Issuu on Google+

“Solistët e Filharmonisë së Kosovës” prezantohen për herë të parë Shani Syla ekspozon në GMK

Nr. 5 4 - 10 mars 2009

xha

Eliza Ho

PREKJA E ËNDRRËS Rreth filmit “Seven Pounds”

SHTATË JETËT ë Dodona Premierë n

Aktori në kuti

botimet/publishing

ELTA BS


2

4-10 mars 2009

“Stupcat” me projekt të ri Së shpejti do të dal në shitje video projekti më i ri i Stupcave i titulluar “Familja Kung fu”. Tre aktorët e njohur që përbëjnë Stupcat: Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi edhe këtë herë befasojnë për të mirë me lojën e tyre si dhe me skenarin i cili gjithmonë është aktual dhe pëlqehet nga publiku.

www.restaurantbaron.com address: Pallati i Rinisë, 10000 Prishtinë mob: +377 44 122 229, +386 49 122 229 tel: +381 38 720 074 contact@restaurantbaron.com

044/049 411-117 www.blueskycaffe.com pallati i rinisë prishinë


4-10 mars 2009

3

“Solistët e Filharmonisë së Kosovës” prezantohen për herë të parë

Sihana Badivuku

Filharmonia - Opera e Kosovës, të dielën, më 6 mars, në Sallën e kuqe të pallatit të rinisë do të mbajë një koncert. Ky koncert paraqet risi në aktivitetin e Filharmonisë meqë për herë të parë do të prezantohet Ansambli Kamertal “Solistët e Filharmonisë së Kosovës”. Në program janë veprat e kompozitorëve: J.S.Bach, A.Vivaldi, W.A.Mozart dhe B.Bartok, ndërsa solistë janë: Sihana Badivuku-violinë, Venera Kajtazi dhe Enkelejda Gorani- flautë dhe Naim Gashi-obo.

The Mix, te Stadiumi i qytetit të Prishtinës, çdo të diel, prej orës 20:00, organizon mbrëmje muzikore me Edona Reshitajn.

Nëse organizoni një ngjarje kulturore në Prishtinë e mendoni se duhet t'i lajmëroni të tjerët atëherë "Plus Kult" është vendi ideal. Pavarësisht nëse jeni insitucion privat apo publik apo thjeshtë keni ndërrmarrë një iniciativë për të organizuar një ngjarje kulturore na lajmëroni për aktivitetin tuaj përmes e-mail adresës pluskult@gmail.com, ose në numrin e telefonit 044/049-399-207.

Çdo të diel, në Avenue Bar, muzikë live - Nata e Pianos. Mbrëmje me këngët e vjetra qytetare. Rezervimi është i obliguar. Ky bar do të fillojë edhe me organizimin e mbrëmjeve me etno muzikë.

Editor: Agron Krasniqi Koordinator: Artan Krasniqi Tel: 044/049-399-207 Email: pluskult@gmail.com Realizimi kompjuterik dhe dizajni: Albedo - www.albedo.info


4

4-10 mars 2009

Të mërkurën, më 4 mars, prej orës 20:00 Jepet shfaqja “Tartufi”, nga Molieri. Regjia: Rahim Burhan. Luajnë: Bajrush Mjaku, Çun Lajçi, Igballe Qena, Mentor Zymberaj, Blerta Syla, Asllan Hasaj, Shengyl Ismajli, Bekim Guri, Florentina Ademi, Besnik Krapi dhe Ramadan Mala-Badi. Dramarurg: Ilir Gjocaj. Muzika: Trimor Dhomi. Skenografia: Nurullah Tuncer. Kostumografia: Blagoj Micevski. Menaxher i shfaqjes: Avni Abazi. “Ne nuk mund të themi se në botën islame nuk kemi njerëz si Tartufi, të cilët e shfrytëzojnë religjionin e vet për përfitime personale”. Rahim Burhan

Çun Lajçi

E enjte, 5 Mars, prej orës 20:00 shfaqet “Pranverë shqiptare”. Këtu përfshihen filma dokumentarë e kronikalë me temë marrëdhëniet kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës në vitet 70`. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri – Kosovë. Programi: Ansambli “24 tetori” i Korçës jep shfaqje në Kosovë (1975), 20 minuta. Ansambli Rugova i Pejës jep shfaqje nëpër Shqipëri (1972), 15minuta. Ansambli shtetëror në Kosovë (1972), 28 minuta. Teatri Krahinor në Shqipëri (1972), Shfaqje e Teatrit të Prishtinës nëpër Shqipëri, 8 minuta. Festivali Krahinor Folklorik i Kosovës (1979), 24 minuta. Vizita e Bekim Fehmiut në Shqiperi, 9 minuta. Pishtarë të dritës në Kosovë (1983), Mbi mësuesit e parë të gjuhës shqipe në Kosovë e Maqedoni, 21 minuta. Shqiptarët e Zvicrës (1994), 38 minuta Të premten, më 6 mars, prëj orës 20:00 Jepet shfaqja “Çifti Martin”, nga Eugene Ionesco. Regjia: Bekim Lumi. Luajnë: Astrit Kabashi, Gresa Pallaska. Harmonikist: Agon Xharra. Skenografia: Mentor Berisha. Kostumografia: Samka Ferri. Koreografia: Sinan Kajtazi. Mjeshtër i këndimit: Riad Ymeri.


4-10 mars 2009

5

...shfaqja “çifti martin”, është një përrallë e përbotshme njerëzore, e cila, në formën e një mjuzikli-burleske teatrore, me ekspresivitetin e saj skenik, motiv dhe artistik, ka forcë ta rrëmbejë dhe ta fisnikërojë publikun, ta mallëngjejë, ta gëzojë, ta bëj atë të qeshë dhe njëkohësisht, të qajë me lotë ironie, pikëllimi, dëshpërimi e gëzimi... Të shtunën, më 7 mars, prej orës 11:00 Projeksioni vjetor i filmave të shkurtër të Fakultetit të ArteveRegjia e Filmit (Program mysafir i Fakultetit të Arteve të Univeritetit të Prishtinës) Të shtunën, më 7 mars, prej orës 20:00 Jepet repriza e komedisë “Dejzilend”, e autorit amerikan Kristofer Durang. Regjinë e kësaj komedie e ka bërë Agon Myftari, regjisor i ri kosovar. Ekipi i shfaqjes përfshinë aktorët: Ilire Vinca, Yllka Gashi, Ernest Malazogu, Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi. “Dejzilend” është një komedi e dramaturgut amerikan Kristofer Durang, e cila merret me jetën e një djali të ri në kërkim të identitetit, me përpjekjet e tij të mëdha për të mbijetuar dhe mbi të gjitha për t'i zgjidhur misteret dhe problemet e jetës, probleme këto të cilat vijnë si rrjedhojë e ndikimit të mbrapsht dhe e papërgjegjësisë së prindërve të tij. Versioni elektronik i Plus Kult-it mund të shkarkohet në:


6

4-10 mars 2009

E hënë, 9 mars Ora 19:30 Teatri i kukullave E shtunë, 7 mars, Ora 12:00 “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët” Sipas vëllezërve Grimd Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena Kukullat dhe skena: Valdet Rama Kukullat princi dhe princesha: Vlora Hajdini Muzika: Trimor Dhomi

PREMIE

“Sonte jam vetëm”, Prodhim i Teatrit të Babës Regjia: Enver Petrovci Luajnë: Ilir Tafa dhe Niada Saliasi E martë, 10 mars, Ora 19:30 “Fluturimi” Autor: Doru Motoc Regjia: Sabri Pajaziti Luajnë: Gëzim Bucolli dhe Enis Kastrati

E shtunë, 7 mars, Ora 19:30 “Aktori ne kuti” Autor, aktor dhe regjisor Mentor Zymberaj

E diel, 8 mars Ora 19:30 Repriza e parë: “Aktori në kuti” Autor, aktor rdhe regjisor Mentor Zymberaj


4-10 mars 2009

7

TEATRI I BABËS Të mërkurën, më 4 mars dhe të premten, më 6 mars, ora 20:00 Jepet shfaqja: “Sonte jam vetëm” Autor: Andre Paul Antoine; Regjia: Enver Petrovci; Luajnë: Ilir Tafa dhe Niada Saliasi; Skenografia: Blendina Xhema, Kostumet: Nora Qerreti; Muzika: Hekuran Krasniqi; Mjeshtër skene dhe ndriçimi: Amir Petrovci; Menaxher i shfaqjes: Virusi Të enjte, më 5 mars, ora 18:30 jepet shfaqja “Droga vret” Shfaqja “Droga vret” është në repertorë që nga themelimi i teatrit. Kjo shfaqje ka në fokus luftën kundër dukurive të dëmshme shoqërore si: droga, sida, prostitucioni, mosvijimi i rregullt i mësimit etj. Autor dhe Regjisor: Sokol Plakolli Luajnë: Enver Hyseni, Pranvera Uka, Shpresa Sekiraça, Dardan Dreshaj, Lura Rexhepi, Liridona Sekiraça, Anita Ahmeti, Gëzime Uka, Durim Gashi. Realizuar nga Studio e aktrimit “Filizat”

pizza & caffe

“Melos” Abdyl Zhdrella pronar Rr. Mulla Idriz Gjilani, Kurriz, Prishtinë 044/ 510-910 044/308-952


8

4-10 mars 2009

Në Kinemanë ABC vazhdon të shfaqet filmi

“SEVEN POUNDS” Dramë / Romansë Beni, një nëpunës i Zyrës së Taksave, ka një sekret, për të ndihmuar shtatë veta me nevoja të mëdha. Dikur, Timi ishte një inxhinier i famshëm i raketave. Ai kishte grua të bukur dhe një shtëpi luksoze në plazh. Në një moment, gjërsa po ngiste makinën, pengohet duke folur me celular dhe shkakton aksident ku vdesin shtatë veta, përfshi edhe gruan e tij. Kështu, ai vendos që të bekojë shtatë njerëz dhe të bëjë vetëvrasje për të paguar për mëkatin e tij. Ai vjedh bexhin e të vëllait, që punonte në zyrën e taksave, për të gjetur shtatë veta që e meritojnë bekimin e tij. Ai është gati t’u japë njerëzve organet e tij dhe të mirat materiale që ai ka. Plani i tij vihet ne rrezik, kur Beni dashurohet në Filmi Seven Pounds shfaqet në njërën grua, të cilën ai dëshiron ta ndihmoj. tre termine: Rolet: Will Smith, Rosario Dawson, Woody 17:00, 19:30 dhe 22.00. Harrelson, Michael Ealy, Robinne Lee. Regjia: Bileta: 3 euro Gabriele Muccino. Producentë: David CrockTe: 038 222 086, 038 243 117 ett, Ken Stovitz, Domenico Procacci. Rreth Filmit ‘Seven Pounds’

SHTATË JETËT Filmi “Seven Pounds” i cili ribashkoi Will Smith me Gabriele Muccino (regjisori i filmit “The Pursuit of Happyness), fillon me një sërë gjëegjëzash, me disa skena të pwrziera në mënyrë kronologjike. Një njeri thërret ndihmën e shpejtë për të raportuar vetëvrasjen e vet?!!! Gjatë filmit Ben (Will Smith) bezdis një punëtor të verbër të call center, i aktruar nga Woody Harrelson, dhe këtë ai e bën me qëllimin që të sigurohet se këta kandidatë të përzgjedhur me të vërtetë janë njerëz të mirë në mënyrë që të sigurohet se a janë të denjë për dhuratën që Ben do tua jap?!!! Ben në film shoqërohet edhe me një femër që ka probleme me zemër, ndërkaq ai, ia

dhuron një gruas shtëpinë e tij pranë plazhit e cila ka probleme me bashkëshortin e saj, i cili e keqtrajton fizikisht atë dhe fëmijët. Në mes tjerash Ben shoqërohet edhe me një trajner sporti i cili ka probleme shëndetësore. Mirëpo pse Ben vendos që të shoqërohet vetëm me njerëz që kanë probleme të caktuara shëndetësore dhe familjare?!!! Po ashtu gjatë filmit ka shumë skena të pashpjeguara ku me kalimin e kohës dhe me bashkimin e pjesëzave të misterit filmi merr një kuriozitet shumë të madh. Tregimi i filmit “Seven Pounds” për asnjë moment nuk mund të ju duket i mërzitshëm apo i bezdisshëm e as Will Smith, i


4-10 mars 2009

9

Skenë nga filmi “Seven Pounds”

cili me sa duket ka dëshirë të luaj rolet “mistike”, me sharmin e tij rrëqeth publikun nga ky skenar filmi. Muzika e filmit nga Angelo Millit e kombinuar me kinematografinë e fuqishme të Philippe Le Sourd thirr në një intensitet

emocional që ende nuk është arritur nga narracioni. Seven Pounds është në skenar të Grant Nierporte dhe në regji të Gabriel Muccino. Muamer Hasani

Fast&Fourius Data e shfaqjes – 3 Prill. 2009 Rolet: Vin Diesel, Paul Walker, Michelle Rodriguez, Jordana Brewster, John Ortiz Regjia: Chris Morgan & Justin Lin

Crank 2: High Voltage Data e shfaqjes – 17 Prill. 2009 Rolet: Jason Statham, Amy Smart, Corey Haim, Glenn Howerton, Bai Ling Regjia: Brian Taylor & Mark Neveldine

Dragonball Evolution Data e shfaqjes – 8. Prill. 2009 Rolet: Justin Chatwin, James Marsters, Jamie Chung, Emmy Rossum, Eriko Tamura Regjia: James Wong

Obsessed Data e shfaqjes - 24, Prill. 2009 Rolet: Beyonce Knowles, Ali Larter, Idris Elba, Christine Lahti Regjia: Steve Shill


10

4-10 mars 2009

Thirrje për aplikim

Laboratori i historisë së Kosovës Hulumtoje historinë e vendit tënd! Një projekt kushtuar viteve të 60-ta dhe të 70-ta në Kosovë, për të rinjtë nga mosha 18 – 35. Qendra Multimedia prezanton një formë të re të hulumtimit të historisë: Metoda e Oral History (Historisë Gojore). Në kuadër të projektit‚ “Laboratori i Historisë së Kosovës” synon ti shtyj të rinjtë që ta zbulojnë historinë e vendit tyre, duke u përqendruar në atë të viteve 60-ta dhe 70-ta, përmes intervistave të cilat ata do t`i bëjn vetë. Pjesa e parë: Nga data 26 e deri më 29 mars në Qendrën Multimedia do të mbahet punëtoria për të gjithë ata të cilët janë të interesuar në histori, me Barbara Thimm (Eksperte për Oral History, Minhen), Shemsi Krasniqin (Profesor në Universitetin e Prishtinës) dhe Timon Perabo (Qendra Multimedia, Prishtinë). Mosha e preferuar për aplikuesit është 18–35 vjet. Gjatë punëtorisë do të bëhen xhirime dhe intervista me njerëz që i kanë perjetuar vitet e 60-ta dhe 70-ta në Kosovë. Pjesëmarrësit e punëtorisë do mësojnë se si duhet përgatitur intervistat. Do të diskutohet për vitet e 60-ta dhe 70-ta dhe do të përpilohen pyetjet lidhur me atë kohë. Pas intervistave do analizohen tregimet e njerëzve dhe do shikohet çfarë zbulimesh janë bërë nga ajo kohë. Punëtoria mbahet nga ora 10:00-13:00 dhe 15:00-18:00. Ajo zhvillohet në anglisht dhe shqip. Pjesa e dytë: Pas mbajtjes së punëtorisë (Pjesa e parë), pjesëmarrësit e saj mund të aplikojnë që të përfshihen në fazën e dytë (Krijimi i platformës në internet). Tre veta do të përzgjedhen që të vazhdojnë edhe për dy muaj intervistimet për vitet e 60-ta dhe 70-ta. Të përzgjedhurit fitojnë një honorar prej 200 eurosh në muaj. Pjesët më interesante nga intervistat e marrura do të postohen në vebfaqe. Kështu, të gjithë, do ta kenë mundësinë, që në këtë vebfaqe, përmes filmave të shkurtër, të mësojnë më shumë për historinë e Kosovës të asaj periudhe. Pjesëmarrja: Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë projekt, duhet të dërgojnë një CV dhe një tekst të shkurtër (max. 5 fjali) ku shpjegojnë pse janë të interesuar të marrin pjesë. Ato duhet dërguar në: timon@qendra.org deri më 11 mars. Për informata mund të kontaktohen Timon Perabo ose Fatime Kosumi në 038 722 463. Projekti përkrahet nga Instituti Goethe, Fondacioni Robert Bosch dhe Departamenti i Sociologjisë i Universitetit të Prishtinës.


4-10 mars 2009

11

Rreth këngës së Eliza Hoxhës, “Himni im”

PREKJA E ËNDRRËS

Eliza Hoxha ka qenë në klasën e parë në vitin 1981. Që nga ajo kohë, e gjithë situata politike ka ndryshuar. Jo vetëm kryengritjet që kanë shënuar atë vit, por edhe më vonë, të gjitha gjërat janë përkeqësuar. Ajo i takon një gjenerate që ka ëndërruar të valojnë flamurin kuq e zi, si një shenj e identifikimit të tyre si shqiptarë, në kohën kur shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në shtëpi private. Pavarësisht kësaj, gjenerata e saj kanë qenë vizionar. “Kemi shpresuar dhe kemi qenë vizionar. Të gjithë gjenerata jonë jemi të shkolluar, pavarësisht vështirësive në të cilat jemi rritur, apo frikës me të cilën kemi jetuar”, thotë ajo. Bërja e shtetit të Kosovës është prekja e ëndrrës edhe për këtë gjeneratë. Kjo ka bërë që Eliza të shkruajë tekstin e këngës “Himni im”, kompozimin e së cilës e ka bërë Ilir Osmani. Përveç kësaj, ajo ka dashur që edhe të vizuelizojë këtë këngë, duke i besuar për këtë gjë kompanisë “Puntort social”. Ajo që e bënë të veçantë videoklipin është ideja e kalimit prej flamurit kombëtar tek flamuri shtetëror. “Ne kemi qenë të lidhur

shpirtërisht me këtë flamur kombëtar. Pavarësisht kompromisit që si shtet të identifikohemi me një flamur të ri, ne do të mbesim gjithnjë të lidhur me flamurin kombëtar. Ndoshta për fëmijët tanë kjo ndjenjë do të jetë e largët dhe ndoshta e pakuptueshme” ka deklaruar ajo. Edhe teksti është i veçantë. Këngëtarja e cila i takon një gjenerate të diskotekave, ka thënë se ka vendosur të bëjë një këngë të angazhuar, që flet për ndjenjat e saj për vendin ku është rritur, por e cila mund të këndohet kudo. Edhe teksti është një tekst që flet për të ardhmen, duke kërkuar nga të gjithë që të harrojnë të kaluarën. Kjo është kënga e dytë e angazhuar që ka bërë këngëtarja Eliza, pas këngës për të zhdukur. Ajo thotë se së shpejti do të bëjë edhe dy këngë të tjera të tilla, por që ende nuk dëshiron të bëjë të ditur për çfarë bëhet fjalë. Video e këngës “Himni im” ka qenë vepra me të cilën Eliza ka marrë pjesë në ekspozitën për tridhjetë vjetorin e Galerisë së Arteve të Kosovës, institucion ku ajo ka punuar për një kohë.


12

4-10 mars 2009

Si u krijua Gillespie? Diku n’verën e vitit 2005, t’stërinfluencum edhe me shumë paraqitje tjera llajv. Gilleprej muzikës t’mirë vendoset me u kriju spie tenton me vazhdu me ni paraqitje Gillespie prej Sexhes edhe Isës. Pas disku- tepër energjike, alternative, t’zhurmshme, timit t’idesë edhe Guri bashkangjitet. Më kanihere edhe t’lehtë (tu mos e prek envonë grupit i bashkangjitet edhe Blerta. ergjinë) - kjo fillimisht me përjetu knaqësi Ma n’fund krejt puna u kompletu edhe fil- personale edhe me shpresë që t’njëjtën loi finalizimi i kangve. Mas dy paraqitjeve knaqësi ka me ju ofru edhe tjerëve që kanë me qëllim t’testimit preferenca t’ngjaGillespie vendos me jshme muzikore. incizu albumin e Së fundmi Gilleparë - “Një ditë e spie e ka lansu ni zakonshme” (alEP me emrin bumi ka dal n’vitin ‘Femme Fatale’. 2006). Pas shumë N’EP osht singlli pytjeve edhe ‘Femme Fatale’ përgjigjeve u venme t’cilën Gilledos që albumi mu spie ka marr pjesë incizu live me qëlnë Top Fest edhe Blerta (vokal), Guri (gitare), Isah (bas), Sexha (bateri). lim që ndjenja edhe tri verzione unatmosfera e krijume mrena n’studio gjatë plugged të tri kangve t’albumit t’parë (E performimit me qenë sa ma shumë reale Di, A ka më të mirë, Ku Je) edhe osht tu edhe e paraqitme tek publiku - kjo me sig- punu n’garazh për material t’albumit t’ri i uri me qëllim që edhe publiku me ndi cili po vazhdon mu shty për shkak knaqësinë që antarët e bendit e kanë pas t’kushteve financiare/ ekonomike. Shumë mbrenda n’studio. Albumi incizohet te shpejt ka me dal spoti i dytë i animum Llampat dhe në incizim ndihmon edhe (spoti i tretë në përgjithësi) i singllit tjetër Dritëro edhe Visari në kijborda. Gillespie që hala s’ka dal e ky osht ‘Për Shkak Teje’ pas incizimit t’albumit edhe t’arrijtjes se (spoti prapë po punohet prej Skender marrëveshjes me Gingerin vendosë që al- Krasniqit - Ckenda). Kanga ‘Per Shkak bumin me e promovu me ni Teje’ si edhe plot kang tjera t’Gillespie prokoncert/paraqitje llajv edhe kjo organizo- movojne mbrojtjen e mjedisit/ambientit. het në Room Boom Boom. Pas albumit Krejt diskografia jonë mundet mu gjet del video e kanges “Luledielli” (tu ju fal- në web faqe edhe osht falas: enderu Visarit, Gencit edhe Gjisit) edhe http://www.gillespietheband.com/ ose fillon finalizimi i video klipit te kangës “E n’www.jamendo.com. di!” (tu ju falenderu Skender Krasniqit). N’fund spoti “E Di” shperblehet prej Materiali është marrë nga web faqja e video festit me çmimin për postproduk- grupit. Për shkak të origjinalitetit nuk ka sionin ma t’mirë. Bendi mas ksaj vazhdon ndërhyrje redaktoriale në këtë tekst.


4-10 mars 2009

13

Në Galerinë e Arteve e Kosovës, po qëndron e hapur ekspozita e fotografit hungarez Janos Eifert. Janos Eifert, është një nga fotografët më të njohur hungarez. Ai deri tash i ka hapur 160 ekspozita personale dhe 650 kolektive nëpër të gjitha vendet e botës. Është fitues i 168 shpërblimeve, çmimeve dhe mirënjohjeve.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës po qëndron e hapur ekspozita individuale e piktorit Shani Syla. Cikli i pikturave të ekspozuara titullohen "Natyra si mikrokosmos kreativ", teknika: akrilik & vaj. Në Galerinë Expoart.40 po qëndron e hapur ekspozita individuale e artistit Agim Krasniqi.

Shani Syla Lindi në Prishtinë më 1959. Diplomoi në pikturë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Magjistroi në temën “Natyra si mikrokosmos kreativ”


14

4-10 mars 2009

Botimet/Publishing “ELTA BS” Mendime për jetën dhe për vetëdijesimin – Janez Dërnovshek Njeri nuk lindesh. Njeri krijohesh. I tillë çfarë rrjedhat e këqija nuk mund ta bartin me vete si një trung të rrëmbyer pa rrënjë. Të tillë sa mund t’ua fillosh ndryshimeve me të cilat do të krijosh botën e re, më të mirë. Botën në të cilën ia vlen të jetosh. Ky libër është i veçantë, për shumë arsye. Lexuesit, autorin e këtij libri e njohin si njeri i cili kohën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në politikë. Mirëpo, libri nuk flet asgjë për politikë. Në këtë libër ka përmbledhur “Mendime për jetën dhe për vetëdijesimin.” Shumë kush e ka cilësuar si “njeri i kohës së re”. Sigurisht që bota do të ishte ndryshe sikur shumë burrështetas të silleshin dhe të vepronin si autori i këtij libri. Autori thotë se, “nuk mund ti ndryshojmë të tjerët nëse nuk e ndryshojmë vetveten”. Këtë e kanë thënë edhe shumë autorë por këtë herë këtë mesazh na e jep një president. - Adrian P. Kezele Babai i pasur, babai i varfër II – Robert T. Kiyosaki me Sharon L. Lechter, C.P.A. Udhëzues i babait të pasur drejtë Lirisë Financiare Katrori hyrje-dalje i babait të pasur do të zbulojë përse disa njerëz punojnë më pak, fitojnë më shumë, paguajnë më pak në taksa dhe ndihen më të sigurt financiarisht se të tjerët. Është thjesht një çështje e njohjes se nga cili katror të punosh dhe kur. A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si Bill Gates, Richard Branson, Michael Dell dhe Ted Turner? Të përjashtuar të cilët sot janë super të pasurit e shoqërisë. Ky është një libër i shkruar për... • njerëz që janë gati të lëvizin përtej sigurisë së punës dhe janë gati të gjejnë botën e tyre të lirisë financiare. • njerëz që janë gati të bëjnë ndryshime Botimet/Publishing “ELTA BS” të thella profesionale dhe financiare në Rr. Azem Bejta Nr. 59, Prishtinë jetën e tyre. Tel: + 377 44 195 091, + 355 693 500 703 • Njerëz që janë gati të kalojnë nga Email: bbici2001@yahoo.com, info@elta-bs.com Epoka industriale në Epokën e inforwww.elta-bs.com macionit.


4-10 mars 2009

15

Libraria Universitare “ARTINI” Lakmia – Brundilla Zllami Ja edhe një tjetër roman i Brunilda Zllamit. Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pe kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri. Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësia e pafre ... Po cili është çmimi i lakmisë? Kjo është pyetja, përgjigjja e së cilës mund të gjendet në këtë libër ... - Dudaj Tirazhi i ditës së sotme kishte pasur shitje të menjëhershme. Lajmi që kishte shkruar Era në lidhje me korrupsionin në sistemin energjetik kishte bërë bujë të madhe. Ajo kishte muaj që merrej me këtë shkrim. Kishte gërmuar si urith pa i rënë në sy askujt, kishte përdorur çdo mundësi që i qe dhënë për të shtënë në dorë dokumente të tenderimeve, kishte pyetur punonjës të thjeshtë dhe drejtorë të rëndësishëm, ishte penguar nga mijëra vogëlsi, por nuk kish hequr dorë. Tani ajo kishte mësuar të bënte pikërisht atë që kishte dashur dikur. Të ishte gazetare serioze, të ballafaqonte fakte dhe t’i mbështeste mirë këmbët në tokë. Paradoks Kur fola, më thanë: hesht! Letër Zotit – Poezi të zgjedhura – Agim Vinca Kur heshta, më thanë: fol! Si për nga temat, idetë dhe erudicioni i përmbajFolehesht, heshtefol – jeta ime. tur në të, poezia e Agim Vincës është dukshëm e dallueshme në poezinë tonë në përgjithësi. Ajo është poezi në të cilën këndohen ide të mëdha siç janë liria, pavarësia, dinjiteti, përkushtimi atdhetar e njerëzor dhe kundërshtohen deri në flijim të këqija të mëdha siç janë pushtimi, dhuna, shtypja, dhe të këqija të tjera të ndryshme, që sjellin ato. Ajo është poezi në të cilën në rrafsh të simboleve kur e kur ngrihen fjalët e zakonshme, të përditshme, siç janë jeta, bota, vdekja, gjithësia, njeriu, shtaza, buka, kripa, nata, dita, shkëmbi, ura, muri, thika, masha, kubeti, kështjella, ara, livadhi, lumi, liqeni, e të tjera; por këto fjalë në këtë poezi do të simbolizojnë qëndresën e jokalueshmërisë. Libraria Universitare “ARTINI” Ajo është poezi jo rrallë jetëshkrimore, Rr. Eqrem Çabej p.n. por ajo është shpesh poezi universale. Instituti Albanologjik i Prishtinës Rexhep Qosja Tel&fax: +381 (0) 38 223 196


MARKETING

4-10 mars 2009

16


Plus Kult Nr.5