Issuu on Google+

BESA

Revistë kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria Nr. 46, Tetor 2013 Çmimi: Suedi 30 Sek, Europë 3 €, Kosovë- Shqipëri 1.5 €

Zjarri për drejtësinë nuk do të shuhet kurr në mua derisa te jemë gjallë Florie Lule Bajraktari- ‘Unë ëndërroj pikturën time dhe unë e pikturoj ëndrrën time’ Seminari i mësuesve shqiptarë nga diaspora në Ulqin

NGA “RÖDA STEN” NË GÖTEBORG NË KKA NË STOKHOLM QYTETI I NJËMIJË E NJË DRITAREVE KËNGËTARI QË TRONDITI PUBLIKUN E BERLINIT Kosovare Mezini apo Sara Carbonero shqiptare


BESA Nr.46, Tetor 2013 Organ i LSHSH “Iliria” në Suedi Organ för ARF “Iliria” i Sverige Redaktor Përgjegjës/ Chefsredaktör Murat Koci

PËRMBAJTJA A PO NDRYSHON PËRVOJA E SHQIPTARËVE? Zjarri për drejtësinë nuk do të shuhet kurr në mua derisa te jemë gjallë Florie Lule Bajraktari- ‘Unë ëndërroj pikturën time dhe unë e pikturoj ëndrrën time’

Redaktor/redaktör Shuquri Sejdijaj (Kulturë) Astrit Gashi (Politikë dhe sport) Redaksia:

Jeta dhe veprimtaria e Çajupit Seminari i mësuesve shqiptarë nga diaspora në Ulqin

Nezir Bejta, gazetar

Fortesa Hoti, aktorja e lindur për skenën

Dizajni dhe faqosja

Nëse ti buzëqesh, buzëqeshim edhe ne

Muhamet Krasniqi, gazetar

Nazmi Gërvalla Lektor Shuquri Sejdiaj Bashkëpunëtorë Valbona Kastrati

NGA “RÖDA STEN” NË GÖTEBORG NË KKA NË STOKHOLM Diskriminimi i shqiptarëve në Perandorinë Turke dhe përpjekjet e tyre për hapjen e shkollave shqipe

Hasime Hoti Ejup Ramadani Ëngjëll Koliqi Agim Gashi Prend Buzhala Luan Zifo Zena Pira Ramiz Spahiu Marije Hysko Riza Lahi Hatixhe Xani Pëllumb Gorica Elhame Zhitija Arsim Halili Kontakt: Revistabesa@live.com

QYTETI I NJËMIJË E NJË DRITAREVE GURI I PLAKËS KËNGËTARI QË TRONDITI PUBLIKUN E BERLINIT DY ORË ME LA VER BARIUN NJË DASHURI NË MOSKË DORINA GUCI Kosovare Mezini apo Sara Carbonero shqiptare ’’Të jetosh Shqip’’ Mirë se erdhët te shuqa TELEKABINAT DHE FUNDI I HISTORISË SË TYRE


Editorial

BESA 2013

NR.46

3

A PO NDRYSHON PËRVOJA E SHQIPTARËVE? Ende i kemi të freskëta protestat me rastin e plasjes së sherrit lidhur me asgjësimin e armve kimike të Asadit në truallin e kryeministrit Rama. Për disa ditë me radhë qytetarët e dy shteteve shqiptare jetuan me ankthin e asaj që i kërkohej Shqipërisë dhe të asaj që drohej se mund të pranohej. Frika dhe trishtimi rritej nga vonesa e dhënjes së një haberi për mikun e madh nga Perëndimi. Me qindra e mijëra qytetarë dronin se mos do përsëritej e Premtja e Zezë si dikur nga Italia! Protestat e studentëve dhe nxënësve dhe prindërve të tyre u manifestuan me vetëidje të lartë qytetarie duke mënjanuar çdo përpjekje që ato të visheshin me petkun antiamerikan. U dëgjuan edhe arsyetime për garanci nga miqtë perëndimor lidhur me shkatërrimin e armve kimike të Sirisë. Por prap kërkohej garancia e të qenurit zot shtëpie në shtëpinë t´vet. Numri një i qeverisë shqiptare kësaj here tregoi urti evropiane, e tha me gojën e protestuesve se i duam miqtë tanë pas asnjë fije dyshimi dhe se vlerësojmë peshën që ka kjo miqësi por kësaj radhe nuk mund të jemi pjesë e një projektit ë tillë! Pas kësaj përgjigje qytetarët u ndjen të lirë, u ndjen të respektuar dhe krenar vërtetë që janë shqiptarë. Një ditë historike, shpresëdhënse. Ndaj krejt spontanisht plasi kënga në sheshin te kryeministria:Xhamadani vija-vija, është Kosova, është Shqipëria! Ndërkohë që kjo kaloi, një pjesë e trishtimit mbetet në ajr, së paku kështu ndjehet nga mediat që i fryjnë në Kosovë: Armët kimike të Asadit mund të adresohen te trualli i kryeministrit Thaçi! Qytetarët dëshirojnë që kjo të jetë vetëm spekulim mediatik. Kosova ka mjaft probleme tjera, e veçanërisht me pozitën e të qenurit ”as shtet, as republikë”. Disa gjëra kanë lëvizur mire. Zgjedhjet komunale në raundin e parë u vlerësuan pozitive, shumë më pozitive se zgjedhjet e fundit parlamentare. Por kjo nuk është e tëra. Lëvizja e lirë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe të atij rajoni matan lumit Ibër për shqiptarët është e pasigurtë ashtu siç është e pasigurtë edhe për forcat e rendit. Zyrtarë të lartë të Serbisë futen kur tu teket pa e ndjerë se po futen në territorin e një shteti tjetër, në territorin e një shteti ku kanë bërë krime të rënda dhe që sot e kësaj dite, megjithëse i dijnë, së paku 300 kriminelë të luftës i lënë të jetojnë e të shetisin lirshëm në Beograd ose dikund andej pari. Ku është dhe ça bënë Eulexi? Bëhet i gjallë ashtu si është dhe aty ku është. Shpresohej se do të lehtësonte ndërtimin e institucioneve shtetërore, pa dallavere. Se do të ndihmonte në kapjen e kriminelëve pushtues... e po ka ardhë koha e fundit që Eulexi ti lërë rehat çlirimitarët shqiptarë

në Kosovë dhe ti kap kriminelët e vërtetë se çdo vonesë vetëm zbehë gjurmët e krimeve dhe të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë. Megjithëse mandati zyrtarisht u kalon ashtu kështu vitin e ardhshëm, Eulex-it, policisë së UE, doganierëve dhe instancave të drejtësisë gjë që për Kosovën do të thoshte të qëndronte në këmbet e veta. Edhe forcat e Natos janë rrudhur shumë viteve të fundit. Ndërkohë që angazhimi ushtarak i Suedisë në Kosovë në kuadrin e forcave ndërkombëtare të prira nga Nato pas 14 vitesh mori fund në tetor të këtij viti. Ka qenë pikrisht tetori i vitit 1999 kur Suedia dërgoi kontigjentin e saj të parë paqëruajtës në Kosovën e pasluftës. Forca suedeze shkoi atëherë në Kosovë me 850 ushtarë ndërkaq u largua në tetor 2013 me 50 ushtarët e fundit nga trualli ku ende plagët e luftës janë të thella. Nuk ke si të mos ndjehesh mirë kur si shqiptarë që jeton e punon në Suedi dëgjon për investimet e mëdha suedeze në fusha të ndryshme në Kosovë. Dhe tani ndërsa po shkruajmë këta radhë në mjediset shqiptare në Suedi po bëhen përgaditjet për shënimin e Ditës Kombëtare. Dikush po e quan 101 vjetorin e pavarësisë, kështu edhe është. Si rëndom në disa mjedise bëhen programe të çmuara e në funksion të kësaj dite të madhe. Në mjedise tjera bëhen programe tallava dhe i jep shije të keqe festës se veç një fjale “mirë se erdhët në festën e flamurit” dhe ndonjë kënge patriotike, mbrëmjet e këtilla dominohen nga “ti ndezi e ti fiku fitilat e llamës”! Shqiptarët e Suedisë kanë bërë shumë për atdheun, edhe sot bëjnë shumë. Shumë nga djemtë ju bashkuan luftës në Kosovë, e dy prej tyre ranë dëshmorë, disa tjerë u kthyen me plagë në trup, e ndonjë tjetër u kthye për tu bërë pjesë e drejtpërdrejtë rindërtimit të Kosovës. Do t´ishte gjest i këndshëm që së paku moralisht ti rikujtojmë ata që ranë në altarin e lirisë por edhe këta që i kemi gjallë në mesin tonë ti nderojmë për gjithë çka bënë, duke i ftuar në këto festa për t´na rrëfyer kujtimet e tyre ose thjesht vetëm për të qenë të pranishëm. Sigurisht që festave ata u bashkohen edhe pa ftesa të posaçme por ka marifet respekti sepse ata rrezikuan jo për këtë respekt që shoqëria do të duhej t´ua jipte, por për idealin kombëtar, çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar./shs/.


4

NR.46 2013

BESA

Mërgimtarë të dalluar

Zjarri për drejtësinë nuk do të shuhet kurr në mua derisa te jemë gjallë Nga Elhame ZHITIA KRASNIQI

-thot reporterja shqiptare e programit Efterlyst në TV3 të Suedisë Valentina Xhaferi

Valentina Xhaferi reportere në TV3: Nuk lavdërohem që jam shqiptare por kete e pohoj me shumë dëshirë


Mërgimtarë të dalluar

BESA 2013

NR.46

5

Në Upsalla mund të takohemi nesër në ora 13:30, më ishte përgjigjur Valentina në porosinë që i kisha lënë një natë më parë për mundësinë e takimit. U gëzova shumë. Gëzohem sa herë më vie rasti të takoj të rinjë të suksesshëm, të rinjë që e kanë gjetur rrugën e vet, që kan gjetur forma për të realizuar ëdrrat e tyre! U njohem nga larg edhepse kurr më par nuk ishim takuar. Në pamje dukej sikur të ishte suedeze, flokverdhë e shtatëhedhur. Sytë e saj sikur kishin marrë jeshilen e livadheve të Rrafshmirit e që i reflektonin rrebtësi, zgjuarsi e dashuri në të njejten kohë më ngjallen ndjenjen e të takuarit me një shqiponjë….bashkëbisedimi ynë filloi si ujvarë, sikur të ishim ndarë pak çaste më parë! Prandaj edhe pa e hetuar ju afruam qendrës së Upsallës. Nuk e kishim paravendosë se ku do të pinim kafe,spontanisht shkuam ne Waynes coffe, e porositëm nga një kafe latte. Nuk doja që ajo të ndihej në siklet edhe pse isha njeriu i parë që po e intervistoja në gjuhën shqipe, edhe pse unë mezi po prisja të mësoja nga ajo edhe më shumë për sukseset e për jeten e saj...sepse Valentina Xhaferi nuk është emër i pa njohur për ata që shikojnë Efterlyst TV3 ( I kërkuar) emision që është mjaft i popullarizuar për faktin që në bashkëpunim me policinë dhe familjarët e viktimave ndihmojnë për të gjetur gjurmë si të viktimave ashtu edhe të kryesve të veprave, emision ku Valentina punon si reportere që nga 2012-ta. Por me Valentinen e nisim nga fillimi!!! nëna kur pa se edhe numrat tonë ishin në tabelë. N´a u dha lejeqëndrimi, një rast i mirë për të filluar një jetë të re me mundësi të shumta. Atëherë kisha kohë të luaja sa të doja me shoqëri. Kisha mundësinë ti intervistoja të gjithë, sepse ajo ishte loja e preferuar e imja. Një vit më vonë u vendosëm në Falun. Në qytetin tim të dashur, që përherë do ta identifikoj me shtëpinë time.

Si ishte fillimi i një jete të re në një vend të ri për Valentina Xhaferin dhe familjen e saj...Çka i kujtohet nga ajo kohë e çka kujton ajo me ëndje! Nga vjen Valentina, me kënd ka ardh në Suedi.... -Në vjeshtën e vitit 1992 bashkë me familjen kemi ardhë nga Rafshmiri, ish Dobërllukë e Vushtrrisë..atë kohë kemi udhëtuar me autobus nga Kosova për në Suedi. Takimi i parë me vendin e ri më kujtohet pak, Luleå më kujtohet si në hije, vetëm më kujtohet që gjithçka ishte më ndryshe..Më shumë më kujtohet viti93 kur unë edhe nëna për çdo ditë e vizitonim lokalin e Entit të Migrimit në Luleå që të shikonim nëse numrat tonë do të shpalleshin në monitor, nëse lënda jonë ishte shqyrtuar sepse në atë kohë numrat e lëndëve aktuale shpalleshin në një tabelë. Ne shpresonim se edhe neve do të na ofrohej ajo mundësi, edhe ne do të kishim shansën të mernim lejeqëndrim në Suedi. Më kujtohet se unë në vend të tabelës shiqoja fytyrën e nënës, doja ta shihja atë të lumtur sepse gjithëmonë ndihem e gëzuar kur shohë buzëqeshjen e saj. Atë kohë e dija se këtu do të qëndronim një kohë të shkurtë. Nëna më thoshte se unë mund të luaja edhe disa ditë me shoqëri, se edhe sa, as ajo nuk e dinte. Në fytyrat e prindërve të mi shihja shpresat tek ata numra. Nga ata numra varej ardhmëria jonë, do të qëndronim këtu apo do të ktheheshim në Kosovë siç ndodhte me shumë familje. Më në fund edhe ajo dita e shumpritur erdhi. Më kujtohet sa e lumtur ishte

Rrafshmiri, ish Dobërlluka, gjithashtu shumë pak me kujtohet, e kam të vështirë të gjej diçka konkrete ndoshta më shumë mund ta kujtoj ndonjë pamje, e di se kam pas dëshirë të shkoj në shkollë, vëllau Shemsiu edhe tri motrat më të mëdhaja shkonin në shkollë, i përcillja e rrija në derë te oborrit e i prisja deri të ktheheshin..me duket se gjithmonë kam qenë kurreshtare - thot Valentina. Prindërit mërziteshin shumë për atdheun, kemi vuajtur që nuk jemi rritë me gjyshërit ...ështe ndoshta vështirë të kujtosh se çka është ajo që na ka munguar këtu, por definitivisht familja e gjërë na ka munguar gjithmonë… Kam luftuar që t’iu tregoj suedezëve se të huajt duhet shikuar si mundësi e jo si problem. Për Valentinën si edhe për shumë të rinjë të tjerë Suedia u bë vend i dashur, u bë një vendlindje e dytë! Suedia, suedezet dhe shqiptarët ..do të ishte interesant një krahasim nga këdvështrimi yt ? - Si fëmijë i ardhur nga një vend me gjuhë, kulturë e zakone të tjera e din se ti nuk i takon këtij vendi, për shumë arsye ti je më ndryshe. Unë sidomos gjat kohës së shkollës e kam ndjer veten shumë jasht rrethit, por mendoj se po ajo kohë më ka mësuar që të identifikohem edhe me shumë si shqiptare...e di kush jam, nga jam, e kam një prejardhje. Në atë kohë e kam parapëlqyer të ndihem si musafir në këtë vend. Duke u rritur edhe e kupton më mirë arsyen e ikjes së prindrve nga vendlindja, pastaj e kam kuptua se ka shumë gjëra të tjera të rëndësishme që mund ta mbushin jetën me plot kuptim. Fatkeqsisht shumë shpesh edhe nga mësuesit e mi kam marr vlersime dëshpruese si ato qe ti s´je mjaft e zonja, nuk mund të bëhesh gazetare,


6

NR.46 2013

BESA

Mërgimtarë të dalluar

Gjeje një element që të bënë ta duash profesionin me shpirt e kurr mos e shih si të largët. Mendo me logjikë.. çka duhet të bëshë... ka rrugë, s´ka rëndësi sa kohë vonon, me rëndësi është ta gjesh punën dhe profesionin qe e don, askush nuk të pyet sa ke vonuar për të kryer një shkollë por a eshtë ajo që ti ke dashtë ,thot Valentina. duhet të kesh aftësi, mandej edhe gjuha mund të jetë pengesë etj.. Besoj se për shumë të huaj nuk eshte i panjohur momenti kur flitet se si një i huaj ka bër një të zezë, dhe në çast të gjith kthehen nga ti..hë Valentina !? Por unë kam luftuar t’ ju dëshmoj të kundertën. Jam fokusuar në gjërat pozitive. I thoja vetës, Valentina gjith rrugës ke për të dëgjuar gjera negative por mos u ndal, edhe nëse ndalesh merri dhe perdori si armë, ruaj e kthej në pozitivitet. Botëkuptimin “Ne dhe Ata”, duhet ndryshuar ose atë se ti je i huaj, s´je asgjë tjetër për këtë shtet veç se një problem, në vend të një mundësie... Gjatë tri viteve studime në Piteå ku kam mbrojtur edhe temën e diplomës i kam sforcuar edhe më pyetjet e jetës .. Kush jam? Nga vijë ? Çka mund të bëj për veten, për familjen për rrethin. Gjithëmonë kam pasë kontakt të ngusht me prindrërit sidomos me nënën, për çka edhe i jam shumë mirnjohse.. - Edhe pse gjat gjithë kohës ti më mungon mëso, përpiqu të arrish për veten se vetëm ashtu mund ta ndihmosh vetëveten dhe ne, më thoshte nëna përherë! Ndoshta edhe kam trashëguar diçka nga të dy prindërit e mi, së paku dëshiren e tyre të pa realizuar, të bëhen gazetarë...Valentina bie në kujtime, për pak çaste kthehet në ëndrrat e prindve të saj dhe sikur aty e gjen motivin për të vazhduar rrugëtimin, ajo drejton shikimin nga unë sikur pret pohimin tim, kur thot: prindërit e mi kan jetuar në kohë të vështira në Kosovë.. 6 fëmijë ishim, familje e madhe... Ti thua se që si fëmijë të ka pëlqyer të intervistosh, ishte kjo ëndrra jote? Cili ishte rrugëtimi ? - Mbasi isha katër vjeçe kur erdha në Suedi kam filluar me çerdhe/ parashkollor në Falun për të vazhduar me shkollën fillore dhe të mesme në drejtimin shoqërorë në Lugnet Gymnasiet në Falun. Pastaj kam studjuar për tri vite në Universitetin Teknik të Luleos në linjen gazetari, Forma e re e gazetarisë në media. Ka shumë aspekte pse më ka pëlqyer gazetaria. E kam dijtë se do të bëhem gazetare por se si dhe ku se kam dijtë, - thotë Valentina për ti lënë vend një buzëqeshjeje.. Studimet i kam filluar në vitin 2007, shpesh më kujtohet intervista e parë të cilën e kam bërë me një rep artist ne Piteå. Edhe pse isha përgaditur shumë isha nervoze, mendoja se si do të rridhte intervista, a do t’ia dal. Më dukej vetja e përgjegjshme, ndjehesha mirë nga kjo, e ndjeja se e kam gjetë rrugën e jetës sime. Ti punon në një kanal televiziv suedez shikuar,si arrite?

mjaft të

Me punë! Puna është pjesa më e madhe e jetës,

puna është edhe pasioni im, hobi..nuk e kam të vështirë të zgjohem, shpesh nuk kam durim të pres deri te nesërmen. Puna me lajme dhe në gazetë më pasionon, por ajo që më shumë e dua është puna të cilen e bëj aktualisht si reportere e kriminologjisë, kjo është puna që më mbush me entuziazëm, e kam gjetë ëndrren time, qellimin tim, sepse kjo më jep mundësinë për të ndryshuar për të mirë pritjet dhe fatet e njerzve. Në Suedi ke të drejtë jo veç si gazetar por edhe si njeri të shprehesh atë që ndjen, ke mundësi të bësh atë që don, liria e shprehjes,...kur s´ke të drejta demokratike bën një jetë të burgosuri si në familje edhe në shtet. Bazuar në këtë në 2010 kam diplomuar menjëher kam fillur punën në Dalarnas Tidnigar ( Në Gazetat e Dalarnës) si reportere, kam punuar edhe në SVT ( TV Suedeze) në Falun, si reportere mandej edhe në TV4 në Uppsala. Në 2011-en kam ndjek një kurs , kurs shtesë të kriminologjisë në Universitetin e Stokholmit për tu kthyer sërish në TV4. Në Efterlyst mund të punësohesh në pak mënyra, ose të jesh tepër e zonja ose të kesh dikend që e njef. Unë mendoj se punën e kam marr përmes vendosmerisë sime, rezultateve që kam treguar në studime dhe në punët e mëhershme. Tash e kam lënë punën në TV4 për të filluar ne TV3 si reportere e kriminologjis, dhe me 16 tetor fillojmë me emetimet e programit, veçse parapergaditjet fillojm qysh ne fillim te shtatorit Punoj me një kolektiv shumë të hapur dhe korrekt ndoshta pse punojmë me gjëra/tema të rënda mundohemi ta kompenzojmë pak me humor mes veti. Sa është e vështirë kur takon të afërmit e viktimave ? Kur i takoj të afërmit e viktimave mundohem ta mbaj distancen por jemi njerëz dhe nuk është aq e lehtë, në këto momente kujtoj një grua qe kishte humbur burrin e saj dhe thot: Mua më dhemb në zemër kur e dij se fëmijët e mi nuk mund të thërrasin baba edhe njëher. Nuk është e lehtë, më shkakton dhimbje kur shoh të tjeret që vuajn, por në anën tjetër ndihem mirë kur e di se ne me punën tonë ndihmojmë në gjetjen e kryesve të veprave përmes programit Efterlyst që si program është që më shumë se 20 vite. Ky program ka dhën shumë rezultate, ka shumë raste të rënda qe zgjidhen në saje të programit Efterlyst.. Kur punën e ke pasion atë e ke më të leht, punën e bëjë për drejtësinë, e nëse do më pyetje se çka fitoj nga kjo punë përgjigja do të ishte : Drejtësi! Unë ndihmoj shoqërinë kjo është më e vogla çka une mund te bëj, te raportoj të gjej personin qe ka bër një krim…


BESA 2013

Mërgimtarë të dalluar

NR.46

7

Nuk lavdërohem që jam shqiptare por e pohoj këtë me shumë dëshirë dhe jam krenare Jam e vendosur dhe kokëfortë kur punoj, thot Valentina dhe shkëput një ngjarje interesante nga puna..policia zakonisht janë më afër krimit se ne dhe mu për këtë jemi ne kontakte të afërta me ta.. në një rast kerkoja qe të hyja me mikrofon në një banesë, por policia nuk më lejon, u them. Unë jam e vendosur t´ua bëj me dije se ashtu si ju që e kryeni punën tuaj dua edhe unë ta bëj timen...E di qe ti je kokfortë, s’lëshon pe, ma kthen polici, ti gjithmonë e bënë tënden! Kjo më bënë të di se edhe në mesin e tyre jam tashmë e njohur për atë se jam e vendosur ta kryej punën time… - Motivi im për punë është vetë jeta, drejtësia. Në punë jam reportere, jo psikologe, jo shoqe, kam nevojë të gjej balansin për të ndihmuar...puna ime eshtë 24 orëshe ..kur humbin njerëzit e nuk i gjen policia na kontakotojnë neve, ne si reporter duhet të gjejmë

Valentina gjatë punës si reportere në Efterlyst

gjurmë që na dërgojnë deri te zgjidhja e rasteve… Kur të bjen në mend qe je shqiptare a je krenare për këtë? - Unë e shoh vetën si njeri shumë stabil dhe të udhëhequr nga vendosmëria, të lumtur dhe pozitive dhe pikërisht kjo me dallon që jam shqiptare, jam shumë krenare. Nuk lavdërohem por e pohoj me shumë dëshirë. Për gjith udhëtimin tim që nga lindja u jam mirënjohëse prindërve të mi. Shpesh bëj krahasimin mes meje dhe prindërve të mij, por unë nuk mund të krahasohem me një vëndas, une nuk mund të jem e barabart, e kam të vështir ta shoh veten se si dhe ku do të isha po mos të ishim ne Suedi; e martuar; me fëmijë; pa përspektiv. Përderisa për koleget e mi gjthqka ka qën e natyrshme për mua gjithqka është dasht të arrihet me shumë mund e sakrificë...andaj u jam mirënjohse prindëve të mi për mbështetjen,.. nana është ajo që përher më jep kurajo : kush thot qe ti nuk mundesh..kështu me thotë ajo sa herë unë hamendem per diçka..kamë shumë perkrahje nga prindërit, me ata flas për gjithçka. Është ndjenjë e mirë edhe kur me nënën e pijmë një gotë verë e edhe kur vëllai më i vogël, që studion Juridikun në Uppsala, më thot se për të jam model, në kuptimin e asaj se si mësohet dhe si arrihet të realizohen ëndrrat. Nuk ngutem ta pyes për kohën e lirë sepse Valentina edhe kohën e lirë e kalon me punë,.. Shpesh kthehem vonë nga puna tregon Valentina që tashmë ka blerë banesen e saj dhe është akomoduar mirë në Stokholm. Ushtroj...ushtrimet fizike më bëjnë të ndihem mirë, e çlodhur e në formë, në mënyr që ditën që vjen të jem më e mbushur me energji te re për të ndihmuar një rast të ri.. Kur ushtroj shumë ndoshta është i vetmi moment qe largohem mentalisht nga puna, edhe pse perpiqem te mendoj diqka tjeter shpejt kthehem te puna..pyetjet e pa fund që ja bëj vetes..ku mund te gjej material, si do te ndihmojmë viktimen çka do te jetë rezultati. Në kohën e lirë perpiqem të takoj shoqerinë dhe njerëz normal, qeshet Valentina! Në kohën e lirë unë

shkruaj tekste për rep muzikë, ..e bëjë këtë ndoshta më shumë për të përpunuar atë çka e shoh dhe e dëgjoj thjesht mundohem ti filtroj gjërat.. Ku mendon se do të jesh dhe çka do të jesh duke bërë pas 25 viteve ? Shpresoj të jem bërë nënë dhe të kem gjetur njeriun që do ta ndaj jetën me mua, por e di se ende do të kem shumë për të bërë..sa për punë nuk di çka të them ndoshta edhe mund te jem udhëheqëse aty. Por një gjë e di mirë se nuk do të lodhem kurr, zjarri për drejtësinë nuk do të shuhet kurr në mua derisa te jemë gjallë. Këtë e di mirë, - thot Valentina. Filxhanat e Kafe latte janë të mëdhenj, kafenë ende se kemi pi krejt... për pak çaste flasim edhe për Kosovën, bëjmë një krahasim për gazetarinë atje dhe këtu... A ke njohuri për gazetarinë kosovare?, - e pyes Valentinën. Interesohem, lexoj gazeta, shoh televizione..kam dëshirë të kem ndonjë projekt të përbashkët..jam e hapur për këtë..janë disa gazetarë që më pëlqejnë shumë..Jeta Xharra duket se është një model i mirë..ajo don me i ndryshua mediat e Kosoves..dhe gazetarinë atje..... Biseda nuk mbaroi me kafetë, e vazhduam edhe për tema tjera... Njerëzit parakalonin rrugicës së shtruar me kalldrëm drejt lumit Fyrison... Edhe ata sigurisht kanë biseda e tema, por ecin ashtu si ec dita... Gati u bë mbrëmje dhe ne u nisëm drejt stacionit.... Valentina do të kthehet në Stockhom e unë në shtëpi të përgatitem për nesër, për punë, për ditë re, të fillojmë realizimin e projektit Drita me fëmijët parashkollorë, me gjithë magjepsinë e saj që ka drita, ajo që ka fascionuar gjithmonë njeriun... Mendoj se edhe sot kam hedhur dirtë në punën dhe mundin e një vajze shqiptare e rritur në mërgim... për sakrificat e saj që të arrijë ate që e ka arritur sot... Valentina është një shembull i mirë...


8

NR.46 2013

BESA

Art

Florie Lule Bajraktari- ‘Unë ëndërroj pikturën time dhe unë e pikturoj ëndrrën time’ Nga Astrit GASHI Dikur Vincent Van Gogh ka thënë ‘Unë ëndërroj pikturën time dhe unë e pikturoj ëndrrën time’. Duket se njëjte vepron edhe Zj. Florie Lule Bajraktari, e cila njihet si piktorja e luleve. Ndonëse qe 23 vite ka migruar në Suedi, Floria ende ka shumë nostalgji dhe ëndërron lulet e Kosovës, familjaret, miqët, Nënë Terezën, luftëtarët e lirisë, e sidomos vendlindjen Rudicën (Dardani), dhe peizazhin madhështor në vjeshtë, kur fshati shkëlqen nga shumëllojshmëria e ngjyrave. Tashmë këto ëndrra nuk i ndahen fare, por janë të shkrira në ngjyra dhe të prezantuara në pikturat e saja. Në këto piktura Floria shpalos kujtimet për gjimnazin Luigj Gurakuqi në Klinë, ku kreu shkollimin e mesëm, poashtu kohët e vështira të Kosovës, kur regjimi serb nuk po kursente asgjë nga dhuna ndaj shqiptareve. Ishte kjo pikërisht koha, kur shumë e shumë të rinjë dërgoheshin në luftë në Kroaci e gjetiu, e me pastaj shumica nga ata nuk ktheheshin të gjallë. E njejta situatë ishte edhe në familjen e Flories, kur burrit të saj i ishte dërguar ftesa për të shkuar në luftë. Të gjendur në këtë situatë të vështirë, Floria së bashku me bashkëshortin dhe vajzën Gentianën (2 vjeçe) detyrohen të largohen nga Kosova. Dhimbja e asaj dite, shpesh reflektohet dhe është e pasqyruar në shumë nga pikturat e saja, por tani nën refleksionin e ngjyrave. Momenti i ndarjes nga babai, familjarët e tjerët edhe sot sikur atëherë është i freskët në mendjen e kësaj zonje siç shprehet edhe vet ajo ‘Kurrë nuk mund ti harroj ato çaste, dhimbjen dhe lotët e të gjithëve. Po niseshim e s’dinim kah po shkonim dhe çka na priste. Por, vetëm një gjë se harrova nga ajo ditë dhe kurdoherë e kam me vete, dhe ajo është fjala e babait tim ‘Lule, kudo që shkon, kurrë mos harro popullin dhe vendin ku linde dhe u krijove si personalitet, dhe kurrë mos e kurse ndihmën’. Sot, kur rikujton gjithë çka ka ndodhur që nga ajo kohë e deri më sot, thotë se ndjehet mirë këtu dhe ka qenë fat për te vendosja në Suedi. Ndonëse sikur çdo fillim i vështirë, edhe Lulja i ka kaluar ditët e para

me shumë dhimbje, mallë për vendlindjen e sfida nga më të ndryshmet. Megjithatë, shumë shpejtë i ishin përkushtuar punës për të mësuar gjuhën, për të vazhduar shkollimi aty ku u kishte mbetur në gjysmë, si dhe për të mos u ndalur më asnjëherë në punën dhe aktivitetet e tyre edhe për promovimin e vendit dhe njerëzve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, Lulja përfundon edhe studimet e pikturës, e që në fakt është edhe fillimi më i mirë për jetën e saj në tërsi, por edhe për karrierën e saj si piktore. Ishte kjo koha kur ajo po bënë njohjet e para artistike me ‘botën e artit dhe njerëzit e shquar të saj si në Suedi edhe më gjërë’. Kështu, ëndrrat e saj për vendlindjen, babain, familjarët tjerë tani po merrnin formën e duhur artistike dhe ishin gjithmonë pranë saj dhe brenda pikturave të saj. Por, tashmë këto piktura po depërtonin përmes ekspozitave edhe tek të tjerët që po i shihnin. Sot, Floria ka afër 200 piktura. Ka hapur shumë ekspozita në Suedi, ndërsa ka oferta për të hapur ekspozita në shtete të ndryshme, si në Francë, Itali, Zvicer dhe në Kosovë. Disa nga pikturat (6) e saja mund të shihen në Katedralen e Nënës Terezë, të dhuruara për 100-vjetorin e Pavarësisë, në Kosovë. Sipas Flories, këto gjashtë piktura do të riprodhohen, në shumë kopje, që të shiten dhe pastaj të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për atë Katedrale, kushtuar shenjtores sonë të madhe. Piktura origjinale i ka dhuruar edhe historianit Jusuf Buxhovi. Një pikture i është dhuruar edhe mikut të madh të shqiptarëve, albanologut Ullmar Kvik. Piktura kishte një lulëkuqe të Dardanisë/Kosovës dhe një lule te Suedisë, e cila simbolizon miqësinë shqiptaro-suedeze dhe është mirënjohje për Ullmarin në veçanti por edhe gjithë përkrahjen suedeze për popullin shqiptar. Mirëpo, ajo shpresoj që së shpejti, ndonjëra nga këto pikturat e saja, të jenë të ekspozuara në galeritë kombëtare në Tiranë dhe Prishtinë. Ajo po ashtu është shumë aktive dhe angazhohet për të qenë e pranishme në takimet e ndryshme të bashkatdhetarëve, si në festën e 5-vjetorit të Qendrës Kulturore Shqiptare dhe Revistës ‘Dituria’(në Boras të


Art

BESA 2013

NR.46

9


10

NR.46 2013

BESA

Art

Florije Bajraktari, dhuron një pikturë historianit Jusuf Buxhovi, në shenjë të kontributit të tij në fushën e historisë dhe }ështjes kombëtare.

Suedisë), në manifestimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë (Tiranë) e shumë të tjera. Në Suedi, po ashtu është pjesë e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë. Tani pas kaq vitesh, Floria duket të jetë e përmbushur artistikisht dhe më se e kënaqur me punën dhe jetën e saj, siç e thotë edhe vet ajo ‘është e bukur kur kthehesh prapa, dhe të rikujtosh gjithçka që të ka ndodhur dhe ku ke arritur. Është e bukur kur shoh veprat e mira të krijuara në periudha të ndryshme, dhe të cilat kanë gjithë historinë time brenda tyre. Ndihem krenare, kur i shoh fëmijët e mi të integruar mirë, e posaçërisht vajzën time të rritur e transformuar në një njeri të mirë dhe profesioniste të vërtetë në fushën e saj të sociologjisë. Kështu që, mund të them se ‘jeta di të jetë shumë e vështirë ndonjëherë, por duhet gjetur forcën dhe kurajën për të bërë vetëm gjëra të bukura’. Dhe kjo thënie e saj, vërtetohet më së miri me faktin se ajo është duke e bërë një pikturë, në të cilën do të pikturohet xhubleta e Malësisë së Shkodrës, në

shenjë të rrënjëve/origjinës së familjes së saj. Më konkretisht, aty do të paraqitet një grua malësore, e cila ka veshur këtë xhubletë të bukur. Ajo ka pamje burrërore, dhe është shumë krenare e trimëreshë. Përmes vlerës dhe lashte kësisë së kësaj xhublete, Floria synon që përmes saj dhe punimeve tjera ti dëshmoj botës, se jemi populli më i vjetër e më i bukuri në rajon! Po ashtu, ajo ka në plan të realizoj edhe disa piktura, të ardhurat nga të cilat do t’i jap në ndihmë të fëmijëve të varfër, në Shqipëri e Kosovë. Ajo ka në plan punimin e 6 pikturave, dhuratë për Suedinë, për fondet kundër kancerit të gjirit. Floria, thotë se ky është një falënderim për popullin suedez, i cili na u gjend pranë në ditë të vështira dhe vazhdon të na mbështesë edhe më tutje. Për fund, i dëshirojmë shumë suksese piktores sonë, që me punën e palodhshme të saj po ndihmon në afirmimin e integrimin e shqiptareve ne shoqëritë evropiane përmes artit te saj. Urojmë shumë që pikturat e saj të zënë vend edhe në galeritë më të njohura të botës dhe vendit tonë!


BESA

Xhubleta e Malësisë së Shkodrës, piktura me e dashur e Zj. Florie Lule Bajraktari Editorial 2013 NR.2

13


12

NR.46 2013

BESA

Letërsi

Jeta dhe veprimtaria e Çajupit Nga Msc Blerta AVDIA Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekur një kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.

Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç’arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito

Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë “Vaje”, një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë. Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.


Letërsi

Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë “Duke kërkuar një alfabet”, në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) ku përfshiu komedinë “katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”. Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.

BESA 2013

NR.46

13

gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të “Shoqërisë së miqve”, të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, “kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t’i

Vjershat patriotike dhe luftarake të “Baba Tomorrit” frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t’u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtar për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tijdhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publicistike. Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t’i

përzënë”, Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t’u kthyer në Shqipëri, që të tretej në “baltën më të ëmbël se mjalta” të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.


14

NR.46 2013

BESA

Letërsi

Çajupi, patrioti, atdhetari, protestuesi i plagëve të shoqërisë i promovuar përmes penes së tij… Sipas një thënieje biblike, njerëzit i ngjajnë kohës së tyre. Ata me veprën e tyre shprehin kohën në të cilën kanë jetuar. Edhe kur e tejkalojnë atë shprehin prirjen e kohës së tyre. A.Z. Çajupi, ndër të sprasmit shkrimtarë të Rilindjes dhe ndër të parët të erës moderne të letrave shqipe, është krijuesi që me veprën e tij, duke shprehur frymën dhe fytyrën e kohës së vet, i dha asaj edhe përmasën e së ardhmes. Me publicistikën dhe veprën e tij letrare Çajupi mori që në krye anën më të përparuar të mendimit atdhetar, shoqëror e filozofik të kohës kur jetoi. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaneiteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare. Ideja patriotike kishte ushqyer frymëzimin e poetëve të Rilindjes dhe gjithë lëvizjen letrare të romantizmit. Çajupi hyri në këtë lëvizje me përkushtimin e atdhetarit të djegur nga dëshira për liri e nga malli për mëmëdhenë;. Toni i hapur luftarak i shprehjes së tij poetike do të shënonte një thyerje në rrjedhën e patosit retorik sentimental e të frymës legjendare romantike, që karakterizonte shpesh ligjërimin artistik të poezisë para tij ose të kohës së tij. Ai e afroi, duke e zhvendosur nga e kaluara në të tashmen, idenë e traditave liridashëse të popullit të vet, të cilin e grishi të rrokte armët, jo përmes gojës së personazheve historike, po përmes zërit të vet si poet qytetar. Shembull klasik shprehet te tragjedia “Burri i dheut”,vepra ka personazh qendror Skënderbeun. Poeti, si çdo rilindës, synonte të ringjallte kujtimin e Heroit Kombëtar, por në mënyrën e vet, duke thyer traditën e një rrëfimi historik dhe duke ndërtuar një subjekt tragjik, me një intrigë që nuk merr parasysh të vërtetën historike, por “të vërtetën artistike” sipas mësimit të Aristotelit, se historia tregon punët që kanë ngjarë, kurse poezia punët që mund të ngjajnë. Ndërkaq fillimi i shekullit të ri i kishte vënë shqiptarët përpara një realiteti të ri: i “sëmuri i Bosforit” po jepte shpirt dhe ata duhet të zgjidhnin: të mbeteshin në gërmadhat e Perandorisë që po shembej, apo të ndaheshin një herë e mirë prej saj. Çeshtja kombëtare e çoi të botonte pamfletet “Konstitucioni në Turqi” (1908) dhe “Klub’ i Selenikut” (1909), ku demaskon demagogjinë e turqve të rinj, e shpall haptas idenë e shkëputjes nga bota e vjetër dhe nga sistemet shtetërore teokratike për të përqafuar qytetërimin

evropian, Çajupi shkruan komedinë “Pas vdekjes” (1910), e cila e merr temën po nga problemet e lëvizjes patriotike pas revolucionit xhonturk. Në qoftë se me “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” Çajupi inauguroi komedinë e zakoneve në letrat shqipe, me “Pas vdekjes” inauguroi komedinë politike. Vepra e Çajupit nuk evokoi thjesht atdheun historik, të imagjinuar ideal prej shqiptarëve, por i këndoi dheut ku u kishte rënë koka, ku vuanin e gëzoheshin dhe ku ëndërronin t’u preheshin eshtrat. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç’jemi? .... Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, shqiptar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Vendi i Çajupit në historinë e kulturës shqiptare, si një shkrimtar që nga një anë shprehu mendësinë e Rilindjes dhe nga ana tjetër e tejkaloi atë, lidhet dhe me një aspekt tjetër të veprës dhe të personalitetit të tij. Aty ku duhet të ndalemi është poezia e tij, që shënon një hap para në zhvillimin e poezise shqipe në mënyre të veçantë, jo poezia e tij patriotike që ecen në vazhdën e rilindesve, po poezia e tij erotike dhe ajo me problematike shoqerore”. Me Çajupin nis të shfaqet në jetën letrare shqiptare tipi i poetit civil, që ndien krizën e idealeve të Rilindjes, edhe pse me to e lidhnin mijëra fije.Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar, evidentoi problemet që shtrohen, gangrene të shoqerisë shqiptare, që mjerisht nuk e humbasin aktualitetin edhe pse dekada të tëra kanë kaluar(Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Interes te vecante, sipas tij, ka poema e tij e gjate, “Baba Musa lakuriq”, që është një parodi e Bibles, ku autori ve theksin në skepticizmin e tij ndaj thelbit moral te njeriut. Duke sjelle për herën e pare frymën kritike në letrat shqipe. Pra, kulturën e mendimit kritik, duke u shkeputur nga


Letërsi

fryma himnizuese e poezise se Rilindjes. Duke vene ne kete menyre jo vetem theksin ne vlerat shpirterore te shqiptareve, por edhe ne thelbin e tyre. Te Çajupi nuk u ndie as drama e shkrimtarit të shtangur në udhëkryq, as pesha e rëndë e forcave të inercisë. Ai shikonte përpara, sepse kishte kurajën civile ta vështronte të vërtetën në sy, sepse i kishte dalë dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marrë integralisht, pa një qëndrim kritik dhe vetëkritik, nuk i përgjigjej më situatës së re historike. Ajo që ndodhte para syve për Çajupin kishte forcë më të madhe se trysnia e mendësisë tradicionaliste romantike. Përballë imazhit të një jete idilike, ose përballë peizazhit të mbushur me magji e këngë shtojzovallesh, poetit i vrisnin sytë plagët shoqërore, morale, në trupin e kombit; përballë mitit të harmonisë shoqërore, ai shihte kundërshti e kontraste të mprehta, të cilat i pikasi edhe në gjirin e lëvizjes kombëtare, kur demaskoi aortën e njerëzve të degraduar të shtresave të vjetra shoqërore që u kishin shterur energjitë e tyre morale e historike; përballë figurës së shqiptarit të vizatuar me breroren legjendare të bartësit të virtyteve kombëtare e të përsosmërisë morale të trashëguar historikisht nga e kaluara stërgjyshore historike, i shfaqeshin vese morale dhe kundërthënie tronditëse të shpirtit njerëzor, që shoqëria moderne i kishte nxjerrë lakuriq në shesh. Në duelin midis vetëdijes romantike dhe vetëdijes kritike, te Çajupi po fitonte kjo e fundit, dhe kjo fitore i hapte udhën realizmit në letërsinë shqiptare të shekullit të kaluar. T’i shtrosh udhën një drejtimi të ri dhe një stili të ri, kjo nuk është një meritë e vogël për një krijues, dhe ky fakt nuk përbën një episod të zakonshëm në rrjedhën normale të një letërsie, por një pikë kthese historike në zhvillimin e saj. Ai kishte vetëdijen e një kuptimi realist të jetës dhe krijoi vepra si “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” e “Pas vdekjes”, ku sistemi i personazheve, thelbi i tyre moral e shoqëror, thurja e subjektit si mjet i zbulimit të këtij thelbi, janë përcaktuar prej këtij kuptimi. Ky kuptim është karakteristik jo vetëm për komeditë e tij, por dhe për lirikën e tij. Poeti i “Baba Tomorit” e zbriti poezinë nga qiejt romantikë në tokë, e pasuroi frymëzimin historik të letërsisë së kohës me frymën sociale, me patosin qytetar e kritik. Te “Baba Tomori” u shfaq profili krijues novator i Çajupit, veçoritë e stilit dhe të talentit të tij të vetvetishëm. Shpirti atdhetar s’kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel, një këngëtar aq të përkushtuar të lirisë, shpirti erotik s’kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tunduese, shpirti shpotitës një penë aq të mprehtë e të guximshme dhe vjershëria shqipe një gjuhë poetike aq të njomësht e aq të afërt me këngën e popullit. Ai i dha një përmbajtje të re frymës popullore, që ishte një tipar i brendshëm i poezisë së Rilindjes, sepse e gatoi atë me hallet e bujkut e të njeriut të zakonshëm, me brengat

BESA 2013

NR.46

15

e mërgimtarit dhe të bariut; ai nuk i këndoi një dashurie platonike, por një dashurie tokësore. Lirikat e tij dashurore, pak të studiuara, janë një model i modernitetit të ndjesisë artistike ndaj bukurisë femërore, por dhe i skepticizmit ndaj thelbit të moralit të shoqërisë së kohës. Heronjtë e poezisë në veprën e Çajupit shfaqen një tip i ri heroi, me shpirt e tipare kontradiktore, me botën e vet morale, ku ndeshet virtyti me vesin, shfaqet një hero me portretin e vet të veçantë, ku përzihen ngjyrat, dritat dhe hijet. Nga kjo vetëdije realiste buron shpesh një qëndrim i dyfishtë emocional, pohues dhe mohues, si dhe ajo rrymë humori edhe me vetveten e heroit lirik, që shpesh identifikohet me poetin. Tana e komedisë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” është një shembull i mjaftueshëm për të kuptuar se në galerinë e tipave të letërsisë shqipe po hynte një personazh i ri, jo thjesht si tip shoqëror, por si realizim artistik. E kapërthyer në kontradiktën e saj të brendshme, si viktimë e jetës dhe e koncepteve patriarkale dhe si mbrojtëse e tyre, ajo ka merituar simpatinë dhe shpotinë nga ana e shkrimtarit. Nuk mund të flasësh për veprën e Çajupit, pa iu referuar marrëdhënieve të saj me folklorin, e cila është një marrëdhënie e brendshme e thellë, që buron nga njohja e shpirtit të popullit, e mendësisë dhe e filozofisë së tij. Çajupi u nis prej traditës së folklorit të vendlindjes dhe e shpuri atë më tej, duke e përpunuar e duke i dhënë një shprehje të re e të freskët artistike. Duke qenë një poet i madh popullor, Çajupi nuk mbeti as një poet folklorik, as një poet anakronik; përkundrazi, ai është një prej krijuesve më modernë e më të emancipuar të letrave shqipe. Për ta provuar këtë do të mjaftonte të kujtonim, veç të tjerave se në veprën e tij vërtet shprehu shpirtin e popullit të vet, por dha si gjykimin dhe paragjykimin e tij, duke pohuar të parin e duke mohuar të dytin. Kjo do të thotë se vetëdija moderne kritike e Çajupit e kishte kapërcyer vetëdijen romantike të adhurimit të vlerave të shenjta të shpirtit popullor. kështu, ne konkludojmë se pavarësisht viteve dhe shekujve që kanë kaluar Çajupi e ndjemë më pranë, me të drejte themi që: nëse na merr malli për magjinë e fjalës, kur na mundon malli për njerëzit dhe gurët e vendlindjes, kur na zë malli i mërgimtarit, kur na djeg malli i dashurisë; kur na zë malli për këngën e fyellit dhe malli i shqipes, le të këndojmë Çajupin. Çajupi është poeti i Atdheut dhe i të mërguarve, i të dashuruarve dhe i të rebeluarëve, poet i shpirtit të lirë njerëzor.


16

NR.46 2013

BESA

Aktivitete

Seminari i mësuesve shqiptarë nga diaspora në Ulqin

Hazir MEHMETI, Vjenë

“Ne do luftojmë që gjuha amtare të hyn në kuadër të sistemit shkollor publik të vendeve pritëse. Kjo është një sfidë për ne... Ministria ka hartuar projektvendimin për organizimin dhe funksionimin e shkollave shqipe në diasporë”.

Në Ulqinin historik u mbajt seminari i nëntë me radhë i mësuesve shqiptarë nga diaspora. U organizua nga MASH e Shqipërisë dhe MASHT- e Kosovës i përkrahur edhe nga komuna e Ulqinit.


Aktivitete

BESA 2013

NR.46

17


18

NR.46 2013

BESA

Se Ulqini është gjithmonë joshës, jo vetëm si vend pushues, u vërtetua me pjesëmarrjen e lartë të mësuesve nga vendet e kontinentit. Seminari në mënyrë simbolike u hap me pika artistike të prezantuara nga nxënësit ulqinak. Për rrjedhat e seminarit sipas programit të miratuar u kujdesën znj.Rozalba Merdani (MASH) dhe z.Nuhi Gashi (MASHTK).Pjesën zyrtare të fillimit e filloi nikoqiri, z.Nazif Cungu, kryetar i komunës. “ Mbajtja e tij këtu e nderon Ulqinin. Të nderuar mësimdhënës, puna e juaj me nxënës është një kontribut i madh në ruajtjen e gjuhës dhe identitetin kombëtar në gjenerata kudo që ndodhen. Është hera e parë që po takohemi në Ulqin, por duke shprehur gatishmërinë e përkrahjes së komunës së Ulqinit shpresoj se do takohemi edhe hera tjera”. Në emër të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë përshëndeti seminaristët zëvendësministri z.Ardian Tana. Mes tjerash ai tha: ”Puna dhe veprimtaria e juaj në mbajtjen gjallë të gjuhës dhe identitetit kombëtar, larg atdheut në vendet ku sot jetoni e punoni merr një rëndësi

Aktivitete

të jashtëzakonshme në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në lehtësimin e integrimit në vendet pritëse... Ministritë tona do punojnë së bashku për zhvillimin e mëtejmë të arsimit të fëmijëve shqiptarë në diasporë... Si angazhim i rëndësishëm është koordinimi në unifikimin e kurrikulës shkollore, në cilësinë e mësimit, në sigurimin e teksteve mësimore. Vetëm në vitin e kaluar shkollor ministria jonë ka ndarë 11 mijë tekste falas për diasporë. Ne do luftojmë që gjuha amtare të hyn në kuadër të sistemit shkollor publik të vendeve pritëse. Kjo është një sfidë për ne... Ministria ka hartuar projektvendimin për organizimin dhe funksionimin e shkollave shqipe në diasporë. Ky akt nënligjor i munguar deri më tani, është plotësim i detyrimeve që rrjedhin nga ligji për sistemin arsimor para-universitar në Shqipëri...” Ndërsa z.Ragip Gjoshi, këshilltar politik në MASHT në fjalën e tij mes tjerash tha: ”Ky seminar me një fizionomi tani të formësuar si fokus ka aftësimin profesional të mësuesve,


Aktivitete

BESA 2013

NR.46

19

këmbimin e përvojave dhe përcjelljen e mesazheve nga këtu tek të nxënësit e të rinjtë në diasporë. Ky seminar, vjen si një dhuratë për të gjitha gjeneratat e mësuesve të gjitha kohërave që mbajtën gjallë kulturën, traditën dhe gjuhën tonë të çmuar. Ky seminar është një kryevepër për të gjithë mësimdhënësit shqiptarë që fëmijët tanë kudo jashtë atdheut të bëhen krenar duke ruajtur me kujdes identitetin në një të ardhme me dinjitet.. Ju jeni ata që financuat dhe ndihmuat luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... Puna e juaj me vlerë është kontribut për afirmimin e kombit...Shpirti i madh i kombit shqiptar ka vlera të paçmuara me virtytin e dashurisë ndaj tokës e gjuhës shqipe. Brezat me radhë e treguan duke i mbrojtur edhe me çmimin më të lartë. MASHT e Kosovës ka bërë e po bënë përpjekje të vazhdueshme bashkë me Ministrinë e Diasporës e Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë në plotësimin e kushteve për mësimin plotësues duke furnizuar me tekste e mjete mësimore, duke u takuar me nxënës, mësues e prindër mërgimtarë... Të jeni krenar për punën e madhe që bëni në dobi të kombit”.


20

NR.46 2013

BESA

Aktivitete


Aktivitete

BESA 2013

NR.46

21

Kumtesat Dr.Mimoza Gjokutaj dhe Prof.Dr.Ajula Jubani (Tiranë) u paraqitën me kumtesën mjaft interesante “Mësimi i gjuhës shqipe mbështetur në kompetencat gjuhësore sipas niveleve”. Dr.Shqipe BajçinovciPrestovci (UN-Prishtinë) mbajti ligjëratën:”Sporti e lojrat sportive në funksion identitar”. Ishte me vlerë për mësuesit në mërgim që sportin në rrethin e tyre dhe në shkollë ta shfrytëzojnë edhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Pror.Dr.Musa Kraja, rektor në Akademinë Pedagogjike, Tiranë u paraqit me kumtesën:”Aspekte të personalitetit të mësuesit në Shkollën Shqipe me Program Plotësues, faktorë të rëndësishëm për zhvillimin dhe konsolidimin e këtyre institucioneve”. Arian Melonashi (I) u paraqit me filmin e tij dokumentar “Me arbëreshët e Italisë”. Rifat Haxhijaj dhe Agim Paçarizi (Gjenevë CH) ligjëruan nga kumtesa ”Mësimi i gjuhës shqipe, ekuilibri familjar dhe integrimi social sistemik”.Drita Kadriu (MASHK-RKS) paraqiti kumtesën “Kompetencat e komunikimit dhe të shprehurit në fushën gjuhësore”.Fatmiroshe Gjemajlaj:”Probleme të përmbajtjes dhe të përdorimit të metodave interaktive...”. Kristina Gjoka u paraqit me kumtesën e saj: ”Probleme me mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe..”. Hazir Mehmeti (A) autor i abetares së parë shqipe “Fibel,A-B-C” e financuar dhe botuar nga Ministria e Mësimit të Austrisë. Yllka Spahiu (Tiranë) lexoi kumtesën: “Kurrikula e zbatuar e MSH në Diasporë”. Nexhmije Mehmetaj(CH), u paraqit me kumtesën profesionale “Planifimimi i orës mësimore me tekstet e reja”. Një interesim mjaftë të madh zgjoi kumtesa e pedagoges së specializuar në shkollën suedeze, Zyrafete Loshaj (S),“Prezantimi i gjuhës shqipe me ndihmën e lapsit përkthyes-PEN-pal” Ishe diçka mbresëlënëse kur lapsi flet edhe në gjuhën shqipe. Kjo e tregon zhvillimin e fuqishëm metodik krahas teknologjisë elektronike të kohës në Suedi. Ishte kjo, ndoshta, kumtesa më e avancuar e seminarit. Ilira Ndrio Bakalli (GR) lexoi kumtesën “Funksioni identitar i teatrit”.

Albana Tahiri (Tiranë): u paraqit me temën nga didaktika “Për një strukturë të orës mësimore në klasat e mësimit plotësues në diasporë”. Marinela Duri (GR) “Planifikimi i një njësie didaktike..”. Dr.Nail Draga (Ulqin) “Zhvillimi i arsimit shqip në Mal të Zi”. Rizah Sheqiri (S) “Roli i punëtorive me nxënës”. Arif Demolli (MASHT-Kos.): “Funksionimi ndërlëndor i letërsisë” Driton Kajtazi(CH): “Roli i strukturimit dhe komunikimit në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë”. Sevdije Demaj Boshtrakaj (D) “Roli i mësuesve/eve në diasporë për ngritjen e nivelit dhe cilësisë së bashkëpunimit me shkollën”. Nazmi Xhomara (Tiranë) lexoi kumtesën “Planifikimi i mësimdhënies me tekste të reja” Seminari i Ulqinit ishte përmbajtjesor ku ligjëruan ekspertë nga fusha e gjuhësisë, pedagogjisë, metodologjisë. U soll përvoja praktike nga shumë shtete duke parë praktikisht format, metodat e teknologjisë në mësimdhënie e mësimnxënie. Në seminar u vërejte një larmi e madhe mes rrethanave e kushteve të mbajtjes së mësimit plotësues shqip. Si shembuj nga vendet europiane pa dyshim janë Austria, Suedia e Finlanda. Gjendja ku ministritë tona duhet shpejtë ta shtrijnë dorën e ndihmës janë Greqia, Italia, Anglia, Zvicra, Gjermania.


22

NR.46 2013

BESA

Aktivitete

Vizitat Seminaristët u njohën me Kalanë e lashtë të Ulqinit, gjeografinë e historinë e qytetit margaritar. Vuajtjet e robërisë shekullore, shkatërrimet e gjurmëve shqiptare nga armiqtë kishin prekur edhe varret shekullore. E kotë, edhe ullinjtë e mbjellë mbi çdo varr të rrafshuar flisnin e gjethonin shqip. Me frymëzim të ri mësuesit/et nga të gjitha vendet u ndanë nga Ulqini, vëllapritja ulqinake, drejtë auditorëve ku i presin nxënësit shqiptarë.


Aktivitete

BESA 2013

NR.46

23


24

NR.2 2013

BESA

Urime Festat e NĂŤntorit

Aktivitete


Mërgimtarë të dalluar

BESA 2013

NR.46

25

Fortesa Hoti, aktorja e lindur për skenën Nga Astrit GASHI

Ishte e vogël kur po imitonte të afërmit, këngëtarët dhe autorët e njohur botëror. Një fëmijë plot jetë, që rrezatonte vetë energji pozitive qysh në ditën kur ka lindur, me 6 dhjetor 1988, në Polac të Skenderajt, e edhe atëherë kur si tre vjeçare së bashku me familjen e saj arritën në Suedi. Sikurse edhe shumë familje tjera shqiptare, edhe kjo familje migroi në Suedi, si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike që po përjetonte popullata në

Kosovë, veçanërisht në pjesën e Drenicës. Megjithatë, fal mikpritjes suedeze dhe mundësive që iu ofruan, kjo familje arriti të përballojë shumë mirë vështirësitë e mërgimit, dhe sot pothuajse të gjithë janë mirë integruar dhe të suksesshëm në fushat e tyre. Sot, që të gjithë jetojnë në lagjen Angered, që ndodhet në periferi të Goteborgut.


26

NR.46 2013

BESA

Mërgimtarë të dalluar

e madhe, me gjithsej 2000 persona që konkurronin për atë rol. Fortesa pothuajse kishte humbur shpresat, kur mendonte se ajo as nuk kishte shkollimin adekuat për shkollim. Por nuk u dorëzua, sepse tashmë kishte vendosur të ndiqte ëndrrën e saj siç thotë edhe vet ‘E dija se e kam shumë të vështirë’, pa shkollimin adekuat për aktrim, dhe me origjinën time jo-suedeze. Megjithatë, diçka e brendshme më thoshte të mos ndalem, por ti sfidoja problemet vetëm me talentin dhe dëshirën time’. Filmi “Andra Avenyn” (Avenyja tjetër), Fortesa Hoti kishte rolin e Roxana Nilson

Por, si ishin fillimet e para të Fortesës në fushën e aktrimit. ‘Fshehurazi shkonte vishte veshjet tona dhe hynte në dhomë e qeshur dhe plot lumturi, duke na imituar të gjithëve. Na bënte të qeshnim pa fund me skenat qe i krijonte’ thonë prindërit (Ferki dhe Elvetie Hoti) për Fortesën, vajzën e tyre të dytë e cila është motra e Blertës, Qëndresës, Beharit dhe Bledarit. Kjo aftësi e saj, arriti shpejtë të bie në sy edhe tek mësuesit në shkollën fillore. Kështu, Fortesa shpejtë angazhohet aty merre rolin e parë për të interpretuar në një ‘Mjuzikëll’ (vallëzim, këndim dhe aktrim). Pas këtij interpretimi, ajo i përkushtohet më shumë mësimeve. E njëjta po ndodhte edhe kur filloj gjimnazin, ku studionte shkencat shoqërore dhe pothuajse kishte lënë anash talentin e saj të lindur, aktrimin, duke lexuar për shkenca shoqërore.

Dhe kjo dëshirë e fortë e saj, iu shpërblye. Fortesa klasifikohet ndër tre më të mirët, e pastaj fiton të luaj rolin kryesor në serinë televizive ‘Avenyja tjetër’, që konsiderohet si një ndër seritë për të rinj, më të ndjekur në Suedi. Në këtë serie, Fortesa luante rolin e Roxana Nilsson-një vajzë problematike, e cila jetonte me nënën e saj narkomane. Problemi i saj ishte se nuk e dinte se cili ishte babai i saj. Ky interpretim i saj, konsiderohet si një nga rolet e vështira që ka interpretuar Fortesa, duke marrë parasysh se ajo në jetën private dallon shumë nga Roxana, rolin e së cilës pati rastin ta interpretoj.

Me këtë rast, kritika suedeze e vlerëson shumë lartë interpretimin e Fortesës në ketë seri të televizionit suedez SVT, me gjithsej 188 episode të realizuara. Për përfomancën e shkëlqyer në këtë seri ajo Mirëpo kjo situatë nuk zgjati shumë, sepse Fortesa dy herë u nominua për aktoren më të mirë po ndjente mungesën e aktiviteteve në fushën në vitin 2007 dhe ne vitin 2008, nga gazeta e aktrimit. Mësimet në shkollë nuk po i jepnin më e madhe suedezë ‘Aftobladet’. kënaqësinë e brendshme shpirtërore dhe kështu një ditë vendosi prapë t’i kthehet aktrimit dhe skenës. Në të dyja rastet ajo arriti të hyjë në pesëshen më të mirë, e që ishte një Mirëpo, Fortesës ky moment i dukej sikur po fillonte sukses i jashtëzakonshëm për të. Mirëpo prapë gjithçka nga zeroja. Dhe ashtu ndodhi. Pasi nuk ishin vetëm suedezët që e motivuan kishte marrë vendimin për t’iu kthyer aktrimit, fillon Fortesën ti hyjë rrugës së kinematografisë. të kërkoj në kompjuter mundësi për audicione, ku Vetë Fortesa thotë se ‘nuk mundem pa ajo do të mund të aplikonte. Pas një kohe kërkimesh, përmend edhe aktorin e mirënjohur ajo gjen një audicion që do të zhvillohet për të marrë kosovar Nimon Muqaj, i cili më mbështet rolin në një film serik për të rijnë. Konkurrenca ishte vazhdimisht dhe më jap force çdo herë


Mërgimtarë të dalluar

BESA 2013

NR.46

27

për të vazhduar’. Së fundmi ajo është e angazhuar në filmin ‘Në vend të huaj’, xhirimet e të cilit ende nuk kanë përfunduar, e ku interpreton se bashku me aktorin dhe frymëzuesin e saj Nimon Muqaj. Mirëpo, pavarësisht prezencës jo të madhe në kinematografinë vendase, publiku shqiptar ka pasur rastin ta përcjellë Sekuenca gjatë xhirimeve nga filmi ‘Orion’ në serinë e njohur televiziv ‘Kafeneja Jonë’. Aty, Fortesa është që po i përjeton me babanë e tij. Mirëpo, prezantuar si Judita, një turiste gjermane e cila kjo qetësi nuk zgjatë shumë, sepse me të viziton Kosovën. liruar babanë e tij nga burgu, fillojnë të rikthehen problemet. Filmi është bërë nën Ndërsa për këtë rol, ajo thotë ‘roli ishte shumë regjinë e Elias Kababa; producentë: Johan i shkurtër, ku unë si turiste në rol duhet të Pour, Henry Seaman, Thomas Aziz, skenari: potencoja se Kosova është shume e bukur por John Pour; si dhe Rolet: Philip Berg, Fortesa ka shume mbeturina, konkretisht përmes kësaj Hoti, Victor LINNER, Johannes Brost, Jessica pjese synohej te sensibilizohej popullata për një Zandén, Dogge Doggelito, Freddy Åsblom, qytet më të pastër, për një Kosovë më të pastër Samuel Haus, Erik Johansson, David Boati, ashtu siç e kemi dhe rininë tonë’. Megjithatë, Kalled Mustonen, Isabella Löëengrip, pavarësisht se roli ka qenë i shkurtër, ajo është Gunvor Pontén, Tommy Sporrong. ndarë e kënaqur me punën dhe aktorët tjerë që janë pjesë e kësaj serie televizive. Pas premierës së filmit producentë dhe aktore të njohur suedez ne media vendase Sa i përket angazhimeve tjera, ajo thotë se ne opinionet e tyre për filmin, tregojnë kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar me se Fortesa Hoti me prezantimin e sajë të premierën e filmit ‘Orion’, që u mbajt në tetor të shkëlqyeshëm tani i ka te hapura të gjitha këtij viti (2013) dhe në të cilin Fortesa ka pasur dyert, në kinematografinë suedeze. një ndër rolet kryesore. Fortesa ka pasur edhe disa paraqitje tjera si Ky film paraqet një histori dashurie të një të në ‘Ciao Bella’ (2007), ‘Andra Avenyn’ (2007riu me emrin Tonin, i cili është në vitin e fundit 2009), Riverside (2009), ‘Medina’ (2009), dy të shkollës së mesme. Tonin është duke kaluar video incizime muzikore, 2009 ‘Påfglen’ një periudhë të vështirë në jetën e tij. Babai i (2009),”Kafeneja jonë”(2011) ‘Orion’ (2013) tij ndodhet në burg, për shkak të dhunës që ka si dhe shume spote dhe reklame të shkaktuar në familje. Në ndërkohë në klasën e ndryshme televizive. tij vjen një nxënëse e re me emrin Anna (Fortesa Hoti), e cila e bën Tonin t’i harrojë problemet


28

NR.46 2013

BESA

Mërgimtarë të dalluar

Nëse ti buzëqesh, buzëqeshim edhe ne Nga Astrit GASHI Në vitin në vitin 2011, kjo organizatë u shëndrrua në shoqëri aksionare dhe si rrjedhojë mori emrin LER Assistans AB. Emërtimi i ri ka një moto dhe mesazh në vete. Motoja e emrit të ri iu drejtohet klienteve dhe është siç vijon: “Ler du, så ler vi” që në shqip do të thotë “Nëse ti buzëqesh, buzëqeshim edhe ne”. Pra, kjo organizatë angazhohet për të drejtat e klientëve, në mënyrë që ata të janë të barabartë me gjithë të tjerët, dhe para se gjithash të jenë të kënaqur me shërbimet që i ofron LER Assistans AB . Shërbimet që i ofron Ler Assistans AB

Rreze Plakiqi gjatë orarit të punës në zyrat e Ligji LSS u jap të drejta të veçanta personave LER Assistans AB. me aftësi të kufizuara intelektuale, fizike Organizata LG Personlig Assistans u themelua në fillim të vitit 2009, nga Legjendar e Rreze Plakiqi. Është një ndër organizatat e para me personel shqiptarë që ofron shërbime dhe ndihmë për njerëz me nevoja te veçanta (me aftësi të kufizuara intelektuale, fizike dhe persona me autizëm). Kjo famile e madhe nga Kosova vendosi të hap këtë organizatë duke filluar me forcate veta, por duke parë nevojën e madhe të mërgimtarëve të shumtë shqiptarë në Suedi, të cilët çdo ditë ballafaqohen me situata nga më të ndryshmet sa i përket kompletimit të dokumentacionit, raportimit apo çështjeve tjera që ndërlidhen me asistencën e cila u takon me ligj kjo organizatë u zgjerua dhe tani mubulon pjesne me te madhe te Suedisë. “Fillimisht organizata funksiononte me pak staf, mirëpo tani meqë kërkesat janë rritur, është rritur edhe organizata dhe është plotësuar me staf profesional” tregon Rreze Plakiqi me te cilen biseduam ne lokalet e organizatës së saj. Momentalisht organizata ka gjithësej 22 punëtorë, me synim për tu rritur edhe më tutje. Që të gjithë punonjësit janë me shkollimin të lartë dhe përvojë shumëvjeqare në këtë fushë. Por ajo më e rëndësishmja, është përkushtimi i tyre i lartë për t’i ndihmuar të tjerët dhe për t’u ofruar shërbime sa më cilësore.

dhe persona me autizëm. Megjithatë shumë persona ka problem ti zbërthejnë kërkesat që dlain nga ky ligj. Për këtë arsye, organziata LER Assistans AB ofron asistencë në baza ditore, në lidhje me plotësimit të dokumentacionit, ankesat, kërkesat që kanë klientët rreth vendimit të marrë nga Komuna apo Försäkrnigskassa, por edhe ndihmon dhe sygjeron të gjithë ata persona që kanë nevojë për ndihmë, e të cilët ende nuk janë në listën e klientëve tonë. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë nga Ler Assistanca AB Një e mirë është se secili person që gëzon të drejtën për asistencë, atëherë ai/ajo ka të drejtën të zgjedhë në mes të komunës apo firmave private që kanë leje për të ofruar këto shërbime për asistencë. Një nga këto organizata/firma që kanë leje nga Socialstyrelse (organ kompentet mbikqyrës për çështje sociale) është edhe organizata Ler Assistanca AB. Ka shumë persona që kanë kërkuar ndihmë/ shërbime nga kjo organizatë. Ata janë klientë nga vende të ndryshme të Suedisë si: Örebro, Göteborg, Varberg, Falkenberg,


Mërgimtarë të dalluar

BESA 2013

NR.46

“Ler du, så ler vi”, Motoja e organizatës LER Assistans AB. Halmstad. Problemet më të shpeshta të atyre që kanë kërkuar ndihmë në Ler Asisstans AB Ka probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët. Disa nga ato janë: problemet teknike siç janë plotësimi i raporteve, shkrimi i ankesave e deri tek dokumentimi i mbarëvajtjes së asistencës; mungesa e informacionit për ligjet përktëse si dhe të drejtave që u takojnë me ligj apo rregullore të caktuara personave me nevoja të veçanta e shumë tjera. Ka raste kur ne kemi aplikur për me shumë ndihmë asistancë dhe kjo na është pranu, por ka dhe raste të tilla ku është paraqit nevoja që të punësojmë dikë të afërt nga Kosova dhe ne si firmë i’a rregullojmë statusin e lejeqendrimit në Suedi. Ka shumë nga ata që paraqiten dhe nga informatat e para qe ne i marrim i drejtojmë për në instanca tjera pasiqë shanset për të i’u takuar asistenca është pothuajse zero. Informimi dhe kontaktimi i organizatës LER Assistans AB Një nga format më të lehta për të kontaktuar apo për tu informuar rreth organizatës, është të shkruani emrin “LER Assistans AB” në Google.se, dhe aty paraqitet faqja zyrtare e organizatës me të gjitha informacionet përkatëse. Poashtu, kontaktet mund të gjenden në faqet e revistës “Besa”, apo

kontaktet mund ti merrni nëpërmjet instancës mbikqyrëse “Socialstyrelse”, apo kontaktet mund ti gjeni edhe tek klientët dhe bashkatdhetarët që dinë për ne. Por për të gjitha keto dhe shume informata tjera mund te vizitoni www.lerassistans.se Andaj, ju të nderuar bashkatdhetarë që keni probleme të kësaj natyre dhe keni vështirësi në kuptimin dhe zbërthimin e të gjtha ligjeve, rregulloreve dhe procedurave që vlejnë për asistencë personale dhe të drejtave tjera që u takojnë, ju sygjerojmë të kontaktoni Ler Assistans AB. Organizata LER Assistans AB është e drejtëpërdrejt dhe e sinqertë me përgjigjet e veta. Kjo organizatë nuk merrë vendime, mirëpo ndikon në ndryshimin e vendimeve konform ligjit, dhe është ë hapur të ndihmoj dhe sygjeroj të gjithë ata që i drejtohen për ndihmë. Një përparësi e madhe në këtë organizatë, është komunikimi i drejtpërdrejtë në gjuhën shqipe, me çka eliminohet çfarëdo keqkuptimi i mundëshëm. Poashtu ekzistojnë mundësi dhe kushte të mira pageseje për asistentët, pagesa të plota të sigurimeve punësore, ndihmë administrative dhe shumë shërbime tjera administrative.

29


30

NR.46 2013

BESA

Mërgimtarë të dalluar

Disa nga shërbimet janë: • Informimi rreth të drejtave që u takojnë me ligj për të këkruar asistencë • Plotësimi i aplikacioneve për asistencë • Plotësim i kërkesave për rritje vazhdim të asistencës ekzistuese • Plotësimi i raporteve ditore • Shqyrtimi dhe plotësimi i ankesave rreth vendimeve të marra nga Komuna • Rekrutimi i puntorëve të rinjë • Rritja e kompetecës së punëtorëve • Administrim të rrogave


Kulturë

BESA 2013

NR.46

31

NGA “RÖDA STEN” NË GÖTEBORG NË KKA NË STOKHOLM Nga Shuquri SEJDIJAJ

Edi Muka, një emër i njohur në botën e arteve pamore. I njohur në botën shqiptare dhe jasht saj gjithashtu. Karrierën në galerinë Röda Sten e nisi me një artist shqiptar dhe pas katër vitesh plot suksese do ta mbyll po ashtu me një artist shqiptar. Në Suedi erdhi në nëntor të 2009-ës, si përgjegjës artistik i Galerisë së Artit në Röda Sten. Ai ishte profesor i arteve të pavarura në Tiranë ku vazhdon të jetë drejtues artistik i bienales ndërkombëtare të kryeqytetit shqiptar. Po kështu, Edi Muka është drejtues artistik edhe i bienales ndërkombëtare të arteve në Göteborg GIBCA, që është hapur në shtator të 2013-ës. Pas kësaj Muka do të braktis Galerinë Röda Sten në Göteborg. Tani për dy vite ai do të kalojë në Stokholm. Këshilli Kombëtar i Arteve është stacioni i radhës për Edi Mukën, ku do të jetë njëri nga dy kuratorët e këtij agjensioni artistik. Detyra e tij e ardhshme ka të bëjë me zhvillimin e artit bashkëkohës në mjediset publike të Suedisë. Ai vlerëson lart bashkëpunimin që pati për katër vite me radhë te Röda Sten por detyra e ardhshme në Stokholm e sfidon më tepër. Këshilli Kombëtar i Arteve është një autoritet shtetëror që ka për detyrë ta promovojë artin si tipar të natyrshëm të mjediseve publike. Më 2010 Edi Muka ishte ideator dhe kreator i ekspozitës së artistit shqiptar me dimensione ndërkombëtare z. Sislej Xhafa. Me këtë artist të madh ai po niste karrierën e tij prej kuratori artistik në Suedi.

Ekspozitën e pat realizuar në “Röda Sten” në Göteborg në bashkëpunim me Magazzino d´Arte Moderna nga Roma e Italisë. Ekspozita mbante titullin “2705 puthje” dhe shfaqte serinë e parë të ekspozitave me një produksion unik që “Röda Sten” ofronte për publikun e vet. Ndërkaq krijimtaria artistike e Sislej Xhafës bazohet në fërkimet e përhershme ndërmjet kulturave, stileve dhe gjuhëve. Ai përdorë fotografinë, videon, objekte dhe performancën në instalacionet e tij komplekse dhe shpeshherë gjiganteske. Po pse pikrisht me Sislej Xhafën ishte pyetja që ia pata drejtuar Edi Mukës atëherë. Ai thoshte se kjo bëhej për një mori arsyesh, një ndër të cilat ishte edhe përkatësia e njejtë kombëtare dhe e dyta se ishte kënaqësi e madhe të punosh me një artist si Sisleji, i cili trajton një numur problematikash që janë shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përplasjet kulturore që krijohen ndërmjet shtresave të ndryshme shoqërore si pasojë e rritjes së valës së emigrimit, kryesisht nga vëndet në zhvillim kundrejt vëndeve të zhvilluara. Duke qenë se Sislej për një kohë të gjatë ka jetuar në Itali, të gjitha këto probleme bëhen shumë të pranishme në punën e tij dhe duke qenë se unë si kurator në punën time jam i interesuar për rolin dhe funksionin e artit si zë kritik në shoqëri mu duk vendim mjaft më vënd që ta nis, si të thuash punën time në Röda Sten dhe sezonin e ri të këtij viti pikrisht me ekspozitën e Sislej Xhafës, thoshte Edi Muka para katër vitesh.


32

NR.46 2013

BESA

KulturĂŤ

Edi Muka:Fotografe: Jutta Benzenber


Kulturë

BESA 2013

NR.46

33

Po si ishin këto katër vite për Edin në Galerinë “Röda Sten”?

I ndjen sfidat që mund ti kesh te Këshilli Kombëtar i Arteve,KKA?

-Te Röda Sten kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Hapsira për ekspozita është e një veçantie të pakrahasueshme me hapësirat tjera në Suedi gjë që për mua e bënte punën time më sfiduese por edhe më jepte kënaqësi të posaçme. Për më tepër, ajo çka do mbetet me mua është marrëdhënja me stafin punonjës te kësaj galerije, një grup njerëzish tepër të përkushtuar dhe të shpenguar, që ndjehen krenar për hapsirën e tyre të artit dhe që më kanë bërë të ndjehem si në shtëpi që nga dita e parë.

-Natyrisht se jo vetëm që është ky një pozicion i ri por në te do të duhet të përballemi me sfidën e rimendimit të hapsirës publike e cila ka ardhëur në zvoglim të vazhdueshëm gjatë dekadave të zhvillimeve neoliberale në shoqëri.

Sidoqoftë, kam planifikuar që ta kuroj edhe ekspozitën e fundit te Galeria Röda Sten në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Ekspozita do të jetë një personale me Adrian Pacin. Ështe një rastësi fatlume që unë e nisa punën time te kjo galeri me një artist shqiptar, Sislej Xhafën dhe po e mbyll me një tjetër artist shqiptar, Adrian Pacin.

Përpos kësaj fusha e zbatimit të punës në KKA është e një profili kombëtar dhe do të shtrihet në gjithë Suedinë. Sidoqoftë, Magdalena Malm, drejtoresha e re e KKA-së është e vendosur të reformojë institucionin duke krijuar më shumë hapsirë për reflektim artistik në lidhje me territorin dhe unë pres me padurim ta nis procesin e ri së bashku me te dhe kolegët e tjerë. Deri tani puna juaj kapërcente përmasat kombëtare gjë që përputhej me interesimet


34

NR.46 2013

BESA

Kulturë

tua. Si do të jetë kjo pasi të keni kaluar në Stokholm?

Çfar raportesh mbani aktualisht me Tiranën?

-Nga ky këndvështrim s´do të ketë shumë ndryshime. Ideja është që të ftojmë e të ndjekim artistë që reflektojnë mbi temat e rëndësishme të ditëve të sotme dhe që zhvillojnë projektet në lidhje me hapsirën publike.

-Megjithë ardhjen time në Suedi, kam vazhduar të jem aktiv në Tiranë. Për fat të keq nuk kam mundur ta realizoj më Bienalen e Tiranës – pasojë e zvetnimit të jetës kulturore që përmenda më sipër – por kemi mundur të mbajmë gjallë një numër aktivitetesh të rëndësishme për skenën dhe për artistët e rinj në Tiranë, mbi të gjitha një program rezidencash për artistë, për momentin i vetmi në Tiranë dhe nga të paktët në Ballkan.

Padyshim që spektri i punës është ndërkombëtar – gjë që pjesërisht është kështu edhe sot në KKA. Është kjo ndjenjë lirie e mënyrës së punës me artistë që më joshi të aplikoj për këtë pozicion të ri. Dhe ma merr mendja herët a vonë do të vijë sërish momenti për të ftuar apo punuar me ndokend nga Shqipëria apo Kosova. Duket sikur Suedia vazhdon t´ ju magjeps. E ndjeni veten të përshtatur mirë dhe rehat në ambientin suedez? -Unë erdha në Suedi për shkak të marrëdhënjes time personale me shoqen time. Në fillim nuk pata idenë se do të qëndroja në Suedi. Por duke qenë se situata kulturore në Tiranë gjatë viteve të qeverisjes së Berishës degradoi në një shkallë tepër serioze ( ashtu si dhe shumë gjëra të tjera) unë vendosa të zhvendosem në Suedi në vitin 2010 prej kur edhe fillova të punoj si kurator artistik te Röda Sten. Natyrisht që ndjehem tepër i kënaqur me mundësinë që kam patur për ta zhvilluar karrierën time në fushë të artit por padyshim që një pjesë të mirë të arsyes për këte ia dedikoj punës time të gjatë në Tiranë, prej nga të gjithë ne u nisëm pas ndryshimeve në fillim të viteve 90. Suedia vazhdom të më ofrojë sfida të reja dhe për momentin ndjehem energjik dhe i motivuar për punën time. Por sigurisht që në një të ardhme do të doja të lëvizja më tej, nuk di t´ju them nëse do të kthehem në Shqipëri ( gjë që do ta bëj sigurisht por ende nuk di t´ju them se kur) apo të lëviz diku gjetkë. Mendoj se lëvizjet janë të rëndësishme dhe të domosdoshme jo vetëm për personin por edhe për skenën artistike ku personi punon.

Shpresoj që me ardhjen e qeverisë së re të largohet fryma e urrejtjes me të cilën Shqipëria u qeveris këto tetë vitet e fundit dhe njerëzit do të mund të bashkëjetojnë lehtësisht me njëri-tjetrin, pamvarësisht nga përkatësia partiake. Kjo do të mundësonte dhe një klimë kulturore më pozitive e të qytetëruar që së bashku me shpresën se politikat kulturore më së fundi do të ndryshojnë, mund të krijojnë premisa shumë të mira për zhvillime pozitive atje. Për këto çasje jam në kontakt si me skenë kulturore ashtu edhe me instancat qeveritare në një bashkëbisedim për të evidentuar problemet e trashëguara dhe për të menduar për zgjidhje të reja. Dhe siç thash, shpresoj që një ditë të rikthehem në Shqipëri e të vazhdoj nga afër punën time atje, thot kuratori Edi Muka, i cili së shpejti nis nga pozicioni i ri si kurator në Këshillin Kombëtar të Arteve në Stokholm.


Vështrime

BESA 2013

NR.46

35

Diskriminimi i shqiptarëve në Perandorinë Turke dhe përpjekjet e tyre për hapjen e shkollave shqipe Nga Nezir BEJTA

Tashmë është i njohur kontributi i shqiptarëve në Perandorinë Osmane, dhe se prezenca e tyre ka qenë gjithmonë në periudha të ndryshme kohore. Janë zbuluar dokumente në të cilat shihet qartë se shumë shqiptarë të sferave të ndryshme kanë bërë shumë për këtë perandori, duke filluar nga

politikanë, shkencëtarë, e njerëz të kulturës dhe të artit. Është shkruar se dhjetëra ,,sadriazem’’(kryeministra) ishin shqiptarë, ose me origjinë shqiptare, por edhe themelues të Turqisë moderne, si Kemal Ataturku, apo si reformator të gjuhës letrare turke, të cilën e bëri Sami Frashri, që turqit e konsiderojnë si të vetin, njëjtë sikurse Kemal Ataturkun e shumë të tjerë. Nëse të gjithë këta intelektualë shqiptarë kishin bërë aq shumë për këtë perandori, atëherë shtrohet pyetja, se si ishte e mundur që pushteti turk te ishte aq i dhunshëm me shqiptarët! Apo, pse Perandoria Osmane sillej ndryshe me shqiptarët, e ndryshe me popujt tjerë të pushtuar? Nëse vërtet kishte aq shumë kryeministra në Portën e Lartë, pse ndodhi gjithë ajo përgjakje e popullit shqiptar, apo pse vetëm shqiptarëve ju mohua e drejta e edukimit dhe e shkollimit në gjuhën amtare?! Pse shqiptarët, që ishin aq besnik ndaj kësaj perandorie, u lanë nën mëshirën e fqinjëve shovinistë, kur kjo perandori u zhbë! Ata jo vetëm që i lanë shqiptarët nën mëshirën e ,,fqinjëve’,’ por edhe tokat e tyre ju dhanë te tjerëve pa kurrfarë të drejte. Pse u lanë shqiptarët kështu, është diçka që do një studim shumë më të thellë dhe më të vëmendshëm. Këto dhe shumë pyetje


36

NR.46 2013

BESA

tjera na bëjmë të kuptojmë se me këto veprime, turqit vazhdimisht po hakmerreshin ndaj shqiptarëve për shkak të humbjeve që i kishin pësuar nga Skënderbeu, apo pse shqiptarët kurrë s’i ndërprenë përpjekjet për çlirim ,dhe se kurrë atë se pranuan si shtet të tyre. Dhe nuk ka se si të justifikohet ndryshe kjo dhunë ndaj shqiptarëve, pos kjo që e thamë më lart, sepse të rrallë ishin ata popuj që i shkaktuan aq shumë humbje e dhimbje dy sulltanëve të kësaj perandorie. Se kjo është e vërtetë e dëshmojnë edhe vizitat e qeveritarëve turq, në Shqipëri, të cilët hezitojnë të jenë të pranishëm në ato lokale ku është fotografia e Skënderbeut. Ky diskriminim i turqve vërehej në të gjitha sferat e jetës, por më së shumti vërehej në edukimin dhe shkollimin e fëmijëve shqiptarë. Është e ditur se në vendet e pushtuara nga turqit, si në Greqi, Bullgari, Serbi e vende tjera, ishin të hapura qindra shkolla, në të cilat ata mësonin kulturën dhe gjuhën e tyre pa asnjë pengesë, por kjo nuk ndodhte nëpër vilajetet shqiptare. Përkundrazi, aty ndodhte e kundërta: ata ndiqeshin e syrgjynoseshin vetëm e vetëm pse tentonin ta mësonin gjuhën e tyre shqipe. Është paradoksale, se pikërisht në Shqipërinë e Jugut, ishin të hapura shumë shkolla në gjuhën greke, në të cilat mësonin fëmijët shqiptarë, të cilëve nuk u lejohej mësimi në gjuhën shqipe. Përkundër kësaj dhune dhe këtij diskriminimi, shqiptarët s’qëndruan duarkryq. Shumë patriotë duke mos u pajtuar me këtë diskriminim filluan një fushat për hapjen e shkollave shqipe. Më i devotshmi ishte patrioti Petro Nini Luarasi, i cili të gjitha shkollat në gjuhën greke i ktheu në gjuhën shqipe. Këto veprime të këtij patrioti, por edhe shumë të tjerëve nuk kishin jetë të gjatë, sepse qeveria turke ato do t’i mbyllë me dhunë.

Vështrime

Përkundër këtyre vështirësive, shqiptarët s’do të ndalen së reshturi për hapjen e shkollave shqipe, dhe falë kësaj këmbëngulësie, më në fund Porta e Lartë e lejoi që të hapet një shkollë shqipe. Kjo shkollë u hap me 7 Mars të vitit 1887, në Korçë në shtëpinë e Mandi Terpos, e cila do të jetë shkollë private, sepse Porta e Lartë nuk pranoi që kjo shkollë të financohet,, pavarësisht se Shqipëria i paguante asaj një ,,haraç’’ të majmë. Pavarësisht se Porta e Lartë nuk pranoi ta financonte atë, ishin patriotët shqiptarë ata të cilët e morën përsipër mbajtjen e kësaj shkolle. Në mesin e këtyre patriotëve ishte edhe Anastas Lakçe, i cili premtoi një shumë të konsiderueshme parashë. Drejtori dhe mësuesi i parë i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri, i cili ditën e parë të mësimit i regjistroi 35 nxënës, që të gjithë djem, kurse


Vështrime

BESA 2013

NR.46

37

në vitin tjetër aty u regjistruan 200 nxënës pa dallim feje. Në shkollën e Korçës mësimi mbahej në gjuhën shqipe, ndërsa si gjuhë të huaja mësoheshin turqishtja dhe frëngjishtja. Hapja e shkollës së parë në Korçë pati jehonë të madhe, sepse vetëm brenda një viti pothuajse në gjithë Shqipërinë filluan të hapen shkolla të tilla. Për fat të keq këto shkolla nuk do të kenë jetë të gjatë, sepse brenda një kohe të shkurtër ato do të mbyllen sikurse edhe më herët. Ato pos që u mbyllën, qeveria turke fillon t’i ndjek ata që i kishin hapur këto shkolla. Kështu, në Stamboll do të vritet Pandeli Sotiri, drejtori i shkollës së Korçës, kurse shumë patriotë tjerë do të burgosen e do të ndiçen nga Porta e Lartë.


38

NR.46 2013

BESA

T'a njohim Atdheun

QYTETI I NJËMIJË E NJË DRITAREVE Nga Msc Blerta AVDIA

Berati, qyteti në të cilën përjetojmë të gjitha periudhat historike të Ballkanit dhe Shqipërisë. Sipas të dhënave arkeologjike, qyteti është më shumë se 2400 vjeçar. Qyteti i Beratit dëshmon tiparet arkitektonike të një qyteti tipik të periudhës së vonë osmane( fundi i shek. XIX- fillim i shek.XX). Berati është qytet muze dhe mbrohet me ligj nga shtetit shqiptar. Më 6 Korrik është nominuar nga komiteti i Trashëgimisë në UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore dhe prej kësaj date është vendosur në Listën e Trashëgimisë Botërore. Lagjet e reja janë gërshëtim i kulturës socialiste të kohës dhe me ndërtimet më të fundit të ngritura


T'a njohim Atdheun

pas vitit 1990, paraqesin një atraksion të veçantë për turistin. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore dhe pjesërisht në Ultësirën Jugperendimore të Shqipërisë. Berati ndodhet 122 km larg kryeqytetit të vendit, Tiranës dhe 92 km larg Durrësit dhe 81 km larg qytetit të Vlorës, këto dy të fundit portet kryesorë të Shqipërisë. Ai ka një reliev kodrinor-malor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m. Pika më e lartë është mali i Tomorrit 2.416 m, në lindje dhe Shpiragu 1 218 m, në perendim. Fushat shtrihen në veriperëndim të rrethit. Ndër luginat përmendim: lugina e Osumit, Velabishtit dhe e Lapardhasë. Klima mesdhetare bën që qyteti i Beratit të vizitohet në katër stinët e vitit, megjithatë sugjeroj stinën e pranverës dhe të vjeshtës. Berati ka qene qendra e fisit ilir të Desaretëve, të cilët ngritën fortifikimet e para për të mbrojtur luginën e Osumit.

BESA 2013

NR.46

39

Qyteti mori emrin Antipatrea, ndonëse hera-herës cilësohej dhe si Albanorum, Oppidium. Romakët ndërtuan një kalim të fshehtë drejt Osumit, kështu pak nga pak Berati mori karakterin e një qyteti ushtarak gjatë periudhës romake. Në shek.VII bullgarët pushtuan qytetin dhe i vendosen emrin Beligrad( Qytet i Bardhë), nga vjen emri i sotëm. Pikërisht në rastin e rimarrjes së Beratit nga bizantinët është ndërtuar Kisha e Shën Marisë së Vllahernës, ende sot në gjëndje të mirë, gjendet në brendësi të kalasë. Berati pati fatin të ishte dhe qendër e principatë e Muzakajve, që shtrihej deri në Kostur, në Greqinë e sotme. Nga emri i kësaj familje vjen dhe emri i fushës më të madhe të Shqipërsisë, Fushës së Myzeqesë.


40

NR.46 2013

BESA

T'a njohim Atdheun

Pse duhet ta vizitoj Beratin?

Të gjithë kemi dëgjuar për një qytet që në Shqipëri njihet si” qyteti i njëmijë e një dritareve”, nga dikush më i madhë se ju duke ju folur për sistemin totalitar komunist dhe lavdeve që populli i thurte atij sistemi, patjetër që në vesh duhet t’ju ketë rënë dhe vargjet ”… OBerat qe pate fat o Berat moreeee…” Kështu që qyteti i Beratit ngjall kuriozitet për turistat, të apasionuarit pas historisë së evolumit të qyteteve, arkitektet, historianët etj.


T'a njohim Atdheun

Impaktin e parë që marrim sapo futem në qytetin e Beratit është arkitektura e ruajtur me fanatizëm deri në ditet e sotme, se si dritaret e shtëpive qëndrojnë mbi njëra tjetrën. Mangalemi dhe Gorica janë dy lagje të qytetit që dallohen për harmoninë, me terrenin ku janë ndërtuar. Këto dy lagje së bashku me kështjellën përbëjnë kompleksin karakteristik të qytetit. Shumica e shtëpive këtu janë Monumente Kulture. Në Mangalem lagjëa poshtë kalasë, shtëpitë karakterizohen nga një numër i madh dritaresh. Tërheqëse janë rrugicat e fshehura dhe ruajnë intimitet. Lagjëja është e njohur për numrin e madh të zejtarëve dhe tregtarëve. Gorica është lagjia përball Mangalemit, e cila gjatë stinës së dimrit thuajse nuk e sheh diellin me sy. Me shaka beratasit thonë se kjo lagje është “vendi ku rri kaposhi me një këmbë”. Kaq ftohtë bën. Nga Mangalemi mund të shkohet në kala dukë ndjekur një shteg të ngushtë mes shkurreve, gjatë kësaj rrugës keni mundësi të shikoni “Shpellën e Memecit”. Kishën e Shën Mëhillit e shek.XIII. Pak metra larg kishës ndodhet shpella me të njetin emër, që duhet të këtë qenë një faltore e vjetër e krishterë. Në të janë gjetur afreskë më të vjetra se vetë kisha poshtë saj. Të dyja lagjet lidhem me Urën e Goricës. Fillimisht ajo ishte prej druri. Vetëm në shek XVIII ura mori pamjen e sotme. Ura është e gjatë 130 m dhe e gjërë 3.5 m. Ura ka 7 harqe dhe ndodhet 10 metra mbi lumin Osum. E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur më gurë të gdhendur, të cilët mbahen mes tyre me ganxha metalike. Eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtimin e urës e ka shëndërruar urën në një lloj simboli të qytetit. Në Goricë, përballë Mangalemit, matanë urës ndodhet Kisha e Shën Spiridonit, e cila nga ana lindore ka një harkadë të jashtëme të gjatë që mban sipër një kamare të vogël. Mbi portën kryesore të pikturuar paraqet Shën Spiridonin dhe Shën Mitrin. Kjo kishë e madhe e ndërtuar në shek XIX ka një ikonostas druri, një galeri të madhe të sipërme dhe shkallët që të çojnë në kambanorë. Nëse doni të shikoni një atmosferë tipike ortodokse ballkanike atëhere ndiqni besimtarët e Goricës në përdëllimin e tyre gjatë faljeve. Do të keni rastin ti shikoni në çdo orë të dites duke u lutur për të dashurit e tyre. Në fillim të bulevardit, në skaj të parkut qendror në krah të urës së Goricës do të shihni bustin e Babë Dudë Karbunarës. Jorgi Karbunara dha një kontribut të

BESA 2013

NR.46

41

paçmueshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës fetare. Xhamia e Beqarëve, në anë të rrugës kryesore në lagjen Mangalem, u ndërtua 1827. Dallohet për pikturat në mur të luleve, bimëve, banesave. Në fillim të rrugës për në kala në të djathtë, në qendër të lagjes së vjetër të kohës osmane, ndodhet Xhamia Mbret, apo ndryshe ajo e Sulltanit. Kjo është xhamia më e vjetër në Berat e ndërtuar në përiudhën e sundimit të sulltan Bajazitit II. Dallohet për tavanin e brendshëm të zbukuruar. Fare pranë xhamisë do të shihni teqen e Havletit, që vlerësohet si më e bukra në Ballkan. Në Berat jo shumë larg xhamisë së Beqarëve do të shohim sarajet e Virionasëve, familjes që sundoi në Berat gjatë dy shekujve të fundit. Xhamia e Plumbit është më e hershmja në Shqipëri. U ndërtua në vitit 1555. Vashdojmë shëtitjen drejt bulevardit të Beratit dhe dalngadal gjëndemi drejt rrugës që të shpie në kala. Kalaja ngrihet mbi një kodër prej 187 m, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla. Është e ndërtuar me gurë gjigand në formë katrori. Kështjella është ngritur sipas një plani trekëndësh. Sapo futeni në kështjellë majtas ndodhet kisha e Shën Todrit me afreske të zbukuruar nga piktori i famshëm shqiptar Onufri. Ajo i përket shek XVI, por është ndërtuar mbi themele edhe më të vjetra. Nëse do ta vizitoni këtë kishë ju do të mrekulloheni me pikturat e Virgjëreshës me krah të hapur, Etërit e kishës, Krishtin dhe Ëngjëllin Gabriel etj. Pak me tutje, në një shesh të vogël në vazhdim të rrugës kryesore që kalon përmes kalasë, do të përballemi statujën e Onufrit vetë, mjeshtrit beratas të ikonografisë mesjetare. Në qendër ndodhet katedralja Fjetja e Shën Mërisë në të cilën ju do të mund ta vizitoni Muzeun “Onufri” të Ikonave. Muzeu përbehet nga tri salla: Salla qendrore : përballë hyrjes do të shihni një nga ikonat më të bukra të bëra nga Onufri, ku Shën Maria është duke mbajtur foshnjën Jezu në krahun e djathtë, një përjashtim nga të gjitha kanonet e artit ikonografik. Ndërsa, në hyrje të pjesës së brendshme është vendosur një ikonë që paraqet dy shenjtorë luftëtarë të ulur në gjunjë. Kjo sallë përmban edhe objekte për përdorim gjatë liturgjisë si dhe kapak të biblës.


42

NR.46 2013

BESA

T'a njohim Atdheun

Salla 2: përbëhet nga shumë ikona të ekspozuara. Këtu gjendet ikona që paraqet Meshën e Qirinjëve. Një ikonë tjetër e rëndësishme është ajo e Virgjëreshës shek. VII.

daton në fund të shekullit XVI. Brenda fortifikimeve do të shihni kishën e Shën Triadhës, e cila i përket fundit të shek. XII dhe fillimit të shek XIV, brenda në të ka afreske të mrekullueshme.

Po këtu gjenden ikonat që paraqesin Shën Mihalin dhe Shën Gjergjin.

Afër hyrjes do të vështroni rrënojat e Xhamisë së Bardhë si dhe shumë ndërtesa për banim. Pasi hyni në pjesët e brendshme të kështjellës, dilni te muret e jashtëme, anash kështjellës ndodhen rrënojat e Xhamisë së Kuqe, e cila u ndërtua në gjysmën e shek. XV për përdorim nga garnizoni turk. Kjo xhami është nga më të vjetrat në Shqipëri. Rreth 500 m nga xhamia ndodhet një kishë që i përket shek.XIV që është kisha e Shën Gjergjit.

Salla e sipërme: Në këtë sallë shkohet nëpërmjet shkallëve prej druri. Ikona më e bukur është ajo e Shën Nikollës ose ajo Gjon Pagëzorit bërë nga Onufri. Shumica e ikonave që ndodhen në këtë sallë vijnë nga kisha e Shën Dhimtrit. Në fund të sallës gjendet një ikonë që paraqet kështjellën si dhe pamje nga qyteti mesjetar i Beratit, pikturuar nga mjeshtrit Çetiri. Prapa

kishës së Shën Todrit gjënden tri kisha të vogla: Kisha e Shën Nikollës, Shën Kostandinit dhe Shën Helenës, si dhe kisha e Shën Mërisë Vllaherna. Kisha e Shën Nikollës ka afreske interesante, në të gjenden dëshmi të një kishe më të hershme që i përket shek VI. Kisha e Shën Kostandinit dhe Shën Helenës është kishë e vonë e vitit 1644. Afreskët e saj përqendrohen në skemat nga martirizimi i Krishtit. Kisha e vogël e Shën Mërisë Vllaherna ka afreske shumë të bukra, të bëra nga i biri i Onufrit, Nikolla që

Ndërkohë që akoma jeni në brendësi të kalasë poshtë saj ju shikoni lumin Osum i rrethuar nga mali iTomorit dhe Shpiragut dhe shumë bukur midis tyre qëndrojnë mijëra legjenda që tregohen nga banorët vendas njerën prej të cilëve, po jua citoj unë: Dy të rinjë, fort të pashëm, jetonin dikur këtyre anëve. Ata quheshin Tomor dhe Shpirag. Të dy dashuronin marrëzisht të njetën femër, Zanën e maleve, e cila nuk mundi për shumë kohë të vendoste për njërin prej të dyve. Historia


T'a njohim Atdheun

e dashurisë u zgjatë ca si shumë, derisa të dy djemtë rrëmbyen armët dhe dolën në mejdan për ta zgjidhur këtë histori. Shpiragu ishte i armatosur me një topuz të rëndë, kurse Tomori me një kamë të mprehtë. Djemtë luftuan shumë gjatë. Tomori i shkaktoi shumë plagë Shpiragut me kamën e tij shumë të mprehtë. Shpiragu e goditi fort Tomorin me topuzin e tij të rëndë. Zana nuk mund të duronte këtë tragjedi që po ndodhte për shkak të saj. Duke u shkrirë në lot ajo iu lutë perendive që të ndalonin këtë dylyftim të egër. Perendit ndërhynë duke ngrirë gjithçka. Trupat e djemëve u shëndërua në dy male: Tomori ruan edhe sot në trupin e tij gropat e goditjeve të topuzit të Shpiragut, ndërsa ky i fundit mban nën ijet e tij vragat e gjata të kamës së Tomorrit. Zana u shëndërrua në kodrën e qytetit me kalanë e bardhë mbi të. Lumi i Osumit nuk është gjë tjetër veçse lumi i lotëve të saj që nuk shteruan kurrë. Muzeu Etnografik, është një tjetër element të cilin duhet ta vizitoni, kur të gjendeni në Berat. Ai është i vendosur në pjesën e poshtëme të Kodrës, në të djathtë të rrugës për në kala. Muzeu ndodhet në një shtëpi karakteristike beratase, e cila daton në fund të shek. XVII. Godina ka dy kate me verandë të hapur. Në katin e parë ka një pavion arkeologjik, imitimin e një fragmenti mesjetar, një argjendar dhe një pavion arkitekture. Në katin e dytë janë rindërtuar një dhomë karakteristike pune, një dhomë gjumi, një kuzhinë dhe një dhomë miqsh e pajisur me mobilje karajteristike të kohës. Godina e muzeut, objektet e ekspozuara si dhe kompleksi muzeal i shtëpive përreth janë dëshmi e një kulture etnografike sa interesante aq edhe të pasur. Kodikët e rrallë të famshëm të Beratit, “Kodiku i Purpurtë i Beratit” më i vjetri nga kodikët e shek VI pas Krishtit, një nga kopjet evetme në botë që arkeologu dhe bizantinologu P. Battifol, më 1885 e quajti “Codex Purpureus Beratinus 0”, të ciln krishterët e Beratit e kanë pagëzuar: “Ungjilli çudibërës i Shën Gjergjit” sepse vetëm në ditët e këtij shenjëti ai nxirrej në kishë për t’u përshëndetur nga besimatrët. Ky kodik besohet nga populli si një autograf i Shën Joan Kritostomit, kryepeshkopit të Kostandinopojës, që i fali qyetit të Beratit, së bashku me dorëshkrimet e shejta, prej arhondit berates Skuripeq, në mbarim të shek. XIII. Kodiku prej 190 fletësh përmban pjesë nga ungjilli i apostujve të Krishtit, Mateo dhe Markut. Ai është i shkruar me shkronja kapitale, në formë të rrumbullakta, me ar dhe argjend të tretur, mbi një pergamen ngjyrë vishnje të errët. Në tërë botën njhen 4 kodikë të tillë:

BESA 2013

NR.46

43

Vjenës, Patmos, Zyrih, Rosano, vetem dy prej tyre janë të shek VI. Kodiku i Artë, i dyti kodik i famshëm i quajtur “Codex Aureus Anthimi” i mbi quajtur kështu sipas ish-mitropolitit të Beratit, Athim Aleksudhi, ose “Ungjilli Pashkës së Madhe” është më i madhi kodik i shenjtë pergamenor i Beratit, me 413 fletë, me kapakët e mbulesës prej argjendi, të lara me floridhe me shkronja ari të tretura: njëri nga 5 ekzemplarët e vetëm hrysografisë bizantine. Perdorej vetëm gjatë Pashkës së Madhe. Kodikët konsideroheshin si çudibërës nga besimtarët e krishterë. Krahas vlerave historikokulturore qyteti i Beratit ka njerëz të dashur, mikëpritës, të cilët nuk shqetësohen nga vizitat dhe prania e një numri të madh vizitorësh. Duke qënë në qyetitin e Beratit, mos harroni që të shëtisni dhe rajonin përreth duke shijuar bukuritë e natyrës. Shumë afër keni Parkun Kombëtar të Tomorit, i cili është shquar për vlerat e tij ekologjike, turistike, shkencore, religjioze etj. Në majen e Kulmakut organizohet çdo vit peligrinazhi i besimtarëve 21-18 gushtë. Një javë rresht zgjatin festimet për nder të Baba Abas Aliut, themeluesit të teqese dhe njërës prej figurave më të shquara të bektashizmit. Ky mal ka frymëzuar letërsinë e bektashimzit në shek.XIX. Më i njohuri shkrimtar ka qene N.Frashëri. Për rëndësinë që ka kjo festë dhe mali i Tomorrit shpesh quhet Dodona e Shqiptarëve. Vend tjetër atraksioni jo larg Beratit qe tërheq jo vetëm gjeografët, të dashuruarit pas natyrës, por dhe avanturierët dhe sportistët janë Kanionet e Osumit të quajtura me të drejtë Koloradoja Shqiptare. Me shpresën se ju kam ngjallur dëshirën, kuriozitetin për të vizituar këtë thesar të Shqipërisë ju them: Mirë së te Vini në Berat!


44

NR.46 2013

BESA

Legjenda

GURI I PLAKËS Nga Hatixhe XANI

Legjendat apo gojëdhënat në rajonin e Drenicës janë të shumta dhe shumë interesante. këto janë edhe dëshmi e identitetit tonë si popull autokton i këtyre trojeve. Mesdita kishte kaluar e ne ende ishim në kryeqytetin tonë të bukur Prishtinën. Djali ishte pak i lodhur nga rruga dhe meqë ishim afër stacionit të kombi-busve, u nisëm mënjeherë. Me ne ishin edhe disa bashkudhëtarë të tjerë nga vende të ndryshme të Kosovës. Hapa ngadalë dritaren dhe derisa po shijoja flladin e lehtë që depërtonte nga dritarja e kombi-busit dëgjova shoferin që drejtonte automjetin duke thënë :”Nëse asnjëri nga ju nuk keni me zbrit deri në Drenas atëherë do të kalojmë kah Guri i Plakës se andej kah shkojmë zakonisht kemi pengesa në rrugë. Të gjithë u pajtuan dhe reagimin e parë e bënë dy të rinj nga komuna e Deçanit të Ramadan Halim Kurrumeli cilët u interesuan për historikun e emrit të këtij vend. Ramadan Halim Kurrumeli si bashkudhëtarë dhe njohës i mirë i atij vendi ishte me ne zotëri Ramadan Halim Kurrumeli nga fshati Shkabë, ish Gllanasellë, fshat në komunën e Drenasit dhe në fqinjësi me vendin e quajtur “Guri I Plakës”. Ramadani ishte komandant i kompanisë se II( dytë) batalioni i parë brigada 114 Fehmi Llladrofci dhe mësues klasorë tash e 42 vite. Nga kjo mund të kuptojmë që Ramadani është njohës i mirë i këtyre viseve që me bukuritë e tyre mahnitin secili që kalon kah Guri i Plakës. Ai filloi rrëfimin e tijë për Gurin e Plakës ndërsa unë po e përcillja me vëmendje.


Legjenda

Dhoma e plakës ekziston ënde Kjo Legjendë është përjellë me breza të tërë dhe gjithëherë është thënë e njëjta histori. Nuk dihet se para sa shekujsh apo dekadash ka ndodhur ngjarja, por një gjë dihet mirë që kishte ndodhur shumë kohë më parë. Fshati quhej Klysyra e Dritanit dhe në mes të këtij fshati dhe fshatit Grabofc gjendej një shkëmb vigan në të cilin kishin punuar me vite deri sa e kishin ndarë në mes për të kaluar hekurudha. Në njërën pjesë të këtij shkëmbi dukej nga rruga një vrimë e thellë dhe e gjerë e cila kishte formën e një dhomëze të vogël, e cila kishte trashëguar këtë formë me vite e nuk e kishte gdhendur askush. Në atë shkëmb ku ishte dhomëza gjarpëronte edhe lumi “Drenica”. Në atë kohë një plakë kishte ruajtur bagëtinë dhe zakonisht kishte qëndruar në atë dhomëz

BESA 2013

NR.46

45

të vogël guri duke tjerrur shllunag leshi, ç’do ditë kur ajo dilte të ruante bagëtinë. Një ditë ndërsa po tirrte leshin i kishte rënë boshti me të tjerrur poshtë në lumë. Plaka vetëm ishte kërrusur për të shikuar se si i ra boshti, dhe për fat të keq ajo përfundoi edhe vet në lumë dhe nga ajo ditë nuk u ditë kurrë asgjë për fatin e plakës. Atë pra sikur e kishin përpi valët e lumit dhe kishte tretur thellë ne lumë bashkë me boshtin e sajë. Ja pra, që nga atëherë ky vend gjithmonë është quajtur “ Guri i Plakës “dhe ma merr mendja që do të quhet kështu brez pas brezi. Axha Ramadan derisa tregonte legjendën për Gurin e plakës kombi-busi u ndal në Drenas me ç’rast shfrytëzova rastin edhe unë të prezantohem si bashkëpunëtore e revistës “Besa” dhe kërkova lejen nga ai që ta botoja këtë legjendë. Ai me përgëzoi për punën dhe pranoi me kënaqësi që të botohet rrëfimi i tij.


46

NR.46 2013

BESA

Kulturë

KËNGËTARI QË TRONDITI PUBLIKUN E BERLINIT Nga Dashamir ZAÇE Në mërgim, kur kujton bashkëqytetarët e mëdhenj të zë malli dhe kur ata nuk janë midis të gjallëve të brengoset shpirti. Këto fjalë mi thoshte një ditë në Përmet etnomuzikologu përmetar Irfan Ponoçi. Kur thoshte kështu ai kishte parasysh këngëtarin e madh Mentor Xhemali. Këto m’u kujtuan këto ditë duke punuar dhe si padashur po vërshëlleja melodinë e këngës për Asim Zenelin, heroin e Mezhgoranit, i cili më 2 korrik 2003 mbush plot 60-vjet nga dita e rënies së tij. Kjo lidhje midis heroit dhe këngëtarit m’u ngulën në mëndje dhe s’i largoja dot, pasi ajo e bën të famshëm dhe njërin dhe tjetrin. Asim Zeneli me aktin e tij bëri që të lindte një këngë që këndoi Mentori, i cili me zërin e tij tronditi shpirtin patriotik të mbarë shqiptarëve duke e ngritur figurën e bashkëluftëtarit në pavdekësi me një zë që gjëmon si malet, që pushton fushat që bën të dridhen të huajt pushtues. Ai zë të ngre peshë e të bën të marrësh në sy vdekjen, kur shikon shokun e vrarë, atdheun e robëruar. Është zëri që u mungon shqiptarëve sot. Mentor Xhemali u lind në Përmet më 12 maj 1924, atëherë kur i Seviljes” i Xh. Rosinit, kënga “ Për ty Atdhe”, Fan Noli për herë të parë mësonte shqip në Shën Koll. romanca “ O ju male” të Çesk Zadesë etj. Në mesin e familjes së tij e cila shquhej për dashurinë dhe interpretimin e kënges popullore, Mentori thithi I paharruar do të mbetet për të gjithë pjesëtarët nektarin e muzikës popullore përmetare. e Ansamblit të Ushtrisë, viti 1951 në Berlin. Në Megjithëse në moshë të vogël punon hamall në portin e Sarandës e të Durrësit, për të siguruar bukën e gojës. Pushtimi i vendit nga fashistët nuk kish si të mos ndizte urrejtjen në zemrën e këtij të riu, i cili në vitin 1943 rreshtohet në rradhët partizane për çlirimin e vendit. Ai aktivizohet edhe me muzikën në korin partizan të krijuar nga Gaqo Avrazi. Aty vazhdon për disa vite derisa shkon për studim për kanto në konservatorin “P. J. Çajkovski” në Moskë në vitet 1952-1955. Me aftësitë dhe zërin e tij ai çuditi pedagogët rusë. Një bashëkohës i tij tregon se si një pedagog u thoshte studentëve: “ Ejani dhe dëgjoni një zë të rrallë, një zë i madh me një kanzilenë të shkëlqyer”. Ky zë do të buçasë ashtu i bukur e i fuqishëm në Teatrin e Operas dhe të Baletit, ku interpretoi mjeshtërisht edhe shumicën e roleve që iu ngarkuan. Shumë të njohur janë interpretimet në Don Bazilio nga opera “ Berberi

natën e koncertit të ansamblit shqipëtar salla ishte mbushur plot. Zëri i Mentorit dukej sikur dilte nga gryka e thellë e Mezhgoranit në Berlinin e madh, duke sjellë dashurinë për shokun, urrejtjen për luftën dhe mesazhin e paqes.Zëri i tij harmonizohet në mënyrë të shkëlqyer me atë të korit dhe bën që salla të shpërthejë në ovacione dhe lot. Mentori po afirmohej si një këngëtar potencial në arenën ndërkombëtare. Rruga e karrierës së tij tani është hapur dhe zëri i tij do të shpërthejë në skenat e botës si në Varshavë 1955, Moskë 1957, Helsinki 1962 dhe në Vjenë 1964 ku fiton çmimin e parë duke konkuruar ne yjet e kantos botërore. Turnetë e tij në Francë, Kubë e gjetkë e bënë famën e tij të padiskutushme. Ky artist i famshëm, bën një jetë të thjeshtë familjare dhe


Kulturë

do të thoshim një jetë të varfër, përderisa dhe shtëpi të bollshme për familjen e tij nuk kishte. Regjimit nuk i interesonte shumë jeta e artistit, por fama e tij, famë që nga makina propagandiste trumbetohej si fitorja e sistemit socialist. Tregohet një anektodë, por që duhet të jetë e vërtetë. Tito Gobi një këngëtar i famshëm italian, nga që i pëlqeu shumë Mentori, vendosi t’i bënte një vizitë në Tiranë. Kjo gjë shqetësoi seriozisht njerëzit e propagandës komuniste të cilët e përcollën lart në qeveri. Atëherë u dha urdhëri që familjarisht artisti të hiqej nga shtëpia ku banonte dhe të strehohej në një shtëpi të madhe dhe të pajisur mirë. Në këtë shtëpi u bë vizita

e këngëtarit të famshëm italian. Në qoftë se kjo është vetëm një anektodë, të vërtetën e ka brenda se artistët diktaturës i duheshin si ndihmesa, por jo si njerëz që donin të rronin. Në vitin 1975 merr titullin “ Artist i Popullit” dhe pas dy vjetësh del në pension. Duket se deri këtu dhe jeta artistike e tij kalon dhe merr fund. Por nuk ndodh kështu. Artisti nuk duhet të tërhiqet nga arti deri ditën e fundit të jetes së tij. Dhe kështu ndodhi me Mentorin. Ai u ringrit, por tani në fushën e këngës popullore. Ai ia shtoi famën qytetit të lindjes dhe vetes duke interpretuar me dashuri e ngrohtësi këngën përmetare që rrinte e padëgjuar aty në trevën që e lindi duke nxjerë atë nga kornizat e një folklori muzikor lokal. Një meritë duhet t’i njohim në këtë drejtim dhe kompozitorit Aleksandër Peçi, i cili punoi në Përmet

BESA 2013

NR.46

47

për disa vjet dhe u dashurua pas folklorit përmetar, që i bashkoi dy kollosët e muzikës popullore usta Lavërin dhe Mentorin tek filmi “ Gjeneral Gramafoni”, ku një meritë të padiskutueshme ka dhe këngëtari i dytë Ylli Zeqiri. Të vitit 1977 janë këngët e njohura për të gjithë muzikëdashësit shqiptarë si “Mora rrugën për Janinë” dhe “ Zura një bilbil me vesë”. Pas këtij bashkëpunimi Mentori vendos një komunikim të përhershëm me Përmetin e në mënyrë të veçantë me sazet e usta Lavërit duke inçizuar në radio Tirana rreth 30 këngë. Pas viteve 90 zhvillon një veprimtari të dendur koncertale jashtë Shqipërisë si në Francë, Danimarkë, Hollandë, Belgjikë, Gjermani etj. me këngë popullore përmetare, por në përbërje të një orkestre tjetër me origjinë përmetare, e cila banonte e gjitha në Tiranë, me familjen Lela. Është ky bashkëpunim me një mjeshtër tjetër të muzikës popullore shqiptare si Çobani që i dha kulturës sonë perla të tjera të kënduara nga Mentori. Interpretimi i Mentor Xhemalit si në opera ashtu dhe në këngët popullore mbetet një rast unikal për vlerat që krijoi në këto fusha. Fare pak muaj përpara se të vdiste në Tiranë në prill 1992, Mentori vazhdonte të këndonte e të regjistronte këngë popullore përmetare. Në vitin 2001 me vendim të Këshillit Bashkiak të Përmetit Mentori u shpall “Qytetar Nderi” i Përmetit, krahas vëllezërve Frashëri, Odhise Paskali dhe usta Lavër Bariut. Ai për ne bëri shumë..... Le t’ia lemë fjalën një tjetër artisti të madh shqipëtar Mustafa Krantjes i cili shprehet “Kam folur e shkruar shumë për Mentorin, por gjithmonë kam një ankth se nuk e kam çuar deri në fund detyrën si vëlla, si koleg. Mentori, ky personalitet dhe figurë unikale meriton shumë në universin tonë kulturor dhe artistik”.


48

NR.46 2013

BESA

Etno-muzikë

DY ORË ME LAVER BARIUN Nga Dashamir ZAÇE Këtë rradhë e kisha vënë në plan se nuk do të largohesha nga Përmeti pa takuar usta Lavërin. Provon një ndjesi të çuditshme kur ndodhesh pranë njeriut të thjeshtë dhe artistit të madh. E dija se usta Laveri e pinte kafenë tek Çilua i Mitatit. Shkova atje dhe prita sa erdhi ustai dhe Zihni Dinoja. Doja të bëja një ballafaqim për këngën përmetare dhe sidomos për disa këngë që për mua nuk janë kënduar kurrë. Këto këngë kanë nota të theksuara erotizmi, prandaj edhe për shumë vite nuk janë kënduar, ose më saktë nuk lejoheshin të këndoheshin dhe censuroheshin deri në absurd nga “ specialistët ” e kohës. A është kënga përmetare në krizë? Kjo pyetje më kishte lindur, kur lexova një shkrim të gazetës sonë shkruar nga zoti Brahollari. Këto shqetësime të mija morrën përgjigje gjatë atyre dy orëve që kalova me ustanë Zihnine. Ustai erdhi tek klubi ku e prisja unë, u ul ngadalë në karrige dhe unë i thashë se e doja shumë dhe kisha qejf të pinim një kafe. Ustai më tha se e donin dhe të tjerët dhe duke qeshur “ po mirë, o i biri Xhelos, vetëm kafe do të pimë?” -Çfarë të duash, usta, - thashë dhe vazhdova, - të tjerët tëk ti duan artistin e madh, unë dua dhe respektoj dhe përmetarin e madh që i dha emër qytetit tonë anë e kënd botës. -Ja kështu, të paçim uratën, o djali i Mejdenit, - më tha ustai. Pasi erdhi kafeja dhe rakia, filluam bisedën. E pyeta ustanë se a vdes kënga përmetare, -Po jo mo t’u bëftë Lefteri, kënga jonë as vdes as është në krizë. Ajo fluturon e ngre fole në zemrat e njerëzve dhe atë e këndojnë pleq e të rinj, këngëtarë të zanatit dhe këngëtarë popullorë, me një fjalë të gjithë. Jo, jo nuk vdes dhe as e zë kriza këngën tonë. -Usta, më fal, - i thotë Zihni Dinua, - kënga jonë, pra e qytetit tonë eshtë këngë dasme ose dashurie, pra këngë erotike, këngë shpirti dhe po të vdes shpirti, vdes dhe kënga. Pa pritur ja morri këngës. Jeleku me kopsa Qepur e kopsitur Ah në të mbërthefsha Kam për të ta grisur. Ustai me atë zërin e tij brilant, por të lodhur ( sot ai

është rreth 81 vjeç) ia ktheu dhe të krijohej një ndjesi e jashtëzakonshme. -Po, jo mo i biri i Xhelo Mejdenit, nuk vdesin këto këngë. Ne i kemi krijuar për të rrojtur sa të jetë jeta. Kur e pyeta ustanë se a ka ndonjë emër që ka krijuar tekste këngësh siç kanë trevat e tjera, Zihniu kthehet e më thotë : -Dëgjo, Dasho, këngët tona kanë anonimat të plotë. Ato nuk kanë zënë vend menjëherë , por kohë pas kohe janë lëmuar e janë sot si të tilla dhe ja merrr këngës : Kjo vap e korrikut, Ç’të ligu ç’të treti As ma nge pak linjën Gjer ku është adeti.... Vij e ta ngej unë A më del zameti. Pastaj Zihniu vazhdon: Kjo këngë është e vjetër sa vëtë bota dhe kush vë dorë në të për ta modernizuar e prish. Të më falë lexuesi, se unë nuk jam muzikant dhe druaj të flas për të, për të mos bërë gabime. Këngën popullore përmetare e dëgjoj dhe e pëlqej shumë, ndonjërën prej tyre e këndoj dhe vetë. Unë përveç


Etno-muzikë

kënaqësisë që më shkakton muzika interesohem më shumë per folklorin letrar që këto tekste këngësh të mos humbin se bashkë me to humbet edhe muzika e bukur. Për muzikën flet ustai dhe Zihniu. E ç’ do të duhej më shumë, të dy janë mjeshtra me njohje dhe ne interpretimin e saj. Muhabeti vazhdon, raki e këngë. Ustai në mëmyrë të bëftë i thotë Zihniut ( ustai ka një humor të hollë): -O Zihni sa fëmijë ke ti ?( Zihniu është rreth të 70tave) -Dy, i thotë Zihniu,- djalë e çupë. -Po pse se bën djalin me një vëlla? – dhe qesh me shumë çiltërsi, por sytë e tij shprehin dhimbjen e moshës. Dhe Zihniu ia mori këngës, ustai e rrëmbeu. Ishte një mrekulli tek shihje ata dy njerëz të moshuar t’u ndrisnin sytë e lumturoheshin, sepse kënga u kishte ngacmuar kujtimet e rinisë, kur fshehur nën hijen e kaçkës a të manit ( të cilat Përmeti i ka patur me shumicë) i këndonin çupës së adhuruar. Dashuria, dëshira dhe mundësia shkriheshin në zërat e mjeshtrave dhe kënaqësia ishte e jashtëzakonshme. I them Zihniut të më kujtojë vargjet e këngës “ O bandill, bandill, o të paçim sa malet”. Ai filloi të më thotë vargjet që unë i dija. -Jo këto vargje, jo. Atë srtofën që s’është kënduar asnjëherë gjatë diktaturës. Nuk e këndonin se ishte e jashtëmoralshme. Ustai pasi ktheu edhe një herë gotën i thotë Zihniut: -E mo Zihni, qënka i lezeçëm ky i biri Xhelos. Dashka ato,- dhe ia morri këngës: O bandill bandill O qen i tërbuar Tërë natën e natës Më ke mbajtur zgjuar Si qebap kafeje më ke rrotulluare S’më le vend pa puthur S’le vend pa kafshuare. Kuptohet se ustai nuk e çonte dot deri në fund këngën dhe pasi pushoi e mori gotën në dorë i them : -Të kishim edhe vaskën këtu, o usta. -Për Vaskën e Leshicës e ka ky? – iu drejtua Zihniut dhe pasi mori miratimin e tij vazhdoi: - Ka zë shumë të mirë Vaska, dhe këndon bukur. Është usta i vërtetë. Ky vlerësim i ustait është besimi që ka ai tek

BESA 2013

NR.46

49

të rinjtë se – thotë ai, - Përmeti ka shumë të rinj që e këndojnë këngën tonë të cilët janë në rrugën e rritjes. Të bëhesh artist i madh do kohë, punë e sigurisht talent. I ka Permeti këto. Ky besim i ustait më qetësoi shqetësimin tim se kënga jonë s’është në krizë. Krijimtaria si ajo që u cituan më sipër dhe të tjera si ato duhen paraqitur në publik dhe të mos humbasin a të kalben në sirtaret e “ fondeve rezervë” siç janë mbajtur për 50- vjet pa parë “dritën” e skenës si këngë amorale. Dhe kush i quante kështu? Injorantët e asaj kohe që mbajtën në errësirë një popull të tërë. Edhepse ato nuk janë bërë publike ne aktivitete të ndryshme, ato u ruajtën në kujtesën e popullit dhe këndoheshin në gëzime e dasma. Kështu në një dasëm rreth fundit të viteve ’70 në Leskovik kam dëgjuar edhe këtë këngë: Dy cicat e tua Kullumbri prej gjëmbi U plakçë i mjeri Nuk m’i zë dot dhëmbi. Kjo këndohej me zë të ulët e me sy të mbyllur, duke lëvizur dorën në ajër sikur dikë kishte pranë. Ishte një interpretim prej aktori. Pa le metaforat e vargut 2 dhe 4 një bukuri e rrallë. Kënga ka një ndjenjë të pastër sensualizmi, por larg sensualitetit vulgar. Pse s’i shohim në festivale dhe televizione këto këngë. Në televizione shohim “këngë të dehura” nga alkoli dëgjojmë këngë cingish a këngë rrugësh që këndohen nga artistë të patalentuar e vulgare. Po edukojmë një brez me shije vulgare vetëm e vetëm se dikush nga pronarët e TV kërkon të pasurohet. Kësaj dukurie duhet t’i kundërvihen të gjithë: Shteti, specialistët dhe masa e madhe e artdashësve. Të mos lejojmë që të na mposhtin shijet vulgare e të na zërë kriza dhe në krijimtarinë popullore. -Dëgjo, - më thotë ustai, - sikur u zgjua nga gjumi – Nuk është në krizë kënga përmetare, ( Siç duket reagimi i bëftë i ustait tregoi se ai po mendonte për shqetësimin tim ) dhe vazhdoi: - Ka djem dhe vajza plot Permeti që e këndojnë atë. Kënga në Përmet do të rrjedhë si ujët e Vjosës dhe burimet e Dhembelit. Burimet do të gurgullojnë dhe nuk do të shterojnë kurrë. Këtë vapë gushti, në Përmet, më freskuan shpirtin këto mrekulli të burimit përmetar të cilat nuk i zë kurrë kriza, sepse ato kanë lindur në jetën e përmetarëve nëpërmjet përvojës dhe vuajtjeve të mëdha, janë shpirti i popullit që s’vdes kurrë.


50

NR.46 2013

BESA

Tregim

NJË DASHURI NË MOSKË Nga Azem DELIU 1

majat e pemëve.

Që pa zbardhur ai çapitej si hije duke gëlltitur rrugët e Moskës. Diku në një nga apartamentet pranë rrugës “Bronaja” një fëmijë kish filluar të çarat e pragmëngjesit.

-Letërsia dhe ideali i partisë – u përgjigj ai me njëfarë reagimi të zbehtë që e vuri vajzën në dyshime. Pa iu zbehur dyshimet, rruga u kapërdi gati pa u ndier fare. Me dorën që iu kishte mpirë duke e mbajtur në xhep, ai përkëdheli pjesën e majtë të fytyrës së saj, nga tëmthi e poshtë, dhe i dha një përqafim që donte të thoshte “Natën e mirë!”, por që s’do të mbaronte me aq.

Gjithë ajo pamje e Moskës madhështore i dukej disi e përçudme. Shkrimtar i ri shqiptar, që s’kishte dy ditë që kishte ardhur në Moskën komuniste, në një delegacion shkrimtarësh. Që të dy ditët ai frekuentoi të njëjtin lokal. Një nga lokalet e vetme që rrinin 24 orë hapur. Ndanë një rrugicë me copëza centimetrike të kalldrëmit, mbi të cilat kishte filluar të dilte baltë, shtrihej lokali me atë ndriçim që s’ishte aq i fortë, po megjithatë, për njëfarë çudie, zvarriste dritë deri në fund të rrugicës. U fut në lokal dhe nuk tha asnjë fjalë. Shkoi menjëherë dhe u ul në një çosh ku nuk do të vërehej fort. I veshur me pantallona ngjyrë gri dhe me një “jumper” të vjetër, tashmë që e kishte hequr pallton, nuk do të të ngjante fort në pamje me një shkrimtar. Erdhi kamerierja. Në fytyrën e saj mpleksej bukur një buzëqeshje e pashtirur, dhe shkrimtarin e tërhiqte veçanërisht ajo buzëqeshje ngrohëse, ndërkohë që jashtë bënte ende i ftohti i agut. Sjelna Simalov – kishte thënë ajo me mirësjellje ditën e djeshme, kur ai e kishte pyetur për emrin. Tani ajo i qëndronte në këmbë në të majtë me buzëqeshje, me flokët e zeza, jashtëzakonisht të zeza e të drejta, të lëshuara gjithë delikatesë deri në fundshpinë. Që nga kafeja që ai e rrufiti plot vrull, e deri në fund të mbrëmjes, kur pas mbledhjeve ai erdhi pranë lokalit, mendja nuk i qe shqitur prej saj për asnjë moment. Akrepat shënonin 19:00 dhe ai u duk afër lokalit i veshur si zakonisht, me pallton që i shkonte gati në fund të këmbëve.

3 Agimi përpiqej të shtrihej në horizont. Ai gjendej në kafenenë e tij të preferuar. Për një çast iu kujtuan vargjet e një poeti të shquar shqiptar: “Këtu s’do jem, do jem larguar Në tokë i tretur si të tjerët, Në kafenenë e preferuar, Nuk do më shohin kamarierët!” Në të vërtetë, as ai s’e dinte ku do të ishte pasi të përfundonte vizita. Kafeneja turbullohej me zhurmë dhe shtëllunga të tymit. Ai u ngrit, turfulloi dy-tre thithjet e fundit të cigares, dhe e hodhi pranë këmbëve të një zotërie që e pa me ironi, por që nuk i foli. Ndoshta ngaqë me pamjen e tij të sotme, ai i ngjante kufomës, më shumë sesa njeriut. Një mjegull dëshpëruese dallohej pas syzeve qelqëtrasha që i kishin lidhur kokën. Diçka e mundonte, diçka që s’e kuptoi askush. Ai doli. 4

2 Delegacioni i shkrimtarëve kishte pesë ditë që kishte mbërritur në Moskë. Që nga dita e njoftimit, ai dhe Sjelna ecnin së bashku nëpër rrugët deri pranë shtëpisë së saj, pas përfundimit të orarit të punës. -Për çfarë folët sot ? – pyeti Sjelna ndërkohë që shikimi, kushedi për ç’arsye i kishte fluturuar deri mbi

Sjelna kishte ardhur kësaj dite pa të në shtëpi. Një zymti gati e papërshkrueshme kishte sfumuar gjithçka në rrugët që ajo përshkonte deri në shtëpi. Duke lëshuar një zhurmë pothuaj të bletëve, makinat zhgrryheshin nëpër asfaltin e ftohtë të mbrëmjes. Vargjet që ai i kishte treguar, të një poeti të duartrokitur, njëfarë D.A. i pështilleshin nëpër


Tregim

mendje, pasi ato sot, i përshtateshin atij më shumë se kurrë: “Këtu s’do jem, do jem larguar Në tokë i tretur si të tjerët. Në kafenenë e preferuar, Nuk do më shohin kamarierët!” Vërtet ai s’ishte aty, po pse? Gjatë gjithë rrugës ajo kishte sjellë nëpër mend arsyet:”Mos ishte i sëmurë? Mos kishte vdekur?”. Dhe pastaj:”Mos kishte thënë ndonjë gjë që s’duhej?”, duke iu kujtuar fytyra e tij shpërfillëse kur kishte thënë “Letërsia dhe Ideali i Partisë”, kjo e fundit i dukej më e kapshme, por jo më pak e dhimbshme. Në atë moment i erdhi ta mallkonte, ta mallkonte fort për atë që ishte, një idiot i pandreqshëm ndonëse një gjeni i madh, por e ndali veten. Asgjë definitive, ishin thjeshtë perceptime të saj, dhe pastaj mundohej ta qetësonte veten me arsye më të lehta si: I ka dalë ndonjë punë. Me këtë orientim të çrregullt, herë e shqetësuar, herë e ngushëlluar, ajo kaloi si nëpër gjemba rrugën deri në shtëpi. Mbi të gjitha, fytyra e tij shpërfillëse në atë moment fatkeq, nuk i largohej kurrsesi nga mendja. “Ç’desha që e pyeta? Po ç’më duhej mua se çfarë kishin diskutuar ata? Ata janë gjenitë më të mëdhenj në botë, unë jam thjeshtë një kameriere.” Më në fund, në njëfarë mënyre arriti në shtëpi. Nuk preku asgjë nga punët që bënte në mbrëmje, sepse ndiente një boshllëk të paparë t’i përshkonte gjoksin. Thjesht e lëshoi televiziorin pa ngjyra dhe u ul në krevatin përballë që të ç’lodhej. E ku ta dinte ajo se ç’tmerr i servonte ajo kuti e zezë me antenën lëvizëse përmbi. Një moment iu duk sikur zemra i doli nga vendi. Spikeri po shqiptonte me një rusishte të dehur fjalët:”Delegacioni i shkrimtarëve shqiptarë ka ndërprerë vizitën e tij në Moskë dhe do të kthehet shpejt në Shqipëri. Mësohet se kjo ka ndodhur sepse më i riu i delegacionit, shkrimtari A.G. ka shfaqur gati dukshëm prirje revizioniste duke folur kundër metodës së shenjtë të realizmit socialist.” Asaj iu duk sikur bota kish bërë një rrotullim të përnjëhershëm dhe ajo ndodhej tanimë me kokëposhtë. 5 Pothuajse gjithçka kishte marrë pamje të ngrystë. Makina e zezë ishte parkuar afër hyrjes së lagjes nga e cila dolën dy burra, të dy në të tridhjetat e të veshur errët dhe e morën shkrimtarin A.G. që duart i mbante të lidhura përpara. Në ulësen e pasme ai u ul

BESA 2013

NR.46

51

me një dëshirë të munguar ndërsa nga xhami dukej një kamerë dhe një reporter që me ca sy të djallëzuar, raportonte gëzueshëm:”Për të mbrojtur shenjtërinë e Partisë dhe idealin e shenjtë të shokut Enver Hoxha, për përhapje të propagandës antisocialiste, u arrestua sot shkrimtari A.G. nga qyteti P.” Shkrimtarit të ri, ai gazetar i ngjau më armik se kurrë. Ai nuk i kishte pëlqyer kurrë, por, veç tani, tek shqiptonte ato fjalë të zymta, urrejtja mori formë zyrtare dhe u shpall pa rezervë në fytyrën e shkrimtarit. Në fakt, ajo shprehje ishte shumë e shkurtër, pasi ai s’çante kokën ç’thuhej për të, tani që ishte arrestuar. Mendja i rrinte pashkoqitshëm te Sjelna, e cila tashmë, ishte e vetme dhe e mbytur në pikëllim. Pas pak, pos pamjes së ngrysur e të mjegulluar të gjysmës së fshatit, nuk dukej asgjë tjetër nga xhami i pasmë i makinës, ku ai kthente herë-herë kokën për t’i dhënë lamtumirën fshatit. Ai fshat nuk i qe dukur kurrë më i bukur se tani që po i largohej përfundimisht pas formave të gungëzuara të kodrinave përreth. Herën e fundit që ktheu kokën, nga përthyerja e rrugës, dhe nga sipërfaqet e kodrinave, fshatit i dukeshin vetëm disa çati aty-këtu. Ai bëri një nënqeshje të trishtë dhe pothuaj për herë të parë në fytyrën e tij të sapo burrëruar, u panë të rrëshqisnin me përtesë lotët. Shoqëruesit e vështruan dhe ia bënë me shenjë të kthente kokën përpara. Ai ktheu kokën. Për herë të fundit ai po largohej nga fshati. Gungëzimet e shpeshta në rrugën e zhavortë e gjithë gropa kishin marrë formë të tillë, sikur të shpërndanin një kumt të zi, gjithë dhimbje. Mendja i fluturonte, herë tek fshati, herë tek Sjelna, derisa u mbyt në një humbëtirë mendimesh që s’e njihte as vet. Gjithçka kishte ndryshuar, vërtet gjithçka. Nën atë vorbull të papërshkrueshme, mbase për herë të fundit iu kujtuan vargjet: “Këtu s’do jem, do jem larguar, Në tokë i tretur si të tjerët. Në kafenenë e preferuar, Nuk do më shohin kamarierët!”


52

NR.46 2013

BESA

Poezi

DORINA GUCI

KOHA S’MJAFTON Ecën mbi petale kujtimesh

Diku një ëndërr e lë pezull

E puth me mall ëndërrimet

Një buzëqeshje ta mohon

Përqafon ngadalë nostalgjinë

E diku një zemër plagos dhe shkon

E bisedon gjatë me dashurinë.

se nuk ka kohë Koha të qëndrojë !

Dhe koha kalon…kalon

Diku të fut në kthetrat e kujtimeve

E zbrazët,pa ngjyra

E për çudi qëndron,të shoqëron

apo e mbushur me gjithçka

A thua vallë që edhe koha Kohën përmallon?!

Por kurrë s’mjafton.

Dhe sërisht vrapon…por kurrë s’mjafton !!!


BESA 2013

Poezi

VALIXHE JETE Eh udhëtim me valixhe të ngarkuara rëndë, Pa e ditur se çfarë, pa e ditur se kur. E zbresim ngadalë E fillon një bisedë me ëndrrat,po, po me ato më të mëdhatë ! Dhe iluzionet Ah iluzionet s’mund të rrinë dot pa thënë një fjalë. E vazhdon gërmon,nË valixhe gërmon E thua vallë Çfarë kaq shumë po rëndon?! E të paketuara mënjanë Sheh ëndrrat,dashuritë,pritjet, sfidat,iluzionet,dyshimet,trishtimet,lotët,lumturinë. Si për çudi të gjitha shumë pranë ! Ah mos thuaj kë të marr,se të zgjedhin ato Derisa valixhja të zbrazet dalëngadalë Edhe pse ndonjëhëherë mbërrin në destinacion Pa plotësuar të gjitha ato që dëshiron !

ME PËRQAFO S’ka nevojë për shumë arsye As për shumë fjalë Thjesht më përqafo Me sytë e mbushur me mall, Me gjuhën e shpirtit kur gërmat vendosin të rrinë rehat !

NR.46

53


54

NR.46 2013

BESA

Kulturë

Kosovare Mezini, syrim magjik i futbollit shqiptar

Nga Astrit GASHI

Kur e shikon në foto, të krijohet përshtypja se je duke e parë Sara Carbonero, gazetaren e mirënjohur spanjolle. Me sy të zi, flokë të gjatë dhe plot energji. Por jo nuk është spanjolle, kjo është Kosovare Mezini, apo më mirë të themi ‘syri magjik i futbollit shqiptar’. dëshirë për të absorbuar dhe prezantuar gjithë këto ngjarje sportive. Po ashtu, lehtësisht ky blog mund të krahasohet edhe me një redaksi sportive.

U lind në Kaçanik të Kosovës ne vitin 1991 dhe jeton në një qytetzë të quajtur Eslöv, që ndodhet në regjionin e Skånes në Suedi. Mirëpo, edhe pse jeton në këtë vend të vogël, puna e saj është shumë e madhe. Ja vlen të shikohet vetëm blogu i saj personal (Albankollen.se) për ta kuptuar punën e madhe që po bën për shqiptarët që ndodhën kudo nëpër botë. Është një blog i pasur me shumë informacione dhe ngjarje nga më të ndryshmet për sportin dhe sportistët shqiptarë, kudo që ata zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ka informata për Emir Bajramin, Lorik Canën, Lutfi Kolgjinin(sporti i hipizmit), gjeneratën e artë të shqiptareve te Zvicrrës, supertaletit Adnan Jonuzaj e shumë e shumë të tjerë. Aq shumë informacione ka në këtë blog sa ndonjëherë njeriu edhe mund të habitet se si një vajzë e re ka kaq shumë energji dhe

Por si lindi dëshira e saj për ti përcjelle ngjarjet sportive, e më pastaj edhe për të hapur blogun e saj? Para disa vitesh , në një ditë të zakonshme (23 qershor 2009), gjersa familja po shikonte një ndeshje sportive, hyn Kosovarja dhe i pyet ‘çfarë loje është kjo’? Ata i përgjigjen se është lojë futbolli. Duke parë interesimin e tyre për lojën, edhe Kosovarja ulet dhe fillon ta shikoi këtë ndeshje. Në fillim i ishte dukur si diçka e zakonshme, por kur kishin filluar brohoritjet e spektatorëve si dhe në momentin kur ka dëgjuar të thirret emri ‘Emir Bajrami’ nga komentatori i lojës, sikur gjithëçka ka ndryshuar brenda saj. Aty ka filluar të ndjejë pasionin për lojën e futbollit dhe sportin në përgjithësi. Fillimisht filloi të interesohej për Emir Bajramin, pasi ishte emri i parë i një sportisti shqiptar që ajo kishte dëgjuar. Më vonë kishte mësuar se Emiri ishte me origjinë nga Kosova dhe është i angazhuar në ekipin kombëtar të Suedisë U21, e mëpastaj ai kishte përfaqësuar Suedinë në ‘Euro 2012’. Para kësaj ngjarjeje, Kosovarja pak kishte ditë


Kulturë

BESA 2013

NR.46

për futbollin. E gjitha që dinte ishte ‘topi i rrumbullakët’ dhe Zllatani i cili luan me këtë top. Mirëpo, tani gjithëçka ka ndryshuar. Përcjellja e ngjarjeve sportive i është bërë aktiviteti i saj kryesor. Përmes prezantimit të këtyre ngajrjeve sportive në blogun e saj, ajo synon të paraqes një pasqyrë reale dhe sa më pozitive të rinisë shqiptare në Suedi. Prezantimi i parë i saj në këtë blog, ka qenë liga suedeze, meqenëse asokohe kishte filluar të quhej ‘albsvenskan’ pasi që rreth 20 sportistë shqiptarë ishin të angazhuar dhe luanin për ekipet të ndryshme në këtë ligë elitare të Suedisë! Mirëpo, më vonë pasioni dhe dëshira e saj u rritën edhe më shumë, dhe ajo vazhdoi të përcjellë edhe aktivitetet sportive nga ligat tjera të futbollit. Ka vazhduar me ligën gjermane, dëshira për futbollin u rritë dita ditës duke filluar të lexojë për futboll nga të gjitha ligat !! Se pari fillova të ndjek futbollin gjerman ((tack vare Miroslav Klose, shqip, Në saje të M.K ) shprehet ajo duke qeshur dhe duke e falënderuar idolin e saj Miroslav Klose. Për të vazhduar me ligën e Zvicrës pasi që edhe atje kishte shumë shqiptarë të angazhuar siç janë: Shaqiri, Xhaka, Xhemajli, Mehmedi, Behrami e shumë e shumë të tjerë! Pas, kësaj Kosovarja ka vazhduar me ligën italiane, spanjolle, për të vazhduar edhe me përcjelljej e aktiviteteve sportive të Besart Berishës në Australi si dhe Hamdi Salihut në Kinë. Por, ambiciet e kësaj vajze të re janë shumë më të mëdha se kaq. Në të ardhmen ajo dëshiron të jetë në rolin e trajneres apo menaxheres së ndonjë klubi futbollistik. E pse të mos jetë. Është kaq e re dhe me plot energji pozitive. Urojmë shumë, që një ditë ta shohim në bankën e përfaqësueses së Kosovës. E pse të mos jetë, kemi aq shumë nevojë për njerëz të rinjë dhe profesionist! Këtë e uron me

shumë zemër edhe selektori i Kosovës, z. Albert Bunjaku i cili edhe na informoi për punën e palodhshme të kësaj vajze. Të gjithë ju që jeni të interesuar të përcjelleni punën e madhe që po bën kjo vajzë përmes ‘syrit të saj magjik’, atë mund ta bëni në këtë vegzë interneti: www.albankollen.se ose në grupin e saj në facebook ,Albankollen.

55


56

NR.46 2013

BESA

Kulturë

’’Të jetosh Shqip’’ Nga Astrit GASHI

Mësuesit gjithmonë kanë qenë dhe janë shpresa e një kombi. Përmes tyre, ndërtohen kokat e reja intelektuale që i shërbejnë vendit dhe botës. I tillë është edhe Qerim Raqi. Arsimtari që gjithë jetën e tij po ia kushton mësimit dhe promovimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe por edhe njohjes me letërsinë botërore. U lind në fshatin Dardhishtë ( Kryshec) të komunës së Obiliqit (sot Kastriot). Katër klasët e shkollës fillore i ka kryer në fshat, pastaj të tjerat në Obiliq, në shkollën ”Vëllazërimi” siç quhej atëherë.

Shkollimin e mesëm një pjesë në Oliliq (”Nikolla Teslla”, sot ”Hasan Tahsini”) dhe dy vitet e fundit në Prishtinë, në Qendrën Teknike ”Milladin Popoviq” (sot ”Gjin Gazuli). Ka studiuar në Fakultetin Filologjik, dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomuar më 1989. Gjatë vitit 1991-92 ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën e mesme të Obiliqit, përkatësisht në paralelen e ndarë në Bardhosh deri në momentin kur policia serbe i nxori me dhunë nga objekti shkollor. Ky akt barbar i mbylljes me dhunë të shkollës shqipe në Obliq ishte sinjal i zi për mbylljen e njëpasnjëshme të shkollave shqipe në tërë Kosovën. Për këtë akt barbar Qerimi pati shkruar artikullin (kolumnin) në ”Shkëndija” (nr 7, shkurt 1991) me titull ”Po mbyllen shkollat shqipe”, të cilin e përmbyll me fjalinë: Në qoftë se i është vënë dryni shkollës-objektit ku kemi mësuar, nuk mund t´i vihet dryni mendjes dhe ndërgjegjes sonë-domethënë subjektit krijues dhe receptues


Kulturë

BESA 2013

NR.46

57

të njohurive arsimore e intelektuale. Kjo gjendje e rëndë dhe okupuese në Kosovë, dhuna sistematike ndaj popullit tonë, mbetja pa punë e shumë padrejtësi tjera, po bëheshin të papërballueshme për shumicën e popullit të Kosovës. I gjendur në një situatë të tillë, pa punë, dhe nën dhunën e vazhdueshme psikologike, edhe mësuesi i nderuar Qerim u detyrua të emigrojë në Suedi. Dhe ky largim nuk ishte aspak i lehtë për të, siç edhe shprehet ai ’’Në fillim të korrikut 1992 mora botën në sy’’. Ndarja nga familja, prindërit, farefisi, ishte tejet i vështirë, lotët e kësaj shkëputjeje pothuaj nuk harrohen. Po braktisnim Kosovën në momentin më të vështirë, kur kishte më së shumti nevojë për ne (intelektualët) dhe kjo ndjenjë më ka përcjellur gjithnjë, madje edhe në poezinë time përgjithësisht është motiv qendror. Pra, ndjenja e pendesës dhe e ”mallkimit të gjakut” ka qenë prore e pranishme në qenien time’’. Sikur edhe për shumë mërgimtarë tjerë, ndjenja e të qenit në një vend të huaj ishte e rëndë edhe për Qerimin. Pavarësisht mirëpritjes brilante të shtetit suedez, vet ardhja në Suedi, qëndrimi nëpër strehimoret improvizuese, mosnjohja e gjuhës, dhe shumë faktorë të tjerë e bënin Qerimin, ta ndjejë veten të huaj e të braktisur. Në kujtesën e tij kjo situatë dukej kështu ’’Ishte një botë krejt ndryshe, por ndrojtjen dhe pasigurinë tonë shpirtërore na e hoqën shpejtë suedezët e zellshëm, mikpritës e punëtor. Kështu, shpejtë filluam të inkuadrohemi në shoqërinë suedeze, duke u munduar të absorbojmë fjalët e para të gjuhës suedeze (tack, hej)kulturën dhe qëndrimin ndaje punës e shumë gjana tjera, të cilat na shërbyen shumë në jetën tonë në vazhdim në këtë vend’’.

Dhe vërtetë, këto gjëra i shërbyen shumë mësuesit Qerim. Pas marrjes së lejeqëndrimit ai iu përkushtua mësimi të gjuhës suedeze, gjë që do ti ndihmonte të lexojë edhe libra në gjuhën suedeze. Pastaj edhe të shkruaj ca artikuj në gazetat suedeze, sidomos gjatë kohës së luftës në Kosovë . Ndër të tjera ai ka shkruar polemikë, debate në ”Hallands Nyheter” në kohën e fushatës së bombardimeve të Natos ndaj Serbisë (”Hallands Nyheter” 14/6 1999, dhe 23/06 1999). Më vonë ai fillon të ndjekë edhe programe të ndryshme studimore, si në Halmstad ku ka përfunduar programin studimor ”Kultura dhe komunikimi”(3 vite) me orientim të ngushtë –letërsinë komparative. Njëkohësisht ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në Varberg, dhe tani aktualisht kryen të njëjtën punë në Halmstad. Megjithatë, edhe pas kaq shumë vitesh e peripecish jetësore, letërsia, sidomos poezia mbete edhe më tej pasioni i tij. Kështu, përveç artikujve publicistikë, disa shkrimeve kritiko-letrare në Kosovë, ka shkruar librin me poezi ”Gjak në mallin tim”, (”Era”, Prishtinë 2010), dhe librin tjetër me poezi në gjuhën angleze ”The Orpheus`s broken lyre” (Lira e këputur e Orfeut; Marin Barleti, Tiranë 2011, përkthyer nga Dritan Kardhashi). Në pyetjen se si iu erdhi ideja për të shkruar, Qerimi thotë ’’ Më duket se poezia


58

NR.46 2013

BESA

ka lindur bashkë me mua, kam shkruar edhe para se të shkruaj në njëfarë mënyre, në mendjen time, shpirtin tim ka pasur gjithnjë diç poetike. Konkretizimi i këtyre mendimeve e ndjenjave ka filluar gjatë kohës së studimeve, për të vazhduar më pas me një intensitet më të madh’’. Përpos të shkruarit, Qerimi është i apasionuar edhe me leximin e veprave të autorëve të njohur botërorë. Nga poetët suedezë i pëlqejnë Tomas Tranströmmer, tani fitues i çmimit nobel, por edhe Bruno K Öjer-një zë i veçantë, briliant në poezi dhe interpretues , recitues ”sui generis” i vargjeve të tija në skenë , estradë. Nga shkrimtarët shqiptarë, gjeniun e letrave Ismail Kadarenë, poeti Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Azem Shkreli.etj. Pavarësisht punës së madhe që ka bërë deri më tani, ai të ardhmen e tij prap e sheh pranë fëmijëve shqipatrë në Suedi, duke ua mësuar gjuhën tonë të bukur dhe duke promovuar vlerat e kombit. Sipas tij kjo ’është mënyra më e mirë për të sfiduar asimilimin e fëmijëve, në shtetin ku ”bombardohen” e joshen çdo ditë me gjuhën vendase. Ndërkaq diasporën shqiptare ai dëshiron ta shoh të avancuar edhe më tutje në

Kulturë

jetën e shoqërinë suedeze, sidomos gjeneratën e re dëshiron të jetë e të shkolluar dhe specializuar në fusha të ndryshme, siç e thotë më së miri vet Qerimi ’’do dëshiroja që nxënësit e mi, të kolegëve të mi, dhe rininë shqiptare t´i shoh përballë me konkurrencën suedeze e evropiane, të bëhen më shumë mjekë, profesorë, shkrimtarë,sportistë të suksesshëm…’’ Dhe për fund të kësaj interviste, Qerimi dhuron poezinë në vazhdim e cila përmbledhë në vete gjithë historinë e tij por edhe të poullit shqiptarë të Kosovës. Poezia titullohet ”Sonet shekspirian i fund shekullit”, është shkruar në vitin 1992, dhe përmbledhë gjithë mallin, ndjenjën e ikjes, shkëputjes nga vendlindja , përzier me ndjenjën e fajit, qortimit të vetvetes si dhe aktin e braktisjes së atdheut.


BESA 2013

Kulturë

Sonet shekspirian i fund shekullit Gjaku do t´na mmallkojë na përfshiu zezona qielli do t´mërrolet nxihet në të ziun mot varret do t ‘çohen peshë thirravajeve tona si fantazmë Hamleti o Zot

në konak të huaj do t´I bëjmë jetëvdekjet gjuha do na lidhet nyje malli të na mbytë tej Urës së Qabesë ashti do na mbetet derisa vetveten ta hamë të na mbesë në fyt

i akullt këtu dielli buka shumë e kripur ankthi s´na lë të qetë shpirti na kjason kur emri t´na tretet qenia t´na ketë ikur ndërgjegje e vrarë dilemën tonë shalon: në atdhe të vriteshim në betejë nga një i zi plumb a këtu të vdesim nga malli të bëhemi shkrumb

NR.46

59


60

NR.46 2013

BESA

Humor

Mirë se erdhët te shuqa Gazmore kurbetçarësh dhe gazmoret e Bacit SAKATLLËKU Sa kishte filluar punën për herë të parë në Suedi, në një instituicion kulture. Pas dy muajsh organizuan një darkë mirëseardhje. Rreth tryezës së madhe fillluan të mblidhen mysafirët e huaj. Ai vrejti një zonjë që në sytë e tij dukej e moshuar jasht mase. Kapi karrigen dhe po i thot: - Urdhëroni zonjë, uluni! - Pse ti mendon se unë jam handikap, tha ajo. Nuk bëri zë, por tha me veti: besa unë jam handikap nga mendja që ta afroj karrigen!

MOS PO JU PENGOJ QË PO HA Në fillimvitet e 90’ ta lejohej pirja e duhanit në lokale të ndryshme në Suedi. Ulet për të ngrënë drekë kur përballë tij ulet një zonjë. Hëngri shpejt e shpejt dhe sa u ngi ndezi menjëherë cigaren. - Mos po ju pengoj që po ha, ju drejtua ajo duhanxhiut? - Jo, more, ha shlirë, krejt OK për mua, tha ai.

MOS SE PO PRISH BIÇIKLETËN TONË Na fillimvitet e 90-ta na doli zëri i keq: shqiptarët janë hajna. Madje edhe një ministreshë mendonte kështu e cila për shkak të deklaratave të saj në këtë frymë u detyrua të jepte dorëheqje. Burrë e grua ,suedez, po vozisin në periferi të qytetit. Një njeri kalon rrugën me biçikletë. Burri po i thot gruas: - A ta shkeli këtë shqiptarin e Kosovës? - Jo nuk bën, a shef se po nget biçikletën tonë!

AI JAM UNË Pasi sistemoheshin refugjatët në ndonjë komunë u caktohej nga një person vendës kontaktues për ti ndihmuar për integrim më të shpejtë. Një suedez e muar shqiptarin dhe e dërgoi në shtëpi të vet. Filloi ti tregoi: - Kjo është shtëpia ime. Hyjmë brenda! Ketu e kam kuzhinën, këtu një korridor që na çon te salloni. Ngjitemi lart! Kjo ështe banjoja. Shkojmë më tej, hyjmë te dhoma e fjetjes. Kjo ëshë gruaja ime kurse Ai pranë gruas time jam unë!...


Humor

BESA 2013

NR.46

61

MERRE SE I BUTË ASHT....! Ju që i mbani mend odat dhe burrat me kuti duhani...Baci i maronte vet cigaret . Dhe kutinë e duhanit kur ia afronte dikujt i thoshte: - Merre ni qisi “muti”, se i but asht!

MOS QAJ TASH! Një djalë po qante në rrugë. E takon Baci dhe po e pyet: - Çka ki, pse po kan? - Ma dha babi nji euro e më humbi dikun! Baci nxjerr nji euro, ia jep djalit dhe i thot hajt tash mos kaj ma. Po ai vazhdoi prap me qajt. - E tash çka ki, a ta dhash nji euro? - Po kaj se me pas pasë edhe at tjetrën tash i kisha ba dy euro!

DERI ATËHERË MË ZË GJUMI Baci kishte problem me gjumë. Shkoi në spital e u tha: - Ju lutem më jepni dicka për të fjetur! - Nuk mundem tash. Prit deri sa të vijë turri i natës. - Po kur vijnë pra? - Në ora dhjetë të natës. - Kot po vikan, deri atëherë më zë gjumi!

ME IA NI ERËN FTOJVE Baci u sëmu keq. Kojshia e miqtë vijshin me pa dhe secili i lente te shtrati ndoj portokall, kuti gurabijash e diçka të ngjashme. Një kusheririt si kanë qillue pare dhe masi ishte kohë vjeshte, ia sjell dy ftoj. Merr vesh Seferi, i cili mahitej shumë me Bacin, dhe shkon e blen një kuti llokum dhe vjen me pa për s´dytsh. Ia jep kutinë e llokumit n´dorë dhe i thot: - Ti e din që na s´kemi ftoj e thash ndoj llokum mun e shti n´gojë. Bacit i shkon buza n´gaz duke e kuptuar se çka donte me thanë Seferi. - E ka ditë që s´un i ha po ka thanë bile iu merr erë, i thot Seferi. - Unë s´po ia nij erën mutit e po ia nijë erën ftojve, ia ktheu Baci.


62

NR.46 2013

BESA

Skicë

TELEKABINAT DHE FUNDI I HISTORISË SË TYRE projekti sepse ishte ky ai që kishte instaluar si teleoperator për vite të tëra deri nga fundi i viteve 1990. Thuhet se në gjithë Suedinë ka pasë afër 44 000 mijë kabina telefonike. Nëse ti fillon ti tregosh dikujt që sot është nën moshën 20 vjeç se në të kaluarën njerëzit i drejtoheshin kësaj kutie prej një metri katror për të folur me telefon atëherë mos u çudit me reagimin e tyre në stilin ” Eee”? Historia suedeze shenon vitin 1890 si vit kur ishte instaluar kabina e parë telefonike në Stokholm.Ndërsa kabinat e para telefonike u ngritën në Berlin e Londër. Ngritja e tyre nuk përjeton ndonjë bum por aty këtu do të jenë ngritur kohë pas kohe. Në vitet 1960 vjen e intensifikohet ngritja e kabinave të telefonit. Sigurisht i mbani mend kabinat telefonike në skaje rrugësh, anësh shesheve, afër stacioneve qendrore të trenave ose autobusëve. Historia e kabinave telefonike nis nga fundi i shekullit 19-të por kjo histori duket se do mbyllet së shpejti në Suedi. Nëse planet shkojnë si duhet atëherë çinstalimi i telekiosqeve do të përfundojë nga fillimi i 2015-ës. Teleoperatori suedez ”Telia” qëndron prapa këtij

Dhe në vitin 1980 numri i kabinave telefonike do të arrinte mbi 40 000. Në të gjitha stacionet qendrore të trenave, në të gjitha sheshet apo qnedrat tregëtare do të gjeje disa kabina telefoni. Për një kohë të gjatë janë përdorë monedhat metalike. Pastaj publikut ju afruan kartelet telefonike dhe së fundi Telia pat provuar që kabinave telefonike t´ua vazhdojë jetën duke i


BESA 2013

Skicë

NR.46

63

Kabina telefoni gjatë viteve të ndryshme

shndërruar në pika surfimi.

atdhe dhe çfarë shpëtimi ishin për njerëzit që

Armiku kryesor i kabinave telefonike padyshim

nuk posedonin telefon në shpi ose në raste

është telefoni celular dhe deri në vitin 2015 do të

urgjence. Por zhvillimet elektronike ecën aq

zhduken edhe ato 1200 kabina sa ka sot Suedia.

shpejt sa që sot nga Suedia bashkatdhetarët

Por ndonjë kabinë telefoni do të mbijetoi edhe në

jo vetëm që flasin me njerëzit e vet në atdhe

të ardhmen dhe atë në saje të disa njerëzve të cilët

kur të duan e kudo që të ndodhen por edhe

për kuriozitet duan ti blejnë dhe siç kanë thënë

flasin e shohin njëri tjetrin ose me Skype ose

duan ti instalojnë në kopshtet ose oborret tyre.

me fb e rrjete tjera në internet.

Ju që do të mund të keni nostalgji për kabinat

Një histori më se 100 vjetëshe ka zënë të

telefonike atëherë mos harroni së paku të bëni

mbyllet së paku në Suedi por s´do mend se

një fotografi në këto kabina, megjithëse nuk e

kabinat e telefonit ky fat i pret në gjithë botën.

mbani mend ndoshtakur jeni futur herën e fundit brenda tyre. Duke e rikujtuar ardhjen masive të shqiptarve në fillim të viteve të 90-ta atëherë patjetër se do t´ju kujtohen radhët e gjata pranë telekabinave. Sa të vlefshme ishin ato biseda me më të dashurit në


Enti shtetëror i kulturës në Suedi Statens kulturrad i Sverige


Besa nr 46