Issuu on Google+

Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” Viti XLVIII, Numri 4, Shtator-Dhjetor 2013 Çmimi $5.00 /albanianchurch www.jetakatolike.org |

O ZOT I LUMË QË ERDHE NDË R NE SI YLL I SHKË LQYESHË M QË ZBRITE MBI DHE. NJERË ZIMIT SOT I SOLLE

SHË LBIM,

DHE ZEMRAT I MBUSHE ME

NGUSHLLIM.

Papa Françesku duke mbajtur statujën e Krishtit Fëmij gjatë celebrimit të Meshës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatican, E enjte, 24, Dhjetor, 2013.


2

P ë r m b a j t j a

-

C o n t e n t s

Jeta Katolike • Viti XLVIII, Numri 4 Tetor-Dhjetor 2013 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

4 Jeta Katolike Nr. 4 / Tetor-Dhjetor 2013

Botues: Kisha Katolike Zoja e Shkodrës Drejtor: Dom Pjetër A. Popaj

18

Kryeredaktor: Mark K. Shkreli Redaktor (anglisht): Simon Vukel Redaktor (shqip): Klajd Kapinova Graphic Design Ismer Mjeku Marketing Fran Çotaj Website: Martin Smajlaj Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli Klajd Kapinova Simon Vukel Peter Saljanin, Ismer Mjeku Martin Smajlaj, Fran Çotaj Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota Tomë Paloka Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj Mhill Velaj. Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen. Parapagimi: $30 në vit ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.org

11

25

36

33

Dom Pjetër Popaj: Aborti është vrasje Pope Francis: Homily of His Holiness Pope Francis Nga Famullia Jonë Luigj Çekaj: Festivali XXIII Gjon Ivezaj: Pavarsia e Shqipërisë Frank Shkreli: Dhjetë vjet Lumturim Mark K. Shkreli: Shqiptari nga Zara e Kroacisë Mons. Simon Duka Dom Gjergj Meta: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?! Arshi Pipa: Kujtime mbi Át Vinçenc Prennushin Dom Lush Gjergji: Shumë shqiptarë janë islamizuar veç formalisht Fahri Xharra: Katolikët shqiptar dhe Serbia Poezi Dafina Kabashi: “Hylli i Dritës”- nji gur themeli në kulturën shqiptare Frank Shkreli: 50-vjetori i vrasjes se JFK Astrit Tota: Shkodra dhe Piktori shkodran Andrea Kushi Kolec Çefa: Rreth idesë kryesore të veprës “Lahuta e Malësisë” Visar Zhiti: Papa Vojtila, miku i madh i shqiptarëve Yllka Filipi: Individualizmi si dukuri atipike në letërsinë bashkëkohore shqiptare Klajd Kapinova: Hane Sina (1928-2012) dhe i biri gazetari Beqir Sina Lëvizje Demografike

6

3 4 5 6 11 14 16 18 20 24 25 27 30 31 33 34 36 38 40 42


ABORTI ËSHTË VRASJE

3

Kisha e Shenjtë, vazhdimisht, i kujton njerëzit se abortimi është vepër e djallit. Është vrasje e të pafajshëmve. Ata që nuk kanë mundësi të mbrojnë vetën, ata që bërtasin por askush nuk i dëgjon. Ne duhet të bëhemi zëri i tyre e mbrojtësi i tyre.

M

Dom Pjetër POPAJ

ë 22 Janar 2014 në Washtington DC, sikur për çdo vjet është mbajtur demonstrata kundra abortimit të palindurve. Shumë ndoshta pyesin se pjesëmarrja e tyre a thua bën efekt pozitiv në ndalimin e abortimit? Qindra mijëra personash nga të gjithë shtetet e Amerikës marshojnë në atë ditë të zezë kur është vendosur vrasja e të pafajshëmve prej gjyqit të lartë në vitin 1973. Ky marshim ndoshta nuk mundet me e ndrrue ligjin por mundet me zgjue ndjenjat e njerzëve e sidomos të nënave që abortimi mundet me u lejue prej ligjit njerëzor por jo prej ligjit të Hyjit. Kisha e jonë merr pjesë në këtë demonstratë, me besim dhe shpresë që mos tjetër me lutje e sakrificë të mund të shndërrojë mendjen e një njeriut. Edhe në qoftë se nuk bëjmë efekt në Shtëpi të Bardhë bëjmë efekt në shpetimin e një jete, që është e mjaftueshme për ne. Të rrëqeth trupin kur dëgjojmë se, prej vitit 1973 e deri tani, më se pesëdhjet e pesë miljon abortime janë bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye pjesëmarrja është aq masive edhe pse ftoftë, me borë e me shi marshojnë me shkresa të ndryeshme dhe disa këmbëzbathur kushtuar ndalimit të këtij masakrimi brutal, duke theksuar jetën e jo vdekjen e të palindurve. Kanalet televizive, sidomos ato liberale, mundohen ta asgjësojë këtë ditë. Kurrë nuk tregojnë të vërtetën se sa njerëz kanë qenë dhe theksojnë se abortimi nuk është vrasje sepse fetusi nuk është njeri. Merret vesh se qëllimi është të arsytojnë ligjin e abortimit vrasës të 22 Janarit 1973. Të kthehemi pakëz te Ligji i Hyjit. Ai i Lumi na ka krijuar për të jetuar dhe për ta gëzuar jeten. Vdekja nuk është e shkaktuar prej Hyjit por prej djallit. Qyshë atëherë kur Adami e Eva kanë rënë nën dominimin e djallit duke mëkat-

uar. Kushdo që vret vepron prej djallit e jo prej Hyjit. Ligji i Hyjit thotë: “Mos vrit.” Jetën e kemi dhuratë prej Hyjit dhe i takon Atij sikur krijues dhe mbajtës i saj. Hyji e don jetën tonë aq shumë sa që e dërgon Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të vdekur e për t’u ringjallur për ne. Në këtë akt shëlbimit ne fitojmë jetën e re të amshuar. Kurrkush nuk ka mundur të bëj një gjë të till. Çdo njeri që Hyji e ka zgjedhur për të udhëhequr tjerët, ka shtanguar. Beslidhja e Vjetër është e mbushur me shembulltyra të tilla. Për këtë arsye e Dyta Vehtje e Shenjtës Trini bëhët njeri për të na shpëtuar jetën prej djallit shkatrrues. Kisha e Shenjtë, vazhdimisht, i kujton njerëzit se abortimi është vepër e djallit. Është vrasje e të pafajshëmve. Ata që nuk kanë mundësi të mbrojnë vetën, ata që bërtasin por askush nuk i dëgjon. Ne duhet të bëhemi zëri i tyre e mbrojtësi i tyre. Duhet t’i tregojmë botës se edhe ata janë njerëz duke u formuar. Jeta fillon që nga ngjizja ne kraharorin e nënës. Shumë thojnë është jeta ime dhe është trupi im dhe unë mund të bëj çka të dua me të. Kjo nuk është e vërtetë. Atëherë a mund të thojmë se ne e kemi krijuar veten tonë, dhe se ne i kemi zgjedhur prindërit tanë, vëllezërit dhe motrat tona. Në të vërtetë ne nuk kemi zgjedh asgjë. Çdo gjë e kemi dhuratë. Jetën, trupin, familjen, gjuhën, kulturën, qiellin e tokën e çdo gjë që thojmë se është e jona, të gjitha i kemi dhurate prej Hyjit që nga ngjizja e jonë. Kur meditojmë në

këtë gjë atëherë mund të kuptojmë se çka thotë Shën Pali në letrën drejtuar Korintasve: “Apo nuk e dini se trupi juaj është Tempulli i Shpirtit Shenjt që banon në ju që e keni prej Hyjit dhe se ju nuk i përkitni më vetvetes? Sepse jeni bler me çmim të lartë. Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj!” (1Kor. 6:19-20) T’i lutemi Hyjit që t’ua shndërrojë mendjet njerzëve që vendosin për jetën e të pafajshëmve. Që të bëhën të vetdijshëm se një vendosje e till nuk i përket gjyqit të lart njerëzor por vetëm Hyjit krijus. Që të mendojnë se asgjësojnë Ligjin e Hyjit. Se kjo është një blasfemi, është përulje e Hyjit duke ngritur veten mbi të! Mos të harrojnë se edhe një engjull në parajz ka bërë të njëjtën gjë, ka deshtë të dalë përmbi Hyjin dhe ka ra në fund të ferrit, ky është Luciferri.

O Hyj, kij mëshirë dhe zgjoje botën e sotme që ka rënë kaq poshtë sa që nuk din të dallojë çka është mirë e çka është keq. Çka është prej Teje e çka është prej djallit. Çka është moral e çka është ves e mëkat. Bëj që rrezet e dritës Sate t’i ndriçojnë zemrat e mendjet e njerëzve që të njohin Ty dhe të vërtetën Tënde, që të duan e të adhurojnë Ty për amshim. Këtë e kërkojmë nëpër Jezu Krishtin Birin Tënd, që është Zot e me Ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, një Hyj, për të gjithë shekuj të shekujve. Amen.


4

CHRISTMAS 2013 URBI ET ORBI MESSAGE OF POPE FRANCIS

Wednesday, 25 December 2013

Glory to God in the highest heaven, and on earth peace among those whom he favours (Lk 2:14)

Dear brothers and sisters in Rome and throughout the whole world, Greetings and Happy Christmas! I take up the song of the angels who appeared to the shepherds in Bethlehem on the night when Jesus was born. It is a song which unites heaven and earth, giving praise and glory to heaven, and the promise of peace to earth and all its people. I ask everyone to share in this song: it is a song for every man or woman who keeps watch through the night, who hopes for a better world, who cares for others while humbly seeking to do his or her duty.

Glory to God! Above all else, this is what Christmas bids us to do: give glory to God, for he is good, he is faithful, he is merciful. Today I voice my hope

that everyone will come to know the true face of God, the Father who has given us Jesus. My hope is that everyone will feel God’s closeness, live in his presence, love him and adore him. May each of us give glory to God above all by our lives, by lives spent for love of him and of all our brothers and sisters.

Peace to mankind

True peace - we know this well - is not a balance of opposing forces. It is not a lovely “façade” which conceals conflicts and divisions. Peace calls for daily commitment, but making peace is an art, starting from God’s gift, from the grace which he has given us in Jesus Christ. Looking at the Child in the manger, Child of peace, our thoughts turn to those children who are the most vulnerable victims of wars, but we think too of the elderly, to battered women, to the sick… Wars shatter and hurt so many lives! Too many lives have been shattered in recent times by the conflict in Syria, fueling hatred

and vengeance. Let us continue to ask the Lord to spare the beloved Syrian people further suffering, and to enable the parties in conflict to put an end to all violence and guarantee access to humanitarian aid. We have seen how powerful prayer is! And I am happy today too, that the followers of different religious confessions are joining us in our prayer for peace in Syria. Let us never lose the courage of prayer! The courage to say: Lord, grant your peace to Syria and to the whole world. And I also invite non-believers to desire peace with that yearning that makes the heart grow: all united, either by prayer or by desire. But all of us, for peace. Grant peace, dear Child, to the Central African Republic, often forgotten and overlooked. Yet you, Lord, forget no one! And you also want to bring peace to that land, torn apart by a spiral of violence and poverty, where so many people are homeless, lacking water, food and the bare necessities of life. Foster social harmony in South Sudan, where current tensions have already caused too many victims and are threatening peaceful coexistence in that young state.


Prince of Peace, in every place turn hearts aside from violence and inspire them to lay down arms and undertake the path of dialogue. Look upon Nigeria, rent by constant attacks which do not spare the innocent and defenseless. Bless the land where you chose to come into the world, and grant a favourable outcome to the peace talks between Israelis and Palestinians. Heal the wounds of the beloved country of Iraq, once more struck by frequent acts of violence. Lord of life, protect all who are persecuted for your name. Grant hope and consolation to the displaced and refugees, especially in the Horn of Africa and in the eastern part of the Democratic Republic of the Congo. Grant that migrants in search of a dignified life may find acceptance and assistance. May tragedies like those we have witnessed this year, with so many deaths at Lampedusa, never occur again! Child of Bethlehem, touch the hearts of all those engaged in human trafficking, that they may realize the gravity of this crime against humanity. Look upon the many children who are kidnapped, wounded and killed in armed conflicts, and all those who are robbed of their childhood and forced to become soldiers. Lord of heaven and earth, look upon our planet, frequently exploited by human greed and rapacity. Help and protect all the victims of natural disasters, especially the beloved people of the Philippines, gravely affected by the recent typhoon. Dear brothers and sisters, today, in this world, in this humanity, is born the Saviour, who is Christ the Lord. Let us pause before the Child of Bethlehem. Let us allow our hearts to be touched, let us not fear this. Let us not fear that our hearts be moved. We need this! Let us allow ourselves to be warmed by the tenderness of God; we need his caress. God’s caresses do not harm us. They give us peace and strength. We need his caresses. God is full of love: to him be praise and glory forever! God is peace: let us ask him to help us to be peacemakers each day, in our life, in our families, in our cities and nations, in the whole world. Let us allow ourselves to be moved by God’s goodness. Christmas greetings after the Urbi et Orbi Message:

To you, dear brothers and sisters, gathered from throughout the world in this Square, and to all those from different countries who join us through the communications media, I offer my cordial best wishes for a merry Christmas!

On this day illumined by the Gospel hope which springs from the humble stable of Bethlehem, I invoke the Christmas gift of joy and peace upon all: upon children and the elderly, upon young people and families, the poor and the marginalized. May Jesus, who was born for us, console all those afflicted by illness and suffering; may he sustain those who devote themselves to serving our brothers and sisters who are most in need. Happy Christmas to all!

Nga Famullia Jonë

5

◊ Më 31 Tetor 2013 - Në Qendrën “Nëna Tereze”, u zhvillua “Halloween Party” në të cilën moren pjesë një numër i madh i të “rinjve” të të gjitha moshave. Amanda Jankovic, si çdo vit më parë, u përkujdesua për organizimin dhe zhvillimin e kësaj mbrëmje argëtuese, për çka i jemi mirënjohës. Faleminderit Manda.

◊ Më 10 Nëntor 2013 - Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA), që gjendet në kompleksin e Lehman College në Bronx, nën drejtimin e Qendrës “Nëna Tereze”, u zhvillua Festivali Shqiptar XXIII. Kominsioni përgatitor, nën udhëheqjen e z. Simon Vukel, meriton çdo lëvdatë dhe falënderimin e të gjithë neve, jo vetëm të famullisë “Zoja e Shkodrës” por komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi. Ju lumtë për të 23-tën herë!

◊ Më 24 Nëntor 2013 - Në Qendrën “Nëna Tereze”, u shtrua darka tradicionale në nder të Krishtit Mbret, në të cilën moren pjesë më se 200 veta. Falënderimet tona grupit “Drita” të qendres “Nëna Tereze”, për një përgatitje të shkëlqyer e, në veçanti, Mark Berishaj, Elsa e Leka Lulaj dhe Mark Dedvukaj.

◊ Më 28 Nëntor 2013 – Duke i paraprir Mesha kushtuar dëshmorëve tanë të të gjitha kohërave, solemnisht, u bë ngritja e flamurit mbi këmbanarën e Kishës “Zoja e Shkodrës” dhe me një koktej në Qendrën “Nëna Tereze”, u shenuan festa e Flamurit dhe Pavarësisë. Mesha u koncelebrua nga të përndershmit Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktor Dedaj, kurse programin e udhëhoqi poeti Mhill Velaj e fjalën e rastit e mbajti prof. Gjon Frani Ivezaj.

◊ Më 18 Dhjetor 2013 – Në restorantin Maestro’s Caterers, Famullitari Dom Pjetër Popaj, në shenj falenderimi për punën vullnetare të pakursyeshme, shtroi darkë festive për vullnetarët e famullisë.

◊ Më 22 Dhjetor 2013 - Në Qendrën “Nëna Tereze”, u zhvillua “Christmas Party”, me argëtim dhe me praninë e Santa Claus. Edhe për këtë falënderojmë z. Amanda Jankovic, si dhe të gjithë vullnetarët, me ndihmën e të cilëve u zhvillua kjo ngjarje vejtore..

Në përgatitje:

◊ Më 9 Shkurt 2014 – Në restorantin Eastwood Manor, në Bronx, do të zhvillohet darkë për rritje fondesh për ndërtimin e Katedrales “Shën Pjetri” në Tivar. Në darkë do të marrë pjesë, mes tjerësh, Arqipeshkvi i Arqipeshkvisë së Tivarit, Shkëlqesia e Tij, Imzot Zef Gashi. ◊ Më 16 Shkurt 2014 – Në Qendren “Nëna Tereze” ka për t’u zhvilluar mbrëmje festive me rastin e ditës së Shën Valentinit, për çka do të lajmëroheni më vonë. ◊ Më 27 Prill 2014 – Është Darka e 44-të Vjetore e Famullisë “Zoja e Shkodrës”. Detajet do të jepen nga elteri. ◊ Më 27 10 Maj 2014 – Kësaj të shtunë, në kishën tonë do jepet Sakramenti i Kungimit të Parë. ◊ Më 11 Maj 2014 – Gjatë Meshës së mesditës, në kishën tonë do të jepet Sakramenti i Krezmimit. ◊ Më 1 Qershor 2014 – Në Kensico Dam Plaza do të zhvillohet pikniku vjetor “Dita e Trashëgimisë Shqiptare”. ◊ Më 1 Qershor 2014 – Pas piknikut vjetor “Dita e Trashëgimisë Shqiptare”,

në Qendrën “Nëna Tereze” vazhdon celebrimi i traditës shqiptare me një “after party”.


6

NJË FESTIVAL I MREKULLUESHËM NË UNIVERSITETIN E “MREKULLIVE”

[

(Lehman Center For The Performing Arts) Luigj

ÇEKAJ

K

“Ask not what your country can do for you, ask what you can do for your country”. John F. Kennedy

ur njerëzit e mi, më thanë se do të shkonim me taksi në Lehman College të Universitetit të New Yorkut, pikërisht aty ku do të zhvillohej edhe Festivali i 23të i Folklorit Shqiptar, unë ua kundërshtova, si me të qeshur, këtë variant, duke u justifikuar, se me qenë se në të gjitha festivalet e deritanishme, kam rrugëtuar me autobuza, me autobuza do të shkoja edhe kësaj nate, madje sa ta kem shpirtin e gjallë, vetëm me autobuza dhe me trena, do të çajë i vetëm nëpër këtë qytet, nga që, siç e dini edhe ju vetë, krahas rrekjeve të mija, nuk dua që të harroj as Dhëmbjet e Atdheut... Bile në të gjitha historitë e letërsisë dhe të arteve botërore – vazhdova të flas me veten time sa po zura vënd në autobuzin 22, në qoftë se ka një art të vërtetë që ngrihet mbi dhëmbjet e atdheut të rrëfyera nëpër përralla, rapsodi të pavdekshme dhe legjenda, ai si “kryeart”, me siguri, duhet që të jetë Folklori i çdo populli, lëreni pastaj kur bëhet fjalë për folklorin e jashtzakonshëm të shqiptarëve, t’mbledhur në malet e veriut, si mbledh zëmra pikat e gjakut, prej etërve tanë françeskanë, Atë Benardin Palaj dhe Atë Donat Kurti, si dhe të botuara më vonë dhe në librin e super shkëlqyer me titull “Visaret e Kombit”. Një libër krejtësisht i veçantë ky, i cili përsa i përket dëndësive metaforike, jo vetëm që mund të krahasohet, por shpesh herë edhe sikur i tejkalon disa nga perlat e folklorit Evropian, siç janë: “Marchen” për gjermanët, “Folk Tales” për anglezët, “Contes” i francezëve, “Paramythias” i grekërve të vjetër, që, si për ta konkretizuar Mitologjinë me sfinkse njerëzish të famshëm, i kanë dhënë botës Eskilin dhe Homerin.

]

Që ky festival kishte për të qenë i mrekullueshëm, gazeta “Illyria” na kishte paralajmëruar qysh të premten e kaluar nëpërmjet një shkrimi interesant të analistit shqiptaro-amerikan të vyer Ruben Avxhiu, i cili pa kurrfarë ndrojtjeje apo dyshimi më të vogël, e kishte cilësuar festivalin si: “Ngjarjen më të madhe kulturore në jetën e të gjithë shqiptarëve të Amerikës”, duke publikuar kështu një parashikim të tij, mjaft ogurbardhë, për të cilin me çka pamë, nuk ka përse ta kundërshtojë askush. Pastaj në shkrimin e Rubenit përmendëshin edhe emrat e nderuar të dy amerikanëve të respektuar, Ethel Raim dhe Martin Koenig, të cilët përveç ndihmesave të tyre, për çdo gjë që i duhej këtij aktiviteti kulturor, e kishin stimuluar fizikisht vetë zhvillimin e tre festivaleve të para, ku natyrisht drejtuesit


kishin qenë tre shqiptaro-amerikanë, dhe pikërisht, z. Tonin Mirakaj në të parin, Prel Sinishtaj në të dytin dhe Mark K. Shkreli në të tretin. Kaq përsa i përket Kronikës së fillimit të festivaleve. Pra, kishte pak më shumë se dhjetë minuta që kishte filluar shfaqja dhe mëndja ime, për t’mos thënë shpirti, më kishte mbetur te skena e hapjes, ku një si “popullëz” artistësh të ri, duke i shoqëruar kërcimtarët me lëvizjet ritmike të duarve, të anashkujtonin, si pa dashur, edhe ato “kukullat engjëllore” dhe të pa fajshme në përallat e Andersenit, të cilat as vetë nuk i kuptonin, se përse ishin aq të bukura! Mandej, mua aso nate çdo gjë, dhe çdo njeri që shihja, më dukej vetëm e bukur, dhe i bukur! Ja për shembull dekori i festivalit, si i varur diku lart në qiellin e Shqipërisë kundruell të gjithëve, dhe i vizatuar me aq pasion, të linte përshtypjen dhe si kur ta çonte paksa mallin e pikturave të shkodranit Kol Indromeno, të varura nëpër telajot e mureve të Katedrales së qytetit Shkoder”?! Ndërkohë edhe konferencierët Kreshnik Zhabjaku dhe Etrita Iboçi, me zërat e tyre si të kulluar nëpër filtra emocionesh, vazhdonin prezantimet sipas rradhës, grup pas grupi e kolazh pas kolazhi, dhe ndoshta nga që flisnin dhe ishin veshur bukur me “fustanella” e me “dantella” të cilat do t’ua kishin si lakmi edhe vetë Hollivudasit; mua gjithënjë e më fort po më dukej se ishin

tamam këto dy artistë që mbanin mbi kurriz peshën më të rëndë të këtij festivali, për t’mos dyshuar më së fundi se pa ata, as shfaqja nuk do të jepej fare...? Dhe si do dukej, ta zëmë, ky festim tashmë i përvjetshëm arti, sikur Famullitari, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, të mos e shndërronte skenën në një Tempull, duke na rishpjeguar qëllimin e tij humanist të ruajtjes së identitetit Kombëtar, si dhe misionin e njohur atdhedashës, kur dihet gjithashtu se Dom Pjetri është kryespecialisti ynë i përbetuar, dhe më i devotshmi për ringjalljen e shpirtrave tanë njerëzorë, sa nëpërmjet predikimeve ideale të ungjijve, po aq dhe me shpalosjet e të gjitha traditave dhe virtyteve tona më madhështore si popull dhe si kombësi; të cilat veçanërisht kur transmetohen në art, në një qytet të tillë pafundësishë, siç është Nju-Jorku, ashtu si pa e kuptuar edhe vetvetiu, fitojnë edhe përmasa ndërkombëtare.... Festivali vazhdon: Dhe besoj se nuk ka qoftë edhe një njeri të vetëm në mesin e rreth tremijë shikuesve të kësaj shfaqje të brishtë dhe aq elegante, që pasi i ka duartrokitur instiktivisht vallet e hedhura mjeshtërisht prej grupit “Rozafati”, t’mos bëhet edhe paksa “xheloz” për suksesin e pa diskutueshëm të koreografes sonë brilante Angjelina Nika, e cila edhe nëse nuk shkëlqeu fort me vallet e Mirditës dhe të Përmetit, me vallet e Malësisë dhe të Drenicës Dardane, pothuajse shkaktoi “tërmet” te skena, nga ku, ashtu si valët e tingujve të

7

orkestrantëve profesionistë të Edi Xhanit edhe “pluhuri” si prej ritmesh i këmbëve të valltarëve të “Rozafatit” pasi u kumboi zëri si të thuash deri në kupë të qiellit, ra dhe u tret me të ngadalë si një mjegullë e bardhë që mbulon dhenë.

“Por bijve të mij un kam me u than’ tu’ u rritë: Mos shkelni bukën, mos pështyni në zjarm, mos pëshyni në dritë!” (M. Camaj)

“Pasha të lumin Jezu Krisht, nuk ka kostum kombëtarë në të gjithë botën, më të bukur se xhubleta e malësorëve”, më foli me zë të ulët, një vajzë apo një grua nuk e di, që ndodhej në karrigen pranë meje dhe në krahun e majtë. “Ti me siguri je prej Malësisë së Madhe apo jo”, iu përgjigja vetë asaj, pa e sjellur aspak kryet prej andej nga erdhi zëri! “Po ti përse po ban medemek se nuk je”, ma tërhoqi në vënd vrejtjen Vera Prel Dakaj, të cilën kur e pashë e njoha se kush ishte. Mandej Vera më tregoi me dhëmbjen e një motre për të vëllanë, se si me gjithë se ishte një pjesmarëse e kahershme në Shoqërinë Kulturore “Kelmendi” të Nju Jorkut, ajo kishte munguar në këtë Festival, për arsyen e vdekjes së parakohëshme të një kushuriri të saj në moshën e djalërisë, humbja e të cilit, ashtu si shallin e zi që mbante për rreth qafës, dukej se ia kishte nxirë edhe jetën Verës.


8

Në këtë minut tepër sentimental, do të ankohesha, si Vera edhe Valbona Prel Dakaj, filluan të qajnë në heshje dhe me dënesë të dyja, në këtë çast unë përjetova më shumë tronditje dyshimin që më lindi, se djaloshi i vdekur, mund të kishte qënë i biri i vetëm i mikut tim Mark Rexhaj mbylla në dekik bllokun e shënimeve, kurse festivali kishte arritur në kulmin e magjisë së vet, a thua se veç me këngë e valle dyshe, kishte marrë vëndim urgjent! Që t’i kundërvihej edhe vdekjes.... Ndërkaq, më shumë për rastësi, se sa ndoshta për vetë betimin e sinqertë të Vera Prel Dakaj në të Lumin Jezu Krisht, në lidhje me ato xhubletat e malësorëve që kanë çmendur studiues të huaj dhe ambasadorë, në skenë ishte ngjitur edhe lahutari Martin Smajlaj, i cili duke i dhënë shpirt nga zëri i tij rapsodisë “Baba gjysh merre lahutën” jo vetëm që ndihej dhe dukej nga larg se vinte këtu direkt nga “Eposi i Veriut,” por edhe nga vet titulli i gjetur i mjeshtrit të metaforave Gjovalin Lumaj, të linte të nënkuptoje edhe dëshirën e brezit të ri, për t’u rikthyer tek origjinaliteti, të cilët tashmë të lodhur, nga muzikat e “xhazit” dhë “rokut” që kanë shurdhuar botën moderne dhe TV-të, kërkonin përsëri Lahutën... Kërkonin pra këtë instrument të lashtë dhe “çudi bërës”, i cili pasi u ngrit nga gjunjët e bandeve, për mbi supet e njeriut, si për t’u thirrë me emrin e dyzuar Violinë, më të famshën se askush tjetër, e bënë Nicola Paganini dhe Stradivarius-i, gdhëndësi. “Lahutari Martin Smajlaj është mjaft i talentuar”, më tha në holl shoku im Vasel Shkreli, i cili për mendimin tim personal, është edhe njëri nga lahutarët më të mirë shqiptarë që ka sot Amerika. Kurse për sa i përket ekzekutimit të potpurive me këngë shkodrane dhe ulqinake, shtoi Vaseli, Dedë Logu - Lapi, Viktor Hila dhe Haxhi Zeneli, kur kanë arritur që të korrin duartrokitjetë në qytetin e Shkodrës dhe të Ulqinit, pra në atdheun e këngëve, kësi shtegu nuk është çudi që njerëzit të plagosin duart... Dhe sido që u ndava i kënaqur me Vasel Shkrelin, në trurin dhe te veshët e mi, përfytyroheshin gjithë farë soj pamjesh, dhe ndigjoheshin gjithë farë zërash, dhe ku lëmshi i ngatërruar i përzierjes së rritmeve dhe melodive po bëhej kaq i madh, sa siç mu bë në atë minut, ishte tepër i vështirë t’ia nxirrje fillin, arrita në përfundimin se gazetarët ndoshta janë edhe qeniet më të pa afta në portretimin e


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2012

9

njerëzve të artit, sidomos kur këto njerëz rrjedhin nga një popull i tërë artist, siç është rasti i përjashtuar i shqiptarëve.

“Ç’po e merr frima rrapin e Jutbinës....?” (Visaret e Kombit) “Festivali i 23-të Shqiptar i Folklorit tek Amerik - më tha Antari i Ansambles së Shtetit të Nju Yorkut Mr. Mark Zef Gjonaj në zyrën e vet - ka qenë kaq i bukur dhe i larmishëm, sidomos në kuptimin e Dancingeve dhe të veshjeve tona Kombëtare, sipas krahinave të Shqipërisë, sa kam idenë që përpos meje, do t’i kishte habitur nga pak edhe piktorët e kostumeve të teatrove të Broadway-it, të cilët shquhen si sqimatarë dhe financojnë me qindra mijëra dollarë vetëm për ca reklama tresekondëshe në TV. Në fakt, edhe mua si shumë kujt, më ka rënë në sy mungesa e “superstarve”! tanë më të njohur në këtë shfaqje humaniste të organizueme si gjithmonë... ”From Father Peter Popaj’s Church”, mirëpo çfarë të bësh...? Si emigrant që jam, por më së forti, si birë emigranti, vetë i kuptoj me dhëmbshuri, problemet e shumta të sivëllazërve të mi artistë, veçanërisht këtu në Nju-Jork, ku siç i thonë një fjale, ka humbur edhe vetë “Kutia e Pandorës”, dhe jo më adresat e artistëve, pa dallim kombësish, mbijetesa në art e të cilëve mund të sigurohet vetëm nëpër komunitetet e tyre përkatëse. Kurse miku im tashmë i vjetër Z. Mark K. Shkreli, ma përsëriti dy herë rresht mendimin e tij të pa lëvizshëm, se Kisha Katolike Shqiptare “’Zoja e Shkodrës’ nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë në ‘konkurencë’ me asnjë individ, grup njerëzish, apo qoftë dhe institucione, mjafton që organizon aktivitete të rëndësishme kulturore që komunitetit i duhen dhe i pëlqejnë; boton revistën ‘Jeta Katolike’ të cilën intelektualët dhe lexuesit e vlerësojnë dhe e përkrahin; ka një sallë të madhe me emrin e shenjtë të Nënë Terezes, që kishave amerikane u mungon, dhe shumë e shumë avantazhe të tjera si këto që i dini edhe ju”, i ra përsë shkurti edhe M. K. Shkreli, i cili, përveç aktiviteteve të ndryshme, ka drejtuar me fisnikëri gati dy të tretat e të gjitha këtyre festivaleve... “Një ndër shfaqjet tona kulturore por dhe familjare që më gëzon më fort, përjashto këtu ditlindjet e fëmijëve të mijë, është vetëm festivali i folklorit”, mu betua edhe Z. Gjeto


10

Vushaj, sipas të cilit ne shqiptarët gabime të vogla edhe mund të bëjmë, por jo deri në at cak sa të harrojmë edhe të kaluarën tonë aq të trishtuar, por edhe të lavdishme për besë të Zotit… Në mbarim dhe teksa po avitesha që ti jepja një farë drejtpeshimi kësaj kronike jo skematike, në kujtesën time tek skena e festivalit, nisën të rihjellin vallet e tyre të paharrueshme, si me rradhë grupi “Gjergj Kastrioti” i Miçiganit me koreograf gjirokastritin Joli Paparisto, “Bashkimi” i Bostonit, nën kujdesin e Bashkim Brahos, shqipet tona si të mbledhura nëpër vise të Nju – Xhersit, tek “Mergimi” i Z. Xhemal Bekteshit, por dhe çdo gjë tjetër që lidhej me këtë manifestim artesh dhe bukurish që ngjanin si të dyzuara. Madje zërat e solistëve tonë të talentuar si zëri i Liza Prelajt, Luigj Tinajt, Fran Vulajt dhe para të gjithëve i Dea Ded Elezaj, mu duk sikur më ndiqnin edhe prapa, krejt si ulurimat që ndjekin pas avionët. Harrova që të shënoj këtu se kur kishte mbaruar shfaqja dhe isha ndodhur vetëm në stacion të autobuzit, mbasi frynte erë dhe bënte ftohtë, pa kaluar as dy minuta te këmbet e mija u ndal një taksi, dhe ashtu si i hutuar, njoha zërin e Kokosë, e cila po thuajse më dha urdhër: “Daddy, eja të shkojmë për në shtëpi se jam per ngut”! Bëra si më thanë, por në fakt, mëndja më kishte mbetur tek njerëzit e shërbimeve të domosdoshme, të cilët nëpër të gjitha aktivitetet më të rëndësishme kulturore, ashtu si në mjediset e Kishës Katolike ”Zoja e Shkodrës”, janë të parët dhe të fundit, që vetem presin dhe përcjellin. Hil Ndoc Popaj asaj nate, fjala vjen, shpërndante libërthin e vogël të programit, Gjergj Zagreda qëndronte në këmbë si “roje” per t’ju gjindur në nevoja grupit simpatik të fëmijëve, të cilët lëviznin si çomarrokë dhe dukëshin edhe disi të emocionuar. I pa lodhuri Adem Belliu i TV-së “Kultura Shqiptare,” ne NY i sapo kthyer nga Alaska, i cili nëpërmjet syrit të kamerës së vet, regjistronte festivalin me “Digital”, pa harruar të përmënd këtu, as koordinuesit me celularë për mbajtje të rregullave dhe qetësisë deri nëper koridoret jashta sallës së koncertit sikurse Z. Mark Berishaj dhe Ndue Dedivani, të cilët, edhe ata si gjithë të tjerët, e meritojnë një farë respekti. Dhe e meritojnë një farë respekti, e përsëris, si ca nga përfaqsuesit më dinjitozë të qindra, dhe ndoshta mijëra shqiptaro–amerikanëve të tjerë si këta, të cilët pa kurrfarë pretendimi që të “dekorohen” apo shpërblimi material, dhe vetëm duke besuar me gjithë zemër në pas-ekzistencën e shpirtit dhe të Kishës, si dhe në hipotezën Biblike se Zoti sheh dhe ndien gjithçka, ata me shërbesat e tyre, si në punët e “Apostujve”, të rikujtojnë më së mbrami edhe një Kryeverb Romak, të cilin me qenë se autori i këtyre rradhëve beson se e ka vërtetuar me jetën e vet si të ringjallur, edhe do ta citojë në tre gjuhë të ndryshme: “Il mio Dio non paga ogni fine settimana.”- Italisht “My God does not pay every week end.”- Anglisht “Zoti im nuk paguan çdo fund javet.”- Shqip


11

PAVARËSIA E

SHQIPËRISË Prof. Gjon Frani Ivezaj

Ne sot, jemi të bashkuar rreth Flamurit dhe po përkutojmë 101-vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë të Shqipërisë, ku, burrat më të shquar të kombit tonë, të prirë nga patriotët Ismail Qemali dhe Imzot Nikollë Kaçorri, shpallen lirinë  e trojeve tona dhe hodhën themelet e shtetit të ri modern shqiptar. Shqipja e filloi fluturimin e saj me dhimbje, por e vendosur të valvitet krenare në të gjithë trojet etnike shqiptare nga Veriu ne Jug, nga Kosova deri në Çamëri, në Mal të Zi dhe Maqedoni. Ne sot, përkujtuam me një meshë solemne të udhëhequr nga i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, të gjithë deshmorët e flijuar ndër shekuj, të cilët, luftuan dhe derdhen shumë gjak, që Flamuri, të valëvit i lirë në të gjithë trojet arbërore, që shteti shqiptar të vazhdonte me dinjitetin iliro-arbëror, duke qenë në themelet e historisë së tij. Historia e Flamurit është e lashtë, sa vetë historia e kombit tonë. Simboli i Shqiponjës, në fushën e kuqe të Flamurit, fillon me kohën e vjetër para Krishtit, vijon me Mesjetë dhe vjen deri në kohët e reja moderne… Lëvizjet apo kryengritjet e vijueshme heroike të shqiptarve, që i paraprinë Pavarsisë, kundër sundimtarëve 5shekullorë të Perandorisë Osmane, kishin vullnetin e pamohueshëm të popullit, në periudha historike kombëtare. Të tilla ishin: Epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit, e sidomos kryengritjet e vazhdushme kundërosmane të viteve 1910 dhe 1911, Kryengritja e Malësisë së Madhe më 6 Prill 1911, të cilat, pasuan me kryengritjen e përgjishme të vitit

1912, e cila përfshiu mbarë hapsirën popullore, për liri dhe pavarsi kombëtare. Fiset e Malësisë, iu bashkuan menjëherë lëvizjeve përparimtare liridashëse të trojeve shqiptare nga pushtimi i gjatë otoman. Ata kërkonin Autonomi të plotë dhe për më shumë ishin të avancuar në ide dhe kërkesa për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, veçanërisht të vilajeteve ku jetonin shqiptarët. Trimi legjendar, Heroi Kombëtar Gjergj Gjon Kastrioti, kishte për qëllim

unifikimin e të gjitha forcave, për të çliruar krahinat e tjera të Shqipërisë. Për këtë arsye, Kryetrimi ftoi trimat dhe bujarët shqiptarë, në një kuvend të përgjithshëm, që u mbajt më 2 Mars 1444 në Lezhë, ku morën pjesë: Gjergj Kastrioti, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka etj. Rrjedha e ngjarjeve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, solli mjerisht pushtimin e trojeve nga otomanët, ku pësoi tragjedi të mëdha në trojet e Arbërit. Në vitin 1877-1878, themelohet

Këmbonarja e Kishës Zoja e Shkodrës më 28, Nëntor, 2013


12

Lidhja e Prizrenit. Ajo zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqsuesve të krahinave, në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Qëllimi i tubimit, ishte formimi i një shteti autonom shqiptar në ombrellën turke, që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Manastirit, Shkodrës e Janinës. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, adminstrativisht dhe ushtarakisht, për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar. Megjithatë, shqiptarët nuk ndalëshin për të gjetë rrugë e forma të tjera, për t’u çliruar nga anmiqtë otomanë, që shkatërronin çdo gjë kudo në trojet tona. Lidhjes së Prizrenit i duhesh organizim konkret dhe veprime të shpejta, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, për dorëzimin e tokave shqiptare vendeve fqinje, forcat turke largoheshin nga pozicionet të cilat duhej t’i zinin forcat e Lidhjes të degës së Shkodrës, para se t’i pushtonte ushtria malaziase, duke u përballë shpesh me ushtritë pushtuese. Në fund të shek. XIX, patriotët shqiptarë, filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re, për t’u bërë ballë rreziqeve në vjeshtën e vitit 1896. Takimi i parë u mbajt më 1897 në Gjakovë, kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt takimi tjetër në Pejë, ku morën pjesë 500 vetë, ndërsa Perandoria Otomane ndërhyri dhe shpërndau Besëlidhjen. Më 23 janar 1899, nën kërcënime të reja për tokat shqiptare, në Pejë u mblodh kuvendi me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja e Pejës, u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, drejtua dhe zgjodhi kryetar Haxhi Zekën. Ai doli me një program 11 pikësh, i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare, por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vit. Pas suksesit, në përhapjen e programit në Kosovë e Shqipërinë Veriore e të Mesme, në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar, që do t’a aprovonte programin e Lidhjes, Sulltani i Perandorisë Otomane reagoi, duke përdorur edhe trathtarët shqiptarë. Më 1899, përpjekjet për mbajtjen e Kuvendit të Prizrenit u penguan. Kjo solli kryengritjen e armatosur të vitit 1900, kur u erdhën forca të tjera otomane, që shkatërruan Lidhjen e Pejës. Kryengritja e Malësisë së Madhe e

vitit 1911 dhe Kuvendi i Memorandumit të Greces, më 10-13 qershor të vitit 1911, janë të formuar nga Komiteti

Prof. Gjon Ivezaj gjatë leximit të kumtesës, majtas z. Mhill Velaj

Qendror i Podgoricës, prej patriotëve dhe trimave malësorë. Kryetari i Komitetit në fjalë ishte Sokol Baci (Ivezaj), kurse Sekretari i Komitetit ishte djali i tij Kolë Sokoli Ivezaj, doctor i shkencave juridike dhe albamologjisë.

Pjesëtarë të tjerë të Komitetit ishin: heroi kombëtar Dedë Gjon Luli, Nikë Gjelosh Luli, Tomë Zoli me vëllanë Lekën, Gjon Nikë Plluci, Gjekë Marash Gjeloshi, Kolë Marash Vata, Luc Muç Elezi, Mehmet Shpendi etj. Kryengritja e Malsisë së Madhe e vitit 1911, është padyshim kurorëzimi i lavdisë shembullore të luftërave heroikë

malësorë, duke qenë kësisoj beteja më e vendosur kundërosmane, për Pavarësinë e mëvonshme të Shqipërisë. Më 23 mars 1911, u hartua dhe publikua një thirrje drejtuar popullit të Shkodrës, e nëshkruar nga patriotët e flaktë, si: Isa Boletini, Mehmet Shpendi dhe Ndue Gjoni, ku thuhej, se: “Ka ardh koha të lirohemi nga pushtimi osman.” Më 24 mars, Malësia dhe malësorët e dëgjuan thirrjen për kryengritje, për liri e pavarësi, pse ishin përfaqësuar në mbledhjen historike të ‘Lidhjes së Prizrenit’ (1878), përmes patriotëve të kombit: Dedë Gjon Luli, Smajl Martini, Çun Mula, Baca Kurti etj. Malësorët sypatremur si fatosa të lirisë, të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, Trieshit e Kojës, me në krye trimat: Dedë Gjon Lulin, Sokol Bacin, Nikë Zekën, Prek Calin, Tomë Nikën, Nikë Lekën, Gjelosh Gjokën, Pretash Zekën, Palok Traboini etj., ishin pushkë e gatshme e mbushur me barut, për trojet etnike shqiptare. Ushtria turke, përballë situ-

atës së padishirueshme, i plotëfuqishmi Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, duke parë humbjet, urdhëroi Kajmekamin e Tuzit, nen/Kolonelin Ahmet Beun, që të riorganizoj forcat, për të mbrojtur kështjellën me rëndësi strategjike të Shipshanikut. Sukseset e kryengritsve malësor, e detyruan dinakun Bedri Pasha, të përdor propagandën e përçarjes fetare. Në qytetin e Shkodrës, ai e shpalli kryengritjen e malësorëve si luftë fetar, “katolikët kundër myslimanve”, e u bëri thirrje popullsisë myslimane, të bashkohet dhe nisej në luftë për të mbrojtur Perandorinë Islame në rrezik. 6 Prilli 1911, është kryengritja më e përgjakshme e malësorëve trima, që ngritën Flamurin Kuq e Zi, në Istikamin e Deçiqit, mbas 500 vjet gjak dhe robërie me malësorët trima.   Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike, më 28 Nëntor 1912, përbën një


akt madhështor, në mbarë historinë e popullit, që përbën një fryt të mbarë luftërave shekullore, për të mbrojt tërësinë territoriale dhe formuar shtetin etnik shqiptar. Populli shqiptar, në Ditën e Pavarësisë, arriti të krijojë të drejtën e tij të pamohueshme, për të pasur liri të plotë dhe sovranitet politik në të gjitha trojet e veta etnike, si të gjithë kombet e civilizuar në mbarë hapsirën e botës. Krijimi i shtetit shqiptar zhvillon një ardhmëni të përgjithshme, duke ngrit forcën e zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor e politik, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset përparimtare të civilizimit botëror. Vendimi historik i Pavarësisë kombtare, që buroi nga Kuvendi i Vlorës, nën udhëheqjen e diplomatit Ismail Bej Qemal Vlora, Imzot Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi etj., arriti të parandalojë programet kundërshqiptare, të cilët ishin përpiluar nga fqinjët shovinistë dhe nga diplomacia franko-ruse. Ata kishin një mentalitet të vjetër bizantin, për t’a asimiluar popullin shqiptar nga hapsina e Gadishullit Ballkanik. Turqia, u gjend e papërgatitur për luftë. Ajo vendosi të formonte ushtrinë e armatosur me vullnetarë shqiptarë. Asokohe doli një urdhër i Ministrisë Turke të Luftës, për t’u dërguar trathtarëve shqiptarë 50.000 pushkë. Ndërsa ushtria turke, një ditë para betejës braktisi frontin në disa pika. Luftimet në Merdar ishin të ashpra. Serbët e morën atë pas humbjeve të mëdha. Edhe mbrojtja e kufirit nga Rashka në Podujevë, u mbeti vullnetarëve shqiptarë, të udhëhequr nga Isa Boletini. Me organizimin e mbrojtjes në veri të Prishtinës, u caktua Hasan Prishtina, ndërsa në Gjakovë, Plavë e Guci Bajram Curri. Vullnetarët shqiptarë luftuan me vendosmëri, por për mungesë të municionit u tërhoqën nga qyteti, që ra po atë ditë në duart e serbëve, ku më vonë u pushtua Vuçiterna dhe Mitrovica. Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare në zonën e Gjilanit, të Moravës e të Karadakut ishte Idriz Seferi, që arriti të grumbullojë 6000 luftëtarë, të cilët luftuan në kufirin me Serbinë, ku, sëbashku me forcat e vendit u bënë ballë njësive të

13

Armatës serbe... Shqipëria u vetëshpallë e pavarur, në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë,

në gjuhën shqipe, e ndihmoi popullin të zbulonte identitetin e vet historik dhe kombëtar, pavarsisht nga ndarjet krahinore, fetare, t’a ndiente veten një bashkësi kompakte e vijuese me të

Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e Parë të Shqipërisë së Pavarur, të drejtuar nga Ismail Qemali, zv/Kryeministër Imzot Nikollë Kaçorri, etj. Njohja ndërkombëtare e Pavarësisë dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë mbas Konferencës së Ambasadorëve (Londër), vendim i së cilës ishte shpallja e Principatës Shqiptare Sovrane nga Perandoria Osmane, nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të ri jashtë kufijve të tij administrativ. Shpallja e Pavarësisë, nuk ishte një akt i veçuem, por u përgatit hap mbas hapi, me kujdes, durim, guxim, me ndjenjën e përgjegjësisë ndër shekuj. Ata që nënshkruan dokumentin e Pavarësisë, që u mblodhën në Kuvendin e Vlorës, e kishin filluar veprimtarinë patriotike shumë kohë përpara dhe ishin dalluar si luftëtarë të pushkës e penës. Kur patriotizmi i rilindësve u përfshi me idetë e mëdha të iluminizmit dhe nacionalizimit evropian, mendimi përparimtar dhe cilësor politik e shoqëror i Rilindjes, u ngrit në një shkallë më të lartë ndërgjegjesimi dhe mori një përmbajtje dhe kuptim të ri. E thanë shkurt dhe saktë, Rilindasit tanë të shquar, gjithnjë pandërprerje, luftuan për t’a kthyer vetëdijën popullore në ndërgjegje kombtare. Në terësi sot, mund të them me bindje, se  kultura e re e publikimeve

njëjtën histori, kulturë, traditë, shqetësime, shpresa, dhe me të njëjtat kërkesa. Duke e mbyllur këtë festim të përbashkët, në Kishën “Zoja e Shkodrës”, në New York, që mbeti gjithnjë për shqiptarët si qënder e madhe atdhetare dhe fetare, përfitoi nga rasti t’u uroj të gjithëve Gezuar Festën e Flamurit, 101-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ne, sot, jemi të gëzuar, sepse në trojet e Dardanisë së lashtë, erdhi liria dhe pavarësia nga nata e gjatë e pushtuesve serbë dhe një ditë shpresoi e besoi, që të gjithë trojet shqiptare etnike të bashkohen në një shtet të vetëm rreth nënës Shqipëri, një ëndërr dhe dëshirë, që e kanë pasur gjithnjë Rilindasit tanë.

Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo ku jetojnë dhe punojnë!

Shënim: Kjo kumtesë, është mbajtur më 28 Nëntor 2013, në përkujtim të 101vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, gjatë ceremonisë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kompanjelin e Kishës katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Harsdale New York.


14

D

DHJETË VJETË LUMTURIM

hjetë vjetë më parë, pikërisht më 19 tetor 2003, Papa Gjon Pali i Dytë njoftoi botën për vendimin që kishte marrë për të shpallur lumturimin – hapi i parë drejtë shënjtërimit — të Nënë Terezës, bijës së kombit shqiptar, Gonxhe Bojaxhiut dhe nënës së botës, për punën dhe veprat e saj në shërbim të më të varfërve të botës. Duke përfshirë Nënë Terezën në rreshtin e të bekuarve për lumturim, Papa Gjon Pali i dytë pat thënë me atë rast se, “edhe në ditët e sotëme Perëndia frymëzon modele të reja shënjtërimi për radikalizmin e tyre, siç është Nënë Tereza e Kalkutës.” Ish-udhëheqsi i Kishës Katolike dhe mik i ngushtë i

Piktura e Nënës Tereze stolis fasadën e Basilikës së Shën Pjetrit në Romë, në ditën e lumturimit të saj nga Papa Gjon Pali II, më 19 Tetor 2003

Nënë Terezës dhe i kombit shqiptar, tha 10-vjetë më parë, ndërsa shpalli lumturimin e Nënë Terezës se, “në personin

Frank SHKRELI e saj shohim një urgjencë që na shtynë të vendosim veten tonë në shërbim të tjerve, sidomos të atyre që janë më të varfërit dhe më të harruarit”, e shoqërisë. Nënë Tereza, për dashurinë e saj në veprim dhe në jetë të pa kushtëzuar për më të varfërit dhe më të harruarit e kësaj

bote, mori lëvdata dhe çmime nga më të dalluarat e kësaj bote, përfshirë edhe Çmimin prestigjoz më të lartë botëror Nobel për Paqe. Gjatë jetës së saj dhe pas amshimit, për Nënë Terezën është shkruar dhe shkruhet gjtihnjë, aq shumë sa që është vështirë të shënohet diçka e re. Por fjalët e saja, fjalimet dhe prononcimet e pasqyruara gjatë viteve dhe dekadave të fundit në median botërore dhe në qindra libra e botime të lloj llojshme dhe dokumentarë, ato mbeten gjithnjë aktuale, të freskëta dhe të përhershme. Është me vend dhe tepër e nevojshme që përballë kërkesave të jetës moderne, materializmit, qejfit e defrimit, të ndalohemi, nga kohë në kohë, dhe të përqëndrohemi mbi mesazhet domethënse që na ofrojnë përvjetorët siç është 10-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës dhe fjalëve të saj, e të cilat duket se rezonojnë për të gjithë brezat. Një ndër këto mesazhe që është gjithnjë aktual, është mesazhi i Nënë Terezës mbi rëndësinë e familjes – që sot duket në krizë kudo – dhe për rolin e saj në shoqëri – mesazh ky që ajo i drejtoi Konferencës së 4-të të Grave, organizuar nga Kombet e Bashkuara më 1955, në Pekin. “Në vend të vdekjes dhe mjerimit”, u tha Nënë Tereza grave të botës, “le të sjellim në botë paqe, gëzim e kënaqësi duke iu lutur Perëndisë për dhuratën e paqes dhe për dhuratën për të dashur dhe për të pranuar njëri tjetrin si vëllezër e motëra, si bijë e bija të Perendisë. Ne e dimë se vendi më i mirë dhe atmosfera më e përshtatshme ku fëmijtë mund të mësojnë se si të dashurojnë njëri tjetrin është pikërisht familja, ku ata shohin prindërit e tyre duke dashur njëri tjetrin dhe duke iu lutur Perendisë. Kur familjet shkatërrohen dhe nuk janë të bashkuara, shumë fëmij rriten duke mos ditur të dashurojnë të tjerët”. Nënë Tereza vazhdoi duke thënë se, “një vend ku shumë familje janë shktatërruar në këtë mënyrë, do të ketë shumë probleme.” “Por kur familjet janë të forta dhe të bashkuara”, përfundoi Nënë Tereza mesazhin e saj drejtuar grave të botës në vitin 1995 në Pekin, “Fëmijtë shohin dashurinë e veçantë të Perëndisë në çfaqjen e dashurisë midis prindërve të tyre, dhe si të tillë rriten që të ndërtojnë


15 dhe të zhvillojnë vendin e tyre në një shoqëri më të mirë dhe më të dashur për të gjithë. Fëmija, tha ajo, “Është dhurata më e çmueshme që na ka falë Perëndia dhe si i tillë ai ka nevojë për të dy prindërit.” Në të vërtetë, Nënë Tereza i kushtoi gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj mbrojtjes së jetës së njeriut kudo në këtë botë. Ajo fliste me një pasion pothuaj të papërmbajtur në mbështetje të jetës së njeriut kudo e kurdo që i jepej rasti e mundësia, në konferenca ndërkombëtare dhe në takime me udhëheqsit dhe personalitetet më të dalluara të kësaj bote. Në një deklaratë që ajo i dërgoi Konferencës Ndërkombëtare mbi Popullësinë dhe Zhvillimin në vitin 1994 në Kajro, Nënë Tereza tha se, “Secili prej nesh është këtu sot sepse na ka dashur Zoti i cili na ka krijuar dhe prindërit që na kanë pranuar. Kjo është arsyeja – shtoi ajo – se pse është aq trishtues fakti se në aq shumë vende të botës, jeta e njeriut po shkatërrohet me qëllim nga luftërat, nga dhuna dhe nga aborti. Perëndia na ka krijuar të gjithëve me të drejta të barabarta dhe për gjëra më të rëndësishme dhe më madhështore. Askush – tha ajo – as ndonjë vendim konference ndërkombëtare dhe asnjë qeveri nuk ka të drejtë të shuaj jetë njerzish, përveç Zotit, autorit që ka krijuar jetën. Sa bukur do të ishte sikurë fondet që përdoren për të vrarë njerëz do të përdoreshin për t’i ushqyer, për t’i strehuar dhe për t’i edukuar ata”, ka thënë Nënë Tereza në mesazhin e saj Konferencës Ndërkombëtare mbi Popullsinë dhe Zhvillimin më 1994 në Kajro. Në fillim të shtatorit, në Katedralën Nënë Tereza në Prishtinë u mbajtë një ceremoni madhështore ku u shënua 10vjetori i lumturimit të Nënë Terezës dhe njëherazi edhe 1700-vjetori i ediktit të Milanos, sipas të cilit qytetarët e Perandorisë romake fituan të drejtën e ushtrimit të fesë së krishterë. Përveç udhëheqsve të ndryshëm fetarë, në ceremoni morën gjithashtu pjesë edhe udhëheqsit më të lartë politikë të Republikës së Kosovës. Presidentja e Kosovës Zonja Atifete Jahjaga tha me atë rast se – 1700-vjetori i Ediktit të Milanos dhe shëmbëlltyrës së autorit të tij, Konstantinit të Madh me origjinë ilire

– “përputhet me 10-vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës, duke e vlerësuar këtë si një gjest shumë simbolik, por njëherit edhe përmbajtësor të kontributit që ka dhënë Kosova, si vazhdimësi e Dardanisë së shënjtë antike, në mirëkuptimin dhe në tolerancën ndërmjet besimeve dhe ndërmjet popujve”. Presidentja e Republikës së Kosovës, përfundoi fjalën e saj duke thënë se, “Shënimi i manifestimit të Ediktit të Milanos të punës së Konstantinit të Madh, që ishte nga këto treva, më së miri sublimohet në shëmbëlltyrën e Nënës Tereze, misionares që gjithë jetën ia kushtoi të varfërve, duke përhapur

dorën e mirësisë e të dashurisë, duke forcuar besimin në njerëz dhe duke u shkrirë në bindjen se njeriu bart vlerat më të mëdha humane brenda shpirtit të vet dhe se dashuria e mirësia si dhunti dhe si angazhim janë të paskajshme dhe janë të pashterrshme”. Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Zoti Hashim Thaçi, mori pjesë në këtë manifestim përvjetorësh të dyfishtë dhe në fjalën e rastit ai përshëndeti të pranishmit duke i lidhur këto dy përvjetore të rëndësishme për kombin shqiptar, me ç’rast tha se, “Kryqi që e kishte frymëzuar perandorin Konstantin dhe feja e thellë në Zotin, janë elemente që kanë formuar edhe jetën dhe veprën e së lumës sonë Nënë Terezës. Zoti është pasuri, dashuri për çdo njeri pa dallim feje dhe kombi”, tha kryeminsitri Thaçi. “Nëna Terezë dhe vepra e saj”, vazhdoi udhëheqsi i Kosovës, “kanë dëshmuar shpresën dhe dashurinë me tërë qenien e saj. Atë e kanë kuptuar të gjithë dhe e kanë njohur dhe e kanë quajtur me emrin e ëmbël dhe të bukur,

Nënë…. Vlerat shpirtërore dhe humaniste të Nënës Terezë janë sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar”, u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në 10-vjetorin e lumturimit të Nënës Tereze. Me veprat e saja, Nënë Tereza, nëna jonë dhe nëna e botës, ka tejkaluar kufijt njerëzor dhe andaj 10-vjetë më parë, Papa Gjon Pali i dytë e radhiti atë midis të lumturëve, duke e vendosur përtej njerëzores, me shënjtërit dhe shënjëtëreshat e Kishës Katolike. Ne shqiptarët kudo, me të drejtë mburremi shumë me Nënën tonë Tereze, bijë të një gjaku. Me krenari e themi, përfshirë edhe udhëheqsit e tanishëm më të lartë të kombit shqiptar, se Nëna Tereze është simbol dhe bartëse e vlerave më të mira e më të bukura të kombit shqiptar. Por ama në këtë 10-vjetor të Lumturimit të Nënë Terezës – megjithë adhurimet dhe krenarinë që tregojmë në sipërfaqe për të – duke marrë parasyshë gjëndjen politike dhe shoqërore në të gjtiha trevat shqiptare – unë nuk mund të durohem pa iu bashkuar cinizmit dhe skepticizmit të të ndjerit Profesor Peter Priftit, i cili disa vjetë më parë është shprehur për librin e Genc Lekës mbi Nënë Terezën duke bërë pyetjen: “A mos ishte lindja e Nënë Terezës në rrethin tonë një gabim, një devijim gjenetik ndofta, apo një sinjal hyjnor, një paralajmërim paraparak për një të ardhme madhështore për kombin shqiptar? Kur shoh gjendjen në Shqipërinë e sotme, mendoj të parën; por më pëlqen të besoj të dytën”, qe shprehur Profesor Peter Prifti dhe vazhdoi: “Pyes veten, kemi të drejtë si shqiptarë të mburremi me motrën tonë të bekuar? Mendoj se Nënë Tereza nuk nderohet me levdata, me konferenca shkencore, me shërbime përkujtimore, as edhe me lutje e pelegrinazhe te varri i saj. Sa kohë që neve nuk bëjmë ndryshim, asnjë përmirësim në marrëdhëniet tona shoqërore e politike, atëhere përsa na përket neve si shqiptarë, ajo jetoi kot në këtë botë. Atëherë do jetë më mirë të mbyllim gojën dhe të mos guxojmë kurrsesi të themi se jemi njerëz të një gjaku e të një gjuhe me Nënë Terezën”, përfundon profesori i nderuar, i ndjeri Peter Prifti.


16

Arbanasi, në afërsi të qytetit kroat Zara (Zadar), një lagje me rreth 6000 banorë dhe 1600 familje, sikur tregon edhe emëri, është tërësisht i banuar me shqiptarë katolikë, të ardhur aty nga Shestani, Arqipeshkvia e Tivarit, gjatë viteve 1726/27/35 (rreth 50 familje me 500 veta), të shtyrë nga dhuna e padurueshme e osmanëve dhe për t’i ikur turqizimit me dhunë.

A

Shqiptari nga Zara e Kroacisë Mons. Simon Duka

Protonoter apostolik dhe sekretar i Arkivit Sekret të Vatkanit

rqipeshkvi i Zarës, Imz. Vicko Zmajeviq, më parë arqipeshkëv i Tivarit dhe organizues i Kuvendit të Arbërit, në fshatin Merqi, ipeshkvia e Lezhës, më 14-15 janar 1703, i ka ftuar dhe, jo vetëm që i ka pranuar me krahë hapur, por edhe u ka ndihmuar për t’u sistemuar dhe për të ndërtuar kishën e vet kushtuar Zojës së Loretos.

Arbanasët edhe sot e kësaj dite e kanë ruajtur gjuhën shqipe, traditat dhe zakonet e Shestanit. Ata, për të treguar se kush janë, rrugën kryesore e kanë emërtuar Ul. Jure Kastriotica-Skenderbega, sikur edhe Ul. Gjergje Fishte dhe Ul. Bregdetti. Ky vend ka dhënë shumë njerëz të njohur në fusha të ndryshme, si të

Mark K.

SHKRELI fesë, shkencës, politikës, sportit dhe kultures, si: Ivan Prengja (i 68-ti Arqipeshkëv i Arqipeshkivisë së Zarës), Ivo Peroviq (ban i banovinës kroate), Josip Gjergja (diplomat dhe zv. Ministër i Punëve të Jashtme të ish-Jugosllavisë), Krunosllav Krstiq (bashkëpunëtor i shkrimtarit të famshëm kroat Mirosllav Krlezha), Tomisllav e Vedran Ivçiq dhe Mlladen Grdoviq (këngëtarë), Gjani Marshan (këngëtar e diplomat), Pavle dhe Valter Deshpal (muzikantë), Dushko Modriniq (artist filmi dhe

skene), Akademik Aleksandar Stipçeviq (historian dhe studjues i përkushtuar i ilirëve), Dr. Ratimir Kallmeta (gjeograf, gjuhëtar, pedagog, publicist), Bozhidar Dario Kallmeta (Ministër në Qeverinë Kroate), Josip Pino Gjergja (basketbollist me famë botërore), Ivica Mateshiq dhe Daniel Kotllar (kolonel dhe brigadier në ushtrinë kroate), Hrvoje Macanoviq (babai i gazetarisë së sportit në Kroaci), Josip Rela (shkrimtar dhe pedagog), e shumë të tjerë.

Për këta kemi dëgjuar, pak a shumë, të gjithë, por unë dua t’i paraqes lexuesit një “arbanas” pak të njohur ndër ne, por shumë të njohur në botë, siç ndodh

shpesh me shqiptarë. Ky personalitet është i njohur me emrin Simeone Duca (nga italianët dhe Vatikani), Šime Duka (nga kroatët), kurse në shqip është Simon Duka, të cilin poashtu edhe unë do ta quaj në këtë shkrim. Prof. Dr. Mons. Simon Duka, lindi në Arbanasi më 25 tetor 1915. Në Zarë kryen studimet e teologjisë dhe shugurohet meshtar. Për një kohë të shkurtër shërben në famullinë Draçevac dhe mandej, me thirrjen e Arqipeshkvit të Zarës, Pietro Doimo Munzoni, shërben si sekretar i tij personal. Pas kapitullimit të Italisë dhe mbarimit të Lufrës së Dytë Botërore, bashkë me Arqipeshkvin Munzoni, largohet nga Zara. Në Vatikan


vazhdon shkollimin dhe mbron dy doktoratura, në ligjin civil dhe atë kanonik (kishëtar) në Univesrsitetin Lateran në Romë, duke u specializuar në arkivistikë. Si i tillë edhe emrohet sekretar i Arkivit Sekret të Vatkianit, ku ka shërbyer për shumë vjet. Bashkë me një tjetër sekretar të Arkivit në fjalë, kroatit Prof. Dr. Atë Basil Panxhiq, ka shkruar edhe lib-

që e kanë njohur, edhe pse ka banuar në një vilë luksoze, me shërbëtor, ai vetë ka jetuar një jetë askete, ka hëngër si i vobekët, ka veshur të njëjtat rroba deri sa i janë shkyer në trup dhe, për vete dhe nevojat e veta, nuk ka shpenzuar asgjë. Çdo gjë ka qenë për Kishën. Këtë e ka vërtetuar edhe me vepra, duke dhuruar para për ndërtime ose rinovime të shtatë

Meshë në kishën “Zoja e Loretos” në Arbanasi rin “Doracak Kishtare”.

për

Arkivistikën

Arkivi Sekret i Vatikanit, është vendi qendror, ku ruhen të gjithë dokumentet e Selisë së Shenjtë. Papa, deri në vdekje (ose dorëheqje), është pronar i arkivit deri që të zgjedhet papa trashëgimtar. Në këtë arkiv ruhen edhe dokumentet shtetëror të Vatikanit. Vetë fjala “sekret” është emërtim çorientues dhe nuk ka kuptimin e sotëm “i fshehtë”, por domethënë “personal”, “privat”, nga rrjedh edhe fjala “sekretar”. Pra, duke qenë sekretar i këtij arkivi, Simon Duka, ka pasë mundësinë të shohë mijëra dokumente të dalë nga Vatikani dhe papët, si dhe ato që kanë ardhur në adresën e Vatikanit ose papës – pozitë kjo që këkron besim tepër të madh. Duke e pasur këtë besim, Mons. Simoni ka qenë i emruar edhe Protonoter apostolik si dhe Prelat personal i Papës Gjon Pali II. Mons. Duka ka grumbulluar një fond të madh financiar dhe, sipas atyre

kishave në Zarë. Ka ndërtuar kisha edhe në Shqipëri dhe Itali. Qyteti i Zarës, në vitin 2000, e ka nderuar me “Çmim për arritje jetësore”, kurse Universiteti i Zarës e ka shpallur Doktor Nderi. Si “arbanasas”, ai nuk ka harruar as kishën e vendlindjes, atë të Zojës së Loretos në Arbanasi, të cilën e ka rinovuar me fonde të veta. Përveç lidhjeve me njerëz të lartë të Kishës dhe pushtetit në Itali dhe Kroaci, si shqiptar, Mons. Duka ka mbajtë lidhje edhe me bashkëkombasen e vet të famshme, Të Lumen Nënën Tereze, me nismen e së cilës ka financuar rindërtimin e Kishës rrënzë kështjellit “Rozafat”, Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër, e cila ka qenë rrenuar deri në themel nga regjimi famëkeq i diktatorit ateist Enver Hoxha.

Megjithse njerëz të shpifur, kanë spekuluar për prejardhjen e kësaj pasurie, shumëmilionshe, të këtij prifti, ata së fundi duhet që të jenë bindur nga e vetmja përgjigje e imzotit Duka:

17

“Providenca Hyjnore më ka bërë mjet të planeve të Tij”. Më 28 mars 2006, në moshën 91vjeçare, në Romë, ndërroi jetë Mons. Simon Duka. Trupi i pa jetë i monsinjorit, më 31 mars, është bartë te kisha famullitare “Zoja e Loretos” në Arbanasi, e nga aty në katedralen “Shën Anastasia” (Sveta Stošia) në qendër të Zarës. Meshën përmortore e ka udhëhequr një tjetër “arbanas” i njohur në Zarë, tashmë i ndjerë, Imzot Ivan Prengja (shokë klase me autorin). Pas Meshës është varrosur në kishën e Zojës së Shëndetsisë (rinovuar nga vetë ai), bri varrit të arqipeshvit Vicko Zmajeviq, ku thuhet se edhe nëna e monsinjorit është lutur shpesh.

Imzot Simon Duka është me të vërtetë një personalitet me të cilin, ashtu si krenohën “arbanasët” dhe kroatët, duhet që të krenohemi edhe ne, bashkëkombasit e tij. Pastë dritë në Amshim.

P O E Z I FESTAT E “Fund Vitit” po quhen!!!

Gjeto Turmalaj

Heu... në këto kohë të reja GLOBALE Medjat e shkruara e ato vizive Shprehen në mënyrën krejt naive S'po i duan të vërtetat e filtrit? Po etiketojnë (Festat e fund vitit)… Eh, Jo more, këto festat kanë Emër!? Bota i quan, festa e Kryevitit. Janë... KRISHTLINDJA… ... Êshtë Viti i Ri i parë. Ku nisi Epokë e re për Globin mbarë Celebruar mbi 2 mijë vite… …në KALENDAR. Kur Biri i Hyjit në Betlehem lindi Galdoi Beslidhja e Re për rrezullimin… Ku shëndriti Drita prej Drite për njerëzimin.


18

A ËSHTË FEJA E SHQIPTARIT,

SHQIPTARIA?!

E kemi të ngulitur, të kthyer në klishe, na është thënë e stërthënë se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ç’domethënë në fakt kjo, brenda një konteksti të ri, a e ka dhe a duhet ta ketë kuptimin e kahershëm të 1900ës, dhe pse vazhdon të qarkullojë me forcë dhe e patrazuar brenda ligjërimit shqiptar? A është më shumë Rilindase, apo na mbeti, në derë e në mendje, si rudiment i dogmës komuniste që kërkonte zëvendësimin e një Zoti me një zot tjetër? A është feja në fakt, diçka që shqiptarët duhet ta rimarrin, për t’u kthyer te e përshpirtshmja apo vakuumi me shqipta- Gjergj Meta dhe Gilman Bakalli rizmin jo vetëm si atdhe, por edhe si fe, do mund të na kthehet në humnerë morale e shpirtërore?

Shqiptaria nuk është feja ime

S

Dom Gjergj Meta

hqiptaria nuk është feja ime dhe shqiptaria nuk mund të jetë një fe. Fjala fe ka të bëjë ndoshta etimologjikisht me fjalën fides nga latinishtja apo edhe italishte fede. Tregon një marrëdhënie me një realitet të përtejmë, me hyjnoren, pra me një realitet absolut. Ngritja e patriotizmit në fe e kthen këtë të fundit në ideologji madje në idhujtari. Prandaj unë për veten time them se jam shqiptar, atdheu im është Shqipëria, por besimi (feja) im është krishtërimi. Të dyja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën madje e integrojnë mirë dhe nuk ngatërrohen. Duke u kthyer edhe një herë te

vargu pashkovasjan mendoj se duhet të shikojmë tekstin dhe kontekstin e këtij vargu. Ishim një popull pa atdhe, pa identitet, pa gjuhë e pa bari. Një thirrje e tillë reflekton nevojën e kohës. Ka brenda pathos emocional dhe poetik, por asesi nuk është një thirrje e tipi: mos shkoni në kisha e xhamia, por një thirrje që besimi im fetar mos të bëhet shkak përjashtues i tjetrit për një jetesë të përbashkët dhe harmonike. Kur besimi fetar bëhet pengesë për takimin me tjetrin i cili është përballë e pranë meje, atëherë kemi të bëjmë me fondamentalizëm, një barrierë arkitektonike e shpirtit që nuk i bën nder njeriut e as besimit të tij e kundërshton frymën hyjnore që gjendet brenda çdo njeriu si i krijuar

nga i njëjti Hyj. E rimarrë në kohë maksima pashkovasjane është përdorur nga komunizmi sigurisht, por edhe nga një lloj iluminizmi patriotik i cili në emër gjoja të patriotizmit dëshiron të largojë Hyjin nga sferat publike të jetës. Në Shqipëri kjo ndodh aty-këtu në emër të nacionalizmit, kurse në Europë ndodh edhe në emër p.sh. të të drejtave të njeriut, të cilat jo rrallëherë kthehen në një alternativë ndaj hyjnores duke dashur të krijojnë një themel që themel nuk mund të jetë. Në realitetin aktual unë e shikoj disi të tejkaluar tezën sipas së cilës shqiptarizma është një vlerë për të cilën duhet të luftohet me mish e me thonj. Sot ne kemi kufij ndërkombëtarisht të njohur, kemi


marrëdhënie të mira me fqinjët tanë dhe me vendet e tjera pavarësisht keqkuptimeve dhe tensioneve që nganjëherë lulëzojnë aty këtu. Por përveç kësaj shqiptarët duket se kanë zgjedhur Europën dhe integrimin në familjen europiane. Ky është një element më shumë për ta shikuar atdheun në një perspektivë dhe këndvështrim tjetër, më të gjerë dhe më mendjehapur se sa ai i kufijve nacionalë. Me shkrirjen e kufijve në një të ardhme europiane gjithë përpjekja jonë duhet të jetë te ruajtja e identitetit kulturor dhe tradicional. Unë mendoj se sot atdhedashuri do të thotë punë për të mirën e përbashkët, për integrimin e vendit, për promovimin kulturor të tij e mbi të gjitha sot atdhedashuri do të thotë dashuri për familjen. Ne shpesh harrojmë se dy fjalët me të cilat cilësojmë atdheun, sikurse kanë saktësuar edhe ipeshkvijtë katolikë në letrën e tyre me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë Fides et Patria, janë atdhe dhe mëmëdhe, dheu i atit dhe dheu i nanës. Një dashuri për atdheun që nuk kalon nga dashuria për familjen dhe të afërmit nuk është atdhedashuri, por thjesht një propagandë boshe e cila fsheh interesa elektorale ose ekonomike. Konteksti historik aktual na kërkon dhe na imponon rizgjimin dhe forcimin e disa vlerave sikurse janë familja, jeta, mikpritja, besa të cilat mund dhe duhet t’i importojmë në familjen e madhe europiane ku duam të integrohemi. Dua ta përmbyll me një citim nga një dokument shumë i lashtë i krishtërimit që quhet Letra e Diognetit. Ndër të tjera aty shpjegohet edhe marrëdhënia që të krishterët kanë me atdheun e tyre: të krishterët “…jetojnë në atdheun e tyre, por si të huaj; marrin pjesë në gjithçka si qytetarë, por janë të shkëputur nga gjithçka si të ishin të huaj. Çdo atdhe i huaj është atdheu i tyre dhe çdo atdhe është i huaj për ta…Banojnë në tokë, por janë qytetas të qiellit”.

19

Karriera e palavdishme e një formule Gilman Bakalli

“Feja e shqiptarit është shqiptaria!” Çfarë është kjo fjali, e cila, prej më shumë se një shekulli, mësohet nga çdo fëmijë shqiptar në shkollë dhe vazhdon të bëjë karrierë, me variacione dhe derivate të ndryshme, duke i mbijetuar të gjitha sistemeve politike shqiptare? Ç’është kjo formulë me forcë të tillë mbijetuese, që shfaqet kohë pas kohe, me intensitet të ndryshëm në skenë, duke dominuar diskursin publik shqiptar? E lindur si një apel që i drejtohej jo vetëm shqiptarëve, por kryesisht popujve fqinj dhe Evropës, për t’i treguar se shqiptarët qëndronin përtej feve të tyre si një komb kompakt, e konceptuar si një urë lidhëse midis feve, shumë shpejt “shqiptaria si fe” fitoi statusin e një miti, një prej atyre miteve me forcë konservuese që i duhej në fakt një populli, i cili arriti të kishte një shtet dhe një alfabet të vetin vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Nën regjimin e diktatorit Hoxha, shqiptaria si urë lidhëse midis feve do të zëvendësohej me atdheun, i cili iu ndërkall dhunshëm shqiptarëve si vlera superiore, për të cilën, përballë armiqve të shumtë që na rrethonin, duhej dhënë edhe jeta…. Të lodhur nga atdhedashurizmat dhe patriotizmat e imponuara (dhe të tradhtuara) nga regjimi komunist, i cili kishte shkatërruar jo vetëm vendin, por edhe njeriun, shqiptarët iu rikthyen, pas viteve ’90 fesë. Ose gjetën strehë tek partitë, të cilat sot, me intensitet të ndryshëm, herë direkt e herë indirekt, herë për të mbushur një boshllëk ideologjik e herë programor, kanë filluar t’i emocionojnë turmat me krenarinë që buron nga të qenit shqiptar. Paralelisht me aspiratën e sinqertë (?) të politikanëve për integrimin e Shqipërisë në BE, përvidhet tinëzisht edhe tendenca e rigjallërimit të formulës arkaike “feja e shqiptarit është shqiptaria” apo të derivateve të saj foshnjore deri folklorike të tipit “jam krenar që jam shqiptar”, apo “oh sa mirë

me qenë shqiptar, ou hej!” Shqiptaria si fe është një koncept mbrojtës dhe sulmues njëkohësisht. Perceptohet dhe përjetohet nga shqiptarët pasivisht dhe me indiferencë, por nxit njëkohësisht reagime tejet agresive. Është mbrojtëse, sepse ithtarët e saj e konceptojnë atë si diçka ekzistuese, aktuale, në një farë mënyre si një pronë që duhet mbrojtur nga sulmet e disa fuqive kulte djallëzore dhe organizatave anonime. Si diçka e rënë nga qielli dikur dhe e futur tinëzisht tek shqiptarët, duke formuar substancën e tyre të brendshme, kjo formulë konsiderohet si shenjtëri, të cilën është sakrilegj ta vësh në pikëpyetje apo, larg qoftë, ta ndryshosh. Sot, pas më shumë se 100 vitesh, ithtarët dhe propaganduesit e kësaj klisheje e kanë të vështirë ta pranojnë se kjo formulë nuk mund të jetë kurrën e kurrës një pronë, por tek e fundja një koncept hipotetik, kurrsesi një enë prej balte, ku fshihet mistershëm esenca e shqiptarit apo e një bashkësie shqiptarësh, porse thjesht një nga shumë mundësitë që ka një njeri apo një grup njerëzish për të bashkërenditur traditat apo risitë, për të konservuar diçka apo për të provuar diçka të re. Ky fakt humbet plotësisht në konceptin statik të formulës 100 vjeçare “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Aq sa konceptohet dhe përjetohet si entitet mbrojtës, po aq sulmues dhe agresiv është reagimi i tij. I tërhequr në vetvete, ky entitet vepron si fuqi inerte që premton stabilitet pikërisht aty ku gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa e drejtuar jashtë vetes, kjo formulë shndërrohet në një forcë, e cila gjurmon kudo të huajën dhe e regjistron atë si kërcënim. Si e tillë, funksioni i kësaj formule është kufizimi. Sipas atij politikanit tipik që e përdor këtë formulë, realiteti është thjesht një tokë anonime, në të cilën ai ngul gardhiqet. Vetëm duke kufizuar, duke përjashtuar dhe larguar ai arrin të transmetojë siguri për ato shqiptarë, të cilët, të pasigurt, të frikësuar, të trazuar nga rrjedha e jetës,


20

nga të papriturat e ekzistencës, ndryshimet e kohës, e kanë të nevojshme “shqiptarinë” si fe, si një garante të qëndrueshmërisë. “Feja e shqiptarit është shqiptaria” është një formulë, me të cilën mund të kundërshtosh çdo census, një formulë me të cilën mund të argumentosh çdo apel popullor, çdo çmenduri nacionale, çdo projekt politik, pasi është në natyrën e kësaj formule që të ndjehet e kërcënuar vazhdimisht, të merret vazhdimisht në mbrojtje prej armiqve të shumtë fiktivë që e rrethojnë. Thuajse arbitrarisht, kjo formulë mund ta përligjë faktin se pse një formacion

politik a social kërkon të mbyllet kundrejt frymës së mendimit të lirë, kundrejt një mentaliteti civilizues e modern, pasi shtetit iu dashka të bëjë luftë mbrojtëse në mbrojtje të identitetit të tij kulturor apo kombëtar; ndërkohë që një formacion tjetër politik, mund të sulmojë retorikisht një shtet fqinj, sepse, vetëm nëpërmjet një beteje retorike preventive, ai mund ta mbrojë identitetin medemek të kërcënuar të të tijve, të kërcënuar nga komplotet e armiqve përreth. Shkurt, nuk ka ekspansion apo vetëizolim që të mos mund të përligjet nëpërmjet formulës “feja e shqiptarit

është shqiptaria” dhe statusit të saj logjikisht të kërcënuar. Kjo formulë, me të gjitha derivatet e saj fëmijërore, është një armë e partive të vogla politike, të cilat, të etura për pushtet dhe të zbrazura nga çdo program, e ushqejnë në mënyrë histerike kultin e diferencës. Dhe në të njëjtën kohë, kjo formulë i shërben edhe partive në pushtet, të cilat synojnë ta mbajnë të nënshtruar popullsinë e varfër edhe pa ia siguruar asaj mirëqenien e duhur. Pra, formula “feja e shqiptarit është shqiptaria” ka qenë, është dhe mbetet gjithmonë në modë dhe, sa më fiktive të jetë, aq më shumë adhurohet ajo!

Kujtime mbi Át Vinçenc Prennushin

M

Arshi Pipa

brapa burgut të Durrësit, mbrenda telave, asht nji ndertesë përdhese. Sherben njikohësisht si restorant dhe si shkollë: aty policët marrin ushqimin e përditshëm, aty marrin edhe mësimet e partisë. Këte herë sherben edhe si sallë gjyqi.

Nanduer 1947. Hove-hove të burgosunit janë nxjerrë përpara gjyqit ushtarak. Asht vala e terrorit ma t’egër. Intelektualë, teknikë, klerikë, por edhe zejtarë, fshatarë, të gjithë ata që mendohet se janë kundërshtarë, veprues ose jo, të partisë, janë fshi dhe rrasë nëpër burgje. Gjykimi asht sa për sy e faqe: Proçeset kurdisen ma parë nga Ministria e Mbrendëshme; gjyqi vetëm i ven në skenë. I burgosuni merret nji ditë nga Dega e Sigurimit dhe futet mbrenda në nji dhomë. Shef para vetes, ulun në tryezë, tre oficerë madhorë, nji tjetër pak menjianë brylas, nji nënoficer me nji makinë shkrimi. Njeni prej tyne lexon nji fletë, zakonisht fillimin ose fundin e saj; vazdhojnë pyetjet, shoqnue me kercnime e shamje. Kjo vazhdon dhetë deri njizet minuta, simbas rasës. Mandej i borgusuni nxirret jashtë dhe nji tjetër futet në dhomë. Njeriu pandeh se

gjindet në nji seancë hetuesie. Mbasi e bien në burg merr vesht se ka qenë para gjyqit ushtarak. Për disa ditë me radhë gjyqi ushtarak i Garnizonit të Tiranës, i kryesuem prej major Gjin Banushit, ka gjykue kësisoj me dyer të mbylluna. Tash asht vendimi.

Át Vinçenc Prennushi, meshtar françeskan dhe ipeshkëv, lindi në Shkodër me 4 shtator 1885. Qe drejtor i Kolegjit françeskan, profesor në Gjimnazin Illyricum, sekretar i Provincës, definitor dhe guardian i Kuvendit të Shën Françeskut – Gjuhadol. U zgjodh dy herë ministër provincial (1929-1935). Drejtoi revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritës”. Krahas krijimtarisë së tij në letërsi e prozë,

u dallue edhe si orator dhe predikues në Shkodër e në mbarë Shqipninë. Qe shkrimtar i shkëlqyeshëm në prozë dhe në poezi. Për lexuesin shqiptar imzot Prennushi asht i njoftun me veprat: Gjeth e Lule, Kangë popullore gegnish, Prej Robnie në lirí, E tradhtuemja, Shen Françesku i Asizit, etj. Te revista Zani i Shna Ndout ka botue shume shkrime me karakter apologjetik e përshpirtnor. Në vjetin 1922 mbajti konferencën e famshme Nder lamije të demokracisë së vertetë. Qe zgjedhë ipeshkëv i Sapës nga papa Piu XI (1936-1940). Pastaj qe dërgue në selinë kryeipeshkvore të Durrësit (1940-1949). Punoi ma së shumtit për të mirën e shpirtnave, për nderin e Urdhnit dhe të Provincës. U arrestue në vjetin 1947 dhe


qe denue me 20 vjet burg. Vdiq në infermierinë e burgut në Durrës, i prekun nga infarkti mbas mundimeve të shumta, me datën 20 mars të vjetit 1949. U varros në Kishën katedrale të Durrësit me dhimbje të madhe nga populli i atij qyteti dhe nga të gjithë miqtë e dashamirët që paten rasën me e njohtë (shën. i HD). Në sallën e vogël qëndrojnë mbi banka rreth gjashtëdhetë të burgosun. E shumta nuk e njofin njeni tjetrin. Fytyra të nxime, të hjekuna, që kqyren nëmjet tyne frikshëm, pabesueshëm. Hyn trupi gjykues. Prokurori, kap. I-rë Petrit Hakani, nis pretencen. Ban nji përmbledhje të shkurtën, të ngutshme, mandej nxjerr nga çanta nji tufë letrash dhe ndan andej listen e grupit të parë. Përpara meje asht nji burrë me flokë të bardhë, i mbledhun kruspull, i veshun me nji mantel të zi të dalun boje. Nuk ka lëvizë gjithë kohën. Lëviz tash në thirrje të nji emni: “Vinçenc Prennushi!”. Ngrihet ngadalë, mundshëm, dhe ulet mandej pa thanë nji fjalë. Prokurori lexon pretencen e të pandehunit. Akuzat janë krejt gjenerike, pa asnji fakt konkret, ato tashma të stereotipuemet: “anmik i popullit”, “bashkëpuntor i okupatorit”, “fashist”. Theksohet fakti se ka qenë ipeshkëv i Kishës Katolike dhe me këte rast shtohen frazat: “klerik reaksionar”, “agjent i Vatikanit”. Në fund kerkimi i denimit: njizet vjet. Njizet vjet në ato rrethana, dhe për nji personalitet si Vinçenc Prennushi, nuk asht fort keq, kur të mendohet se fill mbrapa prokurori kerkon denimin me vdekje për famullitarin e tij Dom Anton Zogaj. Në fjalën e fundit Imzot Prennushi thotë me za të ramë: “Nuk i kam dashtë kujt të keqen. Jam mundue me ba mirë”.

Vendimi i gjyqit asht: “Njizet vjet privim lirie me punë të detyrueshme”.

Me Imzot Prennushin u njofta fill mbas gjykimit. Na qilloi me ndejë sëbashku, në nji dhomë të vogël të burgut, ku vunë edhe Myftiun e Durrësit, Mustafa Varoshin, prof. Prekë Kaçinarin dhe nji profesor tjetër. Disa ditë mbrapa, Myftiu, i cili nga torturat e tmerrshme gjatë hetuesisë ishte ba nji

kufomë e gjallë, vdiq në spital të Durrësit. Prof. Prenkë Kaçinari që vuente nga tuberkulozi, u lirue nga burgu me 1949. I merzitun nga persekutimi i vazhdueshëm ai vrau veten me 1956. Pak ditë ma vonë u zhbartem prej andej në nji dhomë tjetër. Më kujtohet mirë ajo dhomë; e veçueme prej të tjerave në nji skaj të oborrit; kishte qenë motit xhebe-

At Vincent Prennushi hane dhe kishte mure të trasha, me tavanin në trajtë kubeje, me vetëm nji dritore të vogël. Tek kjo dhomë, e njoftuem me emnin “dhoma nr. 8”, vendoseshin zakonisht “ma të rrezikshmit”. Ishim ngusht, rreth tridhetë vetë në nji hapsinë ma pak se tridhetë metra katrore. Me gjithë këte të burgosunit u ngushtuen edhe ma për me i ba Imzotit nji vend ma të gjanë, tue e vue në krye të dhomës. Mue më qelloi me qenë pranë tij. Nuk vonoi shumë dhe u miqsuem. Kuvendoshim mbi gjana politike, tue komentue gjendjen, me za të ultë, që fjalët mos të ndigjoheshin prej të tjerëve. Torturat komuniste na kishin ba me qenë të matun. Por politika Imzotit nuk i pelqente dhe ma

21

shpesh kuvendoshim mbi gjana të tjera: mbi letersi, mbi gjana të së kaluemes, mbi përvoja vetjake të ndryshme. Me të tjerët Imzoti ishte shumë i ndalun dhe çelte gojën për me dhanë ndonji këshillë, vetëm atëherë kur ishte i pyetun, ose për me ngushullue me fjalë të buta zemrat e vuejtuna të njerzve. Fort rrallë tregonte ndonji ndodhi të jetës së vet, ndonji anekdotë ose nji fakt historik, dhe gati gjithmonë me qellim edukativ. Atëherë e gjithë dhoma e vështronte në nji heshtje njimend fetare. Flitte thjeshtë në mënyrë që me e kuptue edhe fshatarët. Ndante me ma të vorfënt atë pak gjellë që nji plakë e përshpirtshme i biente kur kishte. Rrinte, ndonji herë me orë, në vendin e vet pa folë, me kqyrjen e tretun përtej dritares. Mbas gjase atëhere lutej. Ishte i butë në shpirt dhe i paqëm, thellë i devoçëm, i kushtuem kryekëput misionit të vet kishtar, në kuadrin e së cilit dinte me pajtue, me nji urtësi të bindshëme, dashuninë e vet për atdheun dhe shijen për letersinë. Buzëqeshun në të folun, zemër gjanë në gjykime, i qetë dhe i sigurtë në besimin e vet të patrandshëm, por i mbyllun ndaj shekullit, madje fort i kuptueshëm për nevojat dhe të metat e njerzve, Imzot Prennushi të bante shpejt për vete. Mbasi qemë afrue mjaft, unë i lypa leje ta thirrsha patër Vinçenc: titulli i françeskanit të dikurshëm më tingllonte ma përzemër në ato kushte të trishtueshme ku dallimet mes njerzve nuk mund të ishin veçse të rendit moral. Dinjiteti kishtar i Vinçnec Prennushit, i kombinuem me vleren e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmen e patriotizmes shqiptare, i jep fytyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqsuesve të Kombit.

Një jetë e panjollë

Jeta e tij asht nji jetë e panjollë, e shkrime në sherbim të disave nga idealet eprore njerzore, qysh janë: Atdheu, arti, feja. Emni i Vinçenc Prennushit asht nji emën i dashtun sidomos për shkodranët. Qysh i ri, i veshun me zhgunin e Shën Françeskut, Patër Vinçenci tregoi takt dhe kuptim të rrallë në të zbutunit e fanatizmës fetare në qytetin e Shkodrës, ndër kohnat e


22

turbullta fill mbas krijimit të Shtetit Shqiptar. Qysh atëhere ai shquhej për patrotizmën e vet në radhët e urdhëntarëve të Shën Françeskut, të këtij urdhni fetar, të cilit Shqipnia i detyron nderimin ma të madh për sherbimet e mëdha në lamen e kulturës e përgjithësisht të Çashtjes Shqiptare. Mbahen mend ligjeratat e bukura dhe të urta atdhetare të meshtarit të ri ndër raste të ndryshme në lidhje me data historike. N’ata mote nis edhe veprimtaria letrare e Patër Vinçencit, i cili në mbledhjen dhe botimin e “Kangëve Popullore Gegnishte”, i dha nji hov të ri, në nji drejtim ma shkencuer, folklorës shqipe dhe me lirikat e veta të para të botueme në të përkohshëmet “Hylli i Dritës” dhe “Zâni i Shna Ndout” zu t’i gdheni vetes nji emën të dejë në historinë e letërsisë shqipe. Vinçenc Prennushi qe nji nga puntorët ma të frytshëm të letersisë sonë: përveç vepres së tij kryesore “Gjeth e lule”, ku janë të përmbledhuna lirikat e veta, ai përshtati ose përktheu në shqipe shumë vepra të letërsisë botnore, i udhëhequn gjithmonë në zgjedhjen e vet nga kriteri i pajtimit të artit ndaj fesë. Për aftësinë e vet si udhëheqës spiritual, Patër Vinçenci qe zgjedhë Provinçial i Françeskanve Shqiptarë dhe, ma vonë, qe emnue prej Selisë së Shejtë Ipeshkëv.

Pushtimi italian e gjeti Imzot Prennushin arqipëshkëv i Durrësit, njeni nga dy dinjitarët ma të naltë të Kishës Katolike Shqiptare.

Si i këtillë në njenën anë dhe, në tjetren, si njani nga përfaqsuesit e letërsisë kombtare, Imzot Prennushi nuk mund ta kishte të gjatë me komunizmin, i cili asht në të njajten kohë kundër fesë dhe kombësisë. Imzot Prennushi më ka rrëfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrë, gjoja të këshillohej me te për punët e Kishës Katolike Shqiptare, në të vertetë për t’i imponue atij pikpamjet e politikës komuniste ndaj fesë. Nuk kishte mundë ta bindte.

Prelati i varun dhe i munduem

Ma vonë, mbasi Imzot Prennushi u burgos, ai u versul ashpër kundër tij në njenin

prej fjalimeve të veta. Mbasi e burgosen e torturuen. Prej vetë gojës së tij dij se e kanë rrahë ma parë me dru, mandej e kanë lidhë për kambësh e për duersh, i kanë kallë mes tyne nji dru me nji çengel në të, mandej e kanë varë drunin në nji gozhdë të madhe në murin e nevojtores, tue e lanë aty deri sa i ka ra të fikët. “Si dashin në kërraba”, shtonte buzqeshun Imzoti, të cilit nuk i mungonte nji damar shakaje. Përfytyroni tash kët njeri, nji burrë gjashtëdhetëpesë vjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes, ende të mbetun gjallë, përfytyroni të varun asisoji në nji nevojtore të Degës së Sigurimit. Ky njeri i kqyrun prej shqiptarve me nderimin ma të madh, i ruejtun në mirënjohjen e tyne si nji relike mbrenda peshtafit të vet, ky simbol i së kaluemes së Shqipnisë për të cilën na mburremi, ky njeri rrëmbehet përdhunë nga nji shtëpi e përvujtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet bashkë me Zotin dhe me librat, dhe ndryhet në burgje dhe torturohet. Nji ditë nxorrën me bartë trungje. Burgu i Durrësit asht i vendosun pak në kodër dhe kamionat zhgarkoshin në rrugën poshtë; prej andej i ngarkojshin të burgosunit, tue i ngjitë nalt dhe tue i stivue. Njena rojesh, kur po caktonte puntorët, ju suell Imzotit: “Edhe ti, prift!”. Të gjithë u çuditën mbasi deri atë ditë nuk e kishin merzitë për gjana të këtilla. Ai ishte jo vetëm plak por kishte, për ma tepër, nji ernie të theksueme, të atillë sa me mzi ecte. Imzoti nuk tha gja dhe duel me të tjerët. Unë nuk qeshë atë ditë në punë, por shokët më treguen ma vonë gjithshka. I kishin ngarkue në sup trungje që ai nuk mund t’i barte kurrsesi. Ishte rrokullisë me to nji herë, dy, tri dhe gjithmonë pa bëza. Drejtori i burgut dhe Komisari i bajshin “sehir” nga shkallët e burgut. Qesheshin. Shokët bajshin çmos për ta ndihmue: i lejshin atij anën ma pak të randë të trungut, kur ky ishte i hollë, ose, kur ishte shumë i trashë dhe i gjatë ndjashim peshën në supet e tyne në mënyrë që trungu atij të mos i peshonte. Por edhe vetëm ngritja përpjetë ishte për te tepër, tepër e mundëshme. Shumë herë ishte rrëzue lëmuç, tue mbetë pa frymë dhe rojet e

lejshin atëherë disa minuta me pushue dhe prap e futshin në punë. “Prift, ke ba ndonji herë kështu, punë?”, e kishte pyetë njiherë Drejtori i Burgut, tue u zgerdhi. Ai si edhe policët nuk e quejshin ndryshe veç “prift”. E shqiptojshin këte fjalë me nji shtrembnim të buzve, theksueshëm: në mendjen e tyne fjala ishte shamje. Kujdesi i tij kryesuer ishte për Dom Anton Zogaj. Dom Antoni ishte denue me vdekje dhe ndodhej atëherë i mbyllun në njenen nga qelit që sherbejshin për banjë. Kishte qenë famullitar i Durrësit, pra nën varësinë e drejtë të Imzotit. Ishte e rrezikshme me marrë e me dhanë me të denuemin për vdekje, por me anë të shokëve Imzoti ja doli me dijtë deshirat e fundit të famullitarit. Njena prej këtyne ishte me nxjerrë jashtë burgut komçat e petkut fetar që ai gjithnji i mbante. Këte gja mundëm me e ba. Imzoti nuk dinte si me falenderue për këte. E pata pyetë Imzotin nëse kishte lanë te shtepia ndonji dorëshkrim. M’u gjegj se kishte përpunue përkthimin e Weber-it “Dreizehnlinden”. Kur e pyeta pse kishte përkthye këte vepër e jo ndonji tjetër ma të njoftun të letërsisë gjermane (mbasi ishte edukue në Austri), ai më tha se kishte zgjedhë atë vepër për arsye se zakonet e malsorve austriakë kishin shumë gjana të përbashkëta me ato të malsorve tonë.

Imzoti i sëmundë

Me Imzot Prennushin ndejem der nga vera e vjetit 1948 kur unë u dergova bashkë me shokë në kampin e punës së Vloçishtit. Kur u ktheva andej, nga fundi i nandorit, gjeta Imzotin të sëmundë. Vuente prej zemre dhe rrallë lente dhomën për me dalë në oborr. Gjendja e tij erdh tue u keqsue me të shpejtë. E derguen në spital. Pak ma vonë shkova edhe unë së spital. Spitali i burgut ndodhej në atë kohë në nji ndertesë përdhese, nji aneks i spitalit të Durrësit, e cila binte mbi nji rrugë të ngushtë, jo shumë larg bulevardit “Dalip Tabaku”, të ndertuem prej të burgosunve. Dhoma ishte e vogël, e ultë, e vjetër, me dy dritare të cilat kqyrshin nga deti. Kishte


qenë ma parë dhomë zjarmi mbasi kishte votër. Mjekët i kishin gjetë Imzotit nji azmë zemre, sëmundje e randë, sidomos për moshën e tij. Azma e ngushtonte ma fort natën. I vinte me hove që shkojshin tue u përshpejtue, der në gulshim të randë, sa me e lanë pa frymë. Kur i kalonte, mbas disa orësh, binte si i vdekun e për nji kohë të gjatë nuk mundte me folë. Mjeku i pavionit, doktor Prapopulli, nji njeri me zemër ari, të cilit i dhimbeshin të burgosunit, dhe të cilëve u sherbente me shpirt, bani gjithshka për Imzotin. E vizitonte disa herë ditën, jashtë zakonit, dhe shpesh i binte barnat nga të vetat, mbasi spitali nuk kishte. Kjo ka qenë në fruer të 1949. Flitej atëherë me ngulm se, mbas prishjes me Jugosllavinë, qeveria po pregatitte nji amnisti të madhe, nga e cila do të përfitojshin të gjithë të burgosunit e pafajshëm. Në gjendejn në të cilën ndodhej Imzoti, shpresa për me dalë nga burgu, me kalue ditët e mbrame të jetës në shtëpi, nën kujdesin e ndonji njeriu të dashtun, ishte nji mënyrë me e mbajtë gjallë, dhe unë përpiqesha sa ma shumë, me ja këndellë atë shpresë. Nuk mendosha aspak se komunistët do ta liroshin për hir të së drejtës, por më rrente uzdaja se ndoshta logjika e vijës së re politike mund të përparonte sa me shterngue qeveritarët që të bajshin çka nuk deshrojshin. Ndër ato ditë kemi ba me Imzotin shumë kuvendime mbi gjendjen politike, nëpër të cilat unë shkojsha tue i ushqye shpresen e lirimit.

në kambë nga sëmundja dhe pleqnia e shtyeme, u ngrejt dhe gati tue u zvarrisë ju qas Imzotit, bani me i puthë dorën, por Imzoti sado që në ankthin e gulshimit, nuk e la dhe tërhoqi dorën. Atëherë Dom Bonati i kerkoi bekimin dhe Imzoti, me nji përpjekje të fundme, i vuni dorën mbi krye. Mandej u plandos mbi shtroje. Nuk vdiq atëherë por disa ditë ma vonë. Ndër ato ditë hoqi ma shumë se kurrë. Tmerri ishte nata. Deri në mesnatë kishte dritë elektriku; der atëherë vuejtja ishte ma e durueshme. Por, t’u fikmen drita, n’errësinën që mbytte dhomën, vuejtja e tij rritej, acarohej. A thue se mungesa e dritës i mungonte frymën. Gulshimi atëherë bahej i mnershëm, si rrënkim i nji të plagosuni, i cili, në vend që të shkonte tue ra vinte tue u shtue deri në ulurimë. I bahej, si më rrëfente, se çapoj të hekurt ja mberthejshin krahnorin, tue ja shtrydhë zemren gjithnji ma keq, tue ja shkye. N’atë kohë njeriu nuk mund të flente ma në dhomë. Ngreheshim me radhë dhe i ferkojshim kambët – kështu i dukej se diçka lehtësohej. Mbajshim të pafikun zjarmin në votër: kandil nuk kishim dhe drita e flakës ndihmonte shumë me ja fashitë vuejtjen. Prandej qyshë në mbramje kujdeseshim me grumbullue në votër mjaft dru. Ishte dimën, dhoma ngrohej me anë të votres, prandej ishte parashikue nji sasi druni per zjerm. Por kjo sasi nuk mjaftonte me mbajtë zjermin gjithë natën dhe na duhej, me mënyra të ndryshme, me bindë rojet që t’urdhnoheshin sherbyesit e spitalit për me na pru sa ma shumë dru.

Më kujtohet nji skenë e mallëngjyeshme. Nji ditë prunë ndër ne për pak kohë Dom Jul Bonatin, famullitarin e Vlonës. E bijshin nga burgu i Vlonës për ta strehue në azilin e të çmendunve të Durrësit. Dom Jul Bonatin e kisha njoftë që kur kisha qenë student në Firence; ai përpiqej aso kohe me shtypë përkthimin e vet italisht të “Lahutës së Malsisë”. Nisem kuvend. I kallzova se njeriu që po gulshonte në shtrat ishte Imzot Prennushi. Atëherë Dom Bonati, i cili me mzi mbahej

Por ndodhte shpesh që nuk mund të kishim dru sa duhej. Dhe kur fikeshin xhixhat e fundme dhe errësina peshonte në dhomë, ngriheshim prej shtratit herë njeni herë tjetri, dhe i rrishim të sëmundit te kryet, tue i folë (të folunit ja davaritte disi travajin), tue i dhanë zemër, tue e genjye se do të bijshin dru të tjera ose se nata ishte në të sosun... Nji natë të këtillë më tha copa-copa: “Tash po kuptoj fjalët e Goethe-s: “Mehr Licht” (“Due dritë!”).

Nji skenë e mallëngjyeshme

Kerkoi dritë

23

Ajo dritë së cilës i kishte thirrë në pikë të mortes Poeti nuk ishte, sigurisht, drita që shohin sytë tonë shqisore. Dhe këte Imzoti e dinte mirë. Por cili njeri nuk pau në dritën e ambël të qiellit simbolin e jetës? “Me të ba dritë sytë mbi dhe”, thot populli, me nji shprehje epersisht poetike, për me cilsue jetën. Dhe kur mendja e njeriut u rrek me gjetë nji urë kalimi mes landores dhe palandores u ndal, si njiherë përherë, po tek drita. Prej neoplatonizmit terthuer Agostinit, te shkolla françeskane e Oksfordit, përfytyrimi i dritës, ndriçoi konceptin e filozofisë, tue ndërmjetësue përmes poezisë dhe mistikes. Edhe Foskolo pat thanë afër ditëve tona: “Perchè gli occhi dell’uom’ cercon’ morendo il Sole...”.

Imzot Prennushi u nda këso jete nji natë marsi të vitit 1949. Atë natë kishte zjarr në votër. Kur ja mbylla sytë, sytë e lodhun, të shterrun, që aq shumë kishin rrektue për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrime, të paqueme, mbas aq mundimi, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndoshta mue më bajshin sytë e përlotun, ndoshta nuk ishte veç se nji refleks i flakrimeve të kuqrremta të zjermit të votres, ngujue në rrudhat e thella të ballit të gjanë, në zgavrrat e faqeve dhe ndër gropëzat e syve. Por ndoshta ishte diçka tjetër. Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj, kur dhimba të prajë si ujët prej lymit që e pat trazue. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por asht e vëshirë me pranue se gjithshka mbaron me trupin, kur vërejmë qysh njerzit vdesin për ideale. LEXO TË GJITHË NUMRAT E JETËS KATOLIKE ONLINE

albchurch.org/jeta-katolike


24

DON LUSH GJERGJI:

Shumë shqiptarë janë islamizuar veç formalisht,

një pjesë e tyre do t’i kthehen krishterimit

K

rishtërimi në Dardaninë historike, Kosovën aktuale, erdhi në kohën e apostujve, me Shën Palin dhe nxënësit e tij. Me martirizimin e Shën Florit dhe Laurit, martirë të Ulpianës, kryeqendër e Dardanisë, nën përndjektet e Adrianit (113-135), kjo tokë e bekuar që larë me gjak, i cili do të derdhet gjatë shekujve, veçmas gjatë sundimit turko-otoman (1470-1912), gjatë Jugosllavisë monarkike (19181945), gjatë komunizmit (1945-1990) dhe në Luftën e fundit (1998-1999). Gjatë sundimit turko-otoman një pjesë e mirë e katolikëve ishte e detyruar ta mohonte krishtërimin për të mbijetuar. Nga kjo përiudhë është fenomeni i “kriptokatolikëve” apo siç i quan populli “laramëve”, si i vetmi “modus vivendi” për t’u ikur përndjekjeve dhe torturave të ndryshme, deri edhe shfarosjes, por për ta ruajtur disi në mënyrë të fshehur, gati në katakombe, identitetin e dyfishtl, kombëtar, si shqiptarë, fetar, si të krishterë – katolikë. Kjo dukuri ka zgjatur për shumë shekuj, deri me sot. Shumë shqiptarë të “islamizuar” e kanë pranuar atë vetëm formalisht, tradicionalisht, me emër, sa për të mbijetuar, por nuk janë shkëputur kurrë tërësisht nga trungu i përbashkët iliro-shqiptar dhe nga Kisha Katolike. Në shumë familje ende gjedet kryqi, ndoshta i fshehur, ndonjë qiri apo rruzare, tradita e festave të

Don Lush Gjergji

krishtëra. Këtë e dëshmon bindëshëm onomastika, historia dhe arkeologjia. Kudo gjendem emërtimet si p. sh. prona e Kishës, livadhi, ara, mali, burimi i Kishës apo priftit, varrezat katolike, themelet e kishave të lashta. Kjo prapavijë apo prani “nëntokësore” zgjohet dhe “provokon pozitivisht” shumë njerëz në kërkim të rrënjëve, sidomos intelektualët, rininë. Tash, pas lirisë kombëtare dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një pjesë e vogël haptazi dëshiron të kthehet, siç thonë ata te “feja jonë e vjetër”, pra, në krishtërim. Për t’i ndihmuar dhe udhëhequr në këtë kërkim është caktuar enkas një prift dhe janë ndërtuar disa kisha dhe qendra. Ky ungjillëzim dhe riungjillëzim është i domosdoshëm, për t’i informuar dhe formuar ata që tashmë janë të

vendosur për një hap të tillë, sipas bindjes, përcaktimit, ndërgjegjies, për të kultivuar gjithnjë vëllazërinë kombëtare dhe fetare ndërshqiptare. Veçoritë e krishtërimit ndër shqiptarë janë këto: krishtërimi lashtësor dhe martir gjatë shekujve, mërgimet e vazhdueshme historike dhe aktuale, krishtërimi ekumenik, dialogu ndërfetar krishtëro-mysliman, krishtërimi paqësor dhe jodhunor dhe krishtërimi i hapur ndaj të gjithëve, sidomos nëpërmjet bamirësisë, Shoqatës “Nëna Tereze” dhe Caritasit. Jo rastësisht kemi pasur dhe dhënë figura të ndritshme si Papën Klementi XI –Albani (1700-1721), Patrikun ekumenik ortdoks Atenagora I (1866-1972), Nënën Tereze (1910-1997) e shumë të tjerë. Jemi dhe mbesim shembulli më i mirë në Mesdhe dhe më gjerë, për bashkëjetesë dhe bashkëpunim ndërfetar dhe ndërkishtar, të udhëhqeur gjithnjë nga e Vërteta dhe Dashuria. Nga kjo “nëntokë” dhe histori erdhi edhe e Lumja Nëna Tereze, përfaqësuesja më e denjë e kësaj histori, sa të dhembshme, aq edhe të lavdishme. (Illyriapress)


25

KATOLIKËT SHQIPTAR DHE SERBIA!

K

Po pse, ose myslimanë ose ortodoksë? Shumë e lehtë të kuptohet. Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane, janë dy mundësi: ose të bëhet Snxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte: ”Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore, atëherë e kemi më lehtë me ta. Por kjo do kohë”.

Fahri Xharra

ëtë që dua ta trajtoj sot, nuk është e panjohur as për ne si shqiptarë e as për qarqet diplomatike të Europës. Shtypi botëror e di me saktësi qëllimin e serbëve dhe lojën e tyre me shqiptarët e të dy konfesioneve: musliman dhe atij katolik. Kësaj rradhe nuk do të trajtoj qëndrimin dhelpërak serb ndaj shqiptarëve ortodoks në mbarë tokat shqiptare të cilat mbetën nën okupimin serb. Duke i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjeshtë, arrijmë në përfundimin e njejtë se: “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj (“Vesnik Srpske Crkve”). Ndarja e Shqipërisë pas 1913-tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë, por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë... Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Këto janë thënjet e tyre jo të mijat¸ por unë iu besoj shumë në qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre janë ende të parealizuara në masën 100 %. Nëse realizimi i tyre deri në vitet 1940-ta është kryer pa kufizim, pa dro dhe me dhunë, ai ende nuk është përfund-

uar. Ata sot kërkojnë mënyra tjera për likuidimin e plotë të elementit katolik nga tokat shqiptare. Dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë

Unë si shqiptar, apo ti gjithashtu si shqiptar, që rastësisht i kemi takuar besimit mysliman, ne pranojmë që bashkëkombasit tanë shqiptarë të fesë katolike t’i katandisim nëpër botë, dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjese të madhe kombëtare, të jemi në vijën e Serbisë? Jo. Unë jo. Por as Ti, jo! për momentin nuk është opcion falë rrethanave të reja në botë, por kërkohet dhe synohet bashkëpunim nga vetë ne shqiptarët në realizimin e zhdukjes totale të elementit katolik shqiptar. Më 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptarë Katolikë, të ashtuquajtur Laramanë, apo Katolikë të Fshehur, jetonin aty.. Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laramanë deshtën që haptazi të deklarohen që janë Katolikë. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose myslimanë ose ortodoksë. Jo katolikë!”.

“Numër i panumëruar i Katolikëve ishin vrarë në Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovës). Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarë e thërrmuar nga shteti, mu pse ishte Katolik. E njëjta gjë ndodhi edhe në Gjakovë, në famullinë e Nikajve, kur mbi 70 Katolikë u vranë nga malazezet”, (20 03. 1913, gazeta “Reichpost”). Po unë si shqiptar, apo ti gjithashtu si shqiptar, që rastësisht i kemi takuar besimit mysliman, ne pranojmë që bashkëkombasit tanë shqiptarë të fesë katolike t’i katandisim nëpër botë, dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjese të madhe kombëtare, të jemi në vijën e Serbisë? Jo. Unë jo. Por as Ti, jo! Tek e fundit shqiptarët katolikë nuk janë një mallë tregtar, me të cilët ne mund të bëjmë tregti! Gazeta e kohës, “Neue Freie Press”, më 20 Mars 1913 shkruan: “Më 7 Mars, soldateska e prirë nga një pop ortodoks, në dhe rreth Gjakovës deshtë me forcë të konvertojë popullatën katolike në besim ortodoks. Mbi 300 vetë, gra, burra dhe fëmijë, nën kërcënimin me vdekje duheshin të konvertoheshin. Popi ortodoks iu tha: “Ose nënshkruani deklaratën se e keni pranuar fenë e vërtetë ose këta ushtarë të Zotit, do i dërgon shpirtrat e juaj në ferr. Të gjithë e nënshkruan përveç Patër Angjelit. Rezultati ishte skena më trishtuese e paparë në atë shekull” (www.albanianhistory.net). Serbia aspak nuk brengoset që sot nuk mund të përdorë të njejtën metodë si atë të vitit 1913, për pranimin e “fesë së vërtetë“ (sllavo-ortodokse, fxh), sepse po tenton, në mënyra tjera, të ralizojë qëllimet e veta. Pse ne sot duhet të jemi “altoparlanta” (zër-


26

ritësa dhe zëdhënësa) të Serbisë? E mëndojmë këtë? Më 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit. Të njetën e bënë edhe sot. Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin. Në Shkup, patriotin shqiptar, të atin e Nënës Tereze, e helmuan serbët. Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolikë se për ata myslimanë ishin planet tjera. Më 1929 u vra Atë Shtjefen Gjeçovi, një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët. Edhe pse K. Jereçek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare”, edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra? Revista “Für die Literatur des Auslandes”, 1843, shkruan: “Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolikë (...) serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar.”

Kisha e Kuqishtës, në Rugovë e ringritur mbi themelet e kishës së vjetër katolike, është një shenje e madhe e lavdisë së dikurshme shqiptare, të vazhdimësisë religjioze dhe historike kombëtare shqiptare.

Ndërkaq, një historian i shekullit XIX shkruante se, “Serbët i urrenin shqiptarët katolikë, për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinarereligjioze në mbështetje të Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme të Turqisë, dhe së dyti se ata, e sidomos kleri i tyre, mesonte brezave të kaluarën dhe mbanin trashëgiminë e saj në origjinalitet.“

E unë, pse të kam urrejtje shfrenuese ndaj dikujt që flet shqip, frymon shqip? Ndërsa një kronist tjetër, në vitin 1841 thotë: “Në malet e larta të Gjakovës dhe Prizrenit jetojnë malësorët shqiptarë katolikë dhe dominojnë ato pjesë... ndërsa serbët janë armiqët e betuar të tyre, dhe se shpesh armiqësia e tyre ka qenë e përgjakshme dhe shkatërrimtare. Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë, në terenin serb, në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin, Novi

Pazar, Krushevac, Prokuplje, Nish dhe Qupri (Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica, Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Në çdo shkrim të së kaluarës mund të hasësh në të njejten urrejtje të serbëve ndaj elementit katolik shqiptar. ”Disa analistë të jashtëm presin konflikte të reja religjioze ndërshqiptarë. Muajve të fundit, mediat zhvillojnë një luftë të ashpër. Është krijuar një përshtypje sikur fetë të jenë kapur keq ndërmjet veti? (Xhemal Ahmeti)”

Çka po përgatitet? Jemi ne të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm që diçka po përgatitet? ”Thonë ose krijojnë përshtypjen sikur t’iu ketë ardhur koha të vendosin ndërmjet Perëndimit apo Orientit. Mirëpo kjo është një luftë me fantomë. As myslimanët e as katolikët (shumica) nuk jetojnë në hënë, por në Evropë. As njëra e as tjetra nuk e vënë në pikëpyetje rrugën evropiane të Kosovës. Muajve të fundit në Kosovë vërehet të ketë marrë turr një rrjet fanatikësh pseudoislamikë që punojnë për supranacionalizma të ndryshëm: saudit, turk, arab, iranian. Këta e bëjnë zhurmën suksesshëm sepse mediat reagojnë dhe bien në kurthin e agjendave të tyre. Bash këtyre ditëve, në rrjetet sociale u hap tema e interdiskriminimit në Kosovë. Katolikët duket të mos jenë në gjendje të mirë. Këtë e dëshmon edhe migrimi i madh i tyre drejt Evropës, bëhet fjalë për të rinj e të reja me suksese të mahnitshme në shkencë, biznes jashtë Kosovës. Këtij diksriminimi duhet rënë në gjurmë; ai duhet të studiohet, analizohet dhe të ndërpritet menjëherë sepse dëmton Kosovën në aortë.” (Xhemal Ahmeti, studjues). Politikanë dhe drejtues të Kishës Ortodokse Serbe, herë nën zë e herë haptazi, mundohen ta quajnë Kosovën një shtet të tipit mysliman, bile një shtet të tipit fundamentalist dhe, kur Kisha Katolike Shqiptare, nuk është gjendur në anën e tyre si falsifikatore e historisë dhe fakteve, atëherë dhe ajo është kthyer në objekt sulmi dhe shpifjesh. Ky sulm dhe këto shpifje ashtu si dhe lufta e përhershme ndaj shqiptarëve është e hershme. (Gjon Marku). Gjithnjë, udhëheqësit shpirtëror, e në mënyrë të veçantë klerikët katolikë, shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb, jo rastësisht. Por Faik Konica, në revistën e tij “Albania”, shkrunte se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë. Përfundimisht të bindemi që Kisha serbe harton, shpif dhe përçanë. Boll ma!


POEZIA

P

Lasgush Poradeci DITA E NJËZETETETËS

27

Një cikël me poezi për 101 vjetorin e pavarësisë

Ç’u mbush mali me dëborë, Ç’ mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq e me dasmorë: S’ janë krushq edhe dasmorë, Janë Toskë-e MalësorëJanë Toskë-e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë.

Ardhi dit’ e shentëruar, Dita e njëzetetetës Me flamur të kuq në duar.

Iku dyke fluturuar Nat’ e zisë-edh’ e së metësArdhi dit’ e shentëruar.

Shqipëtarët e gëzuar Ndjejnë zërin e trumbetës Dyk’ ushtuar e gjymuar.

Pa në Vlorën e dëgjuar Mblidhen posi sgjoj i bletës Shqipëtarët e gëzuar.

Do t’ i falem pa pushuar Ditës së njëzetetetës, Kësaj ditës së shënuar.

Se kështu pat urdhëruar Goj’ e artë-e Zotit-vetës: Do t’ i falem pa pushuar.

Ç’ ka që çan rrufeja retë? Vjen Smaili trim me fletë, Fluturon posi shigjetë. Thonë, vjen përdrejt në Vlorë, Me flamur të kuq në dorë, Me flamurin e lirisë N’ atë thelb të Shqipërisë: Thonë, është vet-i-tretë, Thonë, është vet-i-tetë, Thonë vet-i-njëzetetetëRrofsh moj Shqipëri përjetë!

Anton Çefa SHKODRËS

Të kam pa në synin e të gjitha qosheve të rrugëve E tinzisht Të kam joshë çdo lakim dëshire E dridhje zani.

Je tjetërsue sot, Asht shkërmoqë thelbi i të gjitha fjalëve E edhe i asaj që njerëzit quejnë dashtni.

Ende më vjen e mbytun E me nji ritëm të çuditshëm Jehona e hapave të lirë (jehonë hapash të dikurshëm mbi kalldramet tua të mëndafshta e të buta si tapete).

E më duket se në këto shtjella ajri Po zvargen ende tingujt e ambël Të kumbonëve, Që shpallshin paqen e njeriut të mirë.

Të kam dashtë gjithmonë Por ma tepër e ma Pse nuk flirtove me këta qiej të ndytë. Luigj Çekaj VDEKJA E DEDALIT (Sipas Frederik Rreshpes)

“Aty ku fillon kufini i qiellit, Ikariusi ra në detë” Dhe nimfat, me krye pak sipër ujit, E pritën në qefinin e flokëve si të mjegullt… E puthën në ballë, se ishte i bukur, I mbyllën sytë me dy guaska perlash, Dhe zbritën bashkë te fundi i shirave! Se deti nuk është gjë tjetër; Përveçse akuariumi i shirave të vdekur… Dedali shqeu me thoj Një peshk, të lagur vetëtime. E vuri sipër plagëve të gjoksit, Kujtoi Zeusin tiran, Dhe bekoi eposin e supersonikëve…

(I mblodhi Luigj Çekaj)

Kur prenduan hënat, Sipër Shqipërisë, Kumti i vdekjes së Dedalit, Pikëlloi të gjitha perenditë. Perendeshat, bukur-shpejt, Sendërtuan me duar një kryq në erë! Pinë verë: “Capitol-Hill-it” për shpirtin e viktimës, Bile edhe i uruan: Prehje, në paqe të përjetshme. Kurse varrin, sipas Frederik Mark Rreshpes, Dedalit ia bënë, Në aerodrome modern, në qiell…

Adnan Mehmeti FESTA LARG ATDHEUT

Bien gjethet. Bien. Vjeshta po kalon. Kalon edhe jeta. Larg, larg, dikund.

Bien gjethet. Bien. Zemrat e braktisura. Si fati i kurbeçarëve. Në vend të huaj.

Bien gjethet. Bien. Në Sheshin e Vlorës. Pa Ismail Qemalin. Dhe shqiptarët e Diasporës.

Bien gjethet. Bien. Kudo ku jetojmë. Jemi vigjilentë. Jemi të gjithë tok.

Bien gjethet. Bien. Kosovë. Çameri. Gjithmonë krenare. Me nënën Shqipëri.

Bien gjethet. Bien. Edhe vjeshta kalon. Por Dita e Flamurit. Rron! Rron! Ron!


28

Dalan Luzaj KASOLLJA E INTERNIMIT

Kasolles, shiu ia xhveshi baltën mureve për rreth Paralele purtekat, si brinjët tona, pentagram. Druri që lidhte purtekat në mes. Si një solfezh ngulur në shpirt ende e kam.

Paralele hynin të shpejtat vetëtima. Larg ishin gjëmimat, qaseshin ngadalë. Pentagramit, pikat e shiut, notat më të vështira. Kompozohej melodrama e ferrit fatal.

Uji brinjëve të çara, uji dhe nga lart. Fëmijët në mes, ne për rreth. Një duf errësire dilte jashtë. Të hollat vetëtirna, i shkelnim baltës në mes.

Më zgjodhi faji, tjetër gjë do të zgjidhja. Intemimi ngeli kyçur, pa spjegim. Një qind ferre shpirtit do t’ia hidhja. Në se gjeja fajin që zgjodhi fatin tim.

Kur gjëmon, edhe sot ndjej frikë. Mos vërshon uji, brinjëve, në kasolle. Ndal o mesnatë! Jam në Amerikë. 0 ëndërr përvëlonjëse dhe këtu ma solle?

Herë shkoj në Sherishtë, herë vjen në Oak Park. Zbërthyer brinjët, kalbur, duke tretur. U kërrus nën vuajtje, shkrihet pak nga pak. Internimi dhe kasollja, bashkë kemi për të vdekur.

Qytetar në shpirt, detin kam në gen. Ky vend, m’i mjekoi plagët që më dhe. Plagosur malli im vjen dhe të gjen. Mbret në Amerikë, rob në Mëmëdhé. Gjekë Marinaj SHQIPËRI

Sonte do shkas tinëzisht nga gjumi me maskën e ëmbël të një ëndërre në fytyrë. Të lutem, kështu bën edhe ti, Shqipëria ime fryma me të cilën i fryj flautit të jetës tek nxirrje tinguj të dashuruar mundimesh. Le të luajmë me minutat atë ç’luajnë vitet me ne në momentin tonë të papërsëritur grirë etje. Udhëkryqeve të qiellit le të takohemi sonte. Nuk do ta kesh të vështirë njohjen time. Oh, ngjasim aq shumë, e mira ime. Në flokët e mi banojnë qytetarët e së ardhmes. Çdo fije është një ndërtesë pa hekura dritareve.

Të qara fëmijësh dhe qeshje nënash të lodhura janë ninullat që me to vë të flejnë mbrëmjet bajate. Qetësia për herë të parë do nxjerrë çarçafë të bardhë lëngave ku thaj lëkurat e djergura të dhëmbjeve. Vetmia do ta tresë velin modern të lakuriqsisë. Do të ngjajë si flamuri yt i grisur erërash të liga, pluhuror si dheu i grihët i hënës, ndoshta Butrint. Shqipëri, inicialet e tua më mbajnë të mos bie tek vobegësija.

Zëri yt më ndriçon antikën e qyteteve të dërmuara si rërë e nxehtë nxitimi, ku rreshket shpina pikalace e të qeshurës sime. Dua të shihemi sy më sy, e dashur! Edhe sikur të verbohem nga madhështia jote ashtu qorr, veten dhe të tjerët do t’i shoh më mirë.

Patër Gjergj Fishta SHQYPNIJA

1. Edhè hâna do t’a dije, Edhè dielli do t’két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!

2. Fusha t’gjâna e kodra t’blera, Zijes s’mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t’vet ktû i veshë Prendvera, Si t’Parrizit t’larmet shtroja.

3. Nen nji qiellë perherë t’kullueme, N’rreze e n’dritë pershkue unji, Bjeshkë e male të blerueme Si vigáj shtiellen n’ajri.

4. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t’kjarta e t’cemta gurra, Tue rrëmbye nper mriza hale, Gurgullojn nper rrâjë e curra.

5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Lejn mande’ ata djelm si Zâna Armët e t’cillvet, p’rherë besnike, Janë permendë nder fise t’tâna.

6. Atje léjn, po, Toskë e Gegë, Si dy rreze n’flakë t’nji dielli: Si dy rrfé, qi shkojnë tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

7. Oh! po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shyptarit, Rijtun gjakut kah eliku N’ dorë t’ktij shndritë per vend t’të Parit.

8. Ato male të madhnueshme,


29

Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sá forca e perfrigueshme N’turr t’Shqyptarit pit ka rá. 9. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka’ i frigueshem, si termeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija.

Janë mâ t’kandshme stinë e mot; N’ty bylbyli pa lé dielli Kndon mâ ambel t’Madhit Zot.

6. Pa ty lules s’m’i vjen era, Pa ty pema fryt nuk m’bjen: Mue pa ty nuk m’del prendvera, Pa ty dielli nuk m’shkelxen.

10. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhen dete e male; Mbretent fjalen s’mund t’i a shkelin, Turrin ferri s’mund t’i a ndale.

7. Dersá t’mudem me ligjrue E sá gjáll me frymë un jam, Kurr Shqypní, s’kam me t’harrue, Edhè n’vorr me t’permendë kam.

11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní. Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n’gji, Nuk mund t’quhesh, jo, robneshë.

Lek Gjoka 28 NËNTORI

Shqipni po të qesh ty shumë ftyra Por një vransinë ti ke në vetull Shqiponjes në flamur i buzëqesh Liria Trupi i coptuem dhimbje e mbetun

12. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, Qi zanát ka besë e fé, Per Liri, per fron të Mbretit Me dhânë jeten ka bâ bé.

Heeej Shqipni nanë e plagosun Ty që të parin Zoti të solli në Tokë Kaluan shekuj n'kët botë të pluhnosun Prap gjallë ke ngel je ba ma e fortë

13. Sy per sy, po, kqyr anmikun; Perse djelmt, qi ti ke ushqye, S’i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s’i ka thye.

28 Nëntor shkru me germa gjaku Shkru me germa që tokës ia dhuroi Zoti Çdo shkronjë me arom zambaku Çdo shkronjë e larë me pika loti

14. Kaq të bukur, kaq të hieshme Perendija t’fali i Amshueshem, Sá ‘dhe deka âsht per ty e shieshme: N’gji t’and vorri âsht i lakmueshem.

Gjithmonë Shqipni ty janë mundue Që bijtë të jen n'sherr e të perçamë Me disa fe dot s'të kanë ngatërrue Se ti gjitmonë ke dalë e lamë

15. Po, edhè hâna do t’a dije, Edhè dielli do t’két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!

Më 28 Nëntor në Krujën Trime Gjergj Kastrioti valviti Shqiponjen Në të njetën ditë plot rrezatime Ismail Qemali me flamur e hijeshoi Vlonën

16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Per jetë t’jetës të rmoftë ty ndera ATDHEUT

1. N’ty mendoj kúr agon drita, Kúr bylbyli mallshem kndon, N’ty mendoj kúr soset dita, Terri boten kúr e mblon.

2. Veç se ty të shoh un n’anderr, Veç se ty, çuet, t’kam n’mendim; Nder t’vështira ti m’jé qanderr, Per ty i lehtë m’vjen çdo ndeshkim. 3. Tjera brigje, fusha e zalle

Un kam pá, larg tue bâ shtek, E pergjova tjera valle, N’tjera lule syu m’u rrek;

4. Por nji fushë mâ e blerët nuk shtrohet, Por nji mal mâ bukur s’rri, Mâ i kulluet nji lum s’dikohet, Moj Shqypni, porsi i ké ti.

5. N’ty mâ i bukur lulzon Prielli,

Po prap kët ditë fat ka shqiptari Kosovës Shkjau flaken ia vuni U ngrit në kam UÇK-ja Çlirimtari E bashkë me miq Shkjaun e mundi

E di Shqipni vransinë ke në vetull Shumë shpejt vransia ka me tu tretun Shumë shpejt ty plagët do të shërohen Shqiptarët bashkë në një shtet t'bashkohen

Do të kemi prap 28 Nëntor Që trupi yt do të çohet në kamë S'do jesh sakate me dhimbje n'krahnor Por si dikur do jesh Zojë e Ranë


30

“Hylli i Dritës” nji gur themel në kulturën shqiptare Dafina Kabashi E themeluar në vitin 1913 nga Gjergj Fishta, revista e parë në gjuhën shqipe, për një shekull me shumë vështirësi ka arritur të mbetet gjallë. E vrarë dhe e rilindur sërish, në nëntor të këtij viti ajo ka mbushur 100 vjet jetë. “Hylli i Dritës” , atëkohë funksiononte mbi tri parime, atdhetare, politike dhe kulturore. Një plejadë emrash kanë shënuar fletët e para të saj. Por, çfarë ka ndodhur 100 vjet më vonë, ku është ajo dhe ç’vlera ka sot? Ardian Ndreca, nën kujdesin e të cilit është “Hylli i Dritës” nga viti 2006, për “Zërin” ka thënë se revista bën përpjekje që të ecë me kohë, t’u përgjigjet sfidave me gjuhën e shkencës, duke prekur fushat si gjuhësia, albanologjia, historia e të tjera. “Nji revistë shkencore si “Hylli i Dritës” nuk e ruen “frymën” ashtu siç mund të ruhet nji relike muzeale, por kultivon vlerat tue i përgjegjë kërkesave të kohës me nji metodologji shkencore të përditësueme. Tradita na ban me qenë krenarë ndërsa e tashmja na ban me u ndie përgjegjës”, ka thënë Ardian Ndreca, për “Zërin”. Sipas, Ardian Ndrecës, randësia e “Hyllit” ka qenë i lidhur me krijimin e vetëdijës kombëtare dhe me kultivimin e shkencave shoqësore në Shqipëri. “Fillimisht Hylli paraqitej si e vetmja tribunë, asokohe Albania e Konicës kishte resht, në gjendje me mbledhë rreth vetes aradhën e intelektualëve përparimtarë si edhe albanologët e huej, për me i dhanë shoqnisë shqiptare atë që i mungonte: nji kulturë të mirëfilltë, të aftë me i vu themelet kombit dhe vetë shoqnisë sonë”, ka thënë Ndreca. “Hylli” mbyllet në vitin 1914 si pasojë e ndërhymjes së Internacionalit që asokohe qeveriste Shkodrën, mbasi Atë Gjergj Fishta kishte denoncue haptas politikën anti-

shqiptare të Fuqive të Mëdha. Në dhjetor të vitit 1924 mbyllet për shkak të lidhjeve shpirtnore të françeskanëve me Luigj Gurakuqin dhe me lëvizjen e qershorit. Në vitin 1944 mbyllet me dhunë prej komunistave, të cilët në Shqipni kishin nji urrejtje ndaj kulturës perëndimorem, kurse në vitin 1997 u pezullue si pasojë e situatës kritike që ishte krijue në vend”, ka treguar Ndreca, duke rikujtuar arsyet politike që çuan deri në mbylljen e saj të disahershme. Blendi Kraja, publicist dhe përkthyes letrar, thotë për gazetën se kjo revistë atëbotë ishte shprehje e fortë e identitetit dhe kulturës shqiptare, derisa sot fuqia e saj është zvogëluar shumë. “Hylli i Dritës ka qenë ashtu si e ka emnin, nji yll drite, në qiellin e kulturës normale shqiptare. Qielli natën nuk asht i bukur pse ka veç nji yll, por pse ka shumë. Hylli ka qenë shprehje e fortë e identitetit dhe kulturës shqiptare. Sot për shkaqe politike dhe shumë të tjera, Hylli i Dritës, nuk e ka peshën që ka pasë, për mos me thanë se si botim i gegëve as nuk pëlqehet nga establishmenti dhe as nga mediokrit”, thotë Kraja. Kraja, i cili vjen nga Shkodra, thotë se kjo revistë është dashur të jetë më luftarake këto kohë, por, “fatkeqësisht asht kthye në nji botim klanor”. Ndërsa për rolin e saj të dikurshëm dhe rolin e saj të sotëm Kraja thotë se është vështirë të flitet për këtë: “Ashtë vështirë me folë për rolin e saj në të kaluemen pa u analizue gjatë kontekstin historik të kohës kur ka veprue, me e thanë shkurt ka qenë nji gur themeli në kulturën shqiptare. Sot asht thjesht nji botim nga të paktit në kulturën shqipe, dhe nji botim ku mundesh me gjetë shqipen normale të shkrueme, gegnishten”, ka thënë Blendi Kraja për “Zërin” Sali Bashota, profesor në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, është shprehur se “Hylli i Dritës” edhe sot mund të jetë pikë referimi për zhvillimin e publicistikës shqiptare. ““Hylli i Dritës” bashkë me “Albania” të Faik Konicës, janë dy nga revistat më të njo-

hura shqiptare që e kanë formuar mendimin publicistik shqiptar dhe që edhe sot mund të jenë pikë referimi për zhvillimin e publicistikës shqiptare”, ka thënë Bashota. Demë Topalli, drejtor i revistës “Jeta e Re”, revistën “Hylli i Dritës” e ka vlerësuar si të nevojshme për kohën kur është botuar për herë të parë. ““Hylli i Dritës” në vitet kur është krijuar ka luajtur rol kulturor por edhe kombëtar në përgjithësi”, ka thënë Topalli. Sali Bashota ka thënë se rëndësia e “Hyllit të Dritës” të Fishtës, ashtu sikurse “Albania” e Konicës ka qenë e madhe dhe kanë qenë të rëndësishme për zhvillimin e kulturës shqiptare. “Revistat “Hylli i Dritës” dhe “Albania” janë udhëhequr nga dy figurat më të mëdha të kulturës shqiptare dhe kanë ndikuar fuqishëm jo vetëm në zhvillimin e kulturës shqiptare por edhe të mendimit shoqëror në përgjithësi”, ka thënë Bashota. Nga historia 100 vjeçare “Hylli i Dritës” ka pasur rrugë të vështirë. Atë Gjergj Fishta e ka drejtuar “Hyllin e Dritës” në vitet 19131914 dhe 1931. Pastaj revista ishte nën udhëheqjen e Atë Anton Harapit, ndërsa në vitin 1939, revista është udhëhequr nga Gjon Shllaku. Ajo është ndërprerë sërish në nëntor të 1944. Në vitin 1993 me ndihmën e


Atë Zef Pllumbit dhe disa intelektualëve të tjerë “Hylli i Dritës” është rikthyer në kushte të reja politike e kulturore në të cilat ishte Shqipëria. Nga viti 1997 revista do të mbyllet serish për t’u rihapur në vitin 2006. Me kohë “Hyllin e Dritës” përveç Gjergj Fishtës, filluan ta përfaqësojnë edhe emra të tjerë të shquar nga letërsia, gjuhësia, folklori e ekonomia, që siç thuhet në historinë e revistës, jo vetëm provincën françeskane por gjithë kombin. Shkrimi problematik i cili nuk kishte emër autori “Nji komedí e pandershme e shekullit XX”, dihej që ishte i Gjergj Fishtës, ky shkrim ka bërë që për

herë të parë të pezullohet botimi i revistës. “Atdheu e shteti në konceptimin katolik”, “Përsa i takon gjuhës letrare”, “Feudalizmi në Ballkan dhe efektet e tija gjatë sundimit otoman”, “Laicitet o bolshevizëm?”, “Në prehnin e nanës trajtohen kombet”, janë vetëm disa nga shkrimet e botuara në “Hylli i Dritës”. Po kaq të rëndësishme janë edhe shkrimet “Valë mbi valë” dhe “Urti e burrni ndër banorët e Cemit” e At Anton Harapit. Një monografi e rëndësishme që është botuar në këtë revistë është “Për gjenezën e literaturës shqipe” e Eqrem Çabejt, e cila pati jehonë në letërsinë shqipe.

31

Po kështu me një rëndësi të veçantë ka qenë edhe shkrimi “Fjalori toponomastik” i Gelasius-it (pseudonim i Dom Nikollë Gazullit), e shkrime të Athanas Gegaj, autor i “L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle”, në revistë ka botuar edhe Át Gjon Shllaku e Rrok Gurashi. “Hylli i Dritës” tashmë i mbush 100 vite dhe është kënaqësi e veçantë që Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka bërë digjitalizimin e kësaj reviste siç e ka bërë edhe digjitalizimin e “Albania” të Faik Konicës.

50-VJETORI I VRASJES SË PRESIDENTIT XHON F. KENEDI

50

Frank Shkreli

-vjetë më parë, më 22 Nëntor,1963 presidenti amerikan Xhon F. Kenedi u vra në Dallas të shtetit Teksas. Ishte ditë e Premte, ora 12:30 pas dreke kur pëlumbat qëlluan në qafë presidentin e ri amerikan Xhon Kenedi. Kombi amerikan po shënon 50-vjetorin e vrasjes së tij me evenimente dhe shërbime të ndryshme anë e mbanë vendit. Televizonet kanë parlajmëruar programe të posaçme dokumentarë, ndërsa media në përgjithësi është plotë e përplotë me shkrime e komente mbi jetën dhe veprimtarinë e tij në kujtim të vdekjes së tij tragjike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama bëri sot nderimet e tija duke vendosur një kurorë me lule tek varri i Presidentit Xhon Kenedi së bashku me ish-presidentin Bill Klinton në varrezat kombëtare në Uashington. Pak më heret, Presidenti Obama, duke hapur një koncert në këtë përvjetor, foli për “Jetën e pambaruar” të Presidentit Kenedi dhe shtoi se fjalët e tija me rastin e inaugurimit president, përfshirë thirrjen e tij drejtuar amerikanëve për t’i shërbyer atdheut, “na frymëzon dhe na ndriçon gjithnjë në udhën tonë.” Xhon Kenedi qe zgjedhur president në një periudhë, plot turbullira të mbrend-

shme dhe të jashtëme, të historisë së Shteteve të Bashkuara. Në politikën e jashtme ai u përballua me luftën e ftohët që po bëhej gjithnjë e më e ashpër midis vendeve demokratike perëndnimore dhe komunizmit ndërkombëtar. Mbrenda vendit, tensionet raciale kishin përfshirë shumë qytete dhe shtete anë e mbanë Amerikës, ku një numër gjithnjë më i madh zezakësh kërkonin, me anë të protestave, trajtim të barbartë me të bardhët. Në këtë atmosferë pasigurie ndërkombëtare dhe tensionesh të mbrendshme, që karakterizonte Amerikën dhe botën në fillim të 1960-ave, Presidenti më i ri i Amerikës për nga mosha dhe i pari president katolik i këtij vendi me një shumicë protestane, ringjalli një frymë idealizmi dhe aktivizmi e angazhimi për bashkombasit e tij duke i frymëzuar ata që t’i shërbejnë, jo vetëm kombit të vet, por edhe botës. Thirrja e tij me rastin e inaugurimit si president i 35-të i Shteteve të Bashkuara, në Janar të vitit 1961, ‘’Mos pyet se çka mund të bëjë vendi ytë për ty, por pyet veten se çfarë mund të bëjshë ti për vendin tëndë”, janë fjalë që kanë marrë tanimë përmasa biblike, dhe jo vetëm në Amerikë. Në atë fjalim, që konsiderohet një ndër 3 ose 4 fjalimet më të rëndësishme të inaugurimit, presidenti i ri i Amerikës Xhon Kenedi angazhohet për një politikë të jashtëme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës. Në fjalimin drejtuar vendit dhe botës, ai theksoi rëndësinë që ai i jepte

“mbrojtjes së lirisë kudo dhe në momentin kur asaj i kanoset rreziku më i madh.” Me atë rast, ai njëkohësisht u kërkoi vendeve të botës që së bashku të luftojnë ato që ai i quajti, “armiqët e përbashkët të njerëzimit: tiraninë, varfërinë, sëmundjet dhe luftën”, i vetdijshëm se këto ishin objektiva, që sipas tij, nuk mund të realizoheshin mbrenda një kohe të shkurtër, dhe “as në mandatin e administratës së tij dhe ndofta as në jetën e këtij planeti, por të pakën le të fillojmë”, tha ai. Gjithnjë, duke iu drejtuar amerikanëve dhe popujve të botës, Presidenti i ri, Xhon Kenedi, tha se, qofshi ju qytetarë të Amerikës apo qytetarë të botës, ‘’Kërkoni prej nesh të njëjtat standarde të larta angazhimi dhe sakrificash, që ne kërkojmë prej jush.” Politika e jashtëme e administratës së Xhon Kenediut ç’prej fillimit u karakterizua nga ballafaqimet me Bashkimin Sovjetik në fushën ndërkombëtare. Si një paralajmërim mbi faktin se në cilën anë të luftës së ftohtë do të ishte Amerika, dhe si një angazhim i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur vendet që dëshirojnë liri e pavarësi, ai qe shprehur se “ne i përkrahim ato sepse edhe ne kemi themeluar një komb të ri lindur nga revolta kundër kolonializmit.”


32

Presdienti Obama dhe ish-presdienti Klinton duke bërë homazh tek varri i Presidentit Xhon F Kenedi

Kriza e raketave sovjetike në Kubë e pat sjellur botën në prak të luftës bërthamore, por më në fund arsyeja fitoi mbi arrogancën dhe si rrjedhim, Presidenti Kenedi fitoi kredibilitet dhe njëkohësisht edhe imazhi amerikan u përmirësua në botë. Historianët thonë se Xhon Kenedi mësoi shumë mbi luftën dhe paqën gjatë krizës së raketave në Kubë. Kjo vihet re edhe në njërin prej fjalimeve më me rëndësi të tij si president, fjalimi që ai mbajti në Universitetin Amerikan në Uashington, ku ai tha se dëshironte të fliste për paqën në botë, duke thënë se, “në një periudhë kur helmet vdekjeprurëse nga një shkëmbim bërthamor do të përhapeshin anë e mbanë botës nga era, toka dhe farërat dhe të afektonin gjenerata të tëra... unë dua të flas për paqen si një qëllim i nevojshëm dhe racional i njerzëve të arsyeshëm”. Ai shtoi se “paqa në botë, si dhe paqa në një komunitet, nuk nevojitë që çdo njëri të dojë të afërmin e vet, por vetëm nevojitë që ata të jetojnë së bashku duke toleruar njëri tjetrin.” Problemet tona, shtoi ai, “janë krijuar nga njerëzit dhe si të tilla mund të zgjidhen nga vetë njerëzit.” Në fillim të luftës së ftohët kur komunizmi kishte robëruar Europën, Presidenti Kenedi me 26 Qershor, 1963, si udhëheqës i botës së lirë, shkoi në Berlinin Përendimor për të mbështetur Gjermaninë nga kërcënimet komuniste dhe nga agresioni sovjetik në Lindje. Ai u prit nga më shumë se një milion banorë të Berlinit dhe gjatë

fjalimit anti-komunist të rastit, që tani njihet si fjalimi i titulluar “Edhe unë jam berlinas”, ai kritikoi ndërtimin e Murit të Berlinit nga komunistët sovjetikë, duke e karakterizuar atë mur si asgjë tjetër veçse një shembull të dështimit të sistemit komunist. “Liria”, tha ai me atë rast në Berlin, “ka shumë probleme dhe demokracia nuk është një sistem i përfeksionuar. Por ne nuk detyrohemi të ndërtojmë një mur si ky për të mbajtur popullin tonë të rrethuar ose për të ndaluar njerëzit tonë të largohen nga vendi ynë nëqoftse dëshirojnë një gjë të tillë.” Me fjalimin e tij në Berlin, presidenti Kenedi vuri në dukje për të gjithë botën absuditetin e Murit të Berlinit dhe njëherazi theksoi shpresën se ai mur eventualisht do të zhdukej dhe se Europa nuk do të qëndronte e ndarë për gjithëmonë. Arritjet e Presidentit Xhon Kenedi në politikën e mbrendshme dhe në arenën ndërkombëtare, duke marrë parasyshë mandatin e shkurtër të administratës së tij, janë të shumëta, por krijimi i Korpusit të Paqës dhe angazhimi i tij ndaj programit të hapësirës së lartë Apollo, për të dërguar njeriun në Hënë, mbeten si kryesore ndër trashëgimitë e përjetësuara të tij. Në fillim të administratës së tij, ai i kërkoi Kongresit miratimin për themelimin e Korpusit të Paqes, që sot njihet si një program i cili rekruton amerikanë të profesioneve të ndryshme që dërgohen për të ndidhmuar vendet në zhvillim e sipër në fusha të

ndryshme, përfshirë bujqësinë, arsimin, përkujdesjen shëndetsore, ndërtimtarinë e të tjera. Mbi 250.000 amerikanë, anëtarë të Korpusit të Paqes kanë shërbyer dhe shërbejnë në rreth 140 vende anë e mbanë botës. Një ndër aktet e para të presidentit Xhon Kenedi ishte angazhimi i tij largpamës dhe i vendosur për të dërguar një amerikan në Hënë, fundin e dekadës së 1960-ave. Ai i tha Kongresit se ky program do të jetë shumë i rëndësishëm për njerëzimin dhe për eksplorimin afatgjatë të hapësirës, duke shtuar se “Ne kemi vendosur për të shkuar në Hënë mbrenda kësaj dekade dhe për të ndërmarrë shumë gjëra të tjera, jo sepse ato janë të lehta, por përkundrazi, për arsye se ato janë ndërmarrje të vështira. Sepse një ndërmarrje e tillë do të shërbejë si një qëllim për të organizuar dhe për të venë në dukje energjitë dhe aftësitë tona më të mira. E kemi ndërmarrë këtë sfidë pasi jemi të gatëshëm të përballemi me të, një sfidë të cilën e pranojmë dhe të cilën do e fitojmë.” Ëndërra e Presidientit Kenedi u realizua ashtu si parashikonte ai. Brenda një dekade, Shtetet e Bashkuara, pothuaj gjashtë vjetë pas vrasjes së presidentit Kenedi dërguan me sukses në Henë anijën Apollo11 me astronautë dhe i këthyen ata në tokë shëndosh e mirë. Fjalimet e presidentit Xhon Kenedi konsiderohen si ikonike, ndër më të mirat ndër fjalimet më të dalluara të udhëheqësve të të gjitha kohërve të këtij vendi, ndërkohë që amerikanët edhe sot e kësaj dite e konsiderojnë presidentin Xhon Kenedi si njërin prej presidentëve më të admiruar të këtij vendi, duke e krahasuar atë me Xhorxh Uashingtonin, Abraham Linkolnin dhe Franklin Ruzveltin. Vrasja e Presidentit Kenedi më 22 Nëntor, 1963 në qytetin Dallas të shtetit Teksas 50-vjetë më parë, fiku realizimin e një ëndrre, shënoi mbarimin e parakohëshëm të jetës së një princi të politikës amerikane dhe njëherazi edhe përfundimin e përgjakshëm të mandatit të tij plot premtime për Amerikën dhe botën, si president i Shteteve të Bashkuara. Por trashëgimia dhe idealizmi me të cilin ai qeverisi dhe frymëzoi miliona amerikanë dhe popuj anë e mbanë botës, nuk ka vdekur me të. Siç ka thënë edhe ish-presidenti Ronald Reagan, duke folur për presidentin Kenedi, se historia ka “Shumë burra të mëdhënj, por shumë pak prej tyre magjepsin imagjinatën dhe frymën e kohës. Ata që bëjnë një gjë të tillë, nuk harrohen kurrë. I tillë - tha ai ishte edhe Xhon Kenedi.”


33

Shkodra

dhe Piktori shkodran

Andrea Kushi

(Një ndër të parët artistë të arteve figurative në Shqipëri)

N

Astrit Tota

ga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, qyteti i Shkodrës rilulëzoi për mirë, si asnjë herë tjetër, me bazë në mirëqenie të përgjithëshme të jetës së vet, e domosdo edhe në zgjerimin e fushave të kulturës dhe degëve të ndryshme në arte. Shkodra mbante lidhje të forta tregtare me vëndet fqinjë në Ballkan, në Mesdhe, si dhe me qytetet më të zhvilluara bregdetare të Italisë. Ajo shtonte dhe i forconte këto marëdhënie, veçanërisht me anë të tregëtisë dhe të turizmint të pakët, edhe nëpërmjet lundrimit në lumin e gjërë Buna, nga “Bizisteni” rrëzë kalasë “Rozafat”, n’grykë derdhje te Liqeni i Shkodrës, për në detin Adriatik etj. Këmbente tregtëtinë e mallrave të vlerta, me vendet përbri mesdheut, përforconte me fanatizëm ritet fetare, si edhe lidhjet mjedisore në kulturën e vetdashur artistike. Aty lindi dhe u zhvillua me ritme të admirueshme “Studio Marubi” gjinia me famë e fotografisë, identike si ajo e vëllezërve ‘’Lymierrë” në Francë. Artet figurative shqiptare u mbështetën natyrshëm në këtë krahinë, duke gjetur shtegun t’hapur për të zhvilluar në harmoni t’më tejshme jetën, traditën e bukur të lulëzimit edhe më të pasur e të gjërë në tregëti me karvane dhe n’lundrime detare. N’përkushtim të rritjes së më tejshme edhe në kostumografi e në arkitekturë, me koncepte të reja dhe motive gjithnjë e më të pasura dhe origjinale, nga duartë e arta e të shumta të zanatçinjëve dhe mjeshtrave të mëdhenj popullorë. Piktori Andrea Kushi lindi në Shkodër, në vitin 1884, dhe këtu nxuni mësimet e para. U njoh me krijimtarinë e artistëve Kol Indromeno, Ndoc Martini dhe fotografin Kel Marubi, të cilët zbuluan dhe i vlerësuan talentin, duke i

Sadik Kaceli, Bukurosh Sejdini, Ibrahim Kodra, Nexhbedin Zajmi, Foto Stamo dhe një brezi tjetër me piktorë më të rinj: Edison Gjergo, Naxhi Bakalli, Astrit Tota, Qamil Prizreni, Agim Zajmi, Haxhi Murati etj. Me inisiativë të tij, u formua “Shoqnia Miqtë e Artit” dhe, në muajin Maj të vitit 1931, mundi të hapë ekspozitën e parë “Arte Figurative” me portrete e pejsazhe në “Kaffe Kursal” në qendër të kryeqytetit shqiptar. Gjithashtu, Andrea Kushi është nismëtari i kursit të nxitur dëshirën për t’u marrë me pikturë. parë të vizatimit në Shqipëri, në vitin Studimet e larta në pikturë i kreu në 1931; mbi bazë të cilit, Andrea Kushi dhe Akademinë e Arteve në Beograd, dhe nga Odise Paskali, hapën shkollën e Vizatimit që i ndërpreu “në vitin 1913”, nga Lufta e në Tiranë, si e para shkollë arti, e më pas, Dytë Botërore, i vazhdoi dhe i mbrojti Liceu Artistik “Jordan Misja”, nga ku “me Dipllomë” në vitin 1920. Andrea dolën shumë talente në degën e pikturës, Kushi ka dhënë ndër të parët mësimin e skulpturës dhe arteve të aplikuara. vizatimit në Qytetin e lindjes së vet, Kujtojmë, se në shkollën e vizatimit, i pat Shkodër. Po këtë lëndë e ka dhënë në tërhequr vemendjen një plak me shkop, Normalen e Elbasanit, më pas në Korçë që qëndronte vazhdimisht i mbështetur dhe së fundi në Gjimnazin e Tiranës. Ai u në murin pranë shkollës, dhe si filloi ta bë shum shpejt Piktor i shquar, sikurse skicojë, mendoi se figura e tijë, do të ishte është autor i tabllosë “Vajza me gërsheta” e përshtatshme si model edhe për dhe mësues shëmbullor, duke futur në nxënësit e shkollës së vizatimit. Si e futi rrugën e artit disa artistë të ardhëm. plakun në klasë, për disa ditë rresht Kujtojmë se: Piktori Abdurahim Buza nxënës dhe Mësuesi, pikturuan të njejtim model. Kështu e krijoi Andrea Kushi “Plaku me Shkop” tabllonë më të mirë “të Autorit” dhe të gjithë pikturës shqiptare g j a t ë periudhës së pamvarësisë, të cilat janë të Bariu me shkop, 1935 ekspozuara Portret i një vajze, 1930 (Galeria Kombëtare e Aerteve, Tiranë) sot, bashkë me (Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë) disa portrete kreu vitin e pestë në Shkodër me Profesor me vlera mjaft të bukura artistike, te Vizatimi, Andrea Kushin, dhe Atij i Galeria e Arteve Figurative, Tiranë. dedikohet para përgatitja e piktorëve:


34

Rreth idesë kryesore të veprës “Lahuta e Malësisë”

P

Kolec Çefa

ushtimi i sterzgjatun, afro 500vjeçar, e shtypi, e grabiti,e vorfnoi popullin tonë dhe ç’asht ma keq, dobsoi ndergjegjen kombtare, perçau unitetin e popullit. Kjo qe plaga ma e thellë e dhimbja ma e madhe. Prandej, atdheu kerkonte rizgjim, e të mbahej gjallë shpirti patriotik e luftarak që të mbrohej liria e të fitohej pavarësia. E, per këte, duhej të ndergjegjësoheshim e të bashkoheshim që të shkundëshim letargjinë. Të rifitohej ndergjegjegjja kombtare se kjo ishte rruga ma e sigurtë. Dhe Fishta ia shtroi këte si detyrë klerit katolik, që të ndikonte në popull. Në “Memoriale”, ende e pabotueme, shkroi: “Me qenë se ndergjegjja kombtare, gjatë pesqind vjetëve të robnisë nuk ishte aq e spikatun, klerit katolik i takon detyra të zgjojë ndergjegjen kombtare e ndjenjen per liri e pavarësi”. Kjo ide ngrohu zemren e frymëzoi mendjen e Fishtës e lindi “Lahuta e Malcis”, vepra ma madhore e ma popullorja e epikës sonë. “Lahuta e Malcis” asht nji hymen fishtjan per ngjarjet historike në ato kohna të stuhishme, plot larmi episodesh epike e legjendare, poetizue me fantazi të ndezun, ku gjallnojnë ndjenja të fuqishme kombtare e lulzojnë harmonishem virtyte etnike shqiptare, vlera të pavdekshme që duhet t’u japim jetë e gjallni. “Lahuta” u hartue me art të veçantë, me frymë popullore, me gjuhë plot forcë burrnore e melodiozitet rritës e të kandshem. Ka qenë libri ma joshës, ma i lexueshem, ma i ruejtun në kujtesë, megjithëse ma i perndjekuni e ma i kritikuemi i diktaturës.

Vepra “Lahuta e Malcis” asht trashigimi ma i çmueshem artistik, para Luftes se Dyte Botnore. Gjendja historike në “Lahutën” fishtjane: Sulmet e herëpashershme sllave ndaj kufijve tanë, grabitjet e plaçkitjet e tyne, u banë rrezik integriteti. Lufta ruso-turke solli Kongresin e Berlinit me vendimet antishqiptare. U zgjuen shqiptarët e krijuen Lidhjen e Prizrenit e u gjetën përballë anmiqve sllavë e turq. Perandoria turke nuk ishte ma në gjendje të mbahej pa çedue. Rusia cariste kerkonte hapsinë pansllavike, kerkonte nji Shqipni sa ma të vogel e nji Serbi sa ma të madhe. Vendet ballkanike kerkojshin të coptojshin ndermjet tyne Shqipninë, mundësisht ta zhduknin nga hartat gjeografike. Vetem Austro-Hungaria me politikën e saj Drang nach Osten synonte Shqipni etnike, me ide kombtare, të pavarun, të fortë e të zhvillueme që të ishte e zoja të ndalojë rrezikun sllav, perhapjen e lirë të sllavëve, forcimin e Rusisë. Nder studimet tona e nder komentet per “Lahuten e Malësisë” asht dhanë ideja kryesore e veprës: “Në qëndër të ngjarjeve është qëndresa heroike e shqiptarëve në mbrojtje të vendit e të identitetit të tyre”. Ky mendim lexohet edhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i ri, 1908-1909. “Lahuta” fillon me nji protasë, “Cubat” e vazhdon gjithësejt me pesë kangë me protagonist Oso Kuken. Në fakt, Oso Kuka ishte nëpunës i adminstratës turke. Ai nuk bani qëndresë antiturke. Osja nuk luftoi as per autonomi, as per pavarësi kombtare. Luftoi kundër grabitjeve sllave per të mbrojtë kufijtë e Perandorisë Turke, per inte-

Tashma, shqiptarët u banë milet! Të tanë halia thotë nji fjalë se Shqipnin s’e lëshojmë per të gjallë, Pse shqiptarët kanë nisë me u zgjue kanë nisë shqip këta me shkrue kanë nisë t’flasin per kombsi/ per kombsi e per liri. ”

gritet (“Per Mbret e troje të veta”,). Megjithate, ai e ka idenë se asht shkodran, simbas kangës popullore, (Fishta fjalën shkodran e zevendson me fjalen shqiptar), Osja ka karakter shqiptari, karakter burrnor dhe asht i pajisun me virtytet e racës: nder, besë e burrni etj. Por perfaqësonte edhe interesat e ngushta të administratës së cilës i sherbente. Osoja pasqyron në veper konfliktin turko-sllav. (Knjazi urdhnon: “Prap me turk me u kaperthye/Prap me turk po na me u vra”,. . . “Pse dushmani asht ndersy/tokët e Mbretit (Sulltanit) per me i mësy/ Per me i mësy e me i rremby”) që zgjanohej në konfliktin turko-shqiptaro-sllav: “Që per Mbret e vend të Parëve, Që per erz e nder t’ shqiptarëve Derdhen gjakun tue luftue”. Mbas këtij cikli vjen e mprehet e thellohet konflikti turko-sllav, sidomos te kanga e gjashtë, “Dervish Pasha”, por edhe shtohet ndergjegjësimi i shqiptarit: “. . . e knjaz


Nikollës\me i diftue edhe Stambollës\se shqiptari asht i zoti i vetit, se s’i shtrohet shkjaut as Mbretit”. . . Pra, të jemi të lirë, “S’janë jo të huejt që e pështojnë Shqipninë\ që ia bijnë vendit lirinë. . . ” Prandej nuk mund të jemi dakord me interpretimin e Prof. Vehbi Balës që shkruen: “Vepra fillon me konfliktin nëpërmjet shqiptarëve që i kanë vënë vetes detyrë ta shkëpusin Shqipërinë nga Turqia dhe shovinistëve fqinjë malazezë” (Monografia për Fishtën, f. 120), kur dimë se Oso Kuka mblodhi çetën e vet e shkoi me ruejtë tokat e Vraninës me urdhën të Avdi Pashës. Perse duhej të printe në “Lahutë” cikli per Oso Kuken? Ky cikël asht protasa e idesë kryesore, preludi i ngjarjeve epike burrnore, prologu glorifikues i luftave të kreshnikëve per atdhenë e të parëve, per lirinë e kombit, per dinjitetin shqiptar! Popullin tonë e kercnojshin dy konflikte: Konflikti shqiptaro turk dhe konflikti shqiptaro-sllavo-ballkanik. A mund t’i bante ballë populli ynë këtyne konflikteve? Së pari, me Oson Fishta donte të sqaronte se në këte kohë, anmiku kryesor nuk ishte turku, por sllavi. Pra, nuk duhej mprehë konflikti turku-shqiptar, duheshin ruejtë kufijtë e Shqipnisë etnike nën çadrën e Sulltanit: “Ndoshta të damë na jem nder veti\po ku ne t’ na lypë Mbreti,\ por ku shkjau t’na ngasë n’vend t’Parëve. . . ” (kanga XIX. . . ). Pra, me Perandorinë ruejshim kufijt (ndonëse Perandoria nuk kishte ma forcë dhe Rusia sllave perpiqej ta dobsonte sa ma shumë, nxiste “klyshët e Rusisë”), dhe ishte ma mirë se me ra nën pushtimin e vendeve të ballkanit, që dojshin ta coptojshin Shqipninë, madje, ta zhdukshin si vend ballkanik: “Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë\. . . të rrimë ngjitë me Mbret t’Stambollit\per me i bamun ballë Nikollit”. “Shqipninë tjeter kanë me e da, Bullgaria e ajo Greqia,

Pse, mbasi shkjetë e Ballkanit, t’kenë pushtue tokët e Sulltanit”. . . Së dyti, me Oso Kuken kerkonte të edukonte bashkimin e popullit tonë, të shtonte radhët e luftarëve nga të gjitha shtresat shoqnore shqiptare. Së treti, me Oso Kuken Fishta deshti të na edukojë me vetëdije per qëndresë, të trimnohemi per të mbrojtë nderin tonë, dinjitetin shqiptar, pasuninë tonë etj. Osja ishte perfaqsuesi popullor nga do të fillonte rizgjimi i ndjenjes kombtare, humusi vital ku do të nisë të mbruhet ideja e bashkimit të kombit, pra, te karakteri burrnor i virtyteve shqiptare. Ky karakter ishte fara e mirë nga do të fillonte rizgjimi, bashkimi e do të buronte pavarësia. Edhe Fishta shkruen: “Kështu edhe demokracia e këtyne viseve qiti nji Oso Kukë që la nam, tue dhanë jetën per integritet të tokës shqiptare. Po edhe Oso Kuka ka dekë per Shqipni. . . ”. . . Ku i lypë besa e burrnia/ Ku i lypë Mbreti e i lypë Shqipnia”. Personazhet e “Lahutës” afrohen njeni me tjetrin e bashkëjetojnë në harmoni fetare, sidomos, kur bahet fjalë per nderimin ndaj virtyteve etnike, per ruejtjen e trashigimin e dokeve e zakoneve fisnike e në veçanti, kur duhet të bashkohemi në luftën per liri, per integritet, per pavarësi. Vepra në fjalë kritikohet per mungesë uniteti, per mungesë të ndonji nukli që do të hapë siparin e mbrendisë, per mungesë protagonisti që do të organizojë veprimin. . . Prof. Vehbi Bala shkruen: “Unitetin e veprës Fishta është munduar ta ruajë përmes ballafaqimit të përhershem të dy kampeve në tërësi. Të gjitha këngët i shtojnë tabllo të ndryshme këtij ballafaqimi, pra janë pjesë e një mozaiku”. Në të vërtetë, unitetin e veprës e organizon ideja kryesore që asht, sipas mendimit tim: Rizgjimi, rritja, forcimi i ndergjegjes kombtare e bashkimi i popullit tonë per me

35

fitue lirinë, autonominë, pavarësinë. Ky proces rizgjimi e bashkimi, pra, kjo ide qendrore organizon zhvillimin e ngjarjeve tue krijue njatë unitet që ka vepra. Nëse Oso Kuka asht në mbrojtje të kufijve të Perandorisë, në forcimin e virtyteve shqiptare, në ruejtjen e identitetit tonë, Dedë Gjo Luli asht në sulm, madje me flamur shqiptar, per autonomi Nëse plaku i urtë i maleve, Marash Uci, lypë këshillin me pleqnue veprimet tona, Abdyl Frashëri vepron energjikisht edhe jashtë atdheut nder forumet europiane. Nëse nji radhë personazhësh luftojnë per erz e per liri, mandej per të bukurën Shqipni, Naim Frashëri kërkon me vendosmëni nji Shqipni të pavarun (“Naim Frasheri hap qitabin/ nuk e lëshojmë Shqipninë per të gjallë”). Ja pra, si rritet, forcohet e merr vrull ndergjegjja kombtare që mishnon edhe unitetin e veprës. Tashma, shqiptarët u banë milet! “Të tanë halia thotë nji fjalë/se Shqipnin s’e lëshojmë per të gjallë, Pse shqiptarët kanë nisë me u zgjue/ kanë nisë shqip këta me shkrue/kanë nisë t’flasin per kombsi/ per kombsi e per liri. ” Nder dorëshkrimet e Fishtës, të ruejtuna në Arkiv, lexojmë: “Në këte poemë perkujtohen luftat e zhvillueme prej shqiptarëve kunder sllavëve e kunder turqve nga Kongresi i Berlinit deri në fund të luftës turko-ballkanike, per me forcue gjithmonë e ma teper bashkimin e tyne e ndergjegjen kombtare. Këto vjersha duen të jenë historia e maleve që luftuen pa nderpremje kunder turqve, nderimin per herojtë të lindun nder këto krepa e shkrepa, duen të jenë, në mënyrë të veçantë, lavdërimi per karakterin shqiptar. . . ”. “Hej moj zanë, ti kjosh e bardhë/N’hulli menden mbajtë ma ke/Që të mujshe vetë nipnís,/. . . me u kumtue nji kangë kreshnike,/ Si erdh tue u regjë mendja e shqyptarit/Prap per t’gëzuem lirín jetike”.


36

Papa Vojtila MIKU I MADH I SHQIPTARËVE ngritur kështu në lartësitë e shenjtërisë. Visar Zhiti Është një punë e madhe, e hatashme, me përkushtim e mençuri, që pa luftë dhe lumenj gjaku të rrëzojë perandorinë komuniste, e cila erdhi me revolucione të apa Gjon Pali II, Karol Vojtila, është një nga personalitetet më të mëd- tmerrshme dhe shtua me luftë botërore. Në këtë bëmë të dëshiruar nga popujt, henj të kohërave, që bashkë me për të cilën u sakrifikua shumë, është heronj të tjerë, i dhanë fytyrë tjetër dhe dora e shenjtë e Papa Gjon Palit II. shekullit XX, atë që dëshirohej, për të Papa Vojtila e nisi duke na dhënë qenë nga ana e duhur e historisë, nga porosinë: “Mos kini frikë!”, e hodhi këtë liritë dhe të drejtat e kombeve dhe njerëzve, nga morali kolektiv dhe mirësitë thirrje në atdheun e tij, kur bënte pjesë në gjysmën e botës të shteteve të nënmbarënjerëzore, nga kujtesa gjenerale shtruara nën socializmin real ose “peranme vizione të së ardhmes, kundër dorisë të së keqes”, ndërsa kur ajo ra, dhunës dhe tiranive të ngritura në sispatjetër dhe me ndihmesën e tij hyjnore, tem, kundër mureve që ndajnë njerëzit midis tyre dhe njeriun me Zotin, duke u po ky Papë do të na porosiste përsëri:

P

“Nuk e duam një demokraci pa virtyte”. Njeriu duhet të jetë njerëzor, prandaj është lindur dhe shoqëria duhet të jetë njerëzore, prandaj jemi bashkë. Libri “Miku i madh i shqiptarëve” është, po aq sa biografik, edhe rrëfim i bëmave dhe i arritjeve, i sakrificave dhe i urtësisë sublime, kronikë dhe kronologji e jetës së Papa Vojtilës, i udhëtimeve brenda dhe jashtë vetes, me frymën e Tij pan-njerëzore dhe të perëndishme, i një dashurie aktive, në veprim. Autori gjithsesi është përqendruar dhe në hulumtimin e asaj ane aq të rëndësishme për ne, në lidhjet e Papa Vojtilës me popullin shqiptar, marrëdhëniet me shtetin e tyre dhe me atë që do të


37

shpallej si shteti më i ri në botë, të dyja të një kombi, pra me Shqipërinë dhe Kosovën, me krerët e shquar e të përbashkët, së pari me Nënë Terezën, me të cilën ka bashkëpunuar, ia dha mundësitë, pasi ia kuptoi flatrat, që më pas do ta lumturonte po vetë. Po kështu autori na ritregon për vizitën historike të Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali II në Tiranë dhe Shkodër, rënien e Tij më gjunjë dhe puthjen e tokës tonë sapo zbriti nga qielli, ishte e fundmja rënie më gjunjë e Papa Vojtilës mbi tokë, pritjen madhështore, takimet me njerëzit, besimtarët, me Presidentin Berisha, vlerësimet që i bën Shenjtëria e Tij kishës shqiptare, martirizimit të saj, për besimin që ngjall, po kështu dhe takimet me Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, lutjet për një Kosovë të lirë, takimet me shërbestarë, por dhe me ata të Radio-Vatikanit, seksioni shqip, që në ditët më të vështira, morëm prej tyre shpresë fshehurazi, teksa denonconin të keqen e deri dhe tek dhuratat që Dom Lush Gjergji i ka dhënë Papës, “Mesharin” tonë apo librin e tij për Nënë Terezën në gjuhën polake. Polonia është vendi i Vojtilës dhe libri që po përurojmë tani na shtjellon nga fëminia e tij atje, në atë vend heroik e me kulturë, nga rinia, kur e nisi si poet, aktor, teksa zbuloi brenda vetes dhe filozofin e shkencëtarin, të cilat s’duhet të jenë e nuk janë në kundërshtim me njeriun e fesë, e deri tek thirrja: Habemus Papam! (Kemi Papë!) Habemus shpresë, besim, kemi përvojën e të kaluarës dhe vizionet e së ardhmes, kemi ëndrrën dhe botën, kemi vdekjen dhe lindjen dhe rilindjen e shenjtë, kemi veten të shumëzuar në miliarda e miliarda të tjerë. Kulme dhe kumte kuptimplotë e të gjithkohshëm gjejmë në këtë libër, ndër të tjera në vijim dua të kujtoj vajtjen e Papa Vojtilës në qelinë e atentatorit, të vrasësit të tij, Ali Alça. Me dorën që tërhoqi këmbëzën e revolverit, ai i rrëmben dorën Papës dhe ia puth fort si një ndjesë e pendim i thel-

lë, mësim për mijëra e mijëra duar që kanë tërhequr me gishtin si kthetër këmbëzën e armëve në plotonet e pushkatimeve të llahtarshme dhe të atyre që kanë përdorur armë të padukshme në pushkatime të padukshme ideologjike, kulturore, në vrasjet e përditshme, gjithnjë e nga pak, deri sa sollën rrënim shpirtëror dhe mendor. Por njeriu është caktuar të ngrihet dhe të triumfojë. Bashkë. Me tjetrin. Ta kuptojmë dhe ta duam. Në diversitet dhe tolerancë, e gjitha si pasuri e përbashkët përvojash e vlerash të gjithmonta. Ja, në libër, mes fotove të shumta, Papa Vojtila me Kur’anin në dorë, duke e puthur Librin e Shenjtë, gjest emocionues e domethënës, aq kollaj i kuptueshëm për shqiptarët, të shquar për bashkëjetesën ndërfetare. Dhe ky Papë, që kur Shqipëria ishte nën diktaturë, në bregun përballë lutej për të me lot në sy. Është fakt se shqiptarët kanë zgjedhur në rrugëtimin e tyre anën e duhur të historisë, pavarësisht se pësimet kanë qenë të rënda dhe ndëshkuese, por që meritojnë gjithsesi shpërblim. Pra me të drejtë monografia e parë për Papa Gjon Palit II, e shkruar nga një shqiptar, titullohet “Miku i madh i shqiptarëve”, siç u cilësua nga pritësit e tij në Shqipëri.

Dhe është rastësi e bukur, nëse mund ta quajmë kështu, që autori i librit ka emrin ungjillor Engjëll dhe mbiemrin Koliqi, si të kardinalit të parë shqiptar, që kaloi një kalvar të tmerrshëm nëpër burgjet e komunizmit, por që nga ky Papë u përzgjodh dhe shelbua. Libri ndërkaq është dhe një homazh i përbashkët i shqiptarëve, mirënjohje dhe vlerësim për një mik të madh e të përbotshëm, nderim ndaj së mirës, që duke dalë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e bën dhe më të vyer duke i dhënë dhe simbolikë të dyfishtë. Libri ka vlera të qëndrueshme dhe shërben për informacionin, datat, bëmat e një jete të madhe të një njeriu të madh dhe për kumtet dhe porositë që përçon, për falje dhe kujtesë, për mirëkuptim dhe ringritje, për paqe dhe një jetë me kuptim dhe me besim, me virtyte njerëzore e të perëndishme. Pavarësia, identiteti ashtu si liria, mençuria dhe mirësitë kuptohen dhe mbrohen nga njerëz të pavarur, të lirë, të mençur dhe të mirë dhe me identitet dhe njerëzit e tillë u përkasin popujve të tillë. Çdo popull është njeri, çdo njeri është popull. *Fjala, me shkurtime, që autori ka mbajtur në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ku u përurua libri “Miku i madh i shqiptarëve” kushtuar Papa Gjon Palit II, me autor Engjëll Koliqin.


38

Individualizmi si dukuri atipike në letërsinë bashkëkohore shqiptare

(Kumtesë mbajtur në Simpoziumin Shkencor të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, New York,

22 Dhjetor 2013 nga Dr. Yllka FILIPI)

L

etërsia bashkëkohore shqiptare është një korpus shumë i gjerë veprash dhe shkrimtarësh, nga i cili për lehtësi studimi do të fokusohemi në prurjet e saj pas viteve ‘90. Ndryshimet politike në Shqipërinë e këtyre viteve, lanë gjurmë të thella edhe në jetën shpirtërore të kombit. Aty ku gëlonte dhimbja dhe mori krahë fjala e lirë, u hapën shtigje të reja për krijuesit të cilët tashmë e panë veten jashtë kontureve dhe normave të diktuara nga regjimi diktatorial. Pa pretenduar të vemë kufij të prerë midis këtyre ndarjeve, pasi të tillë nuk ka, për të hedhur dritë mbi këtë qasje në një trajtë rehabilitimi artistik me një vështrim të ripërtërirë, le t’i klasifikojmë shkrimtarët në dy grupime të mëdha: a- Shkrimtarët më dy jetë krijuese: para dhe pas viteve ‘90 Në këtë grup do të dallojme I. Kadare, D. Agolli, Dhori Qiriazi, Agim Shehu, Fatos Arapi, Faslli Haliti, Koçi Petriti, Ndoc Gjetja, Xh. Spahiu, Ndoc Papleka, Bardhyl Londo, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Rexhep Qosja, Adem Istrefi etj, të cilët janë mjaft aktivë edhe sot, shpesh duke i qëndruar besnikë strukturave individuale të mëparshme. Ishte terreni i përshtatshëm për të dalë nga heshtja e gjatë e diktuar nga lart, por nuk mund të mos përmendim edhe dukurinë se pati edhe nga ata shkrimtarë që u shprehën se nuk krijuan dot në diktaturë, por që heshtën artistikisht edhe gjatë kësaj periudhe, ashtu sikundër pati edhe vepra që u harruan padrejtësisht, duke shpresuar të ridalin në dritë, vetëm pasi të kenë fituar gjyqin e rreptë të kohës. Njeriu- shprehet Erich Fromm- e ndien veten të përfshirë në një konflikt të tmerrshëm është rob i natyrës, por, megjithatë, është i lirë…, e megjithatë, si të thuash është trill i saj, ai nuk ndodhet as këtu, as atje. 1 b- Shkrimtarët e rinj, jo nga mosha, por nga risitë që sollën: Ata shpërthyen vrullshën gjatë këtyre viteve e në vazhdim, dhe ju larguan tabuve tematike dhe strukturore te dikurshme drejt perceptimeve të reja, duke qenë sa më pranë shpirtit poetik, aty ku ndjeshmëria artistike përmbys un-in e diktuar dhe zhvendos imazhet arketipale drejt një rebelimi poetik. Në rrjetin e ngushtë të skemës së komunikimit letrar: dhënës (autor)-mesazh (vepër)-marrës (lexues), shkrin përjetimet e shkallës më të lartë emocionale. Spikatën avangardistët: Frederik Reshpja, Sadik Bejko, Azem

Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Sadri Ahmeti, Moikom Zeqo, Rudolf Marku, Ylljet Aliçka, Ndue Ukaj, Ali Asllani, Din Mehmeti, Agim Vinca, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Rudian Zekthi, Rudi Erebara, Ramiz Gjini, Mimoza Ahmeti, Arjan Leka, Fahredin Shehu, Ervin Hatibi, Gjekë Marinaj etj. Mirëpo një pjesë e këtyre prurjeve të vrullshme, pavarësisht shkëndijave të talentit, nuk u zhvilluan dot dhe mbetën thjesht fragmentare, duke rënë në grackën mëtuese të egocentrizmit. Nuk janë shkronjat që përcaktojnë letërsinë. A nuk janë dhe shkronjat, një mekanizëm rrotullues, që fshehin në vetvete pafundësinë? Po a dinë shkrimtarë të bëjnë lëvizjet e duhura?2 Këto fenomene të spikatura krijuese, prurjet në gjini të ndryshme letrare, turbulluan ujërat e së shkuarës e ranë në sy si individualitete artistike unikale të cilët ndryshuan pothuajse kahjet e letërsisë shqiptare, duke u bërë kështu pararoja e guximit shpirtëror poetik. Ç’është individualizmi? Sipas Louis Dumont: Ka një sërë lidhjesh të tilla që na japin të drejtën të quajmë me fjalën “individualizëm” konfiguracionin ideologjik modern. 3 Po ti refrohemi këtij autori mbi konceptin universal të indivudualizmit do të vinim në dukje dy kuptime të fjalës individ. E para si subjekt empirik i fjalës, mendimit, vullnetit, mostër e racës njerëzore, brenda botës dhe e dyta si qenie morale, e pavaruar, autonome, jo-shoqërore, pra jashtë botës, i ikur botës, (sipas konfiguracionit modern sui generis) pikë kjo e cila na intereson më tepër, pasi ka lidhje me formimin dhe zhvillimin e individit si krijues, në rastin konkret, arratisjen e tij jashtë drejtimeve të caktuara letrare, si një endacak i lirë dhe i vetmuar. Të jetë kjo një marrëzi, një lajthitje e pavullnetshme, një lloj destruktiviteti i traditës së drejtimeve

të ndryshme letrare, si një traumë post-diktatoriale në kërkim të lirisë krijuese? Erich Fromm e justifikon gjithsesi marrëzinë si “normale”. Në Etikathotë ai, - Spinoza ka qenë i pari, besoj, që shprehu konceptin e marrëzisë, si: “normale”4 Një lloj dissidence e gjithkohshme, u ndie edhe gjatë kësaj periudhe, si jehonë e risive poetike që sollën poetët me kokë të prerë që guxuan të dilnin kundër normave të letërsisë së soc-realizmit, e cila zgjati jo pak, por plot gjysmë shekulli: (po të kemi parasysh faktin se si kohë fizike ajo fillon menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore e shtrihet gjerë deri në vitet’90) Ky shpërthim i dukshëm poetësh dhe shkrimtarësh ishte gati masonik. Ja si shprehet enciklopedisti Moikom Zeqo për shkrimtarët: O sfinks i pagojë, cila është sintaksa jote?/ Dijeni, muzgjet e currilave janë funerali im…5

Në vitet 2000 e në vazhdim vijojnë shkrimtarë dhe poetë me emra krejt të rinj, me një të ardhme tepër premtuese, duke eksperimentuar drejt abstragimeve artistike, nënvetëdijes së qenies, substancialitetit ekzistencial, qerthujve të subkoshiencës poetike, ujdhesave të brendshme të shpirtit si materie e tjetërsueshme, por e pazhbëshme dot nga fatet apo politikat kolektive të globalizmit. Që në fillim të shekullit të XX, letërsia shqiptare i përjetoi rrëmujshëm të gjitha drejtimet letrare të cilat në letërsinë botërore patën pasuesit e vet, idhtarët, ndjekësit e verbër të përfaqësuesve më tipikë dhe sigurisht edhe të karakteristikave përkatëse. Realizmi, si rezultat i zhvillimeve politiko-sociale mbeti kaotik duke u përzier me nuanca të neoklasicizmit, ekzistencializmit, simbolizmit, realizmit magjik, modernizmit dhe postmodernizmit. Ky terren nuk krijoi favorizimin e grupeve të caktuara letrare, deri kur dora e hekurt e shtetit


vendosi rregullat e ngurta të realizmit socialist dhe sigurisht zhdukjen e “reve të zeza ” rebele të disidencës, duke i përçunduar autorët bashkë me veprat e tyre, shpesh edhe në varre masive, apo në humbella pa emër. Si rrjedhojë, edhe pas viteve’90 ky lloj kaotizmi do të ishte tejet i dukshëm edhe në prurjet e reja. Po t’i analizosh ato, mbi bazën e një parimi transhendental, sipas ndryshimeve në bazë të një shkaku të caktuar, nuk do mundësh dot të gjesh sisteme apo rryma letrare të cilat tentojnë të venë rregull në idetë e veta, por letërsi individësh me karakteristika të veçanta, jo vetëm si dukuri letraro-estetike e cila ishte e domosdoshme si një shtysë e brendshme perceptuale nga kolektiviteti drejt individualitetit, drejt një përmase këmbëngulëse unikale. Në poezi: U vunë re prurje të reja në teknikat krijuese; përmbysje e rreptësisë së konformizmit të dikurshëm i kthyer tashmë thjesht në kujtesë kombëtare, realiteteve estetike dhe e traktateve teorike; vargje të thyera; ritëm alternativ; imazhe befasuese; simbolikë polidimensionale; shtrirje e absurdit përtej iluzioneve drejt një ndjeshmërie drithëruese; sureale e dalë nga realja përgjatë lojës imagjinative që i bën jehonë deshifrimit të mistikës së ndjenjave dhe gjendjeve më delikate në etapat ekzistenciale të qenies, nëpërmjet alkimisë së fjalës. Universi ligjërimor dhe ideor sintetizohet rreth një boshti poetik të fuqishëm, dimensionet poetike bëhen shpërthyese e konotative. U eksperimentuan forma nga më të larmishmet në strukturën e vargjeve, larg tematikave të shteruara, dhe sa më pranë luhatjeve shpirtërore duke e vënë gjuhën në shërbim të muzës. Gjuha, thellësisht emocionale, implikohet me një rrafsh stilistikor të shumëfishtë figurash. Si e tillë kjo lloj poezie kërkon natyrshëm lexues të kualifikuar, ndryshe nga tradita e vjershërimit shqip. Brenda kësaj arene imazhesh, infinitet e gjuhës komplekse dhe ligjërimit figurativ, derdhen nëpërmjet lirizmit të një diskursi tejet original. Zë vend monologu i subjektit poetik duke zgjuar imazhet metafizike e meditative që transformojnë të zakonshmen në magji dhe përcjellin tek lexuesi aktiv mesazhe universale. Shenjat dhe simbolet, konstruktohen me kode e figura të shumta stilistike, me një retorikë specifike, gjë që jep një dimension të përjetshëm estetiko- semantik. Poezia shenjëzon, perceptimet e krijuesit për botën dhe metafizikën, ato mistere të përjetshme të qenies së të gjitha kohërave. Paradigma kumbuese e transfigurimit të impulseve jetësore prekin reminishenca sureale, ndjeshmëri, fuqizojnë identitetin poetik duke shpërthyer me një nerv të fuqishëm në emocione dhe perceptime etike, duke sintetizuar dimensionet e dhimbjes dhe lumturisë drejt katharsisit shpirtëror të individit. Në prozë: Për herë të parë pas viteve’90 në rrugën e prozës moderne të themeluar shumë vite më parë nga Koliqi e më tej Kuteli, romani, novela dhe tregimi shqiptar erdhën në një trajtë ndryshe. U thyen teknikat narrative soc-realiste, u zhvendosën strukturat, personazhet nuk u panë më në këndvështrimin nga jashtë-brenda, por si personazhet koliqiane nga brenda- jashtë, rol të jashtëza-

konshëm luajti përdorimi i ironisë deri në sarkazëm therëse, rrëfimi shpesh mori udhën e vetës së parë të përgjithësuar apo të universalizuar, si një un-i global e i gjithëkohshëm brenda të cilit vërtiten lakadredhat e fateve, intrigave, ekzistencës. Në romanin modern pothuajse mungon tërësisht subjekti i mirëfilltë artistik duke e zhvendosur vemëndjen e lexuesit jo më drejt asaj që do të ndodhë, por arsyes përse duhet të ndodhë. Vëmendja u largua nga modelet klishe të personazheve pozitivë apo negativë, dhe u synua thjesht drejt të dukshmes, drejt qenies si koshiencë e subkoshiencë jokolektive, por individuale. Shpesh romanet vërtiten rreth një kryepersonazhi të vetëm, i cili mund të mos ketë as emër konkret, ose mund të ketë disa emra bashkë, ose mund të ketë një emër të çuditshëm, mund të jetë njëherësh edhe personazh dytësor, e që shpesh mund të shndërrohet edhe në personazh hije. Përsa i përket romanit si gjinia më komplekse, më e plotë dhe më e vështirë e letërsisë, shpesh kemi një tentativë për të ndërthurur të të gjitha llojet e gjinive letrare: poezi, dramë, ese, tregim, novelë, peizazh, psikologji, filozofi, duke krijuar hapësira të pafundme interpretimi. Janë ngritur struktura të fuqishme me trajta personazhesh të rrëshqitshme: kafshë-drurë-shpendë, zogj tekanjozë, gurë mijëvjeçarë, shkëmbinj, male, lumenj, galaktika e ndoshta universe të tjerë, brenda lëkurës së të cilëve fshihen qeniet me arsye, ashtu sikundër personazhe-njerëz në të cilët merr përmasa groteske primitiviteti i të filozofuarit mbi enigmat jetësore. Regjistrat stilistikë të narracionit kalojnë nëpër sitën e hollë të groteskut në paraqitjen e deformuar të individit si përfaqësues tipik i shoqërisë së rrënuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale, si rrjedhojë e të cilave kemi të bëjmë me personazhe tejet të vetmuar, të mbyllur në guackën e përditshmërisë dhe kotësisë së absurdit jetësor, teksa vërtiten përgjatë shtjellave të monologjeve asociative. Për dekodifikimin e veprave rol të jashtëzakonshëm luan nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta që server dhënësi me gjetjen e pasforcuar të ekuivalencës stilistike e sintaksore. Kornizat narrative kompozicionale rikuptimësohen dhe luhet me paradokset semiotike të a-kohorësisë. Teknika e flash-back-ut theu kufijtë e kohës lineare drejt një kohe universale pa të shkuar, të tashme apo të ardhme. Realitete të magjishme fantastike shpalosen nëpërmjet një gjuhe të pasur, të gjallë e dinamike. Luhet shpesh me monologun si një alter-ego-e qenies së pakushtëzuar në hapësirë dhe kohë. Tentohet edhe drejt romanit eksperimental allaxhojsian. Në kritikë dhe studime letrare: Dija e gjerë e një studiuesi, është potencialisht e vlefshme për publikun, qoftë edhe përkohësisht, pasi përcjell këndvështrime të thelluara. Ndërsa kritiku vështron thellë, vetëm nëse problematika e veprës është me interes për publikun. Risku për të mos rënë dakort me përfundimet e tij nga ana e lexuesit bashkëkohor, është kurdoherë i pranishëm. Është e qartë se përpunimi i fluksit të prurjeve të reja, por edhe rishikimi i të mëparshmeve, kërkon

39

talent akademik të stërvitur në mënyrë që të përballen edhe me testin e gjykimit. Immanuel Kant shprehet: Parashtrimi i disa pohimeve nga ana e një personi dhe emërimi i tyre si gjeniale, në një fushë ku dështojnë lëvrimin e tyre edhe hulumtimet më të duruara racionale, do të qe diçka tej mase qesharake… Do të qe humbje kohe të kërkonim të dinim nëse duhet të qeshim më shumë me të vetëquajturit gjeni që e pështjellin veten brenda kësaj reje… apo me publikun mendjelehtë…?6 Natyrshëm lind pyetja?

A ekziston kritika e mirëfilltë në fushën e letrave në Shqipëri? Është folur rëndom kohët e fundit se në letërsinë shqiptare bashkëkohore nuk ka kritikë të mirëfilltë, por kjo hipotezë nuk është e argumentuar nga asnjë fakt shkencor. Jo vetëm kritikët dhe studiuesit e rinj, që kanë një të ardhme premtuese, por edhe ata që u mbrujtën me metodat e kritikës së soc-realizmit, pas viteve’90, kanë sjellë dukshëm këndvështrime të reja në rileximin e shumë autorëve, jo vetëm të disidencës, por edhe të veprave të analizuara sipas një këndvështrimi social-historik sipërfaqësor. Nevoja për interpretime të reja ka ardhur organikisht duke u imponuar nga veprat e hapura të shumë autorëve të mëdhenj (për të rritur kuptueshmërinë), si psh. Migjeni, Koliqi, Kuteli, Camaj, Trebeshina, Kongoli etj. Emra të spikatuar si: R. Qosja, A. Pipa, F. Dado, A. Aliu, A. Vinca, S. Hamiti, B. Kuçuku, A. Plasari, Sh. Sinani, A. Kapurani, K. Jorgo, Dh. Shehri, P. Asllani etj, kanë sjellë rilexime veprash me një qasje ndryshe analitike dhe sistematike, me teknikat dhe metodat e fjalës së fundit në letërsinë shqiptare aktuale, duke hedhur dritë në enigmat e pazbuluara të tekstit letrar dhe hapur diskursivitete shkencore në studimin dhe interpretimin original të autorëve shqiptarë si një tërësi individualitetesh artistike, me kodet dhe strategjitë e veçanta të ligjërimit poetik, nën dritën e teorive dhe hulumtimeve moderne dhe bashkëkohore, si specialistë të mirëfilltë. Ashtu sikurse asnjë kulturë nuk vdes, por i mbivendoset një tjetre, ashtu sikurse asnjë komb nuk vdes, por le pas breznitë e tij, po ashtu edhe një letërsi nuk vdes dhe as rilindet nga hiç-i. Ajo është mbështetur mbi një bosht të përbashkët me emrin art i cili është i tejjetshëm dhe nuk njeh kufij gjeo-politiko-shpirtëror mes kombeve. Por, pavarësisht ngjashmërisë me simotrat e saj evropiane, letërsia shqiptare si rezultat i lëngatës së gjatë në vorbullën e mbrapshtë të historisë së vendit, nuk ka mundur dot të zhvillohet paralelisht me letërsitë perëndimore të cilat kanë patur fatin e bardhë të lirisë shumë shekuj përpara nesh. Ky fakt hedh dritë mbi larmitë e prurjeve të reja gjatë këtyre viteve dhe deri në ditët tona të dukurisë së atipizimit të rrymave dhe drejtimeve letrare në të dy grupimet e mëdha të shkrimtarëve që janë marrë në shqyrtim. Të krijohet ideja se letërsia shqipe është letërsi individualitetesh artistike dhe jo grupimesh të caktuara moderniste dhe postmoderniste, sikurse ka ndodhur në letërsinë botërore. Në çdo regëtimë artistike, ka një lojë të çuditshme të shkrirjes së imagjinatës krijuese, fic-


40

tion-it me empirizmin e dijes së shekullit të kibernetikës duke i vënë në sprovë të herëpashershme lexuesit dhe tronditur ndërgjegjen krijuese të kombit. Letërsia si sistem i epërm vlerash ofron shtresëzime të shumta artistike mbi imazhet mendore, imagjinatën, fantazinë dhe strukturën artistike nëpër të cilën kalon procesi për dekodifikimin e të cilit shpesh na vjen në ndihmë psikoanaliza frojdiane, për të depërtuar deri në skutat më të thella të shpirtit krijues, aty ku shpesh njeriu është i lirë dhe askush nuk ja vret dot lirinë e tij. Këto liri krijuese janë çuditërisht sa të ngjashme, aq edhe të parrokshme dot nga një fill i përbashkët profilizimi artistik, me anën e të cilit shpesh mund të simbolizojmë kohën, vendin, hapësirën, koordinatat, trajtën e shpirtit të një kombi apo të disa kombeve bashkë e më tej drejt universalizimit të një letërsie tejet globale. Parë në një këndvështrim modern letërsia

shqiptare e këtyre viteve estetikisht nuk është as kopje dhe as krijim i parashikimieve të mundshme të atyre që priten të ndodhin në letërsitë e vendeve të tjera, pasi kjo do ta bjerrte strukturën, dhe do ta zbehte fuqinë artistike të substancës letrare, (e cila sigurisht ka si bazë të saj ficton-in, por të sjellë në formë dhe trajtë origjinale), duke i krijuar hapësira shkrimtarëve të jenë sa më pranë unikalitetit artisti. Pra, me individualizëm në letërsinë shqiptare pas viteve’90, do të kuptojmë dukurinë atipike që përfshin tërësinë e disiplinave të personaliteteve krijuese të cilët me origjinalitetin përkatës, risitë, strukturat dhe prurjet artistike, skalitën një profil të ri, tejet specifik dhe tërheqës për horizontin e pritjes. Anasjelltas, duket qartë se sa më i mbyllur të jetë krijuesi, aq më pak është në gjendje për t’u mbrojtur vepra e tij përballë presioneve, apo mësymjeve të klaneve të ndryshme pseudoartistike, tendencë kjo edhe e realiteteve moderne.

Vlen të veçojmë 3 rrafshe: 1- Specialitete letrare ku individi krijues nuk përjashtohet si një koordinatë universale. Secili prej tyre shkel në një truall sa të sigurt, aq edhe të rrezikshëm për artin e vet. 2- Orientime konkuruese të të njëjtës fushë të cilat vijnë vrullshëm, imponueshëm dhe shpesh të papajtueshme midis tyre të cilat lidhen me të njëjtin ideal dhe prezantojnë të njëjtat kritere krijuese. 3- Orientime apo përpjekje të shumëfishta për orientim, si presion i ideologjisë së mjedisit, të cilat kërkojnë t’ua nënshtrojnë letërsinë drejtimeve letrare. Bashkësia e shkrimtarëve është të paktën institucionalisht më e dobët sesa gjetkë, në vendet simotra. Pavarësisht se ka fatin të shkruhet me një gjuhë të vockël, por të përjetshme, letërsia shqiptare bashkëkohore është një dukuri, ku origjinaliteti dhe individualiteti krijues prezantohen me dinjitet në të gjithë botën mbarë.

Hane Sina (1928-2012)

dhe i biri gazetari Beqir Sina Ikona të kalvarit të vuajtjes

Vazhdon nga numri i kaluar

Barakat e internimit në Savër

Në kampin e tmerrshëm të internimit në Savër të Lushnjës në Shqipëri, ishin 7 baraka përdhese, që mund të shembeshin nga minuti në minut… Kjo ishte një vdekje e ngadalshme, por e sigurtë që Sigurimit komunist kishte menduar për asgjësimin e shqiptarëve. Nazistët, në krimet e tyre të përbindshme, asnjëherë s’kanë vrarë bashkëkombas etnik gjerman, sikurse kanë vepruar komunistët në vendet e Europës Lindore dhe kudo në botë, ku, ato kanë sunduar forcërish, përmes dhunës direkte të hurit dhe litarit. Kësisoj, historigrafia botërore, përmend faktin domethënës, se në kohën e Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë, kanë masakruar dhe vrarë, zhdukur në krematoriume në kampet e përqendirmit në Aushvic e Mat’hauzen, etj. mbi 56 milionë njerëz, ku, për fat të keq 6 milion janë ebrej, ndërsa komunizmi deri më sot nga burimet e sigurta historiografike dhe ekspertë, që janë marrë me zbardhjen e krimeve të komunizmit, ka arritur në shifrën e 120 milionë njerëzve të pafajshëm në të gjithë botën… Heroina stoike nënë Hane, ruan në vetvete mijëra ngjarje, episode, drama, dhimbje, vuajtje, keqtrajtime, syrgjenime etj. Ajo është vetë historia e mijëra ish të përndjekurve dhe përsekutuarve politkë, në kohën e rregjimit të egër komunist të diktatorit përves.

Klajd

KAPINOVA

klajdkapinova@yahoo.com

“Barakat përdhese, ishin të mbuluar me çati eternity (nje lloj materiali riciklues, shumë i dobët cilësisht) dhe brënda atyre mureve prej pupuliti e kashte është përthye (në kushtet e survejimit dhe ndëshkimit) një nga kryeveprat e letërsisë botërore “Orlando i çmendun” i Ludovico Ariostos nga një intelektual dhe profesor i shquar Guliem Deda; Aty në ato baranga jetoj edhe perkthyesi prej origjinalit në shqip të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit nga poligloti Pashko Gjeçi; redaktue nga Llazar Siliqi. Aty ngrysi në heshtje e braktisje ditët e fundit të jetës, mbas nji burgu të gjatë nji nga figurat më të njoftuna çame Rexho Plaku, e shoqja e tij motra e Teme Sejkos: Merushe Plaku e i biri i vetëm Agimi; po aty mbas nji burgu të gjatë vdiq Anton Dukagjini prej derës së famshme të Dukagjinëve; po aty mbasi doli nga burgu i parë që e pat fillue qysh fëmijë asht martue Ahmet Kolgjini, djali i vetëm i Tahir Kolgjinit; dhe po aty, pak vite para 90-ës, vdiq nga nji sëmundje e randë, duke lanë katër fëmijë të vegjël konispolati i ndërshëm Ligor Kalivjoti.. Aty ka jetuar Musa Sina, i biri Beqir Sinës, ka jetuar dikur edhe i biri Muharrem Bajraktarit, i biri Kol Bibë Mirakës, i biri Gjon Mark Gjonit, Prof. dr. Lazër Radi, kanë jetuar Çapajt e Dukatit, Asllani i Tepelenës, familja e Kryeministrit Fiqiri Dines, ka jetuar Dom Mikel Koliqi (Kardinali i parë në historinë e lavdishme

të Kishës Katolike në trojet etnike), kanë jetuar Kaloshët e Dibrës, Ndreu i Dibrës, Spiro Gjoka i Përmetit, Tasim Spahiu i Lumës, familja e Tahir Hoxhës së Tropojës, Laholli i Korçës”, kujton ish bashkëvuajtësi në Kampin e Savër së Lushnjës, gazetari i komuniteti shqiptaroamerikane Beqir Sina. “Këtu ishte edhe fati i im. Një fëmijë, që edhe i palindur e në barkë në nënës do t’a dënonin me internim në kasollet e Savës dhe do t’a shpallin “Armik i Popullit”, me vendim të Ministrisë së Punëve të Bredshme Dega e Internimeve dhe dëbimeve (dokumenti zyrtar i Arkivës së MPB 12 Gusht 1957 A-D/427)- Pra, do të lindë dhe të rritej një fëmi jetim -fukara dhe në skamje i privur nga çdo ëndërr e jetës fëminore. Dhe, unë njëri prej atyre mijëra viktimava të regjimit komunist, sëbashku me familjen time (gruan, nënën, dhe dy fëmijët djalin dhe vajzën), mbas shumë peripecish, mbasi kaluam në fillim Budapestin e Hungarisë (dy muaj) dhe një vit e gjysmë në Austri, më në fund në shkurt të 1991, erdhëm në vendin e ëndrrave të gjithë qytetarëve të botës Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendin e vetëm, ku, ngjallen shpresat e lirisë dhe demokracisë…”, kujton sot kolegu im shqiptaro-amerikanë gazetari i mirënjohur i komunitetit tonë z. Beqir Sina. Vendin, ku, gjysmë shekulli më parë kishin ardhur si të arratisur, nga Shqipëria, babai i Beqirit, xhaxhallarët e tij dhe pothuajse i gjithë rrethi i tij familjarë, kushurinjë të parë të babait dhe dajat e tij. Njerëz, këta po nga familja e gazetarit Sina, që kishin emigruar në Amerikë, edhe para dhe pas Luftës së Dytë Botërore (WWII), dhe kishin shërbyer edhe në ushtrinë amerikane, në luftrat, si: në Vietnam dhe Kore.


Mirëpo, kur erdhi në Amerikë, ai ishte 34 vjeç, dhe nuk ishte më i vogël, por i dukej se atë ditë “kishte lindur”. Babi i tij, është arratisur nga Shqipëria në gusht të vitit 1957, kur Beqiri ka qenë në bark të nënës (7 muajsh), e cila (sikurse vepronte regjimi asokohe), u internua për të vetmin “faj” (ç’ka të kujton filmin e famshem “Fajtorë pa faj”), që kishte bërë, pse një grua 20-vjeçare me tre fëmijë, mbasi i shoqi i saj ishte arratisur, ngaqë nuk duronte dhe pajtohej kurrë me regjimin komunist të Enver Hoxhës… Saga e internimeve

Me pak rroba mbas shpirtit në krah, familja Sina, filloi të shëtisë në udhëtimin biblik nga një kamp internimi vdekjeje të nazistëve të kuq proletar në një tjetër të vuajtjeve, qysh nga vitit 1949. Harta gjeografike e vuatjeve të njëpasnjëshme, ka një shpërndarje të hatashme. Kësisoj, ai nis kalvarin e përsekutimit ekstrem nga Delvina, dhe vijon rregullisht në kampet e vdekjeve të tmerrshme, si: në Bënçë Tepelenë, Porto Palermo, Kuçovë, Ura Vajgurore, Këneta e Maliqit (Korçë), Radostinës (Fier), Fabrikës së Tullave në Tiranë, etj., duke e stërmunduar para kalvarit të vdekjes gjatë gjithë jetës nëpër Shqipëri, ku, shtëpia e vetme e tyre ishte qelia e burgut të ftohtë kudo, si: në burgun e Burrelit, Spaçit, Kalasë së Gjirokastrës, Shën Kollë, Ballsh dhe në Tiranë… Në ditën e parë të çangës në apelin e parë (ku, thirreshin emërat e të burgosurve), të kampit të parë të dhunës së pafundme do të përgjigjeshin familjet: Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi,Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Plasoti, Mulosmani, Neza, Koliqi, Ndreu, Laholli, Meraja, Kuqeshi, Kokali, Kulla, Dine, Brahimaj, Belishova, Poda, Nela, Gashi, Prengjoni (Zherkaj) Spaho, Thano, Kaba, Guveli, Agolli, Iljazi, Gjoka, Suljoti, Spahiu, Pellumbi, Tola, Çeliku, Koleci, Kolgjini etj... një listë e gjatë kilometrike, e cila plotësohej përditë me “mish” të freskët nga e përjetshmja “luftë klasash”. Jo pak për të qenë legjendë, nëpër atë vend do të kalonin familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, MustafaMerlikës dhe Fiqiri Dines! S’ma merr mendja se mund të ketë ndonjë fshat të kësaj bote, ku, të kenë jetuar në përvujtëri pesë familje kryeministrash. E pra Shqipëria, ka një ekzemplarë historik Savrën, sikurse Aushvici e Mat’hauzën në Gjermani. Kështu u ngrit e para Savra, vendi i ndëshkimeve shembullore dhe mbas saj do të lindnin gjithkah këpurdha të së njejtës idhtësi; së pari, do popullohej Myzeqeja me: Çermën, Gradishtën, Grabianin, Plugun, Dushkun, Gjazën, Sulzotajn, Rrapzën, etj. dhe më pas në gjithë Shqipërinë, si: Shtyllasi, Radostina, Belshi, Shtylla, Adriatiku, Akernina, Lubonja, Bedati... e kështu me rradhë! Eruditi Jozef Radi, i biri i njërit prej itelektualëve më të spikatur të asaj kohe Prof,dr. Lazër Radit, në kujtimet e tij, shkruan se: “Filmat e neorelizmit italian, dhe artistët e saj kohe,

s’kanë asgjë më shumë se këta djem e vajza të Savrës së at’hershme, dalë midis nji are me pambuk, sigurisht mbas lodhjes së përditshme, e që në t’vërtetë s’duket! Ata janë shfaqja më me dritë e asaj rinie... dhe unë me dëshirë po i përmend nji për nji ata: Lekë Bajraktarin, Andan Hoxhën, Lirie Bajraktarin, Irena Dukagjinin, Rukie Hoxhën, Kastriot Bajraktarin, Sazan Dinen, Neriman Hoxhën, Vera Demën, Lekë Dukagjinin; që janë në kët foto, por s’mund të rri pa i bashkuar edhe ata të shumtët që s’janë aty, po janë nji për nji në kujtesën time dhe gjithë si të ishte fjala për dje: Veronika, Ernest, Leka dhe Tomorr Dostin, Gjosho Vasija, Nikolin e Zheta Destanishtën, Pano Taçin, Elami, Ajete e Luftanije Agollin, Kristina, Çelestina dhe Gjon

Beqir Sina me nënën Hane Sina

Markagjonin, Pjerin Janën, Gëzim Barutin, Fadil dhe Tefta Çapën, Dine dhe Tomorr Dinen, Tefta Bajraktarin, Reshit Mulletin, DhurataTabakun, Kin Bashën, Meri Topallin, Ahmet e Feride Kolgjinin, Fatbardh e Hyriee Dudie Kupin, Ilir Spahiun, Idriz Cafën, Spiro dhe Marika Anastasin, Xhevat Lamçen, Sanije Metalian, Tefik Çelon, Ali e Rudina Demën, Ilir dhe Fatime Biçakun, Luçie Grizhën, Naim Staraveckën, Abaz Alizotin, Musa, Tomorr e KujtimMaçin, Suzana Hoxhën, Valbona Çokun, Lekë e Mojs Mirakën, Elez Hoxhën, Gani eKadire Nezën, Petraq, Evgjeni e Polikron Kuqeshin, Kosta dhe Eleni Guvellin, Lefteri e Theodhora Kënutin, Dhimitër Thanon, Katerina dhe Zef Mirakën, Dush Margjekën, Ligor Kalivjotin, Sose Sokolin, Sokol e Simon Mirakën, Hyrka Lahollin, djemtë

41

e fisit Kulla, Francën, volejbollisten e famshme... e plot emra të tjerë, të cilët, i dhanë rini dhe jetë atij vendi; dhe ata që e projektuan Savrën si nji gulag të rrënimit shpirtëror e fizik dështuan! Dështuan turpshëm! As me vitet pafund të burgimeve, as me terrorin e përditshëm të lodhjes dhe fushatave, as me apelet tri herë në ditë, as me demaskimet, as me shpërngulje masive në të tjera kampe... ata s’arritën të vrasin frymën që krijoi Savra!

Gazetari shqiptaro-amerikanë Beqir Sina

Ai, sot jeton dhe punon me familje në Shtetet e Bekuara të Amerikës, aty ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë shembull në të gjithë botën, mbasi me të drejtë njihet si Kampion i Demokracisë Botërore. Për 34 vjet me radhë, pinjolli i familjes Sina, djali i vendosur kundërkomunist i përbetuar Beqiri, qëndroi në kampin e internimit në Savër të Lushnjës, aty u rrit sëbashku me vuatjet çnjerëzore. Ai, nuk ishte i vetëm, por kishte shumë bashkëvuajtës fëmijë të privuar nga çdo e drejtë elementare njerëzore, sikurse shumë fëmijë të familjeve më të mira të Shqipërisë askohe, sikurse thotë gazetari produktiv Sina: ajka e zgjedhur e kombit, deri edhe nga ata, që kishin qenë ish firmëtar të Pavarësisë së Shqipërisë, ish ministra dhe kryeministra në qeveri të ndryshme asokohe, familje patriotësh, si: Dedë Gjon Luli, Safet Butka, e të tjera, atdhetarë e bajraktar, intelektualë, familje të suksesshëm në bisnese (shumë të pasur), lider fetar dhe ish politikan të rangjeve më të larta, duke filluar qysh në kohën e Zogut, fashizmit dhe nazismit, dhe nga vetë regjimi i Enver Hoxhës. Fëmijët e kampeve të internimit, sot janë burra e gra në moshë të mesme, familjarë të mirë e qytetarë të ndershëm, që janë diplomuar në perëndim (mbasi shkollën e kryn në kampet e internimit) dhe s’mund t’i kenë harruar ditët, kur u kthyen në skllevër nga diktatura e diktari i egër Hoxha. Ka shumë vetë, që sot mundohen të justifikojnë jetën (shkollimin) e tyre ose të tjerëve, në kohën e diktaturës, duke thënë se ashtu ishte sistemi, (që i la pa shkollë) në përpjekje, për të relativizuar atë krimin, që bëri regjimi ndaj kësaj shtrese, që t’a linte në injorancë dhe errësirë, për t’a bërë atë sa më të pranueshëm, për shoqërinë e atherëshme, dhe kriminelët të shpëtojnë qoftë edhe nga përgjegjësia morale sot. Mirëpo, krimi është krim dhe ai duhet ndëshkuar, të paktën moralisht, në çdo kohë. Shfrytëzimi i minorenëve (i fëmijëve të kampeve të interrnimit, vetëm për punë bujqësore), në punë nga diktatura, ishte një krim dhe si i tillë duhet trajtuar, edhe sot mbasi kanë kaluar 23 vjet nga marrëzit e atij rregjimi, që kurrë mos ardhtë më, thotë Beqiri, duke shtuar se: “Fëmijët e shkollave 8-vjeçare, të cilët, diktatori i nxiste të shkonin në punë (pa shpërblim), ishin të moshës 9-14 vjeç, dhe mbas saj i dërgonin në ushtri, në repartet më të rënda xheniere të punës. Duke iu referuar kodit të punës së viteve të periudhës së komunizmit, fëmijët mund të punonin që në moshën 15 vjeç, deri në 6 orë


42

dhe të iu mbylleshin dyert e shkollave”. Sa për të ilustruar këtë fakt, ai ndër të tjera nis të rrëfej, se kushuriri i parë i babait të Enver Hoxhës (një burrë fisnik), Veip Hoxha me Anenë dhe tre vajzat e tij (Nerimanin, Andanen dhe Suzanen), ishin internuar në vitin 1965 nga njeriu më i afërt i tyre (djali i axhës), pra Enver Hoxha. Veipi, ishte një plak pedant, i shkolluar në Stamboll dhe zotëronte katër gjuhë të huaja. Ai, kishte qenë Drejtor i Bankës së Shtetit në Tiranë, para se të internohej, por vdiq në internim, i përbuzur nga komunizmi si një njeri i rëndomtë. Aneja me vajzat e saj, që dalloheshin esencialisht, për një kulturë të gjerë dhe thellë perëndimore, mbasi zotëronin shumë gjuhë të huaja (italisht, frengjisht, anglisht dhe rusisht), treguan një dashuri shumë të madhe për gazetarin Beqir Sina, gjatë kohës që ky po vijonte të kalonte kalvarin e gjatë të përsekutimit në kampin famkeq të Savrës së Lushnjës.

Ata e dështën djaloshin e brishtë Sina, sikur të ishte vëllai i tyre i vogël, mbasi kishte mbetur “jetim” me baba gjallë të arratisur në SHBA. Beqiri, ishte fëmija i ledhatuar shumë nga vajzat e shquara intelektuale dhe shpesh e kujtonin me ndonjë gjë të mirë (ushqim, si i vetmi luks në kampet e përqendrimit), kur gatuanin, apo e ndihmonin më shumë në edukimin kulturorë dhe libra. Kampi i internimit për gazetarin e ardhshëm dhe të dashur të komunitetit tonë në Amerikë, ishte një shkollë, ku, njërëzit e ditur dhe largpamës mbi vuajtjet gjenin forcë dhe kurajo t’i jepnin mësim falas bashkëvuajtësve më të vegjël. Vajzat apo tre motrat fisnike, i jepnin fshehurazi disa orë në ditë mësim në gjuhën italiane, sëbashku me Dr. Professor Lazër Radin, një njeri me dy doktoratura (i cili, kishte studiuar në Romë), fëmijët e të cilit Beqir Sina, i kishte bashkëmoshatarë, duke ndarë gëzimet dhe hidhërimet familjare si vëllezër… FUND

Ngushëllim

Redaksia e revistës “Jeta Katolike” i shprehë ngushllimet më të përzemërta bashkëpuntorit të vet shumëvjeçarë, z. Ismer Mjeku, për humbjen e parakohshme të të vëllaut Naserit, i cili, pas një sëmundjeje tepër të rëndë, ndërroi jetë në Gjermani, më 5 tetor, 2013, në moshën 54-vjeçare. Shpirti i Naser Mjekut pushoftë në paqen e përjetshme, familjes Zoti i dhëntë forcë.

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Zef Shkreli, 79-vjeç Vdiq më 18, Tetor 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” NY Marko Deda 71-vjeç Vdiq më 19, Tetor 2013 U varros në varrezat “St Raymond’s” NY Pjeter Pretashi Ulaj, 93-vjeç Vdiq më 22, Tetor 2013 U varros në vendlindje

Gjelosh Kola Shala, 87-vjeç Vdiq më 14, Nëntor 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” NY

Victoria Shkreli, 47-vjeç Vdiq më 15 Nëntor 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” NY

Maria Lucaj, 55-vjeç Vdiq më 1 Dhjetor 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” NY

Liza Dusovic, 70-vjeç Vdiq më 10 Dhjetor 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” NY

Petar Vuksanovic, 71-vjeç Vdiq më 25 Dhjetor 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” NY

K U R O R Ë Z I M E Valentin Lisi me Nikoleta Gjoni Më 6 Tetor, 2013 Julian Lekocaj me Violeta Frangaj Më 12 Tetor, 2013 Gjoka Jack Nikac me Valentina Kapiti Më 12 Tetor, 2013 Frank Dedvukaj me Diana Mirdita Më 12 Tetor, 2013 Valentin Gurraj me Mariana Nika Më 20 Tetor, 2013 Stiven Juncaj me Sabina Nokaj Më 19 Tetor, 2013 Peter Saljanin me Kristina Nikprelaj Më 26 Tetor, 2013 John Ujkic me Vera Kalaj Më 26 Tetor, 2013 Kreshnik Smajlaj me Mandalena Bujaj Më 9 Netor, 2013 Jozef Cotaj me Anila Gjinaj Më 16 Netor, 2013 Robert Grishaj me Shpresa Camaj Më 16 Netor, 2013 Anton Curanovic me Kristina Nuculaj Më 23 Nëtor, 2013 Leke Bujaj me Jurgena Gjoka Më 24 Nëntor 2013 Franco Sukaj me Eva Mirashi Më 24 Nëntor, 2013 Adrian Toka me Vjollca Zyle Më 27 Nëntor, 2013 Armend Gega me Vitore Kolaj Më 30 Nëntor, 2013


43

P A G Ë Z I M E

Nicholas Krasniqi Prindër: Zef & Etleva Krasniqi Kumbarë: Lum & Gin Berisha Gabriel Leonard Rrasi Prindër: Leonard & Alexandra Rrasi Kumbarë: Anthony Rrasi & Floria Mrijaj Gabriel Gjushi Prindër: Luke & Blerina Gjushi Kumbarë: Edward & Lisa Guni Dylan Lucaj Prindër: Gjergj & Katarin Lucaj Kumbarë: Agron & Valentina Vukdedaj Olivia Pjeternikaj Prindër: John & Elizabeth Pjeternikaj Kumbarë: Mark Pjeternikaj & Mark Ivezaj Bryan Bujij Shala Prindër: Lazer & Alma Shala Kumbarë: Bardhi & Lumturie Dukaj Daniel Vocaj Prindër: Gjek & Anita Vocaj Kumbarë: Petrit Mucaj & Vera Prekaj Donald Paljevic Prindër: Marko & Dorina Paljevic Kumbarë: Vincent & Tina Gjonaj Daniel Dushi Prindër: Nikolle & Pashke Dushi Kumbarë: Tom & Vera Gjonaj Matimus Francis Lala Prindër: Filip & Linda Lala Kumbarë: Alfred & Liubovi Lala

Victoria Gazivoda Prindër: Roka & Susan Gazivoda Kumbarë: Robert & Prena Kocaj

Stephen Paul Junkovic Prindër: Alekci & Marija Junkovic Kumbarë: Daimian & Jaime Coleman

Gabriel Gjokaj Prindër: Bato & Freskida Gjokaj Kumbare; Anton & Marijana Brisku

Paolo Kolaj Prindër: Ndoc & Xhuljana Kolaj Kumbarë: Ander & Esmeralda Doci

Kole Lulgjuraj Prindër: Marash & Rushe Lulgjuraj Kumbarë: Leonard & Gjelina Berishaj

Nicholas Kocovic Prindër: Alfred & Lidiana Kocovic Kumbarë: Robert & Diana Gazivoda

Isabella Prenaj Prindër: Bernard & Vlora Prenaj Kumbarë: Albert & Antoneta Mirashi Kole Nik Sherri Prindër: Nikoll & Leonita Sherri Kumbarë: Gjergj Quni & Pashke Quni Lerenc Doci Prindër: Nderush Doci & Esmeralde Kolaj Kumbarë: Edmond & Valjeta Nikolla Logan Alexander Dushaj Prindër: David & Jessica Dushaj Kumbarë: Christian Dushaj & Gianna Marie Russo Martina Age Juncaj Prindër: Don & Sophia Juncaj Kumbarë: Pjeter Camaj & Gjyste Gjelaj Ava Lushi Prindër: Uk & Leze Lushi Kumbarë: Pjeter & Antonetta Zagreda Albert L. Treashee Prindër: Alexander & Albana Trieshi Kumbar: Lek M. Vataj Melina Haxhari Prindër: Edmond & Besmira Haxhari Kumbarë: Altin & Rita Haxhari Benno Eugene Capolino Prindër: Eric & Kristina Capolino Kumbarë: Gino & Michelle Capolino Aiden Durgaj Prindër: Endrit & Altin Durgaj Kumbarë: Altin & Rita Haxhari

Maksimilian Ilir Lulaj Prindër: Frasher & Cassandra Lulaj Kumbarë: Gregory & Dana Cruz Jax Gjeke Curanaj Prindër: Poli & Kristin Laura Curanaj Kumbarë: Michael Bowerman & Susana Shkreli Isabella Maria Djuravcevic Prindër: Joseph & Rosemary Djuravcevic Kumbarë: Tom & Natasha Djuravecvic Olivia Gojcaj Prindër: Nikola & Lisa Gojcaj Kumbarë: Nikolla & Vera Gjurashaj Leonard Ivezaj Prindër: Nikoll & Marina P. Ivezaj Kumbarë: Gjon & Antoneta Gjolaj Emma Pecaj Prindër: Edmond & Ermira Pecaj Kumbarë: Kanto & Flora Syku Jessica Victoria Uruci Prindër: Arber & Vaness Rose Uruci Kumbarë: William Gallagher & Katherine McAllisten Alexander Traboin Camaj Prindër: Kanto & Ljindita Camaj Kumbarë: Leka & Gina Rukaj Christian Frank Popovic Prindër: Frank & Marcela Popovic Kumbarë: Michael & Angjelena Zadrima Marseda Paloka Prindër: Marsel & Alda Paloka Kumbarë: Petrit & Elisa Staka


FAMILJA EngaNOC MATI GJONAJ Reçi i Ulqinit, të gjithë shqiptarëve, pa dallim, ju uron Festën e Flamurit, Krishtlindjen 2013 dhe Vitin e Ri 2014

..

..

..

Gezuar per shume mot!

Në foto: Alexandra Lulaj me grupin e valleve Rozafati, në festivalin e 23të Shqiptar


JK # 72 (2013)