Page 1

Botues Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” New York Viti XLIII, Numri 2, Prill-Qershor 2008 • Çmimi $5.00

Pranoje dhuratën e vulës së Shpirtit Shenjt!


2

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Jeta Katolike • Viti XLIII, Numri Prill-Qershor 2008 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj: — Festa e Rrëshajeve ...........................................3 Gjeto Turmalaj: — Dom Pjetrit...........................................................4 Nga Famullia jonë — .........................................................................4-5 Fr. Nikolin Pergjini: — Through faith we grow .................................6-7

Kungimi i Parë — ...................................................................... 8 Mark K. Shkreli: — Ndërtimi i Katedrales................................9-10 Krezmimi — ........................................................................11 Beqir Sina: — “Dita e Traditës Shqiptare”................................12-13 Alma Mile— Përkthyesit e Bilbles shqip ..................................14-15 Pater Gjergj Fishta: — Kosova është e jona..................................19 Sami Repishti: —We Hold These Truths To Be Self-Evident ............21 Gjekë Gjonlekaj:—Thirrjet profetike të Imzot Rrok Mirditës............23 www.JetaKatolike.com

Mag. Don Kolë Gjergji:—Viti i Shën Palit Apostull (2008-2009) .....25 Lekë Perlleshi:—Patër Gjergj Fishta...................................................28 Anton Çefa:—Recenzion.....................................................................29 Pierre Pandeli Simsia:—Poetit Gjeto Turmalaj...................................33 Pjetër Pepa:—Bylbyli i Shkodrës, Dom Ndre Zadeja ........................35 Levizjet Demografike ..........................................................................36-38

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Klajd Kapinova – Redaktor (shqip) Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690 E-Mail: ShkreliM@aol.com

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj

Grupi i Marketingut: Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

Pamje nga Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare”më 8 Qershor, 2008 Kensico Dam Plaza, Valhalla, New York


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

3

FESTA E RRËSHAJVE ë Veprat e Apostujve, Shën Luka me një fjali e përshkruan ngjarjen e Rrëshajve. “Të gjithë ishin mbushur me Shpirtin Shenjt”. Në këtë ditë Apostujt individualisht dhe Kisha në tërësi njëkohësisht pasurohen me begatinë shpirtërore drejt prej Zotit.

N

Shpeshherë, Sakramenti i Krezmimit quhet Rrëshajt personale. Është njëkohësisht vokacjon edhe shenj i përforcimit shpirtror. Shpirti Shenjt frymëzon edhe neve sikur apostujt që të angazhohemi tërësisht në jetë. Të jetojmë me vetëdijshmëri e jo vetëm të humbim kohën. Po të ishte e mundur që të jetojm 150 vjetë por me inat, smirë, konkurrence çfar profitit do të kemi kur nuk mundemi për ta shijuar bukurinë e jetës? Jeta bëhet burg me mëkate edhe nëse është e gjatë e humbë shijen e vetë.

Dom Pjetër

POPAJ

Shtatë dhuratat e Shpirtit Shenjt u jepen këtij grupi të vogël e të frikësuar për ti shëndritur dhe forcuar. Dija, Veshtrimi, Këshilli, Forca, Shqisja, Përshpirtërija dhe Frika e Tënzot u japin atyre kurajo ta çelin derën ku ishin mbyllur dhe të ballafaqohen me botën. Për ta kuptuar edhe më thellë këtë ngjarje shpirtërore, ne duhet të bëjmë një paralele me jetën tonë të zakonshme, duke identifikuar dhuratat që na bëjnë të rritur dhe të pjekur. Është shumë interesant se pjekuria emocionale përkon shumë me shtatë dhuratat e Shpirtit Shenjt. Studimet psikologjike theksojnë se për të qenë stabil, i pjekur në jetë duhet: 1. Të jeshë i aftë për ta njohur realitetitn. Dija apo Urtija të mundëson ta dallosh realitetin prej fantazisë. 2. Të mundësh të adaptohesh në ndërrime. Veshtrimit na ndihmon të pranojmë ndrrimin si gjë të nevojshme për të mirën e përbashkët. Shumica nuk e pëlqen ndrrimin por përparimin, por nuk egziston njëri pa tjetrin. 3. Të mos mbizotërojnë simtomet që dalin nga tensioni e ankthi. Këshilli na drejton përtej gjërave të dukshme, tek zbulimi I shkakut të shenjave të tensionit dhe frikës. 4. Të jesh më i gëzueshëm kur jep se sa kur merr. Përshpirtërija na bën të vetdijshëm për egoizmin tonë edhe nuk lejon që të na kontrollojë. Në Veprat e Apostujve që përshkruan t’ardhurit e Shpirtit Shenjt gjithashtu tregon shprehjen e urtë të Krishtit: “Kemi më shumë kënaqësi kur japim se sa kur marrim” (Akt. 20:35) 5. Të mundësh të trajtosh njerëzit mire dhe me kënaqësi tu ndihmosh. Shqisja apo dijturia na jep drejtimin e sigurt dhe të pa lëkundshëm në jetë që të mos nënshtrohemi emocjoneve të dëmshme. 6. Të ndrrojësh ndjenjat armiqësore ndaj tjerëve në vepra konstruktive për të mirën e përbashkët. Frika e t’ynë Zot është shumë e dobijshme për ne sepse na shtynë të bëjmë vepra të mira edhe atëherë kur nuk dëshirojmë. Kjo frikë ka të bëj me nderim sikur fëmija që ka frikë se do ta humbasë nderimin, besimin, dashurinë e prindërit. 7. Të duash të tjerët. Forca në karakterin tone është e nevojshme kur bëjmë sakrifica për të tjerët; na jep kurajo për tu angazhuar në vepra të mira edhe kur kemi kërcënime.

Festa e Rrëshajve i ka shtyre apostujt të dalin nga dhoma e eperme dhe pa frikë publikisht të dëshmojnë të vërtetën e misterit të shëlbimit tonë në Jezu Krishtin. I njëjti Shpirt Shenjt na nxiton edhe

neve që të dalim nga dhoma e errët e mëkateve, frikës, inatit e të lirohemi me dritën e Tij dhe ti shkrijë ligështitë tona me flaken e dashurisë së vet. Të marrim kurajo prej apostujve duke dëshmuar Krishtin si Shëlbuesin tone përsonal dhe të jetojmë një jetë reale të rranjosur në Të. Të bëhemi dëshmi e Krishtit në jetën tonë me fe, shpresë dhe dashuri të plotë për Të që të mund tu shërbejmë të afërmve tanë. Apostujt e frikësuar kur mbushen me Shpritin Shenjt marrin rrugën e vështirë me plotë kundershtime e kërcënime të predikojnë të Vërtetën e Zotit. Ata të shndritur prej Dhuratave bëhën instrumenta në dorën e Zotit sa që kurrgjë nuk i friksonte më. Edhe ne, të inkurajuar prej apostujve të kemi kurajo të shqyrtojmë jetën tonë ndoshta të frikësuar e të mbyllur në errësirën e mëkateve tona e të lirohemi njëherë e përgjithmonë me dhuratat e Shpirtit Shenjt dhe duke u përngja apostujve të bëhemi dishmitar të mire të Krishtit, Shelbuesit tonë.


4

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

N G A FA M U L L I A J O N Ë ◊ Më 27 Prill 2008 – Famullia “Zoja e Shkodrës”, kremtoi festën e famullisë, ditën e Zojës së Këshillit të Mirë, në lokalin Maestro’s, në Bronx. Pjesëmarrja ishte shumë e mirë. Ishin të pranishëm më se 400 veta. Programin e Darkës e drejtoi anëtari i Këshillit të Kishës, z. Peter Saljanin, kurse folësi kryesorë ishte Kryetari i Këshillit, z. Mark K. Shkreli. Darka u bekua nga i përndershmi Dom Nikolin Pergjini, ndërsa, i përndershmi Dom Pjetër Popaj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe përkrahje të vazhdueshme.

DY JETË NË NJË Dom Pjetër Popajt Më rastin e 50 vjetorit të lindjes

Edhe nën çatinë e evenimenteve përjetohet psalmi; ...Kupa e lindje-jetës. ...Kelku i ditës së shugurimit! Ato i galdon Meshtari, si apostull i predikimit të Ungjillit. ...Dy jetë,në një! Dom Pjetëri, në inspirim mediton udhën e 50 vjetve ; Kohën, në trojet e Shën Gjergjit, Vjeshtën, kur u shugurua meshtar, nën qiellin e New Yorkut, Sikurse në dy atraksione; Toksore nga trupi Qellore nga shpirti, Atëhëre kur JEZUSI e thirri në grigjë! Bari shpirtnor i Kishes, Me petkun shekullar të obligimit. me veladonin e përvujtërimit. Misionar, studiues e predikator i Homilisë. Dishepullin tonë, Dom Pjetër Popaj Hyji e naltoftë, edhe në hierarkinë e Ipeshkvisë!

Gjeto Turmalaj, Stamford, Qershor 2008

◊ Më 4 Maj 2008 – Në kishën tonë, kandidatët e përgatitur për dy vjet me radhë nën kujdesin e koordinatores religjioze z. Prena Berisha dhe dy mësueseve, z. Elizabeth Ivezaj dhe z. Diana Tinaj, moren Kungimin e Parë. Të kunguarve dhe prindërve të tyre, si dhe timit mësonjëtor ju shprehim përgëzimet tona.

◊ Më 25 Maj 2008 – Famullia “Zoja e Shkodrës” së bashku me komunitetin shqiptar të treshtetëshit New York-New Jersey-Connecticut, shtroi darkë fondngritëse për ndërtimin e katedrales së Prishtinës kushtuar Nënës Tereze dhe kremtimin e pavarësisë së Kosovës.

◊ Më 31 Maj 2008 – Në Qendrën Nëna Tereze u shenua 30-vjetori themelimit të shoqatës kulturore “Rozafati” dhe Korit të Kishës. Në darkë ishin të pranishëm shumë nga anëtarët e parë të Korit dhe Rozafatit. Për këto dy organizma të rendësishmëm të kishës dhe kumunitetit do të shkruajme më gjerësisht në numrin e ardhshëm të revistës.


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Since 1989

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

Complimentary Red carpet with the open bar

Office: 845-526-8001 Cell: 914-447-1144

24/orë 7/ditë

◊ Më 1 Qershor 2008 – Shkëlqesia e Tij, Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, krezmoi kandidatët nga Famullia “Zoja e Shkodrës”. Kandidatët, për dy vjet me radhë, janë përgatitur nga z. Edward Bucaj dhe motra e tij z. Nora Bucaj. Të krezmuarve dhe prindërve të tyre, si dhe mësuesve, Edwardit dhe Nores ju shprehim përgëzimet tona.

H-2 Hummer up to 20 passengers Telefononi pronarin

Anton Gjokaj

In the picture me and Excursion up to 12 Passengers

◊ Më 8 Qershor 2008 – Në Kensiko Dam Plaza, në Valhalla, New York, Qendra Nëna Tereze, pranë kishës sonë, organizoi Ditën e Trashëgimisë Shqiptare. Kjo ngjarje, tanimë tradicionale, u udhëhoq me sukses nga z. Nikollë P. Shkreli.

Në përgatitje: ◊ Më 7 Shtator 2008 – Në Maestro’s kremtohet festa e të Lumës Nenë Tereze ◊ Më 12, Shtator 2008 – Fillon karnavali treditorë tradicional në oborrin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, me ushqime tradicionale shqiptare, këngë, valle, sport dhe argëtime të tjera. Për informata kontaktoni udhëheqësin e karnavalit, avokatin Alexander Zadrima. ◊ Më 12 Tetor 2008 – Në Qendren Nëna Tereze - Akademi për 100-vjetorin e Alfabetit Shqip ◊ Më 9 Nëntor 2008 – Festivali XVIII Shqiptar, në Lehman Center for the Performing Arts, në kampin e Lehman College në Bronx.

Crysler Hemi up to 12 passengers

Albania Limo Toll F ree: 1-800-734-0453

5


6

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

THROUGH FAITH WE GROW t was Sunday April 15, 2007 at 2pm at St. Patrick’s Cathedral. It was the opening Mass honoring the history of the past two glorious centuries of the archdiocese of New York. It was a truly memorable day, not only of this unique and beautiful celebration of two glorious centuries; but also, of that terrible rainy day that caused floods and vast damage throughout the entire New York area. The weather did not prevent me from being present at this exciting and historical event of this Archdiocese. I strongly felt the need to be part of all of the activities and events of the day. My life is conjoined with the church having been ordained at St Patrick’s Cathedral and I made every effort to be on time. So, after I finished my Mass at Our Lady of Shkodra Parish I headed through the torrential rain toward Manhattan with young man called Peter, who drove in with difficulty through the downpour. Peter is one of the leaders of our youth group who constantly and generously offers his assistance wherever needed.

I

The cathedral was not as crowded as usual due to the heavy and never ending rain, but still many of the faithful were present at this joyful celebration of two glorious centuries honoring Holy Mother Church. Before Mass started the Cathedral choir sang the music from Mozart in beautiful harmony. It prepared us spiritually for this marvelous moment in time. In those divine moments of reflection of this sacred music I tried to picture the humble and difficult beginning of this archdiocese, the unimaginable conditions of those days. And here we were at Cathedral of St. Patrick to give glory and praise to our Almighty Father for those who started to build this place spiritually and physically. I felt their presence, their glorious work that led many to experience the power and the grace of Jesus Christ. In 1808, the only diocese in the United States, the diocese of Baltimore was

divided into five dioceses to create four other new dioceses. One of them was our diocese of New York,in addition to Boston, Philadelphia and Bardstown, now Louisville, KY. So in April of 1808, after Pope Pius VII was released from prison in Paris and thus free to name bishops and establish new dioceses, New York became a diocese of our own. Our first bishop of New York was an Irish Dominican, Bishop Luke Concanen who unfortunately never put his foot onto the soil of New York because the ports were closed by French and British forces During the absence of Bishop Concanen, a native French Jesuit

Rev. Nikolin

PERGJINI priest, Anthony Kohlmann, from Alsace was named to serve in Bishop Concanen’s absence. Fr. Kohlmann served to a large community of 12,000 Catholics. One of his priorities was to build a new cathedral for the new diocese. The new cathedral was dedicated to St. Patrick and it was for that time the largest church which served as New York’s Catholic cathedral until of the present St. Patrick’s cathedral in 1879. Many have considered that Fr. Kohlmann as the real founder of the diocese of New York. Fr. Kohlmann, during his brief stay in New York of seven years, also became famous for his court case. He refused to reveal the identity of a penitent who used Fr. Kohlman to return stolen goods to the owner. The owner denounced Fr. Kohlman to the court and took revenge against him and the one who stole his goods. Fr. Anthony Kohlmann pleaded that he must remain silent because of the seal of confession. In the court room he was firm and determined insisting that a priest was never allowed to reveal what he had acquired in the sacrament of confession. Interestingly enough the court decided the case in his favor. Since then,

thanks to this French Jesuit Antony Kohlmann, in New York and later in all United States, it became a law to protect the seal of confession and so allowing religious to withhold confidential information. What a holy man he was! He served thousands of people in those difficult conditions by himself while also leaving us today the knowledge of how to be faithful to Christ to the end. He died in Rome after a severe bout of pneumonia which he contracted while he was hearing confessions in those cold winter days at the beautiful Jesuit church “La Chiesa Di Gesu.” Then Bishop John Connolly, who was the second Bishop appointed by Rome and the first to arrive in New York was an Irish Dominican. The trip to the United States lasted too long, 67 days, and all were very surprised when he finally arrived because it was assumed by many who thought that the vessel had sunk. Bishop Connolly had only three churches and just four priests to work with a Catholic community that was rapidly growing. His new diocese, which covered the entire state of New York and half of New Jersey was frightfully poor. Indeed, his first winter as a bishop, he was assisting thousands of people who fed daily in local soup kitchens while others were pouring into the city with only the clothes on their back. His work was incredible and he never allowed himself to be discouraged in those early years facing numerous difficulties. It is amazing when one thinks of the past two glorious centuries of our beloved Archdiocese. It began with only two parishes in lower Manhattan, St. Peter’s and St. Patrick’s Old cathedral. And today, after almost two centuries the Archdiocese of New York has grown into 2.5 million Catholics in 410 parishes, 279 elementary schools and high schools, and eight colleges and universities in a vast territory that stretches 180 miles from North to South. Cardinal Egan also mentioned that there are 2,000 priests and


JETA KATOLIKE

3,500 women religious serving in New York. Now, as I am writing I think of the great work achieved over these past two hundred years, and most especially of the last year when we began the celebration of this magnificent bicentennial year with a torential rain, to the day that we ended with the splendid visit of the Holy Father Benedict XVI. It was a divine gift for me to experience those unforgettable moments with him. His presence not only brought the sunny and gorgeous weather but also the humble presence of the Vicar of Christ on earth. “Christ is our Hope”, was the motto of Benedict XVI. What a powerful statement for all of us to reflect upon at this memorable celebration! In his powerful and humble homily at St. Patrick’s Cathedral he splendidly used the beauty of the stained glass windows of our gorgeous Cathedral to focus on the mysterious ways of the Divine! In those inspiring reflections I found the mystery and the power of the Catholic Church. The windows from outside, Benedict XVI said, are dark, heavy even dreary, they reveal their entire splendor only when we are inside church. The windows come alive, reflecting the light passing through them. It is only from inside, from the experience of faith and ecclesial life, that we see the Church as she truly is: flooded with grace, resplendent in beauty adorned with the gifts of the Holy Spirit. The pope with his gentle voice mixed with his German accent continued that we who live the life of grace within the Church’s communion are called to draw all people into the mystery of light. The world tends to look at the Church only from outside unable to see the mystical light inside, and even for those who are within the Church the light of faith can be dimmed by routine, and the splendor of the Church obscured by

the sins and weaknesses of her members. Yes, our Holy Father touched our hearts and minds with his presence and his words providing with very deep insights to reflect, learn and change. His visit among us gave us hope and we, in return, as he so beautifully said before he left the States: “ You gave me hope.” I thought of those dear people who physically and spiritually built this archdiocese who truly had the Christian hope in their lives. They started from scratch and misery and brought us where we are today in this marvelous and lovely place in New York, and we are an integral part of this glorious place.

|PRILL-QERSHOR 2008

7

Finally, I conclude my article with the beautiful bicentennial prayers that our Archdiocesan officials selected from among the 75 entries received, the prayer composed by the prioress of the Carm elite monastery in Beacon, Sister Marjorie Robinson, O.C.D. was chosen for the bicentennial celebration. It is a very deep and profound prayer. It captures the real spirit of the Church of New York. This bicentennial prayer composed by the contemplative Sister reflects the diverse backgrounds of many people and embraces in the power of prayer from every one, those who are still alive and those who have already gone to Our Lord. It reflects the spirit of what the real story is, the story that penetrates into the core of our souls to know and worship Christ. It invokes the presence of the Spirit of Christ to inspire more people to spread the gospel of Jesus Christ with compassion and love. And we, as Catholic Albanians, are proud to be part of this Archdiocese. We too, like many others, came with our dreams and hopes to the shores of this beautiful city of New York. We too, among the two and half million Catholics of New York are grateful and thankful for the many blessings that Christ has bestowed upon us. And we as Albanians with our humble voices strengthened by the Hope of Christ join the millions of other Catholics prayerfully meditating upon the beautiful bicentennial prayer: Through Faith We Grow Gracious Father, as we celebrate our bicentennial we thank you for the abundant blessings You have bestowed upon the Church of the archdiocese of New York Our diversity is Your gift and leads us to reach Beyond ourselves to embrace peoples of every race, nation, and ethnic background. Countless are those who have come to our shores with their hopes and dreams, seeking safely, dignity, and freedom to worship You. By Your grace they have been welcomed and nourished by this Community of faith. May Your spirit raise up women and men in our midst who will spread the Gospel of Jesus Christ, Your Son, and show those to whom they minister the compassionate Face of God. As a family of service, prayer, and love, may we grow in faith and always be a beacon of truth and openness to others.

Saint Patrick's Cathedral Manhattan, New York

This we ask through Christ our Lord, Amen.


8

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Kungimi i Parë në Kishën tonë Pas një përgatitjeje intensive dyvjeçare, nën kujdesin e koordinatores religjioze z. Prena Berisha dhe dy mësueseve, z. Elizabeth Ivezaj dhe z. Diana Tinaj, më 4 Maj 2008, moren Kungimin e Parë kandidatët që vijojnë:

Leonardo Berisha Leonida Berisha Leka E. Bucaj Dila Bujaj Dominique Camaj Gjovalin Cotaj Marcus F. Curaj Martin F. Curaj Monique M. Curaj Vincenc Domgjoni Anthony Dushaj Joanna Gjeka Kristina Gjergjaj Tom Gjergjaj

Jennifer Gjododa Mark Gjolaj Nicky Gjolaj Antoneta Gojcevic Xhulia Grishaj Nora Gjelaj Valentina Gjelaj Taylor Karaqi Christopher Kocovic Frank Kocovic Doriana Kola Alexander Krasnic Sandra Krasnic Josephine Lazri Jonathan Milicaj Albert Mrijaj Anita Mrijaj Anthony Mrijaj Gabriella Mrijaj Robert Mrijaj Fran Narkaj Gjok Narkaj Lush Nikollaj

Maria Nicaj Marie Nrekaj Nicoletta Nrekaj Tommy S. Preku Michael Rrasi Peter Rrasi Rosemary Rrasi Hana Saljanin Liza Saljanin Alexandria Shkreli Amanda A. Shkreli Elizabeth Shkreli Pashko P. Shkreli Sergio Shkreli Danny Smajlaj Elvis Smajlaj Florinda Smajlaj Sebastian Smajlaj Anton Syku Dominique Ulaj Adriana Vataj Diana Vataj Rosanna Vuksanaj


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

9

Ndërtimi i Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë bashkoi të gjithë shqiptarët e hapsirës metroplitane të New York-ut

N

ë Dhjetor 2007, Imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës e vizitoi Famullinë “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të New York-ut. Kjo vizitë qe edhe fillimi serioz për ngritje fondesh për ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, ku edhe do të jetë selia ipeshvnore. Ipeshkvi bëri një prezantim të projektit në fjalë dhe besimtarët, aty për aty filluan ta tregojnë bujarinë e vet — brenda një kohë të shkurtër u grumbulluan më se $175,000. Imz. Gjergji u kthye në Kosovë por vetëm me porosinë që të kthehet në New York shpejt për një fushatë gjithëshqiptare në këtë hapësirë. Me porosinë e Imz. Gjergjit, Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, mori nisjativën e formimit të një komisioni për grumbullin e fondeve, të përbëre nga komuniteti shqiptarë, pa dallim krahine apo besimi. Ashtu edhe u bë.

ë 25 Maj, në sallën e madhe të Westchester Community Center, u shtrua një darkë madhështore, të cilën e udhëhoqi ish kongresisti amerikan, me origjinë shqiptare, zotëria i nderuar Joseph DioGuardi. Më se 600 veta iu përgjigjen thirrjes së Dom Pjetrit dhe komisionit. Ishin edhe mysafirë të shquar të jetës religjioze, shoqërore dhe politike, ndër të cilët dalloheshin Shk. E Tij Kardinali MacCarrick dhe senatori nga New Yorku, Chuck Schumer. Nga Kosova ishte i

M

pranishëm një delegacion i përbërë nga Shk. E Tij Imz. Dodë Gjergji, të

Mark K.

SHKRELI përndershmit Dom Shan Zefi dhe Dom Lush Gjergji. Darkën e hapen Z. DioGuardi dhe z-nja Majlinda Myrto, duke përshëndetur të

Senatori Chuck Schumer ne bisede me Theodore Cardinal MacCarrick, ne shoqeri me Imz. Dode Gjeergjin dhe Dom Pjeter Popaj

pranishmit dhe mysafirët e shtrenjtë. Hymni amerikan u këndua nga z-nja Dile Gecaj, kurse hymni ynë kombëtar nga John Krasniqi. Dom Pjetër Popaj bëri bekimin dhe mirëseardhjen, kurse Kardinali MacCarrick bëri një përshëndetje të shkurtër duke përkujtuar udhëtimet dhe përjetimet e tij gjatë disa vizitave që ka bërë në Kosovë. Imzot Dodë Gjergji, me ndihmën e video prezantimit, i njoftojë të pranishmit me projektin dhe ecuritë e ndërtimit të

Senatori Schumer me ish kongresistin Joseph J. DioGuardi dhe Shirly Cloyes DioGuardi


10

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Kryetari i Komisionit z. Marjan Cubi

Nga e majta: Dom Pjeter Popaj, Dom Lush Gjergji, Mark K. Shkreli, Gjergj Paloka, Imz. Dode Gjergji, Dom Shan Zefi

Botuesi i gazetes Illyria, z. Vehbi Bajrami katedrales. Salla u kall nga fjalimi emocional i senatorit Chuck Schumer, i cili nuk harroi të përmend edhe faktin që Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që ka pasur më shumë judenj në fund se sa në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë darkës u shpërnda libri i botuar enkas pët këtë ngjarje, nën kujdesjen e një komisioni të kryesuar nga pronari i Albanian Yellow Pages, z. Ismer Mjeku dhe asnjëherë nuk pushoi shitja e biletave të lojës së fatit, udhëhequr nga z. Martin Krasniqi. Muzika e këndshme shqiptare, nën drejtimin e z. Edmond Xhani, na kënaqi tërë natën. Kurse fushata për ngritje fondesh për ndërtimin e katedrales vazhdoi pa ndërprerje. Shpallja e rezultatit me sukses të madh u prit me duartrokitje, kurse ovacionet shpërthyen kur u shpall se shuma kishte arritur në më se $700,000. Në përfundim u bë edhe nxjerrja e fituesve të lojës së fatit. Çmimin e parë, veturën Toyota Corolla 2009 e fitoi z. Marjan Marku. Komisioni i udhëhequr nga z. Marjan Cubi, kryetar, Dom Pjetër Popaj, kryetar nderi, me këtë rast falënderon të gjithë

pjesëmarrsit në komisionin e gjerë, për që është i paraparë në vitin 2010, andaj ju punën me përkushtim dhe pa rezerva, jo bëjmë thirrje të gjithë atyre që, për një arsye vetëm për pëgatitjen e Darkës por edhe për a por një tjetër, nuk kanë mundur të japin kontributin e vet me këtë rast, ta bëjnë atë kontributin financiar. Edhe pse lista e plotë e dhuruesve në të ardhmen. Zoti ua shpërbleft të gjithëve me të është publikuar në gazetat Illyria dhe Bota Sot, theksojmë se falënderimet u takojnë të mira. gjithëve, pa marrë parasysh sasia e kontributit, por është vetëm e udhës që të dallohen z. Xhim Xhema dhe vëllezërit Lekë e Pashko Gojçaj me nga 100 mijë dollarë, si dhe z. Zef Balaj me 50 mijë dollarë. Fushata për ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë do të vazhdojë deri në përfundimin e saj, Fituesi i cmimit te pare Toyota Corolla 2009, z. Marjan Marku, Leke Perlleshi, Mhill Krasniqi


KORRIK-SHTATOR 2007

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

11

Kanë mar rë Sakramentin e Krezmimit Me ftesën e famullitarit të Kishës tonë, të përndershmit Dom Pjetër Popaj, më 1 Qershor 2008 shkëlqesia e Tij, Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, u dha krezmimin kandidatëve nga Famullia “Zoja e Shkodrës”, të cilët për dy vjet me radhë, janë përgatitur, nën udhëheqjen N/Famullitarit, të përndershmit Dom Nikolin Pergjini, nga z. Edward Bucaj dhe motra e tij z. Nora Bucaj. Në vazhdim po botomjë listën e të krezmuarve:

Valentina Balbona Tom Berishaj Mariana Berisha Laura Camaj Kristina Cotaj Irena Curanovic Paulina Dedaj

Liza Kola Nikoll Kola Victoria Kola Robert Krasnic Christopher Lucaj Nick Lucaj Mitar Markoviq Imz. Mirdita krezmon nje te re

Imz. Rrok Mirdita gjate predikimit kandidateve per krezmim

Ardiana Domgjoni Nikoll Domgjoni Vitore Gjeka Katarina Gjelaj Anton Gojcevic Marcel Grishaj Michael Gjushi Mathilda Guni Marjan Ivezaj Paul Ivezaj Nina Junaj Alexsander Karaqi Deanna Karaqi Donna Karaqi Tina Karaqi Jacqueline Kocovic Noc Anthony Kocovic Amalba Kola Frank Kola

Dom Pjeter Popaj i ben thirrje Ipeshkvit per te krezmua kandidatet

Josephina Milicaj Steven Narkaj Jessica Nicaj Kristopher Nicaj John Nikaj

Dom Nikolin Pergjini ia paraqet emrat e kandidateve Ipeshkvit

Alexandria Perpepaj Kastriot Prelaj Nikolina Prelaj Vilson Prelaj Astrit Sadiku

Patrik Sadiku Luk Saljanin Zef Saljanin Nikolle Sherri Andrijana Shkreli Michael Mario Shkreli Joseph Nicholas Simolacaj Ernest Smajlaj Mariza Smajlaj Rrok Smajlaj Sabina Smajlaj Briana Syku Jovana Syku Michael Syku Samantha Tushaj Evalina Vukaj Diana Vuktilaj

• Burek të shijshëm 7 ditë në javë •

•ME MISH • ME DJATH • ME SPINAQ • Tel. (718) 822-8955 758 Lydig Avenue • Bronx, NY 10462 Albanian For ‘YUM’ Marjan Kolndrekaj with a cheese-filled burek at Dukagjini Burektorja.

Pranojmë porosi për festat tuaja familjare!


12

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Në New York u zhvillua festivali “Dita e Traditës Shqiptare” Festë në natyrën e bukur amerikane, festë e të gjithë shqiptarëve, nga Tetova, Tirana, Çamëria, Prishtina, Presheva, Plava, Gusia, Malësia dhe Ulqini Ditën e dielë (8 qershor 2008), në një nga parqet nga më të frenkuenturat rekreative, të Nju Jorkut, u zhvillua një ditë argëtmi shqiptare. Dita e Traditës Shqiptare në New York, ka pesë vjetë, që zhvillohet, në formën e një festivali rekreativ. Falë kësaj nisme, të Qendres Kulturore Nëna Tereze, e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, komuniteti shqiptar i kësaj zone, nëpërmjet kësaj dite, ka mundësinë të shfrytëzojë koncerte të improvizuara me, këngë e valle nga të gjitha trevat, lojëra të ndryshme për fëmijë, të rinjë e të rritur, në një ambjent mjaft çlodhës dhe mjaft piktoresk. Dita e Traditës Shqiptare, synon rigjallërimin e jetës së shqiptarëve në New York, e shteteve për rreth tij, të fëmijëve dhe të rinjve në një mjedis natyror, i ngjashëm shumë me natyrën e bukur shqiptare, si në Tetovë, Tiranë, Çamëri, Prishtinë, Luginën e Preshevës, Plavën, Gusinë, Ulqinin dhe Malësinë e Madhe. Dita e Traditës Shqiptare, organizohet nga Qendra Kulturore Nëna Tereze e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, në bashkëpunim me Westchester County Department of Parks. Këtë vit, Dita e Traditës Shqiptare numëroi mbi 3,500 pjesmarrës. Gjatë ditës, shumë personalitete të jetës publike të rrethit Westchester vizituan aktivitetin. Sakaq, edhe dy media lokale e mbuluan aktivitetin e shqiptarve, gazeta Westchester Journal News dhe televizioni Channel 12. Festa e bukur në natyrë, ka filluar në mënyrë spontane, me muzikë dhe vallëzim, ushqime shqiptare dhe amerikane si dhe shitës të ndryshëm suveniresh dhe artikujsh me simbolet kombëtare. Më pas, grupe kulturore artistike dhe këngëtarë morën pjesë, si, Sunaj Saraqi dhe Vera Oruqaj, Grupi

Rozafati i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës dhe Bashkimi Kombëtar.

Beqir

SINA Interesante ishte edhe pse mbas dite ra një shi i rëndë, të rinjtë e të rejat vazhdonin të vallëzojnë. Veçoritë nga tradita shqiptare: demostruan grupet pjesmarrëse, në sport, këngë, valle e kulturë; u dallua Grupi Rozafati me kostumet kombëtare, me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare. 17 ekipe futbolli u paraqitën të marrin pjesë, por për shkak të shiut, turniri nuk përfundoi me finalen. Pati ushqime shqiptare dhe amerikane.

Në parkun “Kensico Dam Plaza”, nën diellin e nxehtët të këtyre ditëve, dhe shiun e dendur të pasdites, u mbajtë pikërisht, festiavli i quajtur “Dita e Traditës Shqiptare” në New York. Nikoqiri i këtij festiavli, si dhe vitet e kaluara ishte Qëndra kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishëshës Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës”. Kjo qënder, në këtë festival argëtues, ftonë për çdo qershor, në këtë mjedis natyror, këngëtarët shqiptaroamerikan, humoristët, vallëtarët dhe grupe të tjera argëtuese, nga te gjitha krahinat e Shqipërisë, e trevave shqiptare. Në këtë festival nuk kanë munguar, për çdo vit lojrat popullore e sportive, ushqimi dhe ekspozimi i simboleve kombëtare, flamuj, distiktiva me figura kombëtare, CD me muzikë të ndryshme nga të gjitha trevat, kaseta

Pamje nga një pjesë e piknikut ku ishin të ekspozuar tenda të kompanive që ofojnë DVD, CD, piktura, flamuj dhe artikuj të tjerë me motive shqiptare, si dhe kompani që ofrojnë shërbime të ndryshme për shqiptarët.


JETA KATOLIKE

dhe video kaseta. Mërgimtarët shqiptarë, të emigruar në Amerikë, në periudha të ndryshme nga të gjitha viset e Shqipërisë: Shqipëria, Kosova, Çamëria, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe Maqedonia, mblidhën në këtë ambjent të mrekullueshem natyror, shumë i ngjashëm me bukuritë natyrore të bjeshkeve , luginave dhe fushave të vendlindjes sonë, pët të ringjallur traditën e bukur shqiptare. Pas kësaj dite, pjesmarrësit kryesorë të këtij festivali, kanë thënë se ky ka qënë një festival i shkëlqyeshëm, i cili na gëzoi dhe argëtoi ne të gjithë mërgimtarët në të gjitha drejtimet. Dita e bukur, thonë ata, lojërat popullore e sportive, në shah, futboll, volejboll, valle e këngë, ushqime të shijshme e të këndëshme të traditës shqiptare, ishin atmosfera e gëzueshme e këtij festiavli argëtues. “Dita e Traditës Shqiptare” kësaj rradhe u shoqërua edhe me shiun e dendur, por grupe të rinjësh, vallëtarë e këngëtarë amatorë, kënduan e vallëzuan deri në mbrëmje. Ndërkaq, festivali “Dita e Traditës Shqiptare” në Amerikë, shfaqë tek të gjithë shqiptarët shumë veti dhe lë mbresa të bukura në jetën komunitare. “Dita e Traditës Shqiptare”, tregon edhe se sa jemi të bashkuar rreth flamurit kombëtar, traditës së bukur kulturore artistike në mërgim.

Komuniteti jonë tregoi se ka një potencial të intelegjncës dhe njerëzë të kulturës, artit dhe shkencës, për nga pjesmarrja. Kjo ditë është një shembull nga ana e organizatorit, të cilët dinë të ftojnë në çdo kohë shqiptarët e kësaj zone, të shlodhen e të argëtohen, e të marrin me shumë energji, për t’i derdhur në të mirë dhe për të mirën e

|PRILL-QERSHOR 2008

13

organizimit tonë edhe këtu përtej Oqeanit Atlantik, në Amerikën e largët. Me këtë festival i quajtur “Dita e Traditës Shqiptare” në New York, Qëndra kulturore “Nëna Tereze” mund të themi se tanimë, kanë krijuar një festë në natyrën e bukur amerikane, festë e të gjithë shqiptarëve.

Pamje nga këndi i ushqimeve ku servohen ushqimeve të llojllojshme shqiptare dhe amerikane

Sikurse edhe herave të tjera gjatë tërë kohës së piknikut të rinjë dhe të reja vallëzuan nën tingujt e muzikës shqipe.


14

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Përkthyesit e Biblës në Shqip Kush e solli Biblën në shqip përgjatë shekujve, Dom Nikë Ukgjini sjell dokumentarin e “Heronjtë e librit”. Një historik që nis që me Shën Palin e mbyllet me Dom Simon Filipajn

N

dodh rëndom që kur lexojmë letërsi të huaj pak kujtohemi për shqipëruesin. Janë në prapaskenë, edhe pse pa ata librat nuk do të ekzistonin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përkthyesit e librit të shkruar në një hapësirë kohore shumëshekullore (1300 vjet para Krishtit e deri 100 pas Krishtit), Biblës. Emrat e të parëve që guxuan të sjellin në shqip shkrimet e shenjta, u gdhendën në kohë, pasi u bënë edhe dokumentuesit e parë të shqipes së shkruar, ndërsa ata që erdhën më pas, edhe pse përsosën artin e përkthimit dhe të gjuhës shqipe,

mbetën në hije. Kjo është arsyeja pse Dom Nikë Ukgjini, autor i disa dokumentarëve për patriarkët e shqipes, realizon një tjetër historik për të gjithë ata që sollën shkrimet e shenjta në shqip. “Heronjtë e librit”, i prodhuar nga studio “Ukgjini” në Shkodër, është me regji të Tonin Ujkës, skenar të Stefan Çapalikut, zgjat 30 minuta. Filmi, përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë dhe figurantë. Në krye të herës është Shën Pali, “Prometeu” i krishterë në tokën shqiptare (Ilirik) gjatë viteve 50 pas Krishtit, dhe pas tij vjen një tjetër figurë e rëndësishme, Shën Jeronimi

nga Stridoni i Ilirisë (shek IV), i cili qe përkthyesi i Biblës në gjuhën latine, të quajtur ndryshe Vulgata.

Ftyra të ndritura të mesjetës Pas prezantimit të botës së krishterë, tregohet për udhën e heronjve të librit në gjuhën shqipe. Fjalët e para ungjillore në shqip, të cilat mbajnë firmën e Kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, paraqiten përmes nj inskenimi: “Unte paghesonte premenit Atit et birit et spertit senit”, që daton 8 nëntor


JETA KATOLIKE

1462 dhe që i prin momentit shumë të rëndësishëm të shkrimit shqip, tek libri i parë liturgjik, “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut, rolin e të cilit e luan aktori Gjovalin Gjoni. Autorë të tjerë vijën bashkë me kohën. Pjetër Budi, ipeshkëv i Sapës dhe i Sardës me veprat e tija “Doktrina e krishterë”, (Romë 1618), “Pasqyra e të Rrëfyerit” dhe “Rituali roman” (1621), Frang Bardhi, ipeshkëv i Sapës, një nga nistorët e shquar të gjuhës shqipe, Pjetër Bogdani, ipeshkëv i Shkodrës dhe më vonë i Shkupit si figurë e spikatur e letërsisë së vjetër shqipe, me veprën “Çeta e Profetëve”, botuar në Venedik më 1685. Sipas Dom Nikës, dokumentari i flet botës gjithëshqiptare, ndaj edhe nuk janë lënë jashtë listës së “heronjve” edhe disa nga autorët e kishës Ortodokse shqiptare, të cilët kanë përkthyer tekste biblike e libra liturgjikë. Ndër arbëreshët veçohet Lekë Matrënga, klerik nga bashkësia arbëreshe e Sicilisë dhe përkthyes i veprës, “E mbsuame e krështerë” (1592) dhe Jul Variboba me veprën “Gjella e Shën Mëris Virgjërë”, 1762. Pavarësisht rrasos katolike, në filmin dokumentar të dom Nikë Ukgjinit, përkthyesit ortodoksë kanë peshë të veçantë. Si teksti më i vjetër i traditës fetare ortodokse, paraqitet “Anonimi i Elbasanit”, i gjetur në manastirin Shën Gjon Vladimirit në Elbasan. Ky përkthim në albanologji njihet si dorëshkrim i moçëm elbasanas, i përgatitur nga një meshtar i ritit ortodoks, si nj predikim i lirë, prej 59 faqesh. Dorëshkrimi mendohet të jetë i shek. XVII-XVIII. Vangjel Meksi dhe Grigor Gjirokastriti paraqiten në film në lidhje me përkthimin dhe botimin e disa teksteve integrale të Dhiatës së Re (1760-1823) botuar në vitin 1821 dhe botimit të “Ungjillit sipas Mateut”, në Korfuz 1824. Në vazhdën e këtyre

përkthimeve në dokumentar bën pjesë edhe Teodor Haxhifilipi (Dhaskal Todhri), për të cilin Georg fon Hahn ka thënë se “i përktheu të dy dhiatat”, por edhe vepra të tjera fetare, që janë ruajtur në mënyrë të pjesshme, të cilat u dogjën nga pushtuesit në vitin 1827.

Rilindasit kombit shqiptarë Një vëmendje të veçantë dokumentari i kushton rilindësve, të cilët duke qenë të ndikuar nga iluminizmi evropian u dhanë hov përkthimeve biblike. Përmend Naum Veqilharxhi i cili botoi të parën abetare shqip, “Evetarin” që përmban fragmente të historisë së shenjtë 1844. Pastaj Kostandin Kristoforidhi, që sipas Ukgjinit është gjuhëtari më i madh i Rilindjes shqiptare dhe përkthyes i krejt Dhiatës së Re gegërisht më 1872, dhe toskërisht më 1879, përkthyes i pjesës ë dhe më të madhe të Dhiatës së Vjetër dhe i disa librave shkollorë për mësim feje. Një paraqitje e veçuar në dokumentar i bëhet figurës së shumanshme të Fan Nolit dhe episodi që i kushtohet atij fillon me zërin origjinal të vitit 1962, dhe vazhdon me paraqitjen e veprave ë tija liturgjike në gjuhën shqipe të botuara në Boston dhe Bruksel. Hapësirë e konsiderueshme u lihet disa autorëve veriorë, të cilët në përkthimet biblike ishin vazhdues të traditës buzukiane si Atë Anton Xanoni i cili përktheu “Ungjillin e Jezu Krishtit mas Sh’Matheut”, i botuar në Shkodër, 1915. Ndre Mjeda, i cili përkthente ndër të tjera edhe libra fetarë dhe teologjikë. Botoi, “Historia Shejte” në Vjenë, 1915 “Katekizmi i Madh”, përmbledhje e shkurtër e mësimit të krishterë, në 4 vëllime, Shkodër 1927 etj.. Ndërsa nga autorët në mërgim, të cilët për

|PRILL-QERSHOR 2008

15

shkak të diktaturës komuniste jetuan larg Shqipërisë, dokumentari veçon Dom Zef Oroshin, i cili solli në shqip librin “Katër Ungjijt” dhe “Punët e Apostujve”, Romë 1960, dhe Atë Danjel Gjeçaj, i cili përktheu dhe zhvilloi me gjuhën shqipe të kohës, librat liturgjikë “Mesharin e të kremteve” (Romë, 1966) dhe “Rendorin e meshës me popull” Romë, 1973. Nga Gjeçaj në kohët e fundit janë botuar edhe “Libri i Psalmeve”, Shkodër, 1999 dhe “Lutjet e Përditshme”, në katër vëllime, Shkodër, 2006. Mësohet të ketë lënë në dorëshkrim edhe përkthime të tjera biblike. Duket se filli lidhës i gjithë dokumentarit është kleriku dom Simon Filipaj, i cili duke përkthyer dhe botuar në vitin 1994 Biblën integrale në gjuhën standarde shqipe, plotësoi ëndrrën shekullore të të gjithë paraardhësve të tij. Dom Simon Filipaj (1925-1999) lindi në Kllezne të Ulqinit, në Mal të Zi. Gjatë qëndrimit si famullitar në Shën Gjergj të bregut të Bunës dhe Kllezne nga vitet ’66-’99, iu përkushtua përkthimeve biblike dhe në vitin 1994, botoi veprën jetësore “Biblën”, duke e kurorëzuar me sukses punën 40-vjeçare. “Në film, Filipaj, paraqitet si një intelektual me kulturë të gjerë albanologjike dhe kishtare, studiues i zellshëm i veprave të Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Matrengës, Kristoforidhit, Fishtës, Mjedës etj, ia doli të krijonte një kryevepër përkthimore të letërsisë liturgjike shqiptare, duke i mishëruar të gjitha ngjyrimet e artit letrar”, thotë Ukgjini. Xhirimet e dokumentarit janë bërë pothuajse në të gjitha vendet, ku përkthyesit vepruan, si dhe në Itali, ku u shkollua pjesa më e madhe e tyre.

Alma Mile Marrë nga gazeta “Shekulli”


16

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Two Star Restaurant

Homemade Mediterranean Cuisine

Izet (Danny) Kolenovic 718 East 187th Street, Bronx, NY 10458 • Tel 718-220-8780 Open 7 Days A Week

LOW COST INSURANCE JAMES J. THEISS AGENCY FOR ALL YOUR INSURANCE NEEDS! Contractors • Commercial Insurance Home • Auto • Life Tenant / Apartment Buildings General Liability • Restaurants Stores

For All Your Insurance questions: Nationwide® Insurance & Financial Services

Call: 914-948-2144 30 Yr. experience

Mbi 30 vjet në shërbim të komunitetit shqiptar

THEISS INSURANCE AGENCY 641 N. Broadway • White Plains, NY 10603

Nationwide Mutual Insurance Company and Affiliated Companies / Home Office: Columbus OH 43215-2220 Nationwide® is A registered Federal Service Mark Of / Nationwide Mutual Insurance Company.


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

17


18

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

19

Kosova është e jona Nga Atë Gjergj Fishta Serbët i janë vënë punës seriozisht. Duan me çdo mjet e me çdo mënyrë ta bëjnë të tyren përgjithmonë Kosovën tonë. Nuk gjendet në tërë Evropën një tjetër minoritet që të vuajë aq sa vuajnë kosovarët në Serbi. Asnjë e drejtë nga sa janë të parapame në traktatet e gatitura posaçërisht për minoritetet, nuk respektohet kur është fjala për shqiptarët e Kosovës, të cilët Serbisë i pëlqen t’i trajtojë si turq e jo si shqiptarë, që të bëjë të humbasë gjurma e kombësisë së tyre.Që tash e gjashtë vite serbët po përpiqen t’i shuajnë Kosovës karakterin krejt shqiptar. Një aktivitet i madh është zhvilluar nga ana e Belgradit në këtë drejtim dhe frutat e këtij aktiviteti janë mjaft të kënaqshme për serbët dhe shumë të hidhura për ne. Ata kanë dashur, me të mirë a me të keqe, t’i shtrëngojnë kosovarët të ngrihen me gjithsej nga vendi i tyre dhe të vendosen në Turqi ose gjetkë. Në fillim për t’i mbërritur këtij qëllimi, bënë vegla të tyre disa hoxhallarë turçelinj, të cilët barisnin fshat më fshat e bënin propagandë që popullsia të ngriheshe të shkojë për në Turqi, ku, thoshin, e presin të mirat e Parajsës. Përmbi 100 mijë shqiptarë, burra, pleq dhe çuna, meshkuj dhe femra, u bindën nga fjalët e hoxhallarëve, që merrnin 1 mijë dinarë për çdo krye të emigruar, dheu nisën përnë Azi të Vogël. Disa syresh humbën rrugës, të tjerë uarratisën nëpër malet e Bullgarisë dhe një pjesë mbërriti në Turqi, ku po shuhet dita-ditës nga shkaku i

fukarallëkut dhe i klimës. Në vatrat e shqitparëve që shkuan kësisoj, u vendosën serbë dhe malazias. U çelën burgjet dhe gjithë pensionarët e tyre u kolonizuan në Kosovë, që ta serbizojnë. Haberet e vuajtjeve të atyre që shkuan, u dëgjuan edhe te kosovarët tanë, të cilët filluan të mos kenë më besim në hoxhallarët sharlatanë. Por dhe serbët

re në jetë, historija e jonë me gjak asht shkrue, Shqëpnia e jonë me gjak asht la. Nuk ka në mal nji gur, nuk ka në fushë nji buce që t’mos të kisht kenë ri, me gjak të ndonji fatosit, të ndonji nierit të shkretë ose të ndonji trathtori të huej. Kush ka le e asht rrit me pushke në dorë, ma të shumtën e herës, s’mund të presin se des me

dita e bardhë e lirisë nuk do vonojë të lindë edhe mbi Kosovën kreshnike, q’e jona ka qenë dh’e jona do mbetet e këmbyen sistemin e veprimit. Me ndihmën e katilëve të kolonizuar në Kosovë, formuan çeta kusarësh të përkrahura prej organeve qeveritare, dhe me anën e tyre po vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë shqiptare. Qëllimi i tyre është një: t’i shtrëngojnë me hir a me pahir të shkojnë ose të shpërndahen në gjithë Jugosllavinë. Këto radhë nuk i shkruajmë as për qeverinë tonë, që i di të tëra e s’ka gjë në dorë tash për tash, as për Europën, që bëhet e shurdhër sa herë vjen fjala për popuj të vegjël; i shkruajmë vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovarët patriotë, që të mos lëvizin nga vendi i tyre, sado i madh qoftë terrori dhe sado e vështirë jetesa e tyre. Të mbeten atje në truallin e stërgjyshërve, në postin e detyrës, se dita e bardhë e lirisë nuk do vonojë të lindë edhe mbi Kosovën kreshnike, q’e jona ka qenë dh’e jona do mbetet. Se të derdhet gjaku i shqëptarit, kjo nuk ashtnji punë e

krye mbi pupla. Prandaj lajmi i zi që mija e mija shqëptarësh kan kenë mbyte prej armikut, sadoqë nja për nja do të ma derptote zemrën prej dhimat, nuk do të na kishte çuditë aqë fort, po t’ishte kenë që kan ra në luftë me pushkë në dorë e ballë për ballë t’armiku. Por këto mija shqëptaresh të bamun flije në fushë të Kosovës nuk janë ato pikat e djelmnis që edhe sot me armë në dorë luftuen n’ ato vise për lirin e për nam të Shqëpniës: ato janë pleq të mbetun, gra të mjera e foshne të njomë, gjind e paqet që, tue u shtrue ligjve nen të cilat fati i zi i tyne e i Shqëpniës desht me i citun, janë orvatun me emnue gjallë me punë e me ndere. Pra vepra rrënuese e Sllavevet në Kosovë, nji mizori, që kur ato nipa e stërnipa tonë ta lexojnë atje me vonë ndër libra historije, pa dyshim se atyne ka për tju drish këmisha në shtat prej mneret e prej trishtimit e parlamenti shqëptar, jo veçse ka pasë të gjithë të drejtat, por ka pasë dhe


20

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

detyrë me u ankue përpara parlamentit të Beligradit, e prandaj të përgjegjunit e kryetarit t’atij parlamenti asht krejt i pa ndjerzishëm e i pahishëm, e ma tepër asht cinike, i vrashtë e krejt jashtë vendit, por shkja se asht të shprehunit e psiches sllave, e cila sadoqë për 100 e 100 vjetësh vuejti nën zgjedhje të ni autokrati e nën kamë të ndonji dhespoti, me gjith këtë nuk ka mujt m’u kursye. Por une që kam pa mjetet barbare e mënyrat e shpenzueme, më të cilat komet që mbaheshin ma të qytetnuemt të këtij shekullit, kan nisë e kan vijue luftën e përbotshme, nuk mnerohen aq fort për mizorit që ndodhen në tokë të Ballkanit. Mue ma fort se mizorinat e Sllavëvet me mneren shkaku, për të cilën u ban flije këto mija e mija vllaznish t’onë andej kufinin e 1913. Këta burra, këto gra e fëmi a u grinë pse dogjën e poqen, pse vodhne a grabitnen e pse thynë rrugën e madhe e turbulluan paqen e vendit? Jo, faji për të cilin këto të mjerë u shkrin n’atë mënyre barbare, kje pse këto u dishmuen shqëptare e pse tue pas ndi se ka diku nji Shqëpnie të lirë të pamvarshme, shtet me vedi, ju lutem ma të bukurit të qëellit për lulëzimin e veprimin e shtetit të vllaznëvet të vet e n’atë shtet të vllazneve të vet. Se sa do t’a mbajnë Pushtetet e mdha fjalën e vet, cilsija e jeme si deputet nuk me len t’a diftoj në kët lok të naltueshëm të Kuvendit kombtar me atë liri fjalë, me të cilën e kam pasë diftue motit, prandaj gjyqën po i a la mendjes së

Gjon Dedvukaj Broker / Owner

Tel: (718) 519-1100 Cell. 718-496-7710 Fax: (718) 881-1829 WWW.ALBUSAREALTY.COM e-mail: albusarealty@aol.com

261 Gun Hill Rd. Bronx, NY. 10467

kthjelltë të Zotnis S’uej, vetëm tham se Shqëpnia e lirë ka me detyrë të përkujdeset për fatin e këtyne bijve të vet mjerueme. Shqëptari asht i përmendun an e kand mbi botë për punë që ky asht i zoti të bajë deken dhe për njeri të huej, kur te jetë struke nën mbrojtje të tij!

Specialized in multifamily residential and other income producing commercial properties. • MANAGEMENT • RENTALS • SALES

MORTGAGES Na kontaktoni nëse planifikoni të bleni ose shisni çfardo lloji Real Estate në shtetin e New Yorkut


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

21

“WE HOLD THESE TRUTHS TO BE SELF-EVIDENT, ...” Baldwin, New York. On February 17, 2008, at 15.49, in the City of Prishtina, capital of Kosova, the Parliament of Kosova, in extra-ordinary session assembled, at the presence of the President of Kosova, Fatmir Sejdiu, as well as of many domestic and foreign dignitaries, and upon the recommendation of the Prime Minister of Kosova, Hashim Thaci, declared Kosova fully and unequivocally, equal among the free nations of the world, that Kosova ”...is, and of right ought to be...” a free, democratic and sovereign state, ”equal among the nations of the world ...that it is absolved from all allegiance to the (former) Yugoslavia and Serbia, and that all political connection between Kosova and (the former) rulers is, and ought to be, totally dissolved...”. ”The Declaration of Independence” read by the Prime Minister Thaci was approved unanimously, and applauded enthusiastically by all those present. The event was fully registered and documented by domestic and foreign correspondents from around the world, and later shown in the TV screens of the major international channels. Outside the Parliament building, huge crowds of Albanians, many dressed in their festive national garbs celebrated with songs, music and dances, waving a sea of flags: Albanian, American, British, German, French, Swiss, and other. Here, in the United States, every city and town where Albanian-Americans live and work has seen manifestations of joy, and gratitude for the American people and Government, as well as for countries friendly to the cause of freedom and independence of Kosova,thanking them for the crucial role played in making sure that the independence of Kosova comes to fruition, peacefully and with dignity. “Dignity”was also a key word used by many eyewitnesses to the ceremony in the Parliament building in Prishtina,Kosova, and by many journalists, Albanians and non-Albanians alike, in their reporting to the world the birth of the new Nation. Millions in Kosova are now free. Millions who had everything denied, have gained an appropriate and well-deserved identity. Formally, they are now citizens of the Republic of Kosova, a country internationally recognized, and ready to join the

family of free Nations, the Community of Europe, and the North-Atlantic Alliance, with the prospects of joining the UN

Sami Repishti Organization, as well as several international organizations as a full-fledged member, part of the infra-structure that keep peace and stability around the world. February 17, 2008, the birth of the State of Kosova, is now a fact and shall be registered in the annals of contemporary history. The Republic of Kosova will, herewith, be a positive element of the world’s architecture! “When in the course of human events, it becomes necessary for one people to dissolve the political bands which have connected them with another...a decent respect to the opinions of mankind requires that they should declare the causes which impel them to the separation...” (From the American Declaration of Independence,1776) - Since 1878, when the Albanian League of Prizren took upon itself to organize Albanian minds and energies for the protection of the Albanian lands attacked by Serbian, Montenegrin and Greek armies,and criminal bands of irregulars- in the regions of Vranje, Kurshumli, Medvedje, Bujanovc, Presheve to the east; Hoti and Gruda, Tivari and Ulqini to the West, and the Southern region of Chameria, the land of martyrdom, up to the Gulf of Preveza and the city of Arta- to the latest Rugova peaceful experiment first, and later the armed resistance by the valiant Kosova Liberation Army (UCK)- i.e. for 122 years, the history of Albania has been a succession of territorial contractions, reduced to the present Albanian-inhabited space. Only the narrow strip of land, known as the State of Albania was recognized as a free and independent country. - The year 1999, signaled the end of this proces of dismemberment. New and unforseen developments reversed the trend, as the February 17,2008 independence of Kosova sealed the results. It was a major

victory of historic proportions for the Albanian nation, indeed, although not a complete restitution of the territories and populations lost during the past 122 years...! -”Persecute a people with enough savagery”wrote recently Roger Cohen, the distinguished correspondent of The New York Times,”and they will at the end unite, rise up, fight and get their own way”. That’s the story of the Albanians in Kosova! The Serb criminal S.Milosevic rolled the dice of genocidal Serb nationalism, and lost. So did, the PM of Serbia, V.Kostunica who had woved:”I will never allow such a creation to exit for a minute!”as he referred to Kosova. The minute has passed, and the new Nation of Kosova lives now the promise of a permanently recognized country among the free countries of the world. Of course, independence could have hardly been won without something more than”a people’s army”, or without assistance from outside. Albanians have learned that nothing is more essential than a successful cooperation with, and the understanding of the world powers, especially the United States and the European Union countries. For this, Albanians are reflexively and emotionally grateful! - Facts are stubborn, and whatever our wishes might be, our inclinations or the pressure of our passions, they cannot change the status created on the ground by those facts, and the evidence. For 122 long years, Serb, Montenegrin and Greek pressures kept the conflict in the area alive. These pressures increased as the”Albanian Question”entered forcefully the field of the European Great Powers’ interest, where friends for her were a rarity. Conflicts with the aggressive neighbors became the permanent feature of the area, usually followed by death and destruction. Then came the deadly blow: the Balkan Wars of 1912-13, and the decisions of the international diplomacy to generously award their Balkan friends with Albanian-inhabited lands. The massacres that ensued shocked the conscience of humanity, but changed nothing. - According to Serbian documents, from 1912 to 1919, no less than 12,777 Albanians, men, women and children, were literally slaughtered, with the intent of”...the physical extermination of the Albanian peo-


22

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

ple,”wrote Lord Balfour of Great Britain in 1919. These policies continued during the years of Monarchist Yugoslavia (19181941) coupled with forceful expulsions of”the Arnaouts”(Albanians) according to the”plans”of V.Cubrilovic (1937), Ivo Andric (1940) and V.Cubrilovic again in 1944, resulting in a massive”emigration”of Albanians to Turkey, where they now present a large Albanian diaspora. - There was conflict in Kosova during the WW II years (1941-44), with killing and revenge on both sides: Albanians and Serbs. The chasm between these two century-old neighbors widened, never to be filled again. Yugoslav- mainly Serb- communist invasion in 1944-45 was installed with fury in Kosova, as it was opposed, by the local Albanian population with equal tenacity. It’s calculated that during the 1944-45 years, 36.000 maybe as many as 60.000 Albanians fell victims to communist terror. The Yugoslav historian Vladimir Dedijer confirmed that he has seen documents indicating J.B.Tito’s orders to destroy entire Albanian villages if they oppose the new regime. - Finally, we have the crimes against humanity perpetrated by Serbian tyrants after 1945, and especially during the 199899 years. Over 12.000 Albanian men, women, and children have been massacred by the Serbs; over three thousand have disappeared without a trace; almost one million were forcefully expelled to neighboring Albania and Macedonia with the clear intent of emptying the country of its native population. The material damage is incalculable, (including the destruction of over 200 churches and mosques) as it is the emotional shock of rapes and brutalization that still afflicts that victimized population. One cannot forget the long Serbian trainloads filled with Albanian refugees, a vivid reminiscence of the Nazi transportation convoys to the death camps of Auschwitz....”The history of (Serbian rule over Kosova) is a history of repeated injuries and usurpations, all having, in direct object, the establishment of an absolute tyranny...”over Kosova. Future generations, -who will learn more about the painful past, as they will reap the blessings derived by the sacrifices of their fathers - will hardly be able to conceive the magnitude of the losses and suffering of their ancestors, as those glorious generations fought neither for personal glory, nor illegal extension of their territories, but

as defenders of all that was dear and vital to their life, and liberty. They never forgot the enemy who held Albanians in utter contempt, spreading only death and destruction around them ,confronted with courage and manly honor. “These are times that try men’s souls!”wrote Thomas Paine two hundred years ago. Today, after a major victory for all, neither side of the political spectrum in Kosova should allow party issues to jeopardize the spirit and the meaning of”The Declaration of Independence”.”Love of the country and belief in a cause were noble sentiments,”declared George Washington after the American Declaration of Independence. That bell rings loud and clear for us all, today! In these days, when our passions are stirred by our genuine patriotism, it is tempting for quarreling factions to fall victims to the infamous lust for power. That’s not a”virtue”our present inebriating moment advises, if we wish to deter the demons of fear and disorder. We should bear in mind that the preservation of liberty, and the consolidation of the independence depend upon the intellectual mindsets and the moral fiber of an enlightened population. That’s what the Republic of Kosova needs to demonstrate today, tomorrow, and after tomorrow. We cannot expect the Free World to accept and respect us, unless we, ourselves, demonstrate that we deserve the outsider’s respect, and do earn the privilege of taking”...our station among the nations”as a sovereign power, as an independent nation, as a free people living in”a republic of laws, and not of men...”as John Adams advises us. Now, it’s the time to reconfirm our fenomenal courage demonstrated in the resistance against the Serb oppressor, as well as our bedrock devotion to our fatherland, the Republic of Kosova. Civil courage, teaches Fan S.Noli, is more difficult than military courage, because it last all our lives. From the heights of battlefields, our

courage must now settle for the civil life! Of course, we hold life and liberty to be self-evident truths, as we always knew that”self-evident”was a relative term, whenever our life was threatened and our liberty denied, while the pursuit of happiness was only a far-fetched dream...! The Declaration of Independence of the Republic of Kosova expressed the Kosovars’ state of mind, as it gave its proper tone and spirit called by the occasion. Time and timing were of the essence for too long, but they are now more so than ever before. Events of unseen proportions in Kosova - affecting the lives of millions, born and unborn- are now, and will in the future accompany step by step the lives and fortunes of the free people of the Republic of Kosova. To meet the challenges that are, and will be, before us is a historic obligation for all the Kosovars. But, today, is the Day of Deliverance, with the promise of freedom from fear and freedom from hunger. It’s a day committing all men and women of good will to the advancement of liberty and justice for all. The long, dark night of Serb terror is over! Let us sing the hymn to liberty, and enjoy the dawning of a new bright day, the day which promises”the brotherhood of men”! I am elated! March, 2008 Sami Repishti, Ph.D. former political prisoner in Communist Albania (1946-56), and in Communist Yugoslavia (1959-60) Human rights activist.


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

23

Thirrjet profetike të Imzot Rrok Mirditës nga Zëri i Amerikës 20 vjet më parë adio Zëri i Amerikës ka luajtur rol me rëndësi në zhvillimet botërore, sidomos në shëmbjen e diktaturave. Populli shqiptar pësoi rëndë nga regjimi komunist dhe politika çfarosëse e Sllobodan Millosheviqit dhe, në ato kushte politike nuk e dëgjonte të vërtetën. I vetmi radiostacion në botën perëndimore, që transmetonte lajme të vërteta dhe pa censurë, ishte Zëri i Amerikës. Ky zë lirie e demokracie u dha shpresë popujve të shtypur më shumë se asnjë zë tjetër në botë. Nga mikrofoni i këtij radiostacioni u transmetuan shumë mesazhe dhe lutje për durim e shpëtim. Për 27 vjet me radhë u dëgjuan bekimet dhe urimet e Papës Gjon Palit të Dytë në gjuhën shqipe. Filluan me Imzot Nolin dhe vazhdojnë sot e kësaj dite. Disa nga ato mesazhe dhe lutje ruhen në arkivat e shtypit shqiptar të Amerikës. Zotëri Tonin Mirakaj na dërgoi para disa ditësh gazetën “Dielli” të Bostonit të vitit 1987, ku janë botuar bekimet dhe lutjet e Imzot Rrok Mirditës, në atë kohë udhëheqës i Kishës Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York. Ditën e Pashkëve, më 19 Prill 1987, Zëri i Amerikës transmetoi drejtëpërsëdrejti bekimet dhe lutjet e Dom Rrok Mirditës, veçanërisht për popullin shqiptar të shtypur nga diktatura staliniste në Shqipëri. Në atë predikim dëgjohej lajmi i mirë dhe dita e shpëtimit. Lutjet dhe bekimet e tij ishin një thirrje profetike. Kush mund ta paramendonte në atë kohë se një ditë ky prelat shqiptar do të drejtonte Kishën Katolike të Shqipërisë. Zoti bën mrekullira. Në vazhdim mund të lexoni tekstin e plotë të reportazhit të Zërit të Amerikës, që në atë kohë ishte përgatitur nga autori i këtij shënimi: “Sot shqiptarёt e New Yorkut po kremtojnё nё mёnyrё madhёshtore ditёn mё tё gёzuar tё motmotit, ditёn e Pashkёve. Nё këtё ditё tё bukur Pranvere mijёra bashkatdhetarё shqiptarё janё mbledhur nga tё gjitha anёt e Amerikёs pёr

R

Gjekë GJONLEKAJ tё festuar ditёn e Pashkёve, nё Kishёn Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrёs - Zoja e Kёshillit tё Mirё”. Kisha dhe oborri janё mbushur plot e pёrplot. Altari i shenjtё i kёsaj kishe ёshtё lulёzuar nё mёnyrё elegante. Nё anёn e djathtё tё kёtij altari ёshtё vendosur flamuri shqiptar, ndёrsa nё anёn e majtё ai i

Shteteve të Bashkuara. Sivjet, pёr tё parёn herё, nё mes tё altarit ёshtё vendosur truproja e Jezu Krishtit ngallnjyes, me flamur nё dorё. Nё çdo kёnd dёgjohen urimet me dёshirat qё Pashkёt e tjera tё gёzuara t’i kremtojmё nё tokat tona shqiptare tё lumtur e tё bashkuar, ashtu si

i ka hije njё populli tё qytetёruar evropian. Kisha buçet nga jehona e kёngёve kishtare. Melodi kёto tё kёnduara pёr bukuri në gjuhёn shqipe, nga tё rinj e tё reja shqiptarё, anёtarё tё kёtij kori kishtar. Meshёn e Predikimin e rastit po i bёn i pёrndershmi Dom Rrok Mirdita, i ndihmuar nga Meshtarёt shqiptarё Patёr Andrew Nargaj dhe Dom Pjetër Popaj. Dom Rrok Mirdita, udhёheqёs i kёsaj qëndre fetare shqiptare, u shqua me njё predikim tё butё e vёllazёror, duke lutur Zotin pёr njё bashkёpunim e harmoni mes shqiptarёve tё Amerikёs. Ai po bёn edhe lutjet duke i drejtuar bekimet dhe urimet popullit shqiptar qё gjёndet kudo e, nё veçanti, shqiptarёve katolikё tё cilёt sot po kremtojnё kёtё festё tё gёzuar. Gjatё predikimit Dom Rrok Mirdita tha dhe këto: “Vёllazёn e motra shqiptarё katolikё, nga Kisha katolike Shqiptare e Zojёs sё Shkodrёs - Zojёs sё Kёshillit tё Mirё nё New York ju urojmё me gjithё zemёr Pashkёt, tё kremten e triumfit tё Krishtit mbi vdekje, fitimit tё sё mirёs mbi tё keqen, tё hirit mbi mёkatin me dёshirё qё kёtё gёzim ta pёrjetojё çdo besimtar nё a t d h e e jashta, nё shtёpia tё sёmuetit, pleqtё, tё rijtё, fёmijtё, të vorfunit e tё mjeruemit, tё vetmuemёt e tё burgosunit, ata qё gjёnden nёpёr kampe tё pёrqendrimit, tё mbyllun nёpёr shtёpia e llogore. Pёr shumё mot e me tё gjitha hiret e bekimet e Zotit Pashkёt. E baftё Zoti e zemrat tueja gufofshin nga gёzimi e hareja nё Ditёn e të Ngjallunit tё Shëlbuesit tonё Jezu Krishtit. Kjo asht dita tё cilёn e bani tё agojё Zoti, le tё brohorisim e tё gёzojmё me Tё. Mendja jonё shkon larg te vёllaznit e motrat tonё qё gjithnji ecin rrugёs sё Kalvarit. Gjithnji ngjiten majёs sё Golgotёs, tё lodhun e tё munduem prej krygjёs, por tё ngushlluem nga shpresa se mbas tё Prendes sё Madhe do tё agojё dita e gёzueshme e Pashkёve. Nuk jeni vetёm, Krishti asht me ju, na jemi me ju, uratёt tona ju pёrcjellin gjatё rrugёs sё zorshme.


24

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Tragjedia e Golgotёs ka pёr t’u shndërrue edhe pёr ju nё triumfin e agimit tё sё Dielёs sё Pashkёve. Mbas shiut vjen dielli, mbas dimnit Pranvera, mbas mjerimit gёzimi. Gratё e pёrshpirtshme, plot pikёllim, heret nё mёngjes nё Ditёn e Pashkёve, na thotё Ungjilli, vrapojnё drejt vorrit ku e kishin vorrue Krishtin. Por pikёllimi i tyne u shndërrue nё gёzim tё madh me lajmin e engjullit i cili u drejtue me kёto fjalё: ”Ju

kёrkoni Jezusin Nazarenas, tё kryqzuemin. Ai asht ngjallё e s’asht ma kёtu (Mk. 6). ”Si kёto gra, ashtu dhe kisha shejte me besimtarёt e vet, nё kёto ditё ka qenё e pikёllueme tue pёrjetue nё ritet e veta nёpёr kishat tona ditёt e trishtueshme tё mundimeve qё i shkaktuen vdekjen Shёlbuesit, Jezu Krishtit. Por kaluen ditёt e pikёllimit e tashti tingёllojnё kangёt e gёzimit. Nё vend tё kryqit para syve kemi

Krishtin e ringjallun me flamur ngjallnjyes nё dorё. Krishti ashtë ngjallё prej sё vdekunit nuk vdes ma kurrё. Ky pёrkujtim e gёzon shumё kishёn. Le tё gёzohemi edhe na si bijtё dhe bijat e saja, sepse fitorja e Krishtit asht edhe e jona. Krishti ngallnjyes e nana e tij, nana e jonё, Pajtorja e popullit katolik Shqiptar Zoja e Shkodrёs - ju bekofshin pёr kёto kremte tё gёzueshme tё Pashkёve”. Seksioni shqiptar i Zёrit tё Amerikёs tё gjithё shqiptarёve katolikё brenda dhe jashtë atdheut u uron pёr shumё vjet Gёzuar Pashkёt. P S: Menjëherë pas rënjës së diktaturës Dom Rrok Mirdita vizitoi Shqipërinë dhe ishte pritur mirë. Pasi u kthye në Amerikë na tregoi se e kishin njohur sipas zërit që e kishin dëgjuar gjatë transmetimeve të Zërit të Amerikës. (Autori është publicist dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës.)


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

25

VITI I SHËN PALIT APOSTULL (2008-2009) E përgatiti: Mr. Don Kolë Gjergji

N

ë kujtim të Shën Palit Apostull, i cili ka lindur në Tars në Azinë e Vogël, diku në Turqinë e sotme, Papa Benedikt XVI. e ka thirrur të ashtuquajturin “Vitin i Shën Palit”, që ka filluar më një meshë pontifikale më 28 qershor 2008 që do të zgjasë deri më 29 qershor 2009. Këtë vit e ka thirrur Papa Benedikti për mbarë kishën anembanë botës kudo që ajo është e pranishme. Kisha katolike e përkujton me vitin e shën Palit apostull lindjen e apostullit të popujve para 2000 viteve. “Pali, shërbëtori i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, veçanërisht i caktuar për të kumtuar Ungjillin e Hyjit...” (Rom 1,1). Papa Benedikti XVI. e thirri “Vitin e Shën Palit”, si vit të "Apostullit të të gjithë popujve". “Pali, dëshmitar dhe apostull i identitetit të krishterë”. Pali ose Sauli i Tarsit, në kishë i njohur si Shën Pali apostull, lindi rreth vitit 10 pas Jezu Krishtit. Pali është figura më e rëndësishme në zhvillimin e Krishterimit. Shën Pali përfaqson shembullin kulmor të besimit për të cilin ai ndërroi krejtësisht jetën e tij, pas ngjarjes së mrekullueshme siç e përshkruan ai vetë, duke iu përkushtuar vetëm përhapjes së ungjillit të Jezu Krishtit, për të cilin ai dha dëshmi gjer në vdekjen e tij dëshmore në vitin 67 në Romë. “Kështu Pali zuri vend aty një vit e gjashtë muaj duke predikuar ndër ta fjalën e Hyjit. Kur Galioni ishte prokonsull i Akajës, çifutët në përkim të plotë u çuan kundër Palit, e nxorën në gjyq dhe thanë: “Ky nxit njerëzit që ta nderojnë Hyjin kundër Ligjit.”Pikërisht kur Pali deshi të flasë, Galioni u tha judenjve: “Po të ishte çështja e ndonjë delikti apo e ndonjë vepre të keqe, ju kisha vështruar, o hebrenj, siç e kërkon e drejta; porse, pasi çështja është lidhur me fjalë, emra e Ligjin tuaj, rregullojeni ju vetë; lidhur me këso gjërash unë nuk dëshiroj të bëhem gjykatës” Vap 18, 11-16).

Ai ishte edhe përndjekës i krishterëve të kishës së parë para se ta pranoi Jezu Krishtin. Ai u kthy dhe u bë apostull i Krishtit, ku kishës me jetën e vet përpos jetën e vet i´a dhuroi edhe 14 Letra të shkruara dhe të drejtuara bashkësive të kishtere të asaj kohe. Dukëja e të Ringjallurit e shëndërroi atë në shpirt. Ishte në rrugë për në Damask që atje t´i torturon dhe të burgoste të krishterët e këtij qyteti. Sauli ishte shumë i zellshëm e i vendosur kundër fesë së Jezu Krishtit që po niste të përhapej e të themelohej. “Keni dëgjuar sigurisht për sjelljen time të dikurshme në judaizëm: si e salvoja mbi çdo masë Kishën e Hyjit dhe mundohesha ta shkretoja atë e, ngaqë isha tepër i dhënë pas traditave të të parëve të mi, i tejkalova në judaizëm shumicën e moshatarëve në kombin tim” (Gal 1,13-14). Ai mori pjesë edhe në gurimin (vrasjen me gurë) të Stefanit (Shën Shtjefnit) duke ruajtur teshat e vrasësve, në vitin 38 siç dëshmohet në Veprat e apostujve: “Edhe Sauli e dha pëlqimin e vet për vrasjen e Shtjefnit. Po atë ditë u bë salvim i madh kundër Kishës në Jerusalem. Të gjithë, me përjashtim të apostujve, u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë e të Samarisë” Vap 8, 1). Temperamenti i tij ishte i pathyeshëm, i pakompromisshëm, i flaktë e i vrullshëm, i gatshëm për të kryer detyrat që i ngarkoheshin, pa ngurrim e pa brerje ndërgjegje-

je. Kjo gjë e bëri atë përndjekësin më të tmerrshëm të krishterëve e më pas, pasi përqafoi Krishterimin, përhapës të palodhur të tij, nëpër gjithë pellgun e Detit Mesdhe, mes rreziqesh e mundimesh të çdo lloji “A janë mbarështues të Krishtit? Si i dalë mendsh po flas: unë edhe më tepër!Në lodhje më tepër! Në burgje më tepër! Në të rrahura më tepër! Në rrezik të vdekjes unë më shpesh! Prej judenjve mora pesë herë nga tridhjetë e nëntë frushkuj!Tri herë kam qenë rrahur me thupër, një herë vrarë me gurë, tri herë e kam përjetuar anijembytjen, një natë e një ditë kam kaluar në valët e detit! Në udhëtime të shpeshta, në rreziqe lumenjsh, në rreziqe cubash, në rreziqe bashkatdhetarësh, në rreziqe paganësh, në rreziqe në qytet, në rreziqe në shkretëtirë, në rreziqe në det, në rreziqe prej vëllezërve të rrejshëm! Në mundim e të lodhura, në net të kaluara shpesh pa gjumë, në uri e në etje, në agjërime të shpeshta, në të ftohtë dhe i zhveshur! Përveç këtyre: ngarendja e përditshme e njerëzve e kujdesi për të gjitha kishat” 2 Kor 11,23-28), e me një zell të papërmbajtur “Sepse, edhe pse unë jam i lirë prej të gjithëve, vetveten e bëra skllavin e të gjithëve që të fitoj për fe sa më shumë njerëz. Prandaj, për judenj u bëra jude, që t’i fitoj judenjtë për fe; për ata nën Ligj, sikurse të isha nën Ligj edhe pse më nuk jam nën Ligj që t’i fitoja për fe ata që janë nën Ligj; për ata që janë pa Ligj

Age Ivezaj, LUTCF Agency Sales Director Registered Representative Leaders Conference 5 times Member, NAIFA 35-01 30th Avenue 3rd Floor, Astroia, NY 11103 aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj

Call Age today at (718) 267-3625

Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0709][All States] 0709-5871 ©UFS


26

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008


JETA KATOLIKE

sikurse të isha pa ligj edhe pse nuk jam pa Ligjin e Hyjit, pse jam në Ligjin e Krishtit që t’i fitoja për fe ata që janë pa Ligj; u bëra i ligshtë për të ligshtët. Për të gjithë u bëra gjithçka, që, të kushtojë sa të kushtojë, por ta shpëtoj ndonjërin. E të gjitha këto i bëj për dashuri të Ungjillit, kështu që të kem pjesë në të”, 1Kor 9,19-23. Këtu shëndrita një dritë prej së larti, dhe ra për tokë. Ai u verbua dhe kështu të pamurit e vet e fitoi kur u pagëzua. Pali pas kthimit të vet, pas njohjes së Krishtit, filloi jetën e vet me Krishtin dhe në shumë vite të tëra ishte Lajmëtar i ungjillit dhe shumë gjatë i bëri misionet e veta, ku me misionet e veta, dhe me predikimin e tij, ky ungjill i Krishtit arriti deri tek ne, tek populli ynë Shqiptarë, sepse ai vet këtë e dëshmon: "Kam, pra, pse të mburrem në Jezu Krishtin për veprën që kryej për Hyjin. Sepse, nuk do të guxoja të përmend asgjë tjetër, përveç sa Krishti bëri nëpër mua për kthimin e paganëve në dëgjesë me anë të fjalës e të veprës, me fuqi të shenjave e të mrekullive dhe me fuqi të Shpirtit Shenjt. Kështu, që prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit e madje u përpoqa ta shpall, jo atje ku ishte i njohur Emri i Krishtit që të mos ndërtoja mbi themelet e tjerëve" (Rom 15, 17-20). E kaloi Azinë e Vogël, erdhi në Greqi, në Maqedoni dhe në Iliri. Ku pas kësaj doli përball gjyqit në Rom. Në Rom e përjetoi vdekjen për Krishtin në vitin 67.

|PRILL-QERSHOR 2008

27

Çka do të thotë për ne ky vit i Shën Palit? Secili prej nesh është i njoftuar më këtë shenjt shumë të njohur dhe të madh. Ky Vit i shën Palit është një vit univerzal për të gjithë të krishterët dhe për të gjitha nacionet. Papa e ka thirrur këtë “Vit të shën Palit” “që të ndëgjomë në atë dhe që të mësojmë nga ai, si mësuesi ynë, fenë dhe të vërtetën”. Feja e e shën palit nuk është “një teori, nuk është një mendim mbi Zotin dhe botën. Besimi i tij është një hyrje e dashurisë së Zotit në zemrën e tij. Dhe kështu ky besim është vet dashuria ndaj Jezu Krishtit” u shpreh papa Bendedikti XVI. Pali – u kujtoi Papa ipeshkvijve – është simbol i dashurisë sonë për Krishtin, Bariun e Mirë e, së bashku me Të, i dashurisë për njerëzit që e kërkojnë, që bëjnë shumë pyetje, për njerëzit e sigurtë në vetvete e për të përvujtët, për të vegjlit e të mëdhenjtë. Por, nuk duhet harruar, është edhe shenjë e kolegjialitetit të ipeshkvijve: “Askush nuk është bari vetëm për vetëm. Jemi pasardhës të Apostujve në sajë të shkrirjes në një trup të vetëm, përmes të cilit vijon bashkimi i Apostujve. Nuk mund të kuptohet Bariu, pa bashkimin, sepse grigja është një e vetme, Kisha e vetme e Jezu Krishtit. E, së fundi, kjo na çon edhe tek bashkimi me Pjetrin e me pasardhësin e tij, si garanci e unitetit”.

Avokati që i ka përjetuar të njejtat probleme juridike, tani është në dispozicionin tuaj

SABRI (SAM) GJONI ATTORNEY AT LAW

Kitchen renovations by Jimmy and Harry 1060 Washington Avenue Bronx, NY 10456

Phone: 718-585-9411 Fax: 718-585-9651

• ALL IMMIGRATION MATTERS • FEDERAL COURT • PERSONAL INJURY • REAL ESTATE

Tel: 212/625-8333 401 Broadway, Suite 1111 New York, NY 10013


28

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

ATË GJERGJ FISHTA—HOMERI SHQIPTAR K

y poet i madh shqiptar u lind në fshatin Fishtë të Zadrimës. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kuvendin Françeskan të Troshanit. Vijoi studimet në Shkodër nën drejtimin e një arbëreshi emërmadh, poetit Leonardo De Martino, ndikimi i të cilit la vragë të pashlyeshme në formimin kulturor e artistik të djaloshit. Më 1886 e dërguan në Bosnje të studionte filozofinë në Manastirin e Sutjeskës, e më pas thellohej në teologji. Pasi u shugurua meshtar i urdhërit françeskan, më 1893 u kthye në atdhe për të dhënë mësim në Kolegjin e Troshanit dhe më pas u emrua famullitar në Gomsiqe të Mirditës. Fishta është një poet i shquar shumëdimensional. Epika, lirika, satirika dhe dramatika që kultivoi Fishta më shumë se dyzet vite me radhë, bënë që këtë kolos të madh të letërsisë shqiptare, si studiues të huaj, ashtu edhe ata shqiptarë, me të drejtë e quajten Homeri Shqiptar. Mes veprave të tjera të shumta, dallohen:”Lahuta e Malcis”, vepër që e dua shumë, pastaj ”Mrizi i Zanave”, ”Vallja e Parizit”, ”Gomari i Babatasit”, ”Juda Magabe”, etj. Këto vepra janë xhevahirët më të ndritshme të letërsisë shqiptare. Përveç letërsisë, Fishta i përkushtohet etshëm edhe politikës. Në veprën e tij “Lahuta e Malcis” personazhi më i dashur dhe i gjallë, që tregon ngjarjet për luftërat e malësorëve shqiptarë kundër malazezëve, ishte Marash Uci nga Rrapsha. Këtë personazh Fishta e bën të pavdekshëm, sidomos kur tregon për betejën e përgjakshme “Te Ura e Rzhanicës”, në të cilën kishte qenë vetë pjesëmarrës. Kështu që “Lahuta e Malcis”, në botimin e parë u titullua ”Te Ura e Rzhanicës”. Libri u botua në vitin 1905 në Zarë, me ndihmën që i dha Faik

Lekë

PËRLLESHI Konica,Vëllimi i pare i “Lahutes se Malesise” pati nje sukses te jashtzakonshem tek abanologet, te cilet si shpetuan dot ngasjes per ta propozuar Fishten per cmimin Nobel.

Ne vitin 1907 pasoi vellimi i dyte ”Vranina”, i cili si per nga mjeshtria ashtu edhe per nga suksesi qe e ndoqi ishte ma i larte se i pari. Fama e Fishtes si atdhetar hovte njeshem me ate si poet. Me 1908 mori pjese ne Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i Komisionit qe u ugarku te hartonte një alfabet te ri. Viti 1913 shenon nji faze te re dhe me teper te rendesishme ne jeten politike, shoqerore dhe artistike te Fishtes. Franqeskanet vendosen te nxjerrin revisten ”Ylli i Drites”, ku Fishta u zgjodh drejtor i kesaj reviste. Ne kete reviste u shtjellua gjithcka qe ishte ne interes të Shqiperise dhe shqiptareve qofshin keto probleme

arsimore, sociologjjke, historike etj. Me 1919 Fishta u caktua sekretar i pergjithshem Komisionit qe do ta perfaqesonte Shqiperine ne Konferencen e Parizit. Pastaj mori rruge per ne SHBA qe te siguronte atje njohjen e shtetit te ri Shqiptar. Me 1921 perfaqesoi Shkodren ne legjislaturen e pare te Parlamentit Shqiptar ku kreu edhe detyrat e nenkryetarit te komisionit per arsim dhe te kryetarit per komisionin e Buxhetit. Ngjarjet e jetes poiitike ne Shqiperi qe filluan te rrjedhin, Fishta u menjanua nga jeta poitike, por suksesi i idealit te tije nuk u mposht per te vazhduar veprimtarinë e tije letrare dhe kombetare. Synimi kryesor i Fishtes ishte qe te lartesohej tradita shqiptare permes tipareve te veta themelore, qc jane pjese perberse te nji kombi. Eshte fjala per ato vyrtyte aq te adhuruara nga te rinjet qe i ka shquar Shqiptaret nga popujt e tjere te Ballkanit. Burrerija e cila percillet dora-dores me nderim, pastaj vjen besa-ndjenje e besnikerise ndaje memedheut. Pastaj vjen mikpritja me nga namet me te shenjta per te gjith Shqiptaret. Tere veprimtarija e Fishtes eshte e mbeshtetur ne konceptin “E ruan gjuhen tende e ruan kombin tend, e don gjuhen e done kombin”. Prandaj ne duhet te krenohemi me Fishten e sidomos krenohen bashkvendasit e Jagodes që e emruan shkollen e fshatit me emer te bukur “At Gjergj Fishta”. E gezoftë emrin pergjithmonë. Leke Perlleshi, ish Drejtor i SH.F. ”Atë Gjergj Fishta” në Jagodë, Komuna Klinë — Kosovë.


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

29

PARAQITJE E DENJË E MARTIRIZIMIT DHE E LAVDISË SË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR Mbi veprën “Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri” të autorit dr. Pjetër Pepa, Shtëpia botuese 55, Tiranë 2007 ur autori i kësaj vepre të vëllimshme, që i kushtohet martirizimit të klerit katolik shqiptar në periudhën e diktaturës komuniste – më e mira e më e plota e botuar deri tash për këtë subjekt, - pati botuar librin e tij të parë “Dosja e diktaturës”, në v. 1995, dhe e pati paraqitur atë “si këngë e mjelmës, si vepër e parë dhe e fundit që po ia kushtonte dhimbjes shqiptare”; unë duke menduar lirinë që po hapte krahët në të gjitha sferat e jetës shqiptare dhe sidomos në atë të fjalës së lirë e të shtypit dhe duke e njohur për së afërmi “dhimbjen shqiptare” që ndjente autori, pathosin për drejtësinë, mllefin për krimin dhe një gjakim të paanë për të vërtetën, i pata shkruar: “Lëre më një anë ‘këngën e mjelmës’, e marr me mend se je lodhur me dosjet, por edhe ndonjë vepër tjetër si ‘Dosja . . . ’ do t’i shërbente më tepër së vërtetës dhe do të ndihmonte që shpirti shqiptar të çlirohej, të qetësohej dhe të fisnikërohej më tej.” Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshej. “Dosjen . . . ” e pasuan sa e sa vepra të tjera. E fundit në radhë, kjo vepër që kemi në dorë e botuar në dy vëllime, përkatësisht me 786 dhe 734 faqe. Nga shumë të veçanta që ka kjo vepër, na vjen mbarë të theksojmë së pari kushtimin e autorit: “Dhjetë vjet më parë, më 1997, pata fatin të njihem, të miqësohem dhe t’i dhuroj “Dosjen e diktaturës” dy të lumturve, Papa Gjon Palit II dhe Nënë Terezes. Sot, më 2007, atyre ua kushtoj këtë vepër!” * * * Vëllimi i Parë hapet me një “Opinion” të Imzot Rrok Mirditës”, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, ku ndër të tjera thuhet: “Libri që u dorëzon lexuesve njëri ndër njohësit më të mirë të dosjeve të martirizimit të Kishës Katolike në Shqipëri,

K

dr. Pjetër Pepa, na paraqet në tërë lakuriqësinë e vet absurditetin e një sistemi që kishte vendosur t’i shkonte gjer në fund procesit të varfërimit shpirtëror të një

Anton

ÇEFA kombi.” Dhe më poshtë: “Duke na dhuruar këto faqe të mbushura me dhimbje, dr. Pjetër Pepa nuk na jep vetëm një pasqyrë më të qartë të historisë sonë të re, që përmban shumë tragjizëm, por edhe një pamje të realitetit të Kishës Katolike, që martirizimin e saj nuk e përjeton si

besimi po aq atdhetarie. Rrjedhojë e këtyre lidhjeve është edhe kjo vepër: “Imzot Massafra, në emër të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare e ngarkon me detyrën e re, atë të Komisionit Historik për Kanonizimin e Martirëve Shqiptarë”, në hullinë e së cilës detyrë u shkrua vepra “me të vetmin qëllim fisnik: nxjerrjen në pah të sakrificës së pashembullt të Kishës dhe klerit katolik shqiptar”. Në “Parathënie” janë treguar shkurtimisht burimet e të dhënave për hartimin e veprës, vështirësitë e hasura, synimet, rëndësia dhe struktura e veprës. Libri bazohet kryesisht mbi të dhënat e arkivave (të Tiranës, Shkodrës, Vatikanit, Grotta Ferrattës, Genacanit, Loretos,

Dr. Pjetër Pepa duke ia dhuruar librin e tij Papës Benedikti XVI “Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri”

tragjizëm, por si dëshmi ndaj së vërtetës.” Në “Dy fjalë . . .” që pasojnë “Opinionin” e Imzot Mirditës, autori paraqet familjen e tij, të dokumentuar së paku që nga koha e Kuvendit të Arbnit” (1703), përkushtimin e saj të krishtërë, lidhjet e saj të ngushta më kishën dhe veprimtarinë e shërbimët që ka bërë ajo në prehrin e saj dhe, po ashtu, lidhjet e tij personale me këtë institucion sa

arkivat arqipeshkvnore të Beogradit, Prizrenit, Tivarit, Cetinës, Tuzit, etj.); por u referohet edhe burimeve të tjera: veprave të autorëve tanë e të huaj, studimeve e artikujve të botuar në shtypin e përditshëm dhe periodik, dëshmive të shkruara dhe të botuara deri tani në këto fusha si dhe të marra nga dëshmitarë të mbetur gjallë mbas persekutimit.


30

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

31

Dihet që doktrina komuniste është arkivat e Tiranës dhe, siç shprehet ai, “për ato parti. . . .” diametralisht e kundërt me besimin në të parë anën tjetër të ‘medaljes”, gjë që Kleri katolik shqiptar e njihte në rrënjë Zotin, prandaj kudo ku u vendosën regjimet përbën një të veçantë tjetër të këtij libri. komunizmin ateist e të pa Zot, të egër e komuniste filluan persekutimet antifetare, Dihet se në ato dokumente është vënë kriminel, dhe ai e pati demaskuar në por si në asnjë vend tjetër në Shqipëri u bë dorë, janë bërë ndryshime e falsifikime, shtypin, shkollat, predket që mbante në një çrrënjosje e plotë e të gjitha besimeve janë fshirë gjurmët e kriminelëve, etj.; shto kisha, etj. qysh kur në vendin tonë, në vitet fetare. “Duke shfrytëzuar të gjitha mjetet që edhe faktin e sajimit të proceseve ’30 të shek. të kaluar, filluan të qarkullonin zakonisht ka në dispozicion një regjim gjyqësore për të justifikuar ekzekutimet e të idetë e nepërkës së kuqe bolshevike dhe të totalitar, shteti i parë ateist i planetit donte pafajshmëve para breznive të ardhshme përvillej jargu i saj pansllavist. Edhe vetëm ta fshinte Zotin nga faqja e dheut shqiptar, dhe historisë. Veç sa thamë, për të gjithë kaq do t’i mjaftonte regjimit që të përdorte ta shkulte atë nga zemrat dhe ndërgjegjja ata që kanë vdekur gjatë torturave ose janë të gjitha mjetet për ta shkulur nga rrënjët e besimtarëve, madje të zhdukte plotësisht mbytur para daljes së tyre në gjyq, dosjet këtë institucion të besimit e të atdhetarizmit, prej tyre edhe vetë mundësinë e besimit, mungojnë krejtësisht. Autori ka shfrytëzuar të moralit e të dijes, të kulturës e të dashurinë dhe shpresën në Të”. me kujdes dhe me sy kritik dëshmitë progresit; por që për komunistët ishte një Përndjekjet kundër Kishës Katolike në gojore, por mjerisht të mbijetuarit kanë “mërimangë e zezë që ka shtrirë pëlhurën e vendin tonë nuk kanë munguar asnjëherë qenë fare të paktë. saj gjithandej”, siç e pati quajtur Enver gjatë dy mijë vjetëve të krishtërimit shqiptar, * * * Hoxha Kishën Katolike, në vizitën e parë që por kjo e fundit ka qenë më e egra dhe më Në “Hyrje”, bëhet fjalë kryesisht për bëri në qytetin e Shkodrës në vitin 1945. shkatërrimtarja. Ky libër i kushtohet figurën e klerikut katolik shqiptar dhe për * * * pikërisht kësaj përndjekjeje të pashembullt. arsyet pse ndaj Kishës Katolike dhe Pjesa e parë e veprës, e titulluar Veç kësaj, kjo vepër shkon në gjurmët e klerikëve të saj u ushtrua një persekutim “Shqipëria, shteti i vetëm ateist në botë dhe traditës së lashtë, të bukur e të lavdishme më i rreptë. “Detyra e parë dhe e vetme e i fundit drejt Europës”, jep të dhëna të të krishtërimit, mbasi, siç dihet : “Prej rëndësishme, së cilës ata (klerikët) iu përgjithshme mbi origjinën ilire të kohësh, të krishterët e parë bënin përpjekje kushtuan tërësisht, duke privuar gjithçka shqiptarëve; Shkodrën si kryeqendrën e që të qarkullonin, nga njëra kishë në tjetrën, nga jeta e tyre private, është përhapja e krishtërimit në Shqipëri, përhapjen e aktet e martirizimit të tyre dhe të besimit dhe e dijes. Por shpesh herë, ashtu besimeve fetare në vendin tonë dëshmitarëve të fesë.” si gjithë intelektualët, nacionalistët dhe (krishtërimit, islamizmit, bektashizmit, Gjithësesi, synimi kryesor mbetet tek patriotët e tjerë, edhe ata nuk mund të ortodoksisë dhe protestanizmit), rendet a dokumentimi individual i martirizimit të çdo mbylleshin e të kufizoheshin vetëm me urdhërat fetarë katolikë në vendin tonë kleriku për t’i (bazilianët, shërbyer Detyra e parë dhe e vetme e rëndësishme, së cilës ata (klerikët) iu kushtuan tërë- benediktinët, kanonizimit sisht, është përhapja e besimit dhe e dijes. Por shpesh herë, ashtu si gjithë intelektu- dominikanët, zyrtar të secilit alët, nacionalistët dhe patriotët e tjerë, edhe ata nuk mund të mbylleshin e të kufizo- françeskanët, dhe, në të heshin vetëm me problemet e shpirtit e të fesë, aq më tepër kur fatet e atdheut, të jezuitët, unitët, njëjtën kohë, kombit dhe të popullit të cilit ata i shërbenin e i rrinin afër, ishin në rrezik. . . . kleri dioqezian, dokumentimit të motrat martirologjisë së Kishës Katolike Shqiptare, problemet e shpirtit e të fesë, aq më tepër stigmatine, servite, saleziane, vinçenciane) që është e do të mbetet unike për atë që kur fatet e atdheut, të kombit dhe të popullit dhe veprimtarinë e tyre të gjithanshme pësoi nga diktatura dhe për qëndresën e të cilit ata i shërbenin e i rrinin afër, ishin në kulturore e atdhetare dhe persekutimin e lavdishme që i bëri asaj. Kështu, kjo vepër rrezik. . . . Ashtu si pakuptuar, ata u gjetën krishtërimit gjatë shekujve. Më tej, jepet madhore vjen edhe si plotësim i porosisë para një detyre të dytë, ndërgjegjësimit të lista e përgjithshme e atyre që vuajtën së Papës Gjon Pali II, dhënë në Fjalimin e popullit, besimtar ose jo, për fatet e atdheut përndjekjet e diktaturës; gjithësejt 228, prej Tij Historik gjatë vizitës në vendin tonë, më e të kombit”, çka u konkretizua me binomin të cilëve 122 autori i ka njohur personalisht. 25 prill 1993: “Historia nuk e ka njohur ende “Fe e atdhe” të gjithë veprimtarisë së tyre, Vazhdon një listë e meshtarëve të atë që ka ngjarë në Shqipëri. Kështu, të qëndrim që e karakterizoi klerin katolik shuguruar pas vitit 1944, pjesa më e dashur shqiptarë, drama juaj duhet t’i shqiptar në shekuj. Kështu, pavarësisht madhe të shuguruar jashtë Shqipërisë dhe interesojë gjithë kontinentit europian ! nga pikëpamjet e tyre politike (balliste, një listë tjetër prej 20 emrash, që, siç Është e domosdoshme që Europa të mos legaliste a edhe socialiste), ata ishin thuhet, kanë dalë nga burime të ndryshme, harrojë!”. Këtu qëndron edhe rëndësia e nacionalistë, atdhetarë të flaktë të gatshëm por që nuk janë gjetur materiale për t’i kësaj vepre jo vetëm për vendin tonë, por të bëjnë edhe flinë më të lartë për atdheun pasqyruar në libër. edhe për gjithë Europën dhe botën. e popullin e tyre. Shembujt janë të Më pas bëhet fjalë për gjendjen dhe Natyrshëm, hartimi i kësaj vepre ka panumërt. Ata nuk u rreshtuan në partitë luftën e popullit tonë gjatë viteve të Luftës II kaluar nëpër vështirësi jo të pakta. politike, sepse “ideali të cilit ata i ishin Botërore dhe për “çlirimin vrastar” të Megjithëse autori pati fatin të shfrytëzojë kushtuar qëndronte shumë më lart se vetë Shqipërisë, me një kapitull me thirrjen


32

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

historike “Të mos harrojmë!”. Në fund të pjesës së parë është folur në mënyrë të veçantë për Kishën e Shkrelit. Pjesa e parë mbaron me kapitullin “Ata që u përballën me diktaturën - Të mërguarit e përjetshëm”, ku jepen të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e atyre klerikëve katolikë, që për arsye të ndryshme ardhja në pushtet e komunistëve nuk i gjeti në Shqipëri dhe që jetuan, punuan e vdiqën jashtë Shqipërisë me plagën e mallit në zemër dhe me dhimbjen për atë që po ndodhte në atdhe. . * * * Në pjesën II të vëllimit të parë, që mban titullin “Të dënuarit e përjetshëm” janë përfshirë ngjarjet dhe viktimat e viteve 19451947, për të vazhduar në vëllimin e dytë me vitet 1948-1950. Në pjesën e tretë, mbasi flitet për “Statutin e Kishës”, vijohet me vitet e tjera. Pjesa e katërt përmbledh vitet 1971-1990 dhe përfundon me kapitullin “Ndalesa e fundit”. Në pjesën e pestë dhe të fundit, me titullin simbolik “Nga kryqi te Ringjallja – Lavdia e Kishës Katolike Shqiptare (Periudha 1991-2005)”, ngërthyer në gjashtë data, është trajtuar ripërtritja e Kishës në magjen e një lavdie të papërshkruar: Mesha e parë në Shqipërinë “ateiste”, më 4 nëntor 1990; Rrëzimi i bustit të diktatorit, simbol i diktaturës komuniste, më 20 shkurt 1991; Vizita e Papës Gjon Pali II në Shqipëri, më 25 prill 1993; Kardinali i parë shqiptar Mikel Koliqi, 26 nëntor 1944; Kanonizimi i martirëve shqiptarë, 10 nëntor 2002; E Lumja e parë shqiptare, Nënë Terza e Kalkutës, 11 tetor 2003. Vepra mbyllet me shkrimin “Përfundim”, ku autori jep shkurtazi shtysat shpirtërore që e frymëzuan për hartimin e kësaj vepre madhore; pesë tabela ilustruese dhe literaturën. Është dhënë

shkurt, gjithashtu, biografia e autorit dhe lista e librave që ai ka botuar. Vepra, duke pasur të dhëna nga më të ndryshmet, po sidomos historike, për vendin tonë gjatë shekujve, duke pasqyruar gjendjen e besimeve në Shqipëri dhe persekutimin e elementit katolik, Kishës Katolike Shqiptare dhe të klerit të këtij besimi gjatë gjithë shekujve që nga fillimi i përhapjes së krishtërimit në vendin tonë në dekadat e para të shekullit I mbas Krishtit e deri në ditët e sotme dhe, duke vënë në dukje rolin e madh të Kishës dhe të klerit në shërbim të çështjes kombëtare, kulturës, edukimit dhe emancipimit të gjithanshën të shoqërisë shqiptare, në përgjithësi, etj., e tejkalon synimin e saj për t’i shërbyer thjesht Kanonizimit të klerikëve që u martirizuan gjatë viteve të diktaturës dhe fiton dimensione më të hapta të pasqyrimit të martirologjisë shqiptare, në përgjithësi.

THE NEW ROYAL REGENCY HOTEL

Jemi të specializuar për dasmat dhe ceremonitë shqiptare!

Stafi i specializuar shqiptar në shërbimin Tuaj! Salla e Kristaltë - 350 persona • Salla e Diamantit - 500 persona

(914) 476-6200 Ext. 329 or 330

165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710 Lokali është shumë afër jush! Lokali gjindet : 10 min nga Bronx-i, 10 min prej Kishës së re Shqiptare, 10 min. nga Connecticut, 20 min. nga Manhattani, 20 min. nga New Jersey, ...


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

33

Rreth vëllimit poetik të poetit Gjeto Turmalaj “Sa larg”

S

a larg! Jemi larg, s h u m ë l a rg . Ke m i i k u r, jemi l a r g u a r. Na dëbuan hallet dhe vështirësitë ekonomike nga atdheu ynë i shtrenjtë. Kemi mall, shumë mall. Oh! vetëm mallin e zjarrtë nuk ka det dhe oqean që ta shuajë. Jemi larg, shumë larg. Kemi nevojë për një fjalë të ngrohtë, kemi nevojë për dashuri, për ngrohtësi, për çiltersi... Nuk duam hipokrizi, dyfytyrësi. I shmangemi pabesisë që të vjen e sheqerosur bashkë me shtirjen artificiale... Kemi ikur larg atdheut, larg miqve, shokëve, njerëzve tanë të mirë e të dashur. Kjo është tragjedi e vërtetë. Jemi larg varreve të prindërve dhe të parëve tane. E ndjejme detyrimin tonë të shkojmë pranë varreve të tyre e t’u çojmë një buqetë me lule, por... jemi larg, shumë larg. Jemi larg..., por jemi edhe shumë pranë. Jemi mes shokësh dhe miqsh të mirë e të ndershëm që na afrojnë, na e largojnë pak atë mall. Është ky mall që na bashkon, dashuria për atdheun, për shoku shokun, për miku mikun, për... Këtu kemi gjetur edhe strehën tonë të gjejmë shokë dhe miq të sinqertë, pavaresisht, të njohur a të panjohur të jenë ata, të na qetësojnë dhimbjet e shpirtit dhe, qetësues ka plot. Një qetësues më erdhi edhe mua këto kohët e fundit nga kolegu, bashkëatdhetari ynë i nderuar, intelektuali poet, fjalëpaku, por mendjendrituri, Gjeto Turmalaj, vëllimi i tij poetik “Sa Larg”. Duke u hyrë brenda vargjeve të poetit Turmalaj për t’i lexuar ato, të duket sikur lundron në një oqean dallgëshumë, ku dallgët e dhimbjes përplasen me dallgët e mallit dhe të dashurisë, dallgët e vuajtjeve të njerëzve të ndershëm dje në komunizëm përplasen me dallgët e poshtra dhe hileqare të njerëzve të ulët e hipokrita, spiunave të atij sistemi. Poeti Turmalaj në vargjet e tij poetike është një mjeshtër i vërtetë i fjalës së tij krijuese në të shkruar për të pasqyruar shpirtin e tij të pastër dhe të ndjeshëm

poetik. Janë fjalë ato, të dala nga thellësia e shpirtit të tij të sinqertë, të ardhura tek

Pierre-Pandeli

SIMSIA ne si një ushqim i përditshëm, për të cilat të gjithë ne kemi nevojë sadopak të marrim diçka nga ky ushqim për t’ia dhënë shpirtit tonë. Duke lexuar vargun e poetit Turmalaj sheh njeriun krijues, poetin, larg mburjeve dhe lëvdatave për veten e tij, larg hipokrizise dhe pabesisë, larg dyfytyrësisë dhe fjalëve të rënduara shabllone të dala boje, të dëgjuara shpesh herë edhe tek ata të vetëquajtur krijues, poeta a shkrimtarë. Ja ç’shkruan poeti:

Poeti Gjeto Turmalaj “Para lexuesit dola dhe unë / Me një vëllim të vogel me poezi / Si një grusht misri bluar në mokër / U rradhita dhe unë me shokët e mi... / Dhe me tutje vazhdon : /”...Poezia ndizet dalëngadalë në shpirt / Dhe shpirti pastaj rikthehet në poezi / Admirimi që kam për lexuesit më nxit / Të bindem, se lëvdatat s’më takojnë kurrësesi / Emrin e nderuar të zotit GjetoTurmalaj e kisha dëgjuar shpesh mes miqve dhe shokëve në Komunitetin tonë këtu në Nju Jork. Kisha shumë dëshirë ta njihja këtë njeri dhe ja, fati e

solli që një ditë ne të gjendeshim pranë, shumë pranë. Edhe pse jetojmë në shtete të ndryshme këtu në SH.B.A. zoti Turmalaj shpesh është i pranishëm në aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në komunitetin tonë dhe në një ndër ata aktivitete, i ulur në tavolinën e festimit të një ngjarjeje të rëndësishme, mes njerëzve të nderuar, si Kryetari i Akademisë së Shkencave ShqiptaroAmerikane z. Skender Kodra, Phd, Nënkryetari i Shoqatës ShqiptaroAmerikane, poeti Mëhill Velaj, ..., në krahun tim të djathtë, ngjitur, rrinte ulur edhe një burrë. “Më quajnë Gjeto Turmalaj...”- më thotë, pasi u prezantuam, duke shtrënguar duart me njëri tjetrin. Inteligjent, fjalëpak. Kjo ishte përshtypja ime e parë që krijova për zotin Turmalaj. Pas asaj dite jam takuar edhe disa herë të tjera me zotin Turmalaj, ku edhe kemi shkëmbyer librat tanë me njëri tjetrin. Fillova të lexoj librin e tij me poezi të dhuruar “Sa Larg” Që në vargjet e para të librit u befasova dhe u mrekullova për çfarë ishte shkruar aty. Vargjet e tij të shkruara thjeshtë dhe me ndjenjë, vargje që i dalin nga thellësia e shpirtit të tij të vuajtur dhe të përmalluar, na bëjnë të dashurohemi pas fjalës së tij, të cilën poeti Turmalaj na i sjell nëpërmjet vargut të tij. Duke hyrë në “kopështin me lule erëmirë” nuk mund të veçoja “lulen” më të bukur nga “Lulishtja” e vargut Turmalaj. Poezitë e tij janë si një buqetë lulesh pranverore që ndjen tek ato aromën e dashurisë për atdheun, vendlindjen, për njerëzit tanë të mirë e të dashur që na mungojnë kaq shumë... /”Dashurinë për Atdheun s’e humb dot / Atdheu do të jetë unë e unë do të jem ai...“/ shkruan poeti Turmalaj Vargu i pastër dhe i kulluar i poetit Turmalaj na çon gjithandej, në Bjeshkë, në Malësinë e Madhe, për të na shuar etjen, për të na freskuar me ujin e krojeve


34

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

të Razmës. Nuk ka se si të mos lindë dëshira për të shkuar atje, në ato bjeshkë, për të parë ato vende të bukura dhe të bekuara, ashtu siç na e përshkruan poeti. /”Eh uji i krojeve të Trashanit / prej tij të rritet shëndeti, si forca e Luanit/ Kush e pin atë ujë për një kohë të gjatë / Vitet s’e plakin atë, por ai vitet i plak...” Më tej poeti na çon atje, tek lëndinat me ahishte, atje ku oksigjeni është i pastër dhe i bollshëm, larg nga ndotja dhe ajrit të pangopur: /”Pushimet turistike kalohen këndshëm, qetë/ Gjumi bëhet i ëmbël, trupi bëhet i lehtë/ Ku ndodhet ky vend kaq poetik /? në Razëm të Malësisë së Madhe, në Veleçik...” Mjeshtërinë e tij të të shkruarit, poeti Turmalaj e përmbledh në fjalët: “Sa fuqia e Diellit” Nuk ke si të mos përlotesh nga ajo brengë malli dhe dhimbjeje, kur lexon ato vargje, mall dhe dhimbje që i kemi kaluar të gjithë ne, në mërgim: /”Sikur t’i shihja prej këtu fëmijët / T’i perqafoja fort, t’i shtrëngoja në gji / Të shihja vëllain dhe motrat e mija / tek mbijetojnë dasinë tonë pa razi”... “Sikur deti të dinte të lexonte vargjet e mija / Zemërimin tim do e mbyste nëpër valë / Unë do jetoja pa zhurmë efektet e mallit / Dhe jeta do kafshonte plot faj buzët e saj. Duke lexuar poezitë e Turmalajt shpesh herë më shfaqet, herë si Naim Frashëri, herë si Dritëro Agolli, herë Çajupi, herë Ndre Mjeda, herë... Mjeshtri i penës Gjeto Turmalaj me ndjenjën e tij në të shkruar na e sjell shumë pranë atë perlë të artë, Bjeshkët Shqiptare të Kastratit, Kranazhdollin. “Në Rrënxë të Kurorës me bukurinë e atij mali / Është pllaja luginë urtytash e Kranazhdolit... / Lëndinat me lule dhe vriesk me aq aromë / Malet dhe kodrat anash, aq bukur e rrethojnë / me livadhe plot lule, çaj e kofila / Me dëllinja, ahishte, pisha e çetina...? / Kjo është njëra prej bjeshkëve të Kastratit / Është i lumtur ai që veron këtu ka fatin / të kalosh pushimet me bukurinë e këtij arti/ Kjo bjeshkë të rrit jetën, të shlodh shtatin.../ Fuqinë e vargut të tij, poeti Turmalaj di ta japë me mjeshtëri edhe në katër vargje, që ndonjë prozatori do t’i duhej faqe të tëra libri për ta përmbledhur atë çfarë poeti shkruan: /”Si një sofër malesh që puthin qiellin / Epos në legjendë e kemi Shkrelin/ Në poezitë e Gjeto Turmalajt shohim

njeriun e ndershëm dhe të sinqertë, për të cilët, njerëz të tillë kemi shumë nevojë në këtë jetë. Ja ç’shkruan poeti : / E pyetën Sokratin miqtë e tij / Pse kaq të vogël e ndërtove shtëpinë?/ Filozofi iu përgjigj: /Me ju dua të jem i sinqertë/ mendoj ta mbush plot me miq të vërtetë/ Ashtu shohim dhe njeriun poet që nuk e pranon servilizmin. Të njohim vetveten, thotë poeti: /” Duhet e të njohim vetveten se kush jemi, ç’pamje kemi, si qeshim, si nxihemi, si gëzohemi, si alarmohemi/ Duhet të njohim veten kur qajmë, kur shajmë, kur s’bëjmë hile, kur bëhemi servilë/ Pra, duhet ta njohim veten, që të gjykojme drejt njeri tjetrin / Po ashtu është edhe poezia “Rrenacaku” që poeti shumë bukur na e ka dhënë: /”... Dikush gënjen nga injoranca, tek e vërteta s’i mbërthehet kurrë spiranca... / Dikush gënjen për të ngatëruar punë,... dikush gënjen duke pasë kënaqësi, ... dikush mburret se gënjen ultra... Zëvendësimin e ligështisë tek disa njerëz, Turmalaji me mjeshtërinë e tij na e thotë në poezine: “Goma rezervë” /”...Ah, sikur të ishte kaq i lehtë/ Edhe zëvendësimi i ligështisë/ në labirinthet e botës së disa njerëzve.../ Edhe pse poeti Gjeto Turmalaj vjen nga bukuria e Bjeshkëve Shqiptare, ku i këndon aq bukur dhe me ndjenje, po aq bukur ai di t’i këndojë edhe bukurisë joniane të bregdetit tonë. “Bregdet, Unë biri i Malësisë së Madhe / Madhështisë sate i përkulem / ndoshta bukurinë e pakrahasueshme ta projektuan engjëjt, apo yjen nga qielli për në prehërin tënd ujor, pa derte u shkëputën /. Nuk është çudi pse poeti Turmalaj na

vjen në këtë moshën e tij me vëllimet e tij poetike. Edhe kjo e ka arësyen e vetë, pavarësisht se ç’moshë ka krijuesi. Letërsia nuk njeh moshë. Mund të jesh fillestar në letërsi, në krijimet e tua edhe në moshë madhore, por poeti Gjeto Turmalaj e ka arësyen dhe brengën e tij, pse nuk shkruajti në atë kohë, në moshën e tij të bukur të rinisë. Si shumica jonë edhe poetin Turmalaj, komunizmi ia kufizoi mundësinë për të shkruar dhe publikuar poezitë, krijimet e tija, sepse, siç e dimë, më shumë se krijimtarinë, komunizmi shkatërroi shumë jetë njerëzish. Brengën e tij poeti na e jep bukur dhe pastër në poezitë; Kulakët e shkretë, Operativat. Poeti nuk lë pa përmendur në vargun e tij edhe lotët e emigrantit, pavarësisht se në ç vend ndodhet ai. Sido që të jetë malli për atdheun, jetën emigrantit ia nxijnë: “Lotët tek bien në faqe të përvelojnë, Tek bashkohen në mjekër të pikëlojnë, po të bien në zjarr atë e shuajnë krejt, çdo pikë loti kthehet në det, Pikojnë në akull dhe akullin e shkrijnë, Lotët për Atdhe, jetën emigrantit ia nxijnë...” Duke lexuar vëllimin poetik “Sa Larg” ndjehemi shumë pranë mes miqsh dhe shokësh. Na vjen pranë atdheu ynë. Ndjejmë pranë aromën e mirë të vendit tonë, atë aromë prindi që na merr në gji e na çon gjithandej, në Shkrel, në Bjeshkë, në Jon, në Stamford, në..., na ngop me shijen e tij. Njohim njeriun inteligjent dhe bujar, fjalëpak dhe mendjendritur, poetin Gjeto Turmalaj. Ju faleminderit poeti ynë i nderuar Gjeto Turmalaj. Edhe pse i “vonuar” mos të shteroftë kurrë pena jote e ndritur...


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

35

Bylbyli i Shkodrës, Dom Ndre Zadeja “O Zot, çfarë duhet të bëj më shumë për të qenë shqiptar?!” Pushkatohet në Shkodër Dom Ndre Zadeja, 54 vjeç më 25 Mars 1945

Nga Pjetër Pepa Një klerik i shquar, patriot i madh dhe poet i talentuar. I biri i Gjonit dhe i Luçi Fishtës, lindi në Shkodër më 3.11.1891. Tri klasët e para i kryen në një shkollë italiane, ndërsa nga klasa e katërt e më tej është pranë Kolegjës Saveriane deri në qershor të vitit 1912. Në fillim të 1913 dërgohet në Austri për të studiuar teologji dhe filozofi. Fillon studimet më 30.03.1913 dhe mbaron fakultetin teologjik të Universitetit të Innsbruckut më 16.03.1916. Këtë vit shugurohet meshtar në moshën 26 vjeçare, kthen në Atdhe dhe Meshën e parë e thotë te Kisha e Zojës së Kalasë më 26 prill 1916. Shërben si sekretar i Imzot Jak Serreqit për gati gjashtë vite dhe më pas, për 29 vite rradhazi, ka shërbyer në famulli të ndryshme: Në 1923–1924 në Malin e Jushit; nga 1924–1925 në Bogë; nga 1925–1934 në Shkrel; nga 1934–1945 në Sheldi. Me besimin per ideal, misionari i matur, meshtari i urtë gjithë veprimtarinë e tij ia kushton binomit të lartë Fe–Atdhe të cilit më në fund i fal edhe jetën. Shkruan që në bankat e shkollës e të Seminarit ku merr kulturën klasike greko-romake. Ndjekësi i denjë i Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit, bashkëpuntori i ngushtë i Mjedës e njohësi i mirë i Xanonit, ndihmon në lehtësimin e “plagëve shqiptare“ me melodramat e njohura e të paharrueshme të vëna për herë të parë në skenë, të cilave më vonë do i referohen persekutuesit për arrestimet, torturat e dënimet e pafund.. Me qellim edukimin e rinisë me atdhedashurinë e lirinë ai thuajse gjithshcka shkroi ja kushtoi “Nënës Shqipëri“ që kishte aq shumë varre e gjak por që mjerisht edhe më shumë do t’i shtohëshin në të ardhmen e afërt..com Ndre Zajeda nuk ishte njeri i politikës por ndjesitë e tij kundra politikës italiane i shfaqte botërisht. Mik i P.Gjergj Fishtës, D. Nikoll Gazullit dhe D. Lazër Shantojës, Dom Ndre Zadeja ka qenë një letrar prodhimtar e njëkohësisht njohës i mirë i psikologjisë, mënyrës së jetesës, folklorit të popullit shqiptar. I njohur si shkrimtar, ka

shkruar në prozë, poezi e sidomos në dramaturgji. Nga veprat e tija janë vënë në skenë pesë melodrama, ndërsa e gjashta mbeti dorëshkrim. Si rrëfen D. Simon Filipaj, “u luajten me të madhe në teatrot e Shkodrës dhe të Tiranës”. Përmenden: ”Ora e Shqypnisë”, “Hijet e zeza”, “Rrethimi i Shkodrës“, “Ruba e kuqe”, “Rozafa” dhe të tjera të mbetura pa botuar si “Shpella e Bogdanit” me kompozimin muzikor të D. Mikel Koliqit e të D. Zef Shestanit etj. N. Zadeja ka shkruar shumë e kryesisht melodrama, por për arsye ekonomike nuk i ka botuar. Më 1919 shkruan “Ora e Shqypnisë” që e shfaq më 1919 e 1920. Madje në shfaqjen e saj në Vlorë, më 1920, pat reaksion të fortë nga komanda italiane. Melodrama e dytë “Hijet e zeza” shfaqet më 1921 dhe e treta melodramë “Rozafa” më 1936. Në vitin 1937 shfaqen njëra pas tjetrës dy melodrama të tjera “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Ruba e kuqe”. Melodrama “Rozafa” u shtyp me botim të posaçëm të revistës “Kumbona e së Diellës”, nr. 5, më 1941. I mbeti si dorëshkrim melodrama tjetër “Shpella e Bogdanit”. Dom Ndre Zadeja ka shkruar dhe artikuj pedagogjikë në revistën “Shkolla e re” qysh më 1921, ndërsa në janar 1942 i bën një përgjigje të shkëlqyer, shumë patriotike, artikullit denigrues të F. Cordignanos duke i thënë: “Harrohet e s’harrohet çdo dhunti mbi tokë, por nderi për komb asht i shejtë sa i shejtë asht gjaku i derdhun për Atdhe e Fe”. Kujtohet gjatë kjo “Letër e hapun At Fulvio Cordinjanos”, një kryevepër atdhetare e letrare, e rrallë në letersinë shqipe, ku me një pezmatim delikat e të fuqishëm qorton mikun e vëllain e vet, që edhe ai kishte kontribuar kaq shumë në të mirën shqiptare por që mjerisht, në fund, do të gabonte duke arritur në disa përfundime fyese për Shqipërinë e shqiptarët; (të cilët, me atë që kryen më pas, mbi këta klerikë nacionalistë e patriotë, ndoshta i dhanë të drejtë Kordinianos). Ka shkruar dhe botuar edhe shumë vjersha, artikuj etj. të një rëndësie të posaçme. Drejton shoqërinë “Bogdani” dhe

organizon “Veprimin Katolik” në fshat. Vepra e tij është karakterizuar si: ”me stilin e Zadejës, me muzikalitetin e Zanonit, me forcën e Mjedës e fuqinë e Fishtës“ ka ende shumë për të thënë e për t’u studjuar në të ardhmën. Është një ndër pesë oratorët më të përmendur, sëbashku me Imz. Gaspër Thacin, D. Lazër Shantojën, P. Anton Harapin dhe D. Kolec Prendushin, por Shkodra e quajti atë “poeti i ëmbëlsisë“. Arrestohet më 4 shkurt 1945. Nxirret në gjyq dhe dënohet me vdekje-pushkatim e ekzekutohet më 25 mars të vitit 1945 jashtë mureve të varreve katolike, së bashku me P. Calin e 13 shokë të tjerë. Është i dyti klerik i pushkatuar, por nga shumë studjues u konsideruar si i pari, mbasiqë pushkatohet në Shkodër, pas murit rrethues të varrezave në Fushën e Rrëmajit.

Mark Çuni

Dom Ndre Zadeja O male pse s’ ushtoni, O lugje pse s’ gjemoni, O kroje pse s’ lotoni, O zaje pse s’ vajtoni, per nji ket’ Shqipni?! Refreni: Dom Ndre Zadeja yne, Qe me tradheti te mbyne, t’verbuem ti çile syne, e per ne lute Hyne, per nji ket’ Shqipni! Dom Ndre Zadej’ gojetari I ambli poet shkrimtari Dom Ndre i mir’ meshtari, u vra martir i pari, per Fe e Atdhe Refreni: Dom Ndre Zadeja yne…” Shënim i redaksisë: Autori ka qenë seminarist dhe nxënës i Dom Ndre Zadejës, i cili edhe vetë u arrestua dhe u pushkatua.


36

JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Kurorëzime Christopher Gjonaj me Gina Christen Marchione Më 5 Prill 2008

Lodovik Gashaj me Flore Predakaj Më 26 Prill 2008

Krist Kabashi me Valentina Qerimi Më 6 Prill 2008

Victor Tonin Perpepa me Maria Cacevic Më 10 Maj 2008

Dashamir Lajcaj me Vera Nrecaj Më 12 Prill 2008

Genci Ismailaj me Diana Boga Më 1 Qershor 2008

Edvin Dema & Dolores Leshnjani Më 12 Prill 2008

Nikola Velovic me Brisilda Leka Më 7 Qershor 2008

John Einar Ramsey me Elena Gojani Më 12 Prill 2008

Paulin Lufaj me Mirjana Vata Më 9 Qershor 2008

Pjeter Dobrecoviq me Sandra Luliq Më 19 Prill 2008

Edison Vuksani me Leonora Vecaj Më 14 Qershor 2008 Kanto Camaj me Ljndita Nikac Më 14 Qershor 2008

Martin Gjokaj me Shqipe Ndoja Më 14 Qershor 2008 Gjovalin Pepushaj me Nora Hysaj Më 15 Qershor 2008 Tony Siniishtaj me Mimoza Muriqi Më 21 Qershor 2008 Peter Juncaj me Lisa Saljanin Më 29 Qershor 2008


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

Pagëzime Michael Uljic Prindër: Ulja & Maria Uljic Kumbarë: Ljuvic Camaj & Drane Ulaj

Sarah Antoneta Ndreu Prindër: Kujtim & Vitore Ndreu Kumbarë: Greg & Anthelina Prendi

Alessia Hota Prindër: Robert & Linda Hota Kumbarë: Kenneth & Kristina Prekelezaj

Maria Faustina Vukaj Prindër: Pjeter & Audora Vukaj Kumbarë: Paulin Lufaj & Mirjana Vataj

Angela Lala Prindër: Seljon & Artilda Lala Kumbarë: Ndue & Pranvera Lala

Clevisa Bujaj Prindër: Gjergj & Alma Bujaj Kumbarë: Luiviq & Shpresa Smajlaj

Joana Gjeloshaj Prindër: Prel & Arta Gjeloshaj Kumbarë: Dritan Prela & Etleva Colaj

Leonora Nikpreljevic Prindër: Marjan Nikpreljevic Kumbarë: Pjetro Gjeloshaj & Lula Nikpreljevic

Lela Sara Mirakaj Prindër: Agustin & Klaudija Mirakaj Kumbarë: Donat & Eddira Shkoza

Arsuela Vuktilaj Prindër: Altin & Rudina Vuktilaj Kumbarë: Vilson & Katrina Volaj

Nikoll Kola Prindër: Zef & Gjyste Kola Kumbarë: Doda & Lula Camaj

Isabela Gjoka Prindër: Ton & Margerita Gjoka Kumbarë: Gzim & Adelina Zefi

Liza Kola Prindër: Zef & Gjyste Kola Kumbarë: Doda & Lula Camaj

Angela Gjoka Prindër: Ton & Margerita Gjoka Kumbarë: Gzim & Adelina Zefi

Mario Bunjaj Prindër Rrok & Mirjeta Bunjaj Kumbarë: Pashko & Irena Preldakaj

Violet Krasniqi Prindër: Gezim & Leonora Krasniqi Kumbarë: Gjergj & Antoneta Krasniqi

Adelaida Ndoci Prindër: Kastriot & Albana Ndoci Kumbarë: Mark & Liliana Trashaj

Shawn Kumbullaj Prindër: Lin & Eglentina Kumbullaj Kumbarë: Ndoci & Linda Cubi

Ana Ndoci Prindër: Kastriot & Albana Ndoci Kumbarë: Mark & Liliana Trashaj

Kevin Neziri Prindër: Albert & Mirela Neziri Kumbarë: Arben & Silva Rrjolli

Mark Dushaj Prindër: Kristopher & Marina Dushaj Kumbarë: Mark & Tereze Dedvukaj

Kristian Nika Prindër: Aleksander & Alma Nika Kumbarë: Kujtim & Esmeralda Mali

Sebastian Ivezaj Prindër: Anton & Vera Ivezaj Kumbarë: Ben Paul Sino & Marina Dedvukaj

Artan Berisha Prindër: Lek & Kristina Berisha Kumbarë: Pashk & Vera Berisha Kelment Bujaj Prindër: Artan & Nataline Bujaj Kumbarë: Vladimir & Katrin Volaj

Ardit Prendaj Prindër: Anton & Nora Prendaj Kumbarë: Lon & Rina Gjoni Nikoll Smajlaj Prindër: Mark & Flutur Smajlaj Kumbarë: Leonard Vushaj & Pren Lumaj

Alexandra Karaqi Prindër: Gjon & Marijanka Karaqi Kumbarë: Dode & Daniela Pranka Florjan D. Lekocaj Prindër: Ded & Albina Lekocaj Kumbarë: Mark & Drita Frangaj

Anabela Keqaj Prindër: Paul & Elvana Keqaj Kumbarë: Marjan Kacaj & Xhovana Syku Justin Djelosevic Prindër: Kola & Kristina Djelosevic Kumbarë: Vasko & Vilma Gjelaj Sebastian Dukaj Prindër: Bardi & Lumturie Dukaj Kumbarë: Ardijan & Ardijana Vushaj Christian Frank Ljuljduraj Prindër: Lindon & Linda Ljuljduraj Kumbarë: Nikolla & Dusha Bojaj Greta Lulgjuraj Prindër: Paljok & Garentine Ljuljdjurovic Kumbarë: Gjok & Lajde Deckaj Diana Lleshaj Prindër: Bekim & Valentina Perlleshi Kumbarë: Dugagjin & Merite Mrijaj Preka Frankie Shkreli Prindër: Zef & Valbone Shkreli Kumbarë: Kolj & Michele Shkreli Joseph Shllaku Prindër: Leonard & Lindita Shllaku Kumbarë: Arti & Gjuliana Gjura Lucy Staka Prindër: Petrit & Elisa Staka Kumbarë: Gac & Lule Paloka

Kleo Berishaj Prindër: Marjan & Rita Berishaj Kumbarë: Leka & Maria Gjolaj Mark Dedvukaj Prindër: Anton & Marina Dedvukaj Kumbarë: Victor & Diella Camaj Elvis Kalaj Prindër: Nesti & Alketa Kalaj Kumbarë: Nrek & Esmeralda Doci Elbert Gojani Prindër: Visar & Violeta Gojani Kumbarë: Leonard & Leonora Palaj Arby Kodra Prindër: Bardhok & Mirjane Kodra Kumbarë: Gjeto & Pashka Dushaj Joseph Lala Prindër: Genc & Cristina Lala Kumbarë: Vlash & Marijeta Pepa Marko Lukalic Prindër: Nikola & Vesna Lukalic Kumbarë: Djuro & Groshe Lulaj Valentina Mary Lumaj Prindër: Tonin & Fanda Lumaj Kumbarë: Gjok & Gjelina Lulaj Gianni Nrecaj Prindër: Anton & Etleva Nrecaj Kumbarë: Noel & Lumnije Malota Kristella Prenkaj Prindër: Kenedi & Prene Prenkaj Kumbarë: Pal & Vera Dushi Arsen Tinaj Prindër: Ejell & Vjollca Tinaj Kumbarë: Gjergj & Marije Pllumaj John Vukelj Prindër: Rok & Violete Vukelj Kumbarë: Gjekota & Lilly Nikci Ndreka Ivo Zadrima Prindër: Ivo & Linda Zadrima Kumbarë: Mark & Branka Lulic

Christina Dodaj Prindër: Lulzim & Pranvera Kumbarë: Aleksander & Ana Volaj

10 vjet me profesionalizëm i shërbejmë komunitetit tonë! Mbi 2000 lloj ftesash për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare!

Tel. 718-584-1620 Fax. 718-584-1228 2322 Arthur Avenue, Suite 9 &10, Bronx, NY 10458

w w w. a l b a n i a n i nv i t a t i o n s . c o m

37


38

JETA KATOLIKE

| KORRIK - SHTATOR 2007

I n

M m o r i a m

Zoja Balaj, 71-vjeç

Pjeter Lleshaj, 67-vjeç

Anton Cacovic, 44-vjeç

Vdiq më 27 Prill 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” New York

Vdiq më 3 Maj 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven”,New York

Vdiq më 21 Qershor 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven”, New York

Martin Lala, 81-vjeç

Drane Rukaj, 91-vjeç

Vdiq më 28 Prill 2008 U varros në varrezat “Woodlawn Cemetery” New York

Vdiq më 21 Maj 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven”, New York

Prela Camaj, 58-vjeç Prena Nikic, 87-vjeç Vdiq më 1 Maj 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven”, New York

Vdiq më 11 Qershor 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven”, New York

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Pushofshin në paqë!

FARENGA BROS.INC. Funeral Homes BRONX 718-654-0500 920 ALLERTON AVENUE Salvatore Farenga Sr.

Proprietors

Salvatore Farenga Jr.

“The Difference is in the Caring”

Ciao

Restaurant

Zef Gjelaj Private Party rooms available for up to 90 people. Special Care and attention for Albanian Parties. Ciao Restaurant 5-7 John Albanese Place Eastchester, NY 10709

Tel: (914) 779-4646 • Fax: (914) 961-0397


JETA KATOLIKE

|PRILL-QERSHOR 2008

JAGODA REALTY CO. • APARTMENT RENTALS • PROPERTY MANAGEMENT • Mark Perlleshi Mhill Perlleshi TEL. (718) 655-3500/02 748 Astor Avenue FAX. (718) 655-3630 Bronx, New York

39


Viti i Shën Palit Apostull 28 Qershor 2008 29 Qershor 2009

Në nder të Shën Palit Apostull Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit


JK # 50  

Jeta Katolike (06/2008)

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you