Page 1

Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” Viti XLVIII, Numri 3, Korrik-Shtator 2013 Çmimi $5.00 www.jetakatolike.com

Papa Klementi XI rënditet i katërti për nga rëndësia në të gjithë historinë e pontifikatit ndërsa Iliria ishte përcaktuar si “Ishulli i Shenjtorëve”


2

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

P ë r m b a j t j a

-

C o n t e n t s

Jeta Katolike • Viti XLVIII, Numri 3 Korrik-Shtator 2013 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj:

Jeta Katolike Nr. 3 / Korrik-Shtator 2013

Botues: Kisha Katolike Zoja e Shkodrës Drejtor: Dom Pjetër A. Popaj Kryeredaktor: Mark K. Shkreli Redaktor (anglisht): Simon Vukel Redaktor (shqip): Klajd Kapinova Graphic Design Ismer Mjeku Marketing Fran Çotaj Website: Martin Smajlaj Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli Klajd Kapinova Simon Vukel Peter Saljanin, Ismer Mjeku Martin Smajlaj, Fran Çotaj Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota Tomë Paloka Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj Mhill Velaj. Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen. Parapagimi: $30 në vit ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.com

4 6 10 33 37

Kurora e Martesës

3

Homily of His Holiness Pope Francis

4

Pope Francis:

Nga Famullia Jonë

Dom Gabriel Grabanica:

5

Suksesi i Mërgimtarëve — Krenaria Jonë

6

Meshë Pas 86 Vitësh

7

Kremtohet solemnisht festa e të Lumes Nënë Tereze

9

GJUHA E ZEMRËS - Nënë Tereza shqiptare

10

Fjalët E Nënë Terezës Tingëllojnë Gjithnjë Aktuale

11

"Male and Female He Created Them”

13

Marry As Nature Commands

15

Prekë Cali, Shtizë e Bajrakut

17

Mes Kryemesharit dhe Antifonarit

20

Roli i fesë në krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar

23

150-vjetorit të Seminarit Papnor Shqiptar

25

Ismail Kadare – Poezi te zgjedhura

27

Tetë Papët Shqiptarë dhe Krishtërimi

30

Nikollë Shabani:

Leonardo Berishaj: Kolec Traboini: Frank Shkreli:

Pope Em. Benedict XVI: Camillo Ruini:

Eugen Shehu:

Flora Dervishi: Besim Morina: Willi Kamsi:

Luigj Çekaj:

Fatos Salliu: Tomë Mrijaj:

Lutja në 49-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 33 Tonin Çobani:

"Populli em u ba rob se nuk pat dien"

35

Mërkur Bua Shpata

37

Hane Sina

39

Një mrekulli e verbër në New York

41

Cezarin Toma:

Klajd Kapinova:

Dom Gjergj Meta:

Lëvizje Demografike

42


JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

3

Kurora e Martesës Hyji i krijoj mashkull dhe femër, që jeta e tyre të jetë e frytshme për themelimin e familjes. Martesa mund të jetë vetëm mes burrit e gruas për tu shumuar dhe krijuar familjen e jo mes burrit me burr e gruas me grua që është e pa fryt dhe në kundershtim me planin e Hyjit.

H

Dom Pjetër POPAJ Kurora e Martesës

yji i krijoi mashkull dhe femër, që jeta e tyre të jetë e frytshme për themelimin e familjes. Pa shumim nuk ka familje, pa familje nuk ka trini tokësore. Kuptohet se martesa mund të jetë vetëm mes burrit e gruas për t’u shumuar, për të krijuar familjen e jo mes burrit me burrë e gruas me grua që është e pa fryt dhe në kundershtim me planin e Hyjit. Sakramenti i kurorës së martersës i përngjet lidhjes së Krishtit me Kishën. Në sakramentin e Pagëzimit hyjmë në këtë lidhje me Hyjin dhe na meson për dashurinë e Tij. Thekson misterin e Pashkëve: mundimin, vdekjen dhe ngalljen e Krishtit prej së vdekurish. “Dashuria më e madhe që ndokush mund të tregojë është : të japë jetën e vet për miqtë e vet” (Gj. 15:13). Jo vetëm që Hyji na ka krijua por edhe që na mban të gjallë në jetë. Nëpërmjet Mishrimit të Birit dhe misterit të Pashkëve na shëlbon dhe me dërgimin e Shpirtit Shenjt mbi apostuj na e hapë derën e shenjtrimit. Prej pagëzimit mësojmë gjithashtu se sa fort ne duhet ta duamë Hyjin. Ky është edhe urdhëri i parë i Krishtit: “Duaje Zotin Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tëndë!” (Mt. 22:37). Sakramenti i kurorës së marteses thekson urdhërin e dytë të Krishtit që thotë, “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” (Mt. 22;39) Në këto dy urdhërime varen mësimet e krejt profetëve dhe të Ligjit. Kurora e martesës i përngjet dashurisë së Krishtit për Kishën, që jemi ne si gjymtyrë të gjalla të Trupit Mistik të Tij. Në pagëzim ne bëhemi një me Krishtin. Në Kurorën e martesës burri dhe gruaja bëhën një me njëri tjetrin: në mendje, në zemër dhe në evlat bëhën një trup i vetëm. Kjo padyshim është mrekulli e gjall për prindërit kur shohin vetën në fëmijtë e tyre. Zoti na ka

krijuar në përngjasimin e Tij, ashtu edhe fëmija lind në përngjasim të prindërve. Në fillim Zoti ka krijuar Adamin e pastaj ka marrur brinjën e Adamit dhe ka krijuar Evën. Është shumë e rëndësishme të theksohet se kur Zoti ia paraqet Evën Adamit, ai e njeh duke thënë: “Kjo tash është ashti i eshtrave të mi dhe mishi i mishit tim! Le të quhet grua, sepse kjo u mor nga njeriu” (Zf. 2:23). Adami e sheh vetën e tij në Evën. Në këtë mister ata bëhën një, që është edhe kurora e parë e martesës. Këtë unjisim Hyji e bekoi dhe u tha: “Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokën dhe sundojeni atë! Bëhuni zotëruesit e peshqve të detit, të shpëndëve të qiellit dhe të çdo gjallese që lëviz përmbi tokë!” (Zf. 1:28). Në Adamin e Evën Hyji krijon familjen e parë, një trini tokësore Babai, Nëna dhe evlati — tre persona që përbëjnë një familje. Kjo i përngjet Trinisë Hyjnore, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt — tre persona në një Hyjni të Vetëm. Hyji i krijoi mashkull dhe femër, që jeta e tyre të jetë e frytshme për themelimin e familjes. Pa shumim nuk ka familje, pa familje nuk ka trini tokësore. Kuptohet se martesa mund të jetë vetëm mes burrit e gruas për t’u shumuar, për të krijuar familjen e jo mes burrit me burrë e gruas me grua që është e pa fryt dhe në kundershtim me planin e Hyjit. Plani i Hyjit është që ne ti shijojmë dhe ti pjestojmë të gjitha mirësitë, gëzimet, paqen, dashurinë hyjnore me Të. Këtë e vërteton me t’ardhurit e Krishtit në tokë. Megjithëqë ne jemi ndar prej Tij për shkak të mëkatit sa që nuk e shohim më, por Ai na sheh e na don dhe nuk është ndar kurr prej nesh. Në sakramentin e martesës burri dhe gruaja mund të shijojnë praninë e Zotit në jetën e tyre. Duke dashur njëri tjetrin ata duan familjen e tyre dhe, duke dashur familjen duan Hyjin që i ka krijua. Kjo është një thirrje e veçantë prej Hyjit që ata, duke ecur në rrugën e Tij, të shijojnë gëzimet e amshuara. Këtë lidhje Krishti e bekon dhe e

lartëson në Sakrament. Jeta familjare duhet t’i përngjajnë Konakut Shenjt të Nazaretit. Në familje plot hir rrjellë bekimi dhe shëlbimi i shpirtit. Burri dhe gruaja duhet të ndihmojnë njëri tjetrit edhe në shenjtrimin e tyre duke u frymzuar prej Shën Jozefit e Marisë Virgjër. Sa më tepër që jetojnë një jetë të virtytshme me paqe e dashuri aq më mirë kanë për t’i edukuar fëmijët e tyre. Kurora e Martesës është baza e familjës, që është baza e edukimit dhe e shenjtrimit

tonë. Aty ne.mësojmë t’adhurojmë Hyjin dhe të duamë dhe respektojmë të tjërët. Urdhëri i katër na mëson “Ndero prindën tande, n’daç me jetue shumë përmbi dhe.” Familja është dhuratë prej Hyjit. Ne nuk i kemi zgjedhur prindërit, vëllezërit, motrat apo fëmijët e as veten tonë. Të gjithë na janë dhurua prej Hyjit. Prandaj ne nuk i përkasim vetvetës por i përkasim Hyjit. Jeta e jonë është e shenjt dhe kjo shenjtëri duhet ruajtur në familjet tona. Shumë thonë është jeta ime apo trupi im dhe unë mund të bëj çka dëshiroj me to. Nuk është e vërtetë! Jeta e jonë është e Hyjit dhe trupi i jonë është tempulli i Tij. Shën Pali e thotë qartë: “… Apo nuk e dini se trupi juaj është Tempulli i Shpirtit Shenjt që banon në ju që e keni prej Hyjit dhe se ju nuk i përkitni më vetvetes? Sepse jeni blerë me çmim të lartë. Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj!” (1Kor. 6:19-20). T’i lutemi Hyjit për të gjithë të martuarit që ta dëshmojnë praninë e Hyjit në familjet e tyre duke jetuar me bësnikëri, nderëshmëri, dashuri, përvujtri e duresë. Që të frymzuar prej Shpirtit Shenjt t’i përngjajnë lidhjes së Krishtit me Kishën.


4

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

HOLY MASS ON THE SOLEMNITY OF THE ASSUMPTION OF THE BLESSED VIRGIN MARY

HOMILY OF HIS HOLINESS POPE FRANCIS Castel Gandolfo, 15 August 2013

Dear Brothers and Sisters! At the end of its Constitution on the Church, the Second Vatican Council left us a very beautiful meditation on Mary Most Holy. Let me just recall the words referring to the mystery we celebrate today: “the immaculate Virgin preserved free from all stain of original sin, was taken up body and soul into heavenly glory, when her earthly life was over, and exalted by the Lord as Queen over all things” (no. 59). Then towards the end, there is: “the Mother of Jesus in the glory which she possesses in body and soul in heaven is the image and the beginning of the church as it is to be perfected in the world to come. Likewise, she shines forth on earth, until the day of the Lord shall come” (no. 68). In the light of this most beautiful image of our Mother, we are able to see the message of the biblical readings that we have just heard. We can focus on three key words: struggle, resurrection, hope. The passage from Revelation presents the vision of the struggle between the woman and the dragon. The figure of the woman, representing the Church, is, on the one hand, glorious and triumphant and yet, on the other, still in travail. And the Church is like that: if in heaven

she is already associated in some way with the glory of her Lord, in history she continually lives through the trials and challenges which the conflict between God and the evil one, the perennial enemy, brings. And in the struggle which the disciples must confront – all of us, all the disciples of Jesus, we must face this struggle - Mary does not leave them alone: the Mother of Christ and of the Church is always with us. She walks with us always, she is with us. And in a way, Mary shares this dual condition. She has of course already entered, once and for all, into heavenly glory. But this does not mean that she is distant or detached from us; rather Mary accompanies us, struggles with us, sustains Christians in their fight against the forces of evil. Prayer with Mary, especially the rosary – but listen carefully: the Rosary. Do you pray the Rosary every day? But I’m not sure you do [the people shout “Yes!”]… Really? Well, prayer with Mary, especially the Rosary, has this “suffering” dimen-

sion, that is of struggle, a sustaining prayer in the battle against the evil one and his accomplices. The Rosary also sustains us in the battle. The second reading speaks to us of resurrection. The Apostle Paul, writing to the Corinthians, insists that being Christian means believing that Christ is truly risen from the dead. Our whole faith is based upon this fundamental truth which is not an idea but an event. Even the mystery of Mary’s Assumption body and soul is fully inscribed in the resurrection of Christ. The Mother’s humanity is “attracted” by the Son in his own passage from death to life. Once and for all, Jesus entered into eternal life with all the humanity he had drawn from Mary; and she, the Mother, who followed him faithfully throughout her life, followed him with her heart, and entered with him into eternal life which we also call heaven, paradise, the Father’s house. Mary also experienced the martyr-


dom of the Cross: the martyrdom of her heart, the martyrdom of her soul. She lived her Son’s Passion to the depths of her soul. She was fully united to him in his death, and so she was given the gift of resurrection. Christ is the first fruits from the dead and Mary is the first of the redeemed, the first of “those who are in Christ”. She is our Mother, but we can also say that she is our representative, our sister, our eldest sister, she is the first of the redeemed, who has arrived in heaven. The Gospel suggests to us the third word: hope. Hope is the virtue of those who, experiencing conflict – the struggle between life and death, good and evil – believe in the resurrection of Christ, in the victory of love. We heard the Song of Mary, the Magnificat: it is the song of hope, it is the song of the People of God walking through history. It is the song many saints, men and women, some famous, and very many others unknown to us but known to God: mums, dads, catechists, missionaries, priests, sisters, young people, even children and grandparents: these have faced the struggle of life while carrying in their heart the hope of the little and the humble. Mary says: “My souls glorifies the Lord” – today, the Church too sings this in every part of the world. This song is particularly strong in places where the Body of Christ is suffering the Passion. For us Christians, wherever the Cross is, there is hope, always. If there is no hope, we are not Christian. That is why I like to say: do not allow yourselves to be robbed of hope. May we not be robbed of hope, because this strength is a grace, a gift from God which carries us forward with our eyes fixed on heaven. And Mary is always there, near those communities, our brothers and sisters, she accompanies them, suffers with them, and sings the Magnificat of hope with them. Dear Brothers and Sisters, with all our heart let us too unite ourselves to this song of patience and victory, of struggle and joy, that unites the triumphant Church with the pilgrim one, earth with heaven, and that joins our lives to the eternity towards which we journey. Amen.

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

Nga Famullia Jonë

5

◊ Më 5 Shtator 2013 - Një grup nga famullia mori pjesë në ceremoninë e bekimit të Katedrales “Nëna Tereze” në Pishtinë. ◊ Më 8 Shtator 2013 - Në Qendrën “Nëna Tereze”, u shtrua darkë në nder të të Lumes Nënë Tereze. ◊ Më 27-29 Shtator 2013 – Në truallin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, u zhvillua Karnavali XI tradicional treditorë. Në përgatitje:

◊ Më 31 Tetor 2013 - Në Qendrën “Nëna Tereze”, do të zhvillohet “Halloween Party”. ◊ Më 10 Nëntor 2013 - Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA), në Lehman College në Bronx, nën drejtimin e Qendrës “Nëna Tereze” zhvillohet Festivali Shqiptar XXIII. ◊ Më 24 Nëntor 2013 - Në Qendrën “Nëna Tereze”, shtrohet darkë në nder të Krishtit Mbret. ◊ Më 28 Nëntor 2013 - Me Meshën kushtuar veteranëve shqiptarë të të gjitha kohërave, pasuar nga ceremonia e ngritjes së flamurit mbi këbanarën e Kishës “Zoja e Shkodrës” dhe një koktej në Qendrën “Nëna Tereze”, përkujtohet festa e Flamurit dhe Pavarësisë. ◊ Më 22 Dhjetor 2013 - Në Qendrën “Nëna Tereze”, organizohet Christmas Party.


6

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

SUKSESI I MËRGIMTARËVE - KRENARIA JONË

Don Gabriel Grabanica

Për të katërtin vit, u organziua festa e mërgimtarëve. Kisha Katolike, mirëpriti bijt e bijat e tyre, të cilët këtë verë zgjodhen vendlindjen si vend të preferuar, për t’i kaluar pushimet. Më datën 27 korrik, në oborrin e Kishës Katolike “Shën Marku” në Shtoj organizua darka, për nder të mërgimtarëve. Në takim ra në sy numri i pjesmarrësve (250 vetë), çka do të thotë se ishte një darkë e veçantë, që po kthehet tasgmë në takime tradicionale. Mërgimtari ndihet i qetë, i relaksuar, i mirëseardhur, për t’i thënë falëminderit. Për darken, mërgimtarët dhanë kontributin me bijt e bijat e vendit, si: besimtarët e Shtojit, Ulqinit, Shën Gjergjit, Klleznës, Kullomzës dhe Braticës, ku nuk mungoi sofra malësore, me ushqime të mira dhe të bollshme. Natën festive e hijeshoi Ansambli Folklorik ‘Shqiponja’ nga

Tuzi, me një program dhe koreografi spektakulare. Fjala përshendetëse e Don Franit ishte falënderues, për të gjitha kontributet, që mërgimtarët kanë dhënë në fushën fetare, kulturore, sociale dhe kombëtare. Në këtë natë u shfaq, përmes video filmike, jeta aktive e Kishës në trevën e Ulqinit, e u shfaqen sukseset e mërgimtarëve nëpër botë, si fotorja e Mark Gjonaj, në zgjedhjet për Asamblenë në New York, diplomimi i Gac Filipajt në Columbia University etj. Këto suksese të vitit 2012, ne na bënë të ndihemi kranarë për ta. Rinia jonë, në veçanti prezantueset e programit: Monika Hota, Gabriella Simonaj dhe Marina Popaj, të cilët, me veshje kombëtare, e hijeshuan festën. Një koinçidencë ishte edhe 70-vjetori i martesës së mërgimtarit atdhetar Ejll Zagreda me bashkëshorten Agen, ku, me tortën e madhe u bë edhe urimi i jetës së gjatë bashkëshortore. Mërgimtari, këtë mbrëmje kishte mundësi t’a që në biblotekën e vet të ketë librin: ‘Kraja në veçanti Shestanase’, mbi historinë e një treve, që vuan plagët e emigrimit. Ky libër doli në dritë falë burrit të urtë Dr. Sim Dobrecit, i cili edhe pse në moshë, me zell po punon për shndritjen e mendjes së popullit të vuajtur. Z. Mark Shkreli, mërgimtar në New York dha një pasqyrë të jetës së mërgimtarëve në ShBA. Vera Barloviq, me një këngë në gjuhën angleze e zbukuroi shumë natën. Duke i falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, për festën dinjitoze, u mendua që takimi tjetër të organizohet në Reç, tek Kulla e Ejll Zagredës. Deri vitin tjetër, gjithë mërgimarëve ju deshiroj shëndet dhe pushimë të bekuar në vendin e tyre. Zoti e bekoftë çdo mërgimtar, Zoti e bekoftë popullin tonë.


Meshë pas 86 vitesh në “Qytetin e 365 kishave“

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

turma, veturat të parkuara në një Ditën e Shën Gjonit, më 29 gusht livadh të madh nga të cilët dilnin 2013, meshtarët e dekanatit të Ulqinit, njerëz një pas një, të ardhur nga Të Përndershmit: Dom Gabriel shumë famulli dhe fshatra, si: Grabanica dhe Dom Simon Filpaj, në Shën Gjergji, Sutjeli, Reçi, praninë e 120 besimtarëve, kremtuan Kodrat e Dakajve, Shtoji, nga të meshën, në rrenojat e Kishës së cilët dëgjova komentet se: “Të Shën Gjonit, në Shasin atik. parët e tyre, dikur kanë ardhur “Kjoft lavdue Krishti” dhe përgjigja këtu me barka nëpër lumen nga besimtarët: “Gjithmonë e Jetës”, Buna e mandej përzgjatë Liqenit ishin përshëndetjet, të cilat tash 100 të Shasit deri tek Kisha”. vjet nuk ishin dëgjuar në Brinë e Besimtarët nga Ulqini, Shpatit të kishave në qytetin e lashtë Nikollë Shabani Bratica, Pistulli, Tivari, Shestani, të Shasit, i njohur si “Qyteti i 365 kisLulajt, Amulli e Malësia, pasuruan poashtu me have”. Këtu qëndrojnë krenare dy prej kishave: e pjesëmarrjen në meshë. Një numër i madh pje“Shën Gjonit Kryepremë” dhe Kisha e “Shën sëmarrës ishin nga famullia e Klleznës, të cilët, Mrisë”, ku, vërehen për rreth disa rrenoja anti- me nostalgji përmendnin kohët kur nga famulke, që dëshmojnë të qenurit kishave dhe qyte- lia, që mban emrin e “Shën Gjonit Pagëzues”, është bërë proçesion deri te kishat e Shasit tërimi të hershëm. Besimtarët, po i afrohen Kishës turma- edhe bekuar varrezat në çdo 24 qershor.

Kisha e Shën Gjonit në Shas

7

Klleznorët, veçonin nga kujtesa e tyre se kur është kremtuar mesha e fundit, kur u bë kurorëzimi i Gjon Preç Kolecit më 1927. Meshën asokohe u celebrua nga Don Pal Marvuli. Besimtarët, u pënguan të vazhdonin traditën e proçesionit, gjatë kohës së komunizmit e në disa raste i pëngoi ushtria. Në meshë u panë dhe shumë mërgimtarë të këtyre trevave nga SHBA dhe Evropa Perëndimore. Të respektuarit këmbenin përshëndetjet dhe kujtesat e tyre në lashtësi, duke vezhguar pamjet rreth Kishës dhe vetë qytetit të dikurshëm të Shasit. Në një moment meshtarët i ftuan besimtarët të hynin në Kishë, ku dalloheshin Gjoni i Lashit Çotaj me bashkëshorten Tazen, Maria bashkëshortja e të ndjerit Anton Koçit, Nika i Mark Nikës Selca, Lazër dhe Ganxhe Gjonaj, Nikolla Maroviq, Mark dhe Liza Shkreli, baca Luviq me të birin Loro Zadrimën, Anton Markiqi


8

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

me të birin Markun, Kolë Zagreda, Jak Koçi, Leze e Lazer Llazari, Mrikë Filipaj, Gjergj Gazivoda, Jane Kaçinari, Nikollë Shabani etj. Kisha e Shën “Gjonit Kryeprer” në Shas, u mbush me besimtarë, muret e çara në të katër anët e saja dukëshin si lisi i çarë nga rrëfeja, por vërehet qartë se vetë dora e Zotit ende i mbanë në këmbë. Dy meshtarët: Don Simon Filipaj i riu dhe Don Gabriel Grabanica, filluan celebrimin e meshës. U vërejt një ngrohtësi e veçantë që çoi Zoti në ato çaste në meshë. Qielli i kaltërt, me ca re të qarta e të bardha si bora përbënin aurorën mbi majat e mureve të Kishës pa çati. Kisha, kishte për kulm qiellin me retë e tij, dritaret ishim vetë gurët e rrënuar në murin anësor në krahun e liqenit të Shasit. “O Zot të falënderojmë, që e mbajte kishën në kembë deri sot! Ne shpresojmë, se kështu e këndej do na japësh forcën, që dora e njeriut t’a forcojë Kishë tonën“, ishin mendimet, të cilat besimtarët ia besuan njëri-tjetrit… Dy meshtarët, me predikimin e tyre, i afruan shumë afër zemrat e besimtarëve pranë Zotit, duke u dhënë bekimin e duhur, me uratet e lutjet drejtuar Zotit nga një Lter shekullor fuqishëm frymëzonin besimtarët me meshën, predikimin dhe lutjet madhështore. Poashtu, porosia për të ruajtur fenë e vet, për të ruajtur kombin e vet, për të favorizuar familjen në çdo aspekt frymëzonin bindjet dhe besimin më të thellë në Zotin nga kjo meshë në qytetin e 365 kishave. Më në fund, u thye monotonia e filluar folklorike, në qytetin e lashtë të Shasit, nga banorët e Anës së Malit. Qyteti i kishave, nuk mund të përfaqsohet denjësisht, nëse kulmi i aktivitetit këtu përfaqsohet vetëm me ditët “Pranvera në Anë të Malit” (Ana e malit në shekullin XVI, në kuadër të Sanzhakut të Shkodrës, u formua

si nahi në njësitë administrative osmane). Takimet folklorike, që fillojnë me këngën: “Moj lulja e Stambollit”, nuk përputhen me identitetin e Shasit. Shasi, një qytet i cili qëndroi krenar deri në shek. XVI, kur me rënjen e tokave shqiptare të anës veriore të Bregut Bunës deri tek Rataci, nën Perandorinë e Stambollit, diku rreth një shekull më vonë se Shkodra, pëson fatin e zi të shkatërrimit si dhe disa qytete të tjera për rreth Shkodrës dhe Perandoria Osmane shton edhe një rrënim të qytetit shqiptar në shkatërrimin e kulturës, fesë dhe jetesës shqiptare. Shasi, kishte një cilivizim maksimal për kohën. Qyteti Ipeshkvnor, i përmendur posaçërisht në Dekretin e Papës Aleksandrit II në vitin 1067 (qyteti i cili pas marrjes nga Venediku), kaloi në duar e Gjergj Kastriotit, nëpërmjet luftimeve të Nikollë Dukagjinit (vitin 1446), pasi vdiq Lekë Zaharia (vend ku Gjergj Kastrioti kaloi bregun e djathtë të lumit Buna me 10 mijë luftëtarë për beteja drejt Tivarit) , qyteti i shkatërruar dhe i djegur i tëri nga turqit, ashtu si u bë edhe me Ulqinin (Ulqini me këtë pushtim përfundon të jetë si Ipeshkvi/ Gjon Bruno) e Tivarin po në të njëjtin vit më 1571, “Qyteti i 365 kishave”, kishte një arkitekturë impozante për kohën, u veçonte edhe me godina-pallaca të larta si veti fortifikuese tre katëshe u shkatrruan nga barbari pushtues islam i popullit shqiptar. Kisha e Shën Gjonit Kryeprer, ku u mbajtë mesha sot, më 29 gusht 2013, në vazhdimësi të traditës shekullore, ende qëndron në themelet dhe në muret e veta. Në rrëfimet e Marin Bicit, 1610, diku pas gjysem shekulli të shkatërrimit osman, mësojmë se ky vend vazhdon të torturohet ende nga Perandoria e Stambollit dhe si kulmi i saj turku nuk kënaqet me shkatërrimin e qytetit, por i tjetërson besimtarët e mbetur për rreth

nga krishtianë në muhamedanë, siç kemi edhe sot familjet: Perajve, Gjekajve, Gjonajve, etj. Turku, u ndërroi disa shqiptarëve emrat dhe fenë, por jo kombësin, duke i quajtur “Arnaut pismilet”. Ne falënderojmë Zotin, që jemi shqiptarë dhe se besimin në Krishtin, nuk mujti me na e ç`rrenjos askush. Shumë e gëzueshme do të ishte për ne, me na e dhanë Zoti të mbarën e me i kthy qytetit jetën e tij, duke rindertuar “Qytetin e Shasit me 365 kisha” (Kishat e këtij qyteti ishin shumica kapele lutjeje, të cilat familjet e pasura i kishin mbrenda shtëpive-pallacave të veta familjare). Vendasit e këtyre anëve Zoti i ndihmoi anë e mbanë botës, u bënë të pasur, “çdo thirje dhe aftësi që ta jep Zoti, ka një domethënie dhe qëllim në vete”. Në të kthyer nga mesha, një këmbim tregimesh dhe përshtypjesh, u vazhdua me të moshuarin e pranishëm bacen Dedë Noc Filipaj, i cili, për shkaqe të moshes, nuk arriti deri te Kisha, por e përcolli meshën nga lozha e madhe. Çdo njeri, dëshironte t’i tregonte tjetrit se sa frymëzime mori nga mesha dhe çastet fatlume, që ishte pjesëtar i një fillimi (ringjallje) të ri për këtë vend e kishat e saj. Në pritje të meshës së ardhshme, na ndihmoftë Zoti, me zhvillu vendin në atë qytet, me vetitë e tij të kahmotshme, lexuesit i përshëndesim dhe i mirëpresim këtu. ____________________ (Z. Nikollë Shabani, nga Reçi i Ulqinit, është Magjister i Shkencave Juridike)


NË 10-VJETORIN E LUMTURIMIT

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2012

9

Kremtohet solemnisht festa e të Lumes Nënë Tereze

A

Të dielën, më 8 shtator 2013, në Qendrën “Nëna Tereze”, u organizua darka kushtuar Nënë Terezës bëmirëses, nobelistes, shenjtores shqiptare.

gnes Gonxhe Bojaxhiu, lindi Leonard më 26 gusht Berishaj 1910, në Shkup, nga prindërit shqiptarë, Kolë dhe Drane Bojaxhiu. Nga mosha 18 vjeçare, hyri në Urdhërin e Motrave të Loretos në Dublin të Irlandës, që bashkëpunonte me Argjipeshkvinë e Kalkutës, ku ajo shkoi në vitin 1948, dhe më pas themeloi urdhërin e

saj të murgeshave “Misionaret e bamirësisë”. Tërë jetën e saj, E Lumja Nëna Tereze, ka punuar me përvujtëri në favor të të sëmurëve e të varfërve. “Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin”, ishte motivi i punës së saj, me të cilin u udhëhoq gjithmonë. Kjo grua shtatëvogel, e veshur në mantel të bardhë me shirita të kaltert, u bë simbol i bamirësisë në mbarë botën. Në vitin 1979, fitoi Çmimin Nobel të Paqes. Vdiq më 5 shtator 1997, e 6 vite pas vdekjes u shpall E Lumtur nga Papa Gjon Pali II. Këtë vit shenojmë 10-vjetorin e Lumturimit të Nënës Tereze, shenjtores të të varfërve, Nënës së krejt botës. Në darkën organizuar nga Qendra ‘Nëna Tereze’, në krye me z. Mark K.Shkreli, në bashkëpunim me Këshillin e Kishës ‘Zoja e Shkodrës’, të udhëhequr nga znj. Margarita Gazivoda Kocovic. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre mysafirët e shtrenjtë nga vendlindja, klerikët: Dom Nosh Gjolaj, Dom Mirget Gegaj dhe At Mikel Pllumaj.

Fjalën përshëndetëse e mbajti famullitari Dom Pjeter Popaj, kurse darken e bekoi Dom Viktor Dedaj. Të pranishmëve u foli z. Mark Gjonaj, anëtar i Asamblesë së Shtetit të New Yorkut, kurse z. Nosh Rroku Camaj recitoi një poezi të tijën për Nënën Tereze. Ushqimet kryesore për darkën i përgatiti dhe ofroi Marija Perpepaj, shërbimet ishin nga vullnetarët e Kishës sonë, kurse mysafirët i argëtoi DJ Matthew Kocovic. Vullnetarët e Qendres “Nëna Tereze” meritojnë çdo lëvdatë për organizim të pashoq të darkës tradicionale në nder të të Lumes Nënës Tereze. Vërtetë ju lumtë!


10

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

GJUHA E ZEMRËS - Nënë Tereza shqiptare

N

ënë Tereza tani është kthyer në një simKa shumë shqiptarë në botë që e kanë harruar gjuhën bol, në një virtut që shpreh tiparet më të shqipe, por në zemër kanë Shqiperinë. Ne nuk mund t’ua larta të popullit që e ka lindur. Të gjithë shkoqim nga zemra e tyre dashurinë vetëm me shkakun udhëtarët e botës që kanë kaluar nëpër se nuk dinë të flasin shqip sepse ata Iliri-Arbëri-Shqipëri, ku hyn Shqipëria, flasin me gjuhën e zemrës. KOLEC Kosova, gjysma e Maqedonisë, Dhe një gjë mos t’a harrojnë ata që Çamëria, trojet shqiptare në Mal të Zi, duan t’a shohin historinë ndryshe nga se TRABOINI (kujtoni Bajronin, Pukevilin, Edith ka qenë në të vertetë, apo duan t’a modDurhamin, Ipen e plot të tjerë), kanë ifikojnë atë për hir të interesave të vënë re pikërisht këtë tipar, bujarinë kohës, se turqit e historisë (e jo të sotmit) shqiptare, tipar që tek Nënë Tereza jonë u trashëgua e dihet mirëfilli se i digjnin shqiptarët të gjallë po t’i zinin mori përmasat universale të gjenialitetit. Tanimë, ky vir- tek shkruanin gjuhën shqipe, madje nuk kanë qënë aspak tut, si dinjitet e simbol, i përket gjithë njërëzimit por më të mirë se grekët, që vranë shenjtorin e shqiptarizmës kurrë pa ju mohuar origjinës, Shqipërisë e shqiptarëve. Papa Kristo Negovanin, të cilin edhe sot e kësaj dite… Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit, në mënyrën më të Janullatos dhe puthadorët e tij antishqiptarë e mohojnë. devotëshme se kurrkush tjetër, virtutin që e kish marrë Po të përmendje Gjergj Kastriotin, në kohën e sundimit të me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi. Ajo me sulltanëve të egër të Stambollit, jeniçerët të fshinin nga vepren e saj humane si asnjë tjetër, i lartësoi dinjitetin faqja e dheut, por populli Skënderbeun e mbajti në dhe bëri të njohur e të respektuar popullin shqiptar kudo zemër nëpër shekuj robërie, dhune, gjaku e tmerresh... në botë, pikërisht atëherë kur ky popull ishte poshtruar e paçka se me gjuhë të ndaluar. Ja pra çfarë force madrronte si skllav nën zgjedhen e djajve hështore ka gjuha e zemrës. të kuq të ferrit komunist. Edhe ky Gjuhën mund t’a ndalosh të flasë moment duhet vlerësuar sepse shumë por zemrën nuk mund t’a ndalosh të kush aso kohe mendonte se Shqipëria rrahë për mëmedheun sa kohë që kish njollën e zezë të diktaturës njeriu është gjallë dhe ka dashuri për mizore, ndaj dhe ish lënë në harresë e atdheun e vet. Atëherë pra, si mund t’i përbuzje prej qarqeve që vendosnin mohohej Nënë Terezës dashuria për ekuilibrin e kësaj bote. Atdheun e vet, si mund t’i mohohej Është në dinjitetin tonë kombëtar, asaj dashuria për nënën që e kishte historik, që ajo kur po merrte çmimin lindur, për babain Kol Bojaxhiun që ja Nobel për Paqe, tha tekstualisht “nga kishin helmuar pushtuesit serbë, për gjaku jam shqiptare”. A ka dëshmi më motrën që i vdiq në Tiranë (diku pranë të madhërishme dashurie se sa kur e Pazarit të Çamëve) e që të gjithë flisnin shpall faqe botës me krenari të qenit me gjak shqiptar, e vetëm shqip, gjuhën e Shqipërisë e të shqiptarëve. A thua pikërisht atëhere kur Shqipëria ishte e deklaruar si sinon- për këtë e ndaloi Enver Hoxha që të takonte nënën e imi i dhunës e diktatures me të tmerrshme në Europë. motrën e vet në Tiranë, se e hante meraku diktatorin se Në momentin solemn e kujtoi popullin e Atdheun e nuk do të mund të merreshin vesh në gjuhën shqipe? Jo vet faqe gjithë njerëzimit. E kjo nuk është pak. Për një për atë Zot, nuk ish ky shkaku i mohimit të diktaturës, popull të vogël e të nëpëkëmbur në histori si i yni, është nuk është ky shkak i vertetë as dhe sot, prej disa që vazhshumë, është më se e mjaftueshme për t’a ngritur Nënë dojnë t’a mohojnë me të njejtin pasion të eger, sepse: Terezen në piedestalin e njerëzve më të shquar të kombit Dashuria para së gjithash është në zemër e jo në fjalë! shqiptar. (Kurrë mos të harrojmë t’a lexojmë e t’a rilexojmë thirrjen Kapur pas rrfanës se ajo nuk e dinte aq mirë gjuhën e Nënë Terezës, drithërimen nga thellësia e shpirtit, drejshqipe, disa pasionantë interneti, përpiqen t’a mohojnë tuar shqiptarëve në vitin 1997, kur shteti po shkërmoqej tërësisht, mirëpo harrojne këta zotërinjë se më se shumti si një grusht rërë, populli po vuante e rinia po vritej, varnuk ka rëndësi çfarë gjuhe flet, por e vërteta që thua, nuk ret shumoheshin si brenga në tuallin arbëror. Në atë letër kanë fort rëndësi fjalët që thotë goja para dashurisë që ka dashuri në përmasat e gjenialitetit të saj. Ajo në atë letër është shqiptare në çdo qelizë në çdo frymëmarrje. mban zemra...

Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit virtutin që e kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi


JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

11

Ajo në atë letër është më shqiptare se çdokush tjetër në këtë dhè e, ku e ku në krahasim me ata që, ani pse e flasin gjuhën shqipe, shpesh herë e përdorin atdhetarinë si medalion. Populli ynë, ende ka nevojë për figura të mëdha të ndritura, që e lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve faqe botës, sepse ata shtojnë admirimin, shtojnë miqtë e përkrahsit e shqiptarëve, çfarë deri në fillim të këtij shekulli më së shumti na kish munguar. Dhe të mos harrojmë, se nuk është e lehtë ti lindësh botës të tillë personalitete që nderohen nga mbarë njerëzimi, tej e përtej religjionit, sepse tipari thelmelor i saj ka qënë humanizmi, përkushtimi për mbarë njerëzimin. Fundja, duhet t’a dimë, e në mos e ditshim t’a mësojmë (ani pse tejet të vonuar në këtë mësim), se gjuha shqipe para së gjithash duhet të jetë dashuri... e dashuria është gjuhë e përbotëshme që i tejkalon të gjithë kufijtë me të cilët historia deri më tash mjaft keq i ka ndarë e përçarë popujt — Shqiptarët kryekreje. E së fundi, fjala, para se të dalë nga goja, duhet të kalojë nga zemra. Vetëm atëherë ajo është e vertetë si drita e diellit, një e vertetë që gjen strehë ndër zemra të tjera, siç gjenin strehë tek njerëzit, popujt e kombet e tjerë, fjalët e Nënë Terezes, Nënë Terezes sonë, me gjak e zemër shqiptare.

Statuja e Nënës Tereze në Kalkuta

FJALËT E NËNË TEREZËS TINGËLLOJNË GJITHNJË AKTUALE në e mbanë botës, përfshirë edhe në kryeqendrën e urdhërit të Nënë Terezës në Kalkuta, u festua me lutje të posaçme 103-vjetori i lindjes së Nënë Terezes, në përkujtim të mësimeve dhe trashëgimisë së saj dhe njëkohsisht për të kërkuar bekimet e saj. Age Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza, bija e kombit shqiptar, e njohur anë e mbanë botës për punën e saj të palodhur në shërbim të varfëreve, të sëmurve dhe atyre në prak të vdekjes, lindi në Shkupin shqiptar 103 vjetë më pare, më 26 gusht, 1910. Me shembullin e veprës së saj dhe të dashurisë personale për të afërmin sa ishte gjallë, -megjithse ka ndërruar jetë 16 vjetë më parë -ajo nepërmjet veprimtarisë të motrave të Kuvendit të Saj, në më shumë se 120 vende të botës, vazhdon misionin edhe sot, duke u ngjallë

A

(Në kujtim të 103-vjetorit të lindjes)

Frank SHKRELI shpresat të pa shpresëve. Ajo gjithnjë vazhdon të frymëzojë botën, ashtu që besimin në diçka më të madhe se ne, ta përdorim për punë të mira dhe për një dashuri më të madhe për njëri tjetrin. Vepra dhe fjalët e saj vazhdojnë të tingëllojnë gjithnjë si udhëzim dashurie për të gjithë njerërzit, si për katolikët ashtu edhe për jo katolikët, pa marrë parasyshë besimet ose dallimet e tjera anë e mbanë botës. Bija e kombit shqiptar, edhe në këtë 103 vjetor të lindjes së saj vazhdon të konsiderohet nga bota si një shembull altruizmi, bazuar në punën e saj dedikuar më të varfërve të botës. Ajo ishte shembull i dashurisë së njeriut

për njeriun, në veprim! Për këto kontribute ndaj botës, Nënë Tereza kishte marrë disa çmime prestigjoze, përfshirë edhe Çmimin Nobel për paqe për punën dhe veprimtarinë e urdhërit të saj për shërbimet humanitare ndaj shoqërisë dhe njerëzimit. Ky mesazh i Nënë Terezës, dashuria për njëri tjetrin, është sot më i nevojshëm se kurrë –në çdo nivel të jetës së njeriut -ndërkohë që bota po përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe politike si dhe me ndasi, kryengritje shoqërore dhe ndasi fetare. Në këtë pasiguri botërore, njerëzit kanë nevojë për diçka më tepër, për diçka më me vlerë, për diçka me një substancë më të theksuar shpirtërore, për një objektiv e qëllim më të lartë për ta bërë ekizstencën tonë në këtë tokë më të lehtë dhe më të lumtur. Nënë Tereza me trashgëminë e saj dhe me fjalët e saja të pasqyruara dhe


12

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

të dokumentuara në qindra libra e artikuj e intervista, na mëson të duam njëri tjetrin, me qëllim jo vetëm të mbijetojmë por edhe si pjesëtarë të shoqërisë ku jetojmë, të kontribojmë në këtë botë, që sado pak të ndihmojmë në përmirësimin e jetës për të gjithë, e sidomos për ata që janë të “varfërit e më të varfërve” -sipas saj, gjithmonë me dashuri për të gjithë dhe nëpërmjet dashurisë për njëri tjetrin, si krijesa me të drejta dhe obligime të barabarta para Perendisë. Ndërkohë që bota, për arsye ideologjike, materiale dhe ndasive të ndryshme, përballet me terrin e shpirtit dhe me mungesën e dashurisë për njëri tjetrin, Nënë Tereza gjithnjë qëndron para botës si një simbol i një shprese të qëndrueshme, për një jetë më të mirë dhe si simbol i mundësisë së ndryshimeve pozitive përballë sfidave personale dhe shoqërore të njeriut dhe të shoqërisë ku ai jeton. Kjo shpresë dhe besimi në mundësinë për të kryer vepra të mira në shërbim të tjerëve, të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë, rrjedhë nga fakti se ajo besonte se çdo njëri prej nesh posedon aftësinë, mirësinë dhe dashamirësinë për vepra të mëdha. Vetë Nënë Tereza nuk besonte se ajo ishte unike ose e veçantë dhe nuk kishte ndonjë sistem shtetëror ose të ndonjë organizate botërore që të mbështeste veprimtarinë e saj, ndaj për këtë arsye, trashgëmia e kësaj murgeshe katolike, me origjinë shqiptare, mbetet edhe sot e respektuar anë e mbanë botës, nga pothuaj të gjithë njerëzit e ideologjive dhe feve të ndryshme, përfshirë edhe ata që nuk besojnë. Nënë Tereza e shihte misjonin e vet në këtë botë si një thirrje për të ndihmuar më të varfërit, dhe për të dashur më të afërmin, si një doemosdoshmëri kjo e nevojshme për paqe jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri dhe në botë. Për veprimtarinë e saj në këtë fushë, në vitin 1979 ajo mori Çmimin Nobel për Paqe, “Për punën e saj në përpjekjet për të mposhtur varfërinë, vuajtjet dhe mjerimin, të cilat gjithashtu përbëjnë një kërcënim ndaj paqës në botë.”

Për një kohë të gjatë, Nënë Tereza kryente misjonin e saj në vetmi dhe larg interesimit dhe vëmendjes së medias botërore. Por më 1967, gazetari i njohur i BBC-së Malcolm Muggeridge, mori në intervistë Nënë Terezën, për të cilën deri atëherë, bota nuk kishte dëgjuar shumë. Pas kësaj interviste, media ndërkombëtare, sidomos ajo perëndimore filloi t’i kushtonte vëmendjen personit dhe punës së Nënë Terezës. Mediat amerikane e trajtuan atë si një “superstar”. Ndër të tjera, në atë kohë, gazeta Nju Jork Tajms (New York Times) e deklaroi atë në faqen e parë, si “Një shënjtëreshë të gjallë”, dhe revista Tajms (Times) e

cilësoi Nënë Terezen si “lajmëtaren e dashurisë dhe të lumturisë” në botë. Fillimisht, e gjithë kjo famë nuk i pëlqente Nënë Terezës, por me kohë ajo mësoi t’a përdorte mjeshtërisht interesimin e medias për punën e saj, për të përqendruar vëmendjen ndërkombëtare mbi gjendjen e mjerueshme të të varfërve të kësaj bote dhe si një mjet për realizimin e misionit të saj për të ndihmuar më të varfërit dhe të mjeruemit anë e mbanë botës. Nepërmjet medias, Ajo mundi të tërhiqte vëmendjen e personaliteteve më të njohura botërore politike, kulturore e të tjera, si edhe të qeverive dhe enteve ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatën e Kombeve të Bashkuara, para të cilës ajo ishte ftuar të fliste disa herë. Duke e parë rëndësinë që kishte media si dhe rolin pozitiv që ajo mund të luaj në një shoqëri, Nënë Tereza, me një rast është shprehur kështu duke iu drejtuar përfaqsuesve të medias: “Shkruani të

vërtetën... Mos shkruani vetëm me qëllim, për të bërë bujë ose për të provokuar reagime. Njerëzit do të bëhen produkt i asaj që lexojnë. Dikush ka thënë se, ‘më thuaj se çka lexon dhe të tregoj se kush je’. Ata të cilëve Perëndia u ka falë fuqinë, aftësinë dhe talentin, duhet t’i përdorin ato vetëm e vetëm për të adhuruar Atë, dhe për të mirën e të tjerëve.” Media ndërkombëtare në përgjithësi e ka trajtuar Nënë Terezën dhe punën e saj me respektin që ajo meriton. Nuk jam i sigurt, nëse kjo mund të thuhet edhe për median shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi. Në një kryeartikull të ditëve të fundit, me titull, “Dy skaje të Krishtërimit që nisën nga trojet tona”, Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane, ‘Illyria’, shkruan mbi Konstandinin e Madh dhe mbi Nënë Terezën, si “figura globale dhe historike” të kombit tonë. Ruben Avxhiu, shkruan ndër të tjera se, “Nënë Tereza u bë një nga simbolet e epokës sonë për shkak të shembullit të saj të shërbimit humanitar e vetëmohues në një periudhë të shpërthimit materialist … murgesha me prindër shqiptarë ndikoi personalisht te udhëheqësit më të njohur botërorë të kohës.” Ruben Avxhiu, thotë se të dy këto figura historike të kombit tone, lakmohen nga fqinjtë tanë në Ballkan: “për arsyen e imazhit publik dhe të rëndësisë së simbolit historik” dhe me të drejtë shpreh habi, si edhe shumë vërejtës të tjerë kohët e fundit, se si “disa myslimanë shqiptarë, sidomos të moshës së re, kanë filluar gjithashtu t’i quajnë këto figura si “sllave”, dhe shpreh keqardhjen e tij për “urrejtjen ndaj Nënë Terezës”, duke përfunduar se, “në fund të fundit, ajo për çfarë ka pasur më shumë nevojë kjo tokë e ky komb ka qenë dhe mbetet gjithmonë një dimension i plotë tolerance e lirie.” Nënë Tereza do ishte dakort! Në një njoftim për median, Kuvendi i Nënë Terezës tha se 103 vjetë më parë, “Zoti i fali botës Nënë Terezën, ashtu që bota ta dijë se është e dashur për Të dhe se të gjithë jemi fëmij të Perendisë, vëllëzër e motra me njëri tjetërin… Në botën e sotëme, Nënë Tereza, ashtu siç bëri edhe gjatë jetës së saj, na mëson që të duam njëri tjetërin…”, pa dallim feje, besimi ose ideologjie. Mesazh ky për të gjithë njerëzit pa dallim, dhe për të gjithë epokat.


JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

13

“MALE AND FEMALE HE CREATED THEM”

by Benedict XVI

[…] The question of the family is not just about a particular social construct, but about man himself – about what he is and what it takes to be authentically human. The challenges involved are manifold. First of all there is the question of the human capacity to make a commitment or to avoid commitment. Can one bind oneself for a lifetime? Does this correspond to man’s nature? Does it not contradict his freedom and the scope of his self-realization? Does man become himself by living for himself alone and only entering into relationships with others when he can break them off again at any time? Is lifelong commitment antithetical to freedom? Is commitment also worth suffering for? Man’s refusal to make any commitment – which is becoming increasingly widespread as a result of a false understanding of freedom and selfrealization as well as the desire to escape suffering – means that man remains closed in on himself and keeps his “I” ultimately for himself, without really rising above it. Yet only in self-giving does man find himself, and only by opening himself to the other, to others, to children, to the family, only by letting himself be changed through suffering, does he discover the breadth of his humanity. When such commitment is repudiated, the key figures of human existence likewise vanish: father, mother, child – essential elements of the

experience of being human are lost. The Chief Rabbi of France, Gilles Bernheim, has shown in a very detailed and profoundly moving study that the attack we are currently experiencing on the true structure of the family, made up of father, mother, and child, goes much deeper. While up to now we regarded a false understanding of the nature of human freedom as one cause of the crisis of the family, it is now becoming clear that the very notion of being – of what being human really means – is being called into question. He quotes the famous saying of Simone de Beauvoir: “one is not born a woman, one becomes so” (on ne naît pas femme, on le devient). These words lay the foundation for what is put forward today under the term “gender” as a new philosophy of sexuality. According to this philosophy, sex is no longer a given element of nature, that man has to accept and personally make sense of: it is a social role that we choose for our-

selves, while in the past it was chosen for us by society. The profound falsehood of this theory and of the anthropological revolution contained within it is obvious. People dispute the idea that they have a nature, given by their bodily identity, that serves as a defining ele-

ment of the human being. They deny their nature and decide that it is not something previously given to them, but that they make it for themselves. According to the biblical creation account, being created by God as male and female pertains to the essence of the human creature. This duality is an essential aspect of what being human is all about, as ordained by God. This very duality as something previously given is what is now disputed. The words of the creation account: “male and female he created them” (Gen 1:27) no longer apply. No, what applies now is this: it was not God who created them male and female – hitherto society did this, now we decide for ourselves. Man and woman as created realities, as the nature of the human being, no longer exist. Man calls his nature into question. From now on he is merely spirit and will. The manipulation of nature, which we deplore today where our environment is concerned, now becomes man’s fundamental choice where he himself is concerned. From now on there is only the abstract human being, who chooses for himself what his nature is to be. Man and woman in their created state as complementary versions of what it means to be human are disputed. But if there is no pre-ordained duality of man and woman in creation, then neither is the family any longer a reality established by creation. Likewise, the child has lost the place he had occupied hitherto and the dignity pertaining to him. Bernheim shows that now, perforce, from being a subject of rights, the child has become an object to which people have a right and which they have a right to obtain. When the freedom to be creative becomes the freedom to create oneself, then necessarily the Maker himself is denied and ultimately man too is stripped of his dignity as a creature of God, as the image of God at the core of his being. The defence of the family is about


14

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

man himself. And it becomes clear that when God is denied, human dignity also disappears. Whoever defends God is defending man. At this point I would like to address the second major theme, which runs through the whole of the past year from Assisi to the Synod on the New Evangelization: the question of dialogue and proclamation. Let us speak firstly of dialogue. For the Church in our day I see three principal areas of dialogue, in which she must be present in the struggle for man and his humanity: dialogue with states, dialogue with society – which includes dialogue with cultures and with science – and finally dialogue with religions. In all these dialogues the Church speaks on the basis of the light given her by faith. But at the same time she incorporates the memory of mankind, which is a memory of man’s experiences and sufferings from the beginnings and down the centuries, in which she has learned about the human condition, she has experienced its boundaries and its grandeur, its opportunities and its limitations. Human culture, of which she is a guarantee, has developed from the encounter between divine revelation and human existence. The Church represents the memory of what it means to be human in the face of a civilization of forgetfulness, which knows only itself and its own criteria. Yet just as an individual without memory has lost his identity, so too a human race without memory would lose its identity. What the Church has learned from the encounter between revelation and human experience does indeed extend beyond the realm of pure reason, but it is not a separate world that has nothing to say to unbelievers. By entering into the thinking and understanding of mankind, this knowledge broadens the horizon of reason and thus it speaks also to those who are unable to share the faith of the Church. In her dialogue with the state and with society, the Church does not, of course, have ready answers for individual questions. Along with other forces in society, she will wrestle for the answers

that best correspond to the truth of the human condition. The values that she recognizes as fundamental and nonnegotiable for the human condition she must propose with all clarity. She must do all she can to convince, and this can then stimulate political action. In man’s present situation, the dialogue of religions is a necessary condition for peace in the world and it is therefore a duty for Christians as well as other religious communities.

This dialogue of religions has various dimensions.

In the first place it is simply a dialogue of life, a dialogue of being together. This will not involve discussing the great themes of faith – whether God is Trinitarian or how the inspiration of the sacred Scriptures is to be understood, and so on. It is about the concrete problems of coexistence and shared responsibility for society, for the state, for humanity. In the process, it is necessary to learn to accept the other in his otherness and the otherness of his thinking. To this end, the shared responsibility for justice and peace must become the guiding principle of the conversation. A dialogue about peace and justice is bound to move beyond the purely pragmatic to become an ethical struggle for the truth and for the human being: a dialogue concerning the values that come before everything. In this way what began as a purely practical dialogue becomes a quest for the right way to live as a human being. Even if the fundamental choices themselves are not under discussion, the search for an answer to a specific question becomes a process in which, through listening to the other, both sides can obtain purification and enrichment. Thus this search can also mean taking common steps towards the one truth, even if the fundamental choices remain unaltered. If both sides set out from a hermeneutic of justice and peace, the fundamental difference will not disappear, but a deeper closeness will emerge nevertheless.

Two rules are generally regarded nowadays as fundamental for interreligious dialogue:

1. Dialogue does not aim at conversion, but at understanding. In this respect it differs from evangelization, from mission; 2. Accordingly, both parties to the dialogue remain consciously within their identity, which the dialogue does not place in question either for themselves or for the other.

These rules are correct, but in the way they are formulated here I still find them too superficial. True, dialogue does not aim at conversion, but at better mutual understanding – that is correct. But all the same, the search for knowledge and understanding always has to involve drawing closer to the truth. Both sides in this piece-by-piece approach to truth are therefore on the path that leads forward and towards greater commonality, brought about by the oneness of the truth. As far as preserving identity is concerned, it would be too little for the Christian, so to speak, to assert his identity in a such a way that he effectively blocks the path to truth. Then his Christianity would appear as something arbitrary, merely propositional. He would seem not to reckon with the possibility that religion has to do with truth. On the contrary, I would say that the Christian can afford to be supremely confident, yes, fundamentally certain that he can venture freely into the open sea of the truth, without having to fear for his Christian identity. To be sure, we do not possess the truth, the truth possesses us: Christ, who is the truth, has taken us by the hand, and we know that his hand is holding us securely on the path of our quest for knowledge. Being inwardly held by the hand of Christ makes us free and keeps us safe: free – because if we are held by him, we can enter openly and fearlessly into any dialogue; safe – because he does not let go of us, unless we cut ourselves off from him. At one with him, we stand in the light of truth. […]


MARRY AS NATURE COMMANDS

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

15

An interview with Camillo Ruini

“Equality understood as the negation of all difference is something that goes against reality,” Cardinal Camillo Ruini tells “Il Foglio” in commenting on the decision by which the Supreme Court of the United States has declared unconstitutional part of the “Defense of Marriage Act,” the law that defined marriage as an exclusive union between man and woman under federal jurisdiction.

“We are fooling ourselves if we think we can banish nature with a personal or collective decision of our own,” continues the former vicar of Rome and president of the Italian episcopal conference.

man and woman. As we well know, this difference is not limited to the sexual organs, but involves all of our reality. It is a primordial and evident difference, which precedes our personal decisions, our culture and the education we have received, although all of these things in turn have a tremendous impact on our behavior. Thus humanity, since its origin, has understood marriage as a bond possible only between a man and a woman. In recent decades a different position has made progress, according to which sexuality should be attributed to our free decisions. As Simone de Beauvoir said, “One is not born, but rather becomes, a woman.” Thus marriage should also be open to persons of the same sex. It is the theory of “gender,” now widespread at an

becomes destructive, of ourselves first of all. We think, in concrete terms, of what can be a family in which there is no longer a father, a mother, and children who have a father and a mother: the fundamental structures of our existence would be overturned, with the destructive effects that we can imagine, but not entirely foresee.

Q: We are facing an activism of a juridical and social character. The concept of traditional marriage by now seems destined to become obsolete. Is there perhaps the illusion that by expanding the institution of marriage to every kind of union this problem may be resolved, making it possible to say that equality has been definitively attained?

Q: The decision of the court seems to confirm that one finds oneself before an unstoppable avalanche in which every objection to the equating of heterosexual and homosexual marriage will be overcome. Is this the terrain on which the debate over the development of civilization in the 21st century will be carried out?

A: I think so. Naturally, the question of homosexual marriage is part of a wider problem of our conception of man, meaning what the human person is and how he must be treated. One very important aspect of our being is that we are structured according to the sexual difference, of

international level, in culture, in the laws and in the institutions. But this is an illusion, even if it is shared by many: our freedom, in fact, is rooted in the reality of our being, and when it is violated it

A: This is precisely the illusion: banishing nature with a personal or collective decision of our own. This is why those hopes are vain according to which a compromise could be found that would satisfy everyone,


16

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

for example by introducing alongside marriage, which would remain reserved for persons of the opposite sex, legally recognized civil unions to which homosexuals would have access as well. These unions on the one hand would not satisfy the demand for absolute freedom and equality that is at the basis of the claim of homosexual marriage, and on the other would be a duplicate of marriage, useless and harmful. Useless because all of the rights that it is claimed are intended to be protected can very well be protected - and to a great extent already are by recognizing them as rights of persons, and not of couples. Harmful because a near-marriage, with lesser commitments and obligations, would bring even more into crisis authentic marriage, without which a society cannot maintain itself. Q: How do you view the fact that a divisive decision like the one adopted by the American supreme court has been made by a tribunal, and not by a parliament?

A: I view it negatively: the supreme court, as also for example the constitutional court in Italy, in fact has a democratic legitimacy that is highly mediated and derivative. In my estimate it is much better to entrust decisions of this scope to organisms that have a direct democratic legitimation, like the parliaments.

Q: Do you not believe that at the root of this progressive dismantling of what has always been considered “traditional” is the fact that equality is becoming ever more a dogma? Is there not the risk that tradition is destined to come up against a complete reformulation?

A: I would distinguish the concept of equality. Understood as equal dignity among all human beings, equality is a sacrosanct principle.

Understood instead as the negation of every difference and therefore as the presumption to treat different situations in the same way, equality is simply something that goes against reality.

Q: What can the Church do in the face of all of this? At times it seems to plod along, incapable of making its voice heard. In recent decades, moreover, it has related to these changes by going beyond the historical dualism between progress and tradition. It comes to mind, however, that after this twofold framework has been surpassed, much more serious problems are opened before which the answers can be perceived as ambiguous or unclear. What perspectives are on the horizon?

A: The Church cannot help but fight for man, as John Paul II wrote in his first encyclical - “On this way leading from Christ to man, on this way on which Christ unites himself with each man, nobody can halt the Church” - and as Benedict XVI also repeated in the address to the Roman curia for the Christmas greeting of 2012: the Church must defend with the greatest clarity the fundamental values constitutive of human existence. It does not seem to me, then, that the Church is plodding along. Taking the case of France, the bishops and Catholics, together with many other citizens, have been defeated for now at least, on the legislative level, but have demonstrated a vitality and a cultural and social power greater than that of their adversaries.

This is only apparently a matter of dualism between progress and tradition: in reality, the true challenge is between two conceptions of man, and I remain convinced that the future belongs to those who are able to recognize and accept the human being in his authentic reality. The illusions, instead, sooner or later col-

lapse, often after having done great damage.

Q: There is also the question of the relationship that Catholics have with the great issues that touch upon the sphere of ethics and morality. Specifically with regard to the case of marriage, do you not believe that in recent years the active contribution to the defense of what has always been a millennial symbol has become weak and watered down?

A: Catholics must be more aware of the cultural and social significance of their faith. When this awareness becomes weak, the faith becomes insipid and has little impact not only in the public sphere, but also in the capacity to draw persons and lead them to Christ. From this point of view, a certain way of understanding the secularism of culture and politics risks depriving the faith of its importance.

Q: The battle for equality feeds on emotional reasons. There is an idea of love that goes beyond the differences of gender, of the distinction between man and woman. It is love that makes itself an institution and a perfectly equal right. Is this an irreversible decline?

A: Love is a beautiful word, but it can have many meanings. States cannot, evidently, command or prohibit that one person should to love another, and in this sense the laws cannot directly concern themselves with love. They can and must, however, seek to regulate in the way most useful and most in keeping with reality the behaviors that are born from love but have a public significance. __________ The newspaper that published the interview: Il Foglio


PREKË CALI, SHTIZË E BAJRAKUT JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

17

Prekë Cali: “Burrat e Kelmendit nuk njohin as frikën ndaj armikut dhe as koritjen. Ata njohin vetëm nderin e burrit”.

Eugen Shehu

jë emër i madh, i cili ka ngarendur si legjendë në malet dhe ujërat e Kelmendit, një vetëtimë stuhie, e cila në decenie nuk u shua por u bëri dritë trimave, një thirrje kushtrimi që i shtyn gjeneratat e shqiptarëve etnikë t’i përgjigjen kurdoherë asaj, është padyshim figura e Prekë Calit. Lindi në vjeshtën e largët të vitit 1872, në vllazninë e Hasanajve të bajraktarit të Selcës, i cili bënte pjesë në Kelmendin e Gurit. Shkolla asaj kohe nuk kishte, por kullat e kelmendit, ashtu si krejt kullat shqiptare e kishin nga një odë ku mblidheshin burra e djem të rinj. Këto oda, padyshim kanë qenë shkolla e madhe e formimit të vetëdijes malësore ku çmoheshin nderi, dinjiteti dhe krenaria, ku përbuzeshin veset dhe dënohej me vdekje tradhëtia ndaj atdheut. Në moshën ende 10-12 vjeç, Prekë Cali do të njihej me luftërat trimërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mënyrë të veçantë në viset shqiptare të Plavës e Gucisë. I jati i Prekës në këto momente do të merrte pjesë në çetën e luftëtarëve të Selcës, e cila udhëhiqej prej Ujk Gilës, tmerrit të vojnikëve serb. Në vitet e para të shekullit që lamë pas, mëritë etnike midis malazezëve dhe shqiptarëve të Kelmendit, erdhën duke u rritur. Në bjeshkët e Kelmendit gjenin tanimë prehje jo vetëm burrat e Plavës dhe Gucisë, që ndiqeshin nga monarkia e Malit të Zi, por edhe luftëtarë nga Kosova, të cilët përndiqeshin prej Portës së Lartë. Shtëpia e trimave dhe vetë Preka, tanimë 30-35 vjeçar, shtatlartë, kurdoherë me armën në krah, do t’u dilte në mbrojtje këtyre burrave, duke i marrë në besë dhe shpesh duke i përcjellë deri në viset më të largët të Shqipërisë Etnike. Fjala e Prekë Calit ishte e rëndë si guri sepse ai fliste rrallë dhe pas çdo mendimi nuk kish si të fshihej ideja e pavarsisë së trojeve tona etnike. Në janarin e vitit 1911, Shevqet Pasha, mori urdhër të prerë, të ndalë me zjarr dhe hekur lëvizjen autonomiste që pati nisur në veri të Shqipërisë. Me dhjetra mijëra ushtarë turq, të armatosur deri në dhëmbë iu vërsulën viseve të Kosovës martire si dhe atyre të Kelmendit,

N

Hotit dhe Grudës. Përballë këtij rreziku, burrat e Shqipërisë u mblodhën dhe vendosën të luftojnë ndaj forcave të Portës së Lartë me çdo çmim, ngase vetëm në mënyrë të tillë mund të sigurohej pavarsia. “Në ditën e parë të pranverës të vitit 1911, në mesin e burrave që kanë ngitur armët për kryengritjen e Hotit, Grudës dhe Kelmendit është dhe Prekë Cali. Sa u dha shenja e sulmit, bashkë me Uc Turkun e Selcës ( nip i të cilit ishte Preka) u prijnë kelmendasve nën komandën e Ded Gjon Lulit dhe sulmojnë. Natën e 2324 marsit sulmohet mbi kaushet e turkut në fushën e Rrapshës” (H. Buçpapa “Kreshta historie në Kelmend”, Tiranë 2000 , faqe204 ). Çeta e burrave të Selcës, të prirë prej Prekë Calit dhe Uc Turkut, do të rrëfente trimëri të rrallë edhe në luftimet për marrjen e Deçiqit ku, më 6 prill 1911, valoi krenarisht flamuri ynë kuqezi. Luftimet e përgjakshme midis forcave turke dhe kryengritësve shqiptarë, në mënyrë të veçantë në muajin prill të vitit 1911, bënë që Porta e Lartë të ndërrojë taktikë. Shevqet Turgut Pasha, me ferman të veçantë, u kërkoi udhëheqësve të kryengritjes të hynin në bisedime duke deklaruar “faljen” e tyre, madje duke i siguruar se Stambolli do të plotsonte disa prej kërkesave të tyre. Burrat e Kelmendit , Hotit dhe Grudës, sikundër e donte zakoni, mblidhen në kuvend. Aty flasin pothuaj të gjithë trimat: Marash Pali, Dedë Gjo Luli, Sokol Begu, Marash Luca, Mehmet Shpendi. Të gjithë janë të një mendjeje, që kryengritja nuk duhet të pushojë,

deri në aktin e shpalljes së pavarsisë së krejt trojeve shqiptare. Ndërsa trimi Prekë Cali e mbyll fjalën e vet, “Na duhet me i kthye përgjigje Turgut Pashës, tue i thanë se, mirë ti që po na falke ne, po gjakun e vllaznëve tanë të ramun këto ditë, na s’kemi kurrë me e falë se na dënon edhe gjindja edhe Zoti”. Edhe në vitet 1912-1913, Prekë Cali do të ishte kurdoherë në krye të burrave të Selcës, për t’u dalë zot kufijve arbërorë. Por, sikur të mos mjaftonin intrigat dhe veprimet ushtarake të malazezëve,


18

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

tanimë, malsorët shqiptarë, ata në vise të Kosovës, Maqedonisë shqiptare dhe Çamërisë u nxorrën në treg, prej Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Kjo ishte një tjetër thikë pas shpine, që Evropa i ngulte Shqipërisë, për të kënaqur orekset sllavo-helene. Ngase shteti i parë shqiptar, i dalë prej Kuvendit të Vlorës në 28 nëndorin e vitit 1912, ishte i pafuqishëm t’u bënte ballë zgjidhjeve dramatike të Evropës, atdhetarët shqiptarë nga jugu në veri, rrëmbyen armët dhe u ngritën në luftë të armatosur duke mos u pajtuar askurrë me coptimin e tmerrshëm të trojeve tanë etnike. Në thirrje të Mehmet Shpendit dhe Sokol Begut, ka qenë Pekë Cali, që në krye të 70 burrave të Selcës, është përballur për muaj të tërë në vitin 1913, kundër malaziasve, në mënyrë të veçantë në Malin e Grudës, aty ku rreziku ishte tejet i madh. Siç dihet, Fuqitë e Mëdha, pas coptimit që i bënë trojeve tanë në Londër, dërguan menjëherë në Shqipëri Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve, i cili do të vendoste në mënyrë permanente se ku do të kalonte vija kufitare. Në vjeshtën e vitit 1913, anëtarë të këtij komisioni shkuan edhe në Kelmend. Aty, së pari ata kanë bujtur në kullën e Prekë Calit dhe ky i ka pritur sipas zakoneve të vendit. Kur të nesërmen oficerët e huaj kanë dashur të paguajnë Prekën, ky i ka thënë mendueshëm “Jo , shqyptari nuk i merr pare mikut. Ani dalkadalë edhe ju kini me i mësue do zakone këtu, në këto bjeshkë”. Dhe vërtetë, oficerët e huaj i mësuan zakonet. Ata vendosnin shenjat e piramidave gjatë ditës dhe natën zhdukeshin. Vetë Preka, 7 herë e pati shkatërruar një bazament piramide e vënë në tokë shqiptare, për të ndarë vëllaun prej vëllaut. “Kur e vunë për të shtatën herë, Prekë Cali e ngrehi armën kundër tyne, tue u thanë se tash nuk thej gurë por krena njerëzish që duan me më rrëmbye tokën e babës. Ai vetë e pati caktue kufirin ndërmjet Kelmendit e Malit të Zi, ku ashtë edhe sot. Malazezët ngulën këmbët për të marrë një bjeshkë që nuk ishte e caktueme si vend i shqiptarëve barij, as e këtillë për malazez. Por, malazezët thanë se asht Bjeshka e Kuçit dhe kërkuan me e marrë, mirëpo Preka i tha komisionit se asht e shqiptarëve dhe thirret Bjeshka e Kuqe e jo Bjeshka e Kuçit. Fitoi Preka dhe ajo tokë sot asht Skrapatusha e Shqipnis”. (Gazeta “Dielli”, Boston 16 janar 1985 ). Një tjetër betejë, ku do të shkëlqej heroizmi dhe mendimi ushtarak intuitiv i Prekë Calit, është padyshim edhe beteja e Koplikut e vitit 1920. Gjetkë e kam përmendur këtë betejë, e cila për nga dimensioni atdhetar mbetet shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis burrave. Prekë Cali,

së bashku me Hamëz Kuçin, Hamid Gjylbegun, Dodë Nikollën etj., kanë luftuar për ditë e netë të tëra në frontin më të vështirë duke u përleshur me forcat pushtuese jugosllave. Në këto beteja Prekë Cali njihet nga afër edhe me trimërinë dhe guximin e Ahmet Zogut, asaj kohe Ministër i Punëve të Brendshme, i cili gjithashtu në krye të trupave qeveritare, mbrojti territoret shqiptare, duke i treguar Beogradit se tanimë shteti shqiptar po konsolidohej dhe ai asesi nuk mund të pranonte intervenime ushtarake të tilla. Ahmet Zogu e falënderon Prekë Calin për trimërinë e treguar në këto luftime duke kërkuar më tej edhe bashkëpunim të vazhdueshëm me ushtrinë dhe shtetin shqiptar. Pas luftës së Koplikut, Prekë Cali shkon sërish në Selcën e vet, në Kelmend, duke mbajtur të gjallë besën e kelmendasve përballë çdo dhelpërie malazeze. Dihet tanimë se problemi i kufijve veriorë të shtetit amë, ishte shndruar në çështje të diplomacisë evropiane. Për rreth 6 vjet nga 1920 deri më 1926, përcaktimi i kufirit shtetëror midis Shqipërisë dhe Mali të Zi, kaloi përmes përpjekjeve të vazhdueshme të të dy palëve, të cilat jo rrallë u shndrruan në beteja me armë: Për palën shqiptare

Monumenti i Prekë Calit në Shkodër

në krejt këto luftëra u shqua legjenda Prekë Cali, i cili, në mënyrë të veçantë, për mbajtjen e Vermoshit dhe të Gërçarit, si pjesë të pandara prej trungut amë, duke mos kursyer gjakun (plagos në një prej luftërave) mbajti me shpenzimet e veta dhjetra luftëtarë kelmendas. Është kjo arsyeja që në ditët e para të shaplljes së tij si Mbret i gjithë shqiptarëve, Ahmet Zogu e thërret Prekë Calin në audiencë dhe e falënderon për krejt ç’kish bërë burri i Kelmendit për mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, Prekë Cali, duke e uruar Mbretin Zog, e siguroi se Kelmendi kish qënë dhe do të mbetej ndër mote tokë e shqiponjave të lira. Në vitin 1930, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Prekë Cali ngarkohet në funksionin e komandantit të xhandarmërisë shqiptare për Malësinë e Madhe, madje atij iu dha dhe grada e majorit. Mund të tingëlloj disi çuditshëm ky fakt, veçanërisht në ato vite kur në krye të xhandarmërisë shqiptare Mbreti Zog pati vendosur ekseprtë të shkëlqyer britanikë. Por nisur nga situatat e turbullta brenda dhe jashtë Shqipërie, nisur nga prapambetja dhe mentaliteti i kelmendasve, nisur nga funksionimi aty i kuvendeve të besës, zgjedhja e Prekë Calit në atë funksion ishte plotësisht e gjetur. Prekë Cali, ky bir i viseve kreshnike, nuk e shfrytëzoi askurrë këtë post për t’u pasuruar, as për t’u hakmarrë kundër dikujt, përkundrazi me autoritetin e ligjit dhe respektin që gëzonte në popullin e asaj treve, vendosi rregull e qetësi në komunitet, duke u kujdesur veçanërisht për ata malësorë që ishin në vijën e parë të kufirit me Malin e Zi. Tejet emocionant ka mbetur në kujtesën e kryeqytetasve të vjetër 28 nëntori i vitit 1937. Për nder të 25 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë, pothuaj nga gjithë viset etnike shqiptare, kanë shkuar në Tiranë për të përshëndetur Mbretin Zog. Por, shumëve do t’u binte në sy grupi i parisë së Malësisë së Madhe, gati 90 burra, të veshur me kostume kombëtare, të prirë nga Prekë Cali, edhe ky i veshur me kostumin tradicional kelmendas. Mbi dy metra i gjatë, me kobure sermi në brez e plis në kokë, Preka do të fitonte admirimin e qytetarëve të Tiranës që përshëndesnin turmën. Në hyrrje të Oborrit Mbretëror, grupi i Malësisë së Madhe është prirur nga vetë Mbreti i Shqiptarëve, i cili nuk ka munguar t’i drejtohet Prekë Calit: “Flamuri shqiptar i ngritur në Vlorë, ndihet sot krenarë me trima si ju kelmendasit!”. Preka nga ana e tij, me atë krenarinë emblematike, e ka siguruar edhe një herë Prijësin se “Burrat e Kelmendit nuk njohin as frikën ndaj armikut dhe as koritjen. Ata njohin


JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

vetëm nderin e burrit”. Mbase nuk duhet me lanë në harresë edhe një fakt. Në të vërtetë, Prekë Cali nuk pati kryer ndonjë shkollë, pasi të tilla ishin kushtet e Shqipërisë në ato kohra. Por ai dijti të vlersojë kurdoherë atdhetarët shqiptarë të pendës. Që pas Luftës së Parë Botërore, atëherë kur rreziku i coptimit të mëtejshëm të atdheut ishte evident, burri i Selcës do të lidhej në mënyrë të pazgjidhshëm me atdhetarin e shquar, Françeskanin Gjergj Fishta. Janë të dy këta burra që kanë protestuar krah njëri-tjetrit, për fatet e Kelmendit, Plavës dhe Gucisë, duke iu drejtuar me letra dhe telegrame Fuqive të Mädha. Për më tej, edhe në vitet ‘30-të të shekullit që lamë pas, veprimtaria e tyre atdhetare nuk u ndal për asnjë moment. Është kjo miqësi një ndër arsyet që emri i Prekë Calit përmendet me respekt edhe në veprën gjeniale të Fishtës “Lahuta e Malcis”, e cila përndryshe mund të quhet si saga e heroizmit epokal të malësorëve shqiptarë për lirinë e tyre. Intuitiv në politikë, Prekë Cali do të ndiqte me vëmendje në mënyrë të veçantë shpalljen e luftës midis dy boshteve, atij Romë Berlin dhe Forcave Aleate. Kjo shtjellë e re veprimesh ushtarake, patjetër që nuk mund të kalonte pa pasoja mbi shqiptarët. Ngase në fund të vitit 1941, kryeministër i Shqipërisë ishte Mustafa Kruja (mik i hershëm i Prekë Calit) ky i fundit së bashku me Prenk Grudën shkojnë në Tiranë, drejt e në shtëpinë e Mustafa Krujes. “Më mori me vete Prekë Cali dhe shkuem në shtëpinë e kryeministrit Kruja. Na priti mirë, me bujari shqiptare. Mbas përshëndetjeve e pyetjeve të rëndomta të traditave të popullit tonë, u shruem në bisedime mjaft delikate. Preka e pyeti Mustafën nëse asht dëmtue fort çashtja shqiptare, me këtë shpallje lufte Anglisë dhe Amerikës. Mustafai gjegji me duf: ‘Edhe Mali i Zi, i lidhur mbas Rusisë, i ka pasë deklaruar luftë dikur Japonisë. Veç aleatët e dijnë fort mirë se nuk ka shpall luftë Tirana, por Roma, porse e pata unë fatkeqsinë me fol n’emën të Shqipnisë, viktimë e parë e fashizmit n’Evropë’, këtu ndaloi Mustafa mendueshëm, kurse Preka vijoi me pyetë ma gjatë” (Prenk Gruda “Ditari i një zemre të lëndueme”, Tiranë 1995 , faqe 218). Sikundër në Kosovë apo në Viset e Maqedonisë shqiptare edhe në trevat shqiptare nën Mal të Zi, në vitet 19411943 u rigjallërua shpresa për bashkimin e trojeve tona etnike. Zhvillimet ushtarke në Ballkan favorizuan çështjen shqiptare dhe së paku në krejt viset arbërore u vendos flamuri kuqezi, u çelën shkolla shqipe dhe admnistrata u muar prej shumicës shqiptare. Pikërisht në këto momente, burrat e Plavës dhe Gucisë, iu drejtuan Prekë Calit që me autoritetin e tij të

ndërhyjnë në ato treva për t’u dhënë një tjetër mësim malaziasve. Në janarin e vitit 1943, në krye të rreth 120 burrave të Kelmendit, Prekë Cali, pasi hedh në erë piramidat e vendosura në vitin 1926, prej Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, i drejtohet Plavës dhe Gucisë. Përpara se të hyjë aty, ai u dërgon lajme autoriteteve malazeze se nuk e njeh pushtetin e tyre, ndaj të mos guxojnë t’i presin udhën. Është e vërtetë se autoritetet ushtarake malazeze i lanë pa shkrepur asnjë pushkë garnizonet e tyre. Po në qiejt shqiptarë tashmë po shfaqej veç robërisë edhe një tjetër re e zezë, komunizmi. Ai predikonte internacionalizëm, vëllezërim me serbosllavët, pavarsisht se kufijtë e Shqipërisë Etnike mund të rimerreshin, pamvarsisht se drama e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit amë, mund të vazhdonte akoma më e dhimbshme. Në këto momente me nismën e atdhetarëve të Malësisë së Madhe, organizohet në fundqershorin e vitit 1943, një kuvend bese. Pati ide që ky kuvend të mblidhej në Shkodër por burri i mençur Prekë Cali parapëlqen Tuzin, qytetin e lashtë shqiptar dhe trimat nuk ia bëjnë fjalën dy. Në Tuz pati trima nga të dy anët e kufirit ndërshqiptar siç ishin: Gjelosh Luli, Mul Bajraktari, Has Ferri, Llesh Marashi, Nikë Gjoka etj. Fjala e Prekë Calit u prit me padurim prej të gjithëve dhe burri i mençur i porositi bashkëluftëtarët e vet të ruhen prej dy armiqve. Të parët ishin serbosllavët që ndonëse patën shkuar në Cetinë e gjetkë mezi prisnin të mësynin përsëri Plavën dhe Gucinë. Të dytët ishin komunistët. Këta duheshin luftuar sepse nuk njihnin as Fe e as Atdhe. 71 vjeçar me trupin e drejtë si shtizë bajraku me fjalën e urtë, Prekë Cali tanimë dukej se ngarendëte nga legjenda në legjendë. Pushka e tij në vitin 1944, do të ndihej në Kelmend e Postribë, në Guri e mal të Kakariqit. Po në dhjetorin e po këtij viti, duket së ëndra e keqe e Prekë Calit po dilte në shesh. Komunistët shqiptarë dhe ata serbomalazias, e mbushën Shkodrën me flamuj jugosllav dhe nëpër rrugë, nacionalçlirimtarët këndonin hymnin jugosllav. Emri i Titos nuk hiqej as nga banderolat dhe as nga buzët e komunistëve që derdhnin gjakun e shqiptarit duke marrë urdhër prej komisarëve të Titos. Natyrisht, miqësia e thellë e klikës së Tiranës, me atë të Beogradit, nuk mund të linte pa ndëshkuar antisllavin Prekë Cali. Me t’u larguar gjermanët nga kufijtë e shtetit amë, forcat nacionalçlirimtare s’kishin objektiv tjetër pos “luftës pa kompromis ndaj bandave të reaksionit”. Kështu Shtabi i Korparmatës së Tretë, gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 1944, mori përsipër riorganizimin e forcave par-

19

tizane, me synimin e vetëm për të luftuar “reaksionin”. Ndërsa në Shkodër po arrestoheshin dhjetra nacionalistë dhe shumë të tjerë po pushkatoheshin pa gjyq, komandnati i kësaj Korparmate, Shefqet Peçi, së bashku me ushtarakët jugosllav në shtabin e vet, jepte në formë të prerë “Urdhër Operacionin” ku, pasi urdhëronte organizimin e forcave, vinte si detyrë : “Me zhdukë njëherë e përgjithmonë çdo mbeturinë nacionaliste të organizuar ose jo”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë - Tiranë. Fondi Korparmata e Tretë, dosja 9, fleta 31 - 32). Në këtë mënyrë, në 14 janar 1945, forca të mëdha nacionalçlirimtare nisen drejtë Kelmendit. Të dhënat arkivore na bëjnë me dije: “Më shumë problem paraqiste banda e Prekë Calit në Kelmend prandaj partizanëve të Brigadës së Parë dhe Njëzetekatër iu ngarkua detyra të asgjësonin atë dhe të vendosnin pushtetin nacionalçlirimtar. Itinerari i forcave partizane ishte Shkodër-Hot-Rrapsh-TamarëSelcë-Vukël-Vermosh. Ishte dimër shumë i ftohtë. Ndërsa kolona partizane po merrte drejtimin për në fshatin Brojë, forcat bashibozuke me në krye Prekë Calin kishin organizuar pritën ogurzeze”. (Historiku i Brigadës së parë Sulmuese - Tiranë 1971 , f. 218). Po si është e vërteta? Kelmendasit e moshuar e mbajnë mend mirë se në ato vise, ku nuk pati shkelur as këmbë turku, as këmbë shkjau, as këmbë cërnagorasi, gjermani apo italiani, tani donte të shkelte këmba e klikës komuniste. E përse? Vetëm e vetëm të merrte jetë nacionalistësh, për t’i treguar Beogradit servilizmin e tyre të mjerë. Ata pa pyetur dhe në mënyrë tinzare godasin të parin kelmendas që sapo dilte prej mullirit ku pat blojtur një trastë misër për të mbajtur gjallë jetën e fëmijëve të vet. Përballë këtij akti dhune shtazarakësh, Prekë Cali jep urdhër të hapet zjarr, pa patur asnjë mundësi të bisedojë me kriminelin Shefqet Peçi. Beteja vazhdoi disa orë rresht dhe bora e bardhë e Kelmendit u skuq në mënyrë tragjike nga gjaku i shqiptarëve që vriteshin vëllau me vëlla. Vonë në mesnatën e 15 janarit, nacionalçlirimtarët e kriminelit Shevqet Peçi, lanë Tamarën dhe iu drejtuan Tuzit, duke kërkuar të nesërmen ndihmën e forcave partizane sllave. Disa studiues të shtetit amë, me të drejtë, tashmë kanë dalë në konkluzionin se dërgimi i 200 forcave partizane në Kelmend, ka qënë vepër e kolonelëve jugosllavë pranë Shevqet Peçit. Vrasja aty e disa dhjetra nacionalçlirimtarëve, do të ishte preteksi që në vitet 1945-1947, prej burrave të kelmendit të shuheshin të gjithë, një nga një, ndërsa bijtë e tyre u dergjën burgjeve. Në këtë mënyrë, Beogradi dhe Cetina merrnin hakun ndaj


20

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

nacionalistëve të kulluar shqiptarë. Atë çka nuk arritën ta bënin dot me dorën e tyre, e arritën nëpërmjet kriminelëve shqiptarë që e kishin për mburrje të quheshin internacionalistë. Në këtë mënyrë, në ditët e para të shkurtit 1945, drejt Kelmendit mësynë më shumë se 2000 forca të partizanëve. 73 vjeçari Prekë Cali e kuptoi se ndëshkimi komunist nuk donte si kurban vetëm kokën e tij, por krejt burrave të Kelmendit, të cilët e patën ndjekur prijësin e tyre në të gjitha luftimet, kundër çdo okupatori. Së bashku me 14 burra të tjerë

ai ngjitet lartë në shkëmbijtë e Vuklit, ndërsa informatat që merrte e bëjnë me dije për masakrën e madhe që pat filluar krimi partizan e komanduar tanimë nga Mehmet Shehu. Që të derdhej sa më pak gjak kelmendas, Prekë Cali , pret në shkëmbijtë e Vuklit priftin e fshatit Vukël, të cilin e patën dërguar si ndërmjetës partizanët. Prekë Cali pranon të dorëzohet duke kërkuar dy gjëra. Së pari ata të shkojnë deri tek kisha e fshatit të armatosur. Mandej luftëtarët e tjerë të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre e çdo llogari ta jepte vetë

Prekë Cali përpara gjyqit. Mehmet Shehu pranoi. Por te kisha ata u çarmatosën, u lidhën dhe u dërguan të gjithë në Shkodër. Në agun e 27 shkurtit 1945, qelia e Prekë Calit ushtoi nga zëri i kriminelëve. Preka buzëqeshi dhe u përqafua me disa bashkëluftëtar. Po atë ditë ai u gjykua dhe në mesnatë u pushkatua. Varr nuk ka. Eshtrat s’dihet ku janë. Sot në Shkodrën martire një shesh mban emrin e legjendës së Kelmendit, Prekë Cali dhe një bust përshëndet kalimtarët, por jo komunistët.

Mes Kryemesharit dhe Antifonarit… A nuk i detyrohet muzikologjia, kultura shqiptare, profesor Domeniko Morgantes, për Antifonarin e durrsakut Gjergj Danush Lapacaj, të vitit 1532?

Flora Gjondedaj Dervishi

Të zgjosh vëmendjen për vlera me rëndësi kombëtare dhe t’ua japësh informacionin gjeneratave në vijimësi, nuk mendoj se mbetet në kufijtë e kuriozitetit. Atëherë le të jemi të thjeshtë për çka duam t’i ofrojmë lexuesit masiv, si dhe të trokasim në kujtesën e profesionistëve të fushës, qofshin këta edhe nga më dinjitarët e kombit tonë. Por veçmas, te strukturat kulturore. Po rrekem jo vetëm si shërbestare në bankën e diturive, ku më ka ngjarë mot moti, t’i prek e të krenohem vetëmëveti me këto

dokumente të çmuara për kulturën kombëtare, por më gjerë… Ideja ime vetës te pse: Le t’dritësojë secili sipas fushave (!) më ka kyçur. Në nxitimecjen e dekadave kam provuar se heshtja është harresë, e për këtë pendimi më ka shtyrë në një dritësim, qoftë ky, edhe semplist… Për Antifonarin e durrsakut “tonë”, Gjergj Danish Lapacaj, dokument i vitit 1532. Por, a është ky një dokument me rëndësi edhe filologjike, përveç përmendore e muzikës arbërore të shek. XVI, siç thekson muzikologu i mirënjohur profesor Ramadan Sokoli? (Ndjesë pastë!) Libri studimor i R. Sokolit (63 faqe) Antifonari i Gjergj Danish Lapacaj, botuar nga “Toena” në vitin 2000, me ndihmën e fondacionit për kulturën dhe artet “Fan Noli”, ma solli në sy një bankarelë buzë Lanës, 13 vjet më parë. Mundi kërkimor e studimor i prof. Sokolit, në arkivin e dioqezës së Monopolit, qytet bregdetar në Italinë Juglindore, është një nismë private. E për analogji, sado çalamane, edhe rruga e ardhjes në Bibliotekën e Durrësit të librit, po private… Andaj, ruhet si kopje unikale (!) në

Muzikologji. Dhe kjo kopje, e pashumëkërkuar nga akcili muziktar… durrsak (?!) (Më ndjeni, ju që e keni në bibliotekat private…!) Por, trishtohem, se vijon heshtimi e hupja e durrsakut Gjergj Danish Lapacaja… Mos qoftë kështu! Mendimi, se kultura dhe qytetërimi filloi me shkrimin, vjen i konsoliduar, jo vetëm prej referimit se fillesat e kulturës në Durrës i gjejmë në shkrimet mbivarrore të shek. II, p. K., të Ernest Kasirer (“Filozofia simbolike”). Por, edhe një sëri dëshmish, qofshin edhe pjesore. Që gjithsesi nuk janë objekt i vështrimit… Pra, le të mbetemi tek e shkruara që nuk fluturon si fjala dhe metoda krahasimtare: Mendoj se Meshari (1555), i pari dokument i shqipes së shkruar mesjetare dhe Antifonari (1532) të së njëjtës periudhë historike, mbeten dy kështjella me zgavra, por edhe dritë. Për Kryemesharin, monumentin, i ruajtur si ekzemplar unikal në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, që prej shekullit 18*, gjenerata jonë i është ndernjohëse dhe e përulur përjetësisht, kryegjuhëtarit shqip-


tar, prof. Eqrem Çabej. Profesori iu përkushtua përunjësisht e mundimshëm duke na sjellë studimin shkencor filologjik e gjuhësor nga më dinjitozët për Mesharin e Gjon Buzukut (më 1968). Por ama, profesori, shkencëtar konsekuent, rektor i albanistikës, e nënvizon gjurmuesin e kësaj vepre, studiuesin Imzot Pal Skiroi (peshkop i arbëreshëve të Sicilisë (1866-1941), jonian. Pikërisht sepse kleriku i ditur, Mesharin, e bëri pronë të botës shkencore më 1909. E “hipotekoi” pas tre shekujsh e gjysmë varrosje. Prof Çabeu, e çmon nxjerrjen e tri fotokopjeve të librit nga studionjësi i gramatikës dhe literaturës së vjetër shqiptare, Justin Rrota, më 1929-n. Nënvizoj se; në krye të herës, ai ndalet te gjurmuesi i parë i Mesharit: 1740, kur kryepeshkopi i Shkupit, i ndodhur për vizitë në Romë; Gjon Nikoll Kazazi, prej Gjakove, e mori librin dhe kopjoi një copë nga rituali i martesës (dhënia e unazës) dhe ia dhuroi atë në shenjë nderimi Atë Guzetës. Argumente këto se aristokracia katolike shqiptare, që emigroi dhe perëndoi me motin e madh të Skënderbeut, kishte gjurmues, studiues, që e ruajtën farën e kulturës shqiptare. Por, pa harruar se ishin enklava të një kombi me kulturë të gjerë dhe mundësi zhvilluese, si Italia. A u çmuan simbolikisht, si ndernjohës këta fisnikë bujarë të kombit shqiptar, përveçse të përjetësuar në vepër nga profesori i madh Çabej? Po fijet lidhëse, jo pa rol, me pinjollë të Kastriotëve, Buzuqe, Muzakëve, Skirove, Gjonëve, etj. Pra, ata dhe ato, të martuara me familje italiane me kulturë, i çmuan dhe i ruajtën dokumentet apo dijet tona në dioqeza apo biblioteka … Anonimë, jo rastësorë, edhe pse pjesorë, e kanë gjenezën e tyre dhe mundi i tyre duhet çmuar.

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

21

Antifonari i durrsakut Gjergj Danish Lapacaja (përmbledhje antifonash apo këngësh) dorëshkrim i vitit 1531, deri vonë ndodhej në kryekishën e Monopolit, kurse tani ruhet në dioqezën e po këtij qyteti. Kodiku i shkruar në pergamenë lëkure me 54 fletë i përpiluar nga Gjergj Danish Lapacaja dhe notizuar po nga ai, enkas për faltoret katolike, mbetet atje në fondin e dokumenteve të rralla Kush është Gjergj Danush Lapacaj?

I pari nga Lapacajtë, që u vendos në Monopoli, ishte Danushi, bashkëluftëtar i Skënderbeut. Kypinjoll i një familje të pasur durrsake, pati themeluar atje një shoqatë edhe një kapelë në faltoren e Shën Pjetrit në Monopoli, të cilën e stolisi me një sërë veprash artistike, sidomos piktura. Sipas një testamenti të shkruar më 14 maj 1535, Danush Lapacaja ia la tërë pasurinë tre djemve të vet; Gjergjit, Anton Kolës dhe Françeskut. E pasaktë është ditëlindja e Gjergjit, autorit të Antifonarit, teksa ditëvdekja daton 1593. Nga F. A. Gleines “Histori e Kishës”, bot. Treu 1643, mësojmë se: Gjergj Danish Lapacaja, i biri i Marës, pat zgjedhur karrierën kishtare dhe se shpejt arriti të emërohet Kanonik i kryekishës së Monopolit 1532, e më vonë protonator aposotolik. Gjergji u vendos në Napoli, si mësimdhënës ku më 1542 botoi: “Traktat rreth aritmetikës dhe Gjeometrisë”, vepër e cila u ribotua nëntë herë. Më vonë kaloi në

Romë për të punuar në kapelen e selisë papnore. Në ribotimin e fundit të kësaj vepre shkencore (1784), Gjergji, cilësohet Njeriu i shquar për merita shkencore, sidomos të mësimdhënies, por edhe si ing. hidraulik, dijetar erudit dhe njohës i greqishtes së vjetër, latinishtes, italishtes dhe amtares, arbërishtes. Antifonari, ende në dioqezën e Monopolit…

Antifonari i durrsakut Gjergj Danish Lapacaja (përmbledhje antifonash apo këngësh), dorëshkrim i vitit 1531 deri vonë ndodhej në kryekishën e Monopolit, kurse tani ruhet në dioqezën e po këtij qyteti. Kodiku i shkruar në pergamenë lëkure me 54 fletë, i përpiluar nga Gjergj Danish Lapacaja dhe notizuar po nga ai, enkas për faltoret katolike, mbetet atje në fondin e dokumenteve të rralla…Gjithsesi i vizitueshëm, jo vetëm për muziktarët…


22

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

Gjurmuesi… 1992. Në një Kongres Ndërkombëtar të Studimeve Gregoriane, mbajtur në Ankona të Italisë më 1992, muzikologu italian, Domeniko Morgante* kumtoi për këtë Antifonar të mesjetës dhe nuk mbeti jashtë vëmendjes shkencore. Sjellja pas 462 vjetësh e monumentit të muzikologjisë, vepër e një emigranti arbër, ishte zbulim… (Tashmë edhe si kulturë mesdhetare, adriatike…) Po bota kulturore shqiptare, veçmas ajo e muziktarëve, a e bëri pronë të kulturës sonë këtë monument të muzikologjisë shqiptare, me adresar të plotë?? Në mos kemi të bëjmë me binjakun e Kryemesharit, edhe pse më i hershëm. Edhe vetë autori durrsak na shfaqet si kontribuues edhe me veprën shkencore, matematikore, të ribotuar nëntë herë… Preferoj ta lë të ligjërojë studiuesin e përvuajtur atdhetar; Ramadan Isuf Sokoli: … “Veprat dhe veprimtaria e durrsakut Gjergj Danush Lapacaja kishin mbetur pothuajse të harruara derisa u restaurua… më 1950. Antifonari u shpall botërisht në këtë tubim (!) *Njoftimin e parë ma ka dhënë mërgimtari, zoti Amik Kasaruho. Me nismën time dhe me shpenzimet e mia shkova deri në Monopoli ku, pasi u njoha me dorëshkrimin m’u dha mundësia për ta fotokopjuar së bashku me të dhëna rreth jetës së Gjergj Danush Lapacajës ….

* Kongres Ndërkombëtar i Studimeve Gregoriane, mbajtur në Ankona të Italisë më 1992 Profesori don të ndajë me lexuesin edhe përvoja të hidhura në shtetin monist: “…Filmi dokumentar kinematografik, përkushtuar muzikantit arbër, Jan Kukuzeli, pasi ma

bllokuan, më premtuan disa vjet burg për agjitacion e propagandë fetare. Refleksione për shumëçka … pas afro çerek shekulli demokraci

Kur diktaturës po i binin dhëmbët, ndonjë intelektual i pushtetshëm, por fatmirësisht liberal e filolog i zellshëm, poet etj., si Moikom Zeqo, krijoi oaze, për intelektualët, së paku në Durrës. Kështu u krye rizhvarrosja muzikantit durrsak, Jan Kukuzeli. Violinisti i ri e i talentuar, Florian Vlashi, krijoi orkestrën harqeve me emërtimin Jan Kukuzeli. Edhe liceu i Durrësit nga Ulqinaku përjetësoi emrin e Kukuzelit profesor R. Sokoli qe gjallë po mungues në Durrës. (Projektideja për një bust, e mbetur ende një letër). Vite më pas (20002004), të suksesshme mbetën edhe katër edicionet muzikore me talentet jashtë atdheut; “Takimi i Kukuzelit..”, me udhëheqës Artistin e Merituar, kompozitorin e mirënjohur prof. Hajg Zacharian, (Universiteti i Arteve), gjithsesi me koordinimin e spalës 30–vjeçare të violinave durrsake, mjeshtrin Vladimir Caku. Por edhe strukturat ishin kulturëdashëse… (Edicionet kukuzeliane, të ndërprera tashmë, për mungesë financiare…). Muzikologu me prosperitet, Ramadan Sokoli, e përmbyll me një amanet në të shenjtë, si ta dinte pragvdekjen. Vepra të tjera me vlerë të shumëfishtë dergjen skutave… Vetëkuptohet se kjo punë nuk mund të kryhet nga diletantët, ndërsa deri më sot, ca muzikologë të diplomuar e të punësuar nëpër institucione, vazhdojnë të marrin mjaft e të japin fare pak … Megjithatë, edhe kjo punë duhet bërë, në mos tjetër, nga ata që e ndiejnë si detyrim ndaj Atdheut.

Morgante në Durrës i ftuar nga violinisti tashmë i mirënjohur, Florian Vlashi Mirënjohje pas 21 vjetësh.. Më 1532 u shkrua Antifonari Më 1992 u kumtua në kongresin internacional nga gjurmuesi, muzikolog italian nga Monopoli (1956) Domeniko Morgante. Shejza e parë për botën kulturore shqiptare u dha nga një personalitet perëndimor i fushës. Në vitin 2000, prof. R. Sokoli, gjithsesi si nismë private, patjetër është po shejza e dytë. Dhe nëse ndërnjohja për figurën e muzikologjisë italiane (specialist i muzikës së rilindjes dhe barokut) mbetet e mangët, le ta plotësojnë atë strukturat e kulturës. Udhëheqësi artistik i edicioneve verore “Net të muzikës klasike”, violinisti i mirënjohur, edhe për kulturën e gjerë, Florian Vlashi, propozon: Mirënjohje e Qytetit të Durrësit për prof. Domeniko Morganten. Natyrisht, kjo është një Faleminderit profesor Morgante! Pas 21 vjetësh, por gjithsesi zyrtare. Më mirë vonë se kurrë. Por, mendoj se edhe emërtimi i një rruge Gjergj Danish Lapacaj, do t’i bënte nder qytetit dhe gjeneratave të ardhmërisë dhe i takon nderi ta zbulojë, po miku Morgante… Nëse do të ndodhë… Ashtu si edhe busti i Kukuzelit. Autori i Antifonarit, duhet të ndihet princ në qytetin e Durrësit, pinjoll i të cilit … mbeti prej shekujsh. ___________ * Autorja është shkrimtare, drejtore e bibliotekës publike të Durrësit.


Roli i fesë në krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

23

Kur besimi në Zotin fillon të dobësohet te një popull, atëherë bëhu gati te shikosh rrëzimin e tij. A. H.

Mr. sc. Besim Morina

dhëheqësit shpirtërorë te popullit shqiptar, gjatë gjithë historisë kanë mbajtur gjithnjë barrën kryesore, duke mos ndarë kurrë fenë nga atdheu, duke i shërbyer si Zotit ashtu edhe grigjës. Ashtu siç i shërbyen të lumit Zot, njashtu dijtën edhe t‘i rroknin armët e t‘u prinin popullit të cilit i takonin në mbrojtje te dinjitetit njerëzor. Krishterimi, është baza e kulturës moderne, e, mbi bazën e fesë së krishterë është ngritur civilizimi i sotëm Europjan. Krishterimi, në vend të instiktit vuri ndergjegjën me përgjegjësi. Krishterimi hoqi skllavën dhe i dha familjes nënën, i dha femijës të drejtën e jetës, i dha gruas dinjitetin, krijoi universitete mbrojtëse të diturisë, spitale mbrojtëse të njeriut. Pjesë e rëndësishme e civilizimit të krishterë për rreth pesëmbëdhjetë shekuj, ishin popullsia iliro-arbërore. Gjatë periudhës paleokristiane dhe në mesjetën e hershme, popullsia ilire i dhuroi botës së krishterë emra eminentë si: Perandori Konstantini i Madh i cili e legalizoi fenë e krishterë, shën Jeronimi i cili është përkthyesi i Biblës në gjuhën latine, Perandorin Justinian, etj. Për rreth pesë shekujsh, pushtuesit turq kanë izoluar popullin shqiptar nga

U

civilizimi Eeuropian. Këta pushtues sikur nuk u kënaqën me shkatërrimet, vrasjet, dëbimet, konvertimet, por edhe pas largimit nga trojet e pushtuara te një pjesë të Ballkanit, sjellin flotën e tyre për të sjellur në jetë planet sllave, që teritoret etnike shqiptare dhunshëm t‘i dhurohen sllavëve, ku mjerisht popullsia autoktone perjetoi për të satën herë barbarinë sllave. Gjatë periudhës se dyndjeve barbare sllave, popullsia autoktone pësoi rëndë, priftërinjët gjithnjë ishin në ballë të grigjës, kishat dhe manastirët e tyre u shkatërruan, u dogjën, u vranë shumë prifterinjë së bashku me grigjën e tyre. Edhe pas pagëzimit te popullit serb, popullsia autoktone perjetoi barbarinë sllave, krishterimi pothuaj së pak ka pasur ndikim në jetën e popullsisë serbe, për të hequr dorë nga barbarizmi.

Gjatë kohës se sulmeve, pastaj pas pushtimit te tokava etnike shqiptare nga pushtuesit osmanë, prifterinjtë shqiptarë, qofshin ata katolikë apo ortodoksë, ishin në ballë te luftës për të mbrojtur tokat tona. Gjatë gjithë periudhës sa zgjati pushtimi i trojeve etnike shqiptare nga ana e pushtuesve osmanë, prifterinjtë katolikë dhe ortodoks shqiptarë, ishin të detyruar për mbijetesë, te mbronin grigjën e tyre edhe nga konvertimet, qoftë në islam (konvertim që detyrohej nga ana e pushtuesve Osman), apo në ortodoks (këtë konvertim e bënin kisha ortodokse serbe dhe kisha ortodokse greke, por me bekimin e Portës së Lartë). Feja islame, vertetë se ka ardhur bashkë me pushtuesit osmanë, por popullsia shqiptare e islamizur nuk ka hequr dorë lehtë nga përkatësia etnike.

Pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit më 1908. Në mes At Gjergj Fishta (2), Imzot Nikoll Kaçorri (3) dhe Dom Ndre Mjeda.


24

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

Në të mirë të ketij mendimi flet edhe kjo e dhënë, se kur udhëtari anglez, Xh. Hobhaus, vizitoi gjatë viteve 1808 dhe 1810 Shqipërinë dhe rajone të tjera të Perandorisë Osmane, kishte shkruar se kur “banorët e provincave të tjera të Turqisë pyeten se ç’janë, ata të përgjigjen “jemi muhamedanë” ose “jemi të krishterë”, ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet “unë jam shqiptar”. Mburrja e përbashkët kombëtare e tyre ishte aq e fortë sa që nuk i ka lënë vend përçarjeve religjioze, që i ka ndarë njerëzit e këtij populli. Pra, perderisa iliro- arbërorët, kaluan nga besimi në shumë zotra, në një Zot të vetëm, arbëroro-shqiptarët, nuk e kishin lehtë të braktisnin fenë e të parëve të tyre vetem pse deshironin apo me mirë te themi që i shtrengonin pushtuesit osmanë. Madje, është e rëndësishme të themi, se në kohën e mbërritjes së osmanëve në Ballkan (1388), Arbëria ishte tashmë një vend i krishterë, e, i përbërë nga 43 seli Episkopale, duke u bërë një kala katolike kundër islamit. Organizimi i hierarkisë kishtare në trojet tona etnike, flet më së miri, se populli shqiptar ishte pjesë e civilizimit Europjan. Periudha e pushtimit osman mbi popullin shqiptar, është periudhë e dakadencës shpirtërore dhe kulturore. Pushtimi osman la pasoja të rënda jo vetëm fizike por edhe shpirtërore, pasoja këto që do të kërkojnë kohë, mjete edukative dhe morale për breza me radhë që të eliminohen. Në kryengritjet e armatosura te popullsisë etnike shqiptare, që u organizuan kundër pushtuesve turq, apo te pushtuesve sllavë, për çlirimin e trojeve tona etnike, roli i priftërinjëve katolikë, priftërinjëve ortodoks, bektashinjëve, shehlerëve dhe hoxhallarëve, ishte mjaft aktiv dhe i rëndësisë se veçantë. Sipas, dokumenteve të kohës, del, se krahinat e Shqipërisë veriore së bashku me Kosovën dhe teritoret etnike shqiptare në Maqedoni, mbi 80% e popullsisë janë në gjendje te rrokin armët në luftë për lirinë e vendit te tyre, ndërsa kjo përqindje është më e ulët në krahinat e Shqiperisë

Jugore, për arsye te propagandës që ushtronte kisha ortodokse greke, e cila kishte bekimin e Portës së Lartë. Rol të rëndësishem në organizimin e kryengritjeve antiosmane kishte Hoxhë Hasan Tasini, për rolin e tij dhënë qështjës kombëtare është shkru-

Imzot Luigj Bumçi, Kryetar i delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris

ar fare pak, pastaj Ymer Prizreni, me rolin e tij të pamohueshëm në përpjekjet për t‘i mbrojtur trojet etnike shqiptare. Mirëpo, deri me tani, pak ose fare studiuesit nuk kanë shkruar për kontributin e klerit katolik në përpjekjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Kështu, kur në Kongresin e Manastirit, ndër të tjera, at Gjergj Fishta tha: “Nëse Evropa ... prapë do të na tradhtojë dhe do na ndajë trojet tona duke u dhuruar pushtuesve ..., ne do ti therrasim bijtë tanë më të mirë që të rrokin armët për t‘i mbrojtur trojet tona. Imami i Shkupit, u ngjit në foltore duke qajtur, e perqafoi at Gjergj Fishtën, e tha: “kësi burrash i duhen atdheut, dhe as ne nuk do te ndahemi në luftën për mbrajtjen e vendit tonë”. Imzot Nikollë Kaçorri, në një fjalim gjithashtu te mbajtur në Kongresin e Manastirit, u bëri thirrje delegatëve që ta pranonin alfabetin latin, i cili i lidhte shqiptarët me perëndimin, u bëri thirrje të pranishmëve që jo vetëm fizikisht e shpirtërisht të ndihmojnë çlirimin e vendit por edhe materjalisht, e cila është njëra prej mundësive që në

mënyrë praktike të realizohej çlirimi i trojeve shqiptare. Në Memorandumin e datës 13 nëntor 1912 dërguar përendorit e mbretit të Austro- Hungarisë, Franc Jozefit I, dom Nikollë Kaçorri shkrimin e kishte filluar kështu: “Shumë të vështira e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipninë, që të katër shtetet e Ballkanit po dojnë me e perpi me e coptu”. Në këtë Memorandum i cili përfshinë tri faqe, gjejmë nënshkrimet e atdhetarëve të njohur, si: Mustafë Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beji, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Figurë mjaft e rëndësishme ishte edhe ajo e Imzot Luigj Bumçit, i cili u kushtoi një rëndësi të veçantë takimeve me përfaqësues të shteteve që kishin ndikim drejtpërdrejt në fatin e trojeve etnike shqiptare. Kështu, ka arritur të takohet me përfaqësues të Shteteve te Bashkueme të Amerikës, Anglisë, Austro-Hungarisë, Rusisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, etj. Në këto takime ai mundohet t‘i bindë përfaqësuesit e këtyre shteteve se, çeshtja Shqiptare nuk është një problem i thjeshtë vetëm i Ballkanit, por është problem kryesor për ruejtjen e paqës në mbarë Evropën. Imzot Luigj Bumçi posa filloi detyrën e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Paris, është i pari që protestoi tek Presidenti Willson, për krimet që po kryenin serbët mbi popullsinë shqiptare të Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë, gjithashtu i dorëzoi presidentit Willson listën me emrat e viktimave në krahinën e Rugovës. Shtjefen Gjeqovi, nji burrë i cili gëzonte një autoritet të lartë në popull, për shkak te veprimtarisë së pandalshme patriotike, pushtuesit serbë pas disa tentimeve për të bërë atentat arriten ta vrasin. Gjeqovi, ishte mbledhësi i të drejtës zakonore shqiptare, te botuara në Kanunin e Lekë Dukagjinit, pastaj mbledhës i artifaketeve, te cilat dëshmonin autoktoninë e popullit shqiptar në këto troje, është edhe një dëshmi më shumë se udhëheqësit


shpirterorë të popullit shqipar, jo që nuk ishin kundër atdheut por ata flijuan jetën e tyre në mbrojtje të së vërtetës, në mbrojtje të atdheut. Nga kjo që u tha shihet, se roli i udhëheqësve shpirterorë shqiptar, ka qenë në të mirë të çështjes sonë kombëtare. Por, cila është arsyeja që shteti komunist shqiptar u shpalli luftë institucjoneve fetare, ku nëpërmjet të ashtuquajturit “gjyq i popullit” u maltertuan, dënuan me varje apo me pushkatim? Pse feja shiqohej si një gogol i frikshëm, madje u pandeh se Zoti u hoq prej botës dhe se mbaroi besimi në faqe të botës për tërë jetën. Per këtë akt “perparimtar” të shtetit shqiptar Rexhep Qosja patë deklaruar: “jam i lumtur që Shqipëria është shteti i parë ateist në botë”. Shqipëria, një vënd i vogël, por mjerisht që printe me ndjekjet, maltretimet, vrasjet e intelektualëve (nëse krahasohet me numrin e banorëve), pra të intelektualëve të kalibrit Europian, po perçante, infektonte e shpiunonte edhe shqiptarët që kishin mbetur nën sundimin sllav, madje edhe shqiptarët të cilët për shkak te orientimit nacionalist kishin emigruar në perëndim apo në SHBA-të. Shqiperia e cila kishte mungesë të ushqimit për banorët e vet, hargjonte mjete të shumta për propagandë marksiste e leniniste. Në fund le t’i kujtojmë fjalët e atdhetarit At Anton Harapi, që bënte thirrje: “Zoti i vertetë e atdheu le te na bashkojnë, në ruajtjen e botës shqiptare dhe zhvillimin e saj, në bashkimin e shqiptarëve dhe sigurimin e mirëqenies së përbashkët kombëtare e kulturore”. Ti kujtojmë fjalët e At Anton Harapit: ”Të sakrifikojmë pikëpamjet tona e jo popullin as Shqipërinë; të bashkohemi mbasi vendi pret shpetimin prej nesh e jo prej te huejve”, madje vazhdonte se: “kush i ndan apo mendon se nuk mund të pajtohen fe dhe atdhe, ai ka një kuptim te gabuar për atdhetarizmin, atdhetarizmi në kuptimin fetar është një virtyt i shenjtë si drejtësia dhe dashuria”.

25

Roli i Seminarit pasqyrohet te ringjallja e Kishës dhe e vlerave kulturore JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

Prof. Willy Kamsi

Intervista e Radio Vatikanit (Programi shqip) me rastin e 150-vjetorit të Seminarit Papnor Shqiptar realizuar me prof. Willy Gjon Kamsin me telefon në datën 16 prill 2010.

Domethania e përvjetorit: Seminari Shqiptar përfaqëson ringjalljen e Kishës Katolike në dy periudha të veçanta të historisë së Shqipnisë. Për kedo janë të kjarta: si periudha e parë gjatë pushtimit turk, si e dyta me fundin e pushtimit komunist. Ky përvjetor, prej nji shekulli e gjysë, nuk âsht të përshkruemit e thjeshtë vetëm në pikëpamje historike i nji periudhe dhe nji eksperi-

Ambasadori Willy Kamsi duke ia dorëzuar letrat kredenciale Papës Gjon Pali i II ence të idhun të popullit shqiptar në përgjithësí dhe t’atij katolik në veçantí, por âsht kryesisht rivlerësimi dhe gjallënimi i vlerave të pazavendsueshme dhe jetëdhanëse të krishtenimit në nji truell ku ishte shfaqë qysh në kohët mâ të para nga apostulli i popujve, Shën Pali. Kështu që vepra e Seminarit përfaqësohet prej asaj morie priftnish që erd-


26

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

hën tue plotësue zbraztinat e lanuna gjatë nji pushtimi tejet retrograd e antikatolik.

Roli që luejti Seminari Papnor në periudhën e vet: Âsht e kjartë se roli i luejtun prej Seminarit u pasqyrue te ringjallja e Kishës, te afrimi i besimtarëve te të vërtetat e fesë së krishtenë, nëpërmjet punës së madhe misionare të nji kleri të dalun prej tij. Popullsí deri atëherë të zhytuna në padijen mâ të madhe mujten me nxanë themelet e katoliçizmit e me ju afrue Sakramendeve. Kështu deri katunde të shpërndame u banë me famullinë e tyne dhe me meshtarin që nuk e kishin pasë mâ përpara. Kjo vijoi prej themelimit të tij me 1859 e deri në ndalimin prej autoriteteve diktatoriale komuniste me 1946. Vështirësitë e prume nga turqit dhe komunistët:

Por udha e ndjekun nga Seminari nuk qe e lehtë. Pengesa të shumta e ndoqen për mâ se nji shekull. Tue fillue me turqit që e shkatrruen qysh në vjetin 1843. Ky kishte qenë marrë në dorë prej Etënve Jezuitë, me urdhën të Kongregacionit Shejt “De Propaganda Fide”, dhe mbas kërkesës kambëngulëse të Ipeshkvit të Shkodrës Imzot Guglielmit. Mbasi kaluen disa vjet prej shkatrrimit të Seminarit të mâparshëm Jezuitët ju kthyen idesë së ndërtimit. Punimet filluen me 7 fruer 1859 dhe me ardhjen në Shkodër të Atit Claudio Stanislao Neri zunë fill punimet për ndërtimin e këtij Seminari. Por ata që e kishin në mëní katoliçizmin e Kishën Katolike nuk u tërhoqën dhe e shkatrruen përsërí. Deri nji kangë popullore, që këndohej në Shkodër n’atë kohë, difton frymën që zotnonte në nji pjesë të Shkodrës. Thotë ajo kangë: Mori rajë e pa-besë, A s’e njofte Hamz Kazazin S’u len priftin me çue meshë Tesh tri herë kishen ju çartë. Ndërhymja e Austrisë në hir të Kultus Protektoratit, me dërgimin e flotës së vet luftarake te Gryka e Bunës, bani që orvatjet e turqve të deshtojshin. Dhe kështu Seminari e vijoi ndërtimin deri kur, po në vjetin 1859, u hapë dyert seminaristëve. Tjetër moment tragjik në jetën e këtij Seminari qe pushtimi komunist i cili tue vendosë regjimin e tij terrorist, me vrasje të shumta, desht me e zhdukë atë qendër të fesë e të atdhetarizmit shqiptarë, nga e cila

dolën emna të randësishëm që mbushën radhët e klerit katolik shqiptar, me nji kontribut në shêj edhe për kulturën shqiptare. Komunizmi, lëshoi ithtarët e vet, ushtarakë e jo të tillë, të cilët shkatrruen gjithçka ishte bâ thuejse në nji shekull jete të dobishme, n’ato momente kur prania e Kishës po ndihej edhe në skajet mâ të largëta të Vendit, aty ku kishte katolikë. Shkatrruen edhe arkiv e biblioteka, muzeun e famshëm natyror. Por ana mâ mizore e veprave të atij regjimi ka qenë vrasja në masë e klerit, tue mbërrijtë deri në gjenocid, e me vrasje që kufizojnë barbarinë mâ të madhe e që populli shqiptar kurr s’i kishte pá në historinë e vet. Ndër rektorët e këtij Seminari dy pësuen vdekjen tue qenë të pafajshëm dhe përkatësisht Át Giovanni Fausti e Át Daniel Dajani, kurse Át Gjon Karma pau burg e kamp çfarosjeje. Tue rishikue veprën në tanësí nuk mund të shmangemi të kemi parasysh të gjithë ata meshtarë të rij, që dhanë mdihmesën e tyne të çmueshme për rilindjen e Kishës Katolike në trojet tona e që pësuen in odium fidei (nga urrejtja e fesë, red.), përndjekjen e egër komuniste. E nuk qenë pak. Sot janë 40 meshtarët dioçezanë, rregulltarët dhe laikët që presin procesin e lumnimit të tyne, tue qenë të gjithë martirë të asaj përndjekjeje. Por gjaku i tyne nuk u derdh kot sepse Sanguis martyrum (Gjaku i martirëve, red.) âsht Semen Christianorum (Fara e Krishtenimit, red.). Cilat janë figurat që kanë dalë prej Seminarit:

Qysh me 1909 përmenden Imz. Prênk Doçi, Abati i Mirditës, e Dom Ndue Bytyçi, prift në Arkidioçezin e Shkupit. Por që të bajmë emna të tjerë na duket e pagjashme, mbasi secili prej seminaristëve që kanë studjue në Seminarin Papnor të Shkodrës âsht dallue si meshtar e si shkencëtar, tue i dhanë mâ të mirën e vetvetes si Kishës ashtu edhe Atdheut. Thirrja e atyne që pësuen martirizimin, në çastin e pushkatimit, pa përjashtim, ka qenë Rrnoft Krishti Mbret! Rrnoft Shqipnia! Dhe na jemi krenarë për klerin tonë që kurrnjiherë, edhe në çastin e fundit të jetës nuk mohoi as Fé e as Atdhé. (Redaksia: Mbas rënjes së komunizmit, autori ishte Ambasadori i parë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë 1993-1996)


Alternativa Kadare

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

në “Dhembet e Dragonit”

Luigj

ÇEKAJ “Krimet aty këtu, dredhin Botën si rrebesh, Mjaftmë me helmin në vesh”! (Kopenhagen Real Hotel, 1971).

shtu sikurse e ndjek prapa hija e vet njeriun, apo si thotë edhe vetë Ismaili në një poezi për vjeshtën, siç ndiqnin prapa në lashtësi, edhe Perandorët kinezë ngjyrën e verdhë; e kam ndjekur pas të gjithë jetën, krijimtarinë pak si tepër të verdhë (në krahasim me antikohën e shkarravinave të kuqe por si gjaku) dhe si ultra Danteske e Kadarese, si në Evropë, si këtu në Sh. B. A. ku po të flasim me shqetësimin e lexuesve, librat e Tij gjinden vështirë, shfletohën prej qindra duarve, dhe qarkullojnë si borxhet, shpesh herë edhe nga një shtet në shtetin tjetër; ashtu siç vendosen ta zëmë, edhe “korierrët” e vetmuar perandorak, bash dhe të “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” të Kadaresë. Mirpo Kadarenë, fill pas njerëzve të artit dhe ma përpara se gjithkush, duhet që ta lexojnë dhe ta kuptojnë, pikërisht ajo kategori mërgimtarësh, të cilët ose e njohin pak, ose nuk e njohin fare Kadarenë; këtë talent të mrekullueshëm, si të pa zakontë, dhe universal, tashmë jo vetën në letrat tona, por edhe në të gjitha kryeqendrat më të famshme të letërsisë botërore, siç është Parisi dhe Barcelona, Londra, Roma apo dhe vetë Nju Jorku. Si autor i rreth njëzetmijë faqeve letërsi moderne, e shkruar fillimisht në gjuhën e pa vdekshme shqipe, kryemjeshtri i së cilës është vetë Kadareja, si dhe i përkthyer pastaj në dhjetra gjuhë të botës; Kadareja nëpërmjet artit të vet, ka bërë si të thuash, të gjitha restaurimet e “Ikonës” së imazheve të thyera të Shqipërisë, ashtu siç ndodhë përshembull, vetëm me një Skulptor supër të shquar Amerikan, kur

A

restauron statujat e shejntorëve, të damtuara s’di se si, nëpër oboret e kishave të periferisë. Isë Kadareja, sikur dihet, është edhe Antarë i Akademisë francese të Shkencave në Kupolë, ashtu siç është dhe “Nderi i Kombit” për Shqipërinë, apo dhe fituesi i një dyzinë çmimësh kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ku duhet të theksojmë fitoret e dy prej çmimëve më të mëdha, që kanë mundur të krijojnë deri me sot, si shpirti i popullit Anglez me trofenë e artë, “Çmimi Ndërkombëtar Man Booker” (Man Booker International Prize)”, poashtu edhe Kombi artist i Spanjës me trofenë tjetër madhështore “Çmimi Princi i Astuariasit” (Premios Príncipe de Asturias). Kadareja gjithashtu, dhe siç do ta shihni edhe vetë nëpër komente, është propozuar disa herë për dhënien e çmimit të madh Nobel, ani çka se, edhe për vitin dymijëetrembëdhjetë, Stokolmi ka vendosur që të laurojë me këtë çmim shkrimtaren e moshuar kanadeze Alice Munro, për të cilën nuk kam përse të ankohem, sepse nuk e njoh prozën e saj. Por a e dinë suedezët xhanëm, se parathanien e librit “Krishtlindjet në Botë”, botuar nga “L’archipel” e Parisit në vitin 1994, e ka bërë shkrimtari ynë i përzgjedhur Ismail Kadare, kur paradihej se në këtë Antologji do të botoheshin tekstet më të shkëlqyera të letërsisë botërore për Kërshëndellat dhe se shumica e autorëve të përbashkët, të këtij libri, ishin edhe nobelistë?! Madje ky përjashtim duhet që t’jetë bërë se Ikja, me gjthë se vinte në zemrën e qytetërimeve perëndimorë evropianë, nga një vend lindor, siç duket kryesonte grupin e vogël të atyre shkrimtarëve kryeneçë dhe si të pa epërm, të cilët nuk e kishin tradhtuar Tempullin, dhe në qoftë se Kadaresë do t’i ribëhej pyetja hyjnore: “Ç’bëre ti Adam”? (Pse e bëre këtë?) Ai me gjuhën alegorike të mbi njëzet kryeveprave të veta, do të mund të përgjigjej edhe kështu: Unë nuk pranova të degradohem si shumë qyqarshkrues të tjerë, përkundrazi, mbasi pagova edhe nga pak haraç, vendosa që të shkruaj po thuajse normalisht; athua se metodikat e realizmit socialist nuk ekzistonin fare në Atdheun tim. Prandaj, dhe me t’vërtetë qysh aso dite tepër të largët dhe me një

27

“pjellori legjendare” do të thosha, ku sipas mitologjisë greke, Kadmosi mbolli në tokë “Dhëmbët e Dragonit” dhe prej aty mbinë shkronjat, unë nuk di për asnjë shkrimtar tjetër vigan, që ashtu si Kadareja, herë me dhëmbët e dragonit të kthyem në shkronja, por më se forti me germat tona të shndërruara në dhëmbë dragoni, të vet kafshohet me kuçedra, shtete të përçudnueme si përbindsha, dhe krime si të pa përfunduara. Së mbrami, duke patur parasyve se Kadare është dhe një poet i madh, sa i dhëmbshur dhe njerëzor, po aq i trishtuar dhe i “zymt”, veçanërisht për lexuesit e revistës “Jeta Katolike” po botojmë prej tij një cikël me poezi kaq të qiellta, sa për nga dëndësia figurative të kujtojnë “luksin alpin” tek “Bjeshkët e Nemuna” në dimër; kristalet e të cilave në poezinë e Ismail Kadaresë, dukën sikur shfaqën dhe shkëlqejnë edhe gjatë kremtimeve madhështore, kur vinë “Krishtlindjet në New York”. “Përse mendohen këto male të lartë Ndërsa muzgu po bie mbi xhade Një malësor ecën buzë mbramjës Pushka e gjatë Me qindra kilometra, hije lëshon mbi dhe”.

Mandej ka edhe njerëz që thonë: se përse e duan dhe e mbrojnë kaq fort malësorët Kadarenë?!.


28

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

BJESHKËT E NAMUNA NË DIMËR As zog, as vetëtimë Gjëkund syri s’has. Ngrirë gjithçka. Ëndërr Veshur në kuarc.

Si në hotelet e shtrenjta Ku shtegtari s’hyn, Shiu dot s’i afrohet Luksit alpin. Shkëmbinj si tempuj Nën re, mbi re. Një varrezë bubullimash Kujdes, nën këmbë ke.

MËSUESET E FSHATIT Në udhëkryqe, ndan’ xhadeve Ditët e shtuna dalin shpesh, Dhe zgjatin dorën nga makinat, Herë dy nga dy, herë veç e veç.

Por shpesh ata që janë brenda Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza: “Si shumë pretendime kanë, Mor shoku Jani, këto vajza”. Dhe janë ata qe bëjnë zhurmë, Që kanë për vete dyzet gojë, Që i shkruajnë letër Presidiurnit Për një kuzhinë, po t’ju mungojë. Dhe ato presin makinë tjetër, Atje në rrugë, atje në shi. Ato, të urtat gjer në dhembje, Të thjeshtat gjer në madhështi. Tek presin, java që kaloi U rikujtohet si në tym, Klasa me nxënësit, gabimet Q’u përsëritën në hartim. Në mbrëmje radion dëgjon njëra, Tjetrës ndër mend i vjen sërish Shikirni i fotoreporterit, Q’ andej kaloi rastësisht. Kohë e fejesës i ka ardhur, Dikujt dhe ndoshta i shkon çdo ditë... Pluhur i shkumësit, vello e bardhë U bie mbi supe i trondit. Po s’ngrenë ato botën në këmbë, Në komitet, në ministri. Ato të urtat gjer në dhembje, Të thjeshtat gjer në madhështi.

MALL

Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi, sa rrallë. Edhe m’u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylberë në mes. Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m’u kujtua sot për dreq: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit jan veç”. Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq, Që dot s’po zgjohemi ne vallë?... Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

ROMANVRASËSI

Në presidiume, midis shefash A nepër mbledhje pak më rrallë, Ti shfaqesh thjesht e buzëqeshës Dhe sytë i mbyll dhe flet ngadalë. Dhe thonë shefat: sa i thjeshtë, Dhe thonë njerëzit: ç’babaxhan. Kështu shpërndahet kjo legjendë N’auditore anembanë. Kështu shkon dita... Por vjen nata Kur në tryezë rri, oh, ç’tmerr, Lëkurën befas heq si maskë Dhe një fytyrë tjetër del. Dhe letrat hap, çantën e krimit, Jo më për prozë lapsin zë, Por për të shkruar denoncimin, Për të varrosur prapë dikë. Dhe shkruan fjalët: “ekuivoke”. “Ka aludim”, “kuptim dyfish”, Ndërsa e ndien si spërkat duart Gjaku i romanit që jep shpirt. Makbethi tha dikur: s’e prisja Të kish kaq gjak Dunkani plak... Por një roman nga plagët shpuar Nxjerr shumë e shumë më tepër gjak.

Ndaj nga spërkatja e tij nuk mundesh Nuk mundesh kurrë të shpëtosh dot... Më kot vë maskën në fytyrë Dhe buzëqeshjen vë më kot. Dikur kinezët mu në këmbët E varrit të heroit q’u tret. Varrosnin vrasësin që bashkë Lavdi e turp t’ishin përjetë. Do të kujtohesh dhe ti mbase, Por veç nën këmbët e dikujt Do çajnë shekujt kështu bashkë Lavdi e tij dhe i yti turp.

BALSAMOSËSIT E ÇMENDUR Balsamosësit e vjetër nga provinca Kun-Lin U nisën për udhë të largët. Rrugës për Pekin, acari të ngrin Atje, thonë, ka vdekur kryetari. Balsamosës më të mirë nuk gjen se ata Në kohërat e sotme moderne. Njëri trupin di të zbrazë, tjetri kafkën ka, Lëngun di të përgatitë i treti. Ecin dhe të lumtur tani janë krejt Që trupin pa jetë të kryetarit Megjithëse prej kohësh të sëmurë dhe pleq Atyre ua besuan së pari. Kaq kohë të trishtuar ishin të tre, Asnjë ftesë nga Pekini s’vinte. Siç duket s’ka më të pavdekshëm mbi dhé, Herë njëri, herë tjetri psherëtinte. Ja Lin Bjao vdiq, vdiq Çu En Lai, Por prapë ata nuk i ftuan. Njëri shkrumb, tjetri pluhur n’erë u shpërnda, Një në Kinë, një në vend të huaj. Do të vdesim, siç duket, pa balsamosur kënd, Psherëtinin në muzg pleqtë, Gjersa vonë një mbasdite me një trok të rëndë Korrieri nga Pekini erdhi. Dhe u nisën tre pleqtë e çmendur larg Rruga zgjat nëpër dimra, nëpër vjet... Njëri trupin di të zbrazë, tjetri trurin ka, Lëngun di të përgatitë i treti.


DIMRI NË EVROPËN E BASHKUAR REFUGJATËT SHQIPTARË Si zogjtë e qyqes shpëmdarë anembanë Ata që bij të shqipes qenë gjer dje, Të lodhur nga gjithçka, nga trenat, vizat, Dhe nga kontrollet q’i gjëmojnë si pré.

Vërtiten, qiejt janë të huaj prore. Qytetet drita plot, pa gjurmë dhembshurish. Nga balta e lodhja të rënduara krahët E zogut mbretëror, gati po thyhen më dysh. Duhet t’ikin q’andej ku mezi mbërritën. Të vijnë atje ku ikja ëndërr ish. Mëdyshjet shpirtrat kështu ua sfilitin, Tek rendin midis shtetesh e kufijsh. Shkabën sovrane e kërkojnë ndër qiej Të vijë të mbledhë shtetasit e vet... Por qielli s’jep asgjë, e aq më pak Shqipen dykrerëshe veç në ethe e jep.

KRISHTLINDJET NË NEW YORK

1. Stuhi dëbore në New York, avionët gjithë vonojnë. Në qiejt lart diçka nuk shkon, dikush po mbyt dikë. Janë ernat ndoshta që s’merren vesh, radarët janë nervozë. Një puç qiellor ka ndodhur ndoshta e ne nuk dimë asgjë. Ne si përherë asgjë nuk dimë, ndërkaq në aeroporte Në salla pritjesh gratë nxjerrin pasqyrëzat me ngut. Parfumi i vënë qysh në mëngjes në trup të tyre shqetësohet, Errësimi i ëmbël mbi pubis besimin prore e humb. Shtjellë dëbore. Rrokaqiejt ngjasojnë si të dehur. Do të besosh se e humbën peshën, si retë do ngrihen lart. Ne si përherë asgjë s’kuptojmë, ne prapë drejt krimit rendim. “Ah, ç’kohë e keqe!” përsërisim si papagaj të ngratë. 2. Avioni lejohet të zbresë më në fund. Duke shkërbyer engjëjt flatron sërish. Mbi rrokaqiejt shenjat e kryqit Të zotin e presin të zbresë lartësish. Kurrkund në botë bujtësin e largët S’e presin kaq dehshëm e me kaq bujë. I varur humnershëm midis tokës e qiellit Midisësi i madh dëgjon “alelujan”. Vallë kujt i përket, ka plot dy mijë vite Që enigmën e hershme s’e gjejmë ne dot. “Ndorë të qiejve”, tha toka kur lart e ngjiti, “Ndorë të tokës” tha qielli kur e zbriti poshtë.

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

29

Ai mbeti në mes: shestimi ynë i thyer, Ndërgjegja e vrarë, fluturimi që vdiq. Është vonë që qielli prapë ta tërheqë, Është vonë që toka ta tretë në gji. Është vonë për të gjithë... Ndaj na sheh pikëllueshëm. Vdekjejetshëm tek mërzitet njeriu-hyjni, Dëshrnitar i një pakti, i një bese të thyer, I ëndrrës sonë tragjike për qiellsi. 3. Qielli ngryset më shumë. Dyer makinash përplasen. Ndriçimi që dita me ngut e tret Shpejton të strehohet në gurë unazash, E në qafa grash, në Avenunë e Pestë. Është ora e diamanteve. Në Bloomingdale Ngadhnjimi i tyre vezullon që larg. Krenarë pa dyshim që vdekjen s’e njohin, Ndonëse jetën gjithashtu s’e njohin aspak. Qielli nxin. Ora jonë po bie. Nën panikun E kambanave të saj dyndemi gjithkund. Te Rruga Dyzetedy, te kishë e Shën Patrikut Ne apostujt, gjykatësit, judët e pafund. Ecim nën ca shenja e shigjeta ndonëse e dimë Se një rrugë veç njohim: atë që çon në mort. Të vetmin në botë që të dy kahjet i kishte E mbytëm, e tani i themi: kthehu, Zot. Kthehu, bir i Zotit, na trego drejtimin. Zbërthena shenjat që s’i marrim vesh. Humnershëm ai hesht e në vend të përgjigjes Si drita semaforësh katër plagët i ndez. 4. Pushoi stuhia në New York, avionët me kohë mbërrijnë. Në salla pritjesh s’ka më frikë, parfumet s’vuajnë më. Atë që ndodhi sipër nesh, ne natyrisht s’e dimë, Çfarë u përmbys e çfarë u ngrit, ne prapë s’dimë asgjë. Ne shohim veç emblema bankash nën qiellin e hirtë, Ca “Dow Jones”, ca “Dax”, ca shifra që shfaqen si në makth. Në kartat tona të kreditit kërkojmë plagët e Krishtit, E shenjat tona, që mes shifrash e zerosh rrjedhin gjak. Ne s’dimë ku i morëm plagët, ku ramë e ku u thyem. Afatet tona ne s’i dimë, verdiktin aq më pak. Ndaj n’aeroporte rendim prapë, me shpresë të gjejmë prapë qiellin, Por tokë e rëndë nuk na lë, s’na lë e zeza baltë. Ne pjellë e saj, robër të saj, mbretër të saj të rremë, Gjer kur i themi do na mbash në kurthin tënd të zi. Ajo s’përgjigjet, veç në heshtje, ashtu siç gatit barin, Për pabesinë tonë gatit ndëshkimin tonë të ri.


30

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

Nga At PJETëR MëSHKALLA S.J.

NANË KTHEJU!

Si shkambi n’për rrymë të shekujve, muret qendrojnë jetike ngulun për rranzë thëmeleve, të Rozafës sonë Kreshnike.

Dhe sot, që, féja nipave shpresët e të Parëve ndritoi, lè të shkruhet mbi ballë të mureve: “Nanës, që na vorfnoi!”.

Njâsaj, që’i ditë prej sulmeve të Kulçedrës me shtatë krena, na u bâ mburojë e, të nêmuna s’duroi t’i shohë këto dhena.

Njasajë... por vaj, na fajeve në verbim s’u vume cak e Nanës iu randue zemra, iku edh’e la këte prak!

O ju, që parzme hekuri luftuet për bésë e fé, idhtë tue valvitun Flamurin, shenjtnue me gjak e bé,

zgjonju nën rrasa të heshtuna, ngrihnju me pa mjerim! Ndihma e Arbënisë, e Pamposhtuna ç’u ba?... Si drita u shkim!!...

Po a kurrë, thue, ma kurrë Virgjina me gjâmë kah thrret Shqipënia, s’do të ndrisë, si ndriti moteve përbrinjë Rozafës... M A R I A ?!

Tepër lënguem këso shtigjeve si fëmija mbetë pa nanë, për né ma dritë nuk lëshuene as hyj, as diell, as hanë!

Po a kurrë, ma kurrë, s’do të ngrohemi? Pa shpresë do të rrijmë e të presim? Po a heshtun gjithmonë vallëja do të ngeli, në terr kah dënesim?!

Jo, jo! Pse qiellëve të epëra Zoti me dorë të vet ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra, e, Zoja e Shkodrës së vet !”.

Qé, ké ato mure të ndrituna, zemra m’a ndiën, - qé’i zani Nji populli në hov të galdimave, tue brohoritë: “O ngâni!...

Ktheu, N A N A !” O, ditë ma e bukra që Arbënia prét, ago! Nanë ktheju, e, në mburoje të hireve në fé shënjte na vëllazno!

Shkodër, 1927.

(Prej librit “At Pjeter Mëshkalla S.J. Autor: F.Radovani, 2007.)

TETË PAPËT SHQIPTARË DHE

KRISHTËRIMI Fatos Salliu

ë ka emra, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në Selinë e Shenjtë dhe në mbarë krishtërimin ata janë papët me origjinë shqiptare. Mishëruan, në stadin më të lartë, virtytet dhe vlerat e kombit tonë. Demonstruan urtësi, devotshmëri, zgjuarsi e mbi të gjitha atdhedashuri. Ndaj edhe besimtarët e krishterë, anë e kënd rruzullit, përulën dhe nderojnë me respekt të veçantë këta barinj të fjalës së Zotit. Nuk është e rastësishme që Papa Klementi XI rënditet i katërti për nga rëndësia në të gjithë historinë e pontifikatit ndërsa Iliria ishte përcaktuar si “Ishulli i Shenjtorëve”. Ardhja e papëve në krye të Selisë së Shenjtë e ka zanafillën që kur Roma u kthye në perandori dhe krishtërimi u bë pjesë e sundimit të saj. Shqiptarët, si një ndër popujt më të lashtë në Evropë, ishin të parët në kontinent që e përqafuan atë. “Shenjtët” të tillë si Shën Eleutherius, Papa Klementi XI, Shën Kajus, Papa Gjoni IV, Shën Dardani, Shën Jeronimi, Shën Ashti etj, tashmë ndodhen në përjetësi. Qindra peshkopë nga Iliria moren pjesë në Sinodin e Parë të Romës zhvilluar në vitin 130 pas Krishtit. Ky fakt jep dëshmi për ekzistencën e një administrate të mirë-organizuar të kishës në Iliri gjatë shekullit të 2të pas Krishtit. Elementët, që përbejnë themelet e doktrinës së krishterë, shtatë kodet e para ekumenike, janë pikërisht nga territoret “Ishulli i Shenjtorëve”. Kjo është dëshmia më e mirë e kontributeve që shqiptarët

N

kanë bërë për qytetërimin evropian në veçanti dhe atë botëror në përgjithësi.

Papët me origjinë shqiptare

Ekzistojnë dy mendime lidhur me numrin e tyre. Katër janë “puro” me gjak shqiptar. Por sipas enciklopedisë italiane dhe veprës gjeniele të Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum”, rezulton se nga viset tona kanë qenë tetë papë që drejtuan Vatikanin. Ata janë Shën Eleuteri, Shën Urbani I, Shën Kai, Shën Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI. Shën Eleutherius (175-189)

Lindi njëqind vjet pas Krishtit në qytetin e Nikopol, një vendbanim i njohur në Epir. Ishte arsimuar në Romë nën Papa Shën Aciteti (papati i të cilit zgjati 11 vjet, 157-168), ku mori urdhërin e shenjtë. Në 177 AD, Shën Eleutherius u emrua Papë dhe mori fronin e Shenjtë në Shën Pjetër. Gjatë papatit të tij, Shën Eleutherius përhapi Biblën në shumë vende të Perandorisë Romake. Bazuar në të dhënat ekzistuese, me mirëkuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglisë, Shën Eleutherius dërgoi misionarët për të predikuar krishtërimin si besim në kombet e qytetruara evropiane dhe që mbeti mbizotërues edhe në ditët tona. Në 192 AD, pas 15 viteve të papatit të tij, Shën Eleutherius u martirizua nga idhujtarët e Romës. Ai është qartë një paraardhës i ilirëve


të shqiptarëve, lindur dhe rritur në Epir ku sundoi Pirro si mbret në 277 para Krishtit. Është shenjtëruar nga kisha. Festa e tij është më 26 maj. Sipas besimtarëve është mbrojtës i udhëtarëve të anijeve. Një portret i tij është punuar me mjeshtëri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan, një vepër e jashtëzakonshme në llojin e vet. Papë Shën Urbani I (-230)

Vërtetohet se ka origjinë Ilirie. Datëlindja e panjohur. Vdiq më 23 maj të vitit 230. Është shpallur martir. Mban fronin papnor në vitet 222-230. Festa e tij është caktuar më 25 maj. Rënditet i shtatëmbëdhjeti në listën e papëvë. Shën Kaji (Caius) (283-296)

Mjaft historianë pranojnë se ai ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u bë Papë. Perandori zbuti persekutimet ndaj të krishterëve. Vdiq më 22 prill 296. U varros në kishën e Shën Kalistit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye në kishë. Më 1631, eshtrat e tij u vendosen poshtë një lteri të madh. Në vitin 1880 në këtë vend u vendos Ministria e Luftës së Italisë, eshtrat u vendosen në një kapele në Barberini. Festa e tij është më 22 prill. Gjoni IV (640-642)

Vërtetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i skolastikut Venantius. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë Papë. Dënoi me ashpërsi monotelitizmin në një Këshill që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër të sllavëve dhe avarëve, që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë me

para. Ndërtoi një kishë me emrin e shenjtorit ilir Venantius (kështu quhej edhe i ati). Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq më 12 tetor 642, duke pasur kështu një pontifikat të shkurtër. U varros në katedralen e Shën Pjetrit. Papa Pali IV (Karafa) - (28 Qershor 1476 - 18 Gusht 1559)

Mban fronin papnor në vitet 15551559. Rënditet i dyqind e njëzet e katërti në listën e papëve. Gjatë kohës së tij, më 1555 botohet në gjuhën shqipe “Meshari” prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim një fshat arbëresh të Kalabrisë (në Katanzaro) që mban emrin Karafa (Caraffa). Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 - 27 Gusht 1590)

U ngjit në fron 1585. Papati i tij zgjati deri më 1590. Rënditet i dyqind e njëzet e teti në listën e papëve. Familja Pereti emigroi në Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

Klementi XI (1700-1721)

Gjon Françesk Albani, ose Klementi XI, është me origjinë nga Shqipëria. Është Papa që njihet më mirë në opinionin e gjerë shqiptar. U bë Papë, vetëm 46 ditë pasi u shugurua meshtar. Pati fillim të shkëlqyer të pontifikimit. Bëri shumë për atdheun e tij të origjinës dhe vendlindjen Urbinone në Itali. Vdiq në moshën 71 vjeç pas një pontifikimi prej 21 vjetsh. Varroset në katedralen

31

e Shën Pjetrit. Papa Klementi XI është një nga ata njerëz që zbresin rrallë nga qielli në tokë. Shqiptarët ndjehen një popull i nderuar në glob që u përfaqesuan nga një Shenjt i tillë. Pati një pontifikat të shkëlqyer. Familja Albani e ka prejardhjen nga dy emigrantë shqiptarë Gjergji dhe Filipi, dy djemtë e Mëhill Laçit që dikur kishin qenë luftëtarë nën urdhrat e Gjergj KastriotitSkënderbeut. Atdhetarë dhe trima, duke mos duruar zgjedhen turke, u larguan nga atdheu dhe u strehuan në Urbino, Itali. Në fillim u njohen me mbiemrin Albanezi që më vonë Altobeli, djali i Gjergjit, e ktheu në Albani. Më tej, nga Altobeli (14951564), lindi Hanibali (1530-1591), nga Hanibali Lindi Horaci (1576-

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013


32

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

1653). Nga djali i tij Karli (16231684), martuar me Helena Mosken nga Pezara më 1649 lindi Gjon Françesku. Sipas historiografisë nga familja Laçi lindën papë, kardinalë, diplomatë dhe burra të shquar shteti. Që në fëmijëri, Gjoni u dallua për zgjuarsi e shkathtësi. Në moshën 11 vjeç filloi studimet në Romë në kolegjin roman të jezuitëve, të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Bie në sy të mbretëreshës Kristina Suedeze e cila vendos që ta ndihmojë. Pasi përfundoi filozofinë dhe teologjinë, ju fut me devotshmëri e përkushtim katolicizmit. Shpejt fitoi simpatinë e Papës që e caktoi në detyra të ndryshme të nivelit të lartë si Ipeshkëv i Rietit, pastaj i Sabinës e

Medalja kushtuar Papës Klementi XI

Orvietas e deri sekretar i letrave papnore. Në vitin 1690, Papa Aleksandri i VIII e shuguroi kardinal. Zgjuarsia dhe aftësitë e tij të mëdha intelektuale, sjellja e shkëlqyer, dinjiteti i jashtëzakonshëm, njohja e thellë e situatës politike e fetare, aftësia e formulimit të mendimeve, respekti që imponoi ndër besimtarë, puna e palodhshme dhe përkushtimi në Krisht bënë që ai të respektohej ndër kardinalë. Historianë dhe piktorë të kohës e përshkruajnë njeri të pashëm, fisnik, krenar, mendjemprehtë, zë tingëllues, me kujtesë fenomenale, erudit dhe të drejtë. Zotëronte

mjaft mirë gjuhën greke dhe latine. Ulja në fron e Papa Klementit XI përbën edhe rilindjen shpirtërore për kishën katolike shqiptare. Nën kujdesin e tij mblidhen dokumente fetare nga të gjitha trevat shqiptare me qëllim që të kompletohet përmbledhja “Illirikum Sacrum” e Daniele Farlatit. Bëhej fjalë për dokumente të rëndësishme, që flisnin për historinë e trojeve të parëve tanë nga lashtësia në Iliri deri në atë periudhë. Papa Klementi XI ishte pasardhësi i 244-të i Selisë së Shenjtë. Ai e drejtoi për 21 vjet këtë Seli. U interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. Shqipëria në atë periudhë vuante nën thundrën e sundimit osman. Periudha e lavdishme e Skënderbeut pothuaj ishte harruar nga kancelaritë e Europës. Për vendin kishte ardhur momenti i artë. Tre vjet pasi u zgjodh papë, Klementi XI urdhëroi që të mblidhej Koncili i Dheut të Arbrit. Ky Koncil u mbajt në Merqi të Lezhës në vitin 1703 në kishën e Shën Gjonit. Ai u mor me problemet kyçe të jetës së krishterë. Në këtë kohë Papa lëshoi disa urdhra, të cilët kishin qëllim forcimin e unitetit të popullit rreth kishës katolike. Por Papa Klementi XI dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Nga prilli i vitit 1711 deri në fund të shek. XIX u mësua gjuha shqipe. Gjatë gjithë periudhës kur ishte në Selinë e Shenjtë, ai u interesua për zhvillimin e kulturës shqiptare. Posti papnor ndikoi që edhe në mjedise të tjera letrare dhe shkencore të zgjohej interesimi për gjuhën shqipe. Ai mbështeti fuqimisht botimin e veprës së albanologut Luibnici, ku shfaqeshin pikëpamjet mbi origjinën ilire të shqiptarëve, botuar më 1709. Hapi një seminar arbëresh në Palermo duke i dhënë një hov të padëgjuar deri atëherë lëvizjes së gjerë patriotike dhe kulturore, dhe më 20 prill 1711, po me

iniciativën e tij, hapet e para katedër e gjuhës shqipe në Universitetin e kryeqendres së Perandorisë Romake, në Romë. Ishte modest deri në përulësi. Pati deshiruar të varrosej me një ceremoni të thjeshtë dhe ashtu u bë. Eshtrat u varrosen në dyshemenë e korit të Bazilikës së Shën Pjetrit ku prehen edhe sot pas rreth 3 shekujsh, mbuluar nga një pllakë e thjeshtë mermeri ku është skalitur me germa ari. Veprimtaria e Klementit XI për çështjen kombëtare, shqiptare ishte aq e madhe, sa edhe emri i tij Albani ishte çështje krenarie për vetë atë. Nën kujdesin e tij janë thirrur 15 koncile, janë gjetur 1412 letra, 28 ligjërata, 2 biseda me rëndësi të veçantë dhe shumë materiale të tjera të rëndësishme. Prandaj edhe studiues të ndryshëm mendojnë se pavdekësia e këtij Pape qëndron në aktivitetin e tij të vazhdueshëm në mbrojtjen e shqiptarëve dhe krishtërimit. Klementi XII (1730-1740)

Lorenzo Corsini, ose Klementi XII, është me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinet ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Lorenci bëri karrierë si ambasador i Papës, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Më në fund u zgjodh, kur ishte 71 vjeç. Është i pari Papë, që vendoset në Quirinale. Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër botë. Vdiq në vitin 1740.


33

Lutja në 49-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: “Paqë në botë dhe liri për popujt e robnuem” JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

istoria e klerikut të shquar Mons. Dr. Zef Oroshi, është e lidhur me vendlindjen e tij në Kaftall të Oroshit, aty ku zënë fill ngjarjet e mëdha të Derës së Kapidanëve të Mirditës, që për pesë shekuj me radhë luftuan pareshtur kundër mizorive të Perandorisë Otomane, duke ruajtur gjithnjë identitetitn kombëtar, gjuhën, fenë, traditat dhe kulturën tipike iliroarbërore-shqiptare. Më 23 Nëntor të vitit 1912, pikërisht pesë ditë para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën historike, në ato ditë, kur vendit i vinte era e tymit të barutit të nxehtë, lindi fëmija, që u pagëzua me emërin Zef Çoku. Mësimet fillesatare Zef Oroshi i mbaroi në vendlindje, ndërsa studimet e mesme i nisi në vitin 1927, në Seminarin Saverian të Urdhërit Jezuit në Shkodër. Ai shquhej si femijë i zgjuar e i zellshëm mes shumë nxënësve të tjerë të shkollës. Pader Ejëll Serreqi, S.J. spikat tek nxënësi mirditor zgjuarësinë dhe vokacionin e mundshëm për klerik, duke e drejtuar Zefin në Seminarin Pontifikal në Shkodër, qytet i njohur për kulturë, fe dhe traditë. Ish nxënësi i Mjedës dhe Fishtës, studenti Oroshi, më 1936-1940, niset në Romë, për të vijuar studimet e larta filozofiko-teologjike, pranë Universitetit të Urbinos në Itali, në “Propaganda Fide”, ku më vonë, shugurohet meshtar. Ai ishte shumë i gëzuar, se po thoshte meshën e parë, por edhe i prekur, sepse atë vit më 1940 kaloi në amshim “Poeti Kombëtar” Atë Gjergj Fishta, O.F.M. (1871-1940), të cilin ai e kishte takuar disa herë kur ishte nxënës në Shkodër dhe student në Itali. Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste (7 Prill 1939), i riu energjik e priti me një shqetsim të madh, duke mbajtur në dhomën e gjumit flamurin e Skënderbeut. Ndjenja e lartë e lirisë, ishte shumë e zhvilluar në shpirtin e tij. Kjo vinte me sa duket nga edukata e shëndoshë atdhetare, që kishte marrë

H

Tomë

MRIJAJ në familje dhe më vonë në kuvendet katolike në Shkodër, që ishin dhe mbetën vatra, nga ku shpërndaheshin rreze të ngrohta të atdhedashurisë pakufi për trojet, historinë, kulturën dhe qytetërimin autokton shqiptar. Mbas studimeve rikthehet në vendlindje. Ipeshkvi Imzot Frano Gjini e emëron famullitar në Kishën e Shën Marisë Magdalenë në Ungrej të Mirditës dhe më vonë e cakton Oroshin si ndihmës të tij në dioqezën e Mirditës.

Mons. Dr. Zef Oroshi (1912 - 1989)

Ishte kohë e kobshme, kur komunizmi kishte nxjerrë tentakulat e veta kancerogjene dhe po shkatërronte me themel çdo vatër të kulturës dhe qytetërimit perëndimor europian dhe shqiptar. Studiuesi dhe albanologu gjerman bashkëkohor Dr. Dom Markus W. E. Peters, në librin e tij: “Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996” (Tiranë, 2010), ndër të tjera shkruan: “…dihej se D. Zef Oroshi në

mars të vitit 1951 donte të organizonte një kryengritje në Mirditën katolike. Në atë periudhë, pati përpjekje sporadike nga Italia, për të infiltruar agjentë, me qëllim përmbysjen e sistemit në Shqipëri. D. Zef Oroshi me Jak Përjakun, u përpoqën ti organizonin këta njësi sëbashku me familjet mirditore. Si rezultat zona katolike e Mirditës u sulmua më shumë se të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë. Bilanci ishte: mbi 200 të vrarë ose të denuar me vdekje, mbi 270 të burgosur dhe mbi 500 të internuar. Siç shihet D. Zef Oroshi ishte një ndër personat më të kërkuar në Shqipërinë e atëhershme. “ (f. 197). Ndërsa studiuesi tjetër Dr. Pjetër Pepa, në librin e tij: “Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik në Shqipëri“ (Tiranë, 2007, Volumi II), duke nxjerrë në dritë qëndrimin burrëror antikomunist të meshtarit mirditor, vlerëson: “Mons. Dr. Zef Oroshi, për lidhjet që ka realizuar me Vatikanin, përmes “diversantëve”, lidhur me mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet në Shqipëri, për miratimin e Statutit, kërkohet më çdo kusht arrestimi i tij nga komunistët, ndaj ikën dhe bashkohet me luftëtarët antikomunistë, maleve të Shqipërisë. Mbi bazën e dokumenteve arkivore të Ministrisë së Brendshme, rezulton se ikja e tij, në kufirin shqiptar të asaj periudhe, ka qenë e një rëndësise të veçantë. Mehmet Shehu vetë tregoi interesim të veçantë për të dhe, për të evituar ikjen përtej kufijve e për ta kapur me çdo kusht, perveç forcave të ndjekjes, aktivizoi edhe disa klerikë, që i dërgoi në Mirditën e atyre ditëve, për ta kërkuar e gjetur me çdo mënyrë, nëse ishte ende brenda kufijve të Shqipërisë, këtej maleve të Mirditës.” (f. 260) Mirditori i shquar, u bë kleriku më me peshë në botën shqiptare të Amerikës. Intelektuali erudit Mons. Dr. Zef Oroshi, qysh në vitin e parë, kur shugurohet meshtarë e kthen në traditë festimin e 28 Nëntorit, ngjarjen më të madhe të historisë së lavdishme të trojeve shqiptare, sikurse ishte Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e përkujtuar me një meshë speciale të përvitshme, me anën e së cilës ai lutej me gjithë shpirt sëbashku me


34

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

besimtarët për të gjithë deshmorët e kombit shqiptar, të rënë gjatë shekujve, për interesat e larta të Atdheut. Meshtari Dom Rrok Mirdita (sot Shkëlqësia e Tij Arqipeshkvi i Arqipeshkvis Metropolitane TiranëDurrës), që zëvendësoi Mons. Oroshin, mbas kalimit të tij në amshim e vijoi edhe më tej traditën e përkujtimit, me anë të një meshe special, për shpirtin e të gjithë dëshmorëve të rënë në kohëra të ndryshme, për idealin e shenjtë kombëtar. Kleriku i përkushtuar, atdhetari i palodhur i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, si vijues i binomit Fe e Atdhe, përveç meshës së përshpirtshme përkujtimore, për të gjithë dëshmorët e trojeve etnike, tashmë të kthyer në traditë, ai me krenari nën tingujt e Hymnit Kombëtar ngre Flamurin Shqiptar, në datën e shënuar të 28 Nëntorit, mbi kumbanorën e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale New York. Kur dëgjonim në heshtje, kumbimin e zërit melodios të fjalëve të zjarrta, plot frymëzim atdhetarie, të predikuesit shembullor Mons. Dr. Zef Oroshit (Themeluesit të Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA), tek qindra shqiptarë të pranishëm prej çdo krahine, pa dallim feje dhe ideje, rritej tek ne emigrantët e Amerikës edhe më shumë atdhedashuria për trojet tona amtare. Ai në qelën e tij qendronte deri në orët e vona të natës, duke punuar me shumë përkushtim dhe kujdes për hartimin e mesazhit apo lutjeve shpirtërore për popullin shqiptar dhe në veçanti ata fatkeqë, që jetonin nën thundrën e hekurt brenda burgut të madh të rregjimit komunist në Shqipëri. Mons Oroshi, shpesh në biseda të lira, mes bashkëatdhetarëve të vet në Kosovë, Itali dhe sëfundi në SHBA, shprehej me shumë zemërim për përsekutimin e pashembullt ateist, që rregjimi komunist i bënte popullit shqiptar dhe klerit katolik në veçanti. Me shqetësim të madh, ai tregonte për përdhosjen e simbolit kombëtar të Gjergj Gjon Kastriotit, flamurin e larë ndër shekuj me gjak trimash. Kujtoj, me shumë respekt, disa raste mbresëlënëse të meshtarit tonë me ndjenja të larta dhe të thella patri-

otike. Kështu, mbaj ende të freskët në kujtesë një detaj shumë domethënese, kur Mons. Oroshi, nuk lejoi turmën e dasmorëve të hynte në Kishën “Zoja e Kshillit të Mirë” (para ardhëse kishës së sotme “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York) me flamur me yllin bolshevik rus, mbi shkaben dykrenare, të cilën e quante një dhunim dhe krim të madh, që komunistët gjithnjë në vendlindje dhe diasporë i bënin Simbolit Kombëtar të heroit tonë Gjergj Gjon Kastriotit, Flamur, i cili ishte ngritur pas shumë vitësh robërie nga fatosi i lirisë Dedë Gjon Luli me malësorët e tij (më 6 Prill 1911 në majën e Deçiqit) dhe përfundimisht u shpall Pavarësia e shumëpritur, një vit më vonë nga plaku i urtë mjekërbardhë Ismail Bej Qemali sëbashku me shumë patriotë të tjerë, më 28 Nëntor 1912. Gjatë hulumtimeve të mia dhe kontakteve të përditshme, që kam pasur me miqtë e Mons. Oroshit, kam mundur të siguroj një dokument, që titullohet “Lutja e Dom Zef Oroshit”. Ajo që bie në sy, është fryma me përmbajtje të thellë atdhetare, që e përshkon këtë Mesazh-Lutjeje, e cila është e njëjtë me shumë lutje të tjera, që ai ka predikuar çdo vit në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për herë të parë mbas 51 vjetëve, para lexuesve shqiptarë, po sjell këtë dokument (Në kremtimin e 28 Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë, New York, 1961), që titullohet LUTJE për mbarë shqiptarët nëpër botë dhe në veçanti për komunitetin e vogël në SHBA. “O Zot i gjithpushtetshëm e i amshuem, krijuesi i qiellit dhe i dheut, zotnues i popujve, kombeve e i qeveritarëve të tyne, ke Ti ma së parit po e çojmë mendjen dhe naltësojmë zemrat, në këte ditë përkujtimore të 49-vjetorit të Pamvarësisë s’onë kombëtare, bashkë me miq e dashamirë të Kombit t’onë, të cilët në nji front me ne përpiqen e luftojnë për të njajtën kauz të shënjtë: Paqë në botë dhe liri për popujt e robnueme. Emni Yt ishte i nderuem dhe i lavduem nga Populli shqiptar i tri besimeve, kur gëzonte atë liri që Ti vetë në shestimet e Tua të pamatëshme ke ndikue me ndergjegjen e secilit njeri e, rrjedhmënisht, të së cilit komb e krejt gjinisë njerzore. Por sot, n’atë vend të lamë me gjakun e

të parëve t’anë për ta rifitue e mbrojtë atë liri, Emni i Yt asht sha e përbuzë, faltoret ndërtue për nderimin t’And janë shkretue, rrëzue ose sjellë në përdorime të pa deja, nga nji tok bijsh të verbuem t’atij populli. Por na po të lutemi, përfaqsuesit e tri besimeve këtu tok sikur jemi, të lidhun e të vllazënuem me gjak, ideal e besimin ngulmënisht në Ty, jo për meritat t’ona, por n’emen t’atyne vllazënve t’onë që kanë mbështet uzdajën në Ty ndër vuejtje e salvime, për mundimet e sa e sa të pafajve të ngujue rreptësisht në burgjet ose ndër kampet e vdekjes të punimeve të detyrueshme, n’emën të gjakut të flijuem nga vllaznit ma të mirë për t’i ndejë ngulmënisht besimit në Ty, o Zot, e moralit dhe traditës së Kombit të tyne, sjelli sytë e Tu të mëshirshëm mbi Kombin t’onë, Shqipninë. Shikoji me përdëllim vuejtjet e atij populli. Ndriçoji sot të gabuemit e të verbuemit; ndaji e shpërndaji, shkatërroji e shfarosi fuqitë e mbrapshta që veprojnë me hollësi satanike për zhdukjen e shrranjosjen e Emnit t’And deri nga zemrat e foshnjeve e të popullit t’And shqiptar. Bekoje, o Zot emigracionin t’onë! Jepi fuqi e organizim për të nderue Emnin t’And e t’Atdheut nder kombe mikpritëse ku gjendet. Shtojau e persosjau idealin e shenjtë që kërkon momenti historik i Kombit, bashkimin e vllaznimin. E sikundër nepër duert e pafuqishme të Juditës, asgjasove madhështinë e Holofernit e nepër duert akoma të njoma të bariut David plandose per dhe blasfemuesin e Emnit t’And, viganin Goljath, ashtu forcoje Emigracionin t’onë për t’i ba ballë me nder, bashkarisht e vllaznisht me të gjitha kombet e botës së lirë, luftës së gjithanëshme të komunizmit atheist e agresiv, mohues dhe luftues i çdo lirije dhe besimi. Jepu, o Zot, dritë, paqë e lumni të përjetëshme gjith patriotëve bashkëvllazën që, o ndër malet e thepisuna o ndër burgjet e kampet e vdekjes, flijuen jetën e tyne në altarin e Atdheut për t’i ndjejë besnik Ligjes s’Ate dhe lirisë së Kombit shqiptar e për jetë i pashlyeshëm qoftë kujtimi e shembulli i tyne ndër zemrat e mendjet t’ona e të breznive t’ardhëshëm në tokën t’onë shqiptare. Bekoje, o Zot, e jepi mirëvajtje këtij Kombi ku gjindemi e gjith popullit liridashës së tij, që me nji bujari, vetmohim dhe humanitarizëm shembullor, ka ndihmue e ndihmon Emigracionin tonë dhe çashtjen e shejtë tonën për liri.”


“Populli em u ba rob se nuk pat dien”

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

35

Engjëll Sedaj:“Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbënit”

Kuvendi i Arbënit është një “kujtesë e dokumentuar dhe e pashlyeshme e historisë së popullit shqiptar në dimensionet më të gjera të jetës së tij” Nga Tonin Çobani

Kuvendi i Arbërit, është një nga dëshmitë më të rendësishme të historisë së kulturës sonë kombëtare, një nga ato dëshmi të dokumentuara me vlera të shumëfishta: gjuhësore, historike, arsimore, etnografike. Libri i Engjëll Sedajt “Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbënit”, botim i Ndërmarrjes Botuese “Gjon Buzuku”, pëveçse e risjell të plotë dokumentin e Kuvendit të Arbënit (“Concilli i dheut Scciypniis, baamun n’vjet 1703 n’coh t’Paps scchyptarit Clementitt t’gnimdheitit”), ka një informacion të gjerë e vlerësim të merituar për Papë Klementin XI-Albani, që “kishte arritur edhe prestigjin më të madh moral në organizimin kishtar dhe politik në Evropë”, dhe një analizë shumplanëshe të Koncilit të Arbënit, mbajtur në fshatin Mërci pranë qytetit të Lezhës. Në studimet e deritanishme dokumenti i shkruar latinisht e shqip i Koncilit të Arbënit ka qenë trajtuar vetëm si vlerë për historinë e gjuhës dhe, për shkak të përmbajtjes religjoze, i janë anashkaluar vlerat e tjera, që, siç i përcakton autori i studimit, “janë edhe letërsi, kulturë, etnografi, art, filozofi dhe politikë”. Vetë arqipeshkvi i Tivarit, Vicko Zmajeviqi (1701-1713), që udhëhiqej nga diviza iluministe: “Populli ëm u ba rob se nuk pat dien”, shkruan në një relacion se doku-

menti i Koncilit në gjuhën shqipe “do t’u shërbejë pikërisht priftërinjve, por edhe të gjithë atyre që dëshirojnë të kuptojnë gjendjen e shqiptarëve, kryesisht në

Kisha e Shën Gjonit të Merqisë, tri kilometra në veri të Lezhës, ku më 14 e 15 janar të vitit 1703 ën drejtimin e Imzot Vinçenc Zmajeviçit, u mblidh Kuvendi i Arbënit, apo mbledhja e parë e Krerëve të klerit katolik mbarë shqiptar, për fatet e Kishës katolike në trojet shqiptare e të identitetin kombëtar e të gjuhës shqipe ndër shqiptarë

Shqipërinë Veriore në fillim të shek.XVII”. Dhe me të vërtetë, Koncili, na

njeh me kisha e manastire që sot u dihen ose jo rrenojat, por edhe me përsekutimin e besimtarëve katolikë si në ato vite kur islamizimi i popullsisë vendase ishte çështje ekzistence. Në argumentet e studiuesit Sedaj, thelluar në shkrimet e vjetra (kujtojmë këtu librin e tij të fundit “Bibla & Përkthimet e saj në gjuhën shqipe”, Prishtinë 1999), që lidhen me historinë dhe kulturën kombëtare, theksohen në mënyrë të veçantë rezistenca e katolicizmit në kushtet e raprezaljeve më intensive osmane. Është koha kur “Sulltani, kishte urdhëruar që katolikët ose të turqizohëshin ose të transferoheshin”, si shkruan në relacionin e 5 marsit të vitit 1702 V. Zmajeviqi dhe, pa kaluar dy muaj, ai realton se u bë dëshmitar i një fakti konkret të islamizimit masiv të shqiptarëve: “pikërisht atë ditë (më 25 prill), kanë kaluar në fenë islame 1000 katolikë”(f.52). Fillimisht, në fenë islame kalonte vetëm i zoti i shtëpisë, pas-


36

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

taj mëshkujt e tjerë, dhe më në fund të gjithë anëtarët e familjes. Në këto rrethana, lindi fenomeni i kriptokatolikëve ose, ndryshe, i laramanëve, që nënkupton kthimin formal të katolikëve në fenë islame, pasi shpirtërisht mbeten në fenë e mëparshme. Koncili, mori një vendim që nuk do të lejonte më priftërinjtë të pagëzonin fëmijët e atyre që kishin ndërruar fenë katolike me fetë turko-islame apo sllavoortodokse. Kjo, sipas Sedajt, konverton Koncilin e Arbërit në një kuvend atdhetarie, pasi i kundërvihet hapur ideologjisë së administratës joshqiptare dhe urdhëron mostolerimin e kthimit qoftë edhe formal në çfarëdo feje tjetër, që synonte asimilimin kombëtarë për shkak të identifikimit të këtyre besimëve me qëllimet ekspansoniste të shtetëve përkatëse në Ballkan. Koncili i Arbërit, ka karakter atdhetar, veçanërisht, sepse del hapur në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të arsimit në Shqipëri. Kështu, në vendimet e Koncilit të Arbërit përcaktohen masa konkrete për shkollat dhe librat në gjuhën shqipe. Aty flitet “përmi shkoll’ t’Kurbinit e t’Leshs”. Shkollën e Lezhës, që aso kohe funksiononte në fshatin Vele, pak kilometra larg qytetit, e drejtonte ipeshkvi i Lezhës, Gjergji. Aty mësonin të rinj

(xhakojtë), që më vonë do të shërbenin si priftërinj. Ata duhej të

Engjëll Sedaj

Kopertina e librit të shkrimtarit Engjëll Sedaj “Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbënit”

mësonin “me kndue, e me shkrue”, gramatikën (ndoshta atë

të Francesko Mario da Leces që do të botohej më 1716), dhe gjuhën latine, “në mos tepër mirë, bare (së paku) nevojisht”. Por nuk duhet kuptuar kjo shkollë vetëm në qëllimet e veta kishtare, sepse në vendimet e Koncilit të Arbërit theksohet: “t’mundohet me gjith gjoks me i vlit (shërbue) kishs e gjith dheut... prej meshtarve t’urtë, t’divoçëm, e t’dijshëm”, f.88d. Në rrethinat e Lezhës e më gjerë shkolla të tilla kanë ekzistuar edhe më parë dhe në vazhdim. Mjafton të kujtojmë formimin kulturor të Frang Bardhit (16061643) në Kallmet dhe pranë famullive të Zadrimës, të Pjetër Budit (1566-1622) në rrethinat e Matit dhe të Pjetër Bogdanit (1627-1684), në rrethinat e Prizrenit dhe të Shkupit. Një dëshmi tjetër e vazhdimësisë së këtyre shkollave, së paku deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë, është arsimimi i poetit zadrimor Pjetër Zarishi (1806-1866), nismëtar i letërsisë sonë të Rilindjes Kombëtare etj. Studiuesi i zellshëm Engjëll Sedaj, me librin: “Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbënit” ka risjellë, si shprehet ai në parathënie, një “kujtesë të dokumentuar dhe të pashlyeshme të historisë së popullit shqiptar në dimensionet më të gjera të jetës së tij”.


JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

Mërkur Bua Shpata

37

Shqiptari që para 500 vjetësh ndikoi në neutralitetin e Zvicrës

Cezarin Toma

Mesazh paqe për Shqipërinë. Kjo punë kërkuese për të mbrojtur projektin tonë të bustit të Skëndërbeut në Gjenevë, më dha mundësinë të thellohesha deri diku në historinë e vetë Zvicrës. Në fakt, para se ta pranonin projektin në fjalë, në librin bazë të historisë së Gjenevës botuar në vitin 1993, u njoh fakti se emri i Gjenevës e kish prejardhjen nga gjuha ilire, që flitej nga një popull që banonte në jug të Ballkanit. (pra nga shqiptarët). [1] Këtë e kanë konfirmuar shkencëtarë të tjerë të mëdhenj. Busti u vendos pikërisht buzë liqenit më të madh të Evropës, pas Ladogës, të formuar nga lumi Ron, përballë Malit të Bardhë, më të lartit në Evropë dhe përballë lagjes më të pasur të Gjenevës, ku jetojnë Alen Delon, familja e Aga Kanit, Sofie Loren, etj, pranë

Vite më parë, mu desh të bëja kërkime në historinë e Zvicrës për të gjetur argumente për lidhjen e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, me atë vend. Këtë punë e bëra sipas porosisë me shkrim të z. Flavio Koti, president i Konfederatës zvicerane dhe kryetar i OSBE në atë kohë, për të mbështetur me argumente kërkesën për vendosjen e bustit të Skëndërbeut në Zvicër. Kërkoheshin të dhëna mbi lidhjet e kësaj figure të madhe shqiptare me historinë e Zvicrës. Përndryshe, autoritetet vendase nuk mund ta pranonin kërkesën. Unë arrita të gjej se kur Gjeneva ishte pushtuar një natë nga Duka i Savojës, paria e saj filloi me të madhe përforcimin e ndjenjës së patriotizmit me të gjitha format. Një nga këto ishte edhe botimi i librit për Skëndërbeun në gjuhën frënge prej 1000 faqesh të francezit Portret i Mërkur Bua Shpatës (Lorenzo Lotto)

Stema e familjes së kontit Mërkur Bua Shpata __________________

Lavërden, rrëfen fillimisht veprimtari shqiptar Astrit Leka (kryetar i shoqatës ndërkombëtare “Solidest”) për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, i cili që dy decenie jeton dhe vepron në Gjenevë, e që me miqtë zvicëranë ia arriti të vente bustin e heroit tonë kombëtar Skënderebut buzë liqenit ë këtij qyteti pak metra afër OKB-së. Në vazhdim, z. Leka rrëfen se Gjenevasit e shtypën librin, nga ngutësia që kishin, në dy shtypshkronja dhe e shpërndanë në popullsinë prej 14000 vetësh të asaj kohe të

qytetit. Qëllimi ishte të shtonin besimin e popullit të tyre në vlerën e qëndresës ndaj Dukës së Savojës, fuqi e madhe e kohës, me krushqira me Austrinë dhe Spanjën. Duka donte ta bënte me çdo kusht Gjenevën kryeqytet të zotërimeve të tij. Shembulli i qëndresës heroike të Skëndërbeut u zgjodh në tërë historinë evropiane për shkak se ai udhëheqës i një populli të vogël e ruajti pavarësinë për 25 vjet, duke luftuar kundër një kundërshtari shumë të madh siç ishte perandoria otomane, më e fuqishmja e kohës, e drejtuar nga një sulltan i lavdishëm si Mehmeti i dytë. Ky argument dhe disa të tjera më shërbyen që të pranohej projekti i shoqatës sonë SOLIDEST (shoqatë ndërkombëtare solidariteti për zhvillim e popujve të Lindjes) për ngritjen e bustit të Skëndërbeut në Gjenevë. Madje, kjo ndodhi në vitin 1997, kur imazhi i Shqipërisë u paraqit para botës në gjendjen më të ulët të historisë së saj. Busti i Skëndërbeut hyri si përmendorja e parë e një heroi kombëtar të një populli tjetër në tokën zvicërane. Titulli i vendimit për pranimin e kërkesës sime, që qeveria e Gjenevës më drejtoi ishte:

Flamuri i kontit Mërkur Bua Shpata i njohur nga perandori i shënjtë roman Maksimalian (1510) __________________

ndërtesave të institucioneve të Kombeve të Bashkuara. Në hulumtimet e mia ndesha në një personalitet shqiptar, Mërkur Bua Shpata, stërnip i Gjin Bua Shpatës, i cili kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në historinë e tërë Zvicrës. Kush është Mërkur Bua Shpata, konti i Akuinos dhe Rokasekas, i Perandorisë së shënjtë romane gjermanike? Ai është pasardhës i familjes princore


38

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

shqiptare të Gjin Bua Shpatës, me prejardhje nga bregdeti i Shqipërisë së sotme, e vendosur në Peloponez. Të parët e tij kishin qënë despotë të Angelokastrës dhe të Artës, si edhe baronë të Despotatit të Moresë. Pas pushtimit otoman të gadishullit helenik, Petro Bua, i ati i Mërkurit, ishte shpallur kryetar i shqiptarëve të Greqisë. Petro Bua mërgoi në gadishullin Apenin. Aty Mërkuri u shqua si luftëtar dhe prijës trim i mercenarëve shqiptarë e ballkanas. Duhet thënë se mercenarizmi në atë kohë ishte një profesion nderi dhe i vlerësuar nga historia. Mërkur Bua është i njohur si një nga komandantët ushtarakë më trima të Evropës, në fund të shekullit XV, fillimi XVI. Kudo që ai shkonte për të luftuar, dilte fitimtar. Në aleancë me Venedikun, në vitin 1496, ai fitoi kundër fiorentinëve, milanezëve dhe kundër francezëve me në krye Luigjin VIII. Si aleat i Luigjit XII të Francës ai mundi spanjollët. Në vitin 1506 i ngarkuar nga francezët, ai e shpëtoi Papën Julius II, duke i thyer keqas forcat e tiranit të Bolonjës, Xhovani Ventivolio. Mërkur Bua u gjënd përkrah perandorit gjermanik Maksimilian i parë kundër forcave rebele. Madje ai sulmoi edhe aleatët e vet venecianë dhe doli fitimtar kundër tyre, për të vazhduar me fitoret e veta kudo ku ai kalonte me kalorësit shqiptarë. Historiani grek Koroneo thotë për Mërkur Buan se “ai është pasardhës i vërtetë i Pirros, i Akilit, i Eneas dhe i Aleksandrit të Madh”. Madje një poet ka bërë një poemë me mijëra vargje ku ka përshkruar bëmat heroike të Mërkur Buas, ngjashëm me Eneidën e Virgjilit. Në vitin 1515, më 13-14 shtator, u zhvillua beteja e madhe e Marinjanit, pranë Milanos, që mori emërin në histori si “Beteja e gjigandëve”, nga pjesëmarja e ushtrive më të rëndësishme të Evropës. Nga Franca erdhi Françesku i parë, ushtritë e Papës, ushtria e Venedikut, ushtria zvicerane, kundërshtare e tyre dhe ushtria e Maksimilianit, perandorit gjermanik. Në betejën e Marinjanit më 13 shtator herë dukej se fitonte njëra palë, herë pala tjetër. Madje edhe vetë mbreti Françesk u plagos. Të nesërmen, aty, kah mesdita, zviceranët sulmuan dhe po mundshin francezët. Atëhere mbreti i Francës kërkoi ndërhyrjen e 40000 ushtarëve të Venedikut. Këmbësoria e rëndë e Venedikut në kohën kur francezët po mundeshin, ishte e vendosur në Lodi, katër orë larg në këmbë

nga fusha së betejës. Pra kur të vinte ajo në ndihmë, zviceranët do ta kishin fituar betejën. Rrethanat historike e deshën që Mërkur Bua Shpata, trimi shqiptar, drejtuesi i kalorësisë shqiptare në shërbim të Venedikut, arriti në fushën e betejës. Hyrja e tij në luftë tronditi udhëheqjen ushtarake të 40000 zviceranëve, aq më tepër që masa e ushtarëve të tyre britën “San Marko! San Marko!” domethënë erdhi kalorësia e Venedikut në ndihmë të Francës. Duke kujtuar se kish të bënte me 1000 kalorës shqiptarë, ajo mori vendim të tërhiqej duke pranuar humbjen. Në të vërtetë aty kishin hyrë vetëm 300 kalorës shqiptarë. Mërkur Bua ndonëse i plagosur arriti të kapë 6 flamuj dhe katër topa të ushtrisë zvicerane. Beteja u fitua nga ai. Historianët thonë që u mund ushtria zvicerane që për 1500 vjet, që nga koha e Jul Cezarit nuk kishte njohur dështime. Një vonesë më pak se një orë e Mërkur Buas në betejën e gjigandëve, sipas historianëve, do ja jepte fitoren zviceranëve. Është shkruar se në mbrëmjen e asaj dite të fitores, mbreti Françesku i parë i Francës, kur po festonin fitoren, e paraqiti Mërkur Bua Shpatën e plagosur si shpëtimtarin e jetë së tij. Historianët këtë fitore ja kanë atribuar Françeskut të parë, mbretit të Francës. Por një mbret 21 vjeçar, që bënte pagëzimin e luftës për herë të parë atë ditë, nuk mund të qe strategu i fitores se betejës së gjigandëve. Kjo provohet edhe nga fakti që dhjetë vjet më vonë, në betejën e Pavias, mbreti Françesku i parë, aleatin Mërkur Bua Shpata e kishte kundërshtar. Ai u mund, ra rob lufte dhe, po mos të kishte qenë autoriteti i Mërkur Bua Shpatës, edhe do ishte vrarë nga mercenarët katalanas. Mërkur Bua Shpata ua mori mbretin Françesk katalanasave dhe i bëri këtij nderimet si mbret, si aleat e vartës i dikurshëm, të zgjidhte suitën dhe të kishte trajtim mbretëror. Ushtria e vet duhet të mbeste rob e fitimtarit për t’u shkëmbyer sipas rregullave të kohës. Pas këtij trajtimi mbrojtës dhe nderues nga ana e Mërkur Bua Shpatës, Françesku i parë i shkroi të ëmës një letër ku i thotë frazën e famshme që sot përmendet gjërësisht: Ne kemi humbur gjithçka me përjashtim të nderit! Për mua, kjo frazë është një ndihmesë e kulturës shqiptare për kulturën botërore.

Gjenialiteti zviceran, humbjen e madhe historike të betejës së Marinjanit ku thuhet se janë vrarë 12000 zviceranë dhe 10000 francezë dhe mijëra të tjerë, e ktheu në fitore. Pse? Sepse rreth dy muaj më pas, zviceranët u mblodhën dhe vendosën që mos të dalin kurrë jashtë kufijve të vet, si pushtues, sikurse kishin vepruar deri atëherë. Ata shpallën asnjanësinë pa kufizuar aspak dërgimin e mercenarëve të vet jashtë shtetit për të sjellur të ardhura në vend, gjë normale për atë kohë. Krahina italiane e Ticinos, me këtë rast, u bë zvicerane. Duke bërë një paralelizëm historik jo simetrik, me betejën e Kosovës më 1389, në vitin 1989 Millosheviqi , në vend që të gjente rrugën e paqëtimit të Ballkanit dhe natyrisht të vetë Serbisë, zgjodhi thellimin e konfliktit ndëretnik. Në kundërshtim me zviceranët gjenialë, humbjen e betejës së Kosovës e ktheu në varr të Serbisë. Për mua Zvicra ia detyron asnjanësinë e saj pesë shekullore kaq të dobishme për të (me përjashtim të periudhës napoleoniane 15 vjeçare) shqiptarit Mërkur Bua dhe sigurisht gjenialitetit zviceran, që e ktheu humbjen e madhe në fitore. Pa atë pësim në betejën e Marinjanit që Zvicra e ktheu në mësim, ajo nuk do ishte ajo që është por do ndiqte rrugën e krijimit të një perandorie zvicerane si ajo e Perandorisë austrohungareze e cila pas Luftës ë Parë botërore u katandis në atë Austrinë e sotme “të rëgjuar”. Rezultatet e këtyre hulumtimeve të mia unë ia kam përcjellur, krahas të dhënave periodike të tjera për Kosovën e më gjerë, ministres së jashtëme të Zvicrës, Mishelin Kalmi Re. Sigurisht që kjo ka pasur ndikim te ajo sepse më vonë, kur isha në Bernë, në një pritje, më ndali një nëpunës i saj dhe më kumtoi lajmin se “Shefja u kishte thënë vartësve të vet se neutralitetin e kemi nga shqiptarët!” Unë nxora përfundimin se ajo e ka përdorur këtë ngjarje historike për të bazuar edhe mbrojtjen konstante që u duhej bërë shqiptarëve. [1] Lumi Ron, i cili hyn në liqenin Leman dhe krijon liqenin e Gjenevës, për të dalë sërish nga liqeni si lumi Ron në qëndër të qytetit duke krijuar një gju, apo gjuni si në ilirishte, përkatësiht shqipe, që më vonë u shndërrua në Gjenevë.


Hane Sina (1928-2012)

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

39

dhe i biri gazetari Beqir Sina Ikona të kalvarit të vuajtjes

uajtja, ka mbetur pa shërim. Ajo ishte pjesë e jetës në familjen Sina, gjatë 5 dekadave të sistemit komunist. Refreni i zakonshëm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, përbuzje e fyerje ekstreme, varfëri me bukë mjerimi, nënçmime sistematike, dhunë psiqike e fizike të vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga çdo e drejtë elementare njerëzore, nëpërkëmbje deri në disa breza, & Këto dhe shumë të tjera, kanë qenë emëruesi i përbashkët, që e ka shoqëruar kalvarin e vuajtjeve dhe stërmundimeve, familjen e moçme etnike shqiptare Sina, e shquar historikisht gjithnjë, për ruajtjen dhe respektimin e traditave me vlera tipike autoktone dibrane. Këto ditë, në qytetin Brooklyn, në shtetin e Neë York-ut, mbylli sytë, një prej grave më stoike të kampeve të komunizmit, një nga nënat më fjalë ëmbël, më e thjeshta, modestja deri në përvuajturi, shembullore, mbas gjithë historisë plot dhimbje dhe plagë të thella, që e ka shoqëruar pambarim ndër dekada, të pavdekshmen dhe të paharruaren, për të gjithë në vendlindje dhe Amerikë, nënën e vuajtjeve Hane Sina! Por historia e familjes së njohur të Dibrës së Madhe, zë fill tek drama, që përfshiu nënë Hanën, kur ajo ishte ende fëmijë i brishtë. Kështu nga burimet historike dhe dokumentet të familjes Sina, mësojmë, se në moshën 11vjeçare u vra Haxhi Dishi, babai i vogëlushes (sikurse thuhet në Dibër për një vijë uji ) nga njeriu më i afërm i familjes (djali i axhës) babai i të cilit asokohe, punonte si qarkkomandant xhandarmarie në Dibër të Madhe & Vrasjen e babait të Hanës, Beqir Sina e përjetoj rëndë, nga që e donte aq shumë, sa nuk ia falte kërkujt gjakun e Haxhi Dishit. Por dhimbja e madhe kthehet në forcë, për burrat shqiptarë të vërtetë, që dijnë të falin gjakun, mbi dhimbjen e thellë. Si besnik që e kishte, më vonë e bëri mik shtëpie. Ky është një rast i rrallë, që ka ndodhur deri më sot në krahinën e Dibrës së Madhe dhe botën shqiptare.

V

Një jetë mes vuajtjes dhe mjerimit komunist Hana, lindi më 18 maj të vitit 1928, në katundin Rreth Kale-Muhurr Peshkopi. Sikurse kujton sot i biri, gazetari pasionant e i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë Beqir Sina (nënën Hana), në moshën 12-vjeçare, propoganda fashiste e dërgoi sëbashku me një grup fëmijësh nga Dibra në Itali. Atyre, iu bashkuan edhe disa fëmijë të tjerë, të familjeve të mëdha nga e gjithë Shqipëria. Këtë mirësi asokohe fëmijës së zgjuar, ia bëri qarkkomandanti Beqir Sina, për të harruar ndoshta edhe vrasjen e babait të

Klajd

KAPINOVA

klajdkapinova@yahoo.com

saj... Ngjarjet në vendlindje precipitojnë me shpëjtësi. Atje, komunistët, përmes propagandës së gënjështrës, kishin arritur të trudhosin me bolshevizëm të rinjtë dhe njerëz naiv, që nuk e njihnin fytyrën e zezë të proletarëve, që ndryshe flisnin dhe vepronin. Kjo u duk shumë qartë në Rusi, me triumfin e luftës civile ose sikurse njihet si revolucioni bolshevik, ku, pushtetin e mori ideologu marksist Lenini dhe siamezi diktatori famkeq gjeorgjian

Stalini. Ai, sot për nga krimet në kohën e tij (sipas burimeve historike bashkëkohore), është i pari në botë dhe i dyti nazisti gjerman Hitler. Si shumë të rinj idealist, me ëndrra dhe qëllime përparimtare, mbushur plot ndjenja të ngrohta atdhedashurie, rikthimin në vendlindje e shihnin si shpresë, për një jetë dhe liri të vërtetë demokratike, sikurse ishte Italia dhe shumë shtete të tjera të Europës Perendimore. Por shpejt, ëndrra e adolishentes errësohet dhe vendin e saj e zë mjerimi dhe vuajtjet e njëpasnjëshme, që nuk kanë të sosur në familjen Sina, për shumë dekada, gjatë kohës së sundimit të kuqalashëve me hu, litar dhe mashtrim propagandistik të Tiranës së kuqe prej 1944-1990. Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme, rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë, u burgosën si të dënuar politikë 17.900 njerëz, u internuan me motive politike 30.383 të tjerë. Nga viti 1945-1988 nga Shqipëria, janë arratisur 11,800 vetë. Për motive politike, u dënuan me burgime, punë të detyruar dhe me konfiskim të pasurisë 19.250 persona. Në burgjet shqiptare, në kampet me punë të

detyruar dhe internimi, kanë vuajtur për motive politike edhe shtetas italianë, grekë, jugosllavë, gjermanë, austriakë, polakë, rusë, etj. Shqipëria, kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar me të dënuar, për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të detyruar internimi apo surgjenimi brenda shtetit burg komunist, kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona, kanë pësuar trauma psiqike. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991, u ekzekutuan 450 gra. Në fakt, kthimi i Hanës në Shqipëri, ishte një kthim si udhëtim i ngadalshëm drejt varrezave, pa e kuptuar vdekjen e ngadalshme, që po u vinte të gjithë nacionalistëve dhe familjeve të tyre, të cilët e donin Atdheun si shtëpinë e tyre & Nisi kështu përjetimi i udhës së vështirë të kalvarit të vuajtjeve të njëpasnjëshme... E reja fisnike dhe zemërbujare Hana, një ditë të bukur pranvere, në moshën 19-vjeçare, martohet me djalin e Beqir Sinës, të riun Rasim Sina, që vinte nga një derë e fortë e nacionalizmit shqiptar. Nga burimet historike, mësojmë se burrat e dy kunatave të veja (Dijen e Biden), i kishte pushkatur regjimi sllavo-komunist në Maqedoni, ndërsa dy motrat: Mihanen e Remen dhe tre vëllëzërit e tij: Musën, Hashimin dhe Besimin dhe gruan fisnike Kafile Kaloshen, janë kthyer më 1949 nga Kampi i Uznovës, mbas një amnestie të përkohshme, në katundin e tyre në Rreth Kale. Kthimi ishte pa shpresë dhe të ardhme. Ata e gjetën kullën e djegur nga komunistët. Jevxhitët e hoxhistit të Gjirokastrës më pare kishin vjedhur gjithçka, që ndodhej brenda, & e shkatërruan dhe më pas e kthyen në kazermë mallrash për ushtrinë e tyre. Është me interest të thuhet, se shpesh bujaria e shqiptarit mes varfërisë, ka treguar vlera fisnikërie e mirësie, në momentet më dramatike të bashkëvendasve. Kështu, mësohet se kur vendasit morën vesht, se kulla e famshme e familjes Sina ishte djegur, menjëherë shprehen humanizmin konkret, që buronte nga shpirti flori i tyre, duke e ndihmuar, që të ngrinte strehën e varfër, për të hapur familjen e tij te re. Pa dallim, i gjithë katundi dhe nga trevat e tjera, u ngritë në këmbë. Aty u mblodhën fshatarët dhe brenda natës i ngritën një kasolle familjes së Beqir Sinës. Duke shfrytëzuar mjetet rrethanore dhe teknikën e ndërtimit asokohe, ata e rrethuan me qepa (një lloj materiali i përdorur gjerësisht asokohe) e veshën me thupra dhe më pas e suvatuan me baltë e harasan. Kjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibrës dhe në tërësi e Shqipërisë, që askohe po përpiqej të luftonte mjerimin e tejskajshëm dhe prapambet-


40

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

jen, që u thellua me ardhjen në pushtet të proletarëve pa fe, atdhe e ide. Tashmë varfëria ekstreme u ul këmbkryq në familjet shqiptare, në qytet e katund & Por nga ana e tjetër, gjesti bujar, për t iu gjendur në nevoj kësaj familje fisnike nuk mungoi, sepse të gjithë i donin dhe respektonin Sinajt & Mjerimin si bashkëudhëtare, që pllakosi këtë familje, një mik me banim sot në Neë York, e rikujton kështu: Sina, që dikur kishte qënë e para e këtij vëndi Kulla e Sinëve, i thoshin tani, ishte edhe pa bukë, pa drita, pa tasa e lug, pa tenexhere, pa jorgan e dyshek... Fshatarët e të afërmit e tyre, menjëherë filluan kush e kush të ofronte diçka nga bujaria mes varfërisë, që si sëmundje ngjitëse i kishte prekur të gjithë. Ditët iknin me shpëjtësi dhe po afrohej koha, kur Rasimi do të martohej me Hanen, nga fjala e dhënë, sipas traditës dhe zakonit. Ishte vërtetë një dasëm e thjeshtë shqiptare, pa zhurmë e krisma armësh, që ndodhnin shpesh në gëzimet shqiptare dje dhe sot & Dhe kështu u bë dasma. Në atë shtëpi, nuk u dëgjuan daullet e festës, por u bë një dasëm me ceremoni simbolike dhe gëzim të thjeshtë, pa mish, & dhe vetëm disa të afërm i ranë çiftelisë dhe kënduan pak atë natë & , kujtonte shumë vite më parë nusja e re asokohe Hana 19-vjeçe dhe dhëndrri Rasimi 16-vjeç. Në atë kasolle të thjeshtë, çiftit të ri, Zoti u dha tre fëmijë. Fëmija e parë ishte vajzë Zenepja, i dyti Dika dhe i treti gazetari i mirënjohur Beqir Sina &, u nis në atë kasolle & dhe lindi në barakat e kampit të internimit famkeq të shfarosjes së ngadalshme në Savër të Lushnjës & Me arratisjen e Rasimit, falë ndihmës bujare të një besniku të familjes Sina, nëna e tyre si e thërrisnin malësorët në kamp (oj) Sojnike ose sikurse e kishin zakon familjet e mëdha, për të respektuar njëra-tjetrën thirreshin vetëm në mbiemër. Një ditë Kaloshia, i mblodhi të gjithë fëmijët e saj rreth vetes, e i pyeti se kur do të arratiseshin?! Por aty ndodhej edhe nusja e re shtatëzanë shtatë muajsh, me fëmijën Beqir në bark, që thoshte, se vetëm dëgjoja dhe sipas zakonit nuk mund t a hapja gojën & Sojnikja, u tha djemëve: Djemtë e mi, Zoti ua bëftë dritë ngado që të shkoni, se nëna me tesha në krah e nisi dhe po e bitis po me tesha në krah, por shyqyr Zoti, kësaj rradhe kam edhe nusen e re & dhe do t a kalojmë me gjithë nanat e tjera, se jemi mësuar në kampet e internimit, mbasi na presin shoqet atje... Dhe kështu nusja e re Hana, me fëmijën në bark (siç e kishin zakon gratë e Dibrës), e lidhi shamin dhe me Kaloshën nga dera e madhe e Kaloshëve të Kandrit, (Musa, që vuante mjerimin në burg), morën rrugën drej kënetave të Myzeqesë. Të gjithë ata që e kanë njohur në kohën e rregjimit komunist dhe më pas, kur e kanë takuar dhe folur shtruar me fisniken në shtëpinë e Beqir Sinës (sikurse autori i këtij shkrimi K.K.), në Brooklyn, Neë York, flasin me shumë respekt, për

mbresat e mira, që u kanë lënë takimet më Sojniken dibrane, sikurse e thërrisnin të gjithë deri sa u nda nga kjo jetë & Ajo ishte shumë e drejtë dhe ndershme, zemërbujare, trimëreshë, e zgjuar, me një humor të hollë dhe djegës (thumb), për komunistët (njësoj, sikurse barcoletat shkodrane antikomuniste, në kohën e rregjimit). Janë pikërisht këto cilësi, si: ndershmëria (i pakorruptueshëm), besnikëria deri në vdekje, burrëria dhe zgjuarësia, bujaria e mikpritja, përkushtimi për t i çuar gjërat me vendosmëri deri në fund, mbajtja e fjalës, cilësi pozitive, që i sheh dukshëm tek i biri gazetari realist e i palodhur Beqir Sina, të cilin, të gjithë e duan dhe e respektojnë në komunitetin tonë në Amerikë. Ai, ishte i dashur edhe nga bashkëvuajtësit në Savër të Lushnjës & Bujaria e shpirtit të saj, vinte nga geni i trashëguar i familjes, sepse ishte një Derë e madhe fisnike, përkrah dyerve të parisë së Shqipnisë asokohe, të cilët, për çudi të historisë të gjithë ishin surgjenosur, në skëterrën vdekjeprurëse famkeqe të kampit në Savër të Lushnjës. Me qindra dhe mijëra djem e vajza, burra dhe gra, vejusha e jetimë, që vinin nga familje intelektuale e patriotike, të shkolluar në Europën Perëndimore, kishin hyrë në dyert e ferrit të këtij kampi nazist (me emrin proletar) dhe dolën prej aty, të shkatërruar fizikisht, por të fortë mendërisht në vitin 1990, tek mbijetuan pragun e vdekjes, ku, shumë ndërruan jetë nga koleksioni i sëmundjeve dhe pakujdesi mjekësor, gjatë 5 dekadave të rregjimit komunist. Në Shqipëri, janë pushkatuar nga regjimi komunist, për motive politike rreth 6150 vetë, nga të cilët 450 gra. Shqipëria, ka pasur rreth 36.000 të burgosur politike, nga të cilët rreth 5.900, kanë vdekur ne hetuesi apo burgje, ndërmjet të cilëve 200 gra. Dënimet politike varionin nga 7 deri në 40 vjet burg. Shqipëria, ka pasur rreth 52.000 të internuar, nga të cilët, rreth 7.100 kanë vdekur në kampet e internimit. Janë dëbuar nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare rreth 11.536 familje, me ose pa vendime gjykatash. Të burgosurit politikë, kanë ndërtuar rreth 38 vepra të mëdha industriale, pa vendime gjykatash & Kushdo, që ka qenë i interesuar dhe ka lexuar ose mësuar, për historinë kobndjellëse të Savrës, e di fare mire, se aty jetonin vitet e burgimit kolektiv paria e Shqipërisë, sikurse ishin familjet më të zëshme asokohe, si: Markagjonit; familja zëmadhe e Oroshit të Mirditës, lideri shpirtëror dhe atdhetar i shquar dhe shumë i rëndësishëm i komunitetit shqiptaro-amerikanë, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA Mons. Dr. Zef Oroshit (1912-1989); Muzhanëve, farefisi i Dedë Gjon Lulit, Llesh Marashit, Prekë Calit, familja e mirënjohur Prendush Gegës së Pukës, etj. etj. Si shumë nuse të reja, që u vendosën rishtas me familje në kampin e internimit, u ndihmuan me bujari nga të gjithë banorët e hershëm aty të ardhur me kohë nga qytetet dhe zonat e ndryshme të

Shqipërisë dhe Kosovës. Një detaj interesant, ka mbetur i ngulitur thellë në kujtesën e familjes Sina dhe më shumë djalit (kolegut tim Beqir Sina), i cili, ndër të tjera tregon, për bujarinë e familjes Markagjoni, që i është gjendur qysh në ditët e para familjes së porsaardhur, në kampin e internimit. Kështu, vajzat zemërbujare të Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, Bardha dhe Marta, i blenë tesha të reja dhe e bënë Hanen t i vinte sado pak buzëqeshja, në një mjedis të ri, rrethuar nga njerëz të mirë dhe jo sikurse shkruante media komuniste, përmes propagandës së saj shpifëse & Gratë, nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët, të afërmit e atyre burrave patriot, baballarëve të mirë dhe përkushtuar, që nën breshërinë e plumbave të mitrolozave në kufi, ishin arratisur nga ferri komunist, për një jetë të lirë në demokraci, vuanin edhe më shumë, për shkak të aktivitetit të tyre kundërkomunist, në vendet e Europës Perendimore dhe ShBA. Kështu sa më shumë, që ata ngrinin zërin para Departamentit të Shtetit, kongresistëve dhe senatorëve miq dhe dashamirë të shqiptarëve, aq më shumë mprehej shpata e luftës së klasave në Shqipëri, ndaj pjesëtarëve të familjes të tyre tashmë në burgje apo kampet e përqëndrimit ose shfarosjes. Kështu fjala vjen Rasimi, burri i Hanës, fliste si spikër, për shumë vite me radhë në radion Zani i Atdheut , në Neë York, i cili, një herë në javë emetonte programe në gjuhën shqipe, kundër qeverisë komuniste në Tiranë, aq më shumë rritej zemërimi i partisë-shtet të diktaturës, kundër familjes Sina, që vuante kalvarin e gjatë të përsekutimit të përjetshëm, me të cilën ishte dënuar ajo & Hena Sina, ishte një prej tre nuseve të Sinëve, që sëbashku me vjehrrën e tyre fisnike Kafile (Kaloshi) Sina, pësuan shkatërrime, rrënime dhe vuajtje nga ma të pabesueshmet. Ajo, e nis jetën si gruaja e Rasim Sinës, po me arratisjen e tij, humb sa hap e mbyll sytë gjithçka! Për ate e shumë të tjerave si ajo nis ferri i tmerrshëm e i pafund i kampeve të diktaturës... Vitet kalojnë dhe demokracia me mundime shkelmon gjumin letargjik të shqiptarëve, që me ose padëshirë kujtohen se janë pjesë e kësaj bote, që duhet të jëtojnë të lirë dhe në demokraci & Mbas rënies së komunizmit në Shqipëri, Hane Sina, u vendos në ShBA sëbashku me familjen e të birit, gazetarit të palëkundur kundërkomunist Beqir Sina. Gjatë rinisë së saj, ajo kishte marrë shumë sëmundje, të cilat, i rënduan së tepërmi shëndetin dhe vitet e fundit të jetës i kaloi nën shërbimin e drejtpërdrejtë të gruas fisnike të Beqirit & Këtë nënë fisnike tipike shqiptare, do t’a rikujtojë komuniteti shqiptarë në ShBA, të gjithë ata miq e dashamirë, që patën rastin t’a njohin nga afër... (Vijon në numërin e ardhshëm)


JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

Një mrekulli e verbër në New York “O popull i dashur Unë në zemër të kam, Një fëmijë i Shqipërisë Në shpirt dhe zemër jam.” Këto vargje të thjeshta me rimë, që ndërsa i lexon të japin idenë e një shpirti fëmijëror, i ka shkruar një vajzë që kam njohur në këto ditë ndërsa gjendesha në New York. Çfarë kanë të veçantë këto vargje apo personi që i ka shkruar? Sapo mbaroi mesha e parë në Kishën “Zoja e Shkodrës” në New York, tashmë e njohur shumë për të gjithë shqiptarët që janë apo vijnë në New York, u ula në mjediset e nëndheshme të famullisë, në qendrën “Nënë Tereza”, për t’u takuar me njerëzit që pas meshës ndaleshin për një kafe së bashku. Më afrohet Gjergj Dedvukaj, një shqiptar prej Malit të Zi, e ndërsa më përshëndet, më thotë: “Dom Gjergj, ejani t’ju njoh me një person”. Shkoj me të dhe i avitemi një tavoline, ku ishte një vajzë e dobët, me një gjatësi mesatare, flokët e prera shkurt. U përshëndetëm. Më foli menjëherë shqip dukë më thënë: Si jeni dom Gjergji? Aty kuptova edhe se ajo ishte e verbër. Nisi të më bënte një sërë pyetjesh. Sigurisht, veçantia e këtij personi ende nuk ka dalë në pah, pasi verbëria nuk e bën të veçantë për këtë rast. Kush ka lexuar vargjet e fillimit, sigurisht mendon për një poezi emigrantësh, diçka romantike, një mall për atdheun e dikujt të larguar prej tij. Por jo. Ajo poezi është shkruar nga një vajzë që nuk ka qenë kurrë në Shqipëri, e në poezinë e saj ajo flet edhe për mrekullitë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, për “malet e lumenjtë e tij, / Me natyrën e tij magjepsëse”. Një e verbër që flet për natyrën e bukur shqiptare, e kurrë nuk ka qenë në Shqipëri. Sigurisht, nga leximet e shumta e përshkrimet, ajo ka arritur të ndjejë se sa natyrë të bukur ka ajo pjesë e Ballkanit Perëndimor. E ajo shkon më tej kur më flet për Shqipërinë e për gjuhën shqipe, që është e ëmbël, e bukur, muzikore, e veçantë dhe e lashtë, më e lashta në Ballkan. E veçanta është se kjo grua e verbër, që nuk ka qenë kurrë në Shqipëri, që flet rrjedhshëm dhe saktë gjuhën shqipe, me emrin Carrie Hooper, nuk është shqiptare. Kjo ishte befasia ime e madhe ndërsa bisedoja me Carrie-n. Në fakt, e lindur në vitin 1975 në NewYork, ajo ka bërë shkollën si të gjithë të tjerët e më pas, me kalimin e viteve, ka studiuar kanto e gjuhë të huaja, duke bërë master në kanto dhe gjermanisht. Flet shumë mirë, përveç anglishtes e gjermanishtes, edhe shqipen e italishten, ndërkohë që ka studiuar në Suedi e flet edhe suedisht e spanjisht. Carrie ka studiuar pak rusisht, finlandisht, frëngjisht e latinisht, edhe pse thotë që këto gjuhë nuk i flet. E pyes atëherë: po shqipen si e ke mësuar? E ajo më thotë: “Fillova të mësoja shqip, pasi kisha një student nga Shqipëria në kursin tim të italishtes. Së pari mësova shqip duke përdorur një libër në brail, që e gjeta te Biblioteka

Dom Gjergj META

e të verbërve në Angli. Gjeta edhe një libër audio me përralla shqip nga Biblioteka e të verbërve në Suedi. Përveç kësaj bleva një fjalor shqip-anglisht, që një grua transkriptoi në brail për mua. Në verën 2009 dhe 2010, ndoqa kurse të gjuhës shqipe tek Arizona State University në Phoenix të Arizonës. Tani lexoj artikuj nga gazeta shqiptare, duke përdorur kompjuterin tim të aksesueshëm dhe shoku im, Tim Hendel, që jeton në Huntsville të Alabamës, më regjistron në kaseta programet e Radio Tiranës dhe emisione të tjera radiofonike nga interneti. Më tej flas shqip me shqiptarë të ndryshëm nga diaspora, por kam folur edhe me shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Kam lexuar shumë për historinë shqiptare dhe kam lexuar shkrimtarë shqiptarë si Fan Nolin, Migjenin, Gjergj Fishtën, Naim Frashërin, Martin Camajn, Ismail

Kadarenë, dhe Edi Shukriun. Jam bërë anëtare e Ansamblit Bashkimi Kombëtar me drejtor Gjergj Dedvukaj, dhe po mësoj t’i bie çiftelisë”. Ndërsa flet, shqipja e saj e rrjedhshme më ngazëllen pamasë. Është shumë inteligjente e atë çka Zoti nuk i ka dhënë me sytë, ia ka dhënë me inteligjencën dhe prekjen. Sapo prek fytyrën e dikujt, kupton shumë nga personaliteti dhe pashia e tij. E saktë në gjithçka që thotë. Më flet për Vajin e Bylbylit dhe Gjuha jonë të Mjedës. Po ashtu ajo ka lexuar Migjenin, dhe kur unë i them që jam nga Durrësi, menjëherë më përmend Amfiteatrin e Durrësit; i pëlqen muzika klasike e bashkë me të edhe Inva Mula; ka lexuar për motrat Qirjazi e flet me shumë nderim për to, e ndërsa e pyes nëse është katolike apo jo, ajo thotë që është e krishterë, por jo katolike, megjithatë thotë se është bija e Zotit dhe kjo ka më shumë rëndësi për të, e sigurisht edhe për mua. U përhumba krejt në narracionin e Carrie-t e kisha dëshirë t’i bëja shumë pyetje e të rrija më

41

O popull i dashur O popull i dashur Unë në zemër të kam, Një fëmijë i Shqipërisë Në shpirt dhe zemër jam. Menjëherë më keni pranuar Dhe mirëpritur me dashuri. Mes njerëzve kaq të ëmbël, Ndiej që jam në shtëpi. Sa dua vendin tuaj Me malet e lumenjtë e tij, Me natyrën e tij magjepsëse, Ah, sa madhështi! Në kohëra lufte dhe shtypjeje Dinjitetin tuaj keni mbajtur. Si komb keni triumfuar. Identitetin tuaj keni ruajtur. Kombi shqiptar po ngrihet prapë. Do të lulëzojë në liri. Të nderuar qofshi, të dashur shqiptarë Dhe rrofsh, o Shqipëri shumë me të, por koha e të dyve po mbaronte. Atëherë i bëra një pyetje të fundit: Carrie, çfarë të pëlqen më shumë te shqiptarët? Ma ktheu me qetësinë e zakonshme, por me një ëmbëlsi të jashtëzakonshme: “Veçantia e Gjuhës dhe shpirti ngadhënjyes i shqiptarëve. Edhe në momentet më të vështira keni ditur të mbijetoni, të ngadhënjeni”. Përveçse më bëri shumë përshtypje fjala “ngadhënjyes”, që hyn për mendimin tim tek fjalët e bukura shqipe dhe të përdorura rrallë, nisa të mendoj se, nëse këto i thotë një shqiptar, menjëherë e marrin për tepër romantik, mitizues i gjërave të Shqipërisë, të një Shqipërie dhe një shqiptari që nuk ekzistojnë etj., etj. Por në fakt, e thënë nga një e huaj që kurrë nuk ka qenë në Shqipëri, por që ka njohur shumë shqiptarë e ka lexuar historinë e tyre, ajo merr vlerë e qëndrueshmëri. Në thelb, ajo tha dy të vërteta që ne jo vetëm duhet t’i dimë, por edhe t’i ruajmë me shumë xhelozi. Faleminderit Carrie-t që ma kujtoi edhe një herë këtë të vërtetë: gjuhën e bukur shqipe dhe shpirtin ngadhënjyes. U ndava me Carrie-n me premtimin se do të shkruaja diçka për të, veçantia e udhëtimit tim këtë herë në New York mes shqiptarësh në Kishën e bukur të Zojës së Shkodrës, por edhe me dëshirën që një ditë ta kemi Carrie-n në Shqipëri, e sigurisht nëpërmjet miqsh tanë një ditë do ta realizojmë këtë gjë. Dhe ja një nga poezitë në shqip të Carrie-t, me të cilën nisa edhe këtë shkrim: !


42

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013 K U R O R Ë Z I M E

Kurorëzime

Danijel Djeljaj me Lilliana Curanovic Më 5 Korrik 2013

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Gjergj Dekaj, 86-vjeç 10 Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Arian Deda, 43-vjeç 10 Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Noc Gjeka Elezaj, 61-vjeç 10 Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Nikola Skrelja, 77-vjeç 11 Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Luigj Zagreda, 68-vjeç 12 Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Nikolas Rexhaj, 33-vjeç 12 Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Dilja Saljanin, 91-vjeç 26, Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Fran Pjeter Shkreli, 89-vjeç 29, Korrik 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Palo Pepaj, 51-vjeç 7 Shtator 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Ljeze Popovic, 90-vjeç 14 Shtator 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Prena Gojcaj, 62-vjeç 25 Shtator 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Milkjor Parubi me Amarilda Shkoza Më 6 Korrik 2013

Alfred Mernacaj me Briglantina Bujaj Më 14 Korrik 2013 Joseph Nikci me Diana Gojcaj Më 20 Korrik 2013

Gasper Anton Cukaj me Violeta Palusevic Më 27 Korrik 2013 Pashk Dushaj me Albina Hasanaj Më 28 Korrik 2013 Evans Ujka me Klodiana Simoni Më 28 Korrik 2013 John Camaj me Suzana Ivezic Më 31 Gusht 2013 Robert Gjuraj me Leona Kola Më 17 Gusht 2013

Martin Popovic me Emmanuela Qarri Më 31 Gusht 2013

Jeremy Donald Etchen me Prena Zagreda Më 7 Shtator 2013

Kola Palushaj me Elizabeth Manchester Elliott Më 7 Shtator 2013 Niki Dedivanovic me Margarita Shkrelja Më 7 Shtator 2013 George Camaj me Olivia Anna Ivezaj Më 14 Shtator 2013 Petrit Perlleshi me Marinela Bujaj Më 15 Shtator 2013

Alexander Nikaj me Diana Shkreli Më 21 Shtator 2013 Dedin Gjoni me Rajmonda Lula Më 28 Shtator 2013


JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2013

P A G Ë Z I M E

Mark Simonaj Prindër: Pren & Federika Simonaj Kumbarë: Jeff & Justine Francesconi Adelina Grace Kocovic Prindër: Leonardo & Maria Kocovic Kumbarë: Pjeter & File Kocovic

Erik Kolaj Prindër: Nesti & Alketa Kolaj Kumbarë: Nderush & Esmeralda Doci

Brianna Luce Daka Prindër: Adrian & Brisilda Daka Kumbarë: Gjergj & Silvana Preka

Zef Dushaj Prindër: Toma & Martha Dushaj Kumbarë: Mark Dushaj & Lena Almodovar Juliet Gjini Prindër: Augustin & Antigona Gjini Kumbar: Dina Mangiafridda

Luca Zef Nikolla Prindër: Zef & Natalie Nikolla Kumbarë: Anton Gjelaj & Antoinette Kalaj Oqcana Selmanaj Prindër: Bekim & Anita Selmanaj Kumbarë: Arben & Brigita Selmani

Arianna Dodaj Prindër: Ardian & Kristina Dodaj Kumbarë: Teuta Perlleshi

Darian Pali Dedvukaj Prindër: Zef & Yuliya Dedvukaj Kumbarë: Martin Dedvukaj & Lisa Corrado Alexander Joseph Djeljevic Prindër: Vaso & Katrina Djeljevic Kumbarë: Vasel Camaj & Gina Ivezaj Joseph Grishaj Prindër: George & Maria Grishaj Kumbarë: Tony & Drita Rukaj

Nicholas Kolaj Prindër: Viktor & Nikoleta Kolaj Kumbarë: Nua & Valentina Lumaj Nikolas Parubi Prindër: John & Victoria Parubi Kumbarë: Tom & Joanna Shkreli

Isabella Vuktilaj Prindër: Nick & Albina Vuktilaj Kumbarë: Pjeter & Katrina Bujaj

Nikolette Vuktilaj Prindër: Nick & Albina Vuktilaj Kumbarë: Pjeter & Katrina Bujaj

Maria Prena Shkreli Prindër: Gjeto & Valentina Shkreli Kumbarë: John Ferriello & Drane Vukotic

Lillian Nora Kalaj Prindër: Anton & Teresa Kalaj Kumbarë: John & Pashka Ukaj

Mia Violet Ljuljduraj Prindër: Lindon & Linda Ljuljduraj Kumbarë: Anthony & Adriana Dusovic

Fabian Gjokaj Prindër: Edmond & Donika Gjokaj Kumbarë: Dugagjin & Merita Mrijaj

Julian Mark Kamberi Prindër: Krist & Maria Kamberi Kumbarë: Pal Berisha & Diana Gjonaj

Dominic Drejaj Prindër: Anthony & Suzi Drejaj Kumbarë: Viktor & Valentina Shkreli

David Dedaj Prindër: Jack Gjok & Victoria Dedaj Kumbarë: Paulin Selcanin & Diana Selcanin Stella Camaj Prindër: Robert & Venera Camaj Kumbarë: Mark Shaljanin & Rita Gazivoda Liana Pepaj Prindër: Krist & Rozalina Pepaj Kumbarë: Pashk & Tereze Maksuti

Kristian Gocaj Prindër: Ardjan & Elvira Gocaj Kumbarë: Albert & Vjoleta Corri

Jozef Palkola Prindër: Nino & Mira Paloka Kumbarë: Simon & Rudina Gjonaj

Angela Vuktilaj Prindër: Nick & Albina Vuktilaj Kumbarë: Pjeter & Katrina Bujaj

Gzim Gjeloshi Prindër: Kristijan & Dardana Gjeloshi Kumbarë: Nikolle & Tereze Gjeloshi

Flavia Shllaku Prindër: Lush & Fatjone Shllaku Kumbarë: Milkjor & Senke Shllaku

Talita Lumaj Prindër: Nike & Eva Lumaj Kumbarë: Prela & Pashka Nikac

Gabriel Joseph Shkreli Prindër: Nicola & Dila Shkreli Kumbarë: Vasel & Lula Smajlaj

43

Eliana Rose Mirdita Prindër: Noca Mirdita & Josephine A. Mirdita Kumbarë: Viktor & Linda Mirdita Brianna Maksuti Prindër: Artan & Marie Maksuti Kumbarë: Arta Maksuti

Jonathan Gjeto Nikci Prindër: George & Angela Nikci Kumbarë: Leon Juncaj & Veronika Zagreda Jozef David Berisha Prindër: Henrik & Josephine Berisha Kumbarë: Marijan & Gjyste Kolndrekaj Kellan Kapllani Prindër: Armand & Sonila Kapllani Kumbar: Leonardo Berishaj

Kimberly Kapllani Prindër: Armand & Sonila Kapllani Kumbar: Margarita Gazivoda Kocovic

Lorcenc Nrecaj Prindër: Bernard & Dijana Nrecaj Kumbarë: Henrik & Josephine Berisha

Thomas John Saljanin Prindër: John & Mark Saljanin Kumbarë: Frank & Vida Lulgjuraj Antonio Jozef Smajlaj Prindër: Sokol & Zamira Smajlaj Kumbarë: Besnik & Hana Vukaj Matteo Tinaj Prindër: Markoz & Vjollca Tinaj Kumbarë: Gzim & Kathy Drejaj

Nicholas Michael Gardella Prindër: Michael Paul Gardella Kumbarë: Alfred Vataj & Suzana Lulgjuraj

Angelica Hota Prindër: Robert & Linda Hota Kumbarë: Keneth Prekelezaj & Kristina Capolino Isabella Halilaj Prindër: Anton & Lendita Halilaj Kumbarë: Tush & Valentina Musaj

Nicholas Michael Gardella Prindër: Michael P. & Linda Gardella Kumbarë: Alfred Vataj & Suzana Lulgjuraj


Lehman Center for the Performing Arts 250 Bedford Park Blvd., Bronx, New York

Këngë e valle tradicionale shqiptare të interpretuara nga artistë profesionistë dhe amatorë të komunitetit shqiptar në Amerikë

Këngë

valle

artistë amator

instrumentistë

DYERT HAPEN NË 4:45pm • JU LUTEMI EJANI ME KOHË

tradicionale

Hyrja: $20 | Biletat dhe informatat: Fran Çotaj: 917-494-6029 Kisha Zoja e Shkodrës: 914-761-3523 Lehman Center: 718-960-8833

Organizon Qendra Nëna Tereze e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës | www.albchurch.org

Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit ju fton të merrni pjesë në Festivalin e 23të Shqiptar

JK # 71 (2013)  

Jeta Katolike (09/2013)

Advertisement