bullgare dhe maqedonase por edhe nga një prirje shumë profesionale për të kapur stilin e autorit. Dhe, për këtë e lejon fakti pasi Selimi është vetë një krijuese në letërsi. Kjo është arsyeja që të gjitha përkthimet e autores-përkthyese janë nga arritjet e përkthimeve ballkanike. Kuptohet se me katrahurën e çmimeve që ndodh me ne dhe me një lloj distance të pakuptimtë që mbajnë juritë me gjuhët sllave, ajo është privuar nga çmimet por kurrsesi jo nga përcjellja e letërsisë së mirë. Përkthyes të tillë, që punojnë pa stimule reale, veç honorarit modest duhet të vlerësohen për përpjekjet e tyre por edhe kontributin që kanë sjellë, madje janë urat më të mira të ndërlidhjeve, pasi Bullgarinë dhe atë pjesë të Ballkanit mund ta njohësh më mirë me librat e përkthyer nga Milena and Co sesa me shkrimet publicistike dhe politike.

Për romanin “Fizika e trishtimit” F

izika e Trishtimit”, është një kapsulë kohore. Një kapsulë kohore e brezit ‘68 .Një labirinth. Një fëmijë që bëhet burrë në kërkim të identitetit të tij, lumturisë. Kështu që ai thjesht përpiqet të kapë trishtimin e tij, ta bëjë atë më të menjëhershëm, të prekshëm, në mënyrë që të mund ta varrosë. Në kohën tonë, kur të gjithë po lëvizin, njeriu mendon të krijojë një bazë, një tokë të fortë nën këmbët tona. Njerëzit nga vendet e Lindjes ish-komuniste në këtë lëvizje të madhe globale duken si pa rrënjë, duket sikur se jeni diku por jo saktësisht, trupi juaj është i ndarë nga shpirti juaj. Ndihesh mirë, por gjithmonë mungon diçka. Libri është një kërkim për këtë pjesë që mungon. Është fëmijëri? Vende te caktuara? Lodrat dhe objektet e braktisura nga ajo kohë? Kujtimet? Përdorimi në roman i miteve greke. Për shkak të konfliktit midis perëndive dhe njerëzve të thjeshtë. Autori e sheh si lufta midis individit të vogël dhe sistemeve të plotfuqishme të pushtetit. Është një luftë e përjetshme. Miti i Minotaurit, i fshehur brenda një labirinthi deri sa të vritej nga Tezeu, është një temë udhëzuese në roman, siç është edhe miti i Sheharazades, I cili tregoi tregimet e njerëzve të tjerë për ta mbajtur veten gjallë. Dikush do të joshet ta përshkruaj struk-

turën e romanit si labirint për shkak të tangenteve të shumtë që merr Gospodinov - derisa tangjentet të bëhen vetë narracioni, në të cilat një lexues i aftë mund të mbajë një kartë dhe të përshkruaj se si lidhet me kartat e përhapura tashmë në tryezë. Gospodinov e shoh Minotaurin si një simbol. Një metaforë për frikën tonë të fshehur, komplekset . Secili ka Minotaurin e tij brenda. Në fund të fundit protagonisti po përpiqet të tregojë një histori pikërisht për këtë vend, Bullgarinë, vendin më të trishtuar në botë dhe të përballojë trishtimet e tij. Ose të paktën për t’i rregulluar dhe përshkruar ato. Narratori pa emër i romanit shpikës, ambicioz të Gjeorgji Gospodinovit “Fizika e Trishtimit” vuan nga “empatia patologjike ose sindromi ngulitës empatik-somatik”, në mënyrë më të mprehtë në fëmijërinë e tij. “Me kalimin e viteve sulmet u bënë më të lehta për tu kontrolluar dhe humbën manifestimet e tyre më të mprehta, pa u zhdukur plotësisht. Ashtu si në empati. . . ne kurrë nuk e dimë se ku endet personi kur është në gjendje të tillë. “ Romani flet për histori familjare, pjesë e sagës në moshë të re me kalime të lehta në realizëm magjik, pjesë historish të fshatit të tij, pjesë argëtuese me teknologji të vjetëruar, flet për

fundin e botës dhe si të përgjigjemi në pyetjen “Si je?”. Fizika e Trishtimit flet për rregullat e moralit komunist, jetën nën sundimin komunist, ku narratori, familja e tij dhe shoqëria jetuan në bodrume dhe ishin të varfër, të izoluar, ndërsa ndjeheshin të braktisur nga bota. Para përfundimit të Luftës së Ftohtë, narratori na tregon, se 80% e bullgarëve nuk kishin qenë kurrë jashtë vendit. Narratori vjedh një libër gatimi me titullin e mrekullueshëm “çfarë duhet të gatuaj gjatë një krize” dhe ia çon në shtëpi të dashurës së tij, ku të dy miratojnë për-

gatitjen e një torte dardhe, duke mos u shqetësuar nga fakti se atyre u mungon çdo përbërës i vetëm. Filmat në kinema, natyrisht, janë një vend për çudi, edhe kur ato janë të mërzitshme. Kur ata janë të mërzitshëm, narratori gjen një botë argëtuese duke shikuar rrezen nga kabina e projeksionit: . . ky pluhur magjik sillte fytyrat dhe trupat e burrave dhe grave më tërheqës në botë, si dhe kuaj, shpata, harqe dhe shigjeta, puthje, dashuri, absolutisht gjithçka. Kjo shpikje e shpëton atë; tregimet e shpëtojnë atë, megjithë dhembjen e tij. Ai rritet, bëhet një shkrimtar (natyrisht) dhe Lufta e Ftohtë përfundon - jo me një zhurmë, në rastin e Bullgarisë, por me një pëshpëritje: një njoftim në televizion. Përfundimisht, ai kthehet në shtëpi në «qytetin e T.» dhe zhvendos në bodrumin e një shtëpie ku ai jetonte si fëmijë. Ai mbledh histori. Ai bën lista për t’i ruajtur gjërat me fjalë. Fizika e Trishtimit ka shumë mbarime (pasi ka shumë fillime) sepse si Gospodinov ashtu edhe narratori i tij e kanë bërë të qartë se ata pëlqejnë të lënë histori të hapura për kthesat e tjera të mundshme (si labirinth).

Cili është Georgi Gospodinov Poeti dhe shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov lindi në vitin 1968. Vëllimi i tij i parë me poezi Lapidarium (1992) fitoi çmimin kombëtar për debutimin më të mirë, çmim që pasua nga “Chereshata na edin narod” (1996, Qershia e një populli), e cila u nderua me Çmimin më të Mirë të Vitit nga Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë. Georgi Gospodinov fitoi njohje ndërkombëtare me romanin e tij të parë “Estestven roman” (1999), “Roman Natyral”), përkthyer edhe në shqip me mbështetjen e TRADUKI-t. “New Yorker” e përshkroi atë si një “debutim anarkik, eksperimental” dhe “The Times” si një “vepër humoristike, melankolike dhe tepër idiosinkratike”. Koleksioni i shkrimit të shkurtër “I drugi istorii” (2001, “Edhe histori të tjera”) gjurmon misteret e jetës së përditshme duke përshkruar skenat tragjikomike. Romani i tij “Fizika na tagata” (2011) “Fizika e trishtimit” fitoi Çmimin Jan Michalski dhe ishte finalist për Brücke Berlin Preis dhe Haus der Kulturen der Welt Literaturpreis. Në përmbledhjen e historisë “I vsichko stana luna” (2013), Dhe gjithçka u bë hënë) titulli i veprës përkon me kohën që i duhet dritës së diellit për të arritur në tokë dhe për ironi përcjell mendimet e tij rreth fundit të botës. Gospodinov shkruan skenare dhe drama. Filmi “The Ritual” (Rituali) hapi Forumin Ndërkombëtar Rinor të Kinemasë, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Berlinit 2005. “Blind Vaysha”, film i animuar, bazuar në tregimin e shkurtër të Gospodinovit ishte nominuar për çmimin Oscar Academy për vitin 2017. Në vitin 2006 Gospodinov publikoi librin “Az zhiviakh sotsializma “( Unë jetova socializmin ), rezultat i një projekti dyvjeçar në internet që përmblodhi tregime nga historitë e njerëzve të zakonshëm në socializëm. Ai vazhdoi punën e tij në këtë fushë me “Inventarna kniga na sotsializma” (2006), “Libri inventarizues i socializmit”, me Yana Genova), një katalog i objekteve bullgare nga jeta e përditshme para viteve ‘90. Gospodinov ka një doktoraturë në historinë e letërsisë dhe punon për Institutin e Letërsisë, BAS, Sofje. Ai është shpërblyer me shumë bursa të shkrimtarëve (Berliner Künstlerprogramm des DAAD, shoqata e Bibliotekës së Nju Jorkut në Qendrën Cullman, Literaturhaus Zürich etj.). Ai është përfitues i programit WIKO Berlin për vitin 2019/20. Me veprën “Fizika e Trishtimit” Georgi Gospodinov është fitues i Çmimit Evropian për Letërsinë-Angelus 2019, cilësuar si një nga çmimet më të rëndësishme evropiane.


8 - FOTOGRAFIA

P

PROJEKT

E diel 24 Nëntor 2019

Fotografia e njohur Jutta Benzenberg, në projektin e saj, ka nisur të vizitoj në terren familjet që praktikojnë fenë në njëfarë forme të jashtëzakonshme sot, që nga ishujt e izoluar malorë, ku predikohet për banorët katolikë në veriun e Shkodrës dhe deri thellë në këto vise; të krishterët ortodoksë dhe bektashianët në jug të Shqipërisë, si edhe myslimanët sunitë në Mallakastër dhe Berat dhe më gjerë. Për të rritur fokusin e saj, ajo ka vendosur, sipas një plani të kujdesshëm, të shikojë sjelljet e komuniteteve fetare në procesionin e Bektashinjve në Malin e Tomorit, festimet katolike për Ditën e Nënë Terezës së Bekuar, shenjtores që erdhi nga Shqipëria, si dhe kremtimin e Bajramit, një nga festat i cili festohet në shtator.

Photo and Copyright Jutta Benzenberg

NGA STAFF “MILOSAO”

K

a një prirje ekzotike, kur paraqiten në imazh klerikët shqiptarë. Katër lloje fesh të ndryshme qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe kjo e bën të duket historinë e tolerancës shqiptare, si një lloj rrëfimi të ndodhur kaherë por aspak realist. Në fakt nuk është kështu për ata që e njohin peizazhin fetar shqiptar dhe mbi të gjitha njerëzit që për vite me radhë kanë takuar dhe hasur me klerikë të ndryshëm, një pjesë e të cilëve nuk janë gjallë. Jutta Benzenberg është nga të paktit syresh që për gati tre dekada ka prekur çdo skaj të vendit për të parë nga afër bashkëjetesën shqiptare të religjionit dhe ku Kryqi me Gjysmëhënën kanë përcaktuar përditmërinë socio-psikologjike të shqiptarëve. “E megjithatë, gjëja që më ka habitur si përfaqësuese e kulturës në Ambasadën shqiptare në Berlin ka pasur një element: Për Shqipërinë dihet ende shumë pak për natyrën e bashkëjetesës fetare por edhe për shumë gjëra që lidhen me këtë popull të vogël”, shprehet artisja e njohur e fotografisë Jutta Benzenberg, e cila më tetorin e vitit 2020, do ta ekspozojë punën e saj në kuadër të Tetorit Gjerman në Muzeun tonë Kombëtar. Teksa, gjëja që e ka tronditur bash shumë ka qenë masa e perceptimeve negative. Mbase prej këtej ka nisur projekti lidhur me religjionin në Shqipëri, i mbështetur nga Ministria e Jashtme gjermane dhe Ambasada e saj në Shqipëri. Qëllimi i znj. Benzenberg me imazhin e saj ka qenë dhe mbetet një: Larg propagandës boshe dhe në thelb të arsyes së kësaj bashkëjetese historike, një nga cilësitë më të mira të shqiptarëve në shekuj. Por a është vërtetë realitet apo një fantazi kjo bashkëjetesë?! Shembuj të ndryshëm hedhin dritë sesi mbijeton lidhja e Islamit me Krishtërimin në Shqipëri, por edhe shizmat e ndryshme mes tyre. Kjo e bën Shqipërinë një rast unikal të tolerancës por edhe të mënyrës sesi

Photo and Copyright Jutta Benzenberg

Sa pak dinë të huajt për tolerancën fetare shqiptare!

Photo and Copyright Jutta Benzenberg

funksionon kjo lidhje. Historia jonë bën me dije se shembujt janë të shumtë, porse ka mbetur një nga rastet më të jashtëzakonshme kur një nga klerikët më të njohur katolikë, një misionar françeskan e bashkoi në kohën e Pavarësisë me një tel Majën e Minaresë së xhamisë të qytetit dhe Kulmin e Kishës Katolike në një nga vendet më diferencat më të mëdha fetare, duke shpallur bashkëjetesën përballë asimilimit. Një nga Rilindasit shqiptarë , Vaso Pasha, ishte i pari që e ktheu në ideologji kombëtare bashkëjetesën, kur shkroi “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kjo është deviza që ngjit në punën tashmë të nisur me shumë skrupulozitet nga fotografja e njohur. Komunizmi u mundua fillimisht ta shkatërronte këtë bashkëjetesë dhe më vonë e goditi realisht duke e denigruar seriozisht për të arritur apoteozën e çmendurisë ateiste me nxjerrjen e një ligji që ndalonte besimet fetare në vend. Në ilegalitet, anëtarët e feve të ndryshme ndihmuan njëri-tjetrin porse shumë priftërinj vazhduan të predikonin, teksa shumë myslimanë vazhduan të falnin lutjet në mënyrë klandestine. Cilësitë u trashëguan në kohën tonë, kur një ligj i ri, ktheu besimet, ndërsa tashmë u ringjall toleranca dhe përballja e përbashkët ndaj rreziqeve. Fetë shqiptare u bashkuan në kohën e krizës së Kosovës, madje edhe kur propaganda u përpoq të kanalizonte luftën si ajo e Islamit radikal ndaj Krishtërimit. Fotografia e njohur Jutta Ben-

zenberg, në projektin e saj, ka nisur të vizitoj në terren familjet që praktikojnë fenë në njëfarë forme të jashtëzakonshme sot, që nga ishujt e izoluar malorë, ku predikohet për banorët katolikë në veriun e Shkodrës dhe deri thellë në këto vise; të krishterët ortodoksë dhe bektashianët në jug të Shqipërisë, si edhe myslimanët sunitë në Mallakastër dhe Berat dhe më gjerë. Për të rritur fokusin e saj, ajo ka vendosur, sipas një plani të kujdesshëm, të shikojë sjelljet e komuniteteve fetare në procesionin e Bektashinjve në Malin e Tomorit, festimet katolike për Ditën e Nënë Terezës së Bekuar, shenjtores që erdhi nga Shqipëria, si dhe kremtimin e Bajramit, një nga festat i cili festohet në shtator. Dhe, për ta bërë edhe më bashkëkohore e moderne këtë sjellje, ajo do të trajtojë hapësirat fetare në kryeqytetin Tiranë, ku të gjitha fetë kanë pasur gjithmonë vendet e tyre të adhurimit në afërsi të njëri-tjetrit dhe në një harmoni gati matematike. Një iniciativë e bukur, që falë autoriteteve gjermane, premton të prodhojë një nga materialet më të plota dhe të thella vizive, që janë bërë deri më tani. Por, deri në fund na mbetet të presim në efektin e pezulit, që artistja e njohur e fotografisë, di të ngjallë në procesin e saj të punës, që kërkon pak kohë, vullnet dhe një qasje tejet interesante. Mbase kjo punë do të daravisë atë panjohuri që ka bota për këtë bashkëjetesë...që nuk është trill, propagandë, por një realitet

Profile for Ardit Rada

MILOSAO 24 NENTOR 2019  

MILOSAO 24 NENTOR 2019  

Profile for arditrada
Advertisement