Issuu on Google+

Botues Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” New York Viti XLIII, Numri 1, Janar-Mars 2008 • Çmimi $5.00

G Ë Z U A R PAVA R Ë S I N Ë KOSOVË

K AT E D R A L J A N Ë N A T E R E Z E N Ë PRISHTINË OBJEKT I RËNDËSISË S Ë M A D H E F E TA R E D H E K O M B Ë TA R E


2

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

Jeta Katolike • Viti XLIII, Numri 1, Janar-Mars 2008 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj:

Aleluja, Krishti u Ngjall.............................................................................3

Gjeto Turmalaj:

I varur në tri gozhda (poezi).......................................................................4

Nga Famullia Jonë

....................................................................................................................4

Dom Nikolin Pergjini:

God’s vision is life: human life! ................................................................5

Mark K. Shkreli:

George Walker Bush, William Jefferson Clinton, Tony Blair… ...............7

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ......................................................................................................10 Simon Vukel:

Free Kosova................................................................................................12

Imz. Dodë Gjergji:

Shqyrtimi i çështjes së Kosovës nga pikëpamja e Kishës Katolike në Kosovë ........................................................................14

Peter Saljanin:

Remembering the Past and Moving Forward ............................................18

Gjekë Gjonlekaj:

Katedralja Nëna Tereze në Prishtinë forcon identitetin evropian të shqiptarëve...............................................................................19

Merita Bajraktari:

www.JetaKatolike.com

Some Opposites - In The Single Digit Numbers .......................................21

Valentin Gurraj:

Kleri Katolik, roli i tij dhe kulçedra komuniste.........................................22

Ardian Ndreca:

Gjurma e pashlyeshme e nji frati të madh shqiptar ...................................25

Agron Gjekmarkaj:

Rikthimi i Françeskanëve..........................................................................27

Visar Zhiti:

Ajo nuk pyeste nëse plaga ishte katolike apo myslimane — ishte e njeriut ......................................................................29

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Klajd Kapinova – Redaktor (shqip) Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690

Ferik Ferra:

Poezi ...........................................................................................................32

Anton Çefa:

Atë Bernardin Palaj dhe Eposi i Kreshnikëve ...........................................33

Alma Mile:

Kisha katolike thyen asnjanësinë ..............................................................37

Frrok Kristaj:

Prizreni qytet muze ....................................................................................39

Lëvizje Demografike

....................................................................................................................41

Ata që dëshirojnë të abonohen në Revisten Jeta Katolike abonimi vjetor është: $30.00 (SHBA).

Dinner for the Benefit of The Mother Teresa Cathedral in Prishtina and to celebrate

The Independence of Kosova

E-Mail: ShkreliM@aol.com

»Gjithçka u krye«

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj

Grupi i Marketingut: Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

Ju lutemi na e dergoni pagesën në: Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530

Ftojmë të gjithë shqiptarët në ketë mbrëmje të madhe, për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë dhe t’i urojmë shtetit të Kosovës jetë të gjatë dhe suksese.

We invite all Albanians and friends to be part of this great event to help build the beautiful Mother Teresa Cathedral and to wish a long and successful life to the new country Kosova.

Sunday May 25, 2008 6:00pm Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 wwwjetakatolike.com

WESTCHESTER COUNTY CENTER 198 Central Avenue | White Plains, NY 10606 $150 per person | Checks payable to Our Lady of Shkodra Prishtina Cathedral Fund For reservation and more information: Marjan Cubi: 914-457-0460 | Leke Perlleshi: 646-220-1222 | Ismer Mjeku: 718-584-1620 Zef Balaj - Office: 917-337-1753 | Mark Shkreli: 718-654-0736


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

3

Aleluja, Krishti u Ngjall

N

ë momentin kur gratë shohin varrin e zbrazët, dy engjuj bëjmë përpjekje t’i u dëfothen për t’u treguar se ç’ ka ndodDom Pjetër hur. Ata bëjnë dëshmi për ngjalljen e shpjegojmë Krishtit prej së vdekuri. Pashkët me logjikën tonë të kufizuar, vetëm që Është e arsyeshme të thuhet se dishepujt e parë pshtjellohemi edhe më tepër. Misteri i Pashkëve nuk shpjegohet por celebrohet me fe të gjallë, të rranjosur kanë qenë të privilegjuar ta shihnin me sytë e tyre Jezu në dashuri. Dashuria e bën Shën Gjonin Ungjilltar ta Krishtin e Ngjallur. Shën Gjoni Ungjilltar na siguron se ndiej menjëherë realitetin e Ringjalljes së Krishtit. çdo person që dëshmon me fe të gjallë, që Jezusi është Kush dëshmon të vërtetën e këtij misteri kaq të madh Krishti Zot, ai person do të takohej me Krishtin e e ndien lidhjen e dashurisë me dijeni. Shën Augustini Ngjallur në mënyrë të padukshme. Për këtë gjë dhe shumë mistikë të tjerë theksojnë se Zotin e njohim Ungjilltari thekson fjalët e Krishtit: “… Lum ata që nuk nëpërmjet dashurisë për të. Poeti gjerman Goethe panë e besojnë” (Gjn. 20:29). Feja e jonë është e gjallë gjithashtu thekson se ne mund t’i njohim vetëm gjërat sepse sheh Krishtin gjallë në Euharisti, Rrëfim, që i duam. Njohuria jonë mund të matet me dashurinë Sakramente tjera, Shkrimin Shenjt, Uratë e në vepra të tonë për atë gjë. Dashuria bëhet e verbër vetëm kur përshpirtshme. Besimi i jonë në Krishtin e Ngjallur pengohet. Të vërtetën, asgjë nuk e sheh më mirë se nuk mund të tregohet duke shpjeguar por duke jetuar. dashuria. Për shumë mot Pashkët! Dashuria për Krishtin zbulon disa gjëra për misterin e Pashkëve. Nëpërmjet dashurisë ndjehet prania e Tij në Euharisti, në Ungjill e celebrime liturgjike. Dy dishepuj prej Emmaus, të mbushur me dashurinë e Tij, e njohin Krishtin në ndarje të bukës. Ai thotë kur dy bashkohen në Emër tim, Unë jam i pranishëm. Në këtë mënyrë u dëftohej edhe apostujve kur luteshin. Pas ngjalljes Jezusi u dëftua shtatë nxënësve dhe pasi hëngrën mëngjesin e pyet Shën Pjetrin tri herë nëse ai e do. Ai e bën këtë gjë që të asgjësojë mëkatin e Shën Pjetrit, i cili e pat mohuar Jezusin tri herë, duke theksuar që as nuk e njeh Atë, dhe tri herë pohon që e do, sepse tani e njeh Krishtin. Dashuria tregon njohuri. Në ungjill, Shën Gjoni lidh ngusht dëftimin e Krishtit me faljen e mëkateve. Të Dielën e Pashkëve Jezusi u dëftohet apostujve dhe hukati mbi ta Shpirtin e paqes duke u dhënë pushtetin e zgjidhjes së mëkateve: “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre që ua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk ua falni, nuk u falen” (Gjn. 20:23). Me këtë Ai themelon Sakramentin e Rrëfimit. Çdo njërit Krishti i dëftohet kur e merr paqen e Tij në Sakramentin e Rrëfimit dhe kur, i mbushur me dashurinë e Tij, e merr Atë në Sakramentin e Euharistisë. Zoti na dëftohet edhe në Shkrimin Shenjt. Ndërsa ua shtjellonte dy nxënësve nga Emmaus gjithçka është shkruar dhe parafolur për Mesinë, Krishti u dëftohet duke i mbushur zemrat e tyre me flakën e dashurisë së Tij. Ata e ndjenë praninë hyjnore në Të. Gjithashtu, kur

POPAJ


4

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

I VARUR NË TRI GOZHDA - Meditim në Krezhme nga homilia e Meshës -

Një i vetmi Biri i Hyjit, në Tri vehtje Hyjnore. Tre mbretër e adhuruan në lindje. Tri dekada e tri vitë jetoi në tokë, Tri herë u lut te kopshti i Gjetsemanit, Tri herë e mohoi Simon Pjetri, Tri herë u rrëzua me Kryq rrugës Golgotës, Tri Kryqe u vendosen në Mal të Kalvarit Tri gozhda e mbajten të varur, Tri orë qëndroi i kryzuar deri në vdekje. Të Tretën ditë u ngjallë nga vdekja, Ai që ishte, Ai që është, Ai që do të vijë! Jezusi, Alfa dhe Omega. Jezusi, shpresa e njerëzimit, përvujtëria, JEZUSI vetë dashuria... Gjeto Turmalaj

N G A FA M U L L I A J O N Ë ◊ Më 22 Janar 2008 – Një grup nga Famullia “Zoja e Shkodrës” i udhëhequr nga i përndershmi Dom Nikolin Pergjini, mori pjesë në protestën kundër dështimit (abortit), që çdo vit organizohet në Washington DC. ◊ Më 17 Shkurt 2008 – Kosova shpall pavarësinë. Dom Pjetër Popaj, gjatë Meshës përgëzon Pavarësinë e Kosovës. ◊ Më 24 Shkurt 2008 – Në ambientin e Qendres Nëna Tereze, pranë kishës Zoja e Shkodrës, u formua komisioni gjithëshqiptar për ndërtimin e katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë. ◊ Më 30 Mars 2008 – Në Qendrën Nëna Tereze u organizua mbrëmje vallëzimi dhe darkë për rininë e kishës sonë, nën udhëheqjen e z-njes Amanda Jankovic.

NË PËRGATITJE: ◊ Më 27 Prill 2008 – Famullia “Zoja e Shkodrës”, kremton festën e famullisë, ditën e Zojës së Këshillit të Mirë. ◊ Më 4 Maj 2008 – Në kishën tonë, kandidatët e përgatitur marrin Kungimin e Parë. ◊ Më 25 Maj 2008 – Famullia “Zoja e Shkodrës” së bashku me komunitetit shqiptar të treshtëshit New York-New Jersey-Connecticut, shtron darkë fondngritëse për ndërtimin e katedrales në Prishtinë, kushtuar Nënës Tereze dhe kremtimin e pavarësisë së Kosovës. ◊ Më 1 Qershor 2008 – Bëhet Krezmimi i kandidatëve nga Famullia “Zoja e Shkodrës”, nga shkelqesia Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Matropolit i Tiranë-Durrës. ◊ Më 8 Qershor 2008 – Në Kensiko Dam Plaza, në Valhalla, New York, Qendra Nëna Tereze, pranë kishës sonë, organizon Ditën e Trashëgimisë Shqiptare. Për informata kontaktoni udhëheqësin e ngjarjes, z. Nikollë P. Shkreli. ◊ Më 19 Shtator 2008 – Fillon karrnavali treditorë tradicional në oborrin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, me ushqime tradicionale shqiptare, këngë, valle, sport dhe argëtime të tjera. Për informata kontaktoni udhëheqësin e karnavalit, avokatin Alexander Zadrima. ◊ Më 20 Tetor 2008 – Në Qendrën Nëna Tereze - Akademi për 100-vjetorin e Alfabetit Shqip. ◊ Më 9 Nëntor 2008 – Festivali XVIII Shqiptar.


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

5

God’s vision is life: human life! I t was early in the morning on a cold and rainy day when we left the shelter of our parish and headed toward Washington DC. It was January 22, 2008. Every year our parish joins thousands of other people from across the United States to protest the availability of abortion, to pray for an end of this tragic crime in our society, to pray that those who have decided to make this unspeakable crime legal might be touched by God’s Divine presence, and to put an end to the senseless taking of the lives of millions of innocent babies. During our trip we recited many rosaries and also made time for silence and reflection. I could sense that each and every one of us was immersed in that deep silence reflecting on this sad segment of our society, our history of murdering our own innocent children. In those moments of silence, deep and moving memories surfaced from the recesses of my mind with regard to abortion. As I reflected I recalled Cardinal Egan’s homilies. Cardinal Egan, who faithfully writes in every issue of Catholic New York, beautifully described a very sad story. It was a tragic story of abortion. Last August, in Milan, Italy a pregnant woman was brought to a hospital to have one of the twins in her womb killed because doctors believed that after birth the child might suffer from Down syndrome. The doctor who conducted the intervention did not realize that the poor twin, the perceived victim of this tragedy, had switched places with the healthy twin within their mother’s womb. So the one who was meant to be killed survived, and the healthy child was put to death. What a horrific tragedy of our time. The story unfortunately, did not finish with the death of the healthy

child. After a few days the woman went again to the abortion mill. This time it was to kill the unhealthy child. The Italian media spoke about the

Rev. Nikolin

PERGJINI unfortunate episode, but no other comments were made about this continuing social cancer of our time. Here in the United States, unfortunately the media did not mention this tragic end of two innocent lives in any of its media. In what cynical and

painful reality do we live today? Another recent event related to the tragic consequences of abortion flooded my mind. It was an article in the New York Post. This tragedy regarded an abortion that occurred in London. A young British artist, Emma Beck, pregnant with twins, was forced by her boyfriend to kill the two innocent babies. After the abortion of her twin babies she suffered intense grief from her decision to end the lives of these two innocent victims. The post-abortion period of agony, loneliness, and guilt ended tragically; she hanged herself. Once again, we hear about something very tragic and painfully heart wrenching, but what do we do?


6

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

I’ve referred to these cases that are publicly known. But I am sure there are millions of other situations that are unknown to us, only known to Almighty God, our Father, and those who killed the innocent babies. Of course, there are unique and moving experiences from which abortion was avoided and life was chosen. Cardinal Egan ended his article with a very hopeful and joyful experience of

choosing life instead of death. In 1887, in a very small Polish town a pregnant woman decided to abort the tiny human being in her womb. This non-aborted offspring declared in 1966 in the New Times Magazine: “My Mom wanted to get rid of me before I was born, but my aunt dissuaded my mother, so I was allowed to be born.” It was a miracle! The one who was saved by his aunt grew to

become a famous pianist and one of the greatest of our time: Arthur Rubinstein. Yes, we see the power and good will of someone who wanted to save the life of the unborn child, unable to speak for himself, a life was saved, a precious life, a beautiful life, a gift from God. We hope that miracles happen, as it has happened for the famous pianist Arthur Rubinstein. We hope and pray for more faith and continue our march for life, our personal march to save lives and allow them to live as freely as we live. We do not have to be discouraged by the tragic stories of abortion; we turn to the Lord for strength, that faith can change the way things are perceived, and that each of us can see our sad reality with God’s vision. God’s vision is life: human life! We, therefore, march every year looking up, looking toward the vision of Life and not of death, of love and not hatred, of hope and not of despair, always in Christ. Amen


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

7

Pa George Bush-in, Bill Clinton-in, Tony Blair-in s’do të kishte Pavarësi të Kosovës

M

ë në fund erdhi edhe dita aq e pritur: Kosova u bë shtet i pavarur, shteti më i ri i botës. Më 17 Shkurt, çdo shqiptar, kudo që ishte dhe kudo që ndodhej, me një entuziazëm të papërshkruar dëshironte të dëgjonte presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi, Parlamentin e Kosovës, t’i thoshin fjalët jetike për këtë popull kaq të përvuajtur: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë

demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”. Këto fjalë, që populli i Kosovës martire me shekuj po i priste, tingëlluan ëmbël në shpirtin e se cilit shqiptar, kudo që ishte. Askush nuk mund të largohej nga mediat e lajmeve, në mënyrë që mos t`u mbetej ndonjë gjë pa e dëgjuar -sepse ky ishte rast historik, e çdokush donte të mbetej pjesë e kësaj historie. Sakrificat e mëdha që bëri populli i Kosovës, më në fund, u kurorëzuan me sukses. Gjaku i derdhur gjatë shekujve, nuk shkoi huq. Kryengritjet e shumta kundër pushtuesit osman gjysëm mileniumi, pushtuesit serb një shekull, nuk u bënë pa gjakderdhje të madhe, gjak i cili e ka bërë Kosovën tokë te shenjtë për cilindo që dëshiron të jetojë në ato troje. Nënat që përjetuan vrasjen e bijve të tyre, gratë e veja, fëmijët e mbetur jetim, gëzohen sot, por gëzimi i tyre manifestohet me lot e dhëmbje për ata që i kanë humbur por, në të njëjtën kohë, ndjehen krenarë, sepse gjaku i të dashurve të tyre solli lirinë e Kosovës. Në këtë ditë na kujtohen ngjarjet e

Mark K.

SHKRELI viteve ’90-të të shekullit të kaluar, por edhe ato që u kanë paraprirë atyre. Të mos kthehemi larg, sepse historia e trojeve shqiptare është shumë e lashtë, por të nisemi me shpalljen e pavarësisë Shqipërisë, më 1912. Kosova ishte mish

e shpirt me Shqipërinë, ishte një vend dhe një popull, por priste shpalljen e pavarësisë me ankth, dhe ankth i vërtetë i doli: Evropa, për të kënaqur kërkesat e Rusisë, vendosi që Kosova (si dhe shumë pjesë të tjera shqiptare) të mbetej pjesë e Serbisë. Shpresa u ngjall edhe një herë, në Luftën e Dytë Botërore, kur pjesa më e madhe e Kosovës u bë një me trungun kombëtar, me shtetin amë- Shqipërinë. Në këtë kohë Kosova ishte ndarë në mes tre pushtuesve: Italisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë. Kjo nuk zgjati shumë.

Demonstratë kundër dhunës serbe në Kosovë 1990

Përsëri, në mbarim të luftës, edhe kësaj here për të kënaqur Bashkimin Sovjetik (Rusinë) Evropa, por kësaj radhe edhe me ndihmën e shqiptarëve që kishin përqafuar ideologjinë komuniste, në krye me famëkeqin Enver Hoxha, Kosovën e flijuan dhe e lanë nën Jugosllavi. Me këtë filluan “kalvare” të shumta për shqiptarët jashtë Shqipërisë shtetërore: burgosjet, keqtrajtimet, ekzekutimet, shpërngulja e dhunshme për Turqi, aksioni për grumbullimin e armëve, likuidimi i intelektualëve nga policia sekrete e famëkeqit Rankoviq, etj. Pra, periudha 1945-1966 ka qenë një ndër periudhat më të errta të historisë shqiptare në përgjithësi. Edhe përkundër kësaj dhune dhe terrori ky popull nuk u nënshtrua. Luftoi me armë e diplomaci dhe, më në fund, fitoi disa të drejta të rëndësishme, që u kurorëzuan me Kushtetutën e 1974-ës. Duke u ndalur në vitin 1968, kujtoj edhe fillimin e jetës sime si mergimtar. Në një diskutim të zjarrtë me dy ushtarakë, unë kërkoja të drejtën për flamurin shqiptar dhe për Kosovën republikë. Dy ushtarakët, njëri malazias e tjetri boshnjak, më lajmëruan. Gjyqtarja për kundërvajtje (edhe pse serbe) me këtë rast më tha: “Dy të pashpirt, një i pa kokë”. Derisa ky proces vazhdonte, bashkë me disidentin e njohur të Ulqinit, të cilin z. Hodo Resulbegu (-oviqi) e kishte shpallur “persona non grata”, Prof. Bahri Briskun, më 11 Nëntor 1968, si dasmorë të sekretarit tim Palokë Shkrelit, afër vendbanimit Topolica, shpalosem Flamurin Kuq e Zi, gjë që i irritoi qeveritarët edhe më shumë. Ishte tani “shkelja” e dytë e ligjit, gjë e pafalshme për një drejtor shkolle. Kjo sjellje ime u bë subjekt diskutimi në të gjitha forumet qeveritare dhe partiake të Ulqinit. U gjetën edhe dëshmitarët (që as që kishin qenë afër) dhe, më 27 dhjetor, për mua u rezervua “dhoma” në Goli Otok. Mbasi për fat, kisha pasaportën


8

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

dhe dita e nesërme ishte e shtunë, ditë e jo pune, në mëngjes, nga Dubrovniku ika në Bari. Sot ndihem krenar, që edhe unë e kam vënë një gur modest në themelin e Republikës së pavarur të Kosovës. Viti 1981 ishte hera e dytë, që studentët kosovarë kundërshtuan presionin serb. Këto demonstrata ishin të përgjakshme. Ato vazhduan pa ndërprerë deri në

fillimin e trazirave të viteve të 90-ta. Më 1989, presidenti i Serbisë fashisti Sllobodan Millosheviq, e anuloi autonominë e Kosovës duke e kthyer në statusin e para 1974-ës. Po më 1989 të

durojë më gjatë shtypjen serbe dhe të pakënaqur me politikën paqësore të Rugovës, filluan të bëjnë provokime dhe sulme të armatosura. Dy themelues të njohur të UÇK-së ishin Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari. Në fillim, as Serbia, as LDK-ja e as Perëndimi nuk e kishin idenë se me kënd kishin të bënin. Mirëpo, në vjeshtën e vitit 1997 në varrimin e Halil Gecit në Llaushë të Drenicës, vrarë nga forcat e policisë serbe, ajo u bë publike nëpërmjet të pakënaqur me politikën shoveniste serbe, plasën grevat e minatorëve të “Trepçës”, protestat e demonstratat e shqiptarëve. Po në këtë periudhë u formua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me president Dr. Ibrahim Rugovën. Për shkkak të dhunës dhe terrorit, të përzënjes masive nga puna, si dhe të uzurpimit të të drejtave ligjore të shqiptarëve, Parlamenti i Kosovës më 2 korrik 1990, në shkallët e kësaj godine, shpalli deklaratën kushtetuese - Kosova Republikë, shtet sovran dhe i pavarur. Politika e urtë paqësore e Rugovës fitoi admirimin e shteteve perëndimore, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, sikur thotë populli i urtë shqiptar, “nuk ka dasëm pa mish as nuk ka luftë pa gjak”, as gjendja në Kosovë nuk ndryshonte, sepse bota nuk shihte gjakderdhje. Më 1995-1996 paraqitet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), një grup i armatosur shqiptar, që duke mos mund të

Rexhep Selimit, Mujë Krasniqit dhe Daut Haradinajt. Policia serbe, në vend se të luftonte me UÇK-në, ajo bëri masakra nëpër fshatrat shqiptare, duke vrarë fëmijë, gra dhe pleq. Megjithatë, bota heshte. Vërtet, as që ia vunë veshin shumë ngjarjeve në Kosovë. Por, më 1999 ndodhi e paimagjinuara, Serbia fashiste filloi edhe spastrimin etnik. Njerëzit vriteshin barbarisht, fëmijët nxirreshin nga barku i nënave, gratë dhunoheshin para syve të fëmijëve dhe familjarëve, burrave u nxirrnin sytë për së gjalli dhe, për të mshehur krimin, të gjithë që i vrisnin i lagnin me vajguri dhe i digjnin ose i futnin në furra fabrikash dhe ashtu i digjnin. Një numër i madh janë edhe sot të humbur. Tashti bota e pa se ç’po bëhej dhe reagoi. SHBA-ja, OKB-ja, NATO dhe BE kërkuan nga Millosheviqi t’i ndalte masakrat, ta ndalonte spastrimin etnik, por kot, Millosheviqi donte t’i zhdukte shqiptarët nga trojet e Kosovës. Më ne fund, reagimi qe i shpejt. Forcat e NATO-s, më 24 Mars 1999 filluan bombardimet kundër Serbisë dhe vazhduan deri më 10 Qershor, 1999 kur


KORRIK-SHTATOR 2007

Millosheviqi i pranoi kushtet e NATO-s për ndaljen e bombardimeve, dhe më 12 Qershor në Kosovë nisi marrshimin i forcave të NATO-s, me çka edhe nis formimi i shtetit të Kosovës së bashku me administratën e Kombeve të Bashkuara (UNMIK). Populli dhe udhëheqësia e Kosovës, me durim priten, që bota ta ndryshojë statusin e saj, por kot. Bota, e mbajtur peng nga Rusia dhe diktatori i ri i saj, Vladimir Putin, nuk mundi të veprojë, me përjashtim të fuqisë më të madhe botërore Shteteve të Bashkuara të

JETA KATOLIKE

Amerikës, që kudoherë ishte në kornerin e shqiptarëve, duke filluar me Presidentin Woodrow Wilson, pa të cilin sot nuk do të kishte Shqipëri. Presidenti George W. Bush, sikurse paraardhësi i tij President Willim Jefferson Clinton, u treguan miqë të fortë të popullit shqiptar në përgjithësi e në veçanti atij kosovar. Kur të tjerët u përkulën para presionit rus, George Bush, në Tiranë bëri të ditur se Kosova shpejt do të jetë e pavarur. Faleminderit George Walker Bush, faleminderit William Jefferson Clinton,

|JANAR- MARS 2008

9

faleminderit Anthony Charles Lynton Blair! Pa ju s’do të kishte Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ashtu edhe ndodhi: më 17 Shkurt, 2008, në Prishtinë Parlamenti i Kosovës, njëzëri e miratoi propozimin e paraqitur nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe shpalli Kosovën të pavarur. Ne, Famullia e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, me meshtarët, këshillin dhe besimtarët, njëzëri i urojmë Kosovës: Gëzuar Pavarësinë!


Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e lexuar ne parlament 17-02-2008

Ne, udhëheqësit e popullit tonë, ….. shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes, Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive, Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar, Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë, Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik, Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë, Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë, Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë, Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,


JETA KATOLIKE

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. 2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse. 3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. 4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm. 5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë. 6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik. 7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

|JANAR- MARS 2008

11

8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara. 9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. 10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavis��. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane. 11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë. 12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.


12

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

FREE KOSOVA! Once Just a Dream; Now a Reality On February 17, as I exited Grand Central Station in New York City around noon, I made a right onto 42nd street, heading towards Times Square. That day, millions of Albanians in dozens of cities worldwide similarly poured out into the streets to celebrate the independence of Kosova. I was just a few steps down 42nd street, and already there were cars draped with Albanian flags driving by, Albanians young and old with hands in the air, whooping with joy, beeping their car horns. We were thousands of miles away from Prishtina and Gjakova and Peja and Prizreni, but the excitement was universal. The dream had come true! On many occasions prior to this day, I was often at that same Grand Central Station, again exiting onto 42nd street, but those times making a left to head towards the United Nations. Over the years, tens of thousands of Albanians in the United States had made that same effort, protesting Serb brutality to a UN that often was indifferent to the plight of the Albanians. The gatherings often led into marches across Manhattan that stopped traffic, to protest in front of the Serbian embassy on Fifth Avenue. With two fingers in the air, Albanian and American flags held high, and with hope in our hearts, we shouted “Free Kosova” as a demand, an ultimatum that we needed the world to hear. On February 17, it was hands and flags in the air once again, and “Free Kosova” once again – only this time no longer as a demand, but as an exclamation. Again we wanted the world to hear — Kosova is free and independ-

ent! As cars packed with Albanians drove by what is known as the intersec-

Simon

VUKEL tion of the world – 42nd Street and Broadway – thousands of Albanians cheered them on. Hugs and kisses and high-fives were everywhere. Smiles on everyone’s faces, joy at seeing old friends and even making new ones on that special day. Tourists stopped and took pictures, and asked what was going on — did our sports team win? No was our answer, our people won!! Kosova is free! For days and weeks after that day we all repeated the same story to our co-workers and neighbors – explaining

why this day was so important to the Albanian people. Even members of New York’s Finest — the New York City Police Department – at first on site to protect everyone and keep the streets running, joined in the celebration. We give a big thank you to the NYPD and all of NYC’s agencies who for years supported our right to gather and demonstrate, and for protecting us while doing so. On this day they joined in

the fun and made it even better for all of us. Thank you, New York! An even bigger thank you goes to the men and women of the United States Armed Forces, who put their lives at risk to bring freedom to Kosova and end the Serbian brutality. One of the interesting twists to the day in NYC was that the location of the celebration –Times Square – is also home to a recruiting station for the United States military. It was a fitting sight — the backdrop to the flags being waved by Albanians was a huge electronic version of the American flag that covers the wall to the recruiting station. From Woodrow Wilson’s recognition of Albania to Ambassador William Walker’s declaration at Racak, to Operation Allied Force that drove out the Serbs, to NATO’s recent invitation to Albania to join its ranks – there has never been a better friend to the Albanian people than the United States. For all it has done for the Albanians and for what it continues to do today in the fight against terrorism, we salute the United States Military. Thank you, America! Kosova now has an amazing opportunity at its fingertips. The challenges are significant to be sure. But Kosova’s young, vibrant, entrepreneurial population will thrive, no doubt. We are hopeful once again, but this time with the winds of freedom and independence guiding our way. We will of course never forget those who died or who are still missing, so today we celebrate in their honor. Albanian history is full of heroes who gave their lives in the fight for freedom, and their lives were not given in vain.


JETA KATOLIKE

We must also remember another important group of Albanian heroes, who immigrated from their homeland to places like the United States to give the next generation a better opportunity. These heroes continued to operate behind the scenes in Kosova and throughout Albanian lands, sending money and support to their birthplace, so that their beloved people could be free. These heroes also instilled the Albanian pride that was so evident in the young people – many who have never even visited Europe – who poured into the streets of Times Square on Kosova’s Independence Day. Again, thousands of miles away from their homeland, but these heroes – our parents and grandparents – kept the dream alive and passed the torch to the next generation. The celebration continues, and the hard work is just beginning for the new country. But today we say Kosova is free, thank God. Our prayers have come true!

|JANAR- MARS 2008

13

Times Square, February 17, 2008

Two Star Restaurant

Homemade Mediterranean Cuisine

Izet (Danny) Kolenovic 718 East 187th Street, Bronx, NY 10458 • Tel 718-220-8780 Open 7 Days A Week


14

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

Shqyrtimi i çështjes së Kosovës nga pikëpamja e Kishës Katolike në Kosovë Dëshmia e Imzot Dodë Gjergji në Strasburg Më 19 shkurt 2008 Fort të nderuar Ekselencë, të nderuar Zonja dhe Zotërinj, të dashur vëllezër e motra! Në fillim më lejoni të shpreh konsideratat e mia për Institucionin Tuaj, për strukturat që veprojnë brenda tij dhe për secilin prej Jush veç e veç. Në veçanti falënderoj shumë të nderuarin z Dr. Ingo Friedrich që më ftoi dhe e organizoi këtë takim. Zonja dhe zotërinj Këto ditë po shqyrtohet mundësia e marrjes së vendimeve të rëndësishme për ne qytetarët e Kosovës por edhe për të ardhmen e vendit tim. Kosova kërkon të këtë shtetin e vet të pavarur dhe demokratik, i cili do të mbështetet nga Bashkimi Evropian për të arritur funksionimin normal shtetëror, forcat e KFOR-it do të sigurojnë stabilitetin dhe paqen, kurse të drejtat e pakicave, sidomos asaj serbe, do të garantohen në bazë të propozimeve në Pakon e Ahtisarit. Ky proces mbështetet prej shumicës së faktorëve relevantë në Kosovë, edhe nga ne po ashtu. Për të kuptuar mirë arsyen pse i japim mbështetje Kosovës në këto procese të marrjes së vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të saj, duhet të bëjmë një vështirim historik të ngjarjeve, që kanë ndikuar në akumulimin e vlerave të përbashkëta të popullit Shqiptarë, pa marrë parasysh dallimin. Po edhe për të parë se Kisha Katolike ka qenë bartëse dhe ruajtjese, në mendjen dhe në zemrën e popullit shqiptar, e pashkëputshëmrisë së vlerave tona të përbashkëta të krishtera dhe evropiane.

Vështrimi historik i veçorive tona Krishterimi ka depërtuar në trojet tona që nga koha apostolike, gjatë udhëtimeve misionare të Shën Palit dhe nxënësve të tij në Ilirik, ku bënte pjesë edhe Kosova e sotme. Këtë e dëshmojnë burimet biblike, historike, arkeologjike etj. Sidomos duhet theksuar argumenti fak-

tik i pranisë së vazhdueshme, ndër shekuj, i Kishës katolike si pjesë përbërëse e shoqërisë në të gjitha periudhat historike. Përgjithësisht, krishterimi ynë gjatë shekujve mbartë shenja të martirizimit, sidomos gjatë përndjekjeve të Perandorisë Romake, ( deri te Edikti i Milanos 313), përndjekja dhe martirizimi i madh gjatë sundimit pesëshekullor të Perandorisë Osmane (1468-1912), dhe së fundmi diktaturës komuniste (1945-1990). Më tutje mund të themi se lashtësia dhe tradita e krishterë, pjesërisht ishte rrezikuar edhe me dyndjet e popujve sllavë, të cilët në trojet ilire gjetën një Kishë mjaftë mirë të organizuar. Kjo do të thotë, se popujt sllav nuk e sollën krishterimin në trojet tona, ata krishterimin e gjetën në mesin tonë. Gjatë 5 shekujve të persekutimit turkootoman, kleri katolik bartte dritën e vetme fetare dhe kombëtare te shqiptarët, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kultivimin e saj përmes veprave të botuara, që nga “Formula e Pagëzimit” (1462) e deri te veprat filozofike e teologjike. Gjatë kësaj periudhe binomi “Fe dhe Atdhe” ishte formësuar dhe thadruar në zemrën e klerit dhe të popullit, si përcaktim jetësor i veprimit shoqëror e fetar. Sundimi i gjatë Otoman në trojet tona la pasoja të shumta. Pasoja më e rëndë, pa dyshim, mbetet ndarja jonë fetare, e cila u shkaktua nga mungesa e lirisë fetare, ligjet diskriminuese ndaj të krishterëve, përndjekjet, mungesa e klerit katolik, lakmia për pasuri dhe privilegje, kushtëzimet me “haraç”, marrja e fëmijëve për të krijuar ushtrinë turko-otomane etj. etj. Në fillim ndarja shfaqej nën hijen e “laramanizimit – kriptokrishterimit “, që do të thotë: pranim formal i emrave, traditës dhe fesë islame në publik dhe ushtrimi i krishterimit në jetën private. Duke qenë se kjo gjendje zgjati me shekuj, gradualisht u bë islamizimi i pjesës së madhe të popullit tim. Sot, ne Shqiptarët, si rrjedhojë e asaj që u tha më lartë kemi dy konfesione, fatbardhësisht kjo ndarje fetare e shkaktuar prej të tjerëve nuk ka sjell përçarje mes nesh, sepse ne arritëm të ruanim dashurinë dhe respektin paraislamik për njëri-tjetrin. Shqiptarët pa dallim feje janë përpjekur bashkërisht,


JETA KATOLIKE

sidomos 100 vitet e fundit, për t’u shkëputur nga lindja dhe për t’u bashkuar me familjen e popujve evropian, prej ku ishin rrëmbyer pas vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe. Me krijimin e shtetit të Shqipërisë (1912), populli shqiptar kishte filluar të merr frymë më lirshëm, edhe pse mbeti populli i coptuar në disa shtete. Fatkeqësisht, liria nuk zgjati shumë sepse Komunizmi përsëri na i grabiti atë. Kosova deri më 1981 e gëzonte një autonomi në ish Federatën Jugosllave. Ajo autonomi u mohua pikërisht në vitin e përmendur, kur edhe fillojë persekutimi shtetëror kundër shqiptarëve të Kosovës. Me këtë mohim flagrant të të drejtave individuale dhe kolektive, filloi kriza në Kosovë. Më vonë kjo krizë u zgjërua në tërë viset e ish-Jugosllavisë , duke shkaktuar luftëra që morën jetëra të shumta njerëzish dhe rrënuan qytete e fshatra. Kjo dhunë mori fund me ndërhyrjen e forcave të aleancës ushtarake të NATO-s, mu aty ku kishte filluar. Në këto kohë krize, gjithë populli dhe Kisha katolike në krye me ipeshkvin Nikë Prela (1918-1996) promovonin qëndresën paqësore. Ai frymëzohej nga paraardhësi i tij, Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1689), i cili thoshte: “Fati i popullit tim, është fati im”, prandaj ishte i vendosur të jetë në anën e popullit të pambrojtur, duke ngritur zërin kundër çdo lloji dhune, padrejtësie, diskriminimi dhe punonte pa ndërprerë për ta motivuar kishën e përgjithshme dhe Qeveritë Tuaja për ta mbrojtur këtë popull. Po këtë qëndrim, në vazhdimësi, e mbajti guximshëm e besnikërisht edhe paraardhësi im i nderuar ipeshkvi Mark Sopi (1938-2006) së bashku me mbarë klerin i Kishës katolike në Kosovë. Po edhe pas Luftës (1999) nuk mungojë angazhimi i Tij me klerin për të qenë promovues i vlerave njerëzore dhe i të drejtave të të gjithëve, në veçanti ndaj të varfërve dhe të rrezikuarve. Mu për këtë, qytetarët e Kosovës pa dallim, janë miqësor dhe të afërt me Kishën tonë, sepse, si në të kaluarën ashtu edhe në ditët e sotme, ajo ka qenë dhe është gjithnjë në shërbim të Zotit dhe të popullit, pa u ndikuar nga dallimet që i kemi. Lashtësia e pranisë historike, vlerat që ka promovuar gjatë shekujve, gatishmëria e mishërimit me vuajtjet e popullit, kanë bërë që Kisha Katolike të jetë faktor i rëndësishëm për të gjithë njerëzit në Kosovë. Pikërisht, dëshmia mbresëlënëse e saj në të kaluarën dhe sot, ka bërë që populli shqiptar ta sheh Kishën tonë Katolike si pjesë të pandashme të vetën, edhe pse shumica i takon besimit tjetër. Mu për këtë, i gjithë populli, me nderim dhe falënderim e pranojnë përvojën e përbashkët paraislamike. Krishterimin e quajnë me simpati “feja jonë e vjetër”, sepse e dinë dhe e pranojnë se Kisha Katolike ishte thesar i përbashkët ku është ruajtur gjuha, tradita dhe kultura e mirëfilltë e shqiptarëve.

|JANAR- MARS 2008

15

Ky fakt, nxitë një pjesë të rinisë dhe të intelektualëve të orientohen në kërkimin e “rrënjëve”, trashëgimin tonë të përbashkët shpirtëror, që ne e quajmë “pagëzimin kulturor”. Në këtë kërkim të rrënjëve shpirtërore dhe kulturore, sidomos kanë ndikuar dy figurat më të ndritshme të popullit tonë, Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë. Një rol të veçantë e ka luajtur në këtë drejtim, orientimi miqësor i Selisë së Shenjtë ndaj shqiptarëve dikur dhe sot. Sidomos kujdesi që ka treguar Papa Gjon Pali II (1920-2005) për ne. Në këtë frymë duhet kuptuar arsyen pse shqiptarët e

Konkatedralja e Prizrenit krishterë nuk i konsiderojnë shqiptarët e besimit islam si të huaj, por si vëllezër të islamizuar në rrethana të vështira historike. Po ashtu edhe shqiptarët e islamizuar nuk e konsiderojnë krishterimin si fe të huajën, por, siç thamë, si “fenë e tyre të vjetër”. E sot, si fe e vëllezërve të tyre shqiptarë. Kjo përvojë historike, gati unike në botë, bënë që krishterimi dhe islami të bashkëjetojnë dhe të bashkëpunojnë mjaft mirë në çështjet e përbashkëta, shoqërore, kulturore e kombëtare. Shqiptarët në tërësi janë proevropian dhe prokristian, sepse nuk donë dhe nuk mund t’i mohojnë vlerat tona të përbashkëta gjatë historisë. Ky kontekst historik dhe aktual mundëson ndër ne një lloj islamizmi tradicional dhe të matur, të hapur, të orientuar më tepër rreth vlerave njerëzore të civilizimit perëndimor. Kisha katolike në Kosovë, edhe në fushën e komunikimit mes të krishterëve, gjithnjë ka kultivuar dhe kultivon dialogun ekumenik mes Kishave. Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim. Mjerisht, pas lutës së vitit 1999, nuk kemi arrit nivelin e


16

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

dëshiruar, për shkak se Kisha Ortodokse Serbe ka mbetur edhe sot nën ngarkesën politike që e kanë imponuar rrethanat. Kisha katolike në këto momente po përpiqet të jetë urë ndërlidhëse mes dy realiteteve tona, islamizmit ndër shqiptarë dhe ortodoksizmit, kryesisht serbo-malazez. Ne po përpiqemi të japim kontributin modest për pajtimin e ndërsjellë në mënyrë që të krijohen kushte për dialog dhe jetë të përbashkët në paqe mes të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ky është roli ynë historik dhe aktual, sepse me shqiptarët myslimanë jemi vëllezër në gjak, gjuhë, traditë, kulturë, me shekuj edhe me fe, ndërsa me ortodoksët jemi vëllezër të krishterë. Tani në realitetin e ri të krijuar në Kosovë, Kisha jonë po vazhdon të luan rolin e saj domethënës duke promovuar domosdoshmërinë për të

bashkëjetuar të sotmen dhe të ardhmen, denjësisht me gjitha fetë. Ajo po ashtu angazhohet për të respektuar të drejtën e secilit për të qenë vetvetja, duke e respektuar të drejtën e çdo personi që të besojë atë që ia siguron mirëqenien e shpirtit, kulturën etnike dhe kundërshton çdo rryme destruktive, përçarëse e konfliktuoze, që do të mund të prishte bashkëjetesën. Me bindje të thellë, konsiderojmë se dialogu ndërkishtar, ndërfetar dhe ndëretnik është e mundësia e vetme për të krijuar dhe ruajtur mozaikun e kombeve, feve, gjuhëve dhe traditave të ndryshme në Kosovë e më gjerë në rajon. Të nderuar Zonja dhe Zotërinj Qëndrimi ynë lidhur me të ardhmen e Kosovës nuk ka ndryshuar asnjëherë, që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot: Ne këmbëngulim se falja dhe pajtimi janë

rruga e vetme që duhet ndjekur nga të gjithë që jetojnë në këtë vend. Vullneti i shumicës duhet respektuar dhe ky vullnet duhet mbështetur nga të gjithë faktorët, brenda dhe jashtë, që të mund të sigurohet paqja e qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës. Në anën tjetër promovojmë pa ndërprerë se: Intensiteti i shpenzimit të energjive individuale dhe kolektive të shumicës, për të siguruar të drejtën natyrore të vetëvendosjes, arsyetohet vetëm kur do të shpenzohen të njëjtat energji në marrjen e përgjegjësisë për t’iu siguruar të gjitha pakicave, qofshin ato nacionale apo fetare: siguri të qëndrueshme, mundësi të barabarta, me “drejtësi dhe paqe”. Faleminderit për vëmendje! Dodë Gjergji, Ipeshkëv

LOW COST INSURANCE JAMES J. THEISS AGENCY FOR ALL YOUR INSURANCE NEEDS! Contractors • Commercial Insurance Home • Auto • Life Tenant / Apartment Buildings General Liability • Restaurants Stores

For All Your Insurance questions: Nationwide® Insurance & Financial Services

Call: 914-948-2144 30 Yr. experience

Mbi 30 vjet në shërbim të komunitetit shqiptar

THEISS INSURANCE AGENCY 641 N. Broadway • White Plains, NY 10603

Nationwide Mutual Insurance Company and Affiliated Companies / Home Office: Columbus OH 43215-2220 Nationwide® is A registered Federal Service Mark Of / Nationwide Mutual Insurance Company.


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

17


18

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

Remembering the Past and Moving Forward Imagine growing up in an environment that was designed to eliminate God in totality. Imagine being aware of the bible but not be being permitted to read it. Imagine your state leader advocating the removal of Christ; stripping away religious ornaments, condemning the sign of the cross, and outlawing friends/family from celebrating a holy feast. Thankfully many of us only have to imagine these events. For other people, who had to live through them, communist Albania left memories that will never be forgotten. I open this article, in such a way, to remind Albanian-American people of who we are, where our ancestors came from, and what they battled through. Our struggles didn’t begin with communist Albania nor did it end there. As Albanians we must remind ourselves that although we are territorially divided, our history and language kept us united through the test of time. Whether it be an Albanian from Montenegro or an Albanian from Kosova, when one suffers we all suffer. If we are ever to succeed, we must continue to set aside any feeble differences and place more emphasis on what makes us Albanian. We have a rich history as of one of the oldest people in Europe. We are a people that maintained our native language despite multiple invasions and occupations. We are a nation that has a lengthy list of heroes who have left their imprint on the past. As Catholics, our history is equally significant if not richer. We were amongst the first people in the world, about 100 years after the resurrection of Christ, to willingly accept Christianity. Moreover, warriors of strong Catholic conviction fought to protect Christian Europe from unwelcomed Muslim aggressors. Likewise, we have a remarkable inventory of Albanian Saints and martyrs who have graced the earth we walk on. Ask any historian and they will tell you that iconic people are birthed from historical circumstances. Our account of

legends, saints, and martyrs are a consequence of Albanians being subject to malignant Roman, Byzantine, Ottoman,

Peter Saljanin and Slavic rule which challenged our faith, our liberties, and wounded our ability to progress steadfastly as a nation. Albanians were frequently challenged with injustices and propaganda. In Kosova, for instance, Serbian officials advocated evil methods in driving out Albanians from the Albanian land formally known as Dardania. Or with Albania proper, for example, Enver Hoxha went through unprecedented measures in trying to alter our past by ignoring the fact that Albanians were shaped and influenced by Christian principles. Our ancestors have gone through those campaigns of terror and previous ones before them. Acquiring

various survival skills, many had to camouflage themselves with the enemy by changing their names. Others fled into the mountains to preserve their religion. Then there is the obvious – people murdered, homes savaged, families forcefully departed, women raped, and countless other inhumane acts. I brush upon these instances lightly because there are just too many to explore and too much information to expand upon for just one article. Nonetheless, present day Kosova is independent and Albania is no longer declared an atheist country. Recent events proved that when there was a will there was a way. Luckily, many of us Albanian-Americans didn’t experience religious robbery or physical butchery at firsthand experience. We are blessed to have only read about it. Compared to those who experienced these events, our lives have been served to us on a gold platter. Knowing this, we must not forget that when much is given much is also owed. As Albanian-Americans, we live in a great country that protects our right to worship and to live life as we see fit. There has never been a better opportunity than now for us to be better Albanians and better practicing Catholics. While we live in America, we must never forget where we came from and why we got here. With rights such as the freedom of religion and with utilities such as education, we must take advantage of the opportunities to educate our minds, practice our faith, preserve our language, help our brethren overseas, and motivate the youth to become involved and stand united. Although this may seem like much, no bar is set too high if we continue to stand consolidated. Albanians were able to do it during Roman, Byzantine, Ottoman, and Slavic rule; surely we can succeed to do so in a free society such as America. God bless America, long live Albanians, and cheers to Kosova’s independence!


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

19

KATEDRALJA NËNA TEREZE NË PRISHTINË FORCON IDENTITETIN EVROPIAN TË SHQIPTARËVE Skulptori gjenial Auguste Rodin thotë këto për katedralet: “Parajsa i këndon lavdisë së Zotit. Katedralet rrisin lavdinë e njerëzimit. Ato i ofrojnë njeriut pamje madhështore, njëkohësisht të rëhatshme dhe frymëzuese; është pamja e vetes sonë, imazhi i shpirtit tonë, ngritur në nivelin e përjetësisë”. Fjala katedrale e ka burimin në Greqinë antike, që do të thotë karrigë në altarin ku ulet peshkopi. Mjetet e informaconit shqiptar njohtuan botërisht se gjat vitit të shkuar, më 26 gusht në Prishtinë, filluan punimet e Katedrales Nënë Tereza. Njoftimet bëne të ditur se në atë ceremoni moren pjesë autoritete të larta fetare, politike dhe kulturore të Kosovës. Qindvjeçari i kaluar është shekulli i luftërave dhe rrënimeve të mëdha, ku u përfshi edhe populli shqiptar. Bile lufta e fundit e shekullit XX u zhvillua në Kosovë. Katastrofat natyrore tsunami në Azi dhe

Udhëkryqi Bulevardi Nëna Tereze dhe Bill Clinton Blvd ku ka filluar ndërtimi i Katedralës Nëna Tereze Foto: Gazmend Mjeku (Prill, 2008)

stuhitë bregdetare Katrina, në Shtetet e Bashkuara na kujtojnë tragjedinë e Kosovës. Brezi ynë, që lindi pas Luftës së

Gjekë GJONLEKAJ Dytë Botërore pësoi nga ajo luftë e madhe, por dhëmbjen e vërtetë shpirtërore e përjetuam gjatë Luftës në Kosovë. U trondit ndërgjegja e shëndoshë kombëtare dhe njerëzore. Fuqia jonë materiale për shpëtimin e Kosovës nuk ishte e mjaftueshme. Kështu që shumë herë vetëm lutjet drejtuar të Madhit Zot ishin ngushëllim e shpresë. Ato lutje i bënim në tempujt tonë fetarë. Por një frymëzim serioz për lutje të vërteta buronte nga Selia e Shenjtë dhe Papa Gjon Pali i Dytë. Ditën e Pashkëve në pranverën e vitit 1999, Ati i Shenjtë gjatë meshës së madhe në Baziliken e Shën Pjetrit u lut dhe foli gjerësisht për shpëtimin e Kosovës.

Vuajtjet e popullit shqiptar ato ditë në Kosovë i krahasonte me mundimet e Krishtit. Bënte thirrje për qendresë e durim. Edhe autoritetet më të larta politike dhe fetare të kombit tonë i bënin thirrje Perëndimit për shpëtimin e Kosovës, duke theksuar se ata janë të fisit dhe të gjakut të Nenës Tereze. Në tragjedinë e madhe, Kosovës iu gjet pranë Perëndimi, Papa Gjon Pali i Dytë dhe shpirti i shenjtë i Nënës Tereze. Bile kjo botë e qytetëruar vuri në veprim organizatën më të madhe ushtarake të saj, për të dëbuar nga Kosova atë makineri vrastare dhe atë ushtri barbare. Kosova u shkrua me germa të mëdha dhe të përgjakura në hartën botërore. Ashtu si e kishte premtuar Zoti, pikërisht në vigjiljen e Ditës së Shna Ndout, më 12 qershor, hyri në Kosovë ushtria çlirimtare perëndimore dhe dëboi me forcë nga toka jonë hordhitë barbare serbe. Kjo ditë e shenjtë i solli lirinë popullit shqiptar. Shna Ndou është një datë e shënuar, bile çdo vit, më 13 qershor shqiptarët nga të gjitha anët e Kosovës shkojnë në Gjakovë


20

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

për pelegrinazh. Nuk kuptohet pse shumë herë ngjarjet e mëdha dhe fitoret ndodhin në ato data të shenjta. Do të ishte ndershmëri kombëtare nëse pranojmë që Kosovën e shpëtoi Perëndimi dhe mëshira kristiane. Thirrjet për shpëtimin e Kosovës jehuan nëpër kancelaritë dhe katedralet e Evropës dhe Amerikës. Deri edhe kardinali shumë i nderuar i Amerikës dritë pastë, John O’Connor, nga altari në Katedralen e Shën Patrikut në New York, bëri në atë kohë thirrje për ndërhyrje ushtarake perëndimore kundër ushtrisë barbare serbe. Thirrjet e tij u botuan ato ditë në shtypin serioz të Amerikës. Kardinali John O’Connor kishte një dashuri dhe respekt të madh për popullin shqiptar, bile shkoi në Shqipëri për të qenë i pranishëm atje në pritjen e Papës Gjon Palit të Dytë, dhe bashkëmeshoi me Papën në Katedralen e Shkodrës. Ndërsa në Katedralen e tij, që gjendet në zemër të New York-ut, priti dhe nderoi të gjitha delegacionet shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë. Padyshim ishte njeriu më i dashur dhe më besnik i Nënës Tereze në Amerikë. Gjatë një takimi privat që patëm me Nënë Terezen në New York në vitin 1997, vuri në dukje përpjekjet e saj për çështjen shqiptare, por shtoi se këto veprime i kishte lënë në heshtje qëllimisht që të mos merrnin kahje politike. Bile e pohoi qartë se edhe kujdesi i Papës për popullin shqiptar lidhet drejtpërdrejtë me të.

Kosova është djep i krishtërimit. Në Dardhaninë antike vepruan misinonarë që përhapen fenë e krishterë pavarësisht se misioni i tyre dënohej me vdekje. Himnën kishtare gjithëbotërore “Te Deum” e shkroi Niketë Dardhani. Në Ulpianë të Dardhanisë vepruan dhe u matririzuan vëllazërit Flori e Lauri. Nga Dardhania ishte perandori Konstatini i Madh që i dha krishtianizmit lirinë e plotë. Në Mesjetë dhe më vonë në dheun e Kosovës punuan dhe u martirizuan Budi, Bogdani, Kazazi, Gjeçovi, Palaj dhe shumë të tjerë. Nëna Tereze lindi në Shkup, por prindërit dhe gjithë familja e farefisi i saj ishin nga Kosova. Kjo është një e vërtetë historike që nuk mund të mohohet dhe për

Gjon Dedvukaj Broker / Owner

Tel: (718) 519-1100 Cell. 718-496-7710 Fax: (718) 881-1829 WWW.ALBUSAREALTY.COM e-mail: albusarealty@aol.com

261 Gun Hill Rd. Bronx, NY. 10467

këtë Kosova është kryelartë. Duke marrë parasysh këto që thamë më lartë dhe shumë të vërteta të tjera, që nuk mund të përfshihen në një shënim si ky, pas Luftës, i shtyrë nga ndjenja e mirënjohjes dhe respekti botuam disa shkrime në shtypin qendror të Kosovës dhe në Amerikë duke bërë thirrje për ndërtimin në Prishtinë të një katedraleje me emrin e Nënës Tereze, sepse dihej që beatfikimi i saj nuk do të vononte shumë. Edhe më përpara është folur për ndërtimin e një katedrale. Pas luftës vizituam Kosovën dhe Ipeshkvinë e Prizrenit dhe vendosëm lidhje pothuajse të përjavshme me autoritetet më të larta fetare dhe me shumë intelektualë shqiptarë të Kosovës, që me shkrimet e tyre serioze e mbështeten këtë ide, bile ata që shkruan seriozisht për ndërtimin e katedrales në Prishtinë janë të besimit Islam. Meritojnë respekt për këtë nisme, autoritetet fetare, politike dhe kulturore të Kosovës. Por jo të gjitha autoritetet politike dhe kulturore sepse disa prej tyre e kundërshtuan që katedralja të mos ndërtohet në zemër të qytetit, por diku në periferi, që nuk do të kishte rolin që duhet të ketë një katedrale. Të gjitha katedralet e botës janë ndërtuar në zemër të qyteteve kryesore. Katedralja dhe katedrat e Universitetit të Prishtinës duken si nënë e bijë dhe përkojnë në metropolën e nesërme të Kosovës.

Specialized in multifamily residential and other income producing commercial properties. • MANAGEMENT • RENTALS • SALES

MORTGAGES Na kontaktoni nëse planifikoni të bleni ose shisni çfardo lloji Real Estate në shtetin e New Yorkut


JETA KATOLIKE

Some opposites - in the single digit numbers By Merita B.McCormack ONE meal, once in a while, is sufficient for the hungry; If ONE meal is not served in time, someplace There is no sufficient reason to keep the helper That is the strict rule of some family; TWO times only, to travel, during his lifetime Such a dream for the poor country boy, it is; TWO trips a day to the game park, and to the beach, Never is enough for the baby of some family; THREE children are too many, for some mother; While for another one, with the heart “thirty times” bigger, Adopting THREE more, to make nine young hearts, Beating under the same roof, for a lifetime, is a dream! FOUR trips to the mall in one day, is part of the routine, For some teenager of some family, somewhere; FOUR hundred thousand or more, of her age group, Are dying in a day, for lack of shelter or clothing; FIVE horses to ride for the child of some family A pony, two Arabians, a Polish breed, a stallion for inheritance; FIVE times a day the young boy in another place, Ploughs the land with the old horse his grandfather bred; SIX kisses, in all, had the widow, in her only week with her husband; Many names she was called when she smiled to strangers; While, with SIX different women in a week went The gossiping neighbor, and some of his friends; SEVEN deadly sins were always a great concern For the elderly man while living his honest life; SEVEN hundred and more sins committed the Godless man Who laughed at the idea of believing in the Almighty.

|JANAR- MARS 2008

21

Të kundërtat në numrat e thjeshtë NJË drekë e rrallë është e mjaftueshme për të uriturin Nëse një drekë nuk shtrohet në kohë, diku, Nuk ka më arësye të mjaftueshme të mbahet shërbëtori Ky është rregulli i ndonjë familjeje; DY herë në jetë të udhëtojë, vetëm, jo më shume Është ëndërr e një djaloshi të varfër; DY vizita në parkun e lojrave a ne plazh Nuk mjaftojnë kurrë për beben e ndonjë familjeje; TRE fëmijë mund të jenë shumë për ndonjë nënë; Ndërsa për një tjetër me zemrën “tridhjetë herë” më të madhe, Adoptimi i TRE fëmijëve të tjerë , t’i bëjë nëntë zemra bashkë, Që rrahin brenda një shtëpie, është ëndërr e jetës së saj! KATËR vizita dyqaneve në ditë, është pjesë e rutinës, Për ndonjë adoleshente të ndonje familjeje diku; KATËRQIND mije ose më shumë njerëz të moshës së saj, Vdesin përditë nga uria ose mungesa e çatisë mbi kokë ; PESË kuaj për sport për një fëmijë të ndonjë familjeje Një të vogël, dy arabë, një polak,një hamshor për trashëgimni; PESË herë në ditë ,një djalosh i ri ,në një vend tjetër, Lëron tokën me kalin e plakur qe e kishte rritur i gjyshi; GJASHTË puthje gjithsej, kishte provuar vejusha me burrin e pafat Shumë emra të turpshëm ishte thirrur më pas kur buzëqeshte; Ndërsa me GJASHTË gra të ndryshme në jave, shkonte Komshiu thashethemmxhi dhe disa nga miqtë e tij; SHTATE mëkate mortare ishin gjithmonë shqetësuese Për plakun e mirë tek jetonte jetën e tij të ndershme; SHTATËqind a më shumë, mbase, mëkate bëri jobesimtari Tek qeshte me idenë e besimit tek i Plotfuqishmi.

EIGHT antique cars were in the yard of some family, Who never made sense of the unnecessary collection; EIGHT hundred million people might never have seen a vehicle, Maybe eight more times than that, never heard of it;

TETË vetura antike rrinë në oborrin e ndonjë familje, Që kurre nuk e kuptoi qëllimin e këtij koleksioni të kotë; TETË QIND milionë njerëz mbase kurrë s’kanë parë një automobil, Ndoshta TETË herë më shumë se aq, kurre s’kanë dëgjuar emrin makinë;

NINE times a day counted her blessings, easily pleased, And felt very happy, the homeless on the street; NINETY times had passed by, a wealthy man, And never gave her NINE cents, or less, to keep;

NËNTË herë në ditë numëron bekimet ,e kënaqur, Dhe ndjehet tepër e lumtur , lypesja e pashtëpi, në rruge; NËNTËDHJETË herë kishte kaluar aty pranë një burrë i pasur, Dhe kurrë s’i dha asaj NËNTË qindarka ose më pak për bukë;

What a world we live in!

Në çfarë bote jetojmë!

Below is the list of the deadly sins.

Më poshtë janë titujt e mëkateve vdekjeprurës (mëkatet mortare).

1.Lust (Latin, luxuria) 2.Gluttony (Latin, gula) 3.Greed (Latin, avaritia) 4.Sloth (Latin, acedia) 5.Wrath (Latin, ira) 6.Envy (Latin, invidia) 7.Pride (Latin, superbia)

Epshi (Flligështia) Grykesia Koprracia Përtacia (si dhe dëshpërimi) Idhnimi (Zemërimi) Cmira (Smira, Zilia) Madhështia


22

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

Kleri Katolik, Roli i tij dhe Kuçedra Komuniste “Një re e zezë do kalojë përmbi Shqipërinë tonë” Ishin këto fjalët që prifti i fshatit ia tha një fshatari që kishte shkuar tek shtëpia e tij për ti bërë shoqëri. Fshatari i ndershëm i përgjigjet që nuk po e kupton se ku e kishte fjalën zotëria. Në mendjen e fshatarit kishte mendime të ndryshme por asnjëherë ato të cilat zotëria i tij kishte nënkuptuar. Së bashku me mendimet, fshatari gjen edhe pyetje që fillon t’ia drejtojë vetëvetës. A mundet zotëra të parashikojë të ardhmen? Ç’ deshi të thotë ai me këto fjalë? Kjo është ndjenja që kleriku i kishës katolike, Dom Lekë Sirdani, kishte për të ardhmen dhe rrezikun që i paraqiste egërsira komuniste Shqipërisë. Dhe nuk u desh shumë kohë që të vërtetoheshin fjalët e priftit. Vërtet, një re e zezë kaloi, bile një re qëndroi gjatë dhe askush më shumë sesa kleri katolik nuk e pagoi këtë. Ditët e vështira për Shqipërinë nuk ishin të reja, vetëm pak vite më parë vendi i shqiponjave kishte arritur të dilte nga robërimi 5 shekullorë i pushtuesit Otoman, ndarja e tokave shqiptare ndërmjet “fqinjëve gllabërues” nga Fuqitë e Mëdha ishte një dhimbje e madhe, ishte një padrejtësi, dhe zhvelërsim shumë i madh që kontinenti plak po i bënte një prej bijve të tij. Përçarjet politike, lëvizjet e shumta, ndryshimet në qeveri dhe sistemin e saj e dobësuan vendin më shumë dhe i dhanë më shumë hapësirë “kulçedres” për të fituar terren, ku dita-ditës njerëzit filluan të besonin në të, nga frika se do bëhet më keq, shqiptarët u bën në mëyrë të dhunshme, dy persona në një person, që do të thotë: një person i cili ishte në të vërtetë, dhe një person tjetër që i duhej të ishte. Popullata ishte në gjendje të mjeruar, asaj i mungonte pothuajse çdo gjë, ushqimi, shkollimi, e aq më tepër bashkimi që e dobësonte gjithnjë përpara një armiku të tillë siç ishte regjimi komunist. Një pjesë e vogël e popullatës ishte e edukuar dhe kishte njëfarë dijenie për komunizmin dhe rrezikun që po e kanoste vendin, por është kjo shtresë e popullsisë që do ta vuante e para ardhjen e saj në pushtet. Pastaj radhën e kishin të gjithë ata që luftuan gjatë gjithë jetës për të çliruar vendin nga pushtuesit, për të mbrojtur tokat shqiptare, që i dhuruan Shqipërisë çdo gjë që patën, madje edhe jetën nuk e kursenin.

Valentin Gurraj

Çfarë mund të presin fëmijët nga një baba me sjellje të keqe? Vërtet ai duhet t’i rrisë dhe edukojë, t’iu ofrojë mundësi shkollimi, ushqime, veshmbathje dhe ta trajtojë me dashamirësi birin apo bijën e tij. Por ai ishte ndryshe, madje tërësisht e kundërta. Kleri katolik ka luajtur një rol shumë të rendësishëm në zhvillimin e vendit, ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës, edukimin e brezave dhe një detyrë shumë të zellshme në komunitet për të udhëhequr grigjën e besuar tek rruga e Perëndisë. Për ta vërtetuar këtë nuk është e vështirë për cilin do që nuk mohon acarin e dimrit të gjatë të asaj kohe, dhe nëse din diçka për shqipërinë, gjuhën dhe historinë e saj në çfarëdo përiudhe historike. Bardhi, Budi, Barleti, Fishta e lista vazhdon shumë gjatë me njerëz të tillë që i sjellen dritë gjuhës, kombit dhe kulturës sonë. Por meqë kishin bërë shumë të mira, kishin kontribuar kaq shumë kjo ishte edhe arsyeja që ato do të diskriminohëshin të parët pasi po këta ndikonin shumë në popull, dhe duhëshin eleminuar në mënyrë që të bëhej më i lehtë izolimi i vendit. Në një letër të shkruar nga udhëheqësi komunist i Bashkimit Sovjetik drejtuar udhëheqësit të Lëvizjes Nacional Çlirimtare, pastaj lideri i partisë komuniste dhe në fund diktatori më i tmerrshëm që historia e njerëzimit shqiptar kishte përballur ndonjëherë, në letër citohet se Stalini i sugjeron drejtuesit komunist që të eleminojë klerin katolik për të arritur qellimin e tij, përndryshe ato do të jenë një pëngesë e madhe për të. i nxitur nga mbështetja që i ishte dhënë nga jashtë, Enver Hoxha vë në

aksion mendimet e tija sëbashku me energjinë që djalli ja kishte dhënë dhe nuk po kursente asgjë për të asgjësuar një popull, kulturë dhe çdo vlerë që kishte Shqipëria. Dita-ditës ai po fitonte terren për të arritur në pushtet. Ishin ditë shumë të errëta ato që do të pasonin si për kishën, besimtarët dhe gjithë shqiptarët. Hoxha merr timonin e qeverisë dhe i përdor “çelësat” e tij për të shtrëngaur të gjithë bulonat që i sjellnin kërcënim qëllimeve të tija. Po, po çelsat, ishin ato që ai i paguante për ti shërbyer qëllimit të tij. Ishin po ato çelësa, spiunët mbështetës

• Burek të shijshëm 7 ditë në javë •

•ME MISH • ME DJATH • ME SPINAQ • Tel. (718) 822-8955 758 Lydig Avenue • Bronx, NY 10462 Albanian For ‘YUM’ Marjan Kolndrekaj with a cheese-filled burek at Dukagjini Burektorja.

Pranojmë porosi për festat tuaja familjare!


JETA KATOLIKE

të partisë që do të organizonin plane për vendosjen e armëve në kisha, për të sjellë padi të rremë ndaj këtyre njerëzve që vunë gjithë jetën e tyre në shërbim të binomit të ashtuquajtur “Fe dhe Atdhe” por ja që mundi i tyre lëre që nuk njihet por ata do të akuzohen për të kundërtën, madje pretendimët do të arrin aq larg derisa ato do të quheshin si armiq të popullit, spijunë të perëndimit,. Si rrjedhojë do të ishin rreth 30 fretër Françeskanë që do të ekzekutoheshin në mënyrë barbare dhe ç’njerëzore. Ndjekës të tyre do të ishin edhe rreth 15 Jezuit dhe shumë seminarista, por ka shumë që jan asgjësuar në strategjitë e tyre pa lën as një gjurmë. Në listën e tyre u përfshin edhe besimtarë të tjerë që nuk pranuan mohimin e fesë dhe besimin në të madhin Zot, Jezu Krishtin. Të gjithë u pushkatuan, të gjithë u vunë në tortura nga më çnjerëzorët për të dëshmuar dhe provokuar fenë e tyre por asnjë prej tyre nuk iu tremb vdekjes, pasi e dinin që gjithçka ja vlente për Jezusin. Në fund të fundit ata nuk po bënin asgjë krahasuar me atë që ai kishte bërë për ne dhe gjithë botën. Për të arritur përfundimisht realizimin e qëllimit të tij Hoxhës dhe mbështetësve të tij do të ju duhej të udhëtonin maleve ku trimat akoma jetonin, edhe pse armiku kurrë s’kishte rëndur së kërcënuari lirinë dhe trojet e tyre. Do të ishin këto heronjë që do të pushkatoheshin nën dredhinë e spiunëve të partisë që do të ju jepnin besën burrave të Malësisë por që do i tradhëtonin pastaj. Në rrugë të tilla gjente mënyrën e përshtatshme për eliminimin e tyre diktatori jonë me strategjitë e tija. Të tillë heronjë të rënë nën kthetrat e “kulçedrës” ishin heroi ynë Prek Cali, Gjek Selca, Mark Gjeloshi e shumë malësorë të tjerë kreshnikë që lista e tyre është shumë e gjatë. Duke fshirë nga faqja e dheut të gjithë këto shtresa që përbënin edhe elitën e popullsisë, Hoxha arrin ta vetdeklarojë Shqipërinë si vendi i parë ateist në botë. Interesante për tu përmendur që edhe pse E. Hoxha arriti ti diskriminonte klerikët katolikë, t’i pushkatonte dhe ta shpallte vendin ateist, shqiptarët i tregojnë botës të kundërtën. Po, po krejt të kundërtën me bijen e denjë Nënë Tereza. Nga ana tjetër asnjë prej këtyre klerikëve nuk e pati frikë vdekjen dhe ndërruan jetë duke i dhënë lavdi Zotit tonë Jezu Krishtit. Ishte vetëm një nga ato që Zoti e kishte “ruajtur” jo nga kthetrat e komunizmit por i kishte dhënë jetë për të bërë atë që siç e ka përshkuar edhe ai në librin me kujtime “Rrno për me tregue” nga Atë Zef Pllumi. Ja sesi e shpjegon ai këtë gjë: “Zoti asht i madh, i kjoshim falë atij të lumit që ka kriju vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kënë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhët të jëtojsh vëtëm sa më trëguë. Kurrgja në mos kjosh i zoti më ba, rrno vëtëm për më trëguë. A ë kupton ç’ka duë më t’thanë? Mbaruën të tjërët, mbarojmë na, mbaron dhë ti: të gjithë shkojnë si qëni në rrush po nuk kjë dikush më kallzuë së si kjë puna. Kush të tëprojë lë të kallzojë!” Na tregon Atë Zef Pllumi për vuajtjet e klerit katolik por gjithashtu dhe për rolin dhe ndihmesën e madhe që ai i ka dhuruar gjithmonë komunitetit në binomin “Fe dhe Atdhe. ” Mbështetur në studimet e Atë Marin Sirdanit në vitin 1938 rreth 70 % e librave janë shkruar nga Katolikët dhe kleri i saj, duke filluar nga shkrimet e para “Meshari i Gjon Buzukut” dhe duke përfunduar me zgjidhjen e alfabetit të gjuhës shqipe dhe epokën e popullit shqiptar, “Lahutën e Malsisë. ” Por mbi kontekstin e fesë edhe pse të diskriminuar na jep një mësim të jashtëzakonshëm për rolin e fesë në jetën tonë dhe dashurinë e Zotit për ne. Edhe pse djalli nëpërmjet njeriut i dha një tronditje të fortë kishës, klerit dhe besimtarëve, edhe pse populli shqiptar ka jetuar dekada dhe shekuj, stuhira dhe përçarje, shqiptarët e kanë ruajtur me fanatizem, fenë, kulturën dhe traditat ku kemi fatin të krenohemi me to.

|JANAR- MARS 2008

Since 1989

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

Complimentary Red carpet with the open bar

Office: 845-526-8001 Cell: 914-447-1144

24/orë 7/ditë

H-2 Hummer up to 20 passengers Telefononi pronarin

Anton Gjokaj

In the picture me and Excursion up to 12 Passengers

Crysler Hemi up to 12 passengers

Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453

23


24

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008


JETA KATOLIKE

Gjurma e pashlyeshme e nji frati të madh shqiptar

Në përvjetorin e lindjes së At Danjel Gjeçajt (Theth 14 tetor 1913 – Romë 30 gusht 2002) Ardian Ndreca

|JANAR- MARS 2008

25

prej tyne në Kodër Shëngjergj si anmik i popullit. Miqtë e tij bashkëfshatarë, nacionalista të vendosun, e ndihmuen me kalue kufinin në vjetin 1948, tue e përcjellë në Jugosllavinë e Titos. Kaloi kufinin së bashku me 36 vetë të tjerë, të prîmë prej Nik Sokolit e Gjon Dostanishës, e ndër të tjerë bajshin pjesë n’atë grup edhe shkrimtari i ardhshëm Martin Camaj e rapsodi i maleve Gjergj Pllumi. Nuk pranoi me bashkëpunue me UDB-në e, për ketë arsye, u dërgue së parit me punue në hekurudhë në Bara Shumanoviq e mandej asistent i inxhenjerit gjerman Vogel, rob luftet, në Fushë të Zezë, afër Podgoricet. Kaloi në Herzegnovi e Surdulicë e mandej ju bâ e mujtun me ushtrue mësuesín në katundin e Preshevës. Në Preshevë, mësues Marku u bâ fort i dashtun me të gjitha familjet myslimane shqiptare që e mbajshin si vëlla të vetin, para të cilit, në shêj nderimi e respekti, nuk i mëshehshin as gratë. Në 1955, i ndihmuem prej Ernest Koliqit, mujti me kalue në Italí e me u vendos në Toskanë. Në ketë kohë komiteti «Shqipnija e Lirë» e ngarkoi me ribotue kryevepren e Fishtës, «Lahuten e Malcís». Pater Danjeli kujdesoi botimin e kësaj vepre, që si pak të tjera âsht shtyp mrekullisht pa gabime. Shtypajt i korrigjonte së bashku me të ndjerin Petro Vuçani, korrektorin ei vemendshëm e të censhëm të «Shêjzave». «Lahuta» doli prej shtypit në 1958 e pati nji shtampë të dytë në 1989. Në ato vite Pater Danjeli

Pater Danjel Gjeçaj pat lind Mark Gjeçaj, në Theth të Dukagjinit me 14 tetor 1913, gjuhën shqipe e mësimet e fesë i mori s’parit prej famullitarit të vet, Pater Dedë Bërdicës, e ndoshta tue pa fratin e Thethit i erdhi edhe dëshira për me veshë zhgunin e Sh’Françeskut. Në 1924 djaloshi dukagjinas ra në Shkodër, tue u bâ nxânës i kolegjës françeskane, e cila mâ vonë do t’a kishte nëndrejtor të vlertë të vetin, të drejtë e të rreptë, me nji kujdes e nji vjetin 1939, kur u shugurue meshtar, mendim të vetëm në zemër: të mirën e me emnin Danjel, me 25 korrik dhe tha të ardhmen e dishepujve të vet të meshën e parë. Vjetin tjetër Pater vogjël. Danjeli u dërgue në Fulda të Mâ vonë ai vijoi liceun «Illyricum», Gjermanisë, ku studjoi deri në 1940. nji votër e madhe e nji punishte e Dëshira e tij ishte me i shërbye papame për kombin tonë, prej kah provincës së tij e popullit të krishtenë e dolën trajta të reja njerzish, të formuem për ketë arsye u kthye në atdhe, n’ato me ideale atdhetare e me moral të çasa tragjike kur lufta vllavrasëse sapo naltë, gjâ që, shumë prej tyne do t’i kishte fillue. ndihmonte me përballue me nder e pa Pak mbas marrjes së pushtetit prej u thye sprovat e randa që diktatura komunistave, si pasojë edhe të terrorit komuniste e urrejtja shumëshekullore që u zhgreh anekand vendit, Pater do të derdhte me terbim. Danjeli shkoi famullitar në Plan, ku Profesorat e këtij liceu ishin fretnit e vazhdonte me qenë në shenjestër të mëdhaj tue fillue prej poetit tonë pushtetarëve të ri, aq sa u demaskue kombëtar, Pater Gjergj Fishtës, tue vazhdue me filozofín e hollë e të kthiellt, Pater Anton Harapin, me lirikun e ipeshkvin e ardhshëm: Pater Vinçenc Age Ivezaj, LUTCF Prennushin e tue vijue Agency Sales Director me rradhë, Pater Marin Registered Representative Sirdani, Pater Ambroz Leaders Conference 5 times Marlaskaj, Pater Pashk Member, NAIFA Bardhi etj. 35-01 30th Avenue 3rd Floor, Në 1933 Mark Gjeçaj Astroia, NY 11103 mbaroi noviciatin e mbas aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj tri vjetsh kreu liceun me Call Age today at (718) 267-3625 vlersime të nalta, gja që bâni të parët e tij me e dërgue për studime në Siena të Italisë. Në Siena Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are ai do të qindronte deri në subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0709][All States] 0709-5871 ©UFS


26

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

bashkëpunoi dendun me Dom Zef Shestanin në programin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe. Lutja e fjala e ngohtë që Selija e Shêjt shqiptonte nepërmjet tij për besimtarët katolikë të Shqipnisë, u bânë shumë të dashtuna për familjet shqiptare, të cilat mshehtas ndigjojshin nji zâ shpreset e ndihmet shpirtnore. Ndërkaq, ai bashkëpunon edhe me E. Koliqin, tue shkrue artikuj në revisten «Shêjzat» e tue mbajtë konferenca

anekand Italisë e deri në SHBA, në favor të lirisë së popullit shqiptar që po shtypej barbarisht prej zgjedhës komuniste. Kjo gjâ shqetsonte shumë qeverinë e Tiranës, e cila kërkoi edhe me e zhdukë fizikisht me anën e agjentave të saj. Por frati i maleve, tashti i vendosun në Qytetin e Amshuem, nuk u tremb e nuk u shtang, por vazhdoi punen e vet për të mirën e kombit e të fesë. Në 1958 botoi nji vepër fort të rrallë për kah

pikëpamja e vrojtimit psikologjik dhe e vërtetesisë historike e etnografike: “Andrra e Prêtashit», autor së cilës âsht Pater Anton Harapi. Kurse në 1994 botoi në Romë «Valë mbi valë», tjetër vepër e martirit Anton Harapi. Ndërkohë kishin pa dritën e botimit edhe vepra të tijat origjinale kryesisht tue trajtue argumenta të jetës malcore e figura reale të atij ambient. Kështu ai botoi veprat «Prel Tuli i Salcës» (Romë, 1988), «Mehmet Shpendi dhe Mark Sadiku i Shalës» (Romë, 1996), «Te del Kiri» (Shkodër, 2000) dhe la në dorëshkrim nji vepër shumë të interesantshme me titull: «Dikur në Dukagjin». Në 1992 botoi nji punim, për të cilin kishte punue, tue mbledhe landë e tue e latue, tanë jetën e vet. Bahet fjalë për «Jetën e veprën e Gjergj Fishtës», nji monografí komplete e shkrueme me njohunín e dëshmitarit syjorë e me zotsín e studjuesit të vërtetë, me dashnín e françeskanit e me ndjenjat e dishepullit. Kjo vepër âsht sot për sot nji ndër të vetmet që ka historia e letërsisë tonë përmbi atë që âsht prîsi i saj i pashoq. Ai vetë, në ketë gjysë shekulli që jetoi në Perëndim, së bashku me dy fretën tjerë shqiptarë, Prof. Jakob Marlekajn në Bari e Dr. Paulin Margjokajn në Vjenë, mblodhën libra, dorëshkrime, dokumenta, tue formue rishtas atë që u bâ bërthama e bâshme e bibliotekës së ré françeskane në Gjuhadol. Ky âsht misioni i fretënve, ata janë kenë e janë: “ndër mâ punëtorët, qi duen me zhdrivillue jeten e shoqnueshme të komit”, siç vërente Faik Konica në 1914. Ka pesë vjet tashma që At Danjel Gjeçaj prehet në tokën e vet, bri asaj palme martirësh prej së cilës ai s’u nda asnji prej çasteve të jetës së vet. Tue folë për Pater Martin Gjokën, Dom Lazër Shantoja ka shkrue do rreshta që mundena me ia mveshë pa zori Pater Danjelit tonë: “E kaloi jetën – bujar me gjak e me shpirt – pa bujë. Nji fytyrë e qeshun, e ambël, e përvujtë: françeskan në tanë kuptimin e fjalës. Janë fytyra të tilla që i apin gjallní të shejtë atmosferës typike të heshtjevet kuvendore. Janë këto fytyra të qeshuna, të paqta e të pa-hile, që na bâjnë të bukur e të lakmueshëm kuvendin”.


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

27

RIKTHIMI I FRANÇESKANËVE Agron Gjekmarkaj Françeskanët janë të njohur për kontributin e madh në kulturën shqipe, për krijimtarinë e gjerë duke filluar nga mbledhja e Eposit të Kreshnikëve e deri tek poezia e Fishtës, por edhe për institucionet kulturore që ata krijuan. Biblioteka e tyre ishte një prej këtyre institucioneve. E krijuar që në vitin 1858, vit kur vetë ideja e kombit ishte ende e vagullt, kjo bibliotekë u shndërrua në një qendër të rëndësishme informacioni, edukimi për qindra intelektualë. Në vitin 1967 ajo pëson fatin e të gjitha objekteve të kultit dhe shkatërrohet tërësisht. Françeskanët, besnikë të traditës së tyre kulturore dhe intelektuale e kanë rindërtuar sërish bibliotekën e tyre në të njëjtin vend, duke ruajtur në formë origjinalitetin e plotë të asaj të mëparshme, ndonëse të bindur në pamundësinë për të gjetur të njëjtën cilësi apo pasuri titujsh. Falë respektit të një prej rregullave të tyre të brendshme sipas të cilit fretërit që ndahen nga kjo jetë duhet që pasurinë e tyre, përfshi këtu edhe bibliotekat, t’ia lënë urdhrit që i përkasin, në bibliotekën e tanishme të françeskanëve në Shkodër janë bashkuar bibliotekat profesionale të At Daniel Gjeçaj nga Roma, të At Paulin Margjokajt (i njohur mes të tjerave për letërkëmbimin me Mustafa Krujën), të profesorit të Bolonjës At Luigj Marlekaj si edhe Koleksionet e “Hyllit të Dritës”, “Lekës”, “Albanisë” e libra të tjerë që të marra së bashku përbëjnë disa mijëra volume. Bibliotekat në Shqipëri, përjashto ato familjare si ajo e

Bushatllinjve, Vlorajve, Lumo Skëndo dhe Lef Nosit, apo e ndonjë tjetri, janë të një datimi të vonë. Biblioteka e parë e një institucioni ndonëse privat por e përdorimit publik është ajo në Shkodër në vitin 1858 gjë që përkon me vendosjen e kuvendit me të njëjtin emër. Qenë misionarët e huaj ata që e ndjenë domosdoshmërinë e një biblioteke si bazë kulturore për meshtarët që duheshin përgatitur. Me kalimin e viteve, ajo u bë mjaft e njohur për vetë rrethanat historike që gjendej vendi ynë, aq sa nga fillimi i shekullit e deri në vitin 1944 biblioteka mbante primatin si biblioteka më e mirë shqiptare, opinion ky lehtësisht i provueshëm nga dëshmi të shumta të shkruara. Në fillimet e veta ajo ishte konceptuar në dy dhoma të mëdha në kuvendin e Gjuhadolit, por me qenë se prurjet librare dhe kërkesat shtoheshin vazhdimisht, lindi si nevojë ndërtimi i një biblioteke të re, projektin e së cilës e bëri At Gjergj Fishta në vitin 1935. Ambienti i ri pat gjallur shumë kureshti në Shqipërinë e asaj kohe, sepse ishte një kombinim i elementit klasik me atë modern, i ngjashëm me ato të universiteteve katolike evropiane. Elementë të tillë si hapësira, ndriçimi, ngjyra e mobiljeve, vendosja e orendive ishin kombinuar sipas shijeve të Fishtës, i cili aty kalonte një pjesë të madhe të kohës. Druri i përdorur ishte prej gështenje në mënyrë që t`i rezistonte lagështirës dhe me ndarje prej dy katesh pa cënuar hapësirën. Ndarjet lidheshin njëra me tjetrën me një shkallare rrethore hekuri. Në mes të sallës gjendej një glob gjigant i ardhur nga Italia me fuqi ndriçuese 500 Watt, cili siguronte ndriçimin dhe për habinë e frekuentuesve të jashtëm një buf i balsamosur si simbol i inteligjencës ishte vendosur në ballë të sallës. Por sigurisht nuk janë vetëm elementët e estetikës së brendshme dhe të jashtme ato që i dhanë atë famë që ajo gëzoi për disa dekada. Natyrisht është fondi librar që e shndërroi atë në “Votër të kulturës shqiptare”. Pasuria e saj ishte disa mijëra


28

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

volumesh dhe që në vitet ‘20, ajo kishte marrëdhënie partneriteti dhe këmbimi me bibliotekat kryesore të Evropës me preferencë ato gjermanike, nga të cilat merrnin rreth 200 libra në vit dhe nga ana e tyre u dërgonin botimet shqiptare. Si çdo bibliotekë ajo ishte e ndarë në sektorë, por vlerat më origjinale dhe unike për kohën ishin antikuaret, fondi albanologjik dhe historik pa lënë pas dore atë filozofik, teologjik letrar me nëndarjet e veta. Nga misionarët shqiptarë dhe të huaj ishin blerë me shumicë relative “Historia e Skëndërbeut”, si dhe shumë libra të tjerë të vjetër si “Rituali Roman”, “Doktrina e Krishterë”, “Çeta e Profetëve”, “Fjalori shqip-latinisht”, “Apologjia e Skëndërbeut”. Në vitin 1929 u fotokopjua në bibliotekën apostolike të Vatikanit dhe u soll për herë të parë dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut nga gjuhëtari At Justin Rrota. Dora – dorës krejt letërsia e vjetër shqipe me Barletin, Biçikemin, Frangun, Buzukun, Budin, Bogdanin, Bardhin ishte mbledhur në këtë bibliotekë. Ndër shumë gjëra të rralla aty ishte dhe e para gramatikë e gjuhës shqipe e hartuar nga frati Françesko da Lecce e 1716-tës, Farlati me “Iliricum Sacrum”, libra të akademisë së Voskopojës si dhe fjalori shqip-greqisht ndër më të hershmit. Kronika dhe kujtime të Erazmo Balneut fratit që u bë “eminenca gri” i pashallarëve Bushatllinj. Gjithashtu qe nga letrat e Lajbnicit i njohur si i pari albanolog, studimet e Tyn-it mbi gjuhën shqipe e më rrallë Taloci, Fallemajeri, deri tek bashkëkohësit Jolki, Nopçka, Pekmezi ishin prezentë me veprën e tyre tek françeskanët. Aty gjendeshin edhe letërkëmbimet, epistolarët e personaliteteve më të rëndësishme të kohës si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Esat Toptani, Fishta e të tjerë. Skedari i asaj biblioteke është i pamundur të citohet, por thjeshtë përmendëm disa tituj themelues të kulturës kombëtare, të cilët na krijojnë një imazh. Dëshmi të shumta që vijnë nga Shkodra na pohojnë se të gjithë shkrimtarët shkodranë, pa përjashtim, ishin anëtarë të asaj biblioteke, po një vizitor i shpeshtë i saj ka qënë Eqerem Çabej, kur ishte mësues në Shkodër, por edhe më pas. Për mirëmbajtjen e librave dhe marrëdhëniet me publikun, kujdeseshin studentët e kolegjit nën mbikëqyrjen e një

kujdestari të caktuar nga provinca françeskane që zakonisht ishte një nga profesorët e gjimnazit “Ilirikum” dhe i fundit që mbahet mend ishte At Leon Kabashi. Duket se në çdo vend dhe kohë, ka patur libra të ndaluar dhe në bibliotekën françeskane ata ishin të institucionalizuara në një raft mbi të cilin shkruhej “Libra të ndaluar” dhe aty brenda mbretëronin “antikrishtët” Niçe, Dostojevski, etërit e revolucionit francez, iluministët e të tjerë. Lexuesit e atëhershëm, adoleshentë e tani të moshuar, njëzëri pohojnë që e kishin thyer rregulloren e vendosur nga superiorët dhe kishin ndjekur “këshillën e Dorjan Grejt që thoshte se e vetmja mënyrë për t`i ikur tentacionit është që të biesh në të”. Më pas, për arsye që dihen këto dorëshkrime iu nënshkruan një odiseje të vështirë. Po ashtu edhe hulumtimet

Ciao

etnografike e gjuhësore e punime të tjera të etërve françeskanë. Në fillim të vitit 1945, forcat partizane në Shkodër u kujtuan për bibliotekën dhe u shfaqën aty herë pas here duke marrë me vete natyrisht pa leje, antikuare e libra me vlerë të patjetërsueshme. Ndërsa në vitin1946 ajo do të sekuestrohej nga shteti. Gjatë kësaj kohe shumë zëra pohojnë se mjaft libra me vlerë janë vjedhur, por pjesa kryesore e tyre është dërguar në bibliotekën kombëtare, çka përbën edhe bazën themelore të kësaj biblioteke sot. Në vitin 1967, kur ateizmi u shpall dhe u konkretizua, kuvendi i Gjuhadolit u tjetërsua dhe një pjesë e tij u rrënua e këtë fat pati dhe zona e bibliotekës e cila u zhvesh nga orenditë e fondet e tjera. Marrë nga gazeta SHEKULLI (21-09-2007

Restaurant

Zef Gjelaj Private Party rooms available for up to 90 people. Special Care and attention for Albanian Parties. 57 Waverly Avenue, Eastchester, NY 10709

Tel: (914) 779-4646 • Fax: (914) 961-0397


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

29

AJO NUK PYESTE NËSE PLAGA ISHTE KATOLIKE APO MYSLIMANE — ISHTE E NJERIUT Nga Visar Zhiti Do ta filloj me një lutje të Nënë Terezës edhe për myslimanët: O Zot, të falenderoj për myslimanët dhe induistët dhe për të gjithë miqtë e mi të shtrenjtë mes tyre. Sa herë që të takojmë nëpër lutje, ti na bën të krishterë edhe më të mirë, myslimanë edhe më të mirë, induistë edhe më të mirë. Jepna të gjithë neve dhuratën e besimit që të dimë të kuptohemi. Do ta quaja të arsyeshme të kërkonim që në shtatoren e Nënë Terezës, e cila do të ngrihet së shpejti në Shkodër, në qytetin e saj, të mendohej të vihej në një pllakë mermeri kjo lutje a ndonjë tjetër e tillë. Nënë Tereza nuk provokon, përkundrazi ajo sjell paqen dhe të bën misionar të saj. Madje kanë pushuar edhe luftrat ku ka shkuar ajo. Ardhja e statujës së saj edhe në qytetitn e Shkodrës është mirënjohje, harmoni më shumë dhe qytetërim. Ja ç’thotë edhe shkrimtari ynë Ismail Kadare: “Kombi ynë ka dy emblema të sigurta për të treguar që (shqiptarët) nuk janë ashtu siç i paraqisin disa herë… Gjergj Kastrioti Skënderbeu është figura më imediate e sotme, më e nevojshme për Shqipërinë… të cilën shqiptarët duhet ta kenë flamurin kryesor për të hyrë në Europë” dhe, duke marrë shkas nga humanizmi i Nënë Terezës, thekson se “shqiptarët duhet ta shpallin humanizmin e tyre përballë një propagande që, për fat të keq, i tregon ata shumë të egër, që i tepron veset e shqiptarëve… dhe imazhi i popullit shqiptar u dëmtua rëndë nga kjo…”. Po sipas Kadaresë, dy emblemat tona, ajo e Gjergj Kastriotit dhe e Nënë Terezës, do t’i kishin zili shumë popuj në Ballkan, kurse ne, që i kemi, nuk dimë t’i çmojmë. Është një porosi e rëndësishme, do të shtoja unë, e dorës së parë për ne, të mësojmë të çmojmë veteveten.

D AS HU R I A KT I VE Me Nënë Terezën kombi shqiptar ndjeu nevojën t’i jepte botës mesazhin e dashurisë për njeriun, një dashuri aktive,

të cilin as vetë nuk e kishte ndjerë ta merrte aq shumë nga bota, duke kapërcyer kufijtë shtetërorë dhe largësitë kontinentale, paragjykimet dhe konfliktet shekullore, mëritë, fetë dhe racat, madje dhe vetveten, duke bërë të pamundurën, mrekullinë. Përsëritim: Shqiptarja Nënë Tereza u bë gruaja më e njohur e planetit, me profesion dashurinë, që investonte buzëqeshjet, industrialistja e mirësisë, me të vetmen pasuri, plagët e botës. Dhe ajo nuk pyeste në plaga ishte katolike apo myslimane. Ishte e njeriut. Kombi ynë sikur deshi kështu t’i shtojë shpatës skënderbejane lutjet e shenjta për njeriun të Nënë Terezës, të cilat s’janë thirrje për pasivitet apo për gjunjëzim, por përkundrazi, të ftojnë për veprime, sa njerëzore po aq dhe të perëndishme, të bësh për njerëzimin në emër të kësaj dashurie dhe paqes. Dhe pikërisht simboli i saj bën që Shqipëria të njihet më shumë dhe të çmohet më shumë dhe të bëjnë më shumë dhe për të. Do të përsëris edhe diçka tjetër, që e kam thënë dhe shkruar edhe më parë. Teksa skulptori nga Prishtina Luan

Mulliqi po i dhuronte presidentit të SHBA, Bill Klintonit, një statuetë të Nënë Terezës, do të dëgjonte prej tij se, kur ai kishte urdhëruar luftën kundër Jugosllavisë së mbetur dhe nisën bombardimet mbi Beograd për të ndalur plojën dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta, ishte dhe përmbushja e një fjale të dhënë e Presidentit amerikan ndaj Nënë Terezës, e cila i kishte kërkuar të ndihmohej populli i saj. Të mbrohej. Dashuria e Nënë Terezës, ideali humanist, vetë imazhi i saj, u bënë mbështetje e një lufte të domosdoshme kundër luftës, për drejtësinë dhe paqen e mëvonshme. Ajo s’kërkoi të mbroheshin katolikët e Kosovës, ta kuptojmë mirë këtë! Tjetër. Në katedralen e Shën Palit në Tiranë, në një mur anësor të brendshëm të saj do të shohësh një qilim të vogël shqiptar me motive popullore. Është i Nënë Terezës, tregon Shkëlqesia e tij Rrok Mirdita, ia dhuruan kur erdhi për herë të parë në Shqipëri, kujtim nga gratë bashkatdhetare dhe Ajo e mori me vete në Indi, lutej mbi të, e vuri para tempullit atje, që kur të gjunjëzohej, t’i fanitej Shqipëria. Dhe qilimi s’është katolik, madje motivet e tij janë më shumë orientalë. Kur ishte vetëm fare, Nënë Terezës lutjet i vinin në gjuhën shqipe, ashtu siç ia kishte mësuar e ëma në fëmijëri, vazhdon të tregojë arqipeshkvi, dhe kur bënte rrëfimin e zakonshëm, shqip e bënte. Gjuha shqipe s’është as katolike dhe as myslimane. Nënë Tereza shqipen e kishte gjuhë familjare dhe dihej që e fliste atë, mësimin fillor e ka marrë në gjuhën amtare. “Shumë po vepron Qoftëlargu si në Kosovë si në Shqipëri”, do t’i thoshte fjalë për fjalë Nënë Tereza priftit të arkidioqezës së Shkup-Prizrenit. Kurse në ditën kur mori çmimin Nobel, ajo shkroi një lutje shqip për shqiptarët dhe thotë që nga gjaku dhe origjina jam shqiptare. Nënë Tereza rivuri në provë gjithçka: njeriun, sa i denjë është ai për vetveten dhe të tjerët, vuri në provë popujt, sa e duan ata njëri-tjetrin, fetë, sa mirëkuptohen mes tyre, mirësitë, a janë më aktive, egoizmin gjeneral, sa pozitiv është ky egoizëm, apo po gërryn jetën, Ballkanin, ç’bëjnë ballkansit, apo veç grinden për të marrë nga njëri-tjetri histori dhe emra,


30

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008


JETA KATOLIKE

Indinë e largët, ç’prarime të tjera magjepëse do të përfitojë nga shenjtërimi, sundimtarët, a e sundojnë dot dashurinë, këtë pasuri hyjnore, botën, a është bota e njeriut, universin, sa i çuditshëm është, vetë shenjtërimin, që ç’i kthen njeriut dhe njerëzimit, Zotin, a vazhdon të ekzistojë, guxoj të them, etj, etj, pra si janë raportet mes njëri-tjetrit dhe gjithçkaje, yjeve dhe psherëtimave, luftrave dhe petaleve të luleve, syve të fëmijës dhe vullkaneve, dorës së dashuruar dhe zjarreve, akujve dhe vdekjes, diellit dhe mitrës, fjalës dhe lotit, ajrit dhe pavdeksisë? Nënë Tereza është një sfidë e madhe, e gjallë gjithmonë. Dhe tani i del përpara gjithkujt dhe gjithçkaje dhe e pyet: Cili je ti, a e di? Mësoje, pra!… Dakort, Nënë Tereza është shqiptare, po çështja qëndron tani se sa shqiptarët janë të të Nënë Terezës?

E N G J ËL L I UD HËR R ËF YE S Dua t’u tregoj shkodranëve edhe diçka tjetër: Engjëlli udhërrëfyes i Nënë Terezës jo vetëm që ka folur shqip, por ishte nga Shkodra. Zonja nga Shkodra, Luçia Mozali, e bija e Filomena Lukës, shoqe fëminie në Shkup me Nënë Terezën tregon se te shtëpia e Nënë Terezës rrinim, atje hanim. Po kur babai ra në burg, humbëm gjithçka, edhe letrat e Nënë Terezës. Kur erdhi për herë të parë Nënë Tereza në Shqipëri, kërkoi të takojë nënën time. Vajtëm me frikë në Tiranë, ende s’kishte rënë diktatura. U përqafuan dhe qanin dhe s’dinin ç’thoshin më parë me shqipen e tyre të plakur. Nejse, kur Nënë Tereza erdhi për së dyti në

|JANAR- MARS 2008

31

Tiranë, ajo u lut prapë shqip së bashku me Presidentin Sali Berisha. Tashmë ajo kishte marrë edhe nënshtetësinë shqiptare. Po unë dua të tregoj edhe diçka tjetër, për një letër të çuditëshme, Nënë Tereza ia kishte dërguar shkodranes Filomena Luka, shqip, ku i tregonte për mbërritjen e saj në Indi, kur ishte vajzë e re 18 vjeçare, murgeshë. Askush nuk kishte dalë ta priste në Kalkutë dhe ajo s’po dinte nga të shkonte. Kur i afrohet dikush dhe i thotë, nëse donte taksi. Po, përgjigjet Nënë Tererza dhe i tregon adresën. Taksisti i rrëfen rrugës se është shqiptar, madje nga qyteti i saj i lindjes. Kur mbërrin në Kuvendin e murgeshave, ato i kërkojnë falje që s’kishin dalë ta prisnin, se ashtu ishin punët. Ndërkaq kujtohen se duhet paguar taksisti. Por ai ishte zhdukur. E kërkojnë në stacionin e taksive. S’ishte. Pyesin për të përreth, në shoqatën e taksistëve, në kryesi, etj, por u thanë se s’kishin patur kurrë një taksist shqiptar. Ç’donte një kurbetli i tillë kaq larg, në Indinë e varfër? Ai s’ekzistonte. Patjetër që ma kishte dërguar “Zoja e Shkodrës”, që të më ndihmonte, të më jepte kurajo, të mos kthehesha pas. Dhe ashtu u bë. Amen! Solla shpejt e shpejt ca dëshmi për Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare. Që na bashkon, që është mbi kufijtë e racat e fetë, që është dashuri dhe nënë e të gjithëve. Bijtë e saj duhet ta duan më shumë njëri-tjetrin dhe duhet të kuptojnë më shumë. Që të jemi myslimanë edhe më të mirë, siç thoshte Ajo.

Avokati që i ka përjetuar të njejtat probleme juridike, tani është në dispozicionin tuaj

SABRI (SAM) GJONI ATTORNEY AT LAW

Kitchen renovations by Jimmy and Harry 1060 Washington Avenue Bronx, NY 10456

Phone: 718-585-9411 Fax: 718-585-9651

• ALL IMMIGRATION MATTERS • FEDERAL COURT • PERSONAL INJURY • REAL ESTATE

Tel: 212/625-8333 401 Broadway, Suite 1111 New York, NY 10013


32

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

Poezi nga poeti Ferik Ferra AVE, ÇEZAR! Koloseu Ulurinin në kupë të qiellit spektatorët, Gishtin kokëposhtë perandorët, Thereshin midis tyre gladiatorët, Nën këto mure të rregullta prej guri.

KA NJËZET SHEKUJ Ka njëzet shekuj Që në udhën e Kalvarit e plandosëm Krishtin Dhe me kamzhikë e thupra Gjymtyrët e hajthëta Ia lvyrëm copë e grimë. Kryet ia rrethuam me një kurorë gjembash therës E përmbi shpinë i vumë drunë e gozhdimit. Ai i buzëqeshi me zor udhës së mundimit, Çon sytë e tij që i kullojnë gjak, kah qielli, Përcjell ngadalë-ngadalë hurmat e shfrimit E si është dendur bollshëm prej njerëzimit, Tash e njëzet qindvjeta, Një mërmërimë përfton prej buzëve të veta: “O njerëz, o njerëz, Si nuk u ngopët shqimit!”

KORIJEVE TË HËNËS Vilit e Gencit* Korijeve t’hënës pranga zverdh shkëlqimi, Grabisin hijet rrugën nëpër gjurmë; Shtrëngimi lëngon shpirtin tela e burmë, Gropat i qasen orës së padurimit. Në kupë të qiellit nata thërmon yjet, Lotë floriri tretën përmbi zalle E heshtjen pijnë në shekull kodra e male, Argjendin fshehin ujrat, currat, pyjet. Grykat i shtrijnë duart mbi sy t’Shenisë,** Drita nëpër gjak frymëmarrjen ndalë, Dhe muzat ngecin në terr të poezisë. Fërshëllimë e gjamë zatetin lemerinë, Hapsitë e natës vargjet i çojnë gjallë, Aty ku rrëmben vdekja përjetësinë. * Genc Lekës e Vilson Blloshmit, poetë martirë, ekzekutuar më 1977. ** A. Chenier: poet francez (1762-1794).

ÇURLIKON MOMENTI

NËNË TEREZA

Po lidhen rrugët me gardhe argjendi, Thyhet qelq i shpirtit çikë mbi asfalt, Monotone kënga që na vjen nga lart, Nëpër uj’ e mjegull çurlikon momenti.

Skeletet dergjen hijeve të agonisë, Plagët kullojnë tej kapërcyellit të mugët, Tamthat godasin fort kohën e rrugët, Shthurur çdo shtek djerrit të varfërisë.

Trishtimin veshin maja e pullaze, Currilat shtrydhin perden e tejdukshme, Notojnë gjethe vorbullave të ujshme, Ëndrra të blerta qendisur gjithë naze.

Në pellg të syve s’ endet pikë loti, Çerja që zverdh përkulet nën kumë, Hijet zatetin zgavrrat valë shkumë, E oqeanit skam çajnë n’zaje koti.

Kur qielli thyen ylberë nëpër rreze, Dhe godet zemra dhimbshëm mbi kristal E gjejmë veten mbyllur në një keze.

Klithma e mbytur leht’ e kip të zezën, Drita është larg diku pas shpinës së qiellit, Dhe zëri në përçart thërret Nënë Terezën” “Më jep forcë o Zot, ta shtyj tutje mandatën, plagët t’i thajmë me mrekullinë e këndellit, të dritës Sate hedhur përmbi natën.” ËNDRRA E BREGUT TJETËR Qafën e Llogarasë Kthesat e përdredhin Nga maja deri në breg, Ku valët kotën Në gjumin e plumbit të shkrirë. Padukshmërinë e hapave mbi rërë Gomonja fsheh, Pas qoshes së gurit në zemër, Ku lidhur rri Ëndrra e bregut tjetër. Pa pritur grushte uji Thyejnë pasqyrën e natës së kaltër, Eteri mbi vorbull klith, Qefinin e shkumës Heshtja për gryke ua lidh.

Mbas hapit të ujit që merr gjethe e fleta E nuk ka dredhë që rrugën me ia ndalë, Asgjë nuk kthehet, ndryshe s’ikën jeta.

NATË ILIRE Mbi Tarabosh shuen muzgu flakë e hire, Në terr përzihen të butat rreze hane E mbi liqe veç nji lundricë ardiane Heshtjen ia përkëdhel natës ilire. Qyteti fle i ndem në myshqe e fire, Lëkundet mbi shpinë të ujnave, ia kande, Malet të ulen shesh mbi zaje rane Presin si në andërr agimin e endire. Rozafa përmbi ujna feks kësaj nate, Lëpin me vravashka valët e prarueme, Valët që çohen shpejt si maja shpate. Mandej ngadalë me duert e saj të irnueme, Të bardhët gjinj letshëm i qet prej tisit, Që t’ia thëthijnë me et pinjojt’ e fisit.


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

33

Atë Bernardin Palaj dhe Eposi i Kreshnikëve

N

ë vitin 1983, më 20-22 tetor, zhvilloi punimet në Tiranë simpoziumi “Epika heroike legjendare shqiptare”, i organizuar nga Instituti i Kulturës Popullore i Akademisë së Shkencave të R. P. S. Shqipërisë, ku përveç studiuesve tanë morën pjesë edhe studiues nga Greqia, Italia, Franca, Rumania, Danimarka dhe Suedia. Edhe pse botuesit e komentuesit e parë të epikës heroike legjendare dhe zemrës së saj, ciklit të këngëve të kreshnikëve të Mujit e Halilit, ata që e mblodhën dhe i vunë themelet shkencore studimit të këtyre këngëve qenë françeskanët e mëdhenj, Atë Bernardin Palaj dhe Atë Donat Kurti, emrat e tyre nuk u përmendën. Dhe nuk kishte si të përmendeshin, sepse për shkencën socialiste të Republikës Demokratike të Shqipërisë, së pari, ishte blasfemi të përmendeshin emrat e dy françeskanëve “reaksionarë”, dhe së dyti, Atë Bernardini pati vdekur në burg, ku vuajti tortuarat më shnjerëzore dhe, si e lidhën në një podrum me tela të ndryshkur, e lanë të vdiste nga tetanozi dhe ende nuk i dihet varri; i dyti, Atë Donat Kurti, mbasi doli i gjallë prej burgjeve e kampeve të përqëndrimit, jetonte si një jeremi i braktisur në një kasolle në periferi të periferisë së qytetit të Shkodrës, në Zall të Kirit, ku edhe vdiq po atë vit. Kjo ka qenë demokracia dhe e drejta e fjalës së lirë, në të gjitha forumet tona shkencore. Por, mospërmendja, në ditët e sotme, e atyre që vunë themele në hulli të ndryshme të kulturës sonë të lë një shije të hidhur. Gjithsesi, mungesën e emrit të Atë Bernardinit në artikullin studimor të prof. dr. Agron Ficos “Eposi shqiptar dhe shkencëtari amerikan Albert B. Lord”, të botuar në “Illyria”, në nr.1641 dhe 1642, në të cilin është dhënë një listë e gjatë studiuesish tanë dhe të huaj, që kanë pasur si objekt studimi eposin tonë, më vjen mbarë ta quaj një “lapsus”, (aq më tepër, që në atë listë figuron emri i bashkëpunëtorit të tij, Atë Donat Kurti); mbasi sot të gjithë ata që merren me studimin e kësaj fushe e kanë mësuar këtë emër prej shkrimeve dhe librave të botuar për këtë personalitet “që hyn në rrethin e ngushtë të figurave madhore të kulturës sonë”. 1). Kur pati ardhur Albert B. Lord në Shqipëri, në vitin 1936-1937, dhe pati qëndruar për pak kohë për të mbledhur folk-

lor në viset tona të Veriut; “Frati – siç tregon Koliqi, që e pati vizituar atë në Palç të Merturit, në v. 1936 - më shtini në nji odë

Anton

ÇEFA të vogël e aty, mbi lëpizat e nji rafti të vjetër, më tregoi do turra letrash të zvërdhueme nga moti e tefterësh të trashë. Kangët …”.2). Palaj kishte vite e vite që punonte për mbledhjen e tyre. Nuk e di se kush e shoqëroi Lordin, por është afër mendësh që ndonjëri prej zhgunave

Atë Bernardin Palaj françeskanë, mos vetë Padër Bernardini. Epika jonë heroike legjendare u botua e plotë, për të parën herë, nga Palaj e Kurti, në “Visaret e Kombit, vëllimi II, në v. 1937, me titullin “Kangë kreshnikësh dhe Legjenda”. Deri atëherë ishin botuar vetëm rapsodi të veçanta. Për herë të parë, (siç shkruan edhe prof. dr. A. Fico, në artikullin në fjalë), qe botuar vetëm një fragment nga Gustav Meyer, në v. 1896, dhe një këngë e plotë nga Gaspër Jakova Merturi në një gramatikë të tijen, më 1904. Atë Bernardini pati botuar disa prej këngëve të kreshnikëve të mbledhura prej tij në “Hylli i Dritës”, në v. 1924. Merita e madhe e padiskutueshme e Palajt qëndron në faktin se ai, mbas një pune të gjatë për mbledhjen dhe

seleksionimin e këngëve, i dha atyre formën e një cikli të lidhur, formën e eposit, duke njësuar atë monument artistik të letërsisë sonë gojore, me të cilin kultura popullore shqiptare dhe, bashkë me të, identiteti, qenësia shpirtërore e kombit tonë, iu paraqitën botës shkencore për të na njohur dhe vlerësuar deri në epitetet më të larta. Me atë botim, eposi ynë u rendit krahas eposeve më të lashta. Në këtë drejtim, ai krahasohet me Gjeçovin në fushën e së drejtës zakonore. Jo vetëm kaq, ai është i pari që në “Hymjen”, nënshkruar edhe nga Kurti, dhe në “argumentet” sqaruese që ka vënë për secilën këngë, e komentoi atë, duke u vënë në themel të të gjitha studimeve të mëvonshme. Ndodhi siç ka ndodhur me botimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit të Gjeçovit, i cili u shoqërua me një parathënie të Atë Gjergj Fishtës, që ka mbetur ende sot studimi i parë burimor. 3). “Hymja” nuk është e gjatë, por prek në një mënyrë të habitshme të gjitha çështjet që ngren studimi i eposit, duke vënë për të gjitha problemet nga një gur themeli. Kështu trajtohen: origjina, tematika, mosha, psikologjia e heronjve, emrat e tyre, hapësira gjeografike, elementet strukturore të vargut, melodia e këngëve, lahuta, rapsodët, ata që kontribuan në mbledhjen e këngëve, metoda e ndjekur në formësimin e eposit si njësi e vëçantë folklorike, dhe ndonjë problem tjetër më anësor. Në “Visaret e Kombit”, prej mijëra këngësh të mbledhura, u botuan 342 këngë. I nxitur prej Gjeçovit, “i cili qysh me 1905 vuni në beh rininë françeskane përmbi ket visar të mshehun në popullin tonë”, 4) Palaj më 1919 filloi mbledhjen dhe koleksionimin sistematik dhe mbasi, bashkë me Kurtin, studiuan gjithë lëndën e mbledhur prej tyre dhe shokëve të tyre, (për mbledhjen e lëndës bashkëpunuan edhe françeskanët: Nikollë Dajçi, Bernard Llupi, Marin Sirdani, Simon Mikeli, Leonard Shajakaj, që mblodhën folklorin e Ljarjes dhe Shestanit, dhe Rrok Gurashi, që mblodhi folklorën e Bizës), u bindën se “populli ka ruejtë gjymtyrët e një eposi të vjetër, qi ka për protagonist Gjeto Basho Mujin, nji kreshnik të fuqishëm, të pathyeshëm e të pavdekshëm”, zgjodhën “rapsoditë më typike si për kah esthetika e gjuha, si për kah lidhnija me ciklin e kangve në fjalë” dhe e botuan në “Visaret


34

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008


JETA KATOLIKE

e Kombit”. Përzgjedhja e këngëve të ciklit mbi bazën e një numri të madh këngësh “me argument të njinjishëm” i dha mundësinë të sigurojnë njësinë ideoartistike të ciklit “pa pasë nevojë me e ba të randë e të mërzitshem botimin me përsërime.” Palaj e Kurti sqarojnë: “motërzimet e panjehuna të coptueme, të mangta e të zdeshuna prej veshës poetike na kanë dhanë rastin me pa evolucionin e bam gjatë moteve në gojë të kangtarvet, të cilët, tue mos pasë përpara sysh nji epos, por veç episoda të fortë, me nji gjenialitet primitiv kanë bashkuem e kanë da argumenta, kanë ndrruem e kanë shtuem emna, kanë bjerrë e gjymtue pjesë të randsishme.”. Kangët që nuk lidheshin me eposin, ata i botuan si pjesë e dytë e lëndës së botuar, me titullin “Legjenda”; dhe në “Hymje” u morën veças me “Këngët e kreshnikëve”. Duke u nisur nga një metodë e tillë pune, d. m. th. nga përzgjedhja e rapsodive më tipike dhe nga plotësimi i tyre me çka gjetën më të bukur ndër motërzimet me argumente të njëjta; ndonjë studiues, ndër të cilët Ernest Koliqi, e kritikoi Palajn për vënien dorë në tekstet e këngëve. Lidhur me këtë çështje, Koliqi, duke përmendur katër këngë, shkruan që ato u përpunuan prej Palajt: “Aj zgjidhte tekstin ma të mirë dhe me vargje të përshtatuna varjantesh e plotësonte, tue ndejë në frymë e në ligjrim të lahutarve, pa cenue n’asnji mënyrë vetvetishmënin gjenuine. Qindiste indin populluer me fije të ngjyrta marrë prej popullit. Ndërhymja e tij u përmbante gjithmonë në zgjedhjen e vargjeve të varjanteve.” 5). Studiues të tjerë nuk kanë pranuar mundësinë e përpunimit të rapsodive prej tyre. Po përmendi këtu Shaban Sinanin: “Palaj-Kurti . . . në parathënien ose në shënimet shpjeguese për përmbajtjen e tyre (argumentet), japin hollësira mbi teknikën e tejshkrimit të vargjeve dhe marrëdhëniet me subjektin bartës. Këto të dhëna heqin çdo dyshim mbi mundësinë e përpunimit të rapsodive prej tyre.” 6). Me logjikë të shëndoshë, mprehtësi dhe objektivitet shkencor është trajtuar realiteti tejet i mprehtë historik, që ka shërbyer si impuls i lindjes së këtij monumenti të pavdekshëm artistik dhe e ka plazmuar atë. “Mbas njij shqyrtimi të kujdesëshëm – thuhet në ‘Hymje’ – vehet re, se ndër kto kangë mshehet ndiesia për pamvarësi, pse gjithkund del në shesh lufta e fisevet shqiptare të blokut Mal i ZiShqipni kundra Slavit, qi tue kapërcyem Danubin, msyn qendrën e ktyne fiseve:

Jutbinën.”. Ndiesia për liri e pavarësi është një nga virtytet më të larta të fisnikërisë shpirtërore të shqiptarit, që e ka shoqëruar popullin tonë qysh kur ai u ngjiz si një realitet i veçantë etnik. Më poshtë rishtjellohet mendimi duke u përforcuar: në kto këngë “këndohet fuqia e një rrace rreth një njeriu, qi ka punë me zana shqiptare, kundra fiseve slave, qi duen me i dërmue trojet e tija; kështu qi mbas shpirtit të edave shqiptare asht pesonifikim i luftës ndërmjet rracash”. Studiuesit shqiptarë në kohën e diktaturës, në fillim i trajtuan këngët e kreshnikëve si “luftë për kullota”, siç e thekson Fico; por në simpoziumim që çekëm më lart, në v. 1983, u vu në bazë të interpretimeve hipoteza e Palajt. Kështu, mbajtësi i referatit kryesor në këtë simpozium ndërkombëtar, prof. Alfred Uçi, tha: “Epika legjendare është më tepër jehonë e

Rapsodit ma të bukurat si për kah vesha poetike, si për kah lidhnija e argumentit, këndohen ma fort në Curraj t’Epër, në Mertur e në Dukagjin” tërthortë epokash të historisë sesa kronikë ose anale e saj. Kështu, në të ndihet jehona e konfliktit etnik shqiptaro-sllav.” 7). Me modesti, bile në formën e një pyetjeje, jepet hipoteza, për të cilën autorët janë pothuajse të mbushur mendjet, kur i trajtojnë këngët tona legjendare të eposit si jehonë e kujtimeve të hershme të luftave iliro-shqiptare kundër mësymjeve sllave: “A mos kemi punë me nji qerthull (cikël) kangësh për rreth Trojës së rrenueme gjatë inondatave slave, që edhe mbas metamorfozës së fiseve ilirjane në slavizëm kanë ruejtë, sikurse ndër sa e sa doke, kujtimet e asaj kohe kreshnike?” 8). Më qartë se kaq nuk ka! Ka pra “një Trojë të rrenueme” nga sulmet e fiseve sllave, që është Jutbina, qendra e fiseve shqiptare, ka edhe kujtime të fiseve ilire të sllavizuara për luftën e tyre për të mbrojtur trojet e veta; kujtime që janë burimi i frymëzimit epik që lindi eposin tonë. Autorët vazhdojnë: “Kangët e Kreshnikvet këndohen vetëm ndër boshnjakë e hercegovinas, ndër malazezë, qi janë shqiptarët e djeshëm dhe ndër shqiptarë të veriut, asht mjaft symptomatik”. Dhe dihet ku të çojnë këto simptoma. Gjithsesi, autorët nuk u ngutën të japin një mendim të prerë, por e përfunduan këtë çështje kështu: “Mbas mendimit t’onë kësaj çashtjeje ka me mujtë me ju

|JANAR- MARS 2008

35

përgjegjë si të studjohet mirë ethnografija e këtyne fiseve, sigurisht ma të mbramet m’u sllavizue.” 9). Për psikologjinë e personazheve, që është psikologjia e maleve tona dhe e krejt trojeve tona, dhe që i ka munduar aq shumë studiuesit e huaj përkrahës të përkatësisë origjinale sllave, si Shmausin, etj.; autorët shprehen me qartësi: “Shpirti i rapsodive asht fjesht shqiptar, pse paraqet kjartë të gjitha karakteristikat e Shqiptarit e vetëm të Shqiptarit: besa e zanavet, e orvet dhe e kreshnikvet: burrnija e trimnija e tyne edhe me anmiq: me Slavë, bestytnit e popullit t’onë, doket, miku, dashtnija e ndera e familjes, trimnija e ndera e gravet etj., shprehen ndër kangë në mënyrë të gjallë, e janë ngjyrat e ndryshme, me të cilat rapsodët e malevet t’ona paraqesin fytyrat e herojvet në duel.”. Ose: kangët e kreshnikvet “janë shprehja ma e gjallë e shumë ndiesive bujare e përfytyrimi typik i fizionomis së kombit t’onë.” Në vazhdim, duke bërë fjalë për emrat e personazheve dhe të vendeve, mbasi thuhet se emrat myslimanë nuk paraqesin në vetvete ndonjë rëndësi, sepse “ato ndrrojnë simbas vendit ku këndohen, simbas personës, qi i këndon e simbas kohës. Sa ma afër nesh, aq ma emna të rij pashallarësh e agësh, e pra argumenti asht i njinjishëm me kangët ma të hershmet”; theksohet fakti se janë domethënës ato emra qi “na bajnë me mendue për një kohë ilirjane në luftë me inondatat slave”. Dhe jepet edhe një listë e tyre: Gjeto Basho Muji, Zuku, Basho Jona, Balozi, Behuri, Hasapi, Budi i Talit, Ajkuna, Rushja, Tanusha, Paji, Frashi i Marjanit, Gavrri, Kreshti, Agër Isvano-i, Kotuzi, Galani, Patusha, etj., Kotorri, Lugjet e Verdha, Kunora e Bjeshkës, Tuna, Jutbina, Krahina, Budina, Zahara, Bjeshka e That etj. 10). Mbasi përmenden rapsodët dhe thuhet “rapsodit ma të bukurat si për kah vesha poetike, si për kah lidhnija e argumentit, këndohen ma fort në Curraj t’Epër, në Mertur e në Dukagjin”, përshkruhet lahuta, e vetmja vegël muzikore që shoqëron rapsoditë e kreshnikëve. Jepet edhe ky sqarim: “I përgjigjet lahutës etjope, e cila ndryshon veç në trajtë katrandshe.” 11). Për melodinë, elementin e qenësishëm të këngës, shkruhet: “Kanga me të cilën përcillen rreshtat, asht fare e thjeshtë e gjithmonë melankolike. Në setcillin mbarim rreshti këputet me nji cezurë të gjatë, qi ka lidhni me rreshtin, qi vjen. Jonja ndrron pak a shum si mbas kangtarit.”. Dhe për vargun, që në këngë lidhet


36

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

domosdoshmërisht me muzikën: “Mbas rithmit muzikuer të gjitha kangët e lahutës këndohen pa përjashtim dhetë rrokshe; me sa në deklamacjon dalin 9 – 10 rrokshe përzie shpesh me 7 – 8 rrokshe. Kangtari rrokjet i plotson tue përsritë fjalë, a tue shtue nji tha a kqyr, a tue shti ndërmjet bashktinglloresh a në mbarim të fjalve ndoi e të ngultë si b. f. pevetë, këndon, dhan-e, sot-e, mjesnat-e.” 12). * * * Në fund të “Hymjes”, e cila i kushtohet vetëm Eposit të Kreshnikëve, jepet përmbajtja e tij. * * * Jeta e Atë Bernardinit është e thjeshtë, një jëtë e njëmendësuar në dy misione, të cilave iu përkushtua dhe ku la gjurmë të pashlyeshme: misionit qiellor, si bari shpirtëror i popullit, të cilit i përkiste: malësorëve të Veriut; dhe misionit tokësor, si punëtor i palodhur i kulturës së kombit të tij, të cilin e dashuronte dhe për të cilin krenohej. Malësorët tanë të urtë që e deshën dhe e ndoqën në misionin shpirtëror dhe që e ndihmuan në misionin e tij atdhetar, ata që dinë të përcaktojnë aq bukur e mirë, me mend e me zemër, e quajtën shkurt: “Frati i kangve”, një sintagëm simbiozë e dy misioneve të jetës së tij të thjeshtë e të frytshme. Frati i këngëve lindi në Shkodër më 2 tetor 1894. 13). Prindët e tij, Gjon Palaj e Marte Dedja kishin zbritur nga Shllaku për një jetë më të mirë. Mbasi kreu mësimet në liceun françeskan “Illyricum” të Shkodrës, kreu studimet e larta në Austri (Salcburg) dhe mori laurën për filozofi e teologji në Insbruk, ku ndoqi edhe kurset universitare në Fakultetin Shtetëror të Letërsisë, u kthye në atdhe. U emërua profesor i gjuhës greqishte e latinishte në Liceun Françeskan. Përveç gjuhëve klasike, njihte mirë gjermanishten dhe italishten. I qe bashkuar Urdhërit Françeskan në v. 1911 dhe, në v. 1918, u shugurua meshtar. Shërbei si famullitar në vise të ndryshme të Dioçezit të Pultit e të Rubikut. Më 1923, së bashku me Mjedjen, Fishtën, Harapin, Prennushin, Gurakuqin boton gazetën “Ora e Maleve” në Shkodër. Që në v. 1920, fillon të bashkëpunojë me “Hyllin e Dritës”, ku më 1924 boton disa nga këngët e kreshnikëve, që kishte mbledhur nga goja e popullit të maleve. Në v. 1940, mori pjesë në Kongresin e Studimeve Shqiptare në Tiranë dhe qe anëtar i Insitutit të Studimeve Shqiptare, që doli nga ai Kongres, përkrah ajkës kulturore shkencore e artistike të kohës:

Aleksandër Xhuvanit, Eqrem Çabejt, Atë Anton Harapit, Mustafa Merlika Krujës, Xhevat Korës, Vangjel Koçës, Dhimitër Beratit, Ekrem Vlorës, Atë Guiseppe Valentinit, Dom Lazër Shantojës, Kolë Ashtës, Lasgush Poradecit, Ethem Haxhiademit, Karl Gurakuqit, Anton Palucës, etj., nën drejtimin e Ernest Koliqit. Në kuadër të këtij Instituti, bashkëpunoi në botimin e vëllimeve të mëdha: “Studime e Tekste”, së bashku me Valentinin, Ernesto Cozzin, etj. Vdiq në burg në v. 1947, në moshën 53 vjeçare. * * * Veçantia e personalitetit të tij krijues qëndron në faktin se kudo ku vuri dorë la gjurmën e vet origjinale dhe me vlerë të lartë. Në letërsi, është autor i disa poemave: “Valët e një shpirti” (1533 vargje), “Varreve të flamurit”, “Kuq e Zi”, “Ndërmjet Shën Gjergjave-Novelë ilire” (1184 vargje), “Kah nata e vetme”, “Moska e Alkazari”. Për majat e larta të artit, ku ka arritur në këto vepra, Cordignano e ka cilësuar si “poet gjenial, kritik dhe estet i hollë”; Koliqi: “Palaj mbetet për gjanësi përftimi poetik dhe fuqi skalitjeje shprehjesh nji ndër shkrimtarë të vjetve Tridhetë qi e nxorën letërsinë shqipe nga nji gjendje amtije shkaktue prej monotonis së nji thematike tepër të shfrytzueme.”; Zef Simoni: “Poet i fuqishëm, mbas Fishtës”; Zef Pllumi: “Pionier i poezisë moderne shqipe”. Vepra letrare e tij nuk është botuar ende e plotë. Në v. 1969, autorja italiane Angela Cirrincione ka botuar në Romë, në italisht dhe shqip, vëllimin “Opere Volume I Poesie”, (me 314 f). Vëllimin e dytë me përmbledhjen e prozave nuk e ka botuar ende. Revista “Hylli i Dritës”, nr. 1 i këtij viti, ka njoftuar që biblioteka françeskane “At Gjergj Fishta” ka botuar librin “Bernardin Palaj – Vepra”, por nuk na ka rënë në dorë për të thënë diçka. Koliqi e ka cilësuar prozën e Palajt: “nëpër nji kontrapunkt muzikuer me kumbime vagnerjane … përshkohet nga një valë jonesh njohëse por gjithënji me hijeshi burrnore qi të kujton s’largu tingullimin e motiveve të lahutarvet”. Ai e inkuadron Palajn në Shkollën Letrare të Françeskanëve, përkrah Gjeçovit, Fishtës, Prennushit, Harapit, Rrotës, Kurtit, Sirdanit. Pipa e ka cilësuar kështu nivelin e lartë mjeshtëror të Palajt si shkrimtar: “Palaj e pati ngritur të shkruemit në sferat ma të nalta të artit”. Lidhur me gjuhën e Palajt, Çapaliku është shprehur: “Në rreth 50 botimet në libra e në revista Palaj, na shfaqet si

shkrimtar korpusesh, që e përdori gjuhën shqipe me të gjitha teknikat e saj shprehëse”. Dhe, në një rast tjetër, “Është gjuha e eruditit që në udhëkryqin e kulturave të huaja (greke, latine, arabe, persiane, egjiptiane, etiopiane, italiane, gjermane) ku u përshkua, mbajti ndezur sinjalet iliro-shqiptare.” Palaj në të gjitha shkrimet e tij, letrare apo shkencore, i ka kushtuar një vëmendje të përkujdesshme fjalës, duke e peshuar mirë atë në disa drejtime. Ai ka synuar pastërtinë e fjalës, pasurinë e fjalorit, hijeshinë, etj. “Palaj i përdori gjerësisht si shkrimtar dhe i shpjegoi imtësisht si leksikograf, fjalët e rralla, përmes fusnotave të shpeshta, në të cilat shënoi edhe zonën ku ndeshej fjala apo shprehja perlë. Plot 120 njësi leksikore, përdorur dhe shpjeguar nga Palaj janë ende të virgjëra edhe sot e kësaj dite”, mbasi nuk figurojnë në asnjërin prej fjalorëve tanë të botuar deri tani.” Në fushën e muzikës, Palaj, siç na e ka dhënë studiuesi e poeti Alfred Çapaliku, duke qëndruar “ në prerjen e artë të letrarit dhe të muzikantit të pajisur me kulturë klasike dhe moderne . . . qe i kompletuar me tri cilësitë kryesore, që i japin jetë një kënge: shkruante tekstin, kompozonte dhe po vetë interpretonte”. Dhe për më tepër ai e ka shfaqur veten edhe si muzikolog ndër disa studime të kësaj natyre. Autori i mësipërm përmed dy kompozime të Palajt: “Flamurit”, me të cilën u paraqit në konkursin e shpallur për himnin kombëtar, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, dhe “Vaji i bylbylit”, me të cilin i bënte jehonë gjendjes së rëndë të Shqipërisë nën pushtimin fashist. Për t’u kujtuar këtu janë komentet muzikore të poemit dramatik të Fishtës “Shqyptarja e qytetnueme”. Si etnograf, vlerësuar nga albanologia ruse si “mitologu më i mirë i shqiptarëve”, ai ka mbledhur, studiuar dhe komentuar lëndë të shumtë mitologjike, doke e zakone kanunore, rite e legjenda, bestytni, etj. Gjithsesi, ajo që i jep kryevendin pranë vatrës së kulturës e të artit kombëtar, është pa dyshim mbledhja, studimi dhe botimi i Këngëve të Kreshnikëve dhe fakti që nuk i takon vetëm prioriteti i botimit të plotë, dhe i trajtimit të këngëve të kreshnikëve të Mujit e Halilit si një epos i veçantë, por edhe prioriteti i shpjegimit të çështjeve kyçe që përmban eposi ynë, duke filluar me origjinalitetin shqiptar të tij.


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

37

Kisha katolike thyen asnjanësinë Nga Alma Mile Faktet për mbështetjen e kishës katolike ndaj hebrejve në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Selia e Shenjtë kishte shpallur qëndrimin neutral ndaj palëve në luftë. Dëshmitë e priftit katolik Dom Nikë Ukgjini Popullsia hebreje në Shqipëri nuk pati të njëjtin fat si në vende të tjera të Evropës, apo në vendet fqinje ballkanike. Në “Ditën e Kujtesës”, më 27 janar, Senati Francez e quan “betejë në mbrojtje të nderit të njeriut” atë që Shqipëria ka bërë për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nder që në Shqipëri nuk e mbrojti vetëm politika dhe njerëzit e thjeshtë, por edhe Kisha Katolike e parë me shumë dyshime për rolin e saj si përkrahëse e nazizmit. Dom Nik Ukgjini, docent në Institutin Filozofik dhe Teologjik në Shkodër, sjell fakte konkrete që provojnë mbështetjen që krerët e kishës katolike u kanë dhënë hebrejve në Shqipëri. Fakte të cilat prifti i kryedioqezës së Dr. Dom NIKË UKGJINI Shkodrës do të paraqesë në konferencën “Dinjiteti i njeriut - Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë viteve 1933-1944”, që mbahet më 27 janar në Paris, në Pallatin e Luksemburgut, me mbështetjen e senatorit Bernard Fournier dhe ambasadorit shqiptar, Ylljet Aliçkaj. Për Dom Nikën megjithë vëmendjen që shkencat

shqiptare dhe të huaja i kanë kushtuar kësaj çështjeje, ka mbetur i pandriçuar qartë qëndrimi i Kishës katolike në Shqipëri ndaj çështjes së popullit hebre në pikun e përndjekjes dhe holokaustit të shkaktuar nga nazizmi gjerman. Arkivat e Vatikanit dhe të Arkivit Qëndror Shtetëror kanë qenë dy burimet bazë të mbledhjes së materialit për të shtjelluar këtë temë. Në ndihmë i vijnë relacionet e të ngarkuarit të Selisë së Shenjtë në Shqipëri në vitet 1938-1945, Mons. Leone G.B. Nigris, ku kuptohet qartazi pozicionimi i Kishës katolike në Shqipëri. “Në shkrimet e tij Nigris flet për raste të shumta, në të cilat del në mbrojtje të njerëzve, të italianëve, gjermanëve, misionarëve të huaj, por mbi të gjitha të hebrejve. Gjatë viteve të pushtimeve, në emër të Selisë së Shenjtë (Vatikanit), dialogonte me të gjitha qeveritë, si italiane (fashiste), gjermane (naziste), si dhe regjencën shqiptare, duke iu përshtatur rrethanave të krijuara e duke ndërhyrë atëherë kur rrezikohej jeta e njeriut, pa kërkuar të bëjë dallime”, - thotë Dom Nika. Ndihma që Nigris u ka dhënë hebrejve ishte konkrete, në këshilla, ndërhyrje pranë autoriteteve dhe në para. Një ndër këto raste është ai i 29 prillit të vitit 1944 në Shkodër ku u arrestuan 14 hebrej me pretekstin se “ishte zbuluar një komplot komunist për të

THE NEW ROYAL REGENCY HOTEL

Jemi të specializuar për dasmat dhe ceremonitë shqiptare!

Stafi i specializuar shqiptar në shërbimin Tuaj! Salla e Kristaltë - 350 persona • Salla e Diamantit - 500 persona

(914) 476-6200 Ext. 329 or 330

165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710 Lokali është shumë afër jush! Lokali gjindet : 10 min nga Bronx-i, 10 min prej Kishës së re Shqiptare, 10 min. nga Connecticut, 20 min. nga Manhattani, 20 min. nga New Jersey, ...


38

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

hedhur në erë katedralen dhe të fajësonin gjermanët, të cilët kishin pranuar se paguheshin nga hebrejtë e ardhur prej Kosovës”. Një rast tjetër është ai i arrestimit në Tiranë të 4 hebrejve, mes të cilëve edhe rabini Leo Thur, të cilit i bënin presion për të treguar emra e adresa hebrejsh të arsimuar. Ishte ndërhyrja e Nigris pranë zv/sekretarit të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrin e Legatës Gjermane, që çoi në lirimin e tyre. Nga arkivat dalin raste të tjera ndërhyrjesh e rekomandimesh nga ana e Nigris, apo Arqipeshkvit të Shkodrës, Mons. Gaspër Thaçi. Sipas Dom Nikës edhe klerikë të thjeshtë kanë ndihmuar në çështjen hebreje. Ai përmend bisedimet e Atë Anton Harapit me gjeneralin Fistum në shtator të vitit 1943, për mbrojtjen e qytetarëve hebrej. Po ashtu, është bërë i njohur rasti i mbrojtjes së albanologut Norbert Jokl nga At Gjergj Fishta. (Për çështjen e Joklit, i arrestuar më 4 mars 1942 përmendet një tjetër emër i shquar, por jo i kishës katolike, Ernest Koliqi, atëherë ministër arsimi, i cili i dërgoi një letër gjeneralit Gianni, që të mund të ndërhynte tek Rajhu në Berlin). Një gjë e tillë ndodhte kur Kisha Katolike ishte pozicionuar neutrale ndaj palëve në Luftë. “Deri në momentin e fundit, Papa Piu XII, u mundua në çdo mënyrë që ta ndalte shpërthimin e luftës. Në këtë drejtim ishin dhe bisedimet e tij me Hitlerin, në fillim të majit të vitit 1939, të cilat mjerisht dështuan. Hitleri duke përdorur moton “njeriu-zot”, apo “ose jemi të krishterë, ose gjermanë”, hapi shtigje për të filluar luftën, dhe një nga synimet ishte që të shkatërronte kishën katolike dhe hebraizmin, siç theksohej në kronikat e tij. Papa Piu XII si kreu i kishës katolike në botë, nuk mund të bënte tjetër veçse të pozicionohej neutral ndaj shteteve në luftë. Po të njëjtin pozicionim kërkoi që të mbanin edhe mëkëmbësit e tij të shpërndarë në disa vende evropiane”,- thotë Dom Nikë Ukgjini.

JAGODA REALTY CO. • APARTMENT RENTALS • PROPERTY MANAGEMENT • Mark Perlleshi Mhill Perlleshi TEL. (718) 655-3500/02 748 Astor Avenue FAX. (718) 655-3630 Bronx, New York

Darkë për grumbullimin e Fondeve për Katedralën Nënë Tereza në Prishtinë dhe Kremtimin e Pavarësisë së Kosovës

Ftojmë të gjithë shqiptarët në ketë mbrëmje të madhe, për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë dhe t’i urojmë shtetit të Kosovës jetë të gjatë dhe suksese.

We invite all Albanians and friends to be part of this great event to help build the beautiful Mother Teresa Cathedral and to wish a long and successful life to the new country Kosova.

E dielë 25 Maj, 2008 6:00pm WESTCHESTER COUNTY CENTER 198 Central Avenue | White Plains, NY 10606 $150 për person | Checks payable to Our Lady of Shkodra Prishtina Cathedral Fund Për rezervim të vendeve dhe Informacione kontaktoni: Majrjan Cubi: 914-457-0460 | Lekë Përlleshi: 646-220-1222 | Ismer Mjeku: 718-584-1620 Zef Balaj - Office: 917-337-1753 | Mark Shkreli: 718-654-0736


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

39

Prizre ni qytet muze Përcaktimi i Therandës antike, në Prizren apo në afërsi të tij, bënë që, që nga koha e hershme antike të trashëgohen pak a shumë shënime historike e objekte të kulturës materiale, siç është Vrapuesja e Prizrenit, që gjendet në Muzeun e Londrës (Angli) dhe Cjapi i Bronzit, në Muzeun e Vranjës (Serbi)

Frrok Kristaj Të gjithë ata që e kanë vizituar qytetin e Prizrenit së paku një herë, e kanë përjetuar gurgullimën e lumit, ujin e Shatërvanit, bukurinë e Kalasë, rrugët me kalldrëm, trokëllimën e nallaneve prej druri, djathin e Sharrit... Prizreni deri në vitin 1949 ishte kryeqyteti i Kosovës. Në vitin 1949 serbit Predrag Ajtiq, i është kujtuar se kufiri shtetëror ishte afër kryeqytetit dhe kishte propozuar që t’i merret epiteti i kryeqytetit dhe kështu ishte vendosur që kryeqyteti i Kosovës të bartej në Prishtinë. Pos të kaluarës historike dhe trashëgimisë kulturore, e cila cilësohet si më e pasura në vend, pozita e volitshme gjeografike, klima dhe burimet e ujit, janë elemente të rëndësishme për Prizrenin. I njohur si qyteti më i lashtë i Kosovës, është quajtur ndryshe edhe Venediku i Jugut, apo Raguza (Dubrovniku) e pjesës kontinentale të Ballkanit. Prizreni posedon një numër të madh objektesh me vlerë të kulturës materiale, e

Konkatedralja e Prizrenit

cila është dëshmia më e sigurt për nismën e hershme dhe zhvillimin e jetës në hapësirën urbane të qytetit. Sipas hulumtimeve të fundit, 1992-1994, thuhet se kompleksi arkeologjik Kështjella e Epërme dhe Manastiri i Kryeengjujve, që gjenden në Kompleksin memorial “Gryka e Bizhtricës”, i takojnë periudhës së eneolit.

Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike, është qytet i lashtë historik që shtrihet brigjeve të Bizhtricës, nën shpatijet pitoreske të Maleve të Sharrit. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetet më të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Emrin (në varianta të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 pr. Kr.). Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda, gjashtë kilometra në veri të Prizrenit të tashëm (Therandë, Petrizen (ndeshet te kronisti dhe historiani bizantin Prokopi (565), Prizdrijana, Peneropolis, Praeserem, Prisrenensis (nga korrespondenca së Papës Inocenti

III (1198-1216) me ipeshkvin katolik, kohë kjo kur në këtë qytet ekzistonin disa kisha katolike, nga të cilat dallohej ajo e Shën Marisë dhe e Shën Prenës), Pri-zna, Prizrenum, Pre-sarin (rreth vitit 1349 kur disa kuadro të këtij qyteti vepruan ne qendrat bregdetare, si muzikanti trombetist, që veproi në Raguzë e po në atë kohë në Raguzë veproi edhe mjeku i parë nga viset e tashme të Kosovës prizrenasi Milicinus de Presarin, pastaj në vitet e nëntëdhjeta të shekullit XIV, në Korçullë veproi mjeshtri i njohur i arkitekturës Gjon Gjergji e kështu me radhë), Pri-sareno, Prisdianis (10181020) si dioqezë e Arqipeshkëvisë së Ohrit, Prisdiana kur ishte bërë qendër e kryengritjes që i ishte drejtuar kundër pushtetit të perandorit bizantin Mihajlit VII Duka (1071-1078), Pri-zirendi, Pre-zren, Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Priserand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni. Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit (deri në shekullin XIII). Ndërkaq, në vitin 1455 ra nën sundimin e Perandorisë Otomane. Ndaj monumentet e shumta e të begatshme të kulturave të lashta janë dëshmitare të kaluarës së pasur të Prizrenit, i cili edhe me të drejtë njihet si qytet - muze. I nënshtruar lëvizjeve të mëdha shoqërore gjatë periudhave të caktuara kohore, Prizreni përjeton dhe baticat e zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor. Shënimet historike flasin se lulëzimin më të madh të zhvillimit Prizreni e kishte përjetuar gjatë shekullit XIV dhe XIX, kur njihej si qendër


40

JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

Kosovës nga folkloristi i njohur Qamil Haxhihasani, ku ndër të tjera thuhet se Skënderbeu kishte mbledhur gurë shpative të Hasit te Drini i Bardhë me të cilët e kishte meremetuar Kalanë e Prizrenit.

tregtare, fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit, çka dëshmon edhe prania e më se 65 permendoreve historike të patundshme dhe mbi 600 të tjerave të lëvizshme.

Vrapuesja e Prizrenit Koha e saktë e themelimit të qytetit nuk është përcaktuar deri më tash. Vendosja e qytetit antik Theranda në hapësirën e tanishme të Prizrenit është paksa e diskutueshme. Arkeologët sugjerojnë se ky qytet antik duhet të kërkohet diku në Tarazhdë, në drejtim të fshatit Korishë, ose në rrethinën e Suharekës. Pa marrë parasysh përcaktimin e Therandës antike, në Prizren apo në afërsinë e tij, nga koha e hershme antike u trashëguan pak a shumë shënime historike dhe objekte të kulturës materiale, siç është Vrapuesja e Prizrenit, që gjendet në Muzeun e Londrës në Angli dhe Cjapi i Bronzit, që gjendet në Muzeun e Vranjës në Serbi. Për Vrapuesen e Prizrenit, shënimet tregojnë se është e punuar në bronz, se është gjetur në Prizren dhe se i takon shekullit V para Krishtit. Ndërkaq, figura e cjapit është gjetur në rrethinën e ngushtë të Prizrenit, përkatësisht në Kompleksin e Jaglenicës, ku dikur ishte një urë, që tanimë nuk ekziston, e cila ka qenë mbi përrockën Jaglenica, që formohej (përrocka) nga ujërat që rrjedhin nga Koxhaballkani dhe rrënjëzat të tij të quajtur Pusnica. Po të pranohet se Prizreni nuk është Theranda antike, atëherë shtrohet pyetja se çka ka qenë Prizreni në antikë, pasi që në hapësirën urbane të qytetit kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë mbeturitë e objekteve veprimare dhe sekondare të një vendbanimi të lashtë, të organizuara dhe të urbanizuara. Për këtë dëshmojnë: Gërmadhat e periudhës romake, të zbuluara në vitin 1964 (pastaj të mbuluara) në rrugën “Ali Skënderi”, përballë godinës së palestrës për fiskulturë të Gjimnazit “Gjon Buzuku”, bazilika në lokacionin e tanishëm të kishës “Shën Prenja”, muret e periudhës romake te Sahat Kulla, të shndërruara në hamam në mesin e shekullit XVIII (një prej mureve të tilla gjendet në anën e majtë nga hyrja e tanishme në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit), ara (monumentvotiv) e shekullit II-III, e zbuluar në rrugën “Çlirimi i popullit”, më 1976, gjatë hapjes së themeleve të një shtëpie, stellat (monumentembivarrore) e shumta të periudhës romake, pastaj në vitin 1958 epigrafi i mirënjohur dalmatin i Martin Gabriçeviq, që ka evidencuar 18 stella në lokacionet e ndryshme të qytetit, ndërsa në vitin 1979 u gjetën edhe katër sosh, që u vendosën në Muzeun Arkeologjik të qytetit, Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, e kështu me radhë. Nga këto fakte mund të konkludohet se

OBJEKTET KRYESORE TË TRASHËGIMISË KULTURORE

lashtësia urbane e Prizrenit bie në shekullin III e bile edhe më herët. Sipas hulumtimeve të fundit arkeologjike (1992-1994), rezulton se Manastiri i Kryeengjujve, që gjendet në Kompleksin Arkeologjik dhe Kështjella e Epërme, i takojnë periudhës eneolite, përkatësisht 3000 vjet para Krishtit. Do përmendur se Prizreni, sipas Millan Shufllajt, rreth vitit 1375 udhëheqej nga Balshajt, të cilët në Prizren e kishin ipeshkvin katolik Imzot Johannis. Si dëshmi mbi administrimin e Prizrenit nga Balshajt është edhe varri i Strazimir Balshës në Manastirin e Kryeengjujve në Prizren. Pas sulmeve osmane Balshajt e humbin kontrollin në këto anë (1385). Po ashtu, rrethina e Prizrenit, sidomos Hasi, konsiderohen edhe si vendlindje e Gjergj Gjon Kastriotit - Skënderbeut. Kjo dëshmohet nga shumë fakte e ndër to janë edhe tregimet popullore të mbledhura në viset e

Objektet e palëvizshme të Prizrenit ndahen në Kompleksin memorial të Grykës së Bizhtricës (Ura e Gurit, pastaj Ura e vjetër e Gurit në Kërëk-bunar, Manastiri i Kryeengjëjve, Kështjella e Epërm (Kalaja e Çikave), Hidroelektrana “Prizrenasja”, e të tjera. Kompleksi permendor “Marashi”, Kompleksi monumental i Lidhjes së Prizrenit, Kalaja e Prizrenit, Kompleksi i permendoreve në Nënkala, Kompleksi i Potokmëhallës dhe Pantelia (Bunarllëku, Bogosllovia, Kisha e Shën Gjergjit, Xhamia e Sofi Sinan - pashës, Shatërvani i Prizrenit, Kisha ortodokse e Shën Gjergjit, Asketorja e Shën Nikollës, Kisha e Shën Shpëtimtarit (Shëlbuesit), Hamami i Gazi Mehmed - pashës (Bajrakli xhamia), Xhamia e Emin - pashës, Xhamia e Saraçhanes (Kukli begut), Minarja e Arasta xhamisë, Përmendorja e dhjetë patriotëve të varur, Xhamia e Myderrizit, Xhamia e Suzi Çelebisë, Namazxhahxhamia (Kërëk xhamia), Kisha e Shën Prenës (katolike), Kisha e Shën Prenës apo Paraskieja, që vjen nga greqishtja e që do të thotë Shën Prene (ortodokse sllavo-serbe) e shndërruar në xhami, që u quajt Xhuma xhamia (xhuma do të thotë e prene), Xhamia e Mustafë - pashës, Sahat-kulla, Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit dhe Konkatedralja e Zonjes Ndihmëtare Ordinariati Ipeshkvor i Kosovës. Ndërkaq, objektet reprezentative të arkitekturës folklorike të Prizrenit janë: Shtëpia e Musa Shehzades, Shtëpitë e Sarajit, ato të sheh Hasanit, të Shuaup Pashës, të Ismet Sokolit e të Adem Agës.


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

41

Pagëzime Franca G. J. M. Deljevic Prindër: Zef & Jannoyna Deljevic Kumbarë: Umberto Carenza & Alessandra Sarro Elizabeth Isabella Balbona Prindër: Vasel & Ana Balbona Kumbarë: Albert & Shpresa Marvukaj Daniel Dedvukaj Prindër: Alex & Margarita Dedvukaj Kumbarë: Stephen & Liza Kalaj Izabella Dedvukaj Prindër: Nickolaus & Liza Dedvukaj Kumbarë: Nik & Gina Dedvukaj Angelina Hysaj Prindër: Gjek & Mirela Hysaj Kumbarë: Nike & Eva Lumaj Isabella Hysaj Prindër: Gjoka & Vojsava Hysaj Kumbarë: Mark & Valentina Pepaj Mailinda Ljucovic Prindër: Marko & Liljana Ljucovic Kumbar: Zef Deljevic Laureta Lukic Prindër: Djerdja & Vesna Lukic Kumbarë: Alex & Persa Lukic Anthony Noah Gjuraj Prindër: Adrian & Irena Gjuraj Kumbarë: Leonard & Ela Doci Isabel Cula Prindër: Veselin & Vera Cula Kumbarë: Dode & Kristina Ujkaj

Claudia Nicole Lusha Prindër: Mario & Vera Lusha Kumberë: Elis & Drane Lusha Alissa Mili Prindër: Nike & Kristina Mili Kumberë: Ndoc & Rina Luli Sean Anthony Kocovic Prindër: Eddie & Ana Kocovic Kumberë: Mark & Roberta Gjonaj Lorena Zoja Pergjoni Prindër: Nikolle & Pashke Pergjini Kumberë: Anton & Josefina Berisha Luka Nikolla Uljaj Prindër: Nikol & Ljindita Uljaj Kumbarë: Kanto & Vera Camaj

Teresa Kalaj Prindër: Gasper & Marijeta Kalaj Kumbarë: Andrew & Jonida Tonaj Kol Plumaj Prindër: Fran & Dijana Plumaj Kumbar: Gjon Lekocaj

Nicholas Wilson Vataj Prindër: Vilson & Lisa Vataj Kumbarë: Pashk Lleshaj & Ellen McCullom Monika Camaj Prindër: Jak & Mariana Camaj Kumbarë: Nik & Age Curanaj Daniela Nicole Gojani Prindër: Veton & Tonya Gojani Kumbarë: Gjoke & Prene Martini Lucas Nrec Kamberi Prindër: Krist & Maria Kamberi Kumbarë: Paul & Diana Berisha

Agron Ujkaj Prindër: Anton & Teuta Ujkaj Kumbarë: Anthony & Maria Camaj

Ivana Lala Prindër: Ilir & Fatmira lala Kumbarë: Fitimtar & Christina Lala

Shpresa Vataj Prindër: Vilson & Valentina Vataj Kumbarë: Luigj & Age Drejaj

Agron Don Lucaj Prindër: Don & Gjusta Lucaj Kumbarë: Nuo & Angelina Dedivani

Juliana Bojaj Prindër: Mark & Liza Bojaj Kumbarë: Villson & Diana Dushaj

Lorenzo Paloka

Arianna Marina Rama Prindër: Ibush & Rossana Rama Kumbarë: Philip Lenge Jr. & Tracy Rodgers

Enzo Smajlaj Prindër: Zef & Flora Smajlaj Kumbarë: Augustin & Enkelida Preldakaj

Mentor Berisha Prindër: Gjon & Violeta Berisha Kumbarë: Mark & Leonora Curanaj

Tommy Nilaj Prindër: Gjon & Marjete Nilaj Kumbarë: Tom & Mirlanda Gecaj

Prindër: Marsel & Alda Paloka Kumbarë: Petrit & Elisa Staka Mark Prelaj Prindër: Artan & Jorida Prelaj Kumbar: Anton kalaj Saranda Rexha Prindër: Alfred & Besmira Rexha Kumbarë: Filip & Violca Gega

Klodian Narkaj Prindër: Mirash & Pranvera Narkaj Kumbarë: Nush & Linda Rudaj Elvis Nikollaj Prindër: Edmond & Ardiane Nikollaj Kumbarë: Alex & Aide Gjoni

10 vjet me profesionalizëm i shërbejmë komunitetit tonë! Mbi 2000 lloj ftesash për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare! Tel. 718-584-1620 Fax. 718-584-1228 2322 Arthur Avenue, Suite 9 &10, Bronx, NY 10458

www.albanianinvitations.com


42

JETA KATOLIKE

| KORRIK - SHTATOR 2007

Kurorëzime Alex Merturi me Antigona Dedaj Më 5 Janar 2008 Hila Jankovic me Lidija Dushaj Më 19anar 2008 Dura Stanovic me Ardiane Bituku Më 20 Janar 2008 Thomas Perpepaj me Kristina Pjetergjokaj Më 26 Janar 2008 Edmond Gjuraj me Shaqe Preldakaj Më 26 Janar 2008

In Memoriam Ljubic Curanovic, 64-vjeç Vdiq më 1 Janar 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Dila Lleshaj, 82-vjeç Vdiq më 5 Janar 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Luc Ujkaj, 81-vjeç Vdiq më 12 Janar 2008 U varros në varrezat “Ferncliff ” në New York Maria Gjokaj, 58-vjeç Vdiq më 12 Shkurt 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Lena Kocaj, 61-vjeç Vdiq më 20 Shkurt 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Deda Shkreli, 55-vjeç Vdiq më 2 Mars 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Mato catalic me Esmeralde Simoni Më 27 Janar 2008

Lula Suta Bucaj, 105-vjeç Vdiq më 11 Mars 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Anton Berisha me Nora Balaj Më 2 Shkurt 2008

Prena Lleshi, 90-vjeç Vdiq më 14 Mars 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Alfred Vuktilaj me Jehona Gjevukaj Më 3 Shkurt 2008 John Saljanin me Mary Gjonaj Më 29 Mars 2008

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Pushofshin në paqë!


JETA KATOLIKE

|JANAR- MARS 2008

FARENGA BROS.INC. Funeral Homes BRONX 718-654-0600 920 ALLERTON AVENUE Salvatore Farenga Sr.

Proprietors

Salvatore Farenga Jr.

“The Difference is in the Caring”

43


Zoti e Bekoftë Kosovën e Pavarur!

Famullia e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” të gjithë popullit shqiptar ia uron

Pavarësinë e Kosovës E përjeshme qoftë Pavarësia e Kosovës! Lavdi dëshmorëve të kombit!

Dom Pjetër Popaj • Dom Nikolin Pergjini • Dom Viktor Dedaj


JK # 49