Page 1

Botohet në New York. Viti 6 Nr # 24 Çmimi $3.00

Botues: Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” - New York


Jeta Katt olike

2

TETOR - DHJETOR 2001

DOM PJETËR POPAJ Krishtlindja

JAHO BRAHAJ

(faqe 3)

Shqiponja dykrenare e Kastriotëve e zbuluar në Rodon (faqe 24)

MARK SHKRELI Kërshëndellat 2001 dhe Viti i Ri 2002 (faqe 4)

Urbi et Orbi Porosia e Shenjtërisë së Tij Papa Gjon Pali II Krishtlindja 2001

KOPERTINA:

Dom Pjetër Popaj

Mbresa nga Krishtlindjet në Afrikën e Jugut (faqe 26)

(faqe 11)

“...Në bujtinë nuk pati vend për ta” (lk.2,7) “Ai nuk ka ardhur në botë vetëm për të lindë por për të shëlbuar mbarë njerëzimin”.

MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK

Porosia e Imzot Mark Sopit për Kërshëndella: Ditëlindja e Jezu Krishtit është takimi i Zotit me njeriun

(faqe 13) AT RODOLFO BOZZI, S.J.

Rruga e Përkryerjes (Faqe 14) MARK SHKRELI

JACQUELINE PREKELEZAJ SUSAN V. GJELAJ LENA LULGJURAJ Our Youth Visit Our Lady in Medjugorje (faqe 29) LAZËR STANI

Dukagjini, Parajsa e Vetmisë në Alpe

Dita e Flamurit - Festë e të gjithë Shqiptarëve?

(faqe 32)

(faqe 15) DOM NIKË UKGJINI Drejtor i përgjithshëm:

Dom Pjetër A. Popaj

Kryeredaktor:

Mark K. Shkreli

Redaktor i anglishtes:

Simon Vukel

Reklamat:

Prenk Curanaj Rosa Smajlaj

Redaktor teknik:

Ismer Mjeku

KËSHILLI BOTUES:

Dom Pjetër Popaj • Prenk Curanaj • Luigj Çekaj Linda Gojçaj • Tonin Mirakaj • Mark Shkreli Martin Smajlaj • Rosa Smajlaj • Lekë Vataj Palokë Vulaj Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohën redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690

EDWARD MIRDITA HENRIK BERISHA

Festivali i XI edhe një sukses i madh i famullisë (faqe 16)

Kisha e Ulqinit nëpër shekuj (faqer 35)

POEZI (faqe 37)

Në Kishën Tonë, Dr. Agim Leka dhe Our Lady of Mercy Medical Center, bëjnë vaksionimin kundër gripit (faqe 23)

Demografi (faqe 38)

Abonohuni në Jeta Katolike Boton: Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”

Abonimi për 1 vit në SHBA .......................$16 Abonimi jashtë SHBA-ve ...........................$30

Adresa e plotë: Our Lady of Shkodra

www.AlbChurch.com

361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530

E-Mail: Mark@albchurch.com

Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

3

N

ë brendësinë tonë gjendet një kuriozitet i vazhduar që mundohet të depertojë sipërfaqen, të analizojë mëshehtësitë dhe të zbulojë misteret. Ne dëshirojmë ta kuptojmë vetën tonë, të tjerët, botën e më përtejmë. Krishtlindja është një kohë e veçuar që na bën të thellohemi në misterie. Fatkeqësisht, shumë habitën në zbukurime të siperfaqes me këngë, dritëza, dhurata dhe dekorime të tjera. Por, kjo ngjarje e jashtëzakonshme duhet të ngritë mendjet dhe imagjinatat tona në nivelin e gëzimit dhe lumturisë. Shpeshherë dëgjojmë shprehjen, “…të mbajmë Krishtin në Krishtlindje” sepse është më lehtë për ta dashur. Shumë njerëz e mbajnë Krishtin foshnje në je të divorcuar, për një njeri që vdes nga kanceri, për një krim që ndodh në rrugë, të luftës apo mënisë në mes kombeve. Krishtlindja është fillimi, hapi i parë. Por udha fillon me grazhdin e zbrazët. Ne ndalemi te grazhdi për ta adhuruar Foshnjen Hyjnore e DOM PJETËR jo për të mbetur aty. Rruga POPAJ vazhdon nëpër male, kodrina e shkretëtira, depërton lumenj e stuhi, në sukses e dështim, në lotë e në uratë. Rruga të bërtiste, “Tashti, jam rritur, nuk vazhdon te kryqi i zbrazët drejt jam më foshnje”. E njëjta gjë është me varrit të zbrazët. Në kohën e Krishtlindjes ne Krishtin. Përgjigjet e vështirësive jemi të grishur të vihemi në gjurtë jetës sonë mund t’i gjejmë në predikimet, mrekullitë, vuajtjet, mët hyjnore drejt zbulimit të misvdekjen e të ngjallurit të Krishtit terit të ardhmes sonë me Zotin. të rritur, e jo foshnje. Krishtlindja është vetëm fillimi, Krishtlindjet na çojnë në rrugën e gjëja më e lehtë. Gjëja e vështirë zbulimit të mistereve të dashurisë dhe e rëndësishme për ne është së Zotit për ne. Por nuk ka për të ecur mbas gjurmëve të Tija. përgjigje, fjala vjen, për një famil-

KRISHTLINDJA grazhdë. Për ta Krishti Foshnje mbetet fëmijë që nuk kundërshton stilin e jetës së dëfrimit që e bën më të lehtë për të qenë i Krishter i mirë. Në realitet kjo ditë është ditëlindja më e rëndësishme për botën mbarë, lindja e Krishtit-Zot por Ai nuk ka ardhur në botë vetëm për të lindë por për të shëlbuar mbarë njerëzimin. Imagjinoje sa absurd do të ishte për prindërit në qoftë se, për çdo vjet, ndërsa festojnë ditëlindjen e djalit të tyre të rritur, tregojnë vetëm fotografitë, lodrat e djepin e tij sikur foshnje. Edhe në qoftë se do të dëshronin që djali i tyre të mbesë foshnje e vogël e dashur, djali përkundër kësaj, do


Jeta Katt olike

4

PRILL - QERSHOR 2001

Kërshëndellat 2001 dhe Viti i Ri 2002 Festime në Kishën Tonë

Në vendin ku jetojmë, kremtimet e stinës së Kërshëndellave fillojnë mënjëherë pas festës së Falënderimit (Thanksgiving), e që përputhet me Kohën e Ardhjes, dhe përfundojnë me ditën e Dëftimit (Uji i Bekuar). Ashtu, edhe në famullinë tonë u bënë shumë kremtime të vogla private dhe disa më të mëdha të organizuara nga famullia. Gjithësesi këtu po përmendim vetëm ato më me rendësi, e jo të gjitha sepse do të mernin shumë faqe të revistës.

Mbrëmje argëtimi për vullnetarët M

e rendësi të veçantë është darka e organizuar nga famul-

TEXTI DHE FOTOGRAFITË

MARK K. SHKRELI litari ynë Dom Pjetër Popaj në Qendrën Nënë Tereza, më 16 dhjetor. Është bërë traditë që famullitari të grishë të gjithë vullnetarët e kishës në një bashkëfestim vjetor. Darka e organizuar mirë, nën përkujdesin e Lekë dhe Elza Lulaj dhe Kryetarit të Qendrës Nëna Tereza, Prenk Curanaj, me ushqime, muzikë dhe vallëzime, u kryesua nga kryetari i Këshillit të Kishës, Gjeto Dushaj. Pas fjalëve miradie fillestare të z. Dushaj, fjalën e mori i përndershmi Dom Pjetër Popaj, i cili i falënderoi të gjithë për punën vullnetare të bërë gjatë vitit në dobi të kishës, famullisë dhe bashkisë tonë në përgjithësi. Ai nuk e la pa e përmendur edhe më të


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

voglin kontribut duke theksuar se kontributi matet me mundësitë e individit, duke përdorë si analogji shëmbulltyrën e farizejit të pasur dhe vejushës në tempull. Ishte vërtet kënaqësi të shohësh të rinj dhe të reja, nxënës dhe studentë, të lindur e rritur në Amerikë, duke u argëtuar me këngë dhe valle

5


6

Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

shqiptare. Argëtimi vazhdoi deri në orët e vona dhe, si duket, të gjithë u ndanë të kënaqur me zotim se edhe në vitin që po afrohet të qëndrojnë pranë kishës. Para shpërndarjes, çdonjëri si kujtim mori nga një kupë kafeje. Çifti Lekë dhe Elza Lulaj dhe Prenkë Curanaj meritojnë falënderimin e të gjithëve për një mbrëmje me të vërtetë të këndshme.


TETOR - DHJETOR 2001

Kërshëndellat Në ora 12, në mesnatë, në përkujtim të lindjes së Shëlbuesit tonë Jezu Krishtit, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, e filloi Meshën e shenjtë, të cilës i parapriu një program artistik i fëmijëve të famullisë të përgatitur nga drejtori i Muzikës, z. Fran Shala. Vogëlushët e veshur me kostume të kohës dhe të hapsirës përkatëse shfaqën dramën e Betlehemit, ku Jozefi me Marinë shtatzënë kërkonin strehim duke trokitur derë më derë, por asnjë nuk u çel për ta. Përgjigja gjithëmonë ishte e shkurtër dhe e ftohtë sikur dhe ajo natë dimri me dëborë: “S’ka vend”.

Jeta Katt olike

7


8

Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

Më në fund ata u strehuan në një shpellë të errët dhe të ftohtë, jashtë qytetit, ku u lind Jezusi. Skena e Lindjes, Shpella e Betlehemit, ishte parapërgatitur në një pjesë të kishës me prapaskenën e vizatuar nga vëllai i Franit Gjekë Shala. Populli me vëmendje dhe dëvotshmëri e përcolli këtë dramë e cila përsëritet që dy mijë vjet. Kisha jonë, edhe pse e madhe, ishte mbushur plot e përplot. Jo vetëm që s’kishte vend për tu ulur por as në këmbë. Bile edhe ballkoni, që është për korin e kishës, ishte plot dhe njerëzit zunë vend deri në parking.

Edhe pse ishte numri aq i madh i të pranishmëve, kur Dom Pjetri e filloi Meshën qetësia ishte e plotë. Kjo dëshmon devotshmërinë e besimtarëve dhe kulturën e popullit tonë. Predikimi i rastit, natyrisht, qe për ngjarjen e para 2000 viteve në qytetin e Izraelit, Betlehem, por Dom Pjetri nuk harroi ta lidhë atë me ngjarjet në bashkinë tonë katolike dhe gjithëshqiptare. Ai foli për lajmin e gëzueshëm të lindjes së Jezusit, për profecitë në lidhje me lindjen e Mesisë nga një virgjër, mu në këtë qytet të vogël të Judes. Për mbijetesën e fesë së Krishtit ndër shqiptarë, pas një his-

toriku të shkurtër për sjelljen e krishtërimit në trojet tona nga Shën Pali, ai pastaj foli edhe për vështirësitë e kishës gjatë njëzet shekujve duke mos e harruar as kohën më të rëndë gjatë periudhës gati gjysëm shekullore të ateizmit satanik të shekullit njëzet, ku mes tjerash tha: “Kohët kanë ndryshuar, sistemet gjithashtu, por feja i mbijetoi kohërave edhe më e fortë dhe më gjallë, ajo çeli shpirtërat dhe mëndjet e njerëzve. Sot, tha ai duke bërë pretkun e rastit, shumë shërbyes të kishave janë vrarë e masakruar nën sistemin komu nist, ashtu si shumë klerikë të tjerë nën

“Our Lady Of Shkodra” Online


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

rregjimin e Enver Hoxhës, por feja i rezistoi shfarosjes sepse ajo qëndronte në zemrën e besimtarit. Ajo fitoi mbi të gjitha!”. Si çdo herë, Mesha ishte e përcjellur nga kori i Kishës që z. Fran Shala e drejton që 30 vjet me radhë dhe muzika e organistës së re z. Gjovana Parubi. Për meshët e Kërshëndellave si parkingu ashtu edhe kisha ishin shumë të vogla për t’i zenë të gjithë që kishin ardhur. Sikur mos të ishte organizimi i mirë nga anëtari i Këshillit të kishës, z. Pashko Gjokaj, që për ta lehtësuar qarkullimin në parking, kishte angazhuar disa vullnetarë, të cilët si për meshën e mesnatës ashtu edhe për meshët e ditës, drejtuan parkimin, situata do të ishte shumë e vështirë. Sakrifica e z. Gjokaj dhe vullnetarëve të tjerë e bënë parkimin vërtet të rrjedhshëm dhe pa asnjë problem. Dom Pjetri publikisht i falënderoi këta njerëz të mirë, të cilët meritojnë mirënjohjen e të gjithë atyre që morën pjesë në ceremonitë e rastit. Zoti ua shpërbleft!

Vullnetarët bënë edhe një shërbim tjetër, numrimin e makinëve që u parkuan gjatë kësaj periudhe. Në bazë të kësaj statistike, Dom Pjetri hapi fushatën për rritjen e parkingut dhe asfaltimin e tij: çdonjëri që vjen në kishë me makinë të dhurojë $100 për fondin e asfaltimit të parkingut. Fushata është duke vazhduar. Dhuruesit janë duke e tejkaluar kërkesën dhe në shumë raste dhurojnë edhe më shumë, jo vetëm $100 por edhe mijëra dollarë. Ftohen ata që ende s’e kanë bërë kontributin, ta bejnë sa më parë, ashtu që festa e Pashkëve të na gjejë me parking të ri.

Nën udhëheqjen e kishës, pritet Viti i Ri 2002 Si çdo tubim i përgatitur nga Kisha jonë edhe pritja e Vitit të Ri 2002, në

9

Eastwood Manor, në Bronx, ishte sa e sukseshme aq edhe madhështore. Aktivistë të dalluar të Shoqatës “Nëna Tereze” të kishës sonë kishin bërë të gjitha pregatitjet e nevojshme për ta pritur këtë natë në mënyrë sa më festive dhe madhështore. Këngëtarët e ftuar për këtë natë si Hanë dhe Kolë Nikprelaj dhe fëmijtë, Lekë Dedvukaj dhe “Grupi Dasmoret” etj. i argëtuan afro 400 veta nga famullia jonë të cilët u bashkuan në restorantin e njohur Eastwood Manor, në Bronx për ta pritur ndrrimin e motmoteve së bashku. Nata më e gjatë e vitit kaloi në një atmosferë tepër festive dhe të hareshme. Edhe kjo natë e organizuar nga Qendra “Nëna Tereze”, ishte një dëshmi e organizimit të mirë të mbrëmjeve të tilla nga organizatorët. Shumë pjestarë të famullisë sonë me kohë duhet të planifikojnë rezervimin e vendeve për pritjen e Vitit të Ri 2003.


Jeta Katt olike

10

TETOR - DHJETOR 2001

MESHA E NATËS SË KËRSHENDELLAVE NË KISHËN KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” - NJË MESAZH PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

M

eshën e mesnatës, me rastin e lindjes së Krishtit, në Kishën Katolike Shqiptare të New York-ut, në gjuhën shqipe, e udhëhoqi prifti, famullitari Dom Pjetër Popaj. Mesha me rastin e natës së Kërshëndellave ose siç njihen nga të Gjithë Krishtlindjet, u celebrua nga prifti Dom Pjetër Popaj. I nderuari Dom Popaj krahas lutjes fetare thuhet të ketë bërë edhe një përmbledhje të shkurtër të historisë së kombit tonë. Dom Pjetër Popaj, në këtë ceremoni tha: “Kohët kanë ndryshuar, sistemet gjithashtu, por feja u mbijetoi kohërave edhe më e fortë edhe më gjallë, ajo çeli shpirtërat dhe mëndjet e njërzve. Shumë shërbyes të kishave janë vrarë e masakruar nën sistemin komunist, ashtu si shumë klerikë të tjerë nën rregjimin e Enver Hoxhës, por feja i rezistoi shfarosjes se ajo qëndronte në zemrën e besimtarit. Ajo fitoi mbi të gjitha!”. Ai më pas kujtoi rrugën 2000-vjeçare të kristianizmit për të arritur në ditët tona, në lirinë e besimit dhe lutjes. “Besimi te Zoti është gjithashtu një mënyrë për të na mbajtur të lidhur me njëri - tjetrin”. “Le të jetë kisha vëndi i lutjeve tona dhe i takimeve e njohjeve midis shqipëtarëve. Le të jetë rruga e Zotit një rrugë për të na bërë më të bashkuar e të fortë! Mërgimi është i vështirë për të gjithë, sidomos për ata që i kanë të afërmit larg. Prandaj, duhet të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit për të gjitha rastet”, tha Dom Pjetër Popaj. Mesha vazhdoi me ceremonitë e rastit, të cilat sipas ritit fetar katolik ngjallin mallëgjim tek besmitarët. Në mbarim të meshës së Këshëndellave Dom Pjetër Popaj u përshëndet dhe falënderoi për pjesëmarrjen të pranishmit. Në mënyrë të veçantë, ai vlerësoi e përshëndeti bujarinë e besimtarëve si dhe disa persona që gjithmonë kanë ndihmuar në organizimin e meshëve në ditët e mëdha të motmotit. Mesha e organizuar për festën e

Kërshendellave ishte gjithashtu një mesazh i fortë dashurie, mirkuptimi tolerance, bashkëjetese fetare, si dhe ngritje morale për besmitarët. “…Rruga për te Zoti është vetëm nëpërmjet dashurisë,” tha njëri prej besimtarëve që mori pjes në këtë meshë, prandaj duhet t’a duam e ta respektojmë njëri-tjetrin

pavarësisht se ciles fe i përkasim. Ne jemi shqiptarë dhe duhet t’i tregojmë botës se për ne feja shikohet nga këndvështrim krejt tjetër. Mbylljen e meshës e përshëndetën gjithashtu edhe shumë besimtarë të tjerë. Shumë të pranishëm qëndruan deri vonë në shoqërinë e udhëheqësve shpirtërorë ku u diskutua edhe për mesha të tjera dhe mënyrën se si mundet që edhe Shqipëtarët të krijonë një lidhje të përbashkët fetare që do të kontribuonte në bashkimin e të gjitha konfesioneve fetare kur vjen puna tek çështje kombëtare edhe pse jo edhe fetare. Në komunitetin Shqiptar të Amerikës, ashtu si dhe në të gjithë botën katolike, shkëlqimi, hareja dhe dashuria për festën është ndier në çdo familje. Zbukrumiet e shtëpive të shqiptarve me të gjitha llojet e dritave, ngjyrat e bukura, lodrat e fëmijëve, pëma e Krishtlindjeve dhe ushqimet e gatuar nga amiviset e shkëlqyera shqiptare janë madhështia dhe kënaqësia e kësaj ditë për të gjithë shqiptarët e Amerikës besimtarë të besmit katolik. Në çdo familje gjatë gjithë ditës u takuan dhe shkëmbyen biseda dhe vazhduan urimet “Gëzuar Kërshëndellat”, “Merry Chrismas”. Beqir Sina (Bota Sot)


TETOR - DHJETOR 2001

Jeta Katt olike

Urbi et Orbi Porosia e Shenjtërisë së Tij Papa Gjon Pali II Krishtlindja 2001

11

1. "Krishti është paqja të qëndrojmë në shpele jonë, Krishti është lë në adhurim dhe të paqja e jonë, ai i ka vështrojmë Shëlbuesin bërë dy popujtë në një" e Porsalindur. Në të ne (Ef. 2:14). Në agimin e do të njohim fytyren e mileniumit të ri, i cili çdo foshnje të lindur, filloi me aq shumë të cilëdo rase apo shpresë por tani kërkombi: vogëlushin cënohet nga retë e zeza palestinez dhe të dhunës dhe luftës, vogëlushin izraelit; fjalët e Palit Apostull të vogëlushin amerikan cilat i dëgjojmë në këtë dhe vogëlushin afgan; Krishtlindje janë një fëmijën Hutu dhe rreze e fuqishme e fëmijën Tutsi… kushdritës, një thirrje për do është foshnja, për besim dhe optimizëm. Krishtin gjithësecili Foshnja hyjnore që ka është i veçantë. Sot lindur në Betlehem në mendimet e mija shkoduartë e veta të vogla jnë te të gjithë fëmijët Besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit duke përcjellur mesazhin e Papës sjell si dhuratë çelsin e e botës: aq shumë, paqes për mbarë njerëztepër shumë janë fëmithjeshtë, Zoti e ka shkatërruar mëkatin imin. Ai është Princi i Paqes! Ky është dhe ka mbjedhur farën e një njerëzimi të jë të dënuar që nga lindja të pësojnë, pa lajmi i gëzueshëm që jehonte atë natë në ri, të thirrur të përplotsojë planin origjinal faj të vetin, pasojat e përleshjeve mizore. Betlehem, e që unë dua ta përforcoj para të krijimit dhe ta tejkalojë atë nëpër hirin Ti shpëtojmë fëmijtë, për të shpëtuar botës në këtë ditë të bekuar. Le t'i e shëlbimit. shpresën e njerëzimit! Këtë na kërkon me dëgjomë edhe një herë fjalët e engjëllit: 3. "Krishti është paqja e jonë"! Burra dhe urgjencë ta bejmë foshnja e lindur në "Unë ju sjell lajmin e mirë të një gëzimi gra të mileniumit te tretë, ju që keni uri Betlehem, Zoti që u bë njeri për të na të madh që do vijë për të gjithë njerëzit; për drejtësi dhe paqe, pranonie lajmin e kthyer të drejtën për të shpresuar. sepse për ju sot, në qytetin e Davidit, Krishtlindjes, që sot tingëllon kudo në 5. Të kërkojmë nga Krishti dhuratën e është lindë Shëlbuesi, Krishti Zot" (Lk botë! Jezusi është lindur për të përfocuar paqes për të gjithë që pësojnë si pasojë e 2:10-11). lidhjet që bashkojnë individët dhe popujt, përleshjeve të vjetra dhe të reja. Ditë pas Në këtë ditë kisha përsërit për t'i bërë të gjithë, në të, vëllezër dhe ditë unë i bartë në zemrën time problemet këngën e engjëjve dhe lajmin marra- motra. Ai ka ardhur për të rrëzuar "murin tragjike të Tokës së Shenjtë; çdo ditë unë mendës të tyre, që së pari mahniti barijtë ndarës të urrejtjes" (Ef. 2:14) dhe për të i kujtoj me ankth të gjithë ata që vdesin në kodrat mbi Betlehemin. bërë një familje nga mbarë njerëzimi. Po, nga të ftohti dhe uria; çdo ditë te unë 2. "Krishti është paqja e jonë"! Krishti, ne mund të përsërisim pa dyshim: Sot, në arrinë britma dëshpruese e atyre që, në "foshnja e mbështjellë në shpërgënj dhe Fjalën e Mishëruar, paqja është lindur! shumë vende të botës, kërkojnë shpërnvenë në grazhd" (Lk 2:12), është vërtetë Të lutemi për paqe, sepse vetë Zoti është darje më të drejtë të pasurive dhe punë paqja e jonë. Një foshnje e paaftë e por- burimi dhe garancia e saj. Të farkëtojmë fitimprurëse për të gjithë. Askush mos ta salindur në një shpellë të vogël ringjall paqen në një botë ku njerëzit dhe kombet, humbë shpresën në fuqinë e dashurisë së dinjitetin çdo jete të lindur dhe sjell të rënduar me vështirësi aq të shumëta Zotit! Krishti qoftë drita dhe mbështetja shpresë atyre që janë të mposhtur nga dhe të ndryshme, shpresojnë për një për ata që besojnë dhe punojnë, ngandyshimi dhe dëshprimi. Ai ka ardhë për njerëzim të ri, të bashkuar jo vetëm nga jëherë përballë kundërshtimeve, për të shëruar plagët e jetës dhe për të interesat ekonomike por nga përpjekjet e ndeshje, dialog dhe bashkëpunim mes ripërtërir domëthenien e vetë vdekjes. Në pandërprera për një shoqëri që është më e kulturave dhe besimeve. Krishti qoftë atë foshnje, të butë dhe pambrojtur, që drejtë dhe mbështetëse. udhëzues i hapave paqejsorë për ata që pa qanë në një shpellë të ftohtë dhe të 4. Të nxitojmë sikur baritë në Betlehem, pushim ia kushtojnë vetën përparimit të


12

Jeta Katt olike

shkencës dhe teknologjisë. Këto dhurata të mëdha të Zotit mos u përdorshin kurrë në kundërshtim me dinjitetin njerëzor dhe shtytjen e tij! Ëmri i Shenjtë i Zotit kurrë mos u përdortë si arsyetim për urrejtje! Kurrë mos u përdortë si arsyetim për mostolerancë dhe dhunë! Fytyra e butë e Foshnjes së Betlehemit i përkujtoftë të gjithë se të gjithë kemi një Atë.

TETOR - DHJETOR 2001

6. Krishti është paqja e jonë"! Vëllezër e motra, që jeni duke dëgjuar fjalët e mija, hapni zemrat tuaja kësaj shpallje të paqes, hapni zemtar tuaja Krishtit, Birit të Virgjëres Mari, Atij që u bë "paqja e jonë"! Hapni ato Atij që nuk merr gjë prej nesh përveç mëkatit tonë, e që si shpërblim na sjell plotësinë e njerëzisë dhe gëzim. Dhe Ti, Foshnje e Betlehemit

që ne adhurojmë, sjell paqe për çdo familje dhe vend, për çdo komb dhe kontinent. Eja, Zot i bërë njeri! Eja që të jesh zemra e botës së ripërtërirë nga dashuria! Eja aty ku fati i njerëzimit është më në rrezik! Eja e mos vono! Ti je "paqja e jonë" (Ef. 2:14)!

URBI ET ORBI MESSAGE OF HIS HOLINESS POPE JOHN PAUL II Christmas 2001 1. "Christ is our peace", "Christ is our peace; he has made the two into one people" (Eph 2:14). At the dawn of the new millennium, which began with so much hope but is now threatened by dark clouds of violence and war, the words of the Apostle Paul which we listen to this Christmas are a powerful ray of light, a cry of trust and optimism. The Divine Child born in Bethlehem brings in his little hands as a gift the key to peace for mankind. He is the Prince of Peace! This is the joyful news which echoed that night in Bethlehem, and which I wish to reaffirm before the world on this blessed day. Let us listen once more to the words of the angel: "I bring you good news of a great joy which will come to all the people; for to you is born this day in the city of David a Saviour, who is Christ the Lord" (Lk 2:10-11). On this day the Church echoes the song of the angels and repeats their astonishing message, which first amazed the shepherds on the hills above Bethlehem. 2. "Christ is our peace!" Christ, "the babe wrapped in swaddling cloths and lying in the manger" (Lk 2:12), is indeed our peace. A helpless Newborn Child in a lowly cave restores dignity to every life being born, and brings hope to those overcome by doubt and discouragement. He has come to heal life’s wounds and to restore meaning to death itself. In that Child, meek and defenceless, crying in a cold and bare cave, God has destroyed sin, and planted the seed of a new humanity, called to bring to fulfilment the original plan of creation and to transcend it through the grace of redemption. 3. "Christ is our peace!" Men and women of the third millennium, you who

hunger for justice and peace, accept the message of Christmas, which today rings out around the world! Jesus was born to strengthen the bonds uniting individuals and peoples, to make them all, in himself, brothers and sisters. He came to break down "the dividing wall of hostility" (Eph 2:14) and to make one family of all mankind. Yes, we can repeat with certainty: Today, in the Incarnate Word, peace is born! Peace to be implored, for God alone is its source and guarantee. Peace to be forged in a world in which peoples and nations, burdened with so many and such varied difficulties, hope for a new humanity united not just by economic interests but by the unceasing effort to bring about a society that is more just and supportive. 4. Let us hasten like the shepherds to Bethlehem, let us pause in adoration in the cave, and gaze upon the Newborn Redeemer. In him we can recognize the face of every little child who is born, of whatever race or nation: the little Palestinian and the little Israeli; the little American and the little Afghan; the child of the Hutu and the child of the Tutsi... whoever the child is, to Christ each one is special. Today my thoughts go to all the children of the world: so many, too many are the children condemned from birth to suffer through no fault of their own the effects of cruel conflicts. Let us save the children, in order to save the hope of humanity! This is what we are urgently called to do by that Child born in Bethlehem, the God who became man, to give us back the right to hope. 5. Let us beg from Christ the gift of peace for all who are suffering as a result of conflicts old and new. Day after day, I bear in my heart the tragic problems of

the Holy Land; every day I think with anxiety of all those who are dying of cold and hunger; every day there reaches me the desperate cry of those who, in so many parts of the world, call for a fairer distribution of resources and for gainful employment for all. Let no one lose hope in the power of God’s love! May Christ be the light and support of those who believe and work, sometimes in the face of opposition, for encounter, dialogue and cooperation between cultures and religions. May Christ guide in peace the steps of those who tirelessly devote themselves to the progress of science and technology. May these great gifts of God never be used against respect for human dignity and its promotion! May God’s holy name never be used as a justification for hatred! Let it never be used as an excuse for intolerance and violence! May the gentle face of the Child of Bethlehem remind everyone that we all have one Father. 6. Christ is our peace! Brothers and Sisters, who are listening to me, open your hearts to this message of peace, open your hearts to Christ, the Son of the Virgin Mary, to the One who became "our peace"! Open them to the One who takes nothing away from us except our sin, and who gives us in return the fullness of humanity and joy. And You, the Child of Bethlehem whom we adore, bring peace to every family and town, to every nation and continent. Come, God made man! Come to be the heart of the world renewed by love! Come where the fate of humanity is most in peril! Come and do not delay! You are "our peace" (Eph 2:14)!


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

13

Porosia e Imzot Mark Sopit për Kërshëndella

Ditëlindja e Jezu Krishtit është takimi i Zotit me njeriun Vëllezër e motra, të dashur besimtarë, Po ju drejtohem me rastin e festës së madhe të ditëlindjes së Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit, që së bashku ta përjetojmë gëzimin e lajmëruar nga engjëlli i Zotit. Në Natën e Kërshëndellave engjëlli i Zotit paraqitet me këto fjalë: “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi Krishti Zot”. (Lk 2, 10-11). Këtë lajm të gëzueshëm mund ta plotësojmë e ta përcjellim duke kënduar përsëri me korin engjëllor: “Lavdi Zotit në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër.”(Lk 2, 14). Ky gëzim i Kërshëndellave qëndron në faktin se ka lindur Shëlbuesi dhe se Biri i Zotit është bërë njeri. Përmes tij ka ardhur Zoti në këtë botë, ka hyrë në jetën dhe në historinë tonë, duke pranuar bashkë me ne gëzimin dhe pikëllimin, harenë dhe vuajtjen. Ai ka pranuar në vete çdo gjë që është jona, madje edhe vdekjen tonë, kurse për shpërblim ai na kthen atë që është e tij, domethënë, hyjninë e vet, dashurinë, ngjalljen dhe jetën e pasosur. Prandaj, Kërshëndellat ose ditëlindja e Jezu Krishtit është takimi i Zotit me njeriun, kur në një mënyrë bashkohet qielli me tokën. Në këtë takim të madhërishëm, që shënon një epokë të re të civilizimit në historinë njerëzore, ne shohim kuptimin e jetës sonë, dashurinë dhe integrimin e përhershëm të qenies njerëzore me Krijuesin e Gjithësisë. Kjo ngjarje, pra, që e përkujtojmë tani dhe që e kremtojmë, ka ndodhur para 2001 vitesh. Të përkujtojmë me këtë rast, gjithashtu, se Kërshëndellat janë njëkohësisht edhe thirrje e përsëritur për të lëvduar Zotin; nga kjo ngjarje ne u bëmë të dashurit e Zotit, sepse në Krishtin dhe përmes Krishtit ne bëhemi të bijtë e Zotit, të bijtë e bijat e dashurisë së tij

Imzot Mark Sopi hyjnore. Këtu duhet parë filozofinë dhe praktikën e jetës sonë dhe të qytetrimit tonë. Gëzimi i Kërshëndellave, vëllezër e motra, për ne kosovarët sivjet është edhe më i madh për shkak të zhvillimeve paqësore në shoqërinë tonë; i kemi pasur zgjedhjet parlamentare, të cilat me të drejtë janë quajtur dhe nga njerëzit kompetentë, zgjedhje historike. Këtë ngjarje të madhe dhe këtë fitore të popullit tonë e kanë përgatitur dhe e kanë dëshiruar patriotët tanë me shekuj. Këtu duhet parë edhe mirëvajtjen e fushatës parazgjedhore që krijojë kushtet më të mira që

populli ynë të paraqitet dinjitoz dhe krenar para botës. Në këtë mënyrë mund të thuhet se tani, duke u bërë një shoqëri institucionale me të gjitha të drejtat që na takojnë edhe me obligimet, jemi bërë një shoqëri e re dhe plotësisht e dimë perspektivën tonë drejt ardhmërisë. Lindja e Krishtit është Krishti vetë, pikërisht ai për të cilin, shekuj më parë Isaia profet ka thënë se është “Princi i paqes” (Is 9, 5); ky Princ edhe jep paqe çdo njeriut dhe don të pranojë paqe nga të gjithë. Megjithatë, ne nuk duhet ta presim paqen në mënyrë pasive, por lypset të jemi paqëdashës, paqëbërës dhe paqëkrijues, duke filluar nga vetja. Natyrisht, se këto kërkesa paqëdashëse duhet të arrihen, para së gjithash, në shpirtin tonë, në raportin tonë me Zotin dhe me të afërmit tonë, me bashkësinë dhe shoqërinë tonë, por edhe me bashkësitë dhe shoqëritë e tjera. Në këtë lidhje të madhe ne shohim fuqinë e veprimit dhe të avancimit të përhershëm. Krishti dëshiron që ne të jemi një dhe të bashkuar, siç është edhe ai një dhe i bashkuar me Atin e tij qiellor. Mirëpo, ne do të jemi një, nëse duam njëri tjetrin, e kjo dashuri duhet të shtrihet mbi të tjerët, mbi të afërmit tonë. Vështruar nga aspekti i kohës aktuale, kjo dashuri dhe ky mirëkuptim qëndron në bashkëpunimin e frytshëm që është një praktikë për mirëvajtjen e një shoqërie të re për një mirëqenie dhe sukses sa më të madh të kësaj shoqërie të posa filluar kosovare. Vëllezër e motra, Me këto mendime të bashkimit tonë hyjnor dhe njerëzor, ju uroj nga zemra Kërshëndellat e bekuara, në pastërtinë shpirtërore, me lutje të ngrohta dhe me dashuri vepruese.


Rruga e Përkryerjes

Jeta Katt olike

14

M

TETOR - DHJETOR 2001

ë 25 dhjetor AT RODOLFO BOZZI, S.J. të krishterët përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit: Hyu bëhet njeri për të shpëtuar njerëzit, duke dhënë dashuri vetë jetën hyjnore. Ungjilli i Shën Lukës, tregon: e ëma Maria, që ngjizët jo sipas veprës së njeriut, por sipas mrekullisë hyjnore, dhe Jozefi, ati ligjor, shkojnë nga Nazareti, ku banonin normalisht, në Betlehem, për t´iu përmbajtur ligjit romak (Palestina është nën sundimin e Romës) mbi një regjistrim të kërkuar nga shteti. Por me të mbërritur në Betlehem fillojnë shenjët e lindjes: në hotel nuk ka vend për ta (me siguri shumë zhurmë dhe mungesë delikatese) dhe janë shtrënguar të strehohen në një stallë të përftuar në një nga shpellat e vogla të hapura në një kodër aty pranë, sipas zakoneve të Palestinës. Stallë sigurisht e

Elegancë! Elegancë! Elegancë! LE CHIC

THE MOST ELEGANT, MODERN, FULL SERVICE, UNISEX SALON IN RIVERDALE... We use the highest quality professional salon products, the latest equipment and European ammonia-free hair colorings. Personal services are provided by a seasoned, experienced and friendly proffesional staff. HOURS: MONDAY & TUESDAY 10AM-6PM WEDNSDAY, THURSDAY & FRIDAY 8AM-8PM SATURDAY 8AM-6PM CLOSED ON SUNDAY

• Për të gjitha moshat • Shërbim profesional • • Aparaturë moderne • Atmosferë e këndshme • Mirë se vini! Lisa Curanaj

587 WEST 235TH STREET RIVERDALE NY

718-548-9090 PRIVATE PARKING LOT

ftohtë, e pisët, mbase e banuar nga ndonjë kafshë, por sidoqoftë e qetë: Këtu ka vend për ta. Fëmijën Jezus e mbështjellin në shpërgenj dhe e vënë në grazhd. Çfarë na mëson ky episod? Nësë njeriu, i atëhershëm dhe i sotëm, do të mund të zgjidhte lindjen e vet (nga kush, si, ku?) sigurisht do ti shkonte mendja në prindër me gjendje të mirë financiare, në ndonjë pallat të rehatshëm, mbase luksoz, në ndonjë vend të rëndësishëm dhe të njohur. Jezusi Hy mund të zgjedhë dhe atëherë zgjedh prindër të thjeshtë të varfër, një shpellë të lagësht e të ftohtë, në një tokë të përbuzur të perandorisë së madhe romake. Njeriu i të shkuares dhe i të sotmes, që dëshiron pasuri, rehati dhe nderime, tronditet nga kjo mënyrë sjelljeje: Hyu i të krishterëve e përmbys mënyrën e të menduarit të njeriut dhe mbase të shumë të krishterëve. Përse? Si kështu? Le të reflektojmë për një çast: Përse ne i duam pasurinë, rehatinë, nderimet? Dëshirojmë pasuri, pasi të mirat tona materiale janë të pakta, duam rehati pasi kemi nevojë për mirëqenie dhe ngrohtësi, dëshirojmë nderime, pasi kemi bindjen që çmuarja e të tjerëve na përkryen. Por Jezusi, pasi është Hy, është plotësia e jetës, është përkryerje e plotë. Si mund të dëshirojnë diçka tjetër për t´u përmirësuar e për t´u përkryer? Lind i varfër dhe nuk ka nevojë për të mira materiale pasi pasuria është brenda tij; nuk ka frikë nga i ftohti dhe lagështia, pasi ngrohtësia e jetës është vetë ai; nuk i çmon nderimet e njerëzve pasi është përkryerja. Si mund ai të fitojë e të marrë diçka? Por ama në të njëjtën kohë, ky Hy lind fëmijë, i pambrojtur në të ftohtë, në vështirësi, në varfëri: lind njeri me gjithë peshën e një natyre të kufizuar dhe vuajtëse. Ai Hy i pasur, plotësi e jetës, përkryerje e plotë, që nuk mund të dëshirojë asgjë për tu përmirësuar dhe për tu përkryer, është këtu në një grazhd sepse do të na japë ne kufizimin e të mirave pasurinë e tij pafund. Do të na bëjë të kuptojmë, me gjuhën tonë dhe me embëlsinë mahnitëse të një të porsa linduri, se nuk është në luftën e dhunëshme apo duke i hequr të tjerëve diçka, se nuk është në qejfin apo në kënaqësinë banale, që i arrijmë qëllimet tona. Mund të mbrrijmë tek drejtësia dhe tek përkryerja e plotë vetëm nëpërmjet njerëzisë së varfër, të thjeshtë e të pambrojtur të një fëmije që fsheh Hyjninë.

(At Rodolfo Bozzi, S.J. është Prof. i Filozofisë të së Drejtës në Universitetin e Barit për 40 vjet. Aktualisht në Shqipëri. Artikulli është botuar në revistën “Korrier”i të 12/25/2001)


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

15

Dita e Flamurit - Festë e të gjithë Shqiptarëve? Nga Mark Shkreli Si çdo vit ashtu edhe kësaj radhe Dita e Flamurit, 28 Nëntori u festua nga tërë bota shqiptare, mbarë botës. Edhe kësaj here, pa përjashtim, të ndarë jo vetëm në pesë shtetet ballkanike, jo vetëm në tërë botën por edhe mes veti. Në Shqipëri u festua nga opozita më 28 kurse nga qeveria më 29, kjo e fundit dita kur tmerri i komunizmit e pushtoi atdheun tonë dhe që duhet të ishte ditë zije e jo ditë feste. Ditë zije për dhjetra mijëra të pushkatuar, varur në litar, e qindra mijëra të burgosur, internuar, persekutuar, torturuar, për gati një gjysmë shekulli. Më mirë do të ishte ta quanin “dita e turpit kombëtar”. Për fat të keq as diaspora e New York-ut nuk u bashkua ende në një festim të përbashkët. Një grup organizon festimin të dielen më parë, një tjetër të dielen pas e disa më 28 pa marrë parasysh ditën e javës. Vatra vite me radhë po përpiqet ta bashkojë komunitetin në një festim të përbashkët por deri tani nuk ia arriti qëllimit. Kisha jonë vazhdimisht e ka përkrahë nismën e Vatrës duke marrë pjesë në organizim dhe pjesëmarrjen e

Himni Kombëtar Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë me një qëllim, Të gjithë Atij duke u betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një Dëshmor. Në dorë armet do ti mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne si ndajmë, Këtu armiqtë s’kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë, Për të, për të luftojmë ne

besimtarëve në darkat e rastit, gjithënjë duke shpresuar se një ditë edhe të tjerët do ta ndiejnë nevojën e bashkimit. “…nuk po munden, apo nuk po duan, që të paktën në një ditë, vetëm në një ditë të vitit, të jenë së bashku” (Koha Jonë). Festimet e deritanishme janë shënuar me darka vërtet madhështore, të organizuara shumë mirë nga të gjithë, por të ndarë, siç thamë më parë. Në darkat përkatëse, përveç Hymnit janë kënduar edhe ndonjë këngë patriotike, ka pasur edhe ndonjë vallëzim nga grupe si Rozafati ose Fondi i Përbashkët, janë mbajtur fjalime rasti. Pra të gjitha këto në rregull, por mendojmë se një festim me të vërtetë kuptimplotë duhet të përfëshijë aktivitete kulturore, sportive dhe zbavitëse dhe manifestime patriotike, ndoshta edhe një paradë, në mos në Fifth Avenue, atëherë në Grand Concourse ose ndonjë avenue tjetër në New York. Do të ishte e preferuar që Vatra të vazhdojë të jetë bartëse e organizimit, por në qoftë se jo, atëherë le të vihemi ne në krye të një gjëje të tillë.

Fajin nuk e ka flamuri

N

uk dihet mirë historia fillestare e flamurit shqiptar me shpendin e egër me dy krerë, shqiponjen. Të gjithë në shekuj, kanë pretenduar se ky simbol përbënte bashkimin e kombit shqiptar në një trup të vetëm, por, gjithsesi, kokat që nuk shohin njëra-tjetrën, gjithmonë kanë lënë shteg për një dyshim të vogël, që ka ardhur duke u rritur prej vitit kur ky flamur, u tund si simboli i pavarësisë. Fjalët e Naim Frashërit, për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, ende nuk kanë gjetur

një tokë pjellore ku të kultivohen. Përpjekjet e atyre qindra mijëra njerëzve për të realizuar 1912, kanë mbetur vetëm

EDMOND ARIZAJ

si fletë historie të zverdhura, apo si një datë e thjeshtë që shënohet me të kuqe në

kalendar, ditë feste (alias, ditë pushimi). Fjalët e mëdha dhe gati standarde, që përdoren prej 28 nëntorit të 1913, herë fshehurazi e herë haptaz, herë në republikë e herë në mbretëri, herë të pushtuar, herë në diktaturë, apo demokraci, nga kryeministra, mbretër, anëtarë të Komitetit Qendror, apo Presidentë, nuk sjellin asgjë të re. Janë veç një përsëritje e varfër, madje e shplarë, e ideve të "pleqve", apo intelektualëve të para 100, 200 apo 500 vjetësh. Asgjë më


16

Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

shumë. Madje, më pak dhe më keq. Shqiptarët sot, jo vetëm janë të ndarë dhe të kapërdarë në çdo cep të globit, por edhe ata që i kanë "lejuar" të mbarështohen në 28 mijë kilometra katrore, nuk po munden, apo nuk po duan, që të paktën në një ditë, vetëm në një ditë të vitit, të jenë së bashku. Askush nuk pretendoi "utopiken": Rugova, Thaçi, Haradinaj etj., të vinin në Tiranë dhe të bëheshin së bashku me Nanon (as ky nuk ishte në Shqipëri), Metën, Berishën etj. Shpresuam edhe këtë herë, edhe këtë vit, që ndoshta duart e politikanëve, që, gjithsesi, simbolizojnë diçka, të puqeshin qoftë edhe shkarazi me njëra-tjetrën. Kjo do të jepte

një sinjal të vogël, që pas një viti ato duar të shtrëngoheshin. Por, sigurisht që kjo është një ëndërr që ka shekuj që nuk po realizohet. Kundërshtarët shqiptarë, më mirë ia japin dorën një të huaji (s'ka rendësi në është dashamirës, apo dashakeqës), se sa bashkëpatriotit të tyre. Por, paska dhe më keq. Edhe vetë ata që kanë të njëjtën rrenjë dhe rritën nën të njëjtën hije, kthejnë kokën mënjanë kur shohin shoqi-shoqin. U dhembin sytë. Dhe filozofia e flamurit ndryshon. Nuk janë më shqiptarët të bashkuar në një det gjaku, por janë shqiptarët që nuk e durojnë njëri-tjetrin, të gatshëm për të derdhur gjak.

Në çdo cep të botës, dje, nga senduqet, apo nga magazinat është nxjerrë flamuri shqiptar. Diku me dhimbje sepse janë në dhe të huaj, diku me gëzim sepse është hera e parë vërtetë të lirë, diku të detyruar nga Kushtetuta (një pjesë për dy festa bashkë). Ideja e para disa vitëve për ndryshimin e Flamurit, nuk u miratua. Tek e fundit, nuk është faji i simbolit, që përherë kokat drejtuese shqiptare, kanë dy të përbashkëta: kombësinë dhe urrejtjen ndaj bashkëpatriotit (Koha Jonë 2001)

Festivali i XI edhe një sukses i madh i famullisë Nga: Edward Mirdita Henrik Berisha Fotot: Mark K. Shkreli Edhe këtë vit si edhe dhjetë vitet e mëparshme, komuniteti shqiptar në New York me inisiativën e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës organizoi Festivalin e Njëmbëdhjetë të këngës dhe valles folk-

lorike shqiptare. Festivali Shqiptar është bërë tani një traditë e vërtetë, traditë e cila dëshmon vazhdimësinë e folklorit tonë në mesin e diasporës shqiptare në New York. Zanafilla e kësaj tradite kaq të bukur artistike ishte njëmbëdhjetë vjet më parë

Dom Pjetër Popaj

Frederik Ndoci

(fjala përshëndetëse)

Kori i Kishës (overtura e hapjes)


17

TETOR - DHJETOR 2001

në gjirin e kishës Zoja e Këshillit të Mirë, në Bronx, paraardhëse e Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale. Grupi Rozafati, i përbërë nga disa vullnetarë, në bashkëpunim me Ethnic Folk Arts Center, vendosi që të organizoi një festival të këngës dhe valles shqiptare i cili do të përfshinte të gjithë artistët shqiptarë që gjindën në Amerikë. Ishte një ide e cila menjëherë fitoi përkrahje të fortë nga famullitari i atëhershëm Imzot Rrok Mirdita dhe ndihmësi i tij Dom Pjetër Popaj, tani famullitari i kishës tonë. Para se të vazhdojmë me këtë historik të vogel të festivalit vlen të përmendet roli i rëndësishëm i shoqatës Rozafati në lindjen e Festivalit Shqiptar. Rozafati ishte krijuar në gjirin e kishës tonë me përkrahjen e meshtarëve dhe anëtarëve të kishës, që në fillim të të shtatëdhejtave. Rozafati ishte një grup kulturoartistik i cili tubonte të rinjtë e të rejat nga komuniteti i kishës tonë që të kultivojnë vallet dhe këngët e bukura popullore shqiptare. Këtu përveç valles dhe këngës të rinjtë shqiptarë mësonin tingujt e bukur të çiftelisë dhe instrumentëve të tjera folklorike, por më rendësishëm se çdo gjë tjetër, mësonin kulturën dhe traditën e vjetër shqiptare. Grupi Rozafati së shpejti arriti të ketë admirimin e krejt komunitetit tonë e të ndëgjohet për këtë grup edhe përtej New York-ut! Në çfaqjet e shumta që grupi i bëri si p.sh. në Detroit, Boston etj., dhe si përfaqësues i komunitetit shqiptar të Amerikës në programin e qindvjetorit të statujës së lirisë, grupi Rozafati u përcoll me ovacionet më të larta mbas çdo ekzekutimi të tyre. Ishte tash e qartë se me një grup kaq të talentuar drejtuesit e këtij grupi me vendosmëri u angazhuan në pregatitjen e një festivali shqiptar i cili do të ishte jo vetëm një promovim i vërtetë i Rozafatit por edhe në një mënyrë e ruajtjes dhe kultivimit të folklorit tonë. Vërtet, kjo përpjekje e përbashkët e organizatoreve nga kisha jonë ishte shumë me vend dhe e qëlluar sepse, popullit shqiptarë në mërgim i mungonte pikërisht një gjë e tillë. Mu për këtë arsye mund të themi se Festivali Shqiptar ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë sukses.

Gjeraldin Dushku dhe Simon Vukli (konferencierët)

Behar Neli

Kur flitet për sukseset e festivalit, nuk duhet harruar kontributin e pamohueshëm të disa prej organizatorëve veteranë të cilët edhe sot, si edhe para njëmbëdhjetë vjetësh, vazhdojnë të jenë pjesë përbërse e këtij festivali. Mark Shkreli, kryetar i këshillit organizues të festivalit dhe Ismer Mjeku producenti i festivalit, vazhdojnë me të njëjtin entuziazëm dhe dedikim të pashoq të jenë nukleusi i këtij aktiviteti kulturo-artistik. Lirisht, mund të themi se pa pjesëmarrjen e Markut dhe Ismerit në pregaditjen e të njëmbedhjetë festivaleve me radhë, Festivali Shqiptar nuk do të kishte korrë të njëjtat suksese. Poashtu, vlen të përmendet puna e shkëlqyer e antarëve tjerë të këshillit organizativ, sikuse Prenk Curanaj, Vera Chota, Ludvig Çotaj, Fran Shala, Rosa Smajlaj, Nikë Gjuravçaj, Alex Zadrima, etj., të cilët me kontributin intensiv të tyre e bënë këtë festival të suksesshëm. Ç’të themi për Festivalin e XI Shqiptar? Ishte një natë që do të mbetet e paharruar për më se 2000 spektatorë që ishin mbledhur në sallën e Lehman Center for the Performing Arts në Lehman College. Programi filloi me Hysen Ulajn i cili e mbushi sallën me jehonën e zërit të tij duke kënduar “Këngë Maje Krahu.” Vijoi Frederik


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

Ndoci me recitimin e bukur të vargjeve të Atë Gjergj Fishtës i cili tingulloi sikurse një rrëkejë e bjeshkës! Kjo hapje tejet emocinale e festivalit i preku zemrat e të gjithë spektatorëve duke zgjuar mallëngjim për atdhe. Më pas, emo-

cionet vazhduan të vlojnë kur kori i talentuar i kishës tonë, Zoja e Shkodrës, këndoi “America the Beautiful” në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë së 11 Shtatorit. Fjalën e rastit e pat Dom Pjetër Popaj,

e mbaroi fjalimin e tij me një apel publikut për një minut heshtje në nderim të viktimave të 11 Shtatorit. Festivali jehoi me zëra të artistëve profesionalë si dhe atyre amatorë. Sebahate Berlajolli, Fitore Mamaqi dhe Drita

Divid Stanaj Sebahate Bërlajolli

Drita Makashi

Gëzim Nika

famullitari i kishës tonë i cili evokoi festivalët e mëparshëm, uroi sukses të mëtutjeshëm organizatorëve, theksoi rendësinë e këtij institucioni kulturoartistik për komunitetin tonë dhe në të njëjtën kohë falënderoi të pranishmit. Ai

Makashi sikur profesioniste të dalluara të muzikës shqiptare pasuruan programin e festivalit duke kënduar këngë shkodrane e korçare si dhe këngë tjera të vjetra popullore. Këngëtari i njohur i këngës popullore, Gëzim Nika si gjith-

Valle Gorçare / grupi i Bosotonit

18


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

19

Gjon Chota, Dom Nikolin Përgjini, Dom Pjetër Popaj dhe motra Bonaventura Gazivoda duke përcjellur festivalin

Kreshnik Smajlaj

monë e nxiti publikun në këmbë, që me një duartrokitje të pandarë ju bashkangjit këngës së tij “Shqipërinë e dua se jam shqiptar.” Poashtu çifti bashkshortor Frederik dhe Aida Ndoci sikur artistë të vërtetë që janë, i mbushën zemrat e spektatorëve plot me hare duke kënduar një potpuri këngësh

Ethel Raim dhe Nik Zefi Gjuravçaj

Kris Ivezaj nga veri dhe jugu i trojeve shqiptare. Sidoqoftë, bukuria e këtij festivali qendron në faktin se jo vetëm profesionistët, por edhe amatorët e muzikës shqiptare kanë mundësinë të tregojnë aftësinë dhe talentin e tyre. Shembull i vërtetë është David Stanaj, këngëtar i ri i cili filloi të këndojë në Festivalin e tretë Shqiptar, sikur fëmijë, dhe vazhdon më tutje të afirmohet si artist nëpërmjet këtij

Xhevahir Zeneli / hunmorist

festivali. Grupi i valltarëve nga Bostoni dha një çfaqje të mrekulluar. Koreografia u drejtua nga Bashkim Braho i cili demonstroi një mjeshtri artistike të vërtetë nëpërmjet valltarëve të tij. Prej tri valleve të interpretuara u theksua”Vallja Devollice” nga jugu i Shqipërisë. Grupi i Bostonit u dallua edhe për kostumet e tyre të bukura autentike që publiku vërtetë i admiroi pamasë. Skena ishte e dekoruar me një pejzazh të bukur malor shqiptar, i cili i bëri vallet e këtij grupi edhe më atraktive për syrin e vëzhguesit. Mbas një argëtimi me këngë dhe valle në sallën e koncertit, nata vazhdoi në sallën me plot ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura nga nënat dhe


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

Valle e grupit Rozafati

20

Fitore Mamaqi

Aida Ndoci

Dorina motrat tona shqiptare. Ishte një pamje e bukur e ushqimve të shumëllojshëme kombëtare që kishin mbushur tryezat përplotë. Natyrisht, muzika nuk mungoi as këtu, dhe njerëzit së shpejti mbaruan ushqimet dhe filluan të vallzojnë valle te bukura shqiptare. Kënga dhe vallja vazhdoi deri në orët e vona. Në përfundim, edhe ky festival shqiptar shënoi edhe një sukses në radhën e

“Valle” Nënë Shqipëri ke Kosovë dhe Çamëri / Grupi i Bostonit


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

21

Nuk mbetet asgjë tjetër të thuhet përveç: Mirësevini në festivalin e dymbëdhjetë!

NË NEW YORK U ZHVILLUA FESTIVALI I MUZIKËS POPULLOREFOLKLORIKE SHQIPTARE

sukseve të tij. Vlen të përmenden përveç anëtarëve të këshillit organizativ të festivalit, edhe sponsorët e shumtë që përfundimisht e bëjnë të mundur këtë traditë të bukur me vlera të larta artistike dhe kombëtare. Ato vazhdojnë vite me radhë të përkrahin jo vetëm festivalin shqiptar, sikurse një institucion artistik, por edhe në të njëjtën kohë i bëjnë një shërbim të veçantë komunitetit shqiptar. Mes tyre duhet patjetër të dallohen Gjon Chota dhe Uka Gjonbalaj me grupin e tij pranë Met Life.

Kori i fëmijëve Rozafa kujtoi edhe viktimat e tragjedisë së 11 shtatorit. Kënga “America the Beautiful” ngriti peshë zemrat e bashkatdhetarëve. Nga Beqir SINA

Ukë Gjonbalaj nga Met Life

Në njoftim të nxjerrë nga organizatorët e Festivalit “The Albanian Festival Organizing Committee”, thuhet se: Javën e kaluar në mjediset e sallës së koncerteve u mbajt Festivali i këngës popullore shqiptare në Amerikë. Më 11 Nëntor në Lehman College në Bronx, të shtetit federal New York, me sukses të

“Valle” / Grupi i Bostonit


22

Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

plotë e matur kjo në të gjithë parametrat e tij, u zhvillua Festivali i muzikës popullore shqiptare. Festivali është kthyer në një traditë të bukur shqiptare në Amerikë. Ai, (festivali) organizohet vazhdimisht në zotimin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Kësaj rradhe organizimi dhe interesimi ishte shumë më i madh se herët e tjera, ku morën pjesë rreth 2000 admirues të këngës së bukur popullore shqiptare në Amerikë. Shumë emocione shkaktoi tek pjesmarrësit kënga popullore “Kangë maja krahu”, që u këndua nga këngëtari Hysen Ulaj si dhe Hymni i jonë kombëtar i kënduara nga kori i talentuar i pesëdhjetë fëmijëve shqiptaro-amerikanë. Kjo natë e muzikës së bukur shqiptare do të mbetet si e paharruar tek bashkatdhetarët tanë në Amerikë. Grupi i valltarëve me një kërcim dinamik i dha ngjyra të tjera Festivalit, duke ngritur peshë zemrat e bashkatdhetarëve me këngën “America the Beautiful” . Ata përcollën me një ndjenjë të fuqishme gëzimi dhe

kënaqësie suprizën e këtij kori të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, të cilët kujtuan me këtë këngë, njërën prej ngjarjve më tragjike që përfishiu, më 11 Shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kryeqendrën e botës New York-un. Me pastërtinë dhe zërat e tyre fëminor ata treguan dhimbjen e tyre për atë ngjarje të rëndë, ku si pasojë e një sulmi terrorist të kamikazve u rrënuan dy Kullat e F a m s h m ë t ë Q e n d r ë s Tr eg t a r e Botërore, dhe një pjese të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes Pentagonit, duke humbur jetën rreth 3,000 qytetarë të pafajshëm midis tyre dhe tre shqiptarë Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj. Siç komentoi “The Albanian Festival Organizing Committee” ky ishte një nga aktivitetet më të bukura e të pasura nga të gjitha anët të zhvilluar ndonjëherë në komunitetin tonë në Amerikë. Jo vetëm melodia, vallet, këngët popullore e folklorike, veshjet tradicionale karakteristke të

të gjitha trevave, me shumëllojshmërinë dhe ngjyrat e bukura, por dhe ushqimi tradicional shqiptar i përgatitur nga amvisat e mrekullueshme, nënat dhe motrat e shqiptarëve të New York-ut dhe për rreth i dhanë n g j y r a f e s t iv e k ë t i j a k t iv i t e t i . Natyrshëm meritën për këtë ngjarje të bukur artistike me karakter kombëtar, e kanë patjetër organizatorët, të cilët për interesimin, seriozitetin dhe rëndësinë që i kishin kushtuar morën mirënjohjen e pjesëmarrësve. Në përfundim të këtij aktiviteti të rëndësishëm për shqiptarët në botë, të gjithë të pranishmit në mënyrë shumë të qartë përcollën një mesazh dashurie dhe respekti e vlerësimi për o rg a n i z a t o r ë t d h e n ë ve ç a n t i p ë r Kishën Katolike Zoja e Shkodrës, g r u p i n e va l l t a r ë v e d h e k o r i n e këngëtarve të rinj të Rozafatit, që iu dhuruan bashkëkombasve tanë këtë ngjarje të këndshme.

LOUIS OVERSEAS

• Domestic & Overseas • • Wholesalers to Tirana • • All Airlines • Tours • Cruises • • Honeymoons • Translations • Affidavits • Court Interpreter Services

Albanian Radio Hour Every Sunday 8:30 pm on WPAT 930AM 613 - 615 E 187th Street, Suite 3 and 4 • Bronx, NY 10458 Tel: 718/733-6900 Fax: 718/ 733-7015 Telex: 424249 Recdist • E-Mail: Louistravel@worldnet.att.net


TETOR - DHJETOR 2001

Jeta Katt olike

23

Në Kishën Tonë, Dr. Agim Leka dhe Our Lady of Mercy Medical Center, bëjnë vaksionimin kundër gripit

S

ikur në të kaluarën edhe sivjet mjeku i mirënjohur shqiptaro-amerikan Dr. Agim Leka, me stafin e tij nga “Our Lady of Mercy”, të dielen, më 16 dhejtor, në Qendrën Kulturore ‘Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, bënë vaksionimin kundër gripit. Vaksinat u dhuruan nga spitali kurse shërbimi u bë nga profesionistët shqiptarë të cilët janë të punësuar në spital. Këtë shërbim për komunitetin tonë Dr. Leka e ka filluar që nga viti 1972 dhe e ka vazhduar deri në ditët e sotme. I vetmi shpërblim për Dr. Lekën është kënaqësia që ai ndjen duke e bërë këtë shërbim. “Rrallë herë e kam ndjerë veten të kënaqur në ushtrimin e profesionit tim sesa kur (pa asnjë interes lëndor) i jap ndihmë mjeksore bashkesisë shqiptare…”, shkruan Dr. Leka, në letrën e tij dërguar Msgr. Zef Oroshit, themeluesit dhe famullitarit të Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, më 6 mars 1972. “Kisha katolike shqiptare është për t’u përgëzuar dhe për t’u marrë si shembull për nisma të tilla shëndetësore”, vazhdon Dr. Leka. Dr. Leka, pas dhënjes së parë të këtij shërbimi mjeksor, premtoi se do të vazhdonte këtë nismë edhe në të ardhmen. “Unë do të jem i kënaqur të ju ndihmoj përbrenda mundësive të përgjegjësive të mia profesionale - dhe mundësisht së bashku me doktorë të tjerë shqiptarë…”. Dhe me të vërtetë, Dr. Agim Leka e mbajti fjalën, ashtu sikur e kanë pasë zanat shqiptarët, dhe vit pas viti, në kohën e imunizimëve, ai dhe stafi i tij vazhdojnë të japin ketë shërbim mjekësor, falas, “kështu që shqiptarët të çdo feje dhe krahine të gëzojnë shëndet dhe jetë të lumtur në vendin bujar të Amerikës”. Famullitari i kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, në emër të tij, si dhe në emër të këshillit dhe të mbarë famullisë, ju shprehë falënderimet Dr. Agim Lekës, profesionistëve të tjerë që morën pjesë në këtë shërbim të nevojshëm për mirëqenjen e bashkesisë tonë, dhe Our Lady of Mercy Hospital Center. Zoti ua shpërbleftë.

Dr. Agim Leka, Monsinjor Zef Oroshi, Z. Anton Syku në mars të vitit 1972


24

Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

Shqiponja dykrenare e Kastriotëve e zbuluar në Rodon Deri më sot nuk kishim një

JAHO BRAHAJ vizatim autentik të shqiponjës së këtij flamuri, e cila dihet që është me shqiponjë dykrenare në fushë të kuqe siç na e dokumenton Barleti dhe historianët e tjerë. Gjurma e vulës së Skënderbeut e lënë mbi një akt zyrtar të tij e ka shqiponjën dykrenare, por vizatimi i saj është parë si i përshtatur me formën rrumbullake që e qarkon atë, si rëndom praktikohet në vula, dhe si do e shohim më poshtë ky mendim është i drejtë Rasti e solli që shqiponja e Kastriotëve e pikturuar në një afresk që zbulohet mbrenda tokës arbërore e jo në kancelaritë e arkivat e huaja, si ruhen shumica e dokumenteve të historisë sonë. Pas kthimit të disa pronave kishtare komuniteteve fetare, filloi dhe interesimi i këtyre të fundit për studimin e tyre, ruajtjen dhe rindërtimin. Një ndër këto prona është Kisha e Shna Ndout në Rodon (sot fshati Muzhel), ku ruhet edhe shqiponja e pikturuar e Kastriotëve. Për këtë kishë dokumentet flasin që e kanë ndërtuar Gjon Kastrioti ose i biri, heroi ynë i njohur Skënderbeu. Gjatë viteve kur Gjon Kastrioti I u mund nga osmanët, atij i lanë në pronësi zonat e Mysjes, që përfshijnë edhe Rodonin dhe këtu thonë se zotëroi gjatë disa viteve

vazhduar edhe gjatë këtyre 30 vjetëve. Është kujdesi dhe interesi i At Zef Pllumbit që i nisur nga gjurmët e afreskave në muret e kësaj faltorje të vjetër e çuan në zbulimin e kësaj shqiponje. Deri më sot Shqiponja e Gjergj Kastriotit - ripunim është zbuluar vetëm një siperfaqe e vogël e këtij afresku që falë edhe Skenderbeu përpara se të natyrës dhe punës me mjete cilëçlironte Krujën. Një legjendë e sore të realizuar para pesë shekushënuar nga konsuli austrohun- jsh ajo u ruajt. garez i Shkodrës, Teodor Ippen, Shqiponja është në afreskun e në fillim të shekullit XX, thot se realizuar në brezin e poshtëm të këtë kishë e ndërtoi Mamica faqes së harkuar të murit të Kastrioti, por e saktë është që kjo absidës. Në krahun e majtë të shqiponjës dallohet figura e një kalorsi e majtas e djathtas këtyre janë edhe shenjat e pazbuluara plotësisht, siç duket edhe të dy shqiponjave të tjera. Këto do të dallohen e të studiohen pasi të pastrohet afresku tërësishtë. Shqiponja është e pikturuar me ngjyrë të kuqe të hapur mbi suva Kisha e Shna Nout në Rodon të bardhë dhe në disa pjesë na ka arritur e dëmtuar, por që dallohet kishë funksiononte në vitet kur qartë se është me dy kokë. Skënderbeu filloi të ndërtonte Pasqyrimi tek fotografija që po kështjellën e Rodonit, që është në botojmë është e bërë me objektiv afërsi të kishës. Po ky autor na nga e djathta e saj, kështu që na njofton se ruheshin edhe themelet përfytyron një zmadhim nga ky e Manastirit që ishte ngjitur me krah, por ajo në të dy krahët është kishën, por që sot dallohen me simetrike. Fiksimi fotografik në vështërsi. Në kuadrin e 500 vje- këtë pozicion u bë, sepse trualli torit të vdekjes së Skenderbeut, në deri lart është i mbushur me mbeRodon u bënë kerkime mbi turina ndërtimi e dhera dhe ato fortesën e Rodonit, dhe më këtë nuk pastrohen, për ta ruajtur rast na është dhënë edhe përshkri- monumentin nga lagështira e mi i rrënojave të kësaj kishe, e me tepërt e shirave të stinës së dimrit. gjendjen në të cilën është rrënoja Sipas mendimit të studiuesit të sot kuptojmë se shkatërrimi ka artit mesjetar, Mustafa Arapi,


TETOR - DHJETOR 2001

afresku është vepër e një piktori profesionist, mjafton të shohësh vizatimin e kthetrave dhe kuptohet që është frut i një dore të shkathët të një piktori me përvojë. Kjo bie në sy edhe nga vrojtimi i figurës së kalorsit që sot për vetë fazën e zbulimit të afreskut nuk ka një gjykim se kujt figure historike ose religjioze i kushtohet. Nuk na është ruajtur nga shekulli 15 asnjë flamur kombëtar relike, që ta njohim deri më sot dhe as një vizatim autentik i shqiponjës së tij, që është shqiponja e Kastriotëve. Studiuesit kanë konkluduar se shqiponja e flamurit kombëtar na është ruajtur në vizatimet e krijuara sipas shembëlltyrës së saj e shijeve estetiko-emocionale që ruante e krijonte tradita shqiptare. Kjo është dhe rezultat i ndryshimit që kanë shqiponjat e ruajtura nga pasardhësit e derës së Kastriotëve. Forma e vizatimit të shqiponjës së gdhendur në emblemën mbi varrin e Konstandin Kastriotit nuk është identike me trajtën e gravuar në një libër uratash që i kushtohet një pasardhësi tjetër të Skënderbeut, as me shqiponjat e gdhendura mbi varret e dy nipave të tjerë të heroit tonë që i njohim e ruhen në Itali, as me shqiponjën e emblemës së nipit tjetër i njohur në histori me emrin Skenderbeu i Ri, emblemë që ruhet e vizatuar me ngjyra në dorëshkrim në bibliotekën Marciana në Venecie. Më e afërt është Shqiponja e vulës së Skënderbeut, por dhe kjo jo identike për arsyet që i thamë më lartë. Shqiponja dykrenare e flamurit tonë kombëtar është vizatuar sipas këtyre shqiponjave e që nga shekulli 15 pati ndryshime nga ajo që u pranua e u vendos në flamurin e arbërve me 2 mars 1444. Ja vlen të themi dhe dy fjalë për monumentin që Donika

Kastrioti i ngriti nipit të saj, K. Kastriotit në varrezat e kishës Santa Maria La Nova në Napoli. Emblemën e gdhendur në dy anët e monumentit mortor e ka botuar studiuesi italian Padilione në vitin

Shqiponja origjinale e flamurit shqiptar të Skënderbeut

1870 dhe më vonë arbëreshi Z. Skiroi në Palermo në vitin 1904. Pothuajse të gjithë studiuesit shqiptarë i drejtoheshin kësaj shqiponje dhe shpesh herë ka krijuar dhe keqinterpretime për kurorat që ka sipër dy kokave, deri sa më 1967 u bë e njohur nga Dh. Pilika dhe shqiponja e vulës së Skenderbeut. Në një botim shkencor heraldik të vitit 1926,

studiuesit italian emblemën heraldike të monumentit të K. Kastriotit e kanë klasifikuar si emblemë të një pasardhësi të derës së Skënderbeut. Tashti që u njoh shqiponja e Kastriotëve pa kurora mbi dy krerët rikonfirmon atë që Prof. Dhimitër Pilika ka shkruar, se kurorat janë shtesa të pasardhësve të Kastriotasve në dheun e huaj, por na hap dhe një dritare për ta kufizuar dhe datën Rodoni

Jeta Katt olike

25

kur është realizuar afresku më shqiponjën Kastriotase të Shna Ndout të Rodonit. Skënderbeu gjatë fuqizimit të pozitës së tij pretendonte se ai ishte pasues i shtetit të Balshajve e synonte për një shtrirje territoriale të shtetit për të arritur zotërimet e gjëra të atyre të kryezotit të Arbërit, Balsha II. Në këtë periudhë Skënderbeu filloi të praktikoi në vulën e tij shtetërore, krahas shqiponjës dykrenare të trashëguar nga dera atërore edhe yllin gjashtëcepash të Balshajve, por asnjëherë shqiponjën e kurorëzuar. Vula që njohim është e vitit 1459, pra dhe afresku duhet të jetë realizuar para këtij viti. Faza në të cilën është zbulimi dhe studimi i këtij afresku të kishës së Shna Ndout na kanë shpalosur shqiponjën e Kastriotëve, që është njëkohësishtë dhe shqiponja e flamurit kombëtar shqiptar, por muret e kishës kanë gjurmë dhe të afreskave të tjera e ndoshta do na japin dhe dëshmi epigrafike ose dhe skena të jetës së atij shekulli. Kisha dokumentohet se ka funksiunuar deri në shekullin e 17, por shpeshherë ka mbetur pa famullitar e kujdestar, kurse një gojëdhanë thot se ajo u dëmtua rëndë nga një termet i mesit të shek. 19. Materiali arkeologjik flet për një tempull shumë më të hershëm në atë truall e për rreth ka patur dhe dy kisha të tjera të dokumentuara që nga shekulli 12-13. Në Rodon, thotë Barleti, Skenderbeu shpinte familjen dhe shkonte edhe vetë për pushime e gjueti në periudhat në mes të betejave. Kisha e Shna Ndout lidhet si një ansambël me shumë vlera me kështjellën e Rodonit, që e ndërtoi Skënderbeu në valën e luftës.


26

Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

Mbresa nga Krishtlindjet në Afrikën e Jugut

I

shte mëngjezi i 24 dhjetorit kur po kalonim kufirin nga Lesotho për në Republikën e Jugut ku kishim vendosur të shkonim për të kremtuar Krishtlindjet për herë të parë si çift i martuar, u duk një ndryshim i menjëhershëm. Jo se nuk e kisha parë herave të tjera atë ndryshim, por pse kësaj radhe ishte për çlodhje e jo për biznes dhe syri me të vërtetë e merr mesazhin paqësisht për t’ia transmetuar shpirtit të çlodhur në raste të tilla. E pse jo, unë në fund të fundit isha pasagjere dhe vendosa të shijoja momentet e këndshme. Megjithëse shtatëzanë, sërish i thashë vehtes çlodhu dhe rehatohu se ku të dihet në vitin tjetër a do të të gëzosh udhëtime të tilla. Rrugën nga Maseru-kryeqyteti i

Mbretërisë se Lesothos, deri në Ladybrand, qyteti Afrikano-Jugor në kufi me Lesothon e bëmë me ngadalë

Merita Bajraktari McCormack

pasi janë me qindra kalimtarët e postës kufitare, këmbësorë ose me automjete. Shumica e burrave të Lesothos që si komb quhen Basotho punojnë në minierat e arit në Johannesburg kështu që posta kufitare është e hapur për 16 orë dhe është tejet e ngarkuar. Nga ana e Lesothos rrugët janë si kufiri ynë me Greqinë apo Maqedoninë, gurishte, tym,

Personal - Corporate - Partnership - LLC-s Sales Tax • Payroll Tax

Personal & Business

Auto • Business • Home

1809 Paulding Ave. Bronx, NY 10462

(718) 892-1000 Fax: (718) 892-6210 Pashk Berisha

WWW. BKBSERVICE.COM E-Mail:bkbservice@aol.com

ushtarë që e mbajnë armën si t’i teket, tym cigareje gjithandej. Në anë të rrugës, gjithashtu, sheh nëna që mbartin fëmijët e tyre në kuriz, mbeshtjellë vehten dhe fëmijën me guverta leshi apo pambuku te ngrohta, burra që ecin ngadalë, fëmijë që shesin ç’të munden dhe gra që shesin kapele prej thekrishte me mbishkrimin “Lesotho” ose “Kingdom in the sky” thurrur në pjesën e përparme të kapelave dhe që i shesin mjaft shtrenjtë . Shumica e tyre ndoshta me këtë lloj biznesi mbajnë familjet gjallë. Plot punime të tjera thekrishte shitën por kapelët mbajnë vendin e parë . Unë kisha blerë disa kur kisha ardhur në fillim në Lesotho, por meqë po prisnim radhën dhe një vajzë e re po na luste, e bleva edhe një tjetër, thashë ndoshta një ditë shkoj në Shqipëri dhe ia dhuroj nënës time ta mbajë si kujtim prej meje dhe relike e së shkuarës së saj, pasi tashmë kapelat e kashtës që ajo përdorte kur e detyronin të punonte në kooperativë i hodhi të gjitha. E në i pastë mbetur ndonjë, jam e sigurtë e ka ndezuar zjarrin e vatres se merrnin zjarr shpejt.. Kështu pas kalimit të postës kufitare, pasi shijova ajrin e pastër të Ladybrand-it malor dhe morrëm autostradën, im-shoq vuri kasetën time të preferuar me këngë shqiptare, ndoshta se i pëlqejnë, por unë mendoja se më bënte qejfin mua. Për t’i kthyer të mirën me të mirë, i thashë me shaka unë këto kënge i këndoj vetë, ti po deshe vere kasetën e stinës. Ishte stinë Krishtlindjesh dhe kasetat me muzikë për këtë festë nuk na mungonin!! Ashtu bëmë. Muzika e bukur dhe zëri i mrekullueshëm herë -i treshes famoze Domingo-Pavaroti e Carera, herë, i këngëtareve të mirënjohur të sillte më afër bukurinë e magjishme të stinës. Për


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

27

mua ky udhëtim kishte dhe një kuptim është pothuajse e shkretë. Ka tek- tuk krahëhapur, sikur të njiheshim prej tjetër simbolik. Ishte hera e parë që fes- disa qytete apo fshatra me banorë të vitesh. Është Krishtlindje, thoshin, faletoja këtë festë jashtë Shqipërisë dhe që tribusë Sotho. Rruga është e drejtë dhe minderit që na urdhëruat. Aty gjetëm aq më tepër që në Shqiperi kjo festë ka ne s’benim gjë tjetër veçse ndiqnim dhe miqë e të afërm të tjerë të tyre. Për qenë e ndaluar gjatë gjithë jetës sime. diellin që shkonte drejt perëndimit. mua ishte çdo gjë e re por falënderoja Unë, natyrisht, që vetëm kisha dëgjuar Rruga zgjati pesë orë dhe menjëherë, si Zotin që në këtë qytet njerëzit flisnin më nga të afërm e miq të familjes. Bile surprizë përpara syve të mij u shvaq shumë Anglisht sesa Afrikan, gjuha venmësuesit nëpër shkolla na thonin që mali tavolinë “Table Mountain”, një dase për Afrikano-Jugorët që është një pushimet e dimrit i bëjmë se është fundi mrekulli e vërtetë. Maja e malit është e version i Hollandishtes. Popullsia e i semestrit dhe për të pritur vitin e ri dhe sheshtë, prandaj dhe quhet tavolinë, bardhë flet të dy këto gjuhë, kurse popne domosdo i “hanim” të gjitha këto. Do kurse mali përkrah tij quhet Lion’s Head ullsia me ngjyrë flet këto dy dhe gjuhën të më duhej një udhëtim si ky për të parë (Koka e Luanit) e që dukej tamam si sipas fisit apo vendit të origjinës, pasi ka të vërtetën e këtij pushimi prej 22 dhje- kokë luani. E çuditshme por e vërtetë. shumë indianë, arabë dhe aziatikë. Po torit deri më një janar. Une u linda në Ky kishte historinë e tij të vetën, por kështu dhe për të pranishmit në festë juglindje të Shqipërisë dhe historitë e mua më mahniti mali “tavolinë” dhe unë isha diçka “e re”. Për ta e vetmja gjë gjyshës sime që i tregonte aq bukur për s’po i vija veshin tim-shoqi që më shpje- shqiptare që dinin, ishte njohuria që Mbreti i debuar mikeshat e saj shqiptar, Leka, korçare që i sillnin fshehurazi ëmbëlsira Shqipëri, nëpër shkolla, të gjithë mësojnë gjuhë të huaja, jetonte në vendin gjithë rinia di, në mos një gjuhë, një tjetër, si anglisht, e tyre dhe kaq për Krishtlindje apo asgjë më tepër. vezë të ngjyrosura e italisht, greqisht, sipas mundësisë që i është dhënë... Me kënaqësi ju shporta me biskota fola për për Pashkë i kisha Shqipërinë dhe shqiptarët, për traditat shijuar me endje e, megjithtë, atëherë gonte kokën e luanit! Me të arritur, na pritën të afërm të dhe zakonet tona të vjetra e të bukura, për ne Krishtlindja nuk ishte asgjë më shume se sa një ngjarje e kaluar “pra- tim shoqi që çuditërisht na suprizuan me për historinë dhe muzikën, ju thashë panike”, “pjellë” e “obskurrantizmit ftesën që na bënë për të nesërmën, ditën gjithashtu që për mua ishte hera e parë fetar”. Tani që i sillja ndërmend tek e Krishtlindjeve. Është festë familjare, të festoja Krishtlindjen kaq bukur e në udhëtoja ndjeja keqardhje dhe më vinte këmbëngulën ata, s’ka hotel pë ju, ju do mënyrë kaq të lirshme. Një nga të pranishmit në drekë u të qeshja njëkohësisht. Mundohesha t’ia të vini me ne. Pas një nate gjumi te shpjegoja tim-shoqi që edhe sot e kësaj çlodhshëm, në këtë shtëpi të ndërtuar afrua dhe më pyeti: “Si ka mundësi, ti e flet anglishten dite ka “mangësi” dhe vështirësi për të sipas traditës hollandeze, pasi ata ishin të parët që erdhën nga Evropa në këtë kaq mirë, ku e ke mësuar”? na kupuar ne shqiptarët trivialë. “Po, i thashë, në Shqipëri, nëpër Rruga për në Cape Toën (Keip vend, ata na çuan në një shtëpi tepër Taun) ishte mjaft e gjatë dhe në fakt pasi luksoze, në periferi të qytetit, Rei dhe shkolla, të gjithë mësojnë gjuhë të kalon Bloemfontain, qyteti kryesor i Mimi, të zotët e shtëpisë ishin të huaja, gjithë rinia di, në mos një gjuhë, provincës që quhet “Orange Free State” mrekullueshëm. Ata na pritën me një tjetër, si anglisht, italisht, greqisht,

Albania Limousine & Car Service 24 orë - 7 ditë në javë thirrni pronarin Anton Gjokaj

30% zbritje për klientët shqiptarë Të specializuar për dasmat dhe të gjitha ceremonitë familjare me: Limousine speciale 6-18 persona, Mercedes, Roys Roys, Lexus dhe Ex Calibar

914-243-2343 • 1-800-734-0453 NE DISPOZICION KEMI MODELIN ME TE RI 2000 - DERI NE 18 VETA


28

Jeta Katt olike

sipas mundësisë që i është dhënë”. Përmenda dhe emigracionin e atyre viteve e impaktin e tij në përvetësimin e këtyre gjuhëve. Përsëri ata nuk mund të besonin këtë, “ju keni qenë të izoluar, të mbyllur, si ka mundësi”, pyesnin. Unë i dhurova një buzëqeshje dhe s’fola më. E kisha provuar kaq e kaq herë këtë ndjenjë, njerëzit më shikonin mua shqiptaren që flisja gjuhët e tyre, me habi, ndoshta ata prisnin që ne shqiptarët të ishim krijesa të tjera, ndoshta. Dreka ishte një mrekulli, ushqimet dhe pijet tradicionale. Unë vetëm shihja e dëgjoja, natyrisht mund të isha eksperte për çështje që s’kishin të bënim me Krishtlindjen, por për momentin unë vetëm mësoja se sa e rëndësishme ishte kjo ditë për ta. “Merry Christmas”, atë shprehje që dikush kur isha e vogël më kishte keqinformuar në përkthimin e saj si “Gëzuar Vitin e Ri”, ishte shprehja nga fillimi i ditës me meshë në kishën e qytetit deri në mbarim. Ne s’na është lejuar të themi fjalën, e tashmë unë, ajo e burgosura e fjalës, thoja “Merry Christmas” pa probleme, me kënaqësi, bile. Dhuratat e bukura, nuk munguan as për bebën tonë që pritej të lindej së shpejti. “Dhënia, është tema e festës” “u arsyetua” dikush kur unë i thashë faleminderit për dhuratat e panumërta. Pas festës, dy ditë më vonë, donim të ngjitëshim në malin tavolinë me teleferik por na thanë duhet të prisni 7 orë në rradhë pasi ka shumë turistë në këtë kohë. Është Krishtlindje, dëgjohej, justifikimi. U ngjitëm këmbë deri në një farë vendi, por ajri i rallë më detyroi mua të ndalëm. U kthyem. Në vesh më tingëllonte “Është Krishtlindje” Kujtoja 25 dhjetorët e Shqipërisë. Asgjë e veçantë, njerëzit në punë, askush s’guxonte të thoshte ç’ditë ishte. Vizituam ç’mundëm më 27 dhe 28 pasi 26 ishte dita e Shën Shtjefnit dhe natyrisht im-shoq, gjuetar i lindur, shkoi sipas traditës. Mundësuam dhe një vizitë në Kepin e Shpresës së mirë, që sot e kësaj dite ishte thjesht një plash i mbuluar me guacka. Rreth e rrotull grupe të rinjësh bënin zhytje spektakulare nga skafet e tyre. Mblodha disa guacka nga ai vend historik dhe kështu ditën e 30

TETOR - DHJETOR 2001

dhjetorit u nisëm për në Maseru dhe morëm rrugën buzë oqeanit që zgjati dy ditë por që ia vlente për nga bukuria natyrore dhe për mua kishte dhe shumë vlera të tjera. Ato që kishim mësuar në histori dhe gjeografi për këtë pjesë te rruzullit, unë po e shkelja me këmbë. Isha me fat se kisha shoferin “angazhe” dhe që e dinte mirë rrugën, veçse sa herë qëndruam për B&B (Bed and Breakfast) na thoshin jemi plot. Ishte stinë pushimësh tani dhe aq më tepër që dhjetori në Afrikën e Jugut është korriku i Hemisferës veriore. e hotelet dhe kabinat buzë oqeanit janë të rentuara prej 2 vitesh më parë. Mezi mundëm atë natë të ngrejmë tendën tonë në anën e një kampingu pasi gjithkund s’kishte vende për të fjetur. Dikush vuri dorën në zemër, ndoshta nga stina ndoshta nga shtazanësia ime, por të paktën gjetëm një copëz lëndinë të shtrinim këmbët. Krishtlindje, stinë e zënë, kjo me mbeti në mendje. Natyrisht, e kuptoja por unë isha mësuar që 30 dhjetorin apo 31 të përgatitesha për natën e vitit të ri dhe nuk doja të endesha rrugëve atë natë të veçantë, që ishte traditë për mua. Për mua Viti i Ri kishte pasë qenë gjithkça. Ajo traditë, Viti i Ri, megjithëse u festua bukur në një kafe lokale në Lesotho, me ushqim vendi e me kërcimet e tyre tradicionale fantastike, për mua nuk ishte më ai emocion, ajo natë mbledhur rreth tavolinës me të afërmit e duke parë humoristët shqiptarë në ekranin e televizionit, transmetuar nga i vetmi stacion televiziv

Burektorja

shqiptar e që nuk mbyllnim sy pa parë humoristët apo artistët të trokisnin gotat me shampanjë dhe kur hidrocentralet i telefononin kombinateve e i bënin gëzuar e i uronin jetë të gjatë dikujt që s’e kishte vendin apo radhën (sa qesharake më duket kjo e fundit tani!). Është sërish stinë Krishtlindjeje. Kanë kaluar kaq vite që nga Krishtlindja ime e parë jashtë Shqipërisë. Emocionet e mia janë për të përgatitur një festë në kuptimin shpirtëror tashmë, fëmijët e mi po përgatiten t’ju dhurojnë librat e tyre të lexuar me dhjetra herë, fëmijëve të tjerë, që s’munden të blejnë të reja. Kjo më gëzon së tepërmi, pasi ata komplet, ndryshe nga fëmijëria ime, e dinë kuptimin e plotë të kësaj stine dhe arësyen e vërtetë të dhënies së dhuratave. Është dëshira për të dhuruar, për t’iu dhënë sa më shumë atyre që kanë nevojë. Fëmijët e mi janë tepër të preokupuar me këtë gjë sivjet. Kjo më bën me krahë si nënë dhe si bashkëkohëse e të gjithë njerëzve të lirë e që dëshirojnë të festojnë për a t ë q ë b e s o j n ë . E p a s Krishtlindjeve, Viti i Ri, nuk mund te lë dhe atë pa festuar. Është diçka me të cilën unë u rrita. Bakllavaja më 31 dhjetor dhe fishekzjarret janë ngulitur në mendjen time gjithashtu, dhe pse jo. Gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë Krishtlindjen dhe Zoti sjellt për ju të gjithë Paqe e Lumturi kudo qofshit. Të gjithë bashkëkombaseve ju uroj një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm me suksese e lumturi kudo!

DUKAGJINI

• Burek të shijshëm 7 ditë në javë • BUREK ME MISH ME DJATH

• ME SPINAÇ

Tel. (7 18) 82 2-8955 758 Lydig Avenue • Bronx, NY 10462


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

G

29

Our Youth Visit Our Lady in Medjugorje

A Place of Serenity oing to the “old country” for the first time last summer proved to be an exciting and memorable journey. I was for-

Jacqueline Prekelezaj tunate enough to have the opportunity to join Pater Frani’s group on the annual pilgrimage to Medjugorje. Pater Frani is a Franciscan priest in Tuzi, Montenegro. The morning of our departure from Tuz, my main concern focused on recovering from the stomach virus that had left me completely drained and fatigued. Lo’ and behold as all of the people started to gather in front of the Church in Tuz, I began to recognize a few familiar faces - my Godmother and her family, other cousins and acquaintances that I had not seen in ages. Aside from seeing family and friends, it was wonderfully surprising to meet so many new and amazing people. It was then that I knew this would be a special trip; God brought us together and we would definitely make the most of it while enjoying each other’s company. As a child I would hear adults speak of the phenomena of Medjugorje, never completely understanding why it was such a big deal. As I rode on the bus to Medjugorje, I still wondered what I was going to learn about myself during and after this pilgrimage. Was I to become more religious, gain a new found faith in the Lord – I had no idea what to expect, if anything at all. I had not ventured with the intention of renewing my faith or to look for a “sign” or miracle – but rather out of curiosity. I wanted to see why people make this pilgrimage and what they expected to gain from such a Holy trip. As the bus hugged the narrow

roads of Montenegro and BosniaHerzegovina, we all sat in awe as we stared at the breathtaking landscapes. We also witnessed the sadness and devastation left behind from wars past. Bombed villages with the facades and frames of homes that once were, acres of land burned – this was a time to connect with one another, to remember those who had died – we

prayed the rosary as we passed by. The subtle process of bonding had begun. As we arrived into the village of Medjugorje, it was evident that the center of this town was the church. It was where everything else stemmed from. Surrounding the church was a plaza area filled with people from all over the world, people of all ages and

Artiste Limousine Service Elega nce • Lu xury • Af ford abilit y “ F OR T H E S U P E R S T A R T RE A T ME N T ” Tel. 914-243-0807 • Fax. 914-245-3391

“WEDDINGS & PROMS OUR SPECIALTY” Featuring New Luxurious 2-18 Passengers Super Stretch White Lincolns Fully Loaded

Rolls Royce • Excalibur • Mercedes • Lexus • Sedans

5% DONATED TO MOTHER TERESA CENTER WHEN YOU BOOK WITH US! 24 orë 7 ditë në javë. Zbritje për dasmat dhe ceremonitë shqiptare!

Limuzinat 2000 më të reja super të gjata - kapaciteti 18 persona Ju garantojmë për çmime të volitshme dhe shërbim profesional!

“FOR ALL OCCASIONS & DESTINATIONS” •Weddings •Airports •Night Out •Anniversaries

•Proms •Casinos •Concerts •Sporting Events

•Birthdays •Christenings •Dinner/Theatre •Special Events

“SERVING THE TRI-STATE AREA SINCE 1983” Weddings Complimentary Champagne & Church Runner

24 Hours 7 Days

914-243-0807 Visit us at:www.artistelimo.baweb.com Lule (Lola) & Nua (Tony) Gjokaj Please Make Your Reservation Early!

Professional Courteous Tuxedo Chauffeurs


30

Jeta Katt olike

color. Everyone seemed to be open, whether it was a spiritual awakening they had sought or a peace of mind that could not quite be acquired at home, whatever their reasons they all roamed this tiny village in Medjugorje. You could see it in their faces, the expressions of joy and sincerity; the devotion to one’s faith was all too evident in such a mystical atmosphere. You could not help but watch in reverence the piety exuded by everyone around. The open confessionals set up around the church stuck out in my mind. There were signs next to each priest indicating which language they spoke, languages I had never heard of – a testament to how w i d e s p re a d t h e m y s t i c i s m o f Medjugorje is across the world. Medjugorje brought people from all over the world together, sharing in the mystery and power of God. I soon found out that the purpose of the pilgrimage was to meet new people, getting to know those who you only met once or twice and creating a shared bond of friendship that would endure years after we left this magical place. For me it was a testament to the wondrous potential of humanity. How we all were there for one another in those small ways: sharing a bottle of water on the climb up the mountain, carrying someone’s bag, holding another ’s child, helping one another get through those tough spots on the mountain, stopping and waiting with the person that was next to you because they were too exhausted to move on, sharing that little bit of shampoo you had left or giving an itchy friend a t u b e o f m o s q u i t o re p e l l e n t t h a t you were so fortunate to possess. In these small ways we bonded and became family those three days. As we gathered on the last day, many of us boarded the bus back to Tuzi with various experiences and memories that we w o u l d h o l d d e a r. F o r s o m e , i t was their second or third trip, but for many of us it was our first

TETOR - DHJETOR 2001

t i m e . T h e re i s n o d o u b t i n m y mind that everyone left with a feeling of serenity and completeness that we had not expected before we set foot on the bus. Some of us left with stones from the mountain we climbed, others with soil from the site on which Mother Mary appeared to the children, some with many a souvenir for friends and family back home. And most importantly, all of us took away a sense of calmness and serenity, and memories that we will never forget.

Heaven has a Place on Earth

“Ding, Dong, Ding, Dong…” T h e c h u rc h b e l l s r i n g a n d h u n dreds of people occupy the church and many others surround

Susan V. Gjelaj it. But this is no ordinary church. This is Medjugorje. Situated on the border between Croatia and Bosnia (both republics of the wartorn former Yu g o s l a v i a ) , Medjugorje receives thousands of v i s i t o r s f ro m a ro u n d t h e w o r l d each year, in hope that they too c a n w i t n e s s t h e p re s e n c e o f t h e Virgin Mary. Clear blue skies, a warm wind, beautiful blossoming roses, and well-maintained evergreens landscape this very holy place a day in late August. Mass is being offered and almost every language that you can think of is being represented here. A placid place that is all of one piece would be an ideal description of what this sacred place is like, and the experience that you will undergo here. Many “different” people gather in a common place, for a common cause and in a common

belief. Very few places on earth can do such things! Have you ever heard so much, yet have not heard anything? Have you ever seen so much, yet have not seen anything? Have you ever sensed so much, yet In have sensed nothing? Medjugorje all of your senses will be tantalized and tested as you are bombarded with overwhelming sounds, sights and immense feelings. Yet you have a power that enables you to completely focus, which allows you to center your thoughts. The statue of the Virgin Mary, which stands approximately 300 feet away from the church, is an a t t r a c t i o n t h a t i s h a rd t o m i s s . Many have said that while they were praying and meditating in f ro n t o f t h e s t a t u e , t h a t a p re s ence, an illumination or an outl i n e o f t h e Vi r g i n M a r y ’ s b o d y appears in front of them. Maybe it is a hallucination. Maybe it is n o t . B u t o n e t h i n g i s f o r s u re , many people leave with a feeling different from the one they arrived with. Many people return to Medjugorje time and time again. Many also suggest that others go and visit it too. It is definitely a form of tranquility and for many also, a form of hope. Many who have been diagnosed with diseases and terminal illnesses have put faith in Medjugorje as an ultimate way to seek and find a cure, or for others, a way of accepting whatever life has to offer them. H e re , t h e y c o m e t o b e a t p e a c e with themselves, their bodies, their minds and their souls. Your visit to Medjugorje will allow for a new and rejuvenated ind iv i du a l to e me rg e . Yo u w il l see things from a different perspective and definitely not transcendently. Perhaps you will be among the many who have had d i r e c t c o n t a c t w i t h t h e Vi r g i n Mary, leading you to believe that there truly may be places, where heaven is on earth.


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

The Most Religious Experience of My Life

This past summer I went to Montenegro to visit my family, not

Lena Lulgjuraj

all the while thinking, who are we to doubt anything? As we neared our destination, Pater Frani told us our daily plans, and what we would encounter while in this beautiful city. One of our first trips was to the large cross that was constructed many years before by the inhabitants of the city, in honor of their faith. As the story goes, because of this amazing faith, the people of Medjugore were chosen to witness a miracle. The pilgrimage to this cross was only one of many trips we took over the three days we were there, but I feel it was one of the most enlightening. In our group alone, people were going up barefooted, while praying the entire two-hour hike, and we observed people up ahead of us, as well as behind us. One moment that was most memorable was seeing a young paraplegic girl being carried up by four men. The faith and belief I witnessed in her eyes was indescribable.

Medjugore is a once in a lifetime experience where all of your daily worries are forgotten. I trust that in these trying times, no matter what your beliefs are, we all have to have faith and believe that there is a God, and that good will always prevail over evil.

✁ Subscription Form / Formular Abonimi US Rates ❑ 12 muaj / 12 months, $20.00

International ❑ 12 muaj / 12 months, $35.00

Name:_____________________________________________________________ Address:___________________________________________________________ City:__________________________________State____________Zip:_________ Telephone___________________Fax:________________________ E-Mail_______________________ /

Amount:_________

Please make check or money order payable to “IOur Lady of Shkodra” Do not send cash. 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 • Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690

realizing I would also have the most religious experience of my life. Let me begin by thanking Pater Frani who was the organizer and inspiration of the pilgrimages to Medjugore. Without him, I do not think many of us would have had the same experience. Our day began at 5am where we all gathered at the church in Tuz. As we took the 5-6 hour bus ride, many of us did not realize it would be so insightful and how the ride itself would be a lesson in history. When people say as they have recently said of the horrific events in New York, Washington and PA, that the destruction is not the same as when you view it on TV, I can honestly comprehend what they mean. As we drove through the streets of Bosnia, we witnessed first hand the destruction of the war. W h i l e re b u i l d i n g w a s s t i l l i n progress, many homes remained d e s t ro y e d t e n y e a r s l a t e r. I t i s incomprehensible how even now people have no idea what happened to their loved ones. It was also a poignant moment when Pater Frani pointed out a

large barren field to our left and described what had occurred there so many years ago. Apparently, the barren field was once a prosperous vineyard known around the world. When the Serbian government was at war with Bosnia, soldiers came to the vineyard and burned it to the ground. All of this because of the d i s t o r t i o n o f re l i g i o u s b e l i e f s through hatred. This grim reminder was the first step in what would be an awakening for all of us. As we approached Medjugore, it is hard to describe the atmosphere that surrounded the city. There was an energy unlike anything I have felt in my life. We witnessed thousands of people from around the world worshiping any place they could, and believing in the miracul o u s e v e n t s t h a t h a v e o c c u r re d there. It made our little every day concerns seem absolutely meaningless. For those of you who may not be familiar with the history or story behind Medjugore, here it is: The Virgin Mary first appeared to six shepard children in June of 1981. One of the messages which I found most touching was when one the children asked Mary why they had been chosen. Mary went on to explain the reason for her appearance, which was, to prove to the world that God does exist. Hearing this literally took my breath away,

31


32

Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

Dukagjini, Parajsa e Vetmisë në Alpe Nga: Lazër Stani Në mesin e muajit gusht, kur Tirana vuante nga vapa e mnershme dhe ethet e politikës, unë udhëtoja me një furgon të thjeshtë, në rrugën që shkon gjithkund anës së lumit Kir deri sa mbërrin në qendër të Pultit. Është një rrugë e pashtruar, por gjithsesi e kalueshme që gjarpëron sa nga njëri breg i lumit në tjetrin, me një ngjitje të ngadaltë si të ishte linjë hekurudhore. Përfundi rrjedh Kiri, lumi shqiptar me emrin më të bukur, duke krijuar pellgje të blertë, ngaqë mbi to pasqyrohet gjithmonë gjelbërimi i shpateve të maleve dhe qielli rrezatues me një kthjelltësi përpimëse, kthjelltësi që është vështirë që ta gjesh dikund tjetër mbi rrozull. Gati nëntëdhjetë vjet më parë, një prift katolik ka shkruar një reportazh mahnitës me titullin “Ku del Kiri”. Në këtë reportazh përshkruhet Plani, fshati më i sipërm i Pultit, i kapur mbi një shpat mali, si një ballkon gjigand, i ngjashëm me një kopësht përrallor, mbi të cilin natyra e kishte derdhur të gjithë mjeshtrinë e saj krijuese. Shtëpitë e bukura dy e tre katëshe, të lyera me gëlqere zbardhin midis gjelbërimit të kopshteve të mbushura me të gjitha llojet e pemëve, ndërsa ngastrat e tokës, edhe pse jo të mëdha prodhojnë gjithçka. Kiri buron sipër nën një kodër të bardhë shkëmbore, duke e gurgulluar ujin e vet të kristaltë me një melodi kozmike. Më pas kishte plasur Lufta e Parë Botërore. Të gjitha shtëpitë qenë djegur nga hasmi sllav dhe shumë burra të shquar të Dukagjinit mbetën të vrarë pabesisht. Midis tyre, edhe i pari i “Djelmisë së Shalës”, Mehmet Shpendi. Pas lufte, thotë prifi, e vizitova prapë Planin. Aty gjeta shkretinë e luftës. Shtëpitë e djegura ende nuk ishin ngritur e njerëzit jetonin në kasolle, kurse kopshtet nuk e kishin më madhështinë e dikurshme. Më erdhi ndërmend ky reportazh, aty buzë Kirit, duke këqyrur pellgjet e thellë

e të gjelbër që të tërhiqnin në gjirin e vet me fuqinë e Circëve. Kurse vajzat e mia grindën për lumin. Lea, e vogla thotë: “Lumi im”, ndërsa e madhja, Lodja, për ta ngacmuar i pohon të kundërtën: “Ky është lumi im”. I rrëmbyer nga kjo grindje e fëmijëve, nuk e kam mendjen te debatet e ashpra që kanë shpërthyer në furgon për politikën. Unë, që po kthehem në shtëpinë e lindjes, për të rizbuluar “dashuritë e fëmijërisë time”, nuk ndjej ndonjë interes për debatet e tyre vlonjëse për zgjedhjet, politikën, vjedhjen e votës, Berishën, Nanon etj.. Shoferi, një djalë shumë i sjellshëm u heq vërejtjen herë pas here, u thotë “Lejeni rehat Lazrin nga marritë tona”, po ata nuk i binden, i thonë se Lazri është “djali ynë” dhe prapë duan të më tërheqin në bisedë. Po unë si unë, më tërheq vëmendjen një flutur që bën fluturime rrethore mbi bregun e rrugës dhe më kujton Naimin: “O flutura krahëshkruar! që fluturon nëpër erë/ A mer dhe zëmrënë time me vet-hezë dhe ma shpjerë/ Ner malet e Shqipërisë...”. Me duket se rruga deri në qendër të Pultit është bërë më e gjatë e më e padurueshme, edhe pse ishte punuar për mirëmbajtjen e saj, madje në shumë vende e kishin bërë më të mirë se ka qenë. Më së fundi, pasi ke lënë pas shumë fshatra anës së luginës, ku duart e arta të urashtrenjtasve dhe prekalorëve, kanë krijuar një pafundësi kopshtesh dhe parcelash ku kultivohet gjithçka, sidomos perimet që tregtohen në Shkodër, lugina e ngushtë zgjerohet papritmas dhe në sfond të shfaqet Pulti me të gjithë fshatrat e tij: Kiri, Kaznesi, Xhani e më tej, Pogu, Mgulla, Plani dhe prapa një kodre të lartë të veshur me gështenja, Gjurjat, vendi ku kam lindur unë... .

Një emër arkipeshkvie Kur ndalon në Kir, te Guri i Mashës, të shfaqet përballë Xhani, një fshat i

bukur, i gjelbëruar. Kthej sytë dhe e shikoj me mall, pasi me këtë fshat më lidhin shumë kujtime; është toka e gjysmës së ëndrrave të mia. Aty dikur i kanë patur dy shtëpitë e mëdha dajët, ku kam kaluar shumë ditë të fëmijërisë time, aty, në kodër të Doçajve, është ende i gjallë Nik Marashi, një nga njerëzit që kam dashur më shumë në jetën time, një burrë fisnik dhe inteligjent, një shpirt që rropatet ditë e natë për të gjetur fillin e kuptimit në lëmshin e ngatërruar të jetës. Në këtë fshat dikur ka qenë e vendosur Arkipeshkvia e Pultit, një ndër katër arkipeshkvitë shqiptare. Kjo qendër e rëndësishme e katolicizmit shqiptar, ku kanë shërbyer klerikë të shquar dhe shqiptarë të mëdhenj, ku poeti At Gjergj Fishta shkonte shpesh verave, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve. Përmendet fshati dhe arkipeshkvia, Kisha e Fretënve dhe Kisha e Xhanit, të cilën e mbaj mend prej fëmijërisë ende të parrënuar nga rrebeshi i çmendur revolucionar i vitit 1967. Këtë fshat të bukur e përmend në librat e tyre edhe Rouz Llejn dhe Mis Edit Durham, e cila i ka kushtuar një libër Dukagjinit me titullin “Majat e Shalës”. Durhami madje përshkruan një histori, të cilën nuk kam mundur ta harroj. E veshur me rroba udhëtimi dhe me një kapele kashte në kokë, ajo pati zbritur në oborrin e kishës së Xhanit një të dielë vere të viteve njëzet, e përcjellë nga një përkthyes, që me sa duket ishte prift ose student nga Shkodra. Malësorët kur e panë anglezen diçka i shqiptonin njëri-tjetrit më zë të ulët në vesh dhe ia krisnin një gazi të keq, ironik. Mis Durhami e bërë krureshtare pyet përkthyesin se “çfarë kanë këta malësorë që qeshin kur më shikojnë?”. “Nuk e di”, i përgjigjet prifti përkthyes, por t’i pyesim”. Kur i pyet, ata i shpjegojnë gjithçka. “Shih”, i thonë, “femra sido që të bëhet nuk rrin pa e nxjerrë atë që ka në


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

kokë. A ia shikon kapelën e kashtës. Kashtë në tru, kashtë mbi flokë...”. Mis Durhami e tregon këtë me mirësinë e një poeteje, siç përshkruan edhe me po atë dashuri edhe shumë faqe të tjera që flasin për Pultin e lashtë. Ndërsa Rouz Llejn, flet për një burrë që ka njohur në Pult, që kishte frikë se mos vdiste dhe nuk do të mund ta çonte djalin në shkollë. Ishte atëherë viti 1923... .

Por kur i pyes tani se cili frat shërben në Kishën e Xhanit, më thonë se priftërinjtë rrinë në Shkodër, por vijnë vetëm ditët e lutjeve, për meshat dhe ceremonitë e ndryshme fetare. U pikëllova për këtë. Në këtë ikje të madhe të gjindjes, edhe njerëzit e Kishës i rrinë larg Pultit. Dhe krejt natyrshëm kujtoj fratin e Kirit, Pater Ndoun, që në agimet e shekullit që shkoi shërbente në Kir, duke i ndihmuar

IR Licensed Real Estate Brokers IF YOU ARE LOOKING FOR REAL ESTATE

YOU NEED US! Përv oja jo n ë 2 7 vje ça re m e k om u nit etin s h qip ta r ë shtë dëshm ia m ë e mirë e su kses it tonë ! Nëse P L A N I F I K O N I të bleni building, shtëpi ose pasuri të patundshme, J U O F R O J M Ë M A K S I M U M I N e kushteve për blerje.

- Sales - Rentals - Mortgages - Co-ops And Condos - Investment Properties - Residential & Commercial -

PRENK CURANAJ Real Estate Broker

TEL:718-231-0300 • FAX: 718-324-0596 4227 WHITE PLAINS ROAD BRONX, NY 10466

VISIT US ONLINE WWW.ISLAND-REALTORS.COM

33

njerëzit jo vetëm me shërbesat e tij fetare, por edhe si mjek i famshëm, tek i cili gjetën shpëtimin nga sëmundje të ndryshme mijëra njerëz nga i gjithë Veriu.

Ka ndërruar fleta e jetës “Amanet, shkruaj diçka për ne”, më thotë Shuk Gjeka. “Shkruaj diçka për ne...”. Zëri i tij më tingëllon si lutje, si dëshirë e shprehur në altar. Po edhe vetë mundohet nga dyshimet, nuk e kupton se përse është ashtu këmbëngulës, aq sa më kthehet prapë i penduar: “E çka ke me shkrue për ne?! Jeta jonë ka marrë fund...”. Shuku e ka shtëpinë jo larg shtëpisë time, e njoh që kur isha fëmijë. Djemtë i kanë shkuar larg, punojnë në Itali, vajzat i ka të martuara dhe jeton vetëm me gruan në shtëpinë e tij të madhe. Ka edhe një shtëpi tjetër në periferi të Shkodrës, po shpirti nuk i ndahet nga vendi “ku i ka rënë koka”. Eshtë i pikëlluar dhe mendon se kjo jetë është kthyer për së mbrapshti si një xhaketë e vjetër, por ai kurrsesi këtë xhaketë të kthyer nuk mund ta marrë për të re. Një grimë herë mendohet, masandej më pyet si me frikë, a thua se ndruhet mos plasaritet një qelq delikat: “Si është kjo puna jote more Lazër, kam ndije se ... Genc Pollon”. Nuk shprehet qartë. Bela e madhe, them me vete. Edhe këtu m’u dashka të merrem me politikë, të jap “llogari” për ato që kam bërë gjatë këtyre viteve. “E ku e ke ndije kët’ muhabet more Shuk?”, e pyes, duke e kapur se ku e kishte fjalën. “Dikujt prej nesh i kanë thanë ata të Partisë Demokratike të Shkodrës. A Jozefina Topalli, a nuk e di mirë se kush”. Mendohet një grimë herë e duke u ndruajtur se mos po shklet në dërrasë të kalbur, më pyet: “A asht e vërtetë se Genc Pollo asht grek, asht njeri i grekëve?”. Nuk e kuptoj se çfarë i duhet Shukut kjo puna e Genc Pollos, po hajt, fjala nxjerr fjalën, e unë i them: “Si thue ti more Shuk, a të dukem si njeri i grekëve unë? A mendon me aq sa më njeh se unë mund të bëhem njeri i tjetërkujt?”. Shuku ndjehet ngushtë, po në dritën


34

Jeta Katt olike

e qiriut e ka më të lehtë t’i fshehë emocionet e veta, thotë se kurrë nuk i ka besuar përrallave të botës dhe shton: “Mos na lashtë Zoti pa anmiq, se atëherë kena mbarue”... . Të nesërmen takoj Gjergj Palin, një fqinj timin, të cilin vitet dhe vuajtjet e kanë ligështuar, po prapë ka mbetur një qenie njerëzore e dashur dhe zemërmirë, që i gëzohet syri kur më shikon: “Shih, thotë, a është e vërtetë se kinezët i djegin kufomat kur vdesin?”. Se çfarë i duhet kjo Gjergjit një Zot e di. I them se kam qenë në Kinë, se kam parë Pekinin dhe Shangain, po për këtë gjë nuk kam pyetur. E di se në vende të ndryshme të botës i djegin kufomat, po ky është një zakon i tyre e nuk ndryshon kurrgjë në ligjet e jetës. “Gjithfarë race robi ka mbi këtë dhè”, thotë Gjergji duke shprehur habinë e tij. “Ec e merre vesh këtë jetë!”. Njerëzit këtu, tashmë më të vetmuar se kurrë e ndjejnë më shumë peshën e jetës dhe vrasin mendjen rreth kuptimit të saj. Edhe nëna me babën e ndjejnë këtë peshë, në mënyrën e vet trishtuese. E ndjejnë të gjitha nënat që i kanë fëmijët larg, shumë larg, në Itali, Angli, Amerikë. Mua kjo më duket një shkundje e natyrshme, por ata nuk arrijnë të pajtohen me këtë fat. Fëmija i ikun larg, thoshte poeti Martin Camaj, “asht një barrë e vrame” në shpirtin e nanës. Nënat tona tradicionale, me shpirtin e tyre më të pastrin në botë, nuk mund ta kuptojnë fluturimin e fëmijëve në hapësirat e qiejve të botës. Ato i duan fëmijët çdo natë pranë vatrës së tyre dhe kur erren me fëmijët larg, zemra i u l ë n g o n n ga n j ë d h i m b j e e pashërueshme. Por, ato nuk mund të qortohen për asgjë, aq më tepër që edhe ne kur të jemi në moshën e tyre nuk e dimë se si do të ndjejmë e çfarë do të mendojmë... . E megjithatë ndërrimi i fletës së jetës është i dhimbshëm... .

Në varre, aty ku prehen të parët ... Në njërën prej ditëve shkoj në varrezën e Gjurajve së bashku me babën. Varrezat gjenden mbi një kodër të thekshme, si një ulërimë dhembjeje

TETOR - DHJETOR 2001

që quhet kodra e Qereshit. Dua të vë një degë të gjelbër te varri i gjyshit tim Ndre Stanit, ashtu si vite më parë pata vënë një degë të gjelbër në varrin e Tolstoit, sipas amanetit të tij për ata që do të kujtoheshin për të vizituar varrin e tij të thjeshtë. Askund si në varreza, mendja e njeriut nuk u afrohet humnerave të errëta, askund nuk janë më të dhimbshme dilemat e jetës dhe pikëpyetjet e papërgjigje që e rrethojnë jetën e njeriut. Një ankth i përhershëm më ka ndjekur gjithmonë sa herë u kam kaluar pranë, ose jam ndalur një çast për të pëshpëritur një lutje për shpirtrat e tyre, që janë edhe pjesë e shpirtit tim. Ndalem para varrit të thjeshtë të gjyshit tim, fërkoj krahët e kryqit të drunjtë ku është gdhendur emri i tij, datëlindja dhe datëvdekja dhe bëhem pjesë e bunacës së patrazuar të heshtjes që mbretëron gjithkund, në varre, rreth e rrotull, në fshatra, deri tej në horizont. A mos vallë gjithë përpjekjet tona jetësore bëhen për të mbërritur cakun e kësaj heshtjeje kozmike, të shkretë, që flet me një gjuhë të pakuptueshme për ne, me një gjuhë të c i l ë n e n d e n u k ke m i m u n d u r t a dëshifrojmë? Dhe ndoshta, nuk do ta dëshifrojmë kurrë ... Në këto varre prehen shumë nga të njohurit e mi, pleqtë që më kanë mësuar fjalët shqipe, këngët, vajet, historitë, kuptimin dhe filozofinë e jetës, gjithçka që unë kam më të shtrenjtë në këtë jetë. Këtu prehen në paqen e përjetëshme mësuesit e mi të mëdhenj, dashurinë dhe urtësinë e pafundme të të cilëve nuk do ta gjeja më kurrë në asnjë vend të botës ku s hkeli k ëmb a ime. D he kam ecur shumë, si njeri që nuk i gjen shpirti prehje ... Sipas zakonit të lashtë, pëshpëris d u ke i p u s h u a r s y t ë m b i va r r e t “Pushoshi në paqe!” dhe lagrohem duke marrë me vete dhimbjen që vjen nga gjiri i ftohtë i tokës.

Miqtë larg ... Kur vjen në Dukagjin, kur vjen në shtëpinë tënde, është e natyrshme të

pyesesh se ç’bëhet me miqtë që nuk i ke takuar prej vitesh. Unë kam ardhur rrallë, fort rrallë dhe tani ndjehem i tronditur, pikërisht nga mungesa ime prej kaq kohësh. Dukagjinasit e kanë zakon të të thonë “Ardhsh i bardhë!”, ashtu siç ka shkruar nja njëzet vite më parë poeti Xhevahir Spahiu. Edhe unë gjithmonë mendoj të shkoj në Dukagjin i bardhë, me diçka të mirë, të arritur, me libra të shkruar, me diçka të mirë të krijuar, por në këtë ngulm përpjekjesh, koha ikën shpejt nën traun e urës që quhet jetë e që bashkon bregun e lindjes me atë të vdekjes. E qortoj veten njëmijëherë, por qytetet e mëdha kanë vetinë të të r r ë m b e j n ë . K ë t ë ve t i e k a e d h e Tirana, një qytet në të cilin erdha pothuajse fëmijë. Kthehem nga nëna dhe e pyes për Gjergj Stakën, për Lekë Mëhillin, Dedë Gjonin e për shumë miq të tjerë të cilët tashmë jetojnë larg fshatit, diku rrotull Shkodrës, të shkulur në pleqëri nga dheu i të parëve, nga kjo parajsë që i mungojnë tashmë njerëzit, por që i ka me tepri kujtimet, historitë, mitet, legjendat. Ata që janë ende aty me mendje në ikje, thonë se tashmë nuk shtyhet jeta këtu. “Njeriun e marrka malli për njerëz. Kështu qenka kjo jetë”. Dhe Alpet e mrekullueshme të Dukagjinit, kjo p a r a j s ë t o k ë s o r e , d a l ë n ga d a l ë p o g ë l l t i t e t n g a n j ë ve t m i e p a n dreqshme. Unë u them se këto Alpe mund të bëhen në të ardhmen si Alpet e Italisë, aty ku punojnë edhe fëmijët tuaj, si Alpet e Zvicrës ose të Austrisë. Ju nuk e dini se çfarë vendi të mrekullueshëm iu ka falur Zoti”. “Thua kështu se nuk jeton këtu, më kundërshtojnë me të mirë. Po ku i dihet, ndoshta vjen edhe ajo ditë, por ne atëherë nuk do të jemi gjallë”. Dhe nuk mund të mos iu jap të drejtë. Më kujtohen burrat tanë të shquar të kombit, politikanët tanë egoistë e shpirtvegjël dhe ndjej dhimbje që unë kurrgjë nuk mund të bëj për këta njerëz. Po fundja, kur kanë mundur shkrimtarët ta rregullojnë botën? Askurrë.


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

35

Kisha e Ulqinit nëpër shekuj Sipas gjurmimeve arkeologjike të

DOM NIKË UKGJINI kryera në kohët e fundit në qytetin e vjetër të Ulqinit, ku ndër të tjera u gjetën fragmente kishtare të shkruara në gjuhën latine nga shekulli IX, në Kishën e të Shelbuemit (Shën Salvatorit), e cila njëherit konsiderohet si kisha më e vjetër në Mal të Zi, dëshmohet se në shekullin IV, pra, në kohën e Justinianit I (527-565), Ulqini si qytet iliro-romak i pushtuar tashmë nga bizantinët, ishte ipeshkvi (dioçezë) mjaft mirë e organizuar dhe se i takonte kryeipeshkvisë (kryedioçezës) metropolitane të Shkodrës, e cila, sipas dokumenteve historike, këtë këshill e mbante që në vitin 387, kur në krye të saj ishte kryeipeshkvi Bassus. Arsyet e mosekzistimit të dokumenteve më të hershme të shkruara mbi Ulqinin si ipeshkvi, janë luftërat e udhëhequra nga banorët sllavë e avarë të fesë pagane që në shekullin VII në trevat ilire. Këto dyndje shkëputën çdo Iloj komunikimi të Ilirisë kristiane me Selinë e Shenjtë, gjë që zgjati deri në kohën kur ardhacakët pranuan pagëzimin e tyre në shekullin IX. Për këtë arsye, burimet e para të shkruara për Ulqinin si ipeshkvi i gjejmë në ‘’IlIyrici Sacri’’ voll.7, të Danielo Farlato-s dhe Jacobo Coleto-s në vitin 877. Kjo ipeshkvi merrte pjesë aktive në koncilin e Dilmitanus (Duvno) të Dalmacisë në vitin 882, kur u bë ndarja e ipeshkvive bregdetare nga ato të Dalmacisë së Sipërme dhe të Ulët. Ulqini së bashku me ipeshkvitë e tjera shqiptare: të Shasit, të Drishtit, të Pultit, të Shkodrës e të tjera i takuan provincës së Dalmcisë së Ulët, e cila shtrihej nga Delmitanum deri në Durrës dhe si seli metropolitane kishin Dioklenë. Në vazhdim te ‘’lllyrici Sacri’’, pos të

tjerash, i gjejmë edhe emrat e saktësuar të shumë ipeshkvijve të Ulqinit, duke filluar që nga viti 1141 deri në vitin 1571, kur Ulqini ra nën sundimin turk.

Kisha katolike e Ulqinit nën sundimin turk Me rënien nën sundimin turk, më 1 gusht 1571, Ulqini ndryshoi rrënjësisht në të gjitha poret e jetës. Qyteti i kohës antike tashmë mori një pamje të trishtuar. Ahmet Pasha ishte i pari që nga toka dhe nga deti bëri sulme të ashpra, të pamëshirshme mbi këtë qytet ku jeta ishte në kulmin e gjallërisë së vet. Komandanti Serra Martinengo, i cili kishte mbledhur ushtarët dhe trimat e Ulqinit për t’i bërë ballë turkut, pas një kohe të shkurtër qëndrese u detyrua të

ore dhe fetare, duke filluar nga ndërtimet e objekteve të ndryshme publike (hanet, krojet dhe objektet fetare myslimane) dhe duke rrënuar kishat dhe duke i shndërruar ato në xhami. Kështu, nga pushtuesit u rrënua Kisha katedrale e Shën Marisë - Nënës së Kishës e stilit gotik e vitit 1251 dhe të gjitha kishat e tjera. Ndërsa në vitin 1602 u shndërrua në gërmadhë edhe abacia e Shën Nikollës në fshatin Shënkoll, buzë Bregut të Bunës. Kisha e Qytetit e stilit të Rilindjes, e ndërtuar në vitin 1510 nga venedikasit, në vitin 1693 u shndërrua në xhami prej pushtuesve të udhëhequr kësaj radhe nga Haxhi Halil Skura. Në këtë pushtim nuk është kursyer as personeli fetar, i cili në këtë qytet, pos edukatës fetare, kishte sjellë edhe civilizimin. Kështu ata vranë 30 murgesha të rregullit Klarise (Shën Klarës) që kishin kuvendin e tyre në Kala. Kurse

Kisha e Shën Marisë në Shas, Mal i Zi bëjë marrëveshje me pushtuesin dhe menjëherë ta lëshojë qytetin. Kështu vandalët turq hynë në qytet duke bërë plaçkitje dhe vrasje të mëdha. Pasi e pushtuan qytetin në tërësi, pos të tjerash, bënë ndërrimin e pamjes së tij: shtëpive, shesheve, ndërtesave, objekteve kultur-

arqipeshkvin e Tivarit, Gjon Bruno Harapin (ulqinak që pas pushtimit tentoi organizimin e 70 katundeve në kryengritje për të çliruar Shkodrën), i cili ishte edhe administrator i Ulqinit, turqit e burgosën së bashku me nipin dhe shumë meshtarë e laikë dhe në vendin Lepanta i ekzekutuan. Ndërsa


36

Jeta Katt olike

imzot Marin Bizzi, kryeipeshkëv i Tivarit, në relacionin e tij të vitit 1610, dërguar Selisë së Shenjtë (Vatikanit), ndër të tjera pohon se gjatë vizitës së tij baritore në famullinë e Shëngjergjit, shumë herë ishte plaçkitur nga turqit e Ulqinit, të cilët i ishin kërcënuar edhe me jetë. Rrëfime të ngjashme kemi edhe nga relatorët e tjerë. Në anën tjetër, popullsia civile e këtij qyteti, e cila kishte mbetur nën thundrën e pushtuesit gjakatar, e pambrojtur, e vetmuar dhe pa udhëheqës shpirtëror, pasi nuk mundi të përballojë kushtet e vështira të jetës, për t’iu shmangur ligjeve tatimore, dhunës, marrjes së fëmijëve dhe persekutimeve jashtë çdo dëshire, filloi ngadalë t’i përshtatej situatës dhe në shekullin XVII e pranoi islamizimin. Se çfarë pushteti të egër kishte vendosur në këtë qytet të okupuar pushtuesi turk së bashku me piratët nga Malta, Tunizi dhe Algjeria, më së miri na flet vetë fakti, se nga asnjë relator (misionar) i Selisë së Shenjtë nuk kemi informata të sakta për katolikët e Ulqinit gjatë kohës së pushtimit. Kështu, relatorët e ndryshëm të Selisë së Shenjtë në relacionet e veta na flasin vetëm për katolikët në rrethina. Ipeshkvi i Sapës, Pjetër Budi, në relacionin e vet drejtuar kardinalit Gocadino, në vitin 1621, ndër të tjera thekson se në rrethinë të Ulqinit ka rreth 3000 burra lufte dhe se katundet e tyre janë: Shënkolli, Pulaj (Velipoja), dy katundet e Reçit, Zogaj, Shëngjergji, Bripa, Kalance, Shasi, Braisa, Bardanji etj. Kurse misionari Françesko Leonardi, në relacionin e vitit 1638, ndër të tjera thotë se në Ulqin nuk ka asnjë shtëpi të krishterë përpos atyre që shkojnë nga vende përreth për t’u shërbyer turqve dhe shton se në rrethina ka më shumë se 5000 besimtarë katolikë, të cilët nuk kanë prift dhe janë të detyruar të kërkojnë ndihmë fetare nga prifti i famullisë së Klleznës. Për gjëra të ngjajshme në relacionet e veta na flasin edhe misionarët, Jacit Suspolo dhe Benedikt Trevizanos dërguar Kongregatës për Ungjillzimin e Popujve (Propaganda Fide) në vitin 1650, si dhe në relacionin e vet, imzot Pjetër Bogdani, ipeshkëv i Shkodrës, në vitin 1676 dërguar Kongregatës për Ungjillzimin e Popujve. Për ekzistimin e një numri të vogël banorësh të krishterë si shërbëtorë

TETOR - DHJETOR 2001

në Ulqin, na flasin relatorët e Selisë së Shenjtë, Marin Bici, në vitin 1610 dhe Shtjefen Gaspri, në vitin 1671, kurse atë Marini thotë se këta shërbëtorë janë të ardhur nga rrethina e Ulqinit dhe e Shkodrës. Kështu që dëshmia e kartografit venedikas, atë Vinzenzo Coronelli, që ky qytet në vitin 1688 ka pasur 5000 banorë katolikë, me siguri ka të bëjë me katolikët në rrethinat e Ulqinit.

Kisha Katolike e Ulqinit pas Kongresit të Berlinit (1880) Se çfarë kishte ndodhur me atë popullsi të lashtë gjatë pushtimit turk, më në fund u pa kur Ulqini u lirua nga zgjedha turke më 1880, kur doli se e gjithë popullata e këtij qyteti ishte e islamizuar. Por kjo liri kahmot e pritur për shqiptarët e Ulqinit, të lodhur dhe të shkatërruar gjatë 307 vjetëve okupimi, për shkak të rrethanave të reja të krijuara në Evropë, e në veçanti në Ballkan, mjerisht nuk solli një fatbardhësi. Fuqitë e Mëdha, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, duke i identifikuar shqiptarët në masën 70 përqind të islamizuar me turqit, pa ndonjë hezitim vendosën t’i copëtojnë trojet shqiptare. Kështu, Ulqinin e islamizuar ia dhanë pushtuesit të ri, Malit të Zi, duke menduar se ky shtet sllav i krishterimit ortodoks, në anën kombëtare dhe fetare do ta ‘’disiplinonte’’ këtë popull. Me këtë vendim, Malit të Zi iu dha drita jeshile për të kolonizuar këtë qytet. Se kolonizimi në fakt kishte filluar në këtë qytet diç më herët, na flet në kronikën e vet konsulli rus në Shkodër, J. C. Jastrebov, i cili kur flet për kishën ortodokse serbe në Ulqin, në vendin Mali i Bardhë, thotë se kisha në këtë qytet u ndërtua me ndihmën e qeverisë ruse në vitin 1869, kushtuar shën Nikollës dhe se kësaj kishe i takonin, shton Jastrebov, ‘’10 shtëpi në qytet dhe dy në katundin Filipoj, gjithsej 12 shtëpi me 57 shpirtra’’. Ndërsa kisha e dytë e besimit ortodoks në Meteriz, me angazhimin e vetë Krajl Nikollës u ndërtua në vitin 1890, kushtuar shën Nikollës. Për këtë kishë ortodokse

ndoshta bën fjalë atë Marin Sirdani, françeskan, duke folur edhe për vizitën e bërë në Ulqin në vitin 1904. Ai shkruan se ‘’Ngjitas me kështjellë, maje njaj kodre pakes ma ulët ...Shifej nji kishë mjeft e madhe qi thojshin si ishte kënë e Shën Dedës, por e mirosun pak vjet perpara prej Kral Nikollës e lshue ortodoksve ‘’. (Trajtë e shkurtuar e kumtesës “Vështrim i shkurtër historik mbi zhvillimin e katolocizmit në Ulqin gjatë shekujve, Ulqini në rrjedhat e kohës”, simpoziumi shkencor, Art Club, Ulqin 2000. Fusnotat i hoqi Redaksia.)

Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj, viktima të terrorit të tmerrshëm të 11 shtatorit Tragjedia e madhe që tronditi botën nuk e anashkaloi as famullinë tonë e as bashkinë shqiptaro-amerikane në përgjithësi. Fati i keq e goditi gjashtëdhjetveçarin Rrok Noshin Camaj dhe 25-vjeçarin Simon Marashin Dedvukaj nga famullia jone si dhe 65-vjeçarin Mon Gjonbalaj. Edhe pse kufomat e tyre kurrë nuk u gjetën, familjet e tyre e paten të qartë se shpresa që ata të gjindëshin të gjallë dita ditës ishte edhe më e vogël. Më në fund që të tri familjet shpallen ditë zije dhe komuniteti me dhëmbje mori pjesë në ritet përmortore fetare dhe civile. Jeta Katolike, familjeve të pikëlluara, Camaj, Dedvukaj dhe Gjonbalaj, u shprehë përdhëmbje, të vdekurët paçin dritë në amshim e të gjallëve Zoti u dhasht forcë.


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

37

Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi • Poezi •

Gjeto Turmalaj MOS MË THONI HARROJE Harroje Shqipnin këtu në Amerikë, Harroje ç’le atje, kur ike një ditë, Mbaje fort zemrën me parzem, Harroje se linde, atje në Razem!

PËR NANË TEREZËN

FJALA SI FILLIM

Papa i Shejt, Regani e Peres De Kuelar,

Në fillim ishte fjala, Fjala ishte në Hyun Hyu krijoi çdo gja, Botën dhe dritën Hyu tha: Në errësinë të shkëlqejë drita Të bahet nata e dita. Ashtu u ba. E eci koha, Me sekonda, Minuta, Orë, Ditë, Javë, muej, Vite, stinë, Dekada e shekuj. Jeta jonë sa hap e mbyll Sytë, Sa koha “nji sekondë” Në Galaktikë!

E pritën në audiencë shejtoren e gjallë, Ashtu e njoftën miljona në botë, Që kje dërgue prej të Madhit Zot.

Harroji ato ditë, ku t’kaloj rinia, Në at’ perlë të bukur që ka Shqipnia, Harroje e mos e kthe prapa mendimin, Gërmo e gjeje këtu n’Amerikë gëzimin…

Jeta e saj s’ka nevojë për komente, E quajtën Nanë pesë kontinente, Shejtnore e madhe bija e Shqipnisë Mburojë e të vorfërve e simbol i mirësisë.

Harroje Lezhën dhe 34 vjetë Harroje, harroje, harroje krejt! Hej të lutem, më thuj, të lutem. Po e humba Atdheun ku të futem!?

E thirrën motër ishte shumë pak, E thirrën nanë, por ishte prapë pak, Çmimin ‘Nobel”, ua ndau të vorfërve atë fitim

Dhe kështu me mall, përtej oqeanit, I bie kryq e tërthor vatanit, Me mendje, me andrra, me gjum e pa gjum, Atdheu asht rritë me mua, tek unë!

Tani ajo asht Shejte në AMSHIM…!

Tetor - Dhjetor 2001

Dasma e bukur fillon me ftesa të bukura! Ftesa për dasma në gjuhën shqipe!

Kurorëzime Tetor – Dhjetor 2001

Lin Kumbullaj me Eglantina Vuktilaj më 17 nëntor 2001

Tommy Selca me Elizabeth Juncaj më 13 tetor 2001

Don Ljucovic me Djusta Ljuljdjurovic më 17 nëntor 2001

Vilson Vatic me Valentina Rexhaj më 6 tetor 2001

Ljubo Rukaj me Afrodita Camaj më 20 tetor 2001

Daniel James Gallo me Antonet Vataj më 18 nëntor 2001

Salvatore J. Scotto me Luljeta Husaj më 27 tetor 2001

Stephan Kalaj me Lize Nicaj më 24 nëntor 2001

Paul Krasniqi me jane Kola më 27 tetor 2001

Cesk Bujaj me Arjeta Vuktilaj më 27 tetor 2001

Mirash Bujaj me Vjollce Dukaj më 3 nëntor 2001

Çmime shumë të volitshme! Shërbim i shpejtë - Sipas porosisë edhe për 24 orë Albanian Yellow Pages, Inc. 2322 Arthur Ave. Suite 10, Bronx, NY 10458

Tel. (718) 584-1620 • Fax. (718) 584-1228

Tom Krasniqi me Antoneta Deda më 17 nëntor 2001

Nike Ndocaj me Anjeza Nikolli më 18 nëntor 2001

Sander Prela me Marina Plumaj më 24 nëntor 2001

John Palushaj me Violeta Gojcaj më 24 nëntor 2001

Nikolin Durgaj me Albina Mujaj më 4 nëntor 2001

Luigi Smajlaj me Shpresa Shala-Shqufaj më 25 nëntor 2001

Nikolla Shala me Rudina Bori më 10 nëntor 2001

Gjon Berisha me Violeta Marki më 1 dhjetor 2001

Engjell Curanaj me Linda Berishaj më 10 nëntor 2001

Marko Berishaj me Ljulja Gojcaj më 1 dhejtor 2001


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

Tetor - Dhjetor 2001 Giovana Gjoni Prindër: Leke dhe Aida Gjoni Kumbarë: Tonin dhe Lisa Gjuraj

Bernadette Parubi Prindër: Paulin dhe Ana Parubi Kumbarë: Kol dhe Senka Parubi

Xhesika Hila Prindër: Kel dhe Shota Hila Kumbarë: Marin dhe Angje Hila

Thomas Martin Vuksanaj Prindër: Martin dhe Gina Vuksanaj Kumbarë: Nik dhe Katrina Vuksanaj

Nicholas Jakaj Prindër: Martin dhe Regjina Jakaj Kumbarë: Anthony dhe Regina Gazivoda

James Andrew Zadrima Prindër: Anthony dhe Rozina Zadrima Kumbarë: Nicholas dhe Valentina Kocaj

Christopher Palevic Prindër: Andrija dhe Violeta Palevic Kumbarë: Mark dhe Roberta Gjonaj

Kristjan Bregu Prindër: Arben dhe Lena Bregu Kumbarë: Marjan dhe Sidola Preci Glorja Bregu Prindër: Arben dhe Lena Bregu Kumbarë: Marjan dhe Sidola Preci Armando Gocaj Prindër: Broz dhe Donike Gocaj Kumbarë: Loro dhe Rregjina Fati Albert Ivezaj Prindër: Vasel dhe Maria Ivezaj Kumbarë: Gjergj dhe Klara Markolaj Stefanie Nikprelaj Prindër: Shtjefan dhe Lisa Nikprelaj Kumbar: Zef Camaj Teuta Nuculovic Prindër: Nikola dhe Milena Nuculovic Kumbarë: Gjelosh dhe Diella Berishaj

Diana Rrapi Prindër: Ton dhe Berlinda Rrapi Kumbarë: Pren dhe File Gjidoda Isabella Nicole Tushaj Prindër: Mark dhe Linda Tushaj Kumbarë: Gjon dhe Margerita Tarazhi Isabella Dedvukaj Prindër: Zvezdan dhe Vera Dedvukaj Kumbarë: Toma dhe Roza Kalaj Julie Nicole Curanovic Prindër: Nikola dhe Senka Curanovic Kumbarë: Paloka dhe Liliana Rukaj

Damenik Thaqi Prindër: Anton dhe Miradije Thaqi Kumbarë: Besim dhe Hana Malota

Gabrielle Krasniqi Prindër: Mhill dhe Tereze Krasniqi Kumbarë: Anton dhe Nora Perpepaj

Christian Pllumbi Prindër: David dhe Katrina Pllumbi Kumbarë: Paulin dhe Vera Lumaj

James Paul Mrnacaj

Bernadete Rudovic Prindër: Zefa dhe Enkelejda Rudovic Kumbarë: Rrok dhe Drita Hota

Joseph Deda Dedvukaj Prindër: Deda dhe Lena Dedvukaj Kumbarë: Pashko dhe Drane Bojaj

Prindër: Tome dhe Gjyljana Kola Kumbarë: Luz dhe Dila Prendaj

Nicholas Coku

Prindër: Eduard dhe Bratila Coku Kumbarë: Rridiger Lekaj Prindër: Paul dhe Fanda Mrnacaj Kumbarë: Luigi Curanaj dhe Pashka Shkreli Nicholas Coku Prindër: Eduard dhe Bratila Coku Kumbar: Rridiger Lekaj Linardo Drejaj Prindër: Luigj dhe Age Drejaj Kumbarë: Zef dhe Leze Vukaj Joseph Frroki Prindër: Vitor dhe Aferdita Frroki Kumbarë: Prenk dhe Katrina Pervorfi Jack Peter Gjokaj Prindër: George dhe Natalie Gjokaj Kumbarë: Anton Vulaj dhe Cassandra Rich Anthony Pashko Gjokaj Prindër: Tony Toma dhe Franca Gjokaj Kumbarë: Viktor dhe Maria Gjonaj

Peter Anthony Dedvukaj Prindër: Anthony dhe Arbnora Dedvukaj Kumbarë: Zef dhe Ardiana Gjelaj Anthony Gojani Prindër: Deda dhe Mire Gojani Kumbarë: Lek dhe Liza Nrecaj Eric Nikollaj Prindër: Simon dhe Marije Nikollaj Kumbarë: Zef dhe Jana Kola Nikoll Sinishtaj Prindër: Luigji dhe Lul Sinishtaj Kumbarë: Valentin dhe Katrina Balaj Juliet Sinishtaj Prindër: Luigji dhe Lul Sinishtaj Kumbarë: Valentin dhe Katrina Balaj Martin Alijaj Prindër: Nikola dhe Shaqe Alijaj Kumbarë: Anton dhe Anka Nikac

Tetor – Dhjetor 2001 Gjyste Biblekaj, 27-vjeç Vdiq më 3 tetor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjok Lekutanaj, 48-vjeç Vdiq më 3 tetor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Steven Vukaj Prindër: Sander dhe Mimoza Vukaj Kumbarë: Luke dhe Pranvera Pllumaj Rocky Bujaj Prindër: Luigj dhe Katrina Bujaj Kumbarë: Luigj dhe Marta Gashi Amanda Elizabeth Gecaj Prindër: Agron dhe Pashke Gecaj Kumbarë: Marjan dhe Liza Marku Laura Daniell Ivezaj Prindër: Daniel dhe Nora Ivezaj Kumbarë: Anton dhe Palina Palushaj Andy Kodra Prindër: Bardhok dhe Mirjane Kodra Kumbarë: Gjeto dhe Pashka Dushaj Kristjan Malacaj Prindër: Ndua dhe Silvana Malacaj Kumbarë: Vasel dhe Celtina Lumaj Patrik Beqiri Prindër: Jozef dhe Elvisa Beqiri Kumbarë: Gjon dhe Drita Perlleshi Ariana Dedvukaj Prindër: Gjelosh dhe Vera Dedvukaj Kumbarë: Anton dhe Teuta Ujkaj Annabella Lleshaj Prindër: Nrec dhe Arbresha Lleshaj Kumbarë: Agron dhe Lorie Shabani Anthony Makaj Prindër: Nikoll dhe Dielusha Makaj Kumbarë: Zef dhe Regina Dukaj

Gjon Durgaj Prindër: Gjergj dhe Altina Durgaj Kumbarë: Nosh dhe Tone Shkreli Mark Nikollaj Prindër: Anton dhe Mira Nikollaj Kumbarë: Gjon dhe Marta Berisha

Daniella Kola

In Memoriam

Isabella Nokaj Prindër: Lon dhe Vilma Nokaj Kumbarë: Prek dhe Gloria Gjergjaj Daniela Preldakaj Prindër: Pashko dhe Irena Preldakaj Kumbarë: Tonin dhe Mary Pjetri

Prena Prendi Vulaj, 36-vjeç Vdiq më 30 tetor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Anton Nosh Selca, 65-vjeç Vdiq më 4 nëntor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Vitka Dedaj, 75-vjeç Vdiq më 18 nëntor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Preng Kaziu, 71-vjeç Vdiq më 26 nëntor 2001 U varros në vendlindje

2001

38

Pagëzime: 155 Kurorëzime: 80 Kungimi i parë: 59 Krezmime: 63 Vdekje: 30

Mark F. Selca, 81-vjeç Vdiq më 4 dhejtor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjoke Daka, 89-vjeç Vdiq më 9 dhejtor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Nikoll Dragaj, 85-vjeç Vdiq më 9 dhjetor 2001 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York


Jeta Katt olike

TETOR - DHJETOR 2001

William T. Curran

FAMILY OWNED & OPERATED

Funeral Director Shtëpia e parë Funerali që i shërbeu komuntetit shqiptar në New York

Ne njohim dhe respektojmë kulturën dhe zakonet tuaja! Beatuifully Remodelled Facilities Spacious Chapels • Ample Parking Available Largest Cheppels in the Bronx For Albanian American Community we provide: • World-Wide Shipping • Personalized Family Care • Cremations • Traditional / Non-Traditional Services

718-655-6464 3129 Perry Avenue (near Bainbridge Avenue) Bronx, New York www.mckeonfuneralhome.com

Në shërbim të komunitetit shqiptar në Bronx, me dy objekte të mëdha!

Kujdesi - veçori e punës sonë 920 Allerton Avenue (off Boston Road)

654-0500

4346 White Plains Road (East 273th. Street)

325-6050 Sal Farenga Prop.

39


ROYAL R EGENCY C AT ERE RS Located in Royal Regency Hotel

Vend ideal për dasmat dhe gëzimet tuaja familjare me dy salla luksoze: Salla e Kristaltë - 350 persona • Salla e Diamantit - 500 persona • Huge Dance Floor • Free Parking (Valet)

Për mysafirë kemi në dispozicion 100 dhoma luksoze të paisura me TV, Video, Jacuzzi, Air Condition

• Dysheme të mëdha vallëzimi • Parkingu Falas • Vend shumë i bukur për t’u fotografuar

Për shërbim korrekt dhe profesional kontaktoni

Viktor dhe Kristina Buçaj (914) 476-6200

165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710 Lokali është shumë afër jush! Lokali gjindet : 10 min nga Bronx-i, 10 min prej Kishës së re Shqiptare, 10 min. nga Connecticut, 20 min. nga Manhattani, 20 min. nga New Jersey, ...


JK# 24 (2001)  

Jeta Katolike (12/2001)

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you